Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

15:57 Prishi xhaminë në vitin 1967, pendohet i moshuari nga Ravoniku: Të rindërtohet

Last Updated on 13/01/2026 by EL

Rini Topçiu ishte njeriu që në vitin 1967 drejtoi bashkëfshatarët e tij në Ravonik për të prishur xhaminë dhe kishën e fshatit. Ai tregon se urdhri ishte që rinia e fshatit të prishte xhaminë, urdhër që u zbatua nga ai i pari dhe nga të tjerët.

“Me urdhër të Enver Hoxhës të prishej xhamia dhe kisha, ta prishte rinia. Ju si mendoni? Me urdhër të atij bëjmë çdo gjë, thashë. Mblodha rreth 10 veta, ramë dakord dhe në mëngjes, në orën 8, filluam prishjen e xhamisë. Kam hyrë unë i pari, pas xhamisë, prishëm minaren. Ikëm në kishë dhe e prishëm gjithë kishën. Ndërsa pemët i lamë dhe bëmë stërvitje për çetën”, tregon ai për A2 CNN.

Sot, i moshuari është penduar për këtë akt dhe kërkon që xhamia e fshatit të tij të rindërtohet. “Prapë me urdhër erdhi të ndërtohej kisha e xhamia. Prapë ne filluam të ndërtonim kishën dhe xhaminë. Kisha u ndërtua, xhamia jo. Kanë kaluar 20 vite dhe sot fshati më thotë: ti e prishe, ta ndërtosh. I kam çuar letra Berishës, Ramës. I kam vajtur kryetarit të qarkut, i kam vënë në dijeni. Myftiu është indiferent, si i vjetri ashtu edhe i riu. Për xhaminë thonë nuk kemi lekë. Edhe si ajo, peng që e kam”, thotë ai.

Kryeplaku i fshatit Ravonik, Arjan Farasholli, tregon se kërkesa e gjithë fshatit është që xhamia të ndërtohet, por duhet gjetur një tokë e re, pasi aty ku ka qenë më parë ka probleme me pronësinë dhe tokën. “Normalisht kërkesa e gjithë fshatarëve dhe komunitetit është që të ketë një xhami, por për vendin nuk e them dot. Në atë vend ku ka qenë, pronat janë blerë. Duhet parë diçka e arsyeshme, një vend i përshtatshëm”, thotë ai.

Pjesa dërrmuese e banorëve të fshatit Ravonik i përkasin besimit mysliman dhe kërkesa e tyre vijon të jetë e njëjtë prej vitesh: ndërtimi i një xhamie ku të kenë mundësi të kryejnë ritualet e tyre fetare. /e.t

15:48 Arratisja e Altin Ndocit/ Pezullohet gjithë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

Last Updated on 13/01/2026 by EL

Është pezulluar këtë të martë, 13 janar, gjithë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit.

Kjo pas rastit të pazakontë me arratisjen e të burgosurit Altin Ndoci, teksa ai kishte shkuar për t’u mjekuar te spitali i burgut.

Ndoci është një personazh i njohur i botës së krimit, i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale./e.t

15:28 Bilanci në Durrës, 5200 objekte të prekur nga përmbytjet, 1200 janë banesa

Last Updated on 13/01/2026 by EL

Tetë ditë pas përmbytjeve që prekën qarkun e Durrësit, banorët e zonave më të dëmtuara apelojnë për masa konkrete parandaluese nga shteti, me qëllim që situata të mos përsëritet më, përtej procesit të dëmshpërblimit.

Sipas bilancit paraprak të grupeve të punës në terren, rreth 5200 objekte janë prekur nga përmbytjet, prej të cilave 1200 janë banesa, shkruan A2. Grupet e verifikimit po kryejnë akt-konstatimet derë më derë, për të evidentuar dëmet e shkaktuara.

Zona e ish-kënetës rezulton më e prekura, me numrin më të lartë të banesave që kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Probleme serioze janë konstatuar edhe në Shkozet, Plazh dhe Spitallë. Ndërkohë, me qindra banesa të përmbytura janë evidentuar edhe në Sukth dhe Katund të Ri, ku procesi i verifikimit vijon.

Paraprakisht, grupet e punës do të kryejnë kontrollin teknik të banesave për të përcaktuar nëse ato janë të banueshme, përpara se të merret vendimi përfundimtar për rikthimin e banorëve./et

15:23 Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur

Last Updated on 13/01/2026 by EL

Autoritetet kanë arritur të lokalizojnë përmes dronit dy barinjtë që ishin shpallur të humbur në Libofshë të Fierit, pora mësohet se ata nuk duan të largohen prej aty.

Sipas asaj që raportohet nga terreni, barinjtë qëndrojnë bashkë me 200 krerë lopësh në zonën e përmbytur të Kularit. Ata janë mirë nga ana shëndetësore, por nuk pranojnë të evakuohen pasi po mbajnë nën kontroll lopët, të cilat janë të lira.

Ata janë barinj të punësuar dhe sipas asaj që mësohet, edhe në përmbytjet e vitit të kaluar nuk kanë pranuar të largohen./e.t

15:20 Ishte i shoqëruar nga 3 policë të Burgjeve, një ‘Audi’ i bardhë e priste jashtë! Zbardhen detaje nga arratisja e Altin Ndocit

Last Updated on 13/01/2026 by EL

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arratisjen e bujshme të Altin Ndocit, i cili u largua sot nga ambientet e spitalit rajonal të Durrësit, duke vënë në alarm strukturat e rendit dhe sigurisë. I paraburgosuri Altin Ndoci kishte shkuar në spitalin Infektiv të Durrësit për një vizitë, teksa ka qenë i shoqëruar nga 3 punonjës policie të burgjeve. Ai ka kërkuar të shkojë në tualet, më pas ka goditur rojen që e shoqëronte te dera dhe ka dalë jashtë godinës së spitalit.

Sipas burimeve policore, në parkimin e spitalit dyshohet se e priste një automjet luksoz tip Audi A7, me ngjyrë të bardhë dhe targa AA700RS. Menjëherë pas daljes nga spitali, Ndoci është futur në mjet, me të cilin autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Spitallës.

Policia ka ndërmarrë kontrolle intensive në Durrës dhe zonat përreth, duke ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, ndërsa po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar itinerarin e arratisjes.

Autoritetet dyshojnë se arratisja nuk ka qenë spontane, por e mirëplanifikuar, duke marrë parasysh profilin kriminal dhe rrezikshmërinë e lartë të Altin Ndocit. Hetimet janë përqendruar edhe në identifikimin e personave që mund ta kenë ndihmuar në largim./et

15:04 Dosja “Buka” përplas SPAK me mbrojtjen e Ahmetajt, debate të forta në sallë

Last Updated on 13/01/2026 by EL

Ka vijuar sot, 13 janar, gjyqi në mungesë ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, për dosjen “Buka”, ku akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Në seancë, siç raporton gazetarja Glidona Daci, pati debate mes avokatit mbrojtës të Ahmetajt dhe prokurorit të SPAK.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm edhe të dëmtuarit nga vepra penale, anëtarët e familjes Myderizi. Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori, paraqiti kërkesa për marrjen e provave në lidhje me çështjen e “Buka sh.a.”

Ai deklaroi se ishte i autorizuar nga Ahmetaj për të bërë me dije se ish-zyrtari i lartë nuk e pranon akuzën, deklarohet i pafajshëm dhe e konsideron atë si politike.

Mbrojtja kërkoi që Arben Ahmetaj të pyetet përmes video-konferencës, të administrohen prova shkresore, të pyeten ekspertët që kanë kryer akt-ekspertimin teknik dhe kontabël, si dhe të merren në pyetje si dëshmitarë ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe ish-zyrtarë të tjerë të këtij institucioni. Po ashtu, u kërkua lejimi i provave dokumentare dhe administrimi i të gjitha akteve juridike që lidhen me “Buka sh.a.” dhe subjekte të tjera.

Gjykata i kërkoi prokurorit të SPAK të shpjegojë se cilat janë veprimet dhe mosveprimet konkrete që i atribuohen Arben Ahmetajt në kuadër të akuzës për shpërdorim detyre.

Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, deklaroi se në dosje janë depozituar vendime gjykatash që i kanë dhënë të drejtë familjes Myderizi. Sipas tij, Arben Ahmetaj ka vepruar përmes një urdhri ku ka caktuar vetë dy ekspertë, ndërsa akt-ekspertimi i kryer prej tyre përmban kontradikta. Gokaj theksoi se më herët ish-ministrat Nasip Naço dhe Florian Mima nuk e kanë privatizuar këtë pronë, ndërsa Ahmetaj ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili ka fuqi ligjore.

Përfaqësuesi i familjes Myderizi, Adrian Myderizi, u shpreh se mbrojtja po përpiqet të ngatërrojë çështjen. Sipas tij, bëhet fjalë për një shkelje të pastër të detyrës nga ana e Ahmetajt. Ai theksoi se familja Myderizi ka fituar gjyqin ndaj Ministrisë së Ekonomisë me vendim të formës së prerë dhe ka kundërshtuar mënyrën e llogaritjes së aksioneve të pronarëve.

“Sipërfaqja e tokës na është llogaritur me 8 mijë lekë të vjetra për metër katror, ndërkohë që vlera e tregut është rreth 1 mijë euro. Na dhanë vetëm 80 milionë lekë të vjetra. Bëhet fjalë për zonën ku ra zjarri disa ditë më parë. U bënë manovra për t’i hapur rrugë vjedhjes. Ahmetaj bëri atë që nuk e bëri asnjë ministër tjetër, edhe pse të tjerë e kanë tentuar. Kjo është një vjedhje absurde. Prej 30 vitesh kërkojmë pronën tonë në mënyrë të rregullt, fitojmë gjyqet dhe sot e kësaj dite nuk jemi aksionerë”, është shprehur Myderizi.

Gjykata vendosi shtyrjen e seancës për datën 27 janar, për t’i dhënë kohë prokurorit të SPAK të shprehet dhe të shqyrtojë kërkesat për prova dhe dëshmitarë të paraqitura nga mbrojtja e Arben Ahmetajt./e.t

14:51 Pse dy gjigantë të futbollit botëror po mbështeten te trajnerët e krijuar në shtëpi?

Real Madridi emëroi Arbeloan nga Castilla në ekipin e parë pasi shkarkoi Xabi Alonson, ndërsa Manchester United së shpejti do të shpallë Michael Carrick si trajnerin e tyre të ri, duke zëvendësuar Darren Fletcher, i cili nga ana tjetër zëvendësoi Amorim.

Dy nga klubet më prestigjioze në botë po mbështeten te njerëz që e njohin mirë klubin, pasi kanë luajtur dhe fituar atje për vite me radhë. Ky është thelbi i zgjedhjeve të menaxhimit të Real Madridit dhe United: trashëgimia është më e rëndësishme se përvoja dhe emri i trajnerit. Situatat janë shumë më të ngjashme nga sa mund të mendohet.

Në Madrid, ka një situatë të pashoqe në botë. Florentino Pérez mund të shkarkojë një trajner që është ende brenda objektivave në kampionat dhe Ligën e Kampionëve thjesht sepse, sipas mendimit të tij, ai nuk është i përshtatshëm për skuadrën mbresëlënëse që i ka dhënë. Fakti që ata humbën Superkupën e Spanjës është vetëm një justifikim për të arritur në një vendim të planifikuar prej kohësh. Megjithatë, Xabi Alonso ishte një legjendë për Real Madridin dhe provoi në Leverkusen se është një nga trajnerët më të mirë në futbollin botëror. Por, kjo nuk mjafton për Florentinon. Nëse dikush përpiqet të ketë një ndikim të rëndësishëm në organizimin e lojës, ai tashmë është i mbaruar. Del Bosque, Zidane dhe Ancelotti punuan mirë. Ata u vlerësuan, por vetëm për sa kohë që sollën trofe.

Në vitet e fundit, Benitez dhe Lopetegui kanë dështuar – ose më saktë, atyre as nuk u është dhënë koha për të dështuar. Shenjat e para të problemeve kanë filluar dhe kërkimi për dikë që mund të udhëheqë Los Blancos me një kuptim të asaj që përfaqëson klubi ka filluar. Me Del Bosque të pensionuar, Zidane gati për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar francez dhe Ancelottin e dërguar në Brazil, nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse t’i drejtoheshin trajnerit të ekipit B, i cili do të ngarkohet me detyrën e menaxhimit të kampionëve pa shumë kufizime taktike. Në fund të fundit, kjo është tradita e klubit: lojë e bukur nga kampionët, jo organizim i tepërt. Ka qenë kështu që nga ditët e Di Stefano-s, Gento-s dhe Puskas-it, duke vijuar me Michel, Butragueno, Valdano dhe Sanchez, deri te Zidane, Figo, Ronaldo, Raul, etj. Por, nëse loja nuk po ecën mirë, njerëzit fishkëllejnë. Për informacion, pyetni Capellon, i cili gjithashtu ka fituar atje. Në Madrid, ata shkojnë përtej logjikës Bonipertiane se fitorja është e vetmja gjë që ka rëndësi. Në Madrid, duhet të fitosh (gjithmonë) dhe të argëtosh tifozët dhe presidentin. Përndryshe, merr njollë në biografi.

Tek United, situata është e ngjashme, por më komplekse. Atje nuk është një lloj trajneri ai që kërkohet vazhdimisht. Është trajneri “par excellence”. Ose më saktë, shefi. Domethënë, Sir Alex Ferguson. Që kur ai vendosi të largohej, Manchester United përveçse nuk ka fituar një tjetër titull kampion, ka humbur plotësisht edhe busullën. Trajnerët që kanë bërë histori në futboll, si Van Gaal dhe Mourinho, dhe trajnerë të konsideruar më të mirët e momentit (Ten Hag dhe Amorim) provuan fatin e tyre. Disa kanë sjellë në shtëpi trofe të vegjël, por asgjë më shumë. Kjo është arsyeja pse ka një përpjekje të vazhdueshme për t’u rikthyer në ditët e arta të mbretërimit të Sir Alex, në një cikël kohor të vazhdueshëm që i sjell ish-lojtarët e asaj epoke përsëri në stol. Kjo ndodhi me Solskjaer, i cili ishte gjithashtu një kandidat këtë herë, por më pas u refuzua, Fletcher, i cili u emërua vetëm për disa ndeshje, dhe tani Carrick, i cili tashmë ka qenë në krye të klubit në mënyrë të përkohshme që nga viti 2021. Ish-mesfushori ka pranuar të gjitha klauzolat në kontratën që United i ofroi dhe është gati të debutojë në derbin kundër City. Trajneri i ri do të shpallet pas pak orësh dhe tashmë ka marrë mbështetje të rëndësishme, përfshirë atë të Cristiano Ronaldo, i cili e përshkroi atë si “një individ me klas të destinuar të bëhet një trajner i shkëlqyer”./et

14:40 E dënuar për përvetësim fondesh, jeta politike e Marine Le Pen varet nga vendimi i gjykatës

Fati i politikanes franceze të ekstremit të djathtë, Marine Le Pene, varet nga Gjykata e Apelit.

Kjo është beteja e saj e fundit për të kthyer vendimin që e dënoi atë për korrupsion duke e ndaluar që të kandidonte për poste publike për pesë vjet.

Le Pen u shpall fajtore vitin e kaluar për përvetësim të fondeve të BE-së dhe nëse ndalimi vazhdon, ajo nuk do të jetë në gjendje të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.

Ajo këmbëngul se nuk ka kryer “asnjë shkelje”.

Përpara apelit, lideri i partisë së saj, Tubimi Kombëtar, Jordan Bardella, tha se ndalimi i saj nga zgjedhjet do të ishte “thellësisht shqetësues për demokracinë”. Bardella tha se nuk do të kandidojë për President vitin e ardhshëm, por në vend të kësaj do të kërkojë postin më të ulët të kryeministrit.

Çështja në Gjykatën e Apelit të Parisit do të zgjasë deri më 12 shkurt, por një vendim nuk pritet para verës, shumë kohë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. /e.t

14:32 Të bllokuar prej orësh në zonën e përmbytur, ngrihet droni për lokalizimin e dy barinjve në Fier

Last Updated on 13/01/2026 by EL

Dy barinj kanë mbetur në zonë me prezencë uji prej disa orësh Hasturkas të Fierit. Në një prononcim për mediat kreu i AMC, Haki Çako, i cili është i pranishëm në Hasturkas, informoi se do të nisë së shpejti aksioni i kërkim- shpëtimit të tyre.

Të bllokuar prej orësh në zonën e përmbytur, ngrihet

Çako pohoi se do të ngrihet një dron termik, për të lokalizuar dy barinjtë. Nëse nuk do të ketë asnjë gjurmë prej tyre do të përdoren alternativa të tjera, si helikopter dhe forcat e ushtrisë.

Të bllokuar prej orësh në zonën e përmbytur, ngrihet

“Jemi në veprim për të identifikuar dhe saktësuar seku janë dy barinjtë të cilët shërbejnë për ruajtjen e bagëtive të lira në zonën e Kularit, në derdhje të lumit. Kanë pasur kontakt deri pak çaste më parë me familjarët dhe për shkak të mbarimit të baterive apo problemeve me telefon nuk kanë mundësi kontakt. Po instalojmë një dron për të saktësuar vendndodhjen e tyre. Do të vendosim në funksion të gjitha kapacitetet e nevojshme për t’i siguruar jetën. Nuk ka informacion prej disa orësh”, tha Çako./et

Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar të martën me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e një qeverisjeje vendore të fortë dhe të përgjegjshme në procesin e zbatimit të reformave.

Orav ka theksuar se zgjedhjet e fundit në Kosovë dëshmojnë rolin kyç të demokracisë vendore në angazhimin e qytetarëve dhe në formësimin e politikave që pasqyrojnë nevojat e komuniteteve.

“Zgjedhjet e fundit në Kosovë tregojnë se si demokracia vendore angazhon njerëzit dhe formëson politikat që pasqyrojnë nevojat e komunitetit përmes vendimmarrjes pranë tyre”, ka thënë Orav.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin appeared first on Sinjali.

Rama merr medaljen “Zayed”: Respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Kryeministrit Edi Rama iu akordua sot medalja “Zayed” nga presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nayan.

Kryeministri theksoi se ky është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar.

“Thellësisht i prekur prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nayan
akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, Sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij Sheikh Mohammed bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët”, tha Rama.

Në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi u zhvillua sot ceremonia e ndarjes së çmimeve “Zayed” të cilat nderojnë iniciativat humanitare të atyre që kontribuojnë në vendet në zhvillim.

Çmimet u akorduan për projekte dhe organizata që kanë punuar lidhur me përmirësimin e arsimit dhe shkollimit, sigurimin e ujit të pijshëm, mbështetjen e ushqimit për komunitetet në nevojë si dhe për nisma që adresojnë ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

/m.m/j.p/

The post Rama merr medaljen “Zayed”: Respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, me kosto si private

Qeveria ka vendosur të krijojë një shoqëri aksionare me kapital 100 për qind shtetëror për ofrimin e shërbimeve të integruara të sterilizimit në të gjitha spitalet publike të vendit, në një kohë kur kontrata aktuale e sterilizimit me PPP vijon të jetë nën akuza për korrupsion dhe abuzim me fondet publike.

Vendimi për krijimin e “Operatorit të Shërbimeve të integruara të Sterilizimit” SHA, i botuar në Fletoren Zyrtare, parashikon një kapital fillestar prej 200 milionë lekësh nga buxheti i shtetit për vitin 2026 dhe transferimin pa pagesë të aseteve që i kalojnë shtetit pas përfundimit të kontratës koncesionare të nënshkruar në vitin 2015.

Krijimi i një shoqërie aksionare të veçantë për sterilizimin spitalor ka ngritur pikëpyetje serioze mbi arsyen pse një shërbim që historikisht ka qenë pjesë e rutinës bazë të spitaleve po nxirret jashtë tyre dhe po institucionalizohet si entitet më vete. Sterilizimi i instrumenteve kirurgjikale konsiderohet një funksion thelbësor i çdo spitali publik, i lidhur drejtpërdrejt me sigurinë e pacientit dhe praktikën mjekësore të përditshme, dhe për dekada është realizuar nga struktura të brendshme spitalore pa nevojën e një operatori të veçantë juridik.

Në shumicën e vendeve me sisteme të zhvilluara të kujdesit shëndetësor, sterilizimi është pjesë integrale e funksionit të spitalit vetë, dhe jo një shërbim i jashtëm me kontrata koncesionare apo operatorë të veçantë juridikë. Ky proces merret nën përgjegjësinë e Central Sterile Services Department (CSSD), i njohur edhe si Sterile Processing Department, brenda çdo spitali apo qendre shëndetësore. CSSD është një njësi funksionale brenda strukturës spitalore që merret me pastrimin, dezinfektimin, kontrollin, paketimin dhe sterilizimin e instrumenteve të ripërdorshme mjekësore dhe kirurgjikale për përdorim të mëtejshëm në sallat e operacionit apo njësi të tjera klinike. Ky model është përdorur gjerësisht në vende të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azi-Pacifik, dhe konsiderohet standard ndërkombëtar për sigurimin e sigurisë së pacientit dhe parandalimin e infeksioneve spitalore.

Por qeveria jonë do të aplikojë modele të komplikuara për shërbime dytësore në një kohë që spitale mungojnë barnat dhe terapitë inovative.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë Shoqëria e re shtetërore do të marrë përsipër të gjithë zinxhirin e shërbimeve të sterilizimit, nga furnizimi me instrumente kirurgjikale sterile dhe materiale njëpërdorimëshe, deri te menaxhimi i Stacionit Qendror të Sterilizimit në QSUT, trajtimi i mbetjeve spitalore me rrezik biologjik dhe digjitalizimi i procesit. Të gjitha tarifat e këtyre shërbimeve do të arkëtohen nga vetë shoqëria, e cila do të financohet nga të ardhurat e saj dhe burime të tjera të ligjshme, duke ruajtur formalisht karakterin e shërbimit publik.

Mbetet e paqartë nëse ky hap përfaqëson një ndarje reale nga modeli i kritikuar i koncesioneve apo thjesht një riformatim institucional që nuk adreson përgjegjësitë për abuzimet e së shkuarës.

Vendimi mban firmën e kryeministrit Edi Rama dhe ngarkon Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale me zbatimin e tij, ndërsa injektimi i kapitalit fillestar do të kryhet menjëherë pas regjistrimit të shoqërisë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Kontratat e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale dhe të dializës, të dyja të nënshkruara në vitin 2016 me afat dhjetëvjeçar, kanë qenë ndër më të kushtueshmet për buxhetin e shëndetësisë. Afati i tyre përfundon këtë vit.

Kontrata e sterilizimit, në veçanti, është shoqëruar me akuza për fryrje të kostove, pagesa të pajustifikuara dhe procedura të dyshimta prokurimi që kanë përfshirë edhe hetime nga SPAK.

Nga viti 2017 deri në vitin 2026 kosto reale për sterilizimin ka arritur mbi 15,3 miliardë lekë, pra rreth 153 milion euro, ose rreth 53% më shumë sesa ishte parashikuar në kontratën fillestare prej 100 milion eurosh.

 

The post Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, me kosto si private appeared first on Revista Monitor.

A po i lexon vërtet Google email-et tuaja për të trajnuar inteligjencën artificiale Gemini?

Kohët e fundit, përdoruesit e Google janë paralajmëruar në rrjete sociale se, pa e kuptuar, janë përfshirë automatikisht në një funksion që i lejon kompanisë të analizojë email-et e tyre personale. Pretendimi kryesor: Google po i përdor mesazhet e Gmail për të trajnuar chatbot-in e tij të inteligjencës artificiale, Gemini. Por sa qëndron kjo? Nga […]

The post A po i lexon vërtet Google email-et tuaja për të trajnuar inteligjencën artificiale Gemini? appeared first on BoldNews.al.

Arratisja e Altin Ndocit/ Kontrolle intensive e postblloqe edhe në hyrje-dalje të Tiranës

Pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit, edhe Policia e Tiranës ka intensifikuar masat e sigurisë, duke ngritur postblloqe në disa akse rrugore, kryesisht në hyrje-dalje të kryeqytetit. Raportohet se kontrollet po zhvillohen në pikat strategjike që lidhin Tiranën me Durrësin dhe qytete të tjera, në kuadër të një operacioni të […]

The post Arratisja e Altin Ndocit/ Kontrolle intensive e postblloqe edhe në hyrje-dalje të Tiranës appeared first on BoldNews.al.

I mituri shqiptar kapet duke shpërndarë drogë rrugëve të Italisë! Izolohet në një Institut

Një i mitur shqiptar është kapur në ndjekje nga efektivët e policisë italiane, teksa ishte përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së drogës në zonat publike të Pavias. Me të parë oficerët, ai hodhi një bllok ngjyrë kafe në lulishte, e cila më vonë rezultoi se përmbante hashash. Me urdhër të Prokurorit të Milanos ai u […]

The post I mituri shqiptar kapet duke shpërndarë drogë rrugëve të Italisë! Izolohet në një Institut appeared first on BoldNews.al.

“Ajo që na bashkon është më e madhe se ajo që na ndan”, zbulohet slogani i protestës së “Shqipëria Bëhet”

“Shqipëria Bëhet” do të mbajë pasditen e së shtunës një protestë kundër regjimit hajdut dhe të korruptuar të Edi Ramës dhe bandës së tij. Protesta e së shtunës, 17 janar, do të nisë në orën 18:00, tek Kryeministria. Ndërkohë, është publikuar edhe slogani i protestës, që fton qytetarët që t’i bashkohen tubimit të thirrur nga […]

The post “Ajo që na bashkon është më e madhe se ajo që na ndan”, zbulohet slogani i protestës së “Shqipëria Bëhet” appeared first on BoldNews.al.

Makina shpërthen në flakë në mes të qytetit të Fierit, shoferi shpëton në çastin e fundit

Një automjet është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Fierit. Raportohet se mjeti ka qenë në lëvizje kur papritur ka shfaqur shenja defekti dhe brenda pak çastesh është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë […]

The post Makina shpërthen në flakë në mes të qytetit të Fierit, shoferi shpëton në çastin e fundit appeared first on BoldNews.al.

BBC ndërmerr veprime ligjore për të rrëzuar padinë 10 miliardë dollarëshe të Donald Trump

Transmetuesi publik britanik BBC ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime ligjore për të rrëzuar padinë për shpifje prej 10 miliardë dollarësh të ngritur nga presidenti amerikan Donald Trump. Padia lidhet me një episod të emisionit Panorama, transmetuar në vitin 2024, i cili u kritikua nga Trump pasi, sipas tij, i ka dhënë përshtypjen se ai kishte inkurajuar mbështetësit e tij të sulmonin…

Source

Skandali me fondet e bujqësisë në Durrës, AZHBR: Kontrata u nënshkrua, por pagesa u bllokua

Nga Gazeta ‘SI’- Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka reaguar pas një lajmi ku raportohej se i ka dhënë fonde që i dedikohen bujqësisë, një kontigjenti kriminal në qytetin e Durrësit.

Sipas lajmit të publikuar, drejtoresha e AZHBR Durrës ka firmosur dhënien e një granti 22.5 milionë lekë të vjetra për Xhevdet Troplinin.

Në një deklaratë për mediat, AZHBR thotë se proceset për dhënien e fondit janë kryer në përputhje me ligjin dhe se subjekti në fjalë ishte legjitim.

Por, AZHBR thekson se në fazën e pagesës, procedurat janë refuzuar nga autoriteti sepse subjekti, në këtë rast, Troplini, nuk i kishte përmbushur kushtet.

Reagimi i AZHBR:

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dëshiron të sqarojë opinionin publik lidhur me një lajm të pasaktë që po qarkullon në disa portale, mbi një pagesë të supozuar të kryer nga AZHBR.

Në zbatim të Udhëzimit nr. 22, datë 19.09.2024, “Për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, subjekti në fjalë është kontraktuar në përputhje të plotë me kriteret dhe procedurat e parashikuara në këtë akt.

Megjithatë, në fazën e pagesës, subjekti i kontraktuar në fjalë, është 𝐫𝐞𝐟𝐮𝐳𝐮𝐚𝐫 pasi nuk ka përmbushur kushtet e përcaktuara në kontratën e grantit.

AZHBR garanton fermerët dhe qytetarët se çdo proces zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me detyrimet që rrjedhin prej tij, duke zbatuar parimet e transparencës dhe përgjegjshmërisë.

The post Skandali me fondet e bujqësisë në Durrës, AZHBR: Kontrata u nënshkrua, por pagesa u bllokua appeared first on Gazeta Si.

Arratiset nga spitali i Durrësit i burgosuri i rrezikshëm/ EMRI

Një i burgosur, i shtruar në Repartin Infektiv të spitalit të Durrësit, është arratisur nga ambientet në rrethana ende të paqarta. Altin Ndoci, mësohet se ishte dërguar për shtrim për probleme shëndetësore, por më pas dyshohet se është arratisur. Ndoci është arrestuar për llogari të SPAK për vepra të rënda penale dhe pas masave të […]

The post Arratiset nga spitali i Durrësit i burgosuri i rrezikshëm/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

❌