Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 January 2026Main stream

SHBA – Melania Trump: Ju lutem, nëse protestoni, bëjeni në mënyrë paqësore

27 January 2026 at 15:53

UASHINGTON, 27 janar /ATSH-ANSA/ – Nëse demonstroni, bëjeni në mënyrë paqësore, deklaroi Zonja e Parë Melania Trump e tha këtë në një intervistë me Fox duke iu referuar protestave të Mineapolis.

‘’Burri im, presidenti Trump pati dje telefonata të mira me guvernatorin e Minesotës dhe kryetarin e bashkisë së Mineapolis, dhe “ata po punojnë së bashku për të qetësuar situatën’’, theksoi ajo.

“Unë jam kundër dhunës. Ju lutem nëse protestoni, bëjeni në mënyrë paqësore. Ne duhet të jemi të bashkuar në kohë si kjo’’, shtoi Melania.   /os/

The post SHBA – Melania Trump: Ju lutem, nëse protestoni, bëjeni në mënyrë paqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PEKIN – Starmer viziton Kinën, e para nga një kryeministër britanik që nga viti 2018

27 January 2026 at 15:05

PEKIN, 27 janar /ATSH-AA/ – Kryeministri britanik Keir Starmer do të zhvillojë vizitë zyrtare katër-ditore në Kinë këtë javë, i cili është udhëtimi i parë i tillë që nga viti 2018.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun u tha sot gazetarëve në Pekin se Starmer do të mbërrijë në Kinë të mërkurën me ftesë të kryeministrit Li Qiang.

“Mes një situate të trazuar ndërkombëtare dhe si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të ruajnë komunikimin dhe të forcojnë bashkëpunimin. Kjo i shërben paqes, stabilitetit dhe zhvillimit global”, tha Guo.

Presidenti kinez Xi Jinping do të presë Starmerin për bisedime, përveç Li dhe ligjvënësit të lartë kinez Zhao Leji.

Starmer do të vizitojë gjithashtu Shangain, shtoi Guo.

Ky do të jetë udhëtimi i parë në Kinë nga një kryeministër britanik që nga viti 2018, kur ish-kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May vizitoi ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Nën qeverinë e Partisë Laburiste të Starmerit në pushtet që nga viti 2024, zyrtarë të lartë nga të dyja palët kanë vizituar njëri-tjetrin gjatë vitit të kaluar, përfshirë ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi dhe kancelaren e Thesarit të Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Reeves.

Udhëtimi i Starmerit vjen pasi qeveria e Partisë Laburiste pavarësisht kritikave, miratoi ndërtimin e një kompleksi të ri për ambasadën kineze në Londër. Ai merr rëndësi mes tensioneve mbi tarifat amerikane si dhe ambicieve të administratës së Trumpit për të blerë territorin danez të Grenlandës.

Mbretëria e Bashkuar ishte “vendi i parë i madh perëndimor që njohu” Pekinin në vitin 1950 dhe të dyja palët i përmirësuan lidhjet në një “partneritet strategjik gjithëpërfshirës” në maj 2004, sipas Ministrisë së Jashtme kineze.

Me një vëllim tregtar dypalësh vjetor prej 98.36 miliardë dollarësh në vitin 2024, të dyja palët krijuan mekanizma shkëmbimi të nivelit të lartë, përfshirë takimin vjetor të kryeministrave, dialogun ekonomik dhe financiar, dialogun strategjik dhe dialogun njerëz-me-njerëz të nivelit të lartë.   /os/

The post PEKIN – Starmer viziton Kinën, e para nga një kryeministër britanik që nga viti 2018 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SIÇILI – Drama e Nishemit: Banorët nuk do të kthehen më kurrë në shtëpitë e tyre

27 January 2026 at 14:11

KALTANISETA, 27 janar /ATSH-ANSA/ – Rrëshqitja e dheut që shkatërroi qytetin Niscemi, një qytet me 30 000 banorë i vendosur 22 kilometra nga Gela në province e Caltanissettës dhe 100 kilometra nga Catania, është katër kilometra e gjatë.

Një mijë njerëz u detyruan të braktisin shtëpitë, zyrat dhe bizneset e vendosura pranë zonës së kuqe.

Shumë familje janë zhvendosur tek të afërmit, ndërsa të tjerë aktualisht po qëndrojnë në palestrën sportive të ngritur për evakuimin.

Niscemi është pothuajse i izoluar. Lagje të tëra – Sante Croci, Trappeto dhe Via Popolo – janë evakuuar. Rrugët kryesore janë të mbyllura.

Në bashkinë e qytetit, kryetari i Bashkisë së Niscemi-t, Massimiliano Conti, po koordinon qendrën e operacioneve, në kontakt të ngushtë me agjencitë kombëtare dhe rajonale të Mbrojtjes Civile dhe Prefekturën e Caltanissetta-s.

“Numri i të evakuuarve po rritet sepse rrëshqitja e dheut nuk është ndalur, kështu që, ndërsa vazhdon të rrëshqasë, fronti i rrëshqitjes së dheut po hyn në qytet dhe bëhet gjithnjë e më e rëndësishme të rritet numri i të evakuuarve”, paralajmëron kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile, Fabio Ciciliano.

“Nëse shtëpia e tyre është pranë rrëshqitje të dheut ata nuk do të kthehen kurrë në shtëpitë e tyre. Ne duhet të sigurojmë edhe komunikim të duhur në këtë situatë”, shton ai.   /os/

The post SIÇILI – Drama e Nishemit: Banorët nuk do të kthehen më kurrë në shtëpitë e tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – ”The Times of Israel”: Netanyahu kërkon marrëveshje të re sigurie me SHBA-në

27 January 2026 at 13:44

TEL AVIV, 27 janar /ATSH-AA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përgatit bisedime me administratën e Trumpit për një marrëveshje të re 10-vjeçare për sigurinë me SHBA-në, ndërsa kuadri aktual i afrohet skadimit, raportoi sot “The Times of Israel”.

Bisedimet synojnë të zgjerojnë mbështetjen ushtarake amerikane duke theksuar zhvillimin e përbashkët të armëve, bashkëpunimin në teknologjinë e mbrojtjes dhe partneritetet strategjike në vend të granteve të drejtpërdrejta financiare, sipas raportit.

Gil Pinchas, një ish-këshilltar i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes së Izraelit tha për “Financial Times” se Izraeli mund të zvogëlojë gradualisht atë që ai e quajti “para falas”. Ai po i referohej rreth 3.8 miliardë dollarëve në vit në grante ushtarake amerikane.

Izraeli dhe SHBA-ja nënshkruan memorandumin e tyre aktual 10-vjeçar të mirëkuptimit në vitin 2016, duke siguruar 38 miliardë dollarë ndihmë ushtarake deri në vitin 2028, përfshirë financimin për sistemet e mbrojtjes nga raketat.

Netanyahu më parë tha se Izraeli shpreson të zvogëlojë varësinë nga ndihma ushtarake amerikane gjatë dekadës së ardhshme ndërsa ekonomia dhe industria e tij e brendshme e mbrojtjes zgjerohen, sipas raportit.

Me mbështetjen e SHBA-së, Izraeli ka nisur një luftë brutale në Rripin e Gazës, duke vrarë më shumë se 71.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur mbi 171.000 të tjerë që nga tetori i vitit 2023.  /os/

The post FOKUS – ”The Times of Israel”: Netanyahu kërkon marrëveshje të re sigurie me SHBA-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Irani dëshiron marrëveshje!

27 January 2026 at 13:02

UASHINGTON, 27 janar /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja ka dislokuar mjete shtesë ushtarake amerikane në rajon, përfshirë një grup goditës me aeroplanmbajtëse.

Në një intervistë për faqen e lajmeve “Axios”, Trump tha se situata me Iranin është “në ndryshim”, duke përmendur mbërritjen e asaj që ai e përshkroi si një “armadë e madhe” pranë Iranit, duke iu referuar dislokimit të një grupi goditës me aeroplanmbajtëse në rajon.

“Ata duan të bëjnë një marrëveshje. E di këtë. Kanë telefonuar në shumë raste. Ata duan të flasin”, shtoi ai.

SHBA-ja dislokoi të hënën Grupin Goditës të Aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln në Lindjen e Mesme, ndërsa Washingtoni forcon qëndrimin e tij rajonal. Aeroplanmbajtësja e klasës Nimitz hyri në rajon “për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

Irani është tronditur nga valë protestash që nga muaji i kaluar, duke filluar më 28 dhjetor në Çarshinë e Madhe të Teheranit, për shkak të zhvlerësimit të fortë të rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike. Demonstratat më pas u përhapën në disa qytete të tjera.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të “godasë fort” nëse protestuesit vriteshin, por më vonë zbuti retorikën, duke sugjeruar se Teherani ka anuluar qindra ekzekutime të planifikuara.

Zyrtarët iranianë kanë akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për mbështetjen e “trazirave të armatosura” dhe kanë paralajmëruar se çdo sulm amerikan do të shkaktonte një përgjigje “të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse”.

Qershorin e kaluar, Izraeli, me mbështetjen e SHBA-së, nisi një luftë 12-ditore kundër Iranit, duke nxitur sulme hakmarrëse me dronë dhe raketa nga Teherani, përpara se Uashingtoni të njoftonte një armëpushim.   /os/

The post SHBA – Trump: Irani dëshiron marrëveshje! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ROMË – Meloni: Antisemitizmi është mposhtur përfundimisht, dënojmë bashkëpunimin e regjimit fashist

27 January 2026 at 12:14

ROMË, 27 janar /ATSH-ANSA/ – Fatkeqësisht, pas shumë vitesh, antisemitizmi ende nuk është mposhtur përfundimisht. Është një sëmundje që është rikthyer për t’u përhapur, në forma të reja dhe virulente, deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit.

‘’Sot ne riafirmojmë angazhimin tonë për të parandaluar dhe luftuar çdo aspekt të kësaj murtaje, e cila helmon shoqëritë tona dhe synon të minojë parimet e lirisë dhe respektit që janë themeli i kohezionit shoqëror’’, shtoi ajo.

“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne kujtojmë emrat dhe mbiemrat e viktimave dhe ripërtërijmë kujtimin e asaj që ndodhi edhe përmes dëshmisë së çmuar të të mbijetuarve dhe pasardhësve të tyre’’, theksoi ajo.

‘’Sot ne festojmë bashkë me ata të cilët nuk hezituan të rrezikonin jetën e tyre për t’iu kundërvënë planit nazist dhe për të shpëtuar jetë të pafajshme. Në këtë ditë, ne dënojmë edhe një herë bashkëpunimin e regjimit fashist në persekutimet, arrestimet dhe deportimet. Një faqe e errët në historinë italiane, e vulosur nga poshtërimi i ligjeve racore të vitit 1938”, përfundoi ajo.   /os/

 

The post ROMË – Meloni: Antisemitizmi është mposhtur përfundimisht, dënojmë bashkëpunimin e regjimit fashist appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ODESA – Rusia shkakton dëme kolosale në centralin elektrik të qytetit

27 January 2026 at 11:27

ODESA, 27 janar /ATSH-ANSA/ – Forcat ruse kanë goditur përsëri një termocentral në Odessa, duke shkaktuar dëme “kolosale’’.

“Shkatërrimi është kolosal dhe puna e riparimit do të zgjasë shumë për të rikthyer pajisjet në gjendje pune”, thuhet në deklaratën e autoriteteve.

Ndërkohë, sulmet me drone në qytetin ukrainas ka lënë 23 të plagosur, me tre persona ende nën rrënoja.

“Vlerësimet paraprake tregojnë se mund të ketë tre persona nën rrënoja”, tha Oleg Kiper, kreu i administratës rajonale të Odessa.   /os/

The post ODESA – Rusia shkakton dëme kolosale në centralin elektrik të qytetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Evropa përkujton gjenocidin e rreth 6 milionë hebrenjve

27 January 2026 at 09:48

ROMË, 27 janar /ATSH/ – 27 janari është Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit.

Dita, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në nëntor 2005, përkujton 27 janarin e 1945 kur trupat sovjetike çliruan kampin nazist të përqendrimit dhe shfarosjes në Auschwitz-Birkenau.

Holokausti preku thellësisht vendet ku u kryen krimet naziste, me pasoja dhe implikime në të gjithë botën.

Zbulimi i kampit dhe dëshmitë e të mbijetuarve i zbuluan plotësisht botës për herë të parë tmerrin e gjenocidit nazist. Sipas disa historianëve, kjo ngjarje historike duhet të quhet “hapja e kampit të Auschwitzit” ose “zbulimi i kampit të Auschwitzit”.

Hapja e portave të kampit zbuloi jo vetëm shumë dëshmitarë të tragjedisë, por edhe metodat e torturës dhe shfarosjes të përdorura në atë kamp përqendrimi nazist.

Me rastin e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit 2026, në mbarë Evropën janë planifikuar aktivitete të cilat do të nderojnë viktimat e tmerrit nazist.

Programi përfshin takime, shfaqje filmash, koncerte, shfaqje teatrale, turne dhe ekspozita për të riafirmuar vlerat e lirisë, drejtësisë dhe respektit për dinjitetin njerëzor.

Holokausti ishte gjenocidi i afërsisht 6 milionë hebrenjve midis viteve 1941 dhe 1945, për të cilin autoritetet e Gjermanisë naziste, aleatët dhe bashkëpunëtorët e tyre ishin përgjegjës.

Hebrenjtë ishin viktimat kryesore midis grupeve të konsideruara nga nazistët si “të padëshirueshme” ose “inferiore” për arsye politike ose racore.

Si zgjerim, termi “Holokaust” nganjëherë i referohet të gjitha viktimave të persekutimit sistematik nazist dhe vrasjeve masive, duke përfshirë shfarosjen e popullit rom, vrasjen e civilëve polakë dhe sllavë, vrasjen e të burgosurve të luftës sovjetikë, kundërshtarëve politikë, disidentëve fetarë si Dëshmitarët e Jehovait dhe Pentekostalët, vrasjet dhe dhunën kundër homoseksualëve, njerëzve me aftësi të kufizuara dhe atyre me ngjyrë.   /os/

The post FOKUS – Evropa përkujton gjenocidin e rreth 6 milionë hebrenjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Rutte: Evropa do të mbrohet me SHBA-të, kemi nevojë për njëri-tjetrin

27 January 2026 at 09:35

BRUKSEL, 27 janar /ATSH-AA/ – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, nënvizoi të hënën rolin e domosdoshëm të SHBA-së në mbrojtjen e Evropës, duke theksuar se Evropa nuk mund të mbrohet vetë kundër kërcënimeve aktuale.

“Nëse dikush këtu mendon se Bashkimi Evropian, ose Evropa në tërësi, mund të mbrohet pa SHBA-në. Vazhdo të ëndërrosh. Nuk mundesh. Ne nuk mundemi. Kemi nevojë për njëri-tjetrin”, tha ai gjatë fjalës së tij në Komitetin për Punët e Jashtme dhe Komitetin për Sigurinë dhe Mbrojtjen të Parlamentit Evropian në Bruksel.

Ai shtoi se SHBA-ja gjithashtu mbështetet në NATO për të siguruar vetë sigurinë e saj, duke theksuar varësinë reciproke midis aleatëve të NATO-s.

“Nëse me të vërtetë doni të shkoni të vetëm, dhe ata për të cilët po luteni për këtë, harroni atë, nuk mund të arrini aty me 5 për qind, do të jetë 10 për qind”, tha ai.

“Duhet të ndërtoni kapacitetin tuaj bërthamor që kushton miliarda e miliarda euro. Do të humbisni, atëherë, në atë skenar, do të humbisni garantuesin përfundimtar të lirisë sonë, që është ombrella bërthamore e SHBA-së. Pra, fat të mbarë”, shtoi ai.

Rutte theksoi nevojën për koordinim të ngushtë midis NATO-s dhe BE-së, ndërsa pranoi fuqitë e tyre përkatëse.

“BE-ja është e shkëlqyer në rezistencë, por BE-ja është gjithashtu e shkëlqyer kur vjen puna te rregullimi. Dhe këtu, kemi nevojë veçanërisht për deregulim”, tha ai.

– Grenlanda

Deklaratat e tij vijnë në mes të tensioneve të vazhdueshme mbi Grenlandën, pas tentativës kontroverse të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të blerë territorin danez.

Trump zbuti tonin pas takimit me Rutte në Davos, Zvicër, duke njoftuar se diskutuan një marrëveshje kornizë mbi Grenlandën që do të adresonte shqetësimet e tij të sigurisë dhe do të kundërshtonte ndikimin rus dhe kinez.

Rutte tha se dy fushat e punës ranë dakord mbi sigurinë e Grenlandës dhe Arktikut, me njëra që përqendrohej tek roli më aktiv i NATO-s në përcaktimin se si aleanca mund të parandalojë kolektivisht Rusinë dhe Kinën nga rritja e pranisë së tyre në rajonin e Arktikut.

Fusha e dytë e punës është midis Danimarkës, Grenlandës dhe SHBA-së, theksoi ai, duke thënë: “I takon Danimarkës, Grenlandës dhe SHBA-së ta bëjnë këtë. Unë nuk do të përfshihem në atë fushë pune”.

“Nuk kam mandat të negocioj në emër të Danimarkës, kështu që nuk negocova, dhe nuk do të bëj”, shtoi ai.

– Ukraina

Për luftën në vazhdim Moskë-Kiev, Rutte theksoi se ndërsa industria e mbrojtjes e Evropës dhe tregu i brendshëm janë forca kyçe, prioriteti i menjëhershëm duhet të jetë përmbushja e nevojave urgjente të mbrojtjes së Ukrainës në mes të sulmeve të vazhdueshme mbi “infrastrukturën civile”.

“BE-ja po bën një punë thelbësore këtu me këtë paketë huaje prej 90 miliardë euro. 90 miliardë, që do të bëjë një ndryshim të madh për sigurinë e Ukrainës, do të bëjë një ndryshim të madh për prosperitetin e Ukrainës. Por këtu, do të ju këshilloja fuqishëm të siguroheni për fleksibilitet në mënyrën se si mund të shpenzohen këto fonde”, tha ai.

“Evropa po ndërton tani industrinë e saj të mbrojtjes, dhe kjo është thelbësore, por për momentin nuk mund të sigurojë pothuajse asgjë nga ajo që Ukraina ka nevojë për të mbrojtur veten sot dhe për të penguar nesër. Pra, ndërsa e çoni përpara këtë hua, ju lutem, ju inkurajoj të mbani në fokus të parën nevojat e Ukrainës”, shtoi ai.

Ai theksoi rolin kritik të mbështetjes amerikane në mbajtjen e Ukrainës në luftë, duke vënë në dukje se miliarda dollarë pajisje ushtarake amerikane po vijnë tashmë në vend.   /os/

The post FOKUS – Rutte: Evropa do të mbrohet me SHBA-të, kemi nevojë për njëri-tjetrin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump rrit tarifat për mallrat e importuara nga Koreja e Jugut

27 January 2026 at 08:59

UASHINGTON, 27 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se po i rriste tarifat amerikane për mallrat nga Koreja e Jugut, duke përfshirë makinat dhe produktet farmaceutike, nga 15% në 25%.

Trump shkroi në platformën e tij Truth Social se ky veprim ishte për shkak se “legjislatura e Koresë së Jugut nuk po i përmbahet Marrëveshjes së saj me Shtetet e Bashkuara”.

“Unë dhe presidenti Lee arritëm një Marrëveshje të Madhe për të dy vendet më 30 korrik 2025, dhe i riafirmuam këto kushte ndërsa isha në Kore më 29 tetor 2025. Pse legjislatura koreane nuk e ka miratuar atë?” pyeti Trump.

“Meqenëse legjislatura koreane nuk e ka miratuar Marrëveshjen tonë historike tregtare, e cila është prerogativë e tyre, unë po i rris tarifat e Koresë së Jugut për automjetet, drurin, farmacitë dhe të gjitha tarifat e tjera reciproke, nga 15% në 25%”, shtoi ai.

Zyra presidenciale e Koresë së Jugut tha në një njoftim për shtyp se deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar ose shpjegim për detajet nga qeveria e SHBA-së.  /os/

The post SHBA – Trump rrit tarifat për mallrat e importuara nga Koreja e Jugut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PARIS – Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

27 January 2026 at 08:32

PARIS, 27 janar /ATSH-ANSA – Dhoma e ulët e parlamentit francez miratoi në orët e para të mëngjesit të sotëm një projektligj që ndalon aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç për të mbrojtur shëndetin e tyre.

I mbështetur nga qeveria dhe i miratuar nga Asambleja Kombëtare me 130 vota pro dhe 21 kundër, projektligji tani do t’i shkojë Senatit për shqyrtim.

Nëse miratohet përfundimisht, Franca do të jetë vendi i parë evropian që do të vendosë një kufizim të tillë moshe për aksesin në mediat sociale.

Kjo masë është një përparësi për presidentin Emmanuel Macron, i cili e quajti votimin e sonte një “hap të rëndësishëm”.   /os/

The post PARIS – Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 26 January 2026Main stream

BERLIN – Wadephul: Duhet një ndërhyrje më e ashpër ndaj “flotës hije” ruse

26 January 2026 at 15:57

BERLIN, 26 janar /ATSH – ANSA/ – Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul bën thirrje për veprime më të ashpra kundër “flotës në hije” të Rusisë, të cilën Moska po e përdor për të anashkaluar sanksionet kundër shitjeve të naftës.

‘’Ligji ndërkombëtar detar duhet të ndryshohet urgjentisht’’, sipas ministrit të Jashtëm gjerman Merz.

“Është e pamundur që duart tona të jenë të lidhura përgjithmonë”, deklaroi politikani i CDU-së, duke theksuar nevojën për “efektivitet shumë më të madh në luftën kundër kësaj flote në hije”.

‘’Anijet dhe kapitenët e tyre tashmë i nënshtrohen sanksioneve evropiane por tani nevojiten diskutime të thella midis partnerëve të Detit Baltik. Për më tepër, duhet të jetë e mundur të ndërmerren veprime edhe kundër anijeve, statusi i flamurit të të cilave është i paqartë’’, shtoi ai.

“Tani duhet të përdorim të gjitha mundësitë e ofruara nga ligji detar për të ndaluar anije të tilla”, tha Wadephul, duke theksuar gjithashtu se flota në hije kërcënon ekologjinë e bregdetit të Detit Baltik.

Anijet shpesh janë në gjendje teknike katastrofike dhe kanë ekuipazhe të trajnuara dobët, tha ai. Nëse një nga këto tankerë të mëdhenj do të fundosej, kjo mund të jetë një “katastrofë ekologjike” me një ndikim të rëndë në sektorin e turizmit të Gjermanisë.   /os/

 

The post BERLIN – Wadephul: Duhet një ndërhyrje më e ashpër ndaj “flotës hije” ruse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BELGJIKË – Nis greva pesë ditorëshe e punonjësve të hekurudhave

26 January 2026 at 15:27

BRUKSEL, 26 janar /ATSH-AA/ – Punonjësit e kompanisë kombëtare hekurudhore SNCB në Belgjikë kanë hyrë në grevë pesëditore.

Të thirrur nga sindikata të ndryshme në të gjithë Belgjikën, punonjësit e hekurudhave do të mbajnë grevë deri në shërbimin e fundit të trenit më 30 janar në protestë kundër ndryshimeve të planifikuara në strukturën dhe statusin e punonjësve të SNCB.

Ndikimi i grevës u ndje qartë në ditën e parë të punës të javës, me anulime të shumta trenash në të gjithë vendin. SNCB këshilloi pasagjerët që përdorin hekurudhën të kontrollojnë statusin e shërbimeve të trenave dhe rrugëve alternative në faqen e tyre zyrtare të internetit.

Shkalla e ndërprerjeve të shërbimit të trenave ndryshon çdo ditë në varësi të fushës së përgjegjësisë së personelit që merr pjesë në grevë. Ndërprerja e shërbimeve të trenave, të përdorura gjerësisht si për udhëtime ndërqytetas ashtu edhe brendaqytetas, ndikon negativisht në jetën e punës në Belgjikë.

Qeveria federale po punon për një projektligj që synon të kursejë 675 milionë euro duke modernizuar kompaninë hekurudhore. Projektligji përfshin eliminimin e statusit të shërbimit publik të punonjësve të hekurudhave dhe përfundimin e pozicioneve të përhershme.

Për më tepër, ndryshimet e planifikuara në sistemin e menaxhimit të kompanisë hekurudhore synojnë të lejojnë marrjen e vendimeve pa miratimin e sindikatës.  /os/

The post BELGJIKË – Nis greva pesë ditorëshe e punonjësve të hekurudhave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Cilat janë përfitimet e ushtrimeve fizike jashtë në të ftohtë?

26 January 2026 at 12:41

MILANO, 26 janar /ATSH/ – Me temperaturat e ulëta të këtij janari, tundimi për të qëndruar brenda është i fortë dhe i përhapur gjerësisht. Por të lidhësh këpucët dhe të dalësh për një shëtitje ose vrapim është gjëja e duhur për të bërë, shkruan salute.eu.

“Duke u mbuluar në mënyrë adekuate duke lejuar djersitjen ju zvogëloni rrezikun e sëmundjeve të cilat, dua të theksoj, nuk shkaktohen nga i ftohti.

Praktikimi i sporteve dhe aktivitetit fizik në natyrë mund të ofrojë përfitime sociale, psikologjike dhe fiziologjike. Efektet parandaluese kundër patologjive të ndryshme janë dokumentuar gjithashtu tek të rinjtë dhe të moshuarit.

“Ngrohja është padyshim thelbësore. Tre deri në katër minuta aktivite lejojnë që rrahjet e zemrës të rriten dhe temperatura e muskujve të arrijë nivele optimale.

Pastaj, sapo të dilni jashtë, është më mirë të mos filloni kurrë me shpejtësi të plotë, por të kryeni një ngrohje të gjatë dhe progresive”, shpjegon Fabio Vedana, një trajner nga Milano i cili stërvit disa nga triatlonistët, vrapuesit dhe çiklistët më të mirë në botë, si atletë profesionistë ashtu edhe amatorë.  /os/

 

The post Cilat janë përfitimet e ushtrimeve fizike jashtë në të ftohtë? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Çmimi i arit kalon për herë të parë 5 000 dollarë/ons

26 January 2026 at 11:59

ANKARA, 26 janar  /ATSH-AA/ – Çmimi i arit vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin prej 5.000 dollarësh për herë të parë, i nxitur nga pasiguria e vazhdueshme gjeopolitike dhe ekonomike që ka vazhduar të nxisë kërkesën për asete të sigurta.

Çmimi i arit sot u rrit me rreth 2.2 për qind në 5.090 dollarë për ons që nga ora 07:00, pasi arriti nivel rekord prej 5.111 dollarësh më herët gjatë seancës. Çmimet u rritën me rreth 9.1 për qind gjatë javës.

Ari është rritur me rreth 84 për qind gjatë 12 muajve të fundit dhe rreth 17 për qind që nga fillimi i vitit, i mbështetur nga tensionet e rritura tregtare dhe gjeopolitike si dhe uljet e normave të interesit nga bankat kryesore qendrore.

Argjendi gjithashtu përparoi, duke u rritur me 4.6 për qind në 107.6 dollarë për ons, pasi arriti nivel rekord prej 109 dollarësh. Çmimet e argjendit janë rritur më shumë se 252 për qind gjatë vitit të kaluar.

Pjesëmarrësit e tregut theksuan shqetësimet e përtërira gjeopolitike si faktor kryesor, përfshirë kërkesat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump mbi Grenlandën. Duke shtuar shqetësimin e tregut, komentet e Trumpit rreth situatës në Iran rritën gjithashtu pasigurinë.

Trumpi kërcënoi të shtunën se do të vendoste tarifa 100 për qind për të gjitha mallrat kanadeze që hyjnë në Amerikë nëse Otava arrin marrëveshje tregtare me Pekinin.

“Nëse Kanadaja bën marrëveshje me Kinën, ajo do të përballet menjëherë me tarifa 100 për qind kundër të gjitha mallrave dhe produkteve kanadeze që hyjnë në SHBA”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social.   /os/

The post FOKUS – Çmimi i arit kalon për herë të parë 5 000 dollarë/ons appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Sanksionet detyrojnë Rusinë të nxjerrë në përdorim avionët e epokës sovjetike

26 January 2026 at 10:41

MOSKË, 26 janar /ATSH/ – Rusia po i rinxjerr në përdorim disa lloje avionësh, për shkak se sanksionet ia kanë kufizuar mundësitë vendit për ta mirëmbajtur flotën e avionëve të udhëtarëve.

Avionët që po rikthehen në shërbim përfshijnë edhe një model të projektuar në Ukrainë, i cili ishte nxjerrë jashtë përdorimin për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë.

Media pro-Kremlinit, Izvestia, raportoi më 19 janar se 12 avionë do të “riaktivizohen” nga linjat ajrore ruse në vitin 2026.

Dhjetë avionë tashmë u janë dorëzuar linjave ajrore për ta përballuar rënien e numrit të avionëve në flotë, “e cila po përkeqësohet nga sanksionet”, sipas raportit.

Sanksionet e vendosura pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska e kanë penguar Rusinë të blejë avionë ose pjesë këmbimi të prodhimit perëndimor. Rreth 75 për qind e flotës ajrore komerciale të Rusisë është ndërtuar në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian ose Kanada.

Avionët që po rikthehen në shërbim përfshijnë një avion Antonov An-148, një model reaktiv i projektuar në Ukrainë, i cili ishte ndaluar në Rusi që nga viti 2018 pas një rrëzimi në shkurt të atij viti, ku humbën jetën të 71 udhëtarë në bord.

E gjithë flota ruse prej më shumë se dy duzinë avionësh të këtij modeli u nxor nga shërbimi pas aksidentit dhe, në maj të po atij viti, Kuba ndaloi linjën e saj ajrore kombëtare të fluturonte një version të së njëjtit avion.

Avionë të tjerë që po kthehen në shërbim komercial janë Ilyushin Il-96 dhe Tupolev Tu-204/214 me rreze të mesme. Të dy këta avionë kryen fluturimet e tyre të para në vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik.

Avioni Tupolev aktualisht përdoret nga linjat ajrore kombëtare të Koresë së Veriut dhe Kubës, të cilat janë të prekura nga sanksionet, si dhe nga kompania ruse Red Wings Airlines. Një version i avionit të pasagjerëve Ilyushin për fluturime të gjata shërben si avioni presidencial i Vladimir Putinit.

Avionë të tjerë Tu-204/214 përdoren nga linja ajrore kombëtare e Kubës dhe nga një kompani ruse e transportit ajror të mallrave.

Avionët amerikanë Boeing 747, prodhimi i të cilëve u ndal në vitin 2023, po përgatiten gjithashtu për t’u rikthyer në qiellin rus. Këta avionë për fluturime të gjata raportohet se mund të rikthehen në shërbim relativisht lehtë, për shkak të bollëkut të pjesëve rezervë të prodhuara për më shumë se 1.500 avionë 747 të ndërtuar që nga vitet e ’70-ta.

Pavarësisht se është i shkëputur nga industria ajrore amerikane për dekada, Irani aktualisht mban në operim një flotë të vogël avionësh 747, njëri prej të cilëve është pothuajse 50 vjeç. Aeroflot, linja ajrore kombëtare e Rusisë, më parë i ka dërguar në Teheran për mirëmbajtje avionët e saj Airbus, të prodhuar në BE.

Mungesa e avionëve për linjat ajrore ruse ishte parashikuar të kompensohej me një fushatë për prodhimin e 127 avionëve të rinj nga viti 2023 deri në vitin 2025. Deri në janar 2026, vetëm 13 avionë janë dorëzuar te kompanitë ajrore civile.

Raportohet se Rusia ka krijuar një rrjet kompleks kompanish për t’iu shmangur sanksioneve mbi pjesët e aviacionit. Në shkurt 2025, Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se tre persona të lidhur me një kompani në Ohio ishin arrestuar nën akuza se eksportonin pjesë të avionëve në vlerë prej 2 milionë dollarësh drejt Rusisë, shkruan REL.   /os/

The post FOKUS – Sanksionet detyrojnë Rusinë të nxjerrë në përdorim avionët e epokës sovjetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FILIPINE – 15 të vdekur dhe 28 të zhdukur pas fundosjes së tragetit me mbi 300 pasagjerë

26 January 2026 at 09:33

MANILA, 26 janar /ATSH-AA/ – Të paktën 15 persona humbën jetën sot herët pasi një traget që mbante më shumë se 300 pasagjerë u fundos pranë provincës Basilan në jug të Filipineve.

Sipas të përditshmes lokale angleze “Philstar”, bëhet e ditur se 28 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Anija e identifikuar si M/V Trisha Kerstin 3, thuhet se po lundronte për në ishullin Jolo në provincën Sulu.

Zyrtarët e Rojës Bregdetare të Filipineve (PCG) thanë se 316 persona janë shpëtuar ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit të mbështetura nga anije dhe helikopterë të marinës janë duke vazhduar.

Anija lëshoi ​​një sinjal rreziku rreth orës 1:50 të mëngjesit, katër orë pasi u nis nga porti i qytetit Zamboanga në majën jugperëndimore të Mindanao. Raportet fillestare thonë se anija mbante më shumë se 330 pasagjerë dhe 27 anëtarë të ekuipazhit kur u fundos në ujërat pranë ishullit Baluk-Baluk, Basilan.

Pamjet e publikuara nga Roja bregdetare tregojnë të mbijetuarit që nxirren nga uji dhe marrin ndihmë mjekësore. Të mbijetuarit gjithashtu mund të dëgjohen duke bërtitur për ndihmë në errësirë.

Autoritetet kanë urdhëruar një hetim për aksidentet detare për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Nuk është parë derdhje nafte nga anija.

Filipinet, të përbëra nga 7.000 ishuj, kanë një histori të gjatë aksidentesh vdekjeprurëse me traget për shkak të varkave dhe anijeve të lira dhe jo të mirëmbajtura mirë.  /os/

The post FILIPINE – 15 të vdekur dhe 28 të zhdukur pas fundosjes së tragetit me mbi 300 pasagjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

FOKUS – Çmimi i arit arrin nivel rekord mes tensioneve gjeopolitike

24 January 2026 at 18:57

STAMBOLL, 24 janar /ATSH-AA/ – Çmimet e arit u ngjitën sot në nivele rekord, të nxitura nga pasiguria e vazhdueshme gjeopolitike dhe ekonomike që ka vazhduar të nxisë kërkesën për asete të sigurta.

Çmimi i arit në vend u rrit me rreth 0.4 për qind në 4.954 dollarë për ons që nga ora 07:00, pasi arriti nivelin më të lartë historik prej 4.967 dollarësh më herët gjatë seancës. Çmimet u rritën me rreth 7.8 për qind gjatë javës.

Ari është rritur me afërsisht 80 për qind gjatë 12 muajve të fundit dhe rreth 15 për qind që nga fillimi i vitit, i mbështetur nga tensionet e rritura tregtare dhe gjeopolitike si dhe uljet e normave të interesit nga bankat kryesore qendrore.

Argjendi gjithashtu përparoi, duke u rritur me 3 për qind në 99.38 dollarë për ons. Çmimet e argjendit janë rritur më shumë se 225 për qind gjatë vitit të kaluar.

Pjesëmarrësit e tregut theksuan shqetësimet e përsëritura gjeopolitike si faktor kyç, përfshirë debatet mbi Grenlandën pas deklaratave të fundjavës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump që kërcënonte me tarifa shtesë për vendet që kundërshtonin kontrollin e territorit nga SHBA-ja dhe vendosjen e personelit ushtarak atje.

Duke shtuar shqetësimin e tregut, Trumpi u tha gazetarëve në bordin e “Air Force One” të enjten vonë se SHBA-ja kishte një flotë detare që po i afrohej Iranit dhe e paralajmëroi Teheranin kundër trajtimit të dhunshëm të protestave në të gjithë vendin ose rifillimit të programit të tij bërthamor.

“Do të preferoja të mos shihja të ndodhte asgjë. Ne kemi një armatë. Ne kemi një flotë masive që shkon në atë drejtim dhe ndoshta nuk do të na duhet ta përdorim atë. Do ta shohim”, theksoi ai.   /os/

The post FOKUS – Çmimi i arit arrin nivel rekord mes tensioneve gjeopolitike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ABU DHABI – Përfundojnë bisedimet trepalëshe Rusi-Ukrainë-SHBA

24 January 2026 at 18:29

ABU DHABI, 24 janar /ATSH-AA/ – Dita e dytë dhe e fundit e bisedimeve trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Emiratet e Bashkuara Arabe përfunduan sot.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA raportoi se bisedimet në kryeqytetin emiratas kanë përfunduar dhe se delegacioni i Moskës, i udhëhequr nga Igor Kostyukov, shefi i Drejtorisë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse, është kthyer në hotelin ku po qëndron.

Po ashtu u raportua se përfaqësuesit e delegacionit amerikan, të cilët morën pjesë në bisedime, janë nisur drejt aeroportit pas përfundimit të negociatave.

Edhe transmetuesi publik ukrainas “Suspilne” konfirmoi, duke cituar një burim nga delegacioni i Kievit, se bisedimet kanë përfunduar dhe se ato zgjatën më shumë se tre orë.

Ende nuk ka pasur një deklaratë zyrtare pas përfundimit të bisedimeve.

Megjithatë, korrespondenti i Axios-it, Barak Ravid, shkroi në platformën X se zyrtarë ukrainas i kanë thënë se bisedimet ishin “pozitive” dhe “konstruktive”, duke shtuar se një raund tjetër negociatash do të mbahet në Abu Dhabi “javën e ardhshme”.

Rustem Umerov, kreu i delegacionit ukrainas, shkroi në platfornën sociale amerikane Facebook pas ditës së parë të bisedimeve të premten se negociatat janë të fokusuara në përcaktimin e parametrave për përfundimin e luftës me “një paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”.

Më herët gjatë ditës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tha gazetarëve se çështja e rajonit të Donbasit do të jetë “kyç” gjatë bisedimeve trepalëshe.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit, i cili muajin e ardhshëm hyn në vitin e katërt, “po përparojnë”.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e zbatimit të asaj që e quajti “formula e Anchorage-it”, duke iu referuar takimit ballë për ballë të mbajtur në gusht të vitit të kaluar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Alaskë.  /os/

The post ABU DHABI – Përfundojnë bisedimet trepalëshe Rusi-Ukrainë-SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Nëse Kanadaja arrin një marrëveshje ekonomike me Kinën tarifa 100%!

24 January 2026 at 17:57

UASHINGTON, 24 janar /ATSH-ANSA/ – Nëse Guvernatori Carney mendon se mund ta shndërrojë Kanadanë në një “port tranziti” për mallrat kineze të destinuara për në Shtetet e Bashkuara, ai gabohet keqas, është kërcënimi i fundit i Donald Trump ndaj Kanadasë, në një postim në Truth.

”Kina do ta përpijë Kanadanë, duke e asgjësuar plotësisht, duke shkatërruar bizneset e saj, strukturën e saj shoqërore dhe mënyrën e saj të jetesës”, shkroi Trump.

Nëse Kanadaja arrin një marrëveshje me Kinën, ajo do të përballet menjëherë me tarifa 100% për të gjitha mallrat dhe produktet kanadeze të importuara në Shtetet e Bashkuara”, shkroi ai. /os/

The post SHBA – Trump: Nëse Kanadaja arrin një marrëveshje ekonomike me Kinën tarifa 100%! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌