Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 December 2025Main stream

Sidnei feston Vitin e Ri me paqe pas sulmit në Bondi

By: nik
31 December 2025 at 16:42

Sidnei ka mirëpritur Vitin e Ri me një mesazh paqeje dhe uniteti, pas sulmit masiv me armë në Bondi Beach. Fjalët “paqe” dhe “unitet” u projektuan në Urën e Portit të Sidneit, ndërsa mijëra njerëz u mblodhën për të parë shfaqjen vjetore të fishekzjarrëve. Sulmi i 14 dhjetorit, që shënjestroi komunitetin hebre dhe la 15 të vdekur në një festival të Hanukkah-s, çoi në masa të shtuara sigurie.

Source

Temple Bar: Përpjekjet e Dublinit për të shkundur imazhin e keq

By: nik
31 December 2025 at 13:02

Kur Irlanda rizhvilloi qendrën e Dublinit në vitet 1990, Temple Bar u konceptua si një qendër kulturore, një version i Bregut të Majtë të Parisit. Zona e transformuar pranë lumit Liffey fillimisht tërhoqi vizitorë dhe fitoi çmime. Megjithatë, tre dekada më vonë, reputacioni i saj është dëmtuar rëndë. Një gjyqtar e përshkroi Temple Bar si një “vend të dhunshëm post-apokaliptik” pas një incidenti…

Source

Presidenti Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja dhe puna e ndershme, forca jonë më e madhe

31 December 2025 at 13:17


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar shqiptarët në mesazhin tradicional të fundvitit, ku ka theksuar rëndësinë e familjes si themeli i shoqërisë, si dhe përkushtimin ndaj rinisë.

Në këtë mesazh, presidenti nënvizon se dija, puna e ndershme dhe angazhimi i qytetarëve janë forca më e madhe e kombit, duke përshëndetur arritjet dhe sakrificat që kanë shoqëruar sukseset e vendit gjatë vitit që po mbyllet.

Ai ka përshëndet shqiptarët kudo që ndodhen – në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, arbëreshët dhe Diasporën si dhe ka shpreh mirënjohje për mjekët, infermierët, pjesëtarët e Forcave të Armatosura, punonjësit e rendit, zjarrfikësit dhe gazetarët, raporton euronews.al.

Mesazhi i tij mbyllet me urimin për shëndet, gëzime dhe besim më të madh mes shqiptarëve.

Mesazhi i plotë

Të dashur qytetarë, të dashur bashkëkombës

Sonte, teksa jeni mbledhur rreth tryezës festive me familjen dhe njerëzit tuaj të dashur, dëshiroj t’ju marr vetëm pak çaste për t’ju uruar përzemërsisht Vitin e Ri!

Nata e ndërrimit të viteve është koha e reflektimeve, momenti kur ndalemi për të parë çfarë lamë pas dhe për të projektuar shpresat tona për motmotin e ri. Kjo është, mbi të gjitha, festa e familjes. Vlerat që rriten brenda saj janë pikërisht ato që i japin forcë dhe qëndrueshmëri mbarë shoqërisë sonë.

Kujdesi për brezin e ri nuk është thjesht një ndjenjë, por një zgjedhje e mençur për të ardhmen. Investimi te fëmijët dhe të rinjtë tanë është gur themeli i Shqipërisë evropiane që aspirojmë.

Shqiptarët kanë treguar se dija, përkushtimi dhe puna e ndershme janë forca jonë më e madhe. Kemi dëshmuar arritje. Pas çdo suksesi, ka punë e sakrifica familjare që dëshmojnë se e ardhmja nuk ndërtohet me fjalë të mëdha, por me angazhim të përditshëm.

Të dashur shqiptarë,

Puna juaj e ndershme, angazhimi dhe suksesi juaj forcojnë besimin dhe shpresën tek e ardhmja.

Motra dhe vëllezër,

Viti që po mbyllet ishte një vit përpjekjesh dhe sfidash, ku Shqipëria dëshmoi sërish vullnetin për të ecur përpara. Kemi ende punë për të ngushtuar pabarazitë dhe për të forcuar besimin tek institucionet. Forcuam rolin tonë ndërkombëtar dhe hodhëm hapa konkretë drejt Bashkimit Evropian. Kemi shënuar progres në forcimin e shtetit të së drejtës, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Të inkurajuar nga sukseset dhe të përulur nga mosarritjet, viti 2026 duhet të jetë viti i një përpjekjeje të përbashkët për ta kthyer standardin evropian në një realitet të prekshëm në jetën e çdo familjeje shqiptare.

Interesi kombëtar dhe dialogu duhet të udhëheqin veprimet tona për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të begatë, sepse ajo që na bashkon është më e fortë se çdo interes që na ndan.

Ndaj, në vigjilje të Vitit të Ri 2026, urimi im i parë është për bashkëpunim dhe bashkërendim rreth qëllimeve e interesave mbarëkombëtare!

Përshëndetjet më të ngrohta dhe urimet më të mira kam sot për shqiptarët kudo ndodhen në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, arbëreshët dhe Diasporën tonë! Ju jeni pjesë e pandarë e këtij kombi dhe energji vitale për të ardhmen tonë të përbashkët.

Një urim të veçantë kam sonte për të gjithë mjekët, infermierët, pjesëtarët e Forcave të Armatosura, punonjësit e rendit, zjarrfikësit dhe gazetarët, si dhe të gjithë ata që sot janë në krye të detyrës dhe larg familjeve të tyre!

Mendimi ynë shkon edhe për ata që këtë natë e kalojnë në spitale apo në kushte të vështira, larg ngrohtësisë së shtëpisë.

Çdo familje shqiptare, nga fëmijët, te gjyshërit, pastë shëndet, gëzime dhe mbarësi!

Mbi të gjitha, uroj për Vitin e Ri 2026 më shumë besim te njëri-tjetri dhe më shumë mirëkuptim, sepse Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët, përgjegjësia jonë e përditshme dhe e nesërmja që ndërtojmë bashkërisht!

Me përulësi për sfidat që kemi përpara, me besimin te vlerat e punës, solidaritetit dhe përgjegjësisë qytetare, dhe me vendosmëri për të ndërtuar të ardhmen tonë evropiane, ju uroj nga zemra: Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!. /euronews.al/

Gëzuar!”

Një vit i mallkuar për t’u harruar

31 December 2025 at 13:52

Nga Kreshnik Spahiu

“Nuk ka vite për t’u jetuar dy herë; disa janë bërë vetëm që të lihen pas.”
— shkruante dikur Albert Camus, La Peste (Murtaja)
Ndoshta vërtet viti 2025 ishte bërë për t’u lënë pas dhe ndoshta për t’u harruar.
Ka periudha në jetën e njeriut që nuk jetohen, por vetëm durohen.
1. Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan një vit të errët, plot drama dhe pa shpresë.
Viti që kaluam ishte një faqe e zezë në sytë e miliona turistëve që nuk do të rikthehen më:
në pirgjet e plehrave,
në bregdetin me fekale,
në kazanët që digjen,
në rrugët me qen dhe mace endacake,
në autostradat me shoferë të çmendur,
në shtetin pa trena dhe pa transport publik,
në hotelet me çmime pa logjikë,
në pluhurin që mbyt çdo gjallesë,
në kafenetë ku shiten pordhë.
2. Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan një vit plot baltë dhe njolla në imazhin ndërkombëtar.
Çdo bandë apo grup trafikantësh ndërkombëtarë që arrestohej në Europë apo Amerikën Latine, pothuajse gjithmonë kishte mes tyre emra shqiptarë. Aq shumë janë përfshirë shqiptarët në krime, sa duket sikur jemi një popull prej 3 miliardë banorësh dhe jo 3 milionë.
Aq poshtë ka rënë imazhi ynë si shqiptarë, sa në dhjetëra filma të Hollywood-it apo Netflix-it, skenarët kanë si protagonistë trafikantë droge shqiptarë.
3. Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan një vit mjerimi dhe varfërie. Shqiptarët kishin këtë vit pagat më të ulëta në Europë, por me çmimet më të larta se në BE.
Çmimet e larta të ushqimeve në supermarkete nuk krahasohen me çmimet e ulëta të supermarketeve europiane si “Aldi”, “Lidl”, “Penny”.
Çmimet e pasurive të paluajtshme këtë vit kaluan çdo normë tregu, duke e bërë Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe disa qytete të tjera të papërballueshme.
4. Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan një vit pa siguri për shëndetin dhe jetën.
Dyndja e emigracionit nuk po ndodh vetëm nga papunësia, por edhe nga pasiguria.
Në spitalet shqiptare hyn i gjallë dhe del i vdekur.
Në një kohë kur mijëra emigrantë europiano-lindorë po rikthehen në Poloni, Hungari, Kroaci, Rumani e Bullgari, sepse Perëndimi po kalon krizë, kjo nuk ndodh me shqiptarët.
Edhe ata pak emigrantë shqiptarë që kanë tentuar të rikthehen janë zhgënjyer, sepse me kursimet e tyre në Shqipëri nuk mund të blesh më asgjë dhe nuk mjaftojnë për të hapur biznes.
Më lirë blen një shtëpi në Spanjë sesa në Sarandë apo Vlorë.
5. Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan edhe një zhgënjim të madh me votën e tyre.
Mijëra shqiptarë votuan socialistët, por brenda pak muajsh kuptuan se në çezmat e tyre nuk ka ujë, ndërsa socialistët pinë verë franceze të vitit 1913, me 33 mijë euro shishja, në vitin kur u copëtua Shqipëria.
Zhgënjimi nuk vjen nga dy apo tre persona, por nga i gjithë pushteti, i cili nuk po reflekton as pas qindra arrestimeve.
Viti 2025 do të mbahet mend si viti i korrupsionit shekullor, me shifra që as të huajt nuk i kishin imagjinuar.
6. Viti që kaluam ishte i turpshëm edhe për Kosovën, e cila për 11 muaj nuk arriti të krijojë as parlament dhe as qeveri.
As në kohën e pushtimit serb, kur Rugova mblidhte Kuvendin në ilegalitet, nuk kishte ndodhur që parlamenti të dështonte 63 herë për të zgjedhur një kryetar apo kryeministër.
Urrejtja, mllefi, spiunazhi dhe egoizmi e larguan Kosovën dhe Shqipërinë nga njëra-tjetra si kurrë më parë.
Viti i mbrapshtë i atyre që ideuan “kombin kosovar” kundër atij shqiptar, mos u ktheftë më për shqiptarët.
Shumë shqiptarë kanë humbur të afërmit.
Shumë shqiptarë humbën punën apo biznesin.
Shumë shqiptarë humbën shpresën.
Zoti krijoi në një ditë kujtesën dhe harresën.
Ndoshta viti që lamë pas duhet harruar…
Kurrë mos e pafsha Shqipërinë dhe shqiptarët si në vitin 2025.
Gabriel García Márquez shkruante te Njëqind vjet vetmi:
“E shkuara është një barrë që duhet lënë pas, përndryshe e ardhmja nuk gjen vend të vijë.”

Mbappé barazon rekordin e CR7 me 66 gola në 2025. A është më i mirë se Messi?

By: nik
31 December 2025 at 12:52

Një vit tashmë historik për futbollin. Me penalltinë e shënuar në fitoren e Real Madridit kundër Sevillas më 20 dhjetor, Kylian Mbappé arriti golin e tij të 59-të me fanellën e “Los Blancos” gjatë vitit të tij të jashtëzakonshëm 2025. Kjo shifër barazon rekordin e Cristiano Ronaldos për numrin e golave të shënuar në një vit kalendarik me klubin madrilen. Nëse këtyre u shtohen edhe 7 golat e…

Source

Ari dhe argjendi, një fund viti me luhatje pas një viti rekord

By: nik
31 December 2025 at 12:51

Ari dhe argjendi kanë përjetuar një fund të vitit plot luhatje, por gjithsesi shënuan një vit rekord, me çmimet e tyre që pritet të regjistrojnë fitimet më të mëdha vjetore që nga viti 1979. Çmimi i arit u rrit me më shumë se 60% këtë vit, duke arritur një nivel rekord prej mbi 4,549 dollarë (3,378 £) për ons, përpara se të binte pas Krishtlindjeve, duke u stabilizuar në rreth 4,330…

Source

Besimi te Milani: Nkunku refuzon ofertën turke

By: nik
31 December 2025 at 11:08

Christopher Nkunku nuk është i entuziazmuar nga interesi i Fenerbahçes, duke preferuar të qëndrojë te Milani. Klubi turk ka bërë një ofertë telefonike, dhe Milani do të jepte dritën jeshile vetëm nëse do të vinte një propozim i shkruar për blerje përfundimtare ose me detyrim blerjeje, që të mos shkaktonte humbje financiare krahasuar me 37 milionë eurot plus bonuset e paguara Chelseat verën e…

Source

Pas stërvitjeve kineze, Tajvani vazhdon të jetë në alarm

By: nik
31 December 2025 at 11:07

Anijet luftarake dhe ato të rojës bregdetare kineze po tërhiqen nga ujërat rreth Tajvanit, njoftoi të mërkurën roja bregdetare e Tajvanit, duke sinjalizuar fundin e dukshëm të stërvitjeve më të mëdha ushtarake të Pekinit rreth ishullit të vetëqeverisur. Megjithatë, Kina ende nuk e kishte deklaruar zyrtarisht fundin e ushtrimeve, tha Kuan Bi-ling, kreu i Këshillit të Çështjeve Oqeanike të Tajvanit.

Source

Kush do të fitojë në vitin 2026? Bëni parashikimet tuaja….

By: nik
31 December 2025 at 11:03

Një tjetër vit futbolli ka përfunduar dhe është koha të shohim drejt vitit 2026, një vit që premton emocione të mëdha në arenën sportive. Premier League do të përfundojë në maj, me Arsenalin që kërkon të fitojë titullin e parë në më shumë se dy dekada – por a mund ta çojnë Topçinjtë punën deri në fund këtë herë dhe të kurorëzohen kampionë të Anglisë? A do të kurorëzohet një klub anglez kampion i…

Source

Eurostar rikthehet në normalitet pas defektit elektrik në tunelin e Kanalit

By: nik
31 December 2025 at 11:02

Eurostar ka njoftuar se planifikon të operojë me shërbim të plotë të mërkurën, një ditë pasi një problem i madh me furnizimin me energji elektrike ndërpreu trenat përmes Tunelit të Kanalit. Ky ndërprerje la mijëra udhëtarë të bllokuar në Londër, Paris, Bruksel dhe Amsterdam gjatë periudhës së ngarkuar të Vitit të Ri. Kompania deklaroi se, megjithëse synon të rikthejë të gjitha shërbimet…

Source

Kupa e Botës 2026: Një vit ëndrrash për sportin dhe ngjarjet kryesore

By: nik
31 December 2025 at 10:58

Kupa e Botës 2026 do të shënojë një sërë “herësh të para” historike, duke u bërë turneu i parë me 48 skuadra finaliste, i organizuar nga tre vende (Kanada, Meksikë, SHBA) dhe me një numër rekord prej 104 ndeshjesh. Ajo do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik, me finalen në East Rutherford, New Jersey. Fondi i çmimeve arrin mbi 700 milionë dollarë, ku kampionët do të marrin 56.5 milionë…

Source

MILAN – Modriç: “Doja të bëhesha kamarier. Gjyshi im vdiq në luftë dhe shtëpia që dua të riblej”

By: nik
31 December 2025 at 10:57

Luka Modriç, mesfushori i njohur kroat, ka ndarë detaje prekëse nga jeta e tij personale dhe profesionale në një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera”. Ai zbuloi se si fëmijë ishte tifoz i Milanit, frymëzuar nga Zvonimir Boban, dhe se gjithmonë kishte menduar se nëse do të largohej nga Real Madridi, Milani do të ishte zgjedhja e tij. Tani, në moshën 40-vjeçare, ai është i gatshëm të fitojë…

Source

Operacion i madh në Meksikë: Sekuestrohen 40 milionë dollarë pasuri në kërkim të Ryan Wedding

By: nik
31 December 2025 at 10:56

Autoritetet meksikane kanë sekuestruar dhjetëra motoçikleta me vlerë rreth 40 milionë dollarë, si pjesë e gjuetisë për ish-snowboardistin olimpik Ryan Wedding, i cili ndodhet në listën e dhjetë personave më të kërkuar të FBI-së. Wedding, 44 vjeç, një shtetas kanadez, akuzohet për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe përballet gjithashtu me akuza në lidhje me vrasjen e një…

Source

Refuzohet e pabazuar ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje, e paraqitur kundër vendimit të PZAP-së

31 December 2025 at 12:44


Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e subjektit politik: Lëvizja Vetëvendosje (LVV), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, (PZAP).

Kundër vendimit të PZAP-së, LVV ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme.

“Gjykata vlerësoi pretendimet ankimore të subjektit politik, përkitazi me shkeljen e supozuar të nenit 36 të Ligjit Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme, dënimin me gjobë të shqiptuar dhe interpretimin e PZAP-së lidhur me përdorimin e pasurisë publike dhe pjesëmarrjen e zyrtarëve publikë gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, mirëpo këto pretendime i refuzoi si të pathemelta dhe jo të qëndrueshme.

Gjykata duke u nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranon në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, lidhur me dënimin me gjobë të shqiptuar ndaj subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që janë mbajtur më 28 dhjetor 2025”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se PZAP vendimin e atakuar e bazon në prova konkrete, të qarta dhe ekzistuese, pasi që gjatë shqyrtimit të provave gjegjësisht nga hulumtimi dhe verifikimi në llogarinë e rrjetit social Facebook, PZAP ka vërtetuar faktin se kandidatët e subjektit politik ankues: Arbërie Nagavci, Hysen Durmishi, Arben Vitia, Albulena Haxhiu dhe Hajrulla Ceko, kanë promovuar aktivitetet e tyre gjatë fushatës zgjedhore, duke shfaqur logon dhe numrin zgjedhor të subjektit politik lëvizja Vetëvendosje, në hapësirat publike, përkatësisht në: Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës si dhe Urën në Mitrovicë.

Gjykatë konstatoi se në këtë çështje juridike, gjendja faktike është vërtetuar drejt dhe nuk është shkelur ligji në dëm të parashtruesit të ankesës. /Telegrafi/

Arrestohet një person në Shtime, kanosi dhe sulmoi djalin e tij

31 December 2025 at 12:33


Policia e Kosovës ka bërë të ditur ka arrestuar një person në Shtime pasi dyshohet se kanosi dhe sulmoi fizikisht djalin e tij.

Rasti ka ndodhur të martën në Shtime, në ora 15:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht djalin e tij”, thuhet në raportin policor.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Tre të arrestuar në Gjilan, kanosën zyrtarët policorë

31 December 2025 at 12:08



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona për kanosje ndaj zyrtarëve policorë.

Rasti ka ndodhur në rrugë “Mulla Idrizi” në Gjilan, të martën në ora 03:00.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Aktakuzë për krime lufte ndaj B.T, si gardianë i burgut kishte rrahur të burgosurit shqiptarë dhe i kishte lënë pa ushqim me ditë të tëra

31 December 2025 at 11:36


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj B.T. për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, B.T., në cilësinë e gardianit të Burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, në bashkëkryerje me gardianë të tjerë, gjatë periudhës 1998-1999, duke vepruar me dashje, ka shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur përkatësisht, kohës së luftës në Kosovë.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se, në mënyrë sistematike, ata i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë ç ‘njerëzore me mjete të ndryshme, si shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte deri në alivanosje, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe dhunë psikike.

I pandehuri, në bashkëkryerje, i kishte lënë të burgosurit pa ushqim për ditë të tëra, i kishte kanosur seriozisht për jetën dhe, si pasojë e rrahjeve të vazhdueshme dhe trajtimit ç’njerëzor, ata kanë pësuar gjendje ankthi dhe frike të vazhdueshme. Këto veprime sanksionohen sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës, Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Kurti: Rezultati i zgjedhjeve është i qartë, tashmë pengesat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe qeverisë janë inekzistente

31 December 2025 at 11:04


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se sot se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është i qartë dhe se tashmë pengesat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe qeverisë janë inekzistente.

Ai këto komente i bëri pas vizitës në Postën e Kosovës ku u pyet për mundësitë e bashkëpunimit me ndonjë parti politike.

“Nuk kam ndonjë gjë të re për të thënë, rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë. Ne kemi pritur që do ta tejkalojmë rezultatin e 9 shkurtit sivjet, por duket që po e tejkalojmë edhe rezultatin e 14 shkurtit të vitit 2021. Bllokimet në konstituimin e Kuvendit dhe pengesat për formim të qeverisë së re tashmë janë inekzistente”, deklaroi Kurti.

Ndryshe, Kurti pas vizitës që i bëri Postës së Kosovës tha se biseduan për punën e kësaj ndërmarrjeje, që sipas tij, po e mbyll vitin me rreth 1 milionë euro fitim.

Sipas tij, është për të përshëndetur fakti që po zgjerohet rrjeti i zyrave dhe shërbimeve postare, ku gjithsej tha se janë 166 zyra, prej të cilave 16 janë në veri, raporton Telegrafi.

Ai tutje tha se janë shuar strukturale ilegale, nuk operon as Posta e Serbisë dhe se dinari nuk është më mjet pagese.

“...Nuk ka pasur vakum sepse Posta e Kosovës është aty që t’i ofrojë të gjitha shërbimet që dikush konsideronte se mund të mungojnë atëherë kur ndërpritet ilegaliteti”, tha ai. /Telegrafi/

Arrestohet i dyshuari që kishte vjedhur mjete pune në vlerë rreth 6 mijë euro, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

31 December 2025 at 10:42


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur mjete pune në vlerë rreth 6 mijë euro.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Prishtinë, më 28 dhjetor në ora 06:00.

“Pas hetimeve është arrit të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës dhe kishte vjedhur mjete pune me vlerë rreth 6.000 euro”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

A e mbështet Vjosa Osmanin për një mandat të dytë si presidente? Flet Kurti

31 December 2025 at 10:16


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditë më parë ka bërë të ditur se synon të kandidojë sërish për postin e presidentes së vendit.

E lidhur me këtë është deklaruar sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas vizitës që i bëri Postës së Kosovës.

Ai u pyet nëse e mbështet Vjosa Osmani edhe për një mandat si presidente, ndërsa tha se së pari duhet të pritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe konstituimi të Kuvendit.

“Ne së pari do të presim certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, duhet të konstituohet kuvendi dhe të shohim përbërjen e legjislaturës së 10-të. Pra, duhet të shohim përbërjen e legjislaturës së 10-të dhe pastaj të ecim tutje.

Sot është dita e fundit e vitit 2025 dhe shpejt do ta takohem me presidenten Osmani. Duhet të bisedojmë njëherë bashkë për rrugën përpara. Por, ju e keni parasysh njëherë është konstituimi i Kuvendit, pastaj formimi i qeverisë dhe vetëm më pas është zgjedhja e presidentes ose presidentit”, tha ai. /Telegrafi/

❌
❌