Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 January 2026Main stream

Teuta forcon sulmin në merkaton e dimrit, zyrtarizohen Rooney Eva dhe Manssour Fofana

13 January 2026 at 13:28

TIRANË, 13 janar /ATSH/ KF Teuta vijon të jetë aktive në merkaton e dimrit, duke prezantuar dy afrime të reja në repartin ofensiv.

Klubi durrsak ka zyrtarizuar firmat me sulmuesin kamerunas Rooney Eva dhe anësorin ofensiv nga Bregu i Fildishtë, Manssour Fofana.

Rooney Eva, kamerunas, i bashkohet Teutës pas eksperiencës së fundit me Mes Rafsanjan. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe për MZ Hakka dhe CSKA 1948, ndërsa ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses U21 të Kamerunit. Sulmuesi pritet të sjellë forcë dhe alternativa të reja në vijën e parë të ekipit, në funksion të objektivave për pjesën e dytë të sezonit.

Ndërkohë, fanellën blu do ta veshë edhe Manssour Fofana. Sulmuesi i majtë 23-vjeçar nga Bregu i Fildishtë vjen te Teuta pas disa sezonesh në kampionatin grek, ku ka luajtur për Veria NPS, PAS Giannina dhe së fundmi AO Egaleo.

Me shpejtësinë, intensitetin dhe aftësinë për të krijuar rrezik në fazën sulmuese, Fofana pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për krahun e majtë të sulmit.

Me këto dy afrime, Teuta synon të rrisë cilësinë dhe konkurrencën në repartin ofensiv, në përpjekje për rezultate sa më pozitive në vazhdim të kampionatit.

1 nga 2

/gj.m/j.p/

The post Teuta forcon sulmin në merkaton e dimrit, zyrtarizohen Rooney Eva dhe Manssour Fofana appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Klejdi Daci rikthehet te Teuta

13 January 2026 at 11:35

TIRANË, 13 janar /ATSH/ KF Teuta ka zyrtarizuar afrimin e Klejdi Dacit, duke e bërë sulmuesin 26-vjeçar përforcimin më të ri të skuadrës durrsake. Daci rikthehet te bregdetarët pas një eksperience jashtë vendit, ku ishte pjesë e klubit uzbek OKMK Olmaliq.

Futbollisti kishte veshur më parë fanellën e Teutës deri në verën e vitit 2024, ndërsa tani kthehet për të dhënë kontributin e tij në fazën e dytë të sezonit.

Klubi njoftoi se lojtari i është bashkuar menjëherë ekipit dhe ka nisur përgatitjet në Durrës për sfidën e radhës ndaj Dinamos.

“Klejdi Daci është zyrtarisht pjesë e KF Teuta! Sulmuesi bashkohet me skuadrën pas eksperiencës me OKMK Olmaliq dhe ka nisur menjëherë përgatitjet në Durrës për ndeshjen ndaj Dinamos. Mirë se erdhe, Klejdi”, thuhet në njoftimin e klubit.

Daci e njeh mirë futbollin shqiptar, pasi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Kukësin, Kastriotin si dhe me ekipet e të rinjve të Partizanit. Rikthimi i tij pritet të shtojë alternativat në repartin ofensiv të Teutës, në synimin për rezultate pozitive në vijim të kampionatit.

/gj.m/j.p/

The post Klejdi Daci rikthehet te Teuta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Paraqitjet me Sassuolon vënë Aro Muriç në radarët e Juventusit

7 January 2026 at 14:54

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Juventusi po shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të portierit të Ipswich Town, Aro Muriç, sipas raportimeve të fundit nga mediet italiane.

Portieri i Kosovës ka rikthyer vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane pas paraqitjeve bindëse në Serie A, me fanellën e Sassuolos.

Ipswich Town e bleu Muriçin nga Burnley për 8 milionë paund në verën e vitit 2024, pas rikthimit të klubit në Premier League.

Megjithatë, sezoni i parë i 27-vjeçarit në elitën angleze u shoqërua me disa gabime, çka bëri që ai të humbte vendin e titullarit dhe të huazohej te Sassuolo gjatë verës së kaluar.

Huazimi në Itali ka rezultuar pozitiv për Muriçin. Ish-portieri i akademisë së Manchester City-t ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm të Sassuolo-s, që aktualisht mban vendin e 10-të në tabelën e Serie A. Klubi italian ka në dispozicion një opsion blerjeje prej 10 milionë eurosh në fund të sezonit.

Sipas gazetës “Tuttosport”, Juventusi po ndjek nga afër jo vetëm progresin e Muricit, por edhe të bashkëlojtarit të tij te Sassuolo, mbrojtësit qendror Tarik Muharemovic, përfaqësues i Bosnjë-Hercegovinës.

Kontrata e Muriçit me Ipswich Town është e vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa klubi anglez aktualisht ka në përbërje portierët Christian Walton, Alex Palmer dhe David Button.

Megjithatë, interesimi i Juventusit mund të ndikojë në të ardhmen e portierit, i cili po shihet gjithnjë e më shumë si një alternativë serioze për një klub të madh të Serie A.

Paraqitjet e vazhdueshme në nivel të lartë në Itali mund ta vendosin Aro Muriçin përballë një hapi të rëndësishëm në karrierën e tij gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Paraqitjet me Sassuolon vënë Aro Muriç në radarët e Juventusit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Renaldo Torraj firmos me Vorën

7 January 2026 at 10:33

TIRANË, 7 janar /ATSH/ FK Vora vijon të përforcojë organikën në prag të objektivave të sezonit, duke zyrtarizuar afrimin e Renaldo Torrajt.

Mesfushori i talentuar është lojtar i Vorës pas largimit nga Teuta e Durrësit.

Torraj është produkt i akademisë së Tottenham Hotspur, ndërsa karriera e tij ka vijuar në Angli me Derby County U21 dhe Burnley U21. Së fundmi, ai ka qenë pjesë e KF Teuta, ku është aktivizuar në Abissnet Superiore.

Me eksperiencë në arenën ndërkombëtare, Renaldo Torraj ka veshur fanellën e Kombëtares shqiptare U16, U17, U19 dhe U21, duke u konsideruar si një nga elementët me perspektivë të futbollit shqiptar.

Afrimi i tij pritet t’i japë më shumë cilësi dhe alternativa repartit të mesfushës së Vorës, ndërsa klubi vazhdon të ndërtojë një skuadër konkurruese për objektivat e saj.

/gj.m/a.f/

The post Renaldo Torraj firmos me Vorën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Renaldo Torraj largohet nga KF Teuta

7 January 2026 at 10:25

TIRANË, 7 janar /ATSH/ KF Teuta ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Renaldo Torraj.

Sipas klubit durrsak, vendimi është marrë me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve dhe hyn në fuqi menjëherë.

Në komunikatën e publikuar, KF Teuta ka shprehur falënderimet për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar nga Torraj gjatë periudhës së tij në skuadër, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës sportive.

“Faleminderit Renaldo”, shkruan klubi, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm bashkëpunimi.

Largimi i Torraj vjen në një moment riorganizimi për Teutën, ndërsa klubi pritet të vijojë me lëvizje të tjera në merkato.

/gj.m/a.f/

The post Renaldo Torraj largohet nga KF Teuta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga Neuer te Gnabry, Bayerni duhet të “blindojë” yjet në skandencë kontrate deri në verë

By: rozalb
7 January 2026 at 10:46

Bayern Munich nuk është i angazhuar vetëm në lëvizjet e merkatos së dimrit, por mbi të gjitha po përballet me një sërë dosjesh të ndjeshme që lidhen me rinovimet e kontratave të disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Drejtuesit e klubit bavarez, tradicionalisht të kujdesshëm për të shmangur situata të pakëndshme, synojnë të mbyllin sa më herët këto çështje, duke mësuar nga precedentët…

Source

Tirana “pa frena” në merkato, bardheblutë gjejnë akordin me talentin shqiptar që ka luajtur te akademia e Portos

By: M C
6 January 2026 at 21:46

Merkato janari dhe Tirana ka nisur me ndryshimet dhe lëvizjet e saja. Drejtori sportiv Omer Bunjaku, është i gatshëm që ekipit të trajnerit, Ardian Nuhiu të mos i mungojë asgjë, madje të ketë dhe hyrje të reja shumë premtuese.

Kryeqytetasit kanë bërë shumë largime që në fillim të këtij viti, por nuk kanë munguar as prezantimet e lojtarëve të rinj. Ndërsa emri i cili po lakohet më shumë është mbrojtësi Diar Halili. Ky i fundit luan për ekipin e Prishtinës.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar ka gjetur akordin me Tiranën dhe pritet të bëhet pjesë e tij në ditët në vijim. Halili ka eksperiencë në Superligën e Kosovës me Prishtinën, ndërsa më parë ka veshur edhe fanellën e Vjosës, Besës dhe 2 Korrikut në kampionatin kosovar, si dhe ka qenë për një vit pjesë e ekipit të Portos U19 në Portugali.

The post Tirana “pa frena” në merkato, bardheblutë gjejnë akordin me talentin shqiptar që ka luajtur te akademia e Portos appeared first on Albeu.com.

Tirana zyrtarizon afrimin e mbrojtësit Johan Enrique Cortes Alfaro

5 January 2026 at 16:42

TIRANË, 5 janar /ATSH/ KF Tirana ka prezantuar një tjetër afrim në merkaton e dimrit, duke zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Johan Enrique Cortes Alfaro.

Futbollisti 25-vjeçar, pas kryerjes së analizave mjekësore, ka hedhur firmën në kontratë dhe është bërë zyrtarisht pjesë e bardhebluve.

Cortes Alfaro i është bashkuar menjëherë ekipit në fushën stërvitore dhe ka nisur përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Nuhiu, duke u vënë në dispozicion të stafit teknik për sfidat e radhës.

Afrimi i tij vjen si pjesë e riorganizimit të skuadrës në një moment delikat të sezonit.

Ky transferim shënon një hap të radhës në një merkato mjaft aktive për Tiranën, e cila pak ditë më parë zyrtarizoi largimin e nëntë futbollistëve nga organika. Klubi bëri me dije se Dembele, Junior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez nuk janë më pjesë e skuadrës, largime të realizuara me marrëveshje të përbashkët mes palëve.

Masat drastike vijnë pas pozicionit të fundit në renditje dhe rrezikut serioz të rënies nga kategoria.

Gjatë këtij sezoni, KF Tirana ka ndërruar tre trajnerë, ndërsa në merkaton e dimrit priten afrime të tjera në të gjitha repartet, nën drejtimin e drejtorit sportiv Omer Bunjaku, me synimin për të përmbysur situatën dhe për të siguruar mbijetesën.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Tirana zyrtarizon afrimin e mbrojtësit Johan Enrique Cortes Alfaro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Anis Mehmeti mes rinovimit me Bristol City dhe interesimit nga Premier League e Ligue 1

5 January 2026 at 14:38

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Bristol City ka konfirmuar se i ka ofruar një kontratë të re Anis Mehmetit, por e ardhmja e sulmuesit të Kombëtares shqiptare mbetet ende e hapur, teksa ai po monitorohet edhe nga klube të Premier League dhe Ligue 1.

CEO i Bristol City, Tom Rawcliffe, bëri të ditur se bisedimet me Mehmetin, ashtu si edhe me Zak Vyner dhe Mark Sykes, janë në zhvillim e sipër dhe “gjërat po ecin përpara”.

Kontrata aktuale e Mehmetit skadon në fund të sezonit të Championship-it, ndërsa klubi i ka bërë tashmë ofertën zyrtare për rinovim.

Megjithatë, sipas raportimeve nga mediet britanike, paraqitjet e mira të 24-vjeçarit këtë sezon kanë tërhequr interes konkret nga disa skuadra të elitës angleze dhe nga kampionati francez, Ligue 1.

Këto oferta e bëjnë më të ndërlikuar mbylljen e marrëveshjes në këtë fazë, pavarësisht dëshirës së Bristol City për ta mbajtur në “Ashton Gate”.

Mehmeti ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës nën drejtimin e Gerhard Struber, duke fituar një rol të rëndësishëm në formacion dhe duke rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg.

Klubi pritet të vijojë negociatat në javët në vijim, ndërsa vendimi final i lojtarit do të varet nga projekti sportiv dhe ofertat konkrete që do të formalizohen.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Anis Mehmeti mes rinovimit me Bristol City dhe interesimit nga Premier League e Ligue 1 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Teuta largon sulmuesin Sebastian Zela, peruani zero gola në Durrës

5 January 2026 at 14:35

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Klubi i Teutës vijon riorganizimin e skuadrës gjatë merkatos së dimrit, duke zyrtarizuar një tjetër largim.

Pas ndarjes me Arbër Çyrbjen, durrsakët kanë ndërprerë bashkëpunimin edhe me sulmuesin peruan Sebastian Gonzales Zela.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi blu bëri të ditur përfundimin e marrëveshjes me lojtarin 26-vjeçar.

“KF Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Sebastián Gonzales Zela. Klubi e falënderon lojtarin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftim.

Zela rezultoi një zhgënjim në dy fazat e para të kampionatit. Sulmuesi nuk arriti të shënonte asnjë gol me fanellën e Teutës, pavarësisht 628 minutave të aktivizuara.

Në javët e fundit ai kishte humbur edhe vendin në formacion, duke përfunduar shpesh në stol, një sinjal i qartë se nuk ishte më në planet e stafit teknik të “Djemve të Detit”.

Me këtë largim, Teuta pritet të ketë më shumë hapësira për afrime të reja në repartin ofensiv, me synimin për të përmirësuar rendimentin në gjysmën e dytë të sezonit.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Teuta largon sulmuesin Sebastian Zela, peruani zero gola në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zyrtare/ Eksod te Tirana, klubi njofton largimin e 9 futbollistëve

By: armand
30 December 2025 at 14:32

Tirana ka zyrtarizuar largimin e nëntë futbollistëve nga organika e saj. Klubi njoftoi se Dembele, Junior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez nuk janë më pjesë e skuadrës. Largimet janë kryer me marrëveshje të përbashkët mes palëve. Ky vendim vjen në kuadër të një riorganizimi të thellë, të nisur prej javësh. “Tirana njofton […]

The post Zyrtare/ Eksod te Tirana, klubi njofton largimin e 9 futbollistëve appeared first on BoldNews.al.

Lëvizje në merkato, Bajerni mund të ketë largime surprizë

By: V K
23 December 2025 at 11:47

Bajerni nuk do të jetë aktiv në afrimin e lojtarëve të rinj gjatë merkatos dimëror. Megjithatë, drejtori sportiv Maks Eberl bëri të ditur se mund të ketë disa largime.

Bajerni po përgatitet për largime të mundshme në merkaton e dimrit. “Gjithmonë mund të ketë ndonjë lojtar që ndoshta është pak i pakënaqur dhe që, tani që lojtarët e dëmtuar po rikthehen, thotë: dua të bëj diçka ndryshe”, citohet të ketë thënë Maks Eberl. 52-vjeçari nuk përmendi emra konkretë që mund të largohen në janar.

Së fundmi, mbrojtësi Sasha Boej, është përmendur në media si një kandidat i mundshëm për largim. 25- vjeçari është vetëm rezervë nën drejtimin e trajnerit Kompani.

Raportimet tregojnë se ka interes të madh për transferimin e Leon Goretzkës. 30-vjeçari është titullar i rregullt, por kontrata e tij skadon verën e ardhshme.

The post Lëvizje në merkato, Bajerni mund të ketë largime surprizë appeared first on Albeu.com.

Hysaj jashtë listës, mbrojtësi kuqezi pritet të largohet nga Lacio në janar

By: armand
28 November 2025 at 14:02

Në klubin e Lazios, në prag të sfidës ndaj Milanit të shtunën në “San Siro” ka patur zhvillime të rëndësishme për sa i përket merkatos dhe listës së lojtarëve të regjistruar për këtë sezon. Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, ka përfunduar jashtë listës së bardhekaltërve për vazhdimësinë e kampionatit, pasi tekniku Maurizio Sarri ka rikthyer në […]

The post Hysaj jashtë listës, mbrojtësi kuqezi pritet të largohet nga Lacio në janar appeared first on BoldNews.al.

Merkato u mbyll, por këta janë futbollistët e njohur që mund të transferohen falas

By: armand
2 September 2025 at 20:20

Edhe pse merkato në ligat kryesore u mbyllë ditën e djeshme më 1 shtator, ka ende disa emra të njohur të cilët mund të transferohen si futbollistë të lirë. Po e nisim nga porta, ku spikasin disa emra të njohur si Fraser Forster (37 vjeç), Rui Patricio (37 vjeç) dhe Vicente Guaita (38 vjeç), të […]

The post Merkato u mbyll, por këta janë futbollistët e njohur që mund të transferohen falas appeared first on BoldNews.al.

Sa para harxhuan klubet e Serie A? Kryeson Milan, Genoa mbyll renditjen me 0 shpenzime

By: armand
2 September 2025 at 19:01

Me mbylljen e afatit kalimtar të merkatos verore ditën e djeshme, sot është bërë publike lista me paratë e shpenzuara nga të gjitha klubet e Serie A. Në krye të listës qëndron Milan, ndërsa e fundit është Genoa, e cila ka vendosur të mos shpenzojë asnjë euro këtë merkato. Sipas Transfermarkt, Milan i cili ka […]

The post Sa para harxhuan klubet e Serie A? Kryeson Milan, Genoa mbyll renditjen me 0 shpenzime appeared first on BoldNews.al.

Asllani është gati, projektohet titullar në fundjavë ndaj skuadrës që e kërkonte me ngulm në merkato

By: M C
28 August 2025 at 18:19

Kristjan Asllani e ka parë nga TV ndeshjen që skuadra e tij e re, Torino, luajti këtë fundjavë ndaj skuadrës së tij të vjetër, Interit. Por që nga kjo javë, ai do të ketë rol si protagonist në fushën e lojës me ekipin torinez, pasi projektohet që të jetë menjëherë titullar në rreshtimin e skuadrës.

Puna që e pret është e madhe, pasi Torino u duk në gjendje të mjerueshme në humbjen 5-0 që pësoi përballë zikaltërve, duke dhënë rrallëherë shenja jete e ideje loje.

Por trajneri Marko Baroni ka bërë të qartë se gjërat do të ndryshojnë nga kjo javë dhe ndryshimi i parë është pikërisht aktivizimi i Asllanit.

Sipas mediave italiane, Baroni i ka bërë një vend në ekip lojtarit në ndeshjen e të dielës ndaj Fiorentinës, si për ironi të fatit një prej skuadrave të tjera që e ndiqte me shumë interes futbollistin dhe e kishte kërkuar në radhët e saj.

Kësisoj, Asllani do të ketë mundësinë të tregojë se sa vlen, për më tepër përballë publikut vendas në një sfidë që do të jetë padyshim shumë interesante.

The post Asllani është gati, projektohet titullar në fundjavë ndaj skuadrës që e kërkonte me ngulm në merkato appeared first on Albeu.com.

Kristjan Asllani prezantohet te Torino

25 August 2025 at 12:20

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani është prezantuar tek Torino në Itali.

Klubi italian e ka marrë 23-vjeçarin e Kombëtares në huazim nga Interi për një sezon, me të drejtë për blerje përfundimtare në bazë të performancës.

Edhe pse vizitat mjekësore për Asllanin u kryen katër ditë më parë, një vonesë në dokumentacion ka bërë që prezantimi i tij zyrtar të bëhet vetëm sot.

Interi pret sot në Milano pikërisht Torinon, por as Asllani e as mbrojtësi tjetër i Kombëtares, Ardian Ismajli nuk do jenë të gatshëm për torinezët.

Kristjan Asllani u largua tre vitesh nga Interi. Torino ka paguar 1.5 milionë euro te Interi për huazimin një vjeçar, ndërsa pas këtij sezoni ka të drejtë për blerjen e mesfushorit në bazë të performancës për 12.5 milionë euro, për një kontratë finale 3-vjeçare.

/gj.m/j.p/

The post Kristjan Asllani prezantohet te Torino appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bologna në garë për Asllanin, Interi kërkon 18 milionë euro

11 August 2025 at 17:40

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani duket se është në prag largimi nga Interi, pasi nuk bën më pjesë në planet e zikaltërve.

Klubi e ka vendosur në treg, por deri tani 22-vjeçari ka refuzuar ofertat e Sassuolos dhe Betisit, duke preferuar të qëndrojë në Serie A.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Bologna është interesuar në orët e fundit. Dëmtimi i Leuis Ferguson, i cili do të mungojë për një muaj, ka shtyrë kuqeblutë të kërkojnë një zëvendësues të menjëhershëm. Drejtuesit Marco Di Vaio dhe Giovanni Sartori besojnë se Asllani do ta pranonte me kënaqësi kalimin në ekip, duke pasur edhe mundësinë të luajë në Europa League.

Interi kërkon 18 milionë euro për kartonin, shifër që konsiderohet e lartë nga Bologna. Palët nuk përjashtojnë mundësinë e një marrëveshjeje huazimi që mund të konkretizohet në ditët e ardhshme, diçka që do ishte edhe në favor të Interit për të liruar organikën.

/gj.m/r.e/

The post Bologna në garë për Asllanin, Interi kërkon 18 milionë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marash Kumbulla drejt rikthimit në La Liga

11 August 2025 at 17:36

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Mbrojtësi i Romës dhe i Kombëtares, Marash Kumbulla mund të kthehet në Spanjë.

Sipas medieve italiane, mundësia është që nga sezoni i ri ai të ribashkohet me Espanyol, klubin ku ai luajti sezonin e kaluar si i huazuar.

Mbrojtësi i lindur në vitin 2000 ka lënë shije të mirë në Katalonjë dhe Roma nuk e ka kundërshtuar transferimin e tij.

Kumbulla ka qenë i hapur ndaj kësaj mundësie dhe i ka dhënë përparësi opsionit iberik.

Një muaj më parë, drejtori sportiv i klubit spanjoll, Fran Garagarza foli për të ardhmen e Kumbullës.

“Marashi na ka dhënë shumë dhe është me vlerë të madhe si nga perspektiva futbollistike ashtu edhe nga ajo njerëzore. Kthimi i tij nuk është i realizueshëm për momentin. Ndoshta pas disa javësh mund të jetë, ose ndoshta jo, por tani për tani nuk është. Jemi të mbuluar në mbrojtje; kemi katër mbrojtës qendrorë dhe një opsion tjetër. Burimet tona do të përqendrohen në pozicione të tjera, më të ekspozuara”, tha ai.

Diskutimet kanë filluar tashmë dhe lojtari thuhet se nuk ka problem të arrijë një marrëveshje. Tani mbetet për t’u parë nëse Espanyol do të shtyjë përpara dhe do ta bëjë transferimin apo do të vendosë të vonojë, duke pritur kushte më të favorshme se ato aktuale.

Kumbulla ka kontratë me Romën deri në verën e 2027 dhe sërish një huazim do të ishte një mundësi që nuk do t’i thuhej “jo”. Duket se mbrojtësi i Kombëtares nuk e ka bindur trajnerin Gasperini dhe po kërkon një tjetër ekip ku të vijojë karrierën.

/gj.m//r.e/

The post Marash Kumbulla drejt rikthimit në La Liga appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Te Roma nuk preferohet, Marash Kumbulla mund të rikthehet në Spanjë

By: armand
11 August 2025 at 16:40

Marash Kumbulla, mund të jetë gati për një tjetër aventurë në “La Liga”. Sipas Gianluca Di Marzio të Sky Sport, qendërmbrojtësi i Romës është rikthyer fuqishëm në listën e dëshirave të Espanjolit, klub ku ai ka luajtur më parë si i huazuar dhe ku la përshtypje pozitive. Aktualisht, 24-vjeçari është kthyer te Roma pas përfundimit […]

The post Te Roma nuk preferohet, Marash Kumbulla mund të rikthehet në Spanjë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌