Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 January 2026Main stream

Raporti i BERZH me fokus tek emigrimi: Një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar

By: V K
27 January 2026 at 07:57

Raporti i Tranzicionit 2025–26 i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH): “Një botë e vjetër, por më e guximshme”, i cili do të prezantohet sot në ambientet e Bankës së Shqipërisë e vë fokusin tek emigracioni, i cili është bërë mjaft shqetësues në vend dhe nuk duket se po ndalet.

Sipas raportit, Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë përjetuar emigracionin më të lartë të popullsisë në hapësirën post-komuniste që nga viti 1990.

Grafikët e raportit tregojnë qartë se Shqipëria ka humbur rreth 40 për qind të popullsisë së vitit 1990 për periudhën 1990-2023, vetëm përmes emigracionit neto, niveli më i dytë më i lartë në Europë dhe në të gjithë grupin e ekonomive të BERZH.

Nga ana tjetër, shtesa natyrore ka qenë pozitive për pjesën më të madhe të periudhës dhe ka kompensuar rreth 27 për qind të popullsisë së vitit 1990, çka e zbut pjesërisht goditjen, por jo aq sa të neutralizojë flukset e largimit.

Edhe Kosova ka humbur 50% të popullsisë së vitit 1990 për të njëjtën periudhë, niveli më i lartë në Europë, ndonëse ka pasur një shtesë më të kartë natyrore se Shqipëria me gati 40%.

Raporti thotë se ky boshllëk i madh demografik po përkthehet në një frenim të ndjeshëm ekonomik për Shqipërinë. Në grafikun e dytë të raportit, BERZH mat për herë të parë ndikimin vjetor të demografisë në rritjen e PBB-së për frymë.

Për Shqipërinë, kontributi i popullsisë ka qenë negativ gjatë viteve 2000–2023, me rreth –0.2 pikë përqindje rritje të humbur çdo vit.

Për periudhën 2024–2050, ndikimi pritet të thellohet në –0.3 deri –0.4 pikë përqindje në vit, duke e bërë Shqipërinë një nga ekonomitë më të ekspozuara në gjithë rajonin e BERZH. Edhe në horizontin 2050–2100, sinjali mbetet negativ, çka tregon se plakja e popullsisë dhe pakësimi i forcës së punës do të vijojnë të shoqërojnë ekonominë edhe në dekadat e ardhshme.

Mungesa e fuqisë punëtore, rritja e numrit të të moshuarve dhe dobësimi i bazës së kontribuuesve në skemat sociale po e vendosin ekonominë nën presion të vazhdueshëm.

Raporti sugjeron se në mungesë të rritjes së produktivitetit, investimeve teknologjike, rritjes së kapitalit njerëzor dhe përmirësimit të klimës së biznesit, emigracioni masiv do të vazhdojë të frenojë rritjen ekonomike për të paktën edhe tre dekada.

Solovova e BERZH: një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar, ndërmerrni politika aktive për rikthimin e talenteve

Ekaterina Solovova, Përfaqësuese Rezidente e BERZH-it në Shqipëri, ka pohuar në një intervistë për “Monitor” në fillim të janarit se Raporti i fundit i Tranzicionit i BERZH-it nënvizon se, mes personave me arsim të lartë në Shqipëri, pothuajse një e katërta janë larguar, ndërsa relativisht pak persona me arsim të lartë kanë ardhur nga vende të tjera.

Kjo prirje vihet re në shumë ekonomi të Europës në zhvillim në përgjithësi dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, ku vetëm pak vende (si Bosnja dhe Hercegovina) kanë edhe norma më të larta emigrimi të personave me arsim universitar.

Përvoja e vendeve të tjera, nga Polonia deri në Meksikë, sugjeron se, teksa kushtet përmirësohen dhe të ardhurat rriten, bilanci i migracionit neto ndryshon gradualisht.

Individët e arsimuar kthehen në numër më të madh dhe punonjësit e kualifikuar fillojnë të synojnë të lëvizin drejt vendit nga shtete të tjera.

Sfida për politikëbërësit është të krijojnë kushtet e duhura për ata që kthehen me ide, aftësi dhe kapital të fituar jashtë vendit, kushte që u mundësojnë të jenë sa më produktivë.

Duke u bazuar në përvojën e vendeve të tjera, disa masa praktike për të nxitur kthimin e personave të kualifikuar mund të përfshijnë, për shembull, regjistrim të përshpejtuar të biznesit për emigrantët e kthyer, lehtësime tatimore dhe skema bashkë-investimi, ku shteti ose institucionet mbështetëse përputhin kapitalin e tyre me kontribute shtesë.

Po aq të rëndësishme, në mos edhe më shumë, janë masat që synojnë forcimin e mëtejshëm të qeverisjes dhe përmirësimin e klimës së biznesit në përgjithësi.

Si po ikin personat e arsimuar

Përllogaritjet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e tranzicionit tregojnë se rreth 23% e të arsimuarve nga vendi ynë tashmë kanë emigruar.

Shqipëria ka nivel të lartë të emigracionit në popullsinë e arsimuar në vitet 2023-2024 dhe kthime shumë më të ulëta të tyre krahasuar me 38 vende të Rajonit të BERZH.

Më keq se Shqipëria renditen Bosnja, Autoriteti Palestinez dhe në një nivel të ngjashëm është Taxhikistani.

Të dhënat në grafikun e mëposhtëm tregojnë se vendet e tjera në tranzicion kanë përqindje më të ulëta të emigrimit të trurit dhe kthime të larta.

Të dhënat tregojnë se mbi 23% e të arsimuarve shqiptarë kishin emigruar në 2023-2024, vetëm 2-3% e tyre rikthehen.

Studimi tregon se vendi po humbet më shumë profesionistë sesa arrin të tërheqë. Në krahasim me ekonomitë e tjera, Shqipëria pozicionohet në grupin e vendeve me emigracion të lartë të të arsimuarve, në nivele shumë më të larta se ekonomitë e Europës në Zhvillim, përveç Bosnjës, e cila ndër të tjera vuan nga konfliktet ndër-etnike dhe mungesa e stabilitetit politik.

Sakaq, niveli i kthimit të profesionistëve mbetet minimal, shumë më i ulët se edhe vendet e tjera të vogla të Europës Juglindore.

Në këtë mënyrë, Shqipëria nuk po arrin të jetë një destinacion tërheqës për talentet ndërkombëtare, ndërkohë që humb vazhdimisht profesionistë drejt vendeve më të zhvilluara.

Shqipëria ka diferencë shumë të madhe midis “daljes” dhe “hyrjes” së talenteve, një nga disproporcionet më të larta mes ekonomive të EBRD-së.

Studime të tjera vendase kanë treguar se profesionistët shqiptarë largohen kryesisht për mundësi më të mira pune dhe paga shumë më të larta në vendet e BE-së, një treg më të qëndrueshëm të karrierës dhe kushte më të avancuara të kërkimit, inovacionit dhe specializimit.

Ndërkohë, Shqipëria mbetet pak tërheqëse për profesionistët e huaj për shkak të tregut të vogël, pagave konkurruese të ulëta, mundësive të kufizuara në sektorët e teknologjisë dhe kërkimit, si dhe klimës institucionale e ekonomike që ende vlerësohet si e brishtë.

Zhvillimet demografike me ikjen e trurit po i krijojnë vendit rreth vicioz që shtyn më tej emigracionin. Sa më shumë profesionistë largohen, aq më e vështirë bëhet modernizimi i ekonomisë dhe rritja e produktivitetit.

Nga ana tjetër, mungesa e një ekonomie të avancuar e bën edhe më të pakët ardhjen e talenteve nga jashtë dhe nxit ikjen e atyre që mbeten ose formohen në vend./ Monitor

The post Raporti i BERZH me fokus tek emigrimi: Një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
27 January 2026 at 07:48

Sot, 27 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 80.9 lekë dhe shitet me 82.1 lekë.

Euro, blihet me 96.3 lekë dhe shitet 96.9 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.1 lekë, ndërsa në shitje me 105.1 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 58.8 lekë, ndërsa në shitje me 60 lekë

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme:

 

The post Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 27 janar 2026

By: V K
27 January 2026 at 07:34

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Në orët e mesditës në Jugperëndim të vendit, reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim Verindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.

Deti-Valëzimi forcës 2-3 ballë.

The post Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 27 janar 2026 appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 26 January 2026Main stream

Plagosi vajzën e tij dhe kalimtarin në Durrës, arrestohet 56-vjeçari

By: V K
26 January 2026 at 15:54

Ditën e sotme, policia ka arrestuar 56-vjeçarin Mikel Ndoji, pasi mëngjesin e sotëm plagosi me thikë vajzën e tij, Xhenisa Ndoji, si edhe një kalimtar të rastit në Durrës.

Sipas raportimeve, prindërit e vajzës ishin të divorcuar prej vitesh, ndërsa babai jetonte në Itali.

Kohët e fundit, ai kishte tentuar të ribashkohej me familjen dhe të kthehej pranë vajzës së tij.

Dyshohet se Xhenisa Ndoji, nuk ka pranuar të takohej me të atin dhe as ta lejonte të hynte në banesë. Për këtë arsye mes tyre ka nisur një konflikt në rrugë, i cili ka agravuar në përdorimin e thikës.

Gjatë përplasjes është plagosur edhe një kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin e incidentit.

The post Plagosi vajzën e tij dhe kalimtarin në Durrës, arrestohet 56-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Vizita në Izrael, kryeministri Rama pritet me ceremoni nga kryetari i parlamentit Amir Ohana

By: V K
26 January 2026 at 15:23

Kryeministri Edi Rama, është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryetari i Knesset, Parlamenti i Izraelit, Amir Ohana. Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Ai pritet të mbajë edhe një fjalim në seancën plenare speciale në parlamentin e Izraelit.

Më herët, kreu i qeverisë u takua dhe mbajti një deklaratë të përbashkët për mediat me homologun Benjamin Netanyahu.

Ky i fundit vlerësoi edhe njëherë mbështetjen që ka treguar Shqipëria ndaj hebrenjve gjatë Holokaustit, si edhe kur ndodhi sulmi i Hamasit.

“Bota duhet ta dijë, që Shqipëria ishte i vetmi vend europian që gjatë holokaustit pati një popullsi hebreje brenda Shqipërisë, që u rrit, e nuk u mpak, u rrit sepse shqiptarët, myslimanët shqiptarë, në frymën e moderimit, në frymën e tolerancës, në frymën e dinjitetit njerëzor, mbrojtën qindra hebrenj që jetonin asokohe në Shqipëri, e po kështu, mikpritën shumë të tjerë”, tha Netanyahu, duke shtuar se pritet që të hapet në Jerusalem edhe Dhoma e Tregtisë, që do thellojë bashkëpunimin ekonomik mes vendeve.

Nga ana e tij, kryeministri Rama, u shpreh se qeveria shqiptare është plotësisht e përkushtuar për të kremtuar këtë pjesë të rëndësishme të historisë dhe mban një qëndrim të qartë dhe të pandryshuar kundër antisemitizmit.

Komentoi gjithashtu edhe ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për Bordin e Paqes.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet përfshi planin e paqes për Gazën të presidentit Trump dhe do të luajmë rolin tonë brenda forcës ndërkombëtare për stabilizimin e Gazës. Me Izraelin, ne vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe sigurisë kibernetike e kundër terrorizmit”, tha Rama.

 

The post Vizita në Izrael, kryeministri Rama pritet me ceremoni nga kryetari i parlamentit Amir Ohana appeared first on Albeu.com.

Shqipëria, e nderuar që bëhet pjesë Bordit të Paqes të themeluar nga Trump/ Rama në krah të Netanyahut: Është një përgjegjësi morale

By: V K
26 January 2026 at 15:17

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë e Bordit të Paqes, të themeluar nga presidenti amerikan Donald Trump, duke e cilësuar këtë ftesë jo vetëm si një njohje ndërkombëtare, por edhe si një përgjegjësi morale.

Kreu i qeverisë theksoi në konference me Benjamin Netanyahu se Shqipëria do të mbështesë të gjitha përpjekjet për paqe, përfshirë planin e paqes për Gazën të presidentit Trump

Rama theksoi se vendi ynë do të vijojë të thellojë bashkëpunimin me Izraelin në fusha kyçe si mbrojtja, siguria, siguria kibernetike dhe lufta kundër terrorizmit.

“Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë e Bordit të Paqes, themeluar nga presidenti Trump dhe e shoh këtë ftesë jo vetëm si një njohje, por edhe përgjegjësi morale.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet përfshi planin e paqes për Gazën të presidentit Trump dhe do të luajmë rolin tonë brenda forcës ndërkombëtare për stabilizimin e Gazës.

Me Izraelin, ne vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe sigurisë kibernetike e kundër terrorizmit.

Kryeministër, më lejoni të shpreh edhe një herë mirënjohjen tonë të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen kritike gjatë sulmit kibernetik masiv të Iranit kundër Shqipërisë”, tha Rama.

The post Shqipëria, e nderuar që bëhet pjesë Bordit të Paqes të themeluar nga Trump/ Rama në krah të Netanyahut: Është një përgjegjësi morale appeared first on Albeu.com.

Dyshon te performancat e tij, Rafinja i kundërpërgjigjet gazetarit: Kam shënuar 8 gola, a sheh ndonjë ndryshim nga sezoni i shkuar?

By: V K
26 January 2026 at 14:54

Sulmuesi brazilian Rafinja, realizoi një tjetër gol për Barcelonën. Që nga rikthimi i tij nga dëmtimi që e pengoi në fillim të sezonit, braziliani ka vazhduar aty ku e la.

Pesë gola dhe një asist në shtatë ndeshje të kampionatit.

Pas ndeshjes së djeshme kundër Oviedos, një gazetar e pyeti, gjatë një interviste me Dazn, nëse mendonte se performanca e tij ishte në të njëjtin nivel me sezonin e kaluar, kur ai pothuajse fitoi Topin e Artë.

Rafinja, nga ana e tij, u përgjigj me vendosmëri:Kam shënuar tetë gola në 13 ndeshje të La Ligës këtë sezon. A mendoni se ka ndryshuar diçka krahasuar me sezonin e kaluar? Ju mund t’i shikoni ndeshjet. Mendoj se po bëj të njëjtën gjë si sezonin e kaluar”, tha ai.

Më pas ai sqaroi: “Nuk do t’ju them kurrë se jam në formën time më të mirë, sepse jam dikush që përpiqet gjithmonë të evoluojë. Nuk do t’ju them kurrë se ky është momenti im më i mirë”, përfundoi ylli brazilian.

The post Dyshon te performancat e tij, Rafinja i kundërpërgjigjet gazetarit: Kam shënuar 8 gola, a sheh ndonjë ndryshim nga sezoni i shkuar? appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Gramsh/ Kamioni del nga rruga dhe bie në humnerë, humbin jetën dy persona, një në gjendje të rëndë

By: V K
26 January 2026 at 14:28

Këtë të hënë, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Kabash-Porocan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, duke shkaktuar pasoja fatale.

Mësohet se në mjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit.

Si pasojë e aksidentit, mësuesja dhe drejtuesi i automjetit kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa infermierja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore të specializuar.

Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke kryer veprimet e nevojshme dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht, dyshohet se rruga e vështirë dhe kushtet e terrenit mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit.

The post Aksident tragjik në Gramsh/ Kamioni del nga rruga dhe bie në humnerë, humbin jetën dy persona, një në gjendje të rëndë appeared first on Albeu.com.

Dallëndyshe Bici jep dorëheqjen, ja kush e zëvendëson

By: V K
26 January 2026 at 12:51

Dallëndyshe Bici, ka dhënë dorëheqjen nga detyra si kryeinspektore e IKMT-së, mes zhvillimeve të fundit politike dhe hetimore që lidhen me emrin e saj.

Bici mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024.

Publik.al, raporton se dorëheqja ishte kërkuar rreth një muaj më parë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa procesi është shtyrë deri në këtë moment për arsye të brendshme institucionale.

Sipas të njëjtave burimeve, ndaj Bicit ekziston një dosje e hapur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), e cila ndodhet ende në fazë verifikimi dhe nuk ka pasur deri tani një komunikim zyrtar nga organi i akuzës.

Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së do të jetë Adriatik Kupi, edhe ky një person pranë qeverisë, pasi ka mbajtur disa funksione.

 

Fillimisht ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë dhe më vonë drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

The post Dallëndyshe Bici jep dorëheqjen, ja kush e zëvendëson appeared first on Albeu.com.

Ngjarje tronditëse në Gjirokastër/ 12-vjeçarja abuzuhet nga personi që dyshohet se i vrau babain

By: V K
26 January 2026 at 12:42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht për 2 vite me radhë nga partneri i nënës së saj, Kelmend Krusa.

Shtetasi Kelmend Krusa, së bashku me vëllain e tij, Klodian Krusën, janë autorë të dyshuar të vrasjes së Artur Lleshi, babait të vajzës së mitur që dyshohet se është abuzuar seksualisht.

E ëma e vajzës së mitur, pas zhdukjes në rrethana të mistershme të bashkëshortit të saj në vitin 2018, i cili më pas u gjet i vrarë, u largua në drejtim të Gjirokastrës, duke bashkëjetuar pikërisht me Kelmend Krusën, ndërsa me vete mori dhe fëmijët e saj.

Trupi i Artur Lleshit u gjet i dekompozuar në një kanal në dhjetor të vitit 2018, pasi ishte shpallur i zhdukur prej 8 muajsh.

Denoncimi është bërë ditën e djeshme (25 janar), kur vajza është paraqitur në Komisariatin e Policisë e shoqëruar nga e ëma.

Sipas burimeve zyrtare, nëna dhe vajza ishin paraqitur edhe një ditë më parë në komisariat, por ishin tërhequr pa depozituar kallëzim. Pas denoncimit të bërë, policia ka nisur procedurat hetimore për rastin.

I dyshuari ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për një tjetër çështje penale, konkretisht për përfshirje në vrasjen e babait të vajzës. Pas kallëzimit të fundit, ndaj tij është regjistruar një procedim i ri penal.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike. Nëna e të miturës nuk ishte e punësuar, ndërsa i dyshuari punonte në mënyrë të rastësishme.

Prokuroria, në bashkëpunim me strukturat e policisë për mbrojtjen e të miturve, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Ngjarje tronditëse në Gjirokastër/ 12-vjeçarja abuzuhet nga personi që dyshohet se i vrau babain appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj kërkon lirinë, Mbledhja e Gjyqtarëve shqyrton kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës

By: V K
26 January 2026 at 11:56

Mbledhja e Gjyqtarëve do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vendimin nëse çështja e tij do të kalojë ose jo për shqyrtim në seancë gjyqësore.

Erion Veliaj, ka paraqitur kërkesë për shfuqizimin e vendimit që ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

vijon…

The post Erion Veliaj kërkon lirinë, Mbledhja e Gjyqtarëve shqyrton kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës appeared first on Albeu.com.

Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK

By: V K
26 January 2026 at 11:35

Këtë të hënë, gazetari Artan Hoxha, është paraqitur  në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se gazetari Hoxha, ka dorëzuar në SPAK audiopërgjimin original në lidhje me “21 Janarin”.

Prej 15 korrikut 2024 dosja hetimore për vrasjen e 4 protestuesve me 21 janar 2011, është në duart e prokurorëve të SPAK.

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut që e quajti krim shtetëror i hapi rrugë hetimeve nga SPAK, duke regjistruar procedimin penal me datë 15 korrik 2024, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, për 3 vepra penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Në SPAK procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

The post Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Babai plagosi vajzën e tij dhe kalimtarin që ndërhyri ta parandalonte, policia zbardh ngjarjen në Durrës (EMRAT)

By: V K
26 January 2026 at 11:05

Këtë të hënë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit, ku 56-vjeçari Mikel Ndoj, ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare Xhesika Ndoj.

Sipas informacioneve policore, 56-vjeçari ka plagosur dhe një kalimtar të rastit, i cili kishte ndërhyrë në momentin kur Ndoj qëlloi vajzën e tij.

Sakaq, dy të plagosurit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e 56-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

“Durrës / Informacion paraprak

Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56-vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24-vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit”, njofton policia.

The post Babai plagosi vajzën e tij dhe kalimtarin që ndërhyri ta parandalonte, policia zbardh ngjarjen në Durrës (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

U arrestua në Dubai, zbardhen përgjimet që fundosën Bujar Sefën: Ishalla na mbron Allahu

By: V K
26 January 2026 at 10:55

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, ka arrestuar Bujar Sefën, i akuzuar si pjesë e grupit kriminal “Rraja”.

Sefa ka qenë prej kohësh në qendër të hetimeve dhe përgjimeve, duke u konsideruar një nga figurat kryesore të grupit kriminal.

Në dosjet e hetimit janë zbuluar komunikime mes trafikantëve, të cilët kishin mësuar për aksionet e policisë dhe shprehnin frikën se mos kapeshin nga forcat e rendit.

Në bisedat e përgjuara, ata i luteshin Zotit që të shpëtonin nga kontrollet e policisë.

Pergjimet maj 2023

Në dosjen hetimore jane zbardhur bisedat, ku trafikantët luten që bimët narkotike të mos kapen nga policia derisa ata t’i vjelin.

Madje ata flasin edhe për probleme që mund të kenë me njëri-tjetrin, në rast se gjërat nuk i shkojnë sipas planeve.

Kujtojmë se sot jepet masa për 13 personat për të cilët është dhënë urdhër-arresti nga SPAK, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të jenë në arrati.

Bujar Sefa: Po, ne rregull. Hajd, Zoti e beftë hajër. Këto nuk kanë per te na i prere as sot, edhe 10 dite nuk kane per te na i prere, po ishalla po i behen deget. Kur po behen kismet or daje?

Asim Pulaci: Sot or daje, e fundit e fundit pa 15 dite nuk ka gje, B: A mos ia q* r**, 15 ditë pa peme…

Asim Pulaci: Do ishalla na ka fal Allahu me kët gjë.

Bujar Sefa: Me ho me na i pru ditën e hënë koordinatat i .. 15 dite.

Asim Pulaci: Po pra të henën do t’i bien,

Bujar Sefa: Si the ti, 15 dite do të dali ia q*** ** e s** dhe me 1 tetor do e vjelim or ti?

Asim Pulaci: Për at Zot a të rrej 15 ditë i do Kastriotil°

Bujar Sefa: Mir mir mos e vrisni trurin ku. Ndoshta ishalla si ka kap. Dhe po i pat kapur 10 dite me ka bërë be burri huaj që për kish te …. kam për të luftuar për jetën.

Asim Pulaci:…

Bujar Sefa: Po s’na erdhën nesër mbrema, i bie që s’kanë kapur gjë.

Asim Pulaci: Hej Zot, hej Zot dro ishalla i mbron Allahu.

Bujar Sefa: Po si ka kap mos e vrit trurin dhe po i paten kapur … unë per vete se kam merak… Pa merak per ate pune. Naten e mire pra, naten.

Bujar Sefa: Keni fik radion sot s’keni bere mire, se ka dal Gimi sot kur eshte ngritur avioni me fol me ju e s’keni fol me te.

Asim Pulaci: E kemi cuar ne karikim per Zotin, ne kemi qene atje dhe e patem vene ne karikim se ishte fikur.

Bujar Sefa: Karikojeni ne darke radion, karikoje ne darke, ne 8 te mengjesit duhet ta kesh plot. Mos e beni me kete pash Zotin. Internet nuk keni, radio s’keni, si doni me ju lajmeruar ju, me numer? Perzime gjithe numrat e malesise.

Bujar Sefa: Leje se perjasht e kemi radio mos e vrisni trurin. Naten. Se mos ju han ndonjë gjarpër. Pastrojeni vendin aty

 

The post U arrestua në Dubai, zbardhen përgjimet që fundosën Bujar Sefën: Ishalla na mbron Allahu appeared first on Albeu.com.

Vrau të dashurën dhe më pas i vuri zjarrin banesës, Prokuroria dërgon në gjyq Ilirjan Selmanin

By: V K
26 January 2026 at 10:43

Prokuroria e Korçës, ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim Ilirjan Selmanin, 31-vjeçarin që masakroi me thikë të dashurën 52-vjeçare Kozeta Teço dhe më pas i vuri flakën banesës për të fshehur gjurmët.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 të Pogradecit në korrik të vitit 2025, ku fillimisht u raportua një zjarr në banesë, ndërsa më pas u zbulua trupi i pajetë i viktimës me shenja të shumta dhune.

Sipas organit të akuzës, Selmani kishte lidhje dashurie me 52-vjeçaren prej më shumë se tre vitesh dhe e frekuentonte shpesh në banesën e saj.

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se shkaku i vdekjes ishte shoku traumatiko-hemoragjik, si pasojë e plagëve të shkaktuara me mjeti prerës.

Prokuroria thotë se provat biologjike, pamjet filmike dhe sendet e gjetura në vendngjarje lidhin drejtpërdrejt të dyshuarin me krimin. Ai do të përballet në gjyq me akuzën e “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin I.S. për veprën penale ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’ parashikuar nga neni 79/e i Kodit Penal ndaj viktimës K.T.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1064, viti 2025, rezultoi se në lagjen nr.1 në qytetin e Pogradecit kishte rënë zjarr në një banesë dhe dyshohej një viktimë, e identifikuar më vonë si shtetasja K.T.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ku u gjetën disa vatra zjarri, si dhe nga këqyrja e parë e kufomës, në trupin e së cilës u konstatuan shënja dhune. Ndërsa në tualetin e banesës, të vendosura në një qese mbeturinash u gjetën një dorezë thike, një teh thike, një thikë tjetër me bisht druri dhe një teh thike të ndotur me lëndë të kuqërremtë të ngjashme me të gjakut.

Në përfundim të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor u konkludua se dëmtimet që i janë shkaktuar shtetases K.T., janë me mjete të fortë prerës. Shkaku i vdekjes ka qënë si pasojë e shokut traumatiko-hemoragjik.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, aktet dhe burimet e provave të përftuara, rezulton se, shtetasi nën hetim I.S. ka patur një marrëdhënie dashurie me viktimën. Ai shkonte shpesh në banesën e saj, rreth 2-3 herë në javë dhe marrëdhënia e tyre ka zgjatur për më shumë se 3 vjet. Nga rezultatet e këqyrjes së pamjeve filmike të marra nga subjektet përreth vendit të ngjarjes është konstatuar se shtetasi I.S. ka shkuar në banesën e viktimës në orën 22:48 sipas pamjeve filmike dhe pas kësaj ore nuk është konstatuar asnjë lëvizje tjetër deri në orën 03:58 sipas orës së kamerës dhe 04:58 sipas orës reale, moment kur shtetasi I. S., ka hedhur qeset në koshin e mbeturinave.

Në referim të akteve të ekpertimeve biologjike vlerësuese dhe krahasuese, ka rezultuar se shtetasja K. T. është vrarë me thikat që janë gjetur në një qese në tualetin e banesës së saj, të cilat përmbanin gjak dhe fije floku që i përkisnin viktimës. Ka rezultuar se në xhepin e pasëm të pantallonave të shtetasit I.S. është konstatuar gjaku i viktimës.

Në përfundim, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, janë përftuar akte dhe burime provash që provojnë se shtetasi I.S., ka vrarë në rrethana që i kanë shkaktuar mundime të veçanta viktimën K.T. dhe duhet të përgjigjet penalisht për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës, parashikuar nga neni 79, shkronja (e) të Kodit Penal.

The post Vrau të dashurën dhe më pas i vuri zjarrin banesës, Prokuroria dërgon në gjyq Ilirjan Selmanin appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj: Drejtësia, garancia që i jep kuptim shtetit

By: V K
26 January 2026 at 10:36

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësore.

Presidenti Begaj, tha se kjo shënon edhe hapjen e një kapitulli të ri, përgjegjësie të përbashkët, duke shtuar se drejtësia është garancia që i jep kuptim shtetit.

“Drejtësia është garancia që i jep kuptim shtetit. Ky vit gjyqësor përkon me 10 vjetorin e Reformës në drejtësi e ndërtuar me mbështetjen e partnerëve. Reforma ishte përgjigje e domosdoshme ndaj një krize të thellë besimi dhe krijoi pritshmëri për drejtësi të larta. 10 vite më pas rezultatet janë të dukshme”, u shpreh Begaj.

The post Presidenti Begaj: Drejtësia, garancia që i jep kuptim shtetit appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë në Durrës/ Babai plagos vajzën e tij, pamje nga vendngjarja (VIDEO)

By: V K
26 January 2026 at 10:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Durrës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur ne lagjen numër 12 të qytetit.

Mësohet se autori e ka goditur vajzën me armë të ftohtë të tipit thikë.

Burime nga policia bëjnë me dije se e plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

 

The post Ngjarje e rëndë në Durrës/ Babai plagos vajzën e tij, pamje nga vendngjarja (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

I shpallur në kërkim nga SPAK/ Arrestohet në Dubai i akuzuari për trafik të lëndëve narkotike, kush është i dënuari nga Italia me 12 vite burg (EMRI)

By: V K
26 January 2026 at 10:03

Bujar Sefa, i njohur edhe me mbiemrin Xaka, është arrestuar në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzën për trafik droge drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sefa ishte një nga personat më të kërkuar nga autoritetet shqiptare, pasi dyshohet si pjesë e një rrjeti kriminal të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Ai i kishte shpëtuar më herët arrestimit gjatë një operacioni policor në fshatin Nojë, ku u sekuestruan 145 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar hashash, si dhe municion luftarak.

Sipas burimeve hetimore, Bujar Sefa, është një emër i njohur edhe për autoritetet italiane të drejtësisë.

Ai është dënuar në Itali me 12 vjet e 9 muaj burg, ndërsa i janë konfiskuar pasuri me vlerë rreth 346 mijë euro.

Nga dosja hetimore e SPAK rezulton se Sefa, i njohur me nofkën Xaka, ka pasur rol drejtues në grupin kriminal që merrej me kultivimin e kanabisit.

Përgjimet e realizuara gjatë hetimeve tregojnë se ai kujdesej për organizimin e punës dhe menaxhimin e punëtorëve të angazhuar në parcelat e mbjella me kanabis.

Policia e Shtetit

Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, kapet 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar.

Akuzohet si drejtuesi i një grupi kriminal që ka kultivuar bimë narkotike, në Krujë, kapet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 39-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u bë e mundur kapja në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:

-B. S. alias B. X., 39-vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 23.05.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi B. S. alias B. X. akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi, Krujë.

Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi po bashkëpunojnë për të kryer procedurat e ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri.

The post I shpallur në kërkim nga SPAK/ Arrestohet në Dubai i akuzuari për trafik të lëndëve narkotike, kush është i dënuari nga Italia me 12 vite burg (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Ish-banorja e “Big Brother Vip” shpërthen pas daljes nga shtëpia dhe paralajmëron padi penale: Do e çoj në gjykatë…

By: V K
26 January 2026 at 09:55

Ish-banorja e eliminuar mbrëmjen e së shtunës nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Lorna Hysa, teksa ishte e ftuar në emisionin “Fan Club”, ka folur hapur për eksperiencën e saj në reality show, por vëmendja është përqendruar te deklaratat e forta që ajo bëri në lidhje me lajmet dhe aludimet e publikuara gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Lorna ka bërë të ditur se do të ndjekë rrugën ligjore, duke paralajmëruar padi civile dhe penale ndaj gazetarit Elton Tozaj, të cilin e akuzon për shpifje dhe përhapje të informacioneve të rreme që, sipas saj, kanë cenuar rëndë figurën dhe moralin e saj.

Gjatë intervistës, ish-banorja u shpreh se ndaj saj janë hedhur akuza të pabazuara, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, duke theksuar se nuk do t’i lërë pa përgjigje ligjore.

Më tej, Lorna sqaroi edhe zërat që kanë qarkulluar në media për marrëdhëniet e saj me disa prej banorëve të “Big Brother VIP”.

Ajo tha se disa deklarata janë keqinterpretuar dhe deformuar, duke theksuar se njohjet e saj me disa persona brenda shtëpisë kanë qenë thjesht miqësore.

“Është thënë se unë kisha diçka me një prej personazheve kryesore të ‘BBV’. Ne njihemi prej vitesh, por mes nesh nuk ka pasur kurrë asgjë më shumë”, tha ajo, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje romantike apo histori të fshehtë.

Deklaratat e Lornës kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse paralajmërimi i saj për ndjekje ligjore do të konkretizohet në ditët në vijim.

The post Ish-banorja e “Big Brother Vip” shpërthen pas daljes nga shtëpia dhe paralajmëron padi penale: Do e çoj në gjykatë… appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-gjyqtari i njohur (EMRI+FOTO)

By: V K
26 January 2026 at 09:48

Ish-gjyqtari Albano Çepele, është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë.

Albano Çepele, nuk arriti që të triumfonte në betejën e ashpër me sëmundjen e rëndë, duke mbyllur sytë përgjithmonë.

Ish-gjyqtari Çepele, u diplomua në vitin 1997 dhe një vit më pas nisi karrierën si gjyqtar në Gjykatën e Tropojës, ku shërbeu deri në vitin 2003.

Më pas ai u transferua në Gjykatën e Shkodrës, ku për gati dy dekada ushtroi funksionin e gjyqtarit, deri në shkëputjen nga sistemi i drejtësisë në vitin 2023.

Në vitin 2020, Çepele u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për çështje që lidhen me pasurinë, vendim që u la në fuqi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në vitin 2023.

Procesi i Vettingut ndaj tij u shoqërua me debate, pasi vetë gjyqtari dhe mbrojtja ligjore kishin argumentuar se ai vuante prej vitesh nga probleme serioze shëndetësore, përfshirë sëmundje të rënda kronike.

Lajmi për humbjen e tij, ka sjellë reagimin edhe të avokatez, Sabina Mete, e cila e ka përshkruar gjyqtarin si një njeri të drejtë dhe human, përtej funksionit që mbante.

Ajo gjithashtu, është ndalur edhe te mënyra se si u trajtua gjyqtari gjatë procesit të Vettingut, duke theksuar se u largua padrejtësisht nga sistemi dhe se familja e tij u vu përballë vështirësive të mëdha ekonomike dhe shëndetësore.

Ish-sekretarja e tij, aktualisht avokate, Sabina Meta, duke njoftuar vdekjen e të ndjerit, tregon:

“Albano Çepele ka ndërruar jetë. Për ata që nuk e njihnin, Albanoja ka punuar si gjyqtar në Shkodër. Ka qenë një njeri i drejtë, i ndershëm, korrekt dhe i pakorruptuar. Këtë e them me bindje të plotë, pasi kam qenë sekretarja e tij.

Albanoja, para se të ishte gjyqtar, ishte human. Respektonte çdo qenie njerëzore, duke filluar nga kolegët, gjyqtarët, prokurorët, avokatët, sekretarët, sanitarët dhe palët ndërgjyqëse.

Karakterizohej nga qetësia dhe butësia, zemërgjerësia dhe humanizmi, por fatkeqësisht u largua padrejtësisht nga sistemi i vettingut, pasi nuk justifikonte pasurinë e tij, vetëm një shtëpi…
Familja e tij shiti shtëpinë në Fier dhe bleu një në Tiranë shumë e shumë vite më parë, por sipas komisionit të vettingut, ai nuk meritonte të kishte as shtëpi (pavarësisht se kishte punuar shumë kohë më parë emigrant). Madje, as familja e tij nuk meritonte të kishte shtëpi.

Albanoja nuk kishte as lekë për ilaçe, të cilat i merrnin të gjithë rrogën, për sa kohë ishte i punësuar.
Kur e larguan nga sistemi, nuk kishte as mundësi për trajtim shëndetësor.

Ndjej një keqardhje të madhe për mikun dhe kolegun tim. Të qoftë dheu i lehtë, o njeri i mirë. Qofsh i parajsës. Shpirti yt pushof­të në paqe. Jam e sigurt se tashmë je në një botë më të mirë se kjo që le pas.

Ky vend, këta njerëz nuk të merituan.

Qofsh mirë me Zotin, Albano.

Më fal nëse nuk mora vesh më parë që paske qenë sëmurë rëndë, nuk piva një kafe me ty dhe nuk kisha dijeni për largimin tënd nga jeta, pasi sapo e mora vesh. Ma bëj hallall. Pushofsh në paqe, o njeri i ndershëm, i urtë dhe i mirë”.

 

 

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-gjyqtari i njohur (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌