Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 February 2026Main stream

“Rebeli” Cristiano Ronaldo e mban fjalën: Nuk luan ndaj Al Riyadh si shenjë proteste

2 February 2026 at 16:28


Pavarësisht se e nisi vitin 2026 në formë jo të mirë, Al Nassr duket se e ka rikthyer ritmin konkurrues, duke regjistruar katër fitore radhazi.

Objektivi i tyre mbetet rimarrja e kreut të Saudi Pro League dhe sot përballen me Al Riyadh SC, me synimin për një tjetër fitore që do t’i afronte edhe më shumë me këtë qëllim. Megjithatë, trajneri Jorge Jesus përballet me një problem të papritur, pasi Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i disponueshëm për këtë ndeshje.

Cristiano Ronaldo ndodhet në formë shumë të mirë, pa pësuar asnjë lëndim në ndeshjen e fundit apo në seancat stërvitore. Sidoqoftë, portugezi ka vendosur vetë të mungojë në takimin e sotëm, pasi është i pakënaqur me mënyrën se si Al Nassr po menaxhohet nga Fondi Saudit i Investimeve Publike (PIF).

Sipas raportimeve të A Bola, portugezi beson se klubi i tij nuk po trajtohet njësoj si rivalët, në veçanti Al Hilal, ndërsa lajmet për ardhjen e mundshme të Karim Benzema kanë qenë “pika e fundit” që ka shtuar pakënaqësinë e tij.

Edhe pse përflitet se një transferim i Benzema te Al Hilal e ka shqetësuar Ronaldon, kjo nuk nënkupton ndonjë problem personal mes dy yjeve. Përkundrazi, frustrimi i portugezit lidhet me mungesën e investimeve te Al Nassr, në krahasim me lirinë financiare që, sipas tij, po shijojnë rivalët në tregun e transferimeve.

Duke e konsideruar këtë si konkurrencë të padrejtë, ikona 38-vjeçare kërkon të ushtrojë presion mbi PIF-in që situata të korrigjohet.

Në mungesë të Ronaldos, Jorge Jesus është i detyruar të bëjë ndryshime të rëndësishme në formacionin startues, duke e zgjedhur Abdulrahman Ghareeb si sulmues qendror.

Pavarësisht këtyre rregullimeve, Al Nassr vazhdon të konsiderohet favorit i qartë përballë Al Riyadh SC, pasi në fazën ofensive mund të llogarisë në João Felix dhe Sadio Mane. Në mbrojtje, prania e Iñigo Martinez dhe Mohamed Simakan pritet t’i japë stabilitet shtesë skuadrës./Telegrafi

Protesta e Cristiano Ronaldos thuhet se ndalon Benzeman dhe transferimet e tjera në Arabinë Saudite

2 February 2026 at 14:50


Mungesa e Cristiano Ronaldos në ndeshjen e Al-Nassr kundër Al-Riyadh mund të ketë pasoja shumë më të mëdha sesa thjesht mungesa në një takim kampionati.

Sipas gazetarit Yagiz Sabuncuoglu, sulmuesi 40-vjeçar portugez po ndërhyn aktivisht në çështjet e transferimeve, përfshirë edhe lëvizjen e bujshme të Karim Benzemas drejt Al-Hilal.

Ronaldo, i cili nuk raportohet të jetë i lënduar, thuhet se po proteston kundër Fondit Publik të Investimeve të Arabisë Saudite (PIF), që zotëron Al-Nassr, për shkak të aktivitetit të kufizuar të klubit gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Ndërhyrja e tij ka vonuar transferimin e Benzemas te Al-Hilal dhe gjithashtu ka ndikuar në marrëveshje të tjera të rëndësishme. Mesfushori francez N’Golo Kante ende nuk e ka përfunduar transferimin e tij te Fenerbahçe, ndërsa sulmuesi maroken Youssef En-Nesyri nuk mund t’i bashkohet Al-Ittihad.

Edhe pse klubet e përfshira i kanë finalizuar marrëveshjet dhe i kanë dorëzuar dokumentet në Ligën Profesioniste Saudite, regjistrimet dhe zyrtarizimet mbeten pezull në pritje të miratimit përfundimtar.

Ndërkohë, merkatoja dimërore e Al-Nassr ka qenë minimale. Klubi ka nënshkruar vetëm me mesfushorin 21-vjeçar irakian Haydeer Abdulkareem nga Al-Zawraa dhe ka huazuar anësorin brazilian Wesley Gassova te Real Sociedad.

Në kontrast, Al-Hilal, nën drejtimin e Simone Inzaghi, ka qenë shumë aktiv në merkato, duke afruar pesë përforcime, përfshirë edhe Benzeman, dhe aktualisht kryeson ligën me tri pikë avantazh ndaj Al-Nassr pas 18 ndeshjeve. /Telegrafi/

A do të largohet Ronaldo nga Arabia Saudite në ditën e fundit të afatit kalimtar?

2 February 2026 at 11:06


Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr dhe me Fondin e Investimeve Publike (PIF) të Arabisë Saudite, duke vendosur të mos luajë ndeshjen e ardhshme si shenjë proteste.

Lëvizja e yllit portugez ka tronditur futbollin saudit dhe ka ngjallur shqetësim të madh brenda klubit, i cili ndodhet mes presionit të Ronaldos dhe ndikimit të PIF-it.

Shkaku i krizës lidhet me transferimin e mundshëm të Karim Benzemas te Al Hilal, rivali kryesor i Al Nassrit për titullin.

Vendimi për të refuzuar të luajë është një mesazh i qartë ndaj drejtuesve, duke treguar se ylli portugez nuk do të pranojë një situatë që e konsideron të padrejtë.

Konflikti thellohet edhe nga perceptimi i Ronaldos se PIF ka marrë vendime sistematikisht kundër interesave të Al Nassrit, duke forcuar klubet rivale në momente kyçe.

Ai ndjehet i përdorur më shumë si fytyrë mediash sesa si pjesë qendrore e një projekti sportiv të drejtë, çka ka rritur tensionin brenda klubit dhe ka bërë që vendimi i tij të jetë strategjik, jo impulsiv.

Në ditën e fundit të afatit kalimtar, thashethemet për një rikthim të mundshëm të Ronaldos në Evropë janë riaktivizuar.

Kontakte nga agjentë dhe klube evropiane janë rifilluar, edhe pse një transferim në janar konsiderohet i komplikuar.

Akoma nuk ka asgjë të mbyllur, por situata nënvizon ndikimin e madh që Cristiano Ronaldo vazhdon të ketë, edhe larg Evropës.

Për momentin, Al Nassr dhe PIF mbeten të palëkundur në pozicionet e tyre, ndërsa futbolli saudit përjeton një nga momentet më delikate që nga ardhja e yjeve botërorë.

Vendimi i Ronaldos mund të ndryshojë rrjedhën e afatit kalimtar ose të shënojë fillimin e fundit të aventurës së tij në Arabinë Saudite, duke treguar fuqinë e jashtëzakonshme të një prej futbollistëve më të njohur të botës. /Telegrafi/

“Bombë” me Cristiano Ronaldon, refuzon të luajë me Al Nasr! Cila është arsyeja?

By: gaze tare
2 February 2026 at 09:38

Vendimi për të mos luajtur për Al Nasr thuhet se është marrë nga Cristiano Ronaldo, siç raportohet nga “A Bola”.

Sipas medias portugeze, superylli portugez thuhet se është i pakënaqur me mënyrën se si Fondi i Investimeve Publike (PIF) i Arabisë Saudite po e menaxhon klubin që ai zotëron, duke shkaktuar një “tërmet” në futbollin e vendit. Sipas raportit, CR7 ka vendosur të mos marrë pjesë në ndeshjen e sotme të Al Nasr kundër Al Riyadh, për javën e 20-të të ligës.

“Arsyeja e mungesës së tij nuk lidhet me ndonjë dëmtim apo problem personal që do ta pengonte atë të merrte pjesë”, raporton A Bola, duke shtuar se vetë Ronaldo ishte ai që mori vendimin.

Gazeta iberike, duke cituar burime nga Al Nasr, shpjegon: “Cristiano është i pakënaqur me mënyrën se si PIF e menaxhon Al Nasr, krahasuar me trajtimin që marrin rivalët e saj, të cilët gjithashtu menaxhohen nga i njëjti fond, dhe veçanërisht krahasuar me Al Hilal.”

Gjatë 24 orëve të fundit, ky i fundit ka treguar interes të fortë për të blerë Karim Benzeman. Kjo vjen pas zhvillimeve me klubin aktual të francezit, Al Ittihad, i cili thuhet se i ofroi atij një zgjatje kontrate që nuk i plotësoi pritjet e tij.

L’Équipe raportoi se Benzema është afër nënshkrimit me Al Hilal, liderin e ligës saudite, tre pikë përpara ekipit të Cristiano Ronaldos. Mungesa e nënshkrimeve të reja mund të jetë një nga arsyet që e shtyu Cristiano Ronaldon të vendoste të mos luante në ndeshjen e sotme kundër Al Riyadh.

Sipas A Bola, ylli portugez “ankohet për mungesën e investimeve në klub”. Al Nasr ka siguruar vetëm një lojtar në afatin kalimtar të dimrit: Haider Abdulkarim, një mesfushor 21-vjeçar nga Iraku.

The post “Bombë” me Cristiano Ronaldon, refuzon të luajë me Al Nasr! Cila është arsyeja? appeared first on iconstyle.al.

Cristiano Ronaldo shkaktoi kaos në Arabinë Saudite – nuk pranon të luajë për Al Nassr

1 February 2026 at 23:32


Një lajm i pabesueshëm vjen nga Arabia Saudite, dhe rolin kryesor e luan portugezi, Cristiano Ronaldo. Konkretisht, CR7 ka vendosur të mos luajë për Al Nass në ndeshjen e nesërme kundër Al-Riyadh.

Është një derbi kundër një rivali të qytetit, por Ronaldo u ka thënë qartë drejtuesve të klubit se nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së nesërme.

Sipas gazetës portugeze “A Bola”, Cristiano Ronaldo është i pakënaqur me mënyrën se si po drejtohet Al Nassr.

Pakënaqësia e tij drejtohet drejtpërdrejti ndaj Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Sipas A Bola, Ronaldo është i zhgënjyer me mënyrën se si PIF e trajton Al Nassr në lidhje me rivalët e tjerë në ligë.

Sigurisht, PIF menaxhon klubet e tjera nga fondi, por sipas Ronaldos, ato janë në një pozicion më të mirë se klubi për të cilin ai luan.

Edhe Fabrizio Romano konfirmoi se Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme.

Përveç kësaj, Romano deklaroi qartë se mungesa e tij nuk kishte të bënte fare me ndonjë dëmtim, por nuk donte të jepte më shumë detaje.

Është e qartë se të gjithë janë të shokuar nga vendimi i Ronaldos, por mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Al Nassr.

🚨⚠️ Cristiano Ronaldo will not feature in tomorrow’s match between Al Nassr and Al Riyadh.

His absence is not related to any physical issue nor to workload or fitness management. pic.twitter.com/k5TvpMquBR
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 1, 2026


Disa ditë më parë, Karim Benzema bëri një gjë të ngjashme dhe refuzoi të luante për Al Ittihad.

Ai ishte i pakënaqur me ofertën për të vazhduar bashkëpunimin dhe vendosi të hynte në grevë. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Kush tjetër? Cristiano Ronaldo sërish shënon për Al Nassr

30 January 2026 at 20:01


Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e 961-të në karrierë, këtë herë në përballjen ndaj Al Kholood.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë pas një bashkëpunimi me Joao Felix e dërgoi topin brenda rrjetës për të zhbllokuar rezultatin.

Felix asistoi për mrekulli te Ronaldo, i cili ishte i pagabueshëm në portën e zbrazur.

Për më shumë shikoni golin:

40 yaşındaki Cristiano Ronaldo, 961'inci golünü attı. pic.twitter.com/Nem0ipgcg0
— BPT (@bpthaber) January 30, 2026

Ndërkohë, Al Nassr po i afrohet liderit Al Hilal në kampionat, derisa Ronaldo po vazhdon objektivin për t’u bërë futbollisti i parë që shkon në kuotën e 1 mijë golave në karrierën profesionale./Telegrafi

Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëve

29 January 2026 at 10:07


Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, shënoi në ndeshjen jashtë fushe të xhiros së tetë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Benficës.

Francezi 27-vjeçar shënoi në minutën e 30-të të ndeshjes nga një pasim të Raul Asensios, duke hapur rezultatin. Ai shënoi edhe një tjetër gol në minutën e 58-të.

Me këtë dy gola të shënuar ndaj Benficës, Mbappe theu rekordin e madh të legjendës portugeze të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Mbappe u bë lojtari i parë në historinë e Ligës së Kampionëve që shënon 13 herë në fazën e grupeve edhe pse aktualisht quhet si faza e ligës.

Kylian Mbappé 𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐒 Cristiano Ronaldo's 𝐌𝐎𝐒𝐓 𝐄𝐕𝐄𝐑 goals in a single UCL group phase. 😮💨

13 — Kylian Mbappe (25/26) 🇫🇷
11 — Cristiano Ronaldo (15/16) 🇵🇹 pic.twitter.com/yVpjPZKeiU
— SPORF (@Sporf) January 28, 2026

Në anën tjetër, ylli portugez shënoi 11 gola, por luajti një ndeshje më pak se francezi.

Pas këtij rekordi të thyer, Mbappe do të synojë rekordin tjetër të madh të Ronaldos prej 17 golave brenda një sezoni të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Ronaldo me dedikim të veçantë për Georginan në ditëlindjen e 32-të - merr dhuratë edhe një orë 'Rolex'

28 January 2026 at 09:22


Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror edhe në moshën 41-vjeçare, duke ndërtuar sukses jo vetëm në fushë, por edhe në jetën personale.

Prej vitesh, ai ka në krah Georgina Rodríguez, me të cilën ka krijuar një marrëdhënie të fortë dhe një familje të madhe.

Me rastin e ditëlindjes së 32-të të Georginas, ylli portugez i bëri një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale.

Në një foto të publikuar në Instagram, Ronaldo shkroi: “Gëzuar ditëlindjen gruas së jetës sime".

Këtë vit, ditëlindja e Georginas e gjeti çiftin larg njëri-tjetrit, pasi ajo ndodhet në Shtetet e Bashkuara për premierën e dokumentarit “Melania”, kushtuar Zonjës së Parë të ShBA-së.

Pas gati një dekade lidhjeje, Cristiano Ronaldo i propozoi martesë Georginas më 10 gusht 2025.

Dasma pritet të zhvillohet këtë vit në Madeira, vendlindjen e futbollistit, dhe sipas Georginas, do të jetë një ceremoni e vogël dhe intime, pavarësisht famës së madhe të çiftit.

Foto: Instagram

Futbollisti ka djalin Cristiano Jr., ndërsa më pas erdhën në jetë binjakët Eva Maria dhe Mateo, vajza Alana Martina dhe Bella Esmeralda.

Georgina krahas kësaj mori për dhuratë edhe një orë 'Rolex' që kap vlerën e mbi 40 mijë eurove. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Një spanjolle u bë një hit në rrjete për shkak të ngjashmërisë së saj të jashtëzakonshme me Georgina Rodriguez

27 January 2026 at 20:12


Nëna beqare e tre fëmijëve u bë sensacion në internet brenda natës për shkak të ngjashmërisë së saj të jashtëzakonshme me Georgina Rodriguez, të fejuarën e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo.

Victoria, e cila jeton në Spanjë, hapi profile publike në rrjetet sociale vitin e kaluar pasi njerëzit i thoshin për vite me radhë se ngjante me Georginën.

Flokët e saj të errëta, buzët e theksuara dhe stili elegant tërhoqën shpejt vëmendjen e përdoruesve të TikTok. Vetëm në një muaj, ajo grumbulloi afërsisht 80,000 ndjekës në TikTok dhe disa mijëra në Instagram.

Për shkak të ngjashmërisë së madhe, Victoria shpesh akuzohej se përdorte filtra ose inteligjencë artificiale për t'u dukur më shumë si partnerja e Ronaldos.

Ajo i tha portalit What's The Jam se dikur iu desh të postonte një video pa grim për të vërtetuar se ishte e vërtetë.

Nëna 34-vjeçare theksoi se jeta e saj e përditshme nuk është aq joshëse sa ajo e sozisë së saj të famshme.

"Jam më e vjetër dhe më e varfër, por po aq e lumtur", tha ajo.

@victoria.77c 𝐁𝐮𝐞𝐧𝐨𝐬 𝐝𝐢𝐚𝐬! Mis georgin@s🌼miles de gracias por vuestro cariño #parati #viral #love ♬ sonido original - Victoria

Victoria ka dy djem dhe një vajzë, 16, nëntë dhe tetë vjeç. Ajo punon si asistente administrative dhe teknike sigurie në punë, por rritja e papritur e popullaritetit të saj në mediat sociale i ka hapur mundësinë që ajo të bëhet një influencuese, si sozia e saj 31-vjeçare. Kohët e fundit ajo foli për vendimin e saj për t'i bërë publike profilet e saj.

"Gjithmonë i kam mbajtur profilet e mia në rrjetet sociale private, por i bëra publike më 5 dhjetor 2025, duke mos e ditur se do të kishte gjithë këtë bujë rreth ngjashmërisë sime me Georginën. Njerëzit gjithmonë më kanë folur për ngjashmërinë dhe unë gjithmonë kam thënë: 'Po, dukem pak si ajo', por kurrë nuk e mendova se ishte kaq e dukshme", zbuloi ajo.

Victoria pranoi gjithashtu se nuk është një fanse e madhe e Cristiano Ronaldos, por se e gjen atë të mrekullueshëm për shkak të vlerave që ai zotëron.

"Nuk jam fanse e Cristiano Ronaldos, por jo për ndonjë arsye të veçantë. Thjesht nuk jam fanse e madhe e futbollit. Më pëlqen, por nuk jam shumë e informuar për ndeshjet, vetëm kur luan djali im. Megjithatë, kam parë disa intervista për jetën dhe karrierën e tij dhe mendoj se është një njeri shumë i disiplinuar, i vendosur dhe i përgjegjshëm dhe një lojtar i jashtëzakonshëm falë të gjitha atyre vlerave që zotëron", tha ajo. /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo uron Georginën për ditëlindje: Gruaja e jetës sime

By: D Marku
27 January 2026 at 13:16

Cristiano Ronaldo ka shprehur dashurinë e tij për bashkëshorten Georgina Rodriguez, duke e uruar për ditëlindje në mënyrën më të ngrohtë dhe romantike. Ylli i futbollit ka publikuar në Instagram një foto të bukur të çiftit, ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen gruas së jetës sime! ❤️”. Ky mesazh ka emocionuar ndjekësit e tij, të cilët kanë shpërthyer me pëlqime dhe komente pozitive, duke i uruar Georginës gjithashtu një ditëlindje të mrekullueshme.

Çifti, i njohur për dashurinë e tyre të fortë dhe momente të bukura familjare, ka ndarë shumë momente me fansat e tyre, përfshirë fotot me fëmijët e tyre. Ky urim për ditëlindjen e Georginës vjen në një periudhë të rëndësishme për çiftin, pasi ata pritet të bëhen edhe më të lidhur në vitin 2026, pasi është konfirmuar se do të martohen gjatë këtij viti.

Megjithatë, një pyetje e madhe që mbetet është se kur do të ndodhë kjo martesë. Deri tani, nuk ka një datë të caktuar për ngjarjen e madhe, por me siguri kjo është një prej momenteve më të pritura nga fansat e çiftit. Pasuria e dashurisë dhe e suksesit të Ronaldos dhe Georginës është një frymëzim për shumë të tjerë, dhe ata janë një nga çiftet më të pëlqyera në botë.

The post Cristiano Ronaldo uron Georginën për ditëlindje: Gruaja e jetës sime appeared first on Albeu.com.

Sauditët po përgatisin një plan të ‘tmerrshëm’ pas largimit të Ronaldos: Planifikojnë të blejnë 50 yje botërore

23 January 2026 at 15:52


Drejtuesit e Ligës Profesionale të Arabisë Saudite po përgatiten për epokën pas largimit të portugezit Cristiano Ronaldo dhe thuhet se qëllimi i tyre është të sjellin 50 emra të mëdhenj të futbollit.

Sipas raportimeve të medias, "negociatorët synojnë 50 nënshkrime të huaja në kulmin e forcës së tyre këtë verë".

Përpjekjet për të siguruar një numër marrëveshjesh të rëndësishme pritet të intensifikohen pas Kupës së Botës 2026.

Ndërsa fokusi është në sjelljen e lojtarëve që mund të kalojnë disa vite në Ligën Profesionale Saudite, "disa yje më të vjetër" janë gjithashtu në listën e dëshirave.

Sipas talkSPORT, sauditët e pasur duan të sjellin emra si Mohamed Salah, Bruno Fernandes, Vinicius Junior, Robert Lewandowski, Casemiro, Youri Tielemans dhe shumë të tjerë, dhe qëllimi është të ruajnë interesin në ligë përpara Kupës së Botës 2034.

EXCLUSIVE: 50 players targeted by Saudi chiefs in Premier League and European transfer purgehttps://t.co/qfhQ6i7Sw4
— talkSPORT (@talkSPORT) January 23, 2026

Michael Emenalo, drejtori sportiv i ligës saudite, ka "një marrëdhënie të gjatë me Salahun dhe do të jetë një nga forcat lëvizëse pas çdo lëvizjeje zyrtare".

Një ofertë prej 150 milionë funtesh për Salahun nga Al-Ittihad u refuzua në vitin 2023, por situata e tij ka ndryshuar dhe kampionët aktualë të Ligës Premier së shpejti mund të jenë të hapur ndaj ofertave. /Telegrafi/

Mbappe duke ndjekur hapat e Cristiano Ronaldos?

23 January 2026 at 11:11


Kylian Mbappe po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Real Madridin, duke shënuar më shumë gola sesa numri i ndeshjeve të luajtura me fanellën e “Los Blancos”.

Pavarësisht një sezoni me ulje-ngritje për skuadrën madrilene dhe disa pikëpyetjeve ende të hapura, sulmuesi francez ka vazhduar të jetë faktori vendimtar në fushë.

Mbappe nuk ka treguar mëshirë as ndaj ish-klubeve të tij.

Monaco e përjetoi këtë drejtpërdrejt të martën mbrëma, kur ai realizoi dy gola që i dhanë Real Madridit kontrollin e ndeshjes dhe rikthyen entuziazmin e tifozëve në “Santiago Bernabeu”.

Forma e ekipit mund të ketë luhatje, por ndikimi i Mbappes mbetet konstant.

Në total, 27-vjeçari ka shënuar 32 gola në 27 paraqitje me Real Madridin.

Prej tyre, 19 gola janë realizuar në La Liga dhe 11 në Ligën e Kampionëve, duke e bërë atë golashënuesin kryesor në të dyja kompeticionet deri në këtë fazë të sezonit.

Me 11 gola në Evropë, ai ka barazuar tashmë rekordin e Cristiano Ronaldos në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, një rekord që francezi mund ta thyejë në ndeshjen e radhës në Lisbonë.

Duhet theksuar se, ndryshe nga sezoni kur Ronaldo e vendosi këtë rekord, faza e grupeve aktuale përfshin tetë ndeshje, krahasuar me gjashtë më parë.

Rekorde të reja në horizont

Një tjetër objektiv madhor është rekordi prej 17 golash i shënuar nga Cristiano Ronaldo në sezonin 2013/14 në Ligën e Kampionëve.

Mbappe ka tashmë 44 gola në 59 ndeshje në këtë kompeticion përgjatë karrierës së tij, dhe shanset për t’iu afruar ose tejkaluar këtë rekord do të varen nga ecuria e Real Madridit në fazat eliminatore.

Aktualisht, skuadra madrilene është shumë pranë sigurimit të një kualifikimi direkt në raundin e 16 më të mirave.

Në moshën 27-vjeçare, Mbappe vazhdon të thyejë rekorde dhe të konfirmojë statusin e tij si një nga futbollistët më dominues të brezit të tij.

Edhe pse shifrat legjendare të idhullit të tij të fëmijërisë mbeten ende larg, francezi ka hapësirë për përmirësim dhe motivim të mjaftueshëm për të vazhduar garën në majat e futbollit evropian.

Ndërsa Cristiano Ronaldo i afrohet shifrës simbolike të 1000 golave zyrtarë në karrierë, një sfidues i ri po ngrihet fuqishëm në Evropë dhe pikërisht në ish-klubin e tij duke vënë në provë disa nga rekordet më mbresëlënëse të futbollit modern. /Telegrafi/

Fundi i një epoke? Cristiano Ronaldo drejt pensionimit

22 January 2026 at 23:24


Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo po e konsideron seriozisht pensionimin nga futbolli vitin e ardhshëm.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë që ka fituar thuajse të gjitha trofetë në futboll është duke konsideruar të ardhmen, ndërsa një nga opsionet më të mundshme është largimi nga Al Nassr si dhe t’i “varë këpucët”.

Sipas asaj që raporton gazetari i njohur Ben Jacobs, Ronaldo pritet të largohet nga Al Nassr në verën e vitit 2027 dhe po konsideron seriozisht pensionimin nga futbolli.

Në bazë të raportimit, Ronaldo tashmë ka vendosur që të ndërpresë bashkëpunimin me klubin arab, me këta të fundit që po shpresojnë ta mbajnë duke i ofruar përqindje në aksionet e skuadrës.

Arabia Saudite po shpreson ta mbajë Ronaldon si ambasador, si dhe t’i jap plotë 15 për qind të aksioneve të Al Nassr, aty ku do të bëhet drejtuesi i klubit, një objektiv që portugezi e ka shprehur publikisht disa herë.

🚨 @JacobsBen

Cristiano Ronaldo is likely to leave Al Nassr in the summer of 2027, and the five-time Ballon d’Or winner could potentially retire from football.

Even if he extends by a further year, plans are being put in place to prevent a sharp decline in global interest when… pic.twitter.com/n5r3duQgA3
— The Nassr Tribune™️ (@AlNassrTribune) January 22, 2026

Kujtojmë, Ronaldo aktualisht është i fokusuar për ta fituar titullin në Arabinë Saudite, si dhe Kupën e Botës me kombëtaren e Portugalisë, trofeu i vetëm që ende nuk e ka shijuar.

Përpos tyre, ish ylli i Real Madridit ka bërë të qartë se ka për objektiv të bëhet golashënuesi i parë që shkon në shifrën e 1 mijë golave./Telegrafi

Cristiano Ronaldo shënon golin e 960-të në karrierë, 40 gola larg shifrës së 1000

21 January 2026 at 20:39


Shifrat e Cristiano Ronaldos në karrierën e tij janë thjesht mbresëlënëse dhe vazhdojnë të shkëlqejnë edhe në moshën 40-vjeçare.

Ylli portugez konfirmoi edhe një herë klasin e tij të jashtëzakonshme në ndeshjen e sotme, ku Al Nassr udhëtoi për t’u përballur me Damacun dhe fitoi 2-1.

Në minutën e 50-të, Ronaldo përfundoi një aksion të shkëlqyer me një gol të bukur, duke vulosur fitoren e ekipit të tij dhe duke shënuar golin e tij të 960-të në karrierë.


Kjo shifër e afron superyllin portugez vetëm 40 gola larg nga arritja historike e 1000 golave.

Ronaldo ka shkruar histori me secilin klub ku ka luajtur. Ai shënoi 5 gola me Sportingun, 145 me Manchester Unitedin, 450 me Real Madridin dhe 101 me Juventusin në nivel klubesh. Me Al Nassrin, ku aktualisht vazhdon karrierën e tij, ka regjistruar 116 gola.

Në nivel kombëtar, me Portugalinë, Ronaldo ka realizuar gjithsej 143 gola, duke e bërë atë një nga golashënuesit më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror.

🚨 CRISTIANO RONALDO HAS NOW SCORED 960 GOALS. pic.twitter.com/VJHstugKft
— TCR. (@TeamCRonaldo) January 21, 2026


Çfarë e bën këtë arritje edhe më të jashtëzakonshme është fakti se Ronaldo e ka arritur këtë shifër në një karrierë që tashmë ka kaluar dy dekada dhe vazhdon të performojë në nivele të larta, duke treguar se mosha nuk është kufizim për një legjendë të vërtetë. /Telegrafi/

Vandalizohet statuja e Cristiano Ronaldos në qytetin e tij të lindjes, një djalosh ia vë flaken dhe pastaj kërcen

21 January 2026 at 11:22


Policia në Funchal, vendlindjen e Cristiano Ronaldos, është në kërkim të një burri që i vuri flakën një statuje të futbollistit legjendar portugez dhe u mburr për këtë në rrjetet sociale.

Incidenti ndodhi në Funchal në ishullin e Madeirës, dhe videoja e postuar në rrjetet sociale tregon një të ri që lyen me benzinë një statujë prej bronzi të Ronaldos dhe më pas e ndez atë me një çakmak.

Ky akt vandalizmi u “përfundua” nga i riu me një koreografi vallëzimi me një këngë rep, dhe ai e përfundoi duke i treguar statujës gishtin e mesëm.

"Ky është paralajmërimi i fundit i Zotit", thuhet në përshkrimin e klipit.

Flakët u shuan shpejt, ndërsa policia është në kërkim të autorit.

“Autori i këtij krimi është identifikuar, ai njihet për kryerjen e veprave të ngjashme”, njoftoi policia.

Statuja prej bronzi e Ronaldos, 3.3 metra e lartë, u përurua në fund të vitit 2014 në Funchal, dhe në ceremoni morën pjesë vetë Ronaldo dhe familja e tij.

Në janar të vitit 2016, pasi Messi fitoi Topin e tij të pestë të Artë, vandalët shkruan "Messi" dhe numrin "10" me të kuqe në pjesën e pasme të statujës, dhe pas këtij incidenti, statuja u zhvendos në vendndodhjen e saj aktuale, pranë muzeut të Ronaldos. /Telegrafi/

Instagram user 'zaino.tcc.filipe' filmed himself setting fire to Cristiano Ronaldo's statue outside the CR7 Museum in Funchal.

Madeira's PSP (Public Security Police) says it is "trying to identify the perpetrator of the crime of damage." pic.twitter.com/qUt70chEqq
— NassrXtra (@NassrXtra1) January 21, 2026

Vinicius Junior hyn në top 10 asistuesit më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve

21 January 2026 at 10:13


Real Madrid dhuroi një mbrëmje spektakolare në ‘Santiago Bernabeu’ me fitoren bindëse 6–1 ndaj Monacos, por vëmendja kryesore e ndeshjes shkoi te Vinicius Junior.

Ylli brazilian ishte protagonist absolut, duke realizuar një gol dhe duke dhënë dy asistime, në një paraqitje që konfirmoi edhe një herë statusin e tij si një nga lojtarët më vendimtarë të futbollit evropian.

I vërshëllyer fillimisht nga një pjesë e tifozëve, Vinicius arriti t’i kthejë fishkëllimat në duartrokitje përmes lojës së tij elektrizuese dhe ndikimit direkt në rezultat.

Përveç kontributit vendimtar në fitoren e thellë, 23-vjeçari shënoi edhe një arritje historike personale.

Me dy asistimet kundër Monacos, Vinicius Junior arriti kuotën e 30 asistimeve në Ligën e Kampionëve, duke u ngjitur në vendin e tetë në renditjen e asistuesve më të mirë të të gjitha kohërave në këtë kompeticion prestigjioz.

Top 10 asistuesit më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve:

Cristiano Ronaldo – 42 asistime

Angel Di Maria – 41 asistime

Lionel Messi – 40 asistime

Neymar – 33 asistime

Kevin De Bruyne – 31 asistime

Ryan Giggs – 31 asistime

Xavi Hernandez – 30 asistime

Vinicius Junior – 30 asistime

Thomas Muller – 30 asistime

Karim Benzema – 29 asistime

Ngjitja e Vinicius Junior në këtë listë elitare dëshmon jo vetëm talentin e tij individual, por edhe pjekurinë që ka fituar vitet e fundit në fanellën e Real Madridit.

Me ritmin aktual dhe moshën e re që ka, braziliani ka të gjitha mundësitë që në vitet në vijim të ngjitet edhe më lart në këtë renditje historike. /Telegrafi/

Xhuli vazhdon të befasojë me deklaratat: Ronaldon e refuzova sepse nuk doja partner jo shqiptar, me Benzeman isha në ditëlindje - e premë tortën bashkë

20 January 2026 at 23:21


Bukuroshja Juliana Nura ka bërë një tjetër rrëfim interesant, duke tërhequr sërish vëmendjen e publikut me deklaratat e saj të sinqerta dhe të drejtpërdrejta. Kësaj radhe, modelja drenicase ishte e ftuar në emisionin “Canapé”, ku ndau detaje nga takime të veçanta me yje të futbollit botëror.

Gjatë intervistës, Juliana tregoi se vite më parë kishte takuar legjendën e futbollit francez, Karim Benzema, madje kishte qenë e pranishme edhe në ditëlindjen e tij.

Ajo zbuloi se kanë prerë tortën bashkë, ndërsa momenti ishte bërë viral në rrjet. Sipas saj, ekzistojnë ende fotografi në internet nga ajo ditëlindje, të cilat ajo është përpjekur t’i largojë, por pa sukses, për shkak të të drejtave autoriale. “Edhe në ditëlindjen e Benzemas kam qenë, e kemi prerë tortën bashkë, edhe ajo është bërë virale, janë foto në internet dhe pastaj jam munduar t’i heq, por nuk kemi mundur t’i heqim për shkak të të drejtave autoriale”, u shpreh ajo.

Ky rrëfim erdhi pasi Juliana u pyet edhe për një deklaratë të mëhershme të saj, ku kishte pohuar se kishte takuar Cristiano Ronaldon. Ajo sqaroi se takimi kishte ndodhur në një periudhë kur ylli portugez ishte në kërkim të një partnereje, por se ajo kishte vendosur ta refuzonte.

Sipas Julianës, arsyeja e refuzimit lidhej me faktin se Ronaldo nuk ishte shqiptar dhe se nuk përputheshin në mendime dhe vlera. Ky qëndrim i saj, sipas modeles, ishte i qartë dhe i vendosur, pavarësisht famës dhe statusit të futbollistit.

Rrëfimet e Julianës vazhdojnë të zgjojnë interes të madh në publik, ndërsa ajo mbetet një nga figurat më të komentuara sa herë që ndan detaje nga jeta e saj personale dhe takimet me emra të njohur ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Pagat e prapambetura, Ronaldo fiton gjyqin ndaj Juventusit

By: armand
19 January 2026 at 20:16

Gjykata e punës në Torino ka vendosur në favor të Cristiano Ronaldos në procesin ligjor kundër Juventusit për çështjen e pagave të prapambetura. Gjyqtari Gian Luca Robaldo rrëzoi apelin e klubit bardhezi, duke lënë në fuqi detyrimin për pagesën e 9.8 milionë eurove ndaj sulmuesit portugez. Kjo shumë përfaqëson gjysmën e vlerës prej 19.6 milionë […]

The post Pagat e prapambetura, Ronaldo fiton gjyqin ndaj Juventusit appeared first on BoldNews.al.

Cristiano Ronaldo fiton çështjen ligjore kundër Juventusit, përfiton shuma milionëshe

19 January 2026 at 13:45


Cristiano Ronaldo ka dalë fitues në çështjen ligjore kundër Juventusit lidhur me pagat e papaguara, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje që zgjati për disa vite mes palëve.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, gjyqtari i punës në Torino, Gian Luca Robaldo, ka rrëzuar apelimin e paraqitur nga Juventusi, duke konfirmuar se klubi bardhezi nuk ka të drejtë të rikuperojë shumën prej 9.8 milionë eurosh të paguara tashmë ndaj yllit portugez.

Çështja lidhet me pagat e prapambetura të Ronaldos gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Pas largimit nga Juventusi në vitin 2021 për t’u rikthyer te Manchester United, sulmuesi portugez pretendoi se klubi i detyrohej gjithsej 19.6 milionë euro.

Në vitin 2023, Ronaldo e çoi çështjen në arbitrazh.

Në prill të vitit 2024, paneli i arbitrazhit vendosi që Juventusi duhej t’i paguante Ronaldos gjysmën e shumës së kërkuar, pra 9.8 milionë euro, duke argumentuar se marrëveshja private mes klubit dhe lojtarit, e cila ishte gjithashtu nën hetim nga autoritetet italiane, nuk përmbante firmën e vetë Ronaldos.

Juventusi e apeloi këtë vendim, por me vendimin e fundit të gjykatës së punës, u konfirmua se klubi nuk ka bazë ligjore për të kërkuar kthimin e shumës së paguar.

Përveç kësaj, bardhezinjtë do të duhet të mbulojnë edhe shpenzimet ligjore të procesit.

Sipas burimeve, vendimi nuk do të ketë ndikim në bilancin financiar të Juventusit, pasi shuma ishte paguar dhe ishte reflektuar tashmë në pasqyrat financiare të sezonit 2023/24.

Megjithatë, Juventusi pritet të analizojë me kujdes vendimin për të vlerësuar nëse ekzistojnë baza për një sfidë të mëtejshme ligjore. /Telegrafi/

Sportistët më të paguar në vitin 2025 – Ronado fitoi dyfish më shumë se Messi

15 January 2026 at 13:52


Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë për vitin që lamë pas, njoftoi faqja e specializuar për biznesin sportiv Sportico.

Sportico publikoi një listë të 100 atletëve më të paguar në vitin 2025, ku përfshihen përfaqësues të tetë sporteve nga 28 vende që fituan gjithsej 5.2 miliardë euro, dhe ky është viti i tretë radhazi që Ronaldo kryeson këtë listë.

Cristiano fitoi gjithsej 224 milionë euro në vitin 2025, që është dyfishi i asaj të nënkampionëve të tij të parë, Canelo Alvarez dhe Lionel Messi.

Ronaldo fitoi 172 milionë euro nga Al-Nassr dhe 52 milionë të tjera nga reklamat.

Në vendin e dytë është boksieri Canelo Alvarez me fitime prej 117 milionë eurosh dhe në vendin e tretë është rivali i madh i Ronaldos, Lionel Messi me 112 milionë euro.

Sporti më i përfaqësuar është basketbolli, me 40 lojtarë të NBA-së në listë.

I udhëhequr nga LeBron James, i cili ka qenë basketbollisti më i paguar në 12 nga 13 sezonet e fundit, duke fituar 110 milionë euro vitin e kaluar./Telegrafi/

Americans dominate Sportico’s annual look at the world’s 100 highest-paid athletes, nabbing 62 entries. Yet, the very top of the athlete financial table is a global affair with 12 different countries represented by the 15 best-paid sports stars. LeBron James the only American in… pic.twitter.com/r8fltdiyDp
— Sportico (@Sportico) January 14, 2026

❌
❌