Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 January 2026Main stream

“Skuadra më e mirë fitoi”, Pep Guardiola flet pas humbjes befasuese nga Man City

17 January 2026 at 16:42


Trajneri Pep Guardiola ka pranuar hapur se Manchester United ishte skuadra më e mirë në fitoren 2-0 ndaj Manchester Cityt në derbin e qytetit.

Pas ndeshjes, trajneri i Cityt deklaroi për Sky Sports:

“Skuadra më e mirë fitoi. Ata ishin më të mirë. Kur një ekip është më i mirë, duhet ta pranosh. Ata kishin energjinë që ne nuk e kishim, kështu që urime për ta”.

“Ata krijuan raste në fund dhe natyrisht golat që pësuam ishin shumë dobët. Nuk e kontrolluam lojën, por në përgjithësi mund të flasim për këtë apo atë aksion. Ne kemi detyrimin ta analizojmë ndeshjen në tërësi dhe ata ishin më të mirë”.

“Ata e nisën shumë fort, ne humbëm një ose dy topa. Reagimi i tifozëve është normal sepse është derbi. Për shumë vite ata kanë qenë pas skuadrës së tyre dhe me trajnerin e ri është normale që ndodhin gjëra të tilla në lojë”.

“Ne nuk arritëm as të rrezikonim, as të dërgonim krosime apo të bënim lëvizje për ta fituar ndeshjen. Kjo lidhet edhe me energjinë – fitorja apo humbja varet nga ajo që bëjmë me topin, jo vetëm pa të”.

Guardiola gjithashtu refuzoi të ankohej për faktin që Diogo Dalot i shpëtoi kartonit të kuq.

“Mund ta thuash edhe këtë, mund të thuash që po të jepej kartoni i kuq do të ishte tjetër ndeshje. Shumë situata ndodhin”.

“Është e lehtë për mua të vij këtu dhe të them se duhej të ishte karton i kuq. Por nuk është kjo arsyeja për të fituar apo humbur një ndeshje. Për të fituar duhet të bësh më mirë dhe ne sot nuk e bëmë”.

Pas kësaj humbjeje, Manchester City mbetet gjashtë pikë prapa Arsenalit në garën për titull në Liga Premier, ndërsa londinezët kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi

Man Utd e fiton me dominim derbin ndaj Man Cityt

17 January 2026 at 15:25


Manchester Unitedi ka fituar me rezultat 2-0 ndeshjen derbi ndaj Manchester Cityt në kuadër të javës së 22-të të Ligës Premier.

Micheal Carrick ka vazhduar me rezultate pozitive që nga marrja e përkohshme e drejtimit të skuadrës pas shkarkimit të Ruben Amorim.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët arritën të krijojnë edhe shumë raste për gol dhe ta gjejnë rrjetën në dy raste.

Megjithatë, goli i Amad Diallo (34’) dhe ai i Bruno Fernandes (41’) u anuluan të dytë shkaku i pozitave jashtë loje duke shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Big second half coming up ✊
— Manchester United (@ManUtd) January 17, 2026

Në pjesën e dytë, Unitedi vazhdoi me lojë më të mirë, por kësaj radhe edhe më konkrete pasi përveç rasteve, arritën të shënojnë edhe tre gola të rregullt.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 65-të me anë të Bryan Mbeumos, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Patrick Dorgu (76’) shënoi për epërsinë 2-0.

Unitedi shënoi edhe me Mason Mount (90+2), por edhe ky gol ishte i parregullt shkaku i pozitës jashtë loje dhe ndeshja u mbyll me fitoren 2-0 të Djajve të Kuq.

MANCHESTER. IS. REDDDDD! 🤩❤️
— Manchester United (@ManUtd) January 17, 2026


Pas kësaj fitore, United ngjitet në pozitën e katërt me 35 pikë, ndërsa City mbetet i dyti me 43 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Qytetarët e presin Wolverhamptonin, teksa Djajtë e Kuq udhëtojnë te Arsenali. /Telegrafi/


Man City po bëhet gati për një tjetër transferim të madh pas marrëveshjes për Guehin

17 January 2026 at 14:37


Manchester City tashmë ka identifikuar objektivin e radhës për një transferim të madh financiar, teksa po finalizon marrëveshjen për mbrojtësin e Crystal Palace, Marc Guehi, për të cilin Pep Guardiola është një admirues i madh.

City ka rënë dakord të paguajë një shumë fillestare prej 20 milionë eurosh për shërbimet e Guehit, i cili më herët ishte lidhur fort me një transferim te Liverpool, por marrëveshja dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Besohen se bisedimet për nënshkrimin e reprezentuesit anglez janë në fazë shumë të avancuar, ndërsa trajneri i Palace, Oliver Glasner, ka konfirmuar se mbrojtësi është “në fazat përfundimtare” të transferimit dhe nuk do të aktivizohet në ndeshjen ndaj Sunderlandit të shtunën.

Me ardhjen e Guehit, shpenzimet e Manchester Cityt do të shkojnë në rreth 450 milionë euro gjatë 12 muajve të fundit.

Megjithatë, “Qytetarët” tashmë po planifikojnë transferimin e radhës madhor. Sipas një raporti të TeamTalk, klubi nga Manchesteri synon të nënshkruajë tre objektiva kyç nga Liga Premier për vitin 2026.

Antoine Semenyo, i cili iu bashkua skuadrës së Pep Guardiolës nga Bournemouth këtë muaj në një marrëveshje prej 64 milionë eurosh, thuhet se ishte pjesë e këtij plani, së bashku me Marc Guehi dhe mesfushorin e Nottingham Forest, Elliot Anderson.

Që nga transferimi i tij te Forest nga Newcastle në vitin 2024, Anderson është shndërruar në një nga lojtarët më të spikatur të Ligës Premier.

Në muajin gusht, ai u shpërblye me ftesën e parë në kombëtaren A të Anglisë, ndërsa deri tani ka zhvilluar gjashtë ndeshje nën drejtimin e Thomas Tuchel, i cili pritet t’i japë mundësi edhe në Kupën e Botës këtë verë.

23-vjeçari ka zgjuar interesimin e disa klubeve të mëdha së fundmi, përfshirë Manchester United, Bayern Munich dhe Chelsea.

Ai është lavdëruar publikisht edhe nga disa trajnerë me emër, përfshirë Pep Guardiola, i cili beson se Anderson është një “përshtatje ideale” për sistemin e tij taktik, pasi mund të luajë si organizator i thellë i lojës apo si mesfushor box-to-box në rolin e numrit 8./Telegrafi/

Dalot bën një ndërhyrje ‘horror’ ndaj Dokut, por gjyqtari e ‘falë’ duke i dhënë vetëm të verdhë

17 January 2026 at 13:55


Mbrojtësi portugez, Diogo Dalot ka bërë një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj kundërshtarit të tij, Jeremy Doku, por ka shpëtuar pa u ndëshkuar me karton të kuq.

Derbi i qytetit mes Manchester United dhe Manchester City në Old Trafford ka nisur me një ritëm ta lartë, por edhe më lojë të ashpër.

Një ndërhyrje shumë e ashpër ka ndodhur pikërisht në minutën e 11-të të ndeshjes, me Dalot akterin kryesor.

Ishte sulmuesi anësor i Cityt, Doku, i cili në tentim për t’i ikur në sulm, Dalot bëri një ndërhyrje ‘horror’ duke e goditur me thumba në gju.

That’s a red card for Caicedo if he did what Dalot just did to Doku 🤯 #MUNMCI pic.twitter.com/zTlbki1OVc
— 𝐎𝐘𝐈𝐍𝐋𝐎𝐋𝐀  (@Oyinlola_cfc) January 17, 2026


Megjithatë, mbrojtësi portugez shpëtoi mrekullisht nga kjo ndërhyrje, pasi gjyqtari Anthony Taylor vendosi t’i jap vetëm karton të verdhë.

I çuditshëm është edhe fakti se as dhoma e VAR-it nuk ndërhyri për ta ftuar gjyqtarin kryesor dhe ndeshja vazhdoi si mos të ndodh asgjë. /Telegrafi/

Man Utd – Man City, formacionet zyrtare të derbit të zjarrtë

17 January 2026 at 12:37


Manchester United dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të Qytetarëve në derbin e zjarrtë lokal, i cili pritet të zhvillohet në Old Trafford me fillim nga ora 13:30.

Ekipi vendas vjen nga një formë jo e mirë me tri barazime radhazi dhe synon t’i kthehet fitores pikërisht në derbi për t’u rikthyer në garë për pozitën e katërt.

Në anën tjetër, edhe ekipi i Pep Guardiolës ka tri barazime radhazi dhe synimi i vetëm janë tri pikët për t’iu ofruar Arsenalit në pozitën e parë dhe për ta mbajtur të hapur garën për titull.

Trajnerët e të dyja skudrave kanë vendosur të startojnë me disa ndryshime në formacionet e tyre.

Man Utd: Lemmens; Maguire, Martinez, Shaw; Dalot, Fernandes, Casemiro, Dorgu; Amad, Mainoo; Mbeumo;

Man City: Donnarumma; Lewis, Khusanov, Alleyne, Ake; Rodri, Bernardo (C); Semenyo, Foden, Doku; Haaland

/Telegrafi/

Mbrojtja me koston e gjithçkaje: Guardiola shpenzoi mbi 800 milionë euro për 25 mbrojtës te Man City

17 January 2026 at 11:41


Manchester City ka kryer tashmë marrëveshjen e transferimit të mbrojtësit Marco Guehi nga Crystal Palace për 23 milionë euro, për të cilin ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi.

Me këtë rast, mediat angleze luajtën pak me statistikat dhe llogaritën se sa mbrojtës kanë mbërritur te City që kur trajneri Pep Guardiola ka ardhur në klub.

Siç dihet mirë, në korrik të këtij viti do të bëhen 10 vjet që kur Guardiola mbërriti te City nga Bayern Munich, duke fituar gjithçka që mund të fitohej.

Në këto 10 vjet, Guardiola solli 25 mbrojtës te City. Sipas faqes Transfermarkt, transferimi do ta çojë totalin e shpenzimeve të Cityt në 1.93 miliardë funte që nga emërimi i Guardiolës - duke përfshirë mbi 700 milionë funte (807 milionë euro) vetëm për mbrojtës.

Kjo shifër është dukshëm më shumë se klubet e tjera nga gjashtëshja e madhe tradicionale.

Për krahasim, Arsenali solli 19 mbrojtës, Chelsea 20, Tottenham 17, Manchester United 15 dhe Liverpool 10 në të njëjtën periudhë, shkruan Goal.com.

Si kujtesë, që kur Guardiola erdhi në krye të ekipit, City ka fituar gjashtë tituj të Ligës Premier, Ligën e Kampionëve, dy Kupa FA, katër Kupa EFL dhe Kupën e Botës për Klube.

Mbrojtësit më të shtrenjtë të blerë nga Guardiola janë Josko Gvardiol (89 milionë euro), Ruben Dias (75 milionë euro) dhe Jon Stones (55 milionë euro). /Telegrafi/

Tha se do të aktivizojë klauzolën e largimit, talenti i Barcelonës futë në ‘luftë’ tre gjigantët evropianë

17 January 2026 at 10:51


Talenti i madh i Barcelonës, Dro Fernandez ka vendosur të aktivizojë klauzolën e largimit gjatë këtij afati kalimtar të janarit dhe tashmë disa klube evropiane kanë filluar interesimin për transferimin e tij.

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Paris Saint-Germain ka paraqitur propozimin e tyre për mesfushorin e talentuar të Barcelonës, me bisedimet që vazhdojnë për të siguruar transferimin e tij në janar.

18-vjeçari, i cili ka një klauzolë lirimi me vlerë 6 milionë euro, e ka njoftuar klubin katalanas se do të largohet në këtë afat kalimtar dhe përveç PSG-së edhe dy klube tjera evropiane e duan transferimin e tij.

🚨❤️💙 Paris Saint-Germain have presented their contract proposal to Dro who’s set to leave Barcelona.

PSG are pushing to sign 18 year old midfielder with talks already underway behind the scenes — for €6m release clause.

➕🎥 https://t.co/sN7dHgRclD pic.twitter.com/xYUFpSKHNQ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 17, 2026

Manchester City dhe Borussia Dortmund kanë paraqitur gjithashtu oferta konkrete për Dro Fernandez, i cili ka vendosur të largohet përfundimisht nga Camp Nou.

Megjithatë, shumica e raportimeve tregojnë se PSG është në “pole position” për mesfushorin 18-vjeçar, për të cilin shoqëruesit e tij po i vlerësojnë ofertat pa nxitim, me një vendim për destinacionin e tij të radhës shumë afër.

Te Barça, largimi i talentit spanjoll vjen si një befasi e madhe, me trajnerin Hansi Flick thellësisht të zhgënjyer nga vendimi i tij, pasi i kishte dhënë disa herë minuta në këtë sezon. /Telegrafi/


Before yesterdayMain stream

Haaland ka folur rreth mundësisë për t’u transferuar te Real Madridi

16 January 2026 at 20:10


Erling Haaland tashmë ka dhënë mendimin e tij rreth mundësisë së transferimit te Real Madrid, ndërsa mediat e lidhin sulmuesin me një lëvizje rekord botëror prej 500 milionë eurosh drejt gjigantit të La Ligës.

Haaland është një nga sulmuesit më efektivë në Evropë, duke regjistruar 287 gola në 362 paraqitje profesionale gjatë karrierës së tij me klubet Molde, Bryne, Red Bull Salzburg, Borussia Dortmund dhe Manchester City.

Forma e tij e jashtëzakonshme i siguroi një kontratë të majme te City, me raporte që flasin për 500,000 paund në javë para bonuseve, të cilën e nënshkroi në janar të 2024 dhe e mban atë në ‘Etihad’ deri në qershor 2034.

Deri atëherë, Haaland do të jetë 34 vjeç dhe me shumë mundësi jashtë kulmit të tij. Shumë tifozë të Cityt shpresojnë që sulmuesi norvegjez ta përfundojë kontratën e tij të gjatë.

Por sipas Sky Germany, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është i interesuar që ta sjellë Haaland në ‘Santiago Bernabeu’, në një marrëveshje që do të thyejë çdo rekord botëror.

Në mars të 2024, para ndeshjes së Manchester City ndaj Copenhagen në 1/8-at e Ligës së Kampionëve, Haaland u pyet rreth një transferimi të mundshëm në kryeqytetin spanjoll.

“Real Madrid? Nuk e di se çfarë mund të sjellë e ardhmja”, ka thënë fillimisht Haaland.

Më pas, në janar të 2025, ai u pyet përsëri për të njëjtën temë, pas deklaratës së babait të tij, Alf Inge, i cili sugjeroi se dëshironte ta shihte djalin e tij të luante në të gjitha ligat kryesore evropiane për dy ose tre vjet kur Erling iu bashkua City në 2022.

“Sapo nënshkrova një kontratë nëntë-vjeçare e gjysmë, çfarë doni të them?”.

“Jam shumë i lumtur me zgjedhjen time dhe mezi pres të kaloj shumë vite në Manchester dhe kaq është”, përfundoi ai./Telegrafi/

Guardiola: Pas një sezoni si ai i vitit të kaluar, një klub tjetër do më kishte shkarkuar

By: admin
16 January 2026 at 20:00

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli në njq konferencë për shtyp për jetëgjatësinë e qëndrimit të tij në Etihad. Ky është sezoni i tij i dhjetë në krye të klubit.

“Është çështje rezultatesh. Nëse nuk fiton, të shkarkojnë. Nëse nuk fitojmë, do të më shkarkojnë edhe mua. Kemi fituar shumë, prandaj jam i ulur këtu. Nuk ka sekret tjetër. Në një klub tjetër, nuk do të isha konfirmuar pas sezonit të kaluar.

Ata janë më të duruar, ndoshta edhe për shkak të asaj që kemi bërë në të kaluarën. Kemi pasur tre muaj vërtet të dobët. E kaluara ka qenë vërtet pozitive, dhe kjo është arsyeja pse jam ende këtu”.

54 vjeç, Guardiola është në krye të City-t që nga korriku i vitit 2016.

Përvoja e tij me klubin anglez përfshin 6 tituj të Premier League, 2 FA Cup, 4 Kupa të Ligës, 3 Community Shield, një Champions League dhe një Superkupë Evropiane dhe një Botëror për Klube.

The post Guardiola: Pas një sezoni si ai i vitit të kaluar, një klub tjetër do më kishte shkarkuar appeared first on Albeu.com.

Jo vetëm transferim, por status ylli: Man City e shpërblen Guehin me superpagë

16 January 2026 at 18:22


Manchester City është shumë pranë finalizimit të transferimit të kapitenit të Crystal Palace, Marc Guehi, por ajo që po tërheq vëmendjen më të madhe është paga që pritet të përfitojë qendërmbrojtësi anglez në “Etihad”.

Sipas raportimeve të fundit, Guehi ka arritur tashmë një marrëveshje verbale për kushtet personale dhe pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare e gjysmë me kampionët e Anglisë.

Me këtë kontratë, 25-vjeçari do të futet menjëherë në mesin e dhjetë lojtarëve më të paguar në skuadrën e Pep Guardiolës.

Raportohet se paga e Marc Guehi do të jetë rreth 300 mijë funte në javë, një shifër që e vendos atë në elitën e hierarkisë financiare të Manchester Cityt dhe që reflekton besimin e madh të klubit në cilësitë dhe rëndësinë e tij për të ardhmen.

Sa i përket marrëveshjes mes klubeve, City dhe Crystal Palace kanë një akordim në parim për një shumë fillestare prej rreth 20 milionë funte, me bonuse që mund ta çojnë vlerën totale të transferimit afër 30 milionë funteve. Palace ka pranuar ofertën duke pasur parasysh edhe rrezikun e humbjes së lojtarit pa pagesë në fund të kontratës.

Me këtë lëvizje, Manchester City jo vetëm që forcon mbrojtjen me një nga qendërmbrojtësit më të vlerësuar në Angli, por gjithashtu dërgon një sinjal të qartë se Marc Guehi shihet si një figurë kyçe e projektit afatgjatë të klubit./Telegrafi

Crystal Palace dhe Guehi i thonë ‘po’ ofertës së Man Cityt, gati zyrtarizimi

16 January 2026 at 15:09


Manchester City është shumë afër të bëjë zyrtare transferimin e mbrojtësit Marc Guehi nga Crystal Palace.

Klubi nga Etihad nuk ka të ndalur në afatin kalimtar të janarit, pasi është afër të zyrtarizoj edhe transferimin e dytë të madh.

Pas transferimit të Antoine Semenyo nga Bournemouth, City pritet të konfirmoj edhe transferimin e Guehit nga Crystal Palace.

Është eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar se Crystal Palace ka pranuar ofertën, teksa edhe Guehi ka pranuar kushtet personale.

🚨💣 BREAKING: Marc Guehi to Manchester City, HERE WE GO! 💙

Official proposal accepted by Crystal Palace right now — understand fee will be around £20m.

Guehi has ACCEPTED move to #MCFC.

Exclusive story, now confirmed. 🧨 pic.twitter.com/Vo4bKmyzCU
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 16, 2026


“Marc Guehi te Manchester City, ja ku jemi. Oferta zyrtare e pranuar nga Crystal Palace tani - kuptohet që tarifa do të jetë rreth 20 milionë funte”.

“Guehi e ka pranuar transferimin te Mancheste City”, ka shkruar Romano, i cili shton se lajmi i tij ekskluziv, tani është konfirmuar. /Telegrafi/

Man City përparon ndjeshëm për transferimin e yllit anglez, marrëveshja është afër

16 January 2026 at 12:48


Manchester City ka përparuar ndjeshëm në ndjekjen e qendërmbrojtësit të Crystal Palace, Marc Guehi, duke i paraqitur një propozim të rëndësishëm kontrate reprezentuesit anglez në 12 orët e fundit, ndërsa përgatit një qasje zyrtare ndaj “Shqiponjave”.

Burimet tregojnë se skuadra e Pep Guardiolës është gati të vazhdojë me negociatat pasi e ka identifikuar Guehin si një objektiv kryesor mbrojtës për të forcuar mbrojtjen e tyre.

“Manchester City përparon në marrëveshjen për Marc Guehi, pasi një përpjekje e madhe është bërë në 12 orët e fundit”.

“Manchester City i paraqiti një propozim të rëndësishëm Guehit për sa i përket kontratës, përfundimisht gati të vazhdojë edhe me Crystal Palace. Marrëveshja tani është më afër”, ka shkruar Fabrizio Romano.

🚨🔵 EXCLUSIVE: Manchester City advance on Marc Guehi deal as big approach has been made in the last 12h.

Manchester City presented important proposal to Guehi in terms of contract, eventually ready to proceed also with Crystal Palace.

Deal now closer with #MCFC. 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 pic.twitter.com/WLBka7ueqO
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 16, 2026


25-vjeçari, një figurë kyçe për Crystal Palace që nga transferimi i tij prej 18 milionë funtesh nga Chelsea në vitin 2021, ka qenë në radarin e Cityt mes shqetësimeve të vazhdueshme për lëndime dhe nevojës për më shumë lojtarë.

Guehi ka qenë një lojtar i qëndrueshëm për Palace, duke bërë 33 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon me tre gola dhe katër asistime. Qetësia e tij me topin dhe cilësitë e liderit e bëjnë atë një lojtar ideal për sistemin e Cityt të bazuar në posedim të topit. /Telegrafi/

“Smart City”/ Gazetari: E firmosi direkt Xhemal Qefalia! 140 mln dollarë pa garë…

By: Brisi
15 January 2026 at 22:28

Gazetari Klodian Tomorri, ka komentuar projektin “Smart City”, i cili përveç kostove shumë të larta, paraqet edhe problematika me sigurinë kombëtare, pasi të dhënat e shqiptarëve do të përfundojnë në duart e një kompanie me lidhje kineze. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Tomorri shpjegoi se ish zëvendësministri i brendshëm, Julian Hodaj, nuk pranoi të […]

The post “Smart City”/ Gazetari: E firmosi direkt Xhemal Qefalia! 140 mln dollarë pa garë… appeared first on BoldNews.al.

Ylli i Man Cityt drejt largimit përkundër dëshirës së Pep Guardiolas

15 January 2026 at 18:52


Sipas “Manchester Evening News”, Bernardo Silva pritet të largohet nga Manchester City si lojtar i lirë në verë, pavarësisht dëshirës së Pep Guardiolës për ta mbajtur atë në skuadër.

Duke folur pas fitores ndaj Newcastle, trajneri i Cityt e bëri të qartë se dëshiron ta mbajë Silvën për aq kohë sa të jetë e mundur në klub.

“Ne duam ta mbajmë Bernardon këtu sa më gjatë që të jetë e mundur”, kishte deklaruar Guardiola pas ndeshjes.

Megjithatë, raportimi thekson se Guardiola është i vetëdijshëm për dëshirën e mesfushorit portugez për t’u larguar në fund të sezonit.

Bernardo Silva kishte folur më herët gjatë këtij sezoni për të ardhmen e tij, duke pranuar se vendimi tashmë është marrë, por pa dhënë detaje.

“Vendimin e kam marrë, por nuk është momenti për ta zbuluar”, ishte shprehur Silva.

Nëse ky largim konfirmohet, Manchester City do të humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm të epokës së Guardiolës, ndërsa e ardhmja e portugezit pritet të jetë një nga temat më të diskutuara të merkatos verore./Telegrafi

Xabi Alonso mund të nisë një kapitull të ri në Angli

15 January 2026 at 13:20


Dalja e Xabi Alonsos nga Real Madrid nuk ka ndalur zhvillimin e tij si trajner, përkundrazi e ka forcuar atraktivitetin e tij në tregun evropian.

Edhe pse periudha e tij në klubin madrilen ishte e shkurtër dhe e karakterizuar nga presion i madh dhe kërkesa për rezultate, emri i tij vazhdon të vlerësohet nga disa nga ekipet më të rëndësishme të kontinentit.

Puna e tij më parë te Bayer Leverkusen mbetet referenca kryesore e karrierës së tij si trajner.

Atje ai krijoi një ekip të dallueshëm, konkurrues dhe në gjendje të dominojë ndeshjet përmes zotërimit të topit, duke theksuar gjithashtu aftësinë për të zhvilluar lojtarët e rinj.

Ky identitet taktik dhe filozofia e tij e lojës mbeten kartë e tij më e fortë prezantuese.

Në Angli, klube si Manchester City, Manchester United apo Liverpool kanë nisur të analizojnë seriozisht profilin e tij.

Liga Premier duket të jetë destinacioni më i mundshëm, pasi stili i lojës së Alonsos përputhet me një kampionat që vlerëson intensitetin, strategjinë dhe zhvillimin e vazhdueshëm të ekipeve.

Njohuria që Alonso ka për futbollin anglez, e fituar gjatë karrierës si lojtar, i jep gjithashtu një avantazh shtesë.

Kjo eksperiencë i mundëson të kuptojë veçoritë e mjedisit, një faktor kyç që luan në favorin e tij në momentin e marrjes së një projekti në Angli.

Edhe pse Manchester City duket një opsion më i largët për shkak të ndryshimeve të mundshme në stolin e tyre, Manchester United përfaqëson një projekt tërheqës, por kompleks, me disa rreziqe që trajneri duhet t’i vlerësojë para se të marrë vendimin për hapin e tij tjetër. /Telegrafi/

Transferimi i jashtëzakonshëm i Barcelonës për verën e ardhshme është duke u negociuar

14 January 2026 at 12:37


Presidenti i Barcelonës Joan Laporta, dhe legjenda e klubit, Deco, kanë pasur prej muajsh në shënjestër mesfushorin portugez Bernardo Silva, dhe tashmë duket se mund ta konkretizojnë transferimin.

Silva pritet të jetë përforcimi i parë i blaugranave për sezonin e ardhshëm, duke ardhur me statusin e lojtarit të lirë, pasi kontrata e tij me Manchester City përfundon në fund të sezonit.

Klubi katalanas po tenton të arrijë një marrëveshje në këtë afat kalimtar dimri, për të siguruar shërbimet e Silvës pa shpenzime të mëdha për transferimin.

Drejtuesit e klubit besojnë se momenti është i favorshëm: mesfushori nuk ka rinovuar kontratën, afati i kampionatit po afron dhe vullneti i lojtarit mund të jetë faktori vendimtar.

Laporta dhe Deco e kanë pasur Silvën në listën e objektivave prioritare për disa afate kalimtare, por më parë kushtet nuk kanë qenë të favorshme.

Tani situata ka ndryshuar: Man City është i vetëdijshëm se mund ta humbasë lojtarin pa përfituar asgjë, dhe Barcelona kërkon të parandalojë konkurrencën nga klubet e tjera evropiane.

Silva përputhet me profilin që kërkon stafi teknik: cilësi, përvojë në nivel të lartë dhe një kuptim të thellë të lojës, të përshtatshëm për La Ligën.

Klubi anglez nuk dëshiron të humbasë lojtarin falas, por nuk mund ta detyrojë atë të rinovojë kundër dëshirës së tij.

Për këtë arsye, Barcelona po eksploron një qasje të kujdesshme, duke tentuar të sigurojë marrëveshjen përpara verës dhe të ofrojë një destinacion tërheqës dhe konkurrues për Silvën.

Për blaugranat, ky transferim përfaqëson një mundësi strategjike.

Transferimi i Silvës falas do të forconte ekipin pa rrezikuar buxhetin, do të rrisë menjëherë konkurrencën në fushë dhe do të sjellë udhëheqje në një skuadër të re dhe ambicioze.

Bernardo Silva mund të vendosë fatin e tij para përfundimit të sezonit, dhe Barcelona synon të përfitojë nga kjo mundësi.

Nëse negociatat ecin sipas parashikimeve, portugezi mund të bëhet emri më i shquar i afatit kalimtar të ardhshëm, edhe përpara përfundimit të dimrit. /Telegrafi/

Tri klubet që e kanë Xabi Alonson në listën e tyre të ngushtë

14 January 2026 at 10:33


Trajneri spanjoll ndodhet aktualisht pa ekip pas largimit të tij nga Real Madridi.

Etapa e shkurtër dhe e trazuar e Xabi Alonsos në “Santiago Bernabeu” ka marrë fund në mënyrë të papritur.

Tekniku nga Tolosa nuk arriti të harmonizojë idetë e tij në një dhomë zhveshjeje të përçarë dhe as të sigurojë mbështetjen e plotë të drejtuesve të klubit madrilen.

Megjithatë, pavarësisht këtij episodi negativ në Spanjë, reputacioni ndërkombëtar i Alonsos mbetet i paprekur falë punës së shkëlqyer të bërë më herët në Gjermani.

Klube të mëdha të Evropës si Manchester City, Liverpool dhe Bayern Munich po ndjekin me vëmendje hapat e tij të ardhshëm.

Sipas së përditshmes AS, këta gjigantë e shohin strategun bask si figurën ideale për të udhëhequr projektet e tyre afatmesme.

Manchester City dhe Liverpooli ëndërrojnë rikthimin e Xabi Alonsos

Xabi Alonso konsiderohet kandidati më serioz për të trashëguar Pep Guardiolën në stolin e Manchester City.

E ardhmja e teknikut katalanas në “Etihad Stadium” mbetet e paqartë, çka e detyron drejtuesit e klubit anglez të eksplorojnë alternativa të nivelit të lartë.

Stili i lojës së bazuar në posedim, kontroll dhe autoriteti i Alonsos përshtaten në mënyrë perfekte me filozofinë e klubit “citizen”.

Paralelisht, edhe Liverpooli e ndjek nga afër situatën e një figure që është legjendë në “Anfield Road”.

Edhe pse Arne Slot aktualisht drejton skuadrën, puna e tij ka filluar të ngrejë pikëpyetje te tifozët dhe drejtuesit.

Ideja për të parë Alonson në stolin e ekipit ku ai shkëlqeu si lojtar po fiton gjithnjë e më shumë terren.

Bayern Munich, një alternativë serioze në horizont

Bayern Munich është gjiganti i tretë që nuk e humbet nga sytë trajnerin që e njeh shumë mirë Bundesligën.

Edhe pse Vincent Kompany ka arritur të stabilizojë ekipin bavarez, në “Allianz Arena” lëvizjet e mëdha nuk përjashtohen kurrë.

Drejtuesit e Bayernit vlerësojnë aftësitë taktike dhe njohjen e futbollit gjerman që Alonso zotëron.

Një rikthim në Munich do të ishte mundësia ideale për të dëshmuar se dështimi në Madrid ishte thjesht një aksident i shkaktuar nga rrethana të jashtme.

Konfliktet me lojtarë kyç dhe mungesa e autonomisë në Real Madrid nuk e zbehin aspak CV-në e tij të suksesshme si trajner.

Një kapitull i ri strategjik për trajnerin bask

Pas largimit nga Real Madridi, Xabi Alonso po merr kohë për reflektim përpara se të vendosë destinacionin e radhës.

Ofertat nuk do t’i mungojnë, veçanërisht nga projekte që i garantojnë kontroll të plotë mbi aspektin sportiv, diçka që i mungoi në Madrid.

Liga Premier duket si destinacioni më i mundshëm, duke pasur parasysh strukturën dhe ambiciet e klubeve si Manchester City apo Liverpool.

Çdo vendim që ai do të marrë pritet të ketë ndikim të madh në ekuilibrat e futbollit evropian gjatë afatit kalimtar të verës.

Aftësia e tij për të ndërtuar identitet fitues dhe për të transformuar skuadra e bën Xabi Alonson një nga trajnerët më të kërkuar të momentit.

Bota e futbollit pret me interes të madh kapitullin e radhës në karrierën e tij, e bindur se hakmarrja sportive e teknikut bask është vetëm çështje kohe.

Emri i Xabi Alonsos do të vazhdojë të dominojë titujt, derisa një nga stolet më prestigjioze të Evropës t’i hapë dyert. /Telegrafi/

Semenyo zjarr te Man City, fitore të madhe ndaj Newcastle me hap të madh drejt finales

13 January 2026 at 23:08


Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të EFL Cup, Manchester City arriti një fitore të rëndësishme 2-0 në fushën e Newcastle, duke marrë avantazh të konsiderueshëm për finalen e kompeticionit.

"Qytetarët" e Pep Guardiolës morën iniciativën që nga minuta e parë dhe shfaqën kontroll të fortë mbi lojën, megjithëse Newcastle krijoi disa raste të rrezikshme.

Goli i parë erdhi në minutën e 53-të, kur Antoine Semenyo shfrytëzoi një hapësirë brenda zonës pas një pasimi të Bernardo Silvës dhe goditi në mes të rrjetës, duke çuar Manchester City në avantazh prej 1-0.

Joelinton, Bruno Guimaraes dhe Tonali kishin raste ta barazonin rezultatin, por nuk ia dolën.

Për të vulosur rezultatin, Rayan Cherki shënoi golin e dytë në minutën e 90+9’, pas një pasimi të bukur nga Rayan Ait Nouri. Ky gol i dha qetësi skuadrës së Guardiolës dhe pothuajse siguruan vendin në finalen e EFL Cup.

Me këtë fitore, Manchester City ka një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit dhe është favorit për të siguruar vendin në finalen e EFL Cup.

Të gjitha sytë janë drejtuar te finalisti i mundshëm që do të dalë nga çiftet gjysmëfinale, ku në ndeshjen tjetër rivalët e mëdhenj Arsenal dhe Chelsea do të përballen për avantazh para ndeshjes së kthimit. /Telegrafi/

Man City kontakton për mesfushorin e Nottingham Forest, goditje për Man Utd

13 January 2026 at 10:07


Manchester City ka bërë kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e Elliot Anderson për një transferim të mundshëm me vlerë të lartë gjatë afatit kalimtar të verës.

Ky zhvillim përbën një goditje të madhe për rivalët, Manchester United, të cilët e shihnin mesfushorin e Nottingham Forest si objektivin e tyre kryesor.

Pep Guardiola është një admirues i madh i 23-vjeçarit, reprezentues i Anglisë, duke e konsideruar atë si një mesfushor ideal dhe të gjithanshëm, qoftë në rolin e numrit 8 apo si organizator i lojës nga prapavija, perfekt për sistemin e bazuar në posedim të Cityt.

Burime pranë lojtarit sugjerojnë se vetë Anderson është i hapur për një kalim në “Etihad”, të cilin e sheh si hapin ideal për të çuar karrierën e tij në një nivel më të lartë.

Man Utd mbetet në ankth, teksa City shfrytëzon avantazhet e pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve, suksesin e provuar dhe reputacionin e Guardiolës për t’u pozicionuar si favorit i qartë në këtë garë.

Kontrata afatgjatë e Anderson me Forest, e vlefshme deri në vitin 2029, i jep klubit një pozicion të fortë negociues, me vlerësime që variojnë nga 80 milionë deri në mbi 100 milionë, shifër që mund të rritet më tej nëse ai shkëlqen në Kupën e Botës.

Nottingham Forest kanë qenë të qartë se nuk kanë interes për një shitje në janar, teksa fokusi i tyre mbetet stabiliteti në Ligën Premier.

Ndërkohë, Chelsea dhe Bayern Munich vazhdojnë të jenë në garë, por gjithnjë e më shumë kjo betejë po merr formën e një përballjeje të madhe mes dy gjigantëve të Mançesterit.

Gjatë këtij sezoni me Forest, Anderson ka regjistruar 21 paraqitje në Ligën Premier, duke shënuar një gol dhe duke dhënë dy asistime. /Telegrafi/

Bushati: “Smart City” rrezik për sigurinë dhe privatësinë e qytetarëve

By: Elva
12 January 2026 at 21:48

Analisti Andi Bushati ka shprehur kritika ndaj projektit “Smart City”, duke vlerësuar se problematikat përtej kostove dhe dyshimeve për korrupsion lidhen me rrezikun e cenimit të privatësisë dhe sigurisë së qytetarëve. Duke folur në emisionin “Çim Peka Live”, ai argumentoi se menaxhimi i të dhënave të ndjeshme nga persona me lidhje të dyshuara kriminale mund […]

The post Bushati: “Smart City” rrezik për sigurinë dhe privatësinë e qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌