Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Main stream

Rritet alarmi në zonat bregdetare, katër sulme nga peshkaqenë brenda 48 orëve në Australi

By: Fax Web
20 January 2026 at 10:48

Katër sulme nga peshkaqenë janë regjistruar brenda vetëm 48 orëve në Australi, duke shkaktuar shqetësim te pushuesit dhe komunitetet bregdetare, veçanërisht në zonat e frekuentuara nga surferët.

Incidenti i katërt ndodhi në brigjet e Parkut Kombëtar Limeburners Creek, në Uellsin e Ri Jugor, ku një surfist 39-vjeçar u sulmua nga një peshkaqen dhe u transportua me urgjencë në spital. Autoritetet shëndetësore lokale njoftuan se ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme, duke pësuar lëndime të lehta.
Sipas Policisë së Uellsit të Ri Jugor, burri po bënte surf kur peshkaqeni i rrëmbeu dërrasën, duke i shkaktuar një plagë në gjoks. Ai mori ndihmën e parë fillestare në një spital lokal.

Drejtori ekzekutiv i organizatës Surf Life Saving NSW, Steven Pearce, deklaroi për ABC se surfisti i shpëtoi për pak një tragjedie më të rëndë. “Ai ka shpëtuar pa lëndime serioze dhe po shërohet me vetëm prerje dhe gërvishtje të lehta,” u shpreh Pearce, duke paralajmëruar publikun:
“Nëse dikush po mendon të dalë në valë këtë mëngjes, përgjatë plazheve veriore, le të mendojë edhe një herë.”. Autoritetet kanë rritur masat e sigurisë dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë aktiviteteve në det.

Përjashtimi nga seancat, Byroja e Kuvendit mblidhet për ankimin e deputetëve demokratë

By: Fax Web
20 January 2026 at 10:40

Byroja e Kuvendit pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar ankimin e deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me përjashtimin e tyre nga seancat parlamentare.

Në këtë kuadër, deputeti dhe anëtari i Byrosë së Kuvendit, Belind Këlliçi, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke kërkuar që mbledhja të zhvillohet e hapur, me praninë e mediave dhe gazetarëve.

Sipas kërkesës, hapja e mbledhjes për median vlerësohet si e domosdoshme për transparencën dhe informimin e opinionit publik, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes që po diskutohet.

Prokuroria e Përgjithshme përfundon verifikimin e pasurisë së gjyqtares Irena Gjoka, rezultatet dërgohen në KLGJ

By: Fax Web
20 January 2026 at 10:36

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar procesin e verifikimit të thelluar të deklarimeve të bëra nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila shërben në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, Prokuroria ka miratuar rezultatet e procesit të verifikimit dhe ka përcjellë vendimin në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Verifikimi i pasurisë së Irena Gjokës u zhvillua mbi bazën e kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Njoftimi:

Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me nr.40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Vrasja me çekiç në Krujë, detaje te reja nga ngjarja

By: Fax Web
20 January 2026 at 10:32

Detaje te jeta jane zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pas mesnate në Krujë, ku 57-vjeçari Petrit Ndou u vra me çekiç pas një sherri me një të ri.

Nga informacionet mesohet se motiv i sherrit ka qenë një incident që ka ndodhur në rrugë, pasi automjetet që drejtonin autori dhe viktima kanë patur një fërkim njëri me tjetrin në aksin Thumanë-Kashar. Ndou ka qenë duke udhëtuar në makinë me bashkëshorten e tij, ndërkohë që autori i dyshuar, 28-vjeçari me inicialet A.V, i i shoqëruar nga dy persona të tjerë, lidhje të afërta të tij.

Pas fërkimit mes makinave, palët kanë dalë duke debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti ka agravuar deri në përdorimin e sendeve të forta. I riu ka marrë një çekiç me të cilin ka goditur 57-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend me një goditje të vetme.

Të gjithë dëshmitarët janë marrë në pyetje nga grupi hetimor, gjë që ka bërë të mundur sqarimin paraprak të rrethanave të ngjarjes.

Viktima dhe autori nuk rezulton të kenë patur një njohje të mëparshme.

Ministri Vengu pret homologun belg: Forcojmë kapacitetet tona!

By: Fax Web
20 January 2026 at 10:29

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka pritur këtë të martë në një takim homologun e tij belg Theo Francken, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë takimit, dy ministrat diskutuan mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e Mbrojtjes, me fokus të veçantë në stërvitjet e përbashkëta, rritjen e ndërveprimit operacional dhe zhvillimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes. Këto elemente konsiderohen thelbësore për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe për forcimin e sigurisë rajonale.

Ministri Vengu vlerësoi partneritetin me Belgjikën dhe rolin e saj si aleate e besueshme në kuadër të NATO-s, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me vendet mike dhe aleate.

“Kënaqësi të prisja në Tiranë homologun belg Theo Francken, një mik i vyer i vendit tonë. Me Belgjikën po punojmë për të thelluar bashkëpunimin në stërvitje të përbashkëta, ndërveprim operacional dhe industrinë e mbrojtjes, si pjesë e përpjekjes për të rritur kapacitetet tona dhe sigurinë rajonale”, u shpreh ministri Vengu.

Në këtë takim u ritheksua se thellimi i partneritetit me aleatët mbetet një prioritet strategjik për Shqipërinë, në funksion të stabilitetit, sigurisë rajonale dhe perspektivës europiane të vendit.

33 mln lekë dëm me tenderët, SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës

By: Fax Web
20 January 2026 at 10:28

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun socialist të Kavajës, Elvis Roshi i marrë i pandehur për shpërdorim detyre. Roshi u paraqit në SPAK, nën shoqërinë e avokatit mbrojtës Andi Skënderi, ku iu komunikua mbyllja e hetimeve, ndërsa dosja pritet të kalojë për gjykim.

Elvis Roshi u kallëzua 10 vite më parë në Prokurorinë e Kavajës nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në shtator të vitit 2015, pasi ai dhe 10 zyrtarë të tjerë dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderët e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.

Shkeljet u zbuluan pas një auditi të kryer në Bashkinë e Kavajës për periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Në listën e shkeljeve u renditën 12 tenderë, të zhvilluar kryesisht për rikonstruksionin e qendrës së qytetit, të disa rrugëve lidhëse dhe mbjelljen e pemëve dekorative.

Në dy raste, KLSH e akuzoi bashkinë e Kavajës se ka ndjekur standard të dyfishtë në vlerësimin e pjesëmarrësve në tenderë, duke skualifikuar operatorin me ofertën më të ulët.

Për 3 tenderë të tjerë, u konstatua se ofertuesi me çmimin më të ulët është skualifikuar padrejtësisht si rezultat i llogaritjes së gabuar të ofertës. Çështja shkoi më pas në Prokurorinë e Durrësit e cila kërkoi ta mbyllte, por një vendim i GJKKO vitin e kaluar urdhëroi hetimin e dosjes nga SPAK.

Tragjedia në Spanjë, shpallen tri ditë zie kombëtare! Rritet numri i viktimave nga përplasja e trenave

By: Fax Web
20 January 2026 at 09:52

Nga e marta, për tri ditë rresht në Spanjë është shpallur ditë zie, në nderim të 40 personave që u vranë pasi dy trena të shpejtë u përplasën gjatë fundjavës.

Përplasja e trenave, që ndodhi të dielën mbrëma, është aksidenti më vdekjeprurës në Spanjë që nga viti 2013, kur 80 persona vdiqën pasi një tren doli nga shinat në qytetin Santiago de Kompostela.

Aksidenti i fundit ndodhi kur një tren që po operohej nga kompania Iryo, që po udhëtonte nga Malaga për në Madrid, doli nga shinat afër Adamuzit në rajonin jugor të Andaluzisë. Treni doli në anën tjetër të shinave dhe u përplas me një tren që po vinte nga drejtimi i kundërt.

“Kjo është një ditë e dhimbjes për gjithë Spanjën, për gjithë kombin”, tha kryeministri Petro Sanchez, gjatë një adresimi për gazetarë kur qëndroi në Adamuz të hënën dhe njoftoi për shpalljen e tri ditëve të zisë.

“Ne do të marrim përgjigje dhe sapo të kuptohet shkaku i tragjedisë dhe ne do të njoftojmë për të me transparencë absolute”.

Dyzet persona janë konfirmuar se kanë vdekur si pasojë e përplasjes, tha kreu i qeverisë rajonale në Andaluzi, Juan Manuel Moreno. Shifrat paraprake të paraqitura nga autoritetet spanjolle thoshin se 39 persona kishin humbur jetën në aksident.

Moreno shtoi se do të duhen 24-48 orë “për të ditur me siguri se sa vdekje u shkaktuan nga ky aksident i tmerrshëm”.

Makineri të rënda u dislokuan në vendngjarje të hënë për të larguar vagonët e dëmtuar të trenave dhe për t’iu mundësuar qasje ekipeve të shpëtimit.

Më shumë se 120 persona janë plagosur si pasojë e aksidentit dhe 41 janë ende në spitalet në qytetin Kordoba, tha Moreno.

Familjarët dhe miqtë e pasagjerëve të zhdukur kanë përdorur rrjetet sociale për të publikuar fotografitë e më të dashurve të tyre në përpjekje për t’i gjetur.

Përplasja e trenave ndodhi në një segment të drejtë të hekurudhës, kur të dy trenat po udhëtonin brenda limitit të shpejtësisë, thanë zyrtarët spanjollë.

Ministri i Transportit, Oscar Puente, tha se treni i parë që devijoi rrugën ishte “praktikisht i ri” dhe segmenti hekurudhor ku ndodhi fatkeqësia ishte renovuar së voni, duke e bërë aksidentin “shumë të çuditshëm”.

Operatori i trenit, Iryo tha se lokomotiva u ndërtua më 2022 dhe inspektimin e fundit e pati vetëm tri ditë para aksidentit. Sipas kompanisë, është e paqartë pse treni doli nga shinat.

Iryo tha se afër 300 persona po udhëtonin me këtë tren kur ndodhi aksidenti.

Renfe, operatori i trenit të dytë që u përfshi në aksident tha se po transportonte 184 pasagjerë.

“Gabimi njerëzor praktikisht është përjashtuar”, tha presidenti i Renfesë, Alvaro Fernandez Heredia, për radion publike spanjolle RNE.

Heredia po ashtu përjashtoi mundësinë që aksidenti të jetë shkaktuar për shkak të shpejtësisë. Sipas tij, të dy trenat po udhëtonin me një shpejtësi që ishte pak mbi 200 kilometra në orë, pra nën 250 kilometra në orë sa ishte limiti për atë segment të hekurudhës.

Spanja ka rrjetin më të madh në Evropë për trenat e shpejtë me mbi 3 mijë kilometra hekurudhë që lidhin qytetet e mëdha përfshirë Madridin, Barcelonën, Seviljan, Valencian dhe Malagën./rel

Krim i rëndë në Mamurras, i riu sherr me 60-vjeçarin, e godet për vdekje me çekiç

By: Fax Web
20 January 2026 at 09:49

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mamurras, ku një 28-vjeçar ka goditur për vdekje një shtetas rreth 60-vjeçar. Konflikti ka nisur për motive të dobëta, dhe dyshohet se gjithçka ka nisur pas prekjes së makinave.

Autori i dyshuar është identifikuar si Andi Vokri, i cili u arrestua në flagrancë.

Njoftimi:

 

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë.

Pësoi hemoragji, ndërron jetë në spital i dënuari

By: Fax Web
20 January 2026 at 08:47

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se rreth orës 04:35 të mëngjesit të sotëm, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkuri, i shtruar në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë.

Sipas njoftimit zyrtar, vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

Mihal Pavllo Mërkuri, i datëlindjes 25 janar 1979, lindur dhe banues në Sarandë, ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ai është ekstraduar nga Greqia më 20 qershor 2023 dhe më 15 shkurt 2025 është transferuar nga IEVP Korçë në IEVP Burrel.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, i ndjeri është shtruar në QSUT më 18 janar 2026, rreth orës 20:21, dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një hemorragjie të brendshme (hemoperitoneum).

Për rastin, autoritetet bëjnë me dije se po zbatohen të gjitha proced

Organizonin baste sportive, AMP ekzekuton masa sigurie per 6 efektive dhe 1 person

By: Fax Web
20 January 2026 at 08:34

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Elbasan ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj 6 punonjësve dhe 1 qytetari.

Efektivët janë ndëshkuar pasi hetimi në kuadër të operacionit “Last Bet” përcaktoi se kanë shfrytëzuar funksionin dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar baste sportive. Dy efektivë dhe një qytetar janë vendosur nën arrest shtëpie:

Nënkomisar Redon Tafilaku me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Inspektor Enea Kapllani me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Qytetari Ilir Tafa banues në Tiranë. Masat për ndalim daljeje jashtë shtetit dhe detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore janë vendosur për 4 punonjës:

Komisar Denis Sinani me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll.

Nënkomisar Aldi Molla me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Inspektor Gëzim Beqiraj me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Nje inspector me detyrë Trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”.

Gjithashtu u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025, rezulton se të dyshuarit, duke shfrytëzuar atributet e funksionit dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e lojërave të fatit dhe basteve sportive të paligjshme.

Veprimet e tyre dyshohet se përbëjnë elementët e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Yesterday — 19 January 2026Main stream

VIDEO/ Shënon mesfushori i Kombëtares, “i injoruari” nga Silvinho ia kthen pas 3 minutash

By: Fax Web
19 January 2026 at 20:19

Sfida mes Göztepe dhe Rizespor, e vlefshme për javën e 18-të të Superligës turke pa dy futbollistë të Shqipërisë, që të festonin me gola.

Fillimisht Qazim Laçi për Rizespor dhe më pas Arda Kurtulan në favor të Goztepe.

E gjitha në harkun kohor të tre minutave.

Laçi mori përsipër penalltinë në minutën e 60-të. Një nga të paprekshmit e Kombëtares nuk gaboi, duke vendosur baraspeshën.

Reagimi nga vendësit e Göztepe erdhi menjëherë. Vetëm tre minuta më vonë ishte Kurtulan, që riktheu ekipin e tij në avantazh.

Me një goditje në kufi të zonës, pas një aksioni model, Kurtulan mposhti portierin e Rizespor.

23-vjeçari po aktivizohet si mesfushor, edhe pse po ashtu ka bërë mjaft mirë mbrojtësin dhe sulmuesin e krahut të djathtë.

Kurtulan asnjëherë nuk është grumbulluar nga Silvinho deri tani, ndërsa në Turqi është përfolur mundësia që të ndryshojë përfaqësuese.

Ndeshja mes Göztepe dhe Rizespor u mbyll në shifrat 3:1.

Trump kërkon 1 miliard dollarë për një vend të përhershëm në “Bordin e Paqes” për Gazën

By: Fax Web
19 January 2026 at 20:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërkuar që shtetet të paguajnë 1 miliard dollarë për të siguruar një vend të përhershëm në të ashtuquajturin “Bordi i Paqes” në Gaza, një strukturë e re ndërkombëtare që synon zgjidhjen e konflikteve, sipas draft-statutit të siguruar nga mediat ndërkombëtare.

LEXO EDHEJo vetëm Rama/ Trump fton edhe Lukashenkon e Bjellorusisë në “Bordin e Paqes”

Sipas dokumentit, Shtëpia e Bardhë u ka kërkuar disa liderëve botërorë të bëhen pjesë e bordit, i cili do të drejtohet personalisht nga Trump.

Mes të ftuarve janë presidenti rus Vladimir Putin, kryeministri hungarez Viktor Orban dhe kryeministri kanadez Mark Carney.

Anëtarësimi në bord do të jetë për një periudhë 3-vjeçare, por vendet që kontribuojnë me më shumë se 1 miliard dollarë brenda vitit të parë do të përjashtohen nga ky kufizim kohor dhe do të mund të qëndrojnë më gjatë.

Çdo shtet anëtar do të shërbejë një mandat jo më shumë se tre vjet, përveç rasteve kur kontribuon me mbi 1 miliard dollarë në fonde monetare gjatë vitit të parë”, thuhet në draft-statutin e bordit.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, struktura do të përbëhet nga:

– një bord kryesor,

– një komitet palestinez teknokratësh që do të merret me qeverisjen e Gazës së shkatërruar,

– një bord ekzekutiv, me rol kryesisht këshillimor.

Në statut thuhet gjithashtu se, “Bordi i Paqes është një organizatë ndërkombëtare që synon të promovojë stabilitetin, të rikthejë qeverisjen e ligjshme dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura nga konfliktet”.

Dokumenti përmban edhe kritika të drejtpërdrejta ndaj institucioneve ndërkombëtare si OKB, duke theksuar nevojën për t’u larguar nga “institucione që kanë dështuar shpesh”.

Trump ka qenë një kritik i vazhdueshëm i Kombeve të Bashkuara dhe së fundmi ka njoftuar tërheqjen e SHBA-së nga 66 organizata dhe traktate ndërkombëtare, gjysma e të cilave lidhen me OKB-në.

Anëtarësimi në Bord do të jetë i kufizuar vetëm për shtetet e ftuara nga kryetari, ndërsa Trump do të ketë të drejtën edhe të përjashtojë vende anëtare, përveç rasteve kur dy të tretat e anëtarëve vendosin veto.

Nga ajo çfarë dihet deri tani, Trump ka emëruar si anëtarë të “Bordit të Paqes” Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, ish-kryeministrin britanik Tony Blair, negociatorin Steve Witkoff dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner.

Ndërkohë, Izraeli ka shprehur kundërshtime ndaj përbërjes së “bordit ekzekutiv për Gazën”, i cili përfshin ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, dhe diplomatin nga Katari, Ali Al-Thawadi.

LEXO EDHEEMRAT/ Rama tha se e ftoi Trump, po kush janë anëtarët e Bordit të Paqes për qeverisjen e Gazës?

“Bota po pret veprimin tonë”/ Berisha: Në 24 janar, protesta më e fuqishme që ka njohur Tirana

By: Fax Web
19 January 2026 at 19:05

Pas tensioneve në parlament, Opozita u rikthye sërish me “Foltoren” e saj para Kryeministrisë.

Disa ditë nga protesta e thirrur e 24 janarit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi se, ajo do të jetë më e fuqishmja që ka parë Tirana.

“Përpara nesh është një organizatë kriminale, armike e betuar e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Ky regjim po shpërfytyron Shqipërinë. 24 janar do jetë protesta më e fuqishme që ka njohur ndonjëherë Tirana. Në parlament qëndrojnë hajdutët më të mëdhenj, që qëndrojnë aty, për t’ju thënë shqiptarëve se ne ju kemi vjedhur e do ju vjedhim. Shqiptarët po presin fitoren e opozitës. 24 janari është dita e së vërtetës së madhe. Mos ju mungojë guximi më 24 janar. Bota po pret veprimin tonë”, tha ndër të tjera Berisha.

“Foltorja”, Maliqi: Pse SPAK nuk tregon çfarë videosh ka për Agasin? Video orgjish apo video pazaresh…

By: Fax Web
19 January 2026 at 18:55

Ish deputeti i PL-së, Lefter Maliqi, ka qenë i ashpër gjatë fjalës së tij në Foltoren para kryeministrisë

Agasi i famshëm i Ramës mori shishet me verë. Përse SPAK nuk tregon çfarë videosh ka, ka qenë Rama atje apo nuk ka qenë? Ka video orgjish apo video pazaresh për këtë bandit”, tha ai.

Sipas Maliqit, qëllimi i vetëm është rrëzimi i regjimit, ndërsa nënvizoi se shqiptarët duhet të dalin masivisht në protestë më 24 janar.

PJESË NGA FJALA E MALIQIT:

Lekët e krimit dhe korrupsionit ky i ka për të blerë ndërkombëtarë për të lobuar kundër opozitës. Lekët i ka për rrugët miliarda euro që janë të shkatërruara, i ka për banditë dhe oligarkë. Me një shëndetësi të dështuar ku qindra spitale apo dhjetëra qendra shëndetërore janë të mbyllura. Shkolla të mbyllura në fshat dhe qytet. Krimi i organizuar lulëzon brenda burgut dhe jashtë saj. E patë se si u vra në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Ulsiu u dosjeve famëkeqe të krimit elektoral të Dibrës thotë e hodhën pistoletën me dron. E patë krimin makabër në aeroportin e Rinasit. Agasi i famshëm i Ramës mori shishet me verë. Përse SPAK nuk tregon çfarë videosh ka, ka qenë Rama atje apo nuk ka qenë? Ka video orgjish apo video pazaresh për këtë bandit”.

FOTO-EMRA/ Ekzekutimi i shqiptarit në burg! Dyshohet vrasje me pagesë, i njëjti autor ekzekutoi edhe…

By: Fax Web
19 January 2026 at 18:51

Policia greke dyshon se vrasja e 49-vjeçarit Jani Aliaj në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalos është kryer me pagesë.

Autori i dyshuar është një 28-vjeçar grek, i konsideruar si vrasës me pagesë, i cili rezulton i përfshirë edhe në një tjetër ekzekutim të bujshëm.

Sipas autoriteteve greke, bëhet fjalë për të njëjtin person që më 18 gusht 2025 ekzekutoi me armë zjarri 47-vjeçarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi.

Ngjarja ndodhi në zonën Agio Panteleimona në Athinë.

Artur Bashimi, ish i dënuar për vjedhje, dyshohet se u vra për motive hakmarrjeje, në lidhje me aktivitetin kriminal të vëllait të tij, Marsel Bashimi.

Ky i fundit rezulton i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale në Greqi, në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të dy të kërkuar në Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut.

Autoritetet greke dyshojnë se edhe ekzekutimi i Jani Aliajt është porositur nga jashtë burgut dhe është kryer kundrejt pagesës.

Sipas informacioneve të bëra të ditura, ai e goditi dy herë në qafë.

Vrasja ndodhi në Krahun e 3-të të burgut të Korydallos-it dhe çështja është marrë në hetim nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Pireut”, shkruan media greke “Zougla“.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrjetin kriminal që qëndron pas këtyre vrasjeve dhe për të identifikuar porositësit e mundshëm të ekzekutimeve.

Sesioni i ri parlamentar nis me tensione, opozita “pushton” foltoren e Kuvendit

By: Fax Web
19 January 2026 at 18:48

Ashtu siç edhe pritej seanca nisi me tensione. Deputetët e opozitës kanë bllokuar Foltoren duke penguar vijimin e punës.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka nisur fjalën e tij deputetët e opozitës kanë vijuar me zhurmë. Gjithashtu deputete opozitës kanë vijuar protestën.

Gazment Bardhi drejtuar Peleshit, theksoi se ka shkelur ligjin duke u bërë mburojë e një të korruptuareje.

Jo vetëm Rama/ Trump fton edhe Lukashenkon e Bjellorusisë në “Bordin e Paqes”

By: Fax Web
19 January 2026 at 18:47

Jo vetëm kryeministri Edi Rama. Presidenti i SHBA, Donald Trump ka ftuar edhe presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Lukashenkoqë të bëhet pjesë e “Bordit të Paqes për Gazan”.

Këtë e ka konfirmuar ministria e Jashtshme bjelloruse.

Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në aktivitetet e Bordit të Paqes, duke marrë parasysh dhe duke shpresuar që kjo organizatë do të zgjerojë fushëveprimin dhe autoritetin e saj shumë përtej mandatit të propozuar në këtë iniciativë“, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë.

Qeveritë kanë reaguar me kujdes deri tani ndaj ftesës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’u bashkuar me iniciativën e tij “Bordi i Paqes”, e cila synon zgjidhjen e konflikteve në nivel global.

Diplomatët paralajmëruan se plani mund të dëmtojë punën e Kombeve të Bashkuara. Vetëm Hungaria, udhëheqësi i së cilës është një aleat i ngushtë i Trump, dha një pranim të qartë ndaj ftesave, të cilat u janë dërguar rreth 60 vendeve dhe kanë filluar të mbërrijnë në kryeqytetet evropiane që të shtunën, sipas burimeve diplomatike.

Sipas një kopjeje të letrës dhe draftit të kartës së parë të siguruar nga Reuters, bordi do të kryesohej nga Trump dhe fillimisht do të merrej me konfliktin në Gaza, për t’u zgjeruar më pas në konflikte të tjera.

Anëtarësimi do të kufizohej në mandate trevjeçare, përveç rasteve kur vendet do të paguanin nga 1 miliard dollarë secila për të financuar aktivitetet e bordit dhe për të fituar anëtarësim të përhershëm.

“Është një ‘OKB e Trump’ që injoron themelet e Kartës së OKB-së”, tha një diplomat.

LEXO EDHEEMRAT/ Rama tha se e ftoi Trump, po kush janë anëtarët e Bordit të Paqes për qeverisjen e Gazës?

EMRI/ Vritet në burgun grek personazhi i njohur i krimit në Shqipëri

By: Fax Web
19 January 2026 at 17:00

Shqiptari i vrarë sot në burgu e Koridhalos është një emër i njohur i botës së krimit në vendin tonë.

Ai është Jani Aliaj, i cili rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ai u arrestuar rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit 2024 nga skuadra “DIAS”, e cila e ka kontrolluar si person të dyshimtë teksa ecte në rrugë. Gjatë kontrollit ka rezultuar se ai mbante një kartë identiteti false greke dhe për këtë është shoqëruar në stacionin e policisë Moskato, Athinë, për hetime të mëtejshme.

Nga verifikimi i mëtejshëm në sistem, rezultoi se ai ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, ku vuante dënim me burgim të përjetshëm plus 2 vjet plus 12 muaj për vrasjen e një shtetasi shqiptar, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, për ngjarje të ndodhura në vitin 2006 në Athinë.

Gjithashtu rezultoi se ky shtetas kërkohej në nivel ndërkombëtar për dy raste vrasjesh, të ndodhura në Shqipëri në tetor 2015 dhe maj 2016.

Aliaj është i lindur në Tepelenë dhe i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e bujshme në 1 maj 2016 në Tiranë, ku u vra Elton Çiço në lokalin ‘De Niro” në zonën e ish-bllokut.

Policia nuk mundi të provonte autorësinë e Elton Çiços, ndërsa vetë Jani Alia deklaroi se ishte vetëm një ngatërresë.

Prej këtij momenti Jani Alia zhvendoset në Tiranë dhe kërkon ndihmën e Renato Milloshit, me të cilin kishte miqësi të hershme.

Vetëm 1 javë më vonë, më 1 maj 2016 në një lokal në Bllok ekzekutohet me 2 plumba Elton Çiço. Për ngjarjen policia shpalli si autorë Jani Aliajn dhe Renato Milloshin.

Pas vrasjes së Elton Çiços, miqtë e tij, mes tyre Andi Mustafaraj premtuan hakmarrje.

PËRPLASJET

Vetëm 4 muaj pas vrasjes së Çiços, dhe pak kohë pas mesazhit të Mustafarajt, më 21 gusht të vitit 2016, rreth orës 15:35 në një lokal në afërsi të ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë iu bë atentat me armë Nelgert Patës, i cili njihet si mik dhe bashkëpunëtor i Jani Aliajt.

Për shkak të disa bimëve dekorative që kishte lokali, Nelgert Pata i shpëtoi fushëpamjes së atentatorit dhe mbeti i plagosur lehtë në vesh. Menjëherë pas ngjarjes Pata u largua në drejtim të paditur.

E njëjta skemë është ndjekur edhe në atentatin me armë ndaj Andi Mustafarajt me 28 tetor në një lokal në zonën e Ish-ekspozitës.

Ai është mbajtur në vëzhgim derisa ka zbritur nga makina dhe është ulur në kafe, ku u qëllua 3 herë me armë duke mbetur i plagosur.

Vrasja e tretë është ajo e 34-vjeçarit Nelgert Pata, mik i Jani Aliajt dhe rival i grupit të Elton Çiços. Pata u ekzekutua në makinën e tij dhe u gjet vetëm pak minuta më vonë nga policia.

Deklarata për RTSH-në/ Rama replikon me “SafeJournalists”: Mbrojtja informacionit fillon duke mos përhapur dezinformim

By: Fax Web
19 January 2026 at 16:49

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në replika me Rrjetin “SafeJournalists” lidhur me deklaratat e tij për Radio Televizionin Shqiptar.

“Po bëhet një model fatkeq i kësaj epoke të re të dembelizmit të shfrenuar ndaj dëgjimit të asaj që të tjerët thonë realisht, që të përballesh me deklarata si ajo e bashkëngjitur, të cilat pasqyrojnë një keqkuptim thellësisht të shtrembëruar të qëndrimit tim lidhur me Transmetuesin Publik Shqiptar.

I ftoj autorët e kësaj deklarate keqinformuese të lexojnë ose të dëgjojnë me kujdes fjalimin tim dhe të bëjnë një përpjekje të sinqertë për të kuptuar thelbin e çështjes. Vërejtjet e mia nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me “lidhjen e financimit apo ekzistencës së RTSH-së me miratimin politik”. Çdo interpretim i tillë është thjesht i pasaktë dhe mashtrues.

Mbrojtja informacionit fillon duke mos përhapur dezinformim.

Mbrojtja e informacionit fillon duke mos përhapur dezinformim”, shkruan Rama.

Në një deklaratë SafeJournalists “paralajmëron se lidhja e financimit ose e vetë ekzistencës së RTSH-së me miratimin politik minon pavarësinë e saj dhe paraqet rreziqe për lirinë e medias. Ai thekson se mediat e shërbimit publik duhet të vlerësohen përmes reformave transparente dhe të bazuara ligjërisht, dhe jo përmes retorikës politike, veçanërisht në kontekstin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku liria e medias dhe pavarësia institucionale janë standarde kyçe”.

Tre ditë më parë, Rama tha se Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”.

“Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni publik të reformohet dhe kemi dështuar me suksesin më të plotë. Nuk di çfarë do bëjë drejtuesja e re, por deri tani bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm. Që do të thotë nga borxhi në borxh”, deklaroi numri një i kabinetit.

“Mendoj që çdo opsion duhet të jetë në tavolinë, edhe mbyllja përfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti, edhe çdo gjë përveç kësaj që është. Por unë nuk marr pjesë në këtë, siç nuk marr pjesë në asnjë lloj tentative për të rregulluar median. E bëra këtë “aventurë”, një “aventurë” thjesht dhe vetëm për pak gjëra dhe i mbeti Shqipërisë atje, ai paragrafi, drafti i ligjit për mediat. Ndërkohë që sot BE-ja diskuton shumë më tepër se aq, por unë nuk merrem as me televizionin publik, as me median online. Ju që vuani shpifjet e tyre, merruni. Unë personalisht e kam marrë parasysh që ata këtë punë kanë”, shtoi ai më tej.

Sipas Ramës, vetë RTSH-ja duhet të bëjë reformë. Ai paralajmëroi se qeveria nuk do t’i japë televizionit publik asnjë para, derisa ajo t’i meritojë ato.

“Ditën punëtor krahu, natën trafikant droge”/ Kapet 54-vjeçari shqiptar

By: Fax Web
19 January 2026 at 16:38

Karabinierët e Peruxhias kanë arrestuar një 54-vjeçar shqiptar, që ditën punonte si punëtor krahu me profesion dhe natën ishte shpërndarës lëndësh narkotike.

Aksioni u krye në zonën e Ferro di Cavallo, kur patrullat kërkuan të ndalonin një mjet, por shoferi refuzoi, duke u përpjekur t’i shpëtojë kontrollit.

Gjatë ndjekjes nga karabiniertë, shqiptari asgjësoi një pako të gjetur më vonë nga oficerët: brenda, një bllok që përmbante një kilogram kokainë jashtëzakonisht të pastër.

I arrestuar menjëherë pas kësaj, ai iu nënshtrua një kontrolli në automjet dhe në shtëpi, të kryer me mbështetjen e personelit të Seksionit të Operacioneve të Kompanisë Perugia.

“Pas operacioneve, Karabinierët gjetën dhe sekuestruan një sasi të konsiderueshme narkotikësh, të cilat do t’i nënshtrohen aktiviteteve specifike të Laboratorit të Analizës së Narkotikëve (LASS), të krijuar brenda Seksionit të 3-të të Hetimeve Shkencore (SIS) të Njësisë Hetimore të Perugias”, informojnë mediat italiane.

Karabinierët, mbi bazën e provave, e shpallën atë të arrestuar dhe e çuan në burgun Perugia – Capanne, sipas urdhërit të magjistratit në detyrë në Prokurorinë Publike të Perugias, i cili ishte informuar për çështjen.

❌
❌