Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 December 2025Main stream

Dea Mishel reagon pas krahasimit me Selin: S’jeni mirë

By: D Marku
29 December 2025 at 12:38

Krahasimet në rrjetet sociale mes personazheve publike duket se nuk kanë fund, e së fundmi në qendër të vëmendjes ka qenë Dea Mishel, e cila është vënë përballë Selin, banores së Big Brother VIP.

Pas postimeve dhe komenteve të shumta nga ndjekësit, ku dy vajzat u krahasuan për pamjen fizike dhe stilin, Dea Mishel ka reaguar publikisht përmes një story në Instagram. Ajo ka publikuar një mesazh që i ishte dërguar nga një ndjekës, i cili e pyeste nëse kishte qenë shtatzënë në të njëjtën kohë me Selin gjatë “Big Brother VIP 2”, duke e shoqëruar reagimin e saj me ironi.

“S’jeni mirë hahahahahaha. Ç’a futen biondet në Big, më ngjisni mua çdo vit”, ka shkruar Dea, duke treguar se kjo nuk është hera e parë që ajo përballet me krahasime të tilla.

Reagimi i saj është interpretuar si një përgjigje e drejtpërdrejtë dhe plot humor ndaj zhurmës së krijuar në rrjete, ndërsa Dea ka lënë të kuptohet se këto krahasime i konsideron të pavenda dhe të përsëritura.

Ndërkohë, postimi ka nxitur edhe më shumë diskutime mes ndjekësve, ku një pjesë e tyre shprehen se vajzat nuk kanë ngjashmëri, ndërsa të tjerë vijojnë të krahasojnë tiparet e tyre. Megjithatë, Dea Mishel duket e vendosur të mos i marrë seriozisht këto komente, duke zgjedhur t’u përgjigjet me ironi dhe qetësi.

The post Dea Mishel reagon pas krahasimit me Selin: S’jeni mirë appeared first on Albeu.com.

Shkurta Haxhiu hedh sërish akuza ndaj opinionisteve: Dhunuesen e mbajtën brenda

By: D Marku
29 December 2025 at 12:12

Pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova 4”, Shkurta Haxhiu ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke adresuar drejtpërdrejt opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari. Në një postim në Instagram, Shkurta ka shprehur pakënaqësinë e saj për mënyrën se si janë trajtuar disa situata brenda shtëpisë, veçanërisht ato që lidhen me përplasjet dhe akuzat për dhunë.

“Dy nominime brenda një nate u bënë për mua. Unë, si Shkurta Haxhiu, i shpëtova eliminimit nga publiku, sepse më votuan dhe më mbështetën. Por nuk i shpëtova ‘zarf-it të zi’ nga produksioni. Dhunuesen e mbajtën brenda, ndersa njé njeri qe nuk ka lënduar asnjeher askënd e nxorën jashtë. Kjo ishte një padrejtësi e madhe për mua.”

Ajo ka theksuar se, sipas saj, opinionistet kanë dhënë komente pa bërë një analizë të plotë dhe të drejtpërdrejtë të rrethanave. Shkurta thekson se ato kanë marrë rolin e “avokates”, duke përdorur fjalë të forta dhe duke e cilësuar sjelljen e saj si dhunë, pa marrë parasysh provokimet që kanë sjellë këto situata.

Për më tepër, ajo e ka kritikuar standardin e dyfishtë të gjykimit, duke shtuar se sikur të kishte qenë ajo në anën e opinionisteve, reagimet dhe komentet do të ishin krejtësisht të ndryshme. Shkurta ka theksuar se dhuna do të ishte trajtuar ndryshe dhe se reagimi publik do të kishte pasur një tjetër drejtim.

Ky reagim i Shkurtës ka sjellë një diskutim të ri mbi mënyrën si trajtohen situatat kontroverse dhe akuzat në emisionet e këtij formati.

The post Shkurta Haxhiu hedh sërish akuza ndaj opinionisteve: Dhunuesen e mbajtën brenda appeared first on Albeu.com.

Epike/ Kandidati i LDK-së e pranon humbjen me këngën e Medës: Ma mirë mos t’isha gjallë…

By: D Marku
29 December 2025 at 11:56

Ermal Sadiku, kandidat i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për deputet, ka reaguar me ironi pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura të dielën, duke zgjedhur rrjetet sociale si formë shprehjeje ndaj zhvillimeve politike.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas numërimit të mbi 94 për qind të votave, rezulton se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forcë e parë me rreth 49.92 për qind të votave. Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.15 për qind, ndërsa LDK-ja pozicionohet në vendin e tretë me 13.81 për qind.

Në reagimin e tij, Sadiku ka publikuar në Facebook një video të shkurtër, e shoqëruar me një këngë të këngëtarit Meda. Në sfond dëgjohet fraza “Ma mirë mos t’isha gjallë të dielën mbrëma”, e cila është interpretuar nga ndjekësit si një reagim ironik dhe simbolik ndaj rezultatit të dobët të partisë së tij në këtë proces zgjedhor.

Postimi ka nxitur komente dhe reagime të shumta në rrjet, ku disa e kanë parë si një mënyrë të lehtë dhe humoristike për të reflektuar zhgënjimin pas zgjedhjeve, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar si kritikë indirekte ndaj performancës së LDK-së.

Ndërkohë, me avancimin e numërimit të votave, rezultatet nuk kanë shënuar ndryshime të mëdha. Deri tani, kur janë numëruar mbi 96 për qind e votave, LDK vijon të mbetet në vendin e tretë me rreth 13.77 për qind, duke konfirmuar rënien e saj krahasuar me zgjedhjet e kaluara dhe duke hapur diskutime për reflektim dhe riorganizim brenda partisë.

The post Epike/ Kandidati i LDK-së e pranon humbjen me këngën e Medës: Ma mirë mos t’isha gjallë… appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Zjarri masiv në Fllakë të Durrësit, policia njoftim zyrtar: U përfshinë nga flakët disa autobusë të vjetër

By: D Marku
27 December 2025 at 15:50

Policia ka reaguar zyrtarisht pas zjarrit masiv në lagjen nr15 në Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”.

Uniformat blu bëjnë me dije se disa autobusë të vjetër janë përfshirë nga flakët.
“Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Zjarri masiv në Fllakë të Durrësit, policia njoftim zyrtar: U përfshinë nga flakët disa autobusë të vjetër appeared first on Albeu.com.

Rreziqet e festës/ Zjarrfikësit japin këshilla për të pasur kujdes me fishekzjarrët: Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç

By: D Marku
27 December 2025 at 15:31

Kjo është atmosfera në çdo fundvit në çdo qytet të Shqipërisë.

Fishekzjarrët festive sjellin atmosferë por bashkë me to edhe rreziqe. Nuk mungojnë në çdo ndrirm vitesh incidente të cilat cenojnë shëndetin e personave që I përdorin por janë burim zjarresh në banesa dhe biznese.
Që të shmangen incidente të tilla këto lëndë duhet të përdoren sipas protokolleve të caktuara.

“Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç. Të përdoren kategori të lejuara sepse ato të mëdhatë janë të rrezikshme si për zhurmat dhe për kimikatet. Të përdoren në ambiente të hapura jo në banesa se shkaktojnë djegie tendash, kemi pasur gjithmonë ngjarje.”, shprehet Shkëlqim Goxhaj, drejtor i Zjaffrikësve në Tiranë.
Specifika të veçanta ka dhe mënyra e tregtimit të tyre. për këtë arsye policia ka ushtruar kontrolle në tregje duke sekuestruar sasi të konsiderueshme të këtyre lëndëve
Duhet të tregtohen vetëm në ambiente me mure jo në tregje të hapura sepse një incident sado i vogël sjell pasoja të rënda
Spektakël me fishekzjarrë do të organizohet dhe nga bashkia e kryeqytetit natën e ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej ku shërbimi zjarrfikës do të jetë I pranishëm për të dhënë asistencën e nevojshme.

The post Rreziqet e festës/ Zjarrfikësit japin këshilla për të pasur kujdes me fishekzjarrët: Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç appeared first on Albeu.com.

“Vetting” amerikan për bizneset/ Opozita e sheh si propagandë nismën e qeverisë: Të përfshihet Parlamenti

By: D Marku
27 December 2025 at 15:28

Opozita e sheh si të vonuar dhe propagande nismën e qeverisë, e cila parashikon vendosjen e filtrave mbrojtëse ndaj investimet e huaja.

Në një intervistë për Top Channel, Jorida Tabaku vlerëson se Shqipëria ka nevoje për një kornizë ligjore të fortë, transparente dhe në përputhje të plotë me standardet e amerikane dhe europiane.
“Qeveria i lë komplet jashtë interesit infrastrukturën, energjinë dhe të dhënat sensitive. Detyrimi për të bërë një analizë të investimeve të huaja është pjesë e procesit të integrimit. Qeveria shqiptare thotë se do të fillojë me median dhe, në momentin që ne bëhemi vend anëtar i BE-së, do të fillojmë me të gjithë sektorët e tjerë. Në rastin e Shqipërisë, interesi më i madh i partnerëve strategjikë, si europianë ashtu edhe amerikanë, lidhet me fushat kritike.”, shprehet Jorida Tabaku.

Projekti parashikon që Vettingu i investimeve te huaja ti lihet ne dore një komiteti ndërministror, por deputeten demokrate ky mekanizëm nuk garanton kontroll të balancuar, nëse nuk përfshin Parlamentin.
“Të ngrihet një grup në Parlament, ndërmjet Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe Komisionit të Ekonomisë, i cili do të krijonte një check and balance. Sepse qeveria është provuar se ka qenë e paaftë për ta kryer këtë funksion dhe, së dyti, të dhënat personale të shqiptarëve dhe, me rastin e fundit të AKSHI-t, të dhënat e biznesit, të gjendjes civile dhe të dosjeve hetimore janë përdorur edhe për qëllime kriminale dhe presioni. Imagjinoni çfarë mund të ndodhë nesër me projektin e Smart City (kamerat inteligjente), nëse të gjitha këto të dhëna do të jenë të disponueshme nga palë të treta, që mund të përdoren dhe të cenojnë edhe sigurinë kombëtare.”, shton më tej ajo.
Për Jorida Tabakun, nëse qeveria e ka seriozisht dhe nuk po bën një nismë sa për të kaluar radhën, duhet të bëjë publike analizën e investimeve të huaja, duke bërë transparencë, ndërsa kërkon që në sektorët ku ka monopole dhe nuk ka asnjë ofertues tjetër, filtrat të jenë të fortë, në mënyrë që të analizohet prejardhja e tyre.

The post “Vetting” amerikan për bizneset/ Opozita e sheh si propagandë nismën e qeverisë: Të përfshihet Parlamenti appeared first on Albeu.com.

SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve dhe biznesmenëve të përfshirë në dosjen “Balluku”

By: D Marku
27 December 2025 at 14:20

Mbyllen 34 kontrollet e urdhëruara nga SPAK për dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, shumica e te cilëve janë staf i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Anila Hoxha bën me dije se në vendimin e gjyqtarin Erjon Çela do të procesohen në ditët në vijim edhe 20 kontrolle të tjera, ndaj biznesmenëve dhe punonjësve të institucioneve.
Kontrolle janë ushtruar në dy kompani ndërtimi dhe shumë punonjës të Autoritetit të Rrugëve dhe Korporatën Elektroenergjitike. Dy kompanitë e ndërtimit janë të njohura për tenderat që fitojnë pranë këtyre dy kompanive shtetërore.

Ndërkohë mësohet se aksioni i kontrollit është kryer nga vetëm agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit duke mos lejuar asnjë punonjës të policisë së shtetit, të paktën në tre kontrolle që janë zhvilluar në zonën që është në juridiksionin e komisariatit numër tre ku ka ndodhur ky fenomen.
Mes personave që u janë kontrolluar banesat dhe ambientet e punës por edhe të banimit të drejtuesve të kompanive ndërtuese. Në një rast agjentët e BKH e kanë lënë tek dera punonjësin e policisë pa i lejuar që të marrin pjesë në kontroll. Ndërkohë që mes emrave të personave që u janë kontrolluar banesat janë edhe familjarë të drejtuesve të kompanive.
Mësohet se është kontrolluar banesa e Viola Haxhiademi, ish sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtore e KESH-it, banesa e Gentian Gjyli ish drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në arrest shtëpie, banesa e Erald Elezi, ish drejtori i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie si dhe banesa e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços.
Kontrollet janë bërë për të vijuar procesin e hetimit për dosjen hetimore ku zyrtari më i lartë nën akuzë është zv.kryeministrja Belinda Balluku për të cilën SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe dhënien e lejes për heqjen e lirisë.

The post SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve dhe biznesmenëve të përfshirë në dosjen “Balluku” appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Dh*nohet gazetari Elton Tozaj, rrezikon të humbasë shikimin, reagon familja: Vajza e showbizit të tregojë…

By: D Marku
27 December 2025 at 14:18

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother Albania”, Elton Tozaj, ka rënë pre e një dhune barbare që e ka lënë me dëmtime të rënda fizike, duke rrezikuar seriozisht shikimin e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë familjarët e tij përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Instagram, ku kanë publikuar edhe një foto tronditëse të fytyrës së tij të gjakosur dhe me syrin e dëmtuar rëndë.

Sipas familjes, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 19:30 në autostradën Tiranë-Durrës, ku Eltoni është dhunuar nga persona tashmë të identifikuar.

“Eltoti është në luftë për të mos humbur shikimin dhe shpresojmë që së shpejti të jetë përsëri si dikur,” thuhet në njoftimin prekës të familjes.

Por përveç denoncimit të dhunës, familja ka bërë edhe një thirrje publike misterioze drejtuar një vajze të njohur të ekranit.

Ata kërkojnë që ky “personazh i showbiz-it, i cili frekuenton pikërisht këta persona, të distancohet publikisht sot dhe të sqarojë se çfarë e lidh atë vajzë me trekëndëshin Rruga Ura – Patok – Kodra e Diellit”.

The post FOTO/ Dh*nohet gazetari Elton Tozaj, rrezikon të humbasë shikimin, reagon familja: Vajza e showbizit të tregojë… appeared first on Albeu.com.

Ndërtoi pa leje një objekt pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçarit në Klos

By: D Marku
27 December 2025 at 12:50

Një 44-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë, pasi dyshohet se ka kryer ndërhyrje në monumentin e kulturës ‘Ura e Vashës’ në Klos.

Po ashtu, shtetasi me iniciale M.S., ka ndërtuar pa leje një objekt pranë urës.

Njoftimi i policisë:

Kreu ndërhyrje në monumentin e kulturës “Ura e Vashës” dhe ndërtoi pa leje një objekt pranë saj, arrestohet 44-vjeçari.

Në vijim të punës dhe kontrolleve të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 44 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos.

Ky shtetas dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kap në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa u pajisur me lejen përkatëse, si dhe duke kryer ndërhyrje dhe punime të paligjshme në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”.

Monitorimi i territorit për goditjen e paligjshmërive vijon.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Ndërtoi pa leje një objekt pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçarit në Klos appeared first on Albeu.com.

FOTO LAJM/ Festë me balerina, ç’është gjithë kjo EKSTAZË e Blendi Gonxhes teksa Rama s’di ku të fusë kokën?!

By: D Marku
27 December 2025 at 12:30

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga një festë e fundvitit me stafin e ministrisë, ku vihet re një atmosferë e theksuar euforie, shoqëruar me performanca artistike dhe balerina.

Gjithë ky gëzim i madh veprim vjen në një moment kritik për qeverinë.


Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij ndodhen në pozicionin më të vështirë politik dhe ligjor të viteve të fundit, nën presionin e drejtpërdrejtë të SPAK-ut.

Paralelisht, qeverisja digjitale është thuajse e paralizuar, me shumicën e shërbimeve online jashtë funksioni, duke prekur drejtpërdrejt qytetarët dhe bizneset.
Në të njëjtën kohë, opozita është derdhur në rrugë, duke e konsideruar situatën aktuale si një krizë të thellë funksionimi të shtetit. Në këtë sfond, pamjet festive nga ministria e Kulturës kanë krijuar një kontrast të fortë dhe kanë ngritur pikëpyetje serioze.

Kjo lloj ekstaze nuk është parë më parë nga asnjë ministër tjetër.

Pse duhet të paraqitet stafi si në katalog nëse është festë për stafin?

Një tjetër pikëpyetje lidhet me burimin e fondeve për një aktivitet të tillë.

Nga buron gjithë kjo para dhe nën çfarë zëri buxhetor është financuar ky event?

/skyweb.al

The post FOTO LAJM/ Festë me balerina, ç’është gjithë kjo EKSTAZË e Blendi Gonxhes teksa Rama s’di ku të fusë kokën?! appeared first on Albeu.com.

Kthimi i emigrantëve dhe lëvizjet për festat e fundvitit/ Unaza e Elbasanit ‘paralizohet’ nga trafiku

By: D Marku
27 December 2025 at 12:00

Radhë mjetesh disa kilometra jemi mësuar t’i shohim çdo fundjavë teksa qytetarët u drejtohen zonave turistike, kryesisht juglindjes për të pushuar.
Ndërsa në prag të festave Elbasani është thuajse i pakalueshëm në te gjitha hyrjet e daljet e tij.

Kthimi i emigrantëve, lëvizjet për festa, por edhe shtimi i numri të mjeteve e bëjnë situatën kaotike.
Në mungesë të rrugëve të përshtatshme për të përballuar fluksin e mjeteve, mungesa e ByPassit në rastin e Elbasanit, mungesa e rrugëve dytësore për fshatrat bëjnë që gjithnjë e më shumë qytetet të jenë në vështirësi lëvizje.
Në rast se emigrantët do të ktheheshin të gjithë në një ditë Shqipëria, me rrugët ekzistuese, do të ishte e pakalueshme.
Në unazën jugore të Elbasanit duhet të koordinohen disa mjetet e dhjetëra fshatrave, mjetet qe kanë drejtim Cërrikun dhe Gramshin, si dhe i gjithë fluksi i mjeteve që mban aksi nacional Elbasan Qafë Qanë.
Vetëm ky i fundit është përllogaritur të ketë mbi 15 mijë mjete çdo ditë pasi është një aks që lidh juglindjen e vendit me kryeqytetin dhe portin e Durrësit dhe pikat doganore të Qafe Thanës dhe Kapshticës.
Teksa është vetëm në projekt nevoja për një zgjidhje për bypass e Elbasanit është urgjente.

The post Kthimi i emigrantëve dhe lëvizjet për festat e fundvitit/ Unaza e Elbasanit ‘paralizohet’ nga trafiku appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë/ Votimi për Diasporën nis në 29 përfaqësi diplomatike, mbi 19 mijë të regjistruar me të drejtë vote

By: D Marku
27 December 2025 at 11:39

Sot, në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete të ndryshme të botës ka nisur procesi i votimit për mërgatën të cilët janë regjistruar për votim fizik për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Procesi i votimit ka nisur me kohë, në orën 07:00 në Ambasadën e Kosovës në Berlin, atë në Bruksel e Paris, kanë njoftuar këto institucione diplomatike të vendit. Njëkohësisht janë konfirmuar edhe votuesit e parë.
Në këtë proces kanë të drejtë vote mbi 19, 187 votues.

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Votimi për Diasporën nis në 29 përfaqësi diplomatike, mbi 19 mijë të regjistruar me të drejtë vote appeared first on Albeu.com.

Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

By: D Marku
27 December 2025 at 11:18

Moderatorja dhe producentja e njohur Orinda Huta ka ndarë një qëndrim të drejtpërdrejtë mbi realitetin e festivaleve muzikore në Shqipëri, duke vënë theksin te kostot e larta dhe lodhja emocionale që, sipas saj, shpesh shoqërojnë pjesëmarrjen në to.

Teksa ishte e ftuar ne ‘Andale’, Orinda u ndal te shpenzimet që artistët janë të detyruar të përballojnë, duke theksuar se vetëm realizimi i një kënge mund të arrijë shifra të konsiderueshme.
“Kur ti futesh dhe merr energji të keqe, dhe harxhon… kënga shkon 5 mijë euro, jo veshja. Janë shpenzime që të bëjnë të pyesësh veten: pse duhet t’i bëj unë këto?”, u shpreh ajo.

Sipas Orindës, përveç barrës financiare, ekziston edhe një aspekt emocional që shpesh anashkalohet. Ajo thekson se klima jo gjithmonë pozitive dhe energjia e gabuar brenda këtyre eventeve e bëjnë procesin edhe më të lodhshëm për artistët dhe figurat publike.

“Pastaj futet edhe energjia jo e mirë dhe e them: pse duhet të lodhem unë?”, shtoi moderatorja.

Deklarata e Orinda Hutës ka hapur diskutime mbi mënyrën se si organizohen festivalet në vend, duke ngritur pikëpyetje mbi mbështetjen reale ndaj artistëve dhe vlerën që u kthehet për sakrificat financiare dhe emocionale që ata bëjnë.

Në këtë kontekst, fjalët e saj shërbejnë si një reflektim i hapur për industrinë muzikore shqiptare.

The post Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe appeared first on Albeu.com.

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

By: D Marku
27 December 2025 at 11:00

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka vendosur të thyejë heshtjen pas një periudhe mungese nga aktivitetet publike dhe rrjetet sociale. Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë me ndjekësit e saj në Instagram, ajo ka zbuluar arsyen e kësaj shkëputjeje.

Lela ka konfirmuar se së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike, konkretisht heqjes së dhjamit në zonën poshtë mjekrës (gushë). Siç ka shpjeguar vetë, procedura ka kërkuar kohë rikuperimi dhe respektimin e disa kushteve pas operacionit.

“Jam kanë e bllokume sa i përket punës, e kam mbajt dhe vazhdoj me mbajt këtë fashën që është e detyrueshme mbas intervenimit”, ka shkruar ajo, duke publikuar edhe një foto ku shfaqet me fashën kompresuese rreth kokës.

Pavarësisht sakrificave të përkohshme, Lela shprehet shumë e kënaqur me ndryshimin. Sipas saj, rezultati ka qenë më i mirë nga sa e kishte imagjinuar: “Kur po e heku, po më shkëlqejnë sytë prej punës së bukur që e kanë bo.”

E pyetur për shenjat pas ndërhyrjes, ish-banorja ka sqaruar se aktualisht ka vetëm një shenjë të vogël poshtë mjekrës, e cila është normale duke qenë se kanë kaluar vetëm dy javë nga operacioni. Ajo thekson se me kalimin e kohës, lëkura do të vazhdojë të përmirësohet derisa shenja të zhduket plotësisht.

The post Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri appeared first on Albeu.com.

Çfarë kishte që nuk shkonte në koncertin e Dafinës?

By: D Marku
27 December 2025 at 10:40

Pallati i Rinisë u mbush mbrëmë me energji dhe ritëm gjatë natës së parë të “Supernova”, ku Dafina Zeqiri dhuroi një performancë të paharrueshme. Skena ishte e mbushur me muzikë, drita dhe emocion, duke bërë që publiku të kërcente dhe të këndonte me të gjithë fuqinë e tij.

Por jo gjithçka shkoi pa pengesa. Temperaturat e ulëta brenda sallës sollën pak surpriza për fansat e pranishëm. Shumë ndjekës ndanë në rrjetet sociale shqetësimin e tyre për të ftohtin, duke e përshkruar si “të vështirë për t’u përballuar”. Pavarësisht atmosferës elektrizuese në skenë, disa ndjenja të ngrohtësisë duket se munguan në radhët e para.

Dafina, me stilin e saj të njohur dhe humorin karakteristik, nuk e la këtë situatë të kalonte pa u komentuar. Përmes një InstaStory të publikuar pas koncertit, ajo dha një paralajmërim miqësor për ndjekësit e natës së dytë: “Vishuni trash 😝❤️”. Një mesazh i thjeshtë, por i qartë: muzika do të ndezë atmosferën, por temperaturat e sallës mbeten të paparashikueshme.
Koncerti i dytë, i fundit i kësaj serie, mbahet sonte dhe fansat presin që eksperienca të jetë po aq e zjarrtë, pa pengesat e natës së parë. Të gjithë të pranishmit duhet të jenë të përgatitur: ritmi dhe performanca e Dafina Zeqirit premtojnë një mbrëmje të paharrueshme, por truket për t’u mbajtur ngrohtë janë të domosdoshme.

Një koncert ku muzika ndez shpirtin, por salla… nuk ka fjalë!

The post Çfarë kishte që nuk shkonte në koncertin e Dafinës? appeared first on Albeu.com.

Shkurta eliminohet nga BBVK 4, akuzon rëndë produksionin në transmetim direkt

By: D Marku
27 December 2025 at 10:35

Shkurta Haxhiu është eliminuar nga gara e Big Brother VIP Kosova 4, duke u bërë e larguara e dytë e mbrëmjes së së premtes, në një spektakël të shoqëruar me tensione dhe reagime të forta.

Ajo nuk arriti t’i mbijetojë një nominimi të fortë, ku përballë saj ishin Alba Pollozhani, Labinot Rexha, Benita Zena dhe Dolce. Ky televotim u konsiderua vendimtar, pasi erdhi si pasojë e shkeljes së rregullave të shtëpisë nga disa prej banorëve, duke i çuar ata automatikisht në nominim.

Menjëherë pas largimit nga shtëpia, Shkurta Haxhiu nuk i fshehu pakënaqësitë e saj, duke drejtuar kritika të forta ndaj produksionit të spektaklit. Ajo deklaroi se nuk i ishte dhënë hapësira e nevojshme për të treguar historinë e saj personale dhe për të shpalosur plotësisht identitetin e saj si artiste dhe aktiviste, duke lënë të kuptohet se rrugëtimi i saj në lojë ishte i cunguar dhe i pabarabartë.

Kritikat e Haxhiut nuk u ndalën vetëm te produksioni. Ajo u shpreh ashpër edhe ndaj opinionisteve Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, të cilat i cilësoi si opinionistet më negative që kishte hasur ndonjëherë, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie ndaj saj.

Eliminimi i Shkurta Haxhiut ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Një pjesë e publikut ka shprehur hapur mbështetje për deklaratat e saj, duke kritikuar mënyrën se si u trajtua nga produksioni dhe paneli i opinionistëve. Nga ana tjetër, ka edhe zëra që vënë në pikëpyetje strategjinë e saj brenda shtëpisë, duke argumentuar se ajo nuk arriti ta menaxhonte siç duhet lojën dhe dinamikat me banorët e tjerë.

Debati rreth largimit të saj vazhdon të mbetet i ndezur, duke e bërë eliminimin e Shkurta Haxhiut një nga momentet më të komentuara të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova 4.

The post Shkurta eliminohet nga BBVK 4, akuzon rëndë produksionin në transmetim direkt appeared first on Albeu.com.

Edmond Spaho thirrje demokratëve të mbështesin Ervin Salianjin, “shpërthen” kundër Berishës e Nokës: PD ka rënë në moçal

By: D Marku
27 December 2025 at 10:32

Ish-deputet i Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaron se është kundërshtar i vendosur i Ervin Salianjin, por thekson se pavarësisht dallimeve të thella, mbështetja ndaj demokratit është e nevojshme për të ardhmen e PD.

“PD ka rënë në mocal dhe përgjegjësinë kryesore për gjendjen e sotme e ka Sali Berisha, i cili e përdor partinë vetëm për interesat e tij personale,” shprehet Spaho. Ai kritikon gjithashtu Flamur Nokën, të cilin e quan ndër udhëheqësit më të pabesë dhe intrigantë që ka njohur në 35 vitet e tij në PD.

Spaho rikujton se ka pasur përplasje me Lulzim Bashën pas zgjedhjeve të vitit 2021, por gjithmonë me interes të PD dhe jo personal. Ai shton se gjatë viteve 2023-2025 ka mbajtur qëndrim të qartë në Grupin Parlamentar, duke sugjeruar krijimin e një force politike të re, pavarësisht se kjo ide u konsiderua “herezi” nga Sali Berisha.

Edmond Spaho përfundon me një thirrje: “Është përgjegjësi morale dhe qytetare që të gjithë demokratët të mbështesin Ervin Salianjin, pasi çdo ndryshim është në interes të PD, demokracisë dhe vendit.”
REAGIMI I SPAHOS
Unë jam kundërshtar i thekur dhe i vendosur i Ervin Salianjit!
Të gjithë në PD e dinë këtë.
Madjë shumë në PD, mendojnë që unë u dogja në zgjedhjet e vitit 2025, sepse veç kundërshtive të tjera, mbajta qëndrim të ashpër ndaj sjelljes puthadore të Berishës ndaj Ervën Salianjit. I vetmi që nuk i shkova në gjyqin në Apel apo në burg.
Edhe Salianji e di këtë.
Ai di edhe sa shumë ka punuar rrethi i tij politik, por edhe familja e tij në Korçë, që unë të mos fitoja në zgjedhjet e vitit 2025. Frymëzimin dhe udhëzimin për të punuar kundër meje e morën nga burri me pabytë që ka PD, Flamur Noka.
Raportet e mia pa kompromis me Ervin Salianjin, shpjegojnë përplasjet që kam pasur me Lulëzim Bashën, i cili me paburrëri, pas zgjedhjeve të vitit 2021, shiti ata që kishin sakrifikuar për të ndër vite dhe mblodhi rreth vetes lepujt dhe lepurushet e familjes së tij.
Unë nuk kam pasur asgjë personale në përplasjen me lepujt e Lulit, përveçse interesit të PD. Këtë e dinë Lulëzim Basha, Sali Berisha dhe Flamur Noka në takimet dhe debatet që kemi pasur në periudhën Gusht-Shtator 2021.
Në periudhën 2023-2025 kam mbajtur qëndrim të qartë në Grupin Parlamentar (veçanërisht në mbledhjen në fund të muajit Gusht 2023) që Rithemelimi duhet të krijonte Grup Parlamentar me vete, të shkëputur nga grupi i PD, madjë kërkova të krijonim një forcë të re politike.
Mendimet e mia u konsideruan herëzi nga Sali Berisha.
Ndërkohë Berisha pothuaj po mbyllte pazarin me përfaqësuesit e Lulëzim Bashës për t’u bashkuar me ta në një grup të vetëm parlamentar, me kosto të rënda për PD dhe zgjedhjet që pasuan.
Pavarësisht sa më sipër dhe kontradiktave politike që unë kam me Ervin Salianjin, mendoj se lëvizja e tij, i duhet dhe e ndihmon PD.
PD ka rënë në mocal.
Përgjegjësia kryesore për gjendjen ku është PD bie mbi Sali Berishën, i cili e do PD vetëm për interesat e tij.
Veçanërisht përgjegjësë ka Rasputini i Berishës në PD, Flamur Noka, që bahçës të Berishës i ka shtuar një bahçë edhe më të madhe, që quhet bahçja e kënaqësive politike dhe personale të Mulit.
Unë kam 35 vjet në PD por nuk kam hasur ndonjë udhëheqës më të pabesë, intrigant, të papërgjegjshëm, servil, arrogant dhe pa moral politik sa Flamur Noka.
Me gjithë kontradiktat që kam pasur, Ridvan Bodë ndryshon si nata me ditën me Flamur Noken për sa i takon përgjegjësive më të cilat ai e shihte postin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe punës kolosale që ndërmori për të organizuar strukturat e PD që të fitonim zgjedhjet e vitit 2005.
Në këto kushte mendoj se, pavarësisht diferencave të thella që unë kam me Ervën Salianjin, të cilat gjithmonë i kam bërë publike, është përgjegjësë morale dhe qytetare që të bëj thirrje të gjithë demokratëve që të mbështesin Ervën Salianjin, pasi çdo ndryshim, nga kushdo që vjen, është në interes të PD, demokracisë dhe vendit.
Lërini përrallat me Suel Celen. Nga sa kam dëgjuar, të paktën 3 deputetë të PD sot në Parlament janë me lidhje me grupet kriminale. Gojet e liga thonë që kanë paguar për t’u futur në listë të mbyllur. Unë nuk e besoj. Mos harroni që PD me sakrifica të mëdha, 12 vjet më parë, miratoi ligjin e dekriminalizimit.
Harrojini gënjeshtrat që në Janar do bëjmë protesta çdo natë, që do rrëzojmë Edi Ramën, që nga sot Rama nuk është më Kryeministër, që ndërkombëtarët na mbështesin.
PD duhet të ndryshojë programin, të zëvendësojë ata që e udhëheqin jo vetëm në nivelet e larta por edhe më poshtë, të ndryshojë gjuhën e komunikimit politik, sjelljen ndaj institucioneve, veçanërisht ndaj SPAK si dhe të ketë një vështrim më të qartë sesi një parti demokratë perëndimore vjen në pushtet.
Harrojeni forcën. Rama është qeverëtari më i korruptuar në botë por lufta ndaj korrupsionit dhe rikthimi në pushtet nuk realizohet me Nongrata.

The post Edmond Spaho thirrje demokratëve të mbështesin Ervin Salianjin, “shpërthen” kundër Berishës e Nokës: PD ka rënë në moçal appeared first on Albeu.com.

Lejuan ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur në Butrint, Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq për ‘Shpërdorim detyre’ kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT, e pësojnë dhe personat që ndërtuan

By: D Marku
27 December 2025 at 09:29

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përfunduar hetimet dhe dërgon në gjyq pesë shtetas, midis të cilëve dhe kryeinspektorin dhe inspektorin e Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit (IVMT), Sarandë për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Ndërtim i Paligjshëm’, parashikuar nga nenet 248 dhe 199/a/4 të Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.416 të vitit 2023 rezultoi se në zonën e Ksamilit në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, është ndërtuar në zonë të mbrojtur në një sipërfaqe të madhe pa leje ndërtimi nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit si dhe pa kontratë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.
Kanali i Vivarit bën pjesë në Parkun Kombëtar “Butrint” dhe ka statusin Monument Natyre (MN) sipas Vendimit nr.303, datë 10.5.2019 “Për miratimin e listës së rishikuar, të monumenteve të natyrës shqiptare” (të përditësuar), ndryshuar me VKM nr 187 datë 25.03.2021 “Rishikim”
Nga ana e punonjësve të IVMT Bashkia nuk është mbajtur procedura ligjore në lidhje me konstatimin e plotë të punimeve dhe marrjen e masës administrative ‘dënim me gjobë’.
Sa më sipër u dërgun në gjyq shtetasit:
· R.P, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe “Pushtimi i tokës” parashikuar nga neni 200 i K.Penal. “Shpërdorimi i tokës” parashikuar nga neni 199 dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” parashikuar nga neni 202/b i K.Penal;
· Personin Juridik “Laguna Invest”, për veprën penale “Ndërtimi i Paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/4 i K.Penal, “Pushtimi i tokës” parashikuar nga neni 200 i K.Penal;
· Shtetasit E.Z, B.K, V.X, me detyrë inspektor të IVMT, Bashkia Sarandë në kohën e kryerjes së veprës penale, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal; dhe
· Shtetasin A.M, me detyrë Kryeinspektor të IVMT Bashkia Sarandë, në kohën e kryerjes së veprës penale, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

The post Lejuan ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur në Butrint, Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq për ‘Shpërdorim detyre’ kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT, e pësojnë dhe personat që ndërtuan appeared first on Albeu.com.

Trump i prerë: Uashingtoni nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Somalilandit!

By: D Marku
27 December 2025 at 09:10

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten se Uashingtoni nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Somalilandit. Në një intervistë për gazetën New York Post, Trump iu përgjigj shkurtimisht “Jo” pyetjes nëse SHBA do ta njihte këtë territor si shtet të pavarur, duke shtuar më pas: “A e di vërtet dikush se çfarë është Somalilandi?”.

Deklarata vjen në një moment tensionesh të shtuara pas vendimit të Izraelit për të njohur Somalilandin, një rajon i shkëputur i Somalisë, i cili deri më tani nuk është njohur zyrtarisht nga asnjë vend tjetër në botë. Ky hap ka shkaktuar reagime të forta nga qeveria e Mogadishut dhe shqetësim në disa vende të rajonit.

Somalilandi shpalli njëanshmërisht pavarësinë në vitin 1991, pas rrëzimit të regjimit ushtarak të ish-diktatorit Siad Barre dhe shpërthimit të luftës civile në Somali. Që prej asaj kohe, territori ka funksionuar në mënyrë autonome, me institucionet e veta, përfshirë monedhën, forcat e sigurisë dhe administratën shtetërore, duke ruajtur një stabilitet relativ krahasuar me pjesën tjetër të Somalisë.

Ndërkohë, Somalia vazhdon të përballet me kriza të thella politike dhe të sigurisë, si dhe me sulme të vazhdueshme nga grupi rebel islamist Al-Shabaab. Megjithatë, pavarësisht funksionimit de facto si një entitet i pavarur dhe pozicionit të saj strategjik pranë Ngushticës Bab el-Mandeb — një nga rrugët më të rëndësishme detare që lidh Oqeanin Indian me Kanalin e Suezit, Somalilandi mbetet i panjohur ndërkombëtarisht dhe i izoluar politikisht dhe ekonomikisht.

The post Trump i prerë: Uashingtoni nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Somalilandit! appeared first on Albeu.com.

ALARM! Rriten s*lmet kibernetike dhe mashtrimet online në Shqipëri

By: D Marku
27 December 2025 at 08:54

Sulmet digjitale në Shqipëri kanë ardhur duke u sofistikuar përgjatë 12 muajve të fundit. Shpeshherë ato ndodhin në forma të fshehta, por pasojat në integritetin e të dhënave apo sigurinë e qytetarëve janë të dukshme dhe problematike.

Një monitorim i BIRN për hapësirën digjitale në Shqipëri për periudhën kohore shtator 2024-gusht 2025 identifikoi 115 shkelje në total, ku kryesojnë përmbajtjet e dëmshme dhe sjelljet kërcënuese, të ndjekura nga shkeljet e të drejtave ekonomike dhe aseteve digjitale.

Më të prekurit nga këto shkelje janë qytetarët dhe grupet e aktivistëve, ndërkohë që autorët e këtyre sulmeve janë një pjesë të paidentifikuar.

Transferimi i pothuajse të gjitha shërbimeve publike në platformën digjitale qeveritare “e-Albania” përgjatë viteve të fundit është shoqëruar jo vetëm me avantazhe për qytetarët, por edhe me rrisqe përsa i përket mbrojtjes së të dhënave të tyre personale.

Sipas ekspertëve, shkeljet digjitale më të rrezikshme janë përqendruar në sulmet ndaj infrastrukturave kritike të vendit, dezinformimin dhe manipulimin zgjedhor, mashtrimet financiare digjitale, si edhe sulmet online ndaj aktivistëve dhe gazetarëve.

Orkidea Xhaferaj, hulumtuese dhe drejtuese e Departamentit të Politikave Digjitale dhe Inovacionit pranë SCiDEV, i tha BIRN se prej vitesh ka një trend rritës të sulmeve kibernetike në Shqipëri, gjë që reflekton trendin global apo tranformimin digjital që po ndodh në vend.

“Sulmet ndaj infrastrukturave kritike janë më të rrezikshmet, pasi impaktojnë shërbimet publike, dhe së dyti sigurojnë akses të keqbërësve në të dhënat personale dhe sensitive të qytetarëve në masë,” i tha BIRN Orkidea Xhaferaj, duke përmendur si shembull sulmin ndaj Bashkisë Tiranë në qershor 2025, që la pa shërbim mijëra qytetarë.

Daniel Prroni, hulumtues pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) shtoi më tej se një tjetër trend shkeljesh digjitale në 2025 konsiston pikërisht në përhapjen e dezinformimit gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

“Një tjetër rrezik gjatë këtij viti ka qenë përhapja e dezinformimit dhe manipulimit të informacionit, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore përmes përmbajtjeve të gjeneruara me AI, pa etiketime apo transparencë, dhe përdorimin të bot-eve për të amplifikuar mesazhe politike”, i tha BIRN Daniel Prroni.

Fushata zgjedhore e zgjedhjeve parlamentare të Majit 2025 u karakterizua nga një sërë shkeljesh etike në hapësirën online.

Edhe pse partitë kryesore të vendit nënshkruan Kodin e Etikës për Fushatën Digjitale, shumica e tyre përdorën dhe shpërndanë video të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale që patën si efekt bullizëm kibernetik dhe dezinformim ndaj kundërshtarëve politikë. Gjithashtu më shumë se 50 faqe të ndryshme anonime online u përdorën për propagandë politike.

Ekspertët pranojnë gjithashtu se gjatë vitit 2025 të dhënat personale dhe financiare të qytetarëve janë ndikuar ndjeshëm prej një serie sulmesh “phishing” që kanë shënjestruar financat e tyre, sulme të sofistikuara të cilat kamuflohen sikur vijnë prej institucione reale të vendit.

“Mashtrimet digjitale dhe sulmet ‘phishing’ janë bërë gjithnjë e më të vështira për t’u dalluar nga komunikimet legjitime të institucioneve apo operatorëve ekonomik legjitim përmes imitimit të domain-eve të institucioneve shtetërore dhe kompanive private”, i tha BIRN hulumtuesi i IDM, Daniel Prroni.

Të njëjtën gjë konfirmon edhe ekspertja Xhaferaj, sipas të cilës skemat e mashtrimit financiar kanë impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

“Shitja apo rrjedhja e të dhënave personale nga sulmet phishing ndaj qytetarëve rrit vulnerabilitetet për sulme të tjera ndaj tyre”, i tha BIRN Orkidea Xhaferaj.

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar disa herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm ndaj këtyre tentativave të mashtrimit që targetojnë të dhënat dhe financat e tyre.

Një kategori tjetër që janë prekur nga shkeljet në sferën digjitale janë aktivistët e të drejtave të njeriut, gazetarët, apo anëtarët e komuniteteve vulnerabël, që vijojnë të jenë shënjestër e sulmeve të cilat jo pak herë konsistojnë edhe në kërcënime me jetë apo fushata linçimi që ndikojnë ndjeshëm në mirëqënien e këtyre personave.

Sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit, Shqipëria renditet e 80 nga 180 vende, duke u theksuar se gazetarët janë viktima të akteve të indimidimit nga politikanët dhe krimi i organizuar.

Prroni i tha BIRN se këto sulme ndaj aktivistëve apo gazetarëve vijojnë të mbeten një shqetësim për lirinë e shprehjes.

“Kërcënimet dhe bullizmi kibernetik gjithashtu kanë përbërë një volum të lartë të shkeljeve. Qytetarët e angazhuar në publik dhe grupet e margjinalizuara janë sulmuar vazhdimisht online, shpesh nga njerëz të paidentifikuar”, tha Prroni për BIRN.

“Në thelb, këto sulme kanë synuar të krijojnë një klimë frike dhe presioni që nxit vetëcensurën e gazetarëve dhe shkurajon pjesëmarrjen e qytetarëve në jetë publike”, shtoi ai.

Ekspertët janë të mendimit se ndërgjegjësimi i qytetarëve ndaj këtyre sulmeve është hapi kyç në adresimin e kësaj situate.

“Ndërgjegjësimi dhe rritja e kapaciteteve të qytetarëve për phishing dhe mashtrimet online mbetet kyç për adresimin e situatës”, i tha BIRN Xhaferaj.

Ajo shtoi se edhe forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike vendore duhet të jetë prioritet për mbrojtjen e infrastrukturave lokale dhe të dhënave të qytetarëve.

Edhe hulumtuesi Prroni nga IDM theksoi rëndësinë e përmirësimit të legjislacionit me mekanizma më efektive hetimi kundër mashtrimeve digjitale apo harmonizimin me rregulloret e BE-së përsa i përket përdorimin të platformave digjitale.

“Nevojiten përmirësime thelbësore të legjislacionit kundër mashtrimeve digjitale dhe mekanizma më efektivë hetimi”, i tha BIRN Prroni.

“Gjithashtu duhet punuar për harmonizimin e akteve të BE-së që rregullojnë mjedisin digjital, posaçërisht DSA-së në lidhje me sjelljen e platformave digjitale dhe Aktin e Inteligjencës Artificiale në lidhje me përdorimin dhe përhapjen e materialeve të gjeneruara nga AI”, përfundoi ai./ Reporter.al

The post ALARM! Rriten s*lmet kibernetike dhe mashtrimet online në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

❌
❌