❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën



SHBA-të dhe BE-ja shpresojnë të tërheqin 800 miliardë dollarë fonde publike dhe private për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës, pasi Rusia të përfundojë agresionin e saj, sipas një dokumenti të siguruar nga POLITICO .

Dokumenti 18-faqësh përshkruan një plan 10-vjeçar për të garantuar rimëkëmbjen e Ukrainës me një rrugë të përshpejtuar drejt anëtarësimit në BE.

Komisioni Evropian i qarkulloi planet në kryeqytetet e BE-së përpara samitit të liderëve të enjten në mbrëmje, ku u trajtua dokumenti, i datës 22 janar, sipas tre zyrtarëve dhe diplomatëve të BE-së, të cilëve iu dha anonimiteti për të folur rreth temës së ndjeshme.

Ndërsa Brukseli dhe Uashingtoni po grumbullojnë qindra miliarda dollarë në fonde afatgjata dhe po e paraqesin Ukrainën si një anëtare të ardhshme të BE-së dhe destinacion investimi, strategjia varet nga një armëpushim që mbetet i pakapshëm - duke e lënë planin e prosperitetit të cenueshëm për sa kohë që luftimet vazhdojnë.

Strategjia e financimit shtrihet deri në vitin 2040 së bashku me një plan operativ 100-ditor për të nisur menjëherë projektin.

Por plani i prosperitetit do të ketë vështirësi në tërheqjen e investimeve të jashtme nëse konflikti vazhdon, sipas kompanisë së investimeve, BlackRock.

Ndryshe, SHBA-të pritet të luajnë një rol të spikatur në rimëkëmbjen e Ukrainës.

Në vend që ta paraqiste Uashingtonin kryesisht si donator, dokumenti e pozicionoi SHBA-në si një partner strategjik ekonomik, investitor dhe i besueshëm për rimëkëmbjen e Ukrainës.

Gjatë 10 viteve të ardhshme, BE-ja, SHBA-ja dhe organet financiare ndërkombëtare, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, janë zotuar të shpenzojnë 500 miliardë dollarë kapital publik dhe privat, thuhet në dokument. /Telegrafi/

Big Brother VIP Kosova paralajmëron: Sonte do të publikohen pamjet e pa transmetuara të asaj se çfarë ndodhi në festë



Faqja zyrtare e Big Brother VIP Kosova 4 ka paralajmëruar se sonte, të premten, do të publikohen pamje të patransmetuara nga ajo që ka ndodhur gjatë festës së së mërkurës mbrëma brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale, produksioni ka ngritur kureshtjen e publikut duke lënë të kuptohet se pritet një zhvillim i rëndësishëm, i cili nuk është shfaqur më herët në transmetimin televiziv.

Në imazhin paralajmërues shfaqen Benita dhe Klodi, një zgjedhje që ka ndezur menjëherë spekulimet në mesin e ndjekësve të formatit.

Prania e dy banorëve në fokus të këtij paralajmërimi ka bërë që fansat të aludojnë se mes tyre mund të ketë ndodhur diçka gjatë festës, e cila për arsye të ndryshme nuk është transmetuar live apo në prime. Komentet në rrjete sociale nuk kanë munguar, me shumë ndjekës që presin sqarime dhe pamje konkrete për atë që ka ndodhur realisht.

Produksioni i Big Brother VIP Kosova 4 nuk ka dhënë detaje të tjera, por ka mjaftuar ky paralajmërim për të rritur pritshmëritë dhe interesimin e publikut për episodin e mbrëmjes së sotme, ku pritet të zbulohen prapaskenat e festës së së mërkurës dhe raporti mes Benitës dhe Klodit. /Telegrafi/

Punime për ndriçim në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë për siguri më të madhe



Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve, në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë po realizohen punime për shtrirjen e kabllove të ndriçimit.

Ky investim ka për qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt dhe funksional për qytetarët, duke pasur parasysh fluksin e madh të udhëtarëve që e frekuentojnë stacionin.

Punimet synojnë rritjen e komoditetit dhe sigurisë gjatë lëvizjes së qytetarëve brenda dhe rreth stacionit. /Telegrafi/


Britania reagon ashpër pas komenteve të Trumpit për trupat në Afganistan



Kryeministri britanik Keir Starmer ka thënë se pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump se trupat britanike nuk ishin në vijën e parë në Afganistan ishin "fyese dhe sinqerisht të tmerrshme" - dhe sugjeroi që ai duhet të kërkojë falje.

Veteranët dhe familjet e tyre, si dhe deputetët nga të gjitha partitë, kanë reaguar ashpër pasi Trump tha se trupat e NATO-s qëndruan "pak larg vijave të frontit" në Afganistan.

Në një intervistë me Fox News në Davos, Trump përsëriti kritikat e tij, duke thënë se nuk ishte i sigurt nëse aleanca ushtarake do të ishte aty nëse do të nevojiteshin ndonjëherë, shkruan skynews.

Ai shtoi: “Nuk kemi pasur kurrĂ« nevojĂ« pĂ«r ta. Ata do tĂ« thonĂ« se dĂ«rguan disa trupa nĂ« Afganistan... dhe e bĂ«nĂ«, qĂ«ndruan pak mĂ«njanĂ«, pak larg vijave tĂ« frontit.”

Keir tha: "I konsideroj komentet e presidentit Trump fyese dhe sinqerisht, tĂ« tmerrshme.”

"Dhe nuk jam i befasuar që u kanë shkaktuar kaq shumë lëndim të dashurve të atyre që u vranë ose u plagosën", shtoi ai.

Zëdhënësi zyrtar i Starmer tha se forcat e Mbretërisë së Bashkuar kishin shërbyer së bashku me SHBA-në dhe NATO-n në "operacione të qëndrueshme luftarake".

Duke iu referuar 457 vdekjeve britanike nĂ« Afganistan dhe “qindra” tĂ« tjerĂ«ve qĂ« u plagosĂ«n, ai shtoi: “Jemi jashtĂ«zakonisht krenarĂ« pĂ«r forcat tona tĂ« armatosura dhe shĂ«rbimi e sakrifica e tyre nuk do tĂ« harrohen kurrĂ«.” /Telegrafi/

PDE e Arjanit Hoxhës shkrihet në BDI



Partia Demokratike Evropiane e Arjanit Hoxhës tashmë do të funksionojë si pjesë përbërëse e Bashkimit Demokratik për Integrim, informon Telegrafi Maqedoni.

Kështu informuan nga BDI duke dhënë detaje nga takimi i kryetarit të partisë, Ali Ahmeti me Arjanit Hoxhën.

"Duke u nisur nga thirrja publike e Bashkimit Demokratik për Integrim për bashkimin e partive politike që ndajnë të njëjtin vizion për përfaqësimin dinjitoz dhe të ardhmen politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, sot u zhvillua një takim zyrtar mes Kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti, dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Evropiane, z. Arjanit Hoxha.Takimi u zhvillua në frymë konstruktive dhe vullnet të ndërsjellë për bashkëpunim politik, me theks të veçantë në nevojën për unifikimin e faktorëve politikë shqiptarë rreth një platforme të përbashkët që garanton stabilitet, përfaqësim të fuqishëm institucional dhe avancim të proceseve euro-integruese të vendit.Palët u dakorduan që në të ardhmen të funksionojnë si një subjekt i vetëm politik në kuadër të Bashkimit Demokratik për Integrim si partia më e konsoliduar dhe e organizuar shqiptare në vend duke i bashkuar kapacitetet organizative, programore dhe njerëzore, në shërbim të interesit të përgjithshëm të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut", thuhet në komunikatën e BDI-së.

Nga BDI njoftojnë se zyrtarizimi i këtij vendimi, si dhe detajet organizative dhe procedurale të integrimit, do të bëhen publike pas miratimit formal nga Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, duke shtuar se të dyja palët shprehin bindjen se ky bashkim do të shërbejë si model i përgjegjësisë politike dhe i unitetit, në funksion të interesit qytetar dhe perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/

OEGJK propozon agjendë strategjike për zhvillimin ekonomik të Kosovës në vitin 2026



Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK / KDWV) ka riafirmuar përkushtimin e saj për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, duke prezantuar një paketë rekomandimesh strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit gjatë vitit 2026.

OEGJK bën të ditur se, përmes rrjetit të saj prej mbi 200 kompanish anëtare, këshillon, mbështet dhe përfaqëson interesat e kompanive gjermane që operojnë ose synojnë të operojnë në Kosovë, si dhe kompanive kosovare që bashkëpunojnë me tregun gjerman, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe duke promovuar investime të reja.

Sipas Odës, prioritet kryesor mbetet rritja ekonomike, integrimi evropian dhe përmirësimi i klimës së biznesit në Kosovë. Në këtë kuadër, OEGJK ka identifikuar disa shtylla kryesore strategjike për vitin 2026, të bazuara në kërkesat e anëtarëve, bashkëbisedimet me investitorë gjermanë dhe përvojën praktike në ekonominë kosovare.

NĂ« fushĂ«n e promovimit tĂ« tregtisĂ«, investimeve dhe diplomacisĂ« ekonomike, OEGJK rekomandon krijimin e mekanizmave tĂ« dedikuar investivĂ«, pĂ«rfshirĂ« fonde tĂ« specializuara dhe instrumente financiare tĂ« garantuara nga shteti, si dhe themelimin e njĂ« “One-Stop Shop” pĂ«r investitorĂ«t strategjikĂ«. Fokus i veçantĂ« kĂ«rkohet nĂ« sektorĂ« si ICT, BPO, energjia e ripĂ«rtĂ«ritshme dhe industria kreative.

Në aspektin e diplomacisë ekonomike, Oda thekson rëndësinë e forcimit të rolit ekonomik të ambasadave të Kosovës, emërimit të atasheve ekonomikë dhe përfshirjes aktive të diasporës, veçanërisht në vendet e Bashkimit Evropian, për rritjen e eksporteve dhe investimeve.

Sa i përket klimës së biznesit dhe digjitalizimit, OEGJK vlerëson si jetike integrimin e Kosovës në marrëveshjet ndërkombëtare të transportit, lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare dhe avancimin e sovranitetit digjital përmes sigurimit të domenit të nivelit të lartë (TLD) për Kosovën.

Në kuadër të reformave administrative dhe infrastrukturës ekonomike, Oda propozon uljen e barrës administrative për bizneset, digjitalizimin e procedurave doganore, përmirësimin e logjistikës dhe rifunksionalizimin e Këshillit Ekonomiko-Social, si parakusht për dialog social funksional dhe integrim evropian.

Në fushën e arsimit dhe tregut të punës, OEGJK thekson nevojën urgjente për zhvillimin e arsimit profesional dhe zgjerimin e sistemit dual, duke u bazuar në përvojën gjermane, për të përgatitur fuqi punëtore të kualifikuar dhe për të reduktuar migrimin e të rinjve.

Në fund, Oda nënvizon rëndësinë e dialogut publiko-privat, duke kërkuar përfshirje më të hershme dhe të strukturuar të sektorit privat në hartimin e legjislacionit ekonomik, si mënyrë për rritjen e cilësisë së politikave publike dhe besimit të investitorëve.

OEGJK vlerĂ«son se zbatimi i kĂ«tyre rekomandimeve do tĂ« kontribuonte drejtpĂ«rdrejt nĂ« rritjen e konkurrueshmĂ«risĂ« sĂ« ekonomisĂ« sĂ« KosovĂ«s dhe nĂ« forcimin e partneritetit strategjik Kosovë–Gjermani./Telegrafi/

Uji nga rrjeti publik në Kamenicë vetëm për përdorim teknik



Komuna e Kamenicës njofton konsumatorët në zonat e Stacionit të Pompimit Bahqja dhe SP Berivojcë se uji nga rrjeti i ujësjellësit aktualisht nuk është i përshtatshëm për pije.

Si pasojë e rritjes së vlerës së nitrateve, parametrat kimikë të ujit në këto zona janë ndryshuar, duke bërë që uji të mos i plotësojë standardet për ujë të pijshëm.

Në këtë kontekst, qytetarët nuk duhet ta përdorin ujin për konsum deri në një njoftim të ri, pas normalizimit të gjendjes dhe konfirmimit të cilësisë së ujit. Uji mund të përdoret vetëm për nevoja teknike, si larje dhe sanitare.

Komuna falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/


Barcelona i ofron dy lojtarë Atleticos për marrëveshje shkëmbimi për Julian Alvarez



Barcelona ka nisur tashmë planifikimet për afatin kalimtar të verës. Pavarësisht kufizimeve financiare, klubi katalanas po kërkon zgjidhje kreative për të realizuar një goditje të madhe në merkato.

Sipas raporitmeve të mediave spanjolle po merr formë një ide me rrezik të lartë, por edhe me potencial të madh përfitimi. Barcelona dëshiron një sulmues të ri dhe brenda klubit ekziston bindja se skuadra aktuale po funksionon në një nivel të kënaqshëm, edhe pse ka mungesa të rëndësishme lojtarësh kyç.

Kjo situatë ka inkurajuar drejtuesit e Barcelonës të mendojnë për lëvizje që deri pak kohë më parë do të dukeshin të paimagjinueshme. Njëra prej tyre lidhet drejtpërdrejt me Atletico Madridin.

Sipas “El Nacional”, Barcelona po shqyrton seriozisht mundĂ«sinĂ« e njĂ« marrĂ«veshjeje shkĂ«mbimi pĂ«r tĂ« siguruar shĂ«rbimet e Julian Alvarez. Ideja Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« reduktohet ndjeshĂ«m shuma e parave cash, duke pĂ«rfshirĂ« lojtarĂ« nĂ« negociata.

Dy emrat që kanë dalë në skenë janë Gavi dhe Marc Casado. Dyshja vlerësohet së bashku rreth 70 milionë euro dhe plani i Barcelonës është të shtojë rreth 30 milionë euro të tjera, për ta bërë paketën më të pranueshme për Atletico Madridin.

Gavi ka hasur vĂ«shtirĂ«si pĂ«r tĂ« rikthyer ritmin optimal pas lĂ«ndimit, ndĂ«rsa brenda klubit ekzistojnĂ« dyshime se sa kohĂ« do t’i duhet pĂ«r t’u kthyer nĂ« formĂ«n e tij mĂ« tĂ« mirĂ«. NdĂ«rkohĂ«, Casado ka dalĂ« jashtĂ« rotacionit tĂ« rregullt pĂ«r arsye teknike, pa ndikuar ndjeshĂ«m nĂ« performancat e skuadrĂ«s.

Kjo ka forcuar ndjesinë te drejtuesit se largimi i tyre nuk do të ulë cilësinë e lojës së Barcelonës në fushë. Nga ana tjetër, te Atletico Madridi raportohet se kjo ofertë po merret seriozisht.

Diego Simeone ka qenë prej kohësh admirues i intensitetit dhe mentalitetit luftarak të Gavit, ndërsa disiplina dhe etika e punës e Casados përputhen mirë me filozofinë e trajnerit argjentinas.

Nga këndvështrimi i Atleticos, marrja e dy lojtarëve të rinj me hapësirë të madhe zhvillimi përbën një skenar tërheqës. Simeone e kupton rëndësinë e Julian Alvarez, por ekziston edhe pranimi se largimi i tij, herët a vonë, mund të jetë i pashmangshëm./Telegrafi

NjĂ« vĂ«shtrim intim nĂ« jetĂ«n e ZonjĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« ShBA-sĂ«: Dokumentari "Melania" ​del​ nĂ« kinematĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n



Amazon MGM Studios po përgatit një prezantim të gjerë teatral të filmit dokumentar "Melania", i cili ofron një pasqyrë intime të jetës së Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, në periudhën prej 20 ditësh para inaugurimit të Presidentit Donald Trump në vitin 2025.

Filmi do tĂ« ketĂ« njĂ« premierĂ« mĂ« 29 janar 2026, njĂ«kohĂ«sisht nĂ« 20 lokacione anembanĂ« SHBA-sĂ«, ndĂ«rsa shpĂ«rndarja ekskluzive nĂ« kinema Ă«shtĂ« njoftuar pĂ«r njĂ« ditĂ« mĂ« vonĂ«, mĂ« 30 janar. ËshtĂ« njĂ« nga projektet mĂ« ambicioze dokumentare tĂ« viteve tĂ« fundit.

Ftesat për shfaqjet e premierave u janë dërguar tashmë personaliteteve të shquara dhe ngjarjet do të mbahen në tregjet kryesore, duke përfshirë Uashingtonin, Los Anxhelosin, Nju Jorkun, San Franciskon dhe qytete të tjera.

Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë pritet të marrin pjesë në shfaqjen e filmit në Uashington, në Qendrën për Artet Performuese Donald J. Trump dhe John F. Kennedy, e cila kohët e fundit është riemëruar.

Në disa vende, u siguruan kinema shtesë për shkak të interesit të madh dhe u regjistrua deri në tetë herë më shumë interes sesa pritej.

- YouTube youtu.be

Strategjia promovuese e filmit shtrihet përtej SHBA-së. Fushatat e marketingut kryhen në 30 vende, me pamje të vendosura në vende të famshme botërore si Duomo i Firences dhe Piccadilly Circus i Londrës, ndërsa reklama dixhitale u shfaq edhe në Las Vegas Sphere.

Producenti i filmit, Marc Beckman, i cili është gjithashtu këshilltari ekskluziv i lartë i Melania Trump, theksoi përfshirjen e saj në të gjitha aspektet e projektit.

Sipas tij, zonja e parë mori pjesë në krijimin e çdo reklame televizive dhe çdo billboardi në të gjitha vendet e përfshira në fushatë.

Filmi përshkruhet si një projekt që ofron "qasje të paparë", duke përfshirë takime private, vende të papara më parë dhe momente prapa skenave gjatë tranzicionit të Shtëpisë së Bardhë dhe zhvendosjes së familjes presidenciale në Uashington.

Melania Trump drejtoi gjithashtu rrjedhën krijuese të filmit, duke zgjedhur një publikim ekskluziv në kinema për t'i ofruar audiencës një "përvojë kinematografike të pasur dhe shumë të stilizuar".

Filmi fillimisht nuk do të jetë i disponueshëm në platformat e transmetimit, ndërsa një publikim në Prime Video është planifikuar për mesin e vitit 2026.

Dokumentari 104-minutësh është vlerësuar si PG, me regji nga Brett Ratner dhe është prodhuar në partneritet me Amazon MGM Studios, e cila fitoi të drejtat e filmit në një marrëveshje të supozuar prej 40 milionë dollarësh. Melania Trump e nënshkruan prodhimin përmes kompanisë së saj të prodhimit Muse Films.

Me biletat që janë tashmë në dispozicion për parashitje dhe një fushatë të fortë marketingu që është duke u zhvilluar, "Melania" përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara për Zonjën e Parë në fushën e filmit dokumentar dhe një projekt që kombinon një kontekst politik me standarde të larta prodhimi.

Modeli premierë në disa qytete thekson më tej shkallën e projektit dhe ambicien për të arritur audiencën përmes formatit tradicional të kinemasë. /Telegrafi/

Vitin e kaluar ka pasur 122 pacientë të sëmurë me kancer të qafës së mitrës në Maqedoni



Numri i pacienteve me kancer të qafës së mitrës është në rritje në Maqedoninë e Veriut. Sipas statistikave të fundit klinike epidemiologjike të Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, ndryshe nga viti 2024 kur kishte 74 pacientë, në vitin 2025 kishte 122 pacientë që u paraqitën në klinikë me këtë diagnozë për herë të parë, tha sot drejtuesja e Departamentit të Tumoreve Malinje Gjenitale tek Gratë në Klinikë, Violeta Klisarovska.

Klisarovska dhe disa ekspertë folën në ngjarjen që shënoi "Javën për Ngritjen e Ndërgjegjësimit për Luftën Kundër Kancerit të Qafës së Mitrës", të organizuar nga Shoqata Mjekësore e Maqedonisë dhe Shoqata Maqedonase për Patologji Qafës së Mitrës dhe Kolposkopi.

Drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë dhe Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Kancerit të Qafës së Mitrës, Irena Aleksioska-Papestiev, tha se sipas të dhënave të fundit nga studimi klinik i përgatitur nga Instituti i Epidemiologjisë për periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2023, ky kancer i parandalueshëm përbën ende një problem serioz në vendin tonë, sepse gjatë asaj periudhe janë diagnostikuar 2.263 pacientë.

"Ajo që është më shqetësuese është se po ndodh tek pacientët gjithnjë e më të rinj. Pacientët më të rinj janë 18 vjeç, të diagnostikuar në vitin 2017 dhe 2020, ndërsa mosha mesatare është rreth 55 vjeç. Gjëja e dytë që është gjithashtu shqetësuese është se një përqindje e madhe, pra 540 pacientë, që janë pothuajse 24 përqind e këtyre pacientëve, kanë vdekur, për fat të keq, dhe ky është një kancer që është i parandalueshëm. Ne kemi parandalimin parësor. Qëllimi ynë është të rrisim ndërgjegjësimin e popinionit", tha Aleksioska-Papestiev.

Patologu specialist dhe drejtuesi i Laboratorit tĂ« CitologjisĂ« nĂ« KlinikĂ«n pĂ«r Gjinekologji dhe ObstetrikĂ«, Verdi Stanojeviç, tha se sipas tĂ« dhĂ«nave pĂ«r vitin 2025, nga 60,000 PAP teste, 2.500 rezultuan pozitive. ËshtĂ« tronditĂ«se, tha ai, qĂ« tetĂ« pacientĂ« kanĂ« kancer invaziv./Telegrafi/

Objekt misterioz në formë trekëndëshi shihet mbi Zonën 51, nisin spekulimet



Një njeri kapi një imazh të frikshëm dhe pretendon se aty shfaqet një UFO misterioze që fluturonte mbi bazën ushtarake tepër sekrete të Zonës 51 .

Një udhëtar po filmonte qëndrimin e tij në shkretëtirë pranë bazës së Nevadë, kur vuri re diçka të çuditshme në qiell.

Anders Otteson vuri re njĂ« “aeroplan” tĂ« paidentifikuar qĂ« fluturonte mbi vend.

Ai tha se ky objekt dukej të ishte në formën e një "trekëndëshi" - të cilin studiuesit e UFO-ve e kanë quajtur 'Dorito'.

Personi i cili drejton kanalin Uncanny Expeditions , tha se objekti i papritur fluturues që pa nuk dukej se kishte krahë ose skaje më të sheshta.

Pavarësisht teorive, Otteson tha se kishte një shans që objekti 'Dorito' që ai pa të kishte qenë një aeroplan.

Por, ai tha se e kishte parë atë edhe dy herë të tjera.

Ndryshe, Zona 51 ka qenë prej kohësh një bazë ushtarake misterioze, plotësisht e mbyllur për publikun, duke hapur kështu dritë mbi teoritë konspirative për dekada të tëra rreth vendit dhe aktivitetit atje.

Shumë njerëz kanë pohuar prej kohësh se jeta jashtëtokësore po fshihet në bazën e sigurisë së lartë në Nevada, me njerëz që pretendojnë për vite me radhë se kanë parë UFO dhe pamje të tjera të çuditshme. /Telegrafi/

TikTok arrin marrëveshje historike për të vazhduar operimin në SHBA



TikTok ka finalizuar një marrëveshje për të krijuar një entitet të ri amerikan, duke shmangur kërcënimin e afërt të një ndalimi në SHBA që ka qenë në diskutim për vite me radhë në platformën që tani përdoret nga më shumë se 200 milionë amerikanë.

Kompania nënshkroi marrëveshje me investitorë të mëdhenj, përfshirë Oracle, Silver Lake dhe kompaninë e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe MGX, për të formuar sipërmarrjen e re të përbashkët TikTok në SHBA.

Versioni i ri do të funksionojë sipas "masave mbrojtëse të përcaktuara që mbrojnë sigurinë kombëtare përmes mbrojtjeve gjithëpërfshirëse të të dhënave, sigurisë së algoritmeve, moderimit të përmbajtjes dhe garancive të softuerit për përdoruesit amerikanë", tha kompania në një deklaratë.

Përdoruesit amerikanë të TikTok mund të vazhdojnë të përdorin të njëjtin aplikacion.

Presidenti Donald Trump vlerësoi marrëveshjen duke falënderuar posaçërisht udhëheqësin kinez Xi Jinping "për bashkëpunimin dhe, në fund të fundit, miratimin e marrëveshjes".

Trump shtoi se shpreson "që në të ardhmen ta kujtojnë ata që përdorin dhe e duan TikTok-un".



Adam Presser, i cili më parë ka punuar si drejtor i operacioneve dhe i besimit dhe sigurisë në TikTok, do ta udhëheqë sipërmarrjen e re si CEO i saj.

Ai do të punojë së bashku me një bord drejtorësh me shtatë anëtarë, me shumicë amerikane, që përfshin edhe CEO-n e TikTok, Shou Chew .

Ndryshe, marrëveshja i jep fund viteve të pasigurisë rreth fatit të platformës popullore të ndarjes së videove në SHBA. /Telegrafi/

Volvo EX60 në detaje - platforma, teknologjia dhe performanca



Me më shumë se 2.7 milionë njësi të shitura që nga debutimi i tij në vitin 2008, XC60 është tashmë modeli më i shitur i Volvo-s ndonjëherë.

Ardhja e një homologu elektrik vjen në një kohë kur shitjet e automjeteve elektrike të kompanisë kanë pësuar një rënie të madhe.

Në vitin 2025, kërkesa për automjete pa motorë me djegie ra me 13%. Marka në pronësi të Geely po i mbështet shpresat e saj tek EX60 për të ndryshuar gjërat.

Edhe pse emri i njohur mund të sugjerojë që EX60 lidhet me modelin jashtëzakonisht të suksesshëm XC60 me benzinë , të dy modelet mbështeten në platforma krejtësisht të ndryshme.

Modeli i ri mbështetet në arkitekturën SPA3 vetëm elektrike të Volvos, që do të thotë se inxhinierët nuk u është dashur të bëjnë kompromise për të akomoduar motorët me djegie të brendshme.

Stili është në përputhje me EX90 më të madh, por do të vini re se dorezat e dyerve me funksionim elektrik nuk janë aty ku i prisni normalisht.

Në fakt, ato nuk janë as doreza në kuptimin tradicional.

Gjithashtu, madhësitë e rrotave variojnë nga 50 deri në 55 centimetra.

Brenda, kabina ofron një përvojë pothuajse pa butona. Shumica e funksioneve aksesohen përmes sistemit të infotainment.

ËshtĂ« gjithashtu modeli i parĂ« i prodhimit i kompanisĂ« qĂ« pĂ«rdor asistentin Gemini AI tĂ« Google, duke mundĂ«suar ndĂ«rveprime mĂ« natyrale pa mĂ«suar pĂ«rmendĂ«sh komanda specifike zanore.

“Ekranet reagojnĂ« shpejt, hartat ngarkohen menjĂ«herĂ«, asistentĂ«t zanorĂ« i kuptojnĂ« mĂ« mirĂ« pasagjerĂ«t dhe gjithçka ndihet pa probleme”, tha kompania.

Ndryshe, EX60 është thjesht një model me pesë vende.

Në SHBA, EX60 do të jetë i disponueshëm me tërheqje në rrotat e pasme ose në të gjitha rrotat.

Modeli bazĂ« "P6" pĂ«rdor njĂ« konfigurim me njĂ« motor tĂ« vetĂ«m, duke mundĂ«suar njĂ« shpejtĂ«si nga 0–100 km/h nĂ« 5.7 sekonda.

Motori i montuar në pjesën e pasme merr energji nga një bateri 80.0 kilovat-orë.

Performanca e karikimit është po aq mbresëlënëse. Modeli bazë "P6" arrin maksimumin në 350 kilovat, ndërsa modelet më të larta mbështesin deri në 400 kilovat.

Zgjidhni modelin më të lartë të karikimit dhe duhen vetëm 19 minuta për ta karikuar nga 10 në 80%.

Pavarësisht nga versioni EX60, shpejtësia maksimale është e kufizuar elektronikisht në 180 km/h, në përputhje me vendimin e Volvos në vitin 2020 për të kufizuar shpejtësitë në të gjithë linjën e saj për të ndihmuar në uljen e lëndimeve dhe vdekjeve.

I prodhuar në Suedi, EX60 është tashmë i disponueshëm për porosi në Evropë, dhe në SHBA në fund të pranverës.

Dorëzimet fillojnë këtë verë, fillimisht me versionet "P6" dhe "P10 AWD" përpara se "P12 AWD" të dalë në rrugë. /Telegrafi/

Trump padit bankën më të madhe amerikane



Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ngriti një padi prej 5 miliardë dollarësh kundër JPMorgan Chase dhe CEO-s së saj Jamie Dimon, duke i akuzuar ata se i kanë mohuar shërbimet bankare për arsye politike duke i mbyllur disa nga llogaritë e tij.

Padia, e ngritur në një gjykatë shtetërore të Floridës në Qarkun Miami-Dade, akuzonte bankën më të madhe amerikane për shkelje të politikave të veta duke zgjedhur Trumpin për të përfituar nga "vala politike".

Por, JPMorgan mohoi se mbyll llogaritë për arsye politike ose fetare.

"Ndërsa na vjen keq që presidenti Trump na ka paditur, ne besojmë se padia nuk ka asnjë vlerë", tha ajo.

"Ne e respektojmë të drejtën e presidentit për të na paditur dhe të drejtën tonë për të mbrojtur veten", shtoi banka.

Trump akuzoi JPMorgan për shkelje të parimeve të saj në mënyrë të njëanshme duke mbyllur llogaritë që i përkisnin atij dhe kompanive të tij të mikpritjes.

Ai gjithashtu akuzoi Jamie Dimon se kishte urdhëruar një "listë të zezë" dashakeqe për të paralajmëruar bankat e tjera në lidhje me bërjen e biznesit me Organizatën Trump dhe anëtarët e familjes Trump, si dhe me vetë Trumpin. /Telegrafi/

Dhunuan policen brenda komisariatit, arrestohen dy vajza në Tiranë



Një efektive policie ka rënë pre e dhunës brenda ambienteve të komisariatit nga dy vajza. Sipas njoftimit të Policisë, 38-vjeçarja M. A. dhe 29-vjeçarja R. A. janë arrestuar pasi kanë dhunuar oficeren e Policisë brenda ambienteve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Sipas Policisë, efektivja është dhunuar për shkak të detyrës, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

“SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 3 arrestuan shtetaset M. A., 38 vjeçe, dhe R. A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se nĂ« hyrje tĂ« ambienteve tĂ« komisariatit kanĂ« goditur njĂ« oficere policie pĂ«r shkak tĂ« detyrĂ«s sĂ« saj”, njofton policia.

Ibrahimi: Operacioni në Prizren, më i madhi që ka realizuar Policia e Kosovës ndonjëherë



Zëvendësdrejtori i Drejtorisë të Krimeve Ekonomike, Luan Ibrahimi tha se ky operacion ka qenë prej më të mëdhatë që ka realizuar Policia e Kosovës.

“Jemi angazhuar nĂ« tĂ« marrĂ« informacionet pĂ«r keqpĂ«rdorime, gjithashtu edhe me tu pajisur me autorizimin e lĂ«shuar nga Prokuroria Themelore nĂ« Prizren, edhe pĂ«rkundĂ«r vĂ«shtirĂ«sive qĂ« kemi pasur pĂ«r shkak se ky ka qenĂ« njĂ« prej operacioneve ndoshta mĂ« tĂ« mĂ«dha qĂ« ka realizuar Policia e KosovĂ«s".

"Ne jemi pĂ«rgatitur, jemi mobilizuar nĂ« koordinim me ProkurorinĂ« edhe drejtorinĂ« rajonale dhe siç shihet ja kemi arritur qĂ«llimit qĂ« tĂ« parandalojmĂ« edhe t’i arrestojmĂ« personat tĂ« cilĂ«t kanĂ« keqpĂ«rdorur me vota, tĂ« cilĂ«t kanĂ« ndikuar, kanĂ« kĂ«rcĂ«nuar ose kanĂ« dhĂ«nĂ« ryshfet dhe kanĂ« dhĂ«nĂ« ryshfet lidhur me votimin e fundit qĂ« kanĂ« ndodhur nĂ« KosovĂ«â€, tha ai.

Lidhur më atë se a janë intervistuar ndonjë kandidatë për deputetë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu tha se deri tani janë intervistuar kryesisht komisionerët dhe ata që kanë keqpërdorur me votat drejtpërdrejt, por shtoi se edhe kandidatët për deputetë do të dëgjohen.

Posta e Maqedonisë: Punonjësit kanë marrë pagat e tyre, greva është e motivuar politikisht



“Organizimi i njĂ« proteste nga njĂ« nga Sindikatat e PunonjĂ«sve tĂ« PostĂ«s sĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht tendencioz dhe i pavlerĂ«, nĂ« kushte kur tĂ« gjithĂ« punonjĂ«sve u janĂ« paguar pagat”, thuhet nĂ« reagimin e “PostĂ«s sĂ« MaqedonisĂ«â€ nĂ« njĂ« deklaratĂ« pas protestĂ«s sĂ« sotme tĂ« punonjĂ«sve.

Ata besojnë se protesta është e motivuar politikisht, dhe punonjësit po manipulohen, gjë që prish funksionimin normal të kompanisë.

“DĂ«shirojmĂ« tĂ« theksojmĂ« se Sindikata u informua nĂ« kohĂ«n e duhur, theksojmĂ« edhe njĂ« herĂ« “u informua nĂ« kohĂ«n e duhur” se problemi Ă«shtĂ« zgjidhur dhe se tĂ« gjithĂ« punonjĂ«sve u janĂ« paguar pagat.

Megjithatë, duhet të konkludojmë me zhgënjim se punonjësit po keqpërdoren nga struktura të caktuara politike të cilat në mënyrë tendencioze po përpiqen të prishin funksionimin e Postës së Maqedonisë së Veriut.

Ju informojmë se jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Qeverinë dhe me bashkëpunim të përbashkët, po i kapërcejmë vazhdimisht të gjitha problemet që lindin në operacionet tona aktuale.

Duke u përpjekur për zgjidhjen e të gjitha situatave që kanë lindur, u bëjmë thirrje të gjitha organizatave sindikale që të përfshihen në zgjidhjen e të gjitha sfidave me të cilat përballet kompania jonë, pa u provokuar dhe manipuluar", thonë nga Posta e Maqedonisë./Telegrafi/

Protesta e transportuesve në Maqedoninë e Veriut pritet të shkaktojë kolona në Kosovë



Shoqata e Transportuesve MAKAM-TRANS ka njoftuar se do të organizojë protestë më 26.01.2026, me fillim nga ora 12:00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e kësaj proteste, do të mbyllet qarkullimi për transportuesit e mallrave në territorin e këtij shteti.

Për shkak të ndalimit të qarkullimit, pritet që edhe në territorin e Republikës së Kosovës të krijohen kolona të gjata kamionësh, të cilët do të presin për të kaluar drejt Maqedonisë së Veriut.

Autoritetet u bëjnë thirrje transportuesve dhe operatorëve ekonomikë që të marrin parasysh këtë njoftim dhe të planifikojnë me kohë lëvizjen e tyre, me qëllim shmangien e vonesave dhe vështirësive në qarkullim. /Telegrafi/


Conte dhe Spalletti refuzojnĂ« tĂ« flasin para ndeshjes Juventus–Napoli



Juventusi do të presë Napolin të dielën në mbrëmje në një përballje shumë të pritur të Serie A, por në një zhvillim të pazakontë, të dy trajnerët, Luciano Spalletti dhe Antonio Conte, kanë refuzuar të mbajnë konferencat tradicionale për shtyp para ndeshjes.

Sfida Juventus–Napoli nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« duel mes vendit tĂ« tretĂ« dhe tĂ« pestĂ« nĂ« njĂ« garĂ« jashtĂ«zakonisht konkurruese nĂ« krye tĂ« tabelĂ«s, por edhe njĂ« ribashkim i dyfishtĂ«.

Conte rikthehet përballë klubit ku ka qenë lojtar dhe trajner fitues titujsh, ndërsa Spalletti vjen si ish-fitues i Scudettos me Napolin.

Pavarësisht peshës së madhe të këtij takimi, Conte ka vendosur të përqendrohet ekskluzivisht te stërvitja, pas barazimit 1-1 ndaj Copenhagenit në Ligën e Kampionëve në mesjavë. Trajneri i Juventusit ka zgjedhur të mos flasë me mediat në prag të kësaj ndeshjeje.

Nga ana tjetër, Spalletti ishte parashikuar të dilte para gazetarëve rreth orës 16:00 sipas kohës lokale të premten, por konferenca e tij për shtyp u anulua rreth dy orë para se të niste.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kjo nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« kĂ«tĂ« sezon qĂ« Conte apo Spalletti shmangin konferencat pĂ«r shtyp, por rasti i kĂ«saj ndeshjeje konsiderohet veçanĂ«risht i çuditshĂ«m, duke marrĂ« parasysh rĂ«ndĂ«sinĂ« dhe profilin e lartĂ« tĂ« sfidĂ«s mes Juventusit dhe Napolit./Telegrafi

Dyshimeve për manipulim të votave në Malishevë - nisin hetimet



Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, është duke monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.

Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës që në Komunën e Malishevës të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë identifikimin e personave përgjegjës, grumbullimin e informatave dhe sigurimin e provave relevante, lidhur me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe në trajtimin e çdo rasti të dyshuar, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe forcimit të sundimit të ligjit. /Telegrafi/


❌