LONDËR – Starmer: Japonia aleate e rëndësishme e BM-së
LONDËR, 31 janar /ATSH – DPA/– Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka mbërritur në Tokio përpara një takimi me homologen e tij japoneze, në përfundim të vizitës së tij në Azinë Lindore.
Duke folur me gazetarët gjatë fluturimit nga Shanghai drejt Tokios, kryeministri tha se mezi priste të diskutonte çështje të mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe tregtinë dhe ekonominë me kryeministren japoneze, Sanae Takaichi.
Duke përshkruar vizitën tek aleati i G7-s dhe G20-s si “shumë të rëndësishme”, Starmer tha se “përtej Evropës dhe SHBA-së, Japonia është investitorja më i madhe në ekonominë tonë dhe ka 1 000 kompani japoneze që mbështesin 150 000 vende pune në Britaninë e Madhe Pra, ka shumë çështje për t’u diskutuar”.
“Takaichi, e cila erdhi në pushtet në tetor të vitit të kaluar, ka qenë shumë e shpejtë për t’u bashkuar me ‘koalicionin e të gatshmëve’ të udhëhequr nga Britania dhe Franca, që po përgatit një forcë paqeruajtëse për Ukrainën”, shtoi ai.
Starmer pritet të takohet sot me Takaichi në zyrën e saj, Kantei për një darkë pune.
Vizita e tij vjen pas një udhëtimi katër ditor në Kinë, ku ai vazhdoi përpjekjet për të rikthyer marrëdhëniet e Britanisë së Madhe me Pekinin.
Duke udhëtuar me një delegacion prej më shumë se 50 liderësh biznesi dhe kulturore, Starmer arriti një reduktim të tarifave për uiskin dhe futjen e udhëtimit pa vizë në Kinë për qytetarët britanikë.
Pas një takimi me Presidentin kinez, Xi Jinping, Pekini gjithashtu ra dakord të heqë sanksionet ndaj parlamentarëve britanikë./ /Ad.Ab./ a.jor.
The post LONDËR – Starmer: Japonia aleate e rëndësishme e BM-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.