Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Protestat masive në Iran, shkon në 65 numri i të vdekurve

Numri i personave që kanë humbur jetën në protestat në Iran është rritur në 65, njoftoi Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran (HRANA).

Raporti, i publikuar në faqen e internetit të grupit me bazë në SHBA, thotë se demonstratat kanë zgjatur 13 ditë rresht, duke u zhvilluar në 512 vende në 180 qytete në të gjitha 31 provincat iraniane, duke rezultuar në vdekjen e 50 protestuesve, 14 zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe sigurisë, si dhe një civili të lidhur me qeverinë.

Demonstratat gjithashtu kanë çuar në dhjetëra të plagosur dhe 2.311 persona të arrestuar. Sipas raportit, plagosjet janë shkaktuar kryesisht nga të shtëna me fishekë dhe plumba plastikë.

Autoritetet nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë lidhur me të vrarët ose të plagosurit.

Irani ka përjetuar një valë protestash që nga fundi i dhjetorit, kryesisht për shkak të rënies së ndjeshme të vlerës së rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike.

Demonstratat nisën më 28 dhjetor pranë Pazarit të Madh të Teheranit dhe më pas u zgjeruan në disa qytete.

Dje, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani është “në telashe të mëdha” ndërsa protestat po përhapen dhe theksoi se SHBA-ja po i ndjek nga afër zhvillimet dhe paralajmëroi autoritetet të mos përdorin forcë vdekjeprurëse.

Irani ka akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për nxitjen e trazirave, me zyrtarë që paralajmërojnë se forcat e sigurisë dhe gjyqësori “nuk do të tregojnë asnjë tolerancë ndaj sabotuesve”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protestat masive në Iran, shkon në 65 numri i të vdekurve appeared first on Sinjali.

Franca veriore në errësirë të plotë pas stuhisë “Goretti”

Rreth 92 mijë familje në Francën veriore akoma mbeten pa energji elektrike pasi stuhia “Goretti” përfshiu të gjithë vendin.

Operatori i rrjetit të energjisë elektrike Enedis tha se energjia elektrika është rikthyer në më shumë se tre të katërtat e 380 mijë shtëpive të prekura fillimisht nga stuhia.

Megjithatë, ndërprerjet vazhdojnë në disa rajone veriore dhe veriperëndimore të vendit, duke përfshirë Manche, Calvados, Seine-Martime, Euro dhe Orne.

Ekipet e riparimit akoma po punojnë për të rikthyer plotësisht furnizimin.

Stuhia gjithashtu ka ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike. Sipas transmetuesit publik Franceinfo, kompania elektrike EDF nuk ka prodhuar energji në termocentralin bërthamor Flamanville që nga nata e së enjtes.

Stuhia “Goretti” solli erëra shumë të fuqishme, me shpejtësi që arrinin rreth 200 kilometra në orë në pjesë të ndryshme të vendit.

Një shpejtësi maksimale e erës prej 213 kilometra në orë u regjistrua në Gatteville në rajonin e Normandisë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Francës njoftoi se gjashtë persona u plagosën lehtë si pasojë e stuhisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Franca veriore në errësirë të plotë pas stuhisë “Goretti” appeared first on Sinjali.

Komuna e Lipjanit: Gjendja është rënduar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë rënduar situatën në Komunën e Lipjanit, duke shkaktuar vërshime masive dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturën publike e private.

Sipas njoftimit nga komuna, situata më kritike paraqitet në fshatrat Rubovc, Konjuh, Qylagë, Banullë, Akllap, Smallushë, Hallaq i Vogël, Rufc dhe Gadime. Si pasojë e forcës së ujit, raportohet për dy ura të shkatërruara – njëra në Smallushë dhe tjetra në Gadime të Epërme – si dhe për dhjetëra ekonomi familjare të prekura nga vërshimet.

Për të menaxhuar krizën, Komuna ka aktivizuar Shtabin Emergjent, i cili po operon në terren në koordinim të plotë me Policinë dhe Njësinë e Zjarrfikësve. Ekipet e emergjencës po monitorojnë zonat e rrezikut dhe po ofrojnë ndihmë sipas kërkesave të banorëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komuna e Lipjanit: Gjendja është rënduar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut appeared first on Sinjali.

Përmbytjet në Kosovë, IHMK: Mbi 41 mm reshje në dy ditë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjendja hidrometeorologjike në vend është rënduar ndjeshëm ditëve të fundit si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe shkrirjes së borës.

Sipas IHMK-së, gjatë periudhës 8–10 janar, në territorin e Kosovës kanë rënë mesatarisht mbi 41 milimetra reshje për metër katror, ndërsa në disa rajone sasia e reshjeve ka qenë dukshëm më e lartë.

Reshje të konsiderueshme janë regjistruar në rajonet e Dukagjinit dhe Anamoravës, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e niveleve të lumenjve.

Kosova  edhe sot është përballur me reshje të shiut, teksa Instituti Meteorologjik i Kosovës ka paraparë që më vonë gjatë ditës, me uljen e temperaturave, të ketë edhe reshje bore.

Njoftimi:

Nga: 08/01/2026 e deri më datë 10/01/2026, 00:00, mesatarisht në territorin e Republikës së
Kosovës kanë rënë.41.3 mm (l/m2 )

Gjenda e niveleve në lumenj gjatë 24h:

-Pellgu i Drinit të Bardhë: Shumica e rrjedhave, janë duke pësuar lëkundje, në varësi të reshjeve dhe shkrirjes së borës sidomos në viset malore, por krahasuar me ditët paraprake shumica prej
tyre janë nën kuotat e tyre maksimale.

-Pellgu i Ibrit: Shumica e lumenjve në ulje të lehtë, pos atyre me karakter malorë të cilët janë më
të ndikuar nga reshjet e shiut dhe shkrirja e borës në viset më të larta.

-Pellgu i Moravës së Binçës: Morava aktualisht është nën kuotën e sajë maksimale, por si pasojë
e shkrirjes së shpejtë të borës dhe reshjeve të shiut, ka tendenca të ngritjes

– Pellgu i Lepencit: Ka tendenca të ngritjes së niveleve dhe prurjeve, si pasojë e reshjeve të shiut
dhe shkrirjes së borës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përmbytjet në Kosovë, IHMK: Mbi 41 mm reshje në dy ditë appeared first on Sinjali.

Mbi dy orë pritje për të dalë nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra e Menaxhimit Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin deri në 150 minuta. Kjo situatë është në pikën kufitare në Merdarë.

Pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë, ku pritjet janë deri në 1 orë.

Ndërsa në pikat e tjera, pritjet s’janë më të gjata se 15 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi dy orë pritje për të dalë nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare appeared first on Sinjali.

Rritet niveli i lumit Vjosë duke shkuar në 6 metra, rrezikohet sërish dalja e tij nga shtrati 

Niveli i lumit Vjosë është rritur sërish mesditën e kësaj të shtune.

Gjatë ditës së djeshme, por edhe në orët e para të ditës së sotme, niveli i Vjosës ka arritur kuotat 5.1–5.2 metra. Ndërkohë, në mbrëmjen e së shtunës, niveli i lumit ka shkuar në 6.0 metra.

Sipas parashikimeve dhe informacioneve nga zonat e Përmetit dhe Gjirokastrës, prurjet e Vjosës janë në rritje të vazhdueshme.

Kjo situatë bën që në orët në vijim të priten prurje edhe më të mëdha dhe rritje të mëtejshme të nivelit të lumit, duke rrezikuar sërish daljen e tij nga shtrati.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rritet niveli i lumit Vjosë duke shkuar në 6 metra, rrezikohet sërish dalja e tij nga shtrati  appeared first on Sinjali.

Dëmet nga vërshimet në Kosovë, Haradinaj: Fondet emergjente duhet të ndahen pa vonesë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se duhet të ndahen pa vonesë fondet emergjente lidhur me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në vend.

Ai në Facebook ka shkruar se shtëpi, biznese dhe ekonomi familjare janë goditur rëndë dhe se sipas tij kjo gjendje nuk pret.

“Duhet veprim i menjëhershëm. Duhet vlerësim urgjent i dëmeve dhe mbështetje direkte për familjet e prekura. Fondet emergjente duhet të ndahen pa vonesë. Buxheti i 2026 duhet të përshtatet dhe të reflektoj qartësisht këtë fatkeqësi. Dora e shtetit duhet të ndjehet menjëherë dhe përgjatë gjjthë vitit 2026”.

“Institucionet të rrisin gatishmërinë dhe të jenë në terren. Solidaritet dhe përgjegjësi që tani, sepse nesër është vonë.

“Përkrahje të plotë për zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe shtabet emergjente që janë pranë qytetarëve”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dëmet nga vërshimet në Kosovë, Haradinaj: Fondet emergjente duhet të ndahen pa vonesë appeared first on Sinjali.

Një muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve në rastin e BKS-së

Gjykata Themelore në Prizren përkatësisht Departamenti i përgjithshëm-Divizioni Penal, ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Sami Mazrekut, Valon Berishë, Florent Sylejmanit dhe Ylli Çollakut të dyshuar në përfshirjen e skandalit të BKS-së.

І.САКТОHET MASA E PARABURGIMIT, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cilamasë do të llogaritet prej momentit të arrestimit me datën 08.01.2026 prej orës 10:00 dhe do të zgjasë deri me datën 08.02.2026, sepse për të pandehurit Sami Mazreku dhe Valon Berisha, qëndron dyshimi bazuar se kanë kryer veprat penale: Keqpërdorimi i besimit, në vazhdimësi nga neni 330 par 2 lidhur me par 1 e lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së, si dhe Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike, nga neni 284, par. 2 lidhur me par. 1, pika 1.2 në lidhje me nenin 31 të KPRK-së. Ndërsa i pandehuri Valon Berisha me të pandehurit të tjerë :Agon Bardhi, Bardh Hoti, Mirjetë Kosumi, Hana Rastavica, Florent Sylejmani, Lumnije Osmani, Hasip Meleqi, Kushtrim Demolli, Arbnora Peci, Ariana Domniku, Lirim Ahmetaj, Egzona Gashi për shkak të veprës penale: në bashkëkryerje: Falsifikimi i dokumenteve në bashkëkryerje, në vazhdimësi nga neni 390, par. 1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së, i pandehuri Florent Sylejmani, qëndron dyshimi bazuar se ka kryer veprat penale: Falsifikimi i dokumenteve në bashkëkryerje, në vazhdimësi nga neni 390, par. 1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së, Keqpërdorimi i besimit, në vazhdimësi nga neni 330 par 2 lidhur me par 1 e lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRKsë, YIl Çollaku, qëndron dyshimi bazuar se ka kryer veprat penale: Keqpërdorimi i besimit, në vazhdimësi nga neni 330 par 2 lidhur me par 1 e lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së, konform nenit 184 par.1, nën par.1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së“, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Ndërsa ndaj 35 të pandehurve të tjerë të dyshuar në përfshirjen e tyre në rastin e BKS-së, Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraqitjes në stacion policor si dhe masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Një muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve në rastin e BKS-së appeared first on Sinjali.

Lladrovci njofton se vërshimet kanë bllokuar disa rrugë në Drenas: Ekipet janë në terren, mos lëvizni pa arsye

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, ka njoftuar se vërshimet kanë bllokuar sërish disa rrugë në këtë komune. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos lëvizin pa arsye, dhe ka njoftuar edhe se, ekipet emergjente janë terren.

Kryetar i Drenasit, ka treguar se cilat rrugë janë të bllokuara si pasojë e vërshimeve.

Postimi:

Vërshimet bllokojnë sërish disa rrugë në Komunën e Drenasit

Aktualisht, nga vërshimet, janë të pakalueshme rrugët si vijon:

Drenas – Guri i Plakës,

Drenas – Kroi i Mbretit

Shtrubullovë – Korroticë e Ulët, dhe

Rruga nga Komorani 1 në drejtim të Komoranit 3.

Rruga nga Komorani për Skenderaj në drejtimin të Drenasit zhvillohet me vështirësi dhe ka kolona të gjata.

Qytetarë të nderuar,

Kërkojmë nga ju të mos lëvizni pa arsye, të respektoni shiritat e ndalimit të kalimit, shprehni solidaritet dhe nëse keni mundësi ndihmoni për të tejkaluar gjendjen.

Ekipet emergjente janë në terren dhe bashkë me Policinë e Kosovës dhe AME-në, po bëjnë të pamundurën për lehtësimin e gjendjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lladrovci njofton se vërshimet kanë bllokuar disa rrugë në Drenas: Ekipet janë në terren, mos lëvizni pa arsye appeared first on Sinjali.

Hyseni për situatën në Gjilan: Është intervenuar në disa pika problematike

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se ekipet emergjente kanë intervenuar në segmentet rrugore të cilat u bënë më vështirë të kalueshme si shkak i reshjeve të shiut.

“Për shkak të reshjeve dhe situatës së krijuar në disa segmente rrugore, bashkë me ekipet komunale jemi në terren dhe po e përcjellim nga afër gjendjen në gjithë territorin e Gjilanit. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në koordinim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, ka intervenuar në disa pika problematike dhe po vazhdon monitorimin e vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe funksionimin normal të qarkullimit”, ka shkruar Hyseni.

Ndërkohë që u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes gjatë lëvizjes.

“U bëj thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe, aty ku është e nevojshme, të shfrytëzojnë rrugë alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës”, bëri thirrje Hyseni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hyseni për situatën në Gjilan: Është intervenuar në disa pika problematike appeared first on Sinjali.

Abdixhiku: Sulmet nuk e dobësojnë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është përfshirë në debatin që u inicua nga deputeti i këtij subjekti politik Besian Mustafa.

Ky i fundit deklaroi se LDK ka bërë gabim trashanik kur e ka votuar për President Hashim Thaçin nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Ç’mi ke trazuar mercenarët, o Besian?”, shkruan mes tjerash Abdixhiku në postim

“Besiani, një politikan shembullor, e LDK me gjithë të, nuk kanë frikë nga zhurma. As nga sulmet e paguara. LDK nuk matet me tituj portalesh mercenarizmi e as me opinione të porositura nga dëshpërimi se nuk i fusin thonjtë dot tek anëtarësia e LDK-së. Nuk po ju dëgjojnë. Nuk po ju llogarisin”.

Postimi i plotë:

Ç’mi ke trazuar mercenarët, o Besian?

Besiani, një politikan shembullor, e LDK me gjithë të, nuk kanë frikë nga zhurma. As nga sulmet e paguara. LDK nuk matet me tituj portalesh mercenarizmi e as me opinione të porositura nga dëshpërimi se nuk i fusin thonjtë dot tek anëtarësia e LDK-së. Nuk po ju dëgjojnë. Nuk po ju llogarisin.

I keni partitë tuaja.
Mbajeni duhmën e pazareve mes tyre.

Ka kush merret me LDK-në. Veç ju dhe partitë tuaja, kurrë jo. Kjo shtëpi e ka anëtarësinë që e do pa kushte; që e mbronë nëpër ditë të vështira, nëpër sulme, nëpër zhgënjime.

Sa herë që LDK është sulmuar, ka qenë sepse ka qenë e fortë nga brenda. Dhe kjo i bën nervoz. Sepse uniteti ynë, në të mirë e vështirë – sidomos në të vështirë – është pengesë fatale për pazare, për pushtete të lehta dhe për interesa primitive. Sulmet nuk na dobësojnë. Na bëjnë më të qartë pse jemi këtu.

Ne nuk do të përgjigjemi me mllef. Do të përgjigjemi me punë. Me program. Me besim te shteti dhe te qytetari. Me njerëz të së ardhmes, mu sikurse Besiani!

Kjo është përgjigjja jonë. Qetë. Drejt. Dhe përpara. Trazimet le të vazhdojnë. Hapur, madje. Le t’i ballafaqojmë mercenarët dhe paratë që i aktivizojnë kundër njerëzve më të mirë të Lidhjes; sikurse Besian Mustafa.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku: Sulmet nuk e dobësojnë LDK-në appeared first on Sinjali.

Zelensky reagon ndaj sulmeve masive ruse: Moska po godet objektet energjetike mes dimrit të ashpër

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar ashpër ndaj sulmit masiv rus të 8-9 janarit, duke theksuar se Rusia po shfrytëzon motin e ftohtë për të goditur sa më shumë objektet energjetike dhe infrastrukturat civile të Ukrainës.

Sipas Zelenskyt, sulmi përfshiu më shumë se 200 dronë, 13 raketa balistike kundër objekteve energjetike dhe civile, një raketë balistike me rreze të mesme Oreshnik (përdorur sërish, këtë herë ndaj rajonit të Lviv-it, afër kufijve të BE-së), si dhe 22 raketa lundruese.

Ai e quajti këtë një taktikë të qartë për të goditur plotësisht qytetet dhe për të lënë njerëzit pa dritë, ngrohje dhe ujë në mes të dimrit të ashpër.

Sulmi në Kiev ishte veçanërisht i rëndë: katër persona u vranë (përfshirë një punonjës të ambulancës dhe personel tjetër emergjence), dhe rreth 25-30 të plagosur (përfshirë mjekë, shpëtimtarë dhe policë).

Më shumë se 20 ndërtesa të larta banimi u dëmtuan, si dhe ndërtesa e ambasadës së Katarit (një shtet që ndihmon në shkëmbimin e të burgosurve), një depo tramvaje, një supermarket, një stacion karburanti, një kopsht fëmijësh dhe automjete.

Sulmet u përqendruan kryesisht në Kiev, por prekën edhe rajone si Dnipro, Kryvyi Rih, Zaporizhzhia, Odesa, Lviv dhe të tjera.Zelenskyy theksoi se punëtorët e riparimit janë në punë maksimale në të gjithë vendin (në Kiev, rajonin e Kievit, Dnipro, Lviv, Kirovohrad, Cherkasy, Odesa, Sumy, Chernihiv, Kharkiv) për të rikthyer furnizimin me energji dhe ngrohje sa më shpejt.Ai kritikoi Rusinë për mungesë respekti ndaj diplomacisë dhe SHBA-së: “Rusët po shfrytëzojnë motin e ftohtë dhe po përpiqen të godasin sa më shumë objektet tona energjetike. Kjo tregon qartë sa respektojnë ata Amerikën dhe të gjithë diplomacinë.”

Zelensky përsëriti se sulmet nuk kanë asnjë justifikim ushtarak, por synojnë të torturojnë civilët dhe të thyejnë frymën e ukrainasve. Ai kërkoi një reagim të qartë dhe të menjëhershëm nga bota, sidomos nga Shtetet e Bashkuara (të cilat Rusia i merr seriozisht), si dhe mbështetje të vazhdueshme për mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky reagon ndaj sulmeve masive ruse: Moska po godet objektet energjetike mes dimrit të ashpër appeared first on Sinjali.

Gjykata për të arrestuarit në skandalin e BKS-së: Veprimet janë bërë konform ligjit

Gjykata Themelore në Prizrenit ka reaguar ndaj avokatëve që po pretendojnë se 35 të ndaluarit në rastin BKS po mbahen kundërligjshëm.

Përmes një reagimi, kjo gjykatë ka kundërshtuar pretendimet e avokatëve së të dyshuarit po mbahen kundërligjshëm.

Sipas gjykatës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vepruar në përputhje me ligjin.

Gjyqtari i procedurës paraprake, në përfundim të seancës (ora 22.10), ka konstatuar në procesverbal se të pandehurit do të kthehen në qendrat e tyre të ndalimit në mënyrë që Gjykata do t’i njoftojë lidhur me aktvendimit për propozimin/kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren. Ky vendim i Gjyqtarit të procedurës paraprake është marrë konform neni 162 të Kodit të Procedurës Penale, paragrafi 8 ku thuhet se “ Sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se brenda dyzetetetë (48) orëve nga arresti, gjyqtari i procedurës paraprake mban seancën dëgjimore për të vendosur nëse i pandehuri duhet të mbahet në paraburgim (në rastin konkret brenda 48 orësh është mbajtur seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore Prizren), dhe në vazhdim të paragrafit thuhet se “Në pritje të vendimit të gjykatës, i pandehuri mund të mbahet nën ndalim”, çka edhe Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar në procesverbal në rastin konkret”, është thënë në reagimin e gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata për të arrestuarit në skandalin e BKS-së: Veprimet janë bërë konform ligjit appeared first on Sinjali.

Gjyqi i madh drejt fundit, hulumtuesja e Hagës tregon se çfarë pritet për katërshen e UÇK-së

Gjyqi i madh është para fazës më të rëndësishme të tij, ku në pranverë pritet të shqiptohet vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin,

Ky pritet të jetë viti vendimtar për katërshen e UÇK-së, të cilët ndodhën në paraburgim në Hagë tash e pesë vjet.

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp flet për rëndësinë që ka vendimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, derisa kritikon Specialen për punën gjatë këtyre viteve.

Se cili do të jetë epilogu, sipas saj është vështirë të dihet, megjithatë përmend pasojat e mëdha që do të kishte shteti në rast se Gjykata Speciale do të mbështeste akuzat e prokurorisë.

Gjykatën Speciale deri më tani janë gjashtë persona të akuzuar për krime të pretenduara lufte, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Pjetër Shala dhe Salih Mustafa. Shala është i dënuar me 13 vjet burgim, ndërkaq Mustafa me 15 vjet.

Nevenka Tromp, e cila punoi për shumë vite në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë, në intervistën për KosovaPress flet për zhvillimet kryesore gjatë vitit 2025 – vit që shënoi edhe dhjetë-vjetorin e themelimit të Gjykatës Speciale.

“Janë gjashtë të akuzuar që u akuzuan për krimet e supozuara gjatë periudhës që kjo gjykatë kishte mandat. Ishte kryesisht periudha 1998-1999 deri në vitin 2000. Një rast, rasti Salih Mustafa, është përfunduar plotësisht. Rasti i Shalës është në proces për t’u finalizuar. Por më i rëndësishmi, Rasti Thaçi dhe të tjerët që përfshin katër udhëheqës të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është finalizuar ende. Këta njerëz janë në gjykatë në Hagë që nga viti 2020. Rasti pritet të përfundojë diku në vitin 2026, por vetëm instanca e parë. Pra, vlerësimi i parë i rëndësishëm i efikasitetit të kësaj gjykate është se nuk ka qenë shumë efikase. Ka vetëm gjashtë të akuzuar. Nga këta gjashtë, për katër personat kryesorë, ende nuk kemi as një vendim të instancës së parë, lëre më të përfunduar”, deklaron ajo.

Edhe Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj ka shprehur shqetësime rreth punës së Gjykatës Speciale. Qelaj ka ngritur dyshimet e tij nëse në Speciale po respektohen parimet e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm.

“Asnjëri nga katër të akuzuarit në rastin Thaçi dhe të tjerët nuk lejohej të lirohej përkohësisht, as për leje humanitare siç quhet. Leja humanitare është kur një i akuzuar që është në proces penal dhe gjyq lejohet të vizitojë anëtarët e familjes së tij në probleme, sidomos prindërit e sëmurë ose funeralet e anëtarëve më të afërt të familjes. Pra, ka qenë trajtim mjaft i rreptë nga gjykata ndaj të akuzuarve. Dhe kështu, kjo leje humanitare duket mjaft e përshtatshme për njerëzit në nivelin udhëheqës. Këta katër të akuzuar patën, dhe po flas qartë për Hashim Thaçin, refuzimin e tij për të marrë pjesë në disa raste shumë të rëndësishme familjare. Kështu, kjo leje humanitare është gjithashtu pjesë e asaj që quajmë gjyq të drejtë, që çdo person që gjykohet penalisht nuk është fajtor derisa të provohet pa dyshim. Dhe ata nuk u trajtuan me këtë dhembshuri të merituar sepse prokuroria gjithmonë mund të përdorte argumentin se ata janë një rrezik për procesin dhe drejtësinë e gjyqit për shkak të mundësisë së tyre për të trembur dëshmitarët. Kjo narrativë e intimidimit të dëshmitarëve mbizotëroi mbi të gjitha komponentët e tjerë që një i akuzuar sipas ligjit modern të të drejtave të njeriut duhet të gëzojë. Një nga këta ka të bëjë me kur dhe në cilat rrethana do t’i lejohej lirimi nga burgu gjatë pritjes së vendimit”, shprehet Tromp për KosovaPress.

Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por veprojnë me personel ndërkombëtar në Hagë të Holandës.

Bashkimi Evropian është financuesi kryesor i Gjykatës Speciale e cila u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, pas kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare.

Shqetësim i madh është ngritur edhe për pranimin nga ana e Gjykatës Speciale të dokumenteve prej autoriteteve të Serbisë, në cilësinë e provave materiale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjyqi i madh drejt fundit, hulumtuesja e Hagës tregon se çfarë pritet për katërshen e UÇK-së appeared first on Sinjali.

Ushtria e Koresë së Veriut thotë se një tjetër dron i Koresë së Jugut hyri në hapësirën e saj ajrore

Ushtria e Koresë së Veriut akuzoi të shtunën Korenë e Jugut për fluturim dronësh përtej kufirit midis dy vendeve këtë javë, duke paralajmëruar se Seuli do të përballet me pasoja për atë që e quajti “histeri të pafalshme”.

Sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut, KCNA, Koreja e Jugut kishte fluturuar një dron në hapësirën ajrore veriore më 4 janar, duke shkelur sovranitetin e vendit. Droni ishte i pajisur me kamera mbikëqyrjeje dhe sipas KCNA-s kishte për detyrë të regjistronte objektet “kryesore” të Koresë së Veriut.

KCNA publikoi fotografi që tregojnë dronin, pjesë elektronike të tij, si dhe imazhe ajrore të ndërtesave për të cilat pretendon se droni kishte realizuar regjistrime.

Ndërkohë, zyrtarë të Koresë së Jugut kanë mohuar akuzat. Ministri i Mbrojtjes deklaroi se gjatë periudhës së specifikuar nga Koreja e Veriut nuk ishte kryer asnjë operacion me dronë dhe as nuk ishin të disponueshme llojet e dronëve që supozohet se ishin përdorur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ushtria e Koresë së Veriut thotë se një tjetër dron i Koresë së Jugut hyri në hapësirën e saj ajrore appeared first on Sinjali.

KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë të pijshëm në Drenas pritet të stabilizohet në mbrëmje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se pas rënies së nivelit të turbullirës në kanalin Ibër–Lepenc ka filluar procesi i trajtimit të ujit në impiantin e Bivolakut.

KRU “Prishtina”  njofton se për konsumatorët e Drenasit, trajtimi i ujit në ITU Drenas pritet të nisë gjatë ditës.

“Sipas vlerësimeve, furnizimi me ujë të pijshëm do të fillojë gjatë ditës, ndërsa pritet të stabilizohet në orët e mbrëmjes”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe durim gjatë procesit të rikthimit të furnizimit normal me ujë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë të pijshëm në Drenas pritet të stabilizohet në mbrëmje appeared first on Sinjali.

Ministri i Jashtëm turk thotë se protestat në Iran “s’do të përfundojnë ashtu siç pret Izraeli”

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se ngjarjet e fundit në Iran nuk do të jenë dështimi i fundit me të cilin përballet Izraeli, duke sugjeruar se përpjekjet e Tel Avivit për të shfrytëzuar tensionet e brendshme në Iran janë të destinuara të dështojnë.

Në një intervistë për transmetuesin kombëtar TRT, Fidan analizoi situatën aktuale gjeopolitike, duke u fokusuar tek marrëdhëniet mes Izraelit dhe Iranit, situata në Venezuelë, si dhe të ardhmen e marrëdhënieve turko-amerikane.

Ai theksoi se demonstratat në Iran, megjithëse burojnë nga ankesa reale të qytetarëve dhe probleme strukturore brenda vendit, janë objekt manipulimi nga rivalët e Iranit. Sipas tij, Izraeli po përpiqet të përfitojë nga kjo situatë.

“Ajo që ndodhi në Iran nuk do të jetë e fundit që Izraeli e pret. Izraeli po përpiqet ta shfrytëzojë këtë”, tha kryediplomati turk, pa hyrë në detaje mbi incidente specifike.

Fidan theksoi se shërbimi izraelit i inteligjencës po i nxit hapur iranianët drejt rebelimit. Megjithatë, ai paralajmëroi se shoqëria iraniane, pavarësisht dallimeve të brendshme, tradicionalisht bashkohet kur përballet me kërcënime të jashtme.

Kreu i diplomacisë turke theksoi se populli iranian nuk duhet të dëmtohet dhe se problemet mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit duhet të zgjidhen ekskluzivisht përmes negociatave. “Izraeli duhet të ndalet” dhe Turqia është e gatshme të ndihmojë, shtoi ai.

Duke komentuar dinamikën më të gjerë rajonale, Fidan hodhi poshtë retorikën gjithnjë e më agresive të zyrtarëve izraelitë, të cilën e përshkroi si “përpjekje të dëshpëruara për të tërhequr vëmendje” nga ministra më të vegjël të koalicionit, që përpiqen të rrisin profilin e tyre politik.

Duke folur për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së, Fidan shprehu optimizëm për vitin e ardhshëm. Ai theksoi se parashikon rezultate konkrete në vitin 2025 në fushat ku të dy vendet po punojnë aktivisht.

Pikat kyçe të përparimit përfshijnë sanksionet CAATSA, ligjin amerikan që synon Iranin, Rusinë dhe Korenë e Veriut, i cili ka ndikuar edhe Turqinë, si dhe çështjen Halkbank, lidhur me akuzat se banka turke ka ndihmuar Iranin të shmangë sanksionet amerikane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri i Jashtëm turk thotë se protestat në Iran “s’do të përfundojnë ashtu siç pret Izraeli” appeared first on Sinjali.

Përditësimi i fundit: Dy orë e gjysmë pritje e kolonë 1500 metra në Merdarë

Në këtë mesditë janë zgjatur pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare të vendit për të dalë nga Kosova.

Pritjet më të mëdha janë në Merdarë, ku mërgimtarët po presin dy orë e gjysmë për ta lëshuar vendin, ndërsa një orë e 60 minuta pritjet janë te Dheu i Bardhë.

Pikat e tjera kufitare janë lehtë të kalueshme ku pritjet janë nga tre deri në 5 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përditësimi i fundit: Dy orë e gjysmë pritje e kolonë 1500 metra në Merdarë appeared first on Sinjali.

Vrasja e aktivistes në Minneapolis ndez protesta kombëtare

Shoqatat për liritë civile dhe të drejtat e emigrantëve bënë thirrje për tubime mbarëkombëtare për të protestuar kundër vrasjes së një aktivisteje në Minesota nga një agjent i imigracionit.

Organizatorët thanë se gjatë fundjavës janë planifikuar mbi 1 mijë tubime në të gjithë vendin për të kërkuar ndalimin e operacionit të agjentëve të Imigracionit dhe Doganave në qytete të udhëhequra nga politikanë demokratë.

Protestat filluan nga Minneapolis ku qytetarët u mblodhën jashtë hoteleve që strehojnë agjentë federalë. Ata ndezën fishekzjarrë dhe përplasën enë të ndryshme.

Disa u përfshinë në ‘demonstrim zhurme’ duke luajtur në instrumente prej bronzi dhe daulle.

Mineapolis u bë një pikë e nxehtë e zemërimit popullor, kur një oficer i migracionit vrau nënën e tre fëmijëve, 37-vjeçaren Renee Good.

Autoritetet kanë dërguar mbi 2 mijë oficerë federalë në Minneapolis, një veprim i dënuar nga guvernatori demokrat i Minesotës, Tim Walz. Ai i përshkroi veprimet e administratës “të nxituara” dhe “qeverisje si reality TV”.

Ndërkohë në rrjet po qarkullojnë pamjet e reja nga përplasja fatale të filmuara nga vetë agjenti i migracionit që qëlloi me armë ndaj aktivistes. Në pamjet e reja dallohet makina e Renee Nicole Good duke goditur, ose duke iu afruar agjentit. Pas të shtënave oficeri dëgjohet duke e sharë viktimën. Pamjet e ripostuara edhe nga vetë zv./presidenti JD Vance ngrenë më shumë pyetje se sa japin përgjigje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vrasja e aktivistes në Minneapolis ndez protesta kombëtare appeared first on Sinjali.

Avokati Besnik Berisha: Kthimi i të pandehurit nga gjykata në qeli, shkelje e rëndë kushtetuese

Avokati Besnik Beisha ka reaguar ashpër lidhur me një veprim të Gjykatës Themelore në Prizren, ku një të pandehur është kthyer në qeli, pavarësisht se ndaj tij ishte kërkuar masa alternative dhe jo paraburgim.

Në një postim në Facebook, Beisha ka shkruar se kjo sjellje përbën “shkelje të rëndë ligjore dhe kushtetuese” dhe është “abuzim i pastër me pushtetin gjyqësor”.

Ai thekson se një veprim i tillë duhet të jetë “alarm serioz për secilin profesionist të drejtësisë”, pasi praktika cenon “drejtëpërdrejt procesin e rregullt ligjor dhe sigurinë juridike të qytetarit”.

Postimi i plotë:

Stop abuzimit me lirite themelore!

Ta kthesh te pandehurin nga gjykata ne qeli, edhe pse ndaj tij eshte kerkuar mase alternative dhe jo paraburgim, perben shkelje te rende ligjore dhe kushtetuese. Kjo eshte abuzim i paster me pushtetin gjyqesor.

Mjerisht, nje veprim i tille paska ndodhur ne Gjykata Themelore ne Prizren dhe duhet te jete alarm serioz per secilin profesionist te drejtesise.

Kjo praktike cenon drejteperdrejte procesin e rregullt ligjor dhe sigurine juridike te qytetarit.

Mbeshtës thirrjet e kolegeve avokate per ligjshmeri dhe kushtetutshmeri, si dhe thirrjen e tyre per drejtesi.

Heshtja perballe shkeljeve te tilla nuk eshte neutralitet, por pranim i padrejtesise.

Drejtesia nuk eshte diskrecion, eshte detyrim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avokati Besnik Berisha: Kthimi i të pandehurit nga gjykata në qeli, shkelje e rëndë kushtetuese appeared first on Sinjali.

❌