Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 December 2025Main stream

Izraeli vret anëtarin e forcës “Quds” të Iranit

By: Re Nato
25 December 2025 at 21:20

Ushtria izraelite njoftoi sot (25 dhjetor), se kishte vrarë një luftëtar nga Forca elitare Quds të Iranit.

Viktima u cilësua si krahu i operacioneve speciale të jashtme të Gardës Revolucionare, dhe ngjarja ndodhi gjatë një sulmi të radhës në Liban.

Izraeli akuzon Forcën Quds për planifikimin e sulmeve kundër territorit izraelit “nga Siria dhe Libani”.

“Hussein Mahmoud Marsad al-Jawari ka luajtur një rol qendror në njësinë operative të Forcës Quds, Njësia 840, dhe në vitet e fundit ka marrë pjesë në planifikimin e sulmeve terroriste kundër Shtetit të Izraelit nga Siria dhe Libani”, tha ushtria izraelite IDF, në një deklaratë.

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për ndeshjet e play off

By: Re Nato
25 December 2025 at 21:00

Ish trajneri i kombëtares, Gianni de Biasi thotë se është kontaktuar nga 3 kombëtare europiane.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, de Biasi u shpreh se do të ishte katastrofë nëse Italia nuk do ia dilte sërish të kualifikohej për në Botërorin 2026.

Ndër të tjera, de Biasi pati edhe një këshillë për trajnerin aktual të kuqezinjve, Sylvinho, lidhur me ndeshjet e play off.

Sokol Balla: Do ishit i hapur për një ofertë për të stërvitur një skuadër qoftë edhe klubesh apo një përfaqësuese?

Gianni de Biasi: Unë jam kontaktuar në mars për të marr një klub të madh në Serinë B në Itali, bëhej fjalë për Palermon, fituan dy ndeshjet e radhës dhe nuk më morën më. Më kërkuan të drejtoj Persepolis në Iran, por të shkosh në Iran është njëlloj si të rrezikosh kockat. Kam mundësinë për të bërë zgjedhje, nëse gjej opsionin që më pëlqen, që jam brenda me 100 % të projektit, por në aspektin fiktiv nuk është se jam i detyruar për të bërë një zgjedhje.

Sokol Balla: Je bërë pak tekanjoz..

Gianni de Biasi: Jo jo, nuk jam i vështirë, jam duke e thënë në një mënyrë pak alegorike, për të treguar si histori. Jam shumë më ndryshe, por në një moment të dytë, vjen dikush ma mbush mendjen me tregon dy tre gjëra, por nëse dicka ma mbush vërtetë zemrën unë shkoj. Ajo që më pëlqen është se kam një dëshirë të çmendur, një pasion të çmendur që të vijoj ta bëj.

Sokol Balla: Çfarë bën Giani De Biasi ndërsa pret telefonatën e artë për t’u rikthyer në futbollin aktiv?

Po kam marrë 3 telefonata në tre javë nga tre kombëtare. Shpresoj që me njërën prej tyre uroj shumë të arrij të konkretizoj diçka. Njëra është shumë e mirë, dy të tjerat janë realitete diskrete.

Europiane, apo ..?

Europiane.

Sokol Balla: Qenka interesante, edhe pse do doja që Italia të skualifikohej se besoj skuadrat ju marrin ju në telefon kur janë në momentin e tyre më të vështirë. Aty vjen De Biasi dhe i shpëton.

Gianni de Biasi: Unë uroj që Italia të shkojë në Botëror, jam italian, jam edhe shqiptar. Por besoj se Italia duhet ta meritojë, edhe nëse nuk shkon është gjithmonë faji jonë.

Sokol Balla: Tre herë rresht do të ishte ..

Gianni de Biasi: Do ishte katastrofë.

Sokol Balla: Me çfarë merreni në kohën tuaj, përvec faktit që duket se mbaheni në formë optimale fizike.

Gianni de Biasi: Në verë shkoj me biçikletë në shtëpinë time që kam në Siçili, kam bërë tre muaj pushime. Gjatë sezonit ndjek fubollin, dhe më pas i dedikohem më shumë dashurive të mia, familjes etj.

Sokol Balla: Ndërkohë vini shumë shpesh në Shqipëri.

Gianni de Biasi: Më ftojnë dhe unë vij. Kur janë evente të tilla si kjo e galasë së futbollit, është gjithmonë kënaqësi. Unë kam shumë miq në Shqipëri, keni një kuzhinë që më pëlqen shumë dhe ndihem mirë.

Sokol Balla: Ka ndonjë projekt në Shqipëri?

Gianni de Biasi: Jo, kam shumë investime imobliare nëpër Europë, ishte diçka interesante për të bërë diçka interesante vite më parë, kur isha këtu trajner por nuk rrezikova. Kam shumë opsione nëpër Europë.

Sokol Balla: Pas asaj që ndodhi në 2016, nisi si një dritare e atyre ditëve dhe përfundoi një libër, që unë e quajta loja që ndryshoi Shqipëri. Ke qenë në përurimin e atij libir. Është gjithmonë dilema, e ndryshoi futbolli Shqipërinë apo ndryshimi i Shqipërisë u shfaq edhe në futboll. Ju çfarë mendoni? Sa realisht e ndryshoi futbolli Shqipërinë?

Gianni de Biasi: Unë mendoj se futbolli i ka dhënë një dorë të madhe Shqipërisë. Në këto terma thelbësore, vetëm fakti për të parë një grup djemsh që nisën një rrugë të gjatë, me  dëshirën, angazhimin dhe impenjim, arritën një objektiv të pabesuar nga shumë njerëz. Por duke punuar shumë me anën  psikologjike, u bindëm dhe bindëm veten që mund t’ia dilnim dhe këtë e përcollëm te të gjithë shqiptarët. Dhe më pas gjëja që pash më pas, nuk është që ne e bëmë këtë më parë dhe ndodhën më pas zhvillimet në Shqipëri. Kur erdha në 2012, rrugët ishin problematike, ndërkaq vjen pas shumë vitesh në Shqipëri dhe sheh një ndryshim radikal, të rrugëve, infrastrukturës, të imazhit. Shqipëria ka bërë hapa gjigandësh, është një interlokutor shumë i rëndësishëm edhe në nivelin ndërkombëtar, për gjitha raportet me vende të ndryshme. Fillimisht me Italinë, por edhe me komunitetin europian.

Sokol Balla: Në fakt lojtarët që luajnë në Serie A, nuk quhen ekstrakomunitarë, pra lojtarët shqiptarë quhen lojtarë komunitarë dhe falë një pasaporte shqiptare, që mori Zhegrova ai sot luan te Juventus dhe kjo është shenjë e progresit. Ndjen dicka që ndoshta mund ta kishe bërë më mirë?

Gianni de Biasi: Unë mendoj që gjithmonë mund të bëhet më mirë, por në momente të vecanta duhet edhe të kënaqesh me atë që ke arritur në jetë. Sepse nëse përballesh me trishtimin nuk shkon mirë. Ajo që bëmë ne ishte dicka e jashtëzakonshme, por mund të bënim edhe dicka më shumë, por nuk duhet që të mos kënaqemi me këtë që kemi arritur.

Sokol Balla: Për ta mbyllur, një këshillë për Sylvinho për ato dy ndeshje të marsit

Gianni de Biasi: Luaj siç luajte me Serbinë dhe mos e vrit mendjen fare, luaj siç luajte me Serbinë!/abcnews.al

De Biasi e tregon në “Real Story”: Kur e mora vendimin për t’u larguar nga drejtimi i Shqipërisë

By: Re Nato
25 December 2025 at 20:53

Ish trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka folur për periudhën në të cilën drejtoi ekipin përfaqësues të Shqipërisë.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, de Biasi u shpreh se përpara ndeshjes me Izraelin, ai vendosi që të largohej nga kombëtarja.

De Biasi thotë se nuk ia tha askujt, por e ndjente se kishte mbërritur në fund të rrugëtimit, pas 5 vitesh e gjysmë.

Sokol Balla: Një nga momentet që mbaj mend më shumë simpati është mënyra si ti ike nga Kombëtarja. E kishe kuptuar se erdhi mbyllja e një cikli, por prite atë momentin kur arrite fitoren e fundit para se të jepje dorëheqjen dhe të largoheshe.

Gianni de Biasi: Jo, mund të themi se e kisha vendosur përpara ndeshjes me Izraelin. E kisha vendosur vetë, pavarësisht se nuk i kisha thënë kujt, sepse e ndjeja. Isha këtu 5 vite e gjysmë dhe kisha mbërritur në fund të një rrugëtimi. Nuk rri këtu për të marr rrogën, pas fitores mora Presidentin dhe i komunikova që ‘kaq ishte’. Pse e thash, mungonin 4 ndeshje, ne ishim të tretët, kishim Spanjën dhe Italinë në atë grup eleminator, përtej kësaj ishim në vendin e tretë. Kishin mbetur 4 ndeshje por që këto do të shërbenin për trajnerin e ri për projektin e ardhshëm. Unë në këtë rast bëra një gjest dashurie në raport me Shqipërinë dhe Federatën. Nuk u largova për shkak të kontratës, unë më tej shkova në Spanjë.

Sokol Balla: Më pas eksperienca me Azerbajxhanin, je dakord me mua kur unë them se kulmi yt profesional patjetër është Shqipëria?

Gianni de Biasi: Unë shkova në Azerbajxhan, për të tentuar të bëj atë që bëra këtu, por ka një diferencë mentaliteti thelbësore. Të kualitetit dhe të ambjentit. Këtu luaje ndeshjen me ekipin Kombëtar dhe ishte një festë, vinin njerëzit të mbështesnin, në Azerbajxhan nuk vinte askush në ndeshje. Te Karabaku shkonin 30 mijë, te ndeshjet e ekipit kombëtar shkonin 2 mijë. Unë në Azerbajxhan fitova 5 ndeshje radhazi me Kombëtaren, dhe nuk do t’i fitojnë më kurrë në historinë e tyre. Dhe u largova nga Azerbajxhani pas 3 vitesh e gjysmë sepse u mbusha, nuk më ndihmonte askush. Ai zotëria që e kemi në foto pas më dëgjonte dhe më dha gjithmonë rrugë të lirë, dhe gjithmonë më duhet t’i them Armandos, faleminderit që më dhe mundësinë për të punuar. I thoja shpesh ‘President më duhet të shkoj filanin në Gjermani, shko Giani nuk ka problem’, të gjitha këto në Azerbajxhan përgatita shumë gjëra që i futën në sirtar dhe nuk merrej njeri. Dhe kështu u largova, për momentin nuk kam gjetur ende asgjë.

Sokol Balla: Këtë doja t’ju pyes, ju dhe aktiviteti aktiv në futboll. Ju kam parë në komente, televizione italiane, zvicerane. Ju shoh shumë aktiv fizikisht dhe nuk shoh shumë trajnerë cilësorë italianë.

Gianni de Biasi: Unë besoj se kam bërë shumë gabime në jetën time, edhe kur fitoja. Sot e shoh 15 vitesh dhe them sa budalla kam qenë në ato momente. Sepse mbaja një qëndrim prej diktatori

Sokol Balla: Pak ishe..

Gianni de Biasi: Por ka mënyra e mënyra edhe për të komunikuar edhe në dhomat e zhveshjes, ku mund të arrihen rezultate edhe në një mënyrë tjetër. Por unë kisha vetëm një mënyrë për të reaguar. Kur erdha në Shqipëri, erdha në mënyrë tjetër të arsyetuari. Edhe pse mbështja nga njerëzit ishte 110, jo 100%, por ndonjëherë në momente të ndryshme e kaloja cakun dhe bëja gabime. Por kjo përkthehej në eksperiencë dhe tani jam shumë me ndryshe se 2012 apo 2016, kanë kaluar shumë vite. Në këto 10 vite jam matuar shumë gjëra, kam patur shumë momente reflektimi, sepse janë ndryshuar edhe modulet e aftësisë për të kritikuar, dhe unë mendoj se tani kam mundësinë, aftësinë, për të menaxhuar cdo lloj situate. Vetëm se nuk më thërrasin./abcnews.al

Botërori, Kosova në play off/ De Biasi: Shpresoj të kalojë, do ishte hera e parë në historinë e saj

By: Re Nato
25 December 2025 at 20:44

Ish trajneri i kombëtares, Gianni de Biasi shpreson se Kosova do të kualifikohet në Botërorin 2026, përmes fazës play off.

Në një intervistë për “Real Story” në ABC News, De Biasi u shpreh se Kosova dhe Shqipëria kanë skuadra me identitete të ndryshme.

Sokol Balla: Edhe Kosova është pranë Botërorit.

Gianni de Biasi: Shpresojmë, do të ishte hera e parë në historinë e saj.

Sokol Balla: Mendoj se do ishte më mirë nëse përplasemi, pasi mendoj se ka ardhur momenti të reflektojmë a na duhen dy ekipe shqiptare, apo ndoshta duhet të bëjmë atë që bënë kroatët, malazezët, serbët, maqedonasit, kur u prish Jugosllavia. Sot jemi në paradoksin qe kemi një Kombëtare të Shqipërisë, dhe një përfaqësuese të Kosovës, kur në fakt të dyja janë ekipe shqiptare. Në këtë mes do përfitonte futbolli shqiptar.

Gianni de Biasi: Sigurisht, por gjithkush ka identitetin e tij, për sa kohë janë komunitetet e etnive, por tashmë janë dy situata të ravijëzuara Kosova dhe Shqipëria. Janë dy kombëtare vëllezër, ndoshta në një moment të dytë në Botërorin e ardhshëm mund të ndodhë. Në një të ardhme të afërt edhe mund të bashkohen dhe do jetë një surprizë e bukur./abcnews.al

“Nëse kalojmë Poloninë, fitojmë edhe ndeshjen e dytë play off”/ Botërori, de Biasi: Nuk kam ambicie të drejtoj sërish Shqipërinë

By: Re Nato
25 December 2025 at 20:38

Gianni de Biasi beson se nëse Shqipëria kalon Poloninë në ndeshjen e parë play off për Botërorin, ka shanse të fitojmë në ndeshjen e fundit, ndaj Ukrainës dhe Suedisë.

Ish trajneri i kombëtares, në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, de Biasi u shpreh se nuk ka ambicie të drejtojë Shqipërinë.

Sokol Balla: Duhet të mundim Poloninë në Varshavë që duket shumë e vështirë, nëse kalojmë duhet të mundim Ukrainën ose Suedinë që ka dy sulmuesit më të shtrenjtë të Premier Leagues sot.

Gianni de Biasi: Suedinë e kam mund edhe unë me Azerbaixhanin 3-0. Besoj se janë dy ndeshje shumë të vështira, kam përshtypjen që ai ‘djaloshi I vogël’ që ka Barcelona përpara të mos jetë në momentin më të mirë të tij, por do ta luajmë dhe mund të luajmë edhe si të barabartë edhe pse luajmë në fushën e tyre, më pas është për të parë kush kualifikohet. Nëse kalojmë Poloninë, do ta kalojmë edhe të dytën, por duhet të mbërrijmë mirë deri në mars, të mos kemi dëmtime, kemi shanse të mëdha.

Sokol Balla: Unë mendoj që sa herë ti vjen në një eveniment, dhe vjen gjithmonë i ftuar nga Federata, si ndihet Sylvinho mendoni ju sa herë ju sheh? Edhe ai ka ngritur një skudër shumë të mirë.

Gianni de Biasi: Sokol, unë nuk kam asnjë ambicie për të drejtuar sërish Shqipërinë, nëse vij këtu, vi për miqtë e mi, presidentin e FSHF, ju jeni miku im, të gjithë që unë kam patur mundësinë të njoh në këto 5 vite e gjysmë.  Unë nuk kam asnjë zili, nuk kam asnjë interes, ai ka bërë pikërisht atë që bëra unë, e coi skuadrën në Europian, tani është duke provuar për ta cuar në Botëror, dhe për ne shpresoj që t’ia dalë. Do të jem më shumë se sa i lumtur, madje nuk kam zili fare. Do të jem shumë i lumtur.

Sokol Balla: Ti je në rolin e babait shpirtëror të futbollit shqiptar, por po thoja si mendoni se ndjehet një trajner që ka patur po aq sukses sa ju, po nuk ka qenë i pari. Nuk mendoj se Sylvinho i druhet një rrokade, po ndoshta ndjen pak hijen tuaj.

Gianni de Biasi: Unë jam i bindur që ai nuk e ndjen hijen time. Është më i ri se unë, ka gjithë rrugën përpara, dhe unë i uroj që ta ketë sa më shumë fushore se sa malore. Duhet të marrë kënaqësinë më të madhe, është një person i aftë, si kur ishte lojtar por edhe tani si trajner. Edhe ai është duke përjetuar dicka që nuk e imagjinonte, e shpresonte, por nuk e imagjinonte. Është një trajner që është krenar për punën që ka bërë dhe mund të ecë me kokën lart. Kam ngritur dolli edhe me kryeministrin edhe me Sylvinhon, ishte dicka shumë e bukur, sa i përket mbarësive që kanë ndodhur me ekipin kombëtar.

Sokol Balla: Ti the vetë se Sylvinho është një trajner që ka krijuar identitetin e tij, edhe me Kombëtaren tonë, por a mund të krijojë dot identitetin vetë futbolli ynë. Ai bazohet në djem të talentuar që vijnë nga diaspora dhe shumë pak prej tyre prej skuadrave brenda Shqipërisë. Lojtarët cilësorë numërohen me gishtat e njërës dorë. Ata që sot luajnë me Kombëtaren, si Muca apo ndonjë tjetër.

Gianni de Biasi: Të themi se kampionati shqiptar nuk është se është në një nivel me ato që luajnë jashtë. e kështu duhet të themi se ne trajnerët kërkojmë të marrim më të mirët, e bën Italia që luan me lojtarë të ekipeve të standardeve të larta. Një kohë Italia e bënte me lojtarë që ishin brenda ekipeve, por të hapësh horizontet dhe të shikosh përtej kopshtit sepse mund të vijnë edhe mundësi të reja.

Sokol Balla: Pamë shembullin e Italisë, Spaletti dështoi me Kombëtare, ndërkohë që Gatusso pati shumë sukses.

Gianni de Biasi: Besoj se diferenca është se Gatusso deri tani ka patur gjithmonë skuadra të niveleve të mesme, por tashmë gjeti Italinë që u mund edhe nga Novergjia. Bëhet më e vështirë për trajnerin mund të jesh motivuesi më I madh por diferencën e bëjnë lojtarët me kualitet, sa më shumë t’i kesh aq më shumë do bësh diferencën. Besoj se sot në Itali kemi një Kombëtare interesante sepse kemi një portier të mirë, të fortë, mbrojtës të mirë. I kemi lojtarët por kur i bashkojmë bashkë nuk arrijmë që të marrim produktin e cilësisë prej tyre. Është i mirë Spaletti për lojtarët e klubeve, por kur pash rezultatet me Italinë, me ata lojtarë që ka mund të bëjë më mirë.

Sokol Balla: Mendoni si do ishte një Botëror me Shqipërinë, por pa Italinë

Gianni de Biasi: Nuk do kisha siklet fare për kë do të bëja tifo. Do të ishte diçka e jashtëzakonshme, por do të ishte një katastrofë e madhe për ne që Italia tre herë të ishte jashtë Botërorit, shpresoj së Rino të na çojë në Botëror./abcnews.al

VIDEO/ Përfshihet nga flakët rafineria e madhe e karburanteve në Rusi

By: Re Nato
25 December 2025 at 19:04

Në qytetin Novoshakhtinsk në rajonin rus të Rostovit, banorët raportuan një seri shpërthimesh dhe një zjarr të madh në një rafineri nafte lokale.

Guvernatori i rajonit konfirmoi se shkaku i shpërthimeve ishte një sulm ajror, shkruan Ukrainska Pravda.

Në rrjetet sociale u publikuan fotografi dhe video që tregojnë një kolonë të dendur tymi mbi zonën ku ndodhet objekti.

“Si pasojë e sulmit ajror, ka pasur shpërthime në zonën e qytetit Novoshakhtinsk. Sipas informacioneve të para, nuk ka të vdekur apo të lënduar. Informacionet po verifikohen. Shërbimet e emergjencës janë në terren dhe po organizohet fikja e zjarrit,” deklaroi guvernatori Jurij Sljusar.

The oil refinery in Novoshakhtinsk, southern Russia, has reportedly just been hit.

It has been targeted by Ukrainian drones multiple times before.
📹 Exilenova+ pic.twitter.com/xAlvYcQBc9

— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) December 25, 2025

 

Los Angeles në gjendje emergjente nga përmbytjet masive

By: Re Nato
25 December 2025 at 18:34

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Kaliforninë Jugore, duke shkaktuar përmbytje masive, rrëshqitje dherash dhe mbyllje të disa akseve kryesore rrugore.

Situata është përkeqësuar ndjeshëm në Los Angelos, ku autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës lokale.

Kryetarja e Bashkisë së Los Angelesit, Karen Bass, njoftoi se mijëra banorë janë detyruar të evakuohen në orët e para të mëngjesit të Krishtlindjes, pas paralajmërimeve për rrezik të menjëhershëm nga përmbytjet.

Sipas autoriteteve, në disa zona janë regjistruar mbi 28 centimetra reshje shiu brenda pak ditësh.

Stuhitë e fuqishme dimërore kanë shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike për më shumë se 61 mijë banorë, ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar në dhjetëra operacione shpëtimi për largimin e civilëve nga zonat e rrezikuara.

Rusia: Përparim i ngadaltë, por i qëndrueshëm në bisedimet për paqe në Ukrainë

By: Re Nato
25 December 2025 at 17:43

Rusia sheh përparim të ngadaltë, por të qëndrueshëm në bisedimet e paqes me Shtetet e Bashkuara për Ukrainën.

Kështu tha të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Në procesin e negociatave për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, dua të them në procesin e negociatave me Shtetet e Bashkuara, ka përparim të ngadaltë por të qëndrueshëm”, deklaroi ajo.

Zakharova shtoi se fuqitë e Evropës Perëndimore po përpiqeshin ta pengonin progresin dhe sugjeroi që Shtetet e Bashkuara t’i kundërviheshin lëvizjeve të tilla.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./abcnews.al

Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës

By: Re Nato
25 December 2025 at 17:31

Një mori dronësh rusë e kanë goditur qytetin port rus Temrijuk në rajonin Krasnodar në mesnatë duke ua vënë flakën rezervuarve të mëdhenj të naftës dhe duke dëmtuar objekte industriale, sipas autoriteteve rajonale dhe raportimeve të mediave ruse më 25 dhjetor.

Sulmet kanë ndodhur teksa forcat ruse kanë nisur një valë masive të sulmeve me dronë nëpër Ukrainë, duke goditur infrastrukturën e energjisë dhe zonat e banimit në disa rajone, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.

Sipas selisë për operacione rajonale të Krasnodarit, dy rezervuarë të naftës kanë marrë flakë pas sulmit në qytetin port në Detin Azov në jug të Rusisë.

Flakët janë përhapur në rreth 2.000 metra katrorë, ndërsa në raportimet preliminare nuk janë përmendur viktima. Në pamjet e publikuara nga disa media janë parë flakë duke dalë prej një rafinerie nafte në afërsi.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, një zyrtar i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, ia ka atribuuar zjarrin një sulmi ukrainas me dronë, ndonëse Kievi nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Raketat Javelin/ Eksperti Shala: Një nga armët më të suksesshme. Shqipëria, kopje të sistemit deri në 2030

By: Re Nato
25 December 2025 at 17:21

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se raketat Javelin janë ndër armët më të suksesshme në kohët moderne.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Shala u shpreh se deri në 2023, Shqipëria do të prodhojë armët e saj anti-tank.

“Planifikohet që deri në 2030, Shqipëria të prodhojë armët e saj anti-tank. Kjo tregon për një vizion. Padyshim, deri më tani, nuk është lejuar të jetë pjesë e mekanizmave. Ushtria shqiptare është në kuadër të misionit të KFOR. Si mesazh, vizita e shtafit të shtabit, kishte atë politik dhe atë ushtarak. Rrugëtimi i Kosovës, pas vitit 2028 do jetë në bashkërendim me Shqipërinë. Mesazhi ushtarak është tepër i rëndësishëm”, theksoi ai.

Lidhur me zgjedhjet në Kosovë, Shala deklaroi: “Çështjet e përcaktimit të fatit të Kosovës do vendoset në 28 dhjetor. Mund të themi që sipas të gjitha gjasave, do të kemi sërish zgjedhje të jashtëzakonshme në muajin prill. Mund të kemi cikël të ri zgjedhor sa i takon mandatimit të presidentit”./abcnews.al

Rrëzohet helikopteri në majën më të lartë të Afrikës, humbin jetën 5 persona

By: Re Nato
25 December 2025 at 16:36

Pesë persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në malin Kilimanxharo, maja më e lartë e Afrikës, në Tanzaninë veriore.

Aksidenti ndodhi përgjatë një prej rrugëve më të njohura të ngjitjes në mal, gjatë asaj që policia tha se ishte një mision evakuimi mjekësor për të marrë pacientët.

Midis të vdekurve ishin dy shtetas të huaj, ,si dhe një mjek vendas, një guidë turistike dhe piloti.

Helikopteri u rrëzua midis Kampit Barafu dhe Summit Kibo në një lartësi prej më shumë se 4,000 metrash.

Komandanti i policisë rajonale të Kilimanxharos, Simon Maigwa, tha se aeroplani operohej nga Kilimanjaro Aviation, një kompani që ofron evakuim mjekësor dhe shërbime të tjera të aviacionit.

Kompania ende nuk ka komentuar për incidentin.

Meloni paralajmëron: Viti 2026 do të jetë shumë më i keq se 2025

By: Re Nato
25 December 2025 at 16:25

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim të ashpër, duke parashikuar se viti 2026 “do të jetë shumë më i keq” se viti 2025.

48-vjeçarja bëri parashikimin jo aq festiv gjatë shkëmbimit tradicional të përshëndetjeve të Krishtlindjeve me stafin e Presidencës së Këshillit të Ministrave.

“Fundi i vitit 2025 ka qenë i vështirë për të gjithë ne. Mos u shqetësoni, sepse viti i ardhshëm do të jetë shumë më keq”, tha Meloni.

“Pra, pushoni siç duhet gjatë këtyre festave, sepse ne duhet të vazhdojmë t’i japim përgjigje këtij kombi të jashtëzakonshëm”, vazhdoi ajo.

Duke folur nga Pallati Qeveritar në Romë, Meloni e përshkroi vitin 2025 si një vit të përcaktuar nga luftëra të vazhdueshme — duke e paraqitur administratën e saj si një “familje” që kishte luftuar në fronte të shumta.

Fjalimi është pjesë e një tradite vjetore në të cilën udhëheqësja e Italisë zakonisht i jep kombit një mesazh shprese.

 

Mesha e Krishtlindjes/ Besimtarët katolikë kremtojnë ngjalljen e Krishtit në katedralen e Shën Palit

By: Re Nato
24 December 2025 at 23:49

Besimtarët e krishterë po kremtojnë festën më të rëndësishme të besimit të tyre, lindjen e Jezu Krishtit.

Në katedralen e “Shën Palit” në kryeqytet, u zhvillua mesha e shenjtë e Krishtlindjeve.

Në këtë vigjilie Krishtlindjesh, besimtarët kryejnë të gjitha ritet, ndërsa nuk mungon lutja në kishë./abcnews.al

SHBA thellon luftën me BE, ish-eurokomisionerit i mohohet viza

By: Re Nato
24 December 2025 at 23:45

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do t’u mohojnë vizat pesë personave, mes tyre edhe një ish-komisioner i Bashkimit Evropian, me arsyetimin se kanë tentuar të “detyrojnë” platformat amerikane të rrjeteve sociale të shtypin pikëpamje që nuk i mbështesin.

Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të ditur se masat prekin individë që, sipas Uashingtonit, kanë avancuar politika censurimi përmes shteteve të huaja dhe organizatave joqeveritare, duke synuar folës dhe kompani amerikane. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se bëhet fjalë për “aktivistë radikalë dhe OJQ të politizuara” që kanë promovuar goditje ndaj lirisë së shprehjes.

Në mesin e personave të përfshirë është Thierry Breton, ish-komisioneri evropian për tregun e brendshëm dhe rregullator i lartë i teknologjisë në Komisionin Evropian. Departamenti i Shtetit e përshkroi Breton si “arkitektin” e Aktit për Shërbimet Digjitale (DSA) të BE-së, i cili vendos detyrime të forta për moderimin e përmbajtjes në rrjetet sociale.

Breton reagoi duke e quajtur vendimin një “gjueti shtrigash”, ndërsa në një postim në platformën X shkroi: “Për miqtë tanë amerikanë: Censura nuk është aty ku mendoni se është”.

Akti për Shërbimet Digjitale ka ngjallur kritika të forta nga konservatorë amerikanë, të cilët pretendojnë se ai synon të censurojë opinionet e djathta. Brukseli i ka mohuar këto akuza. Breton ka pasur përplasje të drejtpërdrejta edhe me Elon Musk, pronarin e platformës X, lidhur me zbatimin e rregullave evropiane.

Së fundmi, Komisioni Evropian e gjobiti platformën X me 120 milionë euro, gjoba e parë e vendosur sipas DSA-së, duke argumentuar se sistemi i verifikimit me shenjën blu ishte “mashtrues” pasi nuk verifikonte realisht përdoruesit. Si kundërpërgjigje, X bllokoi Komisionin Evropian nga reklamimi në platformë.

“Protestat e Berishës nuk mbështeten nga qytetarët”/ Kthupi: Përjashton nga partia ata që nuk i binden

By: Re Nato
24 December 2025 at 23:33

Avokati Rezart Kthupi thotë se protestat e thirrura nga kreu i PD, Sali Berisha nuk mbështeten nga qytetarët.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kthupi u shpreh se Berisha përjashton nga partia ata që nuk i binden.

“Mendoj që ajo që kërkon Berisha është të rivitalizojë simpatizantët, por jo qytetarët. Protestat nuk mund të jenë politike. Duhet të sillet dhe të mbahet në këmbë nga qytetarët. Qytetarët nuk kanë marrë pjesë në këto protesta. Analiza është proces ndryshe nga botimi i librit. Ai libër ishte i vlefshëm për raportin e misionit të OSBE ODIHR. Sa i përket analizës, PD ka alergji. Lidershipi i partisë nuk ka marrë kurrë përgjegjësi. Statuti u shkel që kur zoti Salianji u ftua si anëtar i Kryesisë. Pas daljes nga burgu, Berisha vendosi ta shpërblente Salianji. Nuk ka asgjë për t’u habitur. Ajo parti ka funksionuar gjithmonë në atë formë. Përjashtohesh nëse je kundra Sali Berishës. Tani që nuk i shërben Berishës, është tradhtar i radhës”, theksoi ai./abcnews.al

❌
❌