Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Protesta e PD/ Beqiri: Sali Berisha kërkon të vrarë, e ka lakun në fyt! Paro Laçi: Synon të shkatërrojë Tiranën

TIRANË- Protesta e Sali Berishës zgjati më pak dhe kishte më pak pjesëmarrje se ajo e dy javëve më parë. Por fishekzjarrë dhe molotovë kishte boll për të shkaktuar mbi 19 të lënduar mes policëve.

Sali Berisha i quajti ata banditë, megjithëse mes civilëve i vetmi i lënduar ishte një operator, edhe ai nga radhët e operatorëve, për shkak të një molotovi të protestuesve. Berisha testoi sërish durimin e militantëve, që ishin përgatitur për “kilometrin e fundit”, duke caktuar datën e protestës tjetër më 20 shkurt.

Simbolike, në përkim me rrëzimin e bustit, por edhe një ditë pas firmës së Ramës në Uashington për Bordin e Paqes, përkrah presidentit Trump.

Ish-gardisti, Paro Laçi, i ftuar në “Ora e Fundit” u shpreh se Sali Berisha kërkon t’i sjellë rrëmujë dhe zallamahi Shqipërisë, duke mbajtur protesta të dhunshme.

Sipas tij, Berisha është personi i vetëm në vend, që kërkon persona të vrarë në protesta.

“Në gjithë këtë zallamahi që Berisha kërkon t’i sjellë Shqipërisë, ka njerëz që i besojnë atij. Ka njerëz që paguhen që të bëjnë ato rrëmuja.

Ai kërkon ta djegë Shqipërinë, por fat i madh është fakti se nuk ka mbështetje. Berisha duhet të ikë nga PD, sepse nuk është pronë e tij. Ai është një diktator, që nuk po hap krahun dhe po e mban peng PD.

Ai kërkon të shkatërrojë Tiranën, të shkatërrojë institucionet dhe duke e bërë këtë mendon se do të shpëtojë vetën. Ai është personi i vetëm në Shqipëri, që kërkon të vrarë”, tha ai.

Avokati Idajet Beqiri theksoi se Berisha është njeriu më i korruptuar në planet. Sipas tij, ai zotëron një pasuri më shumë se 4 miliardë dollarë, dhe kjo pasuri shtoi ai është e qytetarëve shqiptarë.

“Kemi të bëjmë me personin më të korruptuar në planet, Ai zotëron një pasuri që është shumë më e madhe se 4 miliardë dollarë. Çdo njeri që vjen në atë protestë paguhet dhe pagesa është e majme. Ai përdor paranë e grabitur nga shqiptarët.

Nga ky njeri ne do të kemi dhunë, dhe kjo dhunë u pa sot. Sa herë ecën Shqipëria ecën, Berisha ndez zjarrin për ta djegur. Saliu do të vrasë prapë, sepse SPAK i ka thënë se me 21 janarin e ke litarin në fyt.”, tha ai./abcnews.al

Protesta, Berisha “zgjat” afatin e durimit/ Dëmtohen 16 punonjës policie nga fishekzjarrët dhe molotovët

TIRANË- Kilometri i fundit s’ka fund. Protesta opozitare nisi europiane, përfundoi me Molotov e fishekzjarre. Fillimi me zëra të moderuar, poeti i revolucionit Agron Gjekmarkaj, u pasua nga më të votuarit e Tiranës dhe Durrësit, Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja.

Në fund gjithmonë flet doktori. Dhe doktori duhet t’u shpjegonte demokratëve metaforën e kilometrit të fundit.

“Fituam një betejë shumë të rëndësishme, por nuk kemi fituar ende luftën. Jemi në kilometrin e fundit, por të mos harrojmë se kilometri i fundit kërkon edhe përpjekjet më të mëdha”, tha ai.

Protesta kishte vetëm një flamur, atë amerikan, në të njëjtin rresht ku qëndronte edhe djali i Fahriut, i sapo kthyer me habere nga SHBA. Kurse tek ura e Lanës, nuk mungonte Salianji, ai nuk nxiton tek kilometri i fundit.

Por Rama kishte ikur, vetëm për pak ditë, në Bruksel. Ndaj dhe nën dritaren e tij, nuk munguan sërish molotovët dhe fishekzjarret, si për të prishur atë pak protestë europiane.

Si festa dhe prishja e saj dukej e organizuar, nga një grup zjarri të maskuarish që fshiheshin brenda turmës së protestuesve.

Shfaqja zgjati pak, dhe shumica e protestuesve u larguan, një pjesë shkuan tek parlamenti, kurse doktori i tradhtoi shpejt, shkoi në seli.

Edhe para parlamentit nuk munguan molotovët e fishekzjarret, për të mos kursyer edhe një operator televizioni që mori flakë ndërsa xhironte.

Në total, u lënduan 16 efektivë policie. Jashtë rrezikut për jetën. Bashkë me ta edhe deputeti i PD, Bledjon Nallbati, i cili sipas pamjeve nga protesta ishte pjesë e grupit të zjarrit që sulmoi policët.

E megjithatë, kaosi i doktorit zgjati vetëm 2 orë nëpër Tiranë. Nga selia e PD, ai akuzoi policët si banditë dhe vlerësoi demokratët si të vetëpërmbajtur.

Për protestën e radhës Berisha ka gjetur një datë simbolike. Përvjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.

Kjo datë ka një simbolikë edhe më të thellë. Më 19 shkurt në Uashington do të firmoset marrëveshja për bordin e paqes në Gaza, ku me shumë gjasa kryeministri Rama do të jetë me Presidentin e SHBA, Donald Tramp. Një ditë më vonë, Berisha do të protestojë në Tiranë në bulevard.

Kur të protestojë, Rama me siguri do të jetë në gjumë me orën e Amerikës, ose në avion për Tiranë. Kur të jetë në zyrë, bulevardi do të jetë pastruar. Por beteja për kilometrin e fundit do të vazhdojë. Po për sa kohë? Atë e di vetëm Berisha. Demokratët me gjasë do t’u duhet të presin edhe pak.

 

 

Presidenti Macron: Sistemi amerikan i drejtësisë “duhet të bëjë punën e vet” në rastin Epstein

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se sistemi i drejtësisë në SHBA “duhet të bëjë punën e vet” lidhur me çështjen e të abuzuesit seksual të ndjerë Jeffrey Epstein.

“Kjo është një çështje që para së gjithash i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe drejtësia atje duhet të bëjë punën e vet”, u tha Macron gazetarëve gjatë një vizite në një panair tregtar të hënën.

Ai tha se mbi të gjitha mendon për viktimat dhe për ndjekjen penale të përgjegjësve në këtë çështje.

“E vërteta duhet të zbardhet dhe drejtësia duhet të bëjë punën e saj”, theksoi Macron.

Departamenti amerikan i Drejtësisë së fundmi publikoi më shumë se 3 milionë faqe, 2.000 video dhe 180.000 fotografi në kuadër të Aktit për Transparencën e Dosjeve Epstein, i cili u nënshkrua në ligj në nëntor të vitit të kaluar.

Materialet përfshijnë fotografi, transkripte të jurisë dhe dokumente hetimore, megjithëse shumë faqe janë të redaktuara. Të mbijetuarit e Epsteinit dhe familjarët e viktimave thonë se publikimi nuk i plotëson kërkesat e ligjit dhe se mungon shumë informacion i rëndësishëm.

Epstein u gjet i vdekur nga vetëvrasja në një burg të Nju Jorkut në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuza federale për trafikim seksual që përfshinin vajza të mitura.

Shtëpia e Giorgio Armanit në New York në shitje për 10 milionë dollarë

Shtëpia e Giorgio Armanit në Nju Jork del në shitje. Është një apartament 2 000 metra katrorë në ”Madison Avenue”, në të cilin dizajneri italian nuk ka jetuar kurrë.

Kjo është vetëm një nga 10 rezidencat që dikur ishin në pronësi të Armanit. Sipas raporteve të medias amerikane, apartamenti është projektuar nga vetë ai.

I vendosur në katin e gjashtë, ai ka dy dhoma gjumi dhe dy banja.

Dyshemetë me parket janë prej lisi të bardhë amerikan dhe tavanet janë mbi tre metra të larta. Dritaret janë të mëdha dhe të larta duke ofruar pamje spektakolare të horizontit të qytetit.

Kuzhina me hapësirë ​​ngrënieje është po aq mbresëlënëse, me banakë guri të lëmuar dhe pajisje luksoze. Një ashensor gjysmë-privat hapet në një holl që të çon në një dhomë ndenjeje prej mbi 500 metrash katrorë.

Tarifat mujore të mirëmbajtjes janë 6 695 dollarë dhe mbulojnë aksesin për palestrën, spa-në dhe sallonin e pritjes.

Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga sa mendohej

Sëmundjet e zemrës shpesh perceptohen si një problem i moshës së tretë, i lidhur me dekada zakonesh jo të shëndetshme. Por, një studim afatgjatë sugjeron se rreziku mund të nisë shumë më herët.

”Hulumtimi tregon se burrat fillojnë të shfaqin rritje të rrezikut kardiovaskular vite përpara grave, dhe kjo diferencë hapet që në moshë relativisht të re”, sipas “The Knowridge”.

Studimi, i cili ndoqi pjesëmarrësit për më shumë se 30 vjet, zbuloi se burrat arrijnë një rrezik prej 5% për sëmundje kardiovaskulare rreth shtatë vjet më herët se gratë.

Në këtë kategori përfshihen infarkti i zemrës, goditja në tru dhe insuficienca kardiake.

Diferenca e hershme u nxit kryesisht nga sëmundja koronare e zemrës, shkaku kryesor i infarkteve. Ajo që e bën zbulimin veçanërisht domethënës është koha kur nis kjo ndarje.

Deri në fund të të 20-ave dhe fillim të të 30-ave, burrat dhe gratë kishin rrezik pothuajse të njëjtë. Rreth moshës 35 vjeç, megjithatë, rreziku tek burrat filloi të rritej më shpejt dhe mbeti më i lartë gjatë moshës së mesme.

Deri në vitin 2025, kur përfundoi studimi, të gjithë pjesëmarrësit ishin ende nën 65 vjeç. Burrat arritën pragun 5% të sëmundjeve kardiovaskulare rreth moshës 50 vjeç, ndërsa gratë afër moshës 57.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është parandalimi. Gratë e reja bëjnë vizita te mjeku më shpesh, kryesisht për arsye të shëndetit riprodhues, ndërsa burrat e moshës 18–44 vjeç rrallë kryejnë kontrolle rutinë.

Kjo bën që shenjat e hershme të rrezikut të kalojnë pa u vënë re, pikërisht në periudhën kur ndërhyrja parandaluese do të ishte më efektive. Në përfundim, studimi thekson se sëmundjet e zemrës nuk shfaqen papritur në pleqëri, por zhvillohen gradualisht që në rini.

Trupat e OKB-së tërhiqen nga jugu i Libanit

Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) po përgatitet të tërheqë shumicën e paqeruajtësve të saj në mes të vitit 2027, bëri të ditur sot  një zëdhënëse e OKB-së.

E themeluar në vitin 1978, UNIFIL ka vepruar prej kohësh përgjatë kufirit Izrael–Liban dhe së fundmi ka punuar së bashku me ushtrinë libaneze në përpjekjet për çmontimin e infrastrukturës së Hezbollahut, pas raundit të fundit të luftimeve mes Izraelit dhe milicisë së mbështetur nga Irani.

”Pasi të skadojë mandati, UNIFIL do të përqendrohet në kthimin e personelit dhe pajisjeve në vendet e tyre të origjinës dhe në transferimin e pozicioneve te autoritetet libaneze”, tha zëdhënësja, Kandice Ardiel.

“Gjatë periudhës së tërheqjes, forca do të kufizohet në detyra thelbësore, përfshirë mbrojtjen e stafit dhe objekteve të OKB-së, si dhe garantimin e largimit të sigurt të paqeruajtësve”, shtoi ajo.

Edhe pse në nëntor 2024 u arrit një armëpushim, Izraeli ka vijuar pothuajse çdo ditë goditjet brenda Libanit, duke thënë se synon Hezbollahun, dhe ka mbajtur trupa të dislokuara në pesë pika përgjatë kufirit.

Ardiel vuri në dukje se niveli i trupave të UNIFIL-it në jug të Libanit është ulur tashmë me afro 2 000 trupa, ndërsa reduktime të tjera priten deri në maj.

Aktualisht, misioni përbëhet nga rreth 7 500 paqeruajtës nga 48 vende.

Ajo theksoi se uljet e fundit të trupave lidhen kryesisht me mungesën e përgjithshme financiare të OKB-së dhe masat për uljen e kostove, dhe jo drejtpërdrejt me afrimin e fundit të mandatit.

Perëndimi përballë rendit të ri botëror/ Koloneli: Europa të investojë në industri! Shala: Mesazhi i SHBA i qartë, ‘BE të mbrojë veten’!

Në emisionin “War Report” në ABC News koloneli Çlirim Toci foli për zhvillimet globale, konfliktet dhe marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës.

Gjatë intervistës, ai tha se bota ka përjetuar një sërë ngjarjesh dhe zhvillimesh sidomos në çështjet e sigurisë.

Më tej ai tha se mbështetja e SHBA për Europën është e vazhdueshme, por megjithatë nënvizoi se Europa duhet të marrë rolin që i takon.

“Bota ka përjetuar një sërë ngjarjesh të mëdha sidomos në çështje të sigurisë. Tani duket se nuk kemi më një botë që është ndërtuar në binarët e asaj që ne e njohim si diplomaci klasike, por kemi një botë ku shohim se vendet përdorin, presionin apo edhe dhunën për të arritur qëllimet e tyre. Sot bota ka ndryshuar dhe për këtë duhet të përgatitemi. Duhet të mendojnë më shumë të bëhen më të fuqishme jo vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht.”, u shpreh ai, duke shtuar: “Europa duhet të investojë në industri. Në rast të një situatë krize, nuk do jenë në gjendje të mbështesin njëra tjetër për arsye të sistemeve të ndryshme. Kjo ka detyruar SHBA që të vërë përpara përgjegjësive vendet Europiane. Pra duhet të merren edhe me politikën e tyre të brendshme”.

Nga ana e tij Xhavit Shala profesor i shkencave të Sigurisë tha se raporti për Konferencën në Mynih, ishte sipas tij një autopsi e gjendjes së sotme e rendit global. Më tej ai shtoi se Europa i ka marrë mesazhet nga SHBA se “Europa tashmë duhet të mbrojë veten”.

“Raporti për Konferencën e Mynih është një autopsi e gjendjes së sotme të rendit global në të cilën ndodhemi. Pra rendi botëror zakonisht synohet të lëvizë apo të ndryshojë avash avash dhe kjo është një kontribut i shumë aktorëve. Por ardhja e presidentit Trump e përshpejtojë dhe me deklaratat e tij ai tha se Amerika do luftojë me të gjitha mjetet që SHBA të jenë shteti me i fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht. Europa tashmë i mori të gjitha mesazhet, ju duhet të mbroni veten dhe nëse doni t’ju mbrojmë duhet të paguani. Unë mendoj që SHBA-të nuk kanë gjë me Europën, vende të veçanta, por me Europën si strukturë”, tha ai./abcnews.al/

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës së Partisë Demokratike, ku si pasojë e hedhjes së molotovëve janë dëmtuar 16 efektivë.

“Si pasojë e sulmeve drejt Policisë u dëmtuan 16 punonjës Policie, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike”, thekson policia.

Sipas policisë, efektivët kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike, ndërsa paralajmëron se persona përgjegjës do japin llogari para ligjit.

Njoftimi i policisë:

Gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë dhe më pas te Kuvendi, një pjesë e protestuesve kanë ushtruar akte të rënda dhune ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve shtetërore.

Policia e Shtetit, gjatë gjithë zhvillimit të tubimit iu ka bërë thirrje me megafon protestuesve të dhunshme që të distancoheshin nga dhuna, por sulmet ndaj punonjësve të policisë kanë vijuar deri në përfundim të tubimit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta.

Si pasojë e sulmeve drejt Policisë u dëmtuan 16 punonjës Policie, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike.

Policia e Shtetit thekson se ka qenë e angazhuar gjatë gjithë tubimit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të siguruar ushtrimin e së drejtës kushtetuese të tubimit paqësor.
Strukturat ligjzbatuese po dokumentojnë të gjitha rastet e dhunës, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në përmbushjen e misionit të saj për garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimit të ligjit, duke falënderuar qytetarët që kanë bashkëpunuar dhe janë distancuar nga aktet e dhunshme, si dhe gazetarët dhe punonjësit e medias për transparencën që kanë ofruar për publikun.

Muça: Kur Rama nisi takimet me ndërkombëtarët, Berisha nisi protestat. Ja çfarë kërkon kreu i PD-së

Gazetari Flogert Muça u shpreh se protestat e Berishës nuk kanë më asnjë vlerë. Gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News, ai u shpreh se kreu i PD Sali Berisha ka nisur protestat e tij sapo pa që kryeministri Edi Rama nisi lëvizjet e tij dhe takimet me ndërkombëtarët.

Gjithashtu sipas gazetarit Muça qëllimi i Berishës është që ndërkombëtarët të ulen me të.

“Deri në momentin që doktorit i dukej sikur Rama ishte i izoluar doktori nuk protestonte. Kur Rama nisi takimet ndërkombëtare nisë protesta. Por doktori kërkon që ata të ulen me të…Gjithçka varet ku derdh fitimet. Doktori po kërkon nga ndërkombëtarët që të ulen me të, ai po kërkon që dikush t’i thotë, mos e destabilizon këtë vend dhe hajde ulemi bëjmë marrëveshje”, tha ai.

Nga ana e tij analisti Marin Leka, tha se protestat e Berishës nuk të çojnë më askund.

“Ka 13 vite problemi i kilometrit të fundit është se nuk ka asnjë shteg ku të çon. Me këtë organizim dhe qasje nuk mund të bëjë më tepër se sa kaq. Fakti që kemi më pak protestues, tregon se është thjesht harxhim kohe dhe njerëzit do trajtoheshin më mirë me situatën nëse beteja bëhet në institucione. Berisha 3 sekonda para molotovëve bënte thirrje për rrëzimin e Ramës në mënyrë paqësore. Kjo tregon se ndryshe flet dhe ndryshe vepron”, tha Leka. /abcnews.al/

“16 efektivë të lënduar”, Koçiu: Protesta e Berishës, një dhunë barbare ndaj Policisë

TIRANË- Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar pas protestës së sotme të Partisë Demokratike, e cila sipas saj kaloi në dhunë ndaj Policisë së Shtetit.

Nga ambientet e QSUT ku po trajtohen efektivët e lënduar, Koçiu bëri me dije se aktualisht 16 punonjës policie po marrin trajtim mjekësor, ndërsa priten edhe referime të tjera.

Ajo theksoi se kjo është hera e dytë që ndodhin akte të tilla dhe se drejtuesi i protestës, Sali Berisha, është sipas saj i vetmi që mund të organizojë protesta kaq të dhunshme.

Koçiu bëri të ditur se ka kërkuar që të gjithë personat që u bënë pjesë e dhunës të vendosen para përgjegjësisë ligjore. Sipas saj, qëllimi i protestës ishte goditja e punonjësve të policisë, ndërsa edhe punonjës të medias kanë pësuar lëndime si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë protestës.

“Jam këtu për të parë efektivë që po marrin trajtim mjekësor. Protesta e  sotme, e cila është një e drejtë kushtetuese, kaloi në një protestë e paprecedentë, në një dhunë barbare ndaj policisë së shtetit. Është hera e dytë dhe drejtuesi i kësaj proteste, Sali Berisha, është i vetmi që mund të organizojë protesta të dhunshme.

Kam kërkuar që vendosën para përgjegjësisë të gjitha ata që sot u bënë pjesë e një dhune barbare. Qëllimi i sotëm i protestës, ishte të godisnin punonjësit e policisë. Edhe gazetarët kanë pësuar lëndime, nga dhuna që ushtrohet nga protesta. Janë 16 punonjës që po marrin trajtim, dhe ndërkohë presim të kemi dhe referime të tjera.”, tha Koçiu./abcnews.al

VIDEO/ Militantët e PD i bllokuan rrugën automjetit, sherr mes qytetarëve dhe shoferit

Në protestën e opozitës ka pasur edhe një përplasje pasi militantët e PD kanë bllokuar rrugën ndërsa qytetarët duke lëvizur me automjet janë bllokuar.

Duke kërkuar të lirohet rruga , këtu ka nisur edhe sherri mes tyre të cilët janë konfliktuar fillimisht me fjalë dhe më pas kanë kaluar në përplasje.

Kanë qenë qytetarë të tjerë të cilët kanë ndërhyrë duke shuar sherrin.

“Policët, këta banditë!”, Berisha “zgjat” afatin e durimit

Në një deklaratë nga selia e PD, Sali Berisha konsideroi banditë efektivët e policisë, duke akuzuar ata për dhunën ndaj protestuesve, duke denoncuar ashpër sjelljen e uniformave të policisë, duke i cilësuar si “banditë dhe kriminelë me uniformë” që sulmuan qytetarët, por sipas tij, vetëpërmbajtja dhe guximi i protestuesve paqësorë janë qindra herë më të fuqishëm se banditizmi i përdorur ndaj tyre.

“Përshëndetje më të përzemërt guximtarëve të pamposhtur të 10 shkurtit, që bënë në këtë revoltë, në këtë kryengritje paqësore, historinë. Me guximin, qytetarët de facto zotëruan sheshin. Banditë me uniformë, kriminelë me uniformë u vërsulën si bisha, duke menduar se mund t’i mposhtnin. Ja ju them unë atyre, që vetëpërmbajtja, guximi, qëndrimi paqësor i protestuesve është dhjetëra, qindra herë më i fuqishëm se banditizmi i tyre. Protestues paqësorë por dhe njerëz me aftësi të jashtëzakonshme.

Dhjetëra mijëra guximtarëve, u mjaftojnë pak minuta për t’u dhënë atë që meritoni. Vetëpërmbajtjen e tyre mos e merrni për dobësi. Vetëpërmbajtja e tyre është trimëri dhe guxim. Është vendosmëri për të realizuar qëllimin, për të rrëzuar, për të hedhur në kosh të plehrave të historisë njërin prej armiqve më të rrezikshëm në historinë e kombit, më të rrezikshëm në historinë e kombit shqiptar, më të pashpirt, Edi Ramën. Mos mendoni se durimi nuk ka një fund. Dhe unë ju garantoj se kjo vetëpërmbajtje, kjo vendosmëri e jona, nuk mund të provokohet. Dhe provokatorët mund të marrin një mësim që meritojnë. Mirënjohje për ju, mirënjohje për çdo qytetar që erdhi nga të katërta anët.

Pra, sot barbaria e policisë nuk kurseu gazetarët. Këta gazetarë dhe kameramanë u trajtuan në mënyrë armiqësore nga banditë me uniformë. U bë gjithçka që të mos përmbushnin dot detyrën e tyre, misionin e tyre. Por i përgëzoj. I përgëzoj se nuk u ndalën për asnjë moment nga detyra dhe misioni i paraqitjes së çdo akti. ” tha Berisha ndërsa njoftoi protestën e radhës në datën 20 shkurt.

“Partinë e ka të shkërmoqur”, Bejko: Berisha e ka futur PD në ‘kilometrin e fundit’

TIRANË– Analisti Roland Bejko, i ftuar në “Real Story” se Sali Berisha e ka dërguar Partinë Demokratike në “kilometrin e fundit”. Sipas tij, Berisha e ka partinë në gjendje të shpartalluar dhe nuk e ka gati edhe sikur të mbahen zgjedhjet.

“Kilometri i fundit” do të kishte sens nëse si strategji politike nëse ti ke bërë shumicën e punës dhe duhej në fund ti jepej një dorë. Nëse ti kishe kërkuar në radhë të parë partinë dhe ta kishe në gatishmëri.

Edhe po të shpallen zgjedhjet e  parakohshme, të jesh gati, por me çfarë partie futesh në zgjedhje, sepse partinë e ka të shkërmoqur sot. Rama me këto protesta nuk rrëzohet dot.

Raporti i Berishës me ndërkombëtarët dihen si janë, është  tërësisht i izoluar. Unë mendoj se PD është në kilometrin e fund për mënyrën sesi PD e ka menaxhuar në këtë situatë.”, tha ai.

“Asgjë nuk mund ta ndihmojë më PD të mbledhë njerëz”, analisti Leka: Protesta e opozitës pa motiv dhe pa qëllim!

“Protesta ishte pa motiv dhe pa qëllim”, kështu u shpreh analisti Martin Leka gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News.

Gjatë intervistës ai analizoi protestën kombëtare të opozitës që u organizua para Kryeministrisë dhe që më pas militantët e PD u shpërndanë para Kuvendit.

Analisti Leka tha se kjo protestë nuk solli asgjë dhe se vetëm i ka lodhur demokratët, dhe se sipas tij pjesëmarrja sot ishte më e ulët se protesta e 24 janarit.

“Për protestën mund të them se ishte shumë më e vogël se protesta e parë dhe këtu është “pika e vlimit” të militantëve të PD dhe Sali Berishës dhe nuk ka as organizim tjetër që mund ta ndihmojnë PD për të rritur pjesëmarrjen në këto mitingje. Protesta është një spektakël, por ishte i dobët, pa asnjë motiv pa qëllim që njerëzit të arrinin e qëllimet për të cilat kanë ardhur. Dhe ajo që tha zoti Noka, që do vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje politike është e tmerrshme. Në një parlament ku qeveria ka 83 mandate, pra është tmerr qëndrimi i opozitës”, tha Leka.

Protesta e PD/ Mërtiri: Në Europë politika bëhet në institucione, jo me protesta në rrugë

TIRANË– Analisti i njohur Ergys Mërtiri, i ftuar në “Real Story” tha se partitë politikë në Evropë nuk bëjnë protesta, por betejat e tyre i zhvillojnë në institucione.

Duke u ndalur tek protesta e sotme e  PD, Mërtiri u shpreh se “cirku” që u bëhet militantëve nuk ka më kuptim.

“Në Europë partitë politike nuk bëjnë protesta, sepse parimisht janë pjesë e sistemit politik dhe marrin pjesë në sistem, në parlament, në institucione dhe politika bëhet në institucione.

Ti del në rrugë kur s’ka institucione. Në momentin kur del në rrugë duhet ta ndash mendjen, që ti do bësh një politikë rruge, heq dorë nga institucionet dhe ti do përmbysësh. Kur ti del në rrugë o do ta përmbysësh. Por dil në rrugë, bëj xhiro dhe ktheu në shtëpi, kjo s’ka kuptim”, tha ai.

Ai u shpreh se Sali Berisha nuk ka njerëz për të vijuar betejën kundër kundërshtarëve politikë.

“Ti s’ke as qytetarët. Dalja në shesh me mjete të dhunshme, tregon se nuk ke njerëz që të ngujohesh. Marrin iniciativa, që nuk i bëjnë dot. Këta bëjnë sikur zihen, bëjnë sikur shahen. Këta kërkojnë të bëjnë dhunë me fishekzjarrë,  kur ne e dimë se fishekzjarrët janë një mjet festiv”, tha ai.

 

 

 

Rritja e çmimit të biletës për Kamzën/ Gazetari bën denoncimin: Berisha hesht, e përfshirë mbesa e tij!

Në emisionin “Real Story” në ABC News, gazetari Flogert Muça foli edhe për rritjen e çmimit të biletës së urbanit për linjën e Kamzës.

Gjatë intervistës, ai theksoi se një nga anëtarët e familjes Berisha, mbesa e tij, është ajo që ka fituar linjën e transportit dhe se kjo sipas tij është arsyeja që Berisha nuk ka folur qartë për këtë çështje.

“Në Kamëz te autobusët, sipas burimeve që kam ai ose ajo që ka fituar linjën e transportit, ose e involvuar në këtë histori që kanë votuar dy palët, është një nga anëtarët e familjes Berisha. Pra të dalë t’i bjerë mbesës ai tani”, u shpreh Muça, duke shtuar: “Nuk dilet kundër mbesës”., tha ai.

Protesta / “Ishte dështim”, Flogert Muça: Në karvanin e Berishës ishte grupit i “zjarrit”, hodhën molotov e fishekzjarrë! Demokratët të zhgënjyer

Gazetari Flogert Muça komentoi në emisionin “Real Story” në “ABC News” protestën e opozitës e organizuar fillimisht para Kryeministrisë, por që më pas u shpërnda edhe te Kuvendi.

Gazetari solli në vëmendje një grup të cilin e cilëson si “grupin e zjarrit” që sipas tij ishin persona që ishin më aktiv që hodhën molotov e fishekzjarrë.

“Një survejim se si është urdhëruar skuadra e piromanëve. Janë vetëm 40 sekonda se si është inskenuar. Me karvanin e njerëzve që shoqëronin doktor Berishës, janë “grupi i zjarrit”, grupi më aktiv i protestuesve. Po lajm i mirë është se asnjë nga policët dhe operatori në fjalë nuk kanë dëmtime që mund të jenë të rrezikshme për jetën. Dështimi ishte për nga organizimi dhe pjesëmarrja. Protesta e shkuar ishte një protestë dhe dukej që kishte sy dhe që mund të konsistonte në rritje të pjesëmarrjes, por sot pjesëmarrja ishte më e ulët dhe një demoralizim i protestuesve. Pra këtë radhë kilometri shkoi deri në 2-3 mijë metra…”, tha ai.

FOTOLAJM/ Momenti kur kameramani përfshihet nga flakët e molotovit

TIRANË- ABC News ka siguruar momentin kur një punonjës i mediave shqiptare është përfshirë në flakët nga hedhja e molotovit të protestuesve, para ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.

Protestuesit e Partisë Demokratike hodhën mjete piroteknike, molotovë dhe sende të forta ndaj efektivëve të Policisë, ku tetë prej tyre përfunduan me plagë në spital./abcnews.al

Protesta e opozitës/ Reagon Ministrja e Brendshme: Asgjë nuk e justifikon dhunën

Ministrja e Brendshme në rrjete sociale: E drejta për të protestuar, për të disatën herë, u dhunua nga një grup që zgjodhi forcën në vend të fjalës, duke sulmuar, dhunuar e lënduar punonjësit e Policisë së Shteti.

Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet dhe asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e saj.

Mirënjohje për çdo punonjës policie që tregoi profesionalizëm dhe maturi përballë çdo provokimi.

Policia do të jetë gjithmonë në krye të detyrës për të garantuar të drejtën për të protestuar, si dhe të garantojë sigurinë e çdo qytetari dhe të pronës publike dhe të qytetarëve.

 

❌