Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Trupa nga Koreja e Veriut në territorin e Ukrainës”, Xhavit Shala: Kambanë alarmi për NATO-n dhe SHBA-të

By: Rovena
16 October 2025 at 21:47

Prof. Dr. i shkencave të sigurisë, Xhavit Shala, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, ka bërë të ditur se për herë të parë trupa ushtarake koreano-veriore janë përfshirë drejtpërdrejt në territorin e Ukrainës.

Sipas tij, ky zhvillim përbën një alarm të fortë global, pasi në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës po përfshihet një palë e tretë, çka mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për përshkallëzim.

Profesori theksoi gjithashtu se kjo situatë duhet të tërheqë vëmendjen e NATO-s dhe SHBA-së, pasi përfshirja e trupave të huaja në fushëbetejë sinjalizon një dinamikë të re në luftë.

“Për herë të parë trupat koreano-veriorë hyn në territorin e Ukrainë. Kjo është një alarm botërore, sepse po hyn një palë e tretë në konflikt. Pjesëmarrja e trupave të huaj në territorin e Ukrainës duhet të jetë një kambanë alarmi për NATO-n dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rusia ka shumë humbje, por në doktrinën ruse nuk është problem humbja e trupave, ata kanë më shumë vullnetarë që kanë shkuar me kontratë, janë të punësuar tashmë. Të hyjnë 5000 mijë trupa kubanë nuk janë pak. Putini e shikon që ka një problem të madh me vendosjen e trupave në fushën e betejës”, tha Xhavit Shala./abcnews.al

“Hamas s’ka asnjë interes të lëshojë pengjet”, ekspertët në “War Report”: Ja kush është qëllimi kryesor i Izraelit

22 September 2025 at 21:41

GAZA– Britania e Madhe, Australia, Kanadaja dhe Portugalia të dielën njohën një shtet palestinez pas gati dy vjetësh luftë në Gaza, ndërsa Franca, Belgjika dhe disa shtete të tjera pritet ta marrin të njëjtin vendim gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të hënën.

Po çfarë do të thotë kjo lëvizje e shteteve në fjalë për fatin e luftës në Gaza dhe për trajektoren që do marrë konflikti në Lindjen e Mesme.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi, ishte i ftuar në “War Report” në ABC News dhe foli për konfliktin. Për Krisafin, qëllimi kryesor i Izraelit është që të mos ketë asnjë lloj kërcënimi nga Gaza.

Ai theksoi se Hamas të vetmen kartë që luan në këtë konflikt janë pengjet e luftës.

“Nuk duhet të këtë asnjë lloj kërcënimi nga Gaza. Qëllimi që mos të ketë asnjë kërcënim nga ana e Gazës dhe ky është i vetmi plan, që është në tavolinën e tyre. Izraeli kërkon kolonizimin e Gazës. Autoriteti palestinez e ka pranuar prezencën e Izraelit. Hamas nuk ka asnjë interes të lëshojë pengjet, sepse nëse i lëshon pengjet nuk ka çfarë të lëshojë më, E vetmja kartë që ka Hamas janë pengjet”,  tha ai.

Për studiuesin e marrëdhënieve ndërkombëtare Sokol Kondin, Izraeli ka detyruar dhe aleatët e  ngushtë në Evropës, që të hartojnë paketë sanksionesh.

“BE është parë në bllok për t’i vendosur sanksione Izraelit mbi atë çfarë po bën.  Franca mendoj se do t’i bashkohet vendeve të tjera për njohjen e shtetit Palestinez. Hamas ka një aftësi rigjeneruese në fushëbetejë”, tha ai.

❌
❌