Fondi Pensional i Republikës së Maqedonisë njofton të gjithë përfituesit e pensioneve se fondet e nevojshme për pagesën e pensioneve për muajin dhjetor 2025 janë siguruar plotësisht.
Si institucion përgjegjës për pagesën e pensioneve dhe sigurimin e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor dhe të sigurimeve shoqërore për pensionistët, Fondi ka përfunduar me kohë të gjitha përgatitjet për zbatimin e pandërprerë të pagesës së pensioneve.
Për këtë qëllim, janë siguruar fonde në shumën totale prej 9.289.521,686.00 denarë (nëntë miliardë e 289 milionë e 521 mijë e 686 denarë) për gjithsej 340.156 përfitues të pensioneve.
Meqenëse 1 janari është ditë jo pune (festë zyrtare), fondet do t'u transferohen bankave komerciale më 2 janar 2026. Fondi Pensional tashmë i ka dorëzuar njoftimet me të dhëna të sakta për numrin e pensionistëve dhe shumat përkatëse në të gjitha bankat komerciale, gjë që garanton se procesi i pagesës do të kryhet në mënyrë efikase dhe pa vonesë./Telegrafi/
Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike (PLD) dhe deputetja e Kuvendit, Monika Zajkova, reagoi ashpër ndaj mënyrës se si po miratohet Ligji i ri për Këshillin Gjyqësor, duke paralajmëruar se reformat "e përshpejtuara" nuk mund të rikthejnë besimin në gjyqësor.
Sipas Zajkovës, ligji i propozuar nuk sjell përparim të vërtetë në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, pasi vendimi përfundimtar i takon përsëri Komisionit Parlamentar të Përzgjedhjes dhe Emërimeve.
“Nuk ka listë renditjeje, por vetëm një listë kandidatësh. Kjo do të thotë që Komisioni mund të vendosë lirisht se cili kandidat do të zgjidhet, pa kritere dhe rend të qartë. Pra, i 15-ti në listë mund të bëhet i pari”, paralajmëroi Zajkova.
Ajo kujtoi se, sipas rekomandimeve të misionit të vlerësimit, është e nevojshme të krijohet një këshill i posaçëm i apelimeve që do të vendosë për ankesat në procesin e përzgjedhjes, diçka që edhe një herë injorohet nga ky ligj.
Edhe pse Ministria e Drejtësisë pretendon se ligji shtrëngon kriteret për përzgjedhjen e anëtarëve, Zajkova theksoi se problemi kryesor mbetet, ndikimi politik në gjyqësor./Telegrafi/
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.
Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.
Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Rritja e fundit e çmimit të energjisë elektrike nuk mund të shmangej, thotë kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimoski, në një intervistë për “360 Gradë”.
Sipas Bislimoski-t, duhet të tregohet mirëkuptim për “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” (EMV) sepse kompania shtetërore, siç thotë ai, duhet të qëndrojë në këmbë të shëndosha.
"Në atë pjesë ku rregullojmë çmimet, në pjesën e tarifave të rrjetit, ulëm çmimin për transmetim dhe shpërndarje dhe në tërësi e ulëm me 5 përqind sepse kishte hapësirë për ta ulur. Ulëm edhe çmimin e MEPSO-s, ulëm edhe çmimin e ‘Electrodistribucija’, ulëm edhe çmimin e MEMO-s. Në pjesën e EMV-së, të gjithë duhet të tregojmë mirëkuptim. Situata është e vështirë, EMV po operon me humbje, ndërsa EMV është një kompani kyçe në sektorin e energjisë. Për EMV-në, pavarësisht nëse do të mbijetojë apo jo, nuk kemi një skenar B. EMV duhet të qëndrojë në këmbë të shëndosha, EMV duhet të rrisë prodhimin e energjisë elektrike, por duhet ta shohim me kujdes EMV-në jo vetëm si një kompani prodhimi, por edhe si një kompani që, përveç prodhimit të energjisë elektrike, shet edhe energji elektrike", tha Bislimoski.
Kur u pyet nëse termocentralet shtetërore mund të kishin mbetur në 62 euro për megavat-orë, çmimi me të cilin ia kanë shitur energjinë elektrike furnizuesit universal EVN Home, dhe jo ta kishin rritur atë në 65 euro, Bislimoski tha se nëse çmimi do të kishte mbetur i njëjtë, situata do të ishte përkeqësuar./Telegrafi/
Prokuroria Publike nuk duhet të heshtë për tenderët kriminalë, por të veprojë, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.
"Prokuroria duhet të hapë menjëherë një çështje dhe të fillojë një hetim për tenderin skandaloz prej 1.2 milion eurosh në SHA Posta, të dhënë një kompanie të një këshilltari të ZNAM.
Ekipi Kundër Korrupsionit ka publikuar akuza dhe prova specifike nga një denoncues, një punonjës i Postës, në lidhje me pompimin e organizuar të parave publike dhe vjedhjen sistematike të parave nga qytetarët.
Ka dyshime të bazuara se mbi 300.000 euro në vit, para të qytetarëve, po tërhiqen përmes skemave të korrupsionit.
Si? Sipas akuzave, rreth 14 higjienistë mungojnë vazhdimisht dhe të tjerë punojnë me kohë të pjesshme, pavarësisht faktit se të gjithë paguhen me shumën e plotë, sikur të ishin të punësuar dhe të pranishëm gjatë gjithë ditës.
Si po mbulohet e gjithë kjo?
Duke nënshkruar ditarë të rremë për higjienistë që mungojnë, raporte të rreme për pastrime të supozuara të përgjithshme që nuk kryhen kurrë", thonë nga LSDM.
Nga atje kërkojnë që Prokuroria Publike të hapë një rast dhe të fillojë urgjentisht një hetim./Telegrafi/
Rrjeti telemetrik sizmologjik njofton se mbrëmë është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut.
"Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e saj, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, mbrëmë në orën 22:06 regjistroi një tërmet, epiqendra e të cilit kishte origjinën në zonën epiqendrore Peshtani-Ohër-Strugë, afërsisht 103 km në jugperëndim të Shkupit.
Tërmeti ishte me një magnitudë lokale Rihter prej ML2.8.
Sipas të dhënave që ka në dispozicion observatori deri më tani, tërmeti është ndjerë në Ohër dhe zonën përreth me një intensitet prej 4 shkallë sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës", thuhet në njoftimin e rrjetit telemetrik sizmologjik./Telegrafi/
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me Kryeministrin e Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot vizituan Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë, ku është realizuar rinovimi i disa hapësirave që çdo ditë shfrytëzohen nga mijëra paciente. Investimi i përgjithshëm kap vlerën mbi 34 milionë denarë, thuhet në njoftimin Ministrisë së Shëndetësisë.
"Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës është vendi ku fillojnë jetë të reja, ku merren vendime të vështira dhe ku besimi në sistemin shëndetësor duhet të jetë absolut. Prandaj çdo investim këtu ka peshë dhe përgjegjësi të veçantë. Nga sipërfaqja e përgjithshme e klinikës, janë rinovuar 2 mijë metra katrorë, përkatësisht i gjithë kati përdhes, i cili përfshin hollin hyrës, pjesën poliklinike me ambulanca, laboratorin HPV, laboratorin biokimik si dhe ambulancën e urgjencës. Kjo do të thotë organizim më të mirë, shërbim më të shpejtë dhe kujdes më cilësor, pikërisht aty ku është më së shumti e nevojshme",- deklaroi ministri Aliu.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e strehes së re prej 420 metrash katrorë në platonë e Klinikës, e cila mundëson pranimin më të sigurt dhe më dinjitoz të pacienteve që transportohen nga institucione të tjera shëndetësore. Ky investim dëshmon kujdes, siguri dhe respekt për çdo grua që vjen në klinikë në një moment të ndjeshëm.
"Ky investim është realizuar plotësisht me mjete të vetë Klinikës. Kjo flet për menaxhim të përgjegjshëm, vizion dhe përkushtim të udhëheqësisë dhe stafit. Si Ministri e Shëndetësisë, detyra jonë është të krijojmë kushte në të cilat punonjësit shëndetësorë mund të ofrojnë kujdesin më të mirë të mundshëm, ndërsa pacientët të ndihen të sigurt, të respektuar dhe të përkujdesur", shtoi Aliu./Telegrafi/
“Sa i përket shkallës së varfërisë, dua të them se në vitin 2024 ajo është më e ulët se në vitin 2023 dhe është më e mira që nga viti 2020 e këndej. Nëse në vitin 2020 shkalla e varfërisë ka qenë 23%, në vitin 2023 ka qenë 22,2%, ndërsa në vitin 2024 është 21,9%.
Kur bëhet fjalë për pabarazinë e të ardhurave, përkatësisht të ashtuquajturin indeks Gini në Maqedoni edhe ai është më i miri në katër vitet e fundit në vitin 2024. Nga 33,3% tani ka rënë në 29,1% dhe është më i miri në rajon”, deklaroi kryeministri Mickoski, gjatë vizitës së sotme në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup.
Ai theksoi se indeksi Gini për herë të parë është nën 30% në 30 vitet e fundit dhe është më i mirë se mesatarja evropiane dhe se të gjitha shtetet e rajonit, çka do të thotë se ka barazi më të madhe në shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet popullsisë./Telegrafi/
Maqedonia siguroi 13.56 milionë euro grant mjete shtesë në kuadër të Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja e grantit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Botërore, e cila vepron si institucioni kryesor financiar për Kornizën e Investimeve në Ballkanin Perëndimor – Programi i transportit të sigurt dhe të qëndrueshëm, u nënshkrua nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe drejtoresha e Bankës Botërore për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Carole Megevand, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
"Sot po nënshkruajmë marrëveshjen e grantit, me qëllim të përmirësimit të efikasitetit dhe parashikueshmërisë së transportit të Korridorit 10. Ky është një nga komponentët e Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, qëllimi përfundimtar i të cilit është rritja e efikasitetit të transportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, me ç’rast ne si Qeveri e kemi prioritet të rëndësishëm, ndërsa vetë projekti do të mundësojë lehtësimin e tregtisë dhe do të ulë kostot për subjektet ekonomike", tha ministrja e Financave. Aj theksoi se Qeveria po punon për përmirësimin e kushteve ekonomike në përgjithësi, me qëllim të arritjes së rritjes më të shpejtë ekonomike.
Drejtoresha e Bankës Botërore për RMV-në, Carole Megevand tha se investimi në infrastrukturën moderne rrugore dhe korridoret e tranzitit është jetik për rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut.
"Investimi në infrastrukturën moderne rrugore dhe korridoret e tranzitit është jetik për rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut në përforcimin e zinxhirëve të vlerës, hapjen e tregjeve, uljen e kostove të bizneseve dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Këto përmirësime do t’i ndihmojnë vendit si në krijimin e vendeve të reja të punës po ashtu edhe në krijimin e ekonomisë konkurruese dhe rezistente. Kjo iniciativë është kruciale për reformat e vendit për qasjen në BE dhe në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe Strategjinë e qëndrueshmërisë dhe mobilitetit të mençur për Ballkanin Perëndimor”, tha Carole Megevand.
Njëkohësisht, mjetet e destinuara për vendosjen e Sistemit të Transportit Inteligjent (STI) të Korridorit 10, në vendkalimin kufitar Tabanocë, deri te nyja jugore Veles, që përfshin përkrahjen për vendosjen dhe pajisjen e qendrës nacionale për menaxhimin e trafikut me zgjidhjet e nevojshme të sistemit STI gjatë gjithë Korridorit 8 dhe 10, duke përfshirë edhe Korridorin 10D. Më konkretisht, do të vendoset sistemi për mbledhjen e të dhënave për qarkullimin e trafikut; sistemi për monitorimin e ngarkesës së lëvizjes (WIM), elementët për kontrollin e lartësisë së automjeteve që futen në autostradë, sistemi për mbledhjen e të dhënave për kushtet atmosferike gjatë gjithë gjatësisë së autostradës, si dhe sistemi për monitorimin e transportit të materialeve të rrezikshme (HAZMAT).
Aktivitet po realizohen në kuadër të Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, me vlerë të përgjithshme prej 26.2 milionë eurove. Vlera investuese e këtij komponenti është 29.9 milionë euro, nga të cilat 13.56 milionë euro janë mjete grant, ku është nënshkruar marrëveshje dhe 16.4 milionë euro janë hua e marrë nga Banka Botërore. Projekti po zbatohet nga Ministria e Transportit./Telegrafi/
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se si qeveri janë "pro" rritjes së pagës minimale në vend.
"Si qeveri, jemi pro rritjes së pagës minimale sepse do të kemi të ardhura më të mëdha brenda buxhetit. Ne jemi një punëdhënës me 100 mijë punonjës, dhe shteti ka 705 mijë punonjës. Ata 600 mijë do të vijnë tek ne. Nëse shikojmë me egoizëm, atëherë mund të themi se duhet të rritet nga nesër, por ne themi se jemi një qeveri që ndërmjetëson midis punëdhënësve dhe punëtorëve. Çdo marrëveshje që ata arrijnë, ne si qeveri do ta mbështesim", tha kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me një rritje të mundshme të pagës minimale në vend.
Duke folur gjatë një vizite në GAK në Qendrën Klinike "Nënë Tereza", Mickoski iu referua përsëri raportit të fundit të Eurostat.
"Dua të them disa fakte. Eurostat tha ditën tjetër se shporta e konsumatorit në Maqedoni krahasuar me një mesatare të përcaktuar si 100% është më e lira në Evropë, 72-73%. Të gjithë në rajon, fjalë për fjalë, kanë një shportë konsumatori më të shtrenjtë se e jona. Ne kemi një zgjedhje, t'i besojmë Eurostatit apo shportës së krijuar nga Branimir Jovanoviq, Dragan Tevdovski dhe Nikolla Poposki. Qytetarët janë ata që duhet të vendosin. Unë vetëm citoj Eurostatin dhe unë i besoj Eurostatit", tha Mickoski./Telegrafi/
Komisioni Rregullator për Shërbimet e Energjisë, Ujit dhe Menaxhimit të Mbeturinave Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar Vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 1.23% krahasuar me vendimin e datës 22.12.2025.
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit Ekstra të Lehtë (EL-1) rriten me 0.50 den/litër. Çmimi me pakicë i vajit të karburantit M-1 NS rritet me 1.042 den/kg dhe tani do të arrijë në 33.649 den/kg.
Nga data 30.12.2025, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motorike EUROSUPER BS - 95 do të shiten për 70.50 (denarë/litër)
Benzinë motorike EUROSUPER BS - 98 do të shiten për 72.50 (denarë/litër)
Naftë EURODIESL BS (D-E V) do të shiten për 65.00 (denarë/litër)
Vaj ekstra i lehtë për karburant 1 (EL-1) do të shiten për 64.00 (denarë/litër)
Vaj për ngrohje M-1 NS do të shiten për 33.649 (denarë/kilogram)./Telegrafi/
Banka Popullore i publikoi informatat për ndryshimet më të rëndësishme në borxhin e jashtëm, kërkesat e jashtme dhe pozicionin ndërkombëtare të investimeve për fundin e kuartalit të tretë të vitit 2025.
“Në datën 30.09.2025, borxhi i jashtëm neto arrin 4.494 milionë euro (ose 27,1% e BPV-së së projektuar). Neto borxhi i jashtëm i vendit, në kuartalin e tretë të vitit 2025, është ulur për 106 milionë euro, ose për 2,3%.
Nga aspekti i strukturës, neto-borxhi privat edhe më tutje ka pjesëmarrje më të madhe në neto borxhin e përgjithshëm me 67%”, citohet në kumtesën e Bankës Popullore.
Gjatë kuartalit të tretë të vitit 2025, pozicioni negativ i intestimeve ndërkombëtare neto (PNI) është ulur për 250 milionë euro dhe arrin 8.738 milionë euro, që paraqet 52,7% e PBB-së së projektuar për vitin 2025.
Mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme do të marrin rritje page nga marsi i vitit të ardhshëm, njoftoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Sipas njoftimeve të saj, rritja do të jetë midis 7.5 dhe 10 përqind, varësisht nga llogaritjet përfundimtare.
Ministrja theksoi se kjo është një masë kyçe për motivimin e edukatorëve, e përforcuar më tej nga konkurrenca në karrierë.
"Ajo që nuk ka qenë e mundur të bëhet deri më tani, ne e kemi bërë. Jam krenare për suksesin që kemi arritur, i cili u vu re në raportin e Komisionit Evropian", tha Janevska në konferencën e sotme për shtyp./Telegrafi/
BDI sot akuzon VLEN-in se po përpiqet të paraqesë një realitet të rremë përmes statistikave të manipuluara dhe triumfalizmit artificial, ndërkohë që në terren po ndodh e kundërta: përjashtim i shqiptarëve nga institucionet shtetërore.
"Avokati i Popullit e konfirmon qartë se rritja e përfaqësimit të shqiptarëve ka ndodhur deri në tetor të vitit 2024, pra përderisa ishte në fuqi mekanizmi i balancuesit. Çdo shifër pozitive në raportin për vitin 2024 është rezultat direkt i këtij mekanizmi kushtetues, i ndërtuar dhe i mbrojtur nga BDI, e jo i ndonjë politike apo angazhimi të VLEN-it.
Ndërkohë, pas shfuqizimit të balancuesit, realiteti në institucione flet ndryshe.
Vetëm para një jave, shtatë shqiptarë me vendime të përhershme pune janë larguar pa asnjë arsye ligjore, nën përgjegjësinë direkte të ministrit Stoillkoviq, ndërsa VLEN hesht. Edhe më alarmante është se në mesin e të larguarve ka edhe invalid të luftës, çka përbën një padrejtësi të rëndë ligjore, morale dhe kombëtare.
VLEN premtoi se do t’i “mbronte administratorët shqiptarë. Sot është e qartë se nuk ka as zë, as guxim dhe as vullnet politik për t’u dalë në mbrojtje. Heshtja e tyre përballë këtyre largimeve arbitrare është bashkëfajësi politike.
Ironia politike arrin kulmin kur VLEN, bashkë me OBRM-PDUKM-në, sulmonte balancuesin, ndërsa sot përfitimet e tij i paraqet si sukses të vetin. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit në tetor të vitit 2024, që ata e shpallin si “fitore”, nuk është gjë tjetër veçse realizim i drejtpërdrejtë i programit parazgjedhor të OBRM-PDUKM-së, i kopjuar fjalë për fjalë edhe në programin qeveritar të dorëzuar në Kuvend në vitin 2024", thonë nga BDI.
Nga BDI thonë se “Ligj për përfaqësim të drejtë” nuk garanton përfaqësim të shqiptarëve.
"Sa i përket të ashtuquajturit “Ligj për përfaqësim të drejtë” të Karakamishevës, BDI e bën të qartë se ky ligj, në formën aktuale, jo vetëm që nuk garanton përfaqësim, por e minon tërësisht atë. Ai: nuk parasheh kuota etnike; nuk parasheh identifikim etnik të qytetarëve; nuk ka mekanizma zbatimi për realizimin e vlerës kushtetuese të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat; dhe nuk përmban asnjë dispozitë sanksionuese, duke e bërë ligjin të pazbatueshëm dhe vetëm dekor politik", shtojnë nga BDI./Telegrafi/
Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë, sipas të dhënave nga analizat e 185 mostrave nga 41 pika matëse.
"Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 22.12.2025 deri më 26.12.2025 mori 185 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 185 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 41 pika matëse në Qytetin e Shkupit", thuhet në njoftimin e NP "Ujësjellësi dhe Kanalizime".
Nga ndërmarrja publike, siç thuhet atje, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, i publikon këto të dhëna në raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marra nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar.
Gjykimi për zjarrin në diskotekën "Pulse" në Koçan vazhdon sot në sallën e gjyqit në Idrizovë të Gjykatës Themelore Penale në Shkup. Seanca e sotme dëgjimore është planifikuar të përfshijë dëshmi nga përfaqësuesit ligjorë të palëve të dëmtuara në këtë rast.
Para fillimit të seancës dëgjimore, gjykata njoftoi se në qelinë e Dejan Jovanov - Dekos, pronar i diskotekës "Pulse", është gjetur një telefon celular.
Gjyqtarja Dijana Gruevska-Ilievska e paralajmëroi Jovanovin dhe tregoi se nëse një incident i tillë do të ndodhte përsëri, do të vendoseshin masa më të rrepta, përfshirë ndalimin e vizitave.
Gjetja e një telefoni celular në njësitë e paraburgimit konsiderohet një shkelje e rëndë disiplinore, pasi lejon komunikim të papenguar me botën e jashtme, gjë që mund të ndikojë në rrjedhën e procedurave gjyqësore, hetimin ose dëshmitarët. Gjyqi vazhdon me paraqitjen e provave dhe dëgjimin e palëve në procedurë./Telegrafi/
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se pika kufitare në Mexhitli do të jetë e mbyllur për automjetet e mallrave.
"Pika kufitare Niki (Mexhitli) në kufirin Maqedoni e Veriut-Greqi do të jetë e mbyllur për trafikun e automjeteve mallrash sot nga ora 10:00 deri në orën 16:00.
Shoferët e automjeteve mallrash këshillohen të planifikojnë në përputhje me rrethanat dhe të përdorin pika alternative kalimi gjatë mbylljes", thonë nga LAMM./Telegrafi/
Në periudhën nga 01.12.2025 deri më 28.12.2025, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, Ministria e Brendshme informon se nga gjithsej 18.318 urdhërpagesa të lëshuara, 4.019 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së përcaktuar.
"123 persona u ndaluan për drejtim të automjetit në mënyrë të pakujdesshme në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, nga të cilët 100 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 13 për tejkalim të shpejtësisë brenda vendbanimeve urbane, shtatë për tejkalim të shpejtësisë jashtë një vendbanimeve, tre për drejtim të automjetit në drejtim të ndaluar.
Për më tepër, sipas rishikimit statistikor të aktiviteteve policore, gjatë muajit dhjetor janë regjistruar 5.018 shkelje për parkim të papërshtatshëm, janë shqiptuar 1.843 masa ndaj shoferëve që drejtonin automjet pa patentë shofer, si dhe 679 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Nga ana tjetër, dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, 18 drejtues motoçikletash u sanksionuan për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse, si dhe 415 këmbësorë. 1.046 shoferë u sanksionuan gjithashtu për mospërdorim të rripit të sigurisë. Në përputhje me Ligjin për Automjetet, 322 automjete u hoqën nga trafiku për shkak të paregjistrimit, dhe 172 për defekte teknike. 101 drejtues automjetesh u sanksionuan gjithashtu për mospërmbushje të kushteve të përcaktuara në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve (folive).
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/
Pas dëshmisë së ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Toma Avramski, se ish-kryeministri po ndërton një ndërtesë 42-katëshe në Dubai, e njëjta gjë u konfirmua nga Venko Filipçe dhe LSD, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM.
"Si LSD ashtu edhe Filipçe konfirmuan se Zaev po ndërton një ndërtesë në Dubai, nga ku të dy kanë viza të arta, por thonë se Filipce nuk është partner në këtë projekt ndërtimi shumëmilionësh.
Ajo që duket si dilemë, dhe për të cilën Filipçe ende nuk jep përgjigje, është se si dhe mbi çfarë baze e mori vizën e artë për në Dubai?
Për njëfarë kohe, ai pretendonte se e mori vizën e artë për shkak të negociatave për një angazhim pune në një spital atje dhe se do t'i vërtetonte të gjitha këto me fakte dhe prova, por deri më sot publiku maqedonas nuk ka parë asnjë dokument.
Nga ana tjetër, marrja e një vize të artë në Dubai kërkon një investim prej të paktën 500.000 dollarësh në biznes dhe pasuri të paluajtshme. Prandaj, opinioni ka të drejtë të marrë një përgjigje të qartë nëse Venko Filipçe e mori vizën për shkak të një investimi prej të paktën 500.000 dollarësh, në pasuri të paluajtshme apo në biznes?", akuzojnë nga OBRM-PDUKM.
Lidhur me investimet në pasuri të paluajtshme në Dubai, në të njëjtën dëshmi publike, Avramski pretendon se si Zaev ashtu edhe Filipçe kanë apartamente atje dhe se ai ishte në ndërtesën ku të dy i blenë apartamentet./Telegrafi/