Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 January 2026Main stream

Alarm i kuq për stuhinë “Goretti”, po i afrohet Britanisë së Madhe

15 January 2026 at 22:36

Një paralajmërim i rrallë i nivelit të kuq për erëra të rrezikshme dhe të stuhishme është lëshuar nga Met Office për jugperëndimin e Anglisë, ndërsa stuhia ”Goretti” pritet të sjellë shpejtësi ere deri në 160 km/h.

Paralajmërimi prek veçanërisht Cornwallin dhe Ishujt Scilly.

Sipas parashikimeve, pjesë të këtyre zonave do të goditen nga erëra të fuqishme që zgjasin dy deri në tre orë, ndërsa në zona të ekspozuara priten erëra maksimale prej 130–160 km/h ose edhe më shumë.

Autoritetet paralajmërojnë për dëmtime të ndërtesave, dallgë shumë të mëdha, mbetje që fluturojnë në ajër duke rrezikuar jetën, ndërprerje të energjisë elektrike dhe anulime të transportit publik.

Një paralajmërim i kuq nënkupton se pritet mot jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe se qytetarët duhet të ndërmarrin masa për të mbrojtur veten.

Met Office thekson se ekziston rrezik serioz për jetën, me ndërprerje të mëdha në udhëtime, furnizim me energji dhe dëme të gjera në prona dhe infrastrukturë, duke këshilluar shmangien e udhëtimeve.

Stuhia, e emërtuar nga shërbimi meteorologjik francez Meteo France, është përshkruar si një ngjarje me shumë rreziqe.

Përveç erërave ekstreme, parashikohet edhe reshje intensive bore, me deri në 30 centimetra në disa pjesë të Britanisë së Madhe.

Reçaku sot, dhimbja që bashkoi shqiptarët

15 January 2026 at 22:10

Me qindra qytetarë nga gjitha trevat shqiptare edhe sot bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. Në 27 vjetorin e masakrës, ku u vranë mizorisht gra e burra të këtij fshati, qytetarët kanë kujtuar 15 janarin e vitit 1999.

Habib Veseli nga Reçaku, tregon se si i kishte parë të gjitha kufomat në xhaminë e fshatit, pas vrasjes dhe masakrimit të tyre.

Hajredin Haziri i cili jeton nga Zvicra, thotë se gjitha familjet në Reçak të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre duhet të gëzojnë respekt të veçantë nga institucionet.

Edhe Mexhide Luboshtani e cila ka shumë familjarë nga fshati Reçak, kujton ditën e 15 janarit të vitit 1999. Në 27 vjetorin e kësaj masakre, në Kompleksin Memorail në Reçak kanë bërë homazhe krerët e shtetit, krerë të partive politike e diplomatë të huaj.

Edhe këtë vit, në Reçak erdhi ai që i tha botës se aty ishte kryer krim kundër njerëzimit -ish shefi i atëhershmen i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker.

Më 15 janar të vitit 1999 forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes. Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe./Kosovapress/

Aksidentohet autobusi që transportonte nxënës, një viktimë dhe dhjetëra të plagosur në Chicago

15 January 2026 at 21:33

Një autobus që transportonte nxënës është aksidentuar ‘kokë më kokë’ me një makinë në periferi të Chicagos.

Si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa të paktën 11 të tjerë u plagosën.

Nxënësit e lënduar u transportuan menjëherë në spital, njoftuan mediat amerikane.

Autoritet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.

Italia/ Zjarri përfshiu spitalin në Milano, evakuohen të gjithë pacientët dhe personeli

15 January 2026 at 21:27

Zjarri ka përfshirë një spital në Milano. Sipas mediave të huaja Spitali Saco në Milano u evakuua pas përfshirjes nga flakët.

Mediat italiane raportuan se nuk pati të lënduar. Një total prej 130 personash u evakuuan, nga të cilët 98 ishin pacientë.

Zjarri shpërtheu në bodrumin e pavijonit numër 16, dhe më pas u përhap shpejt në ambientet e arkivit të diagnostikimit.

Përshkallëzimi i tensioneve dhe rëndësia territoriale/ Tafani: Groenlanda pa rëndësi strategjike, thjesht fiksim i Trump!

15 January 2026 at 21:23

“Groenlanda është më tepër fiksim i Trump se çështje e sigurisë së Amerikës”, kështu është shprehur Endri Tafani ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, në emisionin “War Report” në ABC News, ndërsa foli për përshkallëzimin e tensioneve mes SHBA dhe Groenlandës.

“Groenlanda është një vend me mot të vështirë, dhe çdo furnizim mund të bëhet nga ajri ose nga deti. Sa i përket mineraleve të rralla është vërtet e pasur. Por në vend të parë është Kina, më pas është Brazili, apo vende si Australia. Pra nuk është se është vendi me burime të jashtëzakonshme, ka minerale por jo në sasi të jashtëzakonshme siç i kanë vendet e tjera, për më tepër që kostot janë shumë të larta që futesh dhe të nxjerrësh ato minerale. Pra po shohësh nga çdo pikëpamje nuk bën sens”, tha ai.

Më tej gjatë intervistës tha është një sfidë e madhe që të mbahet një bazë në Groenlandë dhe sipas tij ajo që po bën presidenti Trump nuk ka vlerë.

“Është sfidë e madhe të mbash bazë në Groenlandë dhe nga ana e sigurisë nuk ja vlen. Dhe sa i përket sulmit nga ana e Rusisë, Rusia e di që nëse do donte të sulmonte do merrte përgjigje të menjëhershme nga SHBA.  Pra është me tepër një politike që nuk bën sens nga ana strategjike”, tha ai.

/abcnews.al/

Protestat/ Shtëpia e Bardhë: Irani ka pezulluar 800 ekzekutime të planifikuara

15 January 2026 at 21:09

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Irani ka pezulluar 800 ekzekutime të protestuesve që ishin planifikuar të zhvilloheshin dje.

Midis tyre është edhe 26-vjeçari Erfan Soltani, i cili u dënua për pjesëmarrjen e tij në protesta dhe se u njoftua se do të ekzekutohej, vendim që më vonë u anulua.

Donald Trump ka paralajmëruar vazhdimisht Teheranin për “pasoja serioze” nëse vazhdon shtypja e protestave.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu konfirmoi se presidenti amerikan pati një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili, siç raporton New York Times, i kërkoi atij të mos ndërhynte ushtarakisht në Iran.

Gjikondi: Ulja e toneve ndaj SPAK, taktikë e Berishës! Hoxha: Në Prokurorinë e Posaçme ka edhe njerëz që përdoren

15 January 2026 at 20:51

Juristja Brizida Gjikondi foli për deklaratat e kreut të PD Sali Berisha ndaj SPAK, duke thënë se tonet e qeta të Berishës ndaj drejtuesit të SPAK, Klodian Braho i sheh thjesht si një strategji të përkohshme.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, tha se kreu i PD është i njohur për gjuhën dhe akuzat e tij ndaj drejtësisë dhe se nuk mund të dalë nga skema e tij por thjesht po ndryshon taktikë.

“Ulja e toneve ndaj SPAK kam përshtypjet se është taktikë apo strategji e përkohshme. Pra nuk e shoh si vizion i tij të ndryshojë tani. Kam përshtypjen se edhe zoti Braho do t’i bashkohet fjalorit të zotit Berisha. Edhe për zotin Kraja në fillim tha fjalë shumë të mira, dhe më pas ka ndryshuar regjistri i fjalorit edhe ndaj zotit Kraja dhe zotit Dumani”, tha Gjikondi.

Nga ana e tij Indrit Hoxha u shpreh se vlerëson SPAK dhe punën  e drejtësisë, megjithatë thotë se beson se në SPAK ka edhe prokurorë që përdoren nga kryeministri Edi Rama.

“I qëndroj mendimit tim se në SPAK ka njerëz me integritet, por ka edhe prokurorë që përdoren nga kryeministri Edi Rama. Ky është mendimi im. Pra tani Rama po na del sikur nuk di gjë. Por SPAK të shkojë ta marrë kryeministrin, minimalisht për çështje që mund të ketë në dijeni, duhet të ishte thirrur të paktën njëherë në SPAK.

Rithemelim dhe (Rihetim)/ Indrit Hoxha: 27 Foltoret e Berishës, kanë kushtuar 3-4 mijë euro. I ka SPAK të gjitha faturat

15 January 2026 at 20:32

Anëtari i Kryesisë së PD Indrit Hoxha, në emisionin “Real Story” në ABC News foli për financimet e Kuvendit të Dhjetorit si edhe Foltoret e PD.

Ai u shpreh se të gjitha të dhënat apo financimet janë të ditura dhe se drejtësia është e lirë të hetojë.

Gjatë intervistës Hoxha nënvizoi se në një përllogaritje të shpejtë 27 Foltoret e Berishës kanë kushtuar gati 3-4 mijë euro.

“Në vendin tonë , si bashkitë tona dhe bashkitë e kundërshtarit politik  për aktivitete kryesore të partive i kanë dhënë sallat. Kjo është e vërteta.. Një sallë më shumë se 150 euro nuk shkon në Shqipëri. Dhe 27 Foltore që ka bërë Berisha janë 3-4 mijë euro dhe nëse lideri nuk gjen 3-4 mijë euro donacione për të paguar këto salla nuk është për të drejtuar partinë më të madhe në opozitë. I ka SPAK të gjitha faturat”, tha ai.

/abcnews.al/

“Në SPAK, si donator i Rithemelimit”/ Indrit Hoxha: Drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj

15 January 2026 at 20:15

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Indrit Hoxha anëtar i Kryesisë së PD, u shpreh se drejtësia duhet lënë që të bëjë punën e saj.

Sa i përket paraqitjes së tij në SPAK ai tha se ishte si donator i Rithemelimit, duke shtuar se

“I kam bërë thirrje prokurorisë së posaçme të hetojë pasurinë time dhe të kundërshtarëve. Unë mendoj që çdo njeri që merret me politikë duhet të ketë një transparencë të financave. Jam thërritur në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni në lidhje me organizimin dhe financimin e Kuvendit të Dhjetorit dhe kam dhënë për kontributet e mia çdo gjë të justifikuar, shumat apo  arsyet. Nëse do bëhet sërish ai Kuvend sërish do jem një nga donatorët e mundësimit të Kuvendit të 11 dhjetorit. Në gjykimin tim, drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj”, tha ai.

Më tej shtoi se pret që të thërritet sërish në SPAK dhe se është shumë i hapur për të dhënë shpjegime.

“Dikur ata që kanë gjykuar familjet time për 25 vite fatkeqësisht sot duhet të bëjnë drejtësinë e re. Sa i takon çështjes se si është hapur ky hetim nuk më intereson. Unë jam shumë i pastër përpara drejtësisë dhe sa herë të më thërrasë do përgjigjem. Unë pres të më thërrasin sërish sepse kam bërë disa denoncime, kam tre kallëzime ndaj kryeministrit të vendit të faktuara për shpërdorim detyre. Por ka dhe kërkesa që kam bërë për hetimin e pasurisë për çdo politikan në Republikën e Shqipërisë. Unë pas humbjes së 2021 të PD kam të njëjtin mendim ndaj personazhit në fjalë që sot është kreu i PD. Unë ndaj jam i djathtë dhe mendimi ndryshe duhet të pranohet. Unë kam qenë kundër bashkimit në diversitet, por pjesa a e pranojnë apo jo nuk ka rëndësi”, shtoi ai.

Putin: Bota po bëhet më e rrezikshme, konfliktet afatgjata po shtohen!

15 January 2026 at 18:02

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi situata ndërkombëtare është përkeqësuar dhe se bota po bëhet më e rrezikshme.

“Situata në skenën ndërkombëtare po përkeqësohet gjithnjë e më shumë, nuk mendoj se dikush do të ishte kundër kësaj. Konfliktet afatgjata po intensifikohen dhe po shfaqen pika të reja serioze të nxehta”, tha Putin.

Duke iu drejtuar ambasadorëve të rinj që paraqitën kredencialet e tyre në Kremlin, Putin i nxiti të diskutojnë propozimet e Rusisë për një arkitekturë të re sigurie në Evropë.

Vdes në moshën 83-vjeçare Princesha Irene, familja mbretërore spanjolle: Ndërroi jetë në Madrid

15 January 2026 at 16:47

Princesha Irene, motra e vogël e Mbretëreshës Sofia të Spanjës, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Familja mbretërore spanjolle në ​​një deklaratë për median konfirmoi se ndërroi jetë në Madrid, në Pallatin e Zarzuela-s.

Ditët e fundit, shëndeti i saj ishte përkeqësuar, duke bërë që Mbretëresha Sofia  të shtynte të gjitha angazhimet e saj publike të planifikuara në mënyrë që të qëndronte pranë saj në çdo kohë.

 

🔴 Noticia de última hora: muere a los 83 años Irene de Grecia, la hermana de la reina Sofía, en el Palacio de la Zarzuela, en Madrid

Informa Miguel Mollà pic.twitter.com/zKINqw8E9Y

— Noticias Cuatro (@noticias_cuatro) January 15, 2026

“Departamenti i Komunikimit i Familjes Mbretërore do të informojë në lidhje me ceremonitë që do të organizohen për funeralin e saj në Spanjë dhe transferimin e trupit në Greqi për varrimin e saj në Tatoi”, thuhet në njoftim, sipas El Pais.

Shfaqja e saj e fundit publike ishte më 7 shkurt 2025, në Athinë, në dasmën e nipit të saj, Nikolaos De Gres, me Chrysi Vardinoyannis.

Kush ishte Princesha Irenë?

Motra më e vogël e Kostandinit II – i cili vdiq në vitin 2023 – dhe Mbretëreshës Sofia, si dhe tezja e Mbretit Filipi VI, Princesha Irenë lindi më 11 maj 1942 në Cape Town.

Ajo ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës së saj kauzave sociale dhe humanitare, kryesisht përmes fondacionit Mundo en Armonía, të cilin e kryesoi nga viti 1986 deri në vitin 2024.

E diplomuar në Salem të Gjermanisë, ajo ndoqi një karrierë si pianiste përkrah muzikantes së famshme Gina Bachauer. Më vonë përfundoi studimet në arkeologji nën drejtimin e Theofanou Arvanitopoulos.

Në vitin 1960, ajo botoi, së bashku me motrën e saj, Sofinë, dhe Theofano Arvanitopoulou, veprën me titull “Varietete Arkeologjike”.

Nga 6 marsi 1964 deri më 10 korrik 1965 (data e lindjes së mbesës së saj, Aleksisë), ajo shërbeu si Trashëgimtare e Fronit Grek. Ajo ishte Kryetare e Korpusit të Udhërrëfyesve të Vajzave Greke (SEO).

Më 13 dhjetor 1967, ajo ndoqi vëllanë e saj, Kostandinin II, në mërgim.

Pas heqjes së monarkisë në Greqi në vitin 1974, pasi jetoi përkohësisht në Indi, ajo u vendos në Spanjë pranë motrës së saj, Sofisë, Nënës Mbretëreshë të Spanjës, dhe mbesave të saj.

Kina lëshon satelit për zbulim në distancë

15 January 2026 at 15:15

Kina lëshoi me sukses në hapësirë një satelit për zbulim në distancë përmes një rakete bartëse “Long March-2C”.

Sipas China Science, e drejtuar nga gazeta People’s Daily, raketa u lëshua nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Jiuquan në veriperëndim të Kinës.

Ky lëshim shënoi misionin e 626-të të fluturimit të serisë së raketave bartëse “Long March”.

Polonia u godit nga më shumë se 3,000 sulme kibernetike në javën e parë të vitit 2026

14 January 2026 at 22:12

Sipas të dhënave nga firma izraelite e sigurisë kibernetike Check Point, sulmet ndaj organeve qeveritare polake arritën nivele rekord në fillim të vitit 2026, me institucionin shtetëror mesatar që pësoi rreth 3,188 përpjekje sulmi gjatë shtatë ditëve të para të janarit, një rekord i ri që kur kompania filloi të gjurmonte një aktivitet të tillë.

Kjo rritje tejkalon nivelet e regjistruara në vendet fqinje si Republika Çeke, Austria dhe Gjermania, duke e vendosur Poloninë në krye të renditjes rajonale të kërcënimeve kibernetike të drejtuara ndaj qeverisë, raporton TVP World.

“Në tetor të vitit 2025, 2,500 sulme dukeshin të rrezikshme. Tani kemi një rekord të ri kërcënimesh. Institucionet qeveritare polake sprapsin 3,188 sulme në javë, më shumë se qeveritë e Republikës Çeke, Austrisë apo Gjermanisë”, tha drejtori i Check Point për Poloninë, Wojciech Glazewski.

 

Before yesterdayMain stream

“Goditja ajrore ndaj Iranit, e pashmangshme”/ Gjenerali Prenga: SHBA do të përdorë çdo metodë që kanë në dorë për të menaxhuar situatën

14 January 2026 at 21:38

Gjeneral Dedë Prenga i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, foli për përshkallëzimin e sulmeve në Iran, ku raportohet se numri i viktimave ka shkuar mbi 2 mijë.

Gjatë intervistës, gjenerali Prenga tha se situata në Iran është kritike dhe presidenti i SHBA Donald Trump ka pasur gjithmonë vëmendjen në Iran dhe se beson se do të përdorë çdo metodë që ka në dorë për të ndryshuar situatën.

Ai nënvizoi se goditja ajrore ndaj Iranit është e pashmangshme.

“Situata kritike në Iran pas protestave është për arsye ekonomike, por edhe për nivelin e kushteve të jetesës. Kjo është parë si protesta më e fuqishme krahasuar që nga ’79. Natyrisht që po i shtypin me ekstremizëm të skajshëm ata që dalin në protestë me Gardën Revolucionare. Dhe popullsia nuk arrin ti dallojë dhe bëjnë reprezalje të jashtëzakonshme. Nga brenda Iranit dhe faktorë të tjerë që janë të opozitës kryesisht jashtë, përfshirë edhe ata që janë në Amerikë, Francë etj…. Parashikohet që numri i të vrarëve të kalojë 10 mijë. Në këto kushte presidenti Trump ka qenë gjatë gjithë kohës i përfshirë në Lindjen e Mesme. Detyrimisht dhe SHBA nëpërmjet presidentit të saj, jam i bindur që do përdorin çdo metodë që është në dorën e tyre, por ai do dëgjojë së pari këshilltarët e tij. Por unë do thoja jo luftë në front të gjerë”, tha ai.

Protestat dhe trazirat në Teheran/ Trump reagon sërish: Vrasjet në Iran po ndalen, nuk ka plane për ekzekutime

14 January 2026 at 21:21

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se vrasjet në Iran po ndalen dhe se nuk ka plane për ekzekutime, njoftoi Donald Trump.

Këto deklarata Trump i ka bërë gjatë një ceremonie nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë.

“Jemi njoftuar  por do ta zbulojmë se çfarë do të thotë e gjithë kjo, pasi na është thënë se vrasjet në Iran janë ndalur, dhe nuk ka asnjë plan për ekzekutime. Më është thënë kjo nga autoritetet e duhura. Shumë njerëz flisnin, gjatë dy ditëve të fundit, se sot do të ishte dita e ekzekutimit”, tha Trump.

Komisioni i BE-së përballet me një votë të re mosbesimi

14 January 2026 at 22:34

Komisioni i BE-së, i udhëhequr nga Ursula von der Leyen do të përballet edhe një herë me një votë mosbesimi në Parlamentin Evropian.

Sipas burimeve pranë çështjes presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola, ka njoftuar për këtë udhëheqësit e grupeve parlamentare.

Debati dhe votimi do të zhvillohen gjatë seancës parlamentare të javës së ardhshme në Strasbourg.

Kjo është e katërta kërkesë për mosbesim ndaj von der Leyen dhe ekipit të saj brenda rreth gjashtë muajve.

Kërkesa e fundit është paraqitur nga grupi i djathtë “Patriotët për Evropën”, i cili ka kritikuar von der Leyen dhe ekipin e saj kryesisht për marrëveshjen tregtare me shtetet e Amerikës së Jugut të Mercosur, përfshirë Brazilin, Argjentinën, Uruguajin dhe Paraguajin.

Anëtarët e këtij grupi përfshijnë ligjvënës të BE-së nga krahu i djathtë i politikanes franceze Marine Le Pen dhe partia e kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Për t’u diskutuar dhe vendosur për votim në Parlamentin Evropian, një kërkesë për mosbesim duhet të mbështetet nga të paktën një e dhjeta e 719 ligjvënësve.

Bild: Gjermania do të dërgojë forca ushtarake në Groenlandë

14 January 2026 at 20:49

Gjermania do të dërgojë një  forcë ushtarake në Groenlandë brenda javës, sipas gazetës gjermane Bild.

Kjo vjen pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump këmbëngul që SHBA-të të fitojnë kontrollin e ishullit strategjikisht të rëndësishëm, i cili është një territor autonom i Danimarkës.

Ushtarët e parë gjermanë mund të mbërrijnë në Groenlandë të enjten, Bild, duke cituar burime qeveritare dhe parlamentare në Berlin.

Më herët sot, Suedia dhe Norvegjia njoftuan se do të dërgonin personel ushtarak në Groenlandë, me kërkesë të Danimarkës. Kopenhageni njoftoi se po vendoste forca si pjesë e ushtrimeve ushtarake në Groenlandë.

Sulmet/ Zelensky njofton se do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në sektorin e energjisë në Ukrainë

14 January 2026 at 19:28

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në sektorin e energjisë me qëllim zgjidhjen e problemeve që ka vendi me ndërprerjet në furnizimin me energji elektrike pas sulmeve të vazhdueshme ruse në infrastrukturë.

“Në tërësi, do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për sektorin e energjisë së Ukrainës”, shkroi Zelensky në platformën X.

Ai deklaroi se pasojat e sulmeve ruse dhe përkeqësimit të kushteve të motit janë serioze.

“Riparimet, kompanitë e energjisë, shërbimet publike dhe Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës po punojnë 24 orë në ditë për të rivendosur energjinë elektrike dhe ngrohjen. Shumë probleme kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Falënderoj të gjithë ata që po punojnë me kapacitet të plotë”, theksoi Zelensky.

 

Spanja investon dy miliardë dollarë në prodhimin e dronëve ushtarakë

14 January 2026 at 19:26

Ministria spanjolle e Mbrojtjes do të investojë dy miliardë euro në prodhimin e dronëve ushtarakë në León dhe Valladolid duke krijuar 200 vende pune në dy fabrika, të cilat do të operohen nga kompanitë teknologjike Indra dhe Edge.

Duke prezantuar projektin në Senat, sekretari i Mbrojtjes Amparo Valcarce deklaroi se uzina e León do të prodhojë “dronët më të përparuar që aktualisht janë në funksion në Evropë dhe NATO’’.

Projekti, që pritet të jetë plotësisht funksional midis viteve 2026 dhe 2027, lind mes tensioneve ndërkombëtare dhe një dëshire për të forcuar aftësitë ushtarake.

Ndërmarrja e re e përbashkët do të fillojë me kontrata me vlerë afërsisht 2 miliardë euro dhe do t’u ofrojë teknologji Forcave të Armatosura Spanjolle dhe ushtrive të tjera evropiane.

❌
❌