Si ndodhi kalimi i Albin Krasniqit në Ukrainë dhe "dora" e Debatik Currit
I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i njohur Albin Krasniqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.
Albin Krasniqi ka rrëfyer për një nga vendimet më të mëdha në karrierën e tij, lidhur me kalimin e mundshëm në Ukrainë dhe rolin që pati trajneri i njohur Debatik Curri në realizimin e këtij transferimi.
Futbollisti kosovar ka treguar se vendimi për të mos shkuar menjëherë nuk ka qenë për mungesë dëshire, por për respekt ndaj familjes dhe për të bërë gjithçka të sigurt.
“Qysh isha duke të treguar për atje në Ukrainë, edhe i them Fisit (Kërçeli) e thirri në telefon Fisin, i them nuk jam për me shku. Fol me Prishtinën e kryejmë me Prishtinën, nuk jam për me shku”.
“Edhe ia bën Fisi, u kry pra jam edhe me trajnerin, se me kallëzu drejt, përfaqësues ose kështu që ka kryer shumë punë ka qenë trajneri i Gjilanit tani që është, Debatik Curri, kam respekt të madh për të dhe e ngacmoj shpesh tani, sa herë që te shoh i them tani ty të kam menaxher”.
“Curri ka luajtë shumë rol për në Ukrainë atje e njohin krejt dhe kanë respekt shumë të madh për trajnerin Curri”.
“Edhe vjen Curri me Fisin të unë atje në shtëpi edhe i tregojnë babait kështu, kështu është puna. Nuk ka luftë e gjëra të tilla, nuk ka nevojë me u frikësu”.
“Unë e kisha vetëm pak për familje që frikësohen dhe thoja të kapem unë për qata bile të rri këndje, por njëmend kur erdhi oferta ishte shumë e mirë edhe babai më tha, u kry shko provoje sepse normal është hap i madh Ukraina, kampionat i fortë dhe deri tash besoj se më ka dalë mirë”, ka rrëfyer Krasniqi.
Episodin e plotë me Albin Krasniqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
