Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 January 2026Main stream

Timothée Chalamet hyn në histori, nominohet për herë të tretë si “Aktori më i mirë”

By: M C
23 January 2026 at 22:47

Timothée Chalamet ka një arsye të fortë për të festuar. Aktori i njohur hollivudian ka shënuar një tjetër moment historik në karrierën e tij, pasi mori një nominim të ri në çmimet Oscars, duke forcuar edhe më shumë statusin e tij si një nga emrat më të rëndësishëm të brezit të ri të kinemasë.

Të enjten në mëngjes, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit shpalli nominimet zyrtare, ku Chalamet, tashmë 30 vjeç, u përfshi për herë të tretë në kategorinë Aktori më i Mirë, falë performancës së tij në filmin Marty Supreme. Projekti u prit me entuziazëm nga kritika dhe publiku, duke siguruar gjithsej nëntë nominime dhe duke u renditur ndër favoritët e këtij sezoni çmimesh.

Reagimi i aktorit nuk vonoi. Menjëherë pas shpalljes së lajmit, Chalamet ripostoi disa artikuj në Instagram, të shoqëruara me mbishkrimin e shkurtër por domethënës: “ËNDËRR E MADHE!”. Më pas, ai ndau edhe posterin zyrtar të filmit, duke i ftuar fansat të “ëndërrojnë shumë” dhe duke kujtuar se Marty Supreme do të shfaqet në kinematë IMAX më 30 janar.

Ky nominim e bën Chalamet aktorin më të ri që ka marrë tre nominime për Aktorin më të Mirë që nga koha e Marlon Brando-s në vitet ’50. Ai u nominua për herë të parë në vitin 2018 për Call Me By Your Name, ndërsa nominimi i dytë erdhi në vitin 2025 për rolin e Bob Dylan në A Complete Unknown.

Edhe pse vitin e kaluar humbi çmimin ndaj Adrien Brody, Chalamet ka pranuar hapur se humbjet janë pjesë e rrugëtimit dhe se ambicia e tij mbetet e pandryshuar: të vazhdojë të sfidojë veten dhe të tregojë histori që frymëzojnë.

The post Timothée Chalamet hyn në histori, nominohet për herë të tretë si “Aktori më i mirë” appeared first on Albeu.com.

Rusia dhe Ukraina ulen së bashku në tryezë, me SHBA si ndërmjetës/ Bisedimet në Abu Dhabi ngjallin shpresa të reja për një fund të luftës

By: M C
23 January 2026 at 22:38

Pas fjalimit plot pasion, në të cilin i bëri thirrje Evropës të marrë një rol më të madh në formësimin e politikës së sigurisë, Volodymyr Zelenski njoftoi diçka të re të enjten në Davos. Në skenën e Forumit Ekonomik Botëror, pak pasi takoi presidentin amerikan Donald Trump, kreu i shtetit ukrainas njoftoi vazhdimin e bisedimeve për një përfundim të mundshëm të luftës, konkretisht në formatin e mëposhtëm: “Delegacioni ynë do të udhëtojë në Emiratet e Bashkuara Arabe për një takim trepalësh. Do të ketë dy ditë bisedimesh. Besoj se ka kuptim taktik të zhvillohen bisedime në këtë format”, tha Zelenski.

Bisedime për herë të parë në një format trepalësh

Në fakt, të premten dhe të shtunën, negociatat do të zhvillohen për herë të parë në një format trepalësh në Abu Dhabi, me përfaqësues nga Ukraina dhe Rusia në bisedime të drejtpërdrejta dhe SHBA si ndërmjetësuese në tryezë.

Bisedimet mund të fillojnë të premten në mbrëmje, Uashingtoni ka ndjekur kryesisht një lloj diplomacie vajtje-ardhje. Bisedimet e fundit direkte midis Kievit dhe Moskës u zhvilluan në Stamboll gjatë verës.

Politologu Volodymyr Fesenko gjithashtu pranoi njëfarë përparimi formal: “Deri tani nuk ka patur një format të tillë.Rusia i përdori bisedimet e Stambollit vetëm për të shpëtuar fytyrën. Nëse, siç është njoftuar, do të jenë të pranishëm edhe ekspertë ushtarakë, është e mundur që të diskutohen kushtet për një armëpushim të mundshëm. Mbetet për t’u parë nëse kjo do të ndodhë vërtet.”

Komentatorë të tjerë ishin më të kujdesshëm. Shumica e vëzhguesve në Kiev janë të bindur se për sa kohë që Uashingtoni nuk ushtron presion shtesë mbi Moskën, nuk do të ketë përparim drejt përfundimit të luftës.

Kërkesat territoriale ruse – çështje thelbësore

Sipas deklaratave të përbashkëta, çështja më e rëndësishme e pazgjidhur mbetet ajo e territoreve në Ukrainë. Rusia ka kërkuar sërish, si parakusht për një proces paqeje, që Kiev-i të heqë dorë në mënyrë të njëanshme nga rajoni i Donetskut, përfshirë edhe ato zona që Moska nuk i kontrollon ushtarakisht. Ukraina e refuzon këtë dhe është e bindur se SHBA nuk do të mbështesin kërkesën maksimale të Rusisë.

Ndërkohë, pritet të përfundojnë bisedimet midis Kievit dhe Uashingtonit mbi garancitë e sigurisë amerikane për Ukrainën pas përfundimit të luftës. Volodymyr Zelenski e konfirmoi këtë për gazetarët: “Garancitë e sigurisë janë vërtet gati, traktati është gati për t’u nënshkruar, megjithëse disa detaje teknike ende duhet të zgjidhen. Tani po pres Donald Trump-in, varet prej tij. Në çdo rast, ne jemi gati të nënshkruajmë.”

Hollësitë e garancive të sigurisë të panjohura

Elementët e këtyre garancive të mundshme janë të panjohura. Deri tani, SHBA kanë përjashtuar dërgimin e trupave në Ukrainë. Prandaj, mund të jetë një lloj frikësimi tjetër ushtarak parandalues kundër Rusisë, i cili, në çdo rast, do të duhet të mbështetet nga Uashingtoni.

Prandaj, mbeten shumë pyetje pa përgjigje. Ndër to janë rrethanat që kanë çuar Rusinë të marrë pjesë në formatin e ri trepalësh. Për shembull, nëse përkeqësimi i situatës ekonomike në Rusi ka luajtur rol.

Megjithatë, situata e energjisë mbetet kritike në Ukrainë, ku mijëra shtëpi janë ende pa energji elektrike ose ngrohje. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, paralajmëroi sërish se situata mund të vazhdojë të përkeqësohet./DW

The post Rusia dhe Ukraina ulen së bashku në tryezë, me SHBA si ndërmjetës/ Bisedimet në Abu Dhabi ngjallin shpresa të reja për një fund të luftës appeared first on Albeu.com.

Ribashkime dhe ndarje që s’kanë fund, Morata largohet nga shtëpia ku po jetonte me partneren

By: M C
23 January 2026 at 22:24

Thashethemet ndikojnë këdo edhe pse çiftet tentojnë të ruajnë qetësinë dhe të shfaqen të lumtur në publik. Siç është edhe rasti mes ish-sulmuesit të Chelseas, Alvaro Morata dhe bashkëshortes së tij, Alice Campello.

Dyshja mjaft simpatike kanë pëjetuar një “rrëmujë” në çift pas ndarjeve dhe ribashkimeve të shumta. Sipas medias “DailyMail” përflitet se Morata pas lajmeve të fundit është larguar edhe nga shtëpia.

“Aromë tradhtie”, nuk ka qetësi për Alvaro Moratën! Reagon gruaja e sulmuesit spanjoll
E gjitha kjo vjen pas situatës së ndodhur disa javë më parë, kur në rrjet qarkullonin lajmet se Morata ishte parë me një femër tjetër. Edhe pse Campello i përgënjeshtroi fjalët duke thënë se ishte mikeshë e familjes duket se ende ka shumë probleme në çift.

Nga ana tjetër edhe nga media spanjolle “Hola” thuhet se Morata është zhvendosur në një shtëpi tjetër në një nga zonat më ekskluzive të Milanos.

The post Ribashkime dhe ndarje që s’kanë fund, Morata largohet nga shtëpia ku po jetonte me partneren appeared first on Albeu.com.

Arratisja spektakolare e Altin Ndocit/ 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen nga Fushë-Kruja për në Peqin

By: M C
23 January 2026 at 21:43

Një operacion i sigurisë së lartë në Burgje po zhvillohet mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë janë transferuar nën masa të rrepta sigurie nga Fushë-Kruja për në Peqin. Ky transferim vjen, pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit nga spitali i Durrësit më 13 janar.

Operacioni u zhvillua me përfshirjen e strukturave të specializuara të rendit dhe shërbimeve penitenciare, duke garantuar rendin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit. Ky transferim bëhet në kuadër të rishpërndarjes së të dënuarve dhe forcimit të masave të sigurisë.

Gjithashtu ky transferim i menjëhershëm ka sjellë vështirësi në akomodim dhe në procesin e përshtatshmërisë së të dënuarve në institucionin pritës, duke krijuar ngarkesë të shtuar për strukturat e IEDP Peqin. Transferimi është përmbyllur pa incidente, ndërsa situata në të dy institucionet paraqitet nën kontroll. Pas arratisjes së Ndocit, u bë transferimi edhe i një grupi të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit për në IEDP Peqin.

Si ndodhi arratisja e Altin Ndocit?

Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.

Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.

Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci.

The post Arratisja spektakolare e Altin Ndocit/ 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen nga Fushë-Kruja për në Peqin appeared first on Albeu.com.

Përplasen dy makina në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve! Ja si paraqitet gjendja e tyre

By: M C
23 January 2026 at 21:18

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në vendin e quajtur “Rruga e Re”, në hyrje të qytetit Beratit.

Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë një çift bashkëshortësh.

Raportohet se të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po marrin mjekim dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e tij.

The post Përplasen dy makina në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve! Ja si paraqitet gjendja e tyre appeared first on Albeu.com.

Ernest Muçi, mjeshtri i golave spektakolarë, fiton çmimin e golit më të bukur të dhjetorit

By: M C
23 January 2026 at 20:57

Ernest Muçi është shndërruar në simbol të futbollistit spektakolar dhe golave të mrekullueshëm në kampionatin turk, përveç rëndësisë sportive që kanë patur.

Përpara ndeshjes së kësaj jave, futbollisti i Kombëtares kuqezi u nderua sërish me çmimin e golit më të bukur të muajit dhjetor.

Bëhet fjalë për javën e 15-të të Superligës turke, kur Ernest Muçi shënoi një dopiedë në ndeshjen e Trabzonsporit përballë Goztepe (2-1).

Përpara fillimit të ndeshjes me ekipit të Trabzonsporit dhe Kasimpasha, antari i komitetit të Federatës Turke të Futbollit, Coşkun Öztürk, i dorëzoi trofeun futbollistit të kombëtares shqiptare…

The post Ernest Muçi, mjeshtri i golave spektakolarë, fiton çmimin e golit më të bukur të dhjetorit appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Rrëshen, ja dyshimet e policisë

By: M C
23 January 2026 at 20:54

Një automjet i cili ishte i parkuar, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Rrëshen.

Bëhet me dije se mjeti është djegur pjesërisht, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental dhe nuk kemi të bëjmë zjarrvënie të qëllimshme.

Policia thekson se hetimet do të përcaktojnë nëse ka pasur probleme teknike apo faktorë të tjerë që kanë ndikuar në ngjarje.

The post Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Rrëshen, ja dyshimet e policisë appeared first on Albeu.com.

Kryeministri i Hungarisë: Vendet kryesore të BE duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë

By: M C
23 January 2026 at 20:20

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka akuzuar Bashkimin Evropian se dëshiron të zgjasë luftën në Ukrainë, duke argumentuar se vendet kryesore të kontinentit nuk po kërkojnë vërtet një armëpushim.

Në një intervistë të botuar në “Corriere della Sera” , Orban e lidhi gjithashtu kritikën e tij me vendimin e Budapestit për t’u bashkuar me Bordin e ri të Paqes, të promovuar nga administrata amerikane dhe të paraqitur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos për të promovuar paqen dhe rindërtimin në Lindjen e Mesme.

Orban është i vetmi udhëheqës i një vendi të Bashkimit Evropian që ka rënë dakord të bashkohet me Bordin e Paqes, një vendim që rrezikon të krijojë përçarje të reja me Brukselin dhe partnerët e saj evropianë, duke pasur parasysh qëndrimin tradicional kritik të Hungarisë ndaj sanksioneve kundër Moskës dhe mbështetjen ushtarake për Kievin.

Kur u pyet për iniciativën, Orban u përgjigj me pyetje: “Dhe pse nuk janë të tjerët këtu? Kjo është pyetja e duhur.”

Ai raportoi se kishte diskutuar Bordin e Paqes me kryeministren Giorgia Meloni, e cila i shpjegoi vështirësitë kushtetuese të Italisë në anëtarësimin në organizata të reja ndërkombëtare ndërsa tha se “Për Hungarinë, rregullat janë më të thjeshta.”

The post Kryeministri i Hungarisë: Vendet kryesore të BE duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë appeared first on Albeu.com.

Përballje “titanësh” mes Juventusit dhe Napolit, 2 trajnerët zgjedhin heshtjen për duelin e së dielës

By: M C
23 January 2026 at 20:07

Juventus do të luajë kundër Napolit të dielën në orën 18:00, në një ndeshje e cila është e vlefshme për javën e 22-të të Seria A. Ashtu siç e do tradita, para dueleve të dy trajnerët si Luciano Spalleti po ashtu edhe Antonio Conte japin konferencat e tyre për shtyp, gjë e cila nuk ndodhi.

Nga deklaratat e dhëna prej të dyja palëve, trajnerët tregojnë gjendjen në të cilën ndodhet skuadra si dhe pritshmëritë përballë rivalëe. Një detaj i cili do të mungojë për duelin e së dielës pasi të 2 kanë zgjedhur heshtjen.

Një heshjte e cila jep dhe “ankth” pasi dihet se Sfida mes Juventus dhe Napolit është një garë mes vendit të 3-të dhe atij të 5-të. Por më shumë se gjendjes aktuale ka dhe shije “nostalgjike” pasi Conte rikthehet përballë klubit ku ka qenë lojtar dhe trajner fitues titujsh, ndërsa Spalletti vjen si ish-fitues i Scudettos me Napolin.

Nga ana tjetër, Spalletti ishte parashikuar të dilte para gazetarëve rreth orës 16:00 sipas kohës lokale të premten, por konferenca e tij për shtyp u anulua rreth dy orë para se të niste.

Sipas medias “La Gazzetta dello Sport”, kjo nuk është hera e parë këtë sezon që Conte apo Spalletti shmangin konferencat për shtyp, por rasti i kësaj ndeshjeje konsiderohet veçanërisht i çuditshëm, duke marrë parasysh rëndësinë dhe konkurrencën e “frikshme” mes 2 ekipeve.

The post Përballje “titanësh” mes Juventusit dhe Napolit, 2 trajnerët zgjedhin heshtjen për duelin e së dielës appeared first on Albeu.com.

Juxhin Plovishti komenton raportin Ina-Keijsi: Është një lëmsh që e dinë vetëm ata

By: M C
23 January 2026 at 19:49

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme.

Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

I ftuar sot në “Breaking News” ishte ish-banori Juxhin Plovishti. Ai zbuloi si u prit pas daljes nga shtëpia më e komentuar e momentit.

“U përballa me komente shumë pozitive dhe shpresoj t’i kem pas edhe në punën time. Nëse do isha aty, nuk besoj që do ndryshoja gjë. Tani që e shoh nga jashtë, e shoh pak më ftohtë”, tha ai.

Lidhur me raportin Ina-Keijsi, Juxhini u shpreh: Nuk shoh sinqeritet të madh te Ina. Shoh lojë por duhet parë edhe në vazhdim. Keijsi brenda më dukej sikur shtirej, por tani ka filluar më pëlqen. Ose ndoshta është zbutur pak. Është një lëmsh që e dinë vetëm ata. Janë të palexueshëm. Më vjen keq për Stelinën, nuk ka pse bazohet vetëm te ajo histori.

The post Juxhin Plovishti komenton raportin Ina-Keijsi: Është një lëmsh që e dinë vetëm ata appeared first on Albeu.com.

Djali i Sokol Olldashit kritikon Foltoren e Berishës: Shohim të flasin disa fytyra që na bëjnë për të qeshur e të ulim kokën!

By: M C
23 January 2026 at 19:43

Në takimin e Foltores së radhës me të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat me kryetarin e PD, Sali Berisha, i pranishëm ishte edhe Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit dhe deputetit të ndjerë demokrat Sokol Olldashi.

Në fjalën e tij ai dha disa sugjerime dhe bëri kritika për Foltoret që bëhen si në qytete, ashtu edhe në bulevardin para Kryeministrisë, duke dhënë disa mendime dhe ide.

Olldashi kritikoi disa persona që përzgjidheshin për të mbajtur fjalën në podiumet e protestës dhe që shpesh ose u merret goja, ose nuk dinë të flasin, ose të bëjnë për të qeshur dhe turpërojnë PD-në dhe të rinjtë, ku shpesh u duhet edhe të ulin kokën.

Glauku nënvizoi po ashtu se problemet e PD-së nuk duhet të diskutohen live me kamera dhe mikrofon, por me dyer të mbyllura dhe të trajtohen problemet konkrete. Ai propozoi që Foltoret të zhvillohen mbi problematika dhe specifika të caktuara.

“Doktor, unë mendoj se partia jonë nuk është sa jemi këtu në sallë. Do jetë shumë e mirë që ne të bënim një takim tjetër pa kamera, mes nesh dhe jush, me forumin. Sepse problemet e shtëpisë kam parimin që diskutohen mes nesh dhe jo në sy të botës. Po jam edhe një sugjerim timin. Ne çdo të hënë bëjmë Foltoret para Kryeministrisë, e për hir të së vërtetës pjesëmarrja nuk është e pakënaqshme., Nuk ka të bëjë me frikën dhe sigurinë, por duket se problemi qëndron tek dita e hënë. Ndaj foltorja e të hënës nuk ka pjesëmarrje. Tjetra mendoj se ata që flasin në atë Foltore nuk janë të duhurit, nuk janë të denjë, nuk e di kush i zgjedh, por nuk ka qasje dhe nuk ka përfshirje edhe të të rinjve”, tha ai mes të tjerash.

Sipas Olldashit qasja që ndiqet duhet të ndryshojë, pasi dëmton imazhin e PD-së më shumë sesa të kryetarit:

“Ka njerëz atje që edhe u merret goja kur flasin, nuk janë të denjë. Ata njerëz që dalin e flasin atje po bëjnë faj edhe ndaj nesh, sidomos me ne të rinjtë që kemi karrierën dhe jetën para, dhe imazhi publik na dëmton më shumë ne sesa ju”.

Dhe më tej ai dha një mendim për organizimin e Foltoreve, ku parashtroi ide për protesta me tema specifike.

“Mendimi im është që çdo të hënë të bëjmë Foltore specifike, një të hënë arsimi, një ditë për shëndetësinë, bujqësinë, naftëtarët, minatorët e me radhë e radhë. Problemet janë nga më të pafundme, të kemi foltore specifike çdo të hënë, të mbledhim ekspertët, të flasin ata, e të mos shohim ca fytyra që na bëjnë për të qeshur dhe ne na bëjnë për të qeshur dhe të ulim kokën. Pra të bëjmë një protestë ku të mos themi Ramaduro apo Rama është problemi, por të themi problemi është ky dhe të trajtojmë problemet shqiptare. Kaq kisha”.

Kryedemokrati Sali Berisha, teksa mirëkuptoi shqetësimet e Olldashit, dha edhe një përgjigje ku shpjegoi qëllimin e Foltoreve.

“Foltorja nuk synon prani të madhe. Qëllimi i saj është mikrofoni dhe zëri, kundër qeverisë, nga deputetë dhe qytetarë. Nuk është qëllimi i saj protesta apo masiviteti. Ka atë qëllim që flasin qytetarë, të rinj e të formimeve të ndryshme”, tha ai.

The post Djali i Sokol Olldashit kritikon Foltoren e Berishës: Shohim të flasin disa fytyra që na bëjnë për të qeshur e të ulim kokën! appeared first on Albeu.com.

“Ju paguani tarifat më të larta për shkollimin”/ Berisha: Edi Rama riktheu standardet e diktaturës komuniste për universitetet

By: M C
23 January 2026 at 19:17

Lideri i opozitës tha se studentët paguajnë sot tarifat më të larta për shkollimin. Gjatë fjalës së tij në takimin me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, Berisha u shpreh se Edi Rama riktheu standardet e diktaturës komuniste për universitetet.

Berisha tha se Rama riktheu mesataren, të cilën nuk e kanë vendet e lira dhe tarifat e larta. Kryedemokrati tha se në AKSHI është baxhanaku i Edi Ramës, Armand Frangu, të cilin PD e ka denoncuar me dhjetëra herë.

Sali Berisha: Dëgjoni për AKSHI-n. Çfarë ndodh në AKSHI? Në AKSHI është baxhanaku i Edi Ramës, Armand Frangu, e kemi denoncuar me dhjetëra herë. Aty, çdo tender duhet ta fitonte ky, në një kohë kur kishte një kapacitet sipërmarrës shumë modest. Tani ky nuk mjaftohej me tenderat që fitonte vetë, por merrte edhe prestanome dhe futej vetë i treti në tender, por ishte vetëm një, ishte Frangu. Dhe në qoftë se dilte ndonjë i vërtetë, ai merrej peng. A mund të imagjinoni ju një sipërmarrje shtetërore, se ajo është agjenci shtetërore, të marrë peng biznesmenë pse guxojnë të paraqiten në tendera siç është ligji, sic është rregulli, siç është gara?

Dhe kjo ndodh në kopshtin privat të Edi Ramës. Dhe pasi ndodh kjo, pasi dokumentohet gjithçka para të huajve, sepse një nga këto pengje kërkoi mbrojtje në një shtet të huaj dhe ata i dhanë, i jemi mirënjohës. Edi Rama thotë se ka respektin maksimal për Mirlindën, po pse e ka këtë respekt? Se është Linda, është e shoqja. Nuk ndodh kund kjo. Atëherë, ku janë të rinjtë sot? Të rinjtë sot duhet të marrin rrugët e dheut dhe në shpinë, në një qese, duhet të marrin edhe ëndrrën e tyre në rrugët e Europës, në rrugët e botës, sepse në Shqipëri nuk e ndërtojnë dot ëndrrën.

Nuk e ndërtojnë sepse ky riktheu standardet e ish-diktaturës komuniste në pranimet në universitete. Riktheu si satër mesataren, të cilën nuk e kanë vendet e lira. Ky riktheu tarifat. A e dini ju se paguani 4-5 herë më shumë se studenti gjerman për universitetin? A e dini se po të shkoni në Austri, ju paguheni në vit 3 ose 400 euro, kurse austriaku paguan 100 euro. Kjo sepse ka shteti detyrim që t’u shkollojë ju. Kurse ky vendos këtu, me rrogat më të ulëta, tarifa të cilat nuk i lejojnë 49 përqind të familjeve që të shkollojnë më shumë se një fëmijë. Edhe atë me shumë sakrifica.

Po pse? Pse u përmbys, pse ishte krejt e kundërta para vitit 2013? Kishte para më shumë? Jo, ne nuk kishim para më shumë. Ne jemi para e taksave të ulëta, ne kishim gjysmën e këtyre taksave. Por kishim një politikë ne, që të rinjtë duhet të shkollohen. E gjetëm vendin me 12 studentë për 1 mijë banorë, arritëm në 52 studentë për 1 mijë banorë. Sepse ishim shumë mbrapa. Dhe ky u kthye përsëri. Politikë armiqësore.

The post “Ju paguani tarifat më të larta për shkollimin”/ Berisha: Edi Rama riktheu standardet e diktaturës komuniste për universitetet appeared first on Albeu.com.

“Ina e lehtë, po del shumë keq”, Olta Sheta: Pëlqen djemtë e paedukatë, Keijsi arrogant

By: M C
23 January 2026 at 18:57

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Olta Sheta, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura në “Big Brother VIP 5”, si dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

Keijsi dhe Ina kanë shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin, si e sheh këtë lidhje?

“Për mua nuk është e vërtetë fare. Ajo që në fillim kur hyri, tha se i kanë ndarë gjërat, janë thjesht shokë, tani nga shokë na kaloi në më shumë se sa shokë. Këto femra që nuk dinë se çfarë thonë… Të paktën mos u prononco, lëre të rrjedhë. Si Stelina, si Ina, mua nuk më ka pëlqyer ideja që ato kanë pranuar të futen. Unë e di që në “Big Brother” një herë të jepet mundësia, por duke qenë një ish atje, për çfarë po i shkon mbrapa? Për t’i dhënë atij audiencën? Që kur janë futur këto dy gocat, ky trekëndësh nuk më ka pëlqyer fare.

Një djalë si Keijsi nuk do më pëlqente fare. Keijsi mund të thotë çfarë të dojë për veten e vet, të jetë dhe më i miri në botë, le ta vlerësojnë të tjerët. Keijsi për mua është arrogant, është një djalë i paedukatë, mënyra se si sillet me femra, me meshkujt po e po, por dhe me femrat. Kështu që ajo Ina, ose i pëlqejnë këta djemtë që janë të paedukatë dhe arrogantë, duke parë se si e shau Stelinën, nuk e si se çfarë i pëlqen. Plus që unë jam e bindur se është thjesht show, asgjë më shumë.

Ina më duket pak e lehtë, mendon se do të zgjasë shumë jetëgjatësia për në “Big Brother”. Ajo tani po del akoma më keq, se keq doli dhe kur hyri, që ishte thjesht një puthje dhe asgjë më shumë, por tani do dalë akoma dhe më shumë më keq. Është aktrim i gjallë, nuk ka shanse. Keijsi për çfarë e bëri atë surprizën me Stelinën? E donte? Dhe pas një dite e shau dhe pas dy ditëve u lidh me Inën? Është shumë e shëmtuar. Nuk besoj se dhe njerëzit jashtë e shohin me ndonjë admirim. Këtij nominimi i shpëtojnë, maksimumi dhe dy javë do zgjasë, Ina do dalë”, tha ajo.

The post “Ina e lehtë, po del shumë keq”, Olta Sheta: Pëlqen djemtë e paedukatë, Keijsi arrogant appeared first on Albeu.com.

“Nuk u njoftova për procesin”/ Zbardhet shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Vendimi i 2005-s nuk mori formë të prerë

By: M C
23 January 2026 at 18:42

Shkresa e Irena Gjokës drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor është zbardhur. Në shkresë, Gjyqtarja e GJKKO tregon përplasjen me autoritetet greke, fundvitin e 2002-shit, kur po udhëtonte drejt shtetit fqinj me vizë të marrë pranë konsullatës greke në Shqipëri, por që policia kufitare i kishte ndaluar hyrjen. Sipas shkresës, Gjoka është paraqitur sërish në kufi në datën 13 shkurt 2003, por i është ndaluar hyrja.

Ndërsa lidhur me dënimin nga ana e drejtësisë greke, me burgim tre muaj, gjobë 1500 euro, si dhe me shpenzimet gjyqësore prej 73 Euro, teksa dënimi me burg është konvertuar me pagesë financiare 4.4 euro për çdo dite burg, vendimi i cili nuk u zbatua asnjëherë, Gjoka deklaron se nuk është njoftuar për zhvillimin e proceseve gjyqësore dhe nuk ka patur informacion. Në shkresën drejtuar KLGJ, Gjoka pretendon se dënimi nuk është regjistruar kurrë në regjistrin penal dhe për rrjedhojë, dënimi konsiderohet sikur të mos ketë ekzistuar kurrë.

Dëshmia e Irena Gjokës, drejtuar KLGJ-së:

Më datë 24 dhjetor 2002, unë Irena Gjoka jam paraqitur në pikën e kalimit kufitar Greqi, Kakavijë, ku policia kufitare më ka ndaluar hyrjen në shtetin grek (pas një debati që kam bërë me punonjësin e policisë së kufirit). Kam vlerësuar se autoritetet greke nuk kanë pasur asnjë arsye të ndalojnë hyrjen time në Greqi dhe për këtë arsye jam pajisur me një vize tjetër, pranë konsullatës greke në Shqipëri. Në vijim, më datë 13 shkurt 2003, jam paraqitur sërish në kufi, ku përsëri më është ndaluar hyrja, në mënyrë të padrejtë.

Meqenëse kam qenë e bindur në paligjshmërinë e masës administrative të ndërmarrë ndaj meje, refuzimin e hyrjes në shtetin grek, në kushtet kur nuk kisha të drejtë hyrje në këtë shtet, në datën 31.03.2003, kam autorizuar shtetasin Andon Konomi/Ikonomou (ky shtetas nuk ka pasur cilësinë e avokatit) për të kundërshtuar për llogari timen, masën administrative të marrë në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare nga autoritetet greke, pranë Ministrisë së Rendit Publik Athinë apo çdo institucioni tjetër, për të kryer çdo lloj veprimi që nuk është i ndaluar me ligj, lidhur specifikisht me masën e ndalimit të hyrjes të dhënë ndaj meje.

Pavarësisht këtij fakti, personalisht nuk jam njoftuar, as zyrtarisht dhe as faktikisht për procesin gjyqësor administrativ apo ndonjë proces tjetër të zhvilluar ndaj meje, në gjykatat Greke. Pasi në media janë publikuar vendime administrative apo të natyrave të tjera në emrin tim, duke mos qenë në dijeni të asnjë vendimi, kam autorizuar përfaqësues me prokurë të posaçme për të marrë informacion, për çka publikohej.

Nga aktet që më janë dorëzuar nga përfaqësuesi im si dhe aktet e përcjella nga autoritetet greke me anë të letërporosisë, nëpërmjet Prokurorisë së Përgjithshme, jam informuar për herë të parë për vendimin e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë me nr.1447/2005, datë 07.06.2005, sipas së cilit rezultoj e dënuar në mungesë nga kjo gjykatë në datë 07.06.2005, pa praninë e një mbrojtësi, pa u njoftuar për procesin ndaj meje, si gjatë hetimit dhe gjykimit të çështjes, për veprën e parashikuar në paragrafin 7 të nenit 54 të ligjit 2910/2001 me titull “Hyrja dhe qëndrimi i të huajve në Territorin Grek”, me tre muaj burgim dhe 1500 Euro Gjobë. Dënimi me burgim është konvertuar me gjobë në masën 4,4 Euro në ditë.

Vendimi i datës 07.06.2005, i Gjykatës së shkallës së parë me tre anëtare për kundravajtje të Janinës nuk më është njoftuar asnjëherë dhe ky vendim nuk ka marrë formë të prerë. Sipas nenit 473 të Kodit të Procedurës Penale Greke afati për paraqitjen e apelit për të pandehurit me vendbanim të panjohur është 30 ditë nga dita e njoftimit të vendimit (vendimi i cili nuk është njoftuar asnjëherë). Përpara se të përfundonte afati i apelimit, më datë 17.06.2005 është miratuar ligji nr.3346/2005 “Përshpejtimi i procedurës para gjykatave civile dhe penale dhe dispozita të tjera”. Sipas edhe interpretimit të kryer nga GJEDNJ , në çështjen Panou kundër Greqisë (nr. 44058/05, 8 janar 2009), vendimi i dënimit i arkivuar sipas këtij ligji konsiderohet i paqenë, me kusht që, për një periudhë 18-mujore nga publikimi i ligjit (17 qershor 2005), të mos kryhet një vepër tjetër vepër penale me dashje, për të cilën do të dënohej përfundimisht me burgim më të gjatë se gjashtë muaj. Sipas edhe interpretimit të GJEDNJ-së edhe pse humbiste e drejta për të ushtruar apelim, efektet e ligjit ishin baras me shfajësim. Ky ishte edhe qëllimi i ligjit, i cili synonte përshpejtimin e drejtësisë penale, ndër të tjera, përmes uljes së numrit të apelimeve për çështje të vogla. Kështu në zbatim të këtij ligji, prokurori ka vendosur arkivimin e vendimit të marrë ndaj meje më datë 07.06.2005.

Çfarë shkruhej në mediat greke?

Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, trupa e 23-të, tre anëtarëshe, në seancën e datës 27 tetor 2004, gjykoi kërkesën e Irena Manekut, kërkesë për revokim mase të non gratës, kundër shtetit grek, për arsye se iu ndalua hyrja në Kakavijë.

Kjo gjyqtare quhet Irena Shpata si mbiemër i vajzërisë, por që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, Gjoka. Ndërsa në atë kohë përdorte mbiemrin e bashkëshortit të saj të parë Maneku. Me bashkëshortin e saj të parë kishte tentuar të futej në Greqi me datë 24 dhjetor 2002, nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë, duke përdorur një vizë të falsifikuar konsullore, përsa i përket afatit dhe duke u përpjekur të paraqitej si vorio epiriote. Pas këtij falsifikimi rmri i ssj u fut në listën e personave të padëshëruar të sistemit Shengen. Iu ndalua hyrja për 10 vite për arsye sigurie publike. Dhe të dhënat e saj së bsshku me shenjat e gishtave u depozituan në bazën përkatëse të të dhënave.

Pak muaj më vonë me 13 shkurt 2003, Irena Maneku u përpoq të futej sërish në Greqi nëpërmjet Kakavijës. Iu ndalua hyrja për arsye të sigurisë publike ngaqë figuronte në listën e të padëshiruarve të zonës Shengen dhe iu dha asaj shkresa përkatëse.

Menjëherë pas kësaj ajo iu drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, kundër vendimit të dëbimit. Me vendim të cilin ne e botojmë, kërkesa e saj iu dërgua, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Janinë, e cila rrëzoi kërkesën e Manekut.

Në vitin 2019 Irena Maneku duke përdorur mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, bëri kërkesë me emrin Irena Gjoka, për t’u bërë anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Për këtë gjykatë ka kritere ndaluese për këdo ndaj të cilit ka pezull një proces gjyqësor, ka një dëbim, ndalim hyrjeje në një vend të tretë si dhe regjistrim të emrit në bazën e të dhënave Shengen për probleme ligjore.

The post “Nuk u njoftova për procesin”/ Zbardhet shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Vendimi i 2005-s nuk mori formë të prerë appeared first on Albeu.com.

Dialogu Serbi-Kosovë, Sorensen: BE-ja pret nga komisioni i përbashkët ta sqarojë fatin e personave të zhdukur

By: M C
23 January 2026 at 18:32

Peter Sorensen, i dërguari evropian për dialogun, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) ka pritshmëri të mëdha nga një komision i përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për ta sqaruar fatin e personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë.

Sorensen e konfirmoi në një komunikatë të premten se Kosova dhe Serbia e zhvilluan takimin e parë trepalësh të komisionit të përbashkët për personat e zhdukur të enjten në Bruksel.

“Bashkimi Evropian ka pritshmëri të mëdha që Komisioni i Përbashkët të japë një kontribut të rëndësishëm në sqarimin e fatit të personave të zhdukur dhe në ndihmën për mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet, të cilat kanë pritur tepër gjatë për përgjigje”, tha ai.

Afër 1.600 njerëz vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë – nga lufta e viteve 1998-’99.

Ai sqaroi se palët kishin arritur pajtueshmëri për themelimin e këtij komisioni në dhjetor të vitit 2024, informon Radio Evropa e Lirë.

Komisioni buron nga Deklarata e përbashkët për personat e zhdukur, për të cilën kishin arritur marrëveshje Kosova dhe Serbia më 2023 në Bruksel si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Sorensen tha të premten se qëllimi i komisionit të përbashkët është ta mbikëqyrë zbatimin e kësaj deklarate, “e cila synon të kontribuojë në zbardhjen e fatit të personave ende të zhdukur, përfshirë personat e zhdukur me forcë, të ofrojë mbyllje për familjet e tyre dhe të nxisë pajtim dhe paqe të qëndrueshme”.

Sorensen zhvilloi bisedime të gjata veç e veç me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, si dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq të enjten në Bruksel.

Në fund të atyre takimeve, në orët e mbrëmjes ai e mbajti takimin e parë trepalësh të komisionit të përbashkët.

Pas takimeve, Bislimi tha se “qëllimi ishte që të arrijmë pajtim që sot ta funksionalizojmë komisionin e përbashkët për jetësimin”.

“Takimet ishin të suksesshme dhe në fund arritëm që përfundimisht ta jetësojmë këtë objektiv”, shtoi Bislimi.

Ndërkaq, Petar Petkoviç tha se ky ishte “takimi i parë i komisionit të përbashkët për zbatimin e Deklaratës për personat e zhdukur”.

“Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe domethënëse dhe shpresoj që pas këtij takimi të parë të përshpejtohen të gjitha proceset në drejtim të gjetjes së të gjithë personave të zhdukur”, tha Petkoviç.

The post Dialogu Serbi-Kosovë, Sorensen: BE-ja pret nga komisioni i përbashkët ta sqarojë fatin e personave të zhdukur appeared first on Albeu.com.

Protestë e PD para Kryeministrisë, policia bllokon disa rrugë në Tiranë: Thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e paligjshme

By: M C
23 January 2026 at 18:11

Policia ka bërë të ditur marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për mbarëvajtjen e protestës së nesërme të opozitës në ora 17:00 përballë kryeministrisë. Për këtë arsye, do të ketë kufizime të qarkullimit dhe ndalim parkimi në disa akse kryesore të kryeqytetit, që nga sot dhe gjatë ditës së nesërme.

Sipas njoftimit, nga ora 23:45 e mbrëmjes së sotme do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”, deri në përfundim të protestës.

Ndërkohë, nesër nga ora 15:00 dhe deri në mbyllje të tubimit, do të bllokohet qarkullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga zona pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia paralajmëron se, në varësi të situatës, mund të ketë bllokime edhe në rrugë të tjera, ndërsa qarkullimi do të devijohet në akse alternative për të shmangur trafikun.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e nesërme, i cili nis në orën 17:00 para Kryeministrisë.
Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.
Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme dhe të nesërme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:
-Nga ora 23:45, të ditës së sotme, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”,
-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.
Duke marrë shkas nga disa deklarata publike, i bejmë thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kunderligjshme që cënojnë rendin dhe sigurinë publike.

The post Protestë e PD para Kryeministrisë, policia bllokon disa rrugë në Tiranë: Thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e paligjshme appeared first on Albeu.com.

Dhunoi brutalisht motrën e tij, arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi

By: M C
23 January 2026 at 17:48

Një 14-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga në Selanik. Ai është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për rrahjen e motrës së tij 16-vjeçare.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 17.30 të së enjtes, në zonën e Asvestoçorit. Mediat greke shkruajnë se i mituri ka sulmuar brutalisht motrën e tij dhe i ka shkatuar dëmtime në fytyrë.

Pas ngjarjes, 16-vjeçarja u dërgua në spital dhe pasi marrjes së ndihmës shëndetësore ajo është larguar poër në shtëpi. Ndaj tij rëndën akuza për veprën penale ‘Dhuna në familje’. I mituri është sjellë para prokurorit dhe më pas është liruar në funksion të një hetimi paraprak i cili është urdhëruar

The post Dhunoi brutalisht motrën e tij, arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi appeared first on Albeu.com.

Familja e Mateos “thyen” heshtjen për raportin e tij me Brikenën, motra e banorit: Ai u ndje i detyruar të fliste

By: M C
23 January 2026 at 17:37

Keisi, motra e Mateos, ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për rrugëtimin e vëllait të saj në “Big Brother VIP”.

Gjithashtu ajo komentoi edhe marrëdhënien e Mateos me Brikenën, e cila është një nga temat më të komentuara së fundmi.

Gjatë intervistës, Keisi komentoi edhe reagimin e familjes së Brikenës ndaj deklaratave që Mateo ka bërë brenda shtëpisë për raportin e tyre. Sipas saj, kjo histori u përket të dyve dhe Mateo ka pasur të drejtën të shprehet, veçanërisht në momentin kur ndaj tij janë ngritur akuza.

Ajo theksoi gjithashtu se familja e tyre nuk është ndier e shqetësuar nga reagimet e familjarëve të Brikenës, duke nënvizuar se çdo prind ka të drejtë të mbrojë fëmijën e vet.

“Reagimi i familjes së Brikenës nuk na ka shqetësuar fare. Ata kanë të drejtën të bëjnë reagimet e tyre sepse Brikena është vajza e tyre. Por dua të them se është histori që u takon të dyve dhe kanë të drejtë ta flasin të dy. Kjo është e shkuara edhe e Mateos.

Ai është detyruar të japë disa detaje më shumë sepse po i drejtohej gishti si mashtrues. Ai e ka thënë shumë herë që i takonte Brikenës ta tregonte por u ndje i detyruar përderisa ajo nuk po fliste. Nuk ngrihet dinjiteti jot kur drejton gishtin ndaj dikujt tjetër dhe e quan mashtrues. Me familjarët e Brikëns nuk kam folur sepse po të ishin ndjerë të kërcënuar do na kishin kontaktuar ata. Raporti i Brikenës dhe Mateos i takon vetëm atyre si do e zhvillojnë dhe gjithçka mbetet për tu parë,” tha ajo.

The post Familja e Mateos “thyen” heshtjen për raportin e tij me Brikenën, motra e banorit: Ai u ndje i detyruar të fliste appeared first on Albeu.com.

Fokus te anëtarësimi në BE, Ministri gjerman i Shtetit për Evropën vjen në Tiranë, Krichbaum: Shqipëria gjendet në një moment vendimtar

By: M C
23 January 2026 at 17:17

Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale gjermane, Gunther Krichbaum zhvilloi biseda politike sot në Tiranë.

Ai u takua me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, zv.Ministren e Jashtme Megi Fino, bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi si dhe me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme SPAK Klodian Braho.

Në fokus të bisedave të tij ishte procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE si dhe fuqizimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në mbyllje të bisedave Ministri i Shtetit Krichbaum u shpreh: Për shkak se ne duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Evropian jemi njëkohësisht mik, mbështetës dhe kritik në rrugën e saj drejt BE-së. Ne shohim potencialin tejet të madh dhe përpjekjet e Shqipërisë për reforma, por edhe sfidat kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare në procesin e anëtarësimit në BE. Edhe për këtë arsye ishte e rëndësishme për mua të zhvilloja biseda të drejtpërdrejta me qeverinë shqiptare, parlamentin dhe drejtësinë.

Shqipëria gjendet aktualisht në një moment vendimtar: rruga e nisur në drejtim të BE-së duhet të çohet përpara me vendosmëri, duke zbatuar në këtë kontekst në mënyrë të vendosur reformat e radhës, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, dhe luftën e palëkundur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për këtë qëllim lipset vijimi i guximshëm i rrugës së reformave, si dhe përfshirja, por edhe bashkëveprimi konstruktiv i të gjithë aktorëve dhe institucioneve në kuadër të përgjegjësive të tyre kushtetuese.

The post Fokus te anëtarësimi në BE, Ministri gjerman i Shtetit për Evropën vjen në Tiranë, Krichbaum: Shqipëria gjendet në një moment vendimtar appeared first on Albeu.com.

A do të ketë reshje shiu? Moti bën kthesën e fortë në fundjavë, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

By: M C
23 January 2026 at 17:07

Fundjava pritet të sjellë mot tipik dimëror në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas parashikimeve, vendi do të ndikohet nga masa ajrore të ftohta, duke bërë që temperaturat të zbresin ndjeshëm gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Vranësirat do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa reshjet do të shfaqen herë pas here, kryesisht në formën e shiut në zonat e ulëta dhe borës në zonat malore, veçanërisht në veri dhe verilindje.

Ultësira perëndimore do të ketë mot relativisht më të butë, por me lagështi dhe intervale reshjesh. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi verior, mesatare deri e fortë në disa zona, duke rritur ndjesinë e të ftohtit. Kushtet e motit kërkojnë kujdes të shtuar për qarkullimin rrugor, sidomos në akset malore ku mund të ketë prezencë bore dhe ngrica.

The post A do të ketë reshje shiu? Moti bën kthesën e fortë në fundjavë, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat appeared first on Albeu.com.

❌
❌