Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 December 2025Main stream

Aksident në “Qafë Thanë–Librazhd”, i riu përplas për vdekje me makinë 64-vjeçaren

By: M C
28 December 2025 at 19:47

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd” këtë të diele.

Raportohet një automjet i drejtuar nga një 31-vjeçar, ka përplasur një këmbësore, e cila ka humbur jetën.

Ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

“DVP Elbasan/Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Aksident në “Qafë Thanë–Librazhd”, i riu përplas për vdekje me makinë 64-vjeçaren appeared first on Albeu.com.

Exit Poll-et e para, Vetëvendosja e Kurtit rikonfirmohet forcë e parë

By: M C
28 December 2025 at 19:31

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, tri televizione në Kosovë kanë publikuar rezultatet e exit poll-eve, duke e nxjerr të parën Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Sipas sondazhit të televizionit Dukagjini, LVV-ja pritet të fitojë 45.7 për qind, PDK-ja 22, LDK-ja 15.6 për qind dhe AAK-ja 5.3.

Sondazhi i Klan Kosovës parashikon që LVV-ja të fitojë 44.1 për qind, PDK-ja 23.9, LDK-ja 16.1 për qind dhe AAK-ja 5.8 për qind.

Ndërkaq, exit poll-i i T7-shit nxjerr LVV-në me 43.5 për qind, PDK-në me 23.6 për qind, LDK-në me 15.9 për qind dhe AAK-në me 7.2 për qind.

Asnjëra nga këto sondazhe nuk ka parashikuar që Nisma Socialdemokrate të kalojë pragun zgjedhor./ REL

The post Exit Poll-et e para, Vetëvendosja e Kurtit rikonfirmohet forcë e parë appeared first on Albeu.com.

Përfundon procesi i votimit/ Mbi 814 mijë votues ose 40,76% kanë votuar deri në mbyllje

By: M C
28 December 2025 at 19:16

Mbyllet procesi i votimit në të gjithë Republikën e Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se deri në përfundimin e periudhës së lejuar për hyrje në qendrat e votimit, ora 19:00, kanë votuar 814,811 qytetarë, ose 40,76% e votuesve me të drejtë vote.

Sipas rregullores, votuesit që ishin brenda qendrave në momentin e mbylljes kanë të drejtë ta përfundojnë procesin e votimit.

The post Përfundon procesi i votimit/ Mbi 814 mijë votues ose 40,76% kanë votuar deri në mbyllje appeared first on Albeu.com.

Incident në komunën e Drenasit/ 15 persona kërkojnë të votojnë me asistencë, por kthehen mbrapsht nga stafi i KQZ-së

By: M C
28 December 2025 at 18:45

Në komunën e Drenasit është raportuar për një incident i cili nuk është rasti i parë në historikun e zgjedhjeve. Në një diskutim me menaxheren e qendrës më të madhe të votimit në Drenas, mediat në Kosovë bëjnë me dije se, në atë qendër janë drejtuar rreth 15 persona që kanë kërkuar të votojnë me asistencë, por që janë kthyer mbrapsht nga stafi i KQZ-së pasi nuk kanë pasur asnjë dokument që e vërteton se ata kanë nevojë për asistencë.

Media shkruan se , ndërkohë Erald Hoti, mjek nga qendra e shëndetit “Hafir Shala” në Drenas, tha se një personi i është refuzuar t’i jepet vërtetimi për asistencë. “Në qendrën tonë në Drenas, janë paraqitur 7 persona me qëllim të marrjes së vërtetimit nga mjeku për votim me asistencë. Gjashtë prej tyre u është ofruar kjo mundësi, ndërsa një është refuzuar pasi është parë që ai ka mundësi të votojë edhe i vetëm. Shumica prej këtyre personave kanë ardhur me familjarë, dhe kanë qenë të moshave mbi 65-vjeç”, deklaroi Hoti.

The post Incident në komunën e Drenasit/ 15 persona kërkojnë të votojnë me asistencë, por kthehen mbrapsht nga stafi i KQZ-së appeared first on Albeu.com.

Armando Sadiku te Partizani? Ish-sulmuesi i Kombëtares projekton rikthimin në Superiore

By: M C
28 December 2025 at 18:18

Armando Sadiku u përfol sot, që ka tërhequr interesin e Partizanit. “Panorama Sport” mëson ndërkohë se ish-sulmuesi i Kombëtares nuk është në planet e klubit të kuq.

Një rikthim në Superiore ndërkohë nuk është i pamundur. Klube si Flamurtari dhe Elbasani shfaqen gjithmonë në prapaskenë, ndërsa 34-vjeçari aktualisht është pjesë e Bellinzonën.

Te ekipi zviceran mban edhe shiritin e kapitenit, ndërsa numëron pesë gola në 17 paraqitje. Partizani ndërkohë, do të jetë aktiv në merkaton e dimrit.

Vetë trajneri Kërnaja zbulonte se klubi po punon, për afrimin e elementeve cilësorë në krahët e sulmit. Lëvizjet do të shikohen që në ditët e para të janarit.

The post Armando Sadiku te Partizani? Ish-sulmuesi i Kombëtares projekton rikthimin në Superiore appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë, rritet përqindja e votuesve! Ja sa është pjesëmarrja deri në 17:00

By: M C
28 December 2025 at 17:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar të dhënat e përditësuara për daljen në votime deri në orën 17:00. Sipas përpunimit të 94.72% të vendvotimeve, pjesëmarrja në zgjedhje ka arritur në 36.86%.

Kjo përqindje nënkupton se 736.992 qytetarë kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës deri në këtë orë, ndërsa procesi zgjedhor po vijon drejt mbylljes së vendvotimeve.

Zgjedhjet e sotme po përsëriten pasi, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt 2025, në Kosovë nuk u arrit konsensus politik për formimin e qeverisë së re, duke çuar vendin drejt një procesi të ri zgjedhor.

The post Zgjedhjet në Kosovë, rritet përqindja e votuesve! Ja sa është pjesëmarrja deri në 17:00 appeared first on Albeu.com.

“Çdo votë është e rëndësishme për mbijetesën e popullit serb!” Në komunën e Graçanicës votojnë edhe serbët e zhvendosur nga Kosova Mediat

By: M C
28 December 2025 at 17:29

Në disa qendra votimi në komunën e Graçanicës, e rrethit të Prishtinës në Kosovë, të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar edhe serbët e zhvendosur nga Kosova. Ndërkohë, mediat në Kosovë bëjnë me dije se, Komisariati për Refugjatë dhe Migracion në Serb, ka ftuar qytetarët e zhvendosur nga Kosova që të votojnë për zgjedhjet e së dielës, duke theksuar se çdo votë është e rëndësishme për mbijetesën e popullit serb.

Po ashtu, shteti i Serbisë, i cili e mbështet partinë Lista Serbe, ishte angazhuar që të organizonte votimin e personave të zhvendosur nga Kosova edhe në zgjedhjet e fundit..

The post “Çdo votë është e rëndësishme për mbijetesën e popullit serb!” Në komunën e Graçanicës votojnë edhe serbët e zhvendosur nga Kosova Mediat appeared first on Albeu.com.

Udhëheqësit evropianë do të bëjnë telefonata me Trump dhe Zelensky pas takimit të dy presidentëve

By: M C
28 December 2025 at 17:04

Udhëheqësit evropianë do të zhvillojnë një bisedë telefonike me presidentët e Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara pas takimit midis Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump në Florida.

“Një bisedë telefonike është planifikuar. Lista përfundimtare e pjesëmarrësve është ende duke u përgatitur,” u tha gazetarëve Sergey Nikiforov, zëdhënësi i Zelensky.

Takimi midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Florida pritet të fillojë rreth orës 20:00.

The post Udhëheqësit evropianë do të bëjnë telefonata me Trump dhe Zelensky pas takimit të dy presidentëve appeared first on Albeu.com.

AKK mban konferencë për shtyp/ Haradinaj: Procesi zgjedhor po ecën shumë mirë

By: M C
28 December 2025 at 16:37

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se procesi zgjedhor po ecën shumë mirë dhe se nuk kanë ndonjë shqetësim apo ankesë mbi parregullësi. Në një deklaratë për shtyp për mediat në Kosovë, ai ftoi Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS-in) të sigurojë energji elektrike të pandërprerë edhe gjatë orëve të mbrëmjes kur mbyllen vendvotimet.

“E kam kënaqësinë t’ju njoftojë se procesi zgjedhor po shkon shumë mirë. Kanë mbetur më pak se tre orë. Po ashtu kam kënaqësinë tju ftoj të gjithëve t’ju ftojë të gjithëve të votoni. Nuk kemi ndonjë parregullsi apo shqetësim, jemi të kënaqun me daljen. E dimë që ka pasur ndalim të rrymës, gjë që na shqetëson. I bëjmë thirrje KEDS-it”, tha ai.

The post AKK mban konferencë për shtyp/ Haradinaj: Procesi zgjedhor po ecën shumë mirë appeared first on Albeu.com.

Sheila në Eurovision 2026/ Jo për Shqipërinë

By: M C
28 December 2025 at 16:24

Përpjekjet e Sheila Haxhiraj për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës si përfaqësuese e Shqipërisë nuk dhanë rezultatin e dëshiruar. Megjithatë, kënga e saj “Zemra e Tokës” nuk do të humbasë skenën europiane, pasi është përzgjedhur për të marrë pjesë në festivalin përzgjedhës të San Marinos, një mikroshtet në Itali me rreth 34.000 banorë.

San Marino, për shkak të komunitetit të vogël muzikor, shpesh huazon artistë nga vende të tjera për të përfaqësuar shtetin në Eurovision. Në këtë mënyrë, Sheila do të ketë mundësinë të performojë përtej kufijve shqiptarë dhe të prezantojë talentin e saj në një arenë ndërkombëtare.

Në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës, kënga e Sheila-s u vlerësua me çmimin e tretë. Vendin e dytë e mori Inis Neziri me këngën “Ta kam fal”, ndërsa fitues u shpall Alis me këngën “Nan”.

Ky hap i ri i Sheila-s mund të shënojë fillimin e një rrugëtimi të madh europian për të në Eurovision 2026.

The post Sheila në Eurovision 2026/ Jo për Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

E eliminuara e parë e këtij sezoni të Big Brother VIP, Xhodi Skura: Ja çfarë më penalizoi

By: M C
28 December 2025 at 16:14

E ftuar sot në Fan Club, e eliminuara e parë e këtij sezoni të Big Brother VIP, Xhodi Skura foli për atë që ajo mendoi se e penalizoi gjatë qëndrimit të saj të shkurtër në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Xhodi tha se ajo çfarë e penalizoi ishte qetësia e tepërt deri edhe në përhumbje, gjë që ja kishin shprehur edhe familjarët e saj pas daljes. Ajo shtoi se mendoi që do të kishte kohë t’i njihte më mirë banorët me ato situate që kishin ndodhur brenda shtëpisë.

“Edhe familjarët e kishin parë qetësinë time ndoshta më shumë se ç’duhet edhe deri në një përhumbje, madje ishin mërzitur se mos ka ndonjë hall goca. Mendova se do të kisha kohë për t’i njohur njerëzit dhe për t’i prekur aty ku duhet, në atë lojë brenda, me gjërat brenda që ndodhën.

Sigurisht mund të kisha përdorur 1 mijë teknika të tjera që janë përdorur zakonisht, por që nuk është në karakterin tim dhe nuk dola dot jashtë karakterit tim”, u shpreh Xhodi Skura.

The post E eliminuara e parë e këtij sezoni të Big Brother VIP, Xhodi Skura: Ja çfarë më penalizoi appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 28 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
27 December 2025 at 23:48

Dashi

Mos kërkoni ta bëni gjate gjithë kohës xheloz personin qe keni ne krah sepse situata mund te kthehet ne disfavorin tuaj. Mos kërkoni kot probleme. Beqaret duhet te tregohen te duruar ne mënyrë qe ta gjejnë dashurinë e madhe. Po u nxituan mund te kenë probleme serioze. Ne planin financiar hidheni çdo hap pasi ta keni menduar gjere e gjate ne mënyrë qe situata te mbetet e mire.

Demi

Beqaret do jene te favorizuar sot ne jetën sentimentale. Do realizojnë takime mbresëlënëse dhe do ndihen mjaft mire. Te dashuruarit nga ana tjetër do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa ndonjë surprize te madhe. Mos kërkoni gjera te pamundura. Ne planin financiar do jeni te vendosur ta stabilizoni situatën dhe do ja dilni mbanë me sukses.

Binjaket

Do jeni gjate gjithë kohës te shpërqendruar ju sot dhe nuk do dini çfarë te bëni me pare ne jetën sentimentale. Mendohuni me kujdes ne mënyrë qe te mos bëni gabime. Beqaret duhet te tregohen me te hapur ndaj ftesave qe do ju bëhen nëse duan te ndryshojnë status. Financat do përmirësohen tej mase. Do arrini te shlyeni borxhet dhe te kryeni investime.

Gaforrja

Do jeni shume sensuale gjate kësaj dite ju qe jeni ne një lidhje dhe do dashuroheni pa dorashka me atë qe keni ne krah. Gjithçka do shkoje si e kishit ëndërruar. Edhe beqaret do jene me shume fat dhe do e gjejnë me ne fund personin ideal. Ne planin financiar tregohuni me te organizuar nëse nuk doni te keni probleme dhe vështirësi te mëdha.

Luani

Priten ndryshime goxha te mëdha gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift kështu qe duhet te përgatiteni. Gjithçka do varet nga mënyrë sesi ju jeni sjelle gjithë këto kohe. Beqaret do mund te realizojnë një takim interesant i cili do ua ndryshoje jetën. Financat me ne fund do arrijnë te stabilizohen. Do e keni me te lehte te kryeni shpenzimet e menduara.

Virgjeresha

Nëse jeni ne një lidhje dhe keni ekonomi te përbashkët, sot do përballeni me probleme për shkak te parave. Ndajini mire gjerat njëherë e përgjithmonë. Beqaret do fillojnë te njihen seriozisht me persona te cilët ja vlen t’i kesh pranë. Financat do jene te mira për pjesën me te madhe kështu qe nuk do ketë asnjë problem për te kryer shpenzimet e nevojshme.

Peshorja

Dite shume e vështirë pritet te jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini dakord për shume gjera me atë qe keni ne krah dhe ne një moment apo ne një tjetër, situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret me mire te mos kërkojnë asgjë me ngulm sepse mund te pendohen. Financat do kenë disa përmirësime te vogla.

Akrepi

Nuk do ju rrihet pa e ngacmuar partnerin tuaj ne çdo moment sot dhe here pas here mund te ketë edhe ndonjë debat te vogël. Beqaret do jene te lire te bëjnë atë qe dëshirojnë. Për disa priten edhe ndryshime te statusit. Te ardhurat do jene te mira, kështu qe mund te shpenzoni edhe pak me tepër nga me pare. Mire është qe hua te mos jepni.

Shigjetari

Dite shume pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe do merrni disa vendime me rëndësi për te ardhmen. Beqaret nuk duhet te kërkojnë dashuri te pamundura sepse do lëndojnë veten me shume. Qe financat te jene me te mira duhet patjetër te kufizoni shpenzimet. Kjo është mënyra e vetme.

Bricjapi

Duhet te tregoheni akoma me tolerante sot me atë qe keni ne krah dhe te pranoni te bashkëpunoni ne çdo moment. Vetëm ne këtë mënyrë lidhja do ece si duhet. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë asgjë me shume. Ne planin financiar mos u tregoni impulsive qe te mos keni probleme. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi.

Ujori

Dite goxha e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni mosmarrëveshje te shumta ne lidhje me disa tema delikate. Kujdes edhe me xhelozinë. Beqaret do ndihen mete vetmuar se kurrë me pare sepse as miqtë nuk do kenë kohe për ta. Ne planin financiar duhet sa me shume kujdes edhe pse gjendja do jete përgjithësisht e mire.

Peshqit

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft pasionante gjate kësaj dite. Do dashuroheni si kurrë me pare me personin qe keni ne krah. Edhe beqaret do kenë mundësi te shkëlqyera për ta gjetur princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një histori te bukur dashurie. Financiarisht do përballeni edhe me momente te vështira. Mos e lëshoni veten menjëherë.

The post Horoskopi 28 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Zelensky takohet të dielën me Trump, Macron: Ukrainës duhet t’i jepen garanci të forta sigurie

By: M C
27 December 2025 at 23:36

Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi nevojën që arritja e paqes në Ukrainë të shoqërohet me garanci të forta dhe të përhershme sigurie.

Këtë deklaratë udhëheqësi francez e bëri gjatë bisedës telefonike që pati, së bashku me udhëheqës të tjerë evropianë, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili do të takohet ditën e nesërme në Shtetet e Bashkuara me Donald Trump.

Siç raportohet nga Pallati Elize, qëllimi i bisedës ishte t’i shprehej presidentit ukrainas mbështetja e Evropës dhe Kanadasë në kuadrin e bisedimeve që ai do të zhvillojë me presidentin amerikan.

Sipas njoftimit nga presidenca franceze, Franca synon të bashkëpunojë ngushtë me SHBA-në për çështjen e garancive të sigurisë, bazuar në vendimet e miratuara në kuadër të Aleancës së të Vullnetshmëve, drejtuesit e së cilës janë Franca dhe Britania.

Së fundmi, presidenca franceze thekson se evropianët duhet të marrin pjesë në të gjitha konsultimet që i shqetësojnë, ndërsa dënon sulmet e fundit ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës.

The post Zelensky takohet të dielën me Trump, Macron: Ukrainës duhet t’i jepen garanci të forta sigurie appeared first on Albeu.com.

Elijona ndan dhimbjen e saj më të madhe: “S’më la Zoti të shijoj dashurinë e nënës”

By: M C
27 December 2025 at 23:21

Banorja e Big Brother Vip Kosova, Elijona, ka ndarë me shokët e shtëpisë një nga historitë më të dhimbshme të jetës së saj, duke folur hapur për humbjen e nënës dhe motrës, si dhe për fëmijërinë e vështirë larg familjes.

Gjatë një bisede emocionale me Sasën, Elijona tregoi se gjëja që i dhemb më shumë është fakti që nuk ka pasur mjaftueshëm kohë për të shijuar praninë dhe dashurinë e nënës së saj. “Fakti që më mërzit është që nuk kam pasur shumë kohë me mamin. Unë kur i kam pasur 13 vjet jam kthyer në shtëpi, që kam ikur prej familjes gjermane”, i tha Elijona Sasës.

Sasa e pyeti se sa vjeçe kishte qenë kur kishte jetuar me familjen gjermane, ndërsa Elijona u përgjigj: “I kam pasur 6-7 vjet kur kam shkuar, e 13 jam kthyer”.

Për më tepër, Sasa e pyeti nëse gjatë gjithë atyre viteve kishte qenë pa nënën, dhe Elijona konfirmoi me një “po”. Rrëfimi i saj u bë edhe më prekës kur ajo tregoi zhgënjimin dhe dhimbjen që ndjeu në momentin e kthimit në shtëpi: “Erdha dhe më është dukur aq bukur, jam lutur s’di sa vite për ta pasur atë moment dhe s’më la Zoti të kënaqem, ta shijoj, ta kem dashurinë e nënës, të mbushem me dashuri të nënës”.

Ky rrëfim i sinqertë nxori në pah dhimbjen e thellë dhe boshllëkun emocional që Elijona mban ende brenda vetes, duke prekur jo vetëm Sasën, por edhe publikun, që ndjeu afërsinë dhe dhimbjen e saj të pathëna.

The post Elijona ndan dhimbjen e saj më të madhe: “S’më la Zoti të shijoj dashurinë e nënës” appeared first on Albeu.com.

“Rusia nuk dëshiron paqe”/ Presidenti Zelensky: Sulmet në Kiev janë përgjigjia për paqen

By: M C
27 December 2025 at 23:02

Një sulm intensiv rus ndaj Kievit gjatë natës tregon se Moska nuk dëshiron paqe, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa përgatitet për një raund të ri bisedimesh për paqe. Zelensky i bëri komentet gjatë rrugës për në Florida, ku do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump të dielën për të diskutuar një plan të ri paqeje prej 20 pikash të dakordësuar nga të dërguarit amerikanë dhe ukrainas.

Autoritetet lokale thanë se breshëria 10-orëshe me raketa dhe dronë të drejtuara drejt kryeqytetit të Ukrainës vrau dy persona dhe la 32 të plagosur. Dëmtimi i infrastrukturës energjetike la 40% të ndërtesave të banimit në Kiev dhe lagjet përreth pa ngrohje, sipas ministrit të Zhvillimit të Ukrainës, Oleksiy Kuleba.

BBC shkruan se, Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se armë precize me rreze të gjatë veprimi u përdorën për të synuar objektet e energjisë, të cilat, sipas saj, po përdoreshin në interes të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe ndërmarrjeve të kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës.

Duke shkruar në Telegram, Zelensky tha se Rusia drejtoi pothuajse 500 dronë dhe 40 raketa drejt Kievit, duke synuar infrastrukturën energjetike dhe civile. Fotografitë tregonin vrima të hapura në ndërtesa apartamentesh dhe shtëpi në flakë pas sulmeve. Blloku i apartamenteve të gazetares së BBC-së, Anastasiya Gribanova, u godit, duke lënë disa shtëpi në katet e sipërme të ndërtesës shumëkatëshe në flakë. Gribanova, e cila ndodhej në ashensorin e ndërtesës në atë kohë, nuk u lëndua.

The post “Rusia nuk dëshiron paqe”/ Presidenti Zelensky: Sulmet në Kiev janë përgjigjia për paqen appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 27 December 2025Main stream

Mbeten dy konkurrentë “kokë më kokë” më pak të votuar/ Ndodh rinominim, cila është katërshja që rrezikon eliminimin?

By: M C
27 December 2025 at 22:44

Naten e sotme, Kristi Lamaj shpëton nga eleminimi i javës.
Selin vazhdon rrugëtimin në BigBrotherVIP Albania.
Ndërkaq, Lorna dhe Seno mbeten dyshja që rrezikojnë të jenë “pre” e eliminimit.

Vëllai i Madh ka lejuar që kjo dyshe të zgjedh dy banorë të tjerë që të kryejë një rinominim.
Ku si përfundim përveç Lornës dhe Senos, do t’i shtohen nominimit dy persona të tjerë.

Pas komunikimit me Ledionin, dy banorët zgjodhën Anxhelon dhe Xhodin.

SHIKONI VIDEON

The post Mbeten dy konkurrentë “kokë më kokë” më pak të votuar/ Ndodh rinominim, cila është katërshja që rrezikon eliminimin? appeared first on Albeu.com.

Ndizet merkato në Turqi, Ernest Muçi trazon përsëri rrjetin me veprimin e fundit

By: M C
27 December 2025 at 22:21

Ernest Muçi u shfaq në foto me Milot Rashicën, ndërsa ky veprim ka trazuar rrjetin në Turqi. Më saktë bëhet fjalë për situatën te Trabzonspori ku fantazisti shqiptar është i huazuar.

Rashica po ashtu është përfolur për një kalim te Trabzonspori. Futbollisti i Beshiktashit nuk ka pasur periudhën më të mirë të mundshme, për këtë mundësia e lëvizjes është konkrete.

Çështja e Muçit po ashtu mbetet në ajër. Ish-lojtari i Tiranës do i kushtojë Trabzonsporit disa miliona, nëse kërkon që t’i zotërojë kartonin.

Muçi dhe Rashica luajtën bashkë te Beshiktashi në edicionin e kaluar. E ardhmja e tyre mbetet për t’u vendosur.

The post Ndizet merkato në Turqi, Ernest Muçi trazon përsëri rrjetin me veprimin e fundit appeared first on Albeu.com.

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

By: M C
27 December 2025 at 22:07

Banorja e Big Brother Vip Kosova 4, Alba, ka hapur zemrën me shokët e shtëpisë për jetën që bënte gjatë martesës. Ajo tregoi se të ardhurat i kontrollonte një person në familje, pasi kishte katër kurora në shtëpi.

“Pesë vite të zgjohesh në orën 6 të mëngjesit sepse bija në gjumë në 12 të natës. Dhe prap isha top studente. Tradita familjare po, zonjë shtëpie po, punë shtëpie po, hyrja –dalje pritje, po. Shoqëria e ngushtë e tij kur më shohin, më shohin me lot në sy. Kur e kam bërë daljen e parë televizive, shumë më kanë shkruar që iu mungoj kushërirët e tij. Më dhimbset vetja”, tha Alba.

Ajo shtoi më tej se, pavarësisht kushteve materiale, mungesa e rehatisë në shtëpi është një pengesë e madhe për lumturinë: “Lagjja ku isha unë ishte lagja më në top formë, dhe kushtet ishin. Por t’i kesh të gjithë lekët e botës, po s’pate rehati në shtëpi s’vlen gjë”.

Ndërkohë, banori tjetër, Toney, komentoi për mënyrën se si krijohen kushtet: “Kushtet bëhen”.

Biseda ndërmjet Albës dhe Toneyt vijoi duke trajtuar edhe marrëdhëniet mes gjinisë dhe financave. Sipas tyre, femrat shpesh financohen nga meshkujt duke ua plotësuar preferencat seksuale, një temë që ka nxitur diskutime të shumta në shtëpinë e BBV Kosova.

Alba ka zgjuar debat mes banorëve duke reflektuar mbi realitetin e brendshëm të familjeve me pamje të jashtme perfekte, por me mungesë të ngrohtësisë dhe rehatisë në jetën e përditshme.

The post Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie! appeared first on Albeu.com.

“Nuk e mendova se e ke bërë ti”/ Ilir Vrenozi i drejtohet Kristi Lamajt: Ua çfarë skuthi i pastër që je

By: M C
27 December 2025 at 21:50

Ka vijuar diskutimi mes banorëve Ilir Vrenozi dhe Kristi Lamaj. Teksa kanë qenë në dhomën e gjumit, Vrenozi i tha Kristit se është ‘skuth i pastër’, referuar lojës së këngëtarit. Dhe më herët Ilir Vrenozi i është drejtuar me fjalën ‘skuth’ Kristit.

Pjesë nga diskutimi:

Ilir Vrenozi: Ajo futja dorë në xhep mua s’më pëlqen. Se nuk e dua për veten time, nuk e dua as për tjetrin, se kur ndihem keq për vete, s’dua që edhe tjetri të ndihet keq.

Kristi Lamaj: Unë nuk thashë që nuk e ke bërë ti (diskutim për cigaret)

Ilir Vrenozi: Mua smë ke për këto

Kristi Lamaj: S’e mendova fare që mund ta kesh bërë ti

Ilir Vrenozi: Pavarësisht, Seno këtë javë ka dhënë

Kristi Lamaj: Është interesant

Ilir Vrenozi: Ndërsa ti ke dhënë në mënyrën tënde prej skuthi. Sje në darkë shpëtove ti. Ti e ndërtove lojën. Ti bërë viktimën dhe këta të sulmuan ty. Edhe ti e more pikën.

Kristi Lamaj: Mua më bëhet qejfi që e mendove ashtu.

Ilir Vrenozi: Thuaj çfarë të duash ti…

Kristi Lamaj: S’do merrem më atë situatë

Ilir Vrenozi: Ua çfarë skuthi i pastër je ti!

The post “Nuk e mendova se e ke bërë ti”/ Ilir Vrenozi i drejtohet Kristi Lamajt: Ua çfarë skuthi i pastër që je appeared first on Albeu.com.

“Më goditi me grusht”, Ylber Ramadani shpërthen ndaj Niko Paz: Kam dhimbje te dhëmbët, nuk rashë kot përtokë

By: M C
27 December 2025 at 21:42

Ylber Ramadani u shpreh i zhgënjyer me gjykimin, pas humbjes së Leçes ndaj Komos.

Ekipi i Ramadanit u mposht 0 me 3 nga Komo, ndërsa mesfushori shqiptar ka pretendime për golin e parë. Aty ku Niko Paz e goditi me grusht.

Di Françesko është i zemëruar?

“Është e vërtetë, sepse e ndryshon rrjedhën e ndeshjes. Ata shënojnë gol pas atij episodi. Unë nuk bie përtokë kot, ende kam dhimbje te dhëmbët. Shihet qartë që më godet me grusht. Kundër Lacios, Rikardo nuk e prek lojtarin e tyre, ai u hodh përtokë dhe u dha faull. Duhet të shikojnë mirë. Unë nuk bie përtokë sepse dua të bie. Jemi të zemëruar sepse e ka orientuar ndeshjen. Pastaj, deri te goli i dytë, ishim aty. Ishte momenti ynë më i mirë. Unë prisja të shënoja gol.

Ne duhej të ishim më kompaktë për të mos pësuar gol, por episodet e vendosin ndeshjen. Nuk dua ta komentoj ndeshjen, por për mua ishte një faull i pastër.

U vumë në vështirësi. Ata luajnë mirë futboll, por ne ishim aty, nuk u tërhoqëm. Deri te goli i dytë ishin në vështirësi”, tha lojtari shqiptar.

The post “Më goditi me grusht”, Ylber Ramadani shpërthen ndaj Niko Paz: Kam dhimbje te dhëmbët, nuk rashë kot përtokë appeared first on Albeu.com.

❌
❌