❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 January 2026Main stream

Strukturat e MIE-s në terren për normalizimin e situatës nga reshjet

6 January 2026 at 13:49

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Reshje intensive shiu dhe dĂ«bore kanĂ« pĂ«rfshirĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e vendit prej 24 orĂ«sh, duke shkaktuar problematika tĂ« ndryshme nĂ« akset rrugore, furnizimin me energji elektrike dhe sistemet e ujĂ«sjellĂ«sit.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur sot se të gjitha strukturat nën varësinë e ministrisë dhe kontraktorët e kompanive të mirëmbajtjes janë në terren që nga momenti i parë dhe po ndërhyjnë për normalizimin e situatës.

Në zonën veriore reshjet kanë qenë të intensitetit të lartë, duke sjellë rënie gurësh dhe prurje të mëdha uji. Në aksin Bogë-Theth ka reshje dëbore. Problematika ka pasur edhe në akset Bajram Curri-Valbonë; Ura Bujan-Qafë Morinë; Bajram Curri-Fierzë; Dedaj-Bogë; Kukës-Krumë; Kukës-Shishtavec-Skuraj-Peshkopi; Dushaj-Lekbibaj ku ka rrëshqitje në kilometrin 4, dhe po punohet për largimin e materialit; Vorë-Maminas ku ka prezencë të ujit në kilometrin 2.

Sa i përket furnizimit me energji, aktualisht, në vend janë 22 fidera jashtë funksionit. Më e prekur është zona e Durrësit për shkak të motit të keq dhe prurjes së ujit në kabina.

Zv.kryeministrja Balluku bëri të ditur se të gjitha linjat që furnizojnë hidrovorët janë në funksion, përveç segmentit në Synej të Kavajës, ku po punohet. Linjat 35 kV dhe nënstacionet furnizojnë normalisht.

Nga ana tjetër, të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal, ndërsa brigadat e linjave dhe nënstacioneve janë në gatishmëri.

Në nënstacionin Rrashbull 220/110 kV ka prani të shtuar uji, dhe ekipet e OST-së, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, po marrin masat e nevojshme.

Lidhur me situatën në kaskadën e Drinit, Balluku informoi se prurjet në HEC-in e Komanit dhe HEC-in e Vaut të Dejës janë të larta, pa shfaqur tendencë rënieje.

Të gjitha njësitë prodhuese, 9 agregatët, janë në funksion me kapacitet të plotë, uji përpunohet për funksionimin e njësive dhe pjesa tjetër shkarkohet për sigurinë e veprave prodhuese.

Duke u ndalur në situatën e furnizimit me ujë, zv.kryeministrja Balluku tha se në rajonin e Durrësit situata paraqitet e rënduar për shkak të reshjeve intensive.

Të gjitha stacionet e pompave janë në funksion, niveli i kanalit të hidrovorit është maksimal, dhe grupet e punës monitorojnë situatën në terren. Në pjesën tjetër të vendit, sistemet e furnizimit me ujë dhe kanalizimet janë nën kontroll dhe funksionojnë normalisht.

Ndërsa porti i Durrësit funksionon normalisht, imbarkimi i pasagjerëve në tragete vijon.

Në portin e Vlorës nisjet e trageteve mbeten të varura nga kushtet e motit dhe kapiteneria ka pezulluar daljen e anijeve të vogla.

Në portin e Sarandës situata paraqitet e qetë dhe linja me Korfuzin operon normalisht.

NĂ« aeroportin “NĂ«nĂ« Tereza” operimet vazhdojnĂ« normalisht, megjithĂ«se kushtet meteorologjike nĂ« zonĂ«n pĂ«rreth mbeten tĂ« ngarkuara.

1 nga 5

/r.e/a.f/

The post Strukturat e MIE-s në terren për normalizimin e situatës nga reshjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TIA: Fluturimet mund të ndryshojnë orar për shkak të motit të keq

6 January 2026 at 12:46

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Tirana International Airport (TIA) njofton se pĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« pafavorshme tĂ« motit, disa fluturime mund tĂ« pĂ«sojnĂ« ndryshime nĂ« oraret e parashikuara.

Sipas TIA-s, operacionet në aeroport vazhdojnë normalisht, ndërsa stafi është në koordinim të vazhdueshëm për të siguruar mbarëvajtjen e shërbimeve dhe për të garantuar sigurinë e pasagjerëve.

Pasagjerëve u rekomandohet të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre përpara nisjes dhe të qëndrojnë në komunikim të drejtpërdrejtë me linjën ajrore për çdo përditësim të mundshëm.

/a.f/r.e/

The post TIA: Fluturimet mund të ndryshojnë orar për shkak të motit të keq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 5 January 2026Main stream

Tatimpaguesit do të aplikojnë online për shmangien e tatimit të dyfishtë

5 January 2026 at 17:16


TIRANË, 5 janar/ATSH/ Administrata Tatimore informon tĂ« gjithĂ« tatimpaguesit se, duke filluar nga 1 janari 2026, procedura pĂ«r zbatimin e marrĂ«veshjes pĂ«r eliminimin e tatimit tĂ« DyfishtĂ« do tĂ« kryhet ekskluzivisht online, pĂ«rmes platformĂ«s digjitale tĂ« AdministratĂ«s Tatimore.

Tatimpaguesit duhet të plotësojnë formularin elektronik përkatës dhe të ngarkojnë dokumentacionin shoqërues, sipas kriterëve, procedurave dhe afateve të përcaktuara në legjislacionin tatimor dhe aktet nënligjore përkatëse. Ngarkimi elektronik i dokumentacionit duhet të bëhet brenda afateve ligjore, për të përfituar lehtësitë tatimore që rrjedhin nga zbatimi i marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Në rastet kur sistemi digjital nuk mundëson përkohësisht ngarkimin elektronik të dokumentacionit ose paraqiten probleme teknike të verifikuara, tatimpaguesit kanë të drejtë të dorëzojnë dokumentacionin në formë fizike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke shpjeguar arsyen e pamundësisë së dorëzimit elektronik.

Administrata Tatimore fton tatimpaguesit të informohen paraprakisht mbi mënyrën e përdorimit të platformës dhe dokumentacionin e nevojshëm, duke përdorur udhëzuesin zyrtar të publikuar në faqen e YouTube të Administratës Tatimore. /j.p/

The post Tatimpaguesit do të aplikojnë online për shmangien e tatimit të dyfishtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: 22% e emigrantëve shqiptarë janë rikthyer në vend

5 January 2026 at 14:55

TIRANË, 5 janar/ATSH/ ShqipĂ«ria po pĂ«rjeton njĂ« rritje tĂ« dukshme tĂ« rikthimit tĂ« emigrantĂ«ve.

Sipas të dhënave të Anketës Kombëtare të Migracionit 2024, e realizuar nga INSTAT në bashkëpunim me Bankën Botërore, 22% e emigrantëve shqiptarë janë rikthyer në vend.

Të dhënat tregojnë se vetëm gjatë 12 viteve të fundit, 109 mijë shqiptarë janë kthyer në Shqipëri. Nga këta, gati gjysma, ose 45%, janë rikthyer midis viteve 2020 dhe 2024, duke treguar se ritmi i kthimeve është përshpejtuar ndjeshëm në vitet e fundit.

Sa i përket moshës, shumica e personave të rikthyer janë mbi 35 vjeç, ndërsa 29% janë 25-34 vjeç. Vetëm 9% janë të rinj 15-24 vjeç, që tregon se rikthimi i emigrantëve përqendrohet kryesisht tek të rriturit që janë të gatshëm për të punuar.

Shumica e të rikthyerve vijnë nga Italia dhe Greqia, ndërsa emigrantët që jetojnë në vende më të largëta kthehen më rrallë.

Sa i përket punësimit, meshkujt e rikthyer punësohen në masën 67%, krahasuar me shkallën prej 59% për meshkujt jomigrantë.

Ndërsa femrat e rikthyera kanë një performancë të ngjashme me femrat jomigrante (34% krahasuar me 36%).

Shkalla e vetëpunësimit te të rikthyerit është rritur me kalimin e kohës. Nga 7% për ata që u kthyen midis viteve 2000-2004 në 29% për ata që u kthyen gjatë viteve 2015-2024, duke arritur kulmin, 34% për ata që u kthyen në periudhën 2010-2014.

Gratë që kthehen herët kanë një shkallë më të lartë të vetëpunësimit (41%) krahasuar me meshkujt (25%).

Shumica e vetëpunësimeve janë punë individuale (91-93%), por të rikthyerit janë më të prirur të bëhen punëdhënës me punonjës të paguar, veçanërisht ata që kanë kaluar më shumë se gjashtë vjet jashtë vendit.

1 nga 3

/r.e/a.f/

The post INSTAT: 22% e emigrantëve shqiptarë janë rikthyer në vend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Doganat arkëtuan 240 miliardë lekë në 2025-ën, rritje e të ardhurave nga karburantet dhe akcizat

5 January 2026 at 12:03

TIRANË, 5 janar/ATSH/ Administrata Doganore ka mbyllur vitin 2025 me tĂ« ardhura nĂ« vlerĂ«n 240 miliardĂ« lekĂ«, ose rreth 2,5 miliardĂ« euro. Krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«, janĂ« mbledhur rreth 10 miliardĂ« lekĂ« mĂ« shumĂ«, duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 4,3%.

Gjatë vitit 2025, sipas raportit të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, forcimi i lekut ndaj valutave të huaja ka ndikuar negativisht në të ardhurat, duke sjellë një humbje prej rreth 9,5 miliardë lekësh. Nëse ky efekt nuk do të kishte ndodhur, rritja reale e të ardhurave do të ishte rreth 19,5 miliardë lekë, ose 10% më shumë se një vit më parë.

Në raport me planin vjetor, të ardhurat u realizuan në masën 98%. Por duke marrë parasysh ndikimin e kursit të këmbimit, rezulton se realisht janë mbledhur rreth 5 miliardë lekë më shumë se plani, ose 103,3% e tij.

Sipas Administratës Doganore, këto rezultate janë arritur falë menaxhimit më të mirë, kontrolleve më të forta në dogana dhe masave për të luftuar evazionin fiskal, të cilat kanë ndihmuar në rritjen e mbledhjes së të ardhurave.

Viti 2025 solli gjithashtu rritje të ndjeshme të të ardhurave nga mallrat e akcizës. zhdoganimi i karburanteve arriti në rreth 760 mijë tonë, ose 75 mijë tonë më shumë se një vit më parë. Zhdoganimi i cigareve arriti në 3450 tonë, duke kaluar planin dhe duke u rritur me 250 tonë krahasuar me vitin 2024.

Po ashtu, u shënua rritje edhe në zhdoganimin e kafesë me rreth 500 tonë dhe të birrës me rreth 1 mijë tonë më shumë se një vit më parë.

/a.f/r.e/

The post Doganat arkëtuan 240 miliardë lekë në 2025-ën, rritje e të ardhurave nga karburantet dhe akcizat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Universitetet, përfituesit kryesorë të fondeve për kërkimin shkencor

4 January 2026 at 13:39

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« tĂ« dhĂ«na mbi fondet e alokuara nga buxheti i shtetit pĂ«r aktivitetet e KĂ«rkimit Shkencor dhe Zhvillimit (GBARD) nĂ« ShqipĂ«ri.

Sipas statistikave, në vitin 2024, shpenzimet e buxhetit të shtetit për kërkimin shkencor dhe zhvillimin përbënin 0,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) kanë përfituar pjesën më të madhe të financimit, duke marrë 54,7% të totalit të fondeve, ndërsa sektori qeveritar ka përfituar 43,8% dhe sektori privat jofitimprurës 1,5%.

Sipas klasifikimit të objektivave socio-ekonomike (NABS), rreth 52,6% e fondeve janë vënë në funksion të përmirësimit të njohurive të përgjithshme, kryesisht përmes kërkimit dhe zhvillimit të financuar nga universitetet.

/j.p/r.e/

The post Universitetet, përfituesit kryesorë të fondeve për kërkimin shkencor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ARRSH: Qarkullimi rrugor normal në të gjitha akset

3 January 2026 at 11:35


TIRANË, 3 janar/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bĂ«ri tĂ« ditur sot se qarkullimi i mjeteve vijon normalisht nĂ« tĂ« gjitha akset rrugore tĂ« vendit, ndĂ«rsa gjatĂ« natĂ«s reshjet e dĂ«borĂ«s kanĂ« pushuar.

Aktualisht territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar, ndërsa temperaturat kanë pësuar rritje.

Grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve nga rënia e gurëve dhe inerteve, si dhe për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka pasur nevojë, me qëllim parandalimin e ngricave.

Autoriteti Rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht gjatë udhëtimeve drejt zonave malore ku ka ende prezencë dëbore.

/a.f/

The post ARRSH: Qarkullimi rrugor normal në të gjitha akset appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga janari, 144 mijë punonjës të administratës publike përfitojnë rritje page

3 January 2026 at 11:07

TIRANË, 3 janar/ATSH/ Me buxhetin e vitit 2026 nis zbatimi i masave financiare qĂ« synojnĂ« rritjen e tĂ« ardhurave dhe pĂ«rmirĂ«simin e fuqisĂ« blerĂ«se pĂ«r punonjĂ«sit nĂ« sektorin publik dhe privat.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot se paga minimale në shkallë vendi do të rritet në 500 euro, masë nga e cila pritet të përfitojnë rreth 308 mijë punonjës në sektorin publik dhe privat që aktualisht paguhen nën këtë nivel.

“Po kĂ«shtu, nga muaji janar nis edhe rritja e pagave pĂ«r rreth 144 mijĂ« punonjĂ«s tĂ« administratĂ«s publike”, deklaroi Malaj.

Rritja e pagave do të përfshijë, përveç administratës publike, edhe sektorë të rëndësishëm për shërbimet ndaj qytetarëve, si arsimi, shëndetësia dhe strukturat e rendit, përfshirë uniformat blu.

1 nga 2

/a.f/

The post Nga janari, 144 mijë punonjës të administratës publike përfitojnë rritje page appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kufizohet përdorimi i cash-it, bizneset detyrim për pajisjen me POS

3 January 2026 at 09:49

TIRANË, 3 janar/ATSH/ Ndryshimet e miratuara nĂ« ligjin “PĂ«r procedurat tatimore nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ sjellin masa tĂ« reja pĂ«r uljen e pĂ«rdorimit tĂ« parasĂ« nĂ« dorĂ«, formalizimin e ekonomisĂ« dhe rritjen e transparencĂ«s nĂ« transaksionet ekonomike, duke pĂ«rfshirĂ« detyrimin e bizneseve pĂ«r pajisjen me terminale “POS” dhe shtrĂ«ngimin e rregullave pĂ«r pagesat cash.

Ligji parashikon uljen e kufirit të lejuar për pagesat me para në dorë ndërmjet bizneseve nga 150 mijë lekë në 100 mijë lekë, me qëllim rritjen e gjurmueshmërisë së transaksioneve dhe reduktimin e evazionit fiskal përmes nxitjes së përdorimit të pagesave bankare.

Njëkohësisht, vendoset kufi edhe për transaksionet cash që personat fizikë, individët e vetëpunësuar dhe tregtarët apo entitetet kryejnë me individë, kur vlera e transaksionit tejkalon 500 mijë lekë, si pjesë e përpjekjeve për të kufizuar qarkullimin e parasë jashtë sistemit financiar formal.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« politikave pĂ«r nxitjen e pagesave elektronike, ndryshimet ligjore parashikojnĂ« edhe detyrimin pĂ«r pajisjen me terminale “POS” nĂ« pikat e shitjes pĂ«r tatimpaguesit qĂ« kryejnĂ« veprimtari ekonomike me pagesa nĂ« para nĂ« dorĂ«, sipas afateve tĂ« pĂ«rcaktuara.

Sipas Ministrisë së Financave, ky detyrim duhet të përmbushet deri më 30 maj 2026 nga bizneset që operojnë në sektorin e turizmit dhe transportit, ndërsa për të gjitha bizneset e tjera afati përfundimtar është 31 dhjetori 2026.

Ndryshimet në ligj përfshijnë edhe përjashtimin nga kamatëvonesat për institucionet publike, në rastet kur mosrespektimi i afateve të deklarimit apo pagesës së detyrimeve vjen si rezultat i zbatimit të akteve ligjore ose nënligjore me efekte prapavepruese, apo i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, duke synuar shmangien e penaliteteve që burojnë nga faktorë të pavarur nga vullneti i institucioneve.

Po ashtu, parashikohen sanksione administrative ndaj prodhuesve ose mirëmbajtësve të softuerëve të pajisjeve fiskale, në rastet e refuzimit të bashkëpunimit me administratën tatimore, me qëllim sigurimin e bashkëpunimit të plotë gjatë proceseve të verifikimit dhe kontrollit të pajisjeve fiskale të konfiskuara dhe forcimin e funksionimit të sistemit të fiskalizimit.

Ligji u njeh gjithashtu tatimpaguesve individë të drejtën për të korrigjuar deklaratën vjetore të të ardhurave personale brenda gjashtë muajve nga data e dorëzimit, me mundësinë për të kryer jo më shumë se dy korrigjime, ndërsa afati për dorëzimin e deklaratave të ndryshuara reduktohet nga 36 muaj në 24 muaj, në funksion të rritjes së korrektësisë dhe vetëdeklarimit të të ardhurave.

/a.f/

The post Kufizohet përdorimi i cash-it, bizneset detyrim për pajisjen me POS appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Së shpejti, Lura e aksesueshme përmes rrugës së re turistike

2 January 2026 at 12:38

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Punimet pĂ«r riparimin e rrugĂ«s Peshkopi-LurĂ« dhe LurĂ«-Perlat po shkojnĂ« drejt pĂ«rfundimit. Puna vijon njĂ«kohĂ«sisht nĂ« dy drejtime, nga Lura drejt Arrasit tĂ« DibrĂ«s dhe nga Lura nĂ« drejtim tĂ« RrĂ«shenit.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se shumë shpejt Lura do të jetë e aksesueshme përmes rrugës së re turistike, duke theksuar se është hedhur shtresa e parë asfaltike në segmentin Peshkopi-Lurë dhe po vijon puna në segmentin Lurë-Rrëshen.

“SĂ« shpejti, edhe Lura magjike do tĂ« jetĂ« e arritshme pĂ«rmes rrugĂ«s sĂ« re turistike, ku Ă«shtĂ« hedhur shtresa e parĂ« asfaltike mbi segmentin Peshkopi-LurĂ« dhe po vazhdon puna mbi segmentin LurĂ«-RrĂ«shen”, deklaroi Rama.

Rruga e re krijon një lidhje të qëndrueshme me zonën e Lurës, duke përmirësuar ndjeshëm lëvizjen dhe duke hapur mundësi të reja për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Projekti përfshin riparimin e aksit me gjatësi rreth 40, kilometra dhe ndërtimin e shtresave asfaltike, mureve mbajtëse, tombinove, veprave të artit rrugor dhe sinjalistikës.

Banorët e zonës e vlerësojnë këtë investim si të shumëpritur dhe shpresojnë se rruga e re do të ndihmojë në rikthimin e banorëve të larguar dhe në rritjen e investimeve në Lurë.

/j.p/r.e/

The post Së shpejti, Lura e aksesueshme përmes rrugës së re turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Familjet me fëmijë nën 18 vjeç, rimbursim tatimi përmes DIVA-s

2 January 2026 at 11:46

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Familjet me fĂ«mijĂ« nĂ«n moshĂ«n 18 vjeç do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« kompensim nga tatimi mbi tĂ« ardhurat, pĂ«rmes zbritjes sĂ« shpenzimeve pĂ«r rritjen dhe arsimimin e fĂ«mijĂ«ve, parashikuar nĂ« ligjin e ri “PĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat”.

Kompensimi nuk jepet si shumë fikse, por përfitohet pas rillogaritjes së tatimit të paguar për vitin 2025, përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA) në mars 2026. Nga të ardhurat bruto vjetore do të zbriten 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim dhe një shpenzim fiks prej 100 mijë lekësh në vit për arsimimin e fëmijëve, sipas kufijve të përcaktuar të të ardhurave.

Individët që nga rillogaritja rezultojnë se kanë paguar më shumë tatim gjatë vitit 2025, do të kenë të drejtë të kërkojnë rimbursimin e diferencës brenda tre muajve nga dorëzimi i DIVA-s. E drejta e zbritjes për fëmijët dhe arsimin përfitohet vetëm nga prindi me të ardhurat më të larta vjetore.

Skema e kompensimit do të vlejë edhe për individët që kanë qenë të punësuar vetëm për një muaj gjatë vitit 2025, me kusht plotësimin e DIVA-s. Dokumentacioni justifikues për fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet e arsimit duhet të ruhet për kontroll tatimor.

Efekti financiar i kësaj mase vlerësohet rreth 15 milionë euro në vit, duke ulur ndjeshëm barrën tatimore dhe duke rritur të ardhurat neto të familjeve shqiptare.

Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, nga tatimi mbi të ardhurat personale (TAP) pritet të mblidhen rreth 88,3 miliardë lekë, me një rritje prej 4,9% krahasuar me vitin 2025. /j.p/

The post Familjet me fëmijë nën 18 vjeç, rimbursim tatimi përmes DIVA-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dëborë dhe temperatura nën zero, vështirësi në qarkullim në verilindje dhe juglindje

2 January 2026 at 11:04

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Reshjet e dĂ«borĂ«s dhe temperaturat e ulĂ«ta kanĂ« vĂ«shtirĂ«suar qarkullimin e mjeteve nĂ« disa akse rrugore tĂ« vendit, veçanĂ«risht nĂ« verilindje dhe juglindje, ku rrugĂ«t janĂ« bĂ«rĂ« tĂ« rrĂ«shqitshme nga ngricat.

Në zonat malore, gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit, temperaturat kanë zbritur deri 16 gradë nën zero, duke krijuar ngrica në rrugë. Dëbora e rënë në disa segmente, ka sjellë lëvizje më të ngadalta dhe vështirësi për drejtuesit e automjeteve.

Më problematike paraqitet situata në akset malore të verilindje dhe në zonat e juglindjes, ku drejtuesit e mjeteve duhet të lëvizin me kujdes të shtuar. Qarkullimi vijon, por me shpejtësi të reduktuar.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore, zinxhirë, të mbajnë distancë sigurie dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme. /j.p/

The post Dëborë dhe temperatura nën zero, vështirësi në qarkullim në verilindje dhe juglindje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Buxheti 2026, rritje ekonomike 4% dhe ulje të borxhit publik

2 January 2026 at 10:38

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Rritja e pagĂ«s minimale, indeksimi i pagave nĂ« administratĂ« dhe rritja graduale e pensioneve janĂ« disa nga shtyllat kryesore tĂ« buxhetit tĂ« vitit 2026, i cili hyn nĂ« fuqi sot me fokus nĂ« mbĂ«shtetjen e qytetarĂ«ve dhe investimet publike.

Sipas projeksioneve, rritja ekonomike për periudhën 2026-2028 pritet të jetë mesatarisht rreth 4% në vit. Për vitin 2026, deficiti buxhetor është planifikuar në nivelin 2,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa borxhi publik parashikohet të ulet në 53,6% të PBB-së në fund të vitit, duke reflektuar konsolidimin fiskal dhe stabilitetin makroekonomik.

Projektbuxheti për vitin 2026 fokusohet në financimin prioritar të sektorëve kyç për zhvillimin e vendit, përfshirë arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, mbrojtjen sociale, infrastrukturën rrugore dhe transformimin digjital. Investimet publike parashikohen të arrijnë mbi 6,5% të PBB-së, me synimin për të përshpejtuar realizimin e projekteve strategjike në rrugë, hekurudha dhe porte, si dhe për të rritur lidhshmërinë dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë.

Të ardhurat totale buxhetore për vitin 2026 parashikohen në 823,1 miliardë lekë, ose 6,8% më shumë krahasuar me buxhetin e rishikuar të vitit 2025. Në raport me ekonominë, të ardhurat pritet të arrijnë në 29,6% të PBB-së, rritje që i atribuohet kryesisht përmirësimit të administrimit fiskal dhe reduktimit të informalitetit.

Në krahun e shpenzimeve, buxheti i shtetit për vitin 2026 parashikon 886,8 miliardë lekë, ose 31,9% të PBB-së. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve do të orientohet drejt politikave sociale dhe mbështetjes direkte për qytetarët.

Që nga hyrja në fuqi e buxhetit, paga minimale rritet në 50 mijë lekë në muaj, ndërsa nis edhe indeksimi i pagave për administratën publike. Paralelisht, buxheti parashikon fonde për rritjen graduale të pensioneve, me objektivin që deri në fund të mandatit pensioni minimal të arrijë në 200 euro në muaj dhe pensioni mesatar në 400 euro.

NjĂ« tjetĂ«r prioritet i buxhetit tĂ« vitit 2026 Ă«shtĂ« buxhetimi me bazĂ« gjinore, ku rreth 9,5% e shpenzimeve tĂ« pĂ«rgjithshme publike do t’u dedikohen politikave qĂ« synojnĂ« zvogĂ«limin e hendekut gjinor dhe forcimin e barazisĂ« nĂ« shoqĂ«ri.

Buxheti vendor për vitin 2026 parashikohet në nivelin 97,7 miliardë lekë, ose 9% më shumë krahasuar me vitin 2025. Transferta e pakushtëzuar për njësitë e qeverisjes vendore do të jetë më e lartë si në raport me një vit më parë, ashtu edhe krahasuar me periudhën para reformës administrativo-territoriale, duke forcuar kapacitetet financiare të pushtetit vendor. /j.p/

The post Buxheti 2026, rritje ekonomike 4% dhe ulje të borxhit publik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rivlerësimi i pronave me tatim të reduktuar 5% gjatë 2026-ës

2 January 2026 at 16:51

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Deri mĂ« 31 dhjetor 2026 tĂ« gjithĂ« individĂ«t qĂ« kanĂ« nĂ« pronĂ«si pasuri tĂ« paluajtshme do tĂ« kenĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga fushata e rivlerĂ«simit tĂ« pronĂ«s me normĂ« tatimore tĂ« reduktuar prej 5%, nga 15% qĂ« ishte.

Sipas parashikimeve ligjore, procesi i rivlerësimit mund të ndiqet përmes dy rrugëve.

Individët që planifikojnë ta nxjerrin pronën në treg gjatë periudhës 2026-2028 mund të zgjedhin rivlerësimin mbi bazën e vlerës reale të tregut, duke u mbështetur në një raport vlerësimi profesional, i cili përdoret më pas për aplikim pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Kjo mundëson që prona të rivlerësohet me vlerën maksimale që ofron tregu.

Por, qytetarët mund të aplikojnë për rivlerësim sipas çmimeve të referencës shtetërore, përmes platformës e-Albania, pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Pas dorëzimit të aplikimit, lëshohet fatura për tatimin mbi diferencën e vlerës së pronës, e cila paguhet në bankë dhe më pas ngarkohet në sistem për përfundimin e procedurës. Në përfundim të procesit, pronari pajiset me kartelën e re të pronës, ku pasqyrohet vlera e përditësuar.

Në kuadër të fushatës së rivlerësimit, pritet që tregu i pasurive të paluajtshme gjatë vitit 2026 të karakterizohet nga një ritëm më i ngadaltë i rritjes së çmimeve, krahasuar me dy vitet e fundit. Parashikohet gjithashtu që oferta e pronave të jetë më e lartë, duke krijuar më shumë alternativa për qytetarët.

Vlerësohet se një numër i konsiderueshëm pronash, përfshirë banesa, do të jenë subjekt i rivlerësimit, ndërsa pjesëmarrja në këtë proces mbetet në vullnetin e individëve.

Fushata e vitit 2026 konsiderohet si një mundësi për të përfituar nga lehtësia fiskale, pasi pas përfundimit të saj pritet rikthimi i normës standarde të tatimit prej 15% për transaksionet e pasurive të paluajtshme.

Ndërkohë, kërkesat për rivlerësim të depozituara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilat nuk janë përpunuar deri më 31 dhjetor 2026, do të konsiderohen të vlefshme në kuadër të kësaj fushate, për sa kohë që pagesa e tatimit kryhet deri më 31 mars 2027.

/j.p/r.e/

The post Rivlerësimi i pronave me tatim të reduktuar 5% gjatë 2026-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Hapa historikë drejt BE-së në 2025-ën, vijojmë procesin me vendosmëri

31 December 2025 at 12:02


TIRANË, 31 dhjetor/ATSH/ Ministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropalli, pĂ«rcolli sot njĂ« mesazh urimi nĂ« prag tĂ« ndĂ«rrimit tĂ« viteve, duke vlerĂ«suar 2025-Ă«n si njĂ« vit sfidash, por edhe arritjesh tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, veçanĂ«risht nĂ« rrugĂ«n e integrimit evropian.

Në mesazhin e saj, Spiropalli theksoi se arritja më domethënëse e vitit që po mbyllet ishte hapja e të gjithë grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian brenda vetëm 13 muajsh, një ritëm i paprecedent për një vend kandidat.

Sipas saj, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« sot vendi qĂ« ecĂ«n mĂ« shpejt drejt familjes sĂ« saj natyrale evropiane dhe se procesi i integrimit nuk matet mĂ« me “nĂ«se”, por me “kur”.

Ministrja vuri në dukje se sfida më e madhe nis tani, pasi shpejtësia e hapjes së grupkapitujve duhet të shoqërohet me të njëjtin intensitet reformash shtetndërtuese dhe me përmbushjen e të gjitha kushteve të kërkuara.

Ajo nënvizoi se në vitin 2026 qeveria do të vijojë ta udhëheqë këtë proces me vizion dhe vendosmëri, duke forcuar bashkëpunimin e ngushtë me partnerët evropianë.

Duke u ndalur te diaspora, Spiropalli tha se viti 2025 do të mbahet mend si viti kur u bë realitet premtimi për votën e diasporës, ndërsa theksoi se të drejtat e shqiptarëve nuk fillojnë dhe nuk mbarojnë te kutia e votimit. Sipas saj, ligji i ri për diasporën krijon për herë të parë një mekanizëm të unifikuar që mbron dhe promovon të drejtat e shqiptarëve kudo, nga Tirana deri në Kaliforni.

Në fushën e politikës së jashtme, ministrja theksoi se vizitat diplomatike në vende të ndryshme dhe pritja në Tiranë e partnerëve ndërkombëtarë dëshmojnë se diplomacia shqiptare është më aktive, më e besueshme dhe më e respektuar se kurrë më parë.

“Viti i ri na gjen nĂ« njĂ« stad tĂ« ri, me pĂ«rgjegjĂ«si dhe ambicie mĂ« tĂ« larta”, u shpreh Spiropalli, duke shtuar se 2026 do tĂ« nisĂ« me pensione dhe paga mĂ« tĂ« larta, rritje rekord tĂ« investimeve dhe njĂ« trend tĂ« pĂ«rshpejtuar tĂ« rritjes ekonomike.

Ajo theksoi se objektivi kryesor mbetet përmbyllja e reformave shtetndërtuese, avancimi i negociatave dhe garantimi i respektit dhe dinjitetit për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë, ndërsa diplomacia shqiptare do të vijojë të mbështesë këtë realitet të ri dhe të bëjë që zëri i arsyes dhe i Evropës të dëgjohet për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. /j.p/

The post Spiropali: Hapa historikë drejt BE-së në 2025-ën, vijojmë procesin me vendosmëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Regjistrim objekteve në ndërtim, më shumë siguri për blerësit e banesave

31 December 2025 at 09:59

TIRANË, 31 dhjetor/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi njĂ« udhĂ«zim tĂ« ri qĂ« rregullon regjistrimin e punimeve nĂ« fazĂ«n e karabinasĂ« dhe krijon regjistrin e posaçëm tĂ« karabinasĂ«, duke sjellĂ« mĂ« shumĂ« siguri juridike dhe lehtĂ«si konkrete pĂ«r qytetarĂ«t qĂ« blejnĂ« pasuri tĂ« paluajtshme.

UdhĂ«zimi, i miratuar nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« ligjit “PĂ«r kadastrĂ«n”, shton njĂ« kre tĂ« ri nĂ« aktin ekzistues pĂ«r regjistrin e lejes sĂ« ndĂ«rtimit dhe pĂ«rcakton procedura tĂ« detajuara pĂ«r regjistrimin e pĂ«rkohshĂ«m tĂ« karabinasĂ« nga Agjencia ShtetĂ«rore e KadastrĂ«s, pas konfirmimit tĂ« pĂ«rfundimit tĂ« kĂ«saj faze ndĂ«rtimore. Ky regjistrim do tĂ« administrohet nĂ« format digjital dhe do tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r efekt tĂ« kreditimit tĂ« zhvilluesve, si dhe pĂ«r regjistrimin e kontratave tĂ« sipĂ«rmarrjes, porosisĂ« dhe premtimshitjes.

Për qytetarët, ky akt sjell përfitime të drejtpërdrejta, pasi u jep mundësi blerësve të apartamenteve ose njësive të shërbimit që kontratat e lidhura në fazën e karabinasë të regjistrohen zyrtarisht në kadastër. Kjo rrit ndjeshëm sigurinë juridike, ul rrezikun e mashtrimeve dhe shmang rastet e shitjes së njëjtë të pasurisë tek më shumë se një person.

Regjistrimi i karabinasë krijon gjithashtu një gjurmë ligjore për njësitë ndërtimore që në këtë fazë, duke mbrojtur interesat e blerësve dhe duke reduktuar konfliktet pronësore. Lidhja e të dhënave të truallit, lejes së ndërtimit dhe kontratave noteriale në një regjistër të vetëm rrit transparencën dhe besueshmërinë e transaksioneve.

Një tjetër lehtësi për qytetarët dhe zhvilluesit lidhet me aksesin në kredi, pasi dokumentet e përkohshme të regjistruara në regjistrin e karabinasë mund të përdoren nga bankat për financim, pa pritur përfundimin total të ndërtimit. Procedurat parashikohen të jenë të koordinuara dhe të digjitalizuara, duke ulur burokracinë, kohën dhe kostot për subjektet e interesuara.

Udhëzimi parashikon gjithashtu mbrojtje për qytetarët edhe në rastet kur zhvilluesi nuk shlyen detyrimet financiare, pasi kontratat e regjistruara në regjistrin e karabinasë mbeten të vlefshme dhe bankat mund të disponojnë vetëm njësitë e lira.

PĂ«r zbatimin e kĂ«tij udhĂ«zimi ngarkohen Agjencia ShtetĂ«rore e KadastrĂ«s dhe autoritetet pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r zhvillimin e territorit, ndĂ«rsa akti hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« “Fletoren zyrtare”. j.p/

The post Regjistrim objekteve në ndërtim, më shumë siguri për blerësit e banesave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dalipi: Rritje me 7% e energjisë së hedhur në rrjet

30 December 2025 at 15:47

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Administratori i Operatorit tĂ« Sistemit tĂ« ShpĂ«rndarjes, Blendian Dalipi, deklaroi sot se gjatĂ« vitit 2025 Ă«shtĂ« shĂ«nuar njĂ« rritje me 7% e energjisĂ« sĂ« hedhur nĂ« rrjet, ndĂ«rsa kompania ka rritur invetimet pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur kĂ«saj situate.

Dalipi theksoi se investimet e realizuara në rrjetin e tensionit të ulët, të mesëm dhe të lartë, në të gjithë sistemin e shpërndarjes kanë bërë të mundur ndërtimin e një rrjeti më të qëndrueshëm dhe më të sigurt. Sipas tij, konsumatorët në shumë zona që deri dje përballeshin me problematika të theksuara sot nuk i kanë më këto shqetësime.

Ai bĂ«ri tĂ« ditur se puna ka pĂ«rfunduar nĂ« disa nĂ«nstacione, ndĂ«r tĂ« cilat nĂ« Pogradec, LezhĂ«, ÇorovodĂ«, Kafaraj, nĂ«nstacioni i Zogut tĂ« Zi, NdĂ«rkohĂ«, ndĂ«rhyrje janĂ« kryer edhe nĂ« nĂ«nstacionet e Fierit, AkernisĂ«, Liqenasit dhe XarrĂ«s, si dhe ka nisur puna nĂ« BogĂ« dhe Theth, zona tĂ« konsideruara prioritare pĂ«r garantimin e furnizimit me energji elektrike.

Dalipi informoi se në rrjetin e tensionit të mesëm janë ndërtuar mbi 1300 kilometra linja të tensionit të ulët, të cilat rrisin ndjeshëm sigurinë ndaj avarive të mundshme. Gjithashtu, gjatë vitit janë kryer ndërhyrje në 185 nënstacione, ndërsa që prej datës 30 nëntor kanë përfunduar remontet e planifikuara. Po ashtu është ndërhyrë edhe në 177 km linja të tensionit të lartë dhe në mbi 2 mijë km linja të tensionit të mesëm dhe mbi 2100 km linjë të tensionit të ulët.

Sipas tij, janë realizuar edhe ndërhyrje në linjat 35 kilovolt, ndërsa ekipet e terrenit kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë vitit, duke e vendosur sistemin në një gjendje teknike shumë më të mirë krahasuar me një vit më parë. Kjo pritet të garantojë furnizim pa ndërprerje me energji elektrike për të gjithë konsumatorët, edhe në kushtet e motit të ftohtë dhe me reshje.

Administratori i OSSh-së theksoi se masat administrative konsistojnë në koordinimin e ngushtë ndërmjet shoqërive të sistemit energjetik, si dhe në shtimin e ekipeve dhe punonjësve për manovrimet në nënstacione dhe monitorimin e ngarkesave në orare të ndryshme, me qëllim garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike. /j.p/

The post Dalipi: Rritje me 7% e energjisë së hedhur në rrjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Karakaçi: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji përgjatë festave të fundvitit

30 December 2025 at 19:43


TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Administratori i Operatorit tĂ« ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ« Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi, deklaroi sot se janĂ« marrĂ« tĂ« gjitha masat pĂ«r garantimin e furnizimit tĂ« pandĂ«rprerĂ« me energji elektrike gjatĂ« festave tĂ« fundvitit, pĂ«rmes njĂ« plani tĂ« posaçëm masash nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Karakaçi theksoi se OSHEE e mbyll vitin 2025 me rezultate të mira financiare dhe teknike, duke vijuar uljen e humbjeve në rrjet me rreth 1%, ndërsa parashikohet që niveli i tyre të mbyllet në 16,9% në 2025-ën.

Sipas tij, kompania ka arritur nivelet më të larta të arkëtimeve, në masën 100%, ndërkohë që parashikohet që viti 2025 të mbyllet me rreth 70 milionë euro fitim, një rezultat i konsideruar shumë i mirë për kompaninë.

Administratori i OSHEE-së bëri të ditur gjithashtu se kjo performance do të mundësojë edhe indeksimin e pagave për punonjësit me 6,1%, si dhe rritje page për elektricistët.

Në kuadër të planit të masave për fundvitin, Karakaçi nënvizoi se për shkak të rritjes së konsumit është konstatuar një nivel i lartë i kërkesës për energji, ku vetëm më 29 dhjetor konsumi ka shënuar rritje prej 29,2 milionë kilovat-orë. Ai shtoi se nuk janë evidentuar problematika të theksuara në rrjet apo në furnizim.

“QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ«, pĂ«rmes kĂ«tij plani masash, tĂ« sigurojmĂ« furnizim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« pandĂ«rprerĂ« me energji elektrike pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t”, u shpreh Karakaçi.

Sipas tij, rreth 1600 punonjës të OSHEE-së janë angazhuar në terren gjatë kësaj periudhe, ndërsa linjat e komunikimit mbeten të hapura për raportimin e çdo problematike nga qytetarët. /j.p/r.e/

The post Karakaçi: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji përgjatë festave të fundvitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gazheli: Procedura të thjeshtuara doganore dhe modernizim të sistemeve në 2026-ën

30 December 2025 at 14:56


TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i DoganĂ«s Shqiptare, Genti Gazheli, bĂ«ri sot njĂ« bilanc tĂ« vitit 2025, duke theksuar se administrata doganore ka shĂ«nuar pĂ«rparim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« procesin e integrimit europian, modernizimin e sistemeve dhe forcimin e bashkĂ«punimit me biznesin dhe partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«.

Sipas Gazhelit, viti 2025 u karakterizua nga hapa konkretĂ« nĂ« rrugĂ«timin drejt Bashkimit Europian, ku njĂ« moment kyç ishte hapja e negociatave pĂ«r Kapitullin 29 – Bashkimi Doganor. Ky zhvillim, tha ai, konfirmoi pĂ«rparimin e ShqipĂ«risĂ« nĂ« pĂ«rafrimin me acquis tĂ« Bashkimi Europian dhe rolin qendror tĂ« doganave nĂ« kĂ«tĂ« proces.

Në këtë kuadër, gjatë vitit u zhvillua në Tiranë Konferenca e Nivelit të Lartë mes doganave të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së, ku u diskutua për lehtësimin e tregtisë, digjitalizimin dhe standardet e reja doganore, duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe ndërkufitar.

NjĂ« tjetĂ«r hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m ishte dorĂ«zimi i dokumentacionit tĂ« plotĂ« tĂ« “closing benchmarks” pĂ«r Kapitullin 29, qĂ« pĂ«rfshin kalendarin legjislativ, strategjitĂ« sektoriale, planet shumĂ«vjeçare tĂ« teknologjisĂ« sĂ« informacionit dhe raportet e integritetit. Ky proces synon mbylljen e negociatave pĂ«r Unionin Doganor deri nĂ« prill 2027.

Gjatë vitit 2025 u miratua gjithashtu Strategjia 2025-2030 për modernizimin dhe harmonizimin e sistemeve të informacionit doganor me standardet europiane. Sipas Gazhelit, kjo strategji krijon bazën për ndërtimin e sistemeve të reja doganore, duke garantuar ndërveprueshmëri të plotë me sistemet e BE-së deri në vitin 2030.

Në nivel rajonal, Dogana Shqiptare mbajti drejtimin e Nënkomitetit të CEFTA për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, duke promovuar standardet e operatorëve ekonomikë të autorizuar dhe modernizimin e procedurave doganore në rajon.

Viti 2025 shënoi edhe forcimin e dialogut me komunitetin e biznesit, përmes forumeve të përbashkëta me Dhomën Amerikane të Tregtisë dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, ku u adresuan çështje që lidhen me lehtësimin e procedurave, transparencën dhe përmirësimin e shërbimeve doganore. Vlerësime pozitive për reformat u dhanë edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Në aspektin financiar, Dogana Shqiptare regjistroi një rekord historik të ardhurash, duke arkëtuar rreth 12 milionë euro në një ditë të vetme, çka, sipas Gazhelit, pasqyron forcimin e administratës dhe eficiencën e reformave të zbatuara.

Duke folur për vitin 2026, Gazheli theksoi se fokusi do të jetë në thellimin e modernizimit, investimet në teknologji të avancuar, rritjen e sigurisë dhe efikasitetit, si dhe në procedura më të thjeshta për biznesin, në funksion të përmbylljes së Kapitullit 29 dhe avancimit të procesit të integrimit europian. /j.p/

The post Gazheli: Procedura të thjeshtuara doganore dhe modernizim të sistemeve në 2026-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Vitin tjetër e fillojmë me protesta

29 December 2025 at 20:22

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/Opozita iu rikthye sot “Foltoreve” nĂ« Bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”.

Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do tĂ« largohet nga sheshi pa larguar “binomin e korrupsionit” Rama-Balluku.

“Do qĂ«ndrojmĂ« nĂ« kĂ«tĂ« shesh, “Sheshin e lirisĂ«â€, gjersa nga ajo ndĂ«rtesĂ« tĂ« shporrim binomin qĂ« ka vjedhur dhe ka pĂ«rçmuar mĂ« shumĂ« shqiptarĂ«t nĂ« tĂ«rĂ« historinĂ« tonĂ« kombĂ«tare, Edi RamĂ«n dhe Lubi Ballukun”, u shpreh Berisha.

Ai pĂ«rshĂ«ndeti pjesĂ«marrĂ«sit, tĂ« cilĂ«t i cilĂ«soi “misionarĂ« tĂ« pamposhtur”, duke theksuar se opozita synon tĂ« mbajĂ« gjallĂ« frymĂ«n e protestĂ«s dhe angazhimit qytetar. Sipas tij, sheshi shĂ«rben si njĂ« formĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ« komunikimi me qytetarĂ«t, duke i dhĂ«nĂ« mundĂ«si secilit tĂ« shprehĂ« shqetĂ«simet dhe kĂ«rkesat pĂ«r ndryshim politik.

NĂ« fjalĂ«n e tij, Berisha kritikoi qeverisjen aktuale, duke nĂ«nvizuar se vendi ka nevojĂ« pĂ«r reforma tĂ« thella qĂ« pĂ«rfshijnĂ« arsimin, familjet dhe komunitetet. “Ne kemi nevojĂ« pĂ«r njĂ« qeverisje qĂ« respekton qytetarĂ«t dhe garanton kushte mĂ« tĂ« mira pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, theksoi ai.

/a.f/

The post Berisha: Vitin tjetër e fillojmë me protesta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌