Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 January 2026Main stream

BE diskuton kundërmasa ndaj Trump për Groenlandën, Bloomberg: Në shqyrtim vendosja e tarifave ndaj mallrave amerikane dhe pezullimi i marrëveshjes tregtare

By: M C
18 January 2026 at 21:59

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë disa opsione për t’iu përgjigjur kërcënimit të Donald Trump për vendosjen e tarifave, përfshirë edhe mundësinë e pezullimit të marrëveshjes tregtare me SHBA, raporton Bloomberg.

Reagimi i BE-së ishte në fokus të një takimi të thirrur të dielën në Bruksel nga presidenca e Qipros, ku ambasadorët e vendeve anëtare përpiqeshin të formulojnë një qëndrim të përbashkët ndaj kërcënimit të Trump.

Më vonë të dielën, u bë e ditur se Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka thirrur një Samit të Jashtëzakonshëm, me sfond zhvillimet rreth Groenlandës dhe kërcënimin për vendosjen e tarifave ndaj tetë vendeve, nga të cilat gjashtë janë anëtare të BE-së.

Një nga propozimet që po shqyrtohet është vendosja e tarifave kundërvëniese ndaj produkteve amerikane në vlerë 93 miliardë euro.

Po ashtu është diskutuar edhe përdorimi i Mjetit të fuqishëm kundër praktikave të detyruara (Anti-Coercion Instrument), një mekanizëm që fillimisht u krijua për të kundërshtuar taktikat intimiduese të Kinës dhe që lejon BE-në të vendosë tarifa dhe kufizime investimesh ndaj vendeve që shkelin rregullat.

Ky instrument ofron një gamë të gjerë mundësish, përfshirë tarifat, kufizime në tregtinë e shërbimeve, kufizime në të drejtat e pronësisë intelektuale që lidhen me tregtinë, si dhe kufizime në investimet e huaja direkte dhe kontratat publike.

Madje, Emmanuel Macron propozoi të dielën që BE-ja të konsiderojë përdorimin e këtij mjeti, megjithëse Franca nuk e ka përdorur më parë.

Vitin e kaluar, BE-ja kishte miratuar tarifa kundër SHBA-së në vlerë 93 miliardë euro, por pezulloi zbatimin e tyre pas arritjes së një marrëveshjeje tregtare me Uashingtonin.

Eurodeputetët propozuan gjatë fundjavës që të pezullojnë miratimin e marrëveshjes tregtare, duke iu referuar veprimeve të fundit të Trump.

Më herët dje, Presidenti amerikan kërcënoi të vendosë tarifa 10% ndaj tetë vendeve evropiane (Britani, Francë, Gjermani, Danimarkë, Norvegji, Holandë, Suedi dhe Finlandë) nga 1 shkurti, si përgjigje për veprimet e tyre lidhur me Groenlandën. Në rast se nuk realizohej plotësisht blerja ose marrëveshja e Trump, tarifat do të rriteshin në 25% nga 1 qershori.

The post BE diskuton kundërmasa ndaj Trump për Groenlandën, Bloomberg: Në shqyrtim vendosja e tarifave ndaj mallrave amerikane dhe pezullimi i marrëveshjes tregtare appeared first on Albeu.com.

Ukraina sulmon me dronë zonat e pushtuara nga Rusia

By: M C
18 January 2026 at 21:29

Sulmet me dronë kanë dëmtuar rrjetin elektrik në zonat jugore të Ukrainës që janë nën kontrollin e Rusisë, duke lënë pa energji elektrike qindra mijëra banorë.

Sipas zyrtarëve të emëruar nga Rusia në rajonin e Zaporizhzhias, mbi 200 mijë familje mbetën pa rrymë elektrike, ndërsa energjia u ndërpre në rreth 400 fshatra dhe qytete.

Në të njëjtën kohë, Rusia ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës gjatë natës, duke shkaktuar të paktën dy viktima dhe disa të plagosur. Sulme u raportuan në disa rajone, përfshirë Odesën, Kharkivin dhe Dnipron.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se riparimi i sistemit energjetik është i vështirë, por autoritetet po punojnë për ta rikthyer energjinë sa më shpejt të jetë e mundur. Ai shtoi se Rusia ka përdorur qindra dronë dhe raketa gjatë javës së fundit.

Zelensky gjithashtu u shpreh se nëse Rusia vazhdon të zvarrisë bisedimet për paqe, komuniteti ndërkombëtar duhet të rrisë mbështetjen për Ukrainën.

Ndërkohë, autoritetet ruse njoftuan se në territorin e Rusisë, tre persona, përfshirë dy fëmijë, u plagosën nga mbetjet e një droni ukrainas që ranë mbi një ndërtesë.

Sakaq, Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike bëri të ditur se kanë nisur riparimet e linjës rezervë të energjisë për centralin bërthamor të Zaporizhzhias, nën një marrëveshje armëpushimi.

The post Ukraina sulmon me dronë zonat e pushtuara nga Rusia appeared first on Albeu.com.

Washington Post: Akulli në Groenlandë po shkrihet shpejt, hapen rrugë të reja detare! Rritet konkurrenca mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë për burimet natyrore

By: M C
18 January 2026 at 21:19

Kriza klimatike ka nxjerrë në pah Grenlandën si një pikë kyçe gjeopolitike, pasi rritja e shpejtë e temperaturave në Arktik po hap perspektiva të reja për shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe krijimin e rrugëve të reja tregtare.

Shkrirja graduale e akullnajave intensifikon konkurrencën midis fuqive të mëdha botërore për kontrollin e rajonit, me administratën Trump që vendos Grenlandën në qendër të strategjive të SHBA-së.

Shkrirja e akullit në Arktik, një fenomen që po ndodh katër herë më shpejt se në pjesën tjetër të Tokës, sjell në pah një sërë mundësish gjeopolitike dhe ekonomike. Sipas një analize të Washington Post, roli strategjik i Grenlandës, i kombinuar me burimet e papërfunduara natyrore si diamante, litium dhe bakër, e bëjnë rajonin jashtëzakonisht tërheqës për fuqitë e mëdha, të cilat synojnë të kontrollojnë rrugët tregtare në zhvillim dhe burimet natyrore.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur herë pas here dëshirën për të marrë nën pronësi Grenlandën, dhe kohët e fundit kjo ambicie është shfaqur më e fortë se kurrë, duke u bazuar në pozicionin strategjik dhe burimet natyrore të pasura të ishullit.

Megjithëse Trump e mohon lidhjen e kësaj dëshire me ndryshimet klimatike, realiteti mbetet, rritja e temperaturave në rajon e bën Grenlandën kritike për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Sipas Sherry Goodman, eksperte në Atlantic Council, “Pozicioni strategjik dhe qasja në burime të pashfrytëzuara e bëjnë Grenlandën edhe më tërheqëse për interesat amerikane”.

Rritja e trafikut detar dhe zhvillimi i rrugëve të reja tregtare sjellin sfida shtesë gjeopolitike. Rrugët tradicionale, si Deti i Veriut dhe Kanalet Perëndimore Detare, po bëhen më të qasshme, duke lejuar anijet tregtare të udhëtojnë më shpejt nga Evropa Veriore drejt Amerikës së Veriut, duke reduktuar ndjeshëm kohën e transportit.

Kina, për shembull, tashmë ka përfituar nga këto rrugë të reja detare, duke shkurtuar kohën e transportit të mallrave.

Rëndësia strategjike e Grenlandës lidhet gjithashtu me burimet e saj natyrore. Rajoni është i pasur me minerale si litiumi dhe bakri, të domosdoshme për teknologjinë moderne, nga telefonat celularë deri tek bateritë e automjeteve elektrike.

Rëndësia e ishullit po rritet ndërsa SHBA-ja synon të forcojë praninë strategjike në Arktik, dhe shkrirja e akullnajave e bën rajonin më të qasshëm për aktivitetet nxjerrëse dhe tregtare.

Ekspertët vënë në dukje se Arktiku po shndërrohet në një zonë të re të konflikteve gjeopolitike, ku ndryshimet klimatike ndikojnë në konkurrencën strategjike.

Siç thekson Joseph Maiert, drejtor i Qendrës për Sigurinë Energjitike dhe Ndryshimet Klimatike në CSIS, “Shkrirja e akullit në Arktik krijon një arenë krejt të re për konkurrencë ekonomike dhe strategjike”.

Edhe pse zhvillimet në Arktik mund të duken të ngadalta, dinamika e rajonit po ndryshon me ritme të shpejta.

The post Washington Post: Akulli në Groenlandë po shkrihet shpejt, hapen rrugë të reja detare! Rritet konkurrenca mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë për burimet natyrore appeared first on Albeu.com.

Starmer telefonatë me Trump, kryeministri britanik: Vendosja e tarifave ndaj aleatëve të NATO-s është e gabuar

By: M C
18 January 2026 at 21:02

Kryeministri britanik, Keir Starmer pati sot një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump ku i shprehu kreut të Shtëpisë së Bardhë se vendosja e tarifave për shkak të çështjes së Groenlandës ishte e gabuar, sipas një zëdhënësi të kryeministrit.

“Kryeministri përsëriti qëndrimin e tij për Groenlandën. Ai tha se siguria në Veriun e Epërm është një përparësi për të gjithë aleatët e NATO-s me qëllim mbrojtjen e interesave euroatlantike”, tha zëdhënësi i kryeministrit.

“Ai tha gjithashtu se zbatimi i tarifave ndaj aleatëve për ndjekjen e sigurisë kolektive të aleatëve të NATO-s është i gabuar”, shtoi ai.

Zëdhënësi shtoi se Starmer foli gjithashtu sot me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.

The post Starmer telefonatë me Trump, kryeministri britanik: Vendosja e tarifave ndaj aleatëve të NATO-s është e gabuar appeared first on Albeu.com.

Dikur miq të ngushtë, Fifi flet pa filtra për Flori Mumajesin: Është muza ime e përjetshme, por m’i ka mbyllur urat e komunikimit

By: M C
18 January 2026 at 20:28

Këngëtarja Fifi, ka qenë e ftuara e radhës në podkastin e Grida Dumës, kur përpos karrierës dhe familjes, ajo ka folur pa filta për raportin që ka sot me kantautorin e njohur, port ë larguar prej kohësh nga muzika, Flori Mumajesi.

Dikur shokë shumë të mirë, e sot ata nuk kanë asnjë komunikim së bashku. Fifi thottë se nuk ka asnjë informacion për Florin, por çfarë të tjerët i kanë thënë për të, ajo i ve në dyshim si të pavërteta dhe se do të donte të dëgjonte prej tij.

“Unë nuk e di fare as ça bën Flori, as si është Flori. Kam pyt, por përgjigjet që kam marrë s’më kanë pëlqy. Thuhen shumë llafe dhe dalin të mos jenë të vërteta,” u shpreh ajo gjatë bisedës.

Në një nga momentet më emocionale të intervistës, Fifi e quajti Flori Mumajesin “muzën time artistike përjetësisht”, duke pranuar se mes tyre komunikimi është i ndërprerë.

“I kam të bllokuara nga ai muret e komunikimit, nuk e di pse, por unë uroj shumë që ai të jetë mirë”, tha këngëtarja.

Sipas Fifit, arsyeja e largimit të Florit nga muzika është zhgënjimi nga mosmarrja mbrapsht e asaj që ka dhënë në industri.

“Është i zhgënjyer nga mosmarrja, prandaj është mbase në atë gjendje që është”, u shpreh ajo, duke shtuar një tjetër këndvështrim mbi heshtjen e gjatë të artistit.

Flori Mumajesi prej koësh është shkëput6ur nga muzika dhe askush nuk e di arsyen e vërtetë. Mungesa e Mumajesit ndihet dhe mungesa e tij vijon të ngjallë interes në publik.

The post Dikur miq të ngushtë, Fifi flet pa filtra për Flori Mumajesin: Është muza ime e përjetshme, por m’i ka mbyllur urat e komunikimit appeared first on Albeu.com.

Berisha: Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme, përballë regjimit më të urryer që shqiptarët kanë patur pas Enver Hoxhës

By: M C
18 January 2026 at 20:01

Kryedemokrati Sali Berisha, ka deklaruar nga Kombinati se opozita është përballur me një përpjekje sistematike për t’u asgjësuar, për shkak të asaj që ai e cilëson si “narkoregjimin e Edi Ramës”.

Berisha e konsideroi kryeministrin Edi Rama si armik të votës dhe se këtë fakt, sipas tij, PD ia ka faktuar shqiptarëve dhe botës.

“Sot jemi në fushë, jemi në betejë, por sot ne dalim në fushë, dalim në betejë, pasi iu kemi faktuar shqiptarëve dhe botës se ky armik, ky nuk na lejon të votojmë, ky përdor paratë tona për të rrëmbyer votat tona, ky përdor krimin për të rrëmbyer votën dhe votën e shndërron në krim”, tha ai, ndërsa shtoi se Rama “qeveris me bandat, qeveris me krimin”.

Ai shtoi se sot PD është partia më e mbështetur, pasi u firmosën në 14 muaj 7 rezoluta, nga të gjitha partitë simotra në Europë dhe në botë, të cilat sanksionojnë, sipas tij, mbështetje të jashtëzakonshme për PD.

“PD Denoncoi narkoregjimin e Edi Ramës, denoncoi farsën e tij elektorale, shtypjen e pluralizmit nga Edi Rama, plaçkitjen që ajo iu bën qytetarëve, narkoshtetin e Edi Rama”, tha ai.

Berisha: Miq, i dini vet, nuk do të bëj historikun e këtyre viteve që shkuan, por një gjë ishte e sigurtë, që u bë gjithçka që të na fusnin 5 pashë nën tokë. Po pse, çfarë po bënim?

Ne, çdo ditë, po denonconim një regjim që vidhte qytetarët, i cili bashkëpunonte me bandat, me vrasësit, serial killerat, kartelet e drogës. I cili përbënte rrezik jo vetëm për shqiptarët. Po denonconim një regjim, i cili pasuritë përrallore të kësaj toke dhe këtij vendi i shndërroi në një mallkim për qytetarët shqiptarë. Një regjim, i cili vendosi taksat më të mëdha ndaj qytetarëve dhe bëri që fëmijët e tyre për të mos menduar të ndërtojnë në Shqipëri të ardhmen, por të marrin rrugët e Europës, masivisht. Këtë po bënim ne.

Pra ne, po mbronim vlera, të cilat janë të përbashkëta për të gjithë njerëzit e lirë. Megjithatë, ne përjetuam një kalvar, por prapë ADN-ja jonë, geni ynë të pamposhtur, nuk u mposhtëm nga asgjë. Jo! Sepse mbronim të vërteta. Nuk ishte problemi të mbronim një person, por mbronim të vërtetat dhe kjo është një meritë e jashtëzakoshme e juaja. Ju mbrojtët opozitën, ju mbrojtët pluralizmin, ju mbrojtët gjërat më të çmuara që ka një komb, vend, familje.

Por, pavarësisht nga këto rrethana, ne ia dolëm. Së pari, nga partia më e izoluar në botë, as Partia Komuniste e Kinës, ose e Koresë së Veriut nuk ka qenë më e izoluar se sa PD, parti e vlerave. Sot jemi partia më e mbështetur. U firmosën në 14 muaj, nga tetori i vitit 2024, në 5 dhjetor të vitit 2025 7 rezoluta, nga të gjitha partitë simotra në Europë dhe në botë, të cilat sanksionojnë pa përjashtim mbështetje të jashtëzakonshme për PD. Vlerësimin maksial për qëndresën e saj epike. Denoncoi narkoregjimin e Edi Ramës, denoncoi farsën e tij elektorale, shtypjen e pluralizmit nga Edi Rama, plaçkitjen që ajo iu bën qytetarëve, narkoshtetin e Edi Rama.

Pra miq, kjo u bë e mundur vetëm në saj të genit të pamposhtur të demokratëve. ADN-ja jonë, është ADN-ja e njerëzve të pamposhtur.

Ndaj dhe unë, kam bindjen më të madhe se, demokratët e pamposhtur, njëlloj siç arkivuan të këqijat më të mëdha të këtij kombi, nga vitet 1990 e gjer sot, do të arkivojnë të keqen më të madhe pas Enver Hoxhës, regjimin e Edi Ramës me të gjithë anekset e tij.

Miq, sot jemi në fushë, jemi në betejë, por sot ne dalim në fushë, dalim në betejë, pasi iu kemi faktuar shqiptarëve dhe botës se ky armik, ky nuk na lejon të votojmë, ky përdor paratë tona për të rrëmbyer votat tona, ky përdor krimin për të rrëmbyer votën dhe votën e shndërron në krim. Se ky armik qeveris me bandat, qeveris me krimin. Se ky është një plaçkitës i pamëshirë i pasurive publike dhe buxhetit të shqiptarëve.

The post Berisha: Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme, përballë regjimit më të urryer që shqiptarët kanë patur pas Enver Hoxhës appeared first on Albeu.com.

Pas reagimit të Mateos, flet për herë të parë Brikena për nominimin

By: M C
18 January 2026 at 19:39

Pas nominimit të Mateos nga Brikena gjatë Prime-t të mbrëmshëm në “BBBA”, reagimi më i fortë erdhi vetë nga i nominuari, i cili u shfaq dukshëm i zhgënjyer dhe emocional në dhomën e rrëfimit. “Nuk e prisja.

Për mua ishte shumë zhgënjyese,” tha ai, duke shtuar se nuk e kishte imagjinuar kurrë veten jashtë këtij nominimi, e aq më pak të nominuar pikërisht nga Brikena.

Pas reagimit të tij, për herë të parë foli edhe Brikena në dhomën e rrëfimit gjatë pasdites së sotme. Ajo theksoi se nominimi nuk ishte hakmarrje.

“Hakmarrje, asnjëherë! Më ka bërë të ndihem keq dhe në atë moment më erdhi emri i tij, kaq,” tha ajo, duke iu referuar një situate që lidhej me Mateo dhe Kristin, ku Mateo i kishte thënë që kishte shkëmbyer një puthje me Brikenën, ku sipas kësaj të fundit kjo gjë nuk ka ndodhur.

Brikena shpjegoi se nuk ishte faji i saj për një keqkuptim dhe se ajo vlerëson të vërtetën mbi gjithçka tjetër: “Se s’është fakti te puthja, se s’ka ndonjë gjë të keqe të puthësh një person, por në momentin që nuk ka ndodhur, unë kam qejf një person që tregon të vërtetën…”

Reagimi i Brikenës tregon qartësisht se nominimi nuk ka qenë akt hakmarrjeje, por pjesë e dinamikës së lojës që shpesh provokon situata të papritura dhe tensione emocionale.

The post Pas reagimit të Mateos, flet për herë të parë Brikena për nominimin appeared first on Albeu.com.

“Silleni si tigra me demokratët”, Salianji nuk kursen Berishën me “shokë”: Çdo fund-zgjedhje bëni “mjau mjau” para qeverisë

By: M C
18 January 2026 at 19:22

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është treguar i ashpër me komentet drejtuar kreut të PD Sali Berisha dhe besnikëve të tij.

Salianji në Lezhë, u shpreh se Berisha me të vetët, sillen si tigër me demokratët dhe në përfundim të zgjedhjeve, kthehen në mace përballë qeverisë.

“Ç’është ky lidership që kërkon të bëhet tigër me demokratët dhe si mace me qeverinë? Ç’është ky lidership që kërkon të përjashtojë anëtarësinë, ata që kanë sakrifikuar për 13 vite gjithçka? Anëtarësia përjashton lidershimin. Ndërkohë që kërkojmë të largojmë Ramën, lidershipi i PD bën si tigër me demokratët dhe pas cdo palë zgjedhjeve bën mau mau përballë qeverisë. Demokratët janë të fortë për tu përballur, nuk ka forcë që e ndalon bashkimin e demokratëve në çdo cep të Shqipërisë, nëse frymëzohen nëse vendoset në themel meritokracia”, tha Salianji.

The post “Silleni si tigra me demokratët”, Salianji nuk kursen Berishën me “shokë”: Çdo fund-zgjedhje bëni “mjau mjau” para qeverisë appeared first on Albeu.com.

“Të bashkohemi si bashkëudhëtarë!”/ Salianji nga Lezha: Do t’i shkojmë deri në fund kësaj rruge, t’i bashkojmë të gjithë rreth PD-së

By: M C
18 January 2026 at 18:49

Ish-deputeti Ervin Salianji ,theksoi se Lezha po jep një mesazh të qartë për vazhdimin deri në fund të kësaj nisme politike. Në një takim me mbështetësit e tij në Pallatin e Kulturës në Lezhë, Salianji nënvizoi se takimet me demokratët në çdo cep të Shqipërisë do të vijojnë pa u ndalur, me synimin kryesor për ta bërë Partinë Demokratike fituese.

Ish-deputeti, u shpreh se, salla e mbushur në Lezhë ka një peshë të veçantë politike, pasi sipas tij tregon qartë qytetarët shqiptarë duan ndryshim.

“Lezha po tregon se kjo punë ka marrë rrugën e vet dhe do t’i shkojmë deri në fund pa asnjë diskutim. Është vendi i historisë, i qëndresës dhe i dinjitetit shqiptar. Duhet të respektojmë mendimet tona dhe të bashkohemi si bashkëudhëtarë në këtë udhëtim politik të lodhshëm, por krenar.”

The post “Të bashkohemi si bashkëudhëtarë!”/ Salianji nga Lezha: Do t’i shkojmë deri në fund kësaj rruge, t’i bashkojmë të gjithë rreth PD-së appeared first on Albeu.com.

Kryeministri i Kanadasë pranon ftesën e Trump për Këshillin e Paqes: Do bëjmë ç’të mundemi për të lehtësuar dhimbjen e popullit në Gaza

By: M C
18 January 2026 at 18:33

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka pranuar fillimisht ftesën e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për të përfshirë vendin e tij në Këshillin e Paqes për Gazën, edhe pse detajet e pjesëmarrjes ende nuk janë finalizuar.

Carney tha se Trump i kishte prezantuar idenë disa javë më parë, dhe qeveria kanadeze do të bëjë çfarë mundet për të lehtësuar dhimbjen e njerëzve në Gaza. “Ende nuk kemi mbyllur të gjitha detajet për strukturën, mënyrën e funksionimit dhe financimin e mundshëm…”, deklaroi ai për gazetarët nga Doha.

“Do t’i punojmë këto gjatë ditëve të ardhshme,” shtoi kryeministri kanadez.

Sipas një dokumenti që Reuters mori në dorë, drafti i statutit që iu dërgua rreth 60 vendeve nga administrata amerikane parashikon që shtetet anëtare të kontribuojnë me 1 miliard dollarë në para të gatshme, nëse duan që pjesëmarrja e tyre në Këshillin e Paqes për Gazën të zgjasë mbi tre vjet.

“Çdo shtet anëtar do të ketë një mandat që nuk tejkalon tre vjet nga hyrja në fuqi e statutit, me mundësi rinovimi nga Presidenti,” thuhet në dokumentin, raportoi fillimisht Bloomberg News.

The post Kryeministri i Kanadasë pranon ftesën e Trump për Këshillin e Paqes: Do bëjmë ç’të mundemi për të lehtësuar dhimbjen e popullit në Gaza appeared first on Albeu.com.

Vendimi i rëndësishëm për të ardhmen e birit të tyre, bashkëshortja e Shpat Kasapit merr kujdestarinë e Roelit

By: M C
18 January 2026 at 18:29

Pas humbjes së dashurisë së saj të jetës dhe babait të Roelit, Shpat Kasapit, Selvije Jaho, ka ndërmarrë së fundmi një hap të rëndësishëm që lidhet me të ardhmen e birit të tyre të vogël.

Në një deklaratë publike, ajo ka sqaruar se është kujdestarja e vetme ligjore e Roelit, duke theksuar se megjithëse mungesa e të atit do ta shoqërojë gjithë jetën, roli i saj si nënë mbetet i palëkundur dhe prioritet absolut.

Ajo shprehet se do të vazhdojë të kujdeset për djalin e saj në çdo aspekt, me gjithë forcën, dashurinë dhe përkushtimin që ka.

“E bëj këtë deklaratë për të vetmen arsye që të theksoj se jam kujdestarja e vetme ligjore e Roelit.

Edhe pse babai i mungon dhe do t’i mungojë gjithë jetën, unë si nënë e kam prioritet absolut të kujdesem për të në çdo aspekt të mundshëm, deri sa të kem forcë dhe jetë.

Roeli ka një familje si nga ana e Shpatit si dhe nga ana ime që e mbeshtet në maksimum dhe nuk i mungon asgjë falë Zotit, secili në mënyrën e vet mundohen për Roelin, por për transparencë dhe për të ditur se kujt duhet t’i falënderohem, po e ndaj këtë publikisht.

Nuk dua që asnjë mbështetje të shkojë pa u falënderuar nga ana ime, por gjithashtu nuk dua që askush të përfitojë në emër të Roelit, pasi Roeli e ka llogarinë bankare personale dhe jam e vetmja që mund të flas për gjendjen e djalit tim të mitur!

Ju faleminderit shumë”, shkruan bashkëshortja e Shpat Kasapit.

The post Vendimi i rëndësishëm për të ardhmen e birit të tyre, bashkëshortja e Shpat Kasapit merr kujdestarinë e Roelit appeared first on Albeu.com.

Ligj i ri për emigrantët në Greqi, 90 mijë leje qëndrimi drejt legalizimit

By: M C
18 January 2026 at 17:56

Ministria e Migracionit dhe Azilit në Greqi ka paraqitur një projektligj të ri që sjell ndryshime të rëndësishme në kuadrin e emigrimit ligjor, me qëllim zgjidhjen e problemeve në lëshimin dhe rinovimin e lejeve të qëndrimit, uljen e burokracisë dhe përmbushjen e nevojave të ekonomisë greke për fuqi punëtore.

Projektligji pritet të dorëzohet së shpejti në Komisionin përkatës Parlamentar dhe vjen në një kohë kur çështja e emigracionit po rikthehet fuqishëm në qendër të debatit, si në nivel kombëtar ashtu edhe europian.

Qeveria synon të bëjë një ndarje të qartë mes emigrimit ligjor dhe atij të paligjshëm. Siç deklaroi ministri i Migracionit dhe Azilit, Thanos Plevris.

“Me projektligjin e ri për migrimin ligjor, po i japim fund vonesave kronike dhe bllokimeve burokratike që kanë dëmtuar punëtorët dhe bizneset”, tha ai.

Aktualisht, në Greqi jetojnë rreth 793 mijë emigrantë me dokumente të rregullta, ndërsa afro 293 mijë aplikime për leje qëndrimi mbeten ende në pritje.

Vonesat kanë krijuar pasiguri për përfituesit, pasi shpesh lejet lëshohen pas skadimit, duke sjellë vështirësi në punësim dhe integrim shoqëror. Me rregullat e reja, pritet që rreth 90 mijë leje të zgjidhen menjëherë dhe 90 mijë të tjera brenda dy viteve të ardhshme.

Projektligji përfshin masa që lehtësojnë emigrantët që ndodhen tashmë ligjërisht në vend. Parashikohet rinovimi automatik i disa kategorive të lejeve të qëndrimit, veçanërisht kur emigranti vazhdon të punojë për të njëjtin punëdhënës, duke shmangur dorëzimin e panevojshëm të dokumenteve.

Gjithashtu, çdo leje e re qëndrimi do të ketë një kohëzgjatje minimale prej dy vitesh, në mënyrë që vonesat administrative të mos i dëmtojnë emigrantët dhe të mos çojnë në humbje formale të statusit ligjor.

Një dispozitë e veçantë u jep mundësi emigrantëve që kanë jetuar ligjërisht në Greqi për pesë vjet ose më shumë, të riaplikojnë dhe të pajisen me leje qëndrimi, pasi të korrigjohen mangësitë procedurale.

Ministria do të forcojë gjithashtu administratat që shqyrtojnë aplikimet dhe do të lejojë transferimin e dosjeve mes rajoneve, për të lehtësuar ngarkesën dhe për të përshpejtuar proceset.

Një tjetër masë ka të bëjë me emigrantët mbi 65 vjeç, të cilët kanë jetuar dhe punuar ligjërisht në Greqi për të paktën 20 vjet. Ata do të mund të qëndrojnë në vend pa detyrimin për të punuar, me kusht që të kenë sigurim shëndetësor dhe pensione private.

Një risi në projektligj është mundësia për të ndryshuar punëdhënës pa humbur statusin ligjor të qëndrimit, çka rrit lëvizshmërinë në tregun e punës dhe ul rrezikun e shfrytëzimit.

The post Ligj i ri për emigrantët në Greqi, 90 mijë leje qëndrimi drejt legalizimit appeared first on Albeu.com.

Qeveria siriane dhe forcat kurde bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm

By: M C
18 January 2026 at 17:41

Qeveria siriane dhe Forcat Demokratike Siriane (SDF) kanë arritur një marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm në të gjitha frontet, pas disa ditësh përleshjesh në verilindje të vendit, ku ushtria kishte avancuar në zona të kontrolluara nga kurdët. Lajmi bëhet i ditur nga mediat shtetërore siriane.

Sipas marrëveshjes, ndalen të gjitha armiqësitë, ndërsa Damasku rimerr kontrollin e plotë të fushave strategjike të naftës. Një pikë kyçe e marrëveshjes është edhe shpërbërja e SDF si milici autonome, me integrimin e tyre në strukturën zyrtare të ushtrisë siriane.

Marrëveshja u nënshkrua sot nga presidenti i përkohshëm Ahmed al-Sharaa dhe kreu i SDF, Mazloum Abdi, duke shënuar rikthimin e autoritetit qendror të Damaskut në zona që kishin qenë nën autonomi kurde për më shumë se një dekadë.

Pikat kryesore të marrëveshjes:

Unifikim administrativ: Institucionet shtetërore do të rikthehen në provincat Raka, Deir ez-Zor dhe Al-Hasaka.

Kontroll i infrastrukturës: Shteti merr nën administrim kufijtë, aeroportet dhe digat strategjike, përfshirë digën e Tabkës.

Integrim shoqëror: Një dekret shoqërues njeh gjuhën kurde si gjuhë kombëtare dhe rikthen shtetësinë siriane për mijëra kurdë që e kishin humbur prej dekadash.

Marrëveshja konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm politik dhe ushtarak për stabilitetin e Sirisë dhe për të ardhmen e rajoneve verilindore të vendit.

The post Qeveria siriane dhe forcat kurde bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në afërsi të Milotit, 4 persona dërgohen me urgjencë në spital

By: M C
18 January 2026 at 17:22

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë – Laç në afërsi të Milotit.

Katër persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarve.

Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në afërsi të Milotit, 4 persona dërgohen me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Disa orë pas kërcënimeve të Trump mbi vendosjen e tarifave, ushtria gjermane largohet me nxitim nga Grenlanda

By: M C
18 January 2026 at 17:10

Ushtria gjermane është larguar nga Grenlanda me nxitim disa orë pas kërcënimeve të Trump. Bild flet për largimin e papritur të ushtarëve gjermanë që mbërritën në Grenlandë vetëm 44 orë pas mbërritjes së tij në ishullin Arktik, duke publikuar foton përkatëse nga aeroporti. Berlini tha se 15 ushtarët do të qëndronin në Grenlandë më gjatë se sa ishte planifikuar fillimisht.

Sipas mediave të huaja, vendimi u mor sot, të dielën, në mëngjes pa i dhënë asnjë shpjegim ushtrisë. Urdhri ishte i thjeshtë “kthehu”, shkruan Bild, duke shtuar se të gjitha takimet e gjermanëve të planifikuara për sot në Grenlandë u anuluan me nxitim.

Tani për tani, megjithatë, mbetet e paqartë nëse vendimi i Berlinit lidhet me kërcënimet e Trump të shtunën për të vendosur tarifa ndaj 8 vendeve evropiane, përfshirë Gjermaninë që dërguan trupa në Grenlandë apo nëse lidhet me arsye të tjera.

The post Disa orë pas kërcënimeve të Trump mbi vendosjen e tarifave, ushtria gjermane largohet me nxitim nga Grenlanda appeared first on Albeu.com.

“Është në gjendje të rënduar”/ Mamaja e Inës kundër Keijsit? E zbulon miku i saj i ngushtë

By: M C
18 January 2026 at 16:51

Miku i ngushtë i Inës, i ftuar në “Fan Club” ka folur për gjendjen emocionale të mamasë së banores dhe opinionin që ajo ka në lidhje me lojën e Inës brenda shtëpisë së Big Brother.

Ai ka treguar se mamaja është në gjendje të rënduar emocionale për shkak të “gjykimit që i është bërë vajzës së saj”. Megjithatë nuk ka shprehur asnjë opinion kundër marrëdhënies së saj me Keijsin.

“Mamaja është në gjendje të rënduar. Ajo nuk do që Ina të dalë. Po kush është ai prind që do ndihej mirë që vajza e saj të gjykohej në mënyrë kaq masive kur në fund të ditës në çdo edicion Big Brotheri ose Përputhen, trekëndëshat kanë ekzistuar.

Unë mendoj që meraku prindëror të bën ta duash vajzën tënde larg çdo lloj personi që deri diku mund të rrezikojë imazhin. Sidomos për faktin që prindërit tek vajzat e shohin si gjë më delikate dhe mashkullin si rrezik për fëmijën e tyre. Po megjithatë nuk më ka shprehur asnjë opinion kundër Keijsit”, u shpreh shoku i ngushtë i Inës.

The post “Është në gjendje të rënduar”/ Mamaja e Inës kundër Keijsit? E zbulon miku i saj i ngushtë appeared first on Albeu.com.

Këshilli i Paqes për Gazën, Trump kërkon 1 mld dollarë nga shtetet që duan një vend të përhershëm/ Mandatet e përkohshme do jenë 3-vjeçare, vendimet merren me shumicë votash

By: M C
18 January 2026 at 16:31

Administrata e Donald Trump ka kërkuar që vendet që duan të sigurojnë një vend të përhershëm në Këshillin e Paqes për Rripin e Gazës të kontribuojnë të paktën 1 miliard dollarë, sipas projekt-statutit të këshillit që ka siguruar Bloomberg.

Sipas dokumentit, Trump do të jetë presidenti i parë i këshillit dhe do të vendosë se cilët shtete ftohen si anëtarë. Vendimet do të merren me shumicë votash, ku çdo vend ka një votë, por gjithçka do të jetë nën miratimin e presidentit.

“Çdo vend-anëtar do të ketë një mandat jo më shumë se tre vjet, me mundësi rinovimi nga Presidenti. Afati trevjeçar nuk do të zbatohet për vendet që kontribuojnë mbi 1 miliard dollarë në vitin e parë të funksionimit,” thuhet në projekt-statutin.

Kritikët e këtij projekti shprehin shqetësim se Trump po tenton të krijojë një alternativë apo version konkurrues të OKB-së, të cilën e ka kritikuar për vite me radhë.

Këshilli përshkruhet si “organizatë ndërkombëtare që synon të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisje të ligjshme dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikte”. Ai do të marrë statusin zyrtar kur tre shtete-anëtare të bien dakord mbi statutin, sipas Bloomberg.

Trump gjithashtu do të ketë kompetencën për të miratuar stemën zyrtare të organizatës dhe ka ftuar disa liderë botërorë, përfshirë presidentin e Argjentinës, Javier Milei, dhe kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, për të marrë pjesë në Këshillin e Paqes për Gazën.

Ky projekt ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili deklaroi se nuk ka pasur “bashkëpunim” me vendin e tij për detajet.

Burime të informuara thanë se disa vende evropiane janë ftuar gjithashtu, por kontrolli që Trump ka mbi paratë është një problem i madh për shumicën e tyre. Disa shtete po punojnë kolektivisht për të kundërshtuar projektin.

Një zyrtar amerikan tha për Bloomberg se, edhe pse anëtarësimi është falas, 1 miliard dollarë do të sigurojë pjesëmarrje të përhershme. Paratë do të përdoren për të zbatuar menjëherë detyrat e Këshillit të Paqes për rindërtimin e Gazës.

Statuti parashikon se këshilli do të mblidhet të paktën një herë në vit për votime dhe sipas nevojës, me agjendën e miratuar nga presidenti. Ai do të mund të largojë anëtarë dhe të caktojë pasardhës të presidentit sipas dëshirës.

Së fundmi, Shtëpia e Bardhë njoftoi krijimin e Komitetit Ekzekutiv të parë të këshillit, i cili përfshin sekretarin e Shtetit Marco Rubio, i dërguarin e posaçëm për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, dhëndrin e Trump, Jared Kushner, dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair, përpara formimit të këshillit të plotë.

The post Këshilli i Paqes për Gazën, Trump kërkon 1 mld dollarë nga shtetet që duan një vend të përhershëm/ Mandatet e përkohshme do jenë 3-vjeçare, vendimet merren me shumicë votash appeared first on Albeu.com.

FIFA paralajmëron tifozët, pasi presidenti Trump ndaloi 15 vende të hyjnë në SHBA

By: M C
18 January 2026 at 16:29

Pas vendimit të Donald Trump për të vendosur ndalime udhëtimi për 15 vende pjesëmarrëse në Kupën e Botës, FIFA ka lëshuar një deklaratë.

SHBA-të janë bashkë-organizatorë të Kupës së Botës të ardhshme FIFA, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën, dhe ndalimi i udhëtimit hyn në fuqi vetëm disa muaj para fillimit të turneut.

FIFA tani i ka paralajmëruar tifozët dhe njerëzit e interesuar se një biletë ndeshjeje nuk ju garanton hyrjen në SHBA.

“Një biletë ndeshjeje nuk garanton hyrjen në vendin pritës dhe tifozët duhet të vizitojnë sot faqen e internetit të qeverisë së secilit vend për kërkesat e hyrjes në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin për shtyp të FIFA-s.

“Duke pasur parasysh kohën e përpunimit, FIFA rekomandon dorëzimin e aplikimit për vizë sa më shpejt të jetë e mundur.”

The post FIFA paralajmëron tifozët, pasi presidenti Trump ndaloi 15 vende të hyjnë në SHBA appeared first on Albeu.com.

Rangimi i universiteteve dhe cilësia e arsimit të lartë

By: M C
18 January 2026 at 16:10

Ahmed QAZIMI, PhD i Shkencave të edukimit

Rangimet e universiteteve janë bërë pjesë e pandashme e diskursit publik për arsimin e lartë. Çdo publikim i listave ndërkombëtare sjell reagime, krahasime dhe pritshmëri të reja, si nga institucionet akademike ashtu edhe nga studentët dhe prindërit. Në thelb, këto renditje ofrojnë një pasqyrë të rëndësishme mbi pozicionimin global të universiteteve dhe mbi kapacitetet e tyre kërkimore dhe institucionale.

Sistemet e njohura të rangimit bazohen në indikatorë të matshëm dhe të krahasueshëm: prodhimi shkencor, citimet akademike, reputacioni ndërkombëtar, raporti staf–student, ndërkombëtarizimi dhe burimet financiare. Këta tregues janë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm për të kuptuar forcën akademike dhe kërkimore të një universiteti, veçanërisht në kontekstin e studimeve të avancuara dhe konkurrencës globale.

Por arsimi i lartë nuk është vetëm çështje pozicioni në lista. Cilësia e një universiteti ndërtohet dhe dëshmohet çdo ditë në procesin mësimor, në auditorë, në laboratorë dhe në përgatitjen reale të studentëve për jetën profesionale. Prandaj, krahas treguesve të rangimit, është e domosdoshme të marrim parasysh edhe parametra të tjerë që e plotësojnë vlerësimin e përgjithshëm të cilësisë.

Një prej tyre është cilësia e mësimdhënies. Aftësia pedagogjike e stafit akademik, përkushtimi ndaj studentëve, qasja interaktive dhe përditësimi i programeve studimore janë elemente që ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e studentit. Universitetet më të suksesshme janë ato që arrijnë të ruajnë ekuilibrin mes kërkimit shkencor dhe mësimdhënies cilësore.

Po aq i rëndësishëm është edhe profili profesional i mësimdhënësve. Përvoja e tyre praktike, angazhimi në projekte reale, lidhja me sektorin publik dhe privat, si dhe njohja e zhvillimeve bashkëkohore të profesionit, e bëjnë mësimdhënien më të aplikueshme dhe më relevante për tregun e punës. Ky dimension i cilësisë nuk pasqyrohet gjithmonë drejtpërdrejt në renditje, por ka ndikim të madh në rezultatet afatgjata të arsimit.

Një tregues gjithnjë e më i rëndësishëm i cilësisë është punësimi i shpejtë i të diplomuarve dhe kërkesa e tregut për kuadrot e prodhuar nga universiteti. Kur absolventët integrohen shpejt në tregun e punës, kur profesionet e tyre janë të kërkuara dhe kur punëdhënësit shprehin besim në formimin e tyre, kjo është dëshmi e qartë se universiteti po përmbush misionin e tij shoqëror dhe ekonomik.

Në këtë kontekst, lidhja e universiteteve me nevojat reale të shoqërisë, zhvillimi i praktikave profesionale, bashkëpunimi me biznesin dhe institucionet publike janë elemente që rrisin cilësinë e arsimit të lartë dhe e bëjnë atë funksional dhe të qëndrueshëm.

Prandaj, rangimet universitare dhe parametrat e tjerë të cilësisë nuk duhen parë si alternativa, por si pjesë të së njëjtës tablo. Renditjet ofrojnë orientim dhe krahasueshmëri, ndërsa mësimdhënia cilësore, punësimi i të diplomuarve dhe ndikimi shoqëror japin përmbajtjen reale të arsimit të lartë.

Një debat serioz mbi universitetet kërkon pikërisht këtë qasje të balancuar: të vlerësojmë pozicionimin ndërkombëtar, por edhe rezultatet konkrete; të lexojmë renditjet, por edhe realitetin që prodhojnë universitetet në shoqëri.

The post Rangimi i universiteteve dhe cilësia e arsimit të lartë appeared first on Albeu.com.

Motra e Keijsit përplaset me Françeskën në studio: Vëllai im ka parë gjëra që njerëzit nuk i kanë parë akoma

By: M C
18 January 2026 at 16:04

Mes tensioneve, akuzave dhe ngritjeve të zërit, kështu është shoqëruar kjo puntantën e Fun Club, ku e ftuar ka qenë motra e Keijsit, Sara.

Ajo është përplasur me opinionisten e këtij formati, Françeskën, e cila iu drejtua me termat “mashtrues, gënjeshtar” për vëllain e saj. Këto komente nuk u pranuan nga motra e Keijsit e cila e ka kundërshtuar Françeskën, teksa më tej ka shtuar se vëllai i saj është një person i dashur, me shoqëri të mirë dhe shumë pasione.

Sipas Sarës, mënyra si po e bën lojën është në kundërpërgjigje të sulmeve që atij po i bëhen dhe se deri më tani në asnjë moment nuk ka ofenduar asnjë nga vajzat atyre brenda.

“Keijsi ka parë gjëra që njerëzit nuk i kanë parë akoma. Ai është rritur me shokë të mirë.

Nuk mendoj se Keijsi ka ofenduar një vajzë aty. E ka pasur me meshkujt e shtëpisë jo me vajzat. Është i përkëdhelur, qoftë dhe unë dhe Keijsi jemi të përkëdhelur në familje dhe në shoqëri. Nuk arrin ta kuptojë 100% që gjërat që thotë marrin tjetër kuptim. Nuk është një emision siç është Big Brother. Nuk e kupton që gjërat që bën jashtë mund të duken gabim.

Do i thoja që të ulë tonet e tija në mënyrën se si i drejtohet njerëzve. Kur ofendohet nga të tjerët, të jetë pak i moderuar. Ne disa veprime themi që duhet ti marrë pak më qetësisht gjërat. Ne e dimë që Keijsi nuk është `100% siç është aty”, tha ajo.

The post Motra e Keijsit përplaset me Françeskën në studio: Vëllai im ka parë gjëra që njerëzit nuk i kanë parë akoma appeared first on Albeu.com.

❌
❌