Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 6 February 2026Main stream

Në Britani, Epsteini do të mbahet mend si skandal edhe më i madh se Afera Profumo

6 February 2026 at 11:39


Burimi: The Independent
Përkthimi: Telegrafi.com

Aktualisht, Peter Mandelsoni është mbyllur në një shtëpi - në një pronë në Uiltshir të një miku të pasur - bashkë me karrierat e tij të shkatërruara politike, diplomatike dhe të biznesit, dhe i përçmuar nga ata që dikur kërkonin shoqërinë dhe këshillat e tij si zë kritik dhe parashikues taktik i laburistëve. Tashti, Keir Starmeri i tha Parlamentit se një nga aleatët e tij më të besuar “e ka tradhtuar vendin tonë”.

Lexo po ashtu: Afera Profumo - skandali seksual i viteve '60 që tronditi politikën britanike

Mes rrënojave të një reputacioni të shkatërruar, fillimisht nga një lidhje e pamatur dhe e ndërlikuar me financierin e fuqishëm, abuzuesin seksual të fëmijëve dhe trafikantin Jeffrey Epstein, zbulimet janë zgjeruar në akuzat e tjera për marrëdhënie të paturpshme financiare. Në qendër të këtij rrjeti në Mbretërinë e Bashkuar ishin dy persona në zemër të politikës dhe pallatit: Mandelsoni dhe princi i atëhershëm Andrew, të dy të rrëzuar nga afërsia dhe varësia e tyre nga Epsteini (edhe pse të dy kanë mohuar çdo vepër të keqe).

Ne ende jemi në fazat fillestare të asaj se çfarë kjo do të thotë për një qeveri që injoroi paralajmërimet dhe emëroi Mandelsonin ambasador në ShBA, dhe për familjen mbretërore që po merret me një vëlla të pabindur i cili ka shkaktuar dëme të mëdha në familjen ku lindi si princ, dhe tani jeton në një gjendje të pasigurt si Andrew Mountbatten-Windsor.

Pasojat politike - në kuptimin e ndjesisë publike ndaj elitave dhe teorive që janë shumë të justifikuara, si dhe disa teorive konspirative mbi rrënjët e sjelljeve të papërshtatshme dhe çfarë qëndron pas tyre - janë krahasuar me një tjetër skandal që ka shënuar një epokë: afera Profumo e vitit 1963, e cila zbuloi një botë glamuri të ndyrë në marrëdhëniet e Christine Keelerit dhe Mandy Rice-Daviesit me burra në zemër të “establishmentit”: deputetin John Profumo, sekretar Shteti për Luftën, dhe aristokratin dhe atëherë pronarin e Klivedenit, Lord Astorin.

Afera Profumo ka jehonë sot në një tjetër skandal me para, seks dhe një klasë të privilegjuar njerëzish. Por, ngjashmëria më domethënëse është se të dyja ato shënuan momente përcaktuese në historinë shoqërore dhe politike - karuseli i aferave mes figurave të shoqërisë që ishin të ndërlidhur nga prejardhja dhe privilegji shënoi, në thelb, fundin e një kulture të pasluftës në të cilën privatësia mund të garantohej dhe mëkatet private mbeteshin sekrete. Publiku u bë spektator i shfaqjes Profumo-Keeler, ashtu siç jemi sot në atë Maxwell-Epstein.

Osteopatia është lidhja e rastësishme mes këtyre historive. Stephen Ward - i cili në vitin 1961 prezantoi 19-vjeçaren Keeler me Profumon - ishte një osteopat i shoqërisë së lartë. Reinaldo da Silva, bashkëshorti i Mandelsonit, kishte marrë pagesën e trajnimit të tij për osteopati nga Epsteini. (Nuk ka akuza për vepra të këqija ndaj da Silvës).

Mandelson këmbëngul se nuk ka qenë i përfshirë seksualisht dhe - pavarësisht se shfaqet në dosjet e Epsteinit, në një fotografi me të brendshme në apartamentin e Epsteinit në Paris, i shoqëruar nga një grua me këmishë të bardhë nate - pohon se ka qenë krejtësisht i pavetëdijshëm për natyrën tejet seksuale të rrethit të Epstein dhe Ghislaine Maxwellit me vajza të reja që ishin gjithmonë në dispozicion për masazhe në këmishë të hollë. E njëjta atmosferë me personazhe të dyshimta apo thjesht të paskrupullta përshkonte edhe “grupin e Klivedenit”, ku atmosfera bohemiane ishte një mbulesë e hollë për shthurjen seksuale dhe shfrytëzimin.

I dashuri tjetër i Keelerit në kohën e marrëdhënies së saj me një ministër - një fushë e dendur me njerëz - ishte atasheu detar sovjetik Yevgeny Ivanov. Miku i saj Ward, në thelb, u kthye në një agjenci takimesh - ose, më troç, një furnizues vajzash të reja për t’i prezantuar te burrat me pushtet, të cilët kërkonin shpërqendrim nga jeta e tyre e zakonshme, jashtë syve të publikut.

Të lexosh dëshminë e Keelerit të vitit 1963 është veçanërisht tronditëse në të tashmen, përkitazi me atë që zbulon mbi neverinë e asaj ane të dekadës “luhatëse” [swinging] dhe mashtrimin e saj ndaj vetes: “Nuk e kam konsideruar kurrë veten prostitutë apo vajzë për shoqërim”, tha ajo. “Stepheni më tha se duhet të kesh mentalitetin e një prostitute, të cilin s’e kisha, dhe nuk ishte aq keq të flesh me një burrë një herë a dy herë e të marrësh disa para prej tij; një burrë të cilin e njihja dhe e pëlqeja”.

Ashtu si shumë prej atyre që rekrutoheshin për seks nga Epsteini dhe Maxwelli, Keeleri gjithashtu prezantonte, te Wardi, vajza të tjera që njihte: “I prezantoja sepse atij i pëlqenin vajzat”, i tha ajo gjykatës. “Më thoshte se cila vajzë i pëlqente në një dyqan, dhe thoshte [sic]: ‘Shko dhe merre atë’”.

Lexojini kujtimet e shkruara nga Virginia Giuffre, viktima e Epsteinit që akuzoi Andrewin për marrëdhënie seksuale me të kur ajo ishte 17 vjeçe (ai vazhdon të mohojë akuzat se ka takuar ndonjëherë atë), i njëjti model është aty: të ndjeshmet dhe të pambrojturat, të përdorura dhe pastaj të ripërdorura, të dërguara për të rekrutuar vajza. Këtu, vija ndarëse mes “vajzës së re” dhe “vajzave” është, si gjithmonë, aq e depërtueshme sa u leverdiste grabitqarëve cinikë seksualë.

Kur afera Keeler-Profumo përfundoi, ishte një gjurmë letrash - letra që ai i kishte shkruar Keelerit - që çoi në zbulimet më të mëdha. Sot, informacioni del me rrëke dosjesh dhe mesazhesh nga [celulari] BlackBerry: edhe teknologjia e përdorur është një shenjë tjetër e një kohe tjetër.

Një përzierje e guximit të pacipë dhe naivitetit mendjemadh tek ata që kanë dalë nga kornizat e sjelljes normale sociale, është një faktor i përbashkët. Profumo gënjeu Parlamentin - dhe, edhe një herë, historia e Epsteinit kthehet rreth shumë gënjeshtrave dhe gjysmë të vërtetave të thëna nga ata që shoqëroheshin me të. Starmeri i tha Parlamentit se Mandelsoni “gënjeu vazhdimisht” gjatë procesit ku u emërua ambasador në ShBA.

Politikisht, skandali Epstein tani duhet të ndihet po aq i rrezikshëm për qeverinë e tanishme, dhe për besimin më të gjerë ndaj atyre në majë të piramidës, në politikë dhe financa (shumë financierë amerikanë janë të implikuar dhe do të përballen me presion të shtuar për të dëshmuar), po aq sa ishte afera Profumo. Harold Macmillani u dëmtua aq shumë nga skandali - bashkë me lajmet e këqija ekonomike, një tjetër paralele - sa u largua nga Kryeministria para përfundimit të vitit 1963.

“Jack” Profumo, siç e njihnin familja dhe miqtë besnikë, ngeli i heshtur për çështjen në pjesën tjetër të jetës, por u shfajësua përmes një përkushtimi të gjatë në punë bamirësie në Londrën Lindore. Do të ishte një befasi monumentale nëse figurat kryesore që tani janë në qendër të stuhisë, do të shfajësoheshin në një mënyrë kaq vetëmohuese.

Në këtë aspekt, kohërat janë me të vërtetë shumë më ndryshe. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Faktet e reja pretendojnë se Princi Andrew dhe Jeffrey Epstein kryen marrëdhënie treshe me një striptiste

4 February 2026 at 18:20


Një letër ligjore e përfshirë në publikimin më të fundit të dosjeve të lidhura me Jeffrey Epstein pretendon se financierit të ndjerë dhe Andrew Mountbatten-Windsor i atribuohet përfshirja në një marrëdhënie treshe me një balerinë ekzotike.

Sipas korrespondencës ligjore, datuar më 23 mars 2011, pretendohet se Epstein ia ka prezantuar balerinën ish-princit Andrew, shkruan Sky News.

Në letër thuhet se dy burrat më pas i kanë shprehur balerinës dëshirën për të pasur një marrëdhënie treshe dhe se më pas janë përfshirë në akte seksuale.

Sky News ka kontaktuar Andrew Mountbatten-Windsor për të marrë një reagim lidhur me këtë pretendim specifik, por deri tani nuk ka pasur një përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë rast.

Andrew ka mohuar vazhdimisht dhe me forcë çdo akuzë ndaj tij që lidhet me Jeffrey Epstein dhe krimet e këtij të fundit.

Në vitin 2019, ai deklaroi se i vjen keq për atë që e quajti “lidhje të pamenduar mirë” me Epstein dhe shprehu solidaritet me të gjithë personat e prekur nga veprimet e tij. /Telegrafi/

Çdo grua do ta njohë të njëjtën gjë të tmerrshme nga këto fotografi të fundit të Epsteinit

4 February 2026 at 16:52


Nga: Victoria Richards / The Independent
Përkthimi: Telegrafi.com

Këtë fundjavë kalova ca kohë me një grup adoleshentësh britanikë, 13 dhe 14 vjeç - dhe kjo është ajo që vura re në zhargonin e tyre të ditës: sa herë që dikush prej tyre bënte shaka jo të hijshme, të gjithë të tjerët bërtisnin: “Epstein”!

“Mos më epstino”, tha njëri nga djemtë, kur shoku i tij u përpoq t’i fuste një çokollatë në pantallona.

“Largohu, Epstein!” - u kundërpërgjigj me sarkazëm njëra nga vajzat, kur të tjerët u përpoqën të formonin një grumbull trupash mbi divan.

Epsteini si sinonim për abuzim, për mungesë pëlqimi, për sjellje të pahijshme, për sjellje grabitqare; për atë vetëdije të paqartë gjysmë të ndërgjegjshme mbi dinamikat e pushtetit, rinisë, cenueshmërisë dhe kontaktit të padëshiruar fizik.

Epsteini si një mënyrë për të kundërshtuar, për të thënë “jo”. Epsteini si paralajmërim, si një mënyrë për të sinjalizuar: “E njoh këtë për atë që ishte për të tjerët - dhe për çfarë mund të jetë”. Epsteini si “të shoh ...”!

Si një nënë që rrinte pranë, duke rrotulluar sytë dhe duke pëshpëritur shumë, mu duk si një “shaka” tipike adoleshentësh me tehe të dhëmbëzuara. Pa shije, sigurisht. Por, gjithsesi, e vetmja mënyrë se si fëmijët mund t’i japin kuptim tmerrit shumë real njerëzor, për të cilin kanë dëgjuar, parë dhe lexuar. E vetmja mënyrë se si mund të përpunojnë atë që të rriturit u kanë bërë - dhe, në disa raste, vazhdojnë t’u bëjnë - të rinjve të tjerë si ata.

S’e përballon dot tmerrin e neveritshëm të publikimit të fundit të dosjeve të Epsteinit, me plot emra të famshëm që këta të rinj i njohin, po aq sa edhe të të vetëve? Bëje një shaka për këtë.

E, çfarë atëherë për emrin Andrew?

Shikoj fotografitë e fundit, të ndyra, të ish-princit, të përkulur në të katrat mbi një trup të shtrirë, në dukje pavetëdijshëm, të një gruaje shumë më të re dhe dua të qaj. Dua të mbledh vajzën time dhe shoqet e saj, t’i mbroj nga dëmtimi nga duart e burrave si ky.

Sepse kam njohur burra si ky. Tani në të dyzetat, mund të kujtoj (edhe pse rrallë dua) burra që janë përpjekur të më dëmtojnë mua dhe shoqet e mia; që na kanë fotografuar - pak a shumë kështu. Dhe, nëse e hedh vështrimin më gjerë, shohim burra si ky ... epo, kudo.

Fytyrat e burrave mu si ky u gjetën në rreshtin e të pandehurve që dilte nga gjykata në Mazan gjatë gjyqit për përdhunimin e Gisèle Pelicotit dhe dënimin - një vit më parë - të ish-burrit të saj Dominique Pelicot dhe 50 të tjerëve: burra që ishin bashkëshortë, bij, gjyshër.

Andrew Mountbatten-Windsor, po ashtu ka qenë bashkëshort, bir dhe gjysh. Dhe, nëse ndjeni një ngjashmëri të frikshme midis detajeve që dimë nga gjyqi Pelicot dhe këtyre imazheve të publikuara rishtazi të tij, të shkrepura nga blici i një objektivi mbi trupin e një gruaje, si një dre në dritat e makinës, nuk jeni vetëm.

Në fakt, mendimi im i parë kur pashë imazhet, me gjithë intimitetin e detajeve (këmbët zbathur të ish-princit, bluza e rastësishme polo, dora e vendosur mbi barkun e gruas së re të panjohur), është se të duket si një shkelje. Jo shumë ndryshe, ndoshta, nga 20 mijë fotografitë dhe videot që tani dimë se iu bënë Gisèle Pelicotit teksa ajo ishte e droguar dhe e pavetëdijshme. Dhe, të gjithë e dimë çfarë i ndodhi asaj pas kësaj.

Ndoshta ajo që e bën këtë fotografi të Andrewit kaq shqetësuese është se ne nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi më pas. Nuk ka titra, nuk ka shenja kohe ose date. Nuk e dimë ku janë bërë. Ato shfaqen si pjesë e tre milionë dokumenteve të tjera, pothuajse si dëme anësore: nuk e dimë identitetin e gruas, nuk e dimë pse fotografia fillimisht u bë ose kush e bëri; nëse ishte e pozicionuar apo e rastësishme, e vendosur si lojë me role dhe shaka, apo në një sulm grabitqar.

Nuk e dimë nëse gruaja në fotografi ka dhënë leje që ajo të shkrepej, nëse ajo ishte madje zgjuar. Mbetemi në errësirë, duke pyetur veten nëse duhet të bërtasim “Epstein” si “shaka” apo nëse gjithçka është tepër reale.

Dhe, kështu, ne thjesht duhet të kapemi pas asaj që dimë. E dimë që ish-princi është akuzuar se “është fshehur” nga zyrtarët amerikanë pasi u ftua vitin e kaluar të paraqitej para komisionit mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së. E dimë që kryeministri, Keir Starmer, ka thënë se Andrew duhet të dëshmojë para Kongresit për lidhjet e tij me Epsteinin. Ne gjithashtu dimë që Mountbatten-Windsori ka mohuar gjithmonë çdo akt të keq.

Dimë ... dhe nuk dimë. Dhe, kështu, mbetemi me fjalën “Epstein” - me gjithë errësirën e saj, konotacionet e saj të shëmtuara - që jehon në një dhomë bosh, shumë kohë pasi çdo e qeshur është shuar. /Telegrafi/

Fotografitë nga dosjet e Epsteinit duket se shfaqin princin Andrew në dysheme me një grua.

Akuza të reja ndaj ish-princit Andrew, një tjetër grua pretendon të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të

1 February 2026 at 16:00


Një grua e dytë ka bërë akuza për marrëdhënie seksuale me ish-princin Andrew Mountbatten-Windsor, pasi u dërgua në Mbretërinë e Bashkuar nga Jeffrey Epstein.

Takimi dyshohet se ka ndodhur në Royal Lodge në Windsor në vitin 2010, kur gruaja ishte në të 20-at.

BBC raportoi se gruas iu bë një turne në Pallatin e Buckinghamit dhe piu çaj pasi kaloi natën me Andrew.

Pallati i Buckinghamit regjistron rregullisht emrat e mysafirëve të turit, shkruan skynews.

Kuptohet që pallati nuk mund t'i vërtetojë pretendimet pa shkelur anonimatin e saj.

Ndryshe, Andrew më parë është përballur me akuza të rënda për sjellje të keqe seksuale nga Virginia Giuffre.

Ai i bëri asaj një pagesë financiare në vitin 2022, pasi Giuffre kishte nisur një padi civile kundër tij.

Andrew ka mohuar çdo shkelje që lidhet me Epstein dhe ka hedhur poshtë akuzat që përfshijnë Giuffre, e cila i mori jetën vetes në prill të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Akuza të reja ndaj ish-princit Andrew/ Një tjetër grua lidh emrin e tij me çështjen e Jeffrey Epstein

1 February 2026 at 14:18

Një tjetër grua e cila bëhet kështu e dyta në listë ka pretenduar se është dërguar në Mbretërinë e Bashkuar nga Jeffrey Epstein për të kryer  marrëdhënie seksuale me ish princin Andrew, vëllain e Mbretit Karli I Tretë, i cili në fund të vitit të shkuar humbi titujt e tij mbretërorë.

Sipas Brad Edwards, nga firma amerikane ligjore Edwards Henderson, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2010 në Royal Lodge, rezidenca e atëhershme e ish-princit.

Avokati tha se gruaja,  e cila nuk është shtetase  britanike dhe ishte rreth 20 vjeçe në atë kohë – pretendon se kaloi natën në Royal Lodge dhe më pas mori pjesë në një vizitë zyrtare në Pallatin Buckingham, ku, sipas saj, iu ofrua edhe çaj.
“Bëhet fjalë për të paktën një grua që u dërgua nga Jeffrey Epstein te princi Andrew. Pas një nate me princin Andrew, ajo mori pjesë edhe në një vizitë në Pallatin Buckingham,” deklaroi Edwards.

BBC njoftoi se i ka kërkuar koment nga ish princi Andrew , por deri tani nuk ka marrë përgjigje. Pallati Buckingham zakonisht mban regjistra për vizitorët që marrin pjesë në ture brenda pallatiti ,  por identiteti I kesaj gruaje nuk eshte zbuluar deri me tani.

Kjo është hera e parë që një e mbijetuar e çështjes Epstein pretendon se marrëdhënia seksuale ka ndodhur brenda një rezidence mbretërore. Brad Edwards përfaqëson mbi 200 viktima të Jeffrey Epstein në mbarë botën dhe më parë kishte përfaqësuar edhe Virginia Giuffre e cila kreu vetevrasje dhe kishte deklaruar se kishte pasur marredhenie seksuale me ish princin Andrew.

Andrew u privua nga titujt mbretërorë në tetor të vitit të kaluar, pas publikimit të te librit te kujtimeve kujtimeve të Virginia  Giuffre, ndërsa u njoftua edhe largimi i tij nga Royal Lodge në pronën e Windsor, ku kishte jetuar që nga viti 2004. Në deklaratën e Pallatit atëherë thuhej: “Këto masa konsiderohen të nevojshme, pavarësisht faktit se ai vazhdon t’i mohojë akuzat ndaj tij”.

Nderkohe Kryeministri Britanik Keir Starmes pas publikimit te dosjeve te tjera mbi Jeffry Epstain ka deklaruar se ish Princi Andrew duhet te deshmoje perballe kongresit Amerikan sa I perket lidhjeve te tij me Jeffrey Epstain.

Kryeministri britanik bën thirrje që Andrew të dëshmojë për lidhjet me Epstein

31 January 2026 at 23:20


Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor duhet të dëshmojë para Kongresit Amerikan në lidhje me marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein.

“Sa i përket dëshmisë, gjithmonë kam thënë se kushdo që ka informacion duhet të jetë i përgatitur ta ndajë atë informacion në çfarëdo forme që i kërkohet ta bëjë këtë”, tha Starmer.

“Nuk mund të jesh i përqendruar te viktima nëse nuk je i përgatitur ta bësh këtë”, shtoi ai.

Starmer vazhdoi: "Viktimat e Epstein duhet të jenë përparësia e parë”.

"Sa i përket nëse duhet të ketë një kërkim falje, kjo është një çështje që i takon Andrew", deklaroi kryeministri britanik.

Ndryshe, ai përdori gjuhë të ngjashme edhe në nëntor. /Telegrafi/

Dosja Epstein, ish-princi Andrew shfaqet pranë një gruaje të shtrirë në dysheme

31 January 2026 at 20:09


Fotografitë duket se e tregojnë ish-Princin Andrew i përkulur mbi një grua të shtrirë në dysheme, në publikimin e fundit të dosjeve të Epstein nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Në një imazh pa datë, Andrew Mountbatten-Windsor shikon drejtpërdrejt kamerën ndërsa përkulet mbi një grua, fytyra e së cilës është errësuar.

Një fotografi tjetër tregon dorën e Mountbatten-Windsor të vendosur mbi barkun e të njëjtit person.

Dokumentet e fundit të Epstein përmbajnë gjithashtu një shkëmbim email-esh midis shkelësit të dënuar seksual Jeffrey Epstein dhe Mountbatten-Windsor në gusht 2010, në të cilin financieri fton familjen mbretërore të takohet me një “mik” për darkë në Londër.

Mountbatten-Windsor përgjigjet se do të ishte “i kënaqur ta shihte” dhe i thotë Epstein t’i japë asaj të dhënat e tij të kontaktit.

Epstein më pas e përshkruan atë si një ruse 26-vjeçare që është “shumë e zgjuar, e bukur dhe e besueshme” dhe konfirmon se ajo ka email-in e Mountbatten-Windsor.

Më shumë se një muaj më vonë, në një grup tjetër emailesh, Epstein dhe Mountbatten-Windsor bëjnë plane për t'u takuar në Londër.

Mountbatten-Windsor sugjeron darkë në Pallatin Buckingham ku do të kenë "shumë privatësi".

Epstein shkruan se dyshja do të "kenë nevojë/do të kenë kohë private".

Nuk është e qartë se kur ose ku janë bërë imazhet; nuk u dha asnjë mbishkrim ose kontekst për fotografitë së bashku me dokumentin e publikuar. /Telegrafi/

Skandali Epstein/ Publikohen foto të reja të Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

By: Elva
31 January 2026 at 08:53

Një valë e re reagimesh është shkaktuar në SHBA pas publikimit të mbi 3 milionë dokumenteve të deklasifikuara nga dosja e Jeffrey Epstein, ku përfshihen edhe fotografi të reja që lidhen me Princi Andrew. Sipas përshkrimeve që shoqërojnë materialin, në disa prej pamjeve shihet një burrë që i ngjan ish-dukës së Jorkut në një situatë […]

The post Skandali Epstein/ Publikohen foto të reja të Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme appeared first on BoldNews.al.

Dëbimi nga Familja Mbretërore! Emri i Princit Andrew hiqet nga pllakat e luftës

By: gaze tare
17 November 2025 at 20:52

Princi Andrew është hequr nga pllakat përkujtimore në Ishujt Falkland, duke reflektuar dëbimin e vazhdueshëm të ish-Dukës së Jorkut nga Familja Mbretërore, ndërsa zyrtarët e hoqën emrin e tij nga memorialet publike.

Pllakat me emrin e tij u hoqën nga ndërtesat publike të Ishujve Falkland, duke treguar një përpjekje të qëllimshme për të distancuar njohjen zyrtare nga Andrew, i cili shërbeu në konfliktin midis Britanisë dhe Argjentinës në vitet 1980.

Ndërsa shkarkimi synon dukshmërinë simbolike, ai gjithashtu nënvizon dëshirën e monarkisë për të menaxhuar rrezikun e reputacionit të lidhur me emrin e tij, pasi Sekretari i Mbrojtjes John Healey konfirmoi se Andrew humbi gjithashtu gradën e tij nderi si zëvendësadmiral në Marinën Mbretërore.

Mbreti Charls i lejoi atij të mbante medaljet e fituara përmes shërbimit, duke ndarë njohjen ceremoniale nga titujt dhe detyrat zyrtare, ndërsa Pallati i Buckinghamit më pas konfirmon se kanë filluar proceset formale për të hequr të gjitha stilet e mbetura, përfshirë ato të princit.

Andrew u tërhoq nga detyrat publike mbretërore në vitin 2019 pas kritikave të ashpra për një intervistë në BBC në lidhje me lidhjen e tij me financierin Jeffrey Epstein. Titujt dhe patronazhet ushtarake u revokuan zyrtarisht nga Mbretëresha Elizabeth në janar 2022 pas zhvillimeve ligjore.

Revokimi pasoi refuzimin nga një gjyqtar të përpjekjes së Andrew për të rrëzuar padinë e Virginia Giuffre për sulm seksual, të cilën ai më vonë e zgjidhi jashtë gjykatës për një shumë të pazbuluar. Vendimi shënoi një pikë kthese në qëndrimin e tij publik dhe institucional brenda kuadrit mbretëror.

Edhe pse Andrew herë pas here merrte pjesë në evente familjare pasi humbi titujt, shqyrtimi u intensifikua në javët e fundit. Giuffre, e cila vdiq nga vetëvrasja në prill, detajoi në kujtimet e saj pas vdekjes se Andrew “besonte se të bënte seks me mua ishte e drejta e tij e lindur”, duke përshkruar takime të shumta të supozuara.

Emailet e publikuara së fundmi treguan gjithashtu se Andrew vazhdoi korrespondencën me Epstein pasi pretendoi se kishte ndërprerë lidhjet. Si pasojë, ai njoftoi më 17 tetor se do të hiqte dorë vullnetarisht nga titujt dhe nderimet e tij mbretërore.

Ndërkohë, më 17 nëntor, Daily Mail fotografoi Andrew-n duke hipur mbi një kalë në territorin e Kështjellës Windsor me një shoqëruese femër. Imazhi shënoi paraqitjen e tij të parë publike që kur Mbreti Charles i hoqi titujt mbretërorë dhe stilin e tij si “Lartësia e Tij Mbretërore”.

Pamja sugjeron që Andrew, 65 vjeç, ende nuk është larguar nga Royal Lodge, rezidenca me 30 dhoma gjumi në Windsor Great Park ku ai ka jetuar për dy dekada. Vëzhguesit vunë re një sjellje të qetë, duke treguar një preferencë për ruajtjen e rutinës mes shqyrtimit të vazhdueshëm dhe kufizimeve formale.

Ndërkohë, Presidenti Donald Trump u ka kërkuar republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve të votojnë për publikimin e dosjeve që lidhen me Jeffrey Epstein, në një kthesë tronditëse ndaj asaj që ai më parë e pretendoi si një mashtrim.

Kthimi i vëmendjes nga Trump vjen pas javësh që e hodhi poshtë zbulimin e informacionit si një shpërqendrim partiak. Emailet dhe dokumentet e publikuara së fundmi kanë ringjallur interesin për lidhjet e Epstein me figura të shquara, duke i bërë ligjvënësit të rishqyrtojnë detyrimet e transparencës.

Dhjetëra anëtarë republikanë tani sinjalizojnë mbështetje për legjislacionin që detyron publikimin e të gjitha të dhënave që lidhen me Epstein, megjithëse perspektivat e masës në Senat mbeten të pasigurta. Dosjet përfshijnë intervista me dëshmitarë dhe prova të sekuestruara gjatë bastisjeve të pronave të Epstein.

The post Dëbimi nga Familja Mbretërore! Emri i Princit Andrew hiqet nga pllakat e luftës appeared first on iconstyle.al.

Publikohen emaile të reja të pedofilit Epstein, ish-princi Andrew në qendër të akuzave

13 November 2025 at 14:19


Jeffrey Epstein duket se ka konfirmuar se Andrew Mountbatten-Windsor është fotografuar me Virginia Giuffre, sipas një emaili të publikuar së fundmi.

Mesazhi i dërguar nga Epstein - i cili dyshohet se e ka bërë foton - thotë: "Po, ajo Giuffre ishte në aeroplanin tim dhe po, ajo bëri një foto me Andrew."

Rrëfimi i Epstein duket se bie ndesh me pohimin e ish-princit se ai nuk e ka takuar kurrë Giuffre dhe sugjerimin e tij të hershëm se imazhi i tij me krahun rreth saj mund të jetë falsifikuar.

Emaili i korrikut 2011 u botua të mërkurën së bashku me më shumë se 20,000 faqe të tjera rreth pedofilit.

Giuffre pretendoi se Andrew kishte kryer marrëdhënie seksuale me të tri herë kur ishte adoleshente.

Andrew, i cili i ka mohuar akuzat, arriti një zgjidhje jashtë gjykatës me zGiuffre në vitin 2022.

Marrëveshja nuk përmbante pranim përgjegjësie apo kërkim falje.

Emaili nga Epstein drejtuar publicistes së tij Peggy Siegal u dërgua menjëherë pasi Giuffre u identifikua publikisht në Mail on Sunday.

Gazeta botoi gjithashtu foton e saj me Andrew dhe Ghislaine Maxwell, e cila aktualisht po vuan një dënim me 20 vjet burg për trafikim seksual. /Telegrafi/

Skandali Epstein, princit Andrew do t’i hiqet edhe grada e fundit ushtarake nderi

2 November 2025 at 13:30


Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka konfirmuar se Ministria e Mbrojtjes po punon për t'i hequr Andrew Mountbatten Windsor gradën e tij të fundit ushtarake nderi, në përputhje me dëshirat e Mbretit Charles III.

Healey tha se mbreti e kishte “bërë të qartë se e donte këtë”.

Andrew, i cili gjithashtu humbi titullin e tij si princ të enjten, mbajti gradën e zëvendësadmiralit në Marinën Mbretërore pasi hoqi dorë nga detyrat e tjera ushtarake në vitin 2022.

“Është vendimi i duhur, mbreti ka treguar se duhet ta zbatojmë dhe kjo është ajo për të cilën po punojmë tani”, tha Healey.

Bëhet e ditur se Andrew shërbeu 22 vjet në Marinën Mbretërore dhe ishte pilot helikopteri.

Atij iu hoqën titujt dhe privilegjet e mbetura këtë javë pas muajsh presioni për lidhjet e tij me pedofilin Jeffrey Epstein.

Ndryshe, Andrew i ktheu të gjitha titujt ushtarakë dhe patronazhet mbretërore në vitin 2022 dhe ndaloi zyrtarisht përdorimin e titullit Lartësia e Tij Mbretërore, pasi u akuzua për sulm seksual në një padi civile në SHBA.

Më vonë ai arriti një zgjidhje me Virginia Giuffre, një viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore dhe abuzimit nga Jeffrey Epstein, e cila pretendoi se Andrew abuzoi seksualisht me të kur ajo ishte adoleshente, një pretendim që ai e ka mohuar vazhdimisht.

Ndër titujt ushtarakë që ai humbi më pas ishin kolonel i Gardës së Grenadierëve, një nga regjimentet më të shquara të këmbësorisë të Ushtrisë Britanike, dhe poste nderi jashtë shtetit. /Telegrafi/

Një fillim i ri për Princin Andrew në një vilë luksoze në Abu Dhabi me vlerë 10 milionë paund

By: gaze tare
2 November 2025 at 13:54

Princi Andrew Mountbatten-Windsor mund të zhvendoset së shpejti në një vilë luksoze prej 10 milionë funtesh në Abu Dhabi , në pronësi të familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Rezidenca ndodhet në kompleksin Sea Palace, një zonë e ruajtur me shumë kujdes që strehon edhe selinë e marinës së Emirateve dhe ofron të gjitha komoditetet e një jete luksoze mbretërore larg syve kureshtarë të shtypit.

Sipas një raporti në Mail on Sunday, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një ish-shok klase i Andrew në Shkollën Gordonstoun, i ofroi atij përdorimin e rezidencës bregdetare pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth. Sheiku, i njohur si MBZ, thuhet se urdhëroi personalisht rinovimin e vilës private, duke synuar të kombinonte madhështinë klasike me një estetikë më “të gjallë dhe bashkëkohore”.

Vila gjashtëkatëshe përmban një kinema, pishinë të brendshme, palestër dhe një kuzhinë të bollshme me një shef kuzhine të nivelit të lartë. Çelësat, llambat dhe rubinetat janë të veshura me ar, ndërsa dyshemetë dhe banjot janë të mbuluara me mermer luksoz.

Rezidenca është pjesë e Pallatit historik të Detit, i ndërtuar në shekullin e 18-të si një vëzhgues për t’u mbrojtur nga grabitësit e detit. Kur iu dha përkohësisht Andrew në vitin 2010, Pallati i Buckinghamit kishte sqaruar se nuk ishte një “dhuratë”, por për përdorim me ftesë.

Autori Andrew Lowney, në librin e tij me titull: Ngritja dhe Rënia e Shtëpisë së Jorkut, komentoi se shtëpia është “ideale për Andrew-n”, pasi “ai do të jetojë në një vend ku media është e kufizuar, do të respektohet si anëtar i familjes mbretërore dhe do të jetë në gjendje të lëvizë diskret”. Ai shtoi se “marrëdhëniet e tij personale nuk do t’i nënshtrohen monitorimit të rreptë në Emirate”.

Vila luksoze duket se më parë ka pritur si atë ashtu edhe vajzat e tij, Princeshat Beatrice dhe Eugenie. Marrëdhënia e ngushtë e Andrew-t me Sheikh MBZ daton që nga koha kur princi britanik shërbeu si Përfaqësues Special për Tregtinë Ndërkombëtare dhe Investimet nga viti 2001 deri në vitin 2011, përpara se të detyrohej të jepte dorëheqjen për shkak të marrëdhënies së tij me pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein.

Sipas raportimeve, gjatë vizitave të tij në Abu Dhabi, Andrew takoi biznesmenen Amanda Staveley, të cilës dyshohet se i propozoi martesë, si dhe libanezen Christina Keserouane, me të cilën thuhet se ka pasur një aferë në vitin 2002.

Nëse ai zhvendoset në Emiratet e Bashkuara Arabe, Andrew do të jetë fqinj me ish-Mbretin spanjoll Juan Carlos, i cili u zhvendos atje pasi abdikoi në vitin 2014 për shkak të një skandali financiar. Ndërkohë, thuhet se ish-gruaja e tij Sarah Ferguson po shqyrton gjithashtu mundësinë e largimit nga Mbretëria e Bashkuar. Një burim i tha Mail on Sunday se “përveç fëmijëve dhe nipërve e mbesave të saj, ajo nuk ka shumë për ta mbajtur më në Britani”.

The post Një fillim i ri për Princin Andrew në një vilë luksoze në Abu Dhabi me vlerë 10 milionë paund appeared first on iconstyle.al.

Tronditje në familjen mbretërore – vajzat e Princit Andrew përballen me pasojat e skandaleve të tij

1 November 2025 at 22:30


Skandalet që përfshijnë Andrew Mountbatten-Windsor, dikur i njohur si Princi Andrew, po vazhdojnë të tronditin familjen mbretërore britanike, duke lënë pasojat më të mëdha te vajzat e tij, Princeshat Beatrice dhe Eugenie.

Vendimi i Mbretit Charles për t’ia hequr Andrewt titullin princëror ka sjellë turp të madh për motrat York dhe ka rrezikuar reputacionin e familjes së tyre për brezat e ardhshëm.

Biografi Andrew Lownie ka sugjeruar se Beatrice dhe Eugenie mund të heqin dorë vetë nga titujt e tyre për t’u distancuar nga skandalet.

Princess Beatrice and Princess Eugenie quietly leave UK as father Prince Andrew is evicted, stripped of titles https://t.co/aAgth8NQnU pic.twitter.com/j3LG9I2e5c
— Page Six (@PageSix) October 31, 2025

“Gjithmonë Andrew i ka thënë Charlesit: ‘Unë do të largohem, vetëm sigurohu që vajzat e mia të jenë mirë'. Por tani ato mund të duan të heqin dorë nga titujt për të jetuar më qetë”, tha Lownie për Page Six.

Pas ditësh përplasjesh ligjore mes pallatit dhe avokatëve, Andrew është zhveshur nga titulli dhe po largohet nga rezidenca e tij, Royal Lodge.

Ai do të zhvendoset në Sandringham, pronën private të Mbretit Charles në Norfolk.Beatrice dhe Eugenie, të dyja të martuara dhe nëna, thuhet se janë të shkatërruara emocionalisht nga situata.

Një burim nga Londra tha për Page Six: “Beatrice është e thyer zemër, nuk e kupton pse duhej të përfundonte kështu".

What Eugenie and Beatrice really think about Andrew's latest scandal https://t.co/XXaUttzvLk pic.twitter.com/tmlJzg7IXk
— Mirror Royal (@MirrorRoyal) November 1, 2025

Burime nga pallati kanë theksuar se vajzat nuk duhet të mbajnë përgjegjësinë për veprimet e babait të tyre.

Edhe pse nuk janë pjesë aktive e familjes mbretërore, ato kanë përfaqësuar herë pas here monarkinë në ngjarje si pritjet në kopshtet e Buckingham Palace dhe janë të angazhuara në bamirësi dhe karriera profesionale.

Beatrice dhe Eugenie raportohet se kanë lënë Mbretërinë e Bashkuar pak përpara se lajmi për rrëzimin e babait të tyre të bëhej publik, ndërsa familja mbretërore po përpiqet të përballet me një tjetër periudhë krize. /Telegrafi/

“Andrew solli 40 prostituta në katër ditë në një hotel në Tajlandë”/ Zbulime të reja nga një historian britanik

By: D Marku
31 October 2025 at 23:10

Pallati i Buckingham ka konfirmuar se Mbreti Charles III ka nisur zyrtarisht procesin e heqjes së të gjitha titujve dhe nderimeve mbretërore të Princit Andrew, pas zbulimeve të reja që lidhin djalin e dytë të Mbretëreshës Elizabeth II me shkelësin e dënuar seksual Jeffrey Epstein. Sipas deklaratës, ish-princi do të njihet tashmë me emrin Andrew Mountbatten-Windsor, duke humbur çdo status zyrtar brenda familjes mbretërore. Vendimi vjen pas një serie akuzash të rënda mbi sjelljen e tij dhe përdorimin e pozitës për përfitime personale.

Zbulime tronditëse nga biografi mbretëror

Historiani britanik Andrew Lownie, autor i librit “Ngritja dhe Rënia e Shtëpisë së Jorkut”, ka bërë publikë disa nga detajet më komprometuese të jetës së Andrew-t.

Në podkastin e Daily Mail, ai tregoi se gjatë një udhëtimi zyrtar në Tajlandë në vitin 2001, i financuar nga taksapaguesit britanikë, Andrew solli rreth 40 prostituta në hotelin luksoz ku qëndronte për vetëm katër ditë.

Lownie tha se burimet e tij përfshijnë një korrespondent të Reuters dhe një anëtar të familjes mbretërore tajlandeze, të cilët konfirmuan incidentin. Ai shtoi se ish-princi përdorte rolin e tij si i dërguar tregtar i kurorës për të ndjekur gra dhe për të përfituar financiarisht nga kontaktet e tij.

Paralajmërimi i hershëm i Mbretit Charles

Sipas historianit, në vitin 2001 vetë Charles kishte paralajmëruar që vëllai i tij nuk duhej të merrte rolin e të dërguarit tregtar, duke thënë se “Andrew do të ndjekë gratë dhe do të luajë golf”. Megjithatë, paralajmërimet e tij nuk u morën seriozisht në atë kohë.

Lownie shtoi se gjatë asaj periudhe, Andrew përdorte udhëtimet zyrtare për të promovuar interesat e tij biznesore, duke përmendur lidhjet me sipërmarrësin David Rowlands, për të cilin kishte ndihmuar në sigurimin e një licence bankare në Lindjen e Mesme.

“Një konspiracion heshtjeje” rreth Princit të rrëzuar

Historiani kërkoi që Arkivat Kombëtare të publikojnë dokumentet e periudhës 2001–2011, kur Andrew shërbeu si i dërguar tregtar, pasi ato mbeten ende të mbyllura.
“Sot ekziston një komplot heshtjeje rreth tij. Ai duhet të dalë në dritë. Askush nuk është mbi ligjin,” deklaroi Lownie, duke i bërë thirrje mbretit për më shumë transparencë.

“Andrew dëmton institucionin mbretëror”

Lownie, i cili njihet si një mbështetës i monarkisë, theksoi se Andrew ka minuar reputacionin e gjithë familjes mbretërore:

“Nëse ai do të ishte hetuar siç duhet gjatë kohës si i dërguar tregtar, shumë prej këtyre skandaleve mund të ishin shmangur. Familja duhet të tregojë se askush nuk është mbi ligjin – edhe nëse kjo do të thotë që Andrew të përballet me drejtësinë.”

Historiani përfundoi se monarkia duhet të mbijetojë përmes transparencës dhe integritetit, jo përmes mbrojtjes së atyre që kanë abuzuar me pushtetin.

The post “Andrew solli 40 prostituta në katër ditë në një hotel në Tajlandë”/ Zbulime të reja nga një historian britanik appeared first on Albeu.com.

Historiani zbulon sekretet e errëta të ish-Princit Andrew: Në Tajlandë solli 40 prostituta në 4 ditë në hotel

By: redi
31 October 2025 at 18:09

Pallati i Buckingham njoftoi se Mbreti Charles ka filluar procesin e heqjes së ish-Princit Andrew nga të gjitha titujt mbretëror, pas zbulimeve rreth marrëdhënies së tij me Jeffrey Epstein. Duke folur në podcastin e Daily Mail, historiani britanik Andrew Lowney zbuloi se gjatë një udhëtimi të financuar nga taksapaguesit në Tajlandë, ish-princi solli 40 prostituta në hotelin me pesë yje ku po…

Source

“Andrew solli 40 prostituta në katër ditë në një hotel në Tajlandë”/ Zbulime të reja nga një historian britanik

By: gaze tare
31 October 2025 at 16:32

Pallati i Buckingham ka konfirmuar se Mbreti Charles III ka nisur zyrtarisht procesin e heqjes së të gjitha titujve dhe nderimeve mbretërore të Princit Andrew, pas zbulimeve të reja që lidhin djalin e dytë të Mbretëreshës Elizabeth II me shkelësin e dënuar seksual Jeffrey Epstein. Sipas deklaratës, ish-princi do të njihet tashmë me emrin Andrew Mountbatten-Windsor, duke humbur çdo status zyrtar brenda familjes mbretërore. Vendimi vjen pas një serie akuzash të rënda mbi sjelljen e tij dhe përdorimin e pozitës për përfitime personale.

Zbulime tronditëse nga biografi mbretëror

Historiani britanik Andrew Lownie, autor i librit “Ngritja dhe Rënia e Shtëpisë së Jorkut”, ka bërë publikë disa nga detajet më komprometuese të jetës së Andrew-t.
Në podkastin e Daily Mail, ai tregoi se gjatë një udhëtimi zyrtar në Tajlandë në vitin 2001, i financuar nga taksapaguesit britanikë, Andrew solli rreth 40 prostituta në hotelin luksoz ku qëndronte për vetëm katër ditë.

Lownie tha se burimet e tij përfshijnë një korrespondent të Reuters dhe një anëtar të familjes mbretërore tajlandeze, të cilët konfirmuan incidentin. Ai shtoi se ish-princi përdorte rolin e tij si i dërguar tregtar i kurorës për të ndjekur gra dhe për të përfituar financiarisht nga kontaktet e tij.

Paralajmërimi i hershëm i Mbretit Charles

Sipas historianit, në vitin 2001 vetë Charles kishte paralajmëruar që vëllai i tij nuk duhej të merrte rolin e të dërguarit tregtar, duke thënë se “Andrew do të ndjekë gratë dhe do të luajë golf”. Megjithatë, paralajmërimet e tij nuk u morën seriozisht në atë kohë.

Lownie shtoi se gjatë asaj periudhe, Andrew përdorte udhëtimet zyrtare për të promovuar interesat e tij biznesore, duke përmendur lidhjet me sipërmarrësin David Rowlands, për të cilin kishte ndihmuar në sigurimin e një licence bankare në Lindjen e Mesme.

“Një konspiracion heshtjeje” rreth Princit të rrëzuar

Historiani kërkoi që Arkivat Kombëtare të publikojnë dokumentet e periudhës 2001–2011, kur Andrew shërbeu si i dërguar tregtar, pasi ato mbeten ende të mbyllura.
“Sot ekziston një komplot heshtjeje rreth tij. Ai duhet të dalë në dritë. Askush nuk është mbi ligjin,” deklaroi Lownie, duke i bërë thirrje mbretit për më shumë transparencë.

“Andrew dëmton institucionin mbretëror”

Lownie, i cili njihet si një mbështetës i monarkisë, theksoi se Andrew ka minuar reputacionin e gjithë familjes mbretërore:

“Nëse ai do të ishte hetuar siç duhet gjatë kohës si i dërguar tregtar, shumë prej këtyre skandaleve mund të ishin shmangur. Familja duhet të tregojë se askush nuk është mbi ligjin – edhe nëse kjo do të thotë që Andrew të përballet me drejtësinë.”

Historiani përfundoi se monarkia duhet të mbijetojë përmes transparencës dhe integritetit, jo përmes mbrojtjes së atyre që kanë abuzuar me pushtetin.

The post “Andrew solli 40 prostituta në katër ditë në një hotel në Tajlandë”/ Zbulime të reja nga një historian britanik appeared first on iconstyle.al.

Derisa Princi Andrew humbi titujt mbretërorë, vajzat e tij Beatrice dhe Eugenie nuk ndodheshin në Mbretërinë e Bashkuar

31 October 2025 at 08:43


Princesha Beatrice dhe Princesha Eugenie nuk ishin në Mbretëri të Bashkuar, në të njëjtën kohë kur babai i tyre, Princi Andrew, humbi titujt mbretërorë dhe u dëbua nga rezidenca e tij mbretërore.

Fotot treguan se motrat — të cilat do të vazhdojnë të mbajnë titujt e tyre mbretërorë pavarësisht se prindërit e tyre i humbën — shmangën skandalin duke bërë dy udhëtime të ndryshme pushimi përpara shpalljes zyrtare.

Eugenie, 35 vjeç, u pa në një udhëtim vajzash në Paris me shoqet më 26 tetor. Në sfondin e një fotografie të ndarë në Instagram dallohej Lumi Seine dhe Kulla Eifel.

Beatrice, 37 vjeç, u fotografua duke pozuar për një foto në Future Investment Initiative në Riad, Arabi Saudite, më 28 tetor.

Lajmi për udhëtimet e motrave mbretërore u bë publik pak para se Pallati Buckingham të njoftonte të enjten se Mbreti Charles III i kishte hequr Princit Andrew titujt e tij, pas ringjalljes së interesit publik për lidhjet e tij me Jeffrey Epstein. Tani ai do të njihet me emrin Andrew Mountbatten Windsor.

“Shkëlqesia e tij ka nisur sot një proces zyrtar për të hequr Stilin, Titujt dhe Nderimet e Princit Andrew,” tha Pallati Buckingham në një deklaratë për Page Six të enjten.

Atij iu kërkua gjithashtu të “dorëzojë” qiranë e tij në Royal Lodge dhe të “zhvendoset në një banesë tjetër private”.

“Këto masa disiplinore konsiderohen të nevojshme, pavarësisht faktit që ai vazhdon të mohojë akuzat ndaj tij”.

“Shkëlqesitë e Tyre dëshirojnë të bëjnë të qartë se mendimet dhe simpatitë e tyre më të thella kanë qenë dhe do të mbeten me viktimat dhe të mbijetuarit e çdo forme abuzimi”, përfundon deklarata.


Mbreti Charles i heq Princit Andrew të gjithë titujt dhe e dëbon nga rezidenca mbretërore

By: M C
30 October 2025 at 23:14

Pallati i Buckingham-it ka njoftuar se Mbreti Charles III, i ka hequr Princit Andrew titujt e mbetur dhe ka bërë me dije se e dobojë nga rezidenca mbretërore. Në një deklaratë, pallati tha se Andrew do të njihet si Andrew Mountbatten Windsor në vend të princit. Ky veprim vjen pas zbulimeve rreth marrëdhënies së Andrew me Jeffrey Epstein.

Buckingham Palace theksoi se ka nisur procesin zyrtar të heqjes së titujve, duke nënvizuar se familja mbretërore qëndron në krah të viktimave dhe të mbijetuarve të çdo forme abuzimi. Fëmijët e Princit Andrew, Princesha Beatrice dhe Princesha Eugenie, do të ruajnë titujt e tyre mbretërorë. Sipas mediave të huaja, Andrew nuk kundërshtoi vendimin e mbretit për tu zhveshur nga titujt dhe për tu larguar nga rezidenca e tij.

Deklarata e plotë e Pallatit:

Madhëria e Tij ka nisur sot një proces zyrtar për heqjen e titujve dhe nderimeve të Princit Andrew. Deri më sot, kontrata e qirasë e rezidencës ‘Royal Lodge’ i siguronte atij mbrojtje ligjore për të vazhduar të qëndronte aty. Tani ai është njoftuar zyrtarisht për ndërprerjen e kontratës dhe do të zhvendoset në një banesë private alternative. Këto masa konsiderohen të domosdoshme, pavarësisht se ai vijon të mohojë akuzat kundër tij. Madhëritë e Tyre duan të bëjnë të qartë se mendimet dhe keqardhja e tyre më e thellë kanë qenë dhe do të mbeten me viktimat dhe të mbijetuarit e çdo forme abuzimi.

Presioni ndaj pallatit për të larguar Andrew nga rezidenca Royal Lodge ishte rritur ndjeshëm, pasi më herët këtë muaj ai u detyrua të hiqte dorë edhe nga titulli i Dukës së Jorkut, për shkak të lidhjeve me Epstein dhe akuzave të Virginia Giuffre. Megjithatë, mbreti shkoi edhe më tej, duke e privuar Andrew nga titulli i princit, që e mbante që prej lindjes si djalë i Mbretëreshës Elizabeth II.

Në librin e saj, Giuffre shkruan se Andrew “besonte se ishte e drejta e tij trashëgimore të bënte seks me mua”. Publikimi i fragmenteve të librit shkaktoi reagime të ashpra, çka çoi në vendimin që Andrew të hiqte dorë jo vetëm nga titulli i Dukës së Jorkut, por edhe nga titujt: Kalorës i Madh i Urdhrit Mbretëror Viktorian (GCVO) Kalorës Mbretëror i Urdhrit të Lavdishëm të Garter-it Në rendin e trashëgimisë për fronin britanik, Princi Andrew aktualisht renditet i teti, pas Princit William, tre fëmijëve të tij, si dhe Princit Harry me dy fëmijët e tij.

Linja e trashëgimisë së kurorës britanike:

Princi i Uellsit William
Princi George i Uellsit
Princesha Charlotte e Uellsit
Princi Louis i Uellsit
Duka i Sussex – Princi Harry
Princi Archie i Sussex-it
Princesha Lilibet e Sussex
Andrew

The post Mbreti Charles i heq Princit Andrew të gjithë titujt dhe e dëbon nga rezidenca mbretërore appeared first on Albeu.com.

BM – Vëllait të Mbretit Charles i hiqet titulli “Princ” dhe dëbohet nga rezidenca mbretërore

30 October 2025 at 22:27

LONDËR, 30 tetor /ATSH/- Mbreti Charles III i Britanisë së Madhe ka filluar procesin e heqjes së titujve të vëllait të tij, Andrew, dhe e ka urdhëruar atë të largohet nga rezidenca e tij, tha sot Buckingham Palace, sipas CNN.

Andrew, 65 vjeç, është përballur me hetime për shkak të miqësisë së tij me Jeffrey Epstein, i dënuar për abuzim seksual, pas publikimit të biografisë “Nobody’s Girl” (Vajza e Askujt) të Virginia Giuffre, akuzueses së tij.

Giuffre – të cilën princi pretendon se nuk e ka takuar kurrë – thote në librin e kujtimeve se Andrew kishte abuzuar seksualisht ndërsa ajo ishte një adoleshente.

Giuffre u vetëvra në prill në moshën 41-vjeçare. Andrew ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat kundër tij.

“Madhëria e Tij ka nisur sot një proces formal për të hequr Titujt dhe Nderimet e Princit Andrew”, tha sot Buckingham Palace në një deklaratë – duke kritikuar Andrew.

“Princi Andrew tani do të njihet si Andrew Mountbatten Windsor. Qiraja e tij në Royal Lodge, deri më sot, i ka siguruar atij mbrojtje ligjore për të vazhduar qëndrimin. Njoftimi zyrtar tani është dorëzuar për të hequr dorë nga qiraja dhe ai do të transferohet në një akomodim privat alternativ”, sipas deklaratës.

“Këto kritika konsiderohen të nevojshme, pavarësisht faktit se ai vazhdon të mohojë akuzat kundër tij”, tha Buckingham Palace.

Vajzat e Andrew, Princeshat Beatrice dhe Eugenie, do t’i mbajnë titujt e tyre pasi janë vajzat e djalit të një sovrani – në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Mbreti George V në vitin 1917.

Gjithashtu kuptohet se qeveria britanike është konsultuar për vendimet e Mbretit Charles.

Andrew kishte kërkuar t’i jepte fund shqyrtimit të ripërtërirë të sjelljes së tij – duke hequr dorë nga përdorimi i titujve të tij, në fillim të këtij muaji.

Por, cdo lëvizje e tij nuk ishte e mjaftueshme për të ndalur rrjedhën e titujve negativë në media, përkundrazi ato ngjallën pyetje të reja, rreth mënyrës se si ai kishte arritur të paguante Giuffre përmes një marrëveshjeje multimilionëshe në nje çështje civile të vitit 2022 dhe të financonte stilin e tij të jetesës – pavarësisht se nuk kishte qenë anëtar i familjes mbretërore që nga viti 2019. //a.i/

 

The post BM – Vëllait të Mbretit Charles i hiqet titulli “Princ” dhe dëbohet nga rezidenca mbretërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

By: Elva
30 October 2025 at 22:53

Pallati i Buckingham ka njoftuar se Mbreti Charles III i ka hequr Princit Andrew të gjithë titujt mbretërorë dhe ka vendosur që ai të largohet nga rezidenca mbretërore. Nga tani, Andrew do të njihet si Andrew Mountbatten-Windsor, në vend të titullit princ. Ky vendim vjen pas zbulimeve për lidhjet e tij me Jeffrey Epstein. Sipas […]

The post Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror appeared first on BoldNews.al.

❌
❌