Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 30 January 2026Main stream

“Mund të ketë Sindromën e Stokholmit”, Leonora për Albën: S’ka respekt për veten

By: gaze tare
30 January 2026 at 22:57

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi, ka ngjallur debat të fortë gjatë diskutimeve në studio, pasi ka ngritur dyshime se banorja Alba mund të vuajë nga Sindroma e Stokholmit.

Gjatë analizës së dinamikave brenda shtëpisë, Leonora u ndal veçanërisht te raporti i Albës me Limin, duke theksuar se sjellja e saj, sipas saj, nuk është e logjikshme dhe reflekton mungesë respekti ndaj vetes.

Sipas opinionistes, kontrasti mes mënyrës se si Alba shprehet në disa raste dhe mënyrës se si flet kur përmend Limin është i pakuptueshëm. Ajo vuri në dukje se herë pas here Alba shfaq perceptime të qarta dhe logjike, por kjo, sipas saj, ndryshon rrënjësisht kur bëhet fjalë për marrëdhënien e saj me banorin tjetër.

“Ndonjëherë kur e shoh më duket aq e logjikshme në perceptimet e saj, por ndonjëherë kur e dëgjoj kur flet për Limin duket aq palogjikë, një vajzë pa respekt për veten e vet, një vajzë me mendësi aq të cekët, nuk e kuptoj. Ajo mund ta ketë atë sindromën e Stokholmit se ndryshe është e pabesueshme”, u shpreh Leonora.

Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të shumta si brenda shtëpisë, ashtu edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit e formatit janë ndarë në mendime. Disa kanë mbështetur analizën e opinionistes, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar të tepruar dhe paragjykuese.

The post “Mund të ketë Sindromën e Stokholmit”, Leonora për Albën: S’ka respekt për veten appeared first on iconstyle.al.

NASA shtyn misionin drejt Hënës, kushtet e motit nuk janë të favorshme

By: gaze tare
30 January 2026 at 22:32

NASA njoftoi se ka shtyrë datën e parë të mundshme të lëshimit për misionin Artemis 2, i cili do të dërgojë astronautët rreth hënës për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli.

Për shkak të motit të keq, agjencia hapësinore amerikane është detyruar të shtyjë provën e fundit të madhe të raketës SLS, njoftoi sot. Kështu, dritarja e parë e mundshme e lëshimit do të hapet të dielën, më 8 shkurt, në vend të datës 6 të muajit, siç ishte planifikuar fillimisht.

Data e re përkon me Super Bowl, ndeshjen e futbollit amerikan që tërheq gjithë vëmendjen çdo vit.

Megjithatë, nuk është e sigurt nëse NASA do të tentojë një lëshim atë ditë, pasi testi i fundit teknik i raketës nuk është përfunduar ende. Ky test, një lloj prove gjenerale, u lejon ekspertëve të verifikojnë nëse gjithçka është gati që misioni të vazhdojë. Megjithatë, për shkak të motit të ftohtë që po prek pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, testi është shtyrë deri javën tjetër. Në varësi të mënyrës se si do të shkojë ky test, NASA do të njoftojë edhe datën e lëshimit të misionit, i cili do të përfshijë tre astronautët amerikanë dhe një kanadez.

Nga 8 shkurti deri më 30 prill, agjencia amerikane po shqyrton 14 “dritare” nisjeje për misionin Artemis 2. Gjatë së njëjtës periudhë, ajo duhet të dërgojë gjithashtu një mision me pilot në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, Crew-12.

Ky mision është planifikuar për 11 shkurt, por mund të shtyhet nëse Artemis 2 niset para kësaj date, shpjegoi një zyrtar i NASA-s në një konferencë për shtyp.

The post NASA shtyn misionin drejt Hënës, kushtet e motit nuk janë të favorshme appeared first on iconstyle.al.

Zvarritja e çështjes Balluku/ Hoxha: I “blen” kohë Ramës! Ja mesazhi që po i jepet SPAK-ut

By: Ela
30 January 2026 at 22:52

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se pavarësisht manovrave, nuk ka asgjë që e shpëton zv.kryeministren Belinda Balluku nga përballja me drejtësinë. Sipas tij, edhe në rastin kur afatet përfundojnë dhe kalon periudha 3 mujore nga kërkesa e depozituar nga SPAK për arrestimin e saj, Prokuroria e Posaçme mund të bëjë një kërkesë të dytë me […]

The post Zvarritja e çështjes Balluku/ Hoxha: I “blen” kohë Ramës! Ja mesazhi që po i jepet SPAK-ut appeared first on BoldNews.al.

“BKH mund t’i shkojë Ramës në zyrë”/ Gazetari: Kaseta tregon se vrasjet e 21 Janarit janë bërë me urdhër

By: Elva
30 January 2026 at 22:37

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se agjentët e Byroja Kombëtare e Hetimit mund t’i shkojnë në zyrë kryeministrit Edi Rama për t’i marrë deklarime në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit, nëse ai nuk paraqitet vetë në SPAK. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Hoxha u shpreh se kaseta që ka dorëzuar së […]

The post “BKH mund t’i shkojë Ramës në zyrë”/ Gazetari: Kaseta tregon se vrasjet e 21 Janarit janë bërë me urdhër appeared first on BoldNews.al.

Arroganca e kryeministrit me fermerët në Divjakë, Berisha: Ky është debati me Ramaduron

By: Elva
30 January 2026 at 22:10

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Divjakë, duke e cilësuar mënyrën e komunikimit të tij si arrogante dhe përçmuese. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ajo që u pa gjatë këtij takimi ishte një model i përsëritur i sjelljes së kryeministrit […]

The post Arroganca e kryeministrit me fermerët në Divjakë, Berisha: Ky është debati me Ramaduron appeared first on BoldNews.al.

Guterres paralajmëron shtetet anëtare për kolaps financiar të OKB-së

30 January 2026 at 22:25

Për shkak të mungesës së pagesave nga ish-donatori më i madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar për kolaps të menjëhershëm financiar të OKB-së.

Sipas një letre të Guterres, drejtuar 193 shteteve anëtare, thuhet se situata financiare e organizatës po përkeqësohet shpejt, dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje, atëherë fondet për buxhetin e rregullt mund të mbarojnë në korrik.

Guterres i kërkoi të gjitha shteteve anëtare që ose të paguajnë në kohë ose të reformojnë rregullat e financimit të OKB-së.

Vetëm SHBA-ja aktualisht i detyrohet Kombeve të Bashkuara disa miliarda dollarë.

Zjarret në pyjet e Argjentinës, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Patagoni

30 January 2026 at 22:17

Qeveria argjentinase ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve që po shpërthejnë në katër provinca të Patagonisë, pasi frontet e zjarrit kanë djegur qindra mijëra hektarë në vend që nga fillimi i verës në hemisferën jugore në dhjetor.

Urdhri ekzekutiv i presidentit, i cili mbulon provincat e Chubut, Rio Negro, Neuquén dhe La Pampa, synon të lehtësojë punën e përbashkët të agjencive provinciale dhe kombëtare në përpjekjet për të luftuar zjarret.

Që nga dhjetori, rreth 450,000 hektarë pyll janë djegur në provincën e Chubut. Fronti më i madh është në Parkun Kombëtar Los Alerces (2,600,000 hektarë), 1,800 kilometra në jug të Buenos Aires, ku janë djegur 200,000 hektarë bimësi, kryesisht pyll.

Qindra zjarrfikës po punojnë për të parandaluar që flakët të arrijnë në zonat e banuara. Disa reshje shiu janë regjistruar ditët e fundit, të cilat i kanë ndihmuar zjarrfikësit, por vatra aktive mbeten.

Rreth 450 zjarrfikës po punojnë në zonë, të mbështetur nga 19 mjete ajrore. U kryen djegie të kontrolluara për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe drejtimin e tyre drejt vendeve si Cholilla (pothuajse 3,000 banorë) dhe Esquel (37,000 banorë).

Një zjarr tjetër, në departamentin e Epouzin, ka shndërruar 220,000 hektarë në hi, por është vënë nën kontroll 85%, sipas shërbimit krahinor të zjarrfikësve.

Disa zjarre kanë qenë aktive që nga fillimi i dhjetorit, siç është zjarri në Los Alerces, i cili iu atribua rrufeve , dhe po shtohen herë pas here, varësisht nga kushtet e motit, temperaturat dhe erërat.

Zjarret sezonale kanë prekur edhe provinca të tjera në shkallë të ndryshme.

Deri më tani, nuk janë regjistruar vdekje në Patagoni të Argjentinës nga zjarret e verës në hemisferën jugore. Megjithatë, Kili fqinj mbajti zi për rreth 20 persona që vdiqën në zjarret e janarit.

Qeveria argjentinase njoftoi shpërndarjen emergjente të një shume ekuivalente prej 86 milionë dollarësh amerikanë për organizata të ndryshme vullnetare zjarrfikëse.  / abcnews.al /

Franca shpëtoi mbi 6 mijë emigrantë drejt Britanisë në vitin 2025

30 January 2026 at 21:44

Autoritetet franceze kanë shpëtuar më shumë se 6 mijë emigrantë që tentonin të mbërrinin në Britaninë e Madhe me varka të vogla gjatë vitit 2025, ndërsa 25 persona humbën jetën dhe dy të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, sipas raportit vjetor të publikuar të premten nga prefektura detare franceze.

Franca ka qenë prej vitesh një pikënisje kryesore për emigrantët që synojnë të kalojnë Kanalin e La Manshit për të nisur një jetë më të mirë në Britani, ku qeveria laburiste e qendrës së majtë po përballet me presion të fortë nga e djathta ekstreme anti-emigracion për të frenuar mbërritjet.

Pavarësisht rreziqeve të mëdha, përpjekjet për të bërë këtë udhëtim të rrezikshëm me mjete të pasigurta “nuk janë ngadalësuar”, thuhet në raportin e prefekturës detare për Kanalin dhe Detin e Veriut (PREMAR).

Sipas të dhënave, rreth 50 mijë persona në 795 varka kanë tentuar të kalojnë nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit 2025. Autoritetet franceze kanë shpëtuar 6 mijë e 177 persona, ndërsa 25 të tjerë kanë humbur jetën. Një përllogaritje e AFP-së, bazuar në burime zyrtare franceze dhe britanike, e çon numrin total të viktimave në të paktën 29.

Në raport paralajmërohet se trafikantët e qenieve njerëzore po i ekspozojnë emigrantët ndaj rreziqeve gjithnjë e më të mëdha. Numri i personave për çdo varkë ka vijuar të rritet, nga një mesatare prej 26 personash në vitin 2021 në 63 persona në vitin 2025, ndërsa dhjetë varka gjatë këtij viti kanë transportuar mbi 100 persona secila.

Autoritetet kanë konstatuar gjithashtu përdorimin e vazhdueshëm të të ashtuquajturave “varka-taksi”, të cilat nisen fshehurazi nga bregu pothuajse bosh dhe më pas marrin dhjetëra emigrantë që futen në ujëra të cekëta për t’u ngjitur në bord.

Nga ana tjetër, autoritetet britanike kanë regjistruar 41 mijë e 472 mbërritje me varka të vogla gjatë vitit 2025, shifra e dytë më e lartë ndonjëherë pas rekordit prej 45 mijë e 774 mbërritjesh në vitin 2022.

Moti shtyn Artemiss II/ Udhëtimi drejt Hënës më vonë nga ç’ishte planifikuar, shkak temperaturat

30 January 2026 at 21:29

NASA po përgatitet për një nga misionet më historike që do të çonte sërish njerëzit në Hënë pas shumë dekadash.

Por teksa momenti i shumëpritur afrohet, disa problematika kanë dalë në pah, që vënë në dyshim sigurinë e misionit

Një investigim i medias amerikane ABC News ka zbuluar se ekzistojnë rreziqe në lidhje me sigurinë. Dy shkencëtarë të veteranë të NASA thanë se shqetësimi kryesor përqendrohet në mburojën e nxehtësisë së anijes kozmike Orion, një sistem i projektuar për të mbrojtur astronautët nga nxehtësia ekstreme kur ata rihyjnë në atmosferë.

Charlie Camarda është një ish-drejtor i inxhinierisë në NASA dhe një astronaut në pension që fluturoi në anijen kozmike dhe Daniel Raske, i cili punoi si inxhinier i specializuar në sistemet e nxehtësisë termike për më shumë se 30 vjet thanë se mburoja e nxehtësisë përdor një material nga vitet 1960 që u ça gjatë fluturimit provë pa pilot të Artemis i në vitin 2022, një zbulim i theksuar në një raport të publikuar publikisht të vitit 2024.

Gjatë një konference për shtyp para nisjes, NASA pranoi se mburoja e nxehtësisë Artemis II ka atë që ata e quajtën kufizime.

Megjithatë njeriu përgjegjës për anijen kozmike në NASA, Howard Hugh, tha se shqetësimet për sigurinë janë parësore dhe theksoi se agjencia ndryshoi rrugën e kthimit të Orion në mënyrë që astronautët të kalonin më pak kohë në zonat me nxehtësi të lartë

Ndërkohë problemet e tjera me të cilat po përballet misioni kanë të bëjnë me datat e nisjes.

Nisja e parë e Artemis në hënë me një ekuipazh tani është shtyrë jo më herët se 8 shkurti, dy ditë më vonë se sa ishte planifikuar fillimisht.

Arsyeja për këtë vendim janë temperaturat në vendin e nisjes që pritet të krijojnë kushte të papërshtatshme.

Trump: Irani kërkon marrëveshje për të shmangur veprimet ushtarake amerikane

30 January 2026 at 21:13

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se Irani do të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje përmes bisedimeve, në mënyrë që të mos përballet me veprime ushtarake amerikane.

“Mund të them këtë: ata duan të bëjnë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

I pyetur nëse i kishte vendosur Iranit afat për të hyrë në bisedime mbi programet e tij bërthamore dhe raketore, Trump tha “po, e kam bërë”, por nuk deshi të tregonte se çfarë afati.

“Kemi një armatë të madhe, flotë quajeni si të doni, që po shkon drejt Iranit pikërisht tani”, tha Trump, duke iu referuar një grupi aeroplanmbajtësish amerikanë në ujërat pranë Iranit.

“Shpresojmë të arrijmë marrëveshje. Është mirë nëse e arrijmë marrëveshjen. Nëse nuk e arrijmë marrëveshjen, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi ai.

Trump përmendi atë që ai e quajti vendim të Iranit për t’i ndaluar ekzekutimet e protestuesve, pas një shtypje të ashpër në të cilën grupet e të drejtave të njeriut thonë se u vranë më shumë se 6 mijë njerëz, si provë se Teherani është i gatshëm për bisedime.

Ndërkohë, diplomati më i lartë i Iranit tha të premten se sistemet raketore dhe mbrojtëse të vendit të tij “kurrë” nuk do të jenë pjesë e tryezës së bisedimeve.

Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi tha se Teherani është “i gatshëm t’i fillojë bisedimet, nëse ato zhvillohen në kushte të barabarta, të bazuara në interesa të ndërsjella dhe respekt të ndërsjellë”.

Araghchi i bëri këto komente gjatë një vizite në Turqi, e cila po udhëheq përpjekjet diplomatike për të ndërmjetësuar bisedime mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Por, ai theksoi: “Dua të deklaroj qartë se sistemet mbrojtëse dhe raketore të Iranit nuk do të jenë kurrë subjekt negociatash”, duke shtuar se nuk kishte plane për t’u takuar me zyrtarë amerikanë për rifillimin e bisedimeve.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se rifillimi i bisedimeve mes Teheranit dhe Uashingtonit mbi programin bërthamor të Iranit është “jetik për uljen e tensioneve rajonale”.

Aktorë të tjerë rajonalë u janë bashkuar thirrjeve për diplomaci, përfshirë shtetet e Gjirit, disa prej të cilave strehojnë baza ushtarake amerikane.  / abcnews.al /

“Ylli i Home Alone”/ Vdes aktorja kanadezo-amerikane Catherine O’Hara

30 January 2026 at 21:12

Aktorja kanadezo-amerikane, Catherine O’Hara, e famshme për rolet e saj në filmat klasikë “Home Alone” dhe serialin komik të suksesshëm “Schitt’s Creek”, ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare, sipas tmz.com.

Lajmi u konfirmua sot nga menaxheri i saj. Sipas raporteve, O’Hara ka vdekur në shtëpinë e saj në Los Anxheles pas një sëmundjeje të shkurtër.

Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë zyrtarisht publik. 5Ajo u bë e famshme në filmat e viteve ’80 e ’90, përfshirë edhe komedinë e njohur “Beetlejuice”.

U bë shumë e dashur për interpretimin e saj si Moira Rose në serialin komik “Schitt’s Creek”, ku u shqua me humorin dhe stilin unik të personazhit.

O’Hara u vlerësua me çmime të rëndësishme, duke përfshirë edhe ”Emmy Awards”.

Catherine O’Hara do të mbahet mend si një nga figurat më të mëdha të komedisë dhe kinemasë moderne, e dashur nga miliona njerëz në mbarë botën.

Polonia forcon mbrojtjen ajrore me sistem të ri antidronë

30 January 2026 at 21:01

Polonia ka vënë në funksion një sistem të rëndësishëm mbrojtjeje kundër dronëve, të porositur nga një konsorcium norvegjezo-polak, për të mbrojtur më mirë hapësirën e saj ajrore nga dronët luftarakë, njoftoi sot qeveria.

”Sistemi ‘San’,  i zhvilluar nga kompania norvegjeze e mbrojtjes ‘Kongsberg’ dhe grupi polak i armatimeve ‘PGZ2’, përbëhet nga 18 bateri dhe gjithsej 700 mjete”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz gjatë nënshkrimit të kontratës.

Sipas medias polake, marrëveshja kap vlerën e rreth 3,6 miliardë eurove.

Kryeministri Donald Tusk e cilësoi porosinë si një hap vendimtar në përpjekjen e Polonisë për të ndërtuar mbrojtje ajrore efektive.

Ai rikujtoi një incident në shtator, kur një numër i madh dronësh hynë në hapësirën ajrore polake gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës fqinje, duke detyruar Forcat Ajrore të Polonisë dhe aleatë të tjerë të NATO-s të rrëzonin disa raketa për herë të parë.

”Sistemi do të përfshijë një gamë të gjerë armësh, si mitralozë, raketa, dronë interceptues dhe mjete të tjera për mbrojtjen ndaj kërcënimeve ajrore”, bëri të ditur ”Kongsberg”.

Sistemi do të ketë gjithashtu pajisje për bllokimin elektronik të dronëve dhe sisteme radarësh.

Ndarja nga jeta e aktores së njohur në “Home Alone”, vjen reagimi prekës i Kevinit

By: gaze tare
30 January 2026 at 21:46

Hollywood-i po nderon komedianen e njohur Catherine O’Hara, e cila ndërron jetë këtë të premte në moshën 71-vjeçare. Ikona e komedisë, e cila ka lënë pas një karrierë të shkëlqyer në film dhe televizion, është kujtuar me dashuri dhe emocion nga miqtë dhe kolegët e saj.

Macaulay Culkin, i cili ka luajtur si Kevin në filmin e famshëm “Home Alone”, shpërndau një postim prekës në Instagram, duke e quajtur aktoren “mama”.

Ai shkroi:

“Mama. Mendova se do të kishim më shumë kohë. Doja më shumë. Doja të ulesha pranë teje. Të dëgjova, por kishte kaq shumë më tepër për të thënë. Të dua. Do të shoh sërish.”

O’Hara ka luajtur rolin e Kate McCallister, nënës së personazhit të Culkin, Kevin, në dy filmat e parë “Home Alone”. Ky rol ka qenë një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së saj dhe një nga performancat që e bëri të dashur për miliona njerëz.

TMZ ishte i pari që raportoi për vdekjen e saj, por ende nuk është zbuluar shkaku i vdekjes. O’Hara kishte munguar në ceremoninë e Golden Globes të mbajtur më 11 janar, ku ishte nominuar për performancën më të mirë mbështetëse nga një aktore për rolin e saj në serialin e Apple+, The Studio. Edhe pse ishte nominuar, arsyet e mungesës së saj nuk janë sqaruar.

The post Ndarja nga jeta e aktores së njohur në “Home Alone”, vjen reagimi prekës i Kevinit appeared first on iconstyle.al.

Pak minuta para Prime-it, Elijona niset me urgjencë drejt spitalit

By: gaze tare
30 January 2026 at 21:31

Pak minuta para nisjes së Prime-it të radhës të Big Brother VIP Kosova, një situatë e papritur ka shkaktuar shqetësim brenda shtëpisë dhe te publiku. Banorja me e re e reality show, Elijona është nisur me urgjencë drejt spitalit, duke lënë të hapura shumë pikëpyetje mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Largimi i saj ndodhi vetëm pak çaste para fillimit të spektaklit live, çka bëri që reagimet të ishin të menjëhershme si nga banorët e tjerë, ashtu edhe nga ndjekësit e emisionit në rrjetet sociale.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili sqaroi se situata nuk paraqitet alarmante. Sipas tij, Elijona po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet nën kujdes profesional, duke garantuar se gjendja e saj është e stabilizuar.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse banorja do të rikthehet sonte në Prime apo do të mungojë për arsye shëndetësore. Vendimi pritet të merret në varësi të këshillës së mjekëve dhe gjendjes së saj në orët në vijim.

Publiku tashmë mbetet në pritje të zhvillimeve të mëtejshme dhe një njoftimi zyrtar gjatë Prime-it, për të mësuar nëse Elijona do të jetë pjesë e spektaklit të mbrëmjes apo jo. Tashme Prime ka startuar, e te shumte jane komentuesit qe pyesin ne Live-in e show-t per gjendjen e Elijones.

The post Pak minuta para Prime-it, Elijona niset me urgjencë drejt spitalit appeared first on iconstyle.al.

Në “lupë” turizmi dhe tregtia online / Lahi: Tregtia online vijon të ketë rritje. Problem kryesor, informaliteti

30 January 2026 at 20:33

Analisti Rezart Lahi deklaroi se pagesa cash është një transaksion financiar dhe nuk nënkupton automatikisht informalitet. Sipas tij, masat e fundit nuk janë ndëshkim apo rritje kostoje, por heqje e një avantazhi për subjektet që operojnë në mënyrë informale, veçanërisht në tregtinë online.

Lahi theksoi se blerjet online po rriten ndjeshëm dhe se informaliteti mbetet problemi kryesor i këtij sektori, duke shtuar se është momenti që tatimet të veprojnë për të garantuar barazi fiskale.

“Pagesa cash është transaksion financiar dhe nuk ka rëndësi mënyra; nëse e merr cash, nuk do të thotë që je informal dhe nuk është se e thjeshton një proces. Nuk është një rritje e kostos apo një ndëshkim për ata që nuk kanë pasur një NIPT; dikush operon nga rrjetet dhe e reklamon, por është heqja e një avantazhi. Ato detyrime i kanë, por nuk i zbatojnë.

Disa biznese të vogla, nga pamundësia, nuk mund të bashkohen; kjo sjell edhe elementë të rinj. Mund të shkosh ti si punonjës në një kompani online dhe të paguhesh shumë më tepër. Problemi është te taksat, të cilat janë të drejta kur janë të barabarta për të gjithë.

Tendenca e blerjeve online vijon shumë e lartë; janari ka pasur një rritje marramendëse. Tregtia online ka si problem kryesor informalitetin; është momenti që tatimet të veprojnë. Nëse formalizohen, çdokush mund të investonte.”  / abcnews.al /

“Politikat afatgjate japin rezultate më të mirë”/ Ekspertja e ekonomisë: Formalizimi, i rëndësishëm për tregun e punës!

30 January 2026 at 20:17

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj deklaroi se lufta ndaj informalitetit duhet të jetë e vazhdueshme. Në analizën e saj në “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Nunaj theksoi se do të ishte më efektive që të ndiqeshin politika afatgjate me objektiva të paracaktuara dhe monitoruara se sa në formën e aksioneve që shpesh sipas saj nuk japin rezultatet që do të duheshin.

Lufta ndaj informalitetit, nënvizoi ekspertja e ekonomisë do të duhet të ishte e përhershme.

“Unë parimisht kam qenë kundër aksioneve por pro zbatimit të ligjit dhe funksionimit të shtetit ligjor. Pra do të thotë se nëse ne do vijojmë me politikat e aksioneve pavarësisht nga kohëzgjatja e tyre ku gjithmonë janë të pjesshme asnjëherë rezultatet nuk do jenë ato që do duam. Por nga ana tjetër gjithmonë do të stimulojnë informalitetin. Por nëse ne do të vijojmë me politika që do jenë afatgjata, strategji që paracaktojnë objektivat dhe monitorohen në mënyrë të vazhdueshme atëherë edhe rezultatet do të jenë shumë më të mira”, tha ajo.

Gjithashtu ekspertja e Ekonomisë, Nunaj gjatë intervistës theksoi se siguria ushqimore është një tjetër element i rëndësishëm dhe se kontrollet janë ndër pikat kyçe për në BE.

“Sektori i turizmit është elementar sepse përbashkon edhe produktin edhe shërbimin. Ndërsa kur flasim për sigurinë ushqimore, kontrollet janë pikë kyçe për në BE”, shtoi ajo.

/abcnews.al/

“Fokusi duhet të jetë për një garë të drejtë”, eksperti për sipërmarrjen: Lufta ndaj informalitetit i rëndësishëm për konkurrencën!

30 January 2026 at 20:11

Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC News, Rezart Lahi ekspert për sipërmarrjen foli për luftën kundër informalitetit.

Ai theksoi se formalizimi është i rëndësishëm për konkurrencën. Gjatë intervistës, u shpreh se duhet që synimi kryesor të jetë për një garë të drejtë dhe jo thjesht për të ‘vjelë’ taksa.

“Shpresojmë që kjo nismë nuk do jetë vetëm një aksion edhe duket si një strategji. Tregu shqiptar ka nevojë për një shkundje për luftën kundër informalitetit. Por çështja duhet trajtuar edhe më gjerë. Pra më shumë se sa ndëshkim ngjan se është heqja e disa avantazheve të padrejta sepse nuk është çështja vetëm të paguash ato taksa por të jetë një garë e drejtë. Sepse nëse dy biznese, një market që pret të gjithë taksat paguar siguracionet, me një market që nuk paguan asnjë taksë, më shumë probabilitet ka për të falimentuar ai që është i rregullt. Pra synimi kryesor duhet të jetë barazia dhe jo vjelja e taksave”, tha ai.

/abcnews.al/

❌
❌