Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 5 March 2026Main stream

Dukagjini mes synimit për Kupën e Kosovës dhe stabilitet në kampionat - trajneri Pergjokaj dhe sulmuesi Merlaku besojnë në daljen në Evropë

5 March 2026 at 21:07


Dukagjinit po përgatitet për sfidatat e radhës, kresorja gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës, një sfidë vendimtare në rrugën drejt finales që klubi nuk e ka arritur që nga viti 2021, kur u mposht nga Llapi në finale pas penalltive.

Ekipi nga Klina po vazhdon gjithashtu garën në Superligën e Kosovës, ku këtë sezon po mbajnë një ritëm të qëndrueshëm dhe ndodhen aktualisht në mesin e tabelës, duke synuar paraqitje të forta deri në fund të kampionatit.

Nën drejtimin e trajnerit Ndue Pergjokaj, Dukagjini ka ndërtuar një skuadër të organizuar dhe konkurruese, e gatshme për sfida vendimtare.

Aktualisht Dukagjini gjendet në mesin e renditjes me 32 pikë, në pozitën e gjashtë, ndërsa synim sipas klubit mbetet Kupa e Kosovës, rruga më e shkurtër për të dal në garat evropiane.

Paraqitjet e fundit në kupë kanë treguar se ekipi është i motivuar dhe i përgatitur për të shkuar në finalen që do të shënojë një mundësi historike për klubin.

Atmosfera brenda skuadrës mbetet pozitive, ndërsa lojtarët janë të motivuar për të dhënë maksimumin në fushë, duke përfaqësuar qytetin e Klinës dhe duke synuar sukses.

Telegrafi ka intervistuar trajnerin Ndue Pergjokaj dhe futbollistin, Altin Merlaku, të cilët do të ndajnë mendimet e tyre për sezonin, objektivat e Kupës dhe sfidat që e presin ekipin në përballjet vendimtare. /Telegrafi/

Silva shpërthen pas mohimit të penalltisë: Jemi mësuar me këtë sezon

5 March 2026 at 10:15


Bernardo Silva shprehu frustrimin e tij ndaj gjyqtarit Darren England pasi Erling Haaland iu mohua një penallti e dukshme në pjesën e dytë gjatë barazimit 2-2 me Nottingham Forest.

Silva argumentoi se Haaland u godit nga portieri i Forest, Matz Sels, ndërsa City kishte avantazhin 2-1, por një kontroll i shkurtër i VAR-it lejoi vazhdimin e lojës përpara se Elliot Anderson të barazonte rezultatin në fund.

“Të gjitha 50-50-të na kanë shkuar kundër këtë sezon”, ka thënë Silva për TNT Sports.

“Sapo pashë episodin me Erling. Për mua, ishte penallti… Jemi mësuar me këtë këtë sezon. E dimë si funksionon. Detyra jonë është të bëjmë më mirë, sepse nuk mund të kontrollojmë këto gjëra”.

Pikët e humbura i kanë dhënë iniciativën përsëri kryesuesve Arsenalit, të cilët kanë një diferencë prej shtatë pikësh, edhe pse City ka një ndeshje më pak.

Trajneri Pep Guardiola shmangu kritikën e vendimeve, duke u fokusuar te aspektet pozitive.

“Bëmë gjithçka… Vazhdojmë dhe shikojmë përpara, jo pas”.

City ka humbur tashmë 13 pikë nga pozicione fituese këtë sezon, një statistikë që nënvizon pasigurinë e tyre në një garë titulli që duket gjithnjë e më e vështirë. /Telegrafi/

Dy gjigantët e Ligës Premier në garë për nënshkrimin e Karim Adeyemit

5 March 2026 at 08:46


E ardhmja e Karim Adeyemi po bëhet një nga temat më të nxehta të afatit kalimtar evropian.

Sulmuesi anësor i Borussia Dortmund ka vendosur të ndalojë negociatat për rinovimin e kontratës, duke synuar një transferim në Ligën Premier gjatë verës së ardhshme.

Futbollisti gjerman do të hyjë në vitin e fundit të kontratës në qershor, çka e vendos klubin nga Dortmundi përballë një vendimi të rëndësishëm: ta shesë këtë verë për një shumë të konsiderueshme ose të rrezikojë ta humbasë falas në fund të sezonit të ardhshëm.

Interesimi për të është rritur ndjeshëm, me dy gjigantë anglezë, Manchester United dhe Chelsea që po përgatiten për një duel të fortë për shërbimet e tij.

Te Manchester United, trajneri Michael Carrick e sheh Adeyemin si një përforcim ideal për repartin ofensiv.

Strategu britanik dëshiron të shtojë më shumë shpejtësi dhe vertikalitet në lojën e ekipit.

Aktualisht, sulmi i “Djajve të Kuq” përfshin emra si Benjamin Sesko, Matheus Cunha, Bryan Mbeumo dhe Amad Diallo.

Megjithatë, drejtuesit e klubit besojnë se profili i Adeyemit, i aftë të luajë në të dy krahët dhe shumë i rrezikshëm në hapësira, do t’i japë ekipit një dimension të ri në sulm.

Man Utd e konsideron situatën kontraktuale të lojtarit si një mundësi të artë në treg, sidomos duke qenë se Adeyemi ka refuzuar disa oferta për rinovim me Dortmundin.

Nga ana tjetër, edhe Chelsea është seriozisht në garë për 24-vjeçarin.

Klubi londinez po kalon një proces transformimi nën drejtimin e trajnerit Liam Rosenior.

Chelsea e sheh Adeyemin si zëvendësimin ideal për Alejandro Garnacho, i cili pritet të largohet pas një periudhe jo shumë bindëse në Londër.

Stili i shpejtë dhe aftësia për të krijuar raste e bëjnë gjermanin një partner ideal për talentet e rinj të ekipit si Estevo Willian dhe Cole Palmer.

Projekti i Chelseas, i ndërtuar mbi lojtarë të rinj dhe me potencial të madh, mund të jetë një faktor kyç për ta bindur Adeyemin.

Vendimi final i Karim Adeyemit pritet të ketë ndikim të madh në afatin kalimtar veror.

Ndërkohë që Borussia Dortmund synon të rrisë çmimin e kartonit të tij, Man Utd dhe Chelsea po përgatisin oferta të rëndësishme për ta bindur klubin gjerman.

Nëse transferimi realizohet, Liga Premier mund të mirëpresë një nga lojtarët më të shpejtë dhe më spektakolarë të futbollit evropian. /Telegrafi/

Trajneri i Borussia Dortmund thotë se talenti 17-vjeçar është ‘e ardhmja e Italisë’

4 March 2026 at 23:09


Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, ka shpërndarë vlerësime të mëdha për talentin 17-vjeçar Samuele Inacio, duke e cilësuar atë si “jo vetëm të ardhmen e klubit, por edhe të futbollit italian dhe të Kombëtares së Italisë”.

Inacio bëri së fundmi debutimin e tij profesional, duke u aktivizuar nga stoli në minutat e fundit të supersfidës “Der Klassiker” mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich në Bundesligë, një skenë prestigjioze për hapin e parë në futbollin elitar.

“Jemi të lumtur. Samuele është 17 vjeç dhe padyshim do të bëjë shumë mirë”, ka thënë Kovac për Kicker.

“Isha i kënaqur me debutimin e tij. Kundër Bayern Munich, imagjinoni! Aspak keq”.

Tekniku kroat beson se Inacio do të ketë një rol të rëndësishëm edhe në përfaqësuesen italiane në vitet në vijim.

“Ai është një futbollist i madh. Nëse qëndron i shëndetshëm, do të ketë një karrierë të shkëlqyer. Në moshën 17-vjeçare shoh shumë cilësi që i përkasin një lojtari shumë të mirë të së ardhmes. Ai nuk është vetëm e ardhmja e këtij klubi, por edhe e futbollit italian dhe e Kombëtares së Italisë”.

Kovac theksoi progresin e vazhdueshëm të talentit të ri.

“Po përparon shumë, ka zemër të madhe. Teknikisht është shumë i pastër. Italianët thonë ‘fantasista’. Si numër 10 apo 8, ai sheh në fushë gjëra që në moshën 17-vjeçare, të tjerët në moshën 30 nuk i shohin”.

Inacio është gjithashtu në qendër të një mosmarrëveshjeje mes Dortmundit dhe ish-klubit të tij, Atalanta.

Talenti u formua në akademinë e klubit nga Bergamo, por u largua në vitin 2024 për t’iu bashkuar Dortmundit si 16-vjeçar, pa pasur kompensim financiar mes palëve, një situatë që ka shkaktuar pakënaqësi te drejtuesit e Atalantës.

Megjithatë, për Dortmundin kjo lëvizje po rezulton një investim premtues për të ardhmen, ndërsa Inacio shihet si një nga emrat më interesantë të brezit të ri në futbollin evropian. /Telegrafi/

Çmenduria në ‘Etihad’ nuk i takon askujt, Man City ngec paksa në garë për titull

4 March 2026 at 22:34


Manchester City dhe Nottingham Forest ndanë pikët në një barazim 2-2, në një përballje intensive që i takoi javës së 29-të në Ligën Premier, e cila prodhoi raste, polemika dhe kthesa të shpejta në rezultat.

Skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e 31-të, kur Antoine Semenyo realizoi me një goditje të saktë nga brenda zonës pas asistit të Rayan Cherki, duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin minimal 1-0.

Nottingham reagoi menjëherë pas pushimit.

Në minutën e 57-të, pas një topi të devijuar me kokë nga Igor Jesus, Morgan Gibbs-White shfrytëzoi momentin për të barazuar shifrat në 1-1.

Manchester City riktheu epërsinë në minutën e 62-të.

Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Rayan Ait-Nouri, Rodri u shkëput më lart se të gjithë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë për 2-1.

Megjithatë, mysafirët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 76-të rikthyen baraspeshën.

Callum Hudson-Odoi asistoi për Elliot Anderson, i cili me një goditje të fuqishme nga distanca mposhti portierin për rezultatin përfundimtar 2-2.

Takimi u shoqërua edhe me disa episode të diskutueshme, ku Erling Haaland kërkoi penallti në dy raste, por gjyqtari Darren England lejoi vazhdimin e lojës.

Në përfundim, barazimi 2-2 pasqyroi më së miri ekuilibrin e shfaqur në fushë gjatë 90 minutave. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Bora me fitore të madhe ndaj Rahovecit

4 March 2026 at 22:14


Skuadra e Borës ka regjistruar një tjetër fitore me peshë në elitën e basketbollit kosovar, duke triumfuar në udhëtim ndaj Rahovecit 029 me rezultat 85:77.

Ndeshja e zhvilluar sot (e mërkurë) në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec foli kryesisht në favor të mysafirëve, të cilët dominuan në tre çerekët e parë të takimit.

Bora e nisi fuqishëm sfidën, duke fituar periodën e parë 27:21 dhe të dytën 27:22. Epërsia u thellua edhe në çerekun e tretë, që përfundoi 16:11 për skuadrën prishtinase.

Rahoveci 029 reagoi në dhjetë minutat e fundit, duke e fituar çerekun e katërt 23:15, por pa arritur ta përmbysë rezultatin.

Në radhët e Borës u dallua Shaquan Jules me 14 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime, ndërsa paraqitje shumë të mirë pati edhe Rrezart Memedi, i cili kontribuoi me 20 pikë, dy kërcime dhe dy asistime.

Te vendasit më efikasi ishte J’von McCormick, që realizoi 27 pikë, gjashtë asistime dhe katër kërcime.

Pas kësaj fitoreje, Bora mban vendin e tretë në tabelë me 34 pikë, duke regjistruar 12 fitore dhe 10 humbje.

Në anën tjetër, Rahoveci 029 renditet në pozitën e tetë, përkatësisht të fundit, me 29 pikë, shtatë fitore dhe 15 disfata. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Ylli i madh i Atletico Madridit merr një vendim të rëndësishëm

4 March 2026 at 21:20


Pavarësisht interesit të Orlando City, që e kishte vënë nën vëzhgim që në mars, Antoine Griezmann ka vendosur të shtyjë çdo negociatë deri në sezonin veror.

Kjo do të thotë se sulmuesi do të përfundojë këtë sezon te Atletico Madrid dhe do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Mbretit.

Në një ndeshje të tensionuar, Atletico Madrid arriti të eliminojë Barcelonën nga gjysmëfinalet, duke siguruar vendin në finalen e Kupës, një sfidë që mund të vendosë shumë për të ardhmen e projektit të Diego Simeone.

Griezmann, i cili ishte një nga objektivat kryesorë të Orlando City, ka refuzuar për momentin transferimin në MLS, duke zgjedhur të përqendrohet te Atletico deri në fund të sezonit.

Vendimi është konsideruar një sukses i madh për drejtuesit e klubit madrilen dhe një fitore personale e Simeones, që ka arritur ta bindë sulmuesin të qëndrojë për të luftuar për tituj.

Për Orlando City, kjo do të thotë se zyrtarizimi i transferimit të Griezmann duhet të presë deri në verë, ndërsa futbollisti do të përpiqet të mbyllë sezonin me titull te Atletico, duke u larguar potencialisht me një sukses nën krah. /Telegrafi/

Pjanic i thotë Juventusit të nënshkruajë me yllin e Man Cityt nëse nuk arrijnë Tonalin

4 March 2026 at 18:33


Ish-mesfushori i Juventusit dhe Romës, Miralem Pjanic, ka sugjeruar që bardhezinjtë të transferojnë Bernardo Silva në verë, në rast se nuk arrijnë të sigurojnë shërbimet e Sandro Tonali.

35-vjeçari, aktualisht në Dubai ku po përgatitet për t’u licencuar si agjent futbolli, ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport, duke analizuar momentin e Juventusit dhe Romës pas barazimit spektakolar 3-3 në “Olimpico”.

Duke komentuar garën për një vend në Ligën e Kampionëve, Pjanic u shpreh optimist për bardhezinjtë:

“Gasperini po bën një punë të shkëlqyer në Romë dhe ndikimi i Malen ka qenë i menjëhershëm. Por Juventus tregoi ADN-në e tij, shpirtin ‘deri në fund’. Kanë edhe 11 ndeshje dhe mund të sigurojnë kualifikimin në Champions”.

Gasperini

Pjanic ka punuar më parë me trajnerin Luciano Spalletti te Roma dhe beson se ai është njeriu i duhur për të hapur një cikël të ri në Torino.

“Spalletti i ka dhënë skuadrës një identitet të qartë. Klubi ka nevojë për stabilitet për t’u rikthyer te fitoret. Ai është trajneri i duhur, por nuk mjafton vetëm ai. Nevojiten të paktën tre përforcime të nivelit të lartë, një për çdo repart”.

Sipas raportimeve të janarit, Juventusi kishte nisur kontakte paraprake për Bernardo Silvën, kontrata e të cilit me Manchester City skadon në qershor.

Pjanic e sheh portugezin si profilin ideal: “Nëse nuk arrijnë te Tonali, unë do të shkoja për Bernardo Silvën. Ai është kampioni që i duhet Juventusit, cilësi, personalitet, eksperiencë dhe karizëm. Bernardo të bën të hedhësh hapin tjetër”.

Bernando Silva

Po ashtu, ai shprehu besim edhe te Jonathan David, duke theksuar se 25 gola në sezon nuk arrihen rastësisht.

Sa i përket talentit turk Kenan Yildiz, i cili së fundmi ka rinovuar kontratën me klubin torinez, Pjanic u shpreh:

“Do të ishte pjesë e skuadrës sime te Juventusi, por do të duhej të konkurronte me Dybala, Douglas Costa dhe Ronaldo. Yildiz është jashtëzakonisht i fortë. Tani i takon atij ta provojë, e ardhmja është e tij”.

Në përfundim, ish-mesfushori bardhezi theksoi se Juventusi është në rrugën e duhur, por për t’u rikthyer te titujt, afati kalimtar i verës do të jetë vendimtar. /Telegrafi/

Tottenhami tashmë po shqyrton shkarkimin e Igor Tudorit

4 March 2026 at 18:14


E ardhmja e Igor Tudor në stolin e Tottenham është vënë në pikëpyetje vetëm pak ditë pas emërimit të tij.

Trajneri kroat u zgjodh për të zëvendësuar Thomas Frank me misionin për të rikthyer stabilitetin dhe rezultatet në Ligën Premier, por nisja ka qenë zhgënjyese.

Drejtuesit e klubit londinez po ndjekin me shqetësim situatën, teksa skuadra vazhdon të mos tregojë reagim në fushë.

Presioni mediatik dhe pakënaqësia e tifozëve kanë rritur tensionin rreth projektit të ri teknik.

Debutimi i Tudorit në stol përfundoi me një humbje ndaj Arsenalit, ku Tottenham shfaqi probleme serioze në mbrojtje dhe mungesë intensiteti.

Situata nuk ndryshoi as në ndeshjen pasuese kundër Fulham, ku londinezët pësuan një tjetër disfatë.

Aktualisht, Tottenham pozicionohet në pjesën e poshtme të tabelës në Ligën Premier, një realitet i papritur në krahasim me pritshmëritë e fillim-sezonit.

Pas humbjes së fundit, Igor Tudor nuk i kurseu kritikat, ai shprehu pakënaqësi ndaj paraqitjes së lojtarëve, por edhe ndaj disa vendimeve arbitrale.

Trajneri kroat theksoi se ekipi i tij duhet të përmirësojë jo vetëm aspektin taktik, por edhe qëndrimin në fushë, ritmin konkurrues dhe agresivitetin në duele.

Sipas tij, problemi është më i thellë sesa skemat e lojës.

Në zyrat e klubit po shqyrtohen të gjitha opsionet, edhe pse Tudor ka marrë detyrën prej më pak se dhjetë ditësh, një tjetër rezultat negativ mund të përshpejtojë vendime drastike.

Kalendari i vështirë në Ligën Premier nuk i jep shumë kohë trajnerit për të reflektuar, megjithatë Tudor mbetet optimist dhe kërkon kohë për të implementuar idetë e tij.

Nëse rezultatet nuk ndryshojnë shpejt, aventura e tij në Londër mund të përfundojë po aq shpejt sa nisi. /Telegrafi/

Barcelona ringjall interesin për nënshkrimin e yllit të Tottenham

4 March 2026 at 17:08


Barcelona ka riaktivizuar interesin për mbrojtësin holandez Micky van de Ven, duke e konsideruar atë si një përforcim prioritar për afatin kalimtar të verës.

Pas largimit të papritur të Inigo Martinez, drejtuesit katalanas po kërkojnë me urgjencë një qendërmbrojtës me autoritet dhe cilësi për të stabilizuar repartin defensiv, i cili ka pësuar shumë gola këtë sezon.

Emri i lojtarit të Tottenham Hotspur ka fituar terren si një nga alternativat më të preferuara brenda klubit.

Trajneri Hansi Flick e sheh Van de Ven si profilin ideal për sistemin e tij me presion të lartë dhe vijë mbrojtëse të avancuar.

Shpejtësia e jashtëzakonshme e 23-vjeçarit në Ligën Premier konsiderohet një aset kyç për të përmirësuar tranzicionet mbrojtëse.

Trajneri gjerman beson se holandezi do të përshtatej në mënyrë perfekte në krah ose në rotacion me emra si Ronald Araujo dhe Pau Cubarsi, duke rritur ndjeshëm konkurrencën në skuadër.

Nga ana financiare, operacioni paraqitet kompleks.

Klubi londinez e vlerëson kartonin e mbrojtësit rreth 65 milionë euro, një shumë e konsiderueshme për kushtet aktuale ekonomike të Barcelonës.

Megjithatë, situata sportive e Tottenhamit mund të ndikojë në hapjen e negociatave, sidomos nëse vetë lojtari shfaq gatishmëri për një hap të ri në karrierë, me synimin për të luftuar për trofe madhorë evropianë.

Drejtuesit katalanas po punojnë mbi skema financiare që do të mundësonin paraqitjen e një oferte konkurruese.

Klubi synon të shfrytëzojë stabilitetin relativ institucional për të ndërtuar një mbrojtje solide dhe afatgjatë.

Van de Ven shihet jo vetëm si një zgjidhje emergjente, por si një investim strategjik për të ardhmen.

Nëse transferimi realizohet, do të ishte një sinjal i qartë ambicieje nga ana e Barcelonës për rikthimin në elitën evropiane.

Me mbështetjen e plotë të Flick, klubi është i vendosur të përforcojë prapavijën dhe ta kthejë atë në një pikë të fortë.

Van de Ven konsiderohet si pjesa që mungon për ta bërë skuadrën katalanase më të qëndrueshme dhe konkurruese në të gjitha frontet. /Telegrafi/

Maguire shpallet fajtor për incidentin gjatë pushimeve në Greqi në vitin 2020

4 March 2026 at 16:49


Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, është shpallur fajtor për sulm jo të rëndë nga një gjykatë në Greqi dhe është dënuar me 15 muaj burgim me kusht.

Vendimi lidhet me një incident të ndodhur gjatë pushimeve familjare të futbollistit në ishullin Mykonos në vitin 2020.

Seanca gjyqësore u zhvillua në ishullin Syros, ndërsa Maguire nuk ishte i pranishëm, pasi po përgatitet me skuadrën për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Newcastle United, e planifikuar për mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas raportimit të Daily Mail, prokuroria pretendoi se Maguire kishte shtyrë një efektiv policie i cili po përpiqej t’i vinte prangat, duke i shkaktuar dëmtime në këmbë dhe në shpinë.

I njëjti burim shton se futbollisti dyshohet gjithashtu të ketë ofruar ryshfet ndaj oficerëve të policisë, një akuzë që mbrojtësi i “Djajve të Kuq” e ka cilësuar më herët si “qesharake”.

Gjithashtu, sipas prokurorisë, një tjetër oficer policie është goditur me grusht nga një prej të pandehurve gjatë incidentit.

Maguire pritet të apelojë vendimin në instancat më të larta gjyqësore. /Telegrafi/

Fatura e pagave të Barcelonës bie ndjeshëm pas njoftimit të La Ligës, zbulohen detajet

4 March 2026 at 16:04


Barcelona ka marrë një lajm shumë pozitiv nga La Liga pas përditësimit të limiteve të pagave të klubeve pas afatit kalimtar të dimrit.

Pagat për klubin katalanas janë rritur nga 351.2 milionë euro në shtator në 432.8 milionë euro aktualisht, një rritje prej 81 milionë eurosh.

Kjo rritje e ndjeshme e afron Barcelonën drejt rikthimit në rregullin financiar 1:1 përpara afatit kalimtar të verës, duke i dhënë klubit më shumë fleksibilitet në afate kalimtare.

Hansi Flick

Çfarë ndikoi në rritjen e limitit?

Sipas raportimit të SPORT, disa faktorë kyç kanë ndikuar në këtë përmirësim financiar.

Një ndër arsyet kryesore është rinovimi afatgjatë i marrëveshjes së sponsorizimit me Spotify deri në vitin 2034 (të drejtat e fanellës deri në 2030 dhe emërtimi i stadiumit deri në 2034), që ka rritur ndjeshëm të ardhurat e parashikuara të klubit.

Gjithashtu, rikthimi i pjesshëm në ‘Spotify Camp Nou’ ka luajtur rol vendimtar, duke e çuar buxhetin e përgjithshëm të klubit në 1.075 miliardë euro.

Një tjetër element i rëndësishëm është përfshirja e plotë nga La Liga e 100 milionë eurove të përfituara nga licencimi i 475 vendeve VIP për 30 vite tek Fortia Advisor Limited (30 milionë euro) dhe New Era Visionary Group (70 milionë euro).

Kjo marrëveshje, e finalizuar në dhjetor 2024, bëri të mundur regjistrimin e Dani Olmo dhe Pau Víctor.

Spotify Camp Nou

Audituesit dhe La Liga tashmë e kanë pranuar vlerën e plotë të kësaj marrëveshjeje, pasi vendet VIP janë instaluar dhe janë në proces marketingu.

Ndërkohë, kësti i mbetur prej 42 milionë eurosh nga New Era Visionary Group pritet të paguhet gjatë verës, me besimin se në rast nevoje mund të sigurohet një investitor tjetër për ta mbuluar.

Zhvillimet e fundit kanë ulur presionin mbi pagat dhe i kanë dhënë Barcelonës më shumë hapësirë manovrimi financiar për të ardhmen, duke e vendosur klubin në një pozicion më të favorshëm për afatin kalimtar të verës. /Telegrafi/

Autobusi i Atletico Madridit u përplas nga tifozët e Barçës me të mbërritur në ‘Camp Nou’

3 March 2026 at 20:27


Autobusi i Atletico Madridit mbërriti në stadiumin Camp Nou me një dritare të thyer para ndeshjes së 'Copa del Rey' kundër Barcelonës.

Sipas raportimeve të Cope, autobusi u godit nga disa tifozë ultras të Barcelonës, të cilët këndonin dhe brohorisnin pranë hyrjes së stadiumit.

💥 Informa @RuizAntonito

⚠️ ¡No a la violencia en el fútbol!

🚌 El autobús del @Atleti ha llegado con una luna rota al Camp Nou tras recibir el impacto de un objeto por parte de los ultras del @FCBarcelona

📻 #PartidazoCOPE pic.twitter.com/yHT6rOlVtw
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) March 3, 2026

Pavarësisht dëmtimeve materiale, nuk ka raportime për lëndime tek lojtarët, stafi apo shoferët.

Autoritetet e sigurisë dhe përfaqësuesit e klubeve intervenuan menjëherë për të siguruar që delegacioni i Atletico Madrid të hynte në stadium pa probleme.

Ky incident është dënuar gjerësisht si një akt i papranueshëm dhune, dhe janë kërkuar hetime të shpejta dhe masa ndëshkuese ndaj përgjegjësve. /Telegrafi/

Te Sassuolo vlerësojnë portierin e Kosovës, Aro Muric

3 March 2026 at 20:11


Drejtori ekzekutiv i Sassuolo, Giovanni Carnevali, ka folur për portierin e Kosovës, Arijanet Muric.

Portieri kosovar ka treguar paraqitje të mira me fanellën e Sassuolos, ai është huazuar nga klubi anglez Ipswich Town, ndërsa Sassuolo po planifikon blerjen e tij gjatë verës.

Në një intervistë për Radio GR1, Carnevali ka theksuar se Muric është një nga lojtarët e tij të preferuar.

“Ai është lojtar që e kemi huazuar, por kemi mundësinë e blerjes së kartonit të tij. Ai po luan shumë mirë dhe kjo nuk është aspak për t’u habitur. Ne kemi një mundësi blerjeje nga Ipswichi dhe do ta vlerësojmë atë në përputhje me rrethanat”, ka thënë fillimisht Carnevali.

Gjithashtu, drejtori ekzekutiv la të kuptohej se klubi mund të kërkojë një ulje të mundshme të çmimit për blerjen e kartonit të portierit.

“Ai po tregon vlera të mëdha dhe na ka dhënë shumë. Mendoj se është një nga lojtarët më premtues dhe ka treguar gjërat më të mira në këtë ligë”.

Portieri 27-vjeçar ka kontratë me Ipswich Town deri në qershor të vitit 2028. /Telegrafi/

E ardhmja e Vini Jr në ajër, rinovim apo largim nga Real Madridi?

3 March 2026 at 19:50


Mjedisi rreth Vinicius Junior tregon se ai mund të largohet verën e ardhshme nëse nuk ka një ndryshim në situatën e tij kontraktuale.

Oferta aktuale për rinovim konsiderohet e pamjaftueshme duke marrë parasysh ndikimin e tij sportiv dhe mediatik në La Liga.

Negociatat me Florentino Perez vazhdojnë të jenë një tërheqje dhe shtytje.

Klubi synon të ruajë ekuilibrin financiar, ndërsa Vinicius kërkon të konsolidohet si një nga lojtarët më mirë të paguar në skuadër.

Performanca e tij e fundit forcon pozicionin, por polemikat dhe presioni mediatik e komplikojnë situatën.

Kontrata aktuale deri në vitin 2027 jep hapësirë, por klubi e di se nuk mund të zvarrisë pafund negociatën.

Një refuzim për të rinovuar mund të detyrojë Real Madrid të shqyrtojë oferta, duke shmangur devalvimin e një lojtari kyç dhe duke ndikuar në planifikimin sportiv për verën e ardhshme.

Largimi i Vinicius do të ishte një goditje për La Ligën, si për talentin e tij, ashtu edhe për rëndësinë mediatike.

Dilema për drejtuesit: të forcojnë kontratën për ta mbajtur apo të hapin derën për një shitje milionëshe që lejon të rindërtohen zona të tjera të skuadrës.

Lojtari mban profil të ulët publikisht, por mjedisi i tij shtyn për të marrë vendime më shpejt.

Real Madridi ka nevojë për stabilitet për të konkurruar në nivel maksimal, dhe e ardhmja e Vinicius do të përcaktojë drejtimin e menjëhershëm të klubit në La Liga dhe Evropë. /Telegrafi/

Real Madridi në të njëjtën situatë si me Xabi Alonson, e ardhmja e Arbeloas në dyshim

3 March 2026 at 19:23


Forma e Real Madridit në La Liga ishte argumenti më i fortë për Alvaro Arbeloa që të pretendonte drejtimin e klubit sezonin e ardhshëm, pasi skuadra arriti të përmbyste një disavantazh katër pikësh ndaj Barcelonës.

Megjithatë, pas dy humbjeve radhazi ndaj Osasunas dhe Getafes, avantazhi i tyre është shuar, dhe Real Madridi tani ndodhet në të njëjtën pozicion si nën drejtimin e Xabi Alonsos, ndërkohë që janë eliminuar edhe nga Copa del Rey.

Skuadra e Arbeloas pësoi një humbje 1-0 ndaj Los Azulones, por trajneri mbrojti performancën e tyre, duke deklaruar se ishte ai përgjegjës për rezultatin dhe se ekipi kishte krijuar mjaftueshëm raste për të fituar ndeshjen.

Megjithatë, ka pasur kritika të gjera për mungesën e përgjigjeve nga skuadra dhe për mungesën e një drejtimi të qartë pas pothuajse dy muajsh në krye të ekipit.

Raportohet se ekzistojnë dyshime mbi të ardhmen e Arbeloas, jo vetëm nga ana e medias, por edhe nga hierarkia e klubit.

Sipas Diario AS, ekzistojnë dyshime të forta mbi vazhdimësinë e tij, dhe muaji mars mund të përcaktojë fundin e aventurës së tij në klub, me sfida të vështira në La Liga ndaj Celta Vigos (në udhëtim), Elches (në shtëpi) dhe Atletico Madridit (në shtëpi).

Ndërmjet këtyre ndeshjeve është edhe takimi i fazës së 16-të në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt, i përshkruar si ‘rrjeta shpëtimtare’ për Arbeloan.

Përveç lojtarëve, menaxhimi i Arbeloas është vënë në diskutim për shkak të përdorimit të lojtarëve jashtë pozicioneve, zëvendësimeve të tij dhe mungesës së rezultateve.

Real Madridi nuk ka parë ndryshimet që pritej, dhe ekziston perceptimi se Arbeloa mund të kishte bërë më shumë për të shmangur humbjet ndaj Osasunas dhe Getafes.

Ai ka tani tetë ditë për të bindur ekipin të paraqitet ndryshe kundër Cityt, por përveç raportimeve të AS, Pepe Alvarez e ka përshkruar Arbeloan si ‘të dënuar’.

Pas ndeshjes, Arbeloa u ankua për gjyqtarin, duke thënë për Cadena Cope se “ishte një ndeshje me shumë ndërprerje, dhe gjyqtari u lejoi atyre të luanin pa luajtur fare”.

Komenti i tij nuk përshkruan një situatë pozitive, veçanërisht kur u raportua se një nga përfaqësuesit në tribunën presidenciale kishte thënë se ‘Getafe nuk i humbi kohën Real Madridit në fund, ishin të bardhët ata që po e humbnin’. /Telegrafi/

Ronaldo ende në Arabinë Saudite pavarësisht raportimeve për arratisje në Madrid

3 March 2026 at 18:45


Raportimet e mediave që pretendonin se Cristiano Ronaldo kishte lënë Arabinë Saudite së bashku me familjen e tij dhe ishte kthyer në Madrid janë plotësisht të rreme.

Spekulimet sugjeruan se ylli portugez mund të kishte ikur pas problemeve në ndeshjen e fundit për Al Nassr dhe krizës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme, por këto janë mohuar si lajme të rreme.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Ronaldo mbetet në Arabinë Saudite dhe aktualisht po merr trajtim në qendrën stërvitore të klubit Al Nassr.

Ylli portugez po rikuperohet nga disa shqetësime të vogla që dolën pas ndeshjes së fundit dhe nuk ka braktisur vendin.

Ronaldo vazhdon të jetë i angazhuar me Al Nassr, ku ka qenë një figurë kyçe që nga bashkimi me klubin në vitin 2023, dhe përqendrohet në përgatitjet për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Arabisë. /Telegrafi/

Disa lojtarë të Real Madridit tashmë po heqin dorë nga gara për titullin e La Ligës

3 March 2026 at 17:33


Sipas raportimeve të Carrusel Deportivo, brenda skuadrës së Real Madridit ka nisur të krijohet një ndjenjë dorëzimi në garën për titullin e La Ligës, pas një serie goditjesh të rënda në javët e fundit.

Humbjet ndaj Osasunas (2-1) dhe Getafes (1-0) kanë tronditur ndjeshëm moralin e ekipit, sidomos disfata befasuese në shtëpi ndaj Getafes.

Aktualisht, madrilenët përballen me mungesën e shtatë lojtarëve kyç për shkak dëmtimesh, ndërsa tre të tjerë janë të pezulluar për ndeshjen e së premtes në kampionat ndaj Celta Vigos.

Situata është përkeqësuar ndjeshëm në të gjitha repartet, mbrojtje, mesfushë dhe sulm duke e lënë skuadrën me alternativa të kufizuara në një moment vendimtar të sezonit.

Një nga goditjet më të rënda është dëmtimi serioz i sulmuesit brazilian Rodrygo, i cili ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar.

Megjithëse diferenca me kreun e tabelës, Barcelonën, është vetëm katër pikë, raportimet sugjerojnë se brenda dhomave të zhveshjes po rritet bindja se përmbysja e situatës duket gjithnjë e më e vështirë në kushtet aktuale.

Trajneri i përkohshëm Alvaro Arbeloa vijon të kërkojë reagim dhe frymë lufte nga skuadra, por atmosfera pas dyerve të mbyllura thuhet se është bërë më pesimiste, ndërsa sezoni rrezikon të dalë jashtë objektivave të vendosura në fillim. /Telegrafi/

Paga e Goretzkës e ndërlikon largimin e tij nga Bayern Munich

3 March 2026 at 16:58


Mesfushori gjerman Leon Goretzka pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar të verës, pasi ka vendosur të mos vazhdojë me Bayern Munich.

31-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë dhe tashmë ka nisur të shqyrtojë ofertat për një sfidë të re jashtë Bundesligës.

Ai kërkon një kontratë trevjeçare me pagë rreth 6.5 milionë euro neto në sezon, një kërkesë që mund të ndikojë ndjeshëm në negociata.

Interesimi për të është i madh, sidomos në Itali.

Milani po lëviz me kujdes, por me vendosmëri për të siguruar shërbimet e tij.

Drejtuesit zikaltër e shohin Goretzkën si profil ideal për projektin sportiv, falë eksperiencës, fizikut dhe fleksibilitetit taktik që ofron në mesfushë.

Megjithatë, gara për firmën e tij pritet të jetë e fortë.

Edhe Juventusi, Milani dhe Napoli kanë shfaqur interes konkret.

Nga Anglia, Arsenali po monitoron situatën dhe mund të paraqesë një ofertë konkurruese, duke shfrytëzuar fuqinë financiare të Ligës Premier.

Për Interin, afrimi i Goretzkës do të ishte një sinjal i qartë ambicieje në Serie A dhe në arenën evropiane.

Megjithëse kërkesat e tij financiare janë të larta, mungesa e një pagese transferimi e bën operacionin më të përballueshëm në planin afatgjatë.

Vendimi final i mesfushorit pritet në javët e ardhshme dhe mund të shënojë një nga lëvizjet më të rëndësishme të verës në futbollin evropian. /Telegrafi/

Lojtari i Real Madridit që mund të humbasë Kupën e Botës

3 March 2026 at 16:20


Rënia e ndjeshme e formës në muajt e fundit mund ta lërë jashtë Kupës së Botës mbrojtësin e Real Madridit, Dean Huijsen.

Qendërmbrojtësi ndërkombëtar me Spanjën po kalon periudhën më të vështirë që nga transferimi në “Santiago Bernabeu”, pas një sezoni mbresëlënës në Ligën Premier me Bournemouth.

Dikur i cilësuar si një nga zbulimet më premtuese në Angli, sot ai përballet me dyshime serioze mbi nivelin e tij aktual.

Klubi madrilen investoi mbi 60 milionë euro për ta siguruar shërbimin e tij, duke besuar se kishte afruar një nga mbrojtësit më premtues në Evropë.

Huijsen u dallua për qetësinë me topin, aftësinë në duele dhe pjekurinë taktike.

Megjithatë, kalimi në një ambient me presion ekstrem si ai i Madridit ka rezultuar më sfidues nga sa pritej.

Që prej mbërritjes në kryeqytetin spanjoll, mbrojtësi ka shfaqur luhatje në paraqitje, me gabime në pozicionim dhe vendimmarrje në momente kyçe.

Pavarësisht minutave të shumta si titullar, siguria dhe ndikimi i tij në prapavijë nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive.

Kritikat mediatike dhe presioni i rezultateve kanë ndikuar dukshëm në besimin e lojtarit.

Në prag të Kupës së Botës, situata bëhet edhe më delikate.

Trajneri i përfaqësueses spanjolle, Luis de la Fuente, njihet për përzgjedhje të bazuara në formën aktuale dhe stabilitetin në performancë.

Nëse Huijsen nuk arrin të rikthejë versionin e tij më të mirë në javët e mbetura të sezonit, një mungesë në listën përfundimtare nuk përjashtohet.

Huijsen ndodhet përballë një prove të rëndësishme profesionale, ku duhet të dëshmojë se mbetet një investim strategjik për të tashmen dhe të ardhmen. /Telegrafi/

❌
❌