Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 January 2026Main stream

Eksperti i Sigurisë: Ekonomia ruse e lodhur, shpenzimet për luftën në Ukrainë e kanë “groposur”

27 January 2026 at 21:36

Eksperti i Çështjeve të Sigurisë Redion Qirjazi ka analizuar gjatë një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News, zhvillimet e konflikteve në botë.

Gjatë intervistës, foli edhe për pushtimin Ukrainës nga Rusia duke thënë se shpenzimet që Moska ka bërë në këtë luftë, janë duke e groposur atë.

Më tej eksperti i Çështjeve të Sigurisë theksoi se deri më tani Rusia nuk është se ka marrë një territor të madh të Ukrainës, kjo falë edhe mbështetjes së Europës për Ukrainës.

“Shpenzimet që ka bërë Rusia janë duke e groposur atë. Kina është duke u shndërruar në furnizuesin kryesor të Rusisë për shkak të sanksioneve. Ekonomia e luftës është duke e shkatërruar atë ekonomikisht, edhe pse tani ende nuk kuptohen. Nga ana tjetër Europa ka një ekonomi më të qëndrueshme. Pra duhet kuptuar është se ajo që ofron më shumë marrëdhënie është Europa, dhe fuqia e saj blerëse është jashtëzakonisht e madhe. Por uniteti politik i Europës është problemi”, shtoi ai.

/abcnews.al/

“Të jemi të matur në arenën ndërkombëtare”, Muçi: Kemi disa rezerva ndaj lëvizjeve të shpejta të kryeministrit Rama

27 January 2026 at 21:13

TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se shpreson që aleanca euroatlantike dhe partneriteti midis SHBA dhe BE të jenë jetëgjatë, ndërsa Shqipëria të përfitojë nga këto marrëdhënie dhe të avancojë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Muçi shtoi se si subjekt politik kanë rezervat e tyre ndaj disa veprimeve të kryeministrit Edi Rama, përfshirë përpjekjet për përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes dhe vizita në Izrael.

Ai theksoi se Shqipëria duhet të ruajë maturinë dhe kujdesin në arenën ndërkombëtare.

“Shpresoj shumë që aleanca euroatlantike dhe partneriteti midis SHBA-së dhe BE-së të jenë shumë jetëgjatë, dhe që Shqipëria të përfitojë nga këto marrëdhënie dhe të integrohet në BE me radhë.

Të gjitha rezervat që kemi si subjekt politik janë ndaj disa veprimeve të kryeministrit, si nxitimi i tij për aderimin në Bordin e Paqes apo vizita në Izrael, të cilat mund t’i shkojnë për shtat momentalisht propozimeve të presidentit të Turqisë.

Por, për shkak të rezervave që kanë disa vende kryesore të BE-së, madje edhe vota ime e abstenimit, kjo supozon që ne të kuptojmë pozicionin e vendit tonë dhe vendin ku duam të integrohemi. Duhet të jemi të matur në arenën ndërkombëtare.”, tha ai./abcnews.al

Minxhozi në “Real Story”: SHBA, ombrellë e pazëvendësueshme e sigurisë për Evropën dhe Shqipërinë

27 January 2026 at 21:07

TIRANË- Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “Real Story”, tha se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për garantimin e paqes në botë është kyç dhe i padiskutueshëm.

Sipas tij, SHBA në planin e sigurisë dhe atë ushtarak është një partner i pazëvendësueshëm si për Evropën ashtu dhe Shqipërinë.

“Ka një shprehej te vjetër: amerikanët bëjnë luftërat, evropianët financojnë paqen. Dhe me thënë të drejtën nuk është se nuk përkon me ngjarjet e fundit. Amerikan në planin ushtarak dhe të sigurisë, ka qenë dhe mbetet një ombrellë e pazëvendësueshme, sepse e tillë është për të gjithë Evropën, pa lërë pastaj për Shqipërinë dhe evropianët”, tha ai.

Gjatë diskutimit në studio, Minxhozi u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë si model ekonomik dhe si model shoqëror është vetë Europa.

“Projektin ne si shoqëri, si model, projektin afatgjatë nuk kemi me Amerikën, por e kemi me Evropën”, tha ai./abcnews.al

“Për BE, Rusinë e SHBA kemi qenë zonë neutrale”/ Artur Nura: Kemi paguar koston e stabilitetit të tyre, sot duhet të bëjmë zgjedhje me kurajo!

27 January 2026 at 20:55

Analisti Artur Nura në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, deklaroi se Shqipëria ka paguar koston e stabilitetit të vendeve më të mëdha. Ndërsa shtoi se fatkeqësisht ka “qenë një urë ku nuk ka mbetur ushtri pa kaluar”, duke nënvizuar se është me rëndësi që sot të bëjë zgjedhje me kurajë dhe analizë se në krah të kujt do të qëndrojë.

“Ne jemi evropianë, jemi në Europë dhe do mbetemi gjithmonë. Ne kemi qenë për vullnetin e Europës dhe superfuqive duke futur Rusinë dhe SHBA kemi qenë një zonë neutrale. Nëse do flasim për neutralitetin, sot ne jemi anëtarë të NATO dhe po insistojmë të jemi anëtarë të BE dhe shpresoj që BE ëndrrën e atyre që e ndërtuan janë në një sfidë.  Pra ne e kemi paguar koston e stabilitetit të tyre , u izoluam ne dhe kemi qenë një urë që nuk ka ngelur ushtri pa kaluar, por në urë askush nuk investon. Sot nuk jemi më urë. Pra ne sot duhet të bëjmë zgjedhje me kurajë dhe analizë”, tha ai.

“Dy gjëra s’i shfrytëzuam siç duhet në politikën e jashtme”, Çejku: Marrëdhëniet Shqipëri–Izrael kanë hyrë në një kapitull të ri

27 January 2026 at 20:46

TIRANË- Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Arben Çejku komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Izrael.

Ai shtoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit kanë hyrë një një tjetër raport, ndërsa shpjegoi dhe arsyet që sipas tij po bëhen këto lëvizje, edhe nga kryeministri  Edi Rama,

“Shqipëri-Izrael kapitull tjetër marrëdhëniesh. Ne kemi një kthesë në raport me Izraelin dhe për çfarë arsyesh bëhet, e para kryeministri mendon që nëpërmjet Izraelit do jetë shumë më afër administratës Trump. Rama ka parë që europianët kanë problematika në raport me Washingtonin.

Duket që Izraeli e garanton më shumë Ramën aty ku ka ndoshta pengesa dhe aty për të rikuperuar marrëdhëniet. Si një vend i vogël, jemi të detyruar të kemi marrëdhënie me të gjithë, me partneritet strategjik duhet të kemi kujdes se më kë e vendosim partneritetin strategjik. Shqipëria përfiton nga marrëdhëniet e mira me Izraelin. Ne kemi një traditë të mirë të këtyre marrëdhënieve”, tha ai.

Ai shpjegoi në “Real Story” se klima e ngrohtë për pritjen e hebrenjve në Shqipëri ka nisur që në vitin 1931, në kohën e Mbretit Zog.

“Ne kemi marrëdhënie me atë që nga 1931, kur kanë filluar të vijnë hebrenjtë e parë. Mbreti Zog dërgoi një qarkore në të gjithë konsullatat shqiptare, ku kërkonte që çdo hebre që paraqitet dhe kërkon ndihmë për të ardhur në Shqipëri duhet t’i jepet letra dhe duhet të vinte në Shqipëri. Ai kishte shtatë hebre në oborrin mbretëror, që shërbenin.”, tha ai.

Diplomati Çejku shpreh se në politikën e jashtme Shqipëria nuk ka arritur dot t’i shfrytëzojë siç duhet dy “bekime” të mëdha.

“Dy gjëra ne nuk kemi arritur t’i shfrytëzojmë në politikën e jashtme: faktin që Nënë Tereza ishte shqiptare, e famshme në të gjithë botën dhe mbrojtjen që iu bëmë hebrenjve dhe këtë aset e përdori Tito për disa kohë më radhë në negociata dhe në daljen e tij në det, në marrëdhëniet me SHBA dhe tani më në fund është kuptuar se çfarë kanë bërë shqiptarët për hebrenjtë.”, tha ai./abcnews.al

“Vizita e Ramës në Izrael, delikate”/ Minxhozi: Njeriu i sfidave, por në fjalimin e tij duhet të fliste më shumë për atë që po ndodh në Palestinë

27 January 2026 at 20:32

Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se vizita e kryeministrit Edi Rama në Izrael nga ana diplomatike, ishte një vizitë shumë delikate.

Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi, nënvizoi se Rama ka treguar se është lider politik që bën zgjedhje të forta, ndërsa shtoi se në fjalimin e tij në Knesset, priste t’i kushtohej më tepër rëndësi asaj se çfarë po ndodh në Palestinë.

“Nga ana diplomatike ka qenë një vizitë shumë delikate. Jemi fiks si tek Bordi i Paqes kur Rama e firmosi, por nuk shkoi. Rama kërcen, një balet diplomati që është gjithmonë në zgrip. Të jesh një vendi të vogël e ka luksin të ketë një lëvizje më të madhe. Rama ka marrë lirinë, të një lideri politik që bën zgjedhje të forta, thotë ato që të tjerët nuk u thonë dhe që nuk ia marrin për ters.

Vizitën në Izrael e shoh si “krijon levat e influencës tek administrata amerikane, por problemi është që kur shkon t’i japësh dorën një qeverie që gjysma është për arrestim dhe ka ndodh ajo që ka ndodh në Palestinë, por Rama është njeriu i këtyre sfidave. Por Rama në fjalimin e tij duhet të kishte thënë diçka më shumë. Unë do prisja nga kryeministri i vendit tim të kishte diçka më shumë”, tha Minxhozi.

/abcnews.al/

Ish-ambasadori Arben Çejku: Vizita e Ramës në Izrael ishte e guximshme dhe pragmatike

27 January 2026 at 20:27

TIRANË- Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Arben Çejku, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Izrael, duke e cilësuar atë si një veprim të guximshëm dhe pjesë të real-politikës që ndjek kreu i qeverisë shqiptare.

Sipas Çejkut, Rama ka dëshmuar ndër vite se ndërmerr lëvizje që në pamje të parë duken të rrezikshme politikisht, por që në bilancin e tij shpesh kanë rezultuar të dobishme për politikën e jashtme të Shqipërisë. Ai theksoi se kryeministri ka thyer barriera jo vetëm me qëndrimet politike, por edhe me sjelljen dhe stilin e tij përfaqësues.

Ai shtoi në “Real Story” se Rama po ekzekuton një agjendë të qartë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka të drejtën legjitime të përfaqësojë Shqipërinë në këtë kuadër. Sipas tij, kryeministri po përpiqet të maksimizojë përfitimet politike në moment, duke krijuar mundësi edhe për një vizitë të mundshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një mikpritje nga presidenti Donald Trump.

Në këtë kontekst, ish-ambasadori përmendi edhe faktin që Rama nuk mori pjesë në Davos, por priti familjen Trump, duke dhënë mesazhin se nuk ndjek vetëm protokollin zyrtar, por kultivon edhe marrëdhënie personale në diplomaci.

“Mendoj që kryeministri e ka dëshmuar se di të bëjë disa lëvizje të guximshme, që në momentin e parë ne i shohim që mund ta rrezikojnë, por në bilancin e tij shpesh e kanë promovuar si një aventurier në politikën e jashtme, por jo gjithmonë e ka pasur problem këtë gjë. Shumicën e rasteve i kanë sjellë dobi, pra ka pasur guximin dhe ka thyer barriera, me veshje dhe me sjellje dhe qëndrim.

Me vizitën në Izrael duhet parë në kontekstin e një përvjetori dhe një kujtese që u realizua atje. Mendoj se të gjitha gjërat që bëhen në emër të shtetit shqiptar janë kontribut në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në fund të fundit, ai ekzekuton një agjendë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka të drejtë ta përfaqësojë Shqipërinë. Rama po përpiqet të fitojë sa të mundet në moment, duke krijuar mundësi për vete që të bëjë atë udhëtimin e famshëm në SHBA, nëse do ta bëjë, nuk e di, për të pasur një mikpritje nga presidenti Trump. Rama bën real-politikë, është pragmatist.

Nuk është hera e parë që ndërmerr riskun. Ai e di që me BE-në mbyllja e kapitujve do të marrë shumë kohë, ashtu siç e di që problematikat që janë trajtuar politikisht me SHBA-në i duken më emergjente për t’i përmbyllur.

Midis këtyre, ai zgjedh atë që merr më mirë. Nuk shkoi në Davos, priti familjen Trump dhe dha mesazhin e qartë që unë nuk jam protokollar, por kam edhe protokoll familjar, pra unë jam më afër familjes Trump”, tha ai.

“Disa vende të BE e kanë bojkotuar Netanyahun”/ Muçi: Vizita e Ramës në Izrael për interesa personale!

27 January 2026 at 20:12

Redi Muçi deputeti i Lëvizjes Bashkë, në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Izrael.

Gjatë intervistës, Muçi u shpreh se sipas tij, kjo vizitë kishte për qëllim interesat personale të kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se vendet e BE e kanë bojkotuar Netanuahu, por Rama po bën të kundërtën.

“Qëllimi i takimit bazohet më tepër në nevoja personale të të dy krerëve te shteteve. Manovrat politike që ka bërë Rama së fundmi, duket qartë që motivacioni i tij i vërtetë është fitimi i një “leve” për të ndikuar te presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I gjithë ky show mediatik i shërben vetëm interesave personave. Ndërsa ndaj Netanyahut pothuajse të gjitha vendet e BE i kanë vendosur një bojkot, Rama bën të kundërtën”, tha ai.

Si do votonit nëse zgjedhjet do mbaheshin sot? Përgjigja e të anketuarve në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve”

26 January 2026 at 23:02

Efekti i protestës ka sjellë mobilizim të PS. Sali Berisha dhe protesta e dhunshme, e ngjitën PD me 1.1% brenda javës, nga 25.3% në 26.7%; ose me saktë suksesi i protestës, duket rritja e polarizimit.

Dhe numri i hezituesve ulët, dhe rriten dy partitë e vjetra. Duket se ndjeshëm në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News se këto javë po bie edhe shpresa e shqiptarëve për një parti të re.

2 javë më parë kjo shpresë ishte 25.6%, sot është 20%.

Linku i pyetësorit është shpërndarë me SMS të rastësishme në mënyrë proporcinale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Ndërkohë kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorë të rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike.

Kampioni i sondazhit është 1153 banorë të rritur të vendit, ndërsa maksimumi i marzhit të gabimit statistikor +/-2.9 %

Bordi i Paqes, ftesa që mori Rama nga Trump/ Sondazhi, 67.4% e shqiptarëve e cilësojnë miratimin gjënë e duhur

By: Rovena
26 January 2026 at 22:43

Kuvendi i Shqipërisë votoi këtë javë me 110 vota pro miratimin e ftesës së presidentit amerikan Donald Trump, për kryeministrin Edi Rama si përfaqësues të Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën. Në sondazhin e ABC News 67.4% e qytetarëve shqiptarë e cilësuan miratimin si gjënë e duhur.

25.4% e tyre kanë shprehur mendimin se në Kuvend duhej një debat më i gjatë kombëtar. Kurse vetëm 7.2% mendojnë se ftesa duhej refuzuar. Linku i pyetësorit është shpërndarë me SMS të rastësishme në mënyrë proporcinale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Ndërkohë kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorë të rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike.

Kampioni i sondazhit është 1153 banorë të rritur të vendit, ndërsa maksimumi i marzhit të gabimit statistikor +/-2.9 %

Protesta e Berishës, çfarë mbështesni? “Zëri i shqiptarëve”: 55.7% nuk mbështesin as arsyen e as dhunën

26 January 2026 at 22:16

PD këtë javë, pasi votoi pro Ramës për anëtar në Bordin e Paqes së Trump, mbajti dhe një protestë të dhunshme kombëtare.

Pyetjes në sondazhin në “Zërin e Shqiptarëve” në ABC News, se çfarë mbështesni në protestën e Berishës, 55.7 % e të anketuarve janë përgjigjur se nuk mbështesin as arsyen e as dhunën.

Pra shumica e të anketuarve, 55.7% e refuzojnë atë.

Ndërsa 33.0 % janë përgjigjur; Arsyet që e thirri.

Linku i pyetësorit është shpërndarë me SMS të rastësishme në mënyrë proporcinale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Ndërkohë kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorë të rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike.

Kampioni i sondazhit është 1153 banorë të rritur të vendit, ndërsa maksimumi i marzhit të gabimit statistikor +/-2.9 %

/abcnews.al/

Before yesterdayMain stream

“Ra fabula e Ramaduro dhe heqjes së ‘non gratës’/ Bejko: Berisha i kënaqur që Rama do shkojë te Trump

By: Rovena
26 January 2026 at 21:02

Analisti politik Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës, ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin opozitar.

Sipas Bejkos, narrativa e ndërtuar rreth heqjes së statusit “non grata” dhe paralelizmat mes kryeministrit Edi Rama dhe figurave ndërkombëtare si Maduro, rriti artificialisht shpresat e militantëve, por nuk u përkthye në rezultate konkrete.

Ai theksoi se ngjarje të shpejta në arenën ndërkombëtare, si përfshirja e Ramës në Bordin e Paqes dhe kontaktet me figura të administratës Trump, kanë forcuar pozitën e kryeministrit, ndërsa Berisha, sipas tij, ndonëse shfaqet i irrituar, ka interes që Rama të dalë i fortë politikisht.

“Berisha e kishte pritshmërinë shumë të lartë, iu krijua ideja me arrestimin e Maduros, edhe Edi Rama ishte një Maduro, filluan të besonin Ramaduro. Këtë fabule filluan që ta besonin vërtet. Këta e rritën jashtëzakonisht shumë pritshmërinë në raport me militantët. Doli Belind Këlliçi për të helmuar militantët se Sali Berishës i është hequr ‘non grata’, asnjëra prej tyre nuk ndodhi.

Ndodhën disa gjëra të shpejta, siç ishte Bordi i Paqes ku Rama do jetë krah vetë Trump dhe elementi i dytë ishte ardhja e Ivanka Trump në Shqipëri dhe më pas i dhanë votën Ramës për Bordin. Berisha bën vërtet si i inatosur, Berisha është i kënaqur që Rama shkoi te Trump sepse Rama atje do të japë imazhin që Rama është shumë afër amerikanëve dhe do t bjerë pak ndikimi mbi SPAK për Ramën dhe veten, se hallin e kanë të përbashkët. Pse Berishës i intereson Rama e fortë?! Sepse Rama tha që do bëjë ndryshime kushtetuese, do i japë Senatin dhe Senati është imunitet”, tha Bejko.

“Berisha kërkon të ruajë status-quo”, Nesturi: Berisha ‘non grata’ jo vetëm nga SHBA, asnjë kancelar nuk e takon në Shqipëri!

26 January 2026 at 20:53

Analisti Plator Nesturi tha se mazhoranca i ka mbyllur raportet me opozitën që në 11 maj dhe se Berisha kërkon vetëm të ruajë status quo-n për të mbajtur kryesinë e opozitës. Nesturi tha se Berisha nuk është non grata vetëm nga SHBA, por edhe nga të tjerë diplomat e kancelarë ndërkombëtar që refuzojnë të takojnë Berishën në takimet në Shqipëri.

 “Nëse marrim keq opozitë, mazhoranca i ka mbyllur raportet që në 11 maj. Nuk mund të bëjë dot asgjë tjetër. Berisha kërkon vetëm të ruajë status quo-n që të jetë ende në krye të opozitës. Shikojmë që kemi të bëjmë me një kryetar opozite non grata jo vetëm në SHBA, por edhe në Shqipëri; këtu nuk e takon asnjë ambasador dhe zyrtarët e lartë të BE-së.

Nuk ka qasje në asnjë kancelari të vendeve europiane, takohen vetë Jorida Tabakun dhe Gaz Bardhin. Nëse në protestë i kujton se është ai kryetar, tregon sa e dobët është opozita. Që nga 11 maji, Berisha po lodh elektoratin, ka një skenar të fokusuar vetëm brenda imazhit.

Ja ka ndaluar vendosjen e flamujve amerikanë në protestë, dhe vetë ambasada e ka përmendur. Nga Kryeministria kalon në parlament për një ligj që e votuan dy ditë para dhe nuk njoftuan as elektoratin.”  / abcnews.al /

“Fjalimi i Ramës në Izrael, brilant”, Meçe: Takimi i Berishës, i organizuar nga grup grek. Me protestën kërkon përplasje

26 January 2026 at 20:46

Analisti Arben Meçe tha se Shqipëria u zgjodh për Bordin e Paqes për shkak të pozicionit të saj fetar dhe harmonisë ndërfetare. Sipas tij, kryeministri Edi Rama u vlerësua si figurë negociatore, gjë që u reflektua edhe në fjalimin e tij në parlamentin izraelit, të cilin Meçe e cilësoi brilant dhe në shërbim të paqes.

Ai shtoi se marrëveshja pritet të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë. Duke folur për opozitën, Meçe tha se Sali Berisha kërkon përplasje politike, për të fituar dhe se takimi i nesërm i Berishës është i organizuar nga grup grek.

“Një nga arsyet që Shqipëria u zgjodh për Bordin e Paqes ka qenë pozicioni fetar në Shqipëri. Jo rastësisht ka qenë Rama; shumë analistë e kanë analizuar si një person negociator në proces. Rama në parlamentin izraelit kapi edhe islamofobinë dhe qëndrimi i tij ishte në pozicion të përgatitur për negociator. Rama nga tribuna e Izraelit dha mesazhe edhe për përfaqësimin e palës tjetër. Ai kapi komplet linjën islamike dhe izraelite. Ndenji me Ivankën këtu dhe do të shkojë në takim me Trump, sepse do të nënshkruhet. Do të nënshkruhet marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë. Ose do të ishte në Davos, ose në Shtëpinë e Bardhë. Fjalimi në parlament ishte brilant për paqen.

Berisha ka qenë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dy herë. Takimi i nesërm i Berishës është i organizuar nga grupi grek. Si takimi i parë më 7 prill në Këshillin Europian, edhe ai ka qenë i mbështetur nga grupi grek. Berisha, përpara se të bënte protestën, Sali kërkon përplasje për të fituar, por nuk fiton. Po vjen fundi ligjor i tij. PD po kthehet në strukturë paramilitare.”  / abcnews.al /

“Rama në Izrael përfaqësoi historikun e Shqipërisë”/ Bejko: Kontrasti, Berisha politikani më i izoluar pas Enver Hoxhës

By: Rovena
26 January 2026 at 20:25

Analisti Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te roli i Sali Berishës në opozitë dhe ndikimi i tij në marrëdhëniet e Shqipërisë me ndërkombëtarët.

Sipas Bejkos, Berisha ka qenë i izoluar gjatë fazave të opozitarizmit, veçanërisht nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa sot gjendet në një situatë edhe më të rëndë politike, pas shpalljes “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe mungesës së mbështetjes nga Bashkimi Europian.

Ai theksoi se ky izolim e bën Berishën një nga politikanët më të izoluar në historinë e Shqipërisë pas Enver Hoxhës, duke krijuar një kontrast që, sipas tij, forcon pozicionin e kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare.

Bejko shtoi se shqetësimi kryesor i ndërkombëtarëve lidhet me mungesën e rotacionit politik në Shqipëri, duke e konsideruar moslargimin e Berishës si një nga faktorët kryesorë. Në këtë kontekst, ai vlerësoi edhe fjalimin e Ramës në Izrael, duke e cilësuar korrekt, të balancuar dhe përfaqësues të denjë të Shqipërisë dhe historikut të saj.

“Berisha në fazat e opozitarizmit ka qenë i izoluar, e aq më tepër nga ndërkombëtarët. Në opozitën e dytë Berisha ka qenë udhëzuesi i vendimeve radikale të PD. Vijmë tek momenti i tanishëm, është më zi. Berisha i shpallur ‘non grata’ nga dy superfuqi, SHBA dhe Britani, nuk është i pranuar as nga BE, na del që Berisha është politikani më i izoluar në Shqipëri, pas Enver Hoxhës.

 Kjo bën kontrastin e madh që Rama del edhe më i ngritur, për shkak të izolimit të ti. Ndërkombëtarët të paktën ata që e kanë mirësi ecjen e Shqipërisë përpara e kanë si shqetësim faktin e mbylljes së rotacionit në Shqipëri dhe shkak për këtë është Berisha. Ajo që i shqetëson më shumë është mos spostimi i Berishës. Rama është në Izrael, fjalimi i tij ka qenë shumë korrekt dhe shumë i balancuar dhe të mos harrojmë që është kryeministri i një vendi me besim mysliman. Mendoj që Edi Rama e përfaqësoi shumë mirë, por e përfaqësoi shumë mirë edhe historikun e Shqipërisë”, tha Bejko.

“Protesta e opozitës nuk ishte një revoltë”/ Elezi: PD e shkërmoqur institucionalisht. Janë shkelur rregullat bazike

26 January 2026 at 20:16

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi komentoi në emisionin “Real Story” në ABC News, protestën e opozitës. Elezi nuk e cilësoi një revoltë siç edhe është paraqitur nga kreu i PD Sali Berisha, por një protestë e organizuar.

“Kur e planifikon dhe jep urdhra është protestë dhe është çështje organizimi. Kur do të organizosh protestë kombëtare, Berisha nuk nxjerr gjysmën e ushtarëve të vet. Pra nuk është një revoltë. Kur qytetarët nuk të besojnë edhe numri i njerëzve mbetet i kufizuar. Këta nuk arrijnë do të kthejnë në eficencë strukturat e veta sepse PD është e shkërmoqur totalisht”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, Elezi shtoi se Partia Demokratike është një parti e shkërmoqur institucionalisht. Ndërsa nënvizoi se në PD janë shkelur rregullat bazike.

“Mungesa e rregullave ka ulur besueshmërinë edhe në struktura, lëre më besueshmërinë në popull. Vakumi të tret dhe ai për të mos lënë vakum, thotë unë po sulmojnë Ramën, po i trondit themelet. Cilat themele po i trondit Ramës? Por problemi nuk zgjidhet në këtë mënyrë, duhet të jetë model që qytetarët të besojnë. Këta janë armiq të institucioneve, pra a do kthehemi ne ta respektojmë rregullin dhe të mos e shkelim”, the më tej Elezi.

Gurët e shtëpisë time/ Nga Bostoni në Rehovë, emigracioni amerikan i rehovarëve…

24 January 2026 at 22:08

Jemi në rrugë drejt Rehovës. Dimër i ashpër, dëbora ka mbuluar gjithçka dhe të kujton këngën korçare, “dëbora zbardhi malet dhe fushat tatëpjetë…”. Por në fshatin Rehovë, 2 kilometra larg nga Erseka, ndjesia është krejt tjetër. Një fshat i bardhë, i mbuluar nga dëbora, por me ngrohtësi dhe paqe pranë zjarrit. Në bujtinën Cakuli na presin Gjergji dhe Vali. Janë rikthyer në Rehovë pas 21 vjetësh në Tiranë.

Shtëpinë e gurtë e kthyen në bujtinë, “hoqëm suvatë, kthyem gurin”, siç thotë Gjergji. Gjyshi i tij emigroi në Shtetet e Bashkuara ku punoi në Boston dhe me ato para që fitoi ndërtoi shtëpinë e gurtë në fshat, në të cilën u martua me gjyshen e tij kolonjare. Bashkëshortja Vali Cakuli na flet për Rehovën si fshati i luleve, duke thënë se nuk ka kopsht pa gjelbërim në Rehovë. Ushqimi këtu është shumë i veçantë, mish me kumbulla të thara dhe petulla me raki.

Natyrisht edhe byreku me preshë. Preshet i këpusin dhe i ruajnë në kopsht të futur në dhe. Vali na flet për gjyshërit dhe stërgjyshërit e Gjergjit që ndërtuan manastiret në Malin e Shenjtë të Athosit. Në një shtëpi tjetër të Rehovës takojmë Koço Thomollarin, që gjithashtu e ka kthyer shtëpinë në bujtinë. Fëmijët flasin shqip, edhe pse në emigracion, na thotë. “Nuk ua kanë humbur gjuhën prindërit”.

Koço na tregon edhe historinë e një Rehove të vjetër. Në kohën e Perandorisë Osmane, “Beu duhej të flinte me nusen natën e parë të martesës”. “Djali nuk duroi dot dhe e vrau beun, iku ai dhe gjithë fshati”, na thotë.

Në mullirin e Thomollarëve është ngritur edhe flamuri në 1912, kur u ngrit në Vlorë. Bashkëshortja Lavdije Thomollari na tregon se burrat këtu janë marrë me “punë shteti”, ndërsa gratë bënin çdo punë tjetër, mbanin shtëpitë dhe punonin arat. Edhe këtu byrek me preshë si në dimër dhe çaji i veçantë i trëndafilave të Rehovës. Fan Noli ishte nip kolonjar dhe kërkonte fjalë të vjetra shqipe për përkthimet e tij. “Si i thonë kalit të dalë nga dimri?”, pati pyetur dhe mori përgjigjen, “kalë gërdallë”. Në Rehovë është edhe tuma ilire, një nga më të mëdhatë e Ballkanit. Rehovarët janë shumë të lidhur me fshatin e bardhë dhe duan që vitet e fundit të jetës t’i kalojnë përsëri në Rehovë.

❌
❌