Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Armëpushimi në Ukrainë mund të mos i japë fund kërcënimit rus/ Ministri i jashtëm gjerman: Moska mund të mbahet larg vetëm nga një aleancë mes forcash

By: M C
23 December 2025 at 18:42

Ministri i Jashtëm gjerman Johannes Vandeful beson se Rusia do të përdorë një armëpushim të mundshëm në Ukrainë për të përshpejtuar përgatitjet për të sulmuar një vend të NATO-s. Mediat e huaja shkruajnë se, ndërsa ministri i jashtëm gjerman theksoi se nuk donte të spekulonte se si mund të ndodhte kjo, ai tha se, mund të na këshillojë vetëm të përgatitemi për mundësinë që diçka e tillë të ndodhë.

Ai theksoi se NATO po zgjeron strukturat e saj mbrojtëse, ndërsa Gjermania po riorganizon forcat e saj të armatosura, duke rritur numrin e ushtarëve dhe pajisjeve në kontekstin e një sulmi të mundshëm rus. Por Evropa nuk duhet të jetë e vetëkënaqur nëse përpjekjet për të arritur një armëpushim në Ukrainë janë të suksesshme. Siguria në Evropë do të varet nga Rusia për një kohë të gjatë, tha ai, duke shtuar se Moska mund të mbahet larg vetëm nga një pozicion force, uniteti brenda aleancës dhe forcave të armatosura të afta.

“Nuk kemi asnjë arsye për të kufizuar përpjekjet tona. Përkundrazi. Mund t’ju ​​këshilloj fuqimisht vetëm të mos bëni asnjë lëshim në të gjitha këto projekte dhe plane, sepse vetëm një pozicion force do të çojë në siguri më të madhe për ne në NATO, por edhe për ne në Gjermani.” ,u shpreh ai. Sipas tij, nëse Moska arrin një sukses të qëndrueshëm ushtarak në Ukrainë, kjo do të përbënte një kërcënim serioz për NATO-n. “Vetëm për këtë arsye, mbështetja e Ukrainës mbetet një nga interesat e sigurisë së Gjermanisë.”

Ai tha se, edhe evropianët duhet të kontribuojnë. Mënyra se si janë strukturuar këto kontribute është diçka që do ta diskutojmë në thellësi sapo të kemi një armëpushim dhe sapo të shohim se Rusia është vërtet e gatshme të mendojë seriozisht për paqen. Moska duket e gatshme të negociojë, shtoi ai, por kjo nuk është e njëjta gjë me një gatishmëri të vërtetë për paqe. “Nuk e kemi parë këtë deri më sot”, tha Vandeful.

The post Armëpushimi në Ukrainë mund të mos i japë fund kërcënimit rus/ Ministri i jashtëm gjerman: Moska mund të mbahet larg vetëm nga një aleancë mes forcash appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Cristiano Rolando i shton vetes një tjetër pasuri, ble për 8,2 mln euro vilën luksoze në Detin e Kuq

By: M C
23 December 2025 at 18:31

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo vazhdon të investojë në pasuri të patundshme luksoze, këtë herë në zemër të Detit të Kuq, në Lindjen e Largët.

Ylli i Al-Nasr dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez kanë blerë dy vila luksoze në ishullin e izoluar të Nuhuma, rreth 25 kilometra larg bregdetit të Arabisë Saudite.

Çmimi total i rezidencave arrin në afërsisht 8.2 milionë euro, me secilën vilë që kushton rreth 4 milionë euro.

Këto janë vila të ndërtuara buzë detit, të pozicionuara për të formuar një “unazë” mbresëlënëse, duke ofruar privatësi absolute.

Rezidencat specifike janë pjesë e një projekti luksoz, të projektuar nga arkitekti i famshëm britanik Norman Foster, dhe janë të arritshme vetëm me anije ose hidroplan, pasi vizitorët mbërrijnë fillimisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Detit të Kuq aty pranë.

Sipas informacionit, një rezidencë ka tre dhoma gjumi për përdorim familjar, ndërsa e dyta ka dy dhoma gjumi dhe është menduar për mikpritje.

Zona më e gjerë e ishullit pritet të përfshijë një fushë golfi, restorante me kuzhinë të lartë dhe një total prej 11 resortesh luksoze në vitet e ardhshme.

Kjo blerje vjen si një vazhdim i natyrshëm i kontratës së re të superyllit portugez, i cili nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me fitime që arrijnë në 575 milionë euro, një shumë që i lejon atij të investojë në prona të tilla pa u menduar dy herë.

Në deklaratat e tij, Ronaldo thuhet se e përshkroi ishullin si një vend me qetësi absolute dhe bukuri natyrore, duke theksuar se që nga momenti i parë ai dhe Georgina ndjenë një lidhje të veçantë me peizazhin.

Për CR7, luksi tani kombinohet me izolimin, privatësinë dhe cilësinë e jetës, elementë që ai duket se po i kërkon gjithnjë e më shumë jashtë fushave.

The post FOTO/ Cristiano Rolando i shton vetes një tjetër pasuri, ble për 8,2 mln euro vilën luksoze në Detin e Kuq appeared first on Albeu.com.

Nën hetim për pasurinë/ Prokuroria Speciale e Kosovës i ngre aktakuzë Shpend Ahmetit, ish-kryekomunarit të Prishtinës

By: M C
23 December 2025 at 18:17

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, për mosraportim and apo raportim të rreme të pasurisë.

Sipas aktakuzës, Ahmeti – i cili shërbeu si kryetar i Prishtinës për dy mandatë, nga viti 2013 deri më 2021 – kishte paraqitur “me dashje” deklarata të pasakta të pasurisë, pasi thuhet se nuk kishte deklaruar deponimet në para të gatshmë nga 2018 deri në vitin 2022.

“Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale, që bëri të ditur se rasti tashmë është dërguar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Ahmetin me disa pyetje për këtë aktakuzë, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Deklarimi i pasurisë nga personat publikë në Kosovë ka filluar qysh në vitin 2007.

Pas përfundimit të procesit të deklarimit të pasurisë, APK-ja, përmes shortit, zgjedh një numër të caktuar të zyrtarëve publikë, të cilëve ua verifikon pasurinë e deklaruar.

Ligji për deklarimin e pasurisë i obligon zyrtarët e lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë e tyre 30 ditë nga marrja e postit të ri, dhe pastaj në baza vjetore.

Mosdeklarimi i pasurisë, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, ndërsa deklarimi i rremë i pasurisë është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet.

Deri më tash, asnjë nga zyrtarët që nuk e ka deklaruar pasurinë, nuk është dënuar me burgim.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u dënua në fund të vitit 2022 me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor./REL

The post Nën hetim për pasurinë/ Prokuroria Speciale e Kosovës i ngre aktakuzë Shpend Ahmetit, ish-kryekomunarit të Prishtinës appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë! Niset me urgjencë në spital, shoqërohet në komisariat shoferi

By: M C
23 December 2025 at 17:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Maliq. Sipas raportimeve nga vendngjarja, një automjet ka përplasur një të moshuar i cili lëvizte me biçikletë.

I.S., 65 vjeç është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë.

Ndërsa drejtuesi i automjetit “Volksëagen”, B.M., është shoqëruar nga policia në komisariat ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

The post Aksident i rëndë në Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë! Niset me urgjencë në spital, shoqërohet në komisariat shoferi appeared first on Albeu.com.

Mori titullin “Qytetare Nderi”, Parashqevi Simaku shpreh mirënjohje ndaj kryetarit të bashkisë dhe qytetarëve kavajas: Jam me ju me gjithë zemër e shpirt

By: M C
23 December 2025 at 17:22

Jo më larg se dje, këngëtarja Parashqevi Sipaku mori titullin “Qytetare Nderi”, gjatë festës tradicionale “Sofra e Kavajës”, në qyetin e saj të lindjes.

Elton Ilirjani ka ndarë një video në të cilën Parashqevia ka falenderuar përzeërsisht kryetarin e bashkisë së Kavajës për titullin.

Ao u ndal të kujtonte edhe këdo tjetër që ka qënë pranë karrierës së saj muzikore, që fëmijë e deri më vonë, duke përmendur mësues e familjarë që i kanë mësuar “hapat e pare” në “botën e artit”.

“Është bërë gati një vit që kur dëgjova Fisnik Qosjën një djalë aq i hijshëm si zog i trëmbur mori Elton Ilirjanin dhe i tha “Çfarë mund të bëj për parashqevinë të lutem më thuaj?”. Edhe më ka ngelur në shpirt se gjithë këto kohë që jam rikuperuar nga gjithë këto ngjarje që ndidhën dua ta falenderoj për këtë nder të madh që më ka bërë sonte.” rrëfeu ajo me emocion.

“Mund ta nxjerrësh Parashqevinë nga Kavaja, por nuk e nxjerr dot Kavajën nga Parashqevia. Jam me ju me gjithë zemër e me gjithë shpirt.” ka thënë ndër të tjera këngëtarja.

“Guri i rëndë në vend të vet thëmi ne kështu që unë akoma jam kavajse pavcarësisht se kam kënduar kudo në Shqipëri në vbotë edhe prap ajo thelbi kryesior i njeriut shpirti nuk ndërron kshu që gjithmonë kudo që shkoj e përfaqësoj Kavajën me atë thjeshtësi me atë ndërshmëri me atë kënaqësi që i ka dhënë kënga popullore të gjithë shqiptarëve, kështu që i qofsha falë djeoit që më ka lindur e më ka rritur:Kavajës. Nuk jam atje sikur të isha atje do të ishte shumë më mirë” përfundoi Parashqevia me mirënjohje.

Parashqevi Simaku: Është bërë gati një vit që kur dëgjova Fisnik Qosjën një djalë aq i hijshëm si zog i trëmbur mori Elton Ilirjanin dhe i tha “Çfarë mund të bëj për parashqevinë të lutem më thuaj?”. Edhe më ka ngelur në shpirt se gjithë këto kohë që jam rikuperuar nga gjithë këto ngjarje që ndidhën dua ta falenderoj për këtë nder të madh që më ka bërë sonte.

Fisnik Qosja, të falenderoj me gjithë shpirt që më dhe mundësinë që të tregpj që jam kavajse, se mund ta xjerrësh Parashqevinë nga Kavaja, por nuk e nxjerr dot kavajën nga Parashqevia. Dhe jam me ju me gjithë zemër me gjithë shpirt ju kam ndjekur, edhe t gjithë progresin e madh po unë kam fulluar shumë thjeshtë në kopshtin “Vangjel Thanasi”, me edukatoren time Ismete Kapllani, që më tha “Hajde Vie këndo një këngë” kur isha në kopësht edhe Kozma Rusi me fizarmonikë tha “E din atë këngën qingji vogël rri mendueshëm…” i thashë “po” e di e mbaj mend se jam rritur në Lushnjë me gjyshërit e mi edhe daja im Jovani mëonte fëmijët në shkollë, dhe ashtu mësova për herë të parë që të këndoja këto këngët e fëmijëve. Pastaj më morën më çuan tek Bujare Biturku të ishte drejtoresha e fëmijëve të Kavajës, të pallatit të kulturës së “Fatosave dhe pionerëve” edhe ajo më prezantoi për herë të parë me maestron e madh Rexhep Hasimi se do ishte e pamundur që Kavaja te prezervonte këtë kulturë kaq fisnike kaq të madhe, kaq botërore se i ka rrënjët në Stamboll dhe muzika, dhe dashuria dhe respekti që ne mbajmë për fenë sidomos ne besojmë në Allah, gjithmonë themi bismilah, unë kam pasur nderin të rritem me hallë Zyra Telitin që e mori babën tim si jetim që ngiste delet te vëllai i saj Ramazan Lushkja edhe atje jam rritur duke bërë rroba se ajo ishte rrobaqepëse, duke bërë rroba me hallën time Zyra Teliti, që më mësoi për herë të parë çdo gë që prejka çdo gjë që haja më thoshte ti japim një falenderim Zotit “bismilah e rrahman e rrahim”

Elton Ilirjani: Parashqevi aty në atë sallë sot shtë gjithë Kavaja, janë dhe artistat është grupi karakteristik i burrave të këngës së Kavajës, çfarë përshëndetjesh dhe çfarë kujtimesh ke me ta?

Parashqevia: Aty e kisha te Rexhep Hasimi ai kishte një majetofon të vogël e vinte këshut në krah sapo kishte mbaruar konservatorin shkëlqyeshëm edhe ishte djalë i rig a Korça aristocrat që shkonte kodër më kodër e fushë më fushë e gjente njerëz të theshtë i thoshte a mban mend ndonjë këngë të vjetër shpirtëore se ne nga Kavaja nuk jemi si nga Shqiupëria e mesme ne kemi si rrënjë Stambollin, ne kemi diçka që i bvëjmë rrixha muzikës e kemi nga shpirti nuke bëjmë për para, apo për famë kështu që ky grupi i burrae jemi mbledhur me Rexhep Hasimin, kemi bërë këngë si: Kendon gjeli, pika pika, mun aty ku dridhen qerret, që uy bënë hite të mëdhaja se unë i këndoja dhe populloren dhe muzikën e lehtë kudo që shkoja sidomis në Gjakovë në Prishtinë në Prizren, i donin shumë këto këngët që kur zibja e madhe Fidnete Rexha, shkonte dhe i binte dajres dhe këndonte këto këngë të vjetra popullore.

Elton: Ke mall për kavajën?

Parashqevi: Po është pjesë kush jam që kur kam qenë në klarë të parë fillore, bashkë me vëllain tim Benin shkonimnë shkollë edhe kisha një mësuese shyumë fisnike shumë të bukur që më donte shumë e më mësonte sit ë sillem si të isha tamam e edukuar edhe në skenë edhe jashtë skene. I dedikoj shumë falenderim zonjës Terezina Levi, bashkë me djalin e saj Davidi dhe me vajzën Flonjën, shkonim në prova tek Rexhep Hasimi tek Qemal Mehmeti, bashjkë më bashkëshorten Eglën, Shaze Teliti, Ibrahimi të gjithë janë mësuesit e mij që vinin votonin për mua gjithmonë, nëpër festival çdo vit që unë të fitoja se nuk do isha kjo që jam edhe pse jam në maj të Neë Yorkut, pa dashurinë respektin edhe mësimet që më kanë dhënë të gjithë në Kavajë.

Ilirjani: Do donim të ishim pjesë është një eveniment shumë i bukur, po e shikonim sot në video

Parashqevi: Po e pamë sofrën edhe kënduan “beautiful” vërtet ska ndryshuar asgjë, vetëm që jam shumë “proud” që janë integruar me shumë masë sit ë thuash nuk kanë dalur nga ajo tradita tamam sofra e Kavajës.

Si ndihesh që qyteti yt kavaja merr stafetën apo vlerësimin e parë kaq të madh që të bëjnë ty ata?

Është vendlindja ime you koë, guri i rëndë në vend të vet thëmi ne kështu që unë akoma jam kavajse pavcarësisht se kam kënduar kudo në Shqipëri në vbotë edhe prap ajo thelbi kryesior i njeriut shpirti nuk ndërron kshu që gjithmonë kudo që shkoj e përfaqësoj Kavajën me atë thjeshtësi me atë ndërshmëri me atë kënaqësi që i ka dhënë kënga popullore të gjithë shqiptarëve, kështu që i qofsha falë djeoit që më ka lindur e më ka rritur:Kavajës.

Nuk jam atje sikur të isha atje do të ishte shumë më mirë.

The post Mori titullin “Qytetare Nderi”, Parashqevi Simaku shpreh mirënjohje ndaj kryetarit të bashkisë dhe qytetarëve kavajas: Jam me ju me gjithë zemër e shpirt appeared first on Albeu.com.

Vlera e re e vendos krah Ismajlit, Medon Berisha shton miliona euro në treg

By: M C
23 December 2025 at 17:16

Medon Berisha është njohur sot me vlerën e tij të re në tregun e “transfermarkt”. Mesfushori i Kombëtares vlerësohet tashmë 6 milionë euro, nga 1.5 milionë euro që ishte më parë.

Rritje e jashtëzakonshme për 22-vjeçarin, i cili ka spikatur në pjesën e parë të sezonit. Te Leçe bëhet lojtari i tretë më i vlerësuar. Vlera e tij nga lojtarët që përfaqësojnë Shqipërinë është e barabartë me Ardian Ismajlin, që mban vendin e gjashtë.

Berisha po kalon një dëmtim, i cili pritet ta mbajë edhe për rreth 3 javë jashtë fushave të blerta. Sa i përket vlerës së tij, mund të thuhet se nga fundi i vitit 2024 ku vlente 1 milion euro, rritja është e dukshme.

Berisha numëron paraqitje me Kombëtaren në dy miqësore, një ndeshje të Ligës së Kombeve dhe një tjetër në Europianin e Gjermanisë. Për kualifikueset e fundit të Botërorit nuk mori asnjë minutë.

The post Vlera e re e vendos krah Ismajlit, Medon Berisha shton miliona euro në treg appeared first on Albeu.com.

Moti bënë kthesën drastike, ja çfarë pritet të ndodh me temperaturat ditën e nesërme

By: M C
23 December 2025 at 16:57

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në Alpe dhe në lartësitë 700-800 metra në verilindje dhe 900 metra në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri ën 14 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 1 gradë celcius.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregtdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/s .

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 2-4 ballë.

The post Moti bënë kthesën drastike, ja çfarë pritet të ndodh me temperaturat ditën e nesërme appeared first on Albeu.com.

Gati 2 orë në SPAK, del nga Prokuroria e Posaçme ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili/ Nën hetim për sulmin kibernetik ndaj institucionit të drejtësisë

By: M C
23 December 2025 at 16:40

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur sot (23 dhjetor) në Prokurorinë e Posaçme, pasi është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK.

Ismaili qëndroi përreth 2 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai akuzohet për veprat penale: Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Gjithashtu ai u thirr për t’u marrë në pyetje në lidhje me tentativën e hakërimit të SPAK edhe me datën 2 tetor të këtij viti.

Sipas burimeve, Prokuroria e Posaçme ka marrë informacion më 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm.

Por, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Prokurorisë së Posaçme, i cili mbeti i pacënuar, sipas SPAK, falë masave të sigurisë.

The post Gati 2 orë në SPAK, del nga Prokuroria e Posaçme ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili/ Nën hetim për sulmin kibernetik ndaj institucionit të drejtësisë appeared first on Albeu.com.

Vijon fluksi në pikën kufitare Shqipëri- Greqi/ Vetëm sot 7919 lëvizje! Policia kufitare: Protesta vijon, për këtë periudhë nuk do të ketë ndërprerje të trafikut

By: M C
23 December 2025 at 16:20

Fluks i lartë lëvizjeje është regjistruar në doganën kufitare, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Greqi kanë lëvizur gjithsej 7 919 shtetas, nga të cilët 5 253 në hyrje dhe 2 666 në dalje. Gjithashtu, janë regjistruar 2 675 mjete në hyrje-dalje, konkretisht 1 626 në hyrje dhe 1 049 në dalje.

Sipas mediave greke, rruga Kakavije–Janinë, në segmentin Kallpaq, do të mbetet e hapur për qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve. Fermerët, blegtorët dhe bletarët që kanë organizuar bllokimin e zonës kanë vendosur të heqin përkohësisht bllokadat deri të premten, më 26 dhjetor. Megjithëse protesta e fermerëve vijon, për këtë periudhë të veçantë nuk do të ketë ndërprerje të trafikut, me qëllim shmangien e problemeve dhe lehtësimin e lëvizjes.

The post Vijon fluksi në pikën kufitare Shqipëri- Greqi/ Vetëm sot 7919 lëvizje! Policia kufitare: Protesta vijon, për këtë periudhë nuk do të ketë ndërprerje të trafikut appeared first on Albeu.com.

Fatin për Toney e vendosin banorët

By: M C
22 December 2025 at 23:37

Edhe pse u largua nga gara pas votave të publikut, rrugëtimi i Toney-t në shtëpi nuk është mbyllur përfundimisht. Sonte, ai përballet me një mundësi të papritur për t’u rikthyer në lojë.

Vendimi nuk i takon publikut. Fati i Toney-t do të përcaktohet nga vetë banorët, të cilët pritet të vendosin nëse do t’i japin apo jo një shans të dytë për të qëndruar në shtëpi.

Se si do të merret ky vendim dhe çfarë do të sjellë ky zhvillim i ri, mbetet të zbulohet sonte gjatë programit. Tensioni dhe surprizat duken të pashmangshme.

The post Fatin për Toney e vendosin banorët appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Tepelenë, 45-vjeçari aksidentohet për vdekje, shoferi shoqërohet në polici

By: M C
22 December 2025 at 23:29

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Një 42-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij një 45-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici, ndërsa autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit” njofton policia.

The post E rëndë në Tepelenë, 45-vjeçari aksidentohet për vdekje, shoferi shoqërohet në polici appeared first on Albeu.com.

Agron Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

By: M C
22 December 2025 at 23:11

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se opozita nuk është vetë e besueshme, ndërsa akuzon shoqërinë se i ka vdekur nervi që nuk del në protestë. Ai tha se nuk i mbetet qejfi nga Berisha që e akuzon partinë e tij si opozita e opozitës dhe që i shërben Ramës dhe tani thonë se pse nuk shkuan në protestë.

“Berisha tha që ne jemi opozita opozitës dhe i shërbejmë Ramës dhe tani thotë: pse nuk erdhët në protestë? Por nuk është vetëm kjo arsyeja, sepse nuk është se më mbetet qejfi mua nga çfarë thotë Partia Demokratike.

E vërteta është që ne na ndan qëndrimi në lidhje me protestën. Për çfarë po protestojmë? Po protestojmë për arritjet e drejtësisë, për faktin se si drejtësia më në fund po nxjerr para drejtësisë të korruptuarit.

Por s’ishte e mundur që drejtësinë njëherë ta quajmë dhe ta komplimentojmë, dhe pastaj nga ana tjetër t’i quajmë Altin Troplini. Kjo tregon se nuk ka koherencë dhe kur nuk ka koherencë, humbet besueshmëria.

Si mundemi të bëjmë një protestë? Ky është problemi kur flasim për besimin e qytetarëve. Pikërisht këtu qëndron thelbi: ne nuk mund të pretendojmë nga shoqëria, të akuzojmë shoqërinë që qenka pa nerv, t’i masim nervin shoqërisë apo t’i bëjmë moralin asaj.

Ndërkohë që vetë nuk jemi të besueshëm. Në radhë të parë është besueshmëria. Kushdo që i bën moralin qytetarëve, duhet më parë t’i bëjë një pyetje vetes.

Mirëpo, a jam unë i besueshëm, mjaftueshëm i besueshëm? Ky është hapi i parë. Hapi i dytë pastaj është të punosh, të vazhdosh, të përpiqesh të bindësh dhe jo t’i bësh gjyqin qytetarëve.

Unë kam respekt maksimal për të gjithë qytetarët që dalin dhe protestojnë kundër korrupsionit, që reagojnë pavarësisht se janë anëtarë partie apo nuk janë, apo janë qytetarë të thjeshtë.. nuk besoj se ka shumë rëndësi.

Të gjithë ata që thonë “po çfarë u arrit me protestën”, u them se protestat bëhen dhe nuk është se në çdo vend të botës bëhen protesta dhe bie qeveria sepse do ishte e thjeshtë që qeveria të binte çdo ditë.

Protestat bëhen për të dhënë një mesazh, për të treguar se me kë je: je me drejtësinë apo je me të korruptuarit. Je i indinjuar, si i indinjuar është një formë proteste, prandaj quhet protestë. Është ngritje zëri dhe shumë mirë bëjnë që protestojnë. Është e drejta e tyre, mirë bëjnë” – tha Shehaj.

The post Agron Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 22 December 2025Main stream

“Ke marrë 64 mijë vota dhe nuk mbledh dot 64 protestues!”, Lapaj i përgjigjet analistit: Hajde t’i nxjerrim, o do të bjerë Edi, o do të më lërë shëndeti mua!

By: M C
22 December 2025 at 22:39

Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV debatoi me analistin Andi Tela që e pyeti se pse partia që ka marrë mbi 64 mijë vota në zgjedhjet e 11 majit nuk mbledh as 64 protestues te kryeministria ku Lapaj po qëndron prej rreth 15 ditësh. Lapa e pranoi se është vrarë nervi i shoqërisë, por e ftoi gazetarin që shkonte dhe t’i bashkohej protestës.

“Unë kam 15 ditë që them kjo duhet të jetë protestë e qytetit. Unë kam dalë këtu pa logo. Nuk është koha të rrisim partitë, por Shqipërinë. Ta shpëtojmë nga pengmarrja. T’i lëmë logot te selitë. Të bashkohen të gjithë për ta detyruar këtë zotërinë të largohet.

Kjo fitohet kur dalin të gjithë. Qytetarët të dalin masivisht pa dallim. Mund të mos e duam njëri-tjetrin, por kemi një hall të përbashkët: Edi Ramën që vjedh shqiptarët. Nëse jemi veç e veç, Edi Rama na mund të gjithëve”-tha Lapaj.

Më pas ai debatoi me analistin Andi Tela pasi e pyeti pse ajo parti që mori mbi 64 mijë vota në zgjedhje nuk mbledh dot as 64 njerëz në protestë.

“Unë kam dalë si qytetar këtu. Partia nuk më vlen më shumë se Shqipëria. Unë e nisa i vetëm. E konsiderova si aktivizëm qytetar. Janë mbi 30 që flenë përnatë këtu. Të shtunën në shesh kanë qenë të paktën 2 mijë persona. Në protestën e dytë do të jenë goxha më shumë. Në Shqipëri është vrarë fryma, është vrarë nervi. Edhe ti (i drejtohet Andi Telës) duhet të vish këtu. Po nuk e bën dot, më thuaj bravo që po e bëj unë. Kjo tani po rritet. Të shtunën ishin 2 mijë, të shtunën tjetër mund të jenë 5 mijë. Kjo nuk është çështje vetëm e imja, por edhe e juaja. Kjo hajdutëri e madhe ka dëmtuar edhe vendin tuaj.

Në këtë republikë talllavaje, ku njerëzit janë trajtuar si çështje e dorës së dytë, ku kanë kuptuar se të gjithë e kanë jo seriozisht, sigurisht që vritet besimi. Askush nuk mund të më thotë mua: pse nuk nxjerr njerëzit. Hajde t’i nxjerrim. Që ka vdekur nervi është fakt. Ne po mundohemi që kësaj shoqërie në gjendje kome t’i kthejmë jetën. Dua që vajzës time nesër t’i them se babai yt e bëri luftën e vet. O do bjerë Edi, o do më lërë shëndeti mua.

The post “Ke marrë 64 mijë vota dhe nuk mbledh dot 64 protestues!”, Lapaj i përgjigjet analistit: Hajde t’i nxjerrim, o do të bjerë Edi, o do të më lërë shëndeti mua! appeared first on Albeu.com.

Vdekja e Shemsi Krasniqit, reagon Vjosa Osmani dhe Albin Kurti: Pikëllimi është mbarëkombëtar! “Xhamadani vija-vija” do vijojë të na bashkojë!

By: M C
22 December 2025 at 22:24

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti, kanë shprehur ngushtimet për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi”, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”.

Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani theksoi se me pikëllim të thellë është pranuar lajmi për vdekjen e artistit, i cili me zërin dhe krijimtarinë e tij la gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare.

Ajo veçoi këngën ikonike “Xhamadani vija vija”, duke e cilësuar si një kujtim të fuqishëm dhe simbolik që vazhdon të bashkojë emocione, histori dhe identitet, ashtu siç bëri zëri i Shemit ndër dekada.

“Xhamadani vija vija mbetet një kujtim i fuqishëm dhe simbolik, që vazhdon të bashkojë emocione, histori dhe identitet”, tha Osmani.

Ajo rikujtoi gjithashtu se dy vjet më parë, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë, Shemsi Krasniqi dhe grupi “Ilirët” ishin nderuar me ‘Medaljen Presidenciale të Meritave’.

Edhe Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes, duke nderuar figurën e Shemit, si një zë që do të dëgjohet përherë.

“Me interpretimin e tij, kënga u bë kujtesë dhe kujtesa u bë këngë; “Xhamadani vija-vija” u dëgjua e u këndua si shenjë identiteti dhe bashkimi për shqiptarët kudo. Në këto çaste, e kuptojmë edhe më shumë se sa rrallë lindin zëra që nuk janë vetëm art, por janë gjuhë e përbashkët emocioni shpirtëror”, shkroi Kurti.

Sipas mediave në Kosovë, Shemsi Krasniqit ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare, ndërsa u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.

Postimi i plotë i Kurtit:

“Sot u nda nga jeta Shemsi Krasniqi – Shemi, një zë që ka hyrë në shtëpitë tona pa trokitur. Si vokalist i “Ilirëve”, ai i dha fytyrë një etape të rëndësishme të muzikës sonë dhe i dha publikun një mënyrë për ta ndjerë veten bashkë, edhe kur ishim larg.

Me interpretimin e tij, kënga u bë kujtesë dhe kujtesa u bë këngë; “Xhamadani vija-vija” u dëgjua e u këndua si shenjë identiteti dhe bashkimi për shqiptarët kudo.

Në këto çaste, e kuptojmë edhe më shumë se sa rrallë lindin zëra që nuk janë vetëm art, por janë gjuhë e përbashkët emocioni shpirtëror. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, për dhimbjen e humbjes.

Ngushëllime për miqtë, bashkëpunëtorët dhe për gjithë publikun që e deshi, sepse kur ikën një artist i tillë, pikëllimi është mbarëkombëtar. Të gjithë ne ta nderojmë me respektin që i takon, duke e mbajtur gjallë në kujtim dhe në mirënjohje.

Disa zëra nuk mbarojnë me një lajm, ata vazhdojnë sa herë që një këngë ngrihet si flamur në zemër. Ashtu do të dëgjohet përherë Shemi jonë, xhamadan i këngës e shpirtit. U prehtë në paqe. I lehtë i qoftë dheu”.

The post Vdekja e Shemsi Krasniqit, reagon Vjosa Osmani dhe Albin Kurti: Pikëllimi është mbarëkombëtar! “Xhamadani vija-vija” do vijojë të na bashkojë! appeared first on Albeu.com.

Agjensia britanike e lajmeve reagon ndaj protestës/ Reuters: Akuzat për korrupsion shkaktojnë protesta kundër qeverisë shqiptare

By: M C
22 December 2025 at 22:08

Agjensia britanike e lajmeve, Reuters, ka reaguar ndaj protestës kombëtare të opozitës.

Në artikull shkruhet se, protestuesit në Tiranë hodhën bomba molotov në ndërtesën qeveritare ku ndodhet zyra e kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë pasi prokurorët ngritën padi ndaj zëvendëskryeministres për korrupsion të dyshuar.

Reuters shkruan se, ndërsa protestuesit hodhën bomba molotov, policia me pajisje speciale mbrojti ndërtesën e qeverisë, por nuk i ndaloi dot protestuesit.

The post Agjensia britanike e lajmeve reagon ndaj protestës/ Reuters: Akuzat për korrupsion shkaktojnë protesta kundër qeverisë shqiptare appeared first on Albeu.com.

“Shqipëria ka shumë arsye për të protestuar”, Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaj tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

By: M C
22 December 2025 at 21:47

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori shpejgoi se pse partia që ai drejton nuk iu bashkua protestës së PD-së dhe aleatëve të saj sonte te kryeministria. Duke folur në një lidhje LIVE në emisionoin “Të Paekspozuarit” në MCN, ai tha se nëse do të ishte në krah të Berishës, do të shkelte mbi parimet e tij dhe të forcës së tij politike.

Qori shtoi më tej se nëse do bënte një veprim të tillë, të gjithë mbështetësit e “Lëvizjes Bashkë” do konsideronin tradhtar të të gjitha parimeve. Ai shtoi ndër të tjera se Shqipëri sot ka shumë arsye për të protestuar, madje ka edhe më shumë arsye për të protestuar se ç’ka njerëz nëpër protesta. Qori theksoi se ka korrupsion, ka kapje të shtetit, ka kriminalizim të gjithanshëm të institucioneve publike.

“Unë nuk i dëgjoj fare me thënë të drejtat, thirrjet e faktorëve të vjetër politikë dhe të kompromentuar. Nuk bie dakord që po të ishim edhe ne sot me Sali Berishën, do të kishte më shumë njerëz në shesh. Se sikur unë të çmendesha edhe të ndaja të njëjtën tribunë apo të njëjtin shesh me Sali Berishën, mua nuk do më vinte asnjëri, as nga mbrapa, as në krahë.

Të gjithë mbështetësit e “Lëvizjes Bashkë” do të më konsideronin tradhtar të të gjitha parimeve që unë kam mbajtur deri tani në politikë, që është lufta e pakompromis ndaj çdo faktori të korruptuar e destruktiv të shoqërisë shqiptare kundër gjithë atyre që i shërbejnë oligarkisë ekonomike.

Tani sot Shqipëri ka shumë arsye për të protestuar, madje ka edhe më shumë arsye për të protestuar se ç’ka njerëz nëpër protesta. Ka korrupsion, ka kapje të shtetit, ka kriminalizim të gjithanshëm të institucioneve publike.

Ky rasti i fundit i AKSHI tregon diçka që është vërtetë çmëritëse, ku arrin puna deri në rrëmbim personi. Atë biznesmenin, po të mos e pranonte që të tërhiqej nga tenderi, atë të shkretin kushedi do e gjenim copa-copa ne sot, se rrëmbimi është për të të bindur të bësh diçka përndryshe, do të ekzekutojë në mënyrë krejt mafioze.

Pak më parë po dëgjoja një prokuror të antimafias italiane, Nikola Grateri, i famshëm, i cili kur fliste për mafian shqiptare thoshte që është e dyta në Evropë mbas Ndragetas. Sepse, thoshte Grateri, vjen nga një shtet ekstremisht i korruptuar, ku pastrohen paratë në përmasa të jashtëzakonshme. Shtet ekstremisht i korruptuar, pastrim shumë i madh parash. Sjell që mafia shqiptare sot të jetë shumë e fortë, jo vetëm në Shqipëri, po edhe në Evropë.

Pjesë e kësaj mafias, pjesë e këtij sistemi të kompromentuar. Mafiozë, oligarkë, sigurisht, është qeveria në radhë të parë dhe Edi Rama si kryesues i saj. Siç iu thashë, Shqipëri ka shumë arsye për të protestuar, ka arsye për t’u marrë me efektet e korrupsionit. Pensionistët nuk blejnë dot një shishe kos, ndërkohë që ai zotëria Agasi harxhonte tre milionë euro vetëm verë nga paratë të cilat janë bërë brenda ditës përmes aferave korruptive dhe ku përgjegjës janë të gjitha hallkat e shtetit,” tha Qori, ndër të tjera.

The post “Shqipëria ka shumë arsye për të protestuar”, Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaj tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë/ Shoqërohen disa persona në komisariat

By: M C
22 December 2025 at 21:28

Disa protestues janë shoqëruar në komisariat, pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike. Bëhet me dije se përveç qutetarëve në komisariat kanë mbërritur edhe një grup deputetësh. Gjithashtu si pasojë e hedhjes së molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga ana e protestuesve, janë dëmtuar dy punonjës të Policisë.

Ndërkohë, pas përfundimit të protestës, efektivë të Policisë Kriminalistike kanë zbarkuar pranë godinës së Kryeministrisë për të mbledhur prova dhe për të dokumentuar dëmet e shkaktuara. Sakaq, incidentet erdhën pas fjalimeve të demokratëve, ku qytetarët kanë thyer kordonin metalik të vendosur para Kryeministrisë.

The post Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë/ Shoqërohen disa persona në komisariat appeared first on Albeu.com.

“Kemi armik të përbashkët”, Lapaj rikthehet në protestën para Kryeministrisë: Kemi të njëjtin hall, të përballemi me qëndresë!

By: M C
22 December 2025 at 21:25

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, menjëherë pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, u rikthye para Kryeministrisë në bulevard për të vijuar protestën e lëvizjes së tij, që ka nisur prej 16 ditësh.

Ai bëri edhe një deklaratë nga sheshi ku vendosi edhe një herë karriget që ishin larguar më herët për protestën e selisë blu. Lapaj “thumboi” edhe protestën e PD-së, duke nënvizuar se “regjimi nuk mundet me kapsolla” dhe se “duhet qëndresë”.

“Fermerët duhet të dalin e të kuptojnë se duhet të dalin në protestë, ata që duan ilaçe, atyre që u vidhen pronat, të vijnë këtu, kjo është çështje ekzistence e popullit, nuk është e një partie, nuk është politikë. Është koha për të shpëtuar Shqipërinë dhe për t’u përballur me regjimin e Ramës. Veç e veç ai na mund të gjithëve, por të bashkuar mund t’ia dalim”, tha ai.

Lapaj nënvizoi se shqiptarët kanë një armik të përbashkët, të harronin ngjyrat partiake dhe të përballeshin si qytetarë ndaj regjimit. Ai i bëri thirrje qeverisë për dorëheqje dhe qeveri teknike, që do e çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Ne kemi një armik të përbashkët të Republikës, që është Edi Rama. Mund të kemi mendime të ndryshme, ngjyra të ndryshme e parti të ndryshme, por kemi një hall të përbashkët, e të gjithë duhet të jemi bashkë kundër regjimit të hajdutërisë. Të bashkohemi të gjithë e të ndryshojmë historinë. Të shpëtojmë atdheun që është marrë peng. Fuqia jonë është rezistenca dhe qëndresa ndaj këtij regjimi. Ne kërkojmë dorëheqje dhe qeveri teknike”, tha Lapaj.

Ai i ftoi qytetarët që çdo ditë në orën 18:00 të shkonin para Kryeministrisë e t’i bashkoheshin, ndërsa nesër do njoftohej strategjia e radhës.

Gjatë fjalës së tij Lapaj tha se Rama dhe regjimi i tij nuk mundet dot me kapsolla. Ai bëri thirrje për rezistencë dhe protesta masive.

“Për dy orë hymë në rezistencën e 16-të. Rama dhe regjimi i tij mundet me rezistencë nuk mundet dot me kapsolla. Se po të jetë për kapsolla kanë më shumë këta, të jetë për dhunë kanë më shumë këta. Këta munden vetëm me masivitet qendrestarësh. Do qëndrojmë këtu dhe do kërkojmë masivitet qytetarët për ta bllokuar. Unë vazhdoj në protestë, t’i thua të ftuan në protestë… Unë jam 15 ditë në protestë. Kjo është protesta. Është shumë me rëndësi që të kuptojmë që rezistenca, është pika e kthesës përballë këtij regjimi që ka marrë peng vendin. Kjo përkon qëndresë, të mblidhemi këtu dhe ky dhjetor të mos i ndalë asnjë moment. Rama mundet nëse kemi fëmijët përdore duke u përballur me të”, u shpreh Lapaj.

The post “Kemi armik të përbashkët”, Lapaj rikthehet në protestën para Kryeministrisë: Kemi të njëjtin hall, të përballemi me qëndresë! appeared first on Albeu.com.

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarit i plas molotovi tek këmbët, momenti kur merr flakë dhe largohet me vrap

By: M C
22 December 2025 at 20:52

Një incident i frikshëm ndodhi para Kryeministrisë, teksa qytetarët po hidhnin molotov në drejtim të kryeministrisë. Siç shihet edhe në pamje qytetari u mbulua nga flakët për disa sekonda, por menjëherë reagoi duke u larguar me vrap dhe fatmirësisht pa lëndime.

Qytetari fillimisht është afruar për të lëvizur molotovin e hedhur para gardhit të krijuar nga policia, po lënda plasëse shpërthye për pak sekonda. Sakaq edhe njëri nga policët u lëndua gjatë hedhjes së molotovëve nga qytetarët.

The post Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarit i plas molotovi tek këmbët, momenti kur merr flakë dhe largohet me vrap appeared first on Albeu.com.

Berisha: Do marshojmë drejt Surrelit! Do t’i shpallim lufte armikut të shqiptarëve! As bunker s’do gjesh më!

By: M C
22 December 2025 at 20:25

Kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje protestuesve t’i drejtohet Surrelit, ku ndodhet shtëpia e Edi Ramës.

Berisha u shpreh se në një kohë kur Rama shndërron votën e shqiptarëve në farsë, shqiptarët kanë çdo të drejtë t’i kthehen këtij armiku të tyre.

Kryedemokrati bëri betimin ja të vdesim ja të rrojmë për lirinë.

“Do i rezervojnë Edi Ramës atë që i kanë rezervuar popujt e shtypur Gadafit, apo kombet të largëta si Nepali, Bangladeshi. Miq zhurmë e madhe opozita opozita ku i ka forcat. Mjetë ata që i japin Edi Ramës zemër me gënjeshtra. Ja ku është opozita. Ju jen njerëz të bekuar. Por opozita disa detyra të mëdha detyrime të mëdha para jush i ka bërë. Opozita ja doli ti dëshmojë botës se si Edi Rama e shndërroi në farsë votën tuaj. Se është armik i pluralizmit.

Se është një bos i karteleve më të rrezikshme të drogës në Europës. Ishin të domosdoshme, por këto kanë një mesazh, në këmbë shqiptar në misionin historik për të larguar Edi Ramën për të shpëtuar popullin shqiptar. Ne do bëjmë atë që ja do vdesim ja do rrojmë me lirinë. Dijeni mirë, se kur kemi dalë me këtë motiv, kurrë nuk kemi humbur. Kemi fituar. Kemi fituar.

Do fitojmë. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh të na nëpërkëmbin ne. Të nxijnë Shqipërinë, të na përzënë nga Shqipëria. S’të ndahemi as në Surrel. Marshim drejt Surrelit. Ai na ka shpallur luftë, ne i shpallim luftë. I ka shpallur luftë shqiptarëve, ne i shpallim luftë armikut të shqiptarëve,. Kë prek ti mos bastard”, u shpreh Berisha.

The post Berisha: Do marshojmë drejt Surrelit! Do t’i shpallim lufte armikut të shqiptarëve! As bunker s’do gjesh më! appeared first on Albeu.com.

❌
❌