Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Xhavit Haliti, i vetmi nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së që garon për deputet

22 December 2025 at 20:21


Xhavit Haliti është një nga themeluesit e UÇK-së.

Pas goditjeve politike ndaj krerëve të luftës nga Gjyka ta Speciale, ai mbetet i vetmi ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që garon për deputet të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, me numrin 14.

Gjatë luftës çlirimtare, roli i tij ishte vendimtar në diplomaci.

Xhavit Haliti ishte ura lidhëse mes UÇK-së dhe diplomacisë ndërkombëtare, duke ndërtuar kontakte të drejtpërdrejta me diplomatë amerikanë dhe evropianë, në një kohë kur fati i Kosovës vendosej në tavolina të mëdha.

Rëndësia e tij strategjike u konfirmua edhe në proceset gjyqësore në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, kur John Duncan, ish-këshilltar i ish-komandantit suprem të NATO-s, Wesley Clark, e cilësoi Xhavit Halitin si person me rëndësi të veçantë për NATO-n, duke kërkuar që çdo diskutim për të të zhvillohej në seancë të mbyllur.

Before yesterdayMain stream

Xhavit Haliti, “njeri i rëndësisë së veçantë për NATO-n”, del me premtim të fortë

19 December 2025 at 19:55


Xhavit Haliti është një nga themeluesit e UÇK-së dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, me rol të rëndësishëm në kontaktet e para diplomatike të luftës me përfaqësues të Evropës dhe SHBA-së.

Ky angazhim strategjik ka mbetur për vite jashtë vëmendjes publike, si nga vetë Haliti, ashtu edhe nga faktorët ndërkombëtarë.

Rëndësia e tij u konfirmua edhe në procesin gjyqësor në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, kur John Duncan, ish-këshilltari i ish-komandantit suprem të NATO-s, Wesley Clark, e cilësoi Halitin si person me rëndësi të veçantë për NATO-n, duke kërkuar që çdo diskutim për të të zhvillohej në seancë të mbyllur.

“Bashkëpunimi i UÇK-së me aleatët ndërkombëtarë dhe NATO-n ishte jetik për lirinë e Kosovës. Këtë mision do ta vazhdoj deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO”, ka shkruar Haliti në llogarinë e tij në Facebook.

Pas luftës, Haliti ka shërbyer si deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, si dhe ka përfaqësuar Kuvendin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, duke ndërtuar ura të drejtpërdrejta me aleatët strategjikë të Kosovës.

Xhavit Haliti mban numrin 14 në listën e PDK-së për deputet të Kosovës.


Wesley Clark: UÇK-ja nuk kreu spastrim etnik

18 November 2025 at 21:49

Në dëshminë e tij dy-ditore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Gjenerali Wesley Clark, ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK, ishte reagimi i shqiptarëve etnikë ndaj më shumë se një dekade shtypjeje nga regjimi serb dhe mohoi se ajo kreu spastrim etnik kundër […]

The post Wesley Clark: UÇK-ja nuk kreu spastrim etnik appeared first on Reporter.al.

Clark përfundon dëshminë në Hagë: UÇK-ja nuk ishte organizatë terroriste dhe Thaçi s’kishte kontroll mbi të

18 November 2025 at 16:07


Gjenerali amerikan Wesley Clark ka përfunduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte një organizatë terroriste, por një grup njerëzish që refuzuan shtypjen serbe në vitet ’90.

Clark theksoi se UÇK-ja luftoi kundër një regjimi “të padrejtë dhe të jashtëligjshëm”, ndërsa shtoi se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk mund të mbahet përgjegjës për aktet e dhunës individuale pasluftës, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

“Personat duhet të luftojnë për të drejtat e tyre. UÇK-ja bëri pikërisht këtë. Ata rezistuan shtypjes serbe dhe nuk ishin terroristë”, tha Clark.

Ai shtoi se, sipas vlerësimit të tij, Thaçi nuk kishte komandë apo kontroll mbi UÇK-në dhe se akuzat ndaj tij nuk janë të qenësishme.

Gjatë dëshmisë, Clark tha se Ramush Haradinaj ishte një komandant shumë i fuqishëm dhe i pavarur, gjë që e çoi atë në përfundimin se UÇK-ja nuk kishte një zinxhir klasik komandimi.

“Këta ishin personalitete të forta, që merrnin vendime nga të cilat varej jeta e familjeve të tyre. Nuk kishte strukturë të qartë komande”, u shpreh ai duke shtuar se NATO kishte pasur vështirësi në bashkëpunim pikërisht për këtë arsye.

Clark i cilësoi akuzat për trafikim organesh si “absurde” dhe “dezinformim rus”.

“S’kishte kurrfarë logjike që gjatë bombardimeve të NATO-s dikush të merrej me heqje organesh. Kjo ishte thjesht propagandë”, tha ai, duke sqaruar se burimi i këtyre pretendimeve ishin persona rusë që i kishin ofruar materiale në vitin 1998.

Prokurori Mat Halling e sfidoi Clarkun duke thënë se ai “nuk di mjaftueshëm” për aktivitetet e UÇK-së për të vlerësuar akuzat ndaj Thaçit.

Clark kundërshtoi, duke thënë se UÇK-ja funksiononte në mënyrë të decentralizuar dhe se Thaçi nuk kishte pasur kontroll hierarkik.

“Po, unë besoj se akuzat nuk janë të qenësishme”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Wesley Clark: Kur njerëzit luftojnë kundër shtypjes, kalojnë nga të qenët terroristë në luftëtarë lirie

18 November 2025 at 12:45



Gjenerali Wesley Clark gjatë dëshmisë së tij në Hagë, duke folur për deklaratat se kinse UÇK-ja ishte organizatë terroristë në fillimet e saj, tha se kur njerëzit luftojnë kundër shtypjes, ata kalojnë nga të qenët terroristë në luftëtarë lirie.

Nga prokurori Matt Halling, dëshmitari u pyet se a është e drejtë të thuhet se duhej të mbahej një lloj distance gjatë bombardimeve nga UÇK-ja, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Përkundrazi, dëshmitari e mohoi një gjë të tillë duke thënë se ata kërkuan nga Hashim Thaçi që t’iu ndihmonte.

“Jo kjo nuk është e saktë, për këtë arsye fola me Thaçin. Unë i kërkova Thaçit të na ndihmonte. Ishim në një pikë kritike të historisë, të vlerave, të etikës, të demokracisë në këto kohë. Shpresoj që të mos më ndërpres trupi gjykues. Megjithatë, në një pikë të caktuar kur njerëzit luftojnë kundër shtypjes, në një pikë ata kalojnë nga të qenët terroristë, tek të qenët luftëtarë lirie dhe në një pikë të caktuar opinioni botëror dhe konsensusi botëror mbërrin në përfundimin që njerëzit kanë të drejtë të rezistojnë presionin e luftës dhe kjo është e parashikuar në deklaratën amerikane të pavarësisë dhe është diçka normale dhe e logjikshme”, tha Clark.

Clark tha se që nga koha kur Kosova më 1974 supozohej që të ishte një shtet i ndarë administrativisht, Sllobodan Millosheviqi e fshiu.

Sipas Clark, në një pikë të caktuar në mënyrë kolektive u organizuan dhe u bënë çlirimtarët e njerëzve.

“Mbrojtja kolektive e popullit të vet”, tha Clark.

Ai shtoi që i kujtohet se Robert Gelbard e quajti familjen Jashari terroriste dhe se amerikanët i tërhoqën vërejtjen për këtë.

“Më kujtohet që Gelbard e quajti familjen Jashari terroriste, por për këtë iu tërhoq vërejtja nga lidershipi amerikan”, tha ai.

Reinhardt kishte thënë që Thaçit s’duhej besuar pasi s’u distancua nga veprimet e UÇPMB-së, Clark thotë se lexoi që pati dhunë ndaj shqiptarëve në Luginë

18 November 2025 at 12:19


Gjenerali gjerman, Klaus Reinhardt në një shënim të tij kishte thënë se Hashim Thaçit nuk duhej besuar pasi që ai në një konferencë të përbashkët nuk ishte distancuar nga veprimet e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

“Ai akuzon palën serbe se ka rifilluar gjenocidin dhe dëbimin e personave. Ai shpjegon situatën e refugjatëve që ka parë dhe pretendon se atyre u është dashur të kalojnë në këmbë përmes bjeshkëve me sendet e tyre të fundit. Mbase ai ka qenë në një film tjetër nga i imi. Më pas ai flet për vuajtjet e shqiptarëve që janë persekutuar që nuk janë më të gatshëm për t’i pranuar këto gjëra. Ai nuk tha asnjë fjalë që distancohet nga UÇPMB-ja”, lexoi prokurori Matt Halling dorëshkrimin e gjeneralit Reinhardt.

Veç kësaj, Reinhardt kishte thënë për Thaçin se ai nuk tha asnjë fjalë për sigurinë, por përkundrazi e tha të kundërtën e që kjo e kishte zemëruar, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Nuk tha asnjë fjalë për sigurinë por përkundrazi e tha të kundërtën. Dha deklarata të rreme dhe bëri propagandë. Unë jam shumë i zemëruar që nuk mund të ndërhyj tani përpara kamerave që po na xhirojnë. Sapo të dal nga dhoma, unë e ballafaqoj Thaçin. Ai është krejt i befasuar ‘më lë fare pa fjalë’. Dhe unë i thash që e tradhtove besimin tim. Ai pretendon se foli si një politikan i shqiptarëve të Kosovës dhe i thash që nuk do e bëj asnjë konferencë të ngjashme të tillë dhe do ua kufizoj deri në minimum bashkëpunimin me ju”, lexoi prokurori.

Reinhardt kishte thënë se kërcënimi për minimizim të bashkëpunimit duket se kjo nuk e bezdisë Thaçin dhe se ai i ka bërë pikat e veta kombëtare në thonjëza dhe ai pret të sigurojë miratimin e popullatës shqiptare.

Gjithashtu, u tha se Reinhardt kishte thënë për Thaçin se ky person nuk duhej besuar e që po ashtu me këtë rast ishte i inatosur edhe gjenerali Clark pasi tani i akuzuari i kishte premtuar krejt diçka tjetër.

Klaus Reinhardt, sipas dorëshkrimit, kishte dënuar ngjarjet në Luginën e Preshevës.

“Ai fillon; Mesazhi im është shumë i shkurtër. Jam shumë i shqetësuar për ngjarjet në Luginën e Preshevës, situata në kufi në mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës mund të përshkallëzojë shumë shpejt dhe mund të ndikojë në një konflikt që mund të ndikojë në të gjithë rajonin. Kjo nuk është në interesin e gjithë popullatës, KFOR-it apo komunitetit ndërkombëtar. Prandaj, ne e dënojmë përdorimin e dhunës në këtë zonë”, lexoi prokurori dorëshkrimin e gjeneralit Reinhardt.

Ndërsa, dëshmitari Wesley Clark tha se i kujtohet kjo ngjarje dhe tha se s’ka qenë personalisht aty.

“Unë nuk kam qenë personalisht atje dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur. Por, unë e di se ishte një situatë që po bëhej një kalim i UÇK-së nga një organizatë ushtarake dhe rezistence në një person që kërkonte një të ardhme politike për veten dhe vendin e tij – Kosovën”, deklaroi Clark.

“Unë kam lexuar që ka pasur dhunë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Këtë më kujtohet që e kam lexuar”, tha tutje ai.

Përpara kësaj, kur u pyet se a e di se ku i bie Lugina e Preshevës, dëshmitari tha se është pjesë e Serbisë.

“Lugina e Preshevës është në pjesën e ish-Jugosllavisë- në Serbi”, u shpreh Clark.

Dëshmitari pohoi se kjo zonë ka qenë delikate pas periudhës së luftës, duke shtuar se ka pasur popullsi të konsiderueshme shqiptarësh që ndodhen në këtë zonë në Serbi.

Clark pohoi se shqiptarët e Kosovës e quajnë territor shqiptar Luginën e Preshevës. Gjithashtu, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Matt Halling, ai pohoi se deklaratat e tilla i rrezikonin marrëdhëniet në mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

Veç kësaj, dëshmitari u pyet se a është e vërtetë të thuhet se shqiptarët e Kosovës shpreheshin se dhuna në Luginën e Preshevës nuk duhej toleruar dhe ishte e rrezikshme asokohe për shkak se kjo zonë ishte pjesë e Serbisë.

“Nuk jam i sigurt se a ishte e rrezikshme. Ata e kishin të drejtën e tyre të shpreheshin, të flisnin për ndikimin e masave serbe ndaj shqiptarëve në një territor fqinj”, u përgjigj dëshmitari. /betimiperdrejtësi/

Historia e dhimbshme e sulmit të aeroplanëve të NATO-s mbi traktorët tanë/ Clark: Shqiptarët po digjnin shtëpitë e tyre, që të mos i merrnin serbët

By: gaze tare
18 November 2025 at 12:42

Wesley Clark është gjenerali amerikan që drejtoi fushatën e NATO-s në vitin 1999, periudhë kur shqiptarët e Kosovës po përballeshin me spastrimin etnik të Milosheviçit.

Si Komandant Suprem i Aleancës, ai ishte njeriu në qendër të çdo vendimi ushtarak, përfshirë edhe momentet më të dhimbshme të luftës, si goditja e kolonave të refugjatëve shqiptarë.

Pikërisht ky rol e bën zërin e tij kaq të ndjeshëm për ne: ai ishte dëshmitar, drejtues dhe përgjegjës i operacionit që i dha fund terrorit serb, por që njëkohësisht mbart plagë të thella nga gabimet tragjike të luftës.

Për këtë arsye, çdo deklaratë e tij për ato ditë rikthen emocione, debat dhe kujtime që shqiptarët i mbajnë ende të freskëta.

Diku nga mesi i prillit, pilotët tanë të A-10, që fluturonin mbi Kosovë, gjatë fushatës ajrore, panë një kolonë traktorësh, në afërsi të Drenicës

Dhe këta traktorë ishin të ngarkuar me njerëz. Ne fluturonim mbi 20.000 këmbë lartësi dhe po shikonim poshtë me dylbi 10x. Kaq kishim. Dhe po shihnim këtë kolonë traktorësh me njerëz, që ndalonin tek shtëpitë. Dhe pastaj shtëpitë viheshin në zjarr.

Dhe ne pyesnim veten:”Çfarë është kjo?”. Kështu që piloti hyri dhe e sulmoi kolonën e traktorëve, duke menduar se këta ishin serbë që po shkonin të sulmonin shqiptarët. Ditën tjetër, Millosheviçi solli korrespondentët, ndërkombëtarë për të parë skenën. Dhe u tregoi se njerëzit në traktorë ose të paktën ashtu siç e kishin paraqitur serbët, ishin fermerë të vrarë nga avionët tanë. Ne bëmë një investigim dhe pilotët betoheshin se ata nuk do ta kishin ngatërruar kurrë. Ishin zemërthyer kur u përballën me faktet.

Dhe vite më vonë kur udhëtoj njerëzit më afrohen dhe shqiptarët më flasin. Dy tre vjet më parë një burrë që takova në aeroport më tha: Po unë isha në atë kolonë traktorësh.

I thashë: Ti ishe aty? Në Drenicë?! Kur u sulmuat? Dhe ai më tha “po”. Dhe unë e pyeta se përse po i digjnin shtëpitë. Ai tha: Oh ne i digjnim ato shtëpi, sepse serbët do të vinin t’i merrnin, dhe ne nuk donim që serbët t’i kishin ato. I thashë “mirë”, besoj kjo është arsyeja

Domethënë këto ishin ndjenjat e asaj kohe. Zemërimi, pasioni, frika. Duhet të kuptoni se si ishte kjo për njerëzit në terren në Kosovë. Aq të frikësuar, aq të vendosur, saqë do të digjnin pronën e tyre, vetëm që të mos e merrnin serbët. Ishte vërtet e vështirë t’u thuhej njerëzve më pas: Qetësohuni, gjithçka do të bëhet mirë, mos u shqetësoni! Policia do të kujdeset për gjithçka.

 

The post Historia e dhimbshme e sulmit të aeroplanëve të NATO-s mbi traktorët tanë/ Clark: Shqiptarët po digjnin shtëpitë e tyre, që të mos i merrnin serbët appeared first on iconstyle.al.

Dëshmia e gjeneralit Clark në Hagë, Haradinaj: Bashkëluftëtarët e UÇK-së e kanë shpresën te ti

18 November 2025 at 11:56


Wesley Clark, gjeneral i pensionuar amerikan, po e vazhdon sot dëshminë e tij në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar publikisht gjeneralin Clark për dëshminë e tij, duke theksuar se tashmë bashkëluftëtarët e UÇK-së, shpresën e kanë te ai, transmeton Telegrafi.

Në kohën e rrezikimit të ekzistencës, populli i Kosovës shpresën e kishte te ti. Sot, populli i Kosovës dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së, shpresën për drejtësi dhe pafajësi për çlirimtarët që po mbahen në Hagë e kanë te ti", ka theksuar Haradinaj, përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, Clark i mbetet besnik deklaratave të mëparshme se dhunën në verën dhe vjeshtën e vitit 1999 në Kosovë e shihte si një konflikt shumë personal mes fqinjëve, për të cilën udhëheqësit e UÇK-së nuk kishin përgjegjësi.

I pyet për një deklaratë në gazetën Shekulli në vitin 1999, ku kishte thënë se nuk kishte prova se UÇK-ja ka kryer spastrim etnik të serbëve, Clark tha “Unë nuk kam prova e as dëshmi që UÇK-ja ishte prapa kësaj, por kam indikacione që dëshmojnë të kundërtën”./Telegrafi/

Clark vazhdon dëshminë në Hagë: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

18 November 2025 at 10:35


Wesley Clark, gjeneral i pensionuar amerikan, po e vazhdon sot dëshminë e tij në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë.

Clark i mbetet besnik deklaratave të mëparshme se dhunën në verën dhe vjeshtën e vitit 1999 në Kosovë e shihte si një konflikt shumë personal mes fqinjëve, për të cilën udhëheqësit e UÇK-së nuk kishin përgjegjësi.

I pyet për një deklaratë në gazetën Shekulli në vitin 1999, ku kishte thënë se nuk kishte prova se UÇK-ja ka kryer spastrim etnik të serbëve, Clark tha “Unë nuk kam prova e as dëshmi që UÇK-ja ishte prapa kësaj, por kam indikacione që dëshmojnë të kundërtën”, raporton Evropa e Lirë.

Clark po i referohej pretendimeve të asaj kohe për dëbimin e rreth 170.000 serbëve,.

Prokurori Halling i bënte pyetje me këmbëngulësi Clarkut lidhur me deklarimet e tij para senatit amerikan më 1999 dhe 2000 lidhur me vendosjen e trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë dhe shqetësimet e tij të shprehura asokohe se Serbia mund të tentonte të rikthehej në Kosovë.

Clark sqaroi për të se nuk mendonte se Serbia do të kthehej në Kosovë, por se si gjeneral ishte puna e tij të vlerësonte rreziqet dhe rrethanat e asaj kohe, “sepse ende nuk kishte një marrëveshje. Në fakt, nuk pati marrëveshje derisa Kosova u pavarësua më 2008”.

Ndryshe, në ditën e parë të dëshmisë, ai tha se Thaçi s’e udhëhiqte UÇK-në dhe se ajo s’kishte zinxhir komandues.

Clark e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999.

Avokatja Gashi-Bytyqi: Dëshmia e Wesley Clark, moment historik për Kosovën dhe drejtësinë ndërkombëtare

17 November 2025 at 23:21


Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar dëshminë e ish-gjeneralit të NATO-s, Wesley Clark, në Hagë, duke e cilësuar atë si një moment historik për proceset ndërkombëtare dhe për vetë Kosovën.

Ajo theksoi se Clark “nuk zbarkoi në Hagë me ushtri, por me të vërtetën”, duke kujtuar rolin e tij kyç në bashkëpunim me Hashim Thaçin dhe udhëheqësit e tjerë të UÇK-së gjatë luftës.

“Sot ai zbarkoi në Hagë jo me ushtri, por me të vërtetën që mbart me vete, meqenëse ka qenë aktori kryesor në bashkëpunim me pikërisht në këtë rast me Hashim Thaçin dhe liderët e tjerë. Udhëheqësit e UÇK-së kanë bërë luftën për çlirimin tonë”, tha ajo.

Gashi-Bytyqi vlerësoi lartë peshën historike të dëshmisë së Clarkut:

“Deklarata e tij sot ishte… konsideroj që në historinë e Tribunaleve Ndërkombëtare apo gjyqeve penale ndërkombëtare nuk besoj se ka dëshmuar sikur sot një person me një peshë të nivelit botëror, siç është gjenerali Wesley Clark”.

Ajo shtoi se dëshmia e tij do të hyjë edhe në historinë e Kosovës, pasi Clark paraqiti një pamje të plotë të mbështetjes ndërkombëtare për popullin e Kosovës:

“Kjo dëshmi e tij do të hyjë edhe në historinë e Kosovës, ngase siç e keni pa nga fillimi… ai e përshkruan një kronologji prej kur e kanë bërë projektin për ta përkrahur, mbështetur dhe mbrojtur popullin e Kosovës”, deklaroi avokatja./Tv Dukagjini

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, dëshmon në mbrojtje të Hashim Thaçit

17 November 2025 at 17:48

Gjenerali Wesley Clark, ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, filloi dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të hënën – duke thënë në gjyqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të Hashim Thaçit dhe tre të tjerëve se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK, “nuk ishte një forcë […]

The post Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, dëshmon në mbrojtje të Hashim Thaçit appeared first on Reporter.al.

Gjenerali Clark: Ushtria Serbe frikësohej nga UÇK-ja

17 November 2025 at 14:29



Gjenerali amerikan Wesley Clark, në pjesën e parë të dëshmisë së tij në Hagë, deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte një ushtri e përbërë nga persona të vetorganizuar dhe të motivuar, por pa komandë dhe kontroll të qartë.

Ai theksoi se Ushtria Serbe kishte frikë nga këto grupe, por nuk kishte asnjë strukturë të koordinuar.

“Grupet ishin të pavarura dhe shpesh vepronin vetë. Ndonjëherë kapnin edhe persona të huaj, por nuk kishte mënyra komunikimi të qarta dhe as komandë të centralizuar. Unë nuk kisha asnjë dyshim që Ushtria Serbe ishte e frikësuar prej tyre”, tha Clark.

Gjenerali shtoi se UÇK-ja nuk kishte mekanizma për komandë dhe kontroll, ndërsa vëzhguesit amerikanë në kufirin Shqipëri-Kosovë nuk ishin në gjendje të mblidhnin informacion të besueshëm mbi veprimet e tyre.

“Komanda nënkupton autoritet, kontrolli është mënyra për ta mbikëqyrur dhe udhëzuar. Nga ajo që pamë, asnjë prej këtyre nuk ekzistonte,” u shpreh Clark./Telegrafi/

Clark për Thaçin: Figurë politike, nuk ishte komandant ushtarak

17 November 2025 at 13:59


Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në Hagë, gjenerali amerikan Wesley Clark deklaroi se Hashim Thaçi nuk ka pasur rolin e komandantit ushtarak gjatë konfliktit në Kosovë.

Clark tha se gjatë takimeve në kuadër të Marrëveshjes së Rambujesë, Thaçi ishte një nga figurat më me autoritet të delegacionit shqiptar, por nuk ishte i përfshirë në operacionet ushtarake.

“Ai ishte i veshur mirë, fliste gjermanisht dhe nuk kishte shumë dijeni për operacionet ushtarake. Nuk fliste shumë anglishte asokohe. Unë nuk flisja shumë gjermanisht dhe ishte e vështirë që të komunikonim me njëri-tjetrin. Por, ai nuk ishte komandant ushtarak”, tha Clark.

Gjenerali amerikan shtoi se Thaçi nuk mundi të ndihmonte në identifikimin e objektivave ushtarake dhe nuk kishte një kuptim bazik të operacioneve.

Ai gjithashtu pohoi se gjatë vitit 1998, informacioni për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishte shumë i kufizuar dhe se grupet që vepronin ishin formuar kryesisht në mënyrë spontane si reagim ndaj shtypjes serbe.

Clark theksoi se këto grupe u aktivizuan në mënyrë masive pas vrasjes së familjes Jashari, e cila shërbeu si alarm për situatën në terren. /Telegrafi/

Krasniqi: Clark mbetet në anën e drejtë të historisë - dje në mbrojtje të Kosovës e sot të çlirimtarëve

17 November 2025 at 13:55


Krasniqi: Clark mbetet në anën e drejtë të historisë – dje në mbrojtje të Kosovës, sot në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas paraqitjes së gjeneralit Wesley Clark në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po dëshmon në procesin gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi vlerësoi lart rolin historik të gjeneral Clark, duke e quajtur atë një mik të palëkundur të Kosovës.

“Dje, në mbrojtje të popullit tonë në Kosovë. Sot, në mbrojtje të çlirimtarëve tanë në Hagë,” shkroi ai, duke theksuar vazhdimësinë e përkushtimit të Clark ndaj së vërtetës.

Krasniqi tha se gjenerali amerikan ka qëndruar gjithmonë në anën e drejtë të historisë.

“Gjenerali Wesley Clark mbetet me këmbëngulje në anën e drejtë të historisë – një pjesë të së cilës e shkroi me lidershipin e tij,” tha ai.

Ai e përshkroi Clarkun si një figurë të qëndrueshme në raport me Kosovën.

“Ai shfaqet gjithmonë i njëjtë: besnik, i vendosur, i drejtë. Një mik që nuk mban uniformë vetëm në fushën e betejës, por edhe në betejën për të vërtetën,” theksoi ish-lideri i PDK-së.

Në përfundim, Krasniqi u shpreh se parimet dhe vlerat që përfaqëson Clark nuk ndryshojnë dhe se historia tashmë e ka vendosur atë në vendin e duhur.

“Historia e njeh. Ne e nderojmë. Faleminderit, Gjeneral Clark!” përfundoi ai. /Telegrafi/



Clark: Millosheviqi refuzoi të fliste - vrasja e Jasharajve paralajmëroi shpërthimin e konfliktit

17 November 2025 at 13:43


Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur dëshminë ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili po dëshmon si dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Gjatë fjalës së tij të parë para trupit gjykues, Clark përshkroi situatën në Kosovë gjatë viteve të luftës, duke rrëfyer episode nga kontaktet e tij me zyrtarë shqiptarë dhe amerikanë.

“Ka qenë një periudhë e dhimbshme, sepse më kujtohet në një pikë, një brigadier nga ushtria shqiptare erdhi për t’u takuar me mua. Më tha shikoje se si është situata në Kosovë. Ndërkohë ne shikonim se cila ishte rrethana, sepse në fakt po hidhnin mortaja, bomba dhe po luftonin në të gjitha format e mundshme në fshatrat shqiptare”, tha Clark.

Ai tregoi se procedurat e NATO-s e kufizonin ndërhyrjen e menjëhershme, pavarësisht informacioneve alarmuese nga terreni.

“Unë mendova se e dija se çfarë duhej bërë në këto kushte, por sipas procedurave të NATO-s nuk kishim asnjë autoritet, nuk kishte udhëzime politike, nuk kishte plane konkrete. Fola me sekretarin amerikan të shtetit për këtë”, deklaroi ai.

Clark tregoi edhe për përpjekjet diplomatike për të kontaktuar Sllobodan Millosheviqin, të cilat, sipas tij dështuan.

“Unë dhe Richard Holbrooke e kontaktuam Millosheviqin dhe ai refuzoi të fliste për këtë temë. E dinim që kishte vështirësi, por ai nuk donte të fliste”, theksoi gjenerali.

Në vijim, ai rrëfeu se si kishte udhëtuar në Maqedoni në ditët e para të marsit për të inspektuar një Task-Forcë amerikane dhe si ishte informuar për vrasjen e familjes Jashari.

“Menjëherë më merr në telefon ambasadori amerikan në Shkup, Chris Hill, dhe më thotë se duhej të flisja me presidentin e Maqedonisë. Kisha dëgjuar raporte se ishte vrarë familja e Jasharajve”, tha Clark, duke shtuar se presidenti maqedonas atë kohë Kiro Gligorov, e kishte paralajmëruar për pasojat.

“Kur shkova ta takoja presidentin Gligorov, ai ma shpjegoi se tani do të fillojë një konflikt për shkak të kësaj; kjo vrasje do të nxisë një konflikt”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Nis dëshmia e Wesley Clark në Hagë, dëshmitarit të fundit të mbrojtjes

17 November 2025 at 13:03


Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur procesi i dëshmisë së ish-gjeneralit Wesley Clark, i cili është dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Thaçit.

Në fillim të seancës gjyqësore, gjyqtari bëri të ditur se kanë paraparë që dëshmia e tij të zgjasë dy ditë dhe do të jetë në fushëveprim të kufizuar.

Clark fillimisht bëri betimin para turpit gjykues se do të flas vetëm të vërtetën.

Në këtë proces gjyqësor po merr pjesë edhe përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA-së, Terra Gerhersanem, pasi që Clark është dëshmitarë për të cilin ka dhënë autorizim SHBA.

Avokat i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq filloi pastaj me parashtimin e pyetjeve.

Mishetiq bëri një përmbledhje të deklaratës së mëparshme të Clark dhënë mbrojtjes, ku kishte deklaruar se është e padrejtë që gabimet e të tjerëve ti atribuohen Thaçit.

Clark pritet të thotë se asnjë person në zinxhirin komandues të NATO-s nuk kishte marrë ndonjë informacion se konflikti i armatosur kishte vazhduar pas qershorit 1999.

Ai gjithashtu do të përshkruaj se ishte i vetëdijshëm për valën e dhunës në verën e vitit 1999, pas kthimit të refugjatëve të Kosovës, dhe ia atribuon dhunën faktorëve të ndryshëm, përfshirë urrejtjen, hakmarrjen, gjakmarrjet dhe bandat kriminale.

Gjenerali Clark nuk besonte se udhëheqja e UÇK-së ishte e angazhuar në një përpjekje të koordinuar për të shënjestruar dhe sulmuar serbët apo pakicat, dhe as se Thaçi kishte ndonjë motiv të posaçëm për t’u angazhuar në një sjellje të tillë.

Clark do të përshkruajë ndërveprime të ndryshme që ai kishte pasur me UÇK-në, me delegacionin kosovar në Rambuje dhe me Thaçi konkretisht

.Procesi i paraqitjes së provave nga mbrojtja ka filluar më 15 shtator. Kujtojmë se në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe e fundit ka qenë në Strasburg. /Telegrafi/

Dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Thaçit, ish-komandanti i NATO-s nis sot dëshminë e tij në Hagë

17 November 2025 at 07:24


Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark do të nisë sot dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas njoftimit të Speciales, dëshmia e Clark është caktuar të fillojë sot në orën 12:00 ndonëse fillimisht ishte planifikuar të niste të mërkurën më 19 nëntor.

Megjithatë, ndryshimi i orarit dhe nevoja për kohë shtesë ka shtyrë gjykatën të rezervojë edhe një ditë tjetër seance.

“Pasi u informua se kjo dëshmi mund të fillojë vetëm më 18 nëntor pasdite… Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Mbrojtjes për të rezervuar një ditë shtesë për seancë, më 21 nëntor, për të përmbyllur dëshminë”, kishte njoftuar Specialja.

Gjykata thekson se kjo ditë shtesë synon të mundësojë një mbyllje sa më efikase të paraqitjes së argumenteve nga mbrojtja, por shton se palët janë ftuar të përpiqen ta përfundojnë dëshminë më herët nëse është e mundur.

Clark, njësoj si dëshmitarët e tjerë, do të shoqërohet nga një person i Ambasadës së SHBA-së në Hagë, pasi ai do të flasë vetëm për temat për të cilat i është dhënë leje jo vetëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por edhe nga Departamenti i Mbrojtjes.

Gjenerali Wesley Clark është dëshmitari i fundit në këtë proces gjyqësor.

Procesi i paraqitjes së provave nga mbrojtja ka filluar më 15 shtator, me dëshminë e ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Më pas ka dëshmuar Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje.

Më 22 shtator dëshmoi edhe John Stewart Duncan, ish-këshilltar politik i gjeneralit Clark në NATO, i cili e përmbylli dëshminë një ditë më vonë. Ndërkaq, më 30 shtator ka filluar dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë Bernard Kouchner, i cili ka mbyllur paraqitjen më 2 tetor.

Dëshmitarët e fundit në rastin e Thaçit dhe të tjerëve kanë qenë Michael Durkee, këshilltar politik i komandantëve supremë të forcave aleate të NATO-s në Evropë, dhe ish-diplomati amerikan Christopher Hill.

Pas përfundimit të dëshmisë së Clark, gjykimi kalon në fazën përfundimtare të paraqitjes së mbylljeve nga të dyja palët, përpara se trupi gjykues të shpallë vendimin. /Telegrafi/

Clark dëshmon të hënën në Hagë

16 November 2025 at 17:56


Ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Wesley Clark, do të paraqitet të hënën, më 17 nëntor, para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ai fillimisht pritej të dëshmonte më 18 nëntor, por dëshmia e tij është zhvendosur një ditë më herët, duke nisur nga ora 12:00.

DHSK-ja ka konfirmuar se Clark do të jetë dëshmitari i fundit i Mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Dëshmia e tij pritet të zgjasë deri të mërkurën, më 19 nëntor 2025, pas së cilës gjykata do të mbajë një konferencë për ecurinë e rastit. Ndërkohë, seanca e planifikuar për 21 nëntor është anuluar.

Rrjedha e dëshmive të Mbrojtjes

Procesi i paraqitjes së provave nga Mbrojtja ka filluar më 15 shtator, me dëshminë tre-ditore të ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Më pas ka dëshmuar Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje.

Më 22 shtator para trupit gjykues doli John Stewart Duncan, ish-këshilltar politik i gjeneralit Clark në NATO, i cili e përmbylli dëshminë një ditë më vonë.

Ndërkaq, më 30 shtator ka filluar dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, i cili ka mbyllur paraqitjen më 2 tetor.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se 14 nëntori shënon përfundimin e fazës së Mbrojtjes.

Parashtresat përfundimtare, si dhe deklarimet për ndikimin e krimeve të pretenduara te viktimat, pritet të dorëzohen deri më 22 dhjetor 2025.

Hill përfundon dëshminë e tij në Hagë: Thaçi s’mund t’i lëvizte gjërat brenda UÇK-së

12 November 2025 at 14:06

Christopher Hill, ish-diplomati amerikan në ditën e tretë të dëshmisë së tij ën Dhomat e Specializuara të Hagës deklaroi para gjykatësve dhe prokurorëve se nuk kishte dëgjuar ndonjëherë se drejtoria politike ishte pjesë e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ai tha se shtabi i përgjithshëm ishte më shumë organ ushtarak dhe përbëhej prej komandantëve lokalë, ndërsa drejtoria politike më shumë një organ që merrej me politikën e jashtme, atje ku sipas tij bënte pjesë edhe ish presidenti Hashim Thaçi.

 “Ideja që drejtoria politike ka ndonjë rol brenda shtabit të përgjithshëm ishte diçka që personat në drejtori, përfshirë Adem Demaçin, po e përdornin për të treguar se kishin përgjegjësi. Për ne kjo tregonte se bëheshin shumë përpjekje në kuptimin që personat donin ta konsolidonin pozicionin e tyre dhe të ishin më të fortë se disa të tjerë. Nuk ishte një grup personazh i organizuar mirë që të kishin hierarki komanduese, kjo ishte përshtypja jonë”, nënvizoi ish-diplomati Hill.

Christopher Hill u pyet pse ish-udhëheqësi i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, përmendi me emër Hashim Thaçit gjatë takimit të tyre.

“Millosheviç mendonte se ne po largoheshim nga Rugova dhe këtë e konsideronte gabim i rëndë sepse kjo do ta detyronte atë të merrej me UÇK-në, që kishte qëndrim të ashpër. Rugova asnjëherë nuk kërkoi më pak se pavarësia, por pranoi se nuk ishte i interesuar për luftën e armatosur. Millosheviç ishte i shqetësuar se “ne do ta mënjanonim Rugovën dhe të zgjidhnim UÇK-në si partneren tonë. Pse shqetësohej për këtë, nuk jam i sigurt”, u shpreh Hill.

I dërguari i SHBA-së për Kosovën në kohën e luftës, Christopher Hill, u pyet për procesin e Rambujesë. Ai tha se gjatë bisedimeve ai ishte optimist se Rambujeja do të funksiononte.

Ai tha se morën sinjale nga shtabi i përgjithshëm i UÇK-së se e përkrahnin marrëveshjen, por tregoi se kishin shqetësime se çfarë do të ndodhte në Serbi pas saj.

“Shqiptarët u kthyen në Kosovë për të gjetur paqe, pas Rambujesë serbët u kthyen në Serbi për t’u përgatitur për luftë”, tha ai.

Sipas tij, ky proces hodhi poshtë idenë e Sllobodan Millosheviçit që “shqiptarët nuk pajtohen për asgjë”.

Trupi gjykues e pyeti Hillin për Adem Demaçin. Sipas diplomatit amerikan në pension, Demaçi ishte një person që kishte qëndrime të ashpra ndaj Serbisë dhe “një lloj mllefi” pasi kishte qenë i burgosur. Për shkak të këtij qëndrimi SHBA nuk kishin interesa ta promovonin si figurë.

Pas diplomatit Christopher Hill, radha është për dëshminë e gjeneralit Wesley Clark.

/abcnews.al/

Në Hagë dëshmojnë Hill e Clark, fillon blloku i fundit i dëshmitarëve në gjykimin Thaçi dhe të tjerët

11 November 2025 at 10:43


Në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ka nisur bllokut i fundit të dëshmitarëve të Mbrojtjes në këtë çështje gjyqësore.

Kështu ka bërë të ditur Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media, ku ka theksuar se dëshmitarët e fundit do të dëshmojnë këtë javë dhe javën tjetër.

Në mesin e dëshmitarëve të parashikuar për këtë fazë janë edhe emra të njohur ndërkombëtarë.

“Ish-ambasadori amerikan Christopher Hil filloi dëshminë të hënën, më 10 nëntor, kurse nga fundi i javës pritet të dëshmojë edhe një dëshmitar tjetër”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark është planifikuar të fillojë dëshminë të martën e javës që vjen, më 18 nëntor.

Për dëshminë e tij janë planifikuar seanca edhe më 19 dhe 20 nëntor, ndërsa 21 nëntori është planifikuar si ditë rezervë, në rast nevoje.

DHSK bën të ditur se të gjitha seancat e javës që vjen aktualisht janë planifikuar të fillojnë në orën 09:00 dhe pritet të jenë kryesisht publike.

Në njoftim kujtohet se aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020, dhe u ndryshua më 3 shtator 2021, 29 prill 2022, dhe 30 shtator 2022.

Versioni me më pak redaktime i aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023.”

Sipas DHSK-së, “secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit” dhe “katër akuza për krime lufte.”

Në aktakuzë parashtrohet se krimet për të cilat janë ngritur akuzat u kryen së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 dhe ndodhën në disa vende në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë e Veriut.

Gjykata thekson se “të akuzuarit janë vetëdeklaruar të pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat”. /Telegrafi/

❌
❌