Reading view

Ndarja territoriale, Ben Blushi: A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Nga Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e fundit, nga harta e Shqipërisë janë zhdukur pothuajse gjithë qendrat e mëdha ku dikur jetonin mijëra njerëz të cilët me ikjen e tyre e kthyen Butrintin, Apolloninë apo Bylisin në gërmadha. Ne sot mendojmë se sa e…

Source

  •  

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet aksi Tiranë – Durrës gjatë natës më 6 dhe 7 gusht. Ja si do të devijohet trafiku

Qarkullimi në aksin Durrës-Tiranë do të bllokohet më 6 dhe 7 gusht, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit të ri të Kasharit, pjesë e punimeve për zgjerimin e autostradës. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se bllokimi do të jetë në intervalin kohor 00:00-04:30, kohë gjatë së cilës do të kryhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit. Gjatë këtij orari do të…

Source

  •  

Kompromisi nuk është dobësi, zoti Kryeministër!

Takimi maratonë mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut nuk prodhoi marrëveshjen që pritej, por prodhoi diçka po aq të rëndësishme: pranoi publikisht se pa kompromis politik Kosova rrezikon të futet sërish në një cikël zgjedhjesh të parakohshme. Pas më shumë se tre orësh diskutime, të dy liderët dolën para mediave me të njëjtin mesazh: marrëveshje nuk ka, por dialogu do të vazhdojë.

Source

  •  

Eklipsi diellor total: Një dritare e rrallë drejt thellësive të Diellit

Kur Hëna do të mbulojë Diellin më 12 gusht, ekipe shkencëtarësh do të hidhen në veprim për të studiuar fushën magnetike të tij, atmosferën dhe motin e furishëm diellor që ndonjëherë shkakton ndërprerje këtu në Tokë. Ky fenomen qiellor ofron një mundësi unike për të thelluar njohuritë tona rreth yllit tonë qendror, duke shfrytëzuar momentin kur korona, shtresa e jashtme e Diellit, bëhet e dukshme.

Source

  •  

Kina përgatitet për skenarin ekstrem: Shpërthim bërthamor për të mbrojtur Tokën

Shkencëtarët kinezë kanë propozuar një plan ambicioz për mbrojtjen e Tokës nga asteroidët që mund të përbëjnë kërcënim për planetin. Ndryshe nga skenarët e filmave fantastiko-shkencorë, projekti synon përdorimin e sondave hapësinore dhe një shpërthimi bërthamor të kontrolluar për të shkatërruar asteroidin përpara se ai të afrohet me Tokën, shkruajnë mediat. Sipas gazetës South China Morning Post…

Source

  •  

Reforma Administrative në rrezik? Kundërshtarët më të fortë po dalin nga vetë Partia Socialiste

Kur kryebashkiakët dhe deputetët e Partisë Socialiste dalin publikisht kundër një reforme të propozuar nga qeveria e tyre, nuk kemi më të bëjmë me një debat klasik mazhorancë-opozitë. Kemi të bëjmë me një përplasje interesash brenda vetë pushtetit. Pas deputetit socialist Vullnet Sinaj, i cili kundërshtoi shkrirjen e Bashkisë së Selenicës, edhe kryebashkiaku socialist i Divjakës, Josif Gorrea…

Source

  •  

Uashingtoni mbetet garancia më e madhe politike e Edi Ramës

Në politikën shqiptare ka shumë beteja të brendshme. Protesta vazhdon prej javësh. Opozita kërkon largimin e kryeministrit. SPAK-u po godet figura të rëndësishme politike, shumë janë nga PS. Por brenda vetë Partisë Socialiste ka pakënaqësi dhe zëra kritikë. Elisa Spiropali, “mamica”, ka nxjerrë shpatën ndaj “Skënderbeut”, Erion Braçe do kandidim në Bashkinë e Tiranës, ndërkohë Rama shikon me…

Source

  •  

DASH njoftim zyrtar për marrëveshjen me Shqipërinë: 302 milionë dollarë për mbrojtjen shqiptare

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar zyrtarisht ratiifkimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh ndaj Shqipërisë për investimet në mbrojtje. Në njoftim thuhet se kjo hua do të mbështesë Shqipërinë për përmbushjen e shpenzimit të 5% të PBB për mbrojtjen deri në 2035. “Sot, Shtetet e Bashkuara janë krenare të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një huaje të…

Source

  •  

Infarkti te burrat pse shkaktohet, cilat janë shenjat kryesore?

Disa vdekje po ndodhin gjatë verës, por kryesisht nga ataku në zemër. Ataku në zemër (infarkti i miokardit) ndodh kur bllokohet një nga arteriet që furnizojnë muskulin e zemrës me gjak. Ai prek si burrat ashtu edhe gratë, por burrat, sidomos mbi moshën 45 kanë rrezik më të lartë. Në verë, disa faktorë mund ta rrisin këtë rrezik. Shkaqet kryesore janë: Temperaturat e larta – Nxehtësia bën që…

Source

  •  

Gjashtë aksidente në 12 orë, një humbje jete dhe nëntë të plagosur në rrugët e vendit

Një bilanc i rëndë aksidentesh është regjistruar këtë të hënë, 3 gusht, ku gjashtë përplasje rrugore kanë shkaktuar një viktimë dhe nëntë persona të plagosur brenda 12 orëve. Një nga aksidentet më të rënda ndodhi në aksin Fier-Lushnjë, pranë fshatit Vajkan. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën dhe përfunduan në kanalin anësor të autostradës. Nga përplasja mbetën të plagosur katër persona…

Source

  •  

Dansemusik Festival vjen me një super emër, Rama: DJ ALOK për herë të parë në Shqipëri

DJ Alok, një prej muzikantëve me famë botërore, do të performojë për herë të parë në Shqipëri, si pjesë e edicionit të dytë të Dansemusik Festival. Kryeministri Edi Rama bën me dije se festivali do të zhvillohet më 16 gusht në shëtitoren Lungomare të Vlorës, ku DJ dhe producenti brazilian do të jetë i ftuari special i mbrëmjes. Eventi pritet të sjellë një mbrëmje me muzikë elektronike dhe…

Source

  •  

Vatra zjarri në Shqipëri, forcat emergjente në betejë me flakët. Helikopterë në aksion për mbrojtjen e banesave

Situata nga zjarret vijon të mbetet shqetësuese në disa zona të Shqipërisë, ku temperaturat e larta dhe era kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të vatrave aktive. Forcat zjarrfikëse, strukturat e emergjencave dhe autoritetet vendore janë angazhuar në terren për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e banesave e zonave të rrezikuara. Një zjarr me përmasa të mëdha është regjistruar në afërsi të fshatit…

Source

  •  

Beteja për Tiranën, prova më e madhe politike e Ramës në 2027-ën

Tirana pritet të jetë beteja më e rëndësishme e zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Kryeqyteti nuk është thjesht bashkia më e madhe e vendit, por qendra ekonomike, administrative dhe politike e Shqipërisë. Në Tiranë jetojnë mbi gjysma e popullsisë reale të vendit, pasi një numër i madh janë jashtë shtetit. Për këtë arsye, zgjedhja e kandidatit nga Edi Rama do të jetë një nga vendimet më të…

Source

  •  

Ceuta, qyteti spanjoll në brigjet e Afrikës. Aty ku historia, gjeografia dhe emigracioni përplasen çdo ditë

Nga Saimir Kadiu Ka pak vende në botë ku një gardh metalik ndan jo vetëm dy shtete, por edhe dy kontinente, dy botë ekonomike dhe dy realitete njerëzore. Një prej tyre është Ceuta. Ditët e fundit, emri i këtij qyteti u rikthye në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi grupe emigrantësh marokenë depërtuan në territorin e tij, duke rikthyer debatin mbi emigracionin…

Source

  •  

Apartamentet e sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit, a e humbasin banesën?

Nga pagesat 100% me kontrata porosie për blerje apartamentesh para përfundimit të objektit deri te sekuestrimet e SPAK. Pas objekteve që kanë rënë në rrjetën e sekuestrimeve, janë shumë individë që do të gjenden në një situatë të vështirë për të pajisur me certifikatën e pronësisë apartamentet e tyre, të blera me kontrata porosie. Çfarë do të ndodhë me paratë e tyre? A e humbasin apartamentin?

Source

  •  

Reforma administrativo-territoriale, reagon Rama: Sipas ligjit kryetarët e bashkive e këshillat bashkiakë duhet të shprehen me shkrim

Rama shkruan në një postim në “X” se procesi ndodhet në fazën e konsultimit publik 60-ditor dhe se çdo palë ka të drejtë të shprehë qëndrimin e saj për ndryshimet e propozuara. Ai u ndal edhe te rastet e kundërshtimeve nga disa socialistë, duke e cilësuar si “akt të turpshëm” djegien e teserave të PS, ndërsa shtoi se disa deputetë të partisë kanë bërë “tribunin e vegjëlisë” pa e kuptuar…

Source

  •  

“Dimri i Fundit”, një tjetër gur i çmuar i kinematografisë shqiptare po rikthehet në jetë

Një tjetër gur i çmuar i trashëgimisë sonë kinematografike po zgjohet nga heshtja e kohës për t’u rikthyer në dritën e ekranit. Është një rikthim që shkon përtej restaurimit teknik të një pelikulë, është një akt kujtese, një shpëtim i memories kolektive dhe një përpjekje për t’i dhënë jetë të re një vepre që ka mbetur e ngulitur në ndërgjegjen kulturore të shqiptarëve. Lajmin e ka bërë të…

Source

  •  

Pse e mbajnë akoma në burg ish-presidentin Ilir Meta?

Kur u krijua SPAK-u, shqiptarëve iu tha se më në fund vendi do të kishte një drejtësi të pavarur, të shpejtë dhe të barabartë për të gjithë. Askush nuk kundërshtoi këtë objektiv. Përkundrazi, shumica e mbështeti. Por sot, pas afro dy vitesh që ish-Presidenti i Republikës, ish-Kryeministri dhe ish-Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mbahet në paraburgim pa një vendim përfundimtar, lind një pyetje që…

Source

  •  

Moti sot. Temperatura deri në 40 gradë!

Valët e të nxehtit afrikan që kanë përfshirë vendin tonë do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së diel, duke sjellë mot të kthjellët, si edhe rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, ku anomalia më e theksuar pritet të jetë në orët e mesditës, me rreth 10°C mbi vlerat normale klimatike të muajit gusht. Sipas MeteoAlb, për sa i përket orëve të pasdites, priten kalime të lehta të…

Source

  •  

Familjet Morinaj dhe Nuri Lidhën Krushqi në një dasmë me 850 të ftuar dhe yje të muzikës

Tirana u bë dëshmitare e asaj që u cilësua si “dasmë e vitit” pak ditë më parë, një ceremoni madhështore që mblodhi elitën e vendit dhe personalitete të shumta ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendjen e publikut. Kreshnik Morinaj, djali i biznesmenit të njohur të sigurimeve, Kadri Morinaj, i dha fund beqarisë në një festë impozante të organizuar në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet.

Source

  •  
❌