Ferizaj synon mbijetesën: Prezanton ish portierin e Liverpoolit dhe dy mesfushorë
Klubi futbollistik Ferizaj që po e synon qëndrimin në elitë ka vazhduar me përforcime.
Skuadra kosovare ka njoftuar marrëveshjet me Arlind Sejdiun dhe Plarent Fejzajn.
Sejdiu më parë ka luajtur në Superligën e Finlandës, si dhe ka përfaqësuar Kosovën U21.
“Ne kemi arritur marrëveshje me mesfushorin ofensiv Arlind Sejdiu, i cili nga sot është pjesë e FC Ferizaj.
Arlindi vjen me përvojë të rëndësishme ndërkombëtare, pasi ka luajtur në Superligën e Finlandës me FC Lahti dhe FC Inter, ndërsa së fundmi ishte pjesë e FC Haka. Po ashtu, ai ka përfaqësuar Kosovën U21 në arenën ndërkombëtare.
Me shpejtësinë, teknikën dhe kreativitetin e tij, besojmë se do t’i japë energji dhe cilësi shtesë repartit tonë ofensiv”.
Ndërkohë, Ferizaj ka gjetur “gjuhën e përbashkët” edhe me Plarent Fejzaj, të skuadrës së Kukësit.
“Vazhdojmë me përforcime, duke siguruar shërbimet e mesfushorit Plarent Fejzaj
Fejzaj, futbollist shqiptar, së fundmi ishte pjesë e FK Kukësi, ku u dallua për energjinë, presingun dhe prezencën në mesfushë”, thuhet në komunikatë.
Përpos dyshes, skuadra ferizajese prezantoi edhe ish portierin e Liverpoolit U23, Kai McKenzie-Lyle.
“Kai McKenzie-Lyle – Gardiani i ri i FC Ferizaj!
Zyrtarizojmë ardhjen e portierit 28-vjeçar Kai McKenzie-Lyle për të forcuar repartin e portës.
Reprezentuesi i shtetit Guyana, i formuar në akademinë e Barnet, si dhe pjesë e Liverpool U23, Kai sjell përvojë, siguri dhe prezencë të fortë në portë”.
Aktualisht, Ferizaj renditet e nënta me 19 pikë, tre pikë larg Llapit, që zë vendin e shtatë./Telegrafi
