❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

The Elemental Reason – Arsyeja Elementare

Last Updated on 25/01/2026 by Monika

Nga Erl Kodra

Shënim:
Isha në dilemë nëse është ide e mirë të shkruaj këtë tekst, si detyrim ndaj vetes dhe ndaj jush. Në fund vendosa se ajo që vjen më pas, ka rëndësi. Teksti i mëposhtëm është dëshmia ime autentike.

_____________________________________
Kur isha i vogël e ngrija kryet drejt qiellit dhe numroja yjet. Imagjinata ime merrte krahë në përpjekje për të kuptuar se sa larg mund të jenë ato dritëza të vogla, ndërsa Hana e plotë më ngjante me një fytyrë plot trishtim. Unë pata privilegjin që fëmijërinë e kam kaluar mes malesh rrëzë Alpeve Shqiptare, aty ku natyra shfaqet me gjithë madhështinë e saj; me verë të nxehtë dhe të thatë, dhe dimër të ftohtë dhe të ashpër. Qielli i Alpeve gjatë verës është kristal i qartë.

UnĂ« nuk e di se çfarĂ« ndodhi me mua, por unĂ« nuk mund ta hiqja mendjen nga yjet. Çdo çast e gjeja veten duke menduar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavullnetshme pĂ«r ato dritĂ«za tĂ« forta, si tĂ« vendosura me dorĂ« nĂ« blunĂ« e errĂ«t tĂ« natĂ«s. Dikur shkoja tĂ« flija me mendjen tek ai mister i pĂ«rjetshĂ«m dhe i padeshifrueshĂ«m, pĂ«r t’u pĂ«rsĂ«ritur çdo herĂ«; ditĂ«n dhe natĂ«n, papushim.

Dikur fillova tĂ« shkruaj poezi qĂ« çuditĂ«risht ishin tĂ« mbushura me imazhe dhe metafora yjesh. Ishte e pamundur qĂ« tĂ« shkruaja katĂ«r vargje pa atĂ« pĂ«rmasĂ« qĂ« kishte pĂ«rfshirĂ« gjithĂ« qenien time, njĂ«lloj imazhizmi hermetik qĂ« mĂ« tĂ«rhiqte si graviteti. UnĂ« kisha mbetur brenda njĂ« misteri ekzistencial prej tĂ« cilit nuk mund tĂ« largohesha mĂ« kurrĂ«. TĂ« paktĂ«n jo pa u pĂ«rpjekur tĂ« kuptoj se çfarĂ« do tĂ« thotĂ« “tĂ« ekzistosh”? Jo nĂ« kuptimin literal tĂ« fjalĂ«s, por nĂ« kuptimin mĂ« tĂ« thellĂ« dimensional.

UnĂ« jetoj nĂ« TokĂ« – njĂ« planet plot jetĂ« nĂ« mes tĂ« Universit. QĂ« energjinĂ« e merr nga njĂ« yll i vogĂ«l qĂ« e quajmĂ« Diell. Toka ka edhe njĂ« satelit tĂ« bukur qĂ« quhet HanĂ«. Me ujĂ« tĂ« bollshĂ«m nĂ« dete dhe oqeane, tokĂ«, male, fusha, dhe njĂ« atmosferĂ« plot oksigjen. Me miliona specie tĂ« gjalla qĂ« formojnĂ« sistemin e vetĂ«m kompleks tĂ« jetĂ«s qĂ« ne njohim nĂ« Univers. Ne kemi fatin tĂ« jemi banorĂ« tĂ« njĂ« mrekullie kozmike, dhe unĂ« jam njĂ« ndĂ«r individĂ«t me fat ndĂ«r miliarda qenie tĂ« gjalla nĂ« kĂ«tĂ« planet.

Çdo milisekondĂ« tĂ« ekzistencĂ«s time unĂ« bashkĂ«veproj me universin. Trupi im i bindet fushĂ«s gravitacionale, marr rreze dielli, mushkĂ«ritĂ« e mia mbushen me oksigjenin qĂ« Ă«shtĂ« krijuar miliarda vjet mĂ« parĂ« nĂ« yjet e largĂ«t, ndĂ«rsa hekuri nĂ« gjak pĂ«rcjell kĂ«tĂ« oksigjen nĂ« çdo qelizĂ« tĂ« trupit tim. UnĂ« ha ushqim qĂ« Ă«shtĂ« krijuar nga po e njĂ«jta materie, pĂ«rmes tĂ« njĂ«jtave procese. KĂ«shtu bashkĂ«-ekzistojmĂ« rreth 8 miliardĂ« njerĂ«z dhe miliona specie tĂ« tjera. Jeta Ă«shtĂ« madhĂ«shtore, por 


Por çfarĂ« do tĂ« thotĂ« “tĂ« ekzistosh”? Çdo njĂ«ri prej jush mund tĂ« bĂ«jĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n pyetje vetes, dhe do tĂ« kuptojĂ« se jeta e tij, ekzistenca e tij, Ă«shtĂ« e lidhur pazgjidhshmĂ«risht me tre gjĂ«ra njĂ«kohĂ«sisht:
Aftësinë që ka qenia e tij për të ruajtur formën njerëzore në kohë,
Të ndërveprojë me mjedisin ku jeton, të marrë frymë, të ushqehet,
Dhe të ruajë kompleksitetin dhe funksionin e organeve që e mbajnë trupin dhe mendjen e tij në funksion.

ÇdonjĂ«ra prej kĂ«tyre vetive Ă«shtĂ« jetike pĂ«r ekzistencĂ«n. Nuk ka asnjĂ« alternativĂ« tjetĂ«r pĂ«rveçse pĂ«rmbushjes.

Dikur unĂ« isha “njĂ« atlet” i lindur. Vrapoja papushim mbrĂ«mjeve tĂ« verĂ«s bashkĂ« me vĂ«llezĂ«rit e mi, zabeleve dhe rrgajave. HerĂ«-herĂ« ndaloja dhe shikoja qiellin dhe pyesja veten: çfarĂ« jam unĂ«, çfarĂ« Ă«shtĂ« ky gur, çfarĂ« Ă«shtĂ« kjo pemĂ«, po ai krua? Pse rrjedh papushim? E merrja gurin nĂ« dorĂ«, e shikoja me ngulm, pandĂ«rprerje, dhe imagjinoja grimcat e gurit ngjitur me njĂ«ra-tjetrĂ«n, duke i dhĂ«nĂ« gurit atĂ« formĂ« tĂ« ngurtĂ«, tĂ« njĂ«trajtshme, hermetike. Pastaj shihja pemĂ«n dhe gjethet qĂ« lĂ«viznin lehtĂ« nĂ«n flladin e mbrĂ«mjes. Po pse fryn era? A Ă«shtĂ« ajo e gjallĂ«? Dhe pse vdes njeriu po nuk mori frymĂ«, tĂ« mbushĂ« mushkĂ«ritĂ« me ajĂ«r?

NĂ« orĂ«n e biologjisĂ« pĂ«rpija çdo fjalĂ« tĂ« mĂ«suesit. Dikur ndjeva se nuk mĂ« mjafton ajo qĂ« lexoja nĂ« librat e shkollĂ«s, dhe fillova tĂ« gjurmoj çdo gjĂ« tĂ« shkruar rreth kimisĂ«, biologjisĂ«, fizikĂ«s, yjeve, Diellit, planetĂ«ve. Por nuk po gjeja akoma “pse”-nĂ« qĂ« kĂ«rkoja.

Pse ekzistojmë? Jo thjesht unë si individ, por pse ekzistojmë të gjithë, unë, ti, njerëzit e tjerë, pemët, toka, gurët, ajri, yjet, planetët, mollët, arat, makinat, rrugët. Sepse ndërkohë e kisha kuptuar se unë jam pjesë e këtij realiteti që e perceptoja dhe e përjetoja si realitet.

NdĂ«rkohĂ« qĂ« atĂ«herĂ« kuptova se gjithçka ishte e lidhur me njĂ«ra-tjetrĂ«n; nĂ« njĂ« unitet tĂ« pazgjidhshĂ«m, tĂ« pandashĂ«m, tĂ« pandĂ«rprerĂ«. Por akoma nuk e dija se çfarĂ« ishte; Toka me ujin, uji me bimĂ«t, bimĂ«t me tokĂ«n, toka me bimĂ«t, bimĂ«t me ajrin, ajri me dritĂ«n, drita me Diellin, Dielli me TokĂ«n, toka me gurĂ«t, gurĂ«t me malet, malet me borĂ«n, bora me dimrin, dimri me pranverĂ«n, pranvera me shiun, shiu me lumin, lumi me detin, deti me oqeanin, oqeani me valĂ«t, valĂ«t me baticĂ«n, batica me HanĂ«n, Hana me yjet, yjet me galaktikat, galaktikat me Universin, Universi i lidhur me mua. UnĂ« i dija tĂ« gjitha kĂ«to. Por nuk po e gjeja “pse”-nĂ«. MĂ« dukej se mĂ« mungonte diçka shumĂ« e thjeshtĂ«, qĂ« e kisha nĂ« rrĂ«zĂ« tĂ« gjuhĂ«s, gati pĂ«r ta thĂ«nĂ«, por nĂ« çastin e fundit mĂ« zhdukej, dhe nĂ« mendjen time ngrihej njĂ« mur. I pakapĂ«rcyeshĂ«m.

Pa vetĂ«dije ndaloja dhe vĂ«zhgoja pĂ«r minuta tĂ« tĂ«ra foletĂ« e milingonave, ato qytete nĂ« miniaturĂ«, me rrugĂ« dhe trotuare, me kthesa, kryqĂ«zime dhe bulevarde, qĂ« ato gjallesa tĂ« vogla popullonin tĂ« njĂ«jtin planet ku ekzistoja edhe unĂ«. I mahnitur nga ndĂ«rveprimi dhe koherenca e pashoqe me tĂ« cilĂ«n kishin ndĂ«rtuar mbretĂ«rinĂ« minimale nĂ« shkallĂ«t e ekzistencĂ«s. ÇfarĂ« mahnie!

Kështu, kalova vitet më të mira të jetës mes meditimit, leximeve dhe poezisë hermetike.

Në grimën e vogël

Në grimën e vogël të kthesës së murrme,
Me frymën e thellë të thelbit tragjik,
Lëviz mbi qerpik pak pluhur i verdhë

Në mal bie ylli i fundit atë natë,
Pranë grimës së vogël, në malin e rrallë

Të heshtur, pa frymë janë gurët e drurët,
Një djalë syjeshil lëkundet në degë,
Pamja trishtohet vetiu nĂ« harresë 

Nuk ka asnjë perde, koha ndalon
As drita nuk bie, as nata nuk vjen

Të mbushësh pesë gishtat e dorës me dhé
Të heshtësh së mbrami si guri në varr
Të bësh dashuri me tokën, ngadalë.

Në degët e lisit varur një emër,
Si zog i murosur këndon bukurinë

E heshtjes së gjatë se koha ndaloi,
E zërat nuk bien nga qielli gjithmonë
I fundit ra ylli në malin përballë.

Tiranë 2005

Mëngjesin e 20 Tetorit 2025, si zakonisht dola në ballkon të tymos një cigare. Dielli i vjeshtës sapo kishte prekur kurorat e kuqrremta të lisave përballë shtëpisë. Kafja e nxehtë dhe aroma e fortë e duhanit më dhanë atë lloj qetësie përhumbëse, një gjendje që unë e kërkoja pa vetëdije, i gatshëm të shkruaja ndonjë varg nëse më vinte në mendje. Por çuditërisht fillova të mendoj për Diellin që po u jepte atë dritë argjendi gjetheve të lisave. Dhe mendova:

ÇfarĂ« bukurie! Dhe unĂ«, vĂ«zhguesi, qĂ« e kuptoj se sa unike Ă«shtĂ« kjo pamje, qĂ« e di se kjo harmoni ka diçka tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, qĂ« nuk ndalet asnjĂ«herĂ«, edhe nĂ«se qielli Ă«shtĂ« me re, bie borĂ« apo shi; Ă«shtĂ« natĂ« apo ditĂ«. “Pse”-ja filloi tĂ« mĂ« sillej rrotull, tĂ« mĂ« pushtonte qenien, sepse e ndjeja sa afĂ«r isha.

Po sikur rrezet e Diellit tĂ« ndalonin? Ato grimcat e vogla qĂ« quhen fotone, tĂ« ndalonin sĂ« udhĂ«tuari me 300,000 kilometra nĂ« sekondĂ«? DomethĂ«nĂ«, jo tĂ« shuhej Dielli, por tĂ« ndalonin fare, nĂ« vend, tĂ« rrinin pezull. ÇfarĂ« ndodh?

Skenari ishte i llahtarshëm. Për një moment desha ta largoj atë tmerr nga mendja. Por jo, sepse ndjeja se diçka po ndodhte në mendjen time, dhe nuk doja ta humbisja atë çast, ato momente që mund të ishin vendimtare për të zgjidhur enigmën. Po pse drita rrjedh me atë shpejtësi? Pse jo më pak ose më shumë? Po sikur të ndalojë? Domethënë, të rrijë pezull.

Ah, realiteti qĂ« kisha parasysh “filloi” tĂ« zhdukej. Nuk ishte errĂ«sirĂ«, sepse errĂ«sira nĂ«nkupton mundĂ«sinĂ« e dritĂ«s. Sepse gjysmĂ«n e jetĂ«s ne e kalojmĂ« pa dritĂ«n e Diellit, por e dimĂ« se 


“Dielli nĂ« mĂ«ngjes do lindi pĂ«rsĂ«ri,
Qytetit t’i bĂ«jĂ« dritĂ« e lulet t’i harlisĂ«â€

Por nuk kishte asgjë, sepse drita nuk përcillej, informacioni kishte ndalur, ndërveprimi kishte pushuar, dhe bashkë me të, edhe realiteti. Nuk kishte asgjë. Ishte zhdukur hapësira, sepse edhe hapësira kërkon dritë. Dhe drita nuk funksionon ndryshe, përveçse me 300,000 kilometra në sekondë. Edhe pemët para meje u zhdukën, bashkë me ballkonin; edhe unë u zhduka. Nuk kishte mbetur asgjë, Hiçi Absolut. As unë, as bota, as Universi. Ishte Anulimi Absolut. Gjithçka u fshi. Fup.

I etur, kisha djegur paketën e duhanit. Pastaj mora celularin dhe i shkrova vetes një mesazh:

E = C x I x K ≠ 0

Shënim i redaksisë:

Lexuesit qĂ« dĂ«shirojnĂ« tĂ« njihen mĂ« nĂ« detaje me dokumentet e pĂ«rmendura nĂ« kĂ«tĂ« shkrim, mund t’i shkarkojnĂ« ato duke klikuar nĂ« linqet e mĂ«poshtme.

https://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=6087226

https://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=5847503

22:59 Wall Street Journal: Gjenerali i lartë kinez Zhang Youxia nën hetim për rrjedhje të sekreteve bërthamore drejt SHBA-së

Last Updated on 25/01/2026 by Monika

Zhvillime tronditëse dalin në dritë për Zhang Youxia, një nga gjeneralët më të lartë të Kinës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Xi Jinping. Sipas një raportimi ekskluziv të Wall Street Journal, ai akuzohet për rrjedhje të të dhënave sekrete mbi armët bërthamore të Kinës drejt Shteteve të Bashkuara, si edhe për marrje ryshfeti në këmbim të gradimeve dhe emërimeve zyrtare.

Sipas burimeve të larta të cituara nga media amerikane, Zhang dyshohet se ka shpërndarë informacione të ndjeshme mbi programin bërthamor kinez dhe ka pranuar pagesa të mëdha për akte zyrtare, përfshirë edhe ndihmën në promovimin e një oficeri deri në postin e ministrit të Mbrojtjes.

Hetim për shkelje të rënda të disiplinës partiake dhe ligjit

Informimi i brendshëm mbi çështjen, i zhvilluar me dyer të mbyllura dhe në prani të zyrtarëve më të lartë të ushtrisë kineze, u mbajt pak para se Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Kinës të njoftonte zyrtarisht nisjen e një hetimi ndaj Zhang Youxia-s. Njoftimi zyrtar ishte i shkurtër, duke përmendur vetëm shkelje serioze të disiplinës partiake dhe ligjeve shtetërore.

Sipas informacioneve, Zhang po hetohet edhe për krijim klikash politike, një term që në Kinë përdoret për ndërtimin e rrjeteve të ndikimit që minojnë unitetin e Partisë Komuniste, si dhe për abuzim me pushtetin brenda Komisionit Qendror Ushtarak, organi më i lartë vendimmarrës i ushtrisë.

Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu rolin e tij mbikëqyrës në një agjenci kyçe që merret me kërkimin, zhvillimin dhe prokurimin e pajisjeve ushtarake, ku dyshohet se janë dhënë ryshfete masive për gradime brenda një sistemi me buxhete shumë të larta.

Akuza më e rëndë: rrjedhje e sekreteve bërthamore

Akuza më tronditëse, sipas burimeve të WSJ, është se Zhang Youxia ka rrjedhur të dhëna teknike kyçe mbi armët bërthamore të Kinës drejt SHBA-së. Detajet konkrete të kësaj shkeljeje të sigurisë nuk janë bërë publike.

Hetim edhe ndaj një tjetër zyrtari kyç

Disa nga provat ndaj Zhang thuhet se kanë ardhur nga Wu Hun, ish-drejtori i përgjithshëm i China National Nuclear Corp., kompania shtetërore që mbikëqyr programet bërthamore civile dhe ushtarake të Kinës. Pekini njoftoi javën e kaluar edhe nisjen e një hetimi ndaj Wu për shkelje serioze të disiplinës dhe ligjit.

Autoritetet kineze kanë lidhur hetimin ndaj Wu me një incident sigurie në sektorin bërthamor, ku dyshohet se është përfshirë edhe Zhang Youxia.

Goditja më e fortë ndaj ushtrisë që nga Mao

AnalistĂ«t vlerĂ«sojnĂ« se kjo fushatĂ« e re kundĂ«r korrupsionit dhe “mosbesnikĂ«risĂ«â€ nĂ« ushtri pĂ«rbĂ«n goditjen mĂ« agresive ndaj udhĂ«heqjes ushtarake kineze qĂ« nga koha e Mao Ce Dunit.

Zhang Youxia, anĂ«tar i ByrosĂ« Politike dhe pjesĂ« e tĂ« ashtuquajturve “princĂ«r tĂ« kuq” – pasardhĂ«s tĂ« elitĂ«s revolucionare – ishte konsideruar pĂ«r vite me radhĂ« si njĂ« nga aleatĂ«t mĂ« tĂ« besuar tĂ« Xi Jinping.

Sipas analistëve, spastrimi i tij tregon se Xi Jinping ka konsoliduar plotësisht kontrollin mbi ushtrinë, duke e parë korrupsionin, rrjedhjen e sekreteve shtetërore dhe rrjetet e patronazhit si kërcënime ekzistenciale, veçanërisht në raport me objektivin strategjik të Kinës për Tajvanin.

Pasoja për gatishmërinë ushtarake dhe Tajvanin

Megjithatë, disa ekspertë paralajmërojnë se dobësimi i niveleve të larta drejtuese mund të ndikojë negativisht në aftësinë operacionale të ushtrisë kineze në afat të shkurtër dhe të mesëm, duke ulur edhe rrezikun e një përshkallëzimi të menjëhershëm ushtarak në Ngushticën e Tajvanit.

Që nga vera e vitit 2023, më shumë se 50 zyrtarë të lartë ushtarakë dhe drejtues të industrisë së mbrojtjes janë hetuar ose shkarkuar, sipas të dhënave të përmbledhura nga Wall Street Journal./mxh

Milani ndalet nĂ« “Olimpico”, Roma merr barazimin dhe Interi largohet nĂ« krye –

✇27.al
By: 27

NĂ« javĂ«n e 22-tĂ« tĂ« Serie A, Roma ka marrĂ« barazimin e parĂ« tĂ« sezonit, duke u ndalur nĂ« 1-1 ndaj Milanit nĂ« njĂ« ndeshje tĂ« fortĂ« qĂ« zhvillohet nĂ« “Olimpico”.

Pas kësaj ndeshjeje, Interi shkon në +5 pikë nga Milan, ndërsa Roma ngjitet në 43 pikë, duke u barazuar me Napolin dhe duke e vendosur Gasperinin përkrah Contes, në vendin e tretë.

Në pjesën e parë, Roma ishte dominuesja e takimit, por iu mungonte finalizimi. Malen ishte shumë aktiv në zonën e 16 metërshit, por u ndal disa herë nga portieri i Milanit, Maignan, i cili bëri disa pritje vendimtare, duke shpëtuar skuadrën e tij. Po ashtu, Celik dhe Koné nuk arritën të shfrytëzonin mundësitë që iu dhanë, pasi Maignan ishte sërish në vendin e duhur për të shpëtuar Milanin.

NĂ« pjesĂ«n e dytĂ«, Milan e rriti intensitetin dhe kaloi nĂ« avantazh nĂ« minutĂ«n e 61’ falĂ« njĂ« goli tĂ« De Winter nga njĂ« kĂ«nd tĂ« ekzekutuar perfekt. MegjithatĂ«, Roma nuk u dorĂ«zua dhe mori njĂ« penallti nĂ« minutĂ«n e 74’ pas njĂ« ndĂ«rhyrjeje tĂ« Bartesaghi, qĂ« preku topin me dorĂ« nĂ« zonĂ«. Kapiteni i RomĂ«s, Pellegrini, e ekzekutoi saktĂ« dhe barazoi shifrat.

Kështu, ndeshja mbyllet në një barazim 1-1, duke i dhënë një pikë secilës skuadër. Për Milanin, kjo është një mundësi e humbur për të mbajtur ritmin me Interin, ndërsa Roma vazhdon të mbetet pranë ekipeve të lartë në renditje.

REZULTATI:

Roma 1-1 Milan

Pellegrini (P) 74â€Č / De Winter 62â€Č

Goli i De Winter (Video)

Goli i Pellegrinit (Video)

gijotina.com/

 

Ish-banorja e BBV shpĂ«rthen pas daljes nga shtĂ«pia,”Do e çoj nĂ« gjykatĂ«!”

Ish-banorja e eliminuar mbrĂ«mjen e djeshme nga shtĂ«pia e “Big Brother VIP”, Lorna Hysa, foli kĂ«tĂ« pasdite nĂ« emisionin “Fan Club” pĂ«r eksperiencĂ«n e saj nĂ« reality show, duke u fokusuar kryesisht te lajmet dhe aludimet qĂ« qarkulluan gjatĂ« qĂ«ndrimit tĂ« saj nĂ« shtĂ«pi. Lorna paralajmĂ«roi se do tĂ« ndjekĂ« rrugĂ«n ligjore, duke njoftuar padi civile dhe penale ndaj gazetarit Elton Tozaj


Source

Horoskopi 26 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Jeta sentimentale e çifteve do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do linde asnjë mosmarrëveshje ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah kështu qe mos kini merak. Beqaret do realizojnë disa takime shume te bukura te cilat do ua shtojnë dëshirën për te jetuar. Financat do i menaxhoni me përkujdes dhe maturi, prandaj gjendja do mbetet e mire.

Demi

Dite jo shume e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Nga momenti ne moment mund te përballeni me mosmarrëveshje ne çift. Beqaret do kërkojnë me ngulm një person qe ta kenë ne krah, por fati nuk do jete ne anën e tyre. Do ju duhet ende te prisni. Perspektivat ne planin financiar do jene te mira, kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Binjaket

Nëse nuk doni te mërziteni, mundohuni te tregoheni realiste dhe te mos ëndërroni me shume sesa duhet ne jetën sentimentale. Vetëm kështu do ndiheni te qete. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do jete ne dorën e tyre zgjedhja. Ne planin financiar rekomandohet sa me shume kujdes e maturi, te paktën derisa gjendja te filloje te stabilizohet.

Gaforrja

Dite mjaft e animuar kjo e sotmja pĂ«r ata qe janĂ« ne njĂ« lidhje. Partneri do ju mbaje ne pĂ«llĂ«mbe te dorĂ«s dhe do mundohet ne çdo moment t’ua beje qejfin. Beqaret nuk duhet te nxitohen pĂ«r asgjĂ« nĂ«se duan qe gjerat t’iu ecin mire. Dita pritet te jete e favorshme. Buxheti do jete i mire, kĂ«shtu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjĂ« shpenzim me tepĂ«r.

Luani

Te dashuruarit do kalojnë çaste fantastike pranë atyre qe kane ne krah dhe do ndihen shpesh si neper ëndrra. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te filluar një lidhje edhe pse mundësitë do i kenë pafund. Terreni ne sektorin financiar do jete i minuar kështu qe duhet te bëni shume kujdes me çdo shpenzim.

Virgjeresha

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni te mos e kundërshtoni për çdo gjë partnerin sepse përndryshe mund te keni probleme serioze. Beqaret do jene ne humor dhe gati te ndryshojnë statusin. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do kryeni shpenzimet e nevojshme dhe gjendja do mbetet e mire serish.

Peshorja

Nuk do jete një dite e lehte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni qe te qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke dhe te mos kërkoni gjera te pamundura. Beqaret do jene gjithë kohës te disponueshem dhe do pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Shume shpejt gjerat kane për te ndryshuar për ta. Ne planin financiar nuk është momenti te bëni çmenduri.

Akrepi
Do jeni shume objektive sot ne jetën tuaj sentimentale dhe gjerat do iu ecin sipas planeve. Nuk do ndiheni për asnjë çast te lënë pas dore. Beqaret do jene ne kërkim te dashurisë deri ne minutën e fundit te ditës. Gjithçka do ndodhe ne momentin qe ata me pak e presin. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini ta stabilizoni shume shpejt situatën.

Shigjetari

Dite e qete kjo e sotmja pĂ«r te gjithĂ« ata qe janĂ« ne njĂ« lidhje. Do mirĂ«kuptoheni me partnerin tuaj dhe gjerat do ju realizohen si i kishit menduar. Beqaret do realizojnĂ« disa takime, por asnjeri nuk do i beje qe t’iu rrahe zemra fort. Ne planin financiar do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime te mĂ«dha ne mĂ«nyrĂ« qe gjendja te mos pĂ«rkeqĂ«sohet.

Bricjapi

Dite shume e përshtatshme kjo e sotmja për te shprehur te gjitha ndjenjat qe keni përkundrejt partnerit tuaj. Ne mbrëmje emocionet do jene edhe me te mëdha se zakonisht. Beqaret do kenë një dite shume normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Financat do jene goxha delikate, prandaj do bëni mire te mos shpenzoni pa u menduar për pasojat.

Ujori

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ketë te tjera ide lidhur me një çështje dhe kjo do krijoje ndonjë debat. Beqaret do jene te papërqendruar dhe do mbeten serish me te njëjtin status. Për financat do jete përgjithësisht dite pozitive dhe pa probleme. Do kryeni investimet e nevojshme dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Peshqit

Dite goxha delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mire pranë partnerit dhe ne çdo moment do debatoni me te. Beqaret nuk do jene aspak te dhënë pas krijimit te një lidhjeje sepse edhe ashtu si janë do ndihen mire. Merkuri do ju nxite te jeni me te kthjellet dhe me te matur ne planin financiar. Gjerat do ecin për mrekulli.

The post Horoskopi 26 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Iran/ Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifrën prej 30.000

✇Albeu
By: M C

Ndërprerja mbarëkombëtare e internetit në Iran vazhdon të jetë në fuqi, ndërkohë që numri i raportuar i viktimave nga protestat e fundit ka vazhduar të rritet dhe mund ta kalojë shifrën prej 30.000, sipas një raporti.

MbikĂ«qyrĂ«si i tĂ« drejtave digjitale, NetBlocks, tha mĂ« 25 janar se janĂ« bĂ«rĂ« 400 orĂ« pre kur u ndĂ«rpre qasja nĂ« internetit nĂ« Iran, duke shtuar se “rritje tĂ« shkurtra tĂ« lidhjes me rrjet” mund ta krijojnĂ« njĂ« pĂ«rshtypje tĂ« rreme pĂ«r rikthim mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« internetit.

Sipas saj, mjetet e anashkalimit si VPN-të kanë mundësuar komunikim të kufizuar në internet.

Grupet pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut thonĂ« se ndĂ«rprerja e internetit e ka bĂ«rĂ« shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r protestuesit pĂ«r t’u organizuar dhe e ka kufizuar rrjedhĂ«n e informacionit, duke e bĂ«rĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« verifikimin e viktimave nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur.

Organizata për të drejtat e njeriut me seli në SHBA, HRANA, shifrat e së cilës Radio Evropa e Lirë i ka cituar rregullisht që nga fillimi i shtypjes së dhunshme në Iran në fillim të këtij muaji, thotë se numri i konfirmuar i të vdekurve tani është 5.459, ndërsa numri i viktimave ende nën hetim është 17.031.

Megjithatë, një raport i publikuar nga revista Time thotë se numri i viktimave në protestat në Iran mund të kalojë 30.000, sipas dy zyrtarëve të lartë iranianë të Shëndetësisë me të cilët ajo ka folur.

Raporti, i publikuar mĂ« 25 janar, thotĂ« se shumica e vdekjeve kanĂ« ndodhur mĂ« 8–9 janar, kur goditja e qeverisĂ« ndaj protestave mbarĂ«kombĂ«tare arriti kulmin. PĂ«r shkak tĂ« censurĂ«s sĂ« madhe dhe ndĂ«rprerjes sĂ« zgjatur tĂ« internetit, shifrat e raportuara pĂ«r viktimat e protestave nuk mund tĂ« verifikohen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur.

Shifrat e raportuara nga Time bien ndjeshëm ndesh me numrin zyrtar të viktimave prej 3.117 të shpallur nga Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit, por përputhen më shumë me vlerësimet ndërkombëtare.

Kombet e Bashkuara kanë sugjeruar një numër dukshëm më të lartë viktimash, dhe Mai Sato, raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran, tha më 22 janar se numri i civilëve të vrarë mund të kalojë 20.000.

Gjithashtu janë bërë pulbike hollësi shtesë mbi numrin e protestuesve të lënduar gjatë shtypjes.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, ISNA raportoi se Qasem Fakhrayi, drejtori i Spitalit Farabi në Teheran, tha se numri i pacientëve me dëmtime në sy nga plumbat e gomës u rrit në rreth 1.000 më 9 janar, krahasuar me rreth 55 raste në ditët paraprake. Gati 200 persona të lënduar u transferuan në spitale të tjera për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Maryam Sabbaghi, kryeinfermierja e spitalit, tha se të gjitha shtretërit ishin të zënë, barela u huazuan nga një institucion tjetër dhe pacientët u vendosën në korridore.

Ndikimi ekonomik i ndërprerjes së internetit është rritur gjithashtu.

Majidreza Hariri, kreu i DhomĂ«s sĂ« TregtisĂ« Iran–KinĂ«, tha se tregtarĂ«ve u Ă«shtĂ« lejuar tĂ« kenĂ« qasje nĂ« internet vetĂ«m 20 minuta nĂ« ditĂ« nĂ«n mbikĂ«qyrje zyrtare, njĂ« nivel qĂ«, sipas tij, Ă«shtĂ« i pamjaftueshĂ«m pĂ«r zhvillimin e biznesit.

Ali Hakim-Javadi, kreu i OrganizatĂ«s sĂ« TregtisĂ« sĂ« KompjuterĂ«ve tĂ« Iranit, tha se ndĂ«rprerja po shkakton humbje ditore prej 20–30 trilionĂ« rialĂ«sh (18–28 milionĂ« dollarĂ« me kursin aktual tĂ« tregut tĂ« lirĂ«).

Ndërkohë, Këshilli Koordinues i Shoqatave të Sindikatave të Mësuesve ka publikuar emrat e më shumë se 40 studentëve që, sipas tij, janë vrarë gjatë shtypjes, duke cituar informacion të marrë nga burime të besueshme. Organizata ombrellë e sindikatave të pavarura të mësuesve në Iran thotë se lista do të përditësohet gradualisht.

Dhuna ka nxitur kritika edhe nga njĂ« klerik i lartĂ« sunit brenda Iranit. Molavi Abdolhamid Esmailzehi, imam i faljes sĂ« xhumasĂ« nĂ« Zahedan, i quajti vrasjet “masakĂ«r sistematike”.

“Kjo tragjedi ka krijuar njĂ« pĂ«rçarje tĂ« thellĂ« dhe tĂ« pariparueshme midis popullit tĂ« Iranit dhe qeverisĂ«â€, tha ai./REL

The post Tragjedia në Iran/ Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifrën prej 30.000 appeared first on Albeu.com.

Plas sherri nĂ« BBVK, Limi i “hakĂ«rrehet” AlbĂ«s dhe i hedh bluzĂ«n nĂ« fytyrĂ«

✇Albeu
By: M C

Situata është paraqitur e tensionuar në Big Brother Vip Kosova, ku një debat verbal edhe fizik ka ndodhur mes Lim Hotit dhe Albës.

Teksa kanĂ« qĂ«nĂ« duke folur Limi i ka hedhur njĂ« bluzĂ« nĂ« fytyrĂ« AlbĂ«s duke i bĂ«rtitur: “Ik mi andej ik, mĂ« ler rehat
 budalle”

KujtojmĂ« se debatet mes tyre nĂ« shtĂ«pinĂ« e Big Brother kanĂ« qĂ«nĂ« tĂ« vazhdueshme, pasi sipas asaj qĂ« kanĂ« thĂ«nĂ« kanĂ« patur njĂ« lidhje intime jashtĂ«, por Limi pas puthjes me Dolcen e ka “nxehur” mĂ« shumĂ« situatĂ«n mes tĂ« dyve

The post Plas sherri nĂ« BBVK, Limi i “hakĂ«rrehet” AlbĂ«s dhe i hedh bluzĂ«n nĂ« fytyrĂ« appeared first on Albeu.com.

22:47 Macron thirrje qeverisë: Ndalimi i mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç të jetë në fuqi deri në shtator

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që qeveria të përshpejtojë procesin ligjor për të vendosur një ndalim të përdorimit të mediave sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeçare.

Sipas Macron, ky përshpejtim duhet të kryhet me qëllim që ky ligj të hyjë në fuqi nga fillimi i vitit të ri shkollor në shtator 2026.

“Truri i fĂ«mijĂ«ve dhe adoleshentĂ«ve tanĂ« nuk Ă«shtĂ« nĂ« shitje”,-tha Macron.
Macron ka kĂ«rkuar qĂ« projekt-ligji tĂ« procedohet sa mĂ« shpejt nga parlamenti dhe tĂ« miratohet nga Senati nĂ« kohĂ«, duke argumentuar se truri dhe emocionet e fĂ«mijĂ«ve dhe adoleshentĂ«ve nuk janĂ« pĂ«r t’u shitur apo manipuluar nga platformat e mĂ«dha teknologjike.

Sipas agjencisë franceze të shëndetit dhe sigurisë ushqimore, gati gjysma e adoleshentëve shpenzon 2-5 orë në ditë në smartphone, ndërsa rreth 90 % e të rinjve midis 12 dhe 17 vjeç përdorin rregullisht internetin përmes këtyre pajisjeve, dhe shumë prej tyre përdorin mediat sociale./mxh

22:35 Gjenden 538 fishekë dhe 9 granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Gjendet municion, fishekë dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në zonën e Zveçanit.

Aksioni nga Policia e Kosovës, rreth orës 11:20, u krye pas disa telefonatash nga qytetarët se në një lokacion në fshatin Rudar i Vogël, komuna e Zveçanit, mund të gjendeshin armë dhe municion,

Pas kontrollit në një shtëpi të braktisur dhe të pabanuar, u gjetën dhe sekuestruan: 9 granata dore, 538 fishekë dhe 3 karikatorë për armë automatike.

Gjenden 538 fishekë dhe 9 granata dore në një shtëpi të

Policia e Kosovës bën me dije se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka trajtuar mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt.

TĂ« gjitha veprimet policore janĂ« ndĂ«rmarrĂ« nĂ« koordinim tĂ« plotĂ« me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhĂ«zuar inicimin e rastit “Mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”./mxh

22:24 “PĂ«r KosovĂ«n s’ka parime”, Vuçiç me tone pĂ«rçmuese ndaj Trumpit: Publiku nuk reagoi ndaj “akrobacive” tĂ« tij nĂ« Davos

Presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar me tone skeptike dhe herĂ«-herĂ« pĂ«rçmuese paraqitjen e presidentit amerikan Donald Trump nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos, duke thĂ«nĂ« se audienca nuk reagoi ndaj humorit dhe “akrobacive” tĂ« tij, nĂ« njĂ« atmosferĂ« qĂ« sipas Vuçiqit ishte e mbushur me frikĂ« dhe pasiguri globale.

Duke folur pĂ«r pĂ«rshtypjet nga Davosi, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Novosti, Vuçiq tha se Trump Ă«shtĂ« “simpatik” dhe di si ta bĂ«jĂ« audiencĂ«n tĂ« qeshĂ«, por se kĂ«tĂ« herĂ« pĂ«rballĂ« kishte njĂ« publik shumĂ« serioz, i cili nuk reagoi siç ishte mĂ«suar.

“Trump Ă«shtĂ« simpatik, ai di si ta bĂ«jĂ« audiencĂ«n tĂ« qeshĂ«, por audienca atje Ă«shtĂ« shumĂ« serioze dhe njerĂ«zit nuk reagojnĂ« gjithmonĂ« ndaj akrobacive. Nuk mĂ« ka ndodhur kurrĂ« tĂ« dĂ«gjoja kaq pak reagime, kurrĂ« mĂ« bosh”, tha Vuçiq.

Ai përshkroi Davosin si një vend ku dominonte frika, duke përmendur drejtuesit e kompanive më të mëdha teknologjike amerikane.

“PashĂ« humorin e njerĂ«zve. Ishin njerĂ«zit mĂ« tĂ« fuqishĂ«m, krerĂ«t e kompanive si Nvidia dhe gjigantĂ« tĂ« tjerĂ« teknologjikĂ«. KurrĂ« nuk kam parĂ« njĂ« botĂ« mĂ« tĂ« frikĂ«suar, mĂ« nervoze dhe me mĂ« pak dĂ«shirĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ«. TĂ« gjithĂ« donin tĂ« strehoheshin”, u shpreh presidenti serb.

Vuçiq: Trump e nxori hapur se nuk ka parime për Kosovën

Në deklaratat e tij, Vuçiq u ndal edhe te Kosova, duke thënë se sipas tij, politika amerikane, përfshirë atë të Trumpit, nuk bazohet në parime.

“NĂ« lidhje me KosovĂ«n, nuk ka parime. Trump e nxori hapur. Na treguan histori boshe pĂ«r katastrofa humanitare. TĂ« mĂ«dhenjtĂ« do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« luftojnĂ«â€, tha ai, duke shtuar se Serbia, sipas tij, po pĂ«rpiqet tĂ« shohĂ« drejt sĂ« ardhmes pĂ«rmes analizave strategjike.

MegjithatĂ«, Vuçiq u pĂ«rpoq tĂ« balancojĂ« kritikat me vlerĂ«sime pozitive pĂ«r SHBA-nĂ«, duke thĂ«nĂ« se Ă«shtĂ« “mirĂ«njohĂ«s” pĂ«r disa vendime amerikane ndaj SerbisĂ«.

Vuçiq përsëriti narrativën e tij të njohur për rënien e fuqisë evropiane, duke theksuar se Serbia, pavarësisht gjithçkaje, nuk ka alternativë tjetër gjeopolitike.

“Fuqia evropiane do tĂ« bjerĂ«, kjo Ă«shtĂ« e qartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«. Ne nuk kemi vend tjetĂ«r pĂ«rveç EvropĂ«s ku jetojmĂ«. A do tĂ« marrim diçka nĂ«se themi se jemi nĂ« rrugĂ«n lindore? Kemi marrĂ«dhĂ«niet mĂ« tĂ« mira me KinĂ«n, por çfarĂ« tjetĂ«r mund tĂ« bĂ«jmĂ«?”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se politika e tij mbetet ajo evropiane, por gjithmonë duke mbrojtur interesat e Serbisë, duke lënë të hapur edhe mundësinë e ndryshimeve politike në të ardhmen, por vetëm përmes zgjedhjeve.

Deklaratat e Vuçiqit nga Davosi reflektojnë një prirje gjithnjë e më të dukshme për distancim retorik nga Donald Trump, duke e portretizuar atë si figurë populiste që nuk gjen më jehonë në qarqet elitare globale, ndërkohë që presidenti serb përpiqet të paraqitet si aktor racional./mxh

22:11 Mamaja e BrikenĂ«s flet pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pĂ«r Mateon dhe historinĂ« e tyre: Nga ana jonë 

Pas takimit surprizĂ« me tĂ« bijĂ«n nĂ« shtĂ«pinĂ« e BBV, mamaja e BrikenĂ«s ka dhĂ«nĂ« njĂ« intervistĂ« ekskluzive pĂ«r “Fan Club”.
Ajo ka folur për rrugëtimin e Brikenës, raportin e saj me Maton dhe mbështetjen e pakushtëzuar të familjes për çdo vendim të vajzës së tyre. Më tej ajo shprehu respektin që ka për Mateon.

“Jemi tĂ« kĂ«naqur me BrikenĂ«n. I urojmĂ« suksese. E njĂ«jta BrikenĂ« qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« shtĂ«pi, Ă«shtĂ« edhe kĂ«tu. Duhan i thashĂ« mos tĂ« pijĂ« shumĂ«. Kemi qenĂ« dakord pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« BBV. ËshtĂ« njĂ« vajzĂ« inteligjente.

Mateo është shumë djalë i mirë, kam respekt. I urojmë shumë suksese. Nga ana jonë nuk ka kurrë gjë. Jemi me Brikenën, ca të vendosë ajo, me atë jemi dhe ne. Nuk jemi kundër kurrë gjëje.

BrikenĂ«n e presim me fitore. ÇfarĂ« tĂ« vendosĂ« Brikena, ne jemi me atĂ«.”, u shpreh ajo./mxh

22:09 Të shtëna me armë zjarri në Berlin, 5 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Berlin. Si pasojë pesë persona janë plagosur. Dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Sipas autoriteteve gjermanë në pranga kanë rënë disa persona.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Policia ka rrethuar zonën ndërsa operacioni për kapjen e të gjithë autorëve të përfshirë vijon./mxh

21:58 Sanksionet detyrojnĂ« RusinĂ« t’i rinxjerrĂ« nĂ« pĂ«rdorim avionĂ«t e epokĂ«s sovjetike

Rusia po i rinxjerr në përdorim disa lloje avionësh, për shkak se sanksionet ia kanë kufizuar mundësitë vendit për ta mirëmbajtur flotën e avionëve të udhëtarëve.

Avionët që po rikthehen në shërbim përfshijnë edhe një model të projektuar në Ukrainë, i cili ishte nxjerrë jashtë përdorimin për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë.

Media pro-Kremlinit, Izvestia, raportoi mĂ« 19 janar se 12 avionĂ« do tĂ« “riaktivizohen” nga linjat ajrore ruse nĂ« vitin 2026.

DhjetĂ« avionĂ« tashmĂ« u janĂ« dorĂ«zuar linjave ajrore pĂ«r ta pĂ«rballuar rĂ«nien e numrit tĂ« avionĂ«ve nĂ« flotĂ«, “e cila po pĂ«rkeqĂ«sohet nga sanksionet”, sipas raportit.

Sanksionet e vendosura pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska e kanë penguar Rusinë të blejë avionë ose pjesë këmbimi të prodhimit perëndimor. Rreth 75 për qind e flotës ajrore komerciale të Rusisë është ndërtuar në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian ose Kanada.

Avionët që po rikthehen në shërbim përfshijnë një avion Antonov An-148, një model reaktiv i projektuar në Ukrainë, i cili ishte ndaluar në Rusi që nga viti 2018 pas një rrëzimi në shkurt të atij viti, ku humbën jetën të 71 udhëtarë në bord.

E gjithë flota ruse prej më shumë se dy duzinë avionësh të këtij modeli u nxor nga shërbimi pas aksidentit dhe, në maj të po atij viti, Kuba ndaloi linjën e saj ajrore kombëtare të fluturonte një version të së njëjtit avion.

Avionë të tjerë që po kthehen në shërbim komercial janë Ilyushin Il-96 dhe Tupolev Tu-204/214 me rreze të mesme. Të dy këta avionë kryen fluturimet e tyre të para në vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik.

Avioni Tupolev aktualisht përdoret nga linjat ajrore kombëtare të Koresë së Veriut dhe Kubës, të cilat janë të prekura nga sanksionet, si dhe nga kompania ruse Red Wings Airlines. Një version i avionit të pasagjerëve Ilyushin për fluturime të gjata shërben si avioni presidencial i Vladimir Putinit.

Avionë të tjerë Tu-204/214 përdoren nga linja ajrore kombëtare e Kubës dhe nga një kompani ruse e transportit ajror të mallrave.

AvionĂ«t amerikanĂ« Boeing 747, prodhimi i tĂ« cilĂ«ve u ndal nĂ« vitin 2023, po pĂ«rgatiten gjithashtu pĂ«r t’u rikthyer nĂ« qiellin rus. KĂ«ta avionĂ« pĂ«r fluturime tĂ« gjata raportohet se mund tĂ« rikthehen nĂ« shĂ«rbim relativisht lehtĂ«, pĂ«r shkak tĂ« bollĂ«kut tĂ« pjesĂ«ve rezervĂ« tĂ« prodhuara pĂ«r mĂ« shumĂ« se 1.500 avionĂ« 747 tĂ« ndĂ«rtuar qĂ« nga vitet e ’70-ta.

Pavarësisht se është i shkëputur nga industria ajrore amerikane për dekada, Irani aktualisht mban në operim një flotë të vogël avionësh 747, njëri prej të cilëve është pothuajse 50 vjeç. Aeroflot, linja ajrore kombëtare e Rusisë, më parë i ka dërguar në Teheran për mirëmbajtje avionët e saj Airbus, të prodhuar në BE.

Mungesa e avionëve për linjat ajrore ruse ishte parashikuar të kompensohej me një fushatë për prodhimin e 127 avionëve të rinj nga viti 2023 deri në vitin 2025. Deri në janar 2026, vetëm 13 avionë janë dorëzuar te kompanitë ajrore civile.

Raportohet se Rusia ka krijuar njĂ« rrjet kompleks kompanish pĂ«r t’iu shmangur sanksioneve mbi pjesĂ«t e aviacionit. NĂ« shkurt 2025, Departamenti amerikan i DrejtĂ«sisĂ« njoftoi se tre persona tĂ« lidhur me njĂ« kompani nĂ« Ohio ishin arrestuar nĂ«n akuza se eksportonin pjesĂ« tĂ« avionĂ«ve nĂ« vlerĂ« prej 2 milionĂ« dollarĂ«sh drejt RusisĂ«./mxh

21:47 Ngjitësi amerikan arrin në 101 kate të kullës Taipei pa litarë apo pajisje sigurie

Ngjitësi i famshëm amerikan i shkëmbinjve, Alex Honnold, u ngjit sot në majën e kullës Taipei në Taivan, një ndërtesë me 101 kate, pa përdorur litarë apo pajisje të tjera sigurie.

Ai ngjiti fasadĂ«n e ndĂ«rtesĂ«s duke pĂ«rdorur kĂ«mbĂ«t dhe duart pĂ«r t’u kapur pas formacioneve tĂ« vogla tĂ« mureve dhe strukturave dekorative tĂ« ndĂ«rtesĂ«s.

Ngjitja zgjati rreth 90 minuta dhe u ndoq me vëmendje nga spektatorë poshtë ndërtesës, si dhe u transmetua drejtëpërdrejt përmes një eventi të madh televiziv.

Honnold është i njohur ndërkombëtarisht për ngjitjet pa litarë, duke përfshirë ngjitjen e famshme të shkëmbit El Capitan në Yosemite në vitin 2018.

Kjo ngjitje e tij e fundit në një strukturë të lartë urbane tërhoqi vëmendje të gjerë dhe debat mbi rreziqet e kësaj lloj ngjitjeje publike, si dhe mbi mënyrën se si performancat ekstreme transmetohen në media./mxh

21:35 Juventusi jep leksion, fitore e pastër ndaj Napolit

Juventusi ka arritur njĂ« fitore bindĂ«se 3-0 ndaj Napolit nĂ« stadiumin “Allianz”, nĂ« ndeshjen kryesore tĂ« javĂ«s sĂ« 22-tĂ« nĂ« Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti kontrolloi lojën që nga fillimi, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 22-të përmes sulmuesit Jonathan David.

Dominimi i bardhezinjve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku Kenan Yildiz dhe Filip Kostic shënuan dy golat që vulosën rezultatin përfundimtar.

Me këtë trepikësh, Juventusi ngjitet në vendin e pestë me 42 pikë, duke iu afruar ndjeshëm zonës së lartë të tabelës.

Nga ana tjetër, Napoli mbetet në vendin e tretë me 43 pikë, duke pësuar një ndalesë që rrezikon pozicionin e tyre në garën për kreun./mxh

21:21 “ShqiptarĂ«t janĂ« zgjuar”/ Noka: Rama i mbĂ«rthyer nga paniku, u tĂ«rbua nga protesta

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u ndal sot te protesta e opozitës pasditen e së shtunës para Kryeministrisë.

Noka tha se protestuesit e djeshëm vërshuan furishëm në bulevard kundër qeverisë në pushtet që i ka vjedhur dhe nëpërkëmbur.

Sipas demokratit, opozitarĂ«t dje dhanĂ« njĂ« mesazh tĂ« qartĂ« se qeveria duhet tĂ« largohet dhe t’i hapĂ« rrugĂ« zgjidhjes politike.

“Dje njĂ« lum njerĂ«zor vĂ«rshoi nĂ« bulevardin DĂ«shmorĂ«t e Kombit dhe rrugĂ«t e TiranĂ«s. Dje njĂ« energji e paparĂ« njerĂ«zore shpĂ«rtheu nĂ« formĂ« revolte ndaj narko-regjimit dhe kusarĂ«ve tĂ« pushtetit. Dje qytetarĂ«t e vendit, opozitarĂ«t e kĂ«tij vendi, treguan se refuzojnĂ« tĂ« pranojnĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrojnĂ« mĂ« tĂ« vjedhur, tĂ« nĂ«pĂ«rkĂ«mbur dhe tĂ« shtypur. Dje ata shfryen njĂ« revoltĂ«. I treguan se kur lumi fillon dhe vĂ«rshon furishĂ«m dhe kur del sadopak, jep shenja qĂ« po del nga shtrati, ai merr pĂ«rpara gjithçka.
Pra, ky sinjal dje i shkoi narkosit në pushtet. Qytetarët e vendit të tij i ndihen të vjedhur. Aferat e korrupsionit që kanë shpërthyer tek dosja e tunelit të Llogarasë, ku përfshihet dyshja Rama-Balluku, nuk pranohen dot nga qytetarët të gëlltiten më. Dje qytetarët e këtij vendi vërshuan si një uragan sepse ata nuk mund të pranojnë që siguria kombëtare të ndodhet dhe të lihet në duart e Gys Agasit dhe të karteleve të drogës.
Dje ata vĂ«rshuan pĂ«r njĂ« ShqipĂ«ri europiane dhe jo pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, narkoshteti i vetĂ«m i EuropĂ«s. E pĂ«rsĂ«ris, lumi njerĂ«zor, energjia njerĂ«zore, dje vĂ«rshoi dhe vetĂ«m sa dha njĂ« sinjal qĂ« po del nga shtrati. Dhe ne e dimĂ« tashmĂ« tĂ« gjithĂ«, lumenjtĂ« kur dalin nga shtrati, marrin pĂ«rpara gjithçka. Ndaj edhe i dhanĂ« njĂ« mesazh shumĂ« tĂ« qartĂ« narkosit. Ndaj dhe ai sot reagoi i tĂ«rbuar, i nervozuar, nĂ« kufijtĂ« e çmendurisĂ«, qĂ« s’mund tĂ« reagojĂ« kurrĂ« njĂ« drejtues i njĂ« shteti apo edhe njĂ« lider, nĂ« çfarĂ«do niveli qoftĂ«. Pra, paniku i ka mbĂ«rthyer. ShqiptarĂ«t janĂ« zgjuar dhe shqiptarĂ«t dje dhanĂ« njĂ« mesazh tĂ« qartĂ« qĂ« largohu, hapi rrugĂ« zgjidhjes politike, sepse kjo llavĂ« vullkani qĂ« po shpĂ«rthen, do tĂ« djegĂ«. QartĂ«. Dhe do tĂ« djegĂ«, do tĂ« djegĂ« mĂ« shumĂ« nga tĂ« gjithĂ«, do tĂ« djegĂ« ata qĂ« i dalin pĂ«rpara kĂ«saj dhe po pĂ«rpiqen tĂ« jenĂ« barrikadĂ« e krimit, e karteleve dhe e korrupsionit nĂ« pushtet.
Edi Rama ndjen panik. Pse? Sepse ai e di shumĂ« mirĂ« qĂ« kur rinia fillon dhe lĂ«viz, kur rinia fillon dhe pĂ«rcjell mesazhin e revoltĂ«s, ata janĂ« tĂ« pandalshĂ«m. Energjia e tyre nuk pĂ«rballohet dot nga asnjĂ« forcĂ« policore apo çfarĂ«do lloj pushteti qoftĂ«, formĂ« e pushtetit qoftĂ«. Ata e dinĂ« shumĂ« mirĂ«. Dhe Edi Rama e di shumĂ« mirĂ« kĂ«tĂ«, sepse dy herĂ« qĂ« rinia ka lĂ«vizur, ai s’ka lĂ«nĂ« gurĂ« pa lĂ«vizur, s’ka lĂ«nĂ« pĂ«rpjekje pa bĂ«rĂ« pĂ«r t’i ndaluar dhe pĂ«r t’i frenuar, sepse e di qĂ« s’pĂ«rballet dot.
Dhe e veçanta e ditĂ«s sĂ« djeshmĂ«, e kĂ«saj revolte ishte qĂ« rinia ishte nĂ« ballĂ«, rinia i priu dhe rinia ishte zemra e saj. Ky Ă«shtĂ« njĂ« mesazh shumĂ« i qartĂ« pĂ«r shqiptarĂ«t qĂ« kĂ«tu ka shpresĂ« dhe bijtĂ« e bijat e kĂ«tij vendi, tĂ« rinjtĂ« dhe tĂ« rejat e kĂ«tij vendi, mĂ« nĂ« fund kanĂ« vendosur t’i dalin pĂ«r zot vendit tĂ« tyre dhe tĂ« mos e lĂ«nĂ« mĂ« kĂ«tĂ« vend tĂ« rrokulliset nĂ« thepat e honeve tĂ« krimit dhe tĂ« korrupsionit shqiptar. Kjo pĂ«r ne Ă«shtĂ« lajm dhe pĂ«r çdo shqiptar Ă«shtĂ« lajm shumĂ« i gĂ«zueshĂ«m. Sigurisht pĂ«r narkosin dhe pĂ«r plaçkitĂ«sit kusarĂ« tĂ« qeverisĂ« qĂ« janĂ« nĂ« panik tĂ« tmerrshĂ«m, Ă«shtĂ« lajmi mĂ« i keq. TĂ« rinjtĂ« janĂ« zgjuar, ata nuk ndalen mĂ«.
Në një demokraci funksionale, protestat dhe demonstratat monitorohen nga forcat ligjzbatuese dhe përcillen me një qetësi. Pse? Sepse në demokraci e drejta për të protestuar, për të shprehur indinjata, revolta, pakënaqësi, është tërësisht normale, madje ajo është, është një nga elementët më virtuoz që demokracitë kanë brenda tyre. Por, në narkoregjime paniku është shumë i madh kur shohin që ai lum njerëzish po kthehet, kthehet në një llavë, e shohin si një llavë vullkani që i djeg dhe i merr përpara. Të jeni të sigurtë për një gjë, ju e patë. Të rinjtë nuk stepeshin.
Paniku qĂ« mbĂ«rtheu narkosin nĂ« pushtet, bĂ«ri qĂ« ata tĂ« ushtrojnĂ« terror dhe dhunĂ«. Po askush nuk u ndal, askush nuk u step. Sot gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s avokatĂ«t tanĂ« dhe ne kemi kontaktuar me çdonjĂ«rin prej tĂ« arrestuarve. Ata janĂ« me moral tĂ« çeliktĂ«. NĂ« çdo qeli sot ku janĂ« kontaktuar ushtonte thirrja ‘Rama ik, qeveri teknike’. Çka do tĂ« thotĂ« qĂ« rinia nuk mbahet kurrĂ« me dhunĂ«. QytetarĂ«t e lirĂ« tĂ« njĂ« vendi kurrĂ« nuk mbahen me dhunĂ«. Narkoregjimet, edhe nĂ« pĂ«rgjithĂ«si regjimet, kur janĂ« nĂ« grahmat e fundit, ata pĂ«rpiqen tĂ« ushtrojnĂ« dhunĂ«n mĂ« tĂ« madhe dhe terrorin mĂ« tĂ« madh. Por ama, dje u kuptua qartĂ« nga çdokush, janĂ« nĂ« grahmat e fundit. Ato qĂ« bĂ«n, duke dhunuar dhe arrestuar tĂ« rinj, tĂ« reja, minorenĂ«, zonja, ajo tregon qĂ« kĂ«ta po i ndjejnĂ« fundin”,-u shpreh Noka./mxh

21:14 E tradhëtoi me shoqen e ngushtë, martesa e futbollistit sërish në krizë, largohet nga shtëpia!

Ish-sulmuesi i Chelsea-t dhe kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata, raportohet se është larguar nga shtëpia ku jetonte me bashkëshorten Alice Campello dhe katër fëmijët e tyre, vetëm pak ditë pasi ajo mohoi publikisht zërat për një tradhëti të tijën me një mike të saj.

Sipas revistës spanjolle Hola, përpjekja e çiftit për të shpëtuar martesën ka dështuar, pavarësisht ribashkimit të tyre në fillim të vitit të kaluar. Morata dhe Campello, të cilët u ndanë pas triumfit të Spanjës në Euro 2024, kishin njoftuar anulimin e divorcit në janar, duke dhënë shpresë për një fillim të ri.

Megjithatë, burime pranë çiftit bëjnë me dije se ata kanë jetuar të ndarë prej disa javësh, ndërsa Morata është zhvendosur në një tjetër banesë në një nga zonat më ekskluzive të Milanos.

Pavarësisht ndarjes fizike, thuhet se marrëdhënia mes tyre mbetet korrekte dhe e qetë, kryesisht për hir të fëmijëve: Alessandro, Leonardo dhe Edoardo (binjakë), si dhe vajzës Bella./mxh

Ish-at flasin: ÇfarĂ« kanĂ« thĂ«nĂ« ish-partneret e Brooklyn pĂ«r Victoria Beckham?

NdĂ«rsa drama mes Nicola Peltz, Victoria Beckham dhe Brooklyn Beckham vazhdon tĂ« jetĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes, interesi publik Ă«shtĂ« zhvendosur edhe drejt njĂ« kĂ«ndvĂ«shtrimi tjetĂ«r: si e kanĂ« pĂ«rjetuar ish-partneret e Brooklyn jetĂ«n brenda familjes Beckham dhe, veçanĂ«risht, raportin e tij me nĂ«nĂ«n. GjatĂ« viteve, disa prej ish-tĂ« dashurave tĂ« Brooklyn kanĂ« folur hapur [
]

370 kamionë do të bllokojnë pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut të hënën

Nesër rreth mesditës, 370 automjete të rënda do të bllokojnë të gjitha pikat kufitare në Maqedoninë e Veriut. Do të ndalet transporti i mallrave drejt Bashkimit Evropian dhe tranziti nëpër rajon. Do të lejohen vetëm kamionët që transportojnë ilaçe, kafshë të gjalla, eksplozivë dhe municion.

Shkak pĂ«r protestĂ«n Ă«shtĂ« sistemi i ri i hyrje-daljes nĂ« vendet e zonĂ«s Shengen, i cili kufizon qĂ«ndrimin e shoferĂ«ve tĂ« kamionĂ«ve nga Ballkani PerĂ«ndimor. Plani Ă«shtĂ« qĂ« bllokadat tĂ« zgjasin shtatĂ« ditĂ«, por protestuesit janĂ« tĂ« gatshĂ«m t’i ndĂ«rpresin ato nĂ«se BE-ja nis negociata pĂ«r zgjidhjen e problemit.

“NĂ«se qoftĂ« ditĂ«n e parĂ« apo tĂ« dytĂ«n dĂ«rgohet sinjal tek institucionet kompetente tĂ« shtetit tonĂ« se do tĂ« zhvillohen takime pĂ«r gjetjen e njĂ« zgjidhjeje, ne menjĂ«herĂ« do ta ndĂ«rpresim bllokadĂ«n. Nuk duam t’i shkaktojmĂ« dĂ«m as vetes, as ekonomisĂ«. Si rajon do tĂ« pĂ«rballemi me njĂ« situatĂ« ku shumĂ« transportues do tĂ« kĂ«rkojnĂ« zgjidhje duke transferuar kapitalin nĂ« shtete tĂ« tjera tĂ« BE-sĂ«, gjĂ« qĂ« do tĂ« çonte nĂ« kolaps tĂ« tĂ«rĂ« ekonomisĂ«,” deklaroi Biljana Muratovska, nga Shoqata e Transportit Makam-Trans.

Transportuesit paralajmërojnë se nëse BE-ja nuk gjen mënyrë për tejkalimin e këtij problemi, kjo do të nënkuptojë kolaps për ekonominë e Ballkanit Perëndimor. Kostot e transportit do të rriten shumëfish, e bashkë me to edhe çmimet e produkteve.
Nga Qeveria thonë se janë në komunikim me përfaqësuesit evropianë me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje dhe për të vënë në dukje problemet e transportuesve, të cilat përbëjnë kërcënim serioz për ekonominë.

PĂ«rveç transportuesve nga Maqedonia e Veriut, kamionĂ«t nĂ« pikat kufitare do t’i parkojnĂ« edhe transportues nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Nuk do tĂ« ketĂ« pengesa pĂ«r hyrje-daljen e autobusĂ«ve tĂ« udhĂ«tarĂ«ve dhe automjeteve personale.

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Berlin, ku si pasojë janë plagosur pesë persona. Sipas informacioneve paraprake, dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet gjermane bëjnë me dije se disa persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi incidenti dhe po vijon një operacion i gjerë sigurie për kapjen e autorëve të tjerë të dyshuar. Situata mbetet nën kontroll, ndërsa priten detaje të reja nga autoritetet.

❌