Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 January 2026Main stream

​Iu dha lamtumira e fundit akademik Nexhat Dacit

2 January 2026 at 15:22


Me nderime shtetërore iu dha lamtumira e fundit akademikut dhe njërit nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhat Daci.

Ai është varrosur në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

Para ceremonisë së varrimit është mbajtur akademi përkujtimore dhe homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Në akademi është nderua jeta, vepra dhe kontributi i Dacit që kishte dhënë për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Nga krerët e shtetit kontributi i tij në formimin e institucioneve të Kosovës u vlerësua lart, me ç’rast u tha se ka lënë gjurmë të pashlyeshme, me maturinë dhe qetësinë e tij karakteristike.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës iku nga kjo jetë në moshën 81-vjeçare.

Numërimi i votave për deputetë po shkon drejt fundit, kush janë më të votuarit

2 January 2026 at 15:16


Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit po shkon drejt përmbylljes, me më pak se gjashtë për qind të vendvotimeve që ende mbeten pa u numëruar.

Me avancimin e këtij procesi, tashmë janë qartësuar edhe emrat e kandidatëve më të votuar në secilën parti politike.

Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbajë epërsinë si subjekti më i votuar në këto zgjedhje, duke kaluar shifrën e 400 mijë votave në total. Kandidati i saj për kryeministër, Albin Kurti, kryeson listën me mbi 331 mijë vota të fituara.

Pas tij, renditen Glauk Konjufca me më shumë se 256 mijë vota, ndërsa Albulena Haxhiu dhe Hekuran Murati kanë secili mbi 134 mijë vota. Donika Gërvalla është gjithashtu ndër më të votuarat, me mbi 120 mijë vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati për kryeministër dhe kryetar i partisë, Bedri Hamza, ka dalë më i votuari me mbi 146 mijë vota.

Vendin e dytë e mban Arian Tahiri, ndërsa pesëshja e parë plotësohet nga Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari, secili me mbi 43 mijë vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Te Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku ka marrë mbi 76 mijë vota, duke u renditur i pari në listë.

Pas tij vjen Hykmete Bajrami, ndërsa Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili përbëjnë pesëshen e kandidatëve më të votuar në këtë subjekt.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka siguruar gjashtë ulëse në Kuvend, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj është më i votuari me mbi 39 mijë vota. Pas tij renditen Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.

Ndërkohë, ka nisur edhe procesi i numërimit të votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit.


Aktualisht janë duke u numëruar votat në përfaqësitë diplomatike dhe pritet që deri të dielën (4 janar) të përfundojë i gjithë procesi. /Telegrafi/

Tragjike në Orikum – burri i merr jetën gruas pastaj vetes

2 January 2026 at 14:59


Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Orikum të Vlorës, ku një çift bashkëshortësh është gjetur pa shenja jete në banesën e tyre.

Viktima, Sose Xhebro, rreth 40 vjeçe, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes. Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, dyshimet e para janë se ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebro, shkruan Euronews.al.

Po ashtu, dyshohet se pas vrasjes së bashkëshortes, Llogora Xhebro ka vrarë edhe veten. Rrethanat dhe dinamika e plotë e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve në vijim.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë familjare.

Burgim i përjetshëm për vrasjen e gruas, dënime afatgjata dhe procese gjyqësore për raste vrasjesh në vitin 2025

2 January 2026 at 14:19


Gjatë vitit 2025 u raportuan dhe u trajtuan në gjykata disa raste vrasjesh, përfshirë vrasje brenda familjes, vrasje në ambiente publike, raste të ndodhura si pasojë e konflikteve personale ose mosmarrëveshjeve financiare, si dhe vrasje të planifikuara në bashkëkryerje e sulmi terrorist në Banjskë. Janë përfshirë edhe raste të mbetura nga vitet e mëparshme që gjatë 2025 hynë në faza të reja procedurale, si rigjykime, lirime nga paraburgimi apo vazhdim i seancave gjyqësore.

“E vrava gruan dhe çoje një patrullë të policisë”

Edmond Lajqit i është vërtetuar dënimi me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij, Gj.U. Pas kryerjes së veprës, Lajqi kishte telefonuar policinë duke u thënë: “E vrava gruan dhe çoje një patrullë të policisë”.

Lajqi kishte pranuar fajësinë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gj.U. Në aktakuzë thuhet se më 16 prill 2024, rreth orës 08:00, në Pejë, në rrugën “Bill Clinton”, konkretisht në banesën e tij, i pandehuri me dashje dhe me armë zjarri – pistoletë, e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Gj.U.

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi

Të akuzuarve, vëllezërve Agron dhe Nexhat Vllasaliu, Gjykata Themelore në Prishtinë u ka shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, në bashkëkryerje. Sipas aktakuzës, pas vrasjes, dy vëllezërit e kishin varrosur dhe rivarrosur trupin e viktimës. Rasti ndodhet në procedurë ankimore në Gjykatën e Apelit.

Në aktakuzë thuhet se nga 9 janari 2021 deri më 8 prill 2021, të pandehurit Vllasaliu, në bashkëkryerje dhe pas marrëveshjes paraprake, kishin filluar planifikimin për ta privuar nga jeta të dëmtuarin Bedri Rexhepi, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.

24 vjet burgim për Dibran Hoxhën, të njohur si “Kobra City”:

Dibran Hoxha, i njohur në publik me nofkën “Kobra City”, nga Gjykata Themelore në Prishtinë u dënua me 24 vjet burgim për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë, V.C., në lokalin e natës “Kobra City”.

Sipas aktakuzës, rasti kishte ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve lidhur me pagesën e shpenzimeve të bëra, të cilat kishin eskaluar deri në vrasjen e shtetasit të Shqipërisë.

Vrasja si rezultat i konfliktit në komunikacion

Gjykata Themelore në Prishtinë i shqiptoi 20 vjet burgim të akuzuarit Orges Zhugolli për vrasjen e A.Zh., pas një konflikti paraprak në komunikacion. Gjykata e Apelit ka mbajtur seancë për shqyrtimin e ankesave ndaj vendimit të Gjykatës Themelore.

12 vjet burgim për vrasjen e vjehrrit

Të akuzuarit Edon Bujupi i janë shqiptuar 12 vite burgim për vrasjen e vjehrrit në banesën e tij në Prishtinë, pas një konflikti paraprak, ku vrasja kishte ndodhur në prani të gruas së tij. Gjykata e ka ricilësuar veprën penale nga “Vrasje” në “Vrasje e kryer në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme”.

Vrasja në Interex

Gjykimi pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë po vazhdon ndaj të akuzuarit Arsim Syla për vrasjen e V.B. në qendrën tregtare Interex, ku Syla kishte shtënë në drejtim të viktimës derisa ata ndodheshin duke bërë blerje në sektorin e produkteve të qumështit.

Vrasja në “City Club”

Gjykata Supreme e Kosovës e ka kthyer në rigjykim vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila e kishte dënuar me 24 vjet burgim Granit Elshanin, të akuzuar për vrasje në lokalin “City Club” në Pejë. Pas kthimit në rigjykim, Apeli e kishte liruar Elshanin nga paraburgimi.

Sipas aktakuzës, Elshani akuzohet se më 2 janar 2010, në diskotekën “City Club” në Pejë, kishte shtënë me armë zjarri, ku për pasojë kishte mbetur i vrarë B.Sh.

Vrasja e policit Afrim Bunjaku në sulmin terrorist në Banjskë

Më 24 shtator 2023, nga sulmi terrorist i grupit të udhëhequr nga Milan Radoiçiç, kishte humbur jetën polici Afrim Bunjaku.

Në gjykim janë tre të akuzuar: Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq. Procesi gjyqësor pritet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve. Sulmi ishte cilësuar si më i rëndi ndaj Republikës së Kosovës, ndërsa gjatë hetimeve ishin konfiskuar dhe sekuestruar mjete luftarake, prona dhe pajisje të ndryshme.

Vrasja e Liridona Ademaj

Më 29 nëntor 2023, e ndjera Liridona Ademaj kishte humbur jetën pas një plani të organizuar, sipas aktakuzës, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, ku ky i fundit kishte shtënë në drejtim të kokës së viktimës, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Aktualisht, gjykimi është në zhvillim në Gjykatën Themelore në Prishtinë., pa epilog përfundimtar.

Vrasja e trefishtë në Gjilan:

Nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, mbetën të vrarë tre persona, ndërsa një tjetër u plagos rëndë dhe u dërgua në QKUK. Policia po heton nëse personi i arrestuar ka pasur rol të drejtpërdrejtë në ngjarje. Të dyshuarit, përfshirë edhe Mefail Shkodrën, ndodhen në arrati, ndërsa Prokuroria Speciale ka marrë rastin në kompetencë.

Vrasja në Lipjan, viktima e groposur në arë misri:

Sipas kërkesës për caktim të paraburgimit, të siguruar nga Betimi për Drejtësi, i dyshuari Tom Kolshi, mes datave 3 dhe 4 gusht 2025, në fshatin Baicë të Lipjanit, në bashkëkryerje me persona ende të paidentifikuar, dyshohet se ka privuar nga jeta të ndjerin E.B. Pas ngjarjes, trupi i viktimës ishte gjetur i groposur në një arë misri, i mbuluar me dërrasa dhe dhe.

Vrasja e 89-vjeçarit

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 16 gusht 2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave “Fan Palace”, në fshatin Bibaj të Ferizajt, të pandehurit F.R. dhe J.M., për motive të ulëta, kishin vepruar në bashkëkryerje për ta privuar nga jeta të ndjerin S.S. Si pasojë e të shtënave, viktima kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, duke u rrezikuar edhe persona të tjerë të pranishëm. Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat vëllezër – i dyshuar dhëndri

Dy persona kishin mbetur të vrarë në fshatin Golluboc të Malishevës, ku viktimat ishin vëllezër.

Më herët, Astrit Isufi ishte dënuar me tre muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje ndaj bashkëshortes së tij. Lidhur me vrasjen e dyfishtë, policia ka njoftuar se viktimat ishin dërguar në QMF-në e Kijevës, ku ishte konstatuar vdekja e tyre. Një person i dyshuar është identifikuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

​Nderohet jeta dhe vepra e Nexhat Dacit: Një jetë në shërbim të institucioneve dhe demokracisë

2 January 2026 at 13:51


Në akademinë përkujtimore për ish-kryetrarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci u nderua jeta, vepra dhe kontributi i tij që kishte dhënë për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Nga krerët e shtetit kontributi i tij në formimin e institucioneve të Kosovës u vlerësua lart, me ç’rast u tha se gjurmë të pashlyeshme, me maturinë dhe qetësinë e tij karakteristike.

Gjatë fjalimit të saj, presidentja Vjosa Osmani tha se duke qenë qenë në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi, për akademik Nexhat Dacin, historia flet me një respekt të jashtëzakonshëm.

Kontributin e tij në formimin e institucioneve të Kosovës, Osmani e vlerësoi si të qetë por të thellë.

“I përket kategorisë së njerëzve për të cilët historia flet me respekt të jashtëzakonshëm. Jemi mbledhur për t’ia thënë lamtumirën akademikut, Nexhat Dacit, burrë shtetas, dijetar dhe intelektual i përkushtuar me dije të thellë, integritet personal dhe përkushtim të palëkundur, ai i shërbeu Kosovës si kryetar kuvendi, UD i presidentit, deputet akademik dhe drejtues i institucioneve shkencore duke lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin e mendimit shkencor në vendin tonë... Në periudhat më të rënda për popullin tonë, ai u rreshtua me vendosmëri në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi duke qenë bashkëpunëtor i afërt i presidentit historik Ibrahim Rugova në këtë kauzë. Kontributi i tij në formimin e institucioneve të Kosovës ishte i qetë por i thellë, si kryetar Kuvendi, ai e kuptonte se demokracia nuk ishte vetëm procedurë por edhe kulturë, jo vetëm rregull por edhe respekt. Ai besonte në dialog, ligj, argument dhe në forcën e institucioneve që e mbijetojnë secilin individ”, tha Osmani.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se me maturinë e qetësinë e tij karakteristike, Daci dha shembull se si duhet kuvenduar dhe si duhej zhvilluar beteja politike nga foltorja dhe ulëset e Kuvendit.

“Në ditën e dytë të këtij Viti të Ri, sot me dy janar një rast morti na ka bërë bashkë këtu në sallën e seancave plenare të Kuvendit. Në një periudhë të ndërmjetme për institucionin legjislativ të Republikës sonë, teksa legjislatura e kaluar është shpërndarë, ndërkaq e reja ende nuk është zgjedhur dhe konsoliduar, ky mort na bëri të bashkohemi këtu në kuvendin e Republikës... Vdekja e Dacit na ka mbledhur sepse karriera e tij politike është lidhur ngushtë me këtë vend dhe këtë institucion. Në Kosovën që sapo ishte çliruar 1999, kur po viheshin themelet e një rendi të ri politik e vleror drejt demokracisë, e ku më së pari po ndryshonin rregullat e të folurit në publik, Nexhat Daci e pati për detyrë ta drejtonte diskutimin në kuvendin e Kosovës nga pozita e kryetarit. Me maturinë dhe qetësinë e tij karakteristike, ai dha shembull se si duhej kuvenduar në këtë kuvend dhe si duhej zhvilluar betejat politike nga foltorja dhe ulëset e këtij kuvendi”, tha Kurti.

Ndërsa, kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha tha se falë angazhimit të tij, rezistenca paqësore në vend mori kuptim të thellë dhe u shndërrua në një projekt të qëndrueshëm politik dhe moral për Kosovën.

“Sot jemi mbledhur për të nderuar jetën, veprën e akademikut dhe ish kryetarit Nexhat Daci, një personalitet i rrallë që bashkoi dijen me shtetin, mendimin akademik me përgjegjësinë publike, urtësinë personale me interesin e përgjithshëm të Republikës sonë.. Daci e ndërtoi jetën e tij mbi themelet e palëkundura, me dije të thellë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për interesat e popullit që ai i takonte.. Për akademikun Daci, dija ishte akademi e shenjtë publike dhe shtylla e vetme që duhej të planifikohej zhvillimi i shtetit dhe shoqërisë sonë. Si kuadër dhe intelektual i hershëm, gjatë periudhës së represionit ai kontribuoi në ndërtimin dhe zhvillimin e strukturave paralele veçanërisht në fushën e arsimit, falë angazhimit të tij rezistenca paqësore mori kuptim të thellë dhe u shndërrua në një projekt të qëndrueshëm politik dhe moral për Kosovën”, tha Basha.

Në emër të familjes para atyre që kishin ardhur për ta nderuar jetën dhe veprën e tij, foli e bija e akademikut të njdere, Majlinda Daci. Ajo shprehu mirënjohje për respektin dhe fjalët e mira që iu kushtuan sot ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci.

Ajo tha se prania e të gjithëve është një dëshmi e dashurisë dhe vlerësimit që ai ka gëzuar gjatë gjithë jetës së tij.

“Në emër të familjes shprehim falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë, për respektin, nderimin dhe fjalët e mira që sot iu janë kushtuar babit tonë. Prania juaj këtu është dëshmi e dashurisë dhe vlerësimit që ai ka gëzuar gjatë gjithë jetës së tij. Sot nuk jemi mbledhur vetëm për të kujtuar një akademik, profesor apo udhëheqës institucional, sot e kujtojmë një njeri që jetën e tij e jetoi me dinjitet, sakrificë dhe shërbim të pandërprerë ndaj dijës, vendit dhe njerëzve. Babi qysh herët që nga mosha 4 vjeçare jeta ia vuri mbi supe barrën e rëndë të rritjes pa prindër, ishte një fillim i vështirë, por për babin kjo mungesë u shndërrua forcë, dhimbja në karakter, e vështirësia në vullnet të palëkundur për të ecur përpara. Nga ajo fëmijëri e vështirë ai ndërtoi themelet e një jete të jashtëzakonshme. Qysh herët ai ishte i përcaktuar të jetoj dhe punoj për Kosovën”, u shpreh Daci.

Përveç akademisë përkujtimore, sot janë mbajtur edhe homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës. Në ora 13:40 në nderime shtetërore do të varroset Nexhat Daci në varrezat e Dragodanit në Prishtinë. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës iku nga kjo jetë në moshën 81-vjeçare. /KP/

​Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

2 January 2026 at 13:24


Viti 2025 ka qenë jashtëzakonisht i ngarkuar për Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku janë trajtuar rreth 100 mijë pacientë, me një rritje të dukshme krahasuar me 2024.

Drejtori i kësaj Klinike, Naser Syla në një intervistë për KosovaPress thekson se ngarkesa e madhe vjen jo vetëm nga numri i lartë i pacientëve, por edhe nga natyra e ndryshme e sëmundjeve, duke përfshirë rastet e rënda emergjente.

Sfidë për këtë klinikë mbetet numri i vogël i specialistëve të mjekësisë emergjente dhe interesimi i ulët i mjekëve për këtë specializim.

Syla nënvizon domosdoshmërinë e ndërtimit të një objekti të ri për Klinikën Emergjente, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve dhe ofrimin e trajtimit adekuat për pacientët emergjentë.

“Ky vit për Qendrën Emergjente ka qenë një vit si kur krejt të tjerët, domethënë i stërngarkuar për stafin që është aktualisht në Qendrën Emergjente, si ata të lartë, domethënë për specialistët e mjekësisë emergjente, për specializantët dhe stafin e mesëm dhe atë tjetrin shoqërues ndihmës. Domethënë ka qenë një vit tejet, tejet i ngarkuar me numër të madh të pacientëve. Është shumë interesant se qendra emergjente domethënë bën pjesë në atë, bën pjesë në grupin apo nivelin e trajtimit terciar në shëndetësinë e Kosovës. Dhe nëse, nëse bëhen krahasimet për shembull me qendra të tjera të Evropës, ku atje de-fakto vazhdimisht bie numri i pacientëve, te ne përkundrazi kemi ngritje të numrit të pacientëve”, thotë ai.

Nga janari deri në mesin e dhjetorit 2025, rreth 100 mijë pacientë kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente, duke shënuar një rritje të numrit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

“Deri në këtë moment janë 99 mijë e 17 pacientë. Domethënë është numër jashtëzakonisht i madh. Krahasim me vitin e kaluar ku kanë qenë 96 mijë e 294 pacientë. Domethënë 4 mijë pacientë më shumë. Domethënë një numër jashtëzakonisht i madh i pacientëve që kanë kërkuar trajtim në Qendrën Emergjente... Natyrat e sëmundjeve të pacientëve që kërkojnë trajtim, janë prej më të ndryshmeve, prej atyre më të rënda, deri te komunikacioni, lëndimet e ndryshme si suicidale, si me armë të ndryshme të zjarrit, me mjete të mprehta, sëmundjet internistike të llojeve të ndryshme, prej atyre kardiovaskulare, cerebrovaskulare, domethënë, të gjitha llojet e sëmundjeve të mundshme që ekzistojnë trajtohen në Qendrën Emergjente”, deklaron Syla.

Specialisti i mjekimit emergjent, Naser Syla në një intervistë për KosovaPress ngreh alarmin se në të ardhmen vendi të mbetet pa specialist të mjekimit emergjent.

Kjo njësi shëndetësore aktualisht ka 23 specialistë të mjekësisë familjare dhe 68 infermierë.

“Do të thotë, përveç asaj që nuk kemi staf të mjaftueshëm si në qendër këtu, si në periferi, do me thënë që kuadri apo stafi i lartë i mjekësisë emergjente domethënë është duke u mplakur. Kur them duke u plakur, domethënë është mosha mesatare diku mbi 55-vjeç e stafit të lartë që merren me trajtimin e pacientëve, po flas për specialistët e mjekësisë emergjente. Kurse sa i përket kuadrit të mesëm mirë qëndrojmë... Në fund të janarit presim që të dalin diku 17 specializantë të rinj. Domethënë që është minimumi i krejt, i krejt minimumeve prej atyre çka neve na nevojiten. Në dy konkurset e fundit që i ka shpallur Ministria e Shëndetësisë, kanë marrë specializimin njëri tre specializantë, kurse njëri katër, ndërsa ne kemi kërkuar në të dy konkurset nga 15 specializantë. Domethënë është një nivel jashtëzakonisht i ulët. Arsye nuk i di. Nëse vazhdon kështu edhe nëse nuk mund të gjejmë ndonjë zgjidhje, për momentin, atëherë është shumë e vërtetë që rrezikon shteti jonë për të mbetur pa specialistë të mjekësisë emergjente”, thotë ai.

Syla thotë se një numër i madh i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor mund të trajtohen në nivelet tjera shëndetësore qoftë sekondar apo primar, por që Emergjenca po vazhdon të jetë referencë nga spitalet regjionale dhe qendrat e mjekësisë familjare.

Ai potencon se nga 330 pacientë që kërkojnë trajtim brenda 24 orëve në këtë njësi, një e treta e tyre nuk janë për nivelin terciar.

“Një numër i madh i këtyre pacientëve vijnë pa pasur nevojë për trajtim në një qendër terciare. Është për t’u çuditur se numër shumë i madh i pacientëve vijnë edhe pa udhëzime nga mjekësia primare dhe ajo sekondare... Mund të them se një numër i madh prej numrit të përgjithshëm të këtyre pacientëve, nuk kanë nevojë të sillen ose të dërgohen për trajtim në Qendrën Emergjente dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Prej këtyre pacientëve, nëse e marrim një mesatare këtë vit, domethënë diku 330 pacientë brenda 24 orëve, lirisht mund të themi se një e treta e tyre nuk janë për Qendrën Emergjente dhe për nivelin terciar”, deklaron ai.

Nënvizon se ndërtimi i një objekti të ri për Klinikën Emergjente është domosdoshmëri dhe i nevojshëm për trajtimin e pacientëve emergjentë.

“Një objekt i tillë është i domosdoshëm. Edhe do të ishte një satisfaksion për punën që e bëjmë. Ky objekt është de-fakto projekt kombëtar, shtetëror, edhe është i domosdoshëm për popullin dhe pacientët që kërkojnë trajtim emergjent në Qendrën Emergjente”, deklaron Syla.

I pari i Klinikës Emergjente pranë QKUK-së, thotë se të gjitha barnat kruciale për mjekësinë emergjente janë në dispozicion, ndërsa problemet shfaqen vetëm në rastet kur pacientët qëndrojnë më gjatë se sa parashihet, për shkak të mungesës së shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv.

Sa i përket aparaturës, ai ka vlerëson se gjendja është përmirësuar dukshëm pas renovimit të vitit të kaluar. Qendra Emergjente është pajisur me aparate të reja, përfshirë skanerin, laparoskop, aparat për autotransfuzion dhe instrumente të ndryshme kirurgjikale për sallat e operacionit.

Osmani: Nexhat Daci do të mbahet mend si burrështetas

2 January 2026 at 12:48


Në Akademinë Përkujtimore për veprën dhe jetën e ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci, presidentja Vjosa Osmani shprehu ngushëllimet më të thella për vdekjen e tij.

Në fjalën e saj, Osmani tha se Daci do të kujtohet si burrështetas, dijetar e intelektual i përkushtuar.

“Jemi mbledhur për të ia thënë lamtumirën akademik Nexhat Dacit, burrështetas, dijetar dhe intelektual i përkushtuar. Me dije të thellë, integritet personal dhe përkushtim të palëkundur ai i shërbeu Kosovës si kryetar Kuvendi, ushtrues detyre i Presidentit, deputet, akademik dhe drejtues i institucioneve shkencore, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në zhvillimin e mendimit shkencor në vendin tonë”, u shpreh e para e vendit.

“Në vendin tonë ka njerëz që shfaqen në kohë të qeta, dhe ka njerëz që formësohen në kohë të vështira. Akademik Nexhat Daci i përkiste kësaj të dytës. Në periudhat më të rënda të popullit tonë, ai u rreshtua me vendosmëri në shërbim të kauzës për liri e pavarësi, duke qenë bashkëpunëtor i afërt i presidentit historik, Ibrahim Rugova në këtë kauzë”, tha ajo.

E para e vendit në përfundim të fjalës së saj tha se sot nuk po i jepet lamtumira vetëm një njeriu, por një epoke të maturisë e dijes.

“Nuk po i themi lamtumirë vetëm një njeriu, por një epoke të maturisë e dijes. U prehtë i qetë në dheun e Kosovës së lirë dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për akademik Nexhat Daci”, përfundoi Osmani. /kp/

Nis numërimi i votave nga 29 përfaqësitë diplomatike

2 January 2026 at 12:38


Ka filluar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit në përfaqësi diplomatike.

Me këtë rast në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku edhe po numërohen votat, zëdhënësi i Komisionit të Zgjedhjeve, Valmir Elezi dha detaje.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka filluar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit në përfaqësi diplomatike. Siç e dini, më 27 dhjetor 2025, në 29 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës, është zhvilluar votimi për shtetasit e regjistruar paraprakisht për të votuar fizikisht në ndonjërën nga këto misione diplomatike. Nga 19,187 shtetasit e regjistruar, kanë votuar 16,165 prej tyre apo 84.24% dhe këto fletëvotime do t’i nënshtrohen numërimit”, tha ai.

Pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve nga votimi fizik në përfaqësitë diplomatike, Elezi tha se do të vazhdojnë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës, që deri më tani janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë vendit, ajo në Berlin (Gjermani) dhe në Bernë (Zvicër).

“Deri më tani, nga dy kutitë postare, Berlin dhe Bernë, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime që i takojnë votimit përmes postës dhe të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së. Nga numri i përgjithshëm i pakove me fletëvotime të supozuara që deri më tani kemi pranuar, pra nga më shumë se 28 mijë, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950. Arsyeja më e shprehur te zarfet e refuzuara është sepse në pakon me fletëvotim mungon dëftesa e regjistrimit të votuesit. Pra, në procesin e numërimit do të përfshihen 27,600 zarfe të supozuara me fletëvotime”, shtoi Elezi.

Ai foli edhe për aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), transmeton KosovaPress.

“Të enjten pasdite, në 11 komuna ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. Deri të enjten në mesnatë (1 janar 2026) procesi është përmbyllur në Qendrat Komunale të Numërimit, në 5 komunat: Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan dhe Suharekë, ndërkaq po vazhdon në 6 komunat Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Gjilan dhe Ferizaj. Pra, KQZ planifikon që aktivitetet në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit të përmbyllen në këtë fundjavë. Deri më tani (e premte, 2 janar 2026, ora 10:00) numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është mbi 2,995 nga 2,557 vendvotime apo më shumë se rreth 90%”, tha Elezi.

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/.

Hoxha Labinot Maliqi mirëpriti zyrtarë të lartë amerikanë në fillim të vitit 2026

2 January 2026 at 12:32


Hoxha Labinot Maliqi ka njoftuar se ka pasur një nder të veçantë të mirëpresë mysafirë të lartë dhe shumë të respektuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, vizitën e nderuan Sekretari i Shtetit të Luizianës dhe Kolonel i Forcave Ajrore të SHBA-ve, Charlton J. Meginley, Kapelani i Komandës së Shtetit, Kolonel Page Brooks, si dhe Kapelani i Kampit Amerikan Bondsteel, Kolonel Walls, së bashku me përfaqësues të tjerë të Ushtrisë Amerikane.

"Një fillim viti 2026 i denjë dhe domethënës, me mysafir kaq të shquar dhe të respektuar, që përfaqësojnë përkushtim, integritet dhe shërbim të sinqertë", tha Hoxha Maliqi.

Ai shtoi se, për nder të mysafirëve, është shtruar tapeti i kuq dhe është ngritur flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shtizën e xhamisë, si shprehje e respektit, mirënjohjes dhe partneritetit të sinqertë: "Po ashtu, gjatë këtij takimi i falënderova përzemërsisht për kontributin e jashtëzakonshëm që Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë në çlirimin e Kosovës, për pavarësinë, lirinë, paqen, sigurinë, rindërtimin dhe zhvillimin e saj. Ky kontribut mbetet i paharruar dhe thellësisht i çmuar e i vlerësuar nga populli ynë".

Një moment i veçantë i vizitës ishte edhe mesazhi i lënë nga mysafirët në librin e përshtypjeve: "Faleminderit për mbështetjen tuaj të pakushtëzuar dhe të palëkundur për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe, më e rëndësishmja, për përkujdesjen ndaj nevojave shpirtërore të njerëzve tuaj. Kontributi juaj vlerësohet shumë".

Ky mesazh, i nënshkruar nga Sekretari i Shtetit Charlton J. Meginley dhe Kapelani Kolonel Page Brooks nga Luiziana, sipas Hoxha Maliqit, ka një vlerë të veçantë dhe mbetet dëshmi e respektit të ndërsjellë dhe e lidhjeve të forta mes Kosovës dhe SHBA-ve. /Telegrafi/


Aksident rrugor në autostradën Milot-Morinë, disa makina përplasen mes tyre

2 January 2026 at 12:16


Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Milot–Morinë, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë, dy gra kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar në spital.

"Rreth orës 09:40, në autostradën Milot–Morinë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë disa automjete. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve, shtetasja F. T., si dhe pasagjerja, shtetasja N. T., të cilat po marrin mjekim në spital dhe paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit. /TCH/


Viti 2025, sfidues për komunat e Kosovës - problemet financiare dhe kontratat kolektive sfidë për kryetarët

2 January 2026 at 12:03


Viti 2025 ka qenë i mbushur me sfida për komunat e Kosovës, pasi përveç problemeve të përditshme, ato janë përballur edhe me përmbaruesit privat për shkak të kontratave kolektive.

Ky vit ka qenë sfidues edhe nga aspekti zgjedhor, pasi pas Zgjedhjeve Parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, u zhvilluan edhe Zgjedhjet Lokale më 12 tetor, për të vazhduar më pas me balotazhin në 18 komuna, i mbajtur më 9 nëntor.

Në një intervistë për Telegrafin, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se menaxhimi i komunave ishte i mirë, por me probleme të shumta financiare.

"Menaxhimi i komunave gjatë vitit 2025 ka qenë i qëndrueshëm, profesional dhe me përgjegjësi të lartë, pavarësisht sfidave të shumta financiare dhe institucionale. Komunat kanë arritur të ruajnë funksionimin normal të shërbimeve publike dhe të zbatojnë obligimet ligjore edhe në rrethana të vështira. Kjo dëshmon se komunat mbeten niveli më efikas i qeverisjes publike në Kosovë", tha ai.

Ibrahimi foli edhe për sfidat që komunat kanë përballuar gjatë vitit 2025.

"Një nga sfidat më të mëdha gjatë vitit 2025 ka qenë marrja e dhjetëra milionave euro për zbatimin e kontratave kolektive. Kjo ka krijuar presion të jashtëzakonshëm mbi buxhetet komunale dhe ka kufizuar hapësirën për investime dhe shërbime tjera", potencoi Drejtori i AKK-së.

Ai shtoi se: "Përveç kësaj, sfida të tjera kanë qenë: Mosfunksionimi i plotë i institucioneve qendrore që ka shkaktuar shumë probleme në aspektin financiar, por edhe legjislativ, ngarkesat e paplanifikuara financiare, vendimet e njëanshme pa konsultim me komunat, rritja e kostove operative për shkak të inflacionit".

Ibrahimi tregoi se sa i përhapur ka qenë problemi i mungesës së buxheteve dhe si është menaxhuar ai.

"Problemi i mungesës së buxheteve ka prekur pothuajse të gjitha komunat. Kjo situatë është përkeqësuar edhe nga nevoja për të mbuluar obligime shtesë, përfshirë zbatimin e kontratave kolektive. Komunat e kanë menaxhuar situatën përmes prioritizimit të shërbimeve esenciale, menaxhimit strikt financiar, në disa raste përmes shtyrjes së projekteve jo-urgjente, duke ruajtur stabilitetin institucional", deklaroi ai.

Drejtori i AKK-së u ndal edhe tek investimet kapitale më të rëndësishme të vitit 2025: "Pavarësisht kufizimeve buxhetore, komunat kanë realizuar investime të rëndësishme kapitale në fusha kyçe si: infrastruktura rrugore lokale, ujësjellësi dhe kanalizimi, arsimi dhe shëndetësia, menaxhimi i mbeturinave dhe mjedisi, efikasiteti energjetik dhe hapësirat publike".

"Është e rëndësishme të theksohet se komunat kanë një përqindje dukshëm më të lartë të buxhetit të shpenzuar për investime kapitale krahasuar me nivelin qendror, çka dëshmon orientimin e tyre drejt zhvillimit konkret dhe përmirësimit të drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve".

Ai shtoi po ashtu: "Proceset e zbatimit të ligjit kanë pasur ndikim të ndjeshëm, veçanërisht kur detyrimet ligjore nuk janë shoqëruar me burime financiare adekuate. Zbatimi i kontratave kolektive është shembulli më konkret i kësaj situate, ku komunat janë përballur me barrë financiare të madhe pa mbështetje shtesë. Megjithatë, komunat kanë vepruar në përputhje me ligjin dhe kanë kërkuar vazhdimisht që zbatimi i ligjit të shoqërohet me parimin e bartjes së kompetencave me mjete financiare, në mënyrë që të mos rrezikohet ofrimi i shërbimeve publike."

Ekonomisti i njohur dhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha për Telegrafin se komunat gjatë vitit 2025 janë përballur me mungesë të dialogut mes pushtetit lokal dhe atij qendror.

"Po, është e vërtetë që viti 2025, po ashtu vitet e fundit, në Kosovë është karakterizuar me një mungesë të dialogut mirëfilltë jo vetëm në relacion publiko-privat, po edhe nga niveli qendror dhe lokal, dhe në veçanti në nivelin e akterëve social. Ndëshkimi më i madh nga kjo mungesë e komunikimit ka gjeneruar efekte negative, por më të goditurat definitivisht kanë qenë komunat e Kosovës, të cilat, në vend që të jenë të orientuara në implementim të projekteve kapitale në interes të qytetarëve, janë ballafaquar me probleme të shumta, veçanërisht me përmbarues dhe në gjykata për datën kolektive, e cila kontratë vërtet ka ndikuar në rënien e performancës së kryetarëve të komunave në shumë komuna të Kosovës", tha ai.

"E tëra kjo ka ndikuar në Zgjedhjet Lokale dhe mbi të gjitha në mungesë të këtij komunikimi dhe dialogu të mirëfilltë nga niveli qendror-lokal, është demonstru politizim i skajshëm ku prioritet janë vetëm komunat që i përkasin partisë politike në pushtet, dhe ky është një diskriminim politik që ka dëmtuar të qenurit kryetarë komunash", shtoi Gërxhaliu.

Ai vlerësoi gjendjen aktuale të komunave: "Mbi të gjitha vlerat e kësaj që ekziston, shqyrtimi i performancës së kontributit në shumë komuna nuk arrihet, dhe definitivisht falë këtyre vendimeve dhe kësaj procedure të politizuar, sot niveli komunal është në gjendje të mjerueshme," bëri të ditur ekonomisti.

"Po e them, në qoftë se dikush ka fituar vite të fundit nga mungesa e komunikimit, ka fituar vetëm avokatët dhe përmbaruesit, por ka humbur qytetari dhe mbi të gjitha perspektiva që ofron standard dhe cilësi jetësore në nivel komunal".

Gërxhaliu bëri të ditur se më shumë se 210 milionë euro u janë shkëputur komunave nga buxheti i tyre për shkak të kontratave kolektive: "Fakti që, sipas disa vendeve zyrtare, janë shkëputur nga projektet kapitale nëpër komuna më shumë se 210 milionë euro, është shqetësim i madh. Paramendo sa ka pasur nevojë për alokim, sa ka pasur nevojë për shkurtim, dhe sa ka pasur nevojë që projektet e parapara të devijohen nga implementimi, dhe tëra kjo ka ndikuar edhe në zgjedhjet e fundit lokale".

"Prandaj, vërtet dialogu nga niveli lokal dhe qendror nuk ka alternativë. Duhet të bëhet për komunat, sepse në fund të fundit edhe stabiliteti ekonomik edhe social gjeneron nga poshtë-lartë dhe jo nga lartë-poshtë, dhe si mund të ketë efekte pozitive nëse nuk ka komunikim të mirëfilltë nga niveli qendror në atë lokal, dhe ky raport politizohet deri në atë masë që shumë komuna penalizohen vetëm pse janë të udhëhequra nga një parti tjetër politike, një dëm që vërtet do të gjurmohet në të ardhmen", përfundoi Gërxhaliu. /Telegrafi/

Guvernatori Ismaili: Ligjet e dërguara në Kushtetuese po e mbajnë Kosovën jashtë SEPA-s

2 January 2026 at 11:10


Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online ka thënë se vonesat në shpalljen e tri ligjeve të kontestuar në Gjykatën Kushtetuese po e pamundësojnë aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), duke i shkaktuar ekonomisë humbje të konsiderueshme financiare.

Sipas tij, vetëm nga kostot e larta të transfereve, bizneset dhe qytetarët e Kosovës po humbin rreth 55 milionë euro në vit.

Ismaili theksoi se BQK ka përmbushur të gjitha përgatitjet teknike dhe ligjore për aplikim, por procesi është bllokuar për arsye procedurale, duke e lënë Kosovën jashtë një sistemi që do të ulte ndjeshëm koston dhe kohën e pagesave me Bashkimin Evropian, partnerin kryesor tregtar të vendit.

Po ashtu Ismaili tha se përgatitjet për anëtarësim në SEPA janë kryer në kohë rekord dhe me mbështetje të Bankës Botërore, ndërsa janë marrë edhe komente joformale nga Komisioni Evropian, të cilat janë adresuar. Ai sqaroi se sapo ligjet të shpallen, BQK do të procedojë menjëherë me aplikimin final, me pritshmëri që aprovimi të mund të vijë gjatë vitit 2026.

“Një prej sfidave të radhës për vitin 2026-të mbetet çështja e anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro – SEPA, siç e përmendet ne kemi kryer të gjitha përgatitjet sa i përket tri ligjeve të cilat janë të miratuara nga Kuvendi por janë kontestuar në procedurë, në Gjykatën Kushtetuese të cilat nuk janë shpallur ende dhe për këtë arsye ne nuk kemi mundur të bëjmë aplikimin final për SEPA. Megjithatë ne kemi kryer paraplanifikimin në dhjetor 2024, dhe kemi marrë komentet joformale nga ana e Komisionit Evropian të cilat edhe i kemi adresuar. Ne presim që sapo ligjet të shpallen të mund të veprojmë më tutje me aplikimin përfundimtar i cili në rastin optimist kur ligjet shpallen dhe supozohen në fillim të vitit të ardhshëm, atëherë do të kemi mundësi të aplikojmë gjatë verës dhe të marrim aplikimin, apo aprovimin në vitin 2026-të. Ky do të ishte rasti i fundit, sepse fatkeqësisht për arsye të pajustifikueshme, këto ligje u futen në paketën e ligjeve që shkuan në Gjykatë Kushtetuese, dhe për rrjedhojë na pamundësuan që ne sot të përfitojmë nga sistemi financiar me Bashkimin Evropian që është ishte Zona e SEPËS do të ishim bashkë me Shqipërinë, Malin e Zi dhe shtetet e tjera të rajonit”, tha ai.

Sipas guvernatorit, integrimi në SEPA nuk është vetëm çështje financiare, por një hap i drejtpërdrejtë drejt integrimit të sistemit financiar të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian, pa kaluar nëpër procesin politik të zgjerimit.

“Integrimi në SEPA përveç integrimit financiar, fillimisht ka aspekt të integrimit me zonën e pagesave të Bashkimit Evropian. Ky është një rast i veçantë ku neve po na mundësohet integrimi në sistemin financiar të BE-së pa procesin e zgjerimit pa procesin e zgjerimit, si proces politik. Ky është proces në vete dhe është një rast shumë i mirë që ne t’i ndërlidhim sistemet tona të pagesave me BE, që është partneri më i madh tregtar i Kosovës. Atje ku është diaspora jonë, atje ku bizneset tona kanë më së shumti shkëmbime. Kjo do t’iu mundësonte qytetarëve dhe bizneseve të kryenin pagesa me kosto shumë të ultë, me shpejtësi të lartë dhe efikasitet dhe këtë mënyrë do të mundësonte që përveç kostos, të ulte dhe kohën. Ju e dini që veçanërisht për bizneset është mjaft e rëndësishëm koha e kryerjes së një transaksioni. Në bazë të një vlerësimi që ne e kemi porositur e që e ka bërë grupi i ekonomistëve gjerman, “German EconomicTeam”, vlera e përfitimit, veç ka komisioni dhe tarifat e transfereve sot do të ishte rreth 55 milionë euro në vit për bizneset dhe ekonominë tonë. Është fatkeqësi me humb këtë mundësi të ishim anëtar dhe sot ekonomia jonë të merrte benefite. Është e rëndësishëm sepse aktiviteti jonë tregtar është me BE, edhe diaspora jonë, e dhe investimet tona direkte dominohen prej shteteve të BE-së, plus duke qenë vend eurozon, pra vend me euro, kjo paraqiste benifit shumë të madh. Prandaj dhe për ne ka qenë fokus, prioritet, prandaj një kohë rekord që nuk ka ndodhur në asnjë bankë tjetër Qendrore ne kemi arrit të dërgojmë para aplikimin për anëtarësim”, tha ai.

Ai vlerësoi se SEPA do t’u mundësonte qytetarëve dhe bizneseve pagesa më të shpejta, më të sigurta dhe me kosto dukshëm më të ulët, duke qenë se aktualisht qytetarët e Kosovës paguajnë mesatarisht rreth 6 për qind kosto për transfere, ndërsa kjo do të binte nën 2 për qind.

Ismaili theksoi se rreth 40 për qind e përfitimit vjetor prej 55 milionë eurosh do të ishte kursim direkt për qytetarët, ndërsa pjesa tjetër do të ndikonte pozitivisht në bizneset dhe ekonominë në përgjithësi. Ai shtoi se humbja e kësaj mundësie është veçanërisht e dëmshme duke pasur parasysh se aktiviteti tregtar, diaspora dhe investimet direkte të Kosovës janë të lidhura kryesisht me vendet e BE-së.

“Vlerësimi që unë iu referova 55 milionë euro në vit përmban të dy komponentët. Edhe përfitimi është për biznese dhe përftimi për individët. Ne aktualisht sipas një studimi në bankës Botërore që është relativisht i vjetër, qytetarët e Kosovës kanë paguar sa ka qenë mesatarja e BE-së, rreth 6 për qind të shumës të transferit si kosto të transaksioneve, kjo pritet të ulet relativisht shumë rreth më pak se 2 për qind. Pra , ndikimi i këtij 55 milionëshit do të ishte ndoshta rreth 40 për qind do të ishte një kontribut që do të shkonte si kursim i qytetarëve me rastin e dërgimit të transferit brenda vendit edhe pse me kalimin e viteve sistemi financiar dhe instrumentet të cilat kanë dalë të digjitalizimit dhe reformat që janë duke u ndërmarr në digjitalizim në shërbime financiare kjo kosto është liruar ndër vite. Megjithatë SEPA është e pakonkurrueshme, zgjidhje më e mirë dhe po ashtu ne kemi bërë të gjitha përgatitjet bashkë me sektorin financiar, sektorin bankar që kurdo që procesi i anëtarësimit të finalizohet si proces i pajtimit të kushteve formale dhe ligjore, infrastruktura të jetë e zhvilluar ashtu që sa më shpejt të fitojmë prej përfitimeve. Vendeve të tjera iu janë dashtë rreth 6 deri në 9 muaj nga momenti kur kanë marrë aprovimin që janë pranuar në SEPA për me fillu me krytransaksionin e parë. Të paktën ne po mundohemi që kur të anëtarësohemi të mos jetë kjo 6 deri në 9 muaj koha kur fillojmë t’ia marrim benifitet. Kjo është një prej proceseve më të rëndësishme. Mos të harrojmë, jo veç në aspektin financiar, të kostos dhe kohës së sigurisë por edhe por edhe para së gjithash të integrimit të sistemit tonë financiar me krejt vendet e BE-së dhe me gjerë, sepse zona SEPA është me e gjerë se kaq, madje edhe me shtetet të cilat Kosovën nuk e njohin si shtet”, tha ai.

Guvernatori foli edhe për modernizimin e sistemit të pagesave në vend, duke thënë se BQK është në proces të avancimit të sistemit ekzistues dhe kalimit drejt pagesave të shpejta 24/7.

Ai sqaroi se sistemi i ri do të mundësojë kryerjen e transaksioneve në kohë reale, përfshirë fundjavat dhe ditët e festave, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e likuiditetit, uljen e kostove dhe zvogëlimin e përdorimit të parasë fizike.

“Sistemi jonë i pagesave është sistem efikas dhe i sigurt. Është një prej objektivave të BQK-së që të mirëmbajnë një sistem të sigurt dhe efikas të pagesave megjithatë, reformat e fundit në këtë sistem janë kryer që 10 vite. Rreth vitit 2016-të kur është implementuar (artigjiesi) nevojat e ekonomisë, koha, digjitalizimi kanë kërkuar që sistemi jonë të avancohet. Pra megjithëse e kryen detyrën, është i aftë të shërbejë, dobësitë ndoshta kryesore janë se sesionet kur kryen ndërmjet bankave, transaksionet nuk kryhen gjatë ditëve të vikendit apo të festës që është një kufizim për ekonominë reale. Prandaj ne e kemi aktualisht në proces një APP Grate sistemit aktual i cili do të mundësojë më shumë sesione të pagesave, ndoshta eventualisht në ndonjë ditë të fundjavës dhe kjo është veç një fazë drejt kalimit në sistemin e pagesave të shpejta i cili pritet të finalizohet në fund të vitit të ardhshëm e që është investimi më i madh infrastrukturor që kemi pasë që lidhet me modernizimin, digjitalizimin e sistemit të pagesave në kohë reale ose në Instant. Ky sistem ka për qëllim që pagesat mes klientëve të bankave të ndryshme t’i kryejnë në kohë reale, çdo ditë punë 24/7. ky është një angazhim i madh edhe nga na jonë, është investim jo i lehtë për t’u përballuar sepse ndryshon komplet procedurën aktuale e cila shkon prej një kohe, le të themi prej orës 08:00-15:00, pastaj nuk ka transaksione, kjo bëhet 24 orë dhe çdo ditë të javës, përfshirë festat. Kërkon edhe punë me orar të zgjatur. Kjo ka me qenë sfidë për të gjithë ne, por në anën tjetër ka me i shërby ekonomisë që transaksionet mes palëve të kryhen në çdo kohë. Ndryshe është nëse paratë i paguan sot, dhe i merr sot biznesi, ndryshe është pas dy ose tre ditës. Çka tjetër është me rëndësi është se krahas kësaj ne jemi duke investuar në infrastrukturën përcjellë të sistemit të pagesave të shpejta që është QR code, me telefon, request paid, dhe disa shërbime tjera të cilat kanë revolicionalizu dhe digjitalizu plotësisht procesin e pagesave dhe kanë me bërë me kosto shumë më të ulët dhe më të shpejt. Ky investim po zhvillohet nga Banka Qendrore e Italisë, që është hera e parë që banka e Italisë zhvillon sistem për ne. Pra, për pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, është sistem që Banka e Italisë e ka zhvilluar për shtetet e BE-së e që është në përdorim në BE. Pra, është shumë me rëndësi për ne që infrastruktura e tillë kritike po zhvillohet nga një shtet mik, që është anëtare e BE-së i cili ka zhvillu sistemin e pagesave të BE-së dhe në një moment kur ne të jemi në SEPA dhe pas disa vitesh kur ne të integrohemi ka me qenë mjaft i lehtë sistemi ynë i pagesave me u integru përfundimisht, plotësisht në BE për shkak se është e njëjta infrastrukturë që ata e përdorin, është i njëjti ofrues që na ofron dhe neve. Sa i përket rreziqeve gjeopolitike, sigurisë kibernetike, të dhënave dhe mbrojtjes së të dhënave personave, krejt këto janë rreziqe që janë të verifikuara paraprakisht kur ne i kemi marrë. Zgjedhja e Bankës së Italisë ka qenë një zgjidhej strategjike. jemi shumë të kënaqun, për mbështetjen. Gjithashtu kjo ka korrespodu me kohën e SEPA-s. Për SEPA-n, ka edhe dy grupe teknike, njëri është në nivel të të guvernatorëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që udhëheq vet drejtori i BE-së, kurse tjetri është në nivel teknik ku janë zëvendësguvernatorët për operacione dhe drejtorët e pagesave ku i koordinojnë të gjitha çështjet. Për ne si Kosovë, nisja e projektit të pagesave të shpejta dhe aplikimi për SEPA, ne i kemi bashkuar sepse kanë qenë të ndara por të cilat kanë me sjellë kontribut real dhe kanë me ndiku jashtëzakonisht shumë edhe qarkullimin monetar brenda vendit, kanë me ulë pagesat në kesh, kanë me rritu likuiditetin në sistem, kanë me ul koston dhe kanë me dhënë kontribut në luftimin e ekonomisë informale”, tha ai.

Ismaili bëri të ditur se ky investim po zhvillohet me mbështetjen e Bankës Qendrore të Italisë dhe është i harmonizuar me standardet e BE-së, çka do ta lehtësojë edhe më tej integrimin e plotë të Kosovës në sistemin financiar evropian në të ardhmen.

Ai theksoi se reformat në fushën e pagesave digjitale janë pjesë e drejtpërdrejtë e rrugëtimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe forcimit të sigurisë financiare, përfshirë luftimin e ekonomisë informale.

“Në të vërtetë krejt reformat tona që jemi duke i bërë në fushën e pagesave digjitalizimi që përmendem janë në frymën e integrimit drejt BE-së”.

“Në fakt edhe vet aplikimi për SEPA zhvillohet në dy institucione, e para është FIZA që është digji FIZMA që është përgjegjës për institucionet financiare, edhe në Këshillin e Pagesave të Evropës, të dyja para së gjithash shikojnë se sa është legjislacioni i Kosovës dhe praktika në përputhje me Bashkimin Evropian, gjitha këto tri ligje të kontestuar tash, edhe gjitha rregullativën, mbi 20 rregullore që janë bërë për SEPA. Së pari i nënshtrohen një procesi të verifikimit, a jena kompetabilë me BE? Nëqoftëse po, merret aprovimi. Që i bie një proces të integrimit njëfarë validimit të integrimit jemi duke jemi kryer ndaras nga procesi i zgjerimit dhe kjo ka me lehtësu shuëmfazën kur Kosova të jetë anëtar kandidat, të ecë në hapin e kapitujve tjetër. Një mënyrë, vet integrimi në SEPA është me na hap derën neve sikur me qenë vend i BE-së në kuptimin e pagesave. Si një qytetarë që dërgon para nga Prishtinës në Romë, është si me qenë një prej Romës në Berlin. Kjo ckakërkon? kërkon zotimin tonë se sa i përket çështjes së shpëlarjes së parasë, financimi i terrorizimit, ne të kemi rregullativ shumë të fortë që të mos lejojmë në asnjë mënyrë që financimet e parregullta të shfrytëzohet ky kanal dhe të afektojë në pagesa të BE-së, prandaj këtu është serioziteti në pyetje dhe është përkushtimi që ne kemi, dhe mbështetja e aleatëve tanë që ne të garantojmë që BQK ka në dorë, ka kontrollin e duhur që sistemi i pagesave të Kosovës nuk i prezanton kurrfarë rreziku as në aspektin e sigurisë kibernetike e as në aspektin e shpëlarjes së parasë. Dhe ky është një integrim, integrim ekonomik dhe financiar në sistemin e BE-së i cili është një unioni, një farëgrumbulli i vet sistemeve financiare te vendeve të BE-së”, tha ai.

- YouTube www.youtube.com

Në vitin 2025 rreth 2 mijë raste me kancer, rritje te moshat 30–50 vjeç

2 January 2026 at 10:58


Viti 2025 për Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është karakterizuar nga sfida të mëdha, por edhe nga përmirësime të rëndësishme në shërbime dhe infrastrukturë.

Drejtori i Klinikës, Ilir Kurtishi, ka bërë të ditur se numri i rasteve të reja me sëmundje malinje ka mbetur i njëjtë me vitin paraprak, rreth 2 mijë e 100 pacientë, çka sipas tij përbën një shenjë pozitive. Megjithatë, shqetësuese mbetet rritja e rasteve te moshat 30–50 vjeç.

“Ka qenë një vit me plot sfida, një vit të cilin Klinika e Onkologjisë e ka përmbyllur me sukses, me trajtime adekuate për pacientët të cilët kanë pasur nevojë për këto shërbime. Një vit ku kemi futur një aparaturë të re në funksion në shërbimin e radioterapisë, që në masë të madhe do ta lehtësojë punën e stafit dhe do të rrisë sigurinë në trajtimin e pacientëve me rrezatim. Kjo shënon një kthesë të madhe në Klinikën e Onkologjisë dhe në të njëjtën kohë gjatë vitit 2025 kemi aktivizuar kartelën elektronike për pacientët, që në masë të konsiderueshme lehtëson punën e pacientëve të cilët trajtohen dhe marrin shërbime në klinikën tonë. Meqenëse sëmundjet malinje janë në rritje në çdo vend, Kosova në këtë vit sëmundjet malinje e gjen me numër të njëjtë me vitin paraprak. Deri në fund të vitit ne do të regjistrojmë dhe do të identifikojmë pacientët të cilët për herë të parë kanë hyrë në klinikën tonë, janë një numër gati dy mijë e 100, që është numri i njëjtë me vitin 2024 dhe kjo është një shenjë e mirë që të mos kemi një numër më të lartë. Shpresojmë që viteve në vazhdim ky numër të mbetet së paku kaq ose të ulet, që ta kemi më të lehtë përballimin e këtij fluksi të pacientëve dhe t’i trajtojmë në mënyrë korrekte”, ka deklaruar Kurtishi.

Drejtori i Onkologjisë thekson se incidenca e sëmundjeve malinje te personat nën 50 vjeç është në rritje, ndërsa rastet te moshat mbi 60 vjeç po shënojnë rënie të lehtë. Ai nënvizon se Klinika e Onkologjisë mbetet institucioni i vetëm publik që trajton shumicën dërrmuese të këtyre rasteve dhe se investimet e fundit e kanë bërë atë konkurruese me vendet e rajonit, duke theksuar se Klinika trajton çdo ditë qindra pacientë, ndërsa gjatë javëve të ngarkuara ofron shërbime për mbi 900 pacientë.

“Numri i pacientëve në rritje lidhet me faktin se jetëgjatësia e pacientëve me sëmundje malinje është rritur, andaj kanë edhe nevojë për më shumë shërbime, më shumë trajtime dhe më shumë kontrolle. Kjo normalisht rrit edhe numrin e rasteve që kërkojnë kontrolle më të shpeshta tek onkologu. Onkologjia çdo ditë trajton së paku në shërbimin ditor 200–250 pacientë dhe rreth 120–130 në shërbimin e radioterapisë. Ky është një numër mjaft i lartë i rasteve që paraqiten në klinikën tonë dhe trajtohen gjatë një dite. Kemi javë ku për pesë ditë ofrojmë shërbime për më shumë se 900 pacientë që kanë nevojë për këto shërbime. Ajo çka është trend në vendet e rajonit dhe në Kosovë në vitet e fundit, incidenca e sëmundjeve malinje te moshat nën 50 vjeç ka tendencë të rritet. Paraqiten pacientë me sëmundje malinje në mosha më të reja, nga 30–50 vjet. Nga viti në vit këto raste po shtohen, ndërsa në anën tjetër në një numër të vogël po ulen rastet e sëmundjeve malinje që paraqiten te mosha mbi 60 vjeç”, tha Kurtishi.

Kurtishi ka shpjeguar se rritja e numrit të pacientëve lidhet edhe me rritjen e jetëgjatësisë së të prekurve nga kanceri, gjë që sjell nevojë për më shumë trajtime dhe kontrolle.

“Klinika e Onkologjisë mjekon të rriturit, ose personat nga mosha 18 vjeç e lart, deri në moshat e shtyra, për tumoret solide, jo për tumoret hematologjike, jo leukemitë dhe limfomat dhe jo tumoret e fëmijëve. Kjo kap një gamë të tërë të sëmundjeve malinje të secilit sistem, duke filluar nga truri, koka, qafa, sistemi respirator, muskujt, lëkura e kështu me radhë. Tumoret e të gjitha lokalizimeve trajtohen në Klinikën e Onkologjisë. Është i vetmi institucion publik që bën trajtimin e këtyre rasteve, meqenëse më shumë se 99 për qind e rasteve trajtohen në këtë klinikë dhe vetëm në institucione private bëhen kontrolle minore. Deri para dy-tre viteve kemi instaluar aparaturën e parë, vitin e kaluar aparaturën e dytë dhe sivjet aparaturën e tretë. Kjo tregon një angazhim maksimal të institucioneve tona për funksionalizimin, modernizimin dhe një qasje më korrekte, më dinamike dhe më të mirë në trajtimin e sëmundjeve malinje, duke bërë më të mirën që pacientët tanë të kenë trajtimin meritor. Të gjitha këto investime, aparatura të reja dhe trajtime moderne bëjnë që Klinika e Onkologjisë të jetë konkurruese me vendet e rajonit në kuptim të trajtimit të sëmundjeve malinje të qytetarëve tanë. Ajo që është më e rëndësishme është që të bëhen vizita te mjeku kur ka nevojë, të mos kenë frikë dhe të mos hezitojnë për kontrolle, të mos neglizhojnë simptomat eventuale që paraqiten, por të lajmërohen te mjeku familjar, në mënyrë që të kemi diagnostikim të hershëm dhe trajtim të sëmundjes”, përfundoi drejtori i Onkologjisë, shkruan EO.

Në fund, Kurtishi u bën thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë simptomat dhe të kërkojnë kontrolle të hershme mjekësore, duke theksuar se diagnostikimi në fazat e hershme është kyç për trajtim të suksesshëm.

Qytetari nga Ferizaj gjen një kuletë me para dhe e dorëzon në polici

2 January 2026 at 10:24


Një veprim shembullor qytetarie është regjistruar mbrëmjen e 1 janarit 2026 në Ferizaj, ku një qytetar ka dorëzuar në polici një kuletë të humbur që përmbante para dhe dokumente personale.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 21:00 në stacionin policor është paraqitur qytetari D. Mehmetaj, i cili ka raportuar se rreth orës 20:30, në rrugën “Zenel Hajdini”, kishte gjetur një çantë të humbur.

Në prani të zyrtarëve policorë është bërë kontrollimi i kuletës, ku janë gjetur një patentë shoferi, kartëmonedha në vlerë prej 350 euro, rreth 3 euro monedha metalike, si dhe gjësende të tjera personale.

Pas verifikimeve të nevojshme, policia ka arritur të identifikojë pronaren e çantës, L.M., e cila është njoftuar dhe rreth orës 21:20 është paraqitur në stacionin policor për të pranuar çantën e saj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar publikisht qytetarin D. Mehmetaj për ndershmërinë dhe bashkëpunimin me institucionet, duke e cilësuar këtë rast si një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare dhe solidaritetit shoqëror. /Telegrafi/

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut

2 January 2026 at 10:16


Policia e Kosovës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, i dyshuar për veprën penale të vrasjes.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti FAST, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm.

Arrestimi është realizuar rreth orës 00:30, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare.

Personi i arrestuar është shtetas turk dhe ishte në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, lidhur me një rast të veprës penale “Vrasje”, që dyshohet se ka ndodhur një ditë më herët në qytetin e Shkupit.

Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa autoritetet përkatëse kanë bërë të ditur se do të vazhdohet me procedurat e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe marrëveshjet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Më të votuarit nga LVV, PDK dhe LDK kur janë numëruar mbi 90 për qind e votave

2 January 2026 at 10:10


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave preferenciale për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit po vijon me intensitet.

Sipas të dhënave të fundit, janë përfunduar 2,309 vendvotime nga 2,557 sa janë gjithsej, që përbën rreth 90.30 për qind të procesit të numërimit.

Në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, prin Albin Kurti me mbi 313 mijë vota, duke ruajtur një epërsi të konsiderueshme. Pas tij renditet Glauk Konjufca me rreth 243 mijë vota.

Albulena Haxhiu dhe Hekuran Murati ndodhen shumë afër njëri-tjetrit, me mbi 128 mijë, përkatësisht 126 mijë vota.

Lista e më të votuarve të VV-së plotësohet nga Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila dhe Ejup Maqedonci.

Edhe në Partinë Demokratike të Kosovës nuk ka ndryshime të mëdha në renditje. Bedri Hamza vazhdon të jetë kandidati më i votuar, me mbi 141 mijë vota.

Arian Tahiri dhe Përparim Gruda mbajnë vendet pasuese, ndërsa pas tyre renditen Uran Ismaili, Sala Jashari dhe Vlora Çitaku.

Në mesin e dhjetë kandidatëve më të votuar të PDK-së janë edhe Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Nait Hasani dhe Rrahman Rama.

Ndërkohë, në Lidhjen Demokratike të Kosovës kryesimin e mban Lumir Abdixhiku me mbi 71 mijë vota.

Hykmete Bajrami pozicionohet e dyta, e ndjekur nga Ukë Rugova. Në vazhdim renditen Avdullah Hoti, Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni dhe Armend Zemaj, ndërsa listën e dhjetëshes së parë e mbyllin Lutfi Haziri dhe Jehona Lushaku Sadriu.

Procesi i numërimit pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, deri në përmbylljen e plotë e kësaj faze, për të vazhduar më pas me votat e diasporës. /Telegrafi




Policia heton disa raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Prizren dhe Suharekë

2 January 2026 at 09:50


Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar për disa raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm të regjistruara gjatë ditës së parë të vitit 2026 në rajonin e Prizrenit dhe Suharekës.

Sipas policisë, më 1 janar 2026, rreth orës 00:00, në Prizren është raportuar se në një rrjet social janë publikuar pamje ku shihen disa persona duke shtënë me armë zjarri.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 41 gëzhoja si dhe dy pistoleta pa fishekë. Lidhur me këtë rast, tre persona të dyshuar janë shoqëruar në stacion policor.

Pas inicimit të rastit, dy prej tyre janë liruar, ndërsa një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër, i cili ka ndodhur rreth orës 02:00 në Suharekë, një qytetar ka raportuar se xhami i veturës së tij ishte dëmtuar, dyshohet si pasojë e të shtënave me armë gjatë festimeve të ndërrimit të viteve.

Në këtë rast nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Po ashtu, më 1 janar 2026, rreth orës 14:47, në Prizren është raportuar një rast tjetër, ku një qytetar ka gjetur në oborrin e tij një predhë të kalibrit të panjohur.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar predhën si provë materiale. Edhe ky rast është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/

Aksident i rëndë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, dy të vdekur

2 January 2026 at 09:44


Një aksident i rende ka ndodhur para pak min me pare ne aksin Lezhe- Shkodër.

Nga përplasja e forte e dy automjeteve ne afërsi të fshatit Gocaj, dyshohet se dy persona kane ndërruar jete.

Për nxjerrjen e trupave kane ndërhyre forcat zjarrfikëse të cilët me pas u morën me ato ambulance.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendgjarje për zbardhjen e shkaqeve te ketij aksidenti. /tch/

Nisin reshjet e borës në qarkun e Kukësit, temperaturat zbresin deri në –16°C

2 January 2026 at 09:42


Kanë nisur reshjet e para të borës në qarkun e Kukësit.

Bora ka filluar të bjerë në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë ulje të mëtejshme të temperaturave.

Reshje bore janë shënuar edhe në afërsi të tunelit të Kalimashit, përgjatë Rrugës së Kombit, një aks i rëndësishëm për qarkullimin rrugor. Megjithatë, deri në këto momente, bora nuk ka krijuar shtresa që të pengojnë lëvizjen e automjeteve.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes, pasi gjatë dy ditëve të fundit Kukësi është përfshirë nga temperatura mjaft të ulëta. Në zonat e thella malore termometri ka zbritur nga minus 3 deri në minus 16 gradë Celsius.

Situata po monitorohet nga strukturat përkatëse, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë vëmendje të shtuar, sidomos gjatë orëve të natës dhe mëngjesit herët. /tch/

Reagim i menjëhershëm i Policisë, një grua shpëton nga mbytja në lumin Ibër

2 January 2026 at 09:37


Falë reagimit të shpejtë të Policisë së Kosovës, një qytetare është shpëtuar mbrëmë nga mbytja në lumin Ibër.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 22:00 Policia në Mitrovicë ka pranuar informacion se një person i gjinisë femërore kishte rënë në lumin Ibër, në afërsi të urës së re në rrugën “Lah Nimani”, dhe ndodhej në rrezik për jetën.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në shtratin e lumit kanë gjetur qytetaren në gjendje të rënduar shëndetësore. Policia ka arritur ta nxjerrë atë nga uji, duke evituar rrezikun e mëtejmë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku, sipas mjekëve, gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Sipas deklaratës së saj, ajo kishte rrëshqitur aksidentalisht dhe kishte përfunduar në lumin Ibër.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. /Telegrafi/

❌
❌