Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 July 2026Main stream

Lamallari: Zhurma nuk është argëtim, Policia nuk do lejojë muzikë në kupë të qiellit

By: Uesli
18 July 2026 at 14:33

Lamallari: Zhurma nuk është argëtim, Policia nuk do lejojë muzikë në kupë të qiellit. Policia e Shtetit ka nisur kontrolle të shtuara në të gjithë territorin për të goditur ndotjen akustike, me fokus të veçantë zonat turistike dhe lokalet pranë bregdetit, ku muzika me volum të lartë është kthyer shpesh në shqetësim për pushuesit dhe […]

The post Lamallari: Zhurma nuk është argëtim, Policia nuk do lejojë muzikë në kupë të qiellit appeared first on Saranda Web.

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

By: e xh
18 July 2026 at 14:41

Treqind shezlongë u zhdukën natën, në qershorin e dy viteve më parë, nga resorti i Onde Chiare në Reggio Emilia dhe u vodhën nga persona të panjohur.

Një vit më vonë, të njëjtët shezlongë u shfaqën “si me magji”, me logon e Onde Chiare ende të dukshme, në një plazh në Kepin e Rodonit në Shqipëri, shkruajnë mediat italiane.

I vuri re një grua nga Reggio Emilia, e cila ndodhej atje me pushime dhe u dërgoi menaxherëve të resortit një email me foto të bashkëngjitura, për t’i njoftuar për këtë gjetje të pazakontë, pasi ishte në dijeni të ngjarjes së dy viteve më parë.

Nuk është ende e qartë sesi shezlongët kanë përfunduar në këtë plazh. Ka disa hipoteza që mund të qëndrojnë në këtë rast pasi mund të jenë blerë pa ditur që janë të vjedhur. Gjithashtu verifikimet e blerjes mund të mos jenë bërë ende apo të kenë kaluar nga një pronar te tjetri deri në publikimin e videos.

Alberto Costoli dhe Enrico Cavazzoni, menaxherët e Onde Chiare, nuk humbën kohë. Ata caktuan avokatin Gianluca Dallari për të nisur procedurën për rikthimin e pajisjeve me vlerë mbi 45 mijë euro.

“Menduam të shkonim atje dhe t’i merrnim vetë, por më pas vendosëm të ndiqnim rrugën ligjore. Avokati ynë gjeti edhe një avokat në Shqipëri, i cili nisi procesin gjyqësor. Në teori, shezlongët tanë duhej të ishin sekuestruar dhe të vendoseshin në ruajtje nga autoritetet shqiptare. Por ndërkohë, një kliente tjetër e jona, e cila rastësisht ndodhej këto ditë në Durrës, na dërgoi një video të re, atë që më pas e publikuam në profilin tonë në Instagram, ku shihet qartë se ata janë ende në plazh, duke u përdorur nga klientët e kësaj strukture shqiptare. Jemi shumë të zemëruar”, thotë Costoli.

Pikërisht për këtë arsye vendosën ta bëjnë çështjen publike:

“Kemi etiketuar mediat lokale, i kemi dërguar një email redaksisë së programit ‘Le Iene’ të Italia Uno, i njohur për hetimet e tij mbi çështje të ndjeshme. Gjithashtu desha të etiketoja edhe Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, sepse shpesh bën deklarata për zhvillimin e turizmit në vendin e tij. E pra, vjedhja e shezlongëve në Itali nuk është aspak një kartëvizitë e mirë për turistët dhe për reputacionin kombëtar të Shqipërisë. Ne punojmë prej vitesh me disa furnitorë shqiptarë dhe nuk kemi pasur kurrë probleme. Shpresojmë që kryeministri shqiptar të interesohet për rastin tonë, sepse tashmë nuk dimë më se cilën rrugë të ndjekim”, thonë menaxherët.

Postimi i Onde Chiare:

“Përshëndetje të gjithëve, nëse dikush shkon me pushime në Kepin e Rodonit… të përshëndesë shezlongët tanë! Duket si shaka, por fatkeqësisht është e vërtetë.”

“Në qershorin e vitit 2024 na vodhën rreth 300 shezlongë, me një vlerë mbi 45.000 euro, nga Circolo Onde Chiare i Reggio Emilia-s”, shkruhet në postim. “Një vit më vonë, një e njohura jonë, gjatë pushimeve në Shqipëri, na dërgoi disa foto: ‘… por këta nuk janë tuajit?’

Dhe që nga ai moment fillon një histori pothuajse surreale. Denoncime, avokatë në Itali dhe Shqipëri, përkthime, verifikime, kohë dhe para të shpenzuara për të provuar të kthejmë atë që na është vjedhur.

Sot kjo video, e filmuar pak ditë më parë, tregon se ata shezlongë janë ende në të njëjtën strukturë plazhi. Ne thjesht duam të kuptojmë se si është e mundur që një vjedhje prej 45.000 eurosh, me sendet e identifikuara dhe të dokumentuara prej më shumë se një viti, ende nuk ka gjetur një zgjidhje.

Ndoshta kjo video do të arrijë te personi i duhur. Nëse njihni dikë që mund të na ndihmojë, një gazetar, një emision televiziv, ose thjesht mendoni se kjo histori meriton të rrëfehet… shpërndajeni”, shprehet më tej.

Ndërkohë, postimi në rrjetet sociale ka marrë vërtet shumë vëmendje, duke arritur dhjetëra shpërndarje dhe disa qindra pëlqime.

“Shpresojmë që pak zhurmë dhe presion mediatik të ndihmojnë për ta çuar çështjen përpara”, përfundon Costoli”, mendoni për shqetësimin që na shkaktoi kjo vjedhje dy vite më parë, pikërisht në fillim të sezonit veror.”

Sipas raportimeve për vjedhjen dy vite më parë, gjithçka ndodhi vetëm 30 minutave. Hajdutët nuk kishin lënë pas rreth 200 shezlongë.

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

By: e xh
18 July 2026 at 14:38

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, të arrestuara në kuadër të hetimeve për përvetësimin e 69 milionë lekëve të rinj.

Gjykata vendosi “arrest në burg” për ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, ndërsa caktoi masën “arrest në shtëpi” për ish-shefen e financës, Valbona Duni, dhe ish-arkëtaren Paola Dana.

Tre zyrtaret akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve, gjatë muajve prill dhe maj 2026 ato dyshohet se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

VENDIMI I PLOTË

Vendosi:
1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
2. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personave nën hetim E. M., V. D. dhe P. D.
3. Caktimin ndaj personit nën hetim E. M masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 135 dhe 25 i K.Penal.
4. Caktimin ndaj personit nën hetim V. D. masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 135 dhe 25 i K.Penal.
5. Caktimin ndaj personit nën hetim P. D. masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 135 dhe 25 i K.Penal.
6. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personave nën hetim V.D. dhe P. D.nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahen të paraburgosur për ndonjë vepër tjetër penale.
7. Urdhërohet personi nën hetim V. D. të qëndroi dhe të mos largohet nga banesa e saj në Lagjen Ilira, Plazh, Durrës.
8. Urdhërohet personi nën hetim P. D. të qëndroi dhe të mos largohet nga banesa e saj në Lagjen nr.13, Durrës.
9. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
10. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) diteve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të gjykatës.
U shpall në Durrës, me datë 18.07.2026.

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

By: e xh
18 July 2026 at 14:16

Detaje të reja kanë dalë nga hetimi për skemën e dyshuar të përvetësimit të fondeve në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ku tre zyrtare janë arrestuar nën akuzën se kanë abuzuar me rreth 69 milionë lekë të rinj, para të destinuara për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale.

Gjatë seancës gjyqësore, ku u shqyrtua masa e sigurisë, është përmendur edhe frekuentimi i kazinove nga drejtoresha e filialit.

Elisabeta Mataj ka pranuar fjalën e mbrojtjes dhe nuk ka mohuar se ka frekuentuar kazino, por është shprehur se nuk ka pasur asnjë ndalim ligjor apo kontraktor që ta pengonte të shkonte në ambiente të tilla.

“Unë jam qytetare e lirë. Më shpjegoni se cila është kontrata e firmosur që nuk mund të shkoj në lokale, bare dhe kazino”, mësohet të jetë shprehur Mataj para gjykatës.

Ajo ka mohuar se i është shmangur drejtësisë, duke deklaruar se kishte planifikuar të udhëtonte jashtë vendit më 10 korrik, ndërsa në datat 13 dhe 14 korrik ka qenë në punë.

E pyetur nga gjykata se ku kanë përfunduar paratë që dyshohet se janë përvetësuar, Elisabeta Mataj është përgjigjur se nuk e di.

Hetimet pritet të zbardhin mënyrën se si është realizuar skema, rolin e secilës prej të arrestuarave dhe destinacionin e shumës prej 69 milionë lekësh, e cila ishte parashikuar për pagesat sociale ndaj qytetarëve.

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

By: e xh
18 July 2026 at 13:43

Po mbahet në këto momente për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës dhe nuk kanë munguar tensionet.

Persona të ndryshëm që janë prezentë në sallë kanë dalë kundër mënyrës sesi po organizohet kjo mbledhje dhe personat që janë të pranishëm aty. “Mosha mesatare këtu është mbi 45 vjeç, këtu nuk shoh asnjë nga marshimi. Nuk jemi lajmëruar”, shprehet një prej protesuesve në prapaskenë.

Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që kërkojnë fjalën dhe nuk u jepet. “Kemi një rend dite dhe nuk do të lejojmë të na prishni mbledhjen”, u shpreh një nga organizatorët pas këtij incidenti.

“Ky kuvend është i hapur për të gjithë qytetarët, do të kemi takim të hapur”, tha moderatorja e takimit. Ndërkohë, një prej organizatorëve, i cili në një moment po pengohej të fliste, nuk e kurseu përgjigjen e ashpër.

“Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve. Prandaj mos na sfidoni, mos na merrni neve sikur jemi të butë”, u shpreh ai, duke shkaktuar më pas një reagim të ashpër në sallë.

Ndërkohë, një prej qytetarëve kërkoi të ulej në rreshtin e parë dhe tre djem nxituan për ta kundërshtuar me forcë. Pavarësisht këmbënguljes së organizatorëve, ai nuk u çua nga karrigia e rreshtit të parë.

“Duhet të shkojmë përtej sheshit. Në shesh e vramë frikën, por çfarë do të bëhet më pas? Nuk duhet të përsërisim rastin e Serbisë, ku protestuan pa fund dhe nuk ndryshuan asgjë”, shprehet një prej organizatorëve, pasi tensionet u qetësuan, të paktën për momentin.

Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi

By: e xh
18 July 2026 at 13:08

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD ka përmbyllur procesin e riorganizimit të forumeve drejtuese, duke e cilësuar atë si “procesin më të thellë të ripërtëritjes” që nga themelimi i partisë.

Në një bashkëbisedim, Berisha tha se përbërja e re e strukturave drejtuese reflekton një përfaqësim më të madh të të rinjve dhe grave.

Ai theksoi se ndryshimet nuk janë vetëm numerike, por edhe cilësore, duke shtuar se partia tashmë ka një ekip drejtues të përgatitur për sfidat politike të ardhshme.

Ne lamë pas një javë të veçantë, në të cilën PD përfundoi institucionalizimin e plotë të forumeve të saj.

Me këtë rast, ajo çka dua t’u informoj të gjithë ju është se ky proces u zhvillua në moton e ripërtëritjes së PD dhe u them me kënaqësi, jo vetëm të ripërtëritjes në kuptimin e numrave, por edhe të proporcioneve deficitare në këtë parti.

Kështu sot në Këshillin Kombëtar të PD, 60 përqind e përbëjnë të rinjtë dhe gratë dhe ky është një proporcionim shumë i rëndësishëm për ne sepse patëm trashëguar një deformim nga i cili u ndamë përfundimisht.

Dy të tretat e kryesisë së zgjedhur të PD, zgjidhen për herë të parë sikundër tre nënkryetarë të PD zgjidhen për herë të parë.

Nga 14 sekretarë, vetëm 3 janë të rizgjedhur. Pra, mund t’u informoj se ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD pas themelimit të saj. Por nga ana tjetër janë vendosur proporcione të domosdoshme të përfaqësimit në këtë parti. Jam i bindur se kërkesa themelore për çdo qytetar dhe anëtar, mbështetës të kësaj partie ka qenë ripërtëritja. U siguroj se në këtë proces nuk kanë ndryshuar vetëm statistikat, por PD ka shpalosur kualitete dhe vlera ndër më të shquarat.

Kështu që në kilometrin e fundit të saj, ajo ka një ekip të pajisur me të gjitha aftësitë për të udhëhequr këtë parti për përmbushjen me sukses të misionit të saj.

Duhet të theksoj me këtë rast se ne jemi një parti që bazohemi tek vota e anëtarëve tanë dhe shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë bashkëpunëtorët e mi që nuk u zgjodhën, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Unë ruaj për ta vlerësimin më të lartë.

Theksoj se shumë prej tyre kanë funksione të tjera shumë të rëndësishme në PD, grupin e saj parlamentar dhe misione në drejtim të reformave themelore në interes të kësaj partie dhe të vendit. Kjo është ajo çka unë desha t’u informoj ju. Por duhet të them prapë me kënaqësi se procesi i ripërtëritjes nuk ndalet dhe nuk do ndalet.

Në mënyrë të përsëritur u kisha pohuar se PD ka rreth saj personalitete të shquara, individë me vlera ekselentë në fushat e veta. Dhe jo pak prej tyre garuan me sukses në këtë proces. Por janë të tjerë të shumtë që kanë shprehur gatishmërinë dhe janë të lidhur me PD. Kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar, për të vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptare, vizionit të kësaj partie, të gjithë potencialin e tyre intelektual, profesional, në Shqipëri, në Evropë dhe në botë dhe kudo që ndodhen.

Për herë të parë në këtë proces ripërtëritje, u institucionalizua roli dhe vendi i diasporës. Hapa të parë të rëndësishëm janë shënuar. Një nënkryetare partie dhe një sekretar për diasporën janë zgjedhur.

Përpjekje të tjera do bëhen për ridimensionimin e rolit të diasporës në jetën politike të PD dhe të Shqipërisë. Pra, për të gjithë ata të cilët kërkonin me të drejtë dhe prisnin ripërtëritje si tipar kryesor, mendoj se hapa të rëndësishme janë shënuar dhe të tjera do vijnë.”, u shpreh Berisha.

15:01 Zhduku 700 mijë euro/Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit, “arrest shtëpie” për dy zyrtaret e tjera

By: Anisa
18 July 2026 at 15:01

Last Updated on 18/07/2026 by Anisa

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, e cila akuzohet për përvetësimin e  700 mijë euro, para të destinuara për pensione dhe ndihma sociale.

Gjatë seancës gjyqësore, Prokuroria paraqiti prova të reja, duke pretenduar se Mataj frekuentonte kazino, një rrethanë që është përfshirë në hetimet ndaj saj.

Ndërkohë, Gjykata vendosi masën “arrest në shtëpi” për shefen e Financës, Valbona Duni, dhe arkëtaren Paola Dana, të cilat akuzohen së bashku me ish-drejtoreshën për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, tre të dyshuarat dyshohet se gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj, shumë që ishte planifikuar të shpërndahej si pensione dhe ndihma sociale për qytetarët e zonave të Durrësit, Shijakut dhe Krujës.

Hetimet nisën pas një kallëzimi të bërë nga Posta Shqiptare, e cila gjatë një kontrolli të brendshëm konstatoi parregullsi në administrimin dhe raportimin e fondeve./ad

15:00 Trump shton presionin ndaj Iranit, por ekspertët shprehen pesimistë se strategjia ushtarake do të japë rezultat

By: Anisa
18 July 2026 at 15:00

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka intensifikuar presionin ushtarak ndaj Iranit, duke urdhëruar sulme të reja ajrore dhe duke paralajmëruar se mund të zgjerojë më tej operacionet nëse Teherani nuk ndryshon qëndrim. Megjithatë, sipas analistëve, strategjia e bazuar te forca ushtarake ka pak gjasa ta detyrojë Iranin të bëjë lëshime, ndërsa rreziku i një përshkallëzimi rajonal mbetet i lartë.

Pas dështimit të armëpushimit të përkohshëm të arritur një muaj më parë, tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit janë rikthyer në nivele alarmante. Sulmet dhe kundërsulmet kanë vijuar për ditë me radhë, ndërsa kriza ka ndikuar edhe në tregjet ndërkombëtare, duke rritur çmimet e naftës dhe pasigurinë ekonomike.

Sipas burimeve të Reuters, Trump po shqyrton opsione të reja ushtarake, përfshirë goditjen e infrastrukturës energjetike iraniane, objektivave strategjikë dhe madje edhe të impianteve bërthamore të ndërtuara nëntokë. Gjithsesi, ekspertët vlerësojnë se një përshkallëzim i tillë nuk do ta detyrojë Iranin të ndryshojë kurs.

“Nuk ka arsye të besohet se sulmet e reja do t’i bëjnë iranianët të ndryshojnë mënyrën e tyre të të menduarit. Përkundrazi, ato mund ta forcojnë edhe më shumë qëndrimin e tyre”, deklaroi Jonathan Panikoff, ish-zyrtar i inteligjencës amerikane për Lindjen e Mesme.

Nga ana tjetër, një zyrtar i lartë i administratës Trump deklaroi për Reuters se presidenti preferon diplomacinë, por theksoi se “e vetmja gjuhë që Irani kupton është fuqia ushtarake”.

Ndërkohë, Teherani ka paralajmëruar se nëse SHBA godet sektorin energjetik iranian, aleatët e tij, rebelët Huthi në Jemen, mund të bllokojnë ngushticën Bab al-Mandeb, një prej korridoreve më të rëndësishme për transportin global të naftës. Irani ka sinjalizuar gjithashtu se mund të godasë objektiva civile të aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik në rast të një përshkallëzimi të mëtejshëm.

Kriza lidhet ngushtë edhe me kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, rrugë detare nga e cila kalon rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë. SHBA dhe aleatët e saj kërkojnë garantimin e lirisë së lundrimit, ndërsa Irani pretendon se duhet të ketë rol në administrimin e kësaj zone strategjike.

Pavarësisht presionit ushtarak dhe ekonomik të Uashingtonit, shumica e analistëve besojnë se lidershipi iranian nuk do të tërhiqet lehtësisht. Ata paralajmërojnë se çdo zgjerim i operacioneve amerikane mund të sjellë një reagim edhe më të ashpër nga Teherani, duke rritur rrezikun e një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme./ad

14:57 Nga zjarret te stuhitë/ “Çmendet” moti në Europë, të vdekur dhe mijëra vetë pa energji elektrike

By: Anisa
18 July 2026 at 14:57

Last Updated on 18/07/2026 by Anisa

Europa po përballet me pasojat e një vale të re të motit ekstrem. Zjarre, thatësirë dhe stuhi kanë përfshirë disa vende, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet në ditët në vijim.

Në verilindje të Spanjës, rreth një mijë banorë janë evakuuar, ndërsa zjarrfikësit, të mbështetur nga 30 mjete ajrore, po luftojnë për të vënë nën kontroll flakët. Vetëm pranë Ores, në rajonin e Aragonës, zjarri ka përfshirë mbi 12 mijë hektarë tokë, ndërsa vatra aktive ka edhe pranë Madridit dhe në provincën Guadalajara.

Në Francë ndërkohë, thatësira po rëndohet nga dita në ditë dhe temperaturat e larta kanë vënë në pikëpyetje funksionimin e një centrali bërthamor në jug të vendit, pasi temperaturat e larta të ujit në Mesdhe po vështirësojnë ftohjen e reaktorëve. Por vendi po përballet edhe me një tjetër ekstrem të motit: Pas valës së të nxehtit, stuhi të fuqishme kanë goditur disa rajone të Francës, duke lënë dy viktima dhe mbi 53 mijë familje pa energji elektrike.

Edhe Gjermania po ndjen pasojat e kushteve të rënduara atmosferike. Niveli i ulët i ujit në lumin Rin ka penguar transportin lumor dhe ka rritur kostot e transportit. Sipas Reuters, temperatura mesatare në Europë ka arritur në 27.5 gradë Celsius, rreth 4.2 gradë më e lartë se mesatarja për këtë periudhë të vitit. Ndërkohë, shërbimi meteorologjik spanjoll paralajmëron se nga e diela temperaturat do të rriten sërish, duke arritur deri në 44 gradë Celsius në disa zona të vendit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Europa mund të përballet me “disa javë vdekjeprurëse”, ndërsa shkencëtarët raportojnë se valët e fundit të të nxehtit kanë shkaktuar mijëra vdekje më shumë se zakonisht në të gjithë kontinentin./ad

14:45 Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri/ Plani pas anëtarësimit, zbardhen kërkesat për Bankën e Shqipërisë

By: Anisa
18 July 2026 at 14:45

Euroja do të bëhet monedha zyrtare e vendit tonë pasi Shqipëria të jetë pjesë e BE-së. Një gjë e tillë përcaktohet edhe në projektligjin e ri “Banka e Shqipërisë”.

Jo vetëm që euroja do të jetë monedha me të cilën qytetarët do të blejnë shërbimet, kreditë dhe do të mbajnë depozitat, por gjithashtu në këtë ligj përcaktohen edhe rregullat që duhet të ndjekë Banka e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bankës Qendrore Evropiane.

Është kapitulli XV i këtij ligji që tregon se është Banka e Shqipërisë ajo që do të kujdeset për hedhjen e euros në treg. Bankës së Shqipërisë i ngarkohet hedhja në qarkullim dhe tërheqja e kartëmonedhave dhe monedhave euro, si dhe përshtatja e dizajnit të monedhave sipas rregullave përkatëse të Bashkimit Evropian.

Euroja si monedhë zyrtare do të ndryshojë edhe rregullat se si mbahet rezerva valutore.

“Një element i rëndësishëm i kapitullit është rregullimi i marrëdhënieve financiare dhe operacionale me Eurosistemin, përfshirë transferimin dhe administrimin e rezervave valutore drejt Bankës Qendrore Evropiane, si dhe menaxhimin e pjesës së mbetur të rezervave.”

Ky projektligj i hap rrugën integrimit të Bankës së Shqipërisë në sistemin monetar evropian./ad

14:30 Si të rrisim fëmijë emocionalisht të shëndetshëm në epokën digjitale?!

By: Anisa
18 July 2026 at 14:30

Prindërimi nuk ka qenë kurrë i lehtë, por epoka digjitale ka sjellë sfida të reja që pak vite më parë ishin të paimagjinueshme.

Sot, prindërit nuk konkurrojnë vetëm me shokët e shkollës, televizionin apo ambientin ku rriten fëmijët. Në shumë raste, ata ndajnë vëmendjen dhe ndikimin e tyre me rrjetet sociale, influencerët dhe, gjithnjë e më shumë, edhe me inteligjencën artificiale. Sipas analizave dhe studimeve të referuara nga revista Psychology Today, kjo po ndryshon mënyrën se si fëmijët ndërtojnë identitetin, marrëdhëniet dhe perceptimin për botën.

Rrjetet sociale po ndikojnë gjithnjë e më shumë te të rinjtë

Një numër në rritje adoleshentësh raportojnë se rrjetet sociale kanë ndikim negativ në jetën e tyre, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se ekspozimi i gjatë ndaj ekraneve lidhet me nivele më të larta ankthi, stresi dhe depresioni. Në të njëjtën kohë, inteligjenca artificiale po fillon të përdoret nga shumë të rinj jo vetëm për mësim apo argëtim, por edhe për biseda personale dhe mbështetje emocionale. Kjo do të thotë se familja nuk është më burimi i vetëm i informacionit, këshillave dhe modeleve të sjelljes për fëmijët.

Pse kultura familjare është më e rëndësishme se kurrë

Ekspertët e edukimit theksojnë se një nga mënyrat më efektive për të ndihmuar fëmijët të përballojnë presionet e botës digjitale është krijimi i një kulture të fortë familjare. Ashtu si kompanitë ndërtojnë kulturën e tyre organizative dhe ekipet sportive identitetin e tyre, edhe familjet kanë nevojë për vlera dhe parime të qarta që i udhëheqin në përditshmëri. Kur fëmijët rriten në një ambient ku vlerat diskutohen dhe praktikohen vazhdimisht, ata janë më të përgatitur për të dalluar mesazhet negative dhe ndikimet e dëmshme që mund të hasin online.

Si mund të ndërtohet një kulturë e fortë familjare?

Ekspertët sugjerojnë tre hapa të thjeshtë:

1. Përcaktoni vlerat kryesore të familjes

Çdo familje duhet të reflektojë mbi vlerat që dëshiron t’u transmetojë fëmijëve. Për disa mund të jenë mirësia, respekti dhe empatia. Për të tjerë, përgjegjshmëria, integriteti, puna dhe këmbëngulja. Nuk ekziston një formulë e vetme e saktë. E rëndësishme është që këto vlera të jenë të qarta dhe të ndahen nga të gjithë anëtarët e familjes.

2. Kthejini vlerat në sjellje konkrete

Fjalët abstrakte janë shpesh të vështira për t’u kuptuar nga fëmijët. Prandaj, ekspertët rekomandojnë që vlerat të përkthehen në sjellje konkrete dhe të përditshme.

Për shembull:

  • në vend të “integritetit”, mund të përdoret mesazhi: “Bëj gjënë e duhur edhe kur askush nuk po të sheh.”
  • në vend të “rezistencës ndaj vështirësive”: “Ngrihu dhe provo përsëri.”
  • në vend të “respektit”: “Dëgjo të tjerët para se të përgjigjesh.”

3. Praktikojini vazhdimisht

Kultura familjare nuk ndërtohet me një bisedë të vetme. Ajo formohet përmes qindra bisedave të vogla, shembujve të përditshëm dhe mënyrës se si familja reagon ndaj situatave të ndryshme. Një pyetje gjatë darkës, një histori personale apo një diskutim mbi një situatë të përditshme mund të jenë shumë më të vlefshme sesa një leksion i gjatë.

Besimi mes prindit dhe fëmijës mbetet mbrojtja më e fortë

Ekspertët theksojnë se qëllimi kryesor nuk është kontrolli i plotë i teknologjisë apo izolimi i fëmijëve nga bota digjitale. Objektivi është krijimi i një marrëdhënieje të tillë besimi, saqë fëmijët t’u drejtohen prindërve kur përballen me situata të vështira online. Në një botë ku algoritmet, influencerët dhe inteligjenca artificiale po konkurrojnë çdo ditë për vëmendjen e tyre, kjo lidhje mund të jetë mbrojtja më e rëndësishme që një familje mund të ndërtojë.

Teknologjia do të vazhdojë të ndryshojë me ritme të shpejta dhe ndikimi i saj në jetën e fëmijëve pritet të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme. Por, pavarësisht ndryshimeve teknologjike, disa elementë mbeten të pandryshueshëm: komunikimi, besimi, koha e kaluar së bashku dhe vlerat e përbashkëta. Në fund, këto mund të jenë mjetet më të rëndësishme për të rritur fëmijë emocionalisht të shëndetshëm në epokën digjitale./ad

14:16 Paratë e Postës Shqiptare në kazino, Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën. Mataj në gjyq: Jam qytetare e lirë, nuk ma ndalon ligji

By: Anisa
18 July 2026 at 14:16

Last Updated on 18/07/2026 by Anisa

Detaje të reja kanë dalë nga hetimi për skemën e dyshuar të përvetësimit të fondeve në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ku tre zyrtare janë arrestuar nën akuzën se kanë abuzuar me rreth 69 milionë lekë të rinj, para të destinuara për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale.

Gjatë seancës gjyqësore, ku u shqyrtua masa e sigurisë, siç raporton korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, prokurori ka sjellë edhe detaje të tjera nga hetimi, duke përmendur edhe frekuentimin e kazinove nga drejtoresha e filialit.

Elisabeta Mataj ka pranuar fjalën e mbrojtjes dhe nuk ka mohuar se ka frekuentuar kazino, por është shprehur se nuk ka pasur asnjë ndalim ligjor apo kontraktor që ta pengonte të shkonte në ambiente të tilla.

“Unë jam qytetare e lirë. Më shpjegoni se cila është kontrata e firmosur që nuk mund të shkoj në lokale, bare dhe kazino”, mësohet të jetë shprehur Mataj para gjykatës.

Ajo ka mohuar se i është shmangur drejtësisë, duke deklaruar se kishte planifikuar të udhëtonte jashtë vendit më 10 korrik, ndërsa në datat 13 dhe 14 korrik ka qenë në punë.

E pyetur nga gjykata se ku kanë përfunduar paratë që dyshohet se janë përvetësuar, Elisabeta Mataj është përgjigjur se nuk e di.

Hetimet pritet të zbardhin mënyrën se si është realizuar skema, rolin e secilës prej të arrestuarave dhe destinacionin e shumës prej 69 milionë lekësh, e cila ishte parashikuar për pagesat sociale ndaj qytetarëve./ad

14:15 Argjentina gati për finalen ndaj Spanjës, portieri Martinez: Jemi bij të klasës punëtore, nuk dorëzohemi kurrë

By: Anisa
18 July 2026 at 14:15

Portieri i Argjentinës, Emiliano “Dibu” Martínez, është shfaqur i qetë dhe i bindur në prag të finales së Kupës së Botës, duke theksuar se forca e kombëtares argjentinase buron nga karakteri dhe sakrificat që kanë bërë lojtarët gjatë jetës së tyre.

“Gjithë shokët e mi të skuadrës në kombëtare vijnë nga klasa punëtore. Shpresoj që njerëzit të na kujtojnë si çdo argjentinas: punëtorë, që nuk dorëzohen kurrë dhe që, edhe kur gjërat bëhen të vështira, ia dalin gjithmonë, ashtu siç kemi treguar edhe në këtë Botëror”, u shpreh portieri 33-vjeçar.

Martínez foli edhe për mënyrën se si përballon presionin në ndeshjet më të rëndësishme të karrierës.

Mund të pësoj një, dy apo tre gola, por në aksionin tjetër jam sërish i njëjti. Presioni nuk më rëndon. Thjesht vesh dorezat dhe, kur vjen momenti, i them vetes se kam më shumë mundësi ta pres topin. Qoftë një ndeshje e zakonshme, një finale apo një sfidë në lagje, unë jam i njëjti Dibu që luante dikur në rrugët e Mar del Platës”, deklaroi ai.

Portieri argjentinas pritet të jetë një nga protagonistët kryesorë në finalen e së dielës, ku Argjentina synon të ngjitet sërish në majën e futbollit botëror./ad

14:00 “Vuçiç, hipokrit me ministren”/ Profesori i universitetit “Johns Hopkins”, Serwer: Nëse nuk pajtohet me Paunoviç do e shkarkonte

By: Anisa
18 July 2026 at 14:00

Reagimet ndaj deklaratës së ashpër të ministres serbe Snezhana Paunoviç për Kosovën, vazhdojnë.

Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Uashington, Daniel Serwer, e ka cilësuar atë si jashtëzakonisht të rëndë dhe të papranueshme, duke kërkuar një reagim të menjëhershëm nga autoritetet serbe.

Ndërkohë, lë të kuptohet se nuk e bind as qëndrimi i Aleksandar Vuçiçit. Në një intervistë për televizionin N1, Serwer tha se nëse presidenti serb nuk pajtohet me deklaratën e ministres, ajo duhet të shkarkohet menjëherë.

Është një deklaratë aq e dënueshme sa është e vështirë ta përshkruash”, u shpreh ai. Sipas profesorit amerikan, fakti që Paunoviç vazhdon të jetë në detyrë ngre pikëpyetje jo vetëm për qëndrimin e saj personal, por edhe për qasjen më të gjerë të institucioneve serbe ndaj deklaratave që lidhen me spastrimin etnik.

Paunoviç pohoi në një intervistë televizive më 11 korrik se, nëse do të kishte qenë në pozitën e Slobodan Millosheviçit gjatë luftës, ajo do ta kishte “pastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998. Deklarata shkaktoi reagime të ashpra në Kosovë dhe jashtë saj. Ministrja serbe, e cila vjen nga Partia Socialiste e Serbisë, e themeluar nga Millosheviçi, është shpallur person non grata nga institucionet e Kosovës, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj saj.

Kritika ndaj deklaratave kanë ardhur edhe nga Bashkimi Europian dhe Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, të cilët e kanë dënuar retorikën që rikthen gjuhën e lidhur me krimet dhe dëbimet masive gjatë luftës në Kosovë./ad

13:54 Plasin sherret dhe akuzat tek “Kuvendi i Parë Kombëtar Qytetar”, protestuesit kundërshtojnë organizimin

By: Anisa
18 July 2026 at 13:54

Last Updated on 18/07/2026 by Anisa

Po mbahet në këto momente për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës dhe që në start nuk kanë munguar tensionet.

Persona të ndryshëm që janë prezentë në sallë kanë dalë kundër mënyrës sesi po organizohet kjo mbledhje dhe personat që janë të pranishëm aty.

“Mosha mesatare këtu është mbi 45 vjeç, këtu nuk shoh asnjë nga marshimi. Nuk jemi lajmëruar”, shprehet një prej protesuesve në prapaskenë.Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që kërkojnë fjalën dhe nuk u jepet. “Kemi një rend dite dhe nuk do të lejojmë të na prishni mbledhjen”, u shpreh një nga organizatorët pas këtij incidenti.

“Ky kuvend është i hapur për të gjithë qytetarët, do të kemi takim të hapur”, tha moderatorja e takimit. Ndërkohë, një prej organizatorëve, i cili në një moment po pengohej të fliste, nuk e kurseu përgjigjen e ashpër./ad

13:51 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim

By: Anisa
18 July 2026 at 13:51

Last Updated on 18/07/2026 by Anisa

Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez njoftoi se dy tërmetet që goditën Venezuelën muajin e kaluar vranë më shumë se 5,000 njerëz. Autoritetet gjithashtu shtuan se kishin siguruar qindra miliona dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN për rindërtim.

Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ndodhën vetëm me një minutë larg më 24 qershor, duke shkatërruar pjesën më të madhe të shtetit bregdetar të La Guaira, i vendosur në veri të Karakasit.

Numri i të plagosurve mbetet i pandryshuar në 16,740, ndërsa shumica e tyre tashmë janë liruar nga spitalet. Presidentja e përkohshme Delcy Rodriguez njoftoi se vendi kishte përdorur 346 milionë dollarë nga FMN-ja për të riparuar dëmet e shkaktuara nga tërmetet.

Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, konfirmoi shpërndarjen e fondeve në një postim në platformën X, duke deklaruar se organizata ka punuar me partnerë kyç për të ndihmuar Venezuelën të ketë akses në burimet e veta në Fond për nevoja urgjente humanitare.

Rreth 20,000 njerëz, të cilët humbën shtëpitë e tyre për shkak të tërmeteve, aktualisht jetojnë në kampe të mbipopulluara, shumë prej të cilave nuk kanë furnizim të mjaftueshëm me ujë dhe ambiente themelore sanitare.

Venezuela ka 3.568 miliardë të Drejta Speciale të Tërheqjes (SDR), ekuivalente me rreth 5.1 miliardë dollarë, në FMN. Këto fonde ishin të ngrira deri vonë sepse Fondi nuk e njihte Nicolas Maduron si president të vendit.

FMN-ja dhe Banka Botërore njoftuan në prill se po rifillonin marrëdhëniet e tyre me Venezuelën, pas rrëzimit të Nicolas Maduros nga Shtetet e Bashkuara nëpërmjet ndërhyrjes ushtarake në janar. Marrëdhëniet e vendit me të dy organizatat kishin mbetur të ngrira që nga viti 2019./ad

“I bëri të vetat” afro 700 mijë euro të pensioneve, gjykata e lë në burg ish-drejtoreshën e Postës në Durrës

18 July 2026 at 14:51

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, e cila dyshohet se ka përvetësuar rreth 69 milionë lekë të rinj (afërsisht 690 mijë euro), para të destinuara për pensione dhe ndihma sociale.

Gjatë seancës gjyqësore, Prokuroria ka paraqitur prova të reja në kuadër të hetimeve, duke pretenduar se Mataj frekuentonte kazino, një rrethanë që është përfshirë në dosjen hetimore, raporton A2 CNN, transmeton Sinjali.

Ndërkohë, Gjykata ka vendosur masën “arrest në shtëpi” për shefen e Financës, Valbona Duni, dhe arkëtaren Paola Dana. Ato dyshohen, së bashku me ish-drejtoreshën, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, tre të dyshuarat dyshohet se gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti kanë përvetësuar rreth 690 mijë euro, të cilat ishin planifikuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e zonave të Durrësit, Shijakut dhe Krujës.

Hetimet nisën pas një kallëzimi të bërë nga Posta Shqiptare, e cila gjatë një kontrolli të brendshëm kishte konstatuar parregullsi në administrimin dhe raportimin e fondeve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “I bëri të vetat” afro 700 mijë euro të pensioneve, gjykata e lë në burg ish-drejtoreshën e Postës në Durrës appeared first on Sinjali.

“Armiq të qytetërimit tonë”, SHBA-ja kufizon vizat për “terroristët” e ekstremit të majtë

18 July 2026 at 14:43

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka shpallur zyrtarisht një politikë të re për kufizimin e vizave, që synon të ndalojë hyrjen në SHBA të individëve të huaj të lidhur me terrorizmin dhe ekstremizmin e majtë.

Rubio e cilësoi terrorizmin politik të së majtës ekstreme si një kërcënim transnacional në rritje, duke argumentuar se qeveritë perëndimore e kanë anashkaluar këtë rrezik për dekada dhe duhet të rindërtojnë strategjitë e tyre kundër terrorizmit për ta përballuar atë.

Pas takimit me përfaqësues nga 67 vende të botës, të organizuar nga Departamenti i Shtetit, ku temë kryesore ishte rreziku nga ringjallja e terrorizmit politik që buron nga e majta ekstreme, Rubio njoftoi se SHBA ka vendosur kufizime të reja vizash për hyrjen në vend të personave që përfaqësojnë ekstremin e majtë, të cilët ai, por edhe Shtëpia e Bardhë, po i cilësojnë terroristë për shkak të veprimeve të tyre.

Sot, Departamenti i Shtetit po vendos kufizime të reja vizash për të ndaluar hyrjen në vendin tonë të terroristëve të së majtës ekstreme. Të huajt që financojnë, nxisin ose ndihmojnë terroristët e së majtës ekstreme janë armiq të qytetërimit tonë. Ata nuk janë të mirëpritur në Shtetet e Bashkuara”, njoftoi Rubio në X.

Sipas Departamentit të Shtetit, politika e re mbështetet në Memorandumin Presidencial për Sigurinë Kombëtare nr. 7 dhe është pjesë e përpjekjeve të administratës amerikane për të ndërprerë rrjetet e përfshira në dhunë politike përpara se aktiviteti i tyre të përshkallëzohet në veprimtari kriminale.

Rubio tha se terrorizmi i ekstremit të majtë nuk është një trillim i konservatorëve dhe as një dukuri e re.

Terrorizmi politik i ekstremit të majtë nuk është një risi moderne e ditëve të fundit. Nuk është një trillim i prodhuar nga politikanë konservatorë. Për pjesën më të madhe të epokës moderne, në fakt, ai ishte forma dominuese e dhunës politike“, tha Rubio.

Në Gjermani, dhuna e ekstremit të majtë është rritur me më shumë se 40 për qind vetëm gjatë vitit të kaluar“, shtoi ai.

Në takimin ministror të organizuar nga Departamenti i Shtetit mbi ringjalljen e terrorizmit politik morën pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit. Në mesin e tyre ishte edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Frid Hoxha.

Deklarata e plotë e Departamentit të Shtetit:

Grupet terroriste të ekstremit të majtë dhe grupet e lidhura me to shpesh përdorin rrjete të sofistikuara dhe të organizuara për të ushtruar dhunën si mjet politik, duke kërkuar të zbatojnë një vizion politik ekstrem përmes frikësimit dhe fushatave të koordinuara të terrorit. Është një strategji që synon qartë të minojë themelet politike të shoqërive të lira dhe vetëqeverisëse, duke përdorur bombardime, vrasje dhe forma të tjera të terrorizmit për të heshtur fjalën, për të kufizuar opozitën politike, për të ndryshuar rezultatet e politikave dhe për të sabotuar proceset politike.

Sot, në mbështetje të Memorandumit Presidencial për Sigurinë Kombëtare nr. 7 dhe përpjekjeve të vazhdueshme të Qeverisë Amerikane për të ndërprerë rrjetet që nxisin dhunën politike përpara se ato të përshkallëzohen në veprime kriminale, Departamenti i Shtetit po njofton një politikë të re të kufizimit të vizave që synon anëtarët e grupeve terroriste të ekstremit të majtë dhe grupeve të tjera të lidhura me to, të cilët kanë mbështetur ose nxitur akte terrorizmi, kanë mbështetur aktivitet të dhunshëm kriminal, kanë marrë pjesë në sabotim ekonomik, kanë financuar, rekrutuar ose kanë ofruar mbështetje logjistike për veprime të dhunshme ose kriminale të kryera nga grupet terroriste të ekstremit të majtë dhe grupet e tjera të lidhura me to, dhe/ose kanë lehtësuar bashkimin e tyre për qëllime të veprimeve të dhunshme.

Kjo politikë do ta mbrojë atdheun amerikan duke kufizuar hyrjen e shtetasve të huaj që financojnë, rekrutojnë, nxisin ose mundësojnë në çfarëdo mënyre rrjetet terroriste, të dhunshme dhe kriminale të ekstremit të majtë, duke mbyllur rrugët e vizave që këto grupe shfrytëzojnë për të kërcënuar jetën amerikane, për të minuar stabilitetin ekonomik dhe për të koordinuar veprime të dhunshme në territorin amerikan.

Këto veprime po ndërmerren në përputhje me nenin 212(a)(3)(C) të Aktit për Imigracionin dhe Shtetësinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Armiq të qytetërimit tonë”, SHBA-ja kufizon vizat për “terroristët” e ekstremit të majtë appeared first on Sinjali.

Interi përshpejton bisedimet për transferimin e Djed Spence

18 July 2026 at 14:39

Interi po lëviz me shpejtësi për të siguruar shërbimet e mbrojtësit anglez Djed Spence.

Sipas Gazzetta dello Sport, Tottenham ka vendosur një çmim prej të paktën 35 milionë eurosh për 25-vjeçarin, i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij të fundit.

Trajneri Cristian Chivu e vlerëson Spence për faktin se mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes, ndërsa vetë lojtari thuhet se është i gatshëm për një transferim te Interi.

Nëse marrëveshja nuk arrihet, klubi italian ka në listën e alternativave edhe Nahuel Molina dhe Vanderson.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Interi përshpejton bisedimet për transferimin e Djed Spence appeared first on Sinjali.

Mërgimtarët presin deri në 30 minuta për të hyrë në Kosovë

18 July 2026 at 14:36

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare për të hyrë dhe dalë nga Kosova.

Sipas të dhënave, pritjet më të gjata janë tek Hani i Elezit deri në 30 minuta, me një kolonë 150 metra për të hyrë në Kosovë.

Tek Dheu i Bardhë mërgimtarët po presin deri në 10 minuta, si në hyrje poashtu edhe në dalje të kësaj pike kufitare.

Në Merdarë pritjet janë deri në 10 minuta.

Pikat tjera kufitare raportohet të jenë më qetë me pritje të zakonshme 3-5 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mërgimtarët presin deri në 30 minuta për të hyrë në Kosovë appeared first on Sinjali.

❌
❌