❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Australia heq rreth 5 milionë llogari fëmijësh nga rrjetet sociale

Shumë rrjete sociale kanë hequr qasjen për rreth 4.7 milionë profile të identifikuara si të fëmijëve në Australi, që nga hyrja në fuqi e ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç.

Kjo masë historike hyri në fuqi në dhjetor për të adresuar shqetësimet rreth mjediseve potencialisht të dëmshme online për të rinjtë.

Ministrja e Komunikimit, Anika Wells, tha se qeveria u përball me shumë kritika dhe sfida nga kompanitë e mëdha teknologjike, por tani prindërit australianë mund të jenë të sigurt se fëmijët e tyre mund të shijojnë fëmijërinë pa ndikimin e rrjeteve sociale.

Sipas ligjit australian, platforma si Facebook, Instagram, TikTok, X, YouTube, Snapchat, Reddit, Threads, Kick dhe Twitch përballen me gjoba deri në 49.5 milionë dollarë australianë nëse nuk marrin masa për të hequr përdoruesit nën moshën 16 vjeç. Për të verifikuar moshën e përdoruesve, platformat mund të kërkojnë dokumente identifikimi, të përdorin teknologji të vlerësimit të moshës ose të nxjerrin përfundime nga të dhëna të tjera të disponueshme.

Komisionerja për sigurinë online, Julie Inman Grant, tha se masat synojnë parandalimin e kompanive të rrjeteve sociale që të kenë qasje te fëmijët. Ajo shtoi se dhjetë kompanitë kryesore nën ndalesë kanë respektuar ligjin dhe kanë raportuar në kohë të dhënat e kërkuara.

Përveç mbështetjes nga prindërit dhe organizatat për sigurinë e fëmijëve, aktivistë të privatësisë online dhe disa grupe të rinjsh kanë kritikuar masën, duke argumentuar se ndalimi mund të shtyjë përdorimin e rrjeteve në platforma më pak të rregulluara ose të kufizojë qasjen në komunitete ku ndihen të mbështetur.

Ligji australian mbi ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç është parë si një hap historik në mbrojtjen e sigurisë online të të rinjve dhe ka nxitur diskutime edhe në vende të tjera për masa të ngjashme.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Australia heq rreth 5 milionë llogari fëmijësh nga rrjetet sociale appeared first on Sinjali.

Rrahmani ndër më të mirët e fazës së parë në Serie A, i vetmi nga kampionët

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka gjetur vend në formacionin më të mirë të fazës së parë në Serie A nga mediumi GOAL.

Mbrojtësi i Napolit ka spikatur me paraqitjet e tij në Serie A duke u përfshirë në 11-shen më të mirë.

Rrahmani në javët e para të kampionatit nuk ishte në dispozicion të trajnerit Antonio Conte për shkak të një lëndimi të pësuar në ndeshjen ndaj Zvicrës. 31-vjeçari humbi shtatë ndeshje këtë edicion, por nga periudha kur u riaftësua ka qenë shtyllë e mbrojtjes së Napolit duke arritur të shënojë edhe një gol kundër Lazios.

Rrahmani po luan sezonin e gjashtë me Napolin, teksa ka arritur të fitojë dy tituj kampioni në Serie A.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrahmani ndër më të mirët e fazës së parë në Serie A, i vetmi nga kampionët appeared first on Sinjali.

Edi Rama ndan pamje nga Puka nën petkun e dëborës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin e tij social, ku shfaqen pamje të mbuluara nga dëbora në Pukë.

Në postimin e tij, krahas videos, Rama ka përcjellë edhe një mesazh për ndjekësit e tij.

“MirĂ«mĂ«ngjes dhe me bardhĂ«sinĂ« e dĂ«borĂ«s nĂ« PukĂ«, ju uroj njĂ« fundjavĂ« tĂ« mbarĂ«â€, shkruan kryeministri nĂ« postim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edi Rama ndan pamje nga Puka nën petkun e dëborës appeared first on Sinjali.

Rinumërohen 312 vendvotime: Cilët kandidatë humbën më së shumti vota?

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve, sipas përditësimit të fundit në faqen e KQZ-së, 312 nga 914 vendvotime janë numëruar.

Nga ky proces verifikimi disa kandidatëve brenda partive i janë hequr votat e disa të tjerëve janë shtuar ato.

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje me më së shumti vota të zbritura:

Ejup Maqedonci – 250 vota

Vendenis Lahu – 238 vota

Filiz Mustafa – 226 vota

Adelina Stublla – 165 vota

Albin Kurti – 152 vota

Dafina Alishani – 141 vota

Glauk Konjufca – 86 vota

Kandidatët e PDK-së me më së shumti vota të zbritura:

Fetah Paçarizi – 1,336 vota

Nait Hasani – 669 vota

Arianit Çollaku – 506 vota

Xhavit Haliti – 477 vota

Luljeta Veselaj Gutaj – 451 vota

Kujtim Gashi – 440 vota

Enver Hoxhaj – 430 vota

Kandidatët e LDK-së me më së shumti vota të zbritura:

Xhavit Uka – 358 vota

Visar Azemi – 193 vota

Driton Selmanaj – 175 vota

Anton Quni – 146 vota

Alban Zogaj – 38 vota

Florian Dushi – 28 vota

Lumir Abdixhiku – 27 vota

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërohen 312 vendvotime: Cilët kandidatë humbën më së shumti vota? appeared first on Sinjali.

44 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Sot shënohet 44-vjetori i vrasjes së veprimtarëve të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Më 17 janar 1982, ata u vranë në një atentat në Untergruppenbach të Gjermanisë. Edhe pas 44 vjetësh, kjo ngjarje mbetet e freskët në kujtesën e familjarëve dhe të gjithë atyre që ishin të lidhur me ta shpirtërisht dhe veprimtarisht.

Sipas autoriteteve gjermane, atentati u cilësua si pjesë e luftës së fshehtë mes shërbimeve sekrete jugosllave dhe kundërshtarëve politikë në mërgatë. Sulmi ndodhi derisa viktimat po dilnin me veturë nga garazhi, kur dy persona të armatosur hapën zjarr nga afër dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.

Bardhosh Gërvalla u vra me gjashtë plumba, Kadri Zeka me dy, ndërsa Jusuf Gërvalla u plagos rëndë dhe më pas vdiq. Para se të ndërronte jetë, Jusuf Gërvalla kishte deklaruar se pas atentatit qëndronte UDB-ja.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 44 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës appeared first on Sinjali.

Ndeshje të zjarrta edhe këtë fundjavë në basketbollin kosovar

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon edhe në këtë fundjavë me përballje interesante.Ndeshje të forta na presin në Prishtinë, Pejë, Gjakovë e Prizren.

TĂ« shtunĂ«n, pĂ«rballen Sigal Prishtina – Bora dhe Peja – Golden Eagle Ylli, ndĂ«rsa tĂ« dielĂ«n, VĂ«llaznimi e pret Trepçën, kurse Bashkimi luan ndaj Rahovecit 029.

ProCredit Superliga-Java 16

E shtunë

17:00 Sigal Prishtina – Bora

19:45 Go+ Peja – Golden Eagle Ylli

E diele

17:00 VĂ«llaznimi – Trepça

19:45 Bashkimi – Rahoveci 029

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndeshje të zjarrta edhe këtë fundjavë në basketbollin kosovar appeared first on Sinjali.

Paracetamoli është i sigurt gjatë shtatzënisë, thotë studimi që hedh poshtë pretendimet e Trumpit për autizëm

Marrja e paracetamolit gjatë shtatzënisë është e sigurt dhe nuk ka prova që rrit rrezikun e autizmit, ADHD-së apo problemeve zhvillimore tek fëmijët, thonë ekspertët pas një shqyrtimi të ri të madh.

Sipas tyre, gratĂ« shtatzĂ«na “duhet tĂ« ndihen tĂ« qetĂ«suara” nga kĂ«to gjetje, tĂ« cilat kundĂ«rshtojnĂ« deklaratat e kontestuara tĂ« presidentit amerikan Donald Trump vitin e kaluar, qĂ« kishte thĂ«nĂ« se paracetamoli “nuk Ă«shtĂ« i mirĂ«â€ dhe se gratĂ« shtatzĂ«na duhet tĂ« “luftojnĂ« sa tĂ« mundin” pĂ«r ta shmangur marrjen e tij.

Qasjet e tij u kritikuan në atë kohë nga organizata mjekësore ndërkombëtare. Ekspertët theksojnë se shqyrtimi i ri, botuar në një revistë të Lancet, është rigoroz dhe duhet të vërë pikën mbi debatet për sigurinë e këtij ilaçi, raporton BBC.

MegjithatĂ«, autoritetet amerikane tĂ« shĂ«ndetĂ«sisĂ« theksojnĂ« se “shumĂ« ekspertĂ«â€ kanĂ« shprehur shqetĂ«sime mbi pĂ«rdorimin e tij gjatĂ« shtatzĂ«nisĂ«.

Presidenti amerikan tronditi mjekĂ«t nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n kur ai dhe administrata e tij pretenduan se paracetamoli, ose njĂ« version i markĂ«s Tylenol – i njohur si ilaçi kryesor pĂ«r dhimbje tek gratĂ« shtatzĂ«na – mund tĂ« lidhej me autizmin tek fĂ«mijĂ«t nĂ«se merrej gjatĂ« shtatzĂ«nisĂ«.

Këto pretendime shkaktuan konfuzion tek gratë dhe shqetësim tek ekspertët e shëndetit, dhe nxitën këtë studim të ri.

BashkĂ«punimi i botuar nĂ« The Lancet Obstetrics, Gynaecology & Women’s Health analizoi 43 nga studimet mĂ« tĂ« forta mbi pĂ«rdorimin e paracetamolit gjatĂ« shtatzĂ«nisĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« qindra mijĂ«ra gra, veçanĂ«risht ato qĂ« krahasonin shtatzĂ«nitĂ« ku nĂ«na kishte marrĂ« ilaçin me ato ku nuk e kishte marrĂ«.

ShkencĂ«tarĂ«t thonĂ« se pĂ«rdorimi i kĂ«tyre studimeve tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« lartĂ« me vĂ«llezĂ«r dhe motra u lejon atyre tĂ« pĂ«rjashtojnĂ« faktorĂ« tĂ« tjerĂ«, si gjenet dhe mjediset familjare tĂ« ndryshme, duke e bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« shqyrtim “standard ari”.

Studimi gjithashtu analizoi studime me rrezik të ulët për paragjykim dhe ato që ndoqën fëmijët për më shumë se pesë vjet për të kontrolluar ndonjë lidhje të mundshme.

“Kur bĂ«mĂ« kĂ«tĂ« analizĂ«, nuk gjetĂ«m lidhje, nuk ka asnjĂ« asociacion, nuk ka prova qĂ« paracetamoli rrit rrezikun e autizmit,” tha profesoresha Asma Khalil, autore kryesore e studimit dhe obstetreshe konsulente, pĂ«r BBC-nĂ«.

“Mesazhi Ă«shtĂ« i qartĂ« – paracetamoli mbetet njĂ« opsion i sigurt gjatĂ« shtatzĂ«nisĂ« kur merret sipas udhĂ«zimeve,” shtoi ajo.

Kjo konfirmon udhëzimet e organizatave kryesore mjekësore në MB, SHBA dhe Europë mbi sigurinë e këtij ilaçi të zakonshëm kundër dhimbjeve.

Çdo lidhje e mĂ«parshme midis kĂ«tij ilaçi dhe njĂ« rritjeje tĂ« rrezikut pĂ«r autizĂ«m mund tĂ« shpjegohet nga faktorĂ« tĂ« tjerĂ«, jo nga vetĂ« paracetamoli, sipas shqyrtimit.

“Kjo Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme, pasi paracetamoli Ă«shtĂ« ilaçi i parĂ« qĂ« rekomandojmĂ« pĂ«r gratĂ« shtatzĂ«na qĂ« kanĂ« dhimbje ose ethe,” tha profesoresha Khalil, profesoreshĂ« e mjekĂ«sisĂ« materno-fetale nĂ« City St George’s, Universiteti i LondrĂ«s.

Këshillat shëndetësore paralajmërojnë se gratë mund të rrezikojnë dëmtimin e foshnjës nëse nuk marrin paracetamol për të ulur temperaturën e lartë ose për të lehtësuar dhimbjen gjatë shtatzënisë, duke rritur rrezikun e abortit, lindjes së parakohshme ose problemeve zhvillimore tek foshnjat.

Ekspertët mjekësorë që nuk morën pjesë në studim kanë mirëpritur gjetjet, duke thënë se kjo do të ndihmojë në uljen e shqetësimit tek gratë.

Profesoresha Grainne McAlonnan nga King’s College London tha se nĂ«na pritĂ«se “nuk kanĂ« nevojĂ« pĂ«r stresin e pyetjeve nĂ«se ilaçi mĂ« i pĂ«rdorur pĂ«r dhimbje koke mund tĂ« ketĂ« efekte tĂ« gjera mbi shĂ«ndetin e fĂ«mijĂ«s sĂ« tyre”.

“Shpresoj qĂ« gjetjet e kĂ«tij studimi ta mbyllin çështjen,” shtoi ajo.

Profesori Ian Douglas nga London School of Hygiene and Tropical Medicine tha se shqyrtimi ishte “i mirĂ«-ndĂ«rmarrĂ«â€ sepse pĂ«rjashtoi studimet me cilĂ«si mĂ« tĂ« ulĂ«t, ku nuk merren parasysh ndryshime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme mes nĂ«nave qĂ« pĂ«rdorin ose nuk pĂ«rdorin paracetamol gjatĂ« shtatzĂ«nisĂ«, si sĂ«mundjet themelore.

Sipas profesorit Jan Haavik, neuroscientist molekular dhe psikiatĂ«r klinik nĂ« Universitetin e Bergen, studimi jep “prova tĂ« forta” se pĂ«rdorimi i paracetamolit gjatĂ« shtatzĂ«nisĂ« nuk rrit rrezikun e autizmit, ADHD-sĂ« ose aftĂ«sive tĂ« kufizuara intelektuale dhe “duhet tĂ« mbyllĂ« efektivisht kĂ«tĂ« debat”.

Shkencëtarët besojnë se autizmi është rezultat i një përzierjeje komplekse faktorësh, duke përfshirë ato gjenetike dhe mjedisore.

NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Departamentit Amerikan tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe ShĂ«rbimeve NjerĂ«zore tha se “shumĂ« ekspertĂ«â€ kishin shprehur shqetĂ«sim mbi pĂ«rdorimin e acetaminofeni – emri amerikan pĂ«r paracetamolin – gjatĂ« shtatzĂ«nisĂ«.

PĂ«r shembull, njĂ« shqyrtim nĂ« gusht 2025 i udhĂ«hequr nga Dr. Andrew Baccarelli, dekan i Harvard T.H. Chan School of Public Health, gjeti se pĂ«rdorimi i acetaminofenit gjatĂ« shtatzĂ«nisĂ« mund tĂ« rrisĂ« rrezikun pĂ«r autizĂ«m dhe ADHD tek fĂ«mijĂ«t, duke kĂ«shilluar kujdes mbi “pĂ«rdorimin e rĂ«ndĂ« ose tĂ« zgjatur”.

Më herët, Sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr, kishte premtuar të zbulojë shkakun e rritjes së raportuar të rasteve të autizmit.

NĂ« njĂ« fjalim kontestues nĂ« Oval Office nĂ« shtator, presidenti amerikan tha se mjekĂ«ve do t’u kĂ«shillohej tĂ« mos pĂ«rshkruajnĂ« ilaçin kundĂ«r dhimbjes pĂ«r gratĂ« shtatzĂ«na.

FDA (Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave) më pas lëshoi një letër për klinikët duke i këshilluar të jenë të kujdesshëm për përdorimin e acetaminofenit gjatë shtatzënisë, duke theksuar gjithashtu se ai mbetet ilaçi i vetëm i miratuar për trajtimin e etheve gjatë shtatzënisë.

NĂ« faqen e saj, FDA thotĂ« se “nuk Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar njĂ« marrĂ«dhĂ«nie shkakĂ«sore” midis kĂ«tij ilaçi dhe problemeve neurologjike.

Autoritetet shëndetësore në MB kanë theksuar se paracetamoli mbetet ilaçi më i sigurt për gratë shtatzëna.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Paracetamoli është i sigurt gjatë shtatzënisë, thotë studimi që hedh poshtë pretendimet e Trumpit për autizëm appeared first on Sinjali.

Kush janĂ« anĂ«tarĂ«t e “Bordit tĂ« Paqes” tĂ« Trumpit pĂ«r GazĂ«n?

ShtĂ«pia e BardhĂ« ka publikuar emrat e anĂ«tarĂ«ve qĂ« do tĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« “Bordin e Paqes” tĂ« ri tĂ« administratĂ«s Trump pĂ«r GazĂ«n.

Me presidentin amerikan në krye, ky bord do të mbikëqyrë punën e një komiteti palestinezësh teknokratë, të ngarkuar me qeverisjen e përkohshme të Gazës dhe rindërtimin e saj.

Sipas ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, secili anĂ«tar i “Bordit tĂ« Paqes” pritet tĂ« jetĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r njĂ« portofol qĂ« do tĂ« jetĂ« “kritik pĂ«r stabilizimin e GazĂ«s”, megjithĂ«se ende nuk Ă«shtĂ« e qartĂ« se kush do tĂ« mbulojĂ« cilat prioritete, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Kush janë anëtarët e bordit?

Ish-kryeministri i MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar, Sir Tony Blair, prej kohĂ«sh ishte pĂ«rmendur si njĂ« anĂ«tar i mundshĂ«m i “Bordit tĂ« Paqes” tĂ« Trumpit, ndĂ«rsa vetĂ« presidenti amerikan e kishte konfirmuar qĂ« nĂ« shtator se Blair kishte shprehur interes pĂ«r t’u bashkuar me kĂ«tĂ« trup.

Ish-lideri i Partisë Laburiste ishte kryeministër i Britanisë nga viti 1997 deri në 2007 dhe e përfshiu vendin në Luftën e Irakut në vitin 2003, një vendim që bën që prania e tij në bord të shihet nga disa si e diskutueshme.

Pas largimit nga detyra, ai shĂ«rbeu si i dĂ«rguar pĂ«r Lindjen e Mesme pĂ«r Kuartetin e fuqive ndĂ«rkombĂ«tare – Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, SHBA-nĂ« dhe RusinĂ« – nga viti 2007 deri nĂ« 2015.

Sir Tony është i vetmi anëtar themelues i bordit ekzekutiv që nuk është shtetas amerikan.

Ai mĂ« herĂ«t i ka pĂ«rshkruar planet e Trumpit pĂ«r GazĂ«n si “mundĂ«sia mĂ« e mirĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund dy viteve luftĂ«, mjerimi dhe vuajtjeje”.

Si sekretar amerikan i Shtetit, Marco Rubio është figurë kyçe në qasjen e administratës Trump ndaj politikës së jashtme.

Para rikthimit tĂ« Trumpit nĂ« pushtet, Rubio ishte shprehur kundĂ«r njĂ« armĂ«pushimi nĂ« Gaza, duke thĂ«nĂ« se dĂ«shironte qĂ« Izraeli “tĂ« shkatĂ«rrojĂ« çdo element tĂ« Hamasit qĂ« arrin ta kapĂ«â€.

MegjithatĂ«, mĂ« vonĂ« ai e ka vlerĂ«suar fazĂ«n e parĂ« tĂ« marrĂ«veshjes sĂ« armĂ«pushimit Izrael–Hamas, tĂ« nĂ«nshkruar nĂ« tetor, si planin “mĂ« tĂ« mirĂ«â€ dhe “tĂ« vetmin”.

Po në tetor, Rubio kritikoi një hap të parlamentit izraelit drejt aneksimit të Bregut Perëndimor të pushtuar.

I dĂ«rguari i posaçëm i SHBA-sĂ« pĂ«r Lindjen e Mesme, Steve Witkoff – magnat i pasurive tĂ« paluajtshme dhe partner golfi i Trumpit – do tĂ« jetĂ« gjithashtu pjesĂ« e bordit.

NĂ« fillim tĂ« kĂ«tij muaji, Witkoff njoftoi nisjen e fazĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« planit tĂ« Trumpit pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« Gaza, duke shtuar se kjo fazĂ« parashikon rindĂ«rtimin dhe çmilitarizimin e plotĂ« tĂ« GazĂ«s, pĂ«rfshirĂ« çarmatimin e Hamasit.

Ai theksoi se pret qĂ« Hamasi “t’i pĂ«rmbushĂ« plotĂ«sisht detyrimet e tij” sipas marrĂ«veshjes, pĂ«rndryshe do tĂ« pĂ«rballet me “pasoja serioze”.

Witkoff ka qenë figurë qendrore edhe në përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-ja për të negociuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, përfshirë një takim pesëorësh me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në dhjetor.

Dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner, ka luajtur gjithashtu një rol kyç në negociatat e politikës së jashtme të administratës Trump.

SĂ« bashku me Witkoffin, Kushner shpesh ka vepruar si ndĂ«rmjetĂ«s amerikan nĂ« luftĂ«rat Rusi–UkrainĂ« dhe Izrael–Gaza.

Në nëntor, ai u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të diskutuar pikat kryesore të mospajtimit në marrëveshjen e paqes.

NĂ« njĂ« ligjĂ«ratĂ« nĂ« Universitetin e Harvardit nĂ« vitin 2024, Kushner deklaroi se “pronat bregdetare tĂ« GazĂ«s mund tĂ« jenĂ« shumĂ« tĂ« vlefshme
 nĂ«se njerĂ«zit do tĂ« fokusoheshin nĂ« ndĂ«rtimin e jetesĂ«s”.

Miliarderi Marc Rowan është drejtor ekzekutiv i Apollo Global Management, një kompani e madhe private investimesh me seli në Nju Jork.

Rowan ishte parĂ« si njĂ« nga kandidatĂ«t pĂ«r t’u bĂ«rĂ« sekretar i Thesarit tĂ« SHBA-sĂ« gjatĂ« mandatit tĂ« dytĂ« tĂ« Trumpit.

Ajay Banga, president i Bankës Botërore, ka këshilluar një sërë politikanësh të lartë amerikanë, përfshirë ish-presidentin Barack Obama, gjatë karrierës së tij të gjatë.

I lindur në Indi në vitin 1959, Banga u bë shtetas amerikan në vitin 2007 dhe më pas shërbeu për më shumë se një dekadë si drejtor ekzekutiv i Mastercard.

Ish-presidenti amerikan Joe Biden e nominoi atë për të udhëhequr Bankën Botërore në vitin 2023.

Robert Gabriel, kĂ«shilltar amerikan pĂ«r siguri kombĂ«tare, do tĂ« jetĂ« anĂ«tari i fundit i “bordit ekzekutiv themelues”.

Ai ka punuar me Trumpin që nga fushata presidenciale e vitit 2016 dhe, sipas PBS, më pas u bë asistent i posaçëm i Stephen Millerit, një tjetër këshilltar kyç aktual i Trumpit.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet gjithashtu se Nickolay Mladenov, politikan bullgar dhe ish-i dërguar i OKB-së për Lindjen e Mesme, do të jetë përfaqësuesi i bordit në terren në Gaza.

Ai do të mbikëqyrë një komitet të veçantë 15-anëtarësh palestinezësh teknokratë, Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), i ngarkuar me menaxhimin e qeverisjes së përditshme të Gazës pas luftës.

NCAG do të udhëhiqet nga Ali Shaath, ish-zëvendësministër në Autoritetin Palestinez, i cili qeveris pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar që nuk janë nën kontrollin izraelit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kush janĂ« anĂ«tarĂ«t e “Bordit tĂ« Paqes” tĂ« Trumpit pĂ«r GazĂ«n? appeared first on Sinjali.

Rasti i krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«: MĂ« 19 janar dorĂ«zohen dosjet pĂ«rfundimtare nĂ« Speciale

TĂ« hĂ«nĂ«n, mĂ« 19 janar, nĂ« GjykatĂ«n Speciale tĂ« HagĂ«s do tĂ« dorĂ«zohen dosjet pĂ«rfundimtare nĂ« rastin ndaj krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s.

Prokuroria, avokati i viktimave dhe ekipet mbrojtĂ«se tĂ« Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do t’i dorĂ«zojnĂ« dosjet pĂ«rkatĂ«se trupit gjykues.

Pas dorëzimit të këtyre dosjeve, mbetet fjala përfundimtare, e cila pritet të mbahet nga 9 deri më 18 shkurt, ndërsa me përfundimin e saj procesi gjyqësor konsiderohet zyrtarisht i mbyllur.

KrerĂ«t e UÇK-sĂ« ndodhen nĂ« paraburgim qĂ« nga nĂ«ntori i vitit 2020, pa asnjĂ« mundĂ«si lirimi nga paraburgimi deri nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« procedurĂ«s.

Pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, gjykatësit do të kenë një afat prej tre muajsh për të shpallur vendimin e shkallës së parë, me mundësi shtyrjeje edhe për dy muaj të tjerë.

Detajet për procesin:

Në nëntor 2020, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u arrestuan pas konfirmimit të një aktakuze dhe lëshimit të fletarrestimeve nga një gjykatës. Prokuroria pretendon se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi individuale për rrëmbimin, keqtrajtimin dhe vrasjen e qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Pretendohet se këtu përfshiheshin persona që konsideroheshin se bashkëpunonin me forcat jugosllave dhe kundërshtarë politikë.

Gjatë fazës paraprake, Prokuroria i tregoi Mbrojtjes mijëra faqe prova. Mbrojtja kreu hetimet e veta dhe ngriti kundërshtime ligjore ndaj aktakuzës dhe juridiksionit të gjykatës. Viktimat aplikuan për të marrë pjesë. Në proces marrin pjesë 155 viktima. Midis prillit 2023 dhe prillit 2025, Prokuroria thirri 125 dëshmitarë. Midis shtatorit dhe nëntorit 2025, ekipet e Mbrojtjes thirrën 7 dëshmitarë. Secila palë pati mundësinë të bëjë pyetje dhe të kundërshtojë dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga pala tjetër.

Sipas ligjit, një i akuzuar mund të mbahet në paraburgim vetëm nëse gjykatësit konstatojnë se ekzistojnë rreziqe që e përligjin atë. Deri tani, në më shumë se 25 rishikime të paraburgimit, gjykatësit kanë konstatuar se z. Thaçi dhe të bashkakuzuarit e tjerë paraqisnin rrezik të kryerjes së veprave penale të tjera, konkretisht kundër personave që kishin dhënë dëshmi ose që pritej të jepnin dëshmi para Dhomave të Specializuara.

Gjykatësit kanë theksuar gjithashtu se paraburgimi synon të parandalojë rrezikun e hakmarrjes kundër dëshmitarëve ose përpjekjet për të nxitur një dëshmitar që të tërheqë dëshminë e tij. Gjykatësit do të vazhdojnë të vlerësojnë çdo dy muaj nëse paraburgimi vazhdon të jetë i nevojshëm për trajtimin e këtyre rreziqeve.

Sa i takon parimit të procesit publik, 134 dëshmitarë që dhanë dëshmi në sallën e gjyqit gjatë gjykimit, e bënë këtë në seancë publike, 61 prej këtyre dëshmitarëve dhanë dëshmi pas asnjë masë mbrojtëse. Kjo pavarësisht se transparenca, është kritikuar dukshëm.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rasti i krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«: MĂ« 19 janar dorĂ«zohen dosjet pĂ«rfundimtare nĂ« Speciale appeared first on Sinjali.

PĂ«rfundon rinumĂ«rimi nĂ« Prizren, njĂ« kandidati tĂ« PDK-sĂ« i “zhduken” mbi 1 mijĂ« e 300 vota

Po vazhdon procesi i rinumërimit të votave në disa komuna të vendit.

Por, në Prizren, deri më tani janë rinumëruar të gjitha vendvotime, ku tashmë kanë dalë në pah dallime të konsiderueshme në rezultatet për disa kandidatë.

Sipas të dhënave, në radhët e PDK-së janë evidentuar mospërputhje të mëdha.

Kandidatit Fetah Paçarizi, pas rinumërimit, i kanë rezultuar mbi 1 mijë e 300 vota më pak krahasuar me rezultatin fillestar.

Po ashtu, edhe kandidati tjetër i kësaj partie, Nait Hasani, ka humbur mbi 600 vota pas rinumërimit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PĂ«rfundon rinumĂ«rimi nĂ« Prizren, njĂ« kandidati tĂ« PDK-sĂ« i “zhduken” mbi 1 mijĂ« e 300 vota appeared first on Sinjali.

Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat minimale prej -2 deri në 1°C

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa lokalisht pritet të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira gjatë orëve të mëngjesit.

Gjatë ditës, në zona të caktuara, ka mundësi për reshje të izoluara shiu, ndërsa në mbrëmje nuk përjashtohet ndonjë fjollë bore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-25 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton Sinjali.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 7°C.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat minimale prej -2 deri në 1°C appeared first on Sinjali.

TikToku forcon masat për verifikimin e moshës në BE

TikToku do të fillojë të lansojë metodë të re të verifikimit të moshës në të gjithë BE-në në javët e ardhshme, ndërsa rriten thirrjet për një ndalim të rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç në shtetet e bllokut, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

TikTok, në pronësi të ByteDance, dhe platforma të tjera të mëdha të njohura për të rinjtë, si YouTube, po vihen nën presion në rritje për të identifikuar dhe hequr më mirë llogaritë që u përkasin fëmijëve.

Sistemi, i cili Ă«shtĂ« pilotuar nĂ« heshtje nĂ« BE gjatĂ« vitit tĂ« kaluar, analizon informacionin e profilit, videot e postuara dhe sinjalet e sjelljes pĂ«r tĂ« parashikuar nĂ«se njĂ« llogari mund t’i pĂ«rkasĂ« njĂ« pĂ«rdoruesi nĂ«n moshĂ«n 13 vjeç.

PĂ«rveç analizimit tĂ« informacionit qĂ« mbajtĂ«si i llogarisĂ« ofron pĂ«r veten e tij, teknologjia e re shqyrton sjellje tĂ« tilla si videot qĂ« njĂ« pĂ«rdorues publikon dhe “sjellje tĂ« tjera nĂ« platformĂ«â€.

TikTok ka njoftuar se llogaritĂ« qĂ« kapen nga sistemi do tĂ« vihen nĂ«n shqyrtim nga mbikĂ«qyrĂ«s specialĂ« para se automatikisht t’ua mbyllĂ« llogarinĂ«.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post TikToku forcon masat për verifikimin e moshës në BE appeared first on Sinjali.

Leonora Jakupi shpërthen ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, këngëtarja Leonora Jakupi, ka reaguar ashpër ndaj banores Dolce gjatë diskutimeve në shtëpi, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes.

Reagimi i Jakupit erdhi pas situatës së krijuar mes Limit dhe Dolces, si dhe gjendjes së rënduar emocionale të Albës. Ajo e akuzoi Dolcen për mungesë empatie ndaj Albës, e cila po përballej me faktin se ish-partneri i saj kishte krijuar një lidhje të re brenda shtëpisë, para syve të saj.

Leonora Jakupi theksoi pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« emocionale qĂ«, sipas saj, banorĂ«t duhet ta kenĂ« ndaj njĂ«ri-tjetrit nĂ« njĂ« ambient tĂ« mbyllur si BBVK. MegjithatĂ«, deklaratat e saj u bĂ«nĂ« edhe mĂ« tĂ« forta kur u shpreh me ironi ndaj Dolces: “Ti i zĂ« meshkujt nĂ« shtĂ«pi mĂ« shpesh se sa mĂ« zĂ« mua gjumi”.

Kjo deklaratë nxiti menjëherë reagimin e Dolces, e cila e quajti të patolerueshme një qasje të tillë nga një opinioniste, duke theksuar se nuk ishte e drejtë të trajtohej në këtë mënyrë nga dikush që ka rolin e analizueses dhe këshillueses brenda spektaklit.

Situata shkaktoi debat të gjerë mes banorëve dhe reagime të shumta nga publiku, duke u shndërruar në një nga momentet më të komentuara të javës në Big Brother VIP Kosova 4.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Leonora Jakupi shpërthen ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi appeared first on Sinjali.

Ndryshime tĂ« vogla ditore mund t’ju shtojnĂ« vite jetĂ«, zbulon studimi i ri

Nuk keni nevojĂ« pĂ«r njĂ« dietĂ« tĂ« re strikte apo pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« palestĂ«r pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar shĂ«ndetin tuaj nĂ« vitin 2026. NjĂ« studim i ri tregon se ndryshime shumĂ« tĂ« vogla tĂ« pĂ«rditshme, si pak mĂ« shumĂ« gjumĂ«, pak mĂ« shumĂ« lĂ«vizje dhe ushqyerje disi mĂ« e shĂ«ndetshme, mund t’ju ndihmojnĂ« tĂ« jetoni mĂ« gjatĂ« dhe tĂ« plakeni mĂ« shĂ«ndetshĂ«m.

Studiues nga Universiteti i Sidneit analizuan tĂ« dhĂ«nat e mbi 59,000 tĂ« moshuarve, duke pĂ«rdorur informacion nga baza e tĂ« dhĂ«nave “UK Biobank”. PĂ«r njĂ« javĂ«, pjesĂ«marrĂ«sit mbanin pajisje nĂ« kyçin e dorĂ«s qĂ« matnin gjumin dhe aktivitetin fizik, ndĂ«rsa dieta e tyre u vlerĂ«sua nga 0 nĂ« 100 sipas zakoneve ushqimore tĂ« raportuara, shkruan burimi Health Day.

Rezultatet, tĂ« publikuara mĂ« 13 janar nĂ« revistĂ«n “eClinicalMedicine”, treguan se personat me zakonet mĂ« pak tĂ« shĂ«ndetshme mund t’i shtonin rreth njĂ« vit jetĂ«gjatĂ«sisĂ« sĂ« tyre duke bĂ«rĂ« tre ndryshime tĂ« vogla njĂ«kohĂ«sisht: 5 minuta mĂ« shumĂ« gjumĂ« çdo natĂ«, 1.9 minuta mĂ« shumĂ« aktivitet fizik nĂ« ditĂ« dhe njĂ« pĂ«rmirĂ«sim prej 5 pikĂ«sh nĂ« cilĂ«sinĂ« e dietĂ«s, si pĂ«r shembull konsumimi i mĂ« shumĂ« perimeve ose drithĂ«rave integrale.

Edhe për ata që nuk arritën të përmirësonin të tre fushat, përfitimet ishin të dukshme. Rritja e gjumit, aktivitetit fizik ose cilësisë së dietës veçmas u shoqërua gjithashtu me përmirësim të jetëgjatësisë.

Sipas autorit kryesor Nicholas Koemel, këto ndryshime të vogla, kur bëhen në mënyrë të qëndrueshme, grumbullohen me kalimin e kohës dhe sjellin ndikim të madh në shëndet dhe jetëgjatësi. Studiuesit theksojnë se hapat e vegjël dhe realistë janë mënyra më e mirë për të nisur një jetë më të shëndetshme.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndryshime tĂ« vogla ditore mund t’ju shtojnĂ« vite jetĂ«, zbulon studimi i ri appeared first on Sinjali.

Lajm i mirë: Gjendet shëndosh e mirë i mituri që u raportua i zhdukur nga Policia në Gjilan

ËshtĂ« gjetur Xhengiz Hyzeiri, 17-vjeçari i raportuar i zhdukur.

Lajmin e ka konfirmuar Policia përmes një njoftimi, ku bëri të ditur se i mituri është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

I njëjti ishte zhdukur nga 2 janari.

Njoftimi i Policisë:

Gjendet personi i shpallur i humbur

Gjilan, 16 janar 2026

Ju njoftojmĂ« se pas veprimeve operative dhe angazhimit tĂ« njĂ«sive relevante tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, si dhe falĂ« bashkĂ«punimit me qytetarĂ«ve dhe mediave, personi i shpallur mĂ« herĂ«t si i humbur Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur mĂ« 15.07.2008, me banim nĂ« rrugĂ«n “Lufta e Gjilanit” nĂ« Gjilan, Ă«shtĂ« gjetur nĂ« gjendje tĂ« mirĂ« shĂ«ndetĂ«sore.

I njëjti aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku janë duke u zhvilluar procedurat e nevojshme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan falënderon mediat dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin, informacionet e ofruara dhe përkrahjen e treguar gjatë kërkimit, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në zbardhjen e këtij rast.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lajm i mirë: Gjendet shëndosh e mirë i mituri që u raportua i zhdukur nga Policia në Gjilan appeared first on Sinjali.

PolitikanĂ«t norvegjezĂ« thonĂ« se dhĂ«nia e medaljes Nobel pĂ«r Paqen pĂ«r Trumpin Ă«shtĂ« ‘absurde’

UdhĂ«heqĂ«s politikĂ« nĂ« Norvegji e kanĂ« dĂ«nuar vendimin “absurd” tĂ« udhĂ«heqĂ«ses sĂ« opozitĂ«s venezuelase, Maria Corina Machado, pĂ«r t’ia dhuruar Çmimin e saj Nobel pĂ«r Paqe Donald Trumpit, duke e akuzuar presidentin amerikan se po tregohet “mburravec klasik” qĂ« i merr meritat e veprave tĂ« tĂ« tjerĂ«ve.

Laureatja e Nobelit ia dha medaljen e saj Trumpit tĂ« enjten nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« “nĂ« njohje tĂ« pĂ«rkushtimit tĂ« tij unik ndaj lirisĂ« sonĂ«â€. Disa orĂ« mĂ« vonĂ«, Trumpi shkroi nĂ« rrjetin “Truth Social”, duke thĂ«nĂ« se Machado “ma prezantoi mua Çmimin e saj Nobel pĂ«r punĂ«n qĂ« e kam bĂ«rĂ«. NjĂ« gjest aq i mrekullueshĂ«m i respektit tĂ« ndĂ«rsjellĂ«â€, raporton gazeta “The Guardian”.

Qendra e Nobelit pĂ«r Paqe tha nĂ« rrjetet sociale se “njĂ« medalje mund t’i ndĂ«rrojĂ« pronarĂ«t, por titulli i laureatit tĂ« çmimit Nobel pĂ«r paqe nuk mundet”. OrganizatorĂ«t e çmimit, Komiteti Norvegjez i Nobelit dhe Instituti Norvegjez i Nobelit, tashmĂ« kishin thĂ«nĂ« se çmimi “nuk mund tĂ« tĂ«rhiqet, tĂ« ndahet ose tĂ« transferohet”, kur Machado fillimisht e kishte zbuluar planin e saj.

Kirsti Bergsto, kryetare e partisĂ« E Majta Socialiste nĂ« Norvegji dhe zĂ«dhĂ«nĂ«se e saj pĂ«r politikĂ« tĂ« jashtme, tha: “Kjo Ă«shtĂ«, mbi tĂ« gjitha, absurd. Çmimi pĂ«r paqe nuk mund tĂ« dhurohet.”

Trygve Slagsvold Vedum, kryetar i partisĂ« Qendra, tha: “Kushdo qĂ« e ka marrĂ« çmimin, e ka marrĂ«. Fakti qĂ« Trumpi e pranoi medaljen thotĂ« diçka pĂ«r tĂ« si tip i personit: mburravec klasik qĂ« dĂ«shiron ta zbukurojĂ« veten me nderet dhe punĂ«n e njerĂ«zve tĂ« tjerĂ«.”

Raymond Johansen, ish-kryetar i Oslos nga radhĂ«t e LaburistĂ«ve, i cili tani Ă«shtĂ« sekretar i pĂ«rgjithshĂ«m i NdihmĂ«s sĂ« Popullit Norvegjez, tha se kjo situatĂ« Ă«shtĂ« “e turpshme dhe e dĂ«mshme nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pabesueshme”.

Ai tha se veprimet e Machado-s mund ta dĂ«mtojnĂ« reputacionin e Çmimit Nobel pĂ«r Paqe dhe tĂ« Komitetit tĂ« Nobelit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PolitikanĂ«t norvegjezĂ« thonĂ« se dhĂ«nia e medaljes Nobel pĂ«r Paqen pĂ«r Trumpin Ă«shtĂ« ‘absurde’ appeared first on Sinjali.

ShBA-ja thotë se Kanadaja do të pendohet për lejimin e veturave elektrike kineze në tregun e saj

Zyrtarë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, thanë të premten se Kanadaja do të pendohet për vendimin e saj që ta lejojë Kinën të importojë deri në 49 mijë vetura elektrike kineze dhe se këto vetura nuk do të lejohen që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

“Mendoj se ata do ta kthejnĂ« kokĂ«n nga ky vendim dhe sigurisht se do tĂ« pendohen pĂ«r sjelljen e veturave kineze nĂ« tregun e tyre” – tha sekretari i Transportit i Shteteve tĂ« Bashkuara, Sean Duffy, nĂ« njĂ« ngjarje bashkĂ« me zyrtarĂ« tĂ« tjerĂ« qeveritarĂ« nĂ« njĂ« fabrikĂ« tĂ« prodhuesit “Ford” nĂ« Ohio, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Kanadaja nĂ« vitin 2024 u vendosi taksĂ« prej 100 pĂ«r qind veturave elektrike kineze pas masave tĂ« ngjashme nga Shtetet e Bashkuara. MegjithatĂ«, vendimi i ri pĂ«r tĂ« lejuar vetura elektrike nga shteti aziatik ka nxitur alarm nĂ« Shtetet e Bashkuara pĂ«r shkak tĂ« mundĂ«sisĂ« qĂ« kjo masĂ« mund t’ia dhurojĂ« KinĂ«s pĂ«r t’u shtrirĂ« mĂ« gjerĂ«sisht nĂ« AmerikĂ«n e Veriut, nĂ« kohĂ«n kur Uashingtoni po merr pozicion gjithnjĂ« mĂ« tĂ« ashpĂ«r edhe ndaj automjeteve kanadeze dhe pjesĂ«ve tĂ« tyre.

Përfaqësuesi për Tregti i Shteteve të Bashkuara, Jamieson Greer, tha se numri i kufizuar i automjeteve kineze nuk do të ndikojë te kompanitë amerikane të veturave që eksportojnë automjete në Kanada.

“UnĂ« nuk pres qĂ« kjo t’i pengojĂ« dĂ«rgesat amerikane drejt KanadasĂ«. Ato vetura do tĂ« shkojnĂ« nĂ« Kanada, nuk do tĂ« vijnĂ« kĂ«tu” – shtoi ai.

Ambasada e Kanadasë në Uashington nuk komentoi menjëherë.

Greer nĂ« njĂ« intervistĂ« e cilĂ«soi si “problematik” vendimin e KanadasĂ« dhe shtoi: “ËshtĂ« njĂ« arsye pse ne nuk shesim shumĂ« vetura kineze nĂ« Shtetet e Bashkuara. ËshtĂ« pĂ«r shkak se kemi taksa pĂ«r t’i mbrojtur punĂ«torĂ«t e auto-industrisĂ« amerikane dhe amerikanĂ«t nga ato automjete.”

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ShBA-ja thotë se Kanadaja do të pendohet për lejimin e veturave elektrike kineze në tregun e saj appeared first on Sinjali.

Njësia A3 ndalet përkohësisht nga operimi, KEK-u: Situata është e përkohshme

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se sot, rreth orës 18:40, ka ndodhur ndalja e përkohshme e Njësisë A3 nga operimi, pasi ka vepruar releja mekanike e Buchholz-it të bllok-transformatorit energjetik 15.75/220 kV, 240 MVA.

Sipas KEK-ut, kjo ndalesë është realizuar në përputhje të plotë me standardet dhe parametrat e sigurisë teknike.

Në njoftim thuhet se ekipet profesionale dhe teknike të KEK sh.a. kanë nisur menjëherë verifikimet dhe kontrollet e nevojshme për të identifikuar shkakun e kësaj ndalese, si dhe për të ndërmarrë masat përkatëse për sanimin e situatës, në përputhje me procedurat teknike operative.

KEK sh.a. ka sqaruar gjithashtu për opinionin publik se, pavarësisht ndaljes së Njësisë A3, operimi i sistemit elektroenergjetik po vazhdon në mënyrë të qëndrueshme dhe të kontrolluar. Aktualisht, sistemi po operon me katër njësi gjeneruese: A4, A5, B1 dhe B2, në përputhje me planin e prodhimit dhe bilancin energjetik të aprovuar.

Sipas njoftimit, njësia e pestë aktivizohet sipas nevojës dhe parametrave teknikë, me qëllim të adresimit të rritjes së konsumit, pa cenuar stabilitetin dhe sigurinë operative të sistemit.

Në fund, KEK sh.a. ka falënderuar stafin teknik dhe punonjësit për reagimin profesional dhe angazhimin e vazhdueshëm në garantimin e operimit të sigurt dhe të besueshëm të kapaciteteve prodhuese.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Njësia A3 ndalet përkohësisht nga operimi, KEK-u: Situata është e përkohshme appeared first on Sinjali.

Trump: Po flasim me NATO-n për Grenlandën

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Grenlanda është jetike për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ka konfirmuar se diskutimet me NATO-n lidhur me këtë territor janë duke vazhduar.

“NATO ka pasur marrĂ«dhĂ«nie me ne pĂ«r çështjen e GrenlandĂ«s. Ne kemi shumĂ« nevojĂ« pĂ«r GrenlandĂ«n pĂ«r sigurinĂ« kombĂ«tare”, tha Trump.

Ai shtoi se mungesa e GrenlandĂ«s do tĂ« krijonte njĂ« boshllĂ«k serioz nĂ« sigurinĂ« amerikane. “NĂ«se nuk e kemi, kemi njĂ« boshllĂ«k tĂ« madh nĂ« sigurinĂ« kombĂ«tare – veçanĂ«risht kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« po bĂ«jmĂ« nĂ« lidhje me KupolĂ«n e ArtĂ« dhe tĂ« gjitha gjĂ«rat e tjera”, u shpreh presidenti amerikan.

Trump nuk dha detaje konkrete rreth iniciativave ushtarake apo tĂ« sigurisĂ« qĂ« pĂ«rmendi, por theksoi se SHBA-tĂ« janĂ« duke u angazhuar nĂ« mĂ«nyrĂ« aktive me aleancĂ«n veri-atlantike pĂ«r kĂ«tĂ« çështje. “Po flasim me NATO-n”, tha ai shkurtimisht.

MĂ« tej, Trump deklaroi se po shqyrton mundĂ«sinĂ« e pĂ«rdorimit tĂ« tarifave si mjet presioni ndaj vendeve qĂ« kundĂ«rshtojnĂ« interesat e SHBA-sĂ« nĂ« lidhje me GrenlandĂ«n. “Mund ta bĂ«j kĂ«tĂ« edhe pĂ«r GrenlandĂ«n”, tha ai, duke kujtuar njĂ« shkĂ«mbim me presidentin francez Emmanuel Macron, ku kishte pĂ«rdorur kĂ«rcĂ«nimin e njĂ« tarife gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se prej 25% pĂ«r tĂ« nxitur rritjen e çmimeve tĂ« barnave nĂ« FrancĂ«.

JavĂ«n e kaluar, Trump kishte sugjeruar se SHBA-tĂ« duhet ta “blejnĂ«â€ GrenlandĂ«n pĂ«r tĂ« parandaluar qĂ« Rusia ose Kina tĂ« fitojnĂ« kontroll mbi kĂ«tĂ« territor autonom tĂ« DanimarkĂ«s.

Ndërkohë, si Danimarka ashtu edhe Grenlanda kanë hedhur poshtë kategorikisht çdo propozim për shitjen e territorit, duke riafirmuar sovranitetin danez mbi ishullin.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Po flasim me NATO-n për Grenlandën appeared first on Sinjali.

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

Duke gjykuar nga të dhënat e fundit të inteligjencës ukrainase, Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës, tha sot Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Po flasim sinqerisht me partnerĂ«t tanĂ« pĂ«r raketat dhe sistemet e mbrojtjes ajrore qĂ« na nevojiten kaq shumĂ«.” Furnizimi nuk Ă«shtĂ« i mjaftueshĂ«m. Po pĂ«rpiqemi tĂ« pĂ«rshpejtojmĂ« dhe Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« partnerĂ«t tanĂ« tĂ« na dĂ«gjojnĂ«. ShumĂ« gjĂ«ra po bĂ«hen tani nĂ« nivelin e MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes sĂ« UkrainĂ«s”, tha Zelensky gjatĂ« fjalimit tĂ« tij tĂ« rregullt nĂ« mbrĂ«mje, raporton Ukrinform.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Ukrainës që të jenë të vëmendshëm dhe të dëgjojnë paralajmërimet për sulme ajrore. Sipas tij, qeveria po punon me kompanitë e energjisë dhe partnerët për të pasur më shumë pajisje dhe më shumë rezerva.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se delegacioni ukrainas është duke udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të diskutuar garancitë e sigurisë dhe një paketë masash për të forcuar përparimin e vendit.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, ai shprehu shpresĂ«n se dokumentet mbi kĂ«to çështje mund tĂ« nĂ«nshkruhen nĂ« margjinat e Forumit Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos javĂ«n e ardhshme.NĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp nĂ« Kiev, Zelensky tha gjithashtu se delegacioni ukrainas shpreson tĂ« marrĂ« sqarime nga SHBA-tĂ« mbi qĂ«ndrimin e RusisĂ« ndaj pĂ«rpjekjeve diplomatike tĂ« mbĂ«shtetura nga Amerika pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s.

Të hënën, duke njoftuar takimin, Zelensky tha se dëgjoi raportin e detajuar të ekipit negociator mbi kontaktet me palën amerikane dhe urdhëroi finalizimin e dokumentit mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës appeared first on Sinjali.

❌