Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 January 2026Main stream

Horoskopi 6 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
5 January 2026 at 23:48

Dashi

Dite shume normale dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mire do jete t’i merrni gjerat ashtu si t’iu vijnë pa kërkuar asgjë me ngulm. Beqaret nuk mund te qëndrojnë dot indiferente ndaj ftesave qe do ju bëhen. Financat do jene te mire për aq kohe sa ju te shpenzoni me kujdes dhe t’i menaxhoni mire ato para qe keni.

Demi

Do kaloni momente te bukura, por edhe momente te vështira gjete kësaj dite pranë atij qe dashuroni. tregohuni me te duruar. Beqaret do realizojnë plot takime, por nuk do arrijnë te fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Financat do jene shume me te mira nga me pare. Kjo do ju gëzojë pa mase dhe do ju japë me tepër liri për te kryer disa shpenzime.

Binjaket

Dite plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume nga dëshirat me te zjarrta do ju plotësohen me ne fund dhe do ndiheni me se miri. Beqaret do e kenë mendjen tek disa çështje te rëndësishme dhe nuk do kenë kohe te kërkojnë dashurinë. Financat nuk do jene ne gjendjen e pritur, megjithatë me pak kujdes edhe mund t’ia dilni mbanë.

Gaforrja

Sot duhet te flisni seriozisht me partnerin tuaj lidhur me disa çështje te rëndësishme. Është e kote qe t’i shtyni ato dite pas dite. Beqaret do e fillojnë një histori dashurie, por pa qene te sigurte sesa do vazhdoje ajo. Do i marrin gjerat si t’iu vijnë, duke ju besuar emocioneve te momentit. Financat do jene te dobëta sepse nuk do tregoni aspak kujdes kur te shpenzoni.

Luani

Venusi do jete planeti qe do e mbështesë gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift dhe do ju beje te shfrytëzoni çdo moment. Gjerat do ecin për mrekulli. Edhe beqaret do jene ne humorin e duhur për ta kërkuar kudo personin e duhur. Financat duhet t’i menaxhoni me sa me shume kujdes dhe maturi qe te mundeni te paktën këto dite qe do jene delikate.

Virgjeresha

Ju qe jeni ne një lidhje nuk do keni për çfarë te qaheni gjate kësaj dite. Te gjithë gjerat do shkojnë sipas planeve qe keni bere. Beqaret nuk do iu kushtojnë vëmendjen e duhur personave qe do i joshin dhe do mbeten serish vetëm. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë. Do arrini te rregulloni te gjitha problemet qe keni pasur.

Peshorja

Do kaloni çaste shume te bukura gjate kësaj dite me personin qe dashuroni dhe nuk do doni te shkëputeni aspak prej tij. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen me te qete. Beqaret do jene sensuale dhe do tërheqin mjaft vëmendjen e te tjerëve. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe sepse situata nuk është ne gjendjen me te mire te mundshme.

Akrepi

Dita e sotme pritet te jete mjaft harmonike për te dashuruarit. Do dialogoni mjaft me atë qe keni ne krah dhe nuk do mund te linde asnjë lloj keqkuptimi. Beqaret do marrin propozime, por nuk do ndihen ende gati për te ndryshuar status. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura kështu qe mund t’i kryeni pa frike shpenzimet me te nevojshme.

Shigjetari

Për shkak te ndikimit negativ te Marsit, jeta juaj ne çift ka rrezik te kaloje një dite te vështirë. Asgjë nuk do eci si ju e kishit ëndërruar. Beqaret do mundohen gjithë kohës te gjejnë personin e duhur, por me kot. Financat nuk do jene te këqija, gjithsesi mendoni pak për te nesërmen dhe ulini sa te mundni shpenzimet. Do e shihni qe edhe vete do jeni me te qete.

Bricjapi

Nëse doni qe jeta juaj ne çift te ece sa me mire nuk duhet absolutisht te tregoheni impulsive. Merrini gjerat sa me shtruar dhe forcojeni bashkëpunimin. Beqaret do jene me te sigurte ne vetvete dhe do e bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar do jete e vështirë te ruhet ekuilibri sepse do keni i keni te nevojshme t’i kryeni disa shpenzime te mëdha.

Ujori

Jeta sentimentale e te dashuruarve do ece me se miri gjate kësaj dite. Nuk do keni as me te voglin problem apo debat me atë qe keni ne krah. Beqaret do njihen me disa persona dhe do fillojnë menjëherë te bëjnë plane për te ardhmen. Ne planin financiar do luftoni fort qe te arrini ta stabilizoni gjendjen. Disa familjare do iu japin ndihmën e tyre.

Peshqit

Mos e ngrini ne piedestal personin qe keni ne krah sepse do zhgënjeheni me shume nga sa mund ta mendoni. Tregohuni realiste. Beqaret nuk duhet te nxitohen dhe te fillojnë menjëherë një lidhje pa i njohur mire personat. Gjendja e financave do jete goxha e mire. Do dini mire si t’i menaxhoni ato para qe keni dhe nuk do shpenzoni me frike.

The post Horoskopi 6 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Kaos në tragetin Vlorë-Brindisi/ Mbi 800 pasagjerë prej 6-orësh mes dallgëve: Nuk e dimë kur do nisemi

By: M C
5 January 2026 at 23:35

Kushtet atmosferike të paqëndrueshme dhe era e fortë ka shkaktuar kaos në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi. Mësohet se mbi 800 pasagjerë në tragetin e linjës së Vlorë – Brindisi janë duke përjetuar momente të vështira, pasi mbahen ende brenda gjirit të Vlorës për shkak të motit të keq.

Siç raportohet, pasagjerët po mbahen prej 6 orësh në mes të detit, mes dallgëve të larta. Pasagjerët thonë se veç orëve të gjata të pritjes, janë në kushte jo të mira, për shkak të dallgëve. Megjithatë ende nuk dihet se kur trageti do niset drejt Italisë

The post Kaos në tragetin Vlorë-Brindisi/ Mbi 800 pasagjerë prej 6-orësh mes dallgëve: Nuk e dimë kur do nisemi appeared first on Albeu.com.

Luajti me Kombëtaren në “Euro 2016”, Elbasani “tundon” mesfushorin shqiptar

By: M C
5 January 2026 at 23:22

Mund të tingëllojë e pabesueshme, por është e vërtetë, skuadra e Elbasanit kërkon transferimin e ish-lojtarit të Kombëtares Amir Abrashi.

Kjo “teori” është prekur seriozisht në emisionin “Mega Sport” në A2CNN, ndërsa më tej u tha se kanë nisur kontakte mes palëve. I ftuar ka qenë edhe gazetari elbasans Alban Shingjergji, i cili ka hedhur më shumë “dritë” dhe ka përforcuar këto zëra.

Aktualisht, Amir Abrashi është kapiteni i Grasshoppers në Superligën zviceriane, ndërsa mosha nuk “premton” shumë, 35 vjeç. Pas 18 javësh në Superiore, Elbasani i Ivan Gvozdenovic mban vendin e 2-të me 33 pikë, 4 më pak se Egnatia kryesuese.

The post Luajti me Kombëtaren në “Euro 2016”, Elbasani “tundon” mesfushorin shqiptar appeared first on Albeu.com.

Izraeli urdhëron evakuimin e fshatrave në Liban, përpara sulmeve kundër Hamasit dhe Hezbollahut

By: M C
5 January 2026 at 23:11

Një zëdhënës ushtarak izraelit ka urdhëruar evakuimin e katër fshatrave në Libanin lindor dhe jugor.

Ky urdhër u bë në pritje të sulmeve ndaj “infrastrukturës ushtarake”, që i përkasin grupeve libaneze të Hezbollahut dhe palestinezëve të Hamasit.

Këto janë fshatrat Hamara dhe Ain al-Tineh në Luginën Bekaa, dhe Kfar Hatta dhe Aanan në Libanin jugor.

“Duke qëndruar në këtë zonë, po e vini veten në rrezik”, shkroi zëdhënësi i ushtrisë, kolonel Avishai Andrae, në arabisht në platformën X.

Postimi shoqërohej nga dy harta të zonave në fjalë.

The post Izraeli urdhëron evakuimin e fshatrave në Liban, përpara sulmeve kundër Hamasit dhe Hezbollahut appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 5 January 2026Main stream

Pas arrestimit të Maduros, Delcy Rodriguez betohet si presidente e Venezuelës

By: M C
5 January 2026 at 22:40

Nënpresidentja venezueliane dhe ministrja e Naftës Delcy Rodriguez u betua zyrtarisht si presidente e përkohshme e vendit sot, ndërsa presidenti i rrëzuar Nicolas Maduro u paraqit në një gjykatë federale në Nju Jork për t’u përballur me akuzat për trafik droge.

56-vjeçarja Rodriguez, një avokate e punës e njohur për lidhjet e saj të ngushta me sektorin privat dhe besnikërinë e saj ndaj partisë në pushtet, u betua nga vëllai i saj, Jorge, i cili është president i Asamblesë Kombëtare. Sot u betuan edhe 283 deputetët e zgjedhur majin e kaluar. Shumica e tyre janë afër qeverisë. Opozita, veçanërisht seksioni i saj i udhëhequr nga Maria Corina Machado, së fundmi iu dha çmimi Nobel për Paqe, bojkotoi procesin.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo ishte e vetmja deputete që nuk mori pjesë në seancën e parë të sotme të Asamblesë Kombëtare ishte zonja e parë Cecilia Flores, e cila u arrestua së bashku me Maduron dhe ndodhet në Nju Jork.

Rodriguez tha se ndjen dhimbje për shkak të rrëmbimit të dy heronjve që po mbahen peng nga Shtetet e Bashkuara, por edhe një nder për të betuar (presidentin) në emër të të gjithë venezuelianëve. Maduro, në gjykatën ku u çua për t’u akuzuar, deklaroi se është presidenti i Venezuelës dhe se është rob lufte.

“Unë jam presidenti i Republikës së Venezuelës dhe jam këtu, i rrëmbyer që nga e shtuna, 3 janar. Më arrestuan në shtëpinë time në Karakas, Venezuelë.” ai arriti të thoshte, para se të ndërpritej nga gjykatësi Alvin Hellerstein.

The post Pas arrestimit të Maduros, Delcy Rodriguez betohet si presidente e Venezuelës appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodhi në Fushë-Krujë? Grabitet me armë zjarri një pikë karburanti dhe kërcënohet taksisti, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

By: M C
5 January 2026 at 22:24

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Krujë në një pikë karburanti. Mësohet se një person që ndodhej në drejtimin e një taksie ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se autori ka kryer të paktën dy grabitje përgjatë pak orëve dhe pasi ka marrë një taksi në Tiranë ka shkuar në Fushë-Krujë. Gjithashtu bëhet me dije se autori, pasi ka shkuar në afërsi të Tapizës ka kërcënuar taksistin duke e marrë e vetë drejtimin e makinës dhe shoferin e ka lënë në një zonë të largët, madje i ka marrë edhe celularin.

Pas kërcënimeve, autori ka vjedhur taksistin dhe ka shkuar pranë pikës së karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore. Në fund, autori ka lënë mjetin e në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është zhdukur, por Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijojnë kërkimet për arrestimin e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

The post Çfarë ndodhi në Fushë-Krujë? Grabitet me armë zjarri një pikë karburanti dhe kërcënohet taksisti, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori appeared first on Albeu.com.

Rritje e shumave të deklaruara e shtëpi luksoze në Prishtinë e Australi, Agjencia Kundër Korrupsionit nis hetim pasuror për presidenten Vjosa Osmani

By: M C
5 January 2026 at 22:00

Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën zyrtare të verifikimit të pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo vjen pasi Agjencia ka gjetur dallime të theksuara në deklarimin e saj të pasurisë ndërmjet viteve 2024 dhe 2025.

VOX Kosova raporton se burime pranë këtij institucioni kanë bërë me dije se procedura ka nisur pasi janë vërejtur dallime në sasinë e pasurisë që presidentja kishte deklaruar në formularët e deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë.

Ndryshimet lidhen kryesisht me rritjen e kursimeve, si dhe me shtimin e shumës së parave të gatshme të deklaruara. Në dokumentet e dorëzuara për vitin 2025 vërehen lëvizje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë, çka ka nxitur institucionin përgjegjës të ndërmarrë verifikime shtesë, ashtu siç parashihet me ligj.

Osmani, e cila shpesh përmendet në opinionin publik për standardin e saj të jetesës, ka blerë një shtëpi në një lagje luksoze në periferi të Prishtinës. Por ajo ka edhe shumë prona të tjera të paluajtshme të tjera, siç janë pronat në Australi, ku vetëm një shtëpi figuron me vlerë mbi gjysmë milioni euro.

Po ashtu, vitin e kaluar, në deklarimin e pasurisë, ajo ka deklaruar se bashkë me bashkëshortin posedojnë edhe një banesë në Prishtinë, si dhe tokë dhe një shtëpi tjetër në Australi.

The post Rritje e shumave të deklaruara e shtëpi luksoze në Prishtinë e Australi, Agjencia Kundër Korrupsionit nis hetim pasuror për presidenten Vjosa Osmani appeared first on Albeu.com.

Miri i kthehet Selin dhe Lore: Nuk qenkeni mërzitur, kam shumë gjëra për tu thënë

By: M C
5 January 2026 at 21:38

Që pas përfundimit të Prime-t të së shtunës, Miri ndodhet në akuarim së bashku me 5 banorë të tjerë. Herë pas here te dera e tyre shkojnë edhe pjesa e banorëve të tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Në një moment kanë shkuar dhe Lore me Selin, ku kjo e fundit i ka thënë se e ka sharë shumë pasi e ka lënë shumë rrëmujë dollapin e rrobave.

Miri i thotë se e bën ashtu gjithmonë kur ka Prime, i fut të gjitha rrobat dhe më pas e rregullon. Më pas ai shton dhe u drejton vajzave duke u thënë se ka shumë gjëra për t’iu thënë.

Selin: O Miri, po unë sa po të shaj o Miri. E di pse? E ke dollapin, më mirë mos dil nga aty, rri në akuarim

Lore: Më mirë dil nga akuarimi dhe rri në dollap

Selin: Futu në dollap dhe rri aty

Selin: E ke lënë shumë rrëmujë o djalë i mbarë

Miri: Do ta rregulloj kur të dal, ça të bëj

Selin: Ok, në rregull. E di pse ishte rrëmujë? Se futa të gjitha rrobat se ishte Prime

Miri: E bë gjithmonë ashtu, i fus rrëmujë që më pas ti rregulloj. A ika nga Prime apo nga dhoma e gjumit unë? E kuptoj që nuk jeni mërzitur fare nga mosprania ime, falemiderit

Miri: Kam shumë gjëra për t’ju thënë të dyjave

The post Miri i kthehet Selin dhe Lore: Nuk qenkeni mërzitur, kam shumë gjëra për tu thënë appeared first on Albeu.com.

Pas gjykimeve të Mirit dhe Selinit në rrjet, reagon Landi: Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin e saj

By: M C
5 January 2026 at 21:27

Landi, miku i ngushtë i Mirit dhe njëkohësisht anëtar i grupit të njohur muzikor Ëest Side Family, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale.

Reagimi i tij vjen pas komenteve të shumta që kanë pushtuar rrjetin lidhur me situatat mes Mirit dhe Selin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Në rrjetet sociale, një pjesë e madhe e ndjekësve kanë shprehur pakënaqësi dhe kanë bërë gjykime të forta mbi sjelljen e Mirit ndaj Selin.

Përballë kësaj vale reagimesh, Landi ka zgjedhur të shprehet në një mesazh në një mënyrë simbolike dhe reflektuese, pa përmendur drejtpërdrejt asnjë emër apo situatë konkrete.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka publikuar një fragment nga Bibla, konkretisht nga Ungjilli sipas Gjonit (8:4–11), pjesa e njohur ku Jezusi shprehet:

“Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj.”

Ky postim është interpretuar nga ndjekësit si një mesazh i qartë kundër gjykimeve të nxituara dhe kritikave të ashpra që po qarkullojnë në rrjet.

The post Pas gjykimeve të Mirit dhe Selinit në rrjet, reagon Landi: Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin e saj appeared first on Albeu.com.

Destinacion i ri për Asllanin, Interi hap dyert jashtë Italisë! Mesfushori i Kombëtares refuzoi më parë

By: M C
5 January 2026 at 21:25

Lojtari kuqezi i kombëtares, Kristjan Asllani, është pranë largimit nga Torino, pasi klubi i Seria A i ka komunikuar Interit se mesfushori nuk është në planet e tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Ditën e sotme u zbulua se zikaltrit e ofruan te Fiorentina, ndërsa një zgjidhje e re del në pah së fundmi.

“Sportmediaset” tregon se dyert janë hapur për Asllanin, që të kryhet një transferim jashtë Italisë. Fakt është se mesfushori shqiptar ka luajtur vetëm në Seria A deri tani.

Asllani refuzoi gjatë verës, që të largohej nga Italia. Tashmë situata duket më ndryshe dhe dëshirat e tij duket se do kalojnë në plan të dytë.

Mbetet për t’u mësuar se cili klub do t’i afrohet këtij transferimi. Torino e ka kapur Interin të papërgatitur në këtë moment, ndërsa mendohej se huazimit do t’i shkohej deri në fund.

Për këtë zikaltrit nuk kanë pranuar prishjen e huazimit në mënyrë të njëanshme. Asllani është parë si dështim, pasi u derdhën 1.5 milionë euro vetëm për huazimin që shkoi pak muaj.

The post Destinacion i ri për Asllanin, Interi hap dyert jashtë Italisë! Mesfushori i Kombëtares refuzoi më parë appeared first on Albeu.com.

Vetëvendosja e Kurtit merr 72% e votave me postë në Kosovë, dominim i thellë në diasporë!

By: M C
5 January 2026 at 20:54

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i më shumë se 27 mijë votave të dërguara me postë për zgjedhjet e 28 dhjetorit nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

Sipas rezultateve të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm sa i përket votave me postë, duke marrë 72.20 për qind apo 19.344 vota.

Megjithatë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se këto nuk janë fletëvotimet e fundit nga jashtë Kosovës që do të numërohen.

Të tjera fletëvotime që i takojnë votimit me postë janë tërhequr nga KQZ me datë 2 dhe 5 janar, njoftoi ai.

“Janë rreth 20 mijë pako me fletëvotime të tërhequra më 2 dhe 5 janar që pritet të numërohen së shpejti”, tha Elezi.

“Por, derisa të bëhet vlerësimi dhe verifikimi i tyre, KQZ pritet që deri në orën 20:00 të fillojë më numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta”, shtoi ai.

KQZ tha se nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të Kosovës, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9.900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2.860.

KQZ pret që rezultatet përfundimtare të shpallen më herët seç kishte planifikuar, përkatësisht para 19 janarit.

Sipas rezultateve të përmbledhura deri më tani, LVV-ja ka fituar 50.67 për qind, PDK-ja 20.43 për qind të votave, LDK-ja 13.33 për qind, AAK-ja 5.52 për qind dhe Lista Serbe 4.56 për qind.

The post Vetëvendosja e Kurtit merr 72% e votave me postë në Kosovë, dominim i thellë në diasporë! appeared first on Albeu.com.

Pas Berishës, Lapaj rikthehet në protestë: Rama ka vjedhur republikën bashkë me kolegët e tij

By: M C
5 January 2026 at 20:24

Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka vijuar protestën, përpara Kryeministrisë. Lapaj u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së tij, në mënyrë që të protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjve të bëra nga qeveritarët. Ai tha se në këtë vend ka shumë për të protestuar dhe se Rama ka vjedhur republikën bashkë me kolegët e tij.

“Rama e ka vendosur precedentin e çadrës nuk e kam vendosur unë. Këtij i duket Republika si pronë private. Ramës po themi që ka vjedhur republikën bashkë me kolegët. Nuk e them unë e thotë gjykata. Një muaj rresht është thyer ndonjë lule këtu nga ne, ndonjë xham, po kur bëjmë proteste ne nuk duhet të lejohemi.

Unë mendoj që në këtë vend ka shumë për të protestua. Kauza është që këta nuk mund të na tallin. Nuk mund të na vjedhin dhe të na dalin në mbrëmje gala dhe ndërkohë problemi janë ata që reagojnë.” tha ai.

The post Pas Berishës, Lapaj rikthehet në protestë: Rama ka vjedhur republikën bashkë me kolegët e tij appeared first on Albeu.com.

Këmbët e lidhura me pranga dhe “i pafajshëm” deri në fund, gjyqi ndaj Maduros dhe gruas së tij! Presidenti i Venezuelës nuk pranon akuzat, gruaja thotë se është keqtrajtuar

By: M C
5 January 2026 at 20:12

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij Cilia Flores, kanë dalë sot përpara gjykatësit 92-vjeçar Alvin Hellerstein, i cili akuzon Maduron për “Konspiracion Narko-Terrorizëm, Konspiracion për Importimin e Kokainës, Posedim të Mitralozëve dhe Pajisjeve Shkatërruese, dhe Konspiracion për Posedimin e Mitralozëve dhe Pajisjeve Shkatërruese kundër Shteteve të Bashkuara”.

Të veshur si të burgosur dhe të lidhur me pranga nga këmbët, Maduro u duk i qetë në gjykatë teksa u fut duke përshëndetur në spanjisht të gjithë të pranishmit. Fjala e parë e Nicolas Maduros në seancën gjyqësore ishte “Unë jam president i Venezuelës dhe jam rrëmbyer. U kapa në shtëpinë time në Karakas, Venezuelë”, moment ky kur gjykatësi i kërkoi që të vërtetonte identitetin e tij.

Maduro dhe bashkëshortja e tij nuk kanë pranuar në asnjë moment akuzat që u janë ngarkuar gna shteti amerikan. Në gjykatë Maduro tha: Jam i pafajshëm. Nuk jam fajtor. Jam një njeri i mirë, presidenti i vendit tim.

Ndërkohë një incident ndodhi në fund të seancës kur një person në gjykatë filloi të ulëriste në drejtim të Maduros duke i thënë se “do të paguante për ato që kishte bërë”. Maduro iu përgjigj se “jam një president i rrëmbyer dhe një rob lufte”.

Seanca zgjati rreth 40 minuta dhe e radhës u caktua më 17 mars. Në seancë avokati mbrojtës i Maduros u shpreh se aktualisht nuk do të kërkohet lirimi me kusht dhe se kjo do të ndodhte në një moment të dytë. Ndërkohë avokatët mbrojtës të bashkëshortes së tij, ngritën pretendimet se Cilia Flores është dëmtuar fizikisht gjatë momentit të arrestimit, referuar disa mavijosjeve në pjesën e fytyrës.

Nicolas Maduro u arrestua një ditë më parë pas një operacioni të SHBA-së të udhëhequr nga presidenti Donald Trump. Pas bombardimeve të disa bazave ushtarake, Maduro dhe gruaja e tij u arrestuan në një ndërtesë të fortifikuar në Karakas nga forcat speciale amerikane “Delta Force” e më pas janë dërguar direkt në qendrën e paraburgimit në Neë York.

Kjo ngjarje e madhe, sipas ndërkombëtarëve ka hapur rrugën për destabilizim në Venezuelë, ndërsa tashmë vendi pas 13 vitesh nën pushtetin e Maduros, po drejtohet nga zv/presidentja Delcy Rodriguez.

Menjëherë Trump deklaroi se tashmë Venezuela do të jetë nën monitorimin e Amerikës deri në zhvillimin e zgjedhjeve të lira, tregtia e drogës do të marrë fund si dhe kompanitë amerikane do të marrin atë çka meritojnë nga industria e naftës në Venezuelë, ku janë përjashtuar prej vitesh nga tregu.

Sakaq, liderët botërorë janë ndarë pro ose kundër operacionit të SHBA-së. Reagime të forta ka pasur nga Irani dhe Kina që janë pozicionuar kundër, ndërsa Evropa bën thirrje për respektin të së drejtës ndërkombëtare.

The post Këmbët e lidhura me pranga dhe “i pafajshëm” deri në fund, gjyqi ndaj Maduros dhe gruas së tij! Presidenti i Venezuelës nuk pranon akuzat, gruaja thotë se është keqtrajtuar appeared first on Albeu.com.

“Ja pse Ramaduro është njëlloj si Maduro”, Berisha bën krahasimin: Akti i presidentit Trump ka sjellë terror dhe ngricë në Surrel

By: M C
5 January 2026 at 19:43

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Rama është njësoj si Maduro. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Rama ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale. Ai tha se mandatet e tij qëndrojnë mbi krimin.

Sipas Berishës, Rama është i lidhur direkt me kartelet më të fuqishme të drogës në Europë, njëlloj si Maduro. Në fund, Berisha tha se në qoftë se Maduro ka përzënë nga vendi i tij 20 përqind të popullatës me varfëri dhe mjerim, Rama ka përzënë nga Shqipëria 40 përqind të popullatës.

“Presidenti Trump, nga dje gjer sot, ka përsëritur se ti Maduro je i pari, të tjerë do vijnë pas teje dhe u ka dërguar mesazhe njëri pas tjetrit. E vërteta është se ky akt solli ngricë të madhe, tmerr, terror dhe ferr në Surrel. Edi Rama ngriu, e kyçi dje podkastin e tij ‘Mashtrojmë’, s’e çeli një fjalë goje. Publikoi një artikull me emrin e dy mashtruesve ordinerë të tij, Endri Kajsiu, në të cilin thoshte jo, jo, mos kujtoni se jam Maduro, se Shqipëria nuk ka naftë sa Venezuela. Sepse Shqipëria kështu e ashtu.

Tani u them unë se pse ky është Ramaduro. Sepse ky njëlloj si Ramaduro ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale. Mandatet e tij qëndrojnë mbi krimin. Ka marrë mandatet e opozitës. Ky është njëlloj si Maduro sepse ky është i lidhur direkt me kartelet më të fuqishme të drogës në Europë. Ky kontrollon me Franc Çopjat e tij çmimin e kokainës në tregun e saj në Europë. Ky është sa Maduro për shqiptarët, se në qoftë se Maduro ka përzënëq nga vendi i tij 20 përqind të popullatës me varfëri dhe mjerim, Ramaduro ka përzënë nga Shqipëria 40 përqind të popullatës.

Ky është më keq se Maduro sepse në qoftë se Maduro preferonte edhe ai pijet e forta, ky preferon verat 33 mijë euro shishen. Imagjinoni ju se ç’është ky. Dhe me Lindat e tij vjedh qindra e qindra milionë euro nga AKSHI. I zhduk ato në drejtime krejt të paditura. Në qoftë se Sesilia e Maduros merrte taksa për avionët e drogës, Olsi i Ramaduros instalonte fabrikën e parë të drogës në Xibrakë.”

The post “Ja pse Ramaduro është njëlloj si Maduro”, Berisha bën krahasimin: Akti i presidentit Trump ka sjellë terror dhe ngricë në Surrel appeared first on Albeu.com.

Erdogan: Turqia do të mbështesë popullin venezuelian në luftën për paqe dhe zhvillim

By: M C
5 January 2026 at 19:17

Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar pas mbledhjes sw Këshillit të Ministrave, se Turqia po punon për më të mirën dhe të drejtën si për vendin e tij ashtu edhe për popullin venezuelian.

Erdogan theksoi rëndësinë e solidaritetit mes dy vendeve, veçanërisht në kohë të vështira, dhe përsëriti se Turqia do të vazhdojë të mbështesë popullin venezuelian në luftën për prosperitet dhe zhvillim.

Mediat e huaja shkruajnë se presidenti turk iu referua bisedës telefonike që pati me Donald Trump, ku theksoi rëndësinë e shmangies së destabilitetit në Venezuelë dhe bëri të qartë ndjeshmërinë e Turqisë për këtë çështje.

“Turqia dhe populli turk do të vazhdojnë me vendosmëri të qëndrojnë pranë popullit mik të Venezuelës në luftën e tyre për prosperitet, paqe dhe zhvillim”, shtoi ai.

The post Erdogan: Turqia do të mbështesë popullin venezuelian në luftën për paqe dhe zhvillim appeared first on Albeu.com.

Në Gjykatë bashkë me të shoqin, bashkëshortja e Maduros: Nuk jam fajtore për trafik droge dhe armësh

By: M C
5 January 2026 at 19:00

Nicolas Maduro ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë për katër akuzat me të cilat përballet në SHBA.

“Jam i pafajshëm. Nuk jam fajtor. Jam një njeri i mirë, presidenti i vendit tim”, tha ai nëpërmjet një përkthyesi, raporton CBS News.

Gruaja e tij, Cilia Flores, e cila u arrestua gjithashtu së bashku me të gjatë fundjavës, gjithashtu është deklaruar e pafajshme për akuzat për trafik droge dhe armësh.

The post Në Gjykatë bashkë me të shoqin, bashkëshortja e Maduros: Nuk jam fajtore për trafik droge dhe armësh appeared first on Albeu.com.

Protesta e PD para Kryeministrisë, Berisha mbërrin për foltoren

By: M C
5 January 2026 at 18:35

Partia Demokratike zhvilloi sot Foltoren e gjashtë të saj para Kryeministrisë, në Bulevard.

Kreu i selisë blu mbërriti aty i shoqëruar nga qindra mbështetës.

PD ka nisur kështu stinën e protestave kundër qeverisë, ku kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të reja për skandalet e Belinda Ballukut dhe AKSHI-t.

The post Protesta e PD para Kryeministrisë, Berisha mbërrin për foltoren appeared first on Albeu.com.

Reshjet e borës “pushtojnë” Parisin, anulohen disa fluturime

By: M C
5 January 2026 at 18:21

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar anulimin e një pjese të fluturimeve në aeroportet Orly dhe Charles de Gaulle në Paris.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Francës ka njoftuar se u ka kërkuar linjave ajrore të anulojnë rreth 15% të fluturimeve të planifikuara për pasditen dhe mbrëmjen e sotme, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në rajon.

Sipas një zëdhënësi të agjencisë, linjat ajrore janë të lira të vendosin se cilat fluturime do të anulojnë, me kusht që të reduktojnë numrin e ngritjeve dhe uljeve.

Ndërkohë, autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në qarkullim, për shkak të dëborës dhe temperaturave të ulëta.

Kufizime janë vendosur edhe në rrugë, ku automjetet e rënda janë ndaluar të qarkullojnë në disa segmente në Bretanjë dhe Normandi. Ndërsa në rajonin e Parisit janë ulur kufijtë e shpejtësisë dhe është kufizuar qarkullimi i mjeteve me tonazh të rëndë në akset kryesore rrugore.

The post Reshjet e borës “pushtojnë” Parisin, anulohen disa fluturime appeared first on Albeu.com.

Kreu i ri i SPAK firmos strukturën e re, nga Altin Dumani te Dorina Bejko e Vladimir Mara, ja rolet që do të kenë prokurorët

By: M C
5 January 2026 at 17:53

Kryeprokurori i SPAK Klodian Braho firmos strukturën e re.

Siç bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha, Altin Dumani merr detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendit.

Prokurorja Dorina Bejko merr drejtimin e seksionit për hetimin e korrupsionit, ndërsa prokurori Vladimir Mara merr drejtimin për seksionin kundër krimit të organizuar.

Më herët siç raporton Anila Hoxha departamenti për marrëdhëniet me jashtë drejtohej nga Dorina Bejko që kishte zëvendësuar Arben Krajën, i cili e mbajti këtë detyrë menjëherë mbasi mbaroi detyrën e kryeprokurorit për afro tre vjet.

Kraja ishte emëruar në këtë detyrë nga pasuesi Altin Dumani, dhe e la postin duke u kthyer prokuror i thjeshtë në SPAK pas konflikteve për drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

The post Kreu i ri i SPAK firmos strukturën e re, nga Altin Dumani te Dorina Bejko e Vladimir Mara, ja rolet që do të kenë prokurorët appeared first on Albeu.com.

Media ndërkombëtare: Basti i madh i Trumpit mbi naftën venezueliane dhe kompanitë amerikane

By: M C
5 January 2026 at 17:50

Vizioni i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që kompanitë amerikane të naftës të rindërtojnë sektorin e shkatërruar të naftës në Venezuelë, përbën provën më të madhe deri më tani për qëndrueshmërinë e industrisë amerikane ndaj rrezikut.

Faqja e internetit ‘Axios’ shkruan se kjo është një çështje e madhe, pasi Trump dhe zyrtarë të tjerë të administratës nuk e kanë mbajtur sekret faktin se rezervat e mëdha të naftës në Venezuelë janë një arsye kryesore për rrëzimin e Nicolas Maduros.

“Nuk mund t’i kesh rezervat më të mëdha të naftës në botë nën kontrollin e kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara… pa u sjellë dobi popullit të këtij vendi”, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio në emisionin “Zëri i Amerikës” të NBC të dielën.

Megjithatë, pamja e përgjithshme është se gatishmëria e kompanive amerikane për të investuar në infrastrukturën e braktisur të Venezuelës nuk është e dhënë, paralajmërojnë shumë analistë, pavarësisht sigurisë së shprehur nga zyrtarët amerikanë.

“Aftësia e Venezuelës për të rritur prodhimin varet nga kapitali, i cili nga ana tjetër kërkon stabilitet politik dhe ndoshta garanci nga qeveria e SHBA-së”, shkruan analistët në Jefferies Global Research & Strategy në një shënim të dielën.

“Kompanitë amerikane do të jenë të kujdesshme të përfshihen pa një mjedis të qëndrueshëm sigurie dhe kushte shumë të favorshme që zvogëlojnë rrezikun – veçanërisht me tregjet e mbifurnizuara dhe çmimet e ulëta në afat të shkurtër”, thotë analisti i Eurasia Group, Gregory Brew.

Është interesante se mbeten shumë pyetje rreth asaj se si SHBA-të mund të krijojnë kushte të favorshme për miliarda dollarë investime, megjithëse Rubio tha në përgjithësi në CBS të dielën se kompanitë do të kishin nevojë për garanci dhe kushte specifike. Ai tha gjithashtu se “karantina” e cisternave nën sanksione krijon leva për ndryshime në këtë fushë.

Siç komenton Axios, kjo nuk është hera e parë që Trump u ka kërkuar kompanive të naftës të dalin nga zona e tyre e rehatisë në ndjekje të përfitimeve të mëdha me rreziqe të mëdha. Departamenti i Brendshëm po shqyrton dhënien e të drejtave të shpimit në ujërat e Arktikut pranë Alaskës, por edhe në Paqësor.

Kompanitë duken entuziaste për intensifikimin e qirave në Gjirin e Amerikës (i riemëruar nga Gjiri i Meksikës). Por interesi në zona të tjera në det të hapur – dhe kostot, betejat ligjore dhe dhimbjet e kokës së komunikimit që vijnë me to – mbetet i vakët. ‘Chevron’ mbetet e vetmja kompani e madhe amerikane që ende operon në Venezuelë.

Kompani të tjera veçanërisht ‘Exxon’ dhe ‘ConocoPhillips’ u larguan nga sektori i shtetëzuar rreth dy dekada më parë pasi u grindën me regjimin e Hugo Chavez. Atyre u detyrohen miliarda dollarë në vendime arbitrazhi për asetet e shpronësuara. Luisa Palacios, një studiuese në Institutin e Energjisë të Universitetit të Kolumbias, shkroi të dielën se një skenar optimist, por realist, mund të shihte rritjen e prodhimit me 500,000 deri në 1 milion fuçi në ditë brenda dy viteve.

Kjo do të vinte nga një kombinim i qeverisjes më të mirë dhe heqjes së sanksioneve të mbetura të SHBA-së. Ajo sheh potencial për kompanitë ndërkombëtare që tashmë operojnë atje të tilla si Chevron, Repsol dhe ENI për të rritur prodhimin bazuar në licencat ekzistuese. Dhe, me shumë rezerva, ajo sheh një mundësi për një kthim në nivelet historikisht të larta të prodhimit prej 3.5 milion fuçi në ditë brenda shtatë deri në 10 vjetësh.

Çfarë po shohim, sipas Axios?: Shenjat e para, ende të kufizuara, të interesit nga industria. Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë heshtur. Rubio i tha ABC se do të kishte “interes të jashtëzakonshëm nëse gjërat do të bëheshin në mënyrën e duhur”.

Sekretari i Energjisë Chris Wright dhe Sekretari i Brendshëm Doug Bergham së shpejti “do të jenë në procesin e vlerësimit dhe diskutimeve me disa nga këto kompani”, shtoi a

The post Media ndërkombëtare: Basti i madh i Trumpit mbi naftën venezueliane dhe kompanitë amerikane appeared first on Albeu.com.

❌
❌