Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Main stream

Ky është inspektori i punës që u arrestua për ryshfet – u kap në flagrancë

28 January 2026 at 15:21

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Departamentin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot një inspektor të Inspektoratit të Punës në Prishtinë.

SInjali mëson se bëhet fjalë për Gazmend Berishën.

I njëjti është kapur në flagrancë dhe dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “Marrje e ryshfetit”.

“Dhe poashtu prokurori brenda afatit ligjor do te parashtroje kerkese me shkrim para gjykates kompetente per caktimin e ndonje prej masave ndaj te dyshuarit.”, tha Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Gashi, për Sinjalin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ky është inspektori i punës që u arrestua për ryshfet – u kap në flagrancë appeared first on Sinjali.

15 kryekomisionerë ndalohen për 48 orë në Malishevë

28 January 2026 at 15:17

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ndaluar 15 kryekomisionerë në Malishevë për 48 orë, nën dyshimet për manipulim të rezultateve në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kryeprokurori i Gjakovës, Enis Gashi, ka bërë të ditur se për intervistim janë ftuar gjithsej 18 kryekomisionerë dhe 50 komisionerë.

“Deri tash, janë intervistuar 15 kryekomisionerë e 43 komisionerë. 15 kryekomisionerët janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria do të vendosë për masën e sigurisë. Për 43 komisionerët jemi në vlerësim e sipër për ndonjë masë eventuale”, ka thënë Gashi gjatë konferencës për shtyp të mërkurën.

Ai ka sqaruar se të gjithë të intervistuarit dyshohen për veprën penale “falsifikim i rezultatit të votimit”.

Sipas kryeprokurorit, 10 të tjerë nuk kanë mundur të intervistohen gjatë ditës për shkak se kanë qenë jashtë vendit ose kanë pasur obligime të tjera, ndërsa ndaj tyre do të vazhdohet me procedura hetimore.

Gashi gjithashtu ka treguar se në Malishevë janë tërësisht 75 vendvotime dhe pas rinumërimit janë shtuar 9,057 vota, ndërsa janë hequr 7,996 vota.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 15 kryekomisionerë ndalohen për 48 orë në Malishevë appeared first on Sinjali.

Trump paralajmëron Iranin: Bëj marrëveshje ose goditja e radhës do të jetë më e keqe

28 January 2026 at 15:11

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit të mërkurën që të ulet në tryezën e negociatave për armët bërthamore, duke paralajmëruar se një sulm i ardhshëm amerikan do të jetë shumë më i ashpër nëse Teherani nuk pranon të arrijë një marrëveshje.

“Shpresojmë që Irani të ulet në tryezë shpejt dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – jo armë bërthamore – një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët. Koha po mbaron, është vërtet thelbësore”, shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale.

Presidenti republikan, i cili gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë u tërhoq nga marrëveshja bërthamore shumëkombëshe e vitit 2015 me Iranin, paralajmëroi se sulmi i ardhshëm amerikan do të jetë më i ashpër. “Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos e bëni këtë të ndodhë përsëri”, shtoi ai, duke njoftuar gjithashtu se një tjetër “armadë” po lundron drejt Iranit.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi se nuk kishte qenë në kontakt me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, ditët e fundit dhe nuk kishte kërkuar negociata, sipas raportimeve të mediave shtetërore të mërkurën.

Ndërkohë, SHBA-ja ka njoftuar nisjen e stërvitjeve ushtarake në Lindjen e Mesme, në një moment kur tensionet me Iranin po rriten. Një ditë më parë, në rajon ka arritur edhe aeroplanmbajtësja “Abraham Lincoln”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump paralajmëron Iranin: Bëj marrëveshje ose goditja e radhës do të jetë më e keqe appeared first on Sinjali.

Arrestohet një inspektor i punës, dyshohet për ryshfet

28 January 2026 at 15:03

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Departamentin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot një inspektor të Inspektoratit të Punës në Prishtinë.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Gashi, ka bërë të ditur se i njëjti është kapur në flagrancë dhe dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “Marrje e ryshfetit”.

“Dhe poashtu prokurori brenda afatit ligjor do te parashtroje kerkese me shkrim para gjykates kompetente per caktimin e ndonje prej masave ndaj te dyshuarit.”, tha Shala për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet një inspektor i punës, dyshohet për ryshfet appeared first on Sinjali.

Pezullohen nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u arrestuan për ryshfet

28 January 2026 at 15:02

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka marrë vendim për pezullimin nga puna të tre zyrtarëve komunalë, pas arrestimit të tyre nga autoritetet.

“Pezullimi nga puna do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore, ndërkohë që ne ritheksojmë përkushtimin për ligjshmëri, transparencë dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit,” ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

Ai ka theksuar se institucioni i Kryeqytetit do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme administrative në përputhje me ligjin.

“Ne mbetemi të përkushtuar që shërbimet publike të ushtrohen me integritet dhe përgjegjësi në shërbim të qytetarëve. Askush mbi ligjin!” ka shtuar kryetari i Prishtinës.

Vendimi vjen pas aksionit të Policisë dhe Prokurorisë për hetimin e dyshimeve për keqpërdorime dhe ryshfet në Komunën e Prishtinës, ku tre zyrtarë u arrestuan ditën e djeshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pezullohen nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u arrestuan për ryshfet appeared first on Sinjali.

Shembja e dheut shkakton mungesë uji në disa fshatra të Shtimes

28 January 2026 at 14:57

Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Komunës së Shtimes do të përballet sërish me furnizim të kufizuar dhe presion të ulët të ujit të pijshëm, për shkak të problemeve teknike në stacionin e pompimit në Rashincë.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, shembja e vazhdueshme e dheut në ujërat nëntokësore ka shkaktuar turbullira në stacion, konkretisht në pusin nr. 2 të nënstacionit të Rashincës. Kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë dhe sasinë e ujit të furnizuar për konsumatorët.

“Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Komunës së Shtimes, përkatësisht fshatrat Davidovc, Rashincë, Muzeqinë, Gjurkovc, Vojnovc dhe Gllavicë, do të përballen sërish me furnizim të kufizuar dhe presion të ulët të ujit të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Banorëve të këtyre zonave u rekomandohet të shfrytëzojnë ujin me kujdes deri në normalizimin e gjendjes.

“Furnizimi do të përmirësohet menjëherë sapo shërbimet laboratorike të konstatojnë se uji është i pijshëm dhe i përshtatshëm për përdorim”, thekson KRU “Prishtina”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shembja e dheut shkakton mungesë uji në disa fshatra të Shtimes appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Ky është i riu që u arrestua pasi që gjuajti me kallashnikov në Podujevë 

28 January 2026 at 14:49

Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e të dyshuarit që shtiu me kallashnikov në qendër të Podujevës.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, bëhet fjalë për Fatbardh Hamza. Viktima është një person i mitur, me inicialet V.B.

Ngjarja ndodhi sot pasdite, ndërsa Policia e Kosovës ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme dhe ka nisur hetimet për rrethanat e rastit.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se nuk raportohet për të lënduar dhe se i dyshuari është arrestuar në vendngjarje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky është i riu që u arrestua pasi që gjuajti me kallashnikov në Podujevë  appeared first on Sinjali.

Amazon shkurton 16 mijë vende të punës

28 January 2026 at 14:20

Amazon njoftoi shkurtimin e 16,000 punonjësve, raundi i dytë i shkurtimeve të vendeve të punës brenda tre muajsh, ndërsa kërkon të forcojë pozicionin e saj në betejën për supremaci në inteligjencën artificiale (IA). Kompania theksoi nevojën për të zvogëluar burokracinë për të rritur shpejtësinë e vendimmarrjes.

Në fund të tetorit, kompania njoftoi se do të pushonte nga puna 14,000 punonjës, duke ndjekur direktivën e CEO-s Andy Jassy për ta bërë Amazon startup-in më të madh në botë.

Sipas CNN, Amazon ka më shumë se 350,000 punonjës sipas një ankete të vitit 2024, me dy raundet e pushimeve nga puna që përfaqësojnë rreth 9% të fuqisë punëtore totale të kompanisë.

Pushimet nga puna do të fillojnë të mërkurën, me shumicën e punonjësve që do të kenë 90 ditë kohë për të gjetur pozicione të reja brenda kompanisë, ndërsa ata që nuk do të ripunësohen do të marrin pagesë për ndërprerjen e punës dhe përfitime shtesë. Pushimet nga puna u njoftuan në një email të brendshëm të martën në mbrëmje. Email-i u dërgua gabimisht, pasi i referohej një postimi në blog që nuk u publikua deri të mërkurën në mëngjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Amazon shkurton 16 mijë vende të punës appeared first on Sinjali.

Arrestohet i dyshuari që shtiu me armë në Podujevë

28 January 2026 at 14:09

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin i cili ka shtënë me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Kështu ka konfirmuar për “Sinjalin” zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, ka shtuar ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet i dyshuari që shtiu me armë në Podujevë appeared first on Sinjali.

Vedat Muriqi në mesin e yjeve si Kane, Mbappe e Haaland në garën për Këpucën e Artë

28 January 2026 at 13:58

Vedat Muriqi e sheh veten në mesin e yjeve të futbollit evropian.

Sulmuesi kosovar po kalon nëpër një sezon të jashtëzakonshëm.

31-vjeçari në fakt e gjen veten në mesin e yjeve si Harry Kane, Kylian Mbappe, Erling Haaland etj,. në garën për Këpucën e Artë,  shkruan “Gazeta Express”.

Prizrenasi i ka shënuar 14 gola dhe i ka grumbulluar 28 pikë, ndërsa aktualisht gjendet në vendin e shtatë në këtë listë.

Muriqi nuk arriti të shënonte në fundjavën që shkoi me Mallorcën në humbjen nga Atletico Madridi.

Listës i prijnë Kanë dhe Mbappe me nga 21 gola, respektivisht me nga 42 pikë.

Kurse, Haaland është i treti me 20 pikë, përkatësisht me 40 pikë.

Duhet cekur se në ligat kryesore evropiane, Premierliga, La Liga, Serie A, Bundesliga e Ligue 1, një gol vlen dy pikë, ndërsa në ligat tjera evropiane goli vlen 1,5 pikë ose 1 pikë. 

Renditja e Këpucës së Artë

1. Harry Kane (Bayern Munich) 21 x 2 = 42 pikë

2. Kylian Mbappe (Real Madrid) 21 x 2 = 42

3. Erling Haaland (Manchester City) 20 x 2 = 40

4. ‘Igor Thiago’ Nascimento Rodrigues (Brentford FC) 16 x 2 = 32

5. Darko Lemajic (FK RFS) 29 x 1 = 29

6. Vangelis Pavlidis (SL Benfica) 19 x 1.5 = 28.5

7. Vedat Muriqi (RCD Mallorca) 14 x 2 = 28

8. Ibrahim Diabate (GAIS Goteborg) 18 x 1.5 = 27

9. Daniel Karlsbakk (Sarpsborg 08) 18 x 1.5 = 27

10 August Priske Flyger (Djurgårdens IF) 18 x 1.5 = 27

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vedat Muriqi në mesin e yjeve si Kane, Mbappe e Haaland në garën për Këpucën e Artë appeared first on Sinjali.

Turqia i dërgon mesazh të qartë SHBA-së: Gaboni nëse e sulmoni Iranin

28 January 2026 at 13:46

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar një mesazh të qartë ndaj Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar se çdo sulm ndaj Iranit do të ishte i gabuar dhe se rifillimi i një konflikti do të ishte i rrezikshëm.

Ai gjithashtu theksoi se Irani është i gatshëm të ulet përsëri në tryezën e bisedimeve për çështjen bërthamore, duke ofruar mundësi për një zgjidhje diplomatike.

Në një kohë kur një flotë e madhe amerikane po lëviz drejt Iranit, presidenti Donald Trump ka thënë se do ta dojë që të mos ndodhte asgjë.

Fidan u shpreh se negociatat duhet të zhvillohen çështje për çështje dhe jo si një paketë e vetme.

“Këshilla ime për miqtë amerikanë është që të mbyllin çështjet me iranianët një nga një. Filloni me dosjen bërthamore, mbylleni atë, dhe mos e trajtoni si një paketë”, tha ministri turk.

Ai shtoi se trajtimi i të gjitha çështjeve njëkohësisht mund të jetë i vështirë për palën iraniane dhe mund të duket poshtëruese për udhëheqësinë e tyre.

“Nëse mund t’i bëjmë gjërat më të pranueshme dhe më të lehta për t’u toleruar, kjo do të ndihmonte shumë në procesin e negociatave”, shtoi Fidan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Turqia i dërgon mesazh të qartë SHBA-së: Gaboni nëse e sulmoni Iranin appeared first on Sinjali.

VV-ja dorëzon kërkesë në polici për hetimin e kontratës 950 mijë euro të Komunës së Prishtinës për mbeturinat

28 January 2026 at 13:37

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Policinë e Kosovës një kërkesë për të nisur hetime lidhur me kontratën prej 950 mijë eurosh të Komunës së Prishtinës për menaxhimin e mbeturinave.

Sipas asamblistit të VV-së, Çlirim Gërbeshi, kontrata është negociuar pa njoftim paraprak dhe dyshohet se nuk i përmbush ligjet në fuqi.

VV-ja konsideron se procesi që ka paraprirë lidhjes së saj tregon indicie serioze dhe kërkon vlerësim nga institucionet kompetente.

“Ne kemi dorëzuar kërkesën në Policinë e Kosovës për të hetuar kontratën e komunës për menaxhimin e mbeturinave, e cila sipas vlerësimit tonë është në kundërshtim me rregullat ligjore. Çdo devijim nga transparenca dhe ligjshmëria duhet të marrë përgjigje ligjore. Qytetarët e Prishtinës meritojnë qeverisje të ndershme, jo marrëveshje të dyshimta që dëmtojnë interesin publik”, ka shkruar Gërbeshi në profilin e tij në Facebook.

Kjo kontratë, e dhënë për shërbimet e grumbullimit, transportimit dhe deponimit të mbeturinave, është shpallur përmes një procedure të negociuar pa publikim paraprak të njoftimit të kontratës, gjë që sipas VV-së, krijon hapësirë për shqetësime ligjore dhe hetim institucional. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post VV-ja dorëzon kërkesë në polici për hetimin e kontratës 950 mijë euro të Komunës së Prishtinës për mbeturinat appeared first on Sinjali.

Katër vite burg për ish-senatorin francez që drogoi një deputete për të abuzuar seksualisht me të

28 January 2026 at 13:31

Një ish-senator francez është dënuar me katër vjet burg pasi u shpall fajtor për drogatimin e një deputeteje me qëllim për ta sulmuar seksualisht. Joel Guerriau do të vuajë 18 muaj në burg, ndërsa është urdhëruar t’i paguajë Sandrine Jossos 5.000 euro dëmshpërblim për vuajtjen emocionale të shkaktuar.

68-vjeçari dyshohet se në nëntor të vitit 2023 e kishte ftuar Jossos, deputete e Asamblesë Kombëtare Franceze, në banesën e tij në Paris, ku kishte pranuar se i kishte hedhur drogë në pije. Guerriau, i cili ka shërbyer si senator i rajonit Loire-Atlantique nga viti 2011 deri më 2025, ka pretenduar se veprimi ishte aksidental dhe se nuk kishte qëllim për ta sulmuar seksualisht. Avokatët e tij kanë paralajmëruar ankimim ndaj vendimit, shkruan The Independent.

Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga mediat franceze, Jossos kishte shkuar në shtëpinë e Guerriaus për të festuar rizgjedhjen e tij. Ajo filloi të ndihej keq pasi kishte pirë një gotë shampanjë me shije të pazakontë. Kur Guerriau këmbënguli që të ngrinin edhe një dolli tjetër, deputetja u alarmua dhe shkoi në spital me ndihmën e një miku. Raporti toksikologjik zbuloi se në trupin e saj kishte tre herë më shumë MDMA sesa doza rekreative.

“Shkova për të vizituar një mik dhe zbulova një agresor,” ka deklaruar Jossos gjatë dëshmisë së saj. “Ai më shikonte me ngulm, nuk e kisha parë kurrë në atë mënyrë. Nuk doja ta tregoja dobësinë time sepse kisha frikë se nëse i thosha që nuk ndihesha mirë, do të më detyronte të shtrihesha.”

Guerriau ka thënë se po kalonte një periudhë të vështirë shëndetësore dhe vuante nga depresioni. Ai ka pretenduar se kishte marrë drogën një natë më parë dhe se aksidentalisht ia kishte hedhur Jossos. “Me pak fjalë, jam një idiot,” ka thënë ai, duke shtuar: “Ndjej keqardhje. Jam i neveritur nga vetja, nga pakujdesia dhe budallallëku im.”

Ai ka shprehur gjithashtu dëshirën për të folur publikisht për rreziqet e drogave, duke theksuar se “nuk flitet mjaftueshëm për efektet e këtyre substancave”. Ish-senatori ka shtuar se nuk mban mend të ketë bërë kërkime në internet për ekstazin dhe se mendimet e tij ishin spontane, duke kërkuar më shumë vëmendje nga qeveria për ngjarje të tilla.

Pas ngjarjes, Jossos u detyrua të marrë gjashtë muaj pushim nga puna dhe i janë nxjerrë katër dhëmbë për shkak të shtrëngimit të nofullës nga stresi. Prokurori Benjamin Coulon ka theksuar se Guerriau kishte votuar vetë ligjin që e bën vepër penale administrimin e një substance të dëmshme me qëllim kryerjen e përdhunimit apo sulmit seksual.

“Ajo që kam përjetuar është ende shumë e dhimbshme,” ka thënë Jossos. “Trauma psikologjike është sikur të jesh e ngrirë në kohë… trembem për gjënë më të vogël. Jam bërë shumë e ndjeshme.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Katër vite burg për ish-senatorin francez që drogoi një deputete për të abuzuar seksualisht me të appeared first on Sinjali.

“I dhamë ndihmën e parë”, flet arsimtari për vogëlushin që vdiq pasi ra në lumin e Gadimes

28 January 2026 at 13:26

Arsimtari i edukatës fizike në shkollën ku vijonte mësimin nxënësi i ndjerë Zejn Zejnullahu ka treguar për momentet dramatike pas zhdukjes së tij, një ditë para se të konfirmohej vdekja tragjike pas rënies në lumin e Gadimes.

Ai ka thënë se gjithçka ka nisur pasi mësuesja e klasës e kishte njoftuar kolektivin se Zejna nuk ishte kthyer nga mësimi.

“Në momentin që na ka lajmëru mësuesja e Zejnës në grupin ku jemi të gjithë arsimtarët, ne jemi ardhur te familjarët dhe kemi marrë vesh që Zejna nuk është kthyer prej mësimit. Unë si arsimtar i edukatës fizike e kam postuar në Facebook me i mobilizu bashkëvendasit që të dalin ta kërkojnë Zejnën dhe kemi angazhuar Shoqatën për Kërkim dhe Shpëtim ku është edhe kolegu im. Pas 20 minutave qytetarët në Gadime e kanë gjetur Zejnën”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, pas gjetjes së të miturit janë bërë përpjekje të menjëhershme për t’i shpëtuar jetën.

“E kemi gjetur në Gadime të Ulët, ku unë dhe kolegu im i kemi dhënë ndihmën e parë, jemi mundu, ka pasë puls, i ka dhënë ndihmë edhe infermierja, doktori që ka qenë rastësisht aty. I kemi dhënë ndihmë deri në emergjencë, aty ka ndërruar jetë.”

Në fund, arsimtari ka thënë se Zejn Zejnullahu do të kujtohet gjithmonë si nxënës shembullor nga mësimdhënësit dhe bashkëmoshatarët e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “I dhamë ndihmën e parë”, flet arsimtari për vogëlushin që vdiq pasi ra në lumin e Gadimes appeared first on Sinjali.

A kanë më shumë gjasa se ata që hanë mish të jetojnë deri në 100 vjet? Ja çfarë thotë shkenca

28 January 2026 at 13:07

Një studim i fundit ka sugjeruar se personat që nuk hanë mish mund të kenë më pak gjasa të arrijnë moshën 100-vjeçare krahasuar me ata që konsumojnë mish. Por, sipas ekspertëve, këto rezultate duhen lexuar me kujdes.

Studimi ka ndjekur mbi 5,000 të rritur kinezë mbi moshën 80-vjeçare, pjesë e studimit kombëtar “Chinese Longitudinal Healthy Longevity Survey”, që ka nisur në vitin 1998.

Deri në vitin 2018, u vërejt se personat që ndiqnin dieta pa mish kishin më pak gjasa të bëheshin qindvjeçarë sesa ata që hanin mish, ka raportuar “The Independent”.

Në pamje të parë, kjo duket se bie ndesh me dekada studimesh që tregojnë se dietat bimore lidhen me rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës, sulm në tru, diabet të tipit 2 dhe obezitet. Këto përfitime lidhen kryesisht me marrjen më të lartë të fibrave dhe konsum më të ulët të yndyrave të ngopura.

Por çelësi është mosha.

Nevojat ushqyese ndryshojnë me plakjen

Studimi u përqendrua te persona mbi 80 vjeç, grupmoshë me nevoja ushqyese shumë të ndryshme nga të rriturit më të rinj. Me kalimin e moshës, trupi shpenzon më pak energji, bie masa muskulore dhe dendësia e eshtrave, ndërsa oreksi shpesh zvogëlohet. Kjo rrit rrezikun për kequshqyerje dhe dobësi fizike.

Shumica e provave që tregojnë përfitimet e dietave pa mish vijnë nga studime te të rriturit më të rinj, jo te personat shumë të moshuar dhe të dobët. Disa studime sugjerojnë se të moshuarit që nuk konsumojnë produkte shtazore mund të kenë rrezik më të lartë për fraktura, për shkak të marrjes më të ulët të proteinave dhe kalciumit.

Në moshë të shtyrë, prioriteti nuk është më parandalimi afatgjatë i sëmundjeve, por ruajtja e peshës trupore, masës muskulore dhe sigurimi i ushqimit të pasur me lëndë ushqyese në çdo vakt.

Një detaj shumë i rëndësishëm

Studiuesit zbuluan se lidhja mes dietës pa mish dhe probabilitetit më të ulët për të arritur 100 vjet u pa vetëm te personat nën peshë. Te të moshuarit me peshë normale, kjo lidhje nuk ekzistonte.

Të qenit nën peshë në moshë të vjetër lidhet fort me rrezik më të lartë për brishtësi dhe vdekje. Kjo tregon se pesha trupore, dhe jo domosdoshmërisht mishi, është faktori vendimtar.

Për më tepër, ky ishte një studim vëzhgues, që tregon lidhje, por jo shkak-pasojë. Vetëm sepse dy gjëra ndodhin së bashku, nuk do të thotë se njëra e shkakton tjetrën.

Rezultatet përputhen edhe me të ashtuquajturin “paradoksi i obezitetit” në pleqëri, ku pesha pak më e lartë shpesh lidhet me mbijetesë më të mirë.

Po dietat pa mish, por jo strikt bimore?

Interesante është se rreziku më i ulët për të arritur moshën 100 vjeç nuk është vërejtur te personat që nuk hanin mish, por konsumonin peshk, bulmet ose vezë. Këto ushqime sigurojnë proteina cilësore, vitaminë B12, kalcium dhe vitaminë D, elemente kyçe për shëndetin e muskujve dhe eshtrave.

Sipas studiuesve, përfshirja e sasive të moderuara të produkteve shtazore mund të ndihmojë në parandalimin e kequshqyerjes dhe humbjes së masës muskulore në moshë shumë të avancuar.

Çfarë do të thotë kjo për plakjen e shëndetshme?

Mesazhi kryesor nuk është se një dietë është “më e mirë” për të gjithë, por se ushqyerja duhet të përshtatet me fazën e jetës. Me moshën, nevojat për energji bien, por nevojat për disa lëndë ushqyese rriten.

Edhe në pleqëri, trupi ka nevojë për mjaftueshëm proteina, vitaminë B12, kalcium dhe vitaminë D për të ruajtur muskujt dhe për të shmangur dobësinë.

Dietat bimore mund të jenë të shëndetshme edhe në moshë të shtyrë, por kërkojnë planifikim të kujdesshëm dhe, në disa raste, suplemente ushqimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A kanë më shumë gjasa se ata që hanë mish të jetojnë deri në 100 vjet? Ja çfarë thotë shkenca appeared first on Sinjali.

Skandal i rëndë seksual në Mal të Zi, nis hetimi ndaj zyrtarëve të lartë pas publikimit të videove intime

28 January 2026 at 12:55

Prej gati një muaji, Mali i Zi po përballet me një skandal seksual që ka tronditur opinionin publik dhe skenën politike, pas publikimit të videove dhe fotografive me përmbajtje intime që përfshijnë zyrtarë të lartë shtetërorë.

Ngjarja ka sjellë dorëheqje të shumta dhe nisjen e hetimeve nga autoritetet për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë.

Në qendër të skandalit janë Mirjana Pajković, deri të premten Sekretare Shteti në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, dhe Dejan Vukšić, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANB) dhe ish-këshilltar i presidentit Milatović për sigurinë. Të dy kanë dhënë dorëheqjen duke përmendur arsye personale.

Pajković ka prezantuar historinë e saj për televizionin malazez “Dana”, duke folur për kërcënimet dhe shantazhet nga Vukšiç, si dhe për reagimin joadekuat të autoriteteve shtetërore ndaj situatës. Ajo ka theksuar se ligji në Mal të Zi nuk aplikohet njësoj për të gjithë dhe ka denoncuar mungesën e barazisë gjinore dhe të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Sipas Pajković, materialet intime janë përdorur për të ushtruar presion ndaj saj dhe për të dëmtuar karrierën e saj, duke përfshirë edhe një audio-incizim ku dyshohet se dëgjohet zëri i Vukšiç, i cili e kërcënonte. Prokuroria e Podgoricës ka hapur dy procedura penale për rastin, ndërsa hetimet janë ende në vazhdim.

Nga ana e tij, Vukšiç ka mohuar çdo lidhje me publikimin e materialeve intime, duke deklaruar se ka parë përmbajtjen vetëm kur u shpërnda ilegalisht online. Ai ka pretenduar gjithashtu se Pajković “ia ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme telefonin celular”, duke shkelur privatësinë e tij, dhe se audio-incizimi i përfolur është reagim ndaj kësaj situate.

ANB ka hedhur poshtë çdo përfshirje në skandal, duke sqaruar se korrespondenca private dhe materialet e publikuara nuk kanë lidhje me aktivitetin e saj dhe nuk janë objekt interesi për agjencinë.

Ky rast ka ndezur debat të gjerë mbi privatësinë, etikën e zyrtarëve publikë dhe mënyrën se si autoritetet e Malit të Zi trajtojnë çështjet që prekin të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Skandal i rëndë seksual në Mal të Zi, nis hetimi ndaj zyrtarëve të lartë pas publikimit të videove intime appeared first on Sinjali.

Këta janë kandidatët që humbën vota në Malishevë, mes tyre edhe ‘rekordmeni’ i PDK-së

28 January 2026 at 12:48

Hetimet për manipulimin e votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 janë zgjeruar në gjithë Kosovën. Pas aksionit të zhvilluar në Prizren, sot është ndërmarrë një operacion edhe në Komunën e Malishevës, ku Prokuroria Themelore e Gjakovës ka realizuar veprime hetimore për intervistimin e mbi 50 komisionerëve zgjedhorë.

Megjithëse deri më tani nuk është lëshuar asnjë urdhër për ndalim, të dyshuarit pritet të përballen me dyshime për keqpërdorime gjatë procesit zgjedhor.

Ndërkohë, procesi i rinumërimit të votave në këtë komunë tashmë është përmbyllur, duke nxjerrë në pah rezultate të reja dhe mospërputhje të konsiderueshme.

Nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kandidatët të cilëve u janë hequr më së shumti vota janë Valon Hoti, Gani Krasniqi, Adnan Rrustemi dhe kryetari i partisë, Albin Kurti.

Po ashtu, vota janë zbritur edhe për kandidatët e Nismës, subjektit politik që doli i dyti në Malishevë, por që nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Kandidatët të cilëve iu minusuan vota janë Vesel Krasniqi, Besjanë Mazreku, Xhevahire Izmaku dhe Mevludin Krasniqi.

Vota të dyshimta janë larguar edhe nga rezultatet e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës. “Kampioni” në nivel vendi, Fetah Paçarizi, në Malishevë ka 728 vota më pak sesa i ishin shënuar në numërimin e parë.

Mospërputhje janë evidentuar edhe te disa kandidatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gëzim Hazrolli, Lumir Abdixhiku, Xhavit Uka dhe Esra Myrtezani janë kandidatët që kanë humbur nga 22 deri në 340 vota pas rinumërimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Këta janë kandidatët që humbën vota në Malishevë, mes tyre edhe ‘rekordmeni’ i PDK-së appeared first on Sinjali.

I shpëtohet jeta 37-vjeçares në Spitalin e Mitrovicës, pati gjakderdhje nga shtatzënia jashtë mitre

28 January 2026 at 12:23

Një 37-vjeçare nga Mitrovica i është shpëtuar jeta falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të stafit mjekësor të Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri”.

Pacientja, B. SH. (1988), është paraqitur në Shërbimin Emergjent në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, me parametra vitalë minimalë, vetëdije të çrregulluar dhe shenja të theksuara të shokut hemorragjik, si pasojë e humbjes masive të gjakut.

Pas kryerjes së ekzaminimeve laboratorike dhe ultrasonografike, mjekët kanë diagnostikuar një shtatzëni ektopike cornuale – një rast i rrallë që paraqitet vetëm në 2–4% të shtatzënive jashtë mitrës – e shoqëruar me gjakderdhje masive dhe rrezik të lartë për jetën e pacientes.

Falë reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të ekipit të Shërbimit Emergjent, në bashkëpunim me ekipet e Kirurgjisë, Gjinekologjisë, Anestezionit dhe shërbimet mbështetëse, është kryer një laparotomi urgjente, ndërhyrje kjo që ka qenë vendimtare për shpëtimin e jetës së pacientes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I shpëtohet jeta 37-vjeçares në Spitalin e Mitrovicës, pati gjakderdhje nga shtatzënia jashtë mitre appeared first on Sinjali.

Qosja përkujton Kadarenë: Madhështia e tij si shkrimtar dhe rëndësia e tij historike për kulturën shqiptare janë përtej çdo mospajtimi

28 January 2026 at 12:20

Akademik Rexhep Qosja ka përkujtuar shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare, në ditëlindjen e tij, duke harruar polemikat e së kaluarës dhe duke vlerësuar madhështinë e Kadaresë si shkrimtar dhe rëndësinë e tij historike për kulturën shqiptare.

Kadare ka ndërruar jetë më 1 korrik 2024.

“Sot, duke e kujtuar Ismail Kadarenë në 90-vjetorin e lindjes së tij, unë ndiej nevojë të theksoj diçka të rëndësishme: madhështia e tij si shkrimtar dhe rëndësia e tij historike për kulturën shqiptare janë përtej çdo mospajtimi. Letërsia nuk matet me pajtime apo mospajtime personale, por me thellësinë e mendimit, me fuqinë e gjuhës dhe me ndikimin e saj afatgjatë. Ismail Kadare ishte dhe mbetet para së gjithash shkrimtar i kombit të vet. Ai e deshi Shqipërinë jo në mënyrë deklarative, por krijuese. Ai e deshi atë duke e shndërruar historinë, dramën dhe shpirtin shqiptar në letërsi të madhe”, ka shkruar Qosja në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka theksuar se Kadare është një nga emrat më përfaqësues të letërsisë shqipe:

“Ai është shkrimtari që e futi përvojën historike, mitike dhe etike të shqiptarëve në hartën e madhe të letërsisë evropiane dhe botërore. Me romanet, esetë, poezinë dhe publicistikën e tij, ai i dha gjuhës shqipe një përmasë universale dhe i dha kulturës shqiptare një zë të dallueshëm, të dëgjuar dhe të respektuar. Ismail Kadare dhe unë jemi njohur dhe jemi afruar qysh në vitet shtatëdhjetë. Kemi qenë miq, bashkëbisedues, lexues dhe kritikë të njëri-tjetrit. Kemi shkruar për veprën e njëri-tjetrit dhe kemi ndarë vlerësime të ndërsjella. Ne, të dy, secili në anën e vet të kufirit që na ndante, u përballëm me fate të ndryshme, të rënda dhe shpeshherë të padrejta. Rrethanat historike, politike dhe shoqërore, të cilat nuk i zgjodhëm ne, por që na u imponuan, na vunë përballë provave morale dhe intelektuale që kërkonin jo vetëm qëndresë, por edhe vendime të vështira personale”, ka shkruar Qosja, duke përmendur edhe azilin politik të Kadaresë.

Ai ka kujtuar kërkimin e azilit politik nga Kadare në Francë në vitin 1990.

“Kërkimi i azilit politik nga Ismail Kadare në Francë, në vitin 1990, u keqkuptua nga shumëkush që nuk e kuptonte peshën morale të asaj kohe. Në disa paraqitje publike në media, dhe veçanërisht në një deklaratë të dhënë për Zërin e Amerikës, unë arsyetova se si ky akt nuk ishte arratisje nga atdheu, por refuzim i një sistemi që i kishte vënë kufij të padukshëm, por të hekurt, mendimit të lirë. Kadare nuk iku për të shpëtuar veten, por për të shpëtuar veprën dhe lirinë e saj. Azili i tij ishte akt intelektual dhe etik: zgjedhja e fjalës së lirë përballë dhunës së heshtur të diktaturës. Historia e ka vërtetuar se shkrimtari që kërkon liri nuk e braktis kombin; ai i shërben atij në mënyrën më të lartë të mundshme”, ka shkruar ai.

Qosja ka kujtuar gjithashtu polemikat e tyre.

“Polemika jonë më e njohur lidhej me çështjen e identitetit të shqiptarëve. Ishin mendime të ndryshme, argumente të ndryshme, këndvështrime të ndryshme mbi të njëjtën çështje themelore. Këto mospajtime nuk ishin personale; ato ishin intelektuale dhe kulturore. Megjithatë, siç ndodh ndonjëherë në jetën njerëzore, ato lanë pasoja edhe në raportin tonë personal. Shoqëria jonë u zbeh dhe rrugët tona, mjerisht, nuk u takuan më”, ka vlerësuar ai.

Duke përmbyllur, Qosja ka treguar se si duhet të sillet shoqëria me trashëgiminë e Kadaresë.

“Ismail Kadare sot nuk ka nevojë për lavde të rastit. Ai ka nevojë për lexim, rilexim dhe kuptim. Ai ka nevojë që vepra e tij të trajtohet me seriozitet shkencor dhe me ndjeshmëri kulturore. Brezat që vijnë mund ta lexojnë ndryshe, por gjithmonë do ta lexojnë. Dhe adhurojnë. Ndarja e tij nga jeta, po rithem, është vetëm ndarje trupore. Emri, vepra dhe mendimi i tij, po rithem, janë të gjithmonshëm. Në këtë 90-vjetor të lindjes së tij, Ismail Kadare, po rithem, mbetet personalitet madhor historik i kulturës shqiptare, një nga figurat që do të vazhdojë të na sfidojë, të na shqetësojë dhe të na frymëzojë. Të kujtoj me mall e nderim miku im, Ismail Kadare. Gjithmonësia jote në shpirtin e në mendjen time është gjithmonësi, përjetësi, amshim. Është gjithmonësi madhështore: është e kaluar, e sotme dhe e ardhme”, ka shkruar Qosja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qosja përkujton Kadarenë: Madhështia e tij si shkrimtar dhe rëndësia e tij historike për kulturën shqiptare janë përtej çdo mospajtimi appeared first on Sinjali.

Kongresistja e Minesotës sulmohet me një lëng të panjohur gjatë mbledhjes së bashkisë

28 January 2026 at 11:55

Përfaqësuesja e Minesotës, Ilhan Omar, u sulmua me një substancë të panjohur të martën në një sallë bashkie që po organizonte, kur një anëtar i audiencës përdori një shiringë për ta spërkatur me lëng, ka bërë të ditur policia e Minneapolis.

Omar nuk u lëndua dhe vazhdoi të fliste.

“Jam mirë. Jam një e mbijetuar, kështu që ky agjitator i vogël nuk do të më frikësojë nga puna ime. Nuk i lejoj ngacmuesit të fitojnë,” shkroi ajo më vonë në X.

Sipas një gazetari të BBC-së që ishte në sallë, lëngu i spërkatur mbi Omar kishte një erë të thartë, të ngjashme me një produkt kimik.

Anthony James Kazmierczak, 55 vjeç, është akuzuar për sulm të shkallës së tretë dhe po mbahet në paraburgim, sipas zyrës së sherifit lokal.

Pas incidentit, Omar i tha audiencës: “Ne do të vazhdojmë, ne jemi të fortë në Minesota.”

Një tjetër pjesëmarrës, Alfred Flowers Jr, i tha BBC-së se ai “e respektoi guximin dhe forcën e saj për të qëndruar ende dhe për të përfunduar sallën e bashkisë për njerëzit.”

Videoja nga vendi i ngjarjes tregon ekipin duke bërtitur “bëj një vrimë” ndërsa e nxirrnin Kazmierczak nga dhoma. Ndërsa ai u shty jashtë, tha se Omar po “na nxirrte kundër njëri-tjetrit,” por nuk ishte menjëherë e qartë për kë po i referohej.

Kazmierczak u arrestua menjëherë, ndërsa në vendngjarje po kryhej një ekspertizë mjeko-ligjore, sipas policisë.

Kryetari i bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey, tha në një postim në rrjetet sociale: “Dhuna dhe frikësimi nuk kanë vend në Minneapolis. Ne mund të mos pajtohemi pa i vënë njerëzit në rrezik. Kjo lloj sjelljeje nuk do të tolerohet në qytetin tonë.”

Omar u bë në vitin 2019 e para somalezo-amerikane, amerikania e parë e lindur në Afrikë dhe një nga dy gratë e para myslimane amerikane që shërbeu në Kongresin e SHBA-së.

Ky event ishte një nga sallat e rregullta të qytetit të organizuara nga Omar, ku rreth 100 persona ishin të pranishëm, duke pritur të dëgjonin për praninë e zyrtarëve federalë të imigracionit dhe për të bërë pyetje pas dy të shtënave fatale të një qytetari amerikan nga zyrtarët e imigracionit këtë muaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kongresistja e Minesotës sulmohet me një lëng të panjohur gjatë mbledhjes së bashkisë appeared first on Sinjali.

❌
❌