❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Oda e Infermierëve kërkon hetim për sulmin ndaj punëtorëve të Spitalit të Mitrovicës



Oda e infermierĂ«ve, mamive dhe profesionistĂ«ve tjerĂ« shĂ«ndetĂ«sor ka dĂ«nuar ashpĂ«r sulmin fizik tĂ« ndodhur sot nĂ« Repartin e OrtopedisĂ« tĂ« Spitalit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m “Dr. Sami Haxhibeqiri” nĂ« MitrovicĂ«, ku gjatĂ« kryerjes sĂ« detyrĂ«s janĂ« sulmuar njĂ« infermiere dhe dy punĂ«torĂ« tĂ« sigurimit fizik.

Në reagimin e odës thuhet se ky akt i papranueshëm dhune ka ndodhur pikërisht në momentin kur stafi po zbatonte rregullat institucionale për kontrollin e hyrjes dhe mbrojtjen e rendit në repart, duke rrezikuar seriozisht sigurinë fizike dhe dinjitetin profesional të punëtorëve shëndetësorë.

“Oda shpreh shqetĂ«simin e thellĂ« pĂ«r pĂ«rsĂ«ritjen e rasteve tĂ« dhunĂ«s ndaj stafit shĂ«ndetĂ«sor nĂ« institucionet publike shĂ«ndetĂ«sore dhe thekson se sulmet e tilla janĂ« tĂ« patolerueshme dhe pĂ«rbĂ«jnĂ« shkelje tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« ligjit dhe tĂ« tĂ« drejtave themelore tĂ« punĂ«torĂ«ve”, thuhet tutje nĂ« reagim.

Oda ka kërkuar nga organet kompetente që rasti të trajtohet me urgjencë dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë, ndërsa institucionet shëndetësore dhe ato të sigurisë të marrin masa konkrete për garantimin e sigurisë së stafit në vendin e punës. /Telegrafi/


SportistĂ«t mĂ« tĂ« paguar nĂ« vitin 2025 – Ronado fitoi dyfish mĂ« shumĂ« se Messi



Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë për vitin që lamë pas, njoftoi faqja e specializuar për biznesin sportiv Sportico.

Sportico publikoi një listë të 100 atletëve më të paguar në vitin 2025, ku përfshihen përfaqësues të tetë sporteve nga 28 vende që fituan gjithsej 5.2 miliardë euro, dhe ky është viti i tretë radhazi që Ronaldo kryeson këtë listë.

Cristiano fitoi gjithsej 224 milionë euro në vitin 2025, që është dyfishi i asaj të nënkampionëve të tij të parë, Canelo Alvarez dhe Lionel Messi.

Ronaldo fitoi 172 milionë euro nga Al-Nassr dhe 52 milionë të tjera nga reklamat.

Në vendin e dytë është boksieri Canelo Alvarez me fitime prej 117 milionë eurosh dhe në vendin e tretë është rivali i madh i Ronaldos, Lionel Messi me 112 milionë euro.

Sporti më i përfaqësuar është basketbolli, me 40 lojtarë të NBA-së në listë.

I udhëhequr nga LeBron James, i cili ka qenë basketbollisti më i paguar në 12 nga 13 sezonet e fundit, duke fituar 110 milionë euro vitin e kaluar./Telegrafi/

Americans dominate Sportico’s annual look at the world’s 100 highest-paid athletes, nabbing 62 entries. Yet, the very top of the athlete financial table is a global affair with 12 different countries represented by the 15 best-paid sports stars. LeBron James the only American in
 pic.twitter.com/r8fltdiyDp
— Sportico (@Sportico) January 14, 2026

Arlinda Kadri-Shahinoviq dhe Suzana Joshevska-Anastasovska zyrtarisht anëtare të Këshillit Gjyqësor, bëhet betimi solemn në Kuvend



Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Suzana Joshevska-Anastasovska dhe Arlinda Kadri-Shahinoviq, sot në Kuvend realizuan betimin solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska, së bashku me profesoreshën Arlinda Kadri-Shahinoviq, përpara dy ditësh në Kuvend u zgjodhën si anëtare të Këshillit Gjyqësor me propozim të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.

Këshilli Gjyqësor përbëhet nga 15 anëtarë, prej të cilëve tetë zgjidhen nga radhët e gjyqtarëve, tre zgjidhen nga Kuvendi dhe dy anëtarë janë me propozim të presidentit të shtetit. Anëtarë, pa të drejtë vote, janë gjithashtu kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i drejtësisë.

Mandati i anëtarëve të zgjedhur zgjat gjashtë vjet me të drejtë një rizgjedhjeje, ndërsa kryetarit të Gjykatës Supreme dhe ministrit të drejtësisë, me përfundimin e funksionit të tyre, i përfundon edhe mandati në Këshill.

Vishi: Reçaku mbetet plagë e hapur dhe thirrje e përhershme për drejtësi



Me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, ka kujtuar civilët e pafajshëm të vrarë në këtë masakër, duke e cilësuar Reçakun si një plagë të hapur në kujtesën kolektive dhe një thirrje të vazhdueshme për drejtësi.

Në një njoftim publik, Vishi ka theksuar se, ndonëse në Reçak u shuan jetë të pafajshme, e vërteta nuk u shua kurrë.

“Reçaku mbetet plagĂ« e hapur nĂ« kujtesĂ«n tonĂ«. Aty u shua jeta e civilĂ«ve tĂ« pafajshĂ«m, por kurrĂ« nuk u shua e vĂ«rteta dhe kĂ«rkesa pĂ«r drejtĂ«si”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Kaçanikut ka shtuar se dhimbja e Reçakut përbën obligim moral për brezat e sotëm dhe të ardhshëm që të mos harrojnë dhe të nderojnë sakrificën për liri.

“Dhimbja e Reçakut na obligon tĂ« mos harrojmĂ« dhe tĂ« nderojmĂ« pĂ«rjetĂ«sisht ata qĂ« u flijuan pĂ«r liri”, ka theksuar Vishi.

Në përfundim të mesazhit të tij, Vishi ka nderuar të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës, duke shprehur respekt të veçantë për viktimat e Masakrës së Reçakut.

“Lavdi tĂ« rĂ«nĂ«ve tĂ« Reçakut! Lavdi tĂ« gjithĂ« tĂ« rĂ«nĂ«ve pĂ«r lirinĂ« e KosovĂ«s!”, ka pĂ«rfunduar ai. /Telegrafi/


Aliu: Masakra e Reçakut ishte gjenocid – drejtĂ«sia mbetet kĂ«rkesĂ« gjithĂ«popullore



Me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka kujtuar martirët e këtij fshati, duke nderuar sakrificën për liri dhe duke ritheksuar kërkesën gjithëpopullore për drejtësi.

NĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook, Aliu ka vlerĂ«suar MasakrĂ«n e Reçakut si njĂ« nga krimet mĂ« tĂ« rĂ«nda tĂ« kryera nga shteti serb ndaj popullatĂ«s civile shqiptare. “NĂ« Reçak, shteti serb me ushtrinĂ« e policinĂ« gjakatare, kreu gjenocid, njĂ« nga masakrat mĂ« tĂ« llahtarshme mbi popullatĂ«n e pafajshme civile, pa kursyer tĂ« moshuarit e fĂ«mijĂ«t, gratĂ« e burrat e kĂ«tij fshati”, ka shkruar ai.

Kryetari i Ferizajt ka theksuar se liria e KosovĂ«s Ă«shtĂ« arritur pĂ«rmes sakrificĂ«s sublime tĂ« dĂ«shmorĂ«ve dhe martirĂ«ve, luftĂ«s sĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s dhe mbĂ«shtetjes sĂ« aleatĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. “Liria e KosovĂ«s erdhi me gjak dĂ«shmorĂ«sh e martirĂ«sh, me luftĂ«n e luftĂ«tarĂ«ve tĂ« lirisĂ« tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, me aleatĂ«t tanĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« nĂ« Paktin NATO, prirĂ« nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s”, ka theksuar Aliu.

Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker, për rolin e tyre në ndërkombëtarizimin e krimeve të kryera në Reçak.

“MirĂ«njohje pĂ«rjetĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe Ambasadorit tĂ« OSBE-sĂ«, William Walker, qĂ« ia shpalosĂ«n botĂ«s sĂ« civilizuar kĂ«tĂ« gjenocid, kĂ«tĂ« krim makabĂ«r qĂ« kreu Serbia, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« mĂ« pas kthesĂ« vendimtare luftĂ«s pĂ«r lirinĂ« e KosovĂ«s”, ka shkruar ai.

NĂ« pĂ«rfundim, Aliu ka nderuar tĂ« rĂ«nĂ«t pĂ«r liri, duke theksuar se kujtesa dhe respekti pĂ«r ta do tĂ« mbeten tĂ« pĂ«rhershme. “Lavdi DĂ«shmorĂ«ve tĂ« Kombit! Lavdi martirĂ«ve tĂ« Reçakut! Lavdi tĂ« rĂ«nĂ«ve pĂ«r liri!”, ka pĂ«rfunduar kryetari i Ferizajt. /Telegrafi/


Edi kërkon që të rikthehet në BBVK, u thotë fansave që të komentojnë duke kërkuar këtë gjë në rrjetet sociale



Edi ka shprehur hapur dĂ«shirĂ«n e tij pĂ«r t’u rikthyer sĂ«rish nĂ« shtĂ«pinĂ« e Big Brother VIP Kosova 4, duke iu drejtuar drejtpĂ«rdrejt fansave pĂ«rmes njĂ« mesazhi nĂ« rrjetet sociale.

Përmes kanalit të tij të komunikimit në Instagram, ai ka kërkuar mbështetjen e publikut, duke i ftuar ndjekësit të reagojnë masivisht në faqet dhe postimet zyrtare të formatit.

NĂ« mesazhin e publikuar, Edi u ka bĂ«rĂ« thirrje fansave qĂ« tĂ« komentojnĂ« kudo pĂ«r rikthimin e tij nĂ« lojĂ«. “E kam njĂ« lutje, nĂ« çdo postim te faqja zyrtare e Big Brother, nĂ« çdo gazetĂ«, nĂ« çdo postim tĂ« komentoni dhe tĂ« kĂ«rkoni rikthimin e Eduard Kuqit (Edit). Hajde sepse ju mundeni ta riktheni Edin nĂ« Big Brother”, ka shkruar ai, duke lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet se shpreson ende nĂ« njĂ« mundĂ«si tĂ« dytĂ«.

Foto: cobrakuci/Instagram

Kujtojmë se Edi u eliminua nga gara pas një televotimi vendimtar, ku publiku u pyet nëse ai duhej të vazhdonte apo jo qëndrimin në shtëpi. Ky vendim erdhi pas ofendimeve të rënda që ai kishte drejtuar ndaj publikut dhe banorit Ardit, situatë që shkaktoi reagime të shumta dhe debat të gjerë jashtë shtëpisë.

NĂ« fund, ishte vetĂ« publiku ai qĂ« vendosi pĂ«r largimin e tij nga BBVK 4, duke votuar qĂ« Edi tĂ« mos qĂ«ndronte mĂ« nĂ« lojĂ«. MegjithatĂ«, me mesazhin e fundit, Edi duket i vendosur tĂ« kĂ«rkojĂ« njĂ« rikthim, ndĂ«rsa mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se kjo thirrje do tĂ« marrĂ« pĂ«rgjigje nga produksioni dhe publiku i spektaklit. /Telegrafi/

Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit



Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka thënë të enjten se Ankaraja është kundër veprimeve ushtarake në Iran dhe përparësia e saj është të shmangë destabilizimin.

"Ne jemi kundër një ndërhyrje ushtarake kundër Iranit", tha Fidan në një konferencë për shtyp në Stamboll, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se Turqia do të vazhdojë iniciativat e saj diplomatike në lidhje me Iranin.

"Ata janë nën sanksione për shkak të disa politikave rajonale dhe ndërkombëtare që kanë ndjekur. Ne i themi Iranit, duhet të zgjidhësh problemet e tua në rajon", shtoi ai.

Ministri i Jashtëm turk argumentoi gjithashtu se disa njerëz po i keqinterpretojnë protestat që vijnë nga problemet dhe ankesat e justifikuara ekonomike si një kryengritje kundër regjimit.

"Kjo po krijon një zonë gri", citohet të ketë thënë ai.

I pyetur në lidhje me njoftimin e fundit të administratës Trump se vendet që bëjnë biznes me Iranin do të përballen me një tarifë të re prej 25%, e cila ka të ngjarë të zbatohet për Turqinë, Fidan tha se ishte vetëm një deklaratë dhe jo një "dekret konkret presidencial".

Si rezultat, ai theksoi se Turqia ende nuk e ka vënë në axhendën e saj shqyrtimin e tarifave të reja. /Telegrafi/

27 vjet nga masakra e Reçakut , Walker: Shpesh më pyesin pse flas vetëm për të



27 vjet më parë, në fshatin Reçak të Shtimes, ndodhi një nga krimet më të rënda gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë u masakruan mizorisht nga forcat paramilitare serbe.

Masakra u bë e njohur për opinionin ndërkombëtar falë reagimit të menjëhershëm të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Walker pa nga afër trupat e pajetë të civilëve dhe ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Rreth tre dekada mĂ« vonĂ«, nĂ« AkademinĂ« PĂ«rkujtimore tĂ« MasakrĂ«s sĂ« Reçakut, Walker deklaroi se, nĂ«se dikush do t’i kishte thĂ«nĂ« para 27 vitesh se Kosova do tĂ« ishte e lirĂ«, ai nuk do ta kishte besuar.

“27 vite mĂ« parĂ« kam vizituar Reçakun pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« dhe pĂ«r 27 vjet jam intervistuar. UnĂ« fola pĂ«r atĂ« qĂ« kishte ndodhur dhe qĂ« pash atĂ« ditĂ«. Dua tĂ« them ca fjalĂ« pĂ«r ata qĂ« meritojnĂ« falĂ«nderime qĂ« kanĂ« ndodhur pas masakrĂ«s. Kam dĂ«gjuar fjalĂ« pĂ«r UÇK-nĂ«, dhe prodhuan atĂ« qĂ« jetojmĂ« sot. Nuk e kam menduar qĂ« do tĂ« kishte njĂ« RepublikĂ« tĂ« Pavarur. Po tĂ« mĂ« thoshte dikush qĂ« pas kaq vitesh do tĂ« isha para njĂ« vendi tĂ« pavarur do tĂ« thosha ‘je i çmendur’. Aq shumĂ« ka ndryshuar pĂ«r 27 vite. NjĂ« grup njerĂ«zish qĂ« mendoj qĂ« gĂ«zojnĂ« respekt, janĂ« ata qĂ« kanĂ« ardhur me mua qĂ« tĂ« shĂ«rbejnĂ« nĂ« KosovĂ« nga mbi 30 vende anĂ«tare tĂ« OSBE-sĂ«. Ata erdhĂ«n pa mbrojtje, ne nuk kishim armĂ« pĂ«rkundĂ«r rrezikut qĂ« kishte kĂ«tu. AsnjĂ«herĂ« s’kam pasur frikĂ« sa herĂ« kam ardhur me misionin. Ishin disa kosovarĂ« qĂ« ishin aty pĂ«r tĂ« mĂ« mbrojtur mua”, tha ai.

Ambasadori Walker theksoi se ishte Reçaku që i tregoi botës të vërtetën e Kosovës.

“Shpesh mĂ« pyesin pse ti Walker flet vetĂ«m pĂ«r Reçakun, ka pas dhe gjĂ«ra tĂ« tjera tĂ« ndodhur. U vra dhe familja Jashari, por askush s’mund tĂ« tregonte se çka ndodhi atje, por Reçaku brenda natĂ«s i mblodhi verifikuesit, gjeneralin britanik...”, ka thĂ«nĂ« ai. /Telegrafi/

KEK thotë se operon me pesë njësi, prodhimi ditor mbi 20 mijë MWh



Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se aktualisht është duke operuar njëkohësisht me pesë njësi prodhuese të energjisë elektrike, duke siguruar prodhim stabil dhe në përputhje të plotë me parametrat teknikë dhe kapacitetet reale të njësive ekzistuese.

Sipas KEK-ut, prodhimi bruto ditor i energjisë elektrike tejkalon 20 mijë megavat-orë (MWh), ndërsa operimi me pesë njësi përfaqëson një gjendje të rrallë operative, veçanërisht duke pasur parasysh moshën e njësive prodhuese dhe kompleksitetin teknik të sistemeve.

Korporata sqaron se në kushte normale operon me katër njësi prodhuese, ndërsa gjatë periudhave të temperaturave të ulëta ka ndërmarrë angazhim maksimal për vënien në funksion edhe të njësisë së pestë. Si rezultat, KEK ka arritur të operojë me pesë njësi për nëntë ditë që nga 19 dhjetori 2025, përmes ndërhyrjeve të shkurtra operative, si dhe për shtatë ditë gjatë muajit janar 2026, përfshirë edhe ditën e sotme, me vazhdimësi të operimit.

Në njoftim bëhet e ditur se Njësia A4 ka startuar gjatë orëve të mbrëmjes dhe është sinkronizuar me rrjetin në orët e para të mëngjesit, ndërsa rikthimi paralel dhe i suksesshëm i Njësive B1 dhe A4 brenda një afati optimal operacional dëshmon kapacitetin profesional të stafit teknik dhe menaxherial të KEK-ut, si dhe planifikimin e saktë dhe menaxhimin efikas të proceseve operative.

Si rezultat i këtij operimi të qëndrueshëm, sistemi elektroenergjetik aktualisht funksionon me kapacitete të plota, duke reflektuar stabilitet teknik, siguri operative dhe performancë maksimale të prodhimit.

KEK ka theksuar se mbetet e përkushtuar për operim të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas, si dhe për menaxhim rigoroz të aseteve prodhuese dhe avancim të projekteve strategjike të modernizimit, me qëllim forcimin e stabilitetit afatgjatë të sektorit elektroenergjetik në Kosovë. /Telegrafi/



Një tjetër vinç shembet në Tajlandë, duke vrarë 2 persona - pasi 32 të tjerë humbën jetën një ditë më parë



Nga një shembje vinçi kanë gjetur vdekjen dy persona në periferi të kryeqytetit të Tajlandës, Bangkok, një ditë pasi një vinç që ra në verilindje të vendit vrau 32 persona të tjerë.

Aksidenti i së enjtes në provincën Samut Sakhon përfshinte një vinç që po përdorej për të ndërtuar një autostradë, i cili ra në rrugën poshtë, tha për agjencinë e lajmeve Reuters koloneli i policisë Sitthiporn Kasi, mbikëqyrës në stacionin lokal të policisë së distriktit.

Një zyrtar tjetër i policisë nga stacioni i tha Reuters se pesë persona ishin plagosur gjithashtu në aksident.

Ministri i Transportit Phiphat Ratchakitprakarn tha se e njëjta firmë ndërtimi ishte gjithashtu e përfshirë, duke e lidhur Italian-Thai Development me shembjen e dytë vdekjeprurëse të vinçit në vend brenda dy ditësh, sipas mediave lokale.

🚹đŸ‡č🇭A video of a crane collapse on the Rama II Expressway in Samut Sakhon Province, Thailand, at 9:15 a.m. on January 15, 2026, has been released, killing two people and trapping two cars under the crane and concrete bridge. pic.twitter.com/0c9qUZUvue
— Sovan Ratana (@SovanRatana_) January 15, 2026

Kompania ishte kontraktuar për të ndërtuar një pjesë të një projekti hekurudhor me shpejtësi të lartë të mbështetur nga Kina, ku një vinç i madh u shemb të mërkurën në provincën Nakhon Ratchasima, në verilindje të Bangkokut.

Mediat lokale raportuan se incidenti i së enjtes ndodhi përpara hotelit Paris Inn Garden.

A second deadly crane collapse in Thailand in two days has been captured on dashcam footage.

At least one person has died, authorities have confirmed.

The collapse near capital Bangkok on Thursday (15 January), comes just a day after a constriction crane fell on a moving
 pic.twitter.com/zTr58GcJ58
— The Independent (@Independent) January 15, 2026

Autostrada, vendi i aksidentit të fundit, pret disa projekte të mëdha infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e autostradës me pagesë, dhe ka parë disa aksidente vdekjeprurëse vitet e fundit, duke i dhënë nofkën "Rruga e Vdekjes".

Të mërkurën, vinçi i përfshirë po përdorej për të ndërtuar një binar të ngritur si pjesë e një projekti të përbashkët hekurudhor me shpejtësi të lartë tajlandezo-kineze, sipas raportimeve.

Vinçi ra mbi një tren në lëvizje poshtë, duke bërë që ai të dilte nga shinat dhe të merrte flakë për një kohë të shkurtër. /Telegrafi/

Xabi Alonso mund të nisë një kapitull të ri në Angli



Dalja e Xabi Alonsos nga Real Madrid nuk ka ndalur zhvillimin e tij si trajner, përkundrazi e ka forcuar atraktivitetin e tij në tregun evropian.

Edhe pse periudha e tij në klubin madrilen ishte e shkurtër dhe e karakterizuar nga presion i madh dhe kërkesa për rezultate, emri i tij vazhdon të vlerësohet nga disa nga ekipet më të rëndësishme të kontinentit.

Puna e tij më parë te Bayer Leverkusen mbetet referenca kryesore e karrierës së tij si trajner.

Atje ai krijoi një ekip të dallueshëm, konkurrues dhe në gjendje të dominojë ndeshjet përmes zotërimit të topit, duke theksuar gjithashtu aftësinë për të zhvilluar lojtarët e rinj.

Ky identitet taktik dhe filozofia e tij e lojës mbeten kartë e tij më e fortë prezantuese.

Në Angli, klube si Manchester City, Manchester United apo Liverpool kanë nisur të analizojnë seriozisht profilin e tij.

Liga Premier duket të jetë destinacioni më i mundshëm, pasi stili i lojës së Alonsos përputhet me një kampionat që vlerëson intensitetin, strategjinë dhe zhvillimin e vazhdueshëm të ekipeve.

Njohuria që Alonso ka për futbollin anglez, e fituar gjatë karrierës si lojtar, i jep gjithashtu një avantazh shtesë.

Kjo eksperiencë i mundëson të kuptojë veçoritë e mjedisit, një faktor kyç që luan në favorin e tij në momentin e marrjes së një projekti në Angli.

Edhe pse Manchester City duket njĂ« opsion mĂ« i largĂ«t pĂ«r shkak tĂ« ndryshimeve tĂ« mundshme nĂ« stolin e tyre, Manchester United pĂ«rfaqĂ«son njĂ« projekt tĂ«rheqĂ«s, por kompleks, me disa rreziqe qĂ« trajneri duhet t’i vlerĂ«sojĂ« para se tĂ« marrĂ« vendimin pĂ«r hapin e tij tjetĂ«r. /Telegrafi/

Përplaset kamioni, rreth 15,000 gaforre të gjalla përfundojnë të shpërndara në një rrugë në Irlandë



Një kamion që transportonte deri në 15,000 gaforre u përplas në një kanal në një rrugë në Irlandë.

Gaforret, të destinuara për restorante dhe dyqane në Portugali, u shpërndanë jashtë kutive të tyre prej alumini, duke krijuar një skenë të pazakontë.

Shoferi nuk u lĂ«ndua, por ngarkesa, e vlerĂ«suar rreth 65,000 € (70,000 $), u shpĂ«rnda pĂ«rgjatĂ« rrugĂ«s dhe nĂ« fushat pĂ«rreth.

Ekipet e shpĂ«timit punuan rreth 18 orĂ« pĂ«r tĂ« “rikuperuar gaforret”, duke pĂ«rdorur qese tĂ« mĂ«dha dhe njĂ« vinç pĂ«r tĂ« ngritur kamionin dhe rimorkion.

Pronari i kompanisë tha se rreth 95% e tyre u rikuperuan me sukses. /Telegrafi/

Mucunski për vendimin e SHBA-ve për vizat: Në gjashtë muajt e ardhshëm do të habiteni pozitivisht me politikën e vizave ndaj RMV-së



"Bëhet fjalë për pauzë në procedurat që lidhen me vizat e emigrantëve. Nuk është listë e zezë apo pezullim. Mendoj se është korrekte para opinionit të themise kjo nuk ndikon në të gjitha procedurat e tjera të vizave për Shtetet e Bashkuara". Kështu komentoi Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, vendimin e djeshëm të Shteteve të Bashkuara për të ndaluar përpunimin e vizave të emigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se "nëse jeni biznesmen, i cili dëshiron të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara, do të jeni të lirë të aplikoni për vizë".

"Nëse jeni student që dëshiron të studiojë në Shtetet e Bashkuara ose dëshiron të udhëtojë përmes "Work and travel", nuk ka asnjë pengesë. Kupa Botërore në futboll do të mbahet në Amerikë, nëse dëshironi të udhëtoni si turist, ky vendim nuk do të ketë asnjë ndikim tek ju. Jemi në komunikim me Ambasadën Amerikane në Shkup në lidhje me vizat e emigrantëve dhe ambasada jonë komunikon me Departamentin Amerikan të Shtetit. Sipas informacioneve tona, numri më i vogël i aplikimeve në vendin tonë është për këtë lloj vize dhe ato janë për qytetarë të një kategorie më të vjetër. Nuk ka kufizim për të gjitha llojet e tjera të vizave", shtoi kreu i diplomacisë së RMV-së.

Sipas Mucunskit, perceptimi i vendimit të SHBA-së të kujton historinë me tarifat.

"Lëreni pak në dorë të kohës, lëreni në dorë të komunikimit tonë dhe faktit që kemi bashkëpunim të shkëlqyer me partnerin tonë strategjik. Në periudhën e ardhshme, ndoshta në gjashtë muajt e ardhshëm, do të befasoheni pozitivisht nga ajo që mund të ndodhë në zhvillimin e politikës së vizave të SHBA-së ndaj vendit tonë, domethënë, do të fillojmë të mbyllim çështje që kemi tentuar t'i mbyllim për 20 vjet. Jemi proaktivë dhe po punojmë për një zgjidhje. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen", tha ministri.

Plaku ndërpret liderët, ankohet se Reçaku është harruar



Gjatë deklaratave për media të krerëve të shtetit, të mbajtura sot në Kompleksin Memorial në Reçak me rastin e shënimit të 27-vjetorit të masakrës, një qytetar i moshuar ka shprehur pakënaqësinë e tij.

I moshuari iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke iu thënë se Reçaku përmendet vetëm gjatë përvjetorëve, ndërsa sipas tij, gjatë viteve nuk është bërë asgjë konkrete për zhvillimin dhe trajtimin e këtij fshati.

“...Ku Ă«shtĂ« Reçaku sot? S’ështĂ« hiç kĂ«rkund Reçaku. As n’komunĂ« s’ështĂ« hi Reçaku, asnjĂ« s’ështĂ« n’komunĂ«...”, u shpreh i moshuar. /Telegrafi/


Klopp po e konsideron seriozisht të marrë drejtimin e Real Madridit



Real Madrid po konsideron tashmë planet e tyre për verën, vetëm disa ditë pas emërimit të Alvaro Arbeloas në këtë pozicion.

Duket se ish-trajneri i Castillas po shihet aktualisht si një opsion i përkohshëm. Kur u pyet për këtë saktësisht, Arbeloa tha se do të qëndrojë aty aq gjatë sa Real Madrid e dëshiron, por nuk mundi të jepte një përgjigje përfundimtare.

DitĂ«n tjetĂ«r u raportua se ‘Los Blancos’ po shikonin trajnerĂ« tĂ« tjerĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« drejtimin nĂ« verĂ«, duke sugjeruar se ata nuk e shohin Arbeloan si njĂ« zgjidhje tĂ« pĂ«rhershme.

Megjithatë, është vetëm logjike që Real Madrid të vlerësojë opsionet e tij pas shkarkimit të Xabi Alonsos.

NjĂ« emĂ«r qĂ« lidhej me Real Madrid para se tĂ« emĂ«rohej Alonso Ă«shtĂ« Jurgen Klopp. Ish-trajneri i Liverpoolit u tĂ«rhoq nga futbolli pas largimit nga ‘Anfield’ dhe aktualisht Ă«shtĂ« shef te Red Bull.

🚹👑 JĂŒrgen #Klopp is seriously considering a return as head coach should Real Madrid make a concrete move for the summer, as exclusively revealed.#RealMadrid have always fascinated him. He is happy at Red Bull and has a strong identification with the Red Bull project, but
 pic.twitter.com/TDJ7OAiI84
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) January 15, 2026

Florian Plettenberg i Sky Sports ka raportuar se Klopp ‘po konsideron seriozisht’ njĂ« rikthim nĂ« stol nĂ«se Real Madrid do tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« ofertĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« pĂ«r tĂ«.

Plettenberg shton se Klopp Ă«shtĂ« i lumtur te Red Bull, por Real Madrid e ka ‘fascionuar gjithmonë’.

Ky është një nga dy pozicionet për të cilat ai mund të dalë nga pensioni, së bashku me drejtimin e kombëtares së Gjermanisë, nëse gjithçka i përkon pritshmërive të tij.

Klopp komentoi pas shkarkimit tĂ« Alonsos se lidhjet me tĂ« ishin â€˜Ă§Ă«shtje qĂ« nuk kishin tĂ« bĂ«nin me të’, duke e minimizuar idenĂ« se mund tĂ« shkonte nĂ« ‘Bernabeu’./Telegrafi/

Përgjim i paligjshëm dhe shpërndarje e të dhënave hetimore, SPAK dërgon tre persona në gjykatë



Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Burgjeve Agim Ismaili dhe dy zyrtarët Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni. Ata akuzohen se kanë hyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemet e SPAK dhe kanë përgjuar e shpërndarë materiale hetimore konfidenciale te persona të tretë, shkruan A2 CNN.

Sipas SPAK, Arnold Rrokaj ka qenë personi që ka siguruar aksesin e paligjshëm në të dhënat hetimore, ndërsa Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili kanë ndihmuar në përhapjen e tyre. Rrokaj dhe Gjoni janë arrestuar menjëherë pas zbulimit të rastit, duke parandaluar shpërndarjen e mëtejshme të materialeve, ndërsa Ismaili hetohet në gjendje të lirë.

Të tre akuzohen për vepra penale që lidhen me krimin kompjuterik dhe veprimtarinë e grupit të strukturuar kriminal. SPAK thekson se hetimet zbuluan përpjekje të qëllimshme për të thelluar përgjimin e paligjshëm të sistemeve të Prokurorisë së Posaçme.

Njoftimi i SPAK

SPAK dërgon për gjykim procedimin lidhur me hakerimin e Prokurorisë së Posaçme

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.277/1/1 datë 02.07.2025 në ngarkim të të pandehurve:

Arnold Rrokaj i hetuar me masĂ«n e sigurimit “Arrest nĂ« burg” dhe i akuzuar pĂ«r veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, paragrafi i dytĂ« dhe “PĂ«rgjimi i paligjshĂ«m i tĂ« dhĂ«nave kompjuterike”, paragrafi i dytĂ«, tĂ« kryer nĂ« formĂ«n e posaçme tĂ« bashkĂ«punimit atĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, tĂ« parashikuara nga nenet 192/b paragrafi 2, 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 tĂ« Kodit Penal;

Zambak Gjoni i hetuar me masĂ«n e sigurimit “Arrest nĂ« burg” dhe i akuzuar pĂ«r veprat penale “PĂ«rgjimi i paligjshĂ«m i tĂ« dhĂ«nave kompjuterike”, paragrafi i dytĂ«, tĂ« kryer nĂ« formĂ«n e posaçme tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, tĂ« parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 tĂ« Kodit Penal;

Agim Ismaili i hetuar nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« dhe i akuzuar pĂ«r veprat penale “PĂ«rgjimi i paligjshĂ«m i tĂ« dhĂ«nave kompjuterike”, paragrafi i dytĂ«, tĂ« kryer nĂ« formĂ«n e posaçme tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, tĂ« parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 tĂ« Kodit Penal;

I pandehuri Arnold Rrokaj, aksesoi në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një pjesë e të cilave u dërguan në mënyrë të paligjshme tek të pandehurit, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, të cilët i shperndajnë ato më pas tek persona të tretë.

Shtetasit Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj u identifikuan në një kohë të shpejtë (brenda 24 orësh) dhe u arrestuan menjëherë duke parandaluar kështu dhe shpërndarjen e mëtejshme të materialeve hetimore.

Si rezultat i veprimeve te shumta hetimore dhe analizimit te tyre, akuzat u zgjeruan dhe për veprën penale të përgjimit të paligjshëm të të dhënave kompjuterike në ngarkim të shtetasit, Agim Ismaili, i cili pasi u njoh me përmbajtjen e këtyre të dhënave, i shpërndau ato më tej, por edhe kërkoi në mënyrë të vetëdijshme thellimin e përgjimit të paligjshëm të sistemeve të Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar gjetjen e të dhënave për persona të ndryshëm.

Raportohet e zhdukur një grua në Klinë



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është raportuar e zhdukur në Klinë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 07:30.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ankuesja ka dalĂ« nga shtĂ«pia dhe nga ajo kohĂ« nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet nĂ« raport.

Rasti në hetime. /Telegrafi/

Një sondazh i CNN tregon se 75% e amerikanëve kundërshtojnë përpjekjen e SHBA-së për të marrë kontrollin e Grenlandës



Tre tĂ« katĂ«rtat e amerikanĂ«ve thonĂ« se kundĂ«rshtojnĂ« pĂ«rpjekjet e Shteteve tĂ« Bashkuara pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin e GrenlandĂ«s, sipas njĂ« sondazhi tĂ« ri tĂ« CNN tĂ« kryer nga SSRS, i cili tregon se shtytja e Presidentit Donald Trump “pĂ«r tĂ« zgjeruar territorin e AmerikĂ«s” pĂ«rballet me vĂ«shtirĂ«si tĂ« forta nga publiku.

Sondazhi zbulon se vetëm 25% e amerikanëve mbështesin përpjekjet e SHBA-së për të marrë kontrollin e territorit danez, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Edhe mbështetësit e presidentit janë të ndarë në mënyrë të barabartë, me 50% të republikanëve dhe të pavarurve me prirje republikane që thonë se e mbështesin atë dhe 50% kundër.

Demokratët dhe të pavarurit me prirje demokrate janë thellësisht kundër këtij veprimi, me 94% kundër në përgjithësi, duke përfshirë 80% që thonë se e kundërshtojnë fuqimisht atë. Rreth 8 në 10 të pavarur që nuk anojnë nga asnjëra parti janë gjithashtu kundër.

Trump tha të mërkurën në faqen e tij të mediave sociale Truth Social se "çdo gjë më pak" sesa kontrolli amerikan i Grenlandës është "e papranueshme".

Mesazhi erdhi përpara një takimi në Shtëpinë e Bardhë midis zyrtarëve danezë, zëvendëspresidentit JD Vance dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio që duket se bëri pak për t'i afruar të dy palët me një marrëveshje.

Sondazhi zbulon “pak oreks pĂ«r njĂ« politikĂ« mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« ekspansionizmit amerikan”, edhe pse Trump lartĂ«son kapjen ushtarake tĂ« Nicolas Maduro tĂ« VenezuelĂ«s - duke deklaruar mĂ« pas se SHBA-tĂ« tani do tĂ« "drejtojnĂ«" vendin - dhe ndĂ«rsa ai kĂ«rcĂ«non udhĂ«heqjen e Iranit pĂ«r shtypjen e dhunshme tĂ« protestave nĂ« rrugĂ«.

Veç kësaj, shkruan CNN, pothuajse gjashtë në dhjetë amerikanë janë të shqetësuar se Trump ka shkuar shumë larg në përpjekjen për të zgjeruar pushtetin e Amerikës mbi vendet e tjera.

Vetëm një e treta mendojnë se përpjekjet e tij në këtë drejtim kanë qenë të drejta.

Dhe shumica (55%) thonë se ai tashmë ka shkuar shumë larg në përdorimin e ushtrisë amerikane për të arritur qëllimet e tij.

Një pjesë në rritje thotë se vendimet e politikës së jashtme të Trump këtë mandat kanë dëmtuar pozicionin e Amerikës në botë: 57% thonë kështu tani, nga 53% verën e kaluar. /Telegrafi/

Argzon Muçaj emërohet nënkryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë



Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka caktuar gjyqtarin Argzon Muçaj në pozitën e nënkryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar të KGJK-së, vendimi është marrë në vazhdim të mbledhjes së 358-të, bazuar në propozimin e Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ky emërim vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e strukturave udhëheqëse të sistemit gjyqësor dhe për të garantuar funksionimin efikas të gjykatës. /Telegrafi/


Risteski për ligjin kundër pirjes së duhanit: Duhet të mbështetet çdo ligj që mbron shëndetin



Duhet të ketë mbështetje për çdo ligj që mbron shëndetin e qytetarëve, deklaroi sot zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, i cili mori pjesë në një aktivitet në Komunën e Kisella Vodës.

Ai u pyet nëse është planifikuar një takim me hotelierët në lidhje me ligjin e paralajmëruar kundër pirjes së duhanit.

“Ligji i ri pĂ«r duhanpirjen qĂ« po shpallet Ă«shtĂ« nĂ«n kompetencĂ« tĂ« MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, jo tĂ« MinistrisĂ« sĂ« EkonomisĂ« dhe PunĂ«s. Sigurisht, do tĂ« ketĂ« takime me hotelierĂ«t dhe tĂ« gjithĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« njihen, para sĂ« gjithash nga Ministria pĂ«r ligjin e ri. UnĂ« konsideroj se duhet tĂ« ketĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r çdo ligj qĂ« mbron nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« shĂ«ndetin e qytetarĂ«ve dhe se gradualisht rregullativĂ«n ligjore ta pĂ«rshtatim dhe harmonizojmĂ« me rregullativat ligjore evropiane”, u pĂ«rgjigj Risteski.

❌