Deputeti demokrat, Ivi Kaso deklaroi sot se Partia Demokratike është instrumenti i vetëm politik dhe shoqëror që mund ta përmbysë neodiktaturën me të cilën përballet vendi.
Në fjalën e tij në “Foltoren” në Korçë, Kaso u shpreh se është detyrë e demorkatëve që jo vetëm të mbajnë gjallë flamurin e PD-së, por edhe t’u ofrojë qytetarëve shqiptarë rrugën drejt vlerave të BE-së.
“27 dhjetori përkon edhe me 35-vjetorin e themelimit të kësaj dege. Mblidhemi sot për një përvjetor, një moment reflektimi. Sot e mbajmë gjallë këtë flamur; ai është dëshmi e forcës dhe vitalitetit.
Kemi parë përpjekje për të vjedhur flamurin dhe vulën, por falë sakrificës suaj, sot jemi alternativa kryesore për qeverisjen e vendit. Ky është gjithashtu një moment reflektimi: varfëria dhe padrejtësia janë bërë pjesë e përditshmërisë. Fermerët janë në pikë të hallit, të rinjtë nuk gjejnë mbështetje, gjyqësori është në kolaps dhe krimi ka kapur zgjedhjet.
Megjithatë, edhe sot ka shpresë dhe ajo është PD. Ajo është instrumenti i vetëm politik dhe shoqëror që mund ta përmbysë këtë gjendje. Nuk mund të heshtim. Misioni ynë është përmbysja e neodiktaturës. Jemi gati t’u ofrojmë qytetarëve rrugën drejt Europës së vlerave,”- tha Kaso./mxh
Christian Pulisic është aktualisht futbollisti me vlerësimin mesatar më të lartë në Serie A. Sipas të dhënave të përmbledhura nga “Fantacalcio”, paraqitjet e tij me Milanin e vendosin në krye të renditjes sezonale.
Amerikani kryeson listën e lojtarëve që kanë zhvilluar të paktën 50 për qind të ndeshjeve në kampionat. Në 10 paraqitje, Pulisic ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar dy asistime.
Pas tij renditet bashkëlojtari Luka Modric, ndërsa vendin e tretë e mban Nico Paz i Comos. Në mesin e dhjetë më të vlerësuarve janë edhe portierët Mile Svilar dhe Wladimiro Falcone.
Lista përfshin gjithashtu lojtarë nga Juventus, Napoli dhe Inter, duke reflektuar performancat më konstante deri në këtë fazë të sezonit./mxh
Reshjet e para të dëborës në Gjermani i rikthehen gjermanëve aktivitetet e tyre të preferuara dimërore.
Ja disa nga pikat më interesante gjatë sezonit të ftohtë të dimrit:
Nëse jeni romantik në zemër, nuk duhet të humbisni udhëtimin me hekurudhën e Harzit. Duke kaluar nëpër pesazhet përrallore të Saksonisë së Poshtme, Brockenbahn do të ngjitet deri në majën e malit më të lartë të Gjermanisë Veriore, në Brocken.
Nuk ka dimër pa një udhëtim me slitë! Merrni një slitë poshtë shpateve të pyllëzuara të Taunus në Hessen, Wallberg në jug të Bavarisë ose Schalenggen në Allgäu.
Një shëtitje me karroca me kuaj në pesazhin përrallor të Altenberg në malet e Saksonisë, ose bëni sporte dimërore në shpatet e Sonnenberg në Oberharz.
Të bëni ski, të shijoni një vrap të qetë ose të provoni disa sporte të guximshme në dëborë.
Temperaturat e para nën zero krijojnë një botë magjepsëse dritash, teksa vizitorët bëjnë patina në akull nën impiantet industriale në zonën e Ruhrit në Essen.
Ashtu si kështjella përrallore e Hirushes, Kalaja e Moritzburgut e mbuluar me borë ndodhet në brigjet e një liqeni të ngrirë. Qyteti i vjetër historik i Dresdenit me Semper Opera House dhe Zwinger janë gjithashtu dicka për t’u parë kur mbulohen nga shtresa të dendura akulli.
Në majën madhështore të Dreitorspitze, 2.600 metra të lartë, do të shijoni një pamje mahnitëse mbi vargmalet bavareze Wetterstein të mbuluara me dëborë.
Pushimet në bregdet në dimër janë një eksperiencë e paharrueshme në ishullin më të madh të Gjermanisë Rügen.
Me gurë stralli të mbuluar me një shtresë të trashë akulli në bregun e Detit Baltik, një shëtitje e thjeshtë dimërore kthehet në një eksplorim aventuresk të një planeti të ngrirë.
Cili do të ishte aktiviteti juaj i preferuar dimëror në Gjermani?/mxh
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Korçës.
Kjo është ndalesa e radhës për kryedemokratik, që vijon turin e ‘Foltores’.
Mësohet se Berisha do të zhvillojë një bashkëbisedim të hapur dhe të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe simpatizantët demokratë.
Prej pak javësh, Berisha po zhvillon një tur takimes me demorkatët në zona të ndryshme të vendit, ku fokusi i diskutimeve mbetet situata politike dhe mazhoranca./mxh
Tajlanda dhe Kamboxhia i dhanë fund javëve të përplasjeve të ashpra kufitare të shtunën me një armëpushim të dytë në muajt e fundit, pas luftimeve më të rënda prej vitesh mes dy vendeve të Azisë Juglindore.
Armëpushimi po respektohej, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Tajlandës, Surasant Kongsiri, për Reuters rreth dy orë pasi ai hyri në fuqi në mesditë.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Kamboxhias nuk raportoi për asnjë përplasje pas asaj që tha se ishte një sulm ajror tajlandez herët të shtunën, përpara njoftimit të armëpushimit.
Marrëveshja, e nënshkruar nga ministri tajlandez i Mbrojtjes, Natthaphon Narkphanit, dhe homologu i tij kamboxhian, Tea Seiha, i dha fund 20 ditëve luftime që vranë të paktën 101 persona dhe zhvendosën më shumë se gjysmë milioni njerëz në të dy anët, duke përfshirë fluturime të avionëve luftarakë, shkëmbime zjarri me raketa dhe breshëri artilerie.
Përplasjet u rindezën në fillim të këtij muaji pas dështimit të një armëpushimi që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, kishin ndihmuar të ndërmjetësonin për ta ndalur një rund të mëparshëm luftimesh.
Diplomati kryesor i Kamboxhias, Prak Sokhonn, dhe homologu i tij tajlandez, Sihasak Phuangketkeow, do të takohen me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, në provincën Yunnan të Kinës të dielën dhe të hënën për të diskutuar situatën kufitare, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Kamboxhias dhe një zyrtari tajlandez.
Për më shumë se një shekull, Tajlanda dhe Kamboxhia kanë kundërshtuar sovranitetin në pika të ndryshme të pademarkuara përgjatë kufirit të tyre tokësor prej 817 kilometrave – një mosmarrëveshje që herë pas here ka shpërthyer në përleshje dhe luftime.
Armëpushimi i ri do të monitorohet nga një ekip vëzhguesish nga blloku i Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), si dhe përmes koordinimit të drejtpërdrejtë mes të dy vendeve, tha Natthaphon.
Tensionet mes dy fqinjëve arritën kulmin në korrik, kur ata u përplasën për pesë ditë përgjatë disa pjesëve të kufirit, duke lënë të paktën 48 të vdekur dhe 300.000 të zhvendosur përpara se Trump të ndërhynte për të sjellë një armëpushim.
Ai armëpushim u prish në fillim të dhjetorit, me secilën palë që akuzonte tjetrën për veprime që çuan në përplasje. Anwar, aktualisht kryetar i ASEAN-it, dhe Trump nuk kishin arritur të ndërtonin një armëpushim tjetër, ndërsa luftimet u përhapën nga rajonet pyjore pranë Laosit drejt provincave bregdetare në Gjirin e Tajlandës.
Armëpushimi i rinovuar erdhi pas një takimi të posaçëm të hënën të ministrave të jashtëm të ASEAN-it në Kuala Lumpur, i ndjekur nga tri ditë bisedimesh mes palëve ndërluftuese në një pikë kufitare, ku dy ministrat e mbrojtjes u takuan të shtunën.
Ata ranë dakord për kthimin e njerëzve të zhvendosur nga zonat kufitare të prekura, duke theksuar se asnjëra palë nuk do të përdorë forcë kundër civilëve.
Tajlanda do të kthejë gjithashtu 18 ushtarë kamboxhianë që mban në paraburgim që nga përplasjet e korrikut, nëse armëpushimi respektohet plotësisht për 72 orë, sipas marrëveshjes.
Megjithatë, pakti i së shtunës nuk do të ndikojë në asnjë aktivitet demarkacioni kufitar që po zhvillohet mes dy vendeve, duke lënë detyrën e zgjidhjes së zonave të kontestuara përgjatë kufirit në mekanizmat ekzistues dypalësh./mxh
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 goditi bregdetin verilindor të Tajvanit mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:05 sipas kohës lokale.
Sipas Administratës Qendrore të Motit (CWA), lëkundjet u ndien pothuajse në të gjithë ishullin.
Tërmeti u përjetua me intensitet të lartë në disa qytete kryesore, përfshirë kryeqytetin Taipei, New Taipei, Taichung, Taoyuan dhe Tainan.
Sipas shkallës shtatë-nivelëshe të intensitetit sizmik të Tajvanit, lëkundjet u vlerësuan në nivelin 4 në shumicën e rajoneve, një nivel që shkakton lëkundje të forta të ndërtesave dhe objekteve.
Deri në këto momente, autoritetet lokale nuk kanë raportuar për viktima apo dëme të mëdha materiale. Megjithatë, ekipet e emergjencës mbeten në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën, pasi tërmete të kësaj magnitude shpesh shoqërohen me pasgoditje.
Tajvani ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, e njohur si “Unaza e Zjarrtë” e Paqësorit. Për këtë arsye, infrastruktura dhe popullsia e vendit janë përgjithësisht të përgatitura për përballimin e tërmeteve./mxh
Pesë ndeshjet e Premier League, të vlefshme për javën e 18-të, u mbyllën pa surpriza në rezultate. Arsenali fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Brighton dhe vijon të kryesojë renditjen.
Me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Liverpool përballë Wolves në “Anfield”. Florian Wirtz shënoi golin e parë sezonal me fanellën e të kuqve. Mesfushori gjerman realizoi edhe golin e dytë në minutën e 42-të, pas avantazhit të dhënë një minutë më herët nga Gravenberch.
Armando Broja u rikthye titullar te Burnley dhe qëndroi në fushë për 86 minuta. Ndeshja e Burnley ndaj Everton u mbyll në barazim 0-0.
Në takimet e tjera, Brentford fitoi 4-1 ndaj Bournemouth, ndërsa Fulham mposhti 1-0 West Ham./mxh
Serbia po angazhohet për ta ndryshuar marrëveshjen për të pagjeturit dhe nuk është përgjigjur thirrjes së Bashkimit Evropian për takime të përbashkëta me Kosovës.
Kështu kanë thënë anëtarët e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të cilët theksuar se nuk do të pranojnë ndryshimin e marrëveshjes së arritur, raporton kp.
Kryetari i këtij komisioni Andin Hoti tha se vazhdojnë të kenë sfida sepse Serbia vazhdon të mos bashkëpunojë për dhënien e informacioneve kredibile dhe dhënien e arkivave. Ai tha se Serbia ka refuzuar për tri herë radhazi të marrë pjesë në komisonin e përbashkët dhe Bashkimit Evropian, me arsyetimin se nuk pajtohen me disa pika të marrëveshjes së arritur në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Njëra prej pikave shkruan se udhëheqësi i këtej komisioni të përbashkët obligohet të njoftojë 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për mos punën apo mosbashkëpunimin apo mos dakordimin, apo mos dhënien e informacioneve të njërës apo tjetrës palë që në këtë rast Serbia po tenton ta largojë këtë pikë nga termat e referencës sepse ajo po tenton t’i ikë përgjegjësisë që e ka për këtë çështje. Ne natyrisht që nuk do të pajtohemi dhe nuk do të ndodh një gjë e tillë. Ne do të vazhdojmë presionin tonë të vazhdueshëm bashkë me miqtë tanë ndërkombëtarë, qoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qoftë Bashkimin Evropian, qoftë Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka qenë me ne gjatë këtyre viteve, që Serbia të pranojë patjetër hapjen e arkivave të klasifikuara kryesisht, në të cilat ne pretendojmë që përmban të dhëna për fatin e mbi 1571 personave që ne vazhdojmë me i pasur të zhdukur sot“, tha ai.
Sipas tij, brenda këtij viti kanë arritur t’i përfundojnë 32 lokacione në Kosovë.
“Kur flasim për dokumente që ne i kemi pranuar nga Tribuni i Hagës, janë konfidente nga Komiteti i Kryqit të Kuq, të cilat neve si komision nuk na lejohet t’i shpërndajmë as t’i përdorim për zbardhjen e krimeve, na lejohet në mënyrë të kufizuar vetëm për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Çdo lloj informacioni që e marrim nga ato 150 gigabajt për ne do të shërbej vetëm për zbardhje e fatit të personave të zhdukur”, tha ai.
Viktor Haliti nga Instituti për Mjekësi Ligjore foli për angazhimin që e kishin ata në kërkimin e lokacioneve të parapara në Kosovë.
Ndërkaq, Kushtrim Gara nga komisioni tha se mbetet prioritare dhe imediate për t'u rikthyer në lokacione të tjera në territorin e Serbisë, lokacione tanimë të shënuara, apo për të vazhduar gërmime në lokacione që janë trajtuar gjatë këtyre viteve.
Sipas tij, janë varre masive të konfirmuara qysh në vitet e para të pasluftës.
“Për ne me prioritet të veçantë mbetet kërkesa për t’u rikthyer në varrin masiv në Batajnicë, afër Beogradit, meqë sipas analizave, informative, kemi kolauduar se në këtë lokacion vazhdojnë të jenë kufomat e të paktën 58 viktimave gjatë luftës në Kosovë…Të dhënat që po i shqyrtojmë prapë na kthejnë në ato territore por fatkeqësisht edhe gjatë vitit 2025 nuk është që kemi pas ndonjë datë se kur mund të rikthehemi në këto lokacione apo të vazhdojnë gërmimet në lokacione tjera të Serbisë”, tha Gara.
Ai shtoi se shumë shpejt do të kthehen në Rahovec për të vazhduar gërmimet, pasi ata dyshojnë se në gërmimet që kanë bërë, mund të ketë deri në tetë persona.
Ata kanë paraqitur edhe një hartë ku thanë se të gjitha institucionet e angazhuara, kanë realizuar mbi 2500 gërmime në territorin e Kosovës.
Një zjarr i madh ka rënë mesditën e sotme në Fllakë, Durrës, në një zonë të vjetër parkimi autobusësh, ku disa mjete të amortizuara dhe të papërdorura kanë marrë flakë.
Sipas burimeve në terren, autobusët kanë qenë të parkuar prej kohësh dhe ndodhen pranë zonës së Fllakës, raporton euronews.al
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse për të monitoruar situatën. Nuk raportohet për persona të lënduar.
Në një politikë të mbushur me premtime dhe retorikë, Jeta Dida Bujari po veçohet për një arsye të thjeshtë: ajo flet për përfaqësim.
Tashmë e njohur si gruaja, asamblistja më e votuar në Prishtinë, Jeta Dida Bujari hyn në garën për Kuvendin e Kosovës me besimin e fituar përmes punës dhe rezultateve konkrete.
“Ky sukses nuk është rastësi. Ai vjen nga një profil i ndërtuar në arsim dhe kulturë, nga përvoja menaxheriale dhe nga një autoritet i fituar pa zhurmë politike. Jeta Dida Bujari përfaqëson gratë dhe vajzat profesioniste, të rinjtë, mësimdhënësit, artistët dhe muzikantët, si dhe klasën punëtore që kërkon drejtësi, meritë dhe institucione funksionale.
Si drejtoreshë në arsim, ajo ka dëshmuar se di të udhëheqë institucione komplekse, të menaxhojë në mënyrë efikase dhe të krijojë standarde të qëndrueshme. Përvoja e saj e bën këtë kandidaturë relevante për arsimin, kulturën, politikat sociale dhe zhvillimin institucional.
Në një kohë kur qytetarët ndihen gjithnjë e më pak të përfaqësuar, Jeta Dida Bujari ofron një alternativë të qartë: politikë që buron nga puna reale dhe i shërben njerëzve realë.
Kjo nuk është vetëm një kandidaturë e fortë në numra.
Është një kandidaturë ku qytetarët po e shohin veten”, thuhet në komunikatën e lëshuara nga ekipi i saj për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
E diela e fundit e vitit, më 28 dhjetor, shënon një ngjarje të veçantë për futbollin shqiptar: finalen e Superkupës së Shqipërisë. Kjo përballje mes Egnatias dhe Dinamo City nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por një spektakël 90-minutësh që premton emocione të forta dhe meriton të ndiqet nga afër në stadiumin modern “Air Albania”. Kjo sfidë shkon përtej rëndësisë së një trofeu të vetëm.
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike kalendarin e ndeshjeve të Superiores për javët e 19-të, 20-të dhe 21-të. Dhjetë skuadrat do të rikthehen në fushë më 14 dhe 15 janar 2026, duke shënuar rifillimin e kampionatit pas pushimeve dimërore. Kjo periudhë pushimi do t’u mundësojë ekipeve të përgatiten optimalisht për pjesën e mbetur të sezonit. Java e 19-të do të nisë me përballje si Bylis…
Resorti i skive Prato Nevoso (Itali) është mbuluar nga pothuajse tre metra dëborë, duke shënuar një nga nivelet më të larta të reshjeve të dëborës të regjistruara në Evropë këtë vit. Ky fenomen konsiderohet tashmë historik, pasi thellësia e dëborës tejkalon ndjeshëm mesataren për këtë sezon, duke transformuar peizazhin malor të Piemontes në një mjedis tërësisht të bardhë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka theksuar se alkooli është përgjegjës për një në çdo tre vdekje që vijnë nga lëndimet dhe dhuna në Rajonin Evropian të OBSH-së, duke paraqitur një rrezik të madh për shëndetin publik. Ky kërcënim bëhet veçanërisht i theksuar gjatë periudhave të festave, kur konsumi i alkoolit zakonisht shënon rritje. Sipas një flete faktesh të reja të publikuar nga…
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes me Aston Villën. Ai vlerësoi kundërshtarët, duke theksuar se po zhvillojnë një sezon fantastik dhe kanë një stil loje shumë të qartë. Maresca shtoi se ekipi i Aston Villës aktualisht gëzon vetëbesim të lartë, një element kyç për çdo skuadër futbolli. Lidhur me gjendjen fizike të Cole Palmer…
Arkitektja e London Eye, Julia Barfield, ka propozuar ndërtimin e një stacioni gjigant të energjisë së baticës, me një kosto prej 11 miliardë paundësh, në një hark 14 milje larg brigjeve të Somersetit. Ky projekt ambicioz synon të ndihmojë Britaninë të përballojë kërkesën në rritje për energji elektrike, veçanërisht për inteligjencën artificiale (AI), dhe të krijojë një pistë të re për çiklistët…
Sot rreth orës 11:40 është raportuar për një përleshje mes disa personave, e cila ka eskaluar me plagosjen e një personi me armë zjarri.
Lajmi për KosovaPress është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren Shaqir Bytyqi.
“I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës. Njësitet policore, menjëherë pas pranimit të informatës, i janë përgjigjur rastit dhe janë duke vepruar në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me procedurat standarde policore”, ka thënë ai.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës ku ka njoftuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor që po zhvillohet sot në përfaqësitë diplomatike të Kosovës për zgjedhjet e së dielës, më 28 dhjetor.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se deri në ora 13:00, sipas të dhënave nga 24 përfaqësi diplomatike nga 19,187 votues të regjistruar kanë votuar 36.89% apo 7.079 votues
Elezi ka njoftuar se tashmë ka filluar votimi edhe në përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë.
“Pra, procesi i votimit është duke zhvilluar në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës, të vendosur në 18 shtete të ndryshme të botës... Nga komunikimi i vazhdueshëm me qendrat e votimit në këto përfaqësi procesi i votimit është duke u zhvilluar pa ndonjë pengesë”, tha ai.
Elezi sqaroi tutje se vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë gjatë ditës së sotme, pasi në listën e votuesve që janë dërguar në këto përfaqësi diplomatike janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi. /Telegrafi/
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës së PDK-së, i cili do të mbahet sot në AMC Hall në Prishtinë.
Tubimi do të fillojë në ora 17:30, ku kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së do të shpalosë për herë të fundit në këtë fushatë programin dhe prioritetet qeverisëse.
“Mbrëmë në Mitrovicë, sot në Prishtinë. Ju ftoj me zemër sot në ora 17:00 në AMC Hall në Prishtinë për përmbylljen madhështore të fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Ismaili në rrjetet e tij sociale.
Mbyllen 34 kontrollet e urdhëruara nga SPAK për dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, shumica e te cilëve janë staf i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Top Channel bën me dije se në vendimin e gjyqtarin Erjon Çela do të procedohen në ditët në vijim edhe 20 kontrolle të tjera, ndaj biznesmenëve dhe punonjësve të institucioneve.
Kontrolle janë ushtruar në dy kompani ndërtimi dhe shumë punonjës të Autoritetit të Rrugëve dhe Korporatën Elektro-energjetike. Dy kompanitë e ndërtimit janë të njohura për tenderët që fitojnë pranë këtyre dy kompanive shtetërore.
Ndërkohë mësohet se aksioni i kontrollit është kryer nga vetëm agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit duke mos lejuar asnjë punonjës të policisë së shtetit, të paktën në tre kontrolle që janë zhvilluar në zonën që është në juridiksionin e komisariatit numër tre ku ka ndodhur ky fenomen.
Mes personave që u janë kontrolluar banesat dhe ambientet e punës, por edhe të banimit të drejtuesve të kompanive ndërtuese. Në një rast agjentët e BKH e kanë lënë tek dera punonjësin e policisë pa i lejuar që të marrin pjesë në kontroll. Ndërkohë që mes emrave të personave që u janë kontrolluar banesat janë edhe familjarë të drejtuesve të kompanive.
Mësohet se është kontrolluar banesa e Viola Haxhiademi, ish sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtore e KESH-it, banesa e Gentian Gjyli ish drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në arrest shtëpie, banesa e Erald Elezi, ish drejtori i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie si dhe banesa e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços.
Kontrollet janë bërë për të vijuar procesin e hetimit për dosjen hetimore ku zyrtari më i lartë nën akuzë është zv.kryeministrja Belinda Balluku për të cilën SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe dhënien e lejes për heqjen e lirisë. /tch/