Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 December 2025Main stream

Rashiç thotë se ka hyrë në Kuvendin e Kosovës

29 December 2025 at 15:27

PRISHTINË, 29 dhjetor/ATSH/ Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit, parti serbe në Kosovë, ka thënë të hënën se me 4.600 votat e fituara në zgjedhjet e së dielës, e ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës për katër vjetët e ardhshme.

“Këtë besim e përjetojmë si një nder të madh, por edhe si një detyrim që të jemi edhe më të fortë, edhe më të pranishëm dhe edhe më të përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve”, tha kjo parti në një njoftim në Facebook një ditë pas ditës së zgjedhjeve.

Më herët, të dielën në mbrëmje, Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – pretendoi se me 90 për qind të votave të fituara të komunitetit serb, i ka fituar të gjitha 10 ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvend.

Megjithatë, kryetari i kësaj partie, Zllatan Ellek, pretendoi se Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Rashiqit “ka marrë vota në mjedise ku serbët nuk jetojnë”, dhe se janë të detyruar të presin edhe vlerësimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës.

Zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiq, shtoi gjithashtu se po pritet edhe numërimi i votave me kusht, si dhe se janë në përpunim mbi 1.000 vota të personave të zhvendosur nga Kosova, të cilët gjithashtu kanë votuar në zgjedhjet e së dielës.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Kosovës, Lista Serbe ka marrë rreth 41.800 vota. Nga subjektet serbe në zgjedhje ka marrë pjesë edhe Aleanca Kosovare e Goran Marinkoviqit, e cila ka fituar rreth 550 vota.

Sipas uebsajtit të KQZ-së, numërimi në të gjitha komunat me shumicë serbe nuk ka përfunduar ende plotësisht.

Edhe në zgjedhjet parlamentare të muajit shkurt të këtij viti, Lista Serbe kishte pretenduar se i kishte fituar të gjitha dhjetë mandatet, por një mandat deputeti megjithatë përfundoi në duart e Rashiqit.

Rashiqi ishte ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e kaluar të kryeministrit Albin Kurti, i cili e kishte emëruar në këtë pozitë pasi Lista Serbe i kishte braktisur institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022.

Megjithatë, Lista Serbe këmbëngul në qëndrimin se Rashiqi nuk ka numër të mjaftueshëm votash për të përfaqësuar komunitetin serb.

Lista Serbe e kishte kundërshtuar gjithashtu në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Rashiqit nënkryetar të Kuvendit tashmë të shpërbërë nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se ishin shkelur Kushtetuta dhe Rregullorja. Ende pritet vendimi i Gjykatës lidhur me këtë çështje.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, njëri nga nënkryetarët duhet të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komunitetit serb.

Nga ana tjetër, sipas Rregullores së Punës, kandidatin për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb e propozon shumica e deputetëve nga ai komunitet. /rel/

The post Rashiç thotë se ka hyrë në Kuvendin e Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

27 December 2025 at 09:20

PRISHTINË, 27 dhjetor/ATSH/ Sot në përfaqësitë diplomatike të Kosovës zhvillohet votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të çdo shteti.

Vetëm 19.187 votuesit e regjistruar në 29 përfaqësi diplomatike mund të votojnë sot, pasi në listën votuese, e cila do të përdoret në këto përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit 26 nëntor-6 dhjetor.

Procesi i votimit do të zhvillohet në 40 vendvotime që u përkasin 16 ambasadave dhe 13 konsullatave të Kosovës në 18 shtete të ndryshme. /KosovaPress/

The post Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ipeshkvi Dodë Gjergji përçon mesazhin e paqes dhe harmonisë për Krishtlindje

25 December 2025 at 09:07

PRISHTINË, 25 dhjetor/ATSH/ Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë Dodë Gjergji, ka përçuar mesazhin e paqes dhe harmonisë, me rastin e Krishtlindjes, një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera.

Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Nënë Tereza” është udhëhequr nga ipeshkvi Dodë Gjergji.

Ai ndër tjera tha se Kosova ka nevojë për stabilitet më të madh politik dhe të përshpejtojë rrugën drejt hyrjes në familjen evropiane dhe të ruajë vlerat e shoqërisë.

“Bota sot po përballet me frikën e shkatërrimit, pasi ka mbetur pa dashuri, po flet me gjuhën e urrejtjes, sepse e ka humbur fuqinë e arsyes dhe po merren vendim sipas interesave të fortëve dhe jo sipas drejtësisë. Mjerisht, kjo mënyrë e të menduarit, kjo formë e veprimit dhe kjo qasje ndaj njerëzit tjetrit po merr jetë njerëzish gjithandej botës ku ka luftë, padrejtësi e varfëri. Kjo ka plagosur rëndë ndërgjegjen politike të botës. Mbi të gjitha po shkatërron shpresat e brezave të ri dhe po i bën të paaftë ata që të jetojnë në paqe dhe dashuri. Nuk është e mirë as gjendja mes nesh e për këtë nuk mund ta fajësojmë askënd, por të ndihemi bashkëfajtorë për çdo situatë që nuk e kemi në nivelin e duhur… E ndjej të nevojshme t’ju ftoj të jemi më të përgjegjshëm për të restauruar gjendjen në të cilin kemi jetuar në vitin që po lëmë pas, duke kryer obligimin qytetar, pasi do të kontribuojnë të gjithë që vendi të ketë stabilitet të qëndrueshëm politik, të përshpejtojë hapat drejt familjes evropiane dhe të arrijë të ruajë vlerat bazike të shoqërisë sonë”, tha Dodë Gjergji.

Krishtlindja pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.

Në historinë e krishterë, lindja e Krishtit sjell mrekullinë e mishërimit – Zoti e bën veten plotësisht njerëzor duke marrë pamjen e një fëmije të pafuqishëm, por diçka e mrekullueshme ndodh në të vërtetë në çdo lindje.

Në Ditën e Krishtlindjes, të enjten, nga ora 11:00 mbahet mesha në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ndërsa nga ora 18:00 mesha në Kishën e “Shën Ndout” në “Ulpianë”, Prishtinë. /Kosovapress/

The post Ipeshkvi Dodë Gjergji përçon mesazhin e paqes dhe harmonisë për Krishtlindje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E enjte 25 dhjetor, reshje shiu me intensitet të ulët

25 December 2025 at 07:30

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë të pranishme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në verilindje e juglindje e pjesërisht në zonën perëndimore kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Gjatë orëve të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në jug, ndërsa në verilindje në lartësitë mbi 800-1000metër reshje bore me intensitet të ulët në juglindje në relievet malorë  reshje të borës me intensitet kryesisht të ulët.

Era me drejtim kryesor verilindje me shpejtësi 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet e kryesisht atë fiton shpejtësi deri 12m/s, me valëzimin në det të forcës 2-3 ballë.

 Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat

Shkodër

0/4

Re diell

Kukës

4/11

Re shi/borë diell

Lezhë

4/13

Re diell

Dibër

0/2

Re shi/borë diell

Durrës

7/17

Re diell

Tiranë

7/17

Re diell

Elbasan

6/16

Re diell

Berat

6/16

Re diell

Vlorë

9/17

Re diell shi

Korçë

3/7

Re shi/borë diell

Gjirokastër

4/13

Re diell shi

Sarandë

8/14

Re diell shi

 

The post E enjte 25 dhjetor, reshje shiu me intensitet të ulët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet

24 December 2025 at 17:26

PRISHTINË, 24 dhjetor/ATSH/ Kosova dhe Serbia duhet t’i “normalizojnë” marrëdhëniet mes vete, tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Megjithatë, ai tha se ky proces është i vështirë.

Kurti është në pushtet që nga viti 2021 dhe dy vjet pasi mori pushtetin, arriti Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin e zbatimit të saj, por marrëveshja ende nuk është zbatuar.

“Ne duhet t’i normalizojmë raportet me Serbinë”, tha Kurti. “Por, normalizimi i raporteve me një fqinj që ka regjim autoritar dhe që nuk të njeh, dhe po ashtu nuk i pranon krimet e kryera gjatë luftës, është shumë i vështirë”, shtoi ai.

Tensionet mes dy vendeve vazhdimisht janë të larta dhe një rikthim i trazirave do t’i ofronte Rusisë mjete për ta destabilizuar Kosovën.

“Ne kemi një marrëveshje për normalizim”, tha Kurti duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2023, të arritur nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Ne duhet ta zbatojmë, që nënkupton njohje të ndërsjellë mes shteteve, të paktën njohje de facto”.

Kjo marrëveshje, me 11 nene, veç tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Por, për të rinisur dialogu, Serbia “duhet ta dorëzojë Millan Radoiçiqin”, tha Kurti, duke iu referuar ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 2023.

Kurti tha se shpreson që “BE-ja, Franca dhe Gjermania do t’i bëjnë presion” Serbisë që ta dorëzojë Radoiçiqin, ndaj të cilit dhe disa personave të tjerë Kosova ka ngritur aktakuzë për sulmin në Banjskë.

Që nga shtatori i vitit 2023, disa ditë para sulmit të armatosur në Banjskë, nuk është mbajtur asnjë rund i nivelit të lartë në Bruksel, teksa bisedimet në nivel kryenegociatorësh kanë vazhduar, por nuk kanë prodhuar ndonjë marrëveshje.

Serbia po ashtu nuk ka ndërprerë raportet me Rusinë, pavarësisht luftës në Ukrainë, dhe Beogradi varet nga energjia ruse.

“Ka shumë lidhje” mes dy shteteve, tha Kurti, dhe nëse Rusia vendos ta destabilizojë rajonin, “në marshin e saj drejt Evropës Perëndimore, mund të llogarisë në Serbinë si aleat. Dhe, kjo është shqetësuese për shtetin tonë. Por, ne po punojmë me partnerët tanë për të parandaluar një gjë të tillë”.

Kosova, që shpreson t’i bashkohet NATO-s, së voni ka hequr tarifat ndaj produkteve amerikane dhe është pajtuar që të pranojë deri në 50 migrantë nga shtetet e treta që do të dëbohen nga SHBA-ja. Deri më tani, në Kosovë ka arritur vetëm një migrant.

“Nuk po kërkojmë asnjë ndihmë financiare në këmbim”, tha Kurti. “Ne po e bëjmë këtë për të ndihmuar SHBA-në, që është partnerja, aleatja dhe mikja jonë”, shtoi Kurti, i cili nuk e përjashtoi mundësinë e arritjeve të marrëveshjeve të ngjashme edhe me vendet evropiane. /rel/

The post Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E mërkurë 24 dhjetor, reshje me intensitet të ulët

24 December 2025 at 07:30

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, hera-herës shtrëngata afatshkurtra. Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në Alpe dhe në lartësitë 700-800metra në verilindje dhe 900 metra në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregtdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/s .

Deti – Valëzimi forcës 2-4 ballë.

QYTETET Temperaturat Siglat

Shkodër

6/11

Re shi diell

Kukës

4/7

Re shi/borë diell

Lezhë

7/11

Re shi diell

Dibër

3/7

Re shi/borë diell

Durrës

8/16

Re shi diell

Tiranë

10/15

Re shi diell

Elbasan

11/15

Re shi diell

Berat

9/14

Re shi diell

Vlorë

14/17

Re shi diell

Korçë

6/10

Re shi/borë diell

Gjirokastër

9/12

Re shi diell

Sarandë

12/16

Re shi diell

The post E mërkurë 24 dhjetor, reshje me intensitet të ulët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

22 December 2025 at 20:48

PRISHTINË, 22 dhjetor/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit përmes një njoftimi zyrtar.

Aty nuk janë dhënë më shumë hollësi se cilat do të jenë temat e diskutimit në takimin që zhvillohet pasdite, me orën lokale të Kosovës.

Presidentja Osmani është takuar me zëvendëssekretarin Landau edhe në korrik të këtij viti, kur dy palët i kanë diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.

Ajo pati përmendur se dy vendet mund të përfitojnë nga bashkëpunimi në sektorin e energjisë, teknologjisë informative dhe atë të mbrojtjes.

Osmani është takuar përgjatë vitit edhe me zyrtarë të lartë amerikanë, në margjina të samiteve të ndryshme, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së e kanë përjetuar një goditje më herët gjatë vitit për shkak të vendimit të Uashingtonit për të pezulluar për kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës.

Dialogu ishte planifikuar për t’i forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike, por veprimet e ekzekutivit janë parë si sfida për përparim.

Gjatë viteve të fundit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave nga aleatët ndërkombëtarë, për shkak të disa vendimeve në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – që lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi, apo mbylljen e institucioneve serbe.

Kurti i ka justifikuar këto veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Por, bashkësia ndërkombëtare, në disa raste, i ka cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara me aleatët.

Vetë Kurti ka thënë ditë më parë se marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira dhe që mospajtimet kryesore kanë pasur të bëjnë gjithmonë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj, dhe asnjëherë për çështje bilaterale.

E pyetur lidhur me këto deklarata, Ambasada e SHBA-së në Kosovë I ka thënë Radios Evropa e Lirë më 17 dhjetor se synon të punojë ngushtë me Qeverinë e re të zgjedhur pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, “për t’i avancuar prioritetet e përbashkëta”.
Shtetet e Bashkuara i kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998.

Udhëheqës shtetërorë kosovarë e kanë përsëritur ndër vite që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike. /rel/

The post Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërron jetë Shemi i grupit “Ilirët”

22 December 2025 at 19:00

PRISHTINË, 22 dhjetor/ATSH/ Sot, këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi  – Shemi i grupit “Ilirët”, raportohet se është gjetur i vdekur. Ende nuk dihen arsyet e arsyet e vdekjes.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për KosovaPress se sot rreth orës 15:00 kanë pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë.

“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Në koorsinim me prokurorin e shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, tha ajo për KosovaPress.

Një prej këngëve që ka qenë hit nga Shemi, ishte ajo ‘Xhamadani vija-vija”. /Kosovapress/

The post Ndërron jetë Shemi i grupit “Ilirët” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kelmendi lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë

22 December 2025 at 18:15

PRISHTINË, 22 dhjetor/ATSH/ Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka liruar Besim Kelmendin nga posti i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të hënën, pas kërkesës së tij me shkrim, një javë pasi gjykata e lartë e anuloi shkarkimin e tij që kishte nxitur polemika e kritika.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Prokurorial, kërkesa e Kelmendit për t’u liruar nga detyra u miratua me 6 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Atë do ta pasojë Agron Qalaj, i cili u ricaktua ushtrues detyre po në të njëjtën mbledhje të hënën.

Me 5 vota për dhe 1 kundër, Qalaj u riemërua deri në një vendim të radhës të Këshillit Prokurorial.

Në një shkresë të dorëzuar në Këshillin Prokurorial, Kelmendi kishte theksuar se kërkesa për t’u liruar nga detyra ishte “pasqyrim i vullnetit tim për ta mbështetur reformën në Sistemin Prokurorial dhe për të kontribuar në përmirësimin e gjendjes së krijuar në Këshill”, raportoi Betimi për Drejtësi të hënën.

Kelmendi theksoi se dëshironte të largohej nga kjo detyrë – të cilën e kishte mbajtur nga prilli i vitit 2022 – pas vendimeve gjyqësore për rastin e tij dhe gjendjes së krijuar në Këshillin Prokurorial.

Kërkesa e tij vjen vetëm pesë ditë pasi Gjykata Supreme e anuloi vendimin e Këshillit Prokurorial për shkarkimin e tij, duke e quajtur të kundërligjshëm.

Kelmendi ishte shkarkuar muajin e kaluar pas raportimeve se ai gjoja kishte bashkëpunuar më 1999 me një gjyqtare serbe për rastin e Masakrës së Reçakut, të cilën ajo e konsideronte ngjarje të trilluar. Ai i ka mohuar këto pretendime.

Shkarkimi i tij nxiti reagime nga bashkësia ndërkombëtare dhe shkaktoi polemika për ligjshmërinë e vendimit, pasi ai u votua nga vetëm pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial. Pjesa tjetër e anëtarëve vlerësuan se s’kishte kuorum, dhe e quajtën vendimin “puç institucional”.

Kelmendi u ankua në Supreme pasi Gjykata Themelore nuk ia pranoi ankesën kundër shkarkimit. Supremja gjeti se vendimi i Këshillit Prokurorial ishte “i kundërligjshëm, arbitrar dhe i pa bazë”.

Në shkresë, Kelmendi tha se dëshiron ta vazhdojë karrierën si prokuror dhe u zotua se do të punojë “me përkushtim për të mirën e sistemit prokurorial”.

“Dhe krejt në fund, unë, si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, do të punoj më përkushtimin tim më të madh për të mirën e Sistemit Prokurorial, i pavarur, i pa anshëm dhe me profesionalizëm, ashtu siç më ka vlerësuar Këshilli Prokurorial”, përfundoi ai. /rel/

The post Kelmendi lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E hënë 22 dhjetor, mot i kthjellët me vranësira kalimtare

22 December 2025 at 07:30

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare.
Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.
 Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek.

Deti me valëzim të forcës 1 ballë.
1 nga 2

The post E hënë 22 dhjetor, mot i kthjellët me vranësira kalimtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia gjen një armë e municion në shtëpinë e të arrestuarit për rastin e Vukashinoviçit

21 December 2025 at 12:52

PRISHTINË, 21 dhjetor/ATSH/ Policia e Kosovës tha se gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të arrestuarit për përfshirje në plagosjen dhe rrëmbimin e dyshuar të shtetasit të Kosovës, Millan Vukashinoviç, gjeti një armë dhe disa fishekë.

“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: nëntë telefona celularë, një laptop, tri dokumente të formatit A4, një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe një tytë arme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, u tha në raportin 24-orësh të Policisë.

Mbrëmjen e 20 dhjetorit, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari, V.M., kishte qenë pjesëtar i Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe më pas ishte integruar në Policinë e Kosovës. Sipas Sveçlës, më pas ai kishte dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se personi i arrestuar ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Millan Vukashinoviq, i cili gjatë kidnapimit u plagos rëndë dhe aktualisht është duke u trajtuar në një spital në Serbi”, shkroi Sveçla në Facebook mbrëmjen e 20 dhjetorit.

Sipas autoriteteve të Kosovës, Vukashinoviq dyshohet se u plagos dhe më pas u rrëmbye në fshatin Jellakcë, afër Leposaviqit më 1 nëntor, para se të dërgohej në spitalin e Prokuples, e më pas në Qendrën Klinike të Nishit.

Familja e Vukashinoviqit ka dorëzuar padi në Serbi kundër personave të anëtarë të Ushtrisë së Serbisë, ose Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ose Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili kishte marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 2023.

Vukashinoviq ka qenë i punësuar në Byronë e Sigurimeve të Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë, në veri të Kosovës.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më herët se Vukashinoviq u sulmua sepse kundërshtonte “politikat e regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

Pas njoftimit për rrëmbimin e dyshuar, Radio Evropa e Lirë duke përdorur mjete forenzike për identifikimin e fytyrës, ka vërtetuar se Vukashinoviq është i njëjti person që më 28 qershor të këtij viti kishte folur publikisht për presionet që kishte pasur, në një intervistë me gazetarin dhe ish-deputetin serb Nemanja Sharoviq, për televizionin KTV nga Serbia.

Gjatë asaj interviste, ai kishte deklaruar se serbët ishin detyruar të largoheshin nga institucionet e Kosovës në nëntor 2022 nën presionin e Listës Serbe, dhe se edhe ai vetë kishte qenë viktimë e presioneve, duke shtuar se nuk ndihej i sigurt të udhëtonte në Serbi sepse kishte refuzuar të jepte dorëheqje.

“Kanë shpifur për shumë gjëra, më kanë lidhur me shqiptarët, nuk jam i sigurt të udhëtoj në Serbi. Jam këtu në Kosovë, e anashkaloj Serbinë”, kishte thënë ai. /rel/

The post Policia gjen një armë e municion në shtëpinë e të arrestuarit për rastin e Vukashinoviçit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti mirëpret largimin e masave nga BE-ja: Ishin të padrejta

19 December 2025 at 11:06

PRISHTINË, 19 dhjetor/ATSH/ Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mirëpritur largimin e 50 për qind të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, si dhe paralajmërimin se në muajin janar të njëjtat do të hiqen në tërësi.

Ai, në mbledhjen e Qeverisë në detyrë, tha se masat ishin të padrejta që në ditën e parë. Kurti nga objekti qeveritar akuzoi edhe partitë e ish-opozitës, që sipas tij, nuk miratuan Planin e Rritjes së BE-së dhe marrëveshjet me Bankën Botërore para shpërndarjes së legjislaturës së kaluar. Madje ai tha se “Kosova masat më të mëdha financiare nuk i ka vuajtur nga Bashkimi Evropian, por nga ish opozita parlamentare”.

“Ne e mirëpresim vendimin e Bashkimit Evropian për t’i hequr masat që ishin vendosur Kosovës. Ato ishin të padrejta që në ditën e parë, sepse së pari institucionet e Kosovës nuk ishin shkaktare të eskalimit të situatës në katër komunat në veri të vendit tonë. Së dyti, sepse deeskalimi i situatës ishte meritë e institucioneve të Kosovës”, tha ai.

Kurti nënvizoi se çdo kompromis ndaj sundimit të ligjit në veri të vendit do të ishte fatal për Kosovën, derisa përmendi sulmet terroriste serbe në Banjskë në vitin 2023 dhe atë në Varagë në kanalin e Ibër-Lepencit.

“Republika e Kosovës dhe institucionet e saj u bënë cak i sulmeve terroriste, prej të cilave dy me pasoja të rënda, ai në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi ynë Afrim Bunjaku, dhe tjetri në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin Potokut më 29 nëntor të vitit 2024. Për të dy këto sulme tashmë ka aktakuza të ngritura. Për rastin e Banjskës të gjitha provat dëshmojnë për një plan të përgatitur me përfshirjen dhe financimin e shtetit të Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës përmes strukturave paramilitare, pas një konflikti që do të zgjerohej. Po të mos ishin vendimet me kohë dhe reagimi i shpejtë i policisë, mëngjesi i 24 shtatorit të vitit 2023 do të na zbardhte një realitet krejtësisht tjetër në terren. Ndërkaq, për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit konfirmohet përfshirja e strukturave ilegale të Serbisë dhe vetë shtetit të Serbisë. Në retrospektivë, çdo kompromis ndaj sundimit të ligjit do të ishte fatal për Kosovën. Situata e qetë, lëvizja e lirshme dhe funksionimi i institucioneve të shtetit në veri është pikërisht sepse ka triumfuar sundimi i ligjit dhe rendi publik”, shtoi Kurti.

Pavarësisht masave nga BE-ja, Kurti tha se nuk kanë qenë asnjëherë të hidhëruar me Unionin Evropian, por kanë mbetur të përkushtuar ndaj integrimit dhe përmbushjes së kritereve për anëtarësim.

Duke përmendur mosmiratimin e Planit të Rritjes së BE-së në vlerë mbi 880 milionë euro për Kosovën dhe tri marrëveshjeve me Bankën Botërore në vlerë 120 milionë euro në legjislaturën e nëntë, Kurti tha se shpreson që të njëjtat të miratohen posa të konstituohet Kuvendi pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Ai shtoi se shpreson që “edhe ish-opozita t’ia heqë masat Kosovës”.

“Megjithëkëtë, gjatë kësaj kohe nuk kemi qenë asnjëherë të hidhëruar me Bashkimin Evropian. Kemi mbetur të përkushtuar ndaj integrimit evropian dhe për përmbushjen e kritereve për anëtarësim, për të vazhduar si aleatë dhe kampionë të vlerave demokratike. Por më duhet të them edhe diçka, se Republika e Kosovës masat më të mëdha financiare nuk i ka vuajtur nga Bashkimi Evropian, por nga opozita parlamentare. Në muajin e kaluar, përkundër insistimit tonë, Kuvendi i Republikës u shpërnda pa u votuar Plani i Rritjes së BE-së në vlerë 880 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro, pra mbi 1 miliard euro gjithsej, në mungesë të vullnetit dhe të votës së opozitës. Andaj uroj dhe shpresoj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe konstituimit të Kuvendit, edhe opozita e tanishme t’ia heqë masat Kosovës”, përfundoi Kurti. /KosovaPress/

The post Kurti mirëpret largimin e masave nga BE-ja: Ishin të padrejta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

19 December 2025 at 10:30

PRISHTINË, 19 dhjetor/ATSH/ Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përfaqëson një hap pozitiv drejt normalizimit mes dy vendeve, të cilat “duhet të synojnë përparim të shpejtë në zbatimin e Aneksit të kësaj marrëveshjeje”.

Kështu thuhet në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare që u miratua nga dy dhomat e Kongresit amerikan dhe u nënshkrua në ligj nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 18 dhjetor.

“Pasi të arrihet përparim i mjaftueshëm, SHBA-ja duhet të shqyrtojë iniciativa për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me të dyja vendet”, thuhet në tekst, duke shtuar se kjo përfshin dialogun strategjik dypalësh dhe nisma konkrete për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe investimeve.

Sipas aktit, SHBA-ja duhet të vazhdojë mbështetjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e bazuar në njohjen e ndërsjellë, duke mos mbështetur shkëmbime territoriale, ndarje apo ndryshime të tjera të kufijve sipas linjave etnike në Ballkanin Perëndimor për zgjidhjen e konflikteve, dhe duhet t’i mbështesë demokracitë pluraliste në rajon si një mjet për të parandaluar rikthimin e konflikteve etnike.

Kjo marrëveshje prej 11 nenesh, që njihet edhe si Marrëveshja e Ohrit, ndër tjerash, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë edhe të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Akti Kombëtar për Mbrojtje për vitin fiskal 2026 autorizon shpenzim vjetor rekord për ushtrinë amerikane që arrin vlerën e 901 miliardë dollarëve, 8 miliardë më shumë seç kishte kërkuar Trumpi.

Akti përfshin gjithçka, nga numri i anijeve, avionëve dhe sistemeve raketore që do të blihen, e deri te rritja e pagave për ushtarët dhe mënyra se si do të adresohen kërcënimet gjeopolitike.

Teksti i këtij dokumenti përmend një sërë çështjesh, përfshirë edhe varësinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor nga energjia ruse. Aty thuhet se kjo varësi lidh ekonomitë dhe politikën e tyre me Moskën dhe pengon aspiratat e tyre për integrim evropian, ndërsa korrupsioni, përfshirë edhe në nivelet e udhëheqësve kryesorë politikë, vazhdon të përbëjë një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe politik të rajonit.

Në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se ulja e varësisë së Ballkanit Perëndimor nga gazi dhe karburantet fosile ruse është në interes kombëtar të SHBA-së, dhe se Uashingtoni duhet të mbështesë anëtarësimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Varësia e vendeve të Ballkanit Perëndimor nga burimet fosile ruse dhe gazi natyror lidh ekonomitë dhe politikën e tyre me Federatën Ruse dhe pengon aspiratat e tyre për integrim evropian”, thuhet në këtë dokument.

Rritja e ndikimit të Kinës në Ballkanin Perëndimor gjithashtu mund të ketë ndikim të dëmshëm në konkurrencën strategjike, demokracinë dhe integrimin ekonomik me Evropën, thuhet në dokument, ku kërkohet që sekretari i Shtetit, në koordinim me atë të Mbrojtjes, drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës dhe agjencitë e tjera përkatëse, t’i raportojë rregullisht Kongresit për ndikimin dashakeq të Rusisë dhe Kinës në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Shqetësim i thellë” për gjendjen e demokracisë në Serbi

Në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare është shprehur shqetësim edhe për gjendjen e demokracisë në Serbi.

“Zgjedhjet parlamentare dhe lokale të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor 2023 dhe pasojat e tyre të menjëhershme ngjallin shqetësim të thellë lidhur me gjendjen e demokracisë në Serbi, duke përfshirë përfundimet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it”, thuhet në tekstin e dokumentit.

Aty shtohet se Zyra e OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut ka vlerësuar se në ato zgjedhje kishte “kushtet jo të drejta” për votim, “shumë mangësi procedurale, përfshirë zbatimin jo të barabartë të masave mbrojtëse gjatë votimit dhe numërimit, mbingarkimin e qendrave të votimit, shkelje të fshehtësisë së votës dhe raste të shumta të votimit në grup”.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë gjithashtu ka theksuar se zyrtarët serbë kanë akuzuar kryesisht protestuesit paqësorë, partitë opozitare dhe shoqërinë civile për “përpjekje për të destabilizuar Qeverinë”, një pretendim shqetësues që rrezikon sigurinë e pjesëve të rëndësishme të shoqërisë serbe, thuhet në tekstin e Kongresit, ku vlerësohet se vendet demokratike, të cilat ndajnë vlerat e SHBA-së, përfaqësojnë partneritete më të forta dhe afatgjata.

Mbështetje për EUFOR-in në Bosnjë dhe Hercegovinë

Ndër qëndrimet e Kongresit, sipas aktit, është se duhet të mbështetet ruajtja e mandatit të plotë të EUFOR-it në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke e konsideruar këtë në interes të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Gjithashtu kërkohet që NATO-ja dhe BE-ja të rishikojnë mandatin dhe vendosjen e misioneve në Bosnjë dhe Hercegovinë për t’u siguruar që të luajnë një rol proaktiv në krijimin e një mjedisi të sigurt, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.

Vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – përbëjnë një rajon pluralist dhe multietnik në zemër të Evropës, i cili është thelbësor për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit, thuhet në fillim të seksionit kushtuar rajonit, për të cilin u tha se mund të quhet “Ligji për demokracinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”.

Paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor lidhen drejtpërdrejt me mundësitë për përparim demokratik dhe ekonomik të këtyre gjashtë vendeve, dhe është në interes të përbashkët të SHBA-së dhe vendeve të rajonit të përmirësojnë rritjen dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në rajon.

Reformat drejt Bashkimit Evropian, të kryera nga vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë sjellë përparim të konsiderueshëm demokratik dhe ekonomik në rajon, por pavarësisht këtij përmirësimi, nivelet e varfërisë dhe papunësisë në Ballkanin Perëndimor mbeten më të larta se në vendet fqinje të BE-së.

Gjithashtu theksohet se “korrupsioni, përfshirë edhe tek udhëheqësit kryesorë politikë, vazhdon të prekë Ballkanin Perëndimor dhe përbën një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe politik të rajonit”, ndërsa “fushatat e dezinformimit të drejtuara ndaj Ballkanit Perëndimor minojnë besueshmërinë e institucioneve demokratike, përfshirë integritetin e zgjedhjeve”.

Për këtë arsye, Kongresi ka theksuar se SHBA-ja duhet, ndër të tjera, të bashkëpunojë me aleatët dhe partnerët e përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit, diversifikimin e burimeve energjetike, reformat demokratike dhe ekonomike dhe reduktimin e varfërisë; të nxisë forcimin e lidhjeve tregtare dhe investimeve midis SHBA-së dhe aleatëve/partnerëve në Ballkanin Perëndimor dhe të zgjasë ndihmën amerikane për përpjekjet e integrimit rajonal në rajon.

SHBA-ja duhet të mbështesë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që nuk janë pjesë e BE-së dhe NATO-s, dhe që duan të anëtarësohen, të përmbushin kriteret për anëtarësim, kanë mbështetjen e të gjithë aleatëve për të marrë ftesën për anëtarësim dhe që janë në gjendje të promovojnë më tej parimet e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të kontribuojnë në mënyrë të rëndësishme në sigurinë kolektive të NATO-s.

SHBA duhet të rrisë lidhjet tregtare dhe investimet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për të zvogëluar varësinë nga burimet energjetike ruse, për të rritur diversifikimin e energjisë, efikasitetin dhe kursimin, si dhe për të lehtësuar kalimin te burimet e energjisë së pastër.

Aty shtohet se duhet të vazhdojë mbështetja e zhvillimit të shoqërisë civile të fortë, partneriteteve publike-private, medias së pavarur, qeverisjes transparente dhe të përgjegjshme, stabilitetit politik dhe ekonomive moderne të tregut.

Në aktin për mbrojtjen, sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i kërkohet të nxisë iniciativa për zhvillim demokratik dhe ekonomik dhe prosperitet, përfshirë zgjatjen e ndihmës teknike në çdo vend të Ballkanit Perëndimor, duke marrë parasysh kushtet lokale dhe miratimin e qeverisë vendase; të forcojë strategjitë kombëtare ekzistuese kundër korrupsionit, përfshirë korrupsionin politik, veçanërisht në gjyqësor, organet e pavarura të mbikëqyrjes së zgjedhjeve dhe prokurimet publike; dhe të promovojë rolin e medias së pavarur në luftën kundër korrupsionit.

Kongresi gjithashtu ka shprehur mbështetje për sigurinë kibernetike dhe rezistencën kibernetike në Ballkanin Perëndimor, iniciativat për lidhje ekonomike rajonale dhe zhvillim, si dhe për promovimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe arsimor midis SHBA-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Autori i këtij dokumenti për Ballkanin Perëndimor, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve nga radhët e demokratëve, William Keating, tha për televizionin Insajder se miratimi i legjislacionit në dy dhomat e Kongresit tregon se Ballkani mbetet në radarin amerikan.

“Mesazhi i rëndësishëm është se Amerika vazhdon të jetë e interesuar për Ballkanin Perëndimor. Unë merrem me këtë rajon prej shumë vitesh dhe gjithmonë e kam konsideruar si një zonë të rëndësishme për ne. Njerëzit duhet ta dinë se edhe në këtë Qeveri të SHBA-së ka njerëz që e shohin Ballkanin si prioritet”, tha Keating.

Ai shpjegoi se legjislacioni u prezantua që në shtator, dhe më pas u përfshi në Aktin për mbrojtjen, me qëllim që të sigurohet miratimi i tij. /rel/

The post SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E premte 19 dhjetor, kthjellime e alternime vranësirash kalimtare

19 December 2025 at 07:30

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore në lindje si dhe në zonën e jugut.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 5 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 5/13 Diell pak re
Kukës 0/8 Diell pak re
Lezhë 5/14 Diell pak re
Dibër 0/10 Diell pak re
Durrës 7/17 Diell pak re
Tiranë 7/17 Diell pak re
Elbasan 5/18 Diell pak re
Berat 6/18 Diell pak re
Vlorë 8/17 Diell pak re
Korçë -1/11 Diell pak re
Gjirokastër 0/16 Diell pak re
Sarandë 7/17 Diell pak re

/r.e/

The post E premte 19 dhjetor, kthjellime e alternime vranësirash kalimtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në funksion të Lojërave Mesdhetare, ndahen 50 milionë euro për rinovimin e Pallatit të Rinisë

18 December 2025 at 13:43

PRISHTINË, 18 dhjetor/ATSH/ Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do t’i nënshtrohet një rinovimi të plotë me vlerë prej 50 milionë eurosh, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare. Investimi përfshin edhe sallën e djegur, duke synuar funksionalizimin e plotë të objektit në shërbim të sportistëve, artistëve dhe të rinjve të vendit.

“50 milionë euro për Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Rinovim total, përfshirë sallën e djegur, në përgatitje për Lojërat Mesdhetare, dhe në shërbim të sportistëve, artistëve e të rinjve tanë”, ka deklaruar Çeku. Ai ka njoftuar se, në bazë të marrëveshjes me Bankën Evropiane për Investime, tashmë janë angazhuar studiot projektuese që do të hartojnë projektin e rijetësimit të Pallatit, hap i domosdoshëm për nisjen e punimeve.

Sipas ministrit në detyrë, ekspertiza profesionale vendore dhe ndërkombëtare është bërë bashkë për të ndërtuar një model modernizimi dhe funksionalizimi të plotë të kësaj ndërtese ikonike të kryeqytetit. “Po krijojmë një model të ri për Pallatin e Rinisë, që i përgjigjet nevojave bashkëkohore dhe i kthen këtij objekti rolin që i takon në jetën sportive, kulturore dhe rinore të vendit”, ka shkruar Çeku. /KosovaPress/

 

The post Në funksion të Lojërave Mesdhetare, ndahen 50 milionë euro për rinovimin e Pallatit të Rinisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lojërat Mesdhetare do të kenë ndikim ekonomik për Kosovën

18 December 2025 at 13:41

PRISHTINË, 18 dhjetor/ATSH/ Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” nuk përfaqësojnë vetëm një sukses sportiv dhe diplomatik për Kosovën, por edhe një nga projektet me ndikimin më të madh ekonomik që vendi ka ndërmarrë ndonjëherë. Organizimi i këtij eventi madhor pritet të gjenerojë investime të konsiderueshme në infrastrukturë, përfshirë ndërtimin dhe modernizimin e objekteve sportive, rrugëve, transportit publik dhe kapaciteteve hoteliere, duke krijuar mijëra vende pune direkte dhe indirekte gjatë viteve të përgatitjes.

Zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi, thotë për KosovaPress, se për dy javë sa do të zgjasin Lojërat Mesdhetare, Kosova do të ketë përfitime të mëdha financiare.

“Sigurisht, çdo ekip që do të vijë për Lojërat Mesdhetare në Kosovë, ata do të akomodohen, përveç fshatit mesdhetar ku akomodohen sportistët, zyrtarët e tyre, delegacionet e tyre, gazetarët, mysafirët e tjerë që do të vijnë, do të akomodohen nëpër hotele apo edhe në apartamente të ndryshme. Dhe të gjitha këto do të jenë përfitime për pronarët e hotelerisë, përfitime për Kosovën, pastaj përfitime për gastronominë, hotelerinë dhe të gjitha të tjerat. Pra janë përfitime që nuk varen vetëm nga fusha e sportit, por edhe nga turizmi, sepse ata për dy javë sa do të qëndrojnë këtu, sa do të zhvillohen Lojërat Mesdhetare, do të kenë shpenzime që do t’i lënë, ato para do t’i lënë në Kosovë. Pra ka të ardhura mjaft të mira për shtetin e Kosovës, por natyrisht që ne mund të përfitojmë edhe si vend duke fituar projekte të ndryshme, donacione të ndryshme, siç është shembulli në lidhje me qendrën e studentëve në Prishtinë dhe donacione të tjera të cilat mund t’i përfitojmë nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare e të cilat mund të investojnë pikërisht për lojërat mesdhetare”, tha Krasniqi.

Një nga përfitimet kryesore ekonomike lidhet me rritjen e turizmit dhe promovimin ndërkombëtar të Kosovës. Gjatë zhvillimit të Lojërave Mesdhetare, në vend pritet të qëndrojnë dhjetëra mijëra sportistë, delegacione, media dhe tifozë nga vendet mesdhetare, çka do të rrisë ndjeshëm qarkullimin në sektorët e hotelerisë, gastronomisë dhe shërbimeve.

“Dhe paramendo infrastrukturën tjetër që do të ndërtohet këtu. Sigurisht që e përmirëson edhe imazhin ndërkombëtar, sepse jo vetëm për lojërat mesdhetare, por në Kosovë do të zhvillohen edhe gara të tjera ndërkombëtare të sporteve të ndryshme dhe kjo e përmirëson imazhin tonë sepse vendit tonë do t’i shtohet… do t’i shtohen benefitet në turizëm, në hoteleri, në gastronomi dhe në gjithçka tjetër. Pra, nuk përfiton vetëm sporti, por përfitojnë edhe fushat e tjera dhe me këtë përmirësohet sigurisht edhe imazhi ynë si Kosovë, imazhi ynë ndërkombëtar, pasi vërtet do të kemi përfitime të cilave do t’ua shohim hajrin në të ardhmen. Pra, jo vetëm ky sporti, por edhe fushat e tjera”, deklaroi ai.

Krasniqi shton se si shtet, Kosova synon që të jetë shembulli më i mirë deri më tani o organizimit të ojërave Mesdhetare

“Synimet tona janë që Kosova të jetë shembull i organizimit të Lojërave Mesdhetare edhe për shtetet e tjera të cilat do ta marrin një organizim të tillë. Ky është qëllimi kryesor dhe jo vetëm shembull për Lojërat Mesdhetare apo Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, por shembull edhe për sportet e tjera, sepse lojërat mesdhetare do të përdoren si referencë nga federatat për të marrë organizime madhore të cilat synojnë që t’i organizojnë në Kosovë”, deklaroi Krasniqi.

Në planin afatgjatë, trashëgimia ekonomike e Lojërave Mesdhetare pritet të jetë edhe më e madhe. Objektet sportive dhe infrastruktura e ndërtuar do të shërbejnë për aktivitete të tjera ndërkombëtare, do të tërheqin investime të reja dhe do të ndikojnë në zhvillimin urban të Prishtinës dhe rajoneve përreth. Përmes Prishtina 2030, Kosova synon të pozicionohet si një destinacion i besueshëm për ngjarje të mëdha sportive dhe kulturore, duke e shndërruar sportin në një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe imazhit ndërkombëtar të vendit. /KosovaPress/

 

The post Lojërat Mesdhetare do të kenë ndikim ekonomik për Kosovën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë miliona euro në fillim të 2026-ës

18 December 2025 at 09:42

PRISHTINË, 18 dhjetor/ATSH/ Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur t’i heqë të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës deri në fund të muajit të ardhshëm, duke ia mundësuar vendit të përfitojë miliona euro ndihmë financiare qysh në fillim të vitit 2026, njoftuan zyrtarë nga të dyja palët të mërkurën vonë.

Vendimi vjen pasi u bë kalimi i pushtetit lokal në mënyrë paqësore në veriun e banuar me shumicë serbe, pasi ishin pikërisht tensionet në këtë pjesë të Kosovës që shtynë bllokun të vendoste masa ndëshkuese ndaj saj verën e vitit 2023.

Ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ajo që njoftoi e para se BE-ja vendosi t’i heqë të gjitha masat deri në fund të janarit, gjatë samitit të bllokut me vendet e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Bruksel.

“Gjatë bisedimeve intensive me partnerët tanë u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe i hiqet sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit”, tha Osmani të mërkurën vonë në Facebook.

Osmani, e cila e përfaqësoi Kosovën në samit, shtoi se “rrjedhimisht, edhe fondet do të zhbllokohen, një pjesë shumë e madhe menjëherë e një pjesë tjetër në fund të janarit”.

Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkroi më pas në X se BE-ja po i heq masat pasi kalimi i pushtetit lokal në veri pas zgjedhjeve të fundit lokale u zhvillua në mënyrë paqësore.

“Falë kësaj, kam kënaqësinë të njoftoj se po ecim përpara me heqjen e masave ndaj Kosovës”, shkroi ajo.

Ajo shtoi se blloku po planifikon 216 milionë euro ndihmë financiare për Kosovën dhe se synon që t’ia ndajë asaj 205 milionë euro qysh në fillim të vitit 2026.

BE-ja veçse i kishte hequr gjysmën e masave në fillim të kësaj jave, por nuk ishte e qartë se ato do të hiqeshin plotësisht pas një muaji, pasi thuhej se vende si Franca dhe Italia, të mbështetura nga Spanja, Hungaria dhe Sllovakia, nuk kishin vullnet për heqjen e të gjitha sanksioneve.

Zyrtarët në Kosovë kanë kërkuar me këmbëngulësi vazhdimisht nga BE-ja t’u japë fund masave ndëshkuese, të cilat i shkaktuan vendit dëme në vlera milionëshe.

Ata argumentonin se gjendja në veri ishte shtensionuar tashmë pas zvogëlimit të pranisë së Policisë në ndërtesat komunale, pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet e sivjetshme dhe kalimi i pushtetit tek serbët lokalë në mënyrë paqësore.

Këto masa ndëshkuese i kishin kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar. Për shkak të kalimit të afateve, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht, sipas njëanalize të Institutit për Studime të Avancuara – GAP.

Sektorët më të prekur përfshijnë mjedisin, me 350 milionë euro, energjinë me 114 milionë euro, digjitalizimin me rreth 57 milionë euro, dhe kulturën me 15 milionë euro.

Prej këtyre fondeve, rreth 218 milionë euro kanë qenë për projekte në kuadër të Instrumentit para-anëtarësimit (IPA II dhe IPA III), dhe rreth 395 milionë euro për projekte në kuadër të Kornizës për Investime të Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor (WBIF). /rel/

The post BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë miliona euro në fillim të 2026-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama jep detajet kyçe për “Prishtina 2030”: Stadium i ri, 24 sporte dhe përgatitje intensive

17 December 2025 at 15:28

PRISHTINË, 17 dhjetor/ATSH/ Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama, në një intervistë për KosovaPress, theksoi rëndësinë monumentale të organizimit të Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, duke detajuar punën e vazhdueshme, projektet infrastrukturore dhe sfidat e përgatitjeve.

Takimi i fundit me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) shënon një hap kyç në finalizimin e planifikimit për këtë ngjarje historike.

I pari i Komunës së Prishtinës ka shtuar se Lojërat Mesdhetare 2030, të cilat do të mbahen në Prishtinë, përfaqësojnë një ngjarje madhore që tejkalon rëndësinë lokale dhe paraqesin një mundësi të artë për t’u shfaqur para botës.

“E dini që jemi duke bërë punë të njëpasnjëshme për përgatitje për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, pra “Prishtina 2030”, një event monumental faktikisht jo vetëm për kryeqytetin, por për të gjithë Kosovën, ku kemi mundësinë me i tregu krejt botës çfarë nikoqir të mrekullueshëm jemi, edhe për këtë arsye është me rëndësi që të përgatitemi për këto lojëra”, theksoi Rama.

Tutje, Rama ka folur edhe për përfundimet e punës së fundit të konsultimit, duke detajuar numrin e lojërave të ndryshme që do të inkuadrohen dhe rëndësinë e bashkëpunimit me Shqipërinë për disiplinat specifike.

“Po i diskutojmë mundësitë e inkuadrimit të lojërave të ndryshme, pra flitet këtu diku rreth 22 deri 24 lojëra të ndryshme, të cilat do të ndodhin në kryeqytet dhe në pjesë të ndryshme të Kosovës, e po ashtu e dimë që për sailing, pra për lundrim, e kemi edhe Durrësin si pjesë të propozimeve për Lojërat Mesdhetare në kryeqytet në vitin 2030. Pra janë të gjitha këto diskutimet, prezantimet edhe vendimmarrjet për përgatitje për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030”, deklaroi ai.

I pari i komunës së Prishtinës ka shtuar se, megjithëse fillimisht pati një periudhë më të ngadaltë të punës, tashmë proceset po ecin me hapa të shpejtë dhe ai shpreh bindjen e plotë se nuk do të ketë asnjë problem në përgatitjen e eventit në afatin e caktuar.

“Po them kemi pasur ndoshta pak ashtu një proces pak të zbehur gjatë dy viteve të para, por tash i kemi të gjitha të gjitha frontet e hapura, po ecim me hapa të shpejtë edhe jam shumë optimist që nuk do të kemi asnjë problem për përgatitje për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.”, bëri të ditur Rama.

Tutje, kryetari ka folur edhe për planet infrastrukturore, veçanërisht për stadiumin e ri që do të ndërtohet në kuadër të Fshatit Olimpik. Ai thekson se ky stadium plotëson kushtet për të qenë edhe stadiumi kombëtar i vendit.

“Unë mund të flas për stadiumin e ri të Prishtinës, të cilin e kemi pjesë të masterplanit në Fshatin Olimpik edhe këtë jemi duke e shtyrë përpara. Ky normal që mundet të jetë edhe stadiumi kombëtar i vendit sepse po e kemi planifikuar me një kapacitet prej 25 mijë ulëseve, edhe këtë po e shtyjmë përpara. Ky i duhet kryeqytetit dhe normal që mund të përdoret edhe si stadium kombëtar, nëse po them qeveria edhe pajtohet edhe vendosë që të bashkëpunojnë me ne dhe ta shtyjmë këtë proces përpara… Nëse vendosin që stadiumi kombëtar të jetë diku tjetër, normalisht edhe ajo është e mirëseardhur sepse sa më shumë që të zhvillojmë kapacitet infrastrukturor për të gjithë Kosovën, aq më mirë për secilin qytetar, për secilin qytet dhe për vendin tonë”, deklaroi në fund Rama.

Lojërat Mesdhetare 2030 përbëjnë ngjarjen më të madhe sportive që ka marrë ndonjëherë Kosova përsipër, një provë e rëndësishme e kapacitetit organizativ të shtetit dhe një mundësi unike për të investuar në infrastrukturë moderne, zhvillim sportiv dhe promovim ndërkombëtar. /KosovaPress//r.e/

The post Rama jep detajet kyçe për “Prishtina 2030”: Stadium i ri, 24 sporte dhe përgatitje intensive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpendët nga Shqipëria

17 December 2025 at 11:20

PRISHTINË, 17 dhjetor/ATSH/ Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës njofton se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe WOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Murtaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1.

Sipas njoftimit, në bazë të Ligjit për Veterinarinë është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, dele dhe dhi dhe produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë.

“Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

/KosovaPress//r.e/

The post Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpendët nga Shqipëria appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?

17 December 2025 at 09:39

PRISHTINË, 17 dhjetor/ATSH/ Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mblidhen në Bruksel më 18 dhe 19 dhjetor me një detyrë të vetme: sigurimi i fondeve për Ukrainën për dy vjetët e ardhshëm.

Me më shumë shtete, përfshirë Bullgarinë, Maltën dhe Italinë, që po rreshtohen me Brukselin për vënien në pikëpyetje për realizueshmërinë e një kredie për Kievin për reparacione si metodë e preferuar, shumica e përpjekjeve diplomatike këtë javë do të përqendrohen në tentimin për të zgjidhur këtë çështje.

Por, një ditë para takimit, më 17 dhjetor, kryeqendra e BE-së është mikpritëse e një samiti tjetër që krejtësisht është lënë në hije nga zhvillimet që lidhen me Ukrainën: udhëheqësit e gjashtë vendeve aspiruese të Ballkanit Perëndimor (Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) takohen me homologët e tyre të BE-së në Bruksel.

Kosova, në këtë samit, përfaqësohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Samiti vjetor BE-Ballkani Perëndimor është bërë një lloj formaliteti viteve të fundit, me pak ose aspak rezultate konkrete, dhe ky takim nuk përbën përjashtim.

Draft-deklarata e samitit, që e ka parë Radio Evropa e Lirë, dokument që do të miratohet nga udhëheqësit e BE-së, pohon se “e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun tonë. Zgjerimi është një mundësi reale që duhet shfrytëzuar”.

Në realitet, shumica e gjashtë shteteve janë të bllokuar në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, dhe vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë përparim drejt anëtarësimit në bllok. Por, përgatitjet për samitin dhe lëvizjet politike ofrojnë një shembull të qartë se edhe ky përparim është i brishtë.

Gjatë vjeshtës, ideja ishte që Mali i Zi do të mbyllte pesë kapituj politikë – një hap i madh për Podgoricën. Kjo ndodhi më 16 dhjetor dhe shteti tani ka mbyllur 12 nga 33 kapituj gjithsej.

Draft-konkluzat, të cilat i ka parë Radio Evropa e Lirë, thonë se deri javën e kaluar Parisi ka kërkuar që të mbylleshin vetëm tre kapituj. Më pas, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, kishte biseduar përmes telefonit me homologun francez, Emmanuel Macron, për këtë çështje dhe arriti ta binte që të pajtohej për mbylljen e pesë kapitujve.

Problemi që kishte Franca nuk kishte të bënte me të vërtetë me Malin e Zi, por më shumë me Serbinë, një aleate e ngushtë politike e Francës, e cila nuk do të hapë asnjë kapitull të anëtarësimit. Beogradi ka ngecur në rrugën evropiane që nga nisja e pushtimit të Ukrainës më 2022, me disa shtete të tjera anëtare të BE-së që nuk janë të kënaqura që shteti nuk po rreshtohet me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe se ka bërë përparim të pamjaftueshëm në fushën e sundimit të ligjit.

Duke qenë se hapja dhe mbyllja e kapitujve kërkon konsensus të 27 shteteve anëtare, Franca po e përdor një taktikë që është e zakonshme në Bruksel, atë të lidhjes së përparimit të shtetit kandidat (ose mungesës së përparimit) me të një shteti kandidat tjetër.

Përderisa Franca u tërhoq nga Mali i Zi, ajo mori atë që donte sa i përket Kosovës. BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Prishtinës më 2023, përfshirë ngrirja e qindra milionave eurove, pasi Kosova njohu rezultatet e zgjedhjeve lokale në veriun e banuar me shumicë serbe, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli.

Përderisa ekziston një pajtim i gjerë se Kosova ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për të shtensionuar situatën dhe masat duhet të hiqen gradualisht, Franca ka udhëhequr përpjekjet për të ngadalësuar këtë proces.

Nga Presidenca e Kosovës thanë se gjatë samitit, presidentja Osmani do të zhvillojë takime me udhëheqës të institucioneve të BE-së dhe liderët pjesëmarrës dhe tema kyç do të jenë masat.

“Heqja e masave ndaj Kosovës dhe ecja përpara në rrugën e integrimit do të zënë prioritet gjatë diskutimeve”, tha Presidenca e Kosovës.

I mbështetur nga Hungaria, Italia, Spanja dhe Sllovakia, Parisi është siguruar që asnjë masë të mos hiqet para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në Kosovë më 28 dhjetor. Këto shtete kanë qenë po ashtu instrumentale që Serbia të shmangë sanksionet e BE-së dy vjet më parë, pasi militantët serbë, që dyshohet se janë mbështetur nga Beogradi, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic.

Në draft-deklaratën, të cilën e ka parë REL-i, përmendet edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Brukseli. Aty thuhet se “mungesa e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit po mban të dy shtetet të bllokuara në rrugën evropiane”.

“Të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja duhet të zbatohen, veçmas Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe aneksi i saj. Mbështetja nën Reformën për Ballkanin Perëndimor dhe Rritjen është e kushtëzuar me angazhimin konstruktiv të partnerëve dhe përparimin e matshëm dhe rezultate konkrete në normalizimin e raporteve të tyre”, thuhet në dokument.

Që nga shtatori i vitit 2023, disa ditë para sulmit në Banjskë, nuk është mbajtur asnjë rund i nivelit të lartë në Bruksel. Marrëveshja që përmendet në draft-deklaratë është arritur më 2023, pavarësisht se palët nuk e kanë nënshkruar atë. BE-ja e vlerëson se marrëveshja është e detyrueshme për Beogradin dhe Prishtinën dhe vazhdimisht kërkon zbatimin e saj dhe të aneksit.

Kjo marrëveshje, me 11 nene, veç tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Në draft-deklaratë përmendet edhe Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 6 miliardë eurosh, në këmbim të zbatimit të reformave që lidhen me bllokun. Ky plan, sipas BE-së, ka potencial që të përshpejtojë rritjen ekonomike në rajon në dekadën e ardhme, pasi vendet do të marrin këtë shumë parash për reforma dhe investime.

“Kjo shumë është shtesë e 29 miliardë eurove që po zbatohen përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve. BE-ja bën thirrje për shfrytëzim maksimal të mundësive që ofron Plani i Rritjes përmes zbatimit me kohë të reformave”, thuhet në draft-deklaratë.

Përtej çështjes së zgjerimit, nuk ka shumë pika të tjera ku BE-ja mund t’i shtyjë përpara në Ballkanin Perëndimor vitin e ardhshëm, përveç integrimit gradual në tregun e BE-së në disa fusha.

Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia gjatë këtij viti iu bashkuan Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), që thjeshton dhe redukton transferet bankare në euro. Ideja është që edhe dy shtetet e tjera, Kosova dhe Bosnja, të bashkohen së shpejti.

Ngjashëm, qëllimi i Brukselit për vitin 2026 është që të përfshijë të gjithë rajonin në regjimin e tij të telefonisë mobile, që do t’iu mundësojë qytetarëve nga gjashtë republikat të thërrasin, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internetin duke përdorur tarifat e brendshme të telefonisë të BE-së.

Ky do të ishte një hap drejt uljes së tarifave të roamingut mes BE-së dhe shteteve kandidate në Ballkanin Perëndimor, që hynë në fuqi më 2023. Ky hap do të pasonte Moldavinë dhe Ukrainën, të cilat do t’i bashkohen zonës së roamingut të BE-së më 1 janar. /rel/

The post Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌