❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ndodh edhe kjo: Arkivi i Kosovës punëson konsulent për recepsion me pagë vjetore 18 mijë euro

Arkivi i Kosovës ka angazhuar një konsulent për recepsion me pagë vjetore mbi 18 mijë euro, vendim të cilin ky institucion e ka arsyetuar si nevojë për të mbuluar mungesën e përkohshme të një punonjëseje.

ËshtĂ« institucioni kryesor qĂ« merret me mbrojtjen, ruajtjen dhe arkivimin e dokumenteve shtetĂ«rore.

Së fundi, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka publikuar një njoftim për dhënien e kontratës për angazhimin e një konsulenti në recepsion në këtë agjenci.

Sipas kontratës, të cilën e ka siguruar T7, për këtë pozicion është punësuar Ardita Toverlani, me një pagë totale prej 18 mijë e 810 euro.

Megjithatë, njohësit e prokurimit konsiderojnë se kjo kontratë duhet të anulohet, pasi nuk është në përputhje me rregulloren.

Ardit Dragusha, hulumtues në Democracy Plus, deklaron se kjo mënyrë e kontraktimit paraqet gjithashtu një abuzim të mundësisë ligjore për kontraktimin e konsulencave.

Në anën tjetër, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës e ka arsyetuar vendimin për mbulimin e mungesës së përkohshme të një punonjëseje.

ASHAK deklaron se çdo rishqyrtim eventual për anulimin e kësaj kontrate do të bëhet vetëm mbi bazën e vlerësimit administrativ dhe ligjor.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndodh edhe kjo: Arkivi i Kosovës punëson konsulent për recepsion me pagë vjetore 18 mijë euro appeared first on Sinjali.

Zelensky: Dokumenti i garancive të SHBA-së për Ukrainën është 100% gati

‘Dokumenti i SHBA-sĂ« mbi garancitĂ« e sigurisĂ« pĂ«r UkrainĂ«n Ă«shtĂ« gati’, ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymir Zelenksy.

Gjithashtu ai ka theksuar se Kievi po pret njoftimin se kur do ta nënshkruajë atë.

“PĂ«r ne, garancitĂ« e sigurisĂ« janĂ« kryesisht garanci sigurie nga SHBA-ja. Dokumenti Ă«shtĂ« 100% gati dhe ne po presim qĂ« partnerĂ«t tanĂ« tĂ« konfirmojnĂ« kohĂ«n dhe vendin ku do ta nĂ«nshkruajmĂ« atĂ«â€, tha Zelensky nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp nĂ« Vilnius, kryeqytetin e LituanisĂ«.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky: Dokumenti i garancive të SHBA-së për Ukrainën është 100% gati appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Ky Ă«shtĂ« personi qĂ« u kap nĂ« flagrancĂ« duke vjedhur nĂ« “Sag Lounge Bar” nĂ« Gjilan

Një rast i vjedhjes së rëndë është zbuluar në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan, ku Policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili sipas hetimeve lidhet edhe me raste të tjera të ngjashme.

Sinjali mëson se më 25.01.2026, rreth orës 05:30, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, pas një pune të vazhdueshme hetimore, ka arrestuar të dyshuarin: Egzon Isufin.

Sipas informacioneve, i dyshuari Ă«shtĂ« kapur nĂ« flagrancĂ«, teksa po kryente veprĂ«n penale “Vjedhje e rĂ«ndĂ«â€, nĂ« lokalin/kafiterinĂ« “Sag Lounge Bar”, nĂ« rrugĂ«n “Raif Halimi” nĂ« Gjilan.

Burime tĂ« besueshme bĂ«jnĂ« me dije se gjatĂ« procedurave policore, i dyshuari ka pranuar edhe disa raste tĂ« tjera vjedhjesh, ndĂ«rsa rasti po trajtohet edhe pĂ«r veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rĂ«ndĂ«â€.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh.

Hetimet për rastet e tjera që dyshohet se lidhen me të njëjtin person janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky Ă«shtĂ« personi qĂ« u kap nĂ« flagrancĂ« duke vjedhur nĂ« “Sag Lounge Bar” nĂ« Gjilan appeared first on Sinjali.

Obama dënon Trumpin për vrasjen e Alex Pretti në Minneapolis: Kjo duhet të ndalojë

Ish-Presidenti amerikan Barack Obama ka kritikuar drejtpërdrejt Presidentin Donald Trump për vdekjen e Alex Pretti, i cili u qëllua për vdekje nga agjentë federalë gjatë një proteste në Minneapolis.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« postuar tĂ« dielĂ«n nĂ« rrjetin social X, Obama e quajti ngjarjen njĂ« “tragjedi zemĂ«rthyese” dhe akuzoi administratĂ«n aktuale se po pĂ«rshkallĂ«zon qĂ«llimisht situatĂ«n.

“Kjo duhet tĂ« ndalojĂ«â€, tha Obama, duke theksuar se vrasja e Pretti-t duhet tĂ« shĂ«rbejĂ« si njĂ« thirrje pĂ«r zgjim pĂ«r tĂ« gjithĂ« amerikanĂ«t, pavarĂ«sisht pĂ«rkatĂ«sisĂ« politike. Sipas tij, shumĂ« nga vlerat themelore tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara janĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« nĂ«n kĂ«rcĂ«nim.

Në deklaratën e tij, Obama dënoi gjithashtu taktikat e përdorura nga ICE dhe agjentë të tjerë federalë, duke thënë se qytetarët në mbarë vendin janë me të drejtë të zemëruar nga veprimet e agjentëve të maskuar që, sipas tij, veprojnë pa përgjegjësi dhe me pandëshkueshmëri, duke frikësuar dhe rrezikuar banorët e një qyteti të madh amerikan.

Deklarata e Obamës përbën një ndërhyrje të rrallë dhe të hapur politike kundër një administrate në detyrë dhe ka nxitur reagime të forta politike, protesta dhe thirrje për hetim të plotë mbi rolin e autoriteteve federale në këtë rast.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Obama dënon Trumpin për vrasjen e Alex Pretti në Minneapolis: Kjo duhet të ndalojë appeared first on Sinjali.

Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në Orikum.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Vlorës kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Në vendngjarje po vijon puna intensive për vënien nën kontroll të situatës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum appeared first on Sinjali.

“Pse ma prishe gjumin”? VĂ«llai rrah motrĂ«n pas njĂ« zhurme nĂ« banesĂ«, pĂ«rfundon nĂ« mbajtje pĂ«r 48 orĂ«

Një rast i dhunës në familje është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në Fushë Kosovë, ku një i ri dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij pas një mosmarrëveshjeje të çastit.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur mĂ« 25.01.2026, rreth orĂ«s 04:40 nĂ« rrugĂ«n “NĂ«nĂ« Tereza”.

Burime nga rasti bëjnë me dije se i dyshuari D. N dyshohet se ishte zgjuar nga një zhurmë dhe e ka akuzuar motrën e tij, viktimën A. N se ajo e kishte shkaktuar zhurmën, çka ka çuar në përshkallëzim të situatës dhe konflikt fizik.

Në momentet pasuese, dyshohet se i dyshuari e ka goditur viktimën disa herë me grushte në trup.

Sipas tĂ« dhĂ«nave, viktima nuk ka pĂ«suar lĂ«ndime trupore dhe nuk ka kĂ«rkuar ndihmĂ« mjekĂ«sore, por rasti Ă«shtĂ« trajtuar si “DhunĂ« nĂ« familje”.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë, në Qendrën e Mbajtjes.

Hetimet lidhur me rastin pritet të vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Pse ma prishe gjumin”? VĂ«llai rrah motrĂ«n pas njĂ« zhurme nĂ« banesĂ«, pĂ«rfundon nĂ« mbajtje pĂ«r 48 orĂ« appeared first on Sinjali.

Arrestohet nĂ« JarinjĂ« i kĂ«rkuari nga Gjykata e MitrovicĂ«s pĂ«r “Falsifikim tĂ« dokumenteve”

Një person i kërkuar me urdhërarrest të Gjykatës Themelore në Mitrovicë është ndaluar sot në pikën kufitare Jarinjë, raporton Sinjali.

Burime zyrtare bëjnë me dije se më 25.01.2026, rreth orës 11:30, në Jarinjë është ndaluar: Branko Sretenoviq.

Sipas informacioneve, ai ishte nĂ« kĂ«rkim me urdhĂ«rarrest tĂ« lĂ«shuar nga Gjykata Themelore nĂ« MitrovicĂ«, pĂ«r shkak tĂ« dyshimeve se ka kryer veprĂ«n penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga neni 390 paragrafi 2 i KPRK-sĂ«.

Në lidhje me rastin është kontaktuar gjyqtarja e lëndës, e cila ka urdhëruar që i arrestuari të dërgohet në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa më 26.01.2026, në ora 10:00, të dërgohet në gjykatë.

Rasti pritet të trajtohet nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet nĂ« JarinjĂ« i kĂ«rkuari nga Gjykata e MitrovicĂ«s pĂ«r “Falsifikim tĂ« dokumenteve” appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapet nĂ« flagrancĂ« duke vjedhur nĂ« “Sag Lounge Bar” nĂ« Gjilan, nĂ« pranga i dyshuari pĂ«r disa raste vjedhjesh

Një rast i vjedhjes së rëndë është zbuluar në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan, ku Policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili sipas hetimeve lidhet edhe me raste të tjera të ngjashme.

Sinjali mëson se më 25.01.2026, rreth orës 05:30, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, pas një pune të vazhdueshme hetimore, ka arrestuar një të dyshuar.

Sipas informacioneve, i dyshuari Ă«shtĂ« kapur nĂ« flagrancĂ«, teksa po kryente veprĂ«n penale “Vjedhje e rĂ«ndĂ«â€, nĂ« lokalin/kafiterinĂ« “Sag Lounge Bar”, nĂ« rrugĂ«n “Raif Halimi” nĂ« Gjilan.

Burime tĂ« besueshme bĂ«jnĂ« me dije se gjatĂ« procedurave policore, i dyshuari ka pranuar edhe disa raste tĂ« tjera vjedhjesh, ndĂ«rsa rasti po trajtohet edhe pĂ«r veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rĂ«ndĂ«â€.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh.

Hetimet për rastet e tjera që dyshohet se lidhen me të njëjtin person janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kapet nĂ« flagrancĂ« duke vjedhur nĂ« “Sag Lounge Bar” nĂ« Gjilan, nĂ« pranga i dyshuari pĂ«r disa raste vjedhjesh appeared first on Sinjali.

KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përket rezultateve

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë shprehur pritje që pas përfundimit të rinumërimit të votave të ketë më pak dilema rreth rezultateve, gjë që mund të ndikojë në përfundim më të shpejtë të procesit. 

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë të dielën se me këtë dinamikë pune, rinumërimi pritet të përfundojë këtë javë.

“Natyrisht, procesi i rinumĂ«rimit i heq tĂ« gjitha dilemat sa i pĂ«rket rezultateve dhe kjo mund tĂ« zvogĂ«lojĂ« nevojĂ«n pĂ«r ankesa, por KQZ duhet tĂ« presĂ« afatin pĂ«r paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se tĂ« procedojĂ« me certifikimin e rezultatit tĂ« zgjedhjeve dhe njĂ«kohĂ«sisht me pĂ«rmbylljen e procesit zgjedhor”, ka thĂ«nĂ« Elezi.

Deri në orën 16:00 të së dielës janë rinumëruar 65% të vendvotimeve. 

Procesi i rinumĂ«rimit ka pĂ«rfunduar edhe nĂ« KomunĂ«n e Drenasit. MĂ« sĂ« shumti vota qĂ« s’ia kanĂ« dhĂ«nĂ« qytetarĂ«t ka dalĂ« t’i jenĂ« shĂ«nuar Fadil Demakut tĂ« PDK-sĂ« – 222. 

Asnjë kandidati tjetër nuk i janë shtuar më shumë se 20 vota gjatë numërimit fillestar.

Procesi ka përfunduar edhe në Gjakovë. Rinumërimi ia hoqi 383 vota kandidates Adonjeta Zymberi-Selmanit e 244 vota Hajdar Beqës, të dy kandidatë të PDK-së. 

GjatĂ« numĂ«rimit fillestar nĂ« GjakovĂ« vota qĂ« nuk i kanĂ« dhĂ«nĂ« qytetarĂ«t ka pĂ«rfituar edhe kandidati i VetĂ«vendosjes Agon Batusha – 215. 

Në këtë komunë ka edhe dallime të tjera që janë evidentuar, por asnjë nuk i kalon 100 votat. 

Rinumërimi është afër fundit edhe në Gjilan. Nga 130 kuti gjithsej kanë mbetur edhe 7 pa u rinumëruar. Dallimi më i madh nga numërimi fillestar janë 43 vota që i ishin shtuar kandidates së LVV-së Arijeta Rexhepi.

Në Istog janë rinumëruar 53 nga 62 kuti. Dallimi më i madh i evidentuar në këtë komunë është 14 vota, e që i janë shtuar gjatë numërimit Gani Dreshajt të AAK-së. 

Procesi ka përfunduar në 23 komuna, e 15 të tjera janë ende në rinumërim, ndër to edhe Prishtina, ku deri tash për së dyti janë numëruar 32% të vendvotimeve.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/
 

The post KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përket rezultateve appeared first on Sinjali.

Sekuestrimi i 160 kg eksplozivi në Zubin Potok, prodhim i një kompanie serbe të lidhur me pushtetin

Policia e Kosovës ditë më parë ka sekuestruar 156 kilogramë eksploziv komercial në rrugën e Jagnjenicës, në komunën e Zubin Potokut, në një lokacion të pabanuar.

Sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare, eksplozivi Ă«shtĂ« i prodhuar nga kompania serbe “Trayal Korporacija A.D.” nga Krushevci i SerbisĂ«.

Drejtor gjeneral i kësaj kompanie është biznesmeni serb Millosh Neneziq, i cili njihet për lidhjet e tij me Partinë Përparimtare Serbe (SNS).

Portali serb Nova ka raportuar më herët se Neneziq ka marrëdhënie shumë të afërta me ish-drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës Serbe (BIA) dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Bratislav Gashiq.

Sipas raportimeve, fabrika “Trayal” kishte qenĂ« pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« financiare dhe nĂ« prag tĂ« shkatĂ«rrimit, me borxhe qĂ« nĂ« njĂ« moment arrinin deri nĂ« 130 milionĂ« euro.

Megjithatë, Neneziqi i atribuohen meritat për rimëkëmbjen e kompanisë, pikërisht në periudhën kur Gashiq u emërua ministër i Mbrojtjes së Serbisë.

Pas kĂ«tij emĂ«rimi, “Trayal” nisi tĂ« pĂ«rfitojĂ« kontrata shtetĂ«rore. GjatĂ« njĂ« vizite nĂ« fabrikĂ« nĂ« vitin 2015, Gashiq nĂ«nshkroi njĂ« kontratĂ« pĂ«r furnizimin e UshtrisĂ« sĂ« SerbisĂ« me maska mbrojtĂ«se.

Ai deklaroi se nga viti 2012 deri në atë kohë, fabrika i kishte furnizuar ushtrisë produkte me vlerë rreth shtatë milionë dinarë, ndërsa për tre vitet pasuese parashiheshin kontrata të reja në vlerë prej 250 milionë dinarësh.

Lidhjet mes “Trayal”-it dhe Gashiqit konsiderohen tĂ« hershme dhe tĂ« forta. Aktualisht, djemtĂ« e Gashiqit janĂ« pjesĂ« e drejtuesve tĂ« klubit futbollistik FK “Trajal”, sponsori kryesor i tĂ« cilit Ă«shtĂ« pikĂ«risht fabrika “Trayal”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sekuestrimi i 160 kg eksplozivi në Zubin Potok, prodhim i një kompanie serbe të lidhur me pushtetin appeared first on Sinjali.

Një grua rrezikoi seriozisht ndërsa përpiqej të bënte selfie pranë detit në Angli, gjatë valëve të forta të stuhisë



Një grua u rrezikua seriozisht ndërsa përpiqej të bënte selfie pranë detit në Paignton, Devon - Angli, gjatë valëve të forta të Stuhisë Ingrid.

Pamjet e regjistruar nga një banor e tregon tërheqjen e saj nga vala dhe britmën e frikës kur u përplas pjesërisht nga uji.

MegjithĂ«se u rrezikua, ajo u kthye sĂ«rish disa herĂ« drejt skajit pĂ«r tĂ« kapur “foton perfekte”.

Sjellja e saj rriti shqetësimet për edukimin e të rinjve mbi rreziqet e detit.

Ngjarje të tjera tragjike u rikujtuan, përfshirë humbjen e jetës së një vajze 15-vjeçare dhe një kalimtari që përpiqej ta shpëtonte.

Autoritetet britanike paralajmërojnë gjithmonë për respektimin e forcës së natyrës dhe shmangien e rreziqeve pranë detit. /Telegrafi/

PĂ«r tĂ« shikuar pamjet, klikoni KËTU.

“E marr pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r gjithçka”, Mikel Arteta reagon pas humbjes nga Man Unitedi



Trajneri Mikel Arteta ka marrĂ« mbi vete pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e plotĂ« pĂ«r humbjen 3-2 tĂ« Arsenalit ndaj Manchester United nĂ« “Emirates Stadium”, disfata e parĂ« nĂ« shtĂ«pi pĂ«r “TopçinjtĂ«â€ nĂ« sezonin 2025/26 tĂ« LigĂ«s Premier.

Trajneri spanjoll nuk kërkoi justifikime pas ndeshjes dhe theksoi se përgjegjësia bie mbi të, ndërsa përgëzoi kundërshtarin për paraqitjen dhe rikthimin e tyre.

“Ne e pranojmĂ« humbjen. I pĂ«rgĂ«zojmĂ« kundĂ«rshtarĂ«t. VazhdojmĂ« pĂ«rpara. Duhet t’ua kujtojmĂ« lojtarĂ«ve sa tĂ« mirĂ« qĂ« janĂ«. UnĂ« e marr pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r gjithçka!”.

Pas ndeshjes, Arteta vuri theksin te nevoja për unitet dhe mbështetje ndaj lojtarëve në një moment të vështirë, duke kërkuar që skuadra të qëndrojë e bashkuar.

“Kur humbasim, atĂ«herĂ« duhet tĂ« tregojmĂ« bashkimin, unitetin. ËshtĂ« njĂ« humbje shumĂ« e dhimbshme, por tani Ă«shtĂ« koha tĂ« jemi pranĂ« lojtarĂ«ve qĂ« na japin kaq shumĂ« gĂ«zim. ËshtĂ« koha tĂ« jemi shumĂ«, shumĂ« afĂ«r tyre dhe t’i mbĂ«shtesim – ne duam tĂ« fitojmĂ«!”

Pavarësisht këtij hapi fals, Arteta mbetet i bindur se reagimi i Arsenalit do të vijë përmes solidaritetit dhe besimit te grupi, teksa gara në Ligën Premier sapo ka hyrë në fazën më intensive të saj./Telegrafi

“PĂ«r KosovĂ«n s'ka parime”, Vuçiq me tone pĂ«rçmuese ndaj Trumpit: Publiku nuk reagoi ndaj “akrobacive” tĂ« tij nĂ« Davos



Presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar me tone skeptike dhe herĂ«-herĂ« pĂ«rçmuese paraqitjen e presidentit amerikan Donald Trump nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos, duke thĂ«nĂ« se audienca nuk reagoi ndaj humorit dhe “akrobacive” tĂ« tij, nĂ« njĂ« atmosferĂ« qĂ« sipas Vuçiqit ishte e mbushur me frikĂ« dhe pasiguri globale.

Duke folur pĂ«r pĂ«rshtypjet nga Davosi, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Novosti, Vuçiq tha se Trump Ă«shtĂ« “simpatik” dhe di si ta bĂ«jĂ« audiencĂ«n tĂ« qeshĂ«, por se kĂ«tĂ« herĂ« pĂ«rballĂ« kishte njĂ« publik shumĂ« serioz, i cili nuk reagoi siç ishte mĂ«suar.

“Trump Ă«shtĂ« simpatik, ai di si ta bĂ«jĂ« audiencĂ«n tĂ« qeshĂ«, por audienca atje Ă«shtĂ« shumĂ« serioze dhe njerĂ«zit nuk reagojnĂ« gjithmonĂ« ndaj akrobacive. Nuk mĂ« ka ndodhur kurrĂ« tĂ« dĂ«gjoja kaq pak reagime, kurrĂ« mĂ« bosh”, tha Vuçiq.

Ai përshkroi Davosin si një vend ku dominonte frika, duke përmendur drejtuesit e kompanive më të mëdha teknologjike amerikane.

“PashĂ« humorin e njerĂ«zve. Ishin njerĂ«zit mĂ« tĂ« fuqishĂ«m, krerĂ«t e kompanive si Nvidia dhe gjigantĂ« tĂ« tjerĂ« teknologjikĂ«. KurrĂ« nuk kam parĂ« njĂ« botĂ« mĂ« tĂ« frikĂ«suar, mĂ« nervoze dhe me mĂ« pak dĂ«shirĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ«. TĂ« gjithĂ« donin tĂ« strehoheshin”, u shpreh presidenti serb.

Vuçiq: Trump e nxori hapur se nuk ka parime për Kosovën

Në deklaratat e tij, Vuçiq u ndal edhe te Kosova, duke thënë se sipas tij, politika amerikane, përfshirë atë të Trumpit, nuk bazohet në parime.

“NĂ« lidhje me KosovĂ«n, nuk ka parime. Trump e nxori hapur. Na treguan histori boshe pĂ«r katastrofa humanitare. TĂ« mĂ«dhenjtĂ« do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« luftojnĂ«â€, tha ai, duke shtuar se Serbia, sipas tij, po pĂ«rpiqet tĂ« shohĂ« drejt sĂ« ardhmes pĂ«rmes analizave strategjike.

MegjithatĂ«, Vuçiq u pĂ«rpoq tĂ« balancojĂ« kritikat me vlerĂ«sime pozitive pĂ«r SHBA-nĂ«, duke thĂ«nĂ« se Ă«shtĂ« “mirĂ«njohĂ«s” pĂ«r disa vendime amerikane ndaj SerbisĂ«.

Vuçiq përsëriti narrativën e tij të njohur për rënien e fuqisë evropiane, duke theksuar se Serbia, pavarësisht gjithçkaje, nuk ka alternativë tjetër gjeopolitike.

“Fuqia evropiane do tĂ« bjerĂ«, kjo Ă«shtĂ« e qartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«. Ne nuk kemi vend tjetĂ«r pĂ«rveç EvropĂ«s ku jetojmĂ«. A do tĂ« marrim diçka nĂ«se themi se jemi nĂ« rrugĂ«n lindore? Kemi marrĂ«dhĂ«niet mĂ« tĂ« mira me KinĂ«n, por çfarĂ« tjetĂ«r mund tĂ« bĂ«jmĂ«?”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se politika e tij mbetet ajo evropiane, por gjithmonë duke mbrojtur interesat e Serbisë, duke lënë të hapur edhe mundësinë e ndryshimeve politike në të ardhmen, por vetëm përmes zgjedhjeve.

Deklaratat e Vuçiqit nga Davosi reflektojnë një prirje gjithnjë e më të dukshme për distancim retorik nga Donald Trump, duke e portretizuar atë si figurë populiste që nuk gjen më jehonë në qarqet elitare globale, ndërkohë që presidenti serb përpiqet të paraqitet si aktor racional./Telegrafi.

Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në trafikun rrugor



Monitorimi përmes kamerave të sigurisë, sipas njësisë së trafikut në kryeqytet, po rezulton efikas. Për kundërvajtje, në baza ditore raportohet se ndëshkohen nga 50 deri në 100 persona. Policia vazhdon të bëjë thirrje që ngasësit të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe t`i respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve. Kamera të sigurisë pritet të vendosen edhe në shumë pjesë të tjera të kryeqytetit.

Kamerat e sigurisë, të vendosura muaj më parë nga drejtoria e policisë në kryeqytet, japin edhe efikasitetin në ndëshkime për shkelësit në trafik, duke u konsideruar të rëndësishme për sigurinë në komunikacion dhe në përgjithësi. Shqiptimi i gjobave, përmes monitorimit të kamerave, tashmë ka filluar, duke ndëshkuar mbi 1 mijë e më shumë kundërvajtës gjatë një jave.

“Gjobat variojnĂ«, vetĂ«m pĂ«rmes kamerave, mund ta konfirmoj se diku prej 50- deri ne 100 gjoba brenda ditĂ«s, ky Ă«shtĂ« trendi”, thotĂ« Vedat Zuka, shef i operatives sĂ« trafikut nĂ« kryeqytet.

Njësiti i trafikut të kryeqytetit vazhdon të realizojë shqiptimin e gjobave bazuar në monitorimin e kamerave të sigurisë, si edhe gjatë zbatimit të detyrave të rregullta në terren, duke shënuar kështu edhe përmirësim të gjendjes.

“Prej vendosjes se tyre e deri me tash, unĂ« konsideroj qĂ« kanĂ« qenĂ« shumĂ« efikase, kanĂ« ndikua jashtĂ«zakonisht mirĂ« edhe tĂ« populli qĂ« njĂ«kohĂ«sisht shfrytĂ«zoj rastin t’i falĂ«nderoj edhe vozitĂ«sit tĂ« cilĂ«t i kanĂ« respektua kĂ«shillat sugjerimet, por edhe vetĂ« kamerat, konsideroj qĂ« gjendja Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«sua me njĂ« pĂ«rqndje jashtĂ«zakonisht tĂ« dukshme”, thotĂ« Zuka.

Ndërkohë ekspertë të komunikacionit nënvizojnë se vendosja e kamerave të sigurisë që synon parandalimin e aksidenteve, pritet të japë rezultate pozitive edhe në sigurinë e përgjithshme. Madje nga këndvështrimi i ekspertëve të kësaj fushe gjobat duhet të jenë më të larta dhe pa përjashtim.

“Vendosja e kamerave, nĂ«pĂ«r kryqĂ«zime tĂ« rrugĂ«ve, ose edhe nĂ« semaforĂ«, sigurisht qĂ« do ta jep edhe rezultate mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« sigurisĂ«, nĂ« komunikacion rrugor, kamerat do ta luajnĂ«, rolin e sigurisĂ« nĂ« komunikacion por edhe tĂ« sigurisĂ« nĂ« pĂ«rgjithĂ«si”, thotĂ« Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit.

“Funksionalizimi i kamerave, Ă«shtĂ« kanĂ« shumĂ« i nevojshĂ«m, dhe shumĂ« i mirĂ«, Duhet tĂ« merren ato kamera, duhet tĂ« merren aty gabime qĂ« i bĂ«jnĂ«, tĂ« iu shqiptohen dĂ«nime”, thotĂ« Lavdim Hamiti, ekspert i komunikacionit.

Kamerat e sigurisë pritet të vendosen edhe në shumë pjesë të tjera të kryeqytetit. Ndërkohë, policia u bën thirrje ngasësve që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë dhe të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve./RTK

Nesër 370 kamionë do të bllokojnë të gjitha pikat kufitare në RMV



Nesër rreth mesditës, 370 automjete të rënda do të bllokojnë të gjitha pikat kufitare në vend.

Do të ndalet transporti i mallrave drejt Bashkimit Evropian dhe tranziti nëpër rajon. Do të lejohen vetëm kamionët që transportojnë ilaçe, kafshë të gjalla, eksplozivë dhe municion.

Shkak për protestën është sistemi i ri i hyrje-daljes në vendet e zonës Shengen, i cili kufizon qëndrimin e shoferëve të kamionëve nga Ballkani Perëndimor.

Plani Ă«shtĂ« qĂ« bllokadat tĂ« zgjasin shtatĂ« ditĂ«, por protestuesit janĂ« tĂ« gatshĂ«m t’i ndĂ«rpresin ato nĂ«se BE-ja nis negociata pĂ«r zgjidhjen e problemit.

“NĂ«se qoftĂ« ditĂ«n e parĂ« apo tĂ« dytĂ«n dĂ«rgohet sinjal tek institucionet kompetente tĂ« shtetit tonĂ« se do tĂ« zhvillohen takime pĂ«r gjetjen e njĂ« zgjidhjeje, ne menjĂ«herĂ« do ta ndĂ«rpresim bllokadĂ«n. Nuk duam t’i shkaktojmĂ« dĂ«m as vetes, as ekonomisĂ«. Si rajon do tĂ« pĂ«rballemi me njĂ« situatĂ« ku shumĂ« transportues do tĂ« kĂ«rkojnĂ« zgjidhje duke transferuar kapitalin nĂ« shtete tĂ« tjera tĂ« BE-sĂ«, gjĂ« qĂ« do tĂ« çonte nĂ« kolaps tĂ« tĂ«rĂ« ekonomisĂ«,” deklaroi Biljana Muratovska, nga Shoqata e Transportit MakamTrans.

Transportuesit paralajmërojnë se nëse BE-ja nuk gjen mënyrë për tejkalimin e këtij problemi, kjo do të nënkuptojë kolaps për ekonominë e Ballkanit Perëndimor.

Kostot e transportit do tĂ« rriten shumĂ«fish, e bashkĂ« me to edhe çmimet e produkteve.Nga Qeveria thonĂ« se janĂ« nĂ« komunikim me pĂ«rfaqĂ«suesit evropianĂ« me qĂ«llim gjetjen e njĂ« zgjidhjeje dhe pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dukje problemet e transportuesve, tĂ« cilat pĂ«rbĂ«jnĂ« kĂ«rcĂ«nim serioz pĂ«r ekonominĂ«.PĂ«rveç transportuesve nga Maqedonia e Veriut, kamionĂ«t nĂ« pikat kufitare do t’i parkojnĂ« edhe transportues nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Nuk do tĂ« ketĂ« pengesa pĂ«r hyrje-daljen e autobusĂ«ve tĂ« udhĂ«tarĂ«ve dhe automjeteve personale.

Notat e lojtarëve, Juventus 3-0 Napoli: Locatelli yll, Hojlund dështim



Një fitore e pastër dhe e bindshme për Juventusin, që triumfoi me 3-0 ndaj Napolit në derbin e javës së 22-të të Serie A, në Allianz Stadium.

Golat për Zonjën e Vjetër u shënuan nga Jonathan David, Kenan Yildiz dhe Filip Kostic.

Lojtari më i mirë i takimit sipas SofaScore ishte Manuel Locatelli i Juventusit, me notën 8.1.

FT |⌛| Three goals and three points: absolutely brilliant lads! âšȘ⚫ đŸ’ȘđŸ»@EASPORTSFC @easportsfcit #JuveNapoli pic.twitter.com/tONViQwlJE
— JuventusFC 🇬🇧đŸ‡ș🇾 (@juventusfcen) January 25, 2026


Po ashtu, paraqitje shumë të mira dhanë Pierre Kalulu (7.8), Kenan Yildiz (7.7) dhe Khephren Thuram (7.8).

Te Napoli, kishte shumë dështime, ndërsa më të dobëtit u konsideruan Rasmus Hojlund me notën 5.7 dhe Alex Meret me notën 5.8.

Notat e lojtarëve të Juventusit dhe Napolit


/Telegrafi/

19-vjeçarja nga Kosova mahnit nĂ« skenĂ«n e “The Voice of Finland” me zĂ«rin e saj



Vetëm 19 vjeçe, por me një zë që rrëmben vëmendjen që në notën e parë.

Hana Orllati nga Kosova ka ndezur emocionet nĂ« skenĂ«n e “The Voice of Finland”, duke mahnitur jurinĂ« dhe publikun me interpretimin e saj fantastik.

Me kĂ«ngĂ«n “How I Was Supposed To Live Without You”, Hana Orllati arriti tĂ« kalojĂ« me sukses fazĂ«n e parĂ« tĂ« kĂ«saj gare prestigjioze kĂ«ndimi, duke dĂ«shmuar se talenti i saj nuk njeh kufij.

Foto: YouTube

Zëri i saj i fuqishëm, u prit me reagime entuziaste nga publiku dhe juria.

Rruga e Hanës me muzikën ka nisur herët.

QĂ« nĂ« fĂ«mijĂ«ri ajo ka qenĂ« e lidhur ngushtĂ« me artin, ndĂ«rsa nĂ« moshĂ«n vetĂ«m 10-vjeçare ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« “The Voice of Albania”.

Përveç kësaj, ajo ka performuar në shumë koncerte për fëmijë në Kosovë.

- YouTube www.youtube.com

Hana Orllati ka pĂ«rfunduar shkollĂ«n e mesme tĂ« muzikĂ«s “Prenk Jakova” nĂ« PrishtinĂ«.

Tash e një vit, ajo jeton në Finlandë me prindërit dhe tre vëllezërit, të cilët u shpërngulën atje vite më parë për të ndjekur studimet.

“QĂ« kur isha e vogĂ«l kam Ă«ndĂ«rruar tĂ« kĂ«ndoj nĂ« skena tĂ« mĂ«dha dhe tĂ« bĂ«hem njĂ« artiste profesionale. Kjo Ă«ndĂ«rr tani ka nisur tĂ« bĂ«het realitet", shprehet Hana.

Historia e saj është dëshmi se talenti, puna dhe ëndrra e madhe mund ta çojnë zërin e Kosovës në skenat ndërkombëtare.

Kievi dhe Moska gati të zhvillojnë më shumë bisedime ballë për ballë, ndërsa SHBA-të përshëndetin 'hapin e madh' përpara



Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të zhvillojnë një raund të dytë bisedimesh të drejtpërdrejta për paqe të ndërmjetësuara nga SHBA-të fundjavën e ardhshme pas një takimi dy-ditor në Abu Dhabi.

Dhe ky lajm vjen pavarësisht ankesave të ukrainasve se negociatat u minuan nga një breshëri sulmesh vdekjeprurëse.

Bisedimet trepalëshe në Emiratet e Bashkuara Arabe do të rifillojnë më 1 shkurt, tha një zyrtar amerikan të shtunën.

Ai shtoi: "Mendoj se takimi i të gjithëve së bashku ishte një hap i madh. Mendoj se është një konfirmim i faktit se, së pari, është bërë shumë përparim deri më sot në përcaktimin e detajeve të nevojshme për të arritur në një përfundim".

Bisedimet ishin kontakti i parë i njohur i drejtpërdrejtë midis zyrtarëve ukrainas dhe rusë mbi një plan që po shtyhet nga Donald Trump për t'i dhënë fund luftës gati katërvjeçare.

E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se "u diskutua shumë dhe është e rëndësishme që bisedat të ishin konstruktive".

Por Rusia u kritikua për nisjen e sulmeve me dronë dhe raketa në Kiev dhe Kharkiv - dy qytetet më të mëdha të Ukrainës - gjatë bisedimeve të paqes në Abu Dhabi.

“PĂ«rpjekje pĂ«r paqe? Takim trepalĂ«sh nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe? Diplomaci? PĂ«r ukrainasit, kjo ishte njĂ« tjetĂ«r natĂ« terrori rus”, tha ministri i jashtĂ«m i vendit, Andrii Sybiha, pas sulmit tĂ« fundit rus nĂ« infrastrukturĂ«n kritike.

Me Kievin dhe qytete të tjera në mes të ndërprerjeve të gjera të ngrohjes, ujit dhe energjisë elektrike pas sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike, zyrtarët në kryeqytet thanë se një person ishte vrarë dhe të paktën 15 të plagosur në sulmet që vazhduan deri në mëngjes. /Telegrafi/

Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum



Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë në orët e mbrëmjes zonën e kënetës në Orikum, pranë bazës së Pashalimanit.

Flakët kanë djegur shkurre dhe pemë në një sipërfaqe të gjerë, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e tyre, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Vlorës janë angazhuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara.

Aktualisht, në vendngjarje po vijon puna intensive për shuarjen e flakëve dhe për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

- YouTube youtu.be

Cilin trëndafil e zgjodhët? Zbuloni dëshirën që po e fshihni dhe atë që ju pret në të ardhmen



Psikologjia thotë se zgjedhja juaj pasqyron dëshirën që nuk guxoni ta thoni me zë

Në figurë ndodhen pesë trëndafila dhe secili zgjedhje mbart një mesazh që flet më shumë për ju sesa për vetë lulen. Njerëzit shpesh mendojnë se zgjedhin rastësisht, por e vërteta është se na tërheq pavetëdijshëm ajo që i ngjan më shumë botës sonë të brendshme.

Zgjedhja juaj është, në fakt, pasqyra e psikikës suaj dhe e asaj që dëshironi më së shumti në këtë moment, edhe nëse nuk dini ta thoni me fjalë.

Prandaj, zgjidhni trëndafilin që ju bie i pari në sy dhe lexoni më poshtë çfarë tregon për ju.

đŸŒč TrĂ«ndafili numĂ«r 1

Nëse keni zgjedhur trëndafilin e parë, kjo tregon se jeni të ndjeshëm deri në kufijtë e brishtësisë dhe se jepni veten me gjithë zemër. Në marrëdhënie jeni të sinqertë dhe të hapur, por thellë brenda vetes mbani gjithmonë frikën nga tradhtia. Për ju, besimi është gjithçka.

Paratë kurrë nuk kanë qenë motiv kryesor për ju, nuk ju duhet shumë për të qenë të lumtur. Dëshira juaj më e madhe është një dashuri si në përralla, ajo lidhje e rrallë ku dy njerëz e duan dhe e kuptojnë njëri-tjetrin pa kushte.

Lajmi i mirĂ« Ă«shtĂ« se kjo dashuri ju Ă«shtĂ« e destinuar. Por rruga drejt saj kalon pĂ«rmes disa “gjembave”, disa zhgĂ«njimeve qĂ« do t’ju mĂ«sojnĂ« çfarĂ« Ă«shtĂ« dashuria e vĂ«rtetĂ«.

đŸŒč TrĂ«ndafili numĂ«r 2

Nëse ju tërhoqi trëndafili i dytë, do të thotë se dashuria është boshti i jetës suaj, jo vetëm ajo romantike, por edhe ajo për familjen dhe miqtë.

Ju jepni shumë, pa llogari dhe pa rezerva. Nuk hiqni dorë lehtë dhe jeni gati për rrezik, sakrificë dhe vendime të mëdha për të arritur atë që dëshironi.

DĂ«shira juaj mĂ« e madhe Ă«shtĂ« njĂ« dashuri e qĂ«ndrueshme, e thellĂ« dhe e pĂ«rhershme. Problemi Ă«shtĂ« se shpesh lĂ«ndoheni, sepse jepni mĂ« shumĂ« sesa merrni. MegjithatĂ«, jeta mĂ« vonĂ« ju sjell njĂ« person qĂ« do t’ju dojĂ« pikĂ«risht ashtu siç keni Ă«ndĂ«rruar gjithmonĂ«, transmeton Telegrafi.

đŸŒč TrĂ«ndafili numĂ«r 3

TrĂ«ndafili i tretĂ« zbulon njĂ« person me energji tĂ« lehtĂ«, tĂ« ndritshme dhe pozitive. PĂ«r çdo problem gjeni zgjidhje dhe rrallĂ« lejoni qĂ« errĂ«sira t’ju afrohet.

NjerĂ«zit ju kĂ«rkojnĂ« sepse e dinĂ« se dini t’ua ngrini humorin dhe t’u jepni shpresĂ«.
Dëshira juaj më e madhe jetësore është suksesi profesional.

Ju investoni shumĂ« nĂ« veten tuaj, mĂ«soni vazhdimisht dhe zhvilloheni, por shpesh pyesni veten nĂ«se do t’ia vlejĂ«. Do t’ia vlejĂ«. NĂ«se vazhdoni kĂ«shtu, suksesi do tĂ« vijĂ« natyrshĂ«m.

Vetëm mos harroni: krahas karrierës, ju duhet edhe dashuria. Pa të, asnjë arritje nuk ka aq vlerë sa mendoni.

đŸŒč TrĂ«ndafili numĂ«r 4

Nëse keni zgjedhur trëndafilin e katërt, me tonin e tij më të errët dhe pamjen e vyshkur, kjo tregon se jeni thellë i/e lënduar dhe aktualisht ndodheni në një periudhë ku gjithçka ju duket e zezë.

Sikur energjia juaj të ketë rënë në minimum dhe të jeni lodhur nga gjithçka. Dëshira juaj më e madhe është të mbarojnë ditët e këqija, të merrni më në fund frymë lirshëm dhe ta shihni sërish dritën.

Kjo është plotësisht e kuptueshme. Por për të ndryshuar gjërat, duhet të ndryshoni edhe këndvështrimin tuaj. Nëse qëndroni në pesimizëm, dëshira nuk ka ku të realizohet. Nëse sillni pak më shumë besim dhe dritë në përditshmëri, gjërat do të fillojnë të ndryshojnë më shpejt sesa mendoni. /Telegrafi/

❌