Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 January 2026Main stream

Bota pret 2026/ Nga Dubai në Las Vegas, spektakël fishekzjarresh për ndërrimin e viteve

By: Re Nato
1 January 2026 at 13:56

Pas 12 muajve të gjatë konfliktesh, trazirash politike dhe sfidash ekonomike, bota mirëpriti vitin e ri 2026 me spektakël fishekzjarresh.

Nga Zelanda e Re në Shtetet e Bashkuara, qytetarët shijuan shfaqjet shumëngjyrëshe me shpresën e një viti me të qetë e më të begatë.

Egjipti ofroi pamje spektakolare, me fishekzjarret që ndriçuan qiellin sipër piramidave historike. Ndërkohë në Dubai, në ndërtesën me të lartë në botë Burj Kahlifa, dritat dhe fishekzjarret shënuan ndërrimin e viteve.

Spektakël shumëngjyrësh ofruan edhe Londra e Parisi, ku qytetarë të shumtë ishin mbledhur për të pritur vitin e ri 2026.

Ndërkohë në anën tjetër të oqeanit, ndërrimi i viteve u prit gjithashtu me feste. Në Nju Jork në Times Sqaure u numërua mbrapsht derisa akrepat trokitën 12.

Më tej në Las Vegas viti i ri 2026 u prit me spektakël fishekzjarresh dhe me qindra njerëz që ishin mbledhur nëpër rrugë dhe sheshe.

Kështu bota mbylli një vit të gjatë sfidash, që ndryshuan politikën globale dhe sollën ndryshime rrënjësore, teksa shpresa e të gjithëve është që 2026 t’u japë fund konflikteve dhe të jetë një vit me paqësor./abcnews.al

Nora Gjakova thotë “mjaft”/ Ish-kampionia olimpike e Kosovës mbyll karrierën e lavdishme

By: Re Nato
1 January 2026 at 13:47

Ka qenë elita e elitës.

Pas Majlinda Kelmendit, ishin Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi që ngritën flamurin e Kosovës në majat më të larta olimpike, ndërsa kampionia 33-vjeçare vendosi ta mbyllte karrierën.

Flasim për Nora Gjakovën, që zgjodhi ditën e fundit të vitit 2025 për të lajmëruar largimin nga sporti.

Xhudistja e nivelit maksimal, u shpall kampione olimpike në Lojrat e mbajtura në Tokio në 2021, ndërsa duhej të kishin qenë në 2020.

Në peshën deri 57 kg ajo mundi në finale francezen Sizik me rezultatin 10-0.

Gjakova ka fituar të artat olimpike po ashtu si Kelmendi dhe Krasniqi, duke qenë të vetmet në histori për Kosovën, një arritje e jashtëzakonshme për një vend që hyri në konkurrim vetëm në 2016 në Rio de Zhaneiro.

Në 2018, pati suksesin tjetër të madh, titullin kampione e Europës në Izrael, gjithnjë në peshën deri 57 kg kur mundi në finale gjermanen Tereza Shtol.

Në kampionatet botërore arriti medaljen e bronzit, pra vendin e tretë në 2021 në Budapest, ndërsa podiumet janë të shumta.

Gjakova ka gjithsej 35 medalje ndërkombëtare, pra olimpike, botërore, europiane, në Mastersat botërorë, në Grand Slem e Gran Pri, me 12 të arta, 9 argjendi dhe 14 bronzi.

Në mesazhin në rrjetet sociale, xhudistja e shquar falenderoi këtë sport që e bëri të njohur, trajneri Driton Kuka, shtetin e Kosovës, dhe të gjithë shqiptarët.

Ajo ka qenë kolonele e forcave të armatosura të Shqipërisë, pas vendimit të qeverisë.

Ashtu si Majlinda Kelmendi, Gjakova do të vazhdojë me sportin si trajnere./abcnews.al

SPECIALE/ Shqipëria 2025, më pranë BE. Çelen të gjithë kapitujt në negociatat e anëtarësimit

By: Re Nato
1 January 2026 at 13:37

Një vit përballjesh zgjedhore, me drejtësinë, ndërsa Shqipëria prek ëndrrën europiane. Viti 2025 tregoi dy fytyra të Shqipërisë, e para që do të punojë, dhe e dyta që do të kthehet pas.  Dhe në mes drejtësia e cila u bë protagonistja kryesore në politikën shqiptare.

Një nga momentet kryesore të këtij viti ishte arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Akuzat për korrupsion e shpërdorim detyre çuan Veliajn në qeli, duke lënë Bashkinë më të madhe të vendit pa kryebashkiak të zgjedhur në detyrë.

Kjo goditje erdhi vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare. Kryesocialisti Edi Rama për të synuar mandatin e katërt, doli me sloganin “Shqipëria 2030 në BE”

Kurse Berisha flamurin e kësaj fushate e gjeti nga SHBA. Nën moton e huazuar “Shqipëria Madhështore” .Ai kontraktoi fushatuesin e fitores së Presidentit Donald Trump, Chris La Civita.

La Civita: We will Make Albania Great Again

Megjithatë, entuziazmi ra shpejt. La Civita ishte kontraktuar vetëm për të bërë fushatën, e jo për ti zgjidhur hallet personale Berishës me SHBA. Kontrata e tij vlejti 1.4 milionë dollarë, por doktori nëpërmjet një kompanie anonime në Amerikë, pagoi 6 milionë dollarë për të hequr non-=gratën e për të kaluar oqeanin. As njëra as tjetra nuk ndodhi.

Partitë politike përveshën mëngët drejt zgjedhjeve. PS ndryshoi fytyrën, të rinjtë në listë të mbyllur, veteranët në listë të hapur. Një skemë kjo që formatoi 80% të përfaqësuesve socialist në parlament, kurse PD bëri primare, por doktori listën e hartoi vetë, përmbysi votën e demokratëve, siguroi besnikët në listë të mbyllur dhe la rebelët në listë të hapur ose jashtë listave.

Edhe këto zgjedhje lindën filizat e rinj, Shehaj prezantoi një Mundësi, Qori Lëvizjen Bashkë, kurse Lapaj me Shabanin, Shqipëria Bëhet. Nuk munguan as të rinjtë e vjetër, Lulzim Basha me euroatlantikët, Alibeaj dhe Dash Shehin Djathtas për Zhvillim.

Fushata u nda në dy kampe, Rama premtoi pasaportën europiane.

Kurse Berisha me premtime spektakolare dhe shumë gafa.

Fushata bipolare, ndau palët edhe në raport me drejtësinë.

Por kjo fushatë zbuloi edhe yjet e reja. Zegjine Caushi, 26-vjeçarja nga Roskoveci tentoi një romancë në distancë me kundërshtarin e saj, Gazment Bardhi.

Nga demokratët spikati Ilir Vrenozi, opozitari i rrjeteve sociale që doktori e pagëzoi me titullin superstari. Të tjerë, si Xhelal Mziu apo Bledion Nallbati u munduan të lënë shenjë më grushta, kurse Tomor Alizoti me deklarata kanibale, edhe pse mbetën vetëm deklarata.

Nuk mbetën pas as videot komike të djalit të Fahriut.

Risia më e madhe e këtyre zgjedhjeve do të ishte vota e Diasporës. Si hera e parë, me kontestime. Problemet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi, dhe pagesa e DHL shtuan dyshimet por për kreun e KQZ ky ishte suksesi më i madh.

“THuajse nota 10, këto ishin zgjedhje për një vend kandidat për në BE”

Shqiptarët e shprehën qartë vullnetin e tyre. PS fitoi bindshëm, duke iu besuar 83 mandate në parlament. PD pësoi një rënie drastike në 50 mandate, kurse partitë e reja nuk ia dolën të thyejnë hegjemoninë e të vjetërve.

PD fitoi vetëm në dy qarqe veriore, Kukës e Shkodër, kurse PS në 10 të tjera. Fitorja më e thellë u regjistrua në Fier, nën drejtimin e Belinda Ballukut socialistët fituan 12 mandate, kurse demokratët me Gaz Bardhin vetëm 4. Edhe në Vlorë, PS fitoi 9 mandate kundrejt 3 të demokratëve.

Humbja katastrofale megjithatë, nuk mjaftoi që Berisha të jepte doreëheqjen duke shkelur edhe nenin që vetë kishte premtuar, nenin Basha.

5 ditë më pas, më 16 maj Tirana u bë de fakto qendra e Europës. 47 liderë europianë dhe jo vetëm u mblodhën në kryeqendrën e Shqipërisë për Samitin Politik Europian, kurse Berisha me një pakicë të vetën protestuan por askush nuk u dha vëmendjen.

Me fitoren bindëse, qeveria nuk mori pushimet e verës. Kryeministri Edi Rama filloi operacionin çlirimi nga ndërtimet pa leje në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Kjo nismë solli edhe përplasjet e para me drejtësinë, Rama u ankua në ILD, KLP dhe KLGJ për një prokurore dhe disa gjyqtarë administrativë të ciltët jepnin vendime për të penguar punën.

Nga krahu tjetër, Berisha nisi akuzat për farsë, por kandidatët e tij jofitues si Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja dhe të tjerë, nisën të ankohet për farsë brenda PD. Procesi i rinumërimit nuk ndryshoia sgjë, përveçse faktoi se ata që kishin vjedhur më shumë vota, ishin komisionerët demokratë.

Në shtator, qeveria e re dhe opozita e vjetër. Ram vendosi një record Guinnes për Shqipërinë, i pari vend në botë me një ministre nga Inteligjenca Artificiale, Diella, e cila merret me prokurimet publike apo përshpejton përkthimin e përshtatjen e legjislacionit të BE në Shqipëri për një kohë më të shkurtër.

Kurse opozita mbeti e vjetër, të vetmet risi janë dy ish-magjistratë, Gjin Gjoni i cili hoqi dorë nga Vetingu dhe Arian Ndoja, ish-prokurori i atentatit me rrumin e shijakut në Shkozet, i shkarkuar nga Vetingu dhe së fundmi, Gjykata ka urdhëruar SPAK ta hetojë për fshehje pasurie e pastrim parash.

Shqipëria vulosi një record të ri në BE. I vetmi vend kandidat I cili arriti brenda  13 muajve të hapë gjithë grupkapitujt e negociatave.

Këshilli Bashkiak, me vota të PS dhe PD dhe propozim të përbashkët shkarkuar Erion Veliajn si kryebashkiak, pas 8 muajsh në qeli. Presidenti Begaj shpalli zgjedhjet e parakohshme më 9 nëntor, për Tiranën dhe 5 bashki të tjera pa kryetar.

Veliaj u ankua në Kushtetuese, Gjykata fillimisht pezulloi dekretin e Begajt vetëm për Tiranën, më pas shfuqizoi zgjedhjet për TIranën duke lënë Veliajn kryebashkiak ndonëse nga burgu. SPAK refuzoi disa herë ti japë leje për të kryer detyrën në liri.

Më 31 tetor, ndërroi jetë ish-kryeministri dhe ish-kryetari i parë i PS, Fatos Nano pas një betejë disa vjeçare me sëmundje në mushkëri. Qeveria shpalli një ditë zie, ai u nderua me homazhe shtetërore në Pallatin e Kongreseve nga familja dhe personalitete të shquara të politikës dhe jo vetëm, nga të gjitha trevat shqiptarë. Nano u varros në Sharrë.

Më 9 nëntor, në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, PS arriti një fitore 5-0 përballë të pavarurve të opozitës.

Për herë të parë, Shqipëria dhe Italia u ulën në një mbledhje të përbashkët qeveritare në Romë. 16 marrëveshje u nënshkruan, por më e rëndësishmja ishte garancia e kryeministres italiane Xhorxhia Meloni se do të ishte avokate e Shqipërisë në BE edhe për vendet si Greqia të cilat vendosin veto.

SPAK hapi dosjen 21 janari, duke thirrur për të dëshmuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Një dosje e cila mund të trondisë liderin e PD dhe opozitës.

Veç kësajj, brenda PD rifilloi rebelizmi. Vetëm 5 muaj nga lirimi, Ervin Salianji nisi një tur foltoresh me demokratë të pakënaqur apo kritikë ndaj lidershipit. Doktori shumë shpejt ia dha përgjigjen.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku u mor nën hetim nga SPAK dhe u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO si dhe iu hoq pasaporta. Qeveria reagoi duke u ankuar në GJykatë Kushtetuese, e cila me pranimin e kërkesës për shqyrtim, e riktheu në detyrë Ballukun.

Më pas, GJKKO kërkoi heqjen e imunitetit për zv.kryeministren në parlament, por kryeministri Rama bëri të qartë se fillimisht do të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për masën e parë.

Pavarësisht zhurmës së madhe dhe betejave qoftë elektorale apo me drejtësinë, dy partitë më të mëdha politike e mbyllën në sintoni këtë vit 2025. Opozita i dha firmat Endrit Shabanit, kurse PS e zgjodhi avokat. Rama mori Shabanin, kurse Berishës i mbeti Lapaj në shesh, duke përçarë kështu edhe ata të rinj të cilët besonin se Shqipëria Bëhet./abcnews.al

Aksidenti me 3 viktima në Gjirokastër-Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës

By: Re Nato
1 January 2026 at 13:03

E aksidentuara që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gjirokastër ku humbën jetën 3 të rinjtë, po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.

Sipas burimeve brenda spitalit, 19 vjeçarja Arsida Demiri  ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore me parametra jetësor stabël.

E plagosura është me politraumë, dhe ndodhet në trajtim intensiv nga bluzat e bardha.

Nga aksidenti, humbën jetën Klejdi Myftari 24 vjeç, Anxhelo Ruci 28 vjeç dhe Martin Dulaj 26 vjeç./abcnews.al

Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

By: Re Nato
1 January 2026 at 12:44

Ka ndërruar jetë Nexhat Daci, akademik dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës njoftoi se Daci vdiq më 1 janar në moshën 81-vjeçare.

Akademik Nexhat Daci, kishte qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri më 2011, ndërkaq e kishte udhëhequr organin ligjvënës për dy mandate në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006.

Në periudhën kur udhëhoqi Kuvendin e Kosovës ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas vdekjes së udhëheqësit të LDK-së dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, Daci shërbeu si ushtrues i detyrës së presidentit për rreth një muaj më 2006.

Pas ndasive me LDK-në, Daci e themeloi Lidhjen Demokratike të Dardanisë dhe u bë kryetar i kësaj partie.

Qipro merr presidencën e BE/ Integrimi i Ballkanit, prioritet strategjik i gjashtëmujorit qipriot

By: Re Nato
1 January 2026 at 12:35

Qipro nis këtë të enjte presidencën e Bashkimit Europian nën sloganin “Për një Europë që qëndron më e fortë dhe më e guximshme në një botë të trazuar dhe në ndryshim”.

Prioritet i këtij gjashtë mujori mbetet siguria në kontinetin e vjetër dhe zgjerimi, si një domosdoshmëri gjeostrategjike dhe një investim për të ardhmen e Europës.

Qipro angazhohet të punojë për ribashkimin e Europës dhe përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane. Sepse për të, një union i zgjeruar është një union më i fortë, më i sigurt dhe më I qëndrueshëm.

Ky gjashtë mujor mbetet i rëndësishëm për Shqipërinë, e cila hyn në këtë vit të ri, me të gjithë grupkapitujt e negociatave të hapura, me objektivin për të nisur sa më parë mbylljen e tyre, që procesi teknik të përfundojë brenda 2027, sipas një plani të dakortësuar mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian.

Në mesazhin e Urimit për homologun qipriot, presidenti Bajram Begaj, shpreh bindjen se presidenca qipriote do të jetë e fokusuar në procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perendimor, duke e konsideruar këtë një prioritet strategjik. Ndërsa më herët kryeministri Rama rikonfirmoi angazhimin për arritjen e këtij objektivi kombëtare përgjatë këtij mandati.

“Unë dhe të zgjedhurit tuaj do të bëjmë për Shqipërinë, në katër vitet e ardhshme, gjithçka duhet që ta ngremë flamurin tonë kombëtar, në oborrin e Shtëpisë së Bashkimit Europian.”/abcnews.al

Incidentet nga fishekzjarret/ Disa të lënduar nga lëndët piroteknike në të gjithë vendin

By: Re Nato
1 January 2026 at 12:22

Shqipëria mirëpriti vitin e ri me koncerte festive dhe spektakle fishekzjarresh.

Megjithatë, festimet u shoqëruan me incidente në disa qytete të vendit, ku raportohet se 22 persona janë dëmtuar nga lëndët piroteknike.

17 prej tyre, janë vetëm në Tiranë, ku janë paraqitur në Spitalin e Traumës.

Fatmirësisht, gjendja e tyre paraqitet e mirë. Ndërkaq, një 13 vjeçare në Vaqarr është plagosur nga një plumb qorr në pjesën e parakrahut.

Edhe gjendja e të miturës, fatmirësisht paraqitet e mirë./abcnews.al

 

“Zgjohet” Tirana/ Pas festimeve, ditë e qetë në kryeqytet

By: Re Nato
1 January 2026 at 12:11

Tirana është “zgjuar” e qetë pas festimeve për natën e ndërrimit të viteve.

Si rrallë herë, rrugët e kryeqytetit janë thuajse bosh pa qarkullimin e automjeteve, teksa një pjesë e qytetarëve kanë dalë në sheshin “Skënderbej”, me familjarët e tyre.

Në natën e ndërrimit të viteve, amosfera festive në Tiranë u ndez nga performancat e artistëve të njohur, duke i dhuruar publikut një mbrëmje të mes muzikës, dritave dhe fishekzjarreve.

Atmosferë festive pati edhe në shumë qytete të tjera të vendit./abcnews.al

Festime në Tiranë/ “Troket” 2026, viti i ri me spektakël fishekzjarresh

By: Re Nato
1 January 2026 at 12:05

Shqipëria mirëpriti vitin e ri me koncerte festive dhe spektakle fishekzjarresh.

Në Tiranë në sheshin “Skënderbej” ishin të shumtë qytetarët që u mblodhën për të festuar bashkë momentin magjik të ndërrimit të viteve.

Atmosfera festive u ndez nga performancat e artistëve të njohur, duke i dhuruar publikut një mbrëmje të mes muzikës, dritave dhe fishekzjarreve.

Atmosferë festive pati edhe në shumë qytete të tjera të vendit./abcnews.al

Presidenti Begaj: Krenar për shërbimin e Forcave të Armatosura Shqiptare në misionet ndërkombëtare

By: Re Nato
1 January 2026 at 11:59

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti në një lidhje direkte online efektivët e Forcave të Armatosura Shqiptare të angazhuar në misione dhe operacione jashtë vendit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Begaj uroi ushtarët, nënoficerët dhe oficerët shqiptarë të angazhuar në misione jashtë vendit për festat, duke shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për shërbimin e tyre larg familjeve, në funksion të paqes, sigurisë dhe lirisë në botë.

Kreu i Shtetit theksoi se angazhimi i Forcave të Armatosura në misione në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Letoni, Detin Egje, Irak, Sinai, Sudanin e Jugut, si dhe në strukturat mbështetëse për Ukrainën, është dëshmi e qartë e përkushtimit të Shqipërisë ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Hija e Kinës mbi Arktik alarmon Perëndimin

By: Re Nato
1 January 2026 at 11:52

Që në vitin 2018, Kina e ka shpallur veten për herë të parë një “fuqi pothuajse arktike”, duke sinjalizuar hapur ambicien për të fituar ndikim në një rajon strategjik, ku akujt po shkrijnë me shpejtësi. Objektivat e Pekinit janë të qarta: hapja e rrugëve të reja tregtare, shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe forcimi i pranisë shkencore, pavarësisht largësisë së madhe gjeografike nga Poli i Veriut. Këtë vizion, Kina e quajti “Rruga Polare e Mëndafshit”.

Ministria e Jashtme kineze vazhdon t’i përshkruajë këto aktivitete si të ligjshme dhe paqësore, duke theksuar se Pekini kontribuon në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon. Por ky interpretim nuk bind aspak zyrtarët e sigurisë kombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet aleate. Shqetësimi është rritur sidomos pas faktit se, gjatë verës së fundit, nëndetëse kineze udhëtuan për herë të parë mijëra metra nën akujt e Arktikut, ndërsa një numër rekord anijesh ushtarake dhe kërkimore kineze operuan pranë ujërave të Alaskës.

Sipas vëzhguesve ushtarakë perëndimorë, siç raporton edhe Wall Street Journal, këto misione nuk kishin vetëm karakter shkencor. Përveç studimit të burimeve natyrore nën shtresat e akullit dhe shkurtimit të kohës së transportit tregtar, dyshohet se Kina po teston mënyra për të pozicionuar nëndetëset bërthamore më afër objektivave strategjike, përfshirë territorin amerikan.

“Kinezët po bëhen gjithnjë e më agresivë”, deklaron për gazetën amerikane gjenerali i forcave ajrore të SHBA-ve, Alexus Grynkeuich. “Ata përdorin anije kërkimore si mbulim për qëllime ushtarake”.

Rrugë të reja mes akujve

Për Pekinin, Arktiku përfaqëson një rrugë të shkurtër të re për tregtinë globale. Këtë verë, Kina testoi një nga këto rrugë duke dërguar një anije mallrash drejt portit polak të Gdanskut, duke kaluar pranë Polit të Veriut, një itinerar dukshëm më i shpejtë se ai tradicional përmes Kanalit të Suezit. Synimi tani është zgjerimi i trafikut trans-arktik, veçanërisht në bashkëpunim me Rusinë për importin e gazit natyror të lëngshëm.

Megjithatë, për ushtritë perëndimore, pikërisht ky kombinim i tregtisë me eksplorimet nënujore është alarmues. Ekspertët besojnë se Kina po hartëzon me kujdes fundet oqeanike për të ndërtuar modele dixhitale që, në të ardhmen, do t’i ndihmojnë nëndetëset e saj ushtarake të lëvizin pa u zbuluar.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Arktiku ishte një vijë e qartë ndarëse mes NATO-s dhe Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1959, SHBA dërgoi një nëndetëse bërthamore që doli në sipërfaqe mes akujve, një mesazh i fortë strategjik për Moskën. Sovjetikët u kundërpërgjigjën në vitin 1962. Deri në fillim të viteve ’90, patrullimet ushtarake në këto ujëra ishin intensive, pasi Arktiku shihej si porta detare drejt Evropës dhe Amerikës së Veriut.

Aleatë sot, rivalë nesër?

Ekziston frika se Rusia po kompenson mbështetjen kineze, veçanërisht në komponentë elektronikë për pajisje ushtarake, duke ndarë teknologji të avancuara në fushat e hapësirës, avionëve stealth dhe luftës nënujore. Moska jo vetëm që e mbështet përfshirjen kineze në Arktik, por edhe ka ftuar Pekinin të investojë në infrastrukturë në veriun e largët rus. Që nga viti 2023, të dy vendet kanë krijuar një grup pune për zhvillimin e rrugëve detare veriore.

Por kjo afërsi mund të mos zgjasë përgjithmonë. Historikisht, Arktiku ka qenë streha kryesore e arsenalit bërthamor rus dhe deri tani vetëm SHBA-ja përbënte një kërcënim serioz për bazat ruse atje. Prania kineze, në një të ardhme ku interesat kombëtare mund të përplasen, mund të kthehet në problem edhe për vetë Moskën.

Siç paralajmëron admirali francez Pierre Vandier, përgjegjës për përgatitjet e NATO-s ndaj një konflikti të mundshëm në Arktik, operacionet kineze në veriun ekstrem, janë sfidë jo vetëm për Perëndimin. “Operacionet kineze në veriun ekstrem janë një sfidë jo vetëm për Perëndimin, por edhe për Rusinë. Kërcënimi është i kudondodhur. Duhet të jemi të përgatitur”. /La Repubblica/

Zelensky: Ukrainasit duan paqe, por jo me çdo kusht

By: Re Nato
1 January 2026 at 11:24

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e priti Vitin e Ri me një fjalim në të cilin u zotua se do të vazhdojë të punojë për një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, por theksoi se një marrëveshje e tillë nuk mund të arrihet “me çdo kusht”.

Fjalimi 21-minutësh i natës së Vitit të Ri u mbajt ndërsa ai po përgatitej për rundin e radhës të negociatave për paqe dhe ndërkohë që forcat ukrainase goditën objektivat energjetike të Kremlinit pas intensifikimit të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë.

Një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara është “90 për qind” e përfunduar, tha Zelensky, por udhëheqësi ukrainas paralajmëroi se 10 për qindëshi i mbetur do të jetë i vështirë dhe se do të vendosë “fatin e paqes, të Ukrainës dhe të Evropës”.

“Çfarë do Ukraina? Paqe? Po. Me çdo kusht? Jo. Ne duam t’i japim fund luftës, por jo t’i japim fund Ukrainës”, tha Zelensky në adresimin televiziv.

“A jemi të lodhur? Shumë. A do të thotë kjo se jemi gati të dorëzohemi? Kushdo që e mendon këtë gabon rëndë”.

Udhëheqësi ukrainas theksoi se do të nënshkruajë vetëm një “marrëveshje të fortë”, pasi çdo nënshkrim “i vendosur në marrëveshje të dobëta vetëm sa do ta nxisë luftën”.

Në një fjalim shumë më të shkurtër drejtuar rusëve, presidenti Vladimir Putin, i tha vendit të tij se do ta fitojë luftën në Ukrainë, ndërsa foli për fatin e Rusisë dhe unitetin e qytetarëve të saj, të cilat, sipas tij, garantojnë sovranitetin dhe sigurinë e “atdheut”.

Aksident i dyfishtë në Peqin-Rrogozhinë, tre persona të plagosur

By: Re Nato
1 January 2026 at 11:18

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 10:30 të ditës së sotme, në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet janë shkatërruar pjesërisht, ndërsa raportohet se të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe autoambulancat.Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./abcnews.al

Zbulohet godina e përshtatur për kazino/ Lezhë, sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

By: Re Nato
1 January 2026 at 11:16

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia në Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fishat”.

Në flagrancë shtetasi Bledar Arapi, ndërsa u shpall në kërkim Elger Uka. Ky i fundit, kishte marrë me qira një godinë trekatëshe në bulevardin “Gjergj Fishta”, e cila funksiononte si kazino për ushtrimin e lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit të policisë në një banesë trekatëshe, të përshtatur katet e dyta dhe të treta për ushtrimin e lojërave të fatit dhe përdorim droge, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 15 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, disa doza kokaine, 725 000 lekë të rinj, si dhe euro e dollarë.

Po gjatë operacionit u proceduan penalisht edhe 15 shtetas që u kapën duke luajtur lojëra fati në kazino./abcnews.al

Çfarë dihet për sulmin e dyshuar ndaj rezidencës së Putin?

By: Re Nato
1 January 2026 at 10:57

Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së presidentit Vladimir Putin. Udhëheqja ukrainase e hedh poshtë këtë si gënjeshtër që synon të justifikojë vazhdimin e luftës në Ukrainë. Çfarë dihet deri tani?

Për çfarë po e akuzon Rusia, Ukrainën?

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov akuzoi Ukrainën të hënën (29.12.) se sulmoi një rezidencë presidenciale në rajonin e Novgorodit gjatë natës me 91 dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi.

Ai tha se askush nuk u plagos dhe njëkohësisht njoftoi kundërpërgjigjen ruse.

Moska nuk do të ndërpresë bisedimet për t’i dhënë fund luftës, tha Lavrov, por shtoi, se pozicioni i saj negociues do të “rishikohet” pas sulmit, të cilin e përshkroi si terrorizëm shtetëror.

Lavrov nuk paraqiti prova për akuzën, por kërcënoi se Rusia tashmë kishte “identifikuar objektiva në Ukrainë”.

Si reagoi Kievi?

Presidenti Zelensky i hodhi poshtë akuzat ruse si “një raund i gënjeshtrash”.

Ai tha se qëllimi i Rusisë ishte të justifikojë sulme të mëtejshme ndaj Ukrainës dhe të zgjasnin luftën që ka vazhduar që nga pushtimi në shkurt 2022.

“Kjo histori për ‘sulmin ndaj rezidencës’ të supozuar është një trillim i plotë”, tha ai.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha u bëri thirrje liderëve botërorë të dënojnë Rusinë për pretendimet e saj: “Ka kaluar një ditë dhe Rusia ende nuk ka paraqitur asnjë provë të besueshme për akuzat e saj. Dhe nuk do ta bëjë. Sepse nuk ka asnjë. Asnjë sulm i tillë nuk ka ndodhur”.

Ku ndodhet rezidenca?

Rezidenca Valdai, e njohur edhe si “Ushin” ose “Dolgiye Borody”, është një kompleks i ruajtur me masa të rrepta në brigjet e liqenit Valdai. Ndodhet afërsisht 360 kilometra në veri të kryeqytetit, Moskës. Nuk është e qartë se ku ndodhej Vladimir Putini për kohën në fjalë. Putini ende nuk ka komentuar publikisht për situatën.

Si reagoi Trump?

Putin e informoi presidentin amerikan për incidentin të hënën.

“Nuk më pëlqen kjo. Kjo nuk është mirë”, u tha Donald Trump gazetarëve. “Është një gjë të ofendosh. Është diçka tjetër të sulmosh shtëpinë tënde. Nuk është koha e duhur për diçka të tillë. Dhe sot dëgjova për këtë nga presidenti Putin. Isha shumë i zemëruar për këtë”.

Ku duhet të kenë qenë dronët?

Pas deklaratës së Lavrovit, Ministria Ruse e Mbrojtjes raportoi se 91 dronë ishin rrëzuar gjatë udhës për në rezidencën presidenciale.

Këto përfshinin 49 mbi rajonin e Bryansk, 450 kilometra nga Valdai, një mbi rajonin e Smolensk dhe 41 mbi rajonin e pyllëzuar të Novgorodit.

Në raportet e saj të mëparshme mbi operacionet ushtarake, ministria nuk kishte përmendur ndonjë sulm ndaj rezidencës.

Në vitin 2023, Rusia akuzoi Ukrainën për sulmin ndaj Kremlinit me dronë në një përpjekje për të vrarë Putinin, por Ukraina mohoi çdo përfshirje.

Çfarë pritet?

Fillimisht nuk u shtrua për diskutim ndërprerja e bisedimeve për një paqe të mundshme.

“Pasoja diplomatike do të jetë një forcim i pozicionit negociues të Federatës Ruse”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai nuk specifikoi se cilat objektiva mund të sulmonte Rusia, por tha se ushtria e dinte se kur dhe si të reagonte.

Qipro merr presidencën e BE/ Begaj: Shqipëria të mbyllë kapitujt e parë të negociatave

By: Re Nato
1 January 2026 at 10:36

Presidenti Bajram Begaj i uron suksese dhe arritje Presidencës Qipriote të Bashkimit Evropian për gjysmën e parë të vitit 2026, në një periudhë tejet të rëndësishme për Evropën dhe mbarë botën.

Në një postim në rrjetin social X, Kreu i Shtetit shpreh bindjen se Presidenca Qipriote do të jetë e përqendruar në avancimin e procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar këtë proces si prioritet strategjik.

Presidenti i Republikës uron që gjatë kësaj periudhe të nisë mbyllja e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si një hap i rëndësishëm drejt realizimit të aspiratës evropiane të vendit.

Postimi i plotë i Kreut të Shtetit:

“Shqipëria i uron suksese dhe arritje Presidencës Qipriote të Bashkimit Evropian për gjysmën e parë të vitit 2026, në këto momente tejet të rëndësishme për Evropën dhe mbarë botën.

Jemi të bindur se Presidenca Qipriote do të jetë e fokusuar në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shpresojmë që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”.

Albania wishes the best success and achievements to the Cypriot Presidency of the EU for the first half of 2026 in these very important moments for Europe and the whole world.

We are convinced that the Cypriot Presidency will be focused on the European integration process for…

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) January 1, 2026

VIDEO/ Makinat e shkatërruara totalisht, pamje nga vendi i aksidentit me 3 viktima në Gjirokastër-Tepelenë

By: Re Nato
1 January 2026 at 10:18

ABC News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku ndodhi një aksident i rëndë me 3 viktima.

Siç shihet nga pamjet, të dyja makinat janë shkatërruar thuajsë plotësisht, për shkak të përplasjes së fortë.

Nga aksidenti, humbën jetën Klejdi Myftari 24 vjeç, Anxhelo Ruci 28 vjeç dhe Martin Dulaj 26 vjeç.

E plagosur mbeti Arsida Demiri 20 vjeç e cila është transportuar ne drejtim te Spitalit te Traumës ne Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Trump: Do të tërheq trupat e Gardës Kombëtare nga disa qytete të SHBA

By: Re Nato
1 January 2026 at 09:48

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar sot se po tërheq trupat e Gardës Kombëtare nga disa qytete amerikane, mes tyre Chicago dhe Los Angeles. Ky njoftim vjen pas një vendimi të  Gjykatës së Lartë të marrë javën e kaluar, i cili minoi autoritetin e tij për përdorimin e trupave në funksione policore.

“Ne do të kthehemi, ndoshta në një formë shumë të ndryshme dhe më të fortë, kur krimi të fillojë të rritet sërish,” shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social në prag të Vitit të Ri.

Më herët gjatë kësaj të marte, më 30 dhjetor, administrata Trump hoqi dorë nga përpjekjet ligjore për të mbajtur kontrollin mbi trupat e dislokuara në Los Angeles. Javën e kaluar, si shkruan BBC, Gjykata e Lartë vendosi se Trump nuk mund të përdorte trupa në Chicago për zbatimin e ligjit brenda vendit.

Në deklaratën e tij, Trump përmendi gjithashtu Portlandin, në shtetin e Oregonit, por jo Washington DC-në, ku trupat vijojnë të jenë në patrullim.

Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

By: Re Nato
1 January 2026 at 09:26

Zohran Mamdani është betuar si kryetar bashkie i qytetit të Nju Jorkut, duke u bërë myslimani i parë dhe personi më i ri në breza që bën betimin në qytetin më të madh të Shteteve të Bashkuara.

Mamdani, një demokrat, u betua në një stacion historik metroje në Manhattan menjëherë pas mesnatës të së enjtes, duke vendosur dorën mbi një Kuran ndërsa bënte betimin.

“Ky është vërtet nderi dhe privilegji i një jete”, ka thënë Mamdani.

Ceremonia, e administruar nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, një aleate politike, u zhvillua në stacionin e vjetër të Bashkisë, një nga stacionet origjinale të metrosë së qytetit e njohur për tavanet e saj mahnitëse të harkuara.

Ai do të betohet përsëri, në një stil më madhështor, në një ceremoni publike në Bashkinë e Qytetit në orën 13:00 nga senatori amerikan Bernie Sanders, një nga “heronjtë politikë” të kryetarit të bashkisë.

Zohran Mamdani becomes the mayor of New York City after taking the oath of office at an historic, decommissioned subway station in Manhattan. Mamdani was sworn in as the first Muslim leader of America’s biggest city, placing his hand on a Quran as he took his oath. pic.twitter.com/D6qyebCa6L

— The Associated Press (@AP) January 1, 2026

❌
❌