Bournemouth ka shkaktuar një befasi të madhe për ta mposhtur në shtëpi Liverpoolin, në kuadër të xhiros së 23-të në Ligën Premier.
“Reds” zhvilluan paraqitje më të mirë, por Bournemouth realizuan në minutën e fundit të kohës shtesë për ta mposhtur në fund me rezultat 3-2.
Evanilson me një volej fantastike e kaloi Bournemouthin në epërsi pas asistimit të Scott (26’).
Ndërsa shtatë minuta më vonë, Alejandro Jimenez shënoi lehtësisht nga afërsia për të dyfishuar epërsinë (33’).
Liverpooli u këndell në fundin e pjesës së parë, ku Virgil van Dijk realizoi me kokë pas harkimit të Dominik Szoboszlait (45’).
Hungarezi ishte protagonist edhe te goli i barazimit, ku bashkëpunoi me Mo Salah për ta dërguar topin në rrjetë nga një gjuajtje e lirë (80’).
Liverpooli kishte rast edhe për ta kompletuar përmbysjen, sidoqoftë Florian Wirtz dështoi ta konkretizojë.
Kur mendohej se dy skuadrat do të ndaheshin me nga një pikë, Adli doli në skenë për të fituar nga një tollovi pas rivëndjes këndore dhe e dërgoi topin brenda rrjetës së klubit mysafir (90+5’).
Liverpool kësisoj qëndron në pozitën e katërt me 36 pikë ndërsa Bournemouth zë vendin e 13-të me 30 sosh./Telegrafi/
Klubi anglez, Sunderland ka konfirmuar se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është i lënduar dhe do të mungojë në ndeshjen e tyre ndaj West Ham United.
Sunderland është mysafir i West Hamit në ndeshjen e sotme (e shtunë), e vlefshme për javën e 23-të në Ligën Premier.
Megjithatë, “Macet e Zeza” do ta kenë një mungesë të madhe për këtë takim.
Bëhet fjalë për kapitenin e tyre, yllin shqiptar, Granit Xhaka, i cili është duke u rikuperuar nga një dëmtim i pësuar së fundmi.
Njoftimi ka ardhur nga vetë faqja zyrtare e Sunderlandit.
“Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së sotme kundër West Ham United”.
“Mesfushori pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në fitoren e fundjavës së kaluar ndaj Crystal Palace dhe tani po kalon një periudhë rehabilitimi në Academy of Light”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Tijjani Reijnders ka lavdëruar skuadrën e Manchester Cityt për kalimin e tij nga Milani në Ligën Premier pa probleme, pasi iu bashkua atyre verën e fundit.
Mesfushori holandez, i cili ka kontribuar me gjashtë gola dhe shtatë asistime në 32 paraqitje këtë sezon, tha se mbështetja nga shokët e skuadrës e ndihmoi të ambientohej shpejt.
“Që nga fillimi ka qenë shumë mirë. Ata më kanë ndihmuar drejtpërdrejt - më kanë bërë të ndihem si në shtëpi shumë shpejt dhe janë siguruar që të mund të përshtatem sa më shpejt të jetë e mundur me ekipin”, ka thënë fillimisht Reijnders.
“Më dhanë një ndjesi të mrekullueshme. Nathan Ake më ndihmoi më shumë sepse është miku im holandez - kur kisha pyetje, gjithmonë e pyesja”.
"Por përveç tij, edhe kapitenët më ndihmuan shumë. Ata më ndihmuan shumë dhe më bënë të ndihem rehat”.
Ai gjithashtu theksoi intensitetin unik të Ligës Premier krahasuar me Serie A dhe Eredivisie.
“Fizikaliteti dhe intensiteti janë gjithmonë 100 për qind. Nuk ke kurrë pushim në lojë. Duhet të jesh gati sa herë që e merr topin”, përfundoi ylli holandez. /Telegrafi/
Mikel Arteta ka deklaruar se askush te Arsenali nuk është më i motivuar, i uritur ose i vendosur për t'i dhënë fund pritjes 21-vjeçare të klubit për një titull të Ligës Premier sesa ai.
Duke folur përpara ndeshjes vendimtare në shtëpi të së dielës kundër Manchester United në stadiumin Emirates, trajneri i “Topçinjve” theksoi dëshirën e tij të madhe për të fituar titullin kampion në Angli.
“Nuk mendoj se dikush ka më shumë motivim, më shumë uri, më shumë dëshirë që ne të shkojmë deri në fund dhe ta fitojmë atë [sesa unë]”, ka thënë fillimisht Arteta.
Arsenali është shtatë pikë larg në krye të tabelës me 48 pikë ende të disponueshme në 16 ndeshjet e mbetura, ndërsa sfida e Manchester Cityt është dobësuar dhe kampionët e Liverpoolit janë 14 pikë prapa.
Arteta theksoi nevojën për përqendrim absolut deri në fund të sezonit.
“Por, ne e dimë se e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të përqendrohemi, të jemi të pranishëm në moment dhe gjithçka që kemi bërë sot, ta bëjmë më mirë nesër”.
“Kaq është dhe kjo është e vetmja gjë që mund të kontrollojmë. Pjesa tjetër nuk na shton asnjë vlerë dhe mund ta çojë vëmendjen tonë në vendin e gabuar", përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/
Sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez, vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga klubi, pavarësisht se Los Colchoneros vazhdimisht kanë siguruar se nuk kanë ndërmend ta shesin lojtarin e kombëtares argjentinase. Më parë këtë sezon ai i hodhi poshtë lidhjet me Barcelonën, dhe tani agjenti i tij,Fernando Hidalgo, ka dalë për të diskutuar publikisht të ardhmen e tij.
Barcelona është lidhur me Alvarezin për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, me presidentin Joan Laporta që duket se e preferon atë për të zëvendësuar Robert Lewandowskin këtë verë. Kohët e fundit, edhe Chelsea është interesuar për të , dhe disa raportime tani pohojnë se Arsenali po shqyrton nisjen e një ofensive për të.
Verën e kaluar, agjenti i Alvarezit i hodhi benzinë zjarrit, duke shpjeguar se “nuk mendoj se ka shumë argjentinas që nuk kanë dashuri për Barcelonën ”. Këtë herë ai i minimizoi lidhjet.
“Çdo klub i interesuar për Julian duhet të kontaktojë menaxhmentin e Atletico Madridit, pasi lojtari është nën kontratë dhe i përkushtuar ndaj klubit”, tha ai për Eremnews, citon gazeta Sport.
“Nuk është e vërtetë, nuk jam takuar me Decon apo askënd nga Barcelona gjatë periudhës aktuale", shpjegoi ai, kur u pyet për kontaktet e supozuara midis të dyve.
E përditshmja katalunase shton se ka informacione kontradiktore mbi gatishmërinë e Atleticos për të negociuar. Edhe pse disa burime sigurojnë se Atletico nuk ka ndërmend të dëgjojë ofertat, të tjera pretendojnë se një ofertë prej 120 milionë eurosh do të merret në konsideratë.
Përveç kësaj, Alvarez nuk po kalon sezonin më të lehtë, pa gol që nga 1 nëntori në La Liga. Duke përfshirë edhe garat e kupës, shifrat e tij duken dukshëm më të mira, me 11 gola dhe pesë asistime në 28 paraqitjet e tij, por nuk ka dyshim se kontributi i tij ka qenë nën pritjet në muajt e fundit.
Gjatë ndeshjeve të fundit, Diego Simeone ka vazhduar ta zëvendësoj atë rreth minutës së 60-të. /Telegrafi/
Pep Guardiola e ka shpallur Arsenalin si ekipin më të mirë në botë, gjë që ai mendon se mund të vërtetohet nga rezultatet e “Topçinjve” në Angli dhe në Evropë.
Arsenali ka një epërsi prej shtatë pikësh në krye të Ligës Premier dhe është skuadra e parë që siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.
Ata janë gjithashtu në një pozicion të mirë për të siguruar një vend në finalen e Kupës Carabao, pasi mposhtën Chelsean në ndeshjen e parë të gjysmëfinales.
Këto rezultate këtë edicion kanë bërë që rivali i tyre anglez, Guardiola i Cityt, të cilësoj Arsenalin si skuadrën më të mirë në botë.
“Absolutisht. Ata janë skuadra më e mirë në botë, duke fituar në Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe Kupën Carabao", ka thënë fillimisht Guardiola në një konferencë për shtyp.
“Ata janë skuadra më e mirë tani dhe shpresojmë se mund të jemi afër, duke u përmirësuar dhe ata mund të na japin një shans për t'i arritur", përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/
Tottenham Hotspur po shikon brenda kampionatit për përforcime dhe tashmë kanë etiketuar një yll të Liverpoolit, i cili mund të transferohet gjatë këtij afati kalimtar dimëror.
Sipas mediumit The Athletic, Tottenhami po punon për një marrëveshje për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Liverpoolit, Andy Robertson.
Kapiteni i Skocisë ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me Reds dhe Tottenham fillimisht planifikoi të shqyrtonte nënshkrimin e tij si lojtar i lirë gjatë verës.
🚨 EXCL: Tottenham Hotspur working on deal to sign Andy Robertson from Liverpool. #THFC brought forward plan to vie for 31yo #LFC left-back as free agent this summer; not done but talks between all parties advancing in bid to reach agreement @TheAthleticFChttps://t.co/v1Wocekavz — David Ornstein (@David_Ornstein) January 23, 2026
Megjithatë, këto plane janë çuar përpara për të forcuar menjëherë skuadrën në afatin kalimtar të janarit.
Bisedimet midis të gjitha palëve po vazhdojnë në mënyrë miqësore, megjithëse ende nuk është marrë asnjë vendim.
Largimi i Robertson do ta linte Liverpoolin pa një rezervë në pozitën e mbrojtësit të majtë, megjithëse ata kanë një klauzolë rikthimi në huazimin e Kostas Tsimikas te Roma. /Telegrafi/
Cole Palmer, një nga lojtarët kyç të Chelseat sezonin e kaluar, po kalon një sezon shumë më të ndërlikuar.
Situata e tij fizike dhe e ardhmja në Stamford Bridge janë kthyer në temë të nxehtë debati në Angli.
Me Cole Palmer, Chelsea bëri një zgjedhje të goditur, të mësuar të shpenzojnë shuma të mëdha dhe shpesh të gabojnë në afate kalimtare vitet e fundit, “Blutë” nuk janë penduar aspak për 47 milionë eurot e investuara në vitin 2023 për ta transferuar nga Manchester City.
Në sezonin e tij të parë në Londër, reprezentuesi anglez shkëlqeu: 45 ndeshje të zhvilluara, 25 gola dhe 15 asistime, shifra që pothuajse bënë që “Qytetarët” të pendoheshin për largimin e tij.
Sezoni pasues konfirmoi pritshmëritë, pa presion të tepruar.
Palmer e mbylli edicionin 2024/2025 me 15 gola dhe 11 asistime në 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
I renditur i teti në ceremoninë e fundit të Topit të Artë, 23-vjeçari nisi të përballej gjithnjë e më shumë me problemet fizike.
Ndryshe nga sezoni i tij i parë te Chelsea, ku humbi vetëm një ndeshje për shkak të një ftohjeje, sezoni i kaluar e pa atë më shpesh në dhomën e rikuperimit.
Fillimisht një lodhje muskulore e mbajti jashtë për gjashtë ditë (një ndeshje), ndërsa më pas një dëmtim në tendinën e kofshës e la jashtë fushave për 20 ditë, duke humbur katër takime.
Një prirje shqetësuese
Sezoni aktual ka qenë edhe më i vështirë.
Gjithçka nisi në gusht me një tërheqje në ijë, që e detyroi të mungonte 22 ditë dhe dy ndeshje. Në shtator pësoi një rikthim të dëmtimit, duke qëndruar jashtë për 60 ditë dhe duke humbur 12 ndeshje, deri në mesin e nëntorit.
Kur dukej se problemet po merrnin fund, Palmer pësoi një tjetër shqetësim në kofshë në fillim të janarit, duke humbur edhe dy ndeshje të tjera. Ai nuk ishte i disponueshëm as për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Pafos.
Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, sqaroi situatën:
“Si masë paraprake, ai ndjeu diçka të lehtë gjatë ndeshjes kundër Brentford. Madje ndodhi herët në takim, ndaj e përgëzoj që rezistoi. Por nuk dua të rrezikoj lojtarët e mi në këtë fazë, sidomos ata të nivelit të Cole Palmer. Ka shumë gjasa të jetë gati dhe titullar të dielën kundër Crystal Palace”.
Pas pesë dëmtimeve këtë sezon, Palmer ka humbur gjithsej 19 ndeshje dhe 101 ditë aktivitet.
Ai ka luajtur vetëm 13 ndeshje, 10 prej tyre si titullar, duke shënuar 5 gola dhe asnjë asistim.
Chelsea shpreson në rikthimin e plotë fizik të yllit anglez, por problemet nuk ndalen këtu.
Sipas disa mediave britanike, lojtari nuk është plotësisht i lumtur në Londër dhe do të preferonte një rikthim në Manchester.
Kjo situatë po ndiqet nga afër nga Manchester United.
Sipas Daily Express, “Djajtë e Kuq” janë të interesuar dhe paga e Palmer nuk përbën pengesë.
E ardhmja e Cole Palmer mbetet e hapur, ndërsa fjala e fundit pritet të vijë nga vetë lojtari. /Telegrafi/
Klubi anglez, Arsenali synon t’i bëjë disa ndryshime tjera në skuadër gjatë verës dhe pjesë e ndryshimeve pritet të jenë edhe disa lojtarë që e kanë bartur barrën e skuadrës në vitet e fundit.
Sipas mediumit talkSPORT, Arsenali është i hapur për të shitur Gabriel Martinelli këtë verë për shkak të interesit nga klubet e Superligës së Arabisë Saudite.
Al Nassr shihet si një pretendentë i vërtetë për të nënshkruar me sulmuesin brazilian, i cili ka humbur vendin e tij të rregullt si titullar në Emirates.
Drejtori sportiv i Arsenalit, Andrea Berta, po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të një sulmuesi të krahut të majtë gjatë verës, gjë që mund ta kufizojë edhe më tej kohën e lojës së Martinellit.
Verën e kaluar, sulmuesi 24-vjeçar nuk ishte i interesuar për një transferim në Superligën Saudite. Mbetet të shihet nëse qëndrimi i tij do të ndryshojë pas Kupës së Botës 2026.
Ndryshe, Martinelli këtë sezon ka luajtur 27 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar nëntë gola dhe një asistim, por në Ligën Premier ka vetëm një gol nga 17 ndeshje.
Çmimi i sulmuesit anësor brazilian vlerësohet momentalisht nga Transfermarkt në vlerën e 45 milionë eurosh. /Telegrafi/
Liverpooli nuk ka ndërmend ta lejojë Federico Chiesan të largohet në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, përveç nëse në tavolinë vjen një ofertë e përshtatshme për transferim të përhershëm, raportojnë mediat britanike.
Pavarësisht interesimit nga Juventusi dhe Napoli, klubi anglez mbetet i vendosur në qëndrimin e tij, duke i dhënë përparësi përfitimit financiar dhe jo një largimi të përkohshëm të sulmuesit italian.
Chiesa ka kaluar një periudhë jo të lehtë në “Anfield”, me minuta të kufizuara në dispozicion dhe një dëmtim të lehtë së fundmi, çka ka nxitur interesimin e klubeve nga Serie A për një rikthim të mundshëm në Itali.
Megjithatë, drejtuesit e Liverpoolit nuk e shohin me sy të mirë një huazim, sidomos në këtë fazë të sezonit, dhe janë të gatshëm të negociojnë vetëm nëse paraqitet një ofertë serioze për transferim të plotë.
Federico Chiesa iu bashkua Liverpoolit në verën e vitit 2024 nga Juventusi, por ende nuk ka arritur të sigurojë një vend të rregullt titullari nën drejtimin e trajnerit Arne Slot.
Me afatin kalimtar që po i afrohet mbylljes, çdo lëvizje e mundshme e italianit do të varet nga një ofertë e konsiderueshme që mund ta bindë klubin anglez të ndahet me të. /Telegrafi/
Ndërkohë që shumë sulmues në pesë ligat kryesore evropiane shënojnë me ritme të larta, disa prej tyre kanë tentuar shumë herë pa arritur të dërgojnë topin në rrjetë.
Analiza e gjuajtjeve dhe xG (golat e pritura) zbulon lojtarët që më shumë godasin se sa shënojnë.
Ky sezon sjell disa emra surprizë, përfshirë kampionë bote, fitues të Ligës së Kampionëve dhe sulmues të Serie A, të cilët nuk kanë qenë efektivë në finalizim. Mes tyre është edhe një shqiptar, kandidat për fanellën e Kosovës.
10. Abde Rebbach (Alavés) – 23 gjuajtje
Sulmues krahu që tenton shpesh nga qendra, por shumica e gjuajtjeve janë bllokuar ose devijuar nga portieri.
9. Andrej Ilic (Union Berlin) – 23 gjuajtje
Asnjë gol këtë sezon, por shtatë asistime. Shumë gjuajtje me kokë nga harkimet këndi kanë përfunduar jashtë.
8. Mathias Pereira Lage (St. Pauli) – 24 gjuajtje
Ka pasur disa raste të pastra, por humbja e qetësisë në finalizim ka bërë që golat të mungojnë.
7. Arijon Ibrahimovic (Heidenheim) – 24 gjuajtje
Sezon i vështirë për sulmuesin e talentuar shqiptar; rastet e humbura përfshijnë shtylla dhe topa të devijuar nga shokët e skuadrës. Por ai vazhdon të rritet me ritme të kënaqshme.
6. Florian Lejeune (Rayo Vallecano) – 25 gjuajtje
Goditje ambicioze nga distanca dhe me kokë, por vetëm disa gjuajtje kanë prekur rrjetën. I vetmi nga lista që ka qenë edhe sezonin e kaluar.
5. Alexis Mac Allister (Liverpool) – 26 gjuajtje
Argjentinasi ka humbur raste të pastra dhe vetëm pak goditje kanë detyruar portierët të reagojnë. Nuk ka qenë golashënues i besueshëm këtë sezon.
Mesfushor që po luan më shumë në sulm këtë sezon. Përpjekjet e tij janë të pasakta, por pa gabime të mëdha.
3. Federico Valverde (Real Madrid) – 27 gjuajtje
Favorizon gjuajtjet e gjata dhe diagonale, shpesh pa sukses. Një nga surprizat e listës, duke pasur parasysh golin e fundit spektakolar.
2. Jesús Rodríguez (Como) – 29 gjuajtje
Lojtar i ri spanjoll që shpesh humbet saktësinë nga distanca ose nga pozicione të favorshme. XG-ja e tij është e lartë, por golat mungojnë.
1. Matteo Politano (Napoli) – 31 gjuajtje
Sulmuesi italian ka tentuar më së shumti, por rrjeti ka mbetur i paprekur në shumicën e rasteve. Numri i tij i golave këtë sezon nuk reflekton përpjekjet e shumta.
Rodri është një figurë kyçe për Manchester Cityn dhe ekipin kombëtar spanjoll. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027, megjithëse City i ka paraqitur tashmë një propozim për ta zgjatur atë deri në vitin 2029. Për momentin, ai nuk ka nënshkruar ende dhe këtu hyn në lojë Real Madridi.
Rodri ka qenë në radarin e klubit mbretëror për një kohë të gjatë. Hierarkia e Real Madridit po kërkon një mesfushor mbrojtës për sezonin e ardhshëm dhe Rodri është në listë - jo një i kohëve të fundit, por një i hershëm.
Emri i tij është lidhur me një transferim te Real Madrid për disa kohë, megjithëse klubi duket se e ka përjashtuar atë pas dëmtimit të tij të rëndë.
Megjithatë, nuk është kështu. Sipas mediave spanjolle, Real Madridi nuk e ka humbur nga sytë mesfushorin e kombëtares La Roja.
Ata po e monitorojnë nga afër gjendjen e tij fizike pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushave për një vit dhe po e vëzhgojnë nga afër në rast se një transferim bëhet i mundur këtë verë.
Objektivi kryesor i Real Madridit mbetet mesfushori i PSG-së, Vitinha, por klubi është i vetëdijshëm se sa e vështirë do të jetë ta largojnë portugezin nga Parisi. Nëse kjo rezulton e pamundur, Rodri shfaqet si një alternativë.
Klubi gjithashtu e di se nuk do të jetë e lehtë të marrë Rodrin nga City, por, si pjesa më e madhe e Evropës, ata po presin të shohin se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Pep Guardiolës.
Nëse trajneri katalunas largohet, mund të pasojë një largim i mundshëm - dhe Rodri mund të përfundojë te Real Madrid. /Telegrafi/
Forma mbresëlënëse e Felix Nmecha këtë sezon te Borussia Dortmund ka tërhequr vëmendjen e klubeve të Ligës Premier, përfshirë Chelsean dhe Manchester Unitedin.
Mesfushori 25-vjeçar ka qenë një lojtar kyç në 18 paraqitje, duke kontribuar me 2 gola dhe 3 asistime në të gjitha garat deri më tani në sezonin 2025/26, ndërsa vazhdimisht ka mbuluar fushën dhe ka fituar ndërhyrje nga mesfusha.
Paraqitjet e tij të kompletuara dhe ndikimi në rritje në ekipin e Dortmundit e kanë vënë atë në radarin e skuadrave kryesore angleze që kërkojnë të forcojnë opsionet e tyre në qendër të mesfushës.
Sipas mediumit Sky Germany, si United ashtu edhe Chelsea janë në një fazë të hershme dhe pritet të vazhdojnë monitorimin përpara një qasje zyrtare.
🚨 NEW!
Felix Nmecha’s impressive form has caught Premier League attention. The 25-year-old, now a key player after changing agency, is being monitored by Chelsea, Manchester United and others.
Nmecha momentalisht vlerësohet 45 milionë euro nga faqja e specializuar Transfermarkt, ndërsa në të kaluarën ka luajtur për të gjitha ekipet e moshave të Manchester Cityt, para transferimit te Ëofsburgu e pastaj te Dortmundi.
25-vjeçari gjithashtu është reprezentues i kombëtares së Gjermanisë, me të cilën ka zhvilluar deri tani gjashtë ndeshje. /Telegrafi/
Jean-Philippe Mateta ka vendosur të largohet nga Crystal Palace dhe e ardhmja e tij do të mbetet në Ligën Premier, pavarësisht interesimit nga Juventusi.
Sulmuesi francez ka në tavolinë dy oferta konkrete dhe fitimprurëse nga futbolli anglez dhe pritet të zgjedhë mes Aston Villa dhe Chelsea.
Vendimi për largim vjen pas një periudhe të trazuar te Crystal Palace. Kapiteni dhe qendërmbrojtësi Marc Guehi është larguar nga klubi, ndërsa trajneri Oliver Glasner ka njoftuar gjithashtu largimin e tij.
Këto zhvillime kanë ndikuar drejtpërdrejt te Mateta, i cili është i zhgënjyer me menaxhimin e klubit dhe veprimet në tregun e transferimeve, duke besuar se premtimet e dhëna nuk janë përmbushur.
Interesimi i Juventusit ishte konkret, por kërkesa e Crystal Palace prej rreth 40 milionë eurosh u konsiderua shumë e lartë nga klubi italian, i cili përfundimisht u tërhoq nga gara.
Aktualisht, Aston Villa shihet si opsioni më i afërt për transferimin e Matetës, pasi palët kanë arritur një marrëveshje për pagën, kohëzgjatjen e kontratës dhe kushtet personale.
Megjithatë, situata mbetet e hapur, pasi në garë është futur edhe Chelsea, i cili pritet të paraqesë një ofertë konkurruese.
“Blutë” njihen për aftësinë e tyre për të investuar shuma të mëdha në merkato, edhe pse këto lëvizje shpesh kanë sjellë dilema në të kaluarën. Vendimi final i Matetës pritet në ditët në vijim, ndërsa gara mes dy klubeve angleze mbetet e hapur. /Telegrafi/
Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Michael Carrick, ka ndërmarrë hapa të shpejtë për të stabilizuar atmosferën në dhomën e zhveshjes, duke zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me lojtarët, të cilëve e ardhmja u dukej e pasigurt më parë.
Kobbie Mainoo, Patrick Dorgu dhe Joshua Zirkzee janë udhëzuar të përqendrohen plotësisht te Manchester United dhe te e ardhmja e tyre afatshkurtër me klubin.
Anglezi ka qenë i qartë me të tre futbollistët duke i thënë se llogaritë në ta dhe nuk i lejon të largohen.
Carrick ka bërë gjithashtu ndryshime në rutinën e skuadrës për ndeshjet në shtëpi, me lojtarët që tani mbërrijnë në Old Trafford më vonë për të përmirësuar atmosferën dhe përqendrimin.
Trajneri synon gjithashtu një angazhim më të fortë me mbështetësit pas ndeshjeve dhe më pak kohë pushimi para fillimit të takimeve.
Këto hapa vijnë si pjesë e përpjekjeve të Carrick për të krijuar një ambient më pozitiv dhe të përqendruar te performanca në një periudhë sfiduese për klubin. /Telegrafi/
Gabriel Jesus ka folur hapur për ambiciet e tij për vitin 2026, duke theksuar dëshirën e tij për të qëndruar i përqendruar dhe për të kontribuar plotësisht në suksesin e Arsenalit.
Sulmuesi mbetet i vendosur të luajë një rol kyç në përpjekjen e klubit për të fituar trofe, ndërsa gjithashtu punon drejt një rikthimi në detyrën ndërkombëtare me Brazilin.
“Ëndrra ime për këtë vit është të jetoj në të tashmen, ditë pas dite, dhe të ndihmoj shokët e mi të ekipit të Arsenalit të luftojnë për tituj këtë sezon dhe, sigurisht, të kthehem në ekipin kombëtar brazilian”, ka thënë Jesus për Globo Esporte.
Ndryshe, “Topçinjtë” mbeten në krye të renditjes së Ligës Premier dhe të qenit i aftë në formë mund të jetë çelësi për të ruajtur momentumin.
Ndryshe, Jesus ka pasur probleme me dëmtime këtë sezon, duke zhvilluar vetëm 12 ndeshje në të gjitha garat, teksa ka shënuar tri gola dhe një asistim. /Telegrafi/
Liverpooli po ndjek situatën e mesfushorit brazilian Andre Trindade (24), i cili luan për Wolverhampton Wanderers, raporton Empire of the Kop.
Vlera e mundshme e transferimit mund të arrijë rreth 30 milionë euro.
Wolverhampton po kalon një sezon të vështirë në Ligën Premier dhe konsiderohet favorit për rënie nga kategoria, gjë që mund të bëjë të vështirë mbajtjen e mesfushorit, i cili ka luajtur 13 ndeshje për kombëtaren e Brazilit dhe ka bërë 21 paraqitje këtë sezon në kampionatin anglez.
Trindade ka tërhequr gjithashtu interes nga klube italiane, përfshirë Juventusin, si dhe nga Turqia dhe Franca.
Ai u bashkua me Wolverhampton në gusht 2024, ndërsa kontrata e tij skadon në qershor 2029. Para se të transferohej te Wolves, mesfushori ishte i lidhur me një kalim të mundshëm te Liverpool. /Telegrafi/
Pep Guardiola ka zbuluar problemet e Manchester Cityt pas humbjes 3-1 ndaj Bodo/Glimt në Ligën e Kampionëve.
Trajneri spanjoll pret që skuadra e tij të rikthehet te rezultatet pozitive dhe dominimi, pas një gjysmë sezoni me luhatje të mëdha dhe pa bindje.
"Duhet të kthehemi - rezultatet që nga viti 2025 nuk janë të mira, për sa i përket Ligës Premier dhe dhe tani këtu [në Bodo]", ka thënë fillimisht Guardiola.
“Por ne shkojmë përpara, Ëolves dhe pastaj Galatasaray. Kemi ndjesinë se gjithçka po shkon keq, detajet, por duhet të përpiqemi ta ndryshojmë këtë”.
"Nuk kam asnjë dyshim për këtë garë, asgjë nuk merret si e mirëqenë, kjo është e sigurt”.
"United na mundi dhe ishte më i mirë. Tani [Bodo] kishte vrull. Por skuadra ishte aty dhe ne krijuam - në tranzicion ata janë vërtet të mirë", përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/
Arsenali dhe Chelsea po punojnë për të pozicionuar veten si favoritët kryesorë për të siguruar shërbimet e Arda Gulerit, në rast se sulmuesi i Real Madridit bëhet i disponueshëm në tregun e transferimeve.
Sipas CaughtOffside, talenti turk mbetet një objektiv afatgjatë i Arsenalit, ndërsa Chelsea ka intensifikuar interesimin javët e fundit, duke zhvilluar disa kontakte për të kuptuar më nga afër situatën e tij në “Santiago Bernabeu”.
Reprezentuesi i Turqisë ka qenë në radarët e Arsenalit që nga tetori i vitit 2024, me “Topçinjtë” që e shohin atë si një profil ideal për të rritur kreativitetin dhe konkurrencën në fazën ofensive, veçanërisht pas formës disi të paqëndrueshme të Martin Odegaard dhe Eberechi Eze gjatë këtij sezoni.
Në anën tjetër, edhe Chelsea dëshiron të përfshihet seriozisht në këtë garë, duke e konsideruar Gulerin si një investim strategjik për të ardhmen e skuadrës.
Të dy klubet londineze besojnë se 19-vjeçari mund të jetë i disponueshëm gjatë verës për një shifër që sillet mes 90 dhe 100 milionë eurove, nëse Real Madridi vendos të hapë derën për negociata.
Megjithatë, gjithçka mbetet e varur nga planet e “Los Blancos” dhe roli që Güler pritet të ketë në projektin e ardhshëm sportiv të klubit spanjoll. /Telegrafi/