Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 December 2025Main stream

Pedri rendit dy lojtarë të Barcelonës në mesin e më të mirëve në botë

23 December 2025 at 21:18


Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka përfshirë dy bashkëlojtarë të tij në listën e futbollistëve më të mirë të momentit, teksa entuziazmi për Kupën e Botës që po vjen po rritet.

Në një intervistë për revistën Esquire, të publikuar të martën, 23-vjeçari përmendi Lamine Yamal dhe Raphinha, duke i renditur ata përkrah yjeve botërorë si Kylian Mbappé, Mohamed Salah, Erling Haaland dhe Julián Álvarez, kur foli për lojtarët më të mirë që po shkëlqejnë aktualisht.

Pedri u shpreh i etur për t’u përballur me shumicën e këtyre emrave në arenën ndërkombëtare — me përjashtim të Yamalit, shokut të tij të skuadrës te Barcelona, duke theksuar se veçanërisht pret me padurim duelet ndaj Haalandit dhe Salahut, të cilët ende nuk i ka pasur përballë.

Vlerësimi entuziast i Pedrit nënvizon formën e shkëlqyer që po kalojnë Yamal dhe Raphinha këtë sezon, si dhe fuqinë e repartit ofensiv të Barcelonës, e cila po dominon në garat vendore dhe po avancon me ambicie edhe në skenën evropiane.

Pedri mbetet njëri ndër lojtarët kryesor të Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

“Nuk jam i lumtur”, Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës

20 December 2025 at 16:16


Mesfushori i Barcelonës, Pedri, zhvilloi sezonin e tij më të mirë që nga problemet e shumta me dëmtimet që e shqetësuan për dy sezone radhazi, por pas një viti pa lëndime, ai po përballet sërish me probleme muskulore.

Blaugranasit do të jenë pa të në ndeshjen e fundit të vitit ndaj Villarrealit.

Pedri u rikthye në fushë më herët se sa ishte parashikuar këtë muaj, duke luajtur dy javë para afatit dhe duke u paraqitur në ndeshje vendimtare kundër Atletico Madridit, Real Betisit dhe Eintracht Frankfurtit.

Para përballjes me Villarrealin, Hansi Flick konfirmoi se do të mbetej sërish pa mesfushorin e tij më të mirë.

“Ai nuk do të jetë aty. Nuk jam i kënaqur për këtë. Ai është i dëmtuar. Pres që të rikthehet kundër Espanyolit. Ka probleme me muskujt e pasmë të kofshës”.

“Ai edhe mund të luajë, por rreziku është shumë i madh; nëse ndodh diçka, atëherë do të mungojë për dy muaj”.

Duke dhënë më shumë detaje mbi situatën, Flick shpjegoi se Pedri, nëse do të shtyhej deri në fund, mund të luante, por do të rrezikonte një dëmtim më serioz.

“Duhet të kujdesemi për të dhe të sigurohemi që të marrë trajtimin e duhur. Nuk mund të stërvitet, por është e pamundur të luajë. Vendosëm të mos marrim asnjë rrezik. Kjo është gjëja më e mirë për momentin”.

“Na duhet për ndeshjet e ardhshme në vitin e ri kundër Espanyolit dhe më pas për Superkupën. Kjo ndeshje ndaj Villarrealit është e rëndësishme, por kemi shumë cilësi në skuadër”, ka deklaruar gjermani./Telegrafi/

Marcelo: Këtë futbollist të Barcelonës do ta doja te Real Madridi

19 December 2025 at 17:40


Legjenda e Real Madridit, Marcelo, ka përzgjedhur Pedrin si lojtarin që ai do të transferonte te 'Los Blancos' nga Barcelona.

“Për momentin do ta nënshkruaja Pedrin për Real Madridin. Ai ka disa nga cilësitë e një lojtari të Real Madridit”.

“Të gjithë do të thoshin Lamine, por mendoj se Pedri do të ishte një transferim më i mirë”, ka deklaruar Marcelo.

Në moshën 23-vjeçare, Pedri tashmë është vendosur si një nga mesfushorët më të mirë në nivelet më të larta të historisë së Barcelonës, me një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe magji të rrallë në fushë.

Si një nga mesfushorët më të mirë në botë aktualisht, Pedri do të ishte titullar në formacionin e çdo skuadre, e aq më tepër te rivalët e përjetshëm, Real Madridi.

Për një ekip si ‘Los Blancos’ një lojtar me cilësitë e Pedrit do të sillte më shumë kontroll dhe kreativitet në lojë.

Marcelo gjithashtu ka folur disa fjalë edhe për Kupën e Botës, duke favorizuar kombëtaren e tij Brazilin, të cilët i ka quajtur si “Real Madridi i ekipeve kombëtare”.

“Është Kupa e Botës e parë ku të gjitha ekipet do të jenë në formën më të mirë. Franca, Brazili, Spanja. Janë rreth pesë që mund të fitojnë. Kini kujdes nga Brazili dhe Ancelotti”.

“Ne jemi gjithmonë favoritë. Brazili është Real Madridi i ekipeve kombëtare. Mendoj se Neymar duhet të kthehet. Futbolli i ka borxh atij dhe Cristianos diçka të madhe”./Telegrafi/

PSG dominon me gjashtë lojtarë në "Formacionin e Vitit" të “The Best FIFA 2025”

16 December 2025 at 18:56


Paris Saint-Germain ka marr një përfaqësim të fuqishëm në “The Best FIFA Men’s 11 2025”, pasi gjashtë lojtarë që ndihmuan klubin francez të fitojë Ligën e Kampionëve dhe të arrijë në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFAjanë përzgjedhur në formacionin më të mirë të vitit.

Në portë është zgjedhur Gianluigi Donnarumma, i cili ndërkohë është transferuar te Manchester City. Atij i bashkohen Achraf Hakimi, Willian Pacho, Nuno Mendes, Vitinha dhe Ousmane Dembélé, duke e bërë PSG-në klubin me numrin më të madh të përfaqësuesve në ekipin ideal.

Në formacion është përfshirë edhe fituesi i Topit të Artë të Kupës së Botës për Klube, Cole Palmer, si dhe talenti i jashtëzakonshëm spanjoll Lamine Yamal, i cili vazhdon të impresionojë në moshë shumë të re.

The Best FIFA Men’s 11 – 2025

Portier: Gianluigi Donnarumma

Mbrojtës: Achraf Hakimi, Willian Pacho, Virgil van Dijk, Nuno Mendes

Mesfushorë: Cole Palmer, Vitinha, Pedri, Jude Bellingham

Sulmues: Ousmane Dembélé, Lamine Yamal

#TheBest FIFA Men's 11 in 2025. ✨
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 16, 2025


Si u përcaktua “The Best FIFA Men’s 11”

Çmimet përfshijnë performancat e futbollistëve në periudhën 11 gusht 2024 – 2 gusht 2025. Kandidaturat u përgatitën nga FIFA në bashkëpunim me akterë të futbollit botëror, ndërsa fituesit u përzgjodhën nga një panel ekspertësh dhe tifozë të regjistruar në FIFA.com.

Votat e tifozëve dhe të ekspertëve kishin peshë të barabartë, pavarësisht numrit të votuesve. Lojtarët morën pikë në bazë të votave sipas pozicioneve përkatëse.

Fituesi i çmimit “The Best FIFA Men’s Player” u përfshi automatikisht në formacion, ndërsa portieri fitues i çmimit për portierin më të mirë nisi me nëntë pikë.

Në fund, formacioni u plotësua duke respektuar kufijtë maksimalë për pozicione: katër mbrojtës, katër mesfushorë dhe tre sulmues. /Telegrafi/

Pedri thyen rekordin e Messit, Flick me fjalë të mëdha për gjeniun e Barcelonës

14 December 2025 at 23:24


Mesfushori spanjoll Pedri vazhdon të shkëlqejë te Barcelona, duke thyer një rekord të madh të Leo Messit në triumfin ndaj Osasunës.

Mbrëmë, 23-vjeçari u bë lojtari më i ri që arrin 150 ndeshje në La Liga për katalanasit, duke tejkaluar legjendën argjentinase.

Sipas raportimeve të GOAL, arritja e Pedrit është një dëshmi e klasit, qëndrueshmërisë dhe profesionalizmit të tij në një klub ku kërkesat ndaj futbollistëve të rinj janë gjithmonë të larta.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u shpreh i kënaqur me performancën e Pedrit dhe e përshkroi atë si një avantazh të madh për ekipin, pavarësisht se Raphinha shënoi dy gola në këtë ndeshje.

1 - At 23 years and 18 days old, Pedri González will become the youngest player to reach 150 appearances for Barcelona in LaLiga, surpassing the previous record held by Lionel Messi, who played his 150th match against Real Zaragoza in October 2010 (23y, 121d). Icons. pic.twitter.com/GIStkxbhoo
— OptaJose (@OptaJose) December 13, 2025


"Pedri është një lojtar fantastik, i klasit të parë. Çfarë mund të them për të? Ai është absolutisht i pabesueshëm", deklaroi Flick.

Pas 17 xhirove të luajtura, Barcelona është në krye të La Ligas me 43 pikë, katër më shumë se Real Madrid. /Telegrafi/

Ylli i Barcelonës i dërgon mesazh Araujos pas problemeve të tij me shëndetin mendor

10 December 2025 at 23:49


Barcelona aktualisht është pa shërbimet e Ronald Araujos, i cili ndodhet në një pushim të pakufizuar për të rikuperuar mentalisht pas një serie pengesash gjatë muajve të fundit.

Araujo udhëtoi në Tel Aviv më herët këtë javë, me planin për të vizituar kishat si pjesë e përpjekjeve për të rikuperuar.

Ndërkohë, bashkëlojtarët e tij fituan 2-1 ndaj Eintracht Frankfurt të martën, dhe pas asaj ndeshjeje, Pedri u pyet për këtë çështje.

Sipas TNT Sports, mesfushori i bëri homazhe Araujos, të cilin shpreson ta shohë sërish në fushë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Nuk është një çështje e lehtë. I jap gjithë mbështetjen në botë, kam folur tashmë me të në privat. Ai është pjesë e familjes, e duam shumë dhe kemi nevojë për të si brenda, ashtu edhe jashtë fushës”.

“Këto janë gjëra që ndodhin. Ka gabime brenda dhe jashtë fushës. Të gjithë bëjmë gabime dhe kemi nevojë për të sepse për mua, ai është një vëlla”.

“E dua shumë dhe dua që të jetë me ne sa më shpejt të jetë e mundur, kur të jetë mire”, ka deklaruar Pedri.

Mungesa e Araujos do të thotë se Barcelona është një lojtar më pak në qendër të mbrojtjes, e cila ka qenë një zonë problematike për pjesën më të madhe të sezonit.

Klubi planifikon të nënshkruajë një lojtar të nivelit të lartë në pozicionin e tij gjatë verës, megjithatë është raportuar se dikush mund të arrijë edhe gjatë dimrit si mbulim për yllin uruguaian./Telegrafi/

Flick konfirmon rikthimin e madh te Barcelona

28 November 2025 at 14:40


Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar rikthimin e Pedrit nga lëndimi për ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Alaves dhe se do të ketë gjithashtu kohë të konsiderueshme në fushë.

Pedri ka qenë mungesa e madhe e gjigantit katalunas në ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit, por ai do të rikthehet këtë fundjavë në La Liga.

"Ai patjetër do të ketë pak kohë loje kundër Alaves, por jo që nga fillimi. Do ta shohim. Ai mund të luajë edhe ato minuta në pjesën e dytë", ka thënë trajneri gjerman.

Pedri trains with the group again! 💪 pic.twitter.com/XshIq9SWpv
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 27, 2025

23-vjeçari do të hyjë në fushë pas një muaji mungesë për shkak të një dëmtimi në kofshë, dhe rikthimi i tij do ta ndihmojë Barçën të rifitojë qëndrueshmërinë e saj.

Ai mund të rifillojë partneritetin e tij me Frenkie de Jong në zemër të mesfushës, duke rikthyer dyshen më të mirë të Barcelonës në këtë repart. /Telegrafi/

Man City e do mesfushorin 20-vjeçar spanjoll që po krahasohet me Pedrin

28 November 2025 at 10:46


Klubi i madh anglez, Manchester City i është bashkuar Arsenalit në garën për transferimin e mesfushorit të talentuar të Elches, Rodrigo Mendoza.

20-vjeçari është një lojtar krijues me ngjashmëri me Pedrin e Barcelonës për sa i përket mënyrës se si e lexon lojën dhe gjen hapësira, por është ende në zhvillim e sipër.

Reprezentuesi i Spanjës U21 është gjithashtu në radarin e Real Madridit, gjë që nënvizon potencialin që skautët shohin tek ai.

Skautët spanjollë të Cityt kanë qenë në dijeni të Mendozës për ca kohë, pasi ai u vendos në ekipin e parë të Elches dy sezone më parë.

City dhe Arsenali kanë shumë lojtarë krijues, por gjithmonë duan të jenë pranë çdo talenti në zhvillim që mund të përmirësohet dhe t'u sjellë dobi skuadrave të tyre, kështu që do të vazhdojnë të monitorojnë progresin e tij dhe çdo zhvillim.

Edhe pse pjesa më e madhe e përvojës së tij ka ardhur në Divizionin e Dytë, Mendoza ka bërë dhjetë paraqitje këtë sezon në La Liga dhe ka shënuar dy gola. /Telegrafi/

Barcelona, goditje dhe rikuperime në prag të ndeshjeve vendimtare

27 November 2025 at 15:30


Barcelona mori lajme të përziera nga seanca e së enjtes, teksa një tjetër lojtar kyç doli nga planet për shkak dëmtimi, ndërsa në anën tjetër skuadra mori sinjale shumë pozitive nga lojtarët që po rikuperohen.

Fermin Lopez jashtë për disa javë

Pjesa negative për katalanasit lidhet me mungesën e Fermin Lopez në stërvitje. 22-vjeçari, një ndër lojtarët më të qëndrueshëm të Hansi Flick këtë sezon, do të mungojë për disa javë, duke e përjashtuar nga dueli i rëndësishëm kundër Atletico Madrid të martën në Camp Nou.

Lajme të mira nga Pedri

Ndërkohë, Pedri Gonzalez kreu një pjesë të seancës stërvitore me grupin, duke konfirmuar progresin e tij. Flick kishte deklaruar më herët se mesfushori mund të ishte në garë për minutat e para kundër Alaves, dhe gjithçka po shkon sipas planit.

Sipas Diario AS, nëse Pedri përfundon pa probleme seancat e së enjtes dhe të premtes, ai mund të marrë rreth 15 minuta lojë këtë fundjavë.

Rikthimi i tij do të vinte 10 ditë para afatit fillestar të parashikuar prej gjashtë javësh. Megjithatë, edhe nëse luan ndaj Alaves, nisja titullar kundër Atletico Madrid mbetet e pamundur, por pritet të ketë ndikim më të madh nga stoli.

Opsionet e Flick në mesfushë për sfidën ndaj Atletico Madrid

Me rikthimin e Raphinhas dhe Joan Garcias, Barcelona ka rimarrë disa titullarë të rëndësishëm pas ndërprerjes së kombëtareve.

Mungesa e Ferminit pritet ta detyrojë Flick të formojë një mesfushë me Frenkie de Jong dhe Dani Olmo, ndërsa Eric Garcia ka qenë surpriza e trajnerit si mesfushor mbrojtës kundër Chelseat dhe Athletic Club.

Në varësi të gjendjes së Pedrit, në rolin e mesfushorit mbrojtës ndaj Atletico pritet të aktivizohet Eric Garcia ose Marc Casado, ndërsa Marc Bernal mbetet një opsion më i largët, por jo i pamundur. /Telegrafi/

Ylli i Barcelonës udhëton me skuadrën për Londër pavarësisht lëndimit

24 November 2025 at 09:40


Ylli i Barcelonës, Pedri, pritet të jetë pjesë e udhëtimit drejt Londrës për përballjen e radhës të Ligës së Kampionëve ndaj Chelseas.

Kjo ndodh edhe pse mesfushori spanjoll nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen, për shkak të lëndimit që e ka mbajtur jashtë fushave.

Pedri mbush 23 vjeç të martën, pikërisht ditën kur Barcelona përballet me Chelsean në “Stamford Bridge”. Sipas gazetarit të njohur Javier Miguel nga “Diario AS”, situata është e qartë:

“Pedri mund të udhëtojë në Londër për t’u çlodhur. E martja është ditëlindja e tij dhe ai do të donte ta festonte me shokët e skuadrës. Ai do të udhëtonte pa leje loje dhe është plotësisht e pamundur që të luajë”.


Pedri podria viajar a Londres para hacer piña. El martes es su cumpleaños (23) y querria celebrarlo con sus compañeros. Viajaria sin el alta y esta totalmente descartado que juegue.
— Javi Miguel Club (@fansjavimiguel) November 23, 2025


Ndërkohë që Pedri nuk do të ketë asnjë rol në sfidën e rëndësishme në kryeqytetin anglez, trajneri Hansi Flick merr një lajm shumë të mirë për repartin e mesfushës.

Frenkie de Jong, i cili mungoi në ndeshjen e fundjavës ndaj Athletic Bilbaos për shkak të pezullimit, do të rikthehet në dispozicion. Barcelona ia doli mbanë edhe pa dirigjentin holandez, duke triumfuar bindshëm me rezultat 4-0.

Megjithatë, De Jong pritet të rikthehet direkt në formacionin titullar për ndeshjen kundër kampionëve të Botës për klube, Chelseat, në atë që pritet të jetë një nga testet më të forta të sezonit për blaugranat./Telegrafi

Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës – pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë

19 November 2025 at 13:00


Faqja e specializuar e statistikave, Sofascore ka publikuar formacionin më të mirë të kualifikueseve evropiane për Kupën e Botës 2026, ku pjesë e tij është edhe një futbollist i kombëtares së Shqipërisë.

Mbrëmë (e martë) kanë përfunduar të gjitha ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, ku tashmë dihen 12 kombëtaret e para që do kanë siguruar kualifikimin nga pozita e parë, teksa katër tjera do ta synojnë një vend nga ‘play-off’-i.

Sofascore ka zgjedhur një rreshtim 4-3-3 për formacionin më të mirë të kualifikueseve evropiane për Kupën e Botës 2026.

Pjesë e këtij formacioni ka përfunduar edhe mbrojtësi i majtë i kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, me një notë mesatare prej 7.62.

Lojtari me notën më të lartë mesatare në formacion është Martin Odegaard i Norvegjisë me 8.76, ndërsa pas tij vijnë Kylian Mbappe dhe Pedri me notë mesatare 8.43.

Michael Olise (8.34), Jeremy Doku (8.33), Kevin de Bruyne (8.30) dhe Joao Cancelo (8.25) ishin lojtarët tjerë që patën notën mesatare mbi 8.

Notat më të ulëta në formacion shkuan për portierin Caoimhin Kelleher (7.58), Dan Burn (7.62) dhe Virgil Van Dijk (7.70). /Telegrafi/

Flick përballet me një problem që nuk e ka pasur kurrë më parë, tani i duhet të 'shpikë'

15 November 2025 at 10:46


Barcelona kthehet në La Liga të shtunën, më 22 nëntor, në një ndeshje sfiduese kundër Athletic Bilbao. Është gjithmonë një ndeshje e vështirë për shkak të forcës së kundërshtarit, por situata bëhet edhe më e komplikuar nga mungesat në skuadrën Blaugrana.

Hansi Flick do të ketë portierin Joan Garcia dhe sulmuesin Raphinha përsëri në skuadër, përveç ndonjë pengese në minutën e fundit, por trajneri i Barcelonës përballet me një problem serioz në mesfushë.

Për herë të parë që kur mori drejtimin e Barçës, ai do të jetë pa tre mesfushorët e tij më të mirë: Pedrin, Frenkie De Jongun dhe Gavin.

Mungesa e këtij të fundit nuk është krejtësisht e papritur, pasi ai ka qenë jashtë fushave për disa muaj pas një operacioni në meniskus, dhe është ende disa muaj larg rikthimit, me pritjet që të jetë midis janarit dhe shkurtit të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, mungesat e dy të tjerëve janë të përkohshme, megjithëse më serioze, pasi ata formojnë dyshen titullare në formacionin e Flick.

Sanksioni i De Jongut

Holandezi nuk do të jetë i disponueshëm pasi u përjashtua në ndeshjen e fundit kundër Celta Vigos. Pezullimi me një ndeshje u konfirmua nga Komiteti i Garave të enjten.

Ndërkohë, Pedri gjithashtu nuk do të jetë i disponueshëm pasi ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi. Lojtari nga Ishujt Kanarie po përmirësohet ndjeshëm, por nuk do të jetë i gatshëm në kohë për ndeshjen kundër Bilbaos.

Prandaj, Flick nuk ka zgjidhje tjetër veçse të improvizojë në mesfushë.

Casado synon të jetë titullar

Marc Casado duket se e ka siguruar vendin e tij në formacionin titullar. Ai është lojtari që ka zëvendësuar lojtarët titullarë kur ka qenë e nevojshme për t'u dhënë pushim.

Është e vërtetë që ai nuk mundi të luante kundër Celta Vigos pasi ndjeu shqetësim gjatë ngrohjes, por tani është rikuperuar plotësisht dhe gjithçka tregon se do të jetë titullar kundër Atletico Bilbaos.

Mungesa e ritmit të Bernalit

Flick po shqyrton disa mundësi të tjera. Njëra do të ishte të aktivizonte Marc Bernal përkrah Casado në pozicionin e mesfushës të dyfishtë. Është pozicioni i tij natyror, por problemi është se ai mezi ka luajtur këtë sezon.

Pjesëmarrja e tij ka qenë minimale - vetëm 32 minuta në të gjitha garat - duke e bërë të vështirë për të që të startojë për shkak të mungesës së formës fizike në ndeshje.

Eric Garcia dhe Christensen

Nga aty, Flick do të duhet të kërkojë lojtarë nga pozicione të tjera për të mbushur boshllëqet. Duke parë mbrojtjen, ai zbulon se Eric Garcia dhe Andres Christensen mund të luajnë në atë pozicion të dyfishtë.

Nuk është një pozicion i panjohur për ta, pasi ata kanë luajtur tashmë disa minuta aty këtë sezon. Ka të ngjarë që njëri prej të dyve të jetë partner i Casados në mesfushë.

Dani Olmo dhe Fermin Lopez

Opsioni tjetër vjen nga pozicionet sulmuese. Si Fermin ashtu edhe Olmo mund të luajnë aty, megjithëse është larg pozicionit të tyre natyror.

Olmo ka luajtur disa minuta më vonë këtë sezon. Ai është i aftë, por larg zonës së penalltisë humbet disi nga efektiviteti i tij në shënimin e golave.

E njëjta gjë vlen edhe për Fermin: mjafton të shikosh numrin e golave që ka shënuar për të kuptuar se sa më larg të jetë nga porta e kundërshtarit, aq më pak rrezik paraqet.

Rregullimi i sistemit

Flick mund ta modifikojë gjithashtu sistemin dhe të luajë me një mesfushor mbrojtës dhe dy mesfushorë të avancuar.

Kjo do t’i lejonte Fermit dhe Olmos, nëse do të luanin, të kontribuonin në mesfushë, ndërkohë që qëndronin gjithashtu afër zonës së penalltisë së kundërshtarit.

Kthimi i Raphinhas do të jetë po aq i rëndësishëm që skuadra të ruajë aftësitë e saj sulmuese.

/Telegrafi/

Koeman i rekomandon Barcelonës që të nënshkruajë me ‘Pedrin e ri’

12 November 2025 at 15:58


Kees Smit vazhdon të fitojë famë në futbollin evropian dhe po tërheq interesin e klubeve të mëdha. Vetëm 19 vjeç, mesfushori i ri i AZ Alkmaar po tërheq vëmendjen falë pjekurisë dhe potencialit të tij taktik.

Kees Smit ka shkëlqyer këtë sezon në Eredivisie me AZ Alkmaar, duke u bërë titullar i rregullt në mesfushë. Pavarësisht moshës së tij të re, ai ka shënuar statistika mbresëlënëse: dy gola, dy asistime dhe një saktësi pasimesh mbi 85%.

Trajneri i kombëtares holandeze, Ronald Koeman, një ish-trajner i Barcelonës, ishte ai që bëri krahasimin: "Unë shoh gjëra të Pedrit tek ai."

Koeman deklaroi se "kthimet, përdorimi i të dy këmbëve, vizioni... kjo është ajo që pashë te Pedri dhe ajo që po shoh te Kees Smit". Ky miratim nga trajneri përforcon interesin e Barcelonës për talentin holandez.

Për më tepër, Kees Smit nuk e fsheh admirimin e tij për Barcelonën. Ai vetë deklaroi se "ndjek pothuajse çdo ndeshje të Barçës" dhe se e ndjek nga afër Pedrin.

Kjo lidhje emocionale përforcon idenë se, nëse do të lindte një mundësi, klubi katalunas do të ishte një destinacion i dëshirueshëm.

Ndikimi i Barcelonës dhe roli i holandezit të ri

Barcelona e ka njohur Kees Smit që kur ishte 17 vjeç. Ai është një nga ato talente që ata e kanë ndjekur prej disa muajsh.

Në këtë kuptim, mbështetja e Koeman mbart një peshë të konsiderueshme. Fakti që dikush që ka drejtuar Barcelonën dhe e njeh mirë filozofinë e klubit e admiron Kees Smitin, forcon vlerën e tij në treg dhe potencialin e tij për t’u përshtatur brenda organizatës së Barcelonës.

Në të njëjtën kohë, Kees Smit ka qenë i përfshirë me ekipin U-21 të Holandës, dhe megjithëse ende nuk e ka bërë debutimin në ekipin e parë, thirrja e tij vjen pas lëvdatave nga Koeman.

Barcelona, e cila aktualisht po kalon një ripërtëritje gjeneratash, do ta shihte Kees Smit si një lojtar modern: lëvizje të mira, aftësi për të thyer linjat dhe shkathtësi në mesfushën krijuese. Këto karakteristika i japin atij një avantazh ndaj opsioneve të tjera. /Telegrafi/

Barcelona është optimiste për dëmtimin e Pedrit mes krizës në mesfushë

12 November 2025 at 08:36


Barcelona po përballet me mungesa të rëndësishme në mesfushë, por duket se Hansi Flick mund të marrë së shpejti lajme pozitive.

Pas dëmtimit të rëndë në kofshë gjatë El Clasicos ndaj Real Madridit, Pedri po tregon përparim të dukshëm në procesin e rikuperimit.

Sipas Marca, 22-vjeçari mund të jetë gati për sfidën ndaj Athletic Bilbao menjëherë pas pushimit ndërkombëtar.

Megjithatë, stafi mjekësor dhe trajneri Flick nuk do të rrezikojnë rikthimin e parakohshëm të tij, duke qenë të vetëdijshëm për historinë e shpeshtë të lëndimeve që ka pësuar mesfushori.

Edhe nëse Pedri do të rikthehej para muajit dhjetor, kjo do të konsiderohej një lajm shumë pozitiv për skuadrën katalanase.

Në të njëjtën kohë, Mundo Deportivo raporton se Raphinha është në fazën e fundit të rikuperimit.

Sulmuesi brazilian është stërvitur në fushë për të dytën ditë radhazi dhe pritet t’i bashkohet grupit brenda pak ditësh.

Barcelona pret të ketë në dispozicion Raphinha, Joan Garcia dhe Marc Casado për ndeshjen kundër Athletic Bilbao më 22 nëntor.

Kthimi i Casados pritet të lehtësojë mungesat në mesfushë, veçanërisht me Gavin jashtë dhe Frenkie de Jong të pezulluar.

Në këto kushte, Dani Olmo dhe Fermin Lopez mbeten opsionet kryesore të Flickut, ndërsa pritet që edhe të rinjtë Marc Bernal e ndoshta Eric Garcia të marrin më shumë minuta në mesfushë. /Telegrafi/

Inteligjenca Artificiale zgjedh se kush duhet të jetë zëvendësues i Pedrit tek Spanja pas lëndimit

7 November 2025 at 21:25


Një sistem i Inteligjencës Artificiale, i zhvilluar nga Olocip ka identifikuar Edu Expositon si zëvendësimin më të mirë të mundshëm për Pedrin në kombëtaren e Spanjës.

Mesfushori i Espanyol kryeson renditjen e AI me një vlerë prej 3.86, pak përpara Martín Zubimendi të Arsenalit (3.80), i cili tashmë është ftuar nga Luis de la Fuente.

Vlerësimi bazohet në cilësinë e veprimeve të një lojtari — pra, në ndikimin që ata kanë në shënimin ose parandalimin e golave dhe jo në sasinë e tyre.

Edu Exposito

Ndër opsionet më të vlerësuara nga AI, tre janë tashmë pjesë e skuadrës: Pablo Fornals (Betis), Alex Baena dhe Pablo Barrios (Atletico Madrid).

Megjithatë, lojtarë si Brais Méndez (Real Sociedad) dhe Santi Comesana (Villarreal) gjithashtu u vlerësuan lart, por nuk u përzgjodhën.

Pavarësisht se është lënë jashtë nga Luis de la Fuente, Olocip e rendit Expositon si lojtarin e nëntë më të vlefshëm në La Liga këtë sezon, përpara Vinicius Junior, me vetëm Kylian Mbappe të Real Madrid që ka gjeneruar më shumë vlerë./Telegrafi/

"Yamal nuk është mjaftueshëm i mirë për Real Madridin, ndërsa Pedri është ideal" - Zamorano flet për yjet e Barcelonës

5 November 2025 at 21:23


Ish-sulmuesi i Real Madridit, Ivan Zamorano, ka shkaktuar polemika duke pretenduar se Lamine Yamal nuk e ka shpirtin e Real Madridit.

Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi mesfushorin Pedri, duke e quajtur atë një fenomen dhe se ka gjithçka çfarë i duhet të luajë te mbretërit.

Zamorano luajti për Real Madridin nga viti 1992 deri në vitin 1996, ndërsa pastaj kaloi te Interi, ku luajti për disa sezone.

"Nuk do ta transferoja kurrë Yamalin. Ai është një yll, por nuk ka thelbin që duhet të ketë një lojtar i Real Madridit".

"Nga ana tjetër, Pedri është një fenomen. Ai është i përulur, flet vetëm kur ka nevojë. Ai ka gjithçka që duhet të ketë një lojtar i Real Madridit”, deklaroi Zamorano.

Ai iu referua gjithashtu deklaratave të fundit të Yamal se Real Madridi vetëm ankohet dhe përfundon duke vjedhur.

“Nuk e kam dëgjuar kurrë Messin të thotë diçka të tillë, dhe ai është më i miri në botë”, tha kiliani. /Telegrafi/

Formacioni më i mirë i vitit 2025 sipas FIFPro: Kombinimi perfekt i talentit të ri dhe yjeve të mëdhenj - sulmi i frikshëm

3 November 2025 at 17:30


Organizata globale që përfaqëson futbollistët profesionistë, FIFPro, ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2025.

Në këtë “Best XI” janë përfshirë vetëm futbollistë nga klubet më të mëdha të Evropës – si Barcelona, PSG, Manchester City, Chelsea dhe Real Madrid – duke reflektuar dominimin e këtyre gjigantëve në futbollin modern.

Në portë ndodhet Gianluigi Donnarumma, tashmë pjesë e Manchester Cityt, i cili fitoi vendin falë paraqitjeve heroike me PSG-në sezonin e kaluar.

Përpara tij, në mbrojtje, janë dy ish-bashkëlojtarë nga Parisi, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes, ndërsa treshen e plotëson veterani i Liverpoolit, Virgil van Dijk, që vazhdon të ruajë nivelin më të lartë në moshën 34-vjeçare.

Mesfusha përbëhet nga një kombinim i talentit të ri dhe përvojës: Cole Palmer nga Chelsea, që po shkëlqen me kreativitetin e tij; Jude Bellingham i Real Madridit, lideri i padiskutueshëm i mesfushës; Pedri nga Barcelona, që rikthehet fuqishëm pas lëndimeve; dhe Vitinha i PSG-së, që po rritet si një motor i vërtetë i skuadrës pariziene.

Në sulm, treshja është thjesht spektakolare: Lamine Yamal i Barcelonës, vetëm 18 vjeç, që është sensacioni më i ri i futbollit botëror; Kylian Mbappé, tashmë ikonë e Real Madridit, që po vazhdon të udhëheqë me gola.

Ky formacion nuk do të kishte kuptim pa Ousmane Dembele, ylli i madh i Paris Saint-Germain.

Formacioni i FIFAPro

Votat e lojtarëve profesionistë kanë nxjerrë, një gjenerat të futbollistëve që po dominojnë Evropën – një përzierje perfekte mes yjeve të afirmuar dhe talenteve që do të përcaktojnë të ardhmen e sportit më të dashur në planet. /Telegrafi/

Zbulohet diagnoza e lëndimit të Pedrit dhe është më e rëndë se sa u mendua fillimisht

30 October 2025 at 18:54


Barcelona po kalon një moment të vështirë aktualisht, dhe pas një humbjeje në ‘El Clasico’, tani gjendet pesë pikë pas rivalëve të tyre, Real Madrid.

Tani ata do të duhet të ringrihen përsëri pa lojtarin e sezonit deri tani, Pedri.

Mesfushori 22-vjeçar u përjashtua nga loja për shkak të kartonit të kuq, por aty pësoi edhe një lëndim në tendinën e kofshës, që u zbulua pas kryerjes së testeve në qendrën stërvitore të Barcelonës.

Fillimisht pritej që ai të mungonte për rreth një muaj, por tani Hansi Flick do të duhet të riorganizojë mesfushën e tij për pjesën më të madhe të mbetur të vitit 2025.

Ndërkohë që ishte e njohur se ai do të mungonte në ndeshjen ndaj Elches këtë fundjavë për shkak të pezullimit, Diario AS raporton se Pedri do të humbasë më së shumti të paktën tetë ndeshje.

Pedri

Në vend të tre javëve të raportuara fillimisht, Pedri do të mungojë rreth dyfish më shumë kohë.

Flick do të jetë pa të për ndeshjet ndaj Elche, Club Brugge, Celta Vigo, Athletic Bilbao, Chelsea, Alaves, Atletico Madrid dhe Real Betis.

Veçanërisht ndeshjet jashtë fushe ndaj Chelsea dhe Real Betis duken shumë më të vështira pa Pedri, ndërsa një përballje në shtëpi ndaj Atletico Madrid mund të jetë gjithashtu vendimtare në garën për titull.

Duke qenë se tashmë janë në disavantazh, Barcelona ka një detyrë të vështirë për të shmangur humbjen e mëtejshme të terrenit./Telegrafi/

U lëndua ndaj Real Madridit, Pedri do t’i humbasë këto ndeshje të rëndësishme

29 October 2025 at 17:55


Mesfushori i Barcelona, Pedri Gonzalez, ka pësuar një lëndim muskulor, i zbuluar menjëherë pas ndeshjes së 'El Clasico', sipas të përditshmes spanjolle Mundo Deportivo.

22-vjeçari ishte tashmë i pezulluar për përballjen e këtij fundjave kundër Elche, por analizat kanë treguar se ai do të mungojë edhe në dy ndeshje të tjera.

Pedri gjithashtu nuk do të jetë në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Club Brugge dhe në ndeshjen e radhës së La Ligas jashtë fushe ndaj Celta Vigos.

Pedri

Ky është një tjetër pengesë për yllin spanjoll, i cili ka pasur vështirësi me dëmtime përsëritëse muskulore gjatë dy sezoneve të fundit.

Barcelona shpreson ta ketë sërish në dispozicion pas pushimit ndërkombëtar ndërsa vazhdon luftën për tituj këtë sezon.

Kujtojmë se më parë klubi kishte ndërmarrë veprime të veçanta për t’i adresuar këto problem, përfshirë analizë muskulore, biopsi, dhe program të personalizuar stërvitjeje të forcës për të zvogëluar rrezikun e rikthimit të dëmtimeve./Telegrafi/

Renditja për Topin e Artë 2026: Lideri nuk është Kane apo Mbappe, ndërsa Yamal dhe Dembele janë jashtë top 10

16 October 2025 at 21:48


Një muaj më parë u nda Topi i Artë 2025, dhe menjëherë pas fitores së Ousmane Dembele, fokusi është zhvendosur drejt identifikimit të favoritëve të mundshëm për vitin 2026.

Tribuna.com ka nisur projektin në formatin klasik të renditjes, ku do të pasqyrohen rregullisht kandidatët kryesorë për Topin e Artë, bazuar në paraqitjet e tyre gjatë gjithë sezonit.

Zakonisht, pranvera është periudha vendimtare (sidomos me Kupën e Botës 2026 në horizont), por edhe performanca e qëndrueshme gjatë vitit ka peshë të madhe — dhe, për më tepër, është interesante të vëzhgohen lojtarët që shkëlqejnë në faza të ndryshme të sezonit 2025/26.

Dy muajt e parë të sezonit janë mjaftueshëm për të krijuar renditjen e parë të përkohshme. Sigurisht që përzgjedhja ka një dozë subjektiviteti, por kriteret kryesore janë: Performancat individuale dhe statistikat, ndikimi në ekip dhe rezultatet e skuadrës dhe prania në media dhe buja që krijojnë (një faktor që nuk mund të neglizhohet në epokën e rrjeteve sociale).

15. Christian Pulisic (Milan)

I vetmi lojtar në “Top 15” që nuk garon në kupat evropiane – por më i miri në këtë kategori. Statistikat e tij janë mbresëlënëse: 8 kontribute në gola (6 gola + 2 asistime) në 8 ndeshje. Do të kishte pasur më shumë, po të kishte shënuar penalltinë ndaj Juventusit në rezultatin 0-0. Pulisic është gjithashtu lider në 7 ligat më të forta evropiane për “xG + asistime për 90 minuta”, duke përjashtuar penalltitë.

Christian Pulisic

14. Ousmane Dembele (PSG)

Mbulimi mediatik e mban në listë – si fituesi aktual i Topit të Artë, pavarësisht fillimit të ngadalshëm për shkak të lëndimeve. Ka luajtur vetëm katër ndeshje, me 2 gola dhe 2 asistime. Nga antihero në protagonist, rruga e Dembele drejt majës ka qenë e veçantë. Megjithatë, ai është në vendin e 14-të dhe rrezikon të bjerë nga “Top 15” nëse nuk kthehet shpejt në formën e duhur.

Ousmane Dembele

13. Kevin De Bruyne (Napoli)

Rikthimi i 34-vjeçarit ka tejkaluar pritjet. Ai po shkëlqen te Napoli, që kryeson Serie A dhe ka marrë fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve falë asistimeve të tij. Me 5 gola në 8 ndeshje dhe dominim në statistika kreative, De Bruyne tregon se ende mund të bëjë diferencën — megjithëse qëndrueshmëria mbetet problem në disa ndeshje.

Kevin De Bruyne

12. Declan Rice (Arsenal)

Lideri i padiskutueshëm i Arsenalit. Rice është “motori” i skuadrës, po aq i vlefshëm në mbrojtje dhe në ndërtim loje. Ai merr përsipër goditjet standarde dhe shpesh është vendimtar në duele të ngushta Falë kontributit të tij, Arsenali është ngjitur në vendin e parë në Ligën Premier.

Declan Rice

11. Lamine Yamal (Barcelona)

Një tjetër histori me shumë bujë mediatike. Edhe pse lëndimet e kanë penguar, 18-vjeçari ka 2 gola dhe 4 asistime në 5 ndeshje.
Një dëmtim i fundit mund ta mbajë jashtë për disa javë – por Barcelona shpreson ta rikthejë shpejt në formë për të ruajtur ritmin.

Lamine Yamal

10. Dominik Szoboszlai (Liverpool)

Hungarezi është kthyer në një element kyç të Liverpoolit – 10 paraqitje si titullar në 11 ndeshje. Ai është bërë “Valverde i Liverpoolit” me shumëfunksionalitetin e tij: luan në disa pozicione, shënon nga goditjet e dënimit dhe kontribuon në organizimin e lojës (2 asistime në 10 ndeshje).

Dominik Szoboszlai

9. Julian Alvarez (Atletico Madrid)

Statistikat e tij janë të shkëlqyera: 7 gola + 4 asistime në 12 ndeshje. Megjithatë, forma e tij nuk është reflektuar në suksesin e skuadrës, pasi Atletico ka pasur disa luhatje. Dy golat e tij në derbi kundër Real Madridit mbeten kulmi i sezonit deri më tani.

Julian Alvarez

8. Michael Olise (Bayern Munich)

Francezi është bërë një faktor kyç në suksesin perfekt të Bayern Munich këtë sezon. Me 5 gola dhe 4 asistime në 10 ndeshje, Olise po shfaq ndikim të madh në çdo sektor të sulmit. Në këtë formë, ai është ndër më të rëndësishmit për kampionët gjermanë.

Michael Olise

7. Arda Guler (Real Madrid)

Turku i ri po shkëlqen nën trajnerin Xabi Alonso. Ai ka marrë rolin e një dirigjenti të vërtetë në mesfushë, duke kontrolluar tempin e lojës dhe duke marrë pjesë aktive në sulm. Statistikat e tij: 4 gola dhe 6 asistime në 16 ndeshje. Tifozët e Real Madridit tashmë e krahasojnë partneritetin e tij me Mbappe me duon legjendare Ozil–Ronaldo.

Arda Guler

6. Vitinha (PSG)

Fituesi i vendit të tretë në Topin e Artë 2025 ka ruajtur nivelin. Ai mbetet ndër më të qëndrueshmit e PSG-së dhe shpesh shihet si “asistent trajneri” në fushë. Edhe pse ende nuk ka ndikuar në trofetë e klubit këtë sezon, performancat e tij janë të jashtëzakonshme.

Vitinha

5. Pedri (Barcelona)

Pedri është zemra e Barcelonës. Ai përcakton stilin dhe ritmin e skuadrës, me inteligjencë të lartë taktike dhe kontroll të lojës.
Në një skuadër që ende po kërkon ekuilibrin, Pedri duket si i vetmi që po luan në mënyrë të qëndrueshme — dhe kjo e ngre më lart se Vitinha.

Pedri

4. Erling Haaland (Manchester City)

15 gola dhe 2 asistime në 13 ndeshje – Haaland është rikthyer në versionin e tij më të mirë. Megjithatë, Man City po kalon disa vështirësi, duke humbur pikë në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve. Kjo e mban norvegjezin jashtë “Top 3-shes”.

Erling Haaland

3. Kylian Mbappe (Real Madrid)

Mbappe ka shënuar në 11 nga 12 ndeshjet me klubin dhe Kombëtaren këtë sezon. Ai është integruar plotësisht te Real Madrid dhe po ruan formën që e bëri kampion në pranverë. Megjithatë, disa pengesa – përfshirë rezultatet e paqëndrueshme të Realit – e ndalin ta kryesojë renditjen.

Kylian Mbappe

2. Harry Kane (Bayern Munich)

Në aspektin numerik, askush nuk e kalon: 21 gola dhe 4 asistime në 15 ndeshje. Kane është përshtatur shkëlqyeshëm në Gjermani dhe po udhëheq Bayern drejt një sezoni perfekt. Me këtë ritëm, ai është pretendent serioz për Topin e Artë 2026.

Harry Kane

1. Nuno Mendes (PSG)

Lider surprizë. Rezultatet e fundit tregojnë se nën kriteret e reja të vlerësimit (sidomos pas përfshirjes së UEFA-s), lojtarët e nënvlerësuar po marrin më shumë vlerësim – ashtu si Rodri dhe Vitinha vitin e kaluar. Mendes ka qenë fantastik në javët e fundit: asistime, gola dhe paraqitje të klasit kundër Barcelonës dhe Lille. Mbrojtësi i krahut ka bërë gjithçka që një lojtar modern mund të bëjë – dhe për momentin, meriton majën e renditjes. Edhe pse me kalimin e sezonit mund të bjerë nga vendi i parë, momentalisht Nuno Mendes është lideri i padiskutueshëm i Renditjes së Fuqisë për Topin e Artë 2026.

Nuno Mendes

/Telegrafi/

❌
❌