Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 February 2026Main stream

Presidenti Macron: Sistemi amerikan i drejtësisë “duhet të bëjë punën e vet” në rastin Epstein

10 February 2026 at 22:31

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se sistemi i drejtësisë në SHBA “duhet të bëjë punën e vet” lidhur me çështjen e të abuzuesit seksual të ndjerë Jeffrey Epstein.

“Kjo është një çështje që para së gjithash i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe drejtësia atje duhet të bëjë punën e vet”, u tha Macron gazetarëve gjatë një vizite në një panair tregtar të hënën.

Ai tha se mbi të gjitha mendon për viktimat dhe për ndjekjen penale të përgjegjësve në këtë çështje.

“E vërteta duhet të zbardhet dhe drejtësia duhet të bëjë punën e saj”, theksoi Macron.

Departamenti amerikan i Drejtësisë së fundmi publikoi më shumë se 3 milionë faqe, 2.000 video dhe 180.000 fotografi në kuadër të Aktit për Transparencën e Dosjeve Epstein, i cili u nënshkrua në ligj në nëntor të vitit të kaluar.

Materialet përfshijnë fotografi, transkripte të jurisë dhe dokumente hetimore, megjithëse shumë faqe janë të redaktuara. Të mbijetuarit e Epsteinit dhe familjarët e viktimave thonë se publikimi nuk i plotëson kërkesat e ligjit dhe se mungon shumë informacion i rëndësishëm.

Epstein u gjet i vdekur nga vetëvrasja në një burg të Nju Jorkut në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuza federale për trafikim seksual që përfshinin vajza të mitura.

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

10 February 2026 at 21:34

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës së Partisë Demokratike, ku si pasojë e hedhjes së molotovëve janë dëmtuar 16 efektivë.

“Si pasojë e sulmeve drejt Policisë u dëmtuan 16 punonjës Policie, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike”, thekson policia.

Sipas policisë, efektivët kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike, ndërsa paralajmëron se persona përgjegjës do japin llogari para ligjit.

Njoftimi i policisë:

Gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë dhe më pas te Kuvendi, një pjesë e protestuesve kanë ushtruar akte të rënda dhune ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve shtetërore.

Policia e Shtetit, gjatë gjithë zhvillimit të tubimit iu ka bërë thirrje me megafon protestuesve të dhunshme që të distancoheshin nga dhuna, por sulmet ndaj punonjësve të policisë kanë vijuar deri në përfundim të tubimit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta.

Si pasojë e sulmeve drejt Policisë u dëmtuan 16 punonjës Policie, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike.

Policia e Shtetit thekson se ka qenë e angazhuar gjatë gjithë tubimit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të siguruar ushtrimin e së drejtës kushtetuese të tubimit paqësor.
Strukturat ligjzbatuese po dokumentojnë të gjitha rastet e dhunës, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në përmbushjen e misionit të saj për garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimit të ligjit, duke falënderuar qytetarët që kanë bashkëpunuar dhe janë distancuar nga aktet e dhunshme, si dhe gazetarët dhe punonjësit e medias për transparencën që kanë ofruar për publikun.

“16 efektivë të lënduar”, Koçiu: Protesta e Berishës, një dhunë barbare ndaj Policisë

10 February 2026 at 21:05

TIRANË- Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar pas protestës së sotme të Partisë Demokratike, e cila sipas saj kaloi në dhunë ndaj Policisë së Shtetit.

Nga ambientet e QSUT ku po trajtohen efektivët e lënduar, Koçiu bëri me dije se aktualisht 16 punonjës policie po marrin trajtim mjekësor, ndërsa priten edhe referime të tjera.

Ajo theksoi se kjo është hera e dytë që ndodhin akte të tilla dhe se drejtuesi i protestës, Sali Berisha, është sipas saj i vetmi që mund të organizojë protesta kaq të dhunshme.

Koçiu bëri të ditur se ka kërkuar që të gjithë personat që u bënë pjesë e dhunës të vendosen para përgjegjësisë ligjore. Sipas saj, qëllimi i protestës ishte goditja e punonjësve të policisë, ndërsa edhe punonjës të medias kanë pësuar lëndime si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë protestës.

“Jam këtu për të parë efektivë që po marrin trajtim mjekësor. Protesta e  sotme, e cila është një e drejtë kushtetuese, kaloi në një protestë e paprecedentë, në një dhunë barbare ndaj policisë së shtetit. Është hera e dytë dhe drejtuesi i kësaj proteste, Sali Berisha, është i vetmi që mund të organizojë protesta të dhunshme.

Kam kërkuar që vendosën para përgjegjësisë të gjitha ata që sot u bënë pjesë e një dhune barbare. Qëllimi i sotëm i protestës, ishte të godisnin punonjësit e policisë. Edhe gazetarët kanë pësuar lëndime, nga dhuna që ushtrohet nga protesta. Janë 16 punonjës që po marrin trajtim, dhe ndërkohë presim të kemi dhe referime të tjera.”, tha Koçiu./abcnews.al

“Partinë e ka të shkërmoqur”, Bejko: Berisha e ka futur PD në ‘kilometrin e fundit’

10 February 2026 at 20:51

TIRANË– Analisti Roland Bejko, i ftuar në “Real Story” se Sali Berisha e ka dërguar Partinë Demokratike në “kilometrin e fundit”. Sipas tij, Berisha e ka partinë në gjendje të shpartalluar dhe nuk e ka gati edhe sikur të mbahen zgjedhjet.

“Kilometri i fundit” do të kishte sens nëse si strategji politike nëse ti ke bërë shumicën e punës dhe duhej në fund ti jepej një dorë. Nëse ti kishe kërkuar në radhë të parë partinë dhe ta kishe në gatishmëri.

Edhe po të shpallen zgjedhjet e  parakohshme, të jesh gati, por me çfarë partie futesh në zgjedhje, sepse partinë e ka të shkërmoqur sot. Rama me këto protesta nuk rrëzohet dot.

Raporti i Berishës me ndërkombëtarët dihen si janë, është  tërësisht i izoluar. Unë mendoj se PD është në kilometrin e fund për mënyrën sesi PD e ka menaxhuar në këtë situatë.”, tha ai.

Protesta e PD/ Mërtiri: Në Europë politika bëhet në institucione, jo me protesta në rrugë

10 February 2026 at 20:30

TIRANË– Analisti i njohur Ergys Mërtiri, i ftuar në “Real Story” tha se partitë politikë në Evropë nuk bëjnë protesta, por betejat e tyre i zhvillojnë në institucione.

Duke u ndalur tek protesta e sotme e  PD, Mërtiri u shpreh se “cirku” që u bëhet militantëve nuk ka më kuptim.

“Në Europë partitë politike nuk bëjnë protesta, sepse parimisht janë pjesë e sistemit politik dhe marrin pjesë në sistem, në parlament, në institucione dhe politika bëhet në institucione.

Ti del në rrugë kur s’ka institucione. Në momentin kur del në rrugë duhet ta ndash mendjen, që ti do bësh një politikë rruge, heq dorë nga institucionet dhe ti do përmbysësh. Kur ti del në rrugë o do ta përmbysësh. Por dil në rrugë, bëj xhiro dhe ktheu në shtëpi, kjo s’ka kuptim”, tha ai.

Ai u shpreh se Sali Berisha nuk ka njerëz për të vijuar betejën kundër kundërshtarëve politikë.

“Ti s’ke as qytetarët. Dalja në shesh me mjete të dhunshme, tregon se nuk ke njerëz që të ngujohesh. Marrin iniciativa, që nuk i bëjnë dot. Këta bëjnë sikur zihen, bëjnë sikur shahen. Këta kërkojnë të bëjnë dhunë me fishekzjarrë,  kur ne e dimë se fishekzjarrët janë një mjet festiv”, tha ai.

 

 

 

FOTOLAJM/ Momenti kur kameramani përfshihet nga flakët e molotovit

10 February 2026 at 20:15

TIRANË- ABC News ka siguruar momentin kur një punonjës i mediave shqiptare është përfshirë në flakët nga hedhja e molotovit të protestuesve, para ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.

Protestuesit e Partisë Demokratike hodhën mjete piroteknike, molotovë dhe sende të forta ndaj efektivëve të Policisë, ku tetë prej tyre përfunduan me plagë në spital./abcnews.al

Protesta e opozitës/ Pas fjalimit të Berishës fillojnë fishekzjarrët dhe molotovët

10 February 2026 at 18:57

TIRANË- I njëjti skenar me protestën e kaluar. Pas përfundimit të fjalës nga Sali Berisha, militantët dhe simpatizantët e PD kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë drejt godinës së kryeministrisë.

Policia e Shtetit ka hedhur ujë drejt protestuesve për t’i shpërndarë ato.

 

vijon….

Berisha, kundër integrimit në BE/ Çupi shpjegon arsyet: Evropa ia ka marrë veglat e mashtrimit kreut të PD-së

10 February 2026 at 18:44

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha sa herë që kryeministri Edi Rama zhvillon vizita pune në Bruksel me fokus integrimin, ai del në media dhe hedh baltë mbi imazhin e Shqipërisë, duke pohuar frazën se vendi nuk përmbush kushtet për anëtarësimi në BE.

Por pse ky qëndrim i përsëritur i Sali Berishës? Analisti i njohur Frrok Çupi, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se Evropa dhe qytetërimi perëndimor ia ka marrë “veglat e torturës dhe mashtrimit” Sali Berishës dhe këtë fakt duhet ta dinë tha ai edhe mbështetësit apo simpatizantët e tij.

“Në Shqipëri është një kështjellë e ndërtuar, që është kujtesa kolektive. Këtë kështjellë as Berisha nuk e thyen dot.

Ajo është krijuar dhe e ka përjashtuar Berishën me të zezat e tij e ka përjashtuar prej vetvetes.

Përballë këtij budallallëku që shprehin këta njerëz, ka një sekret. E di çfarë u ka bërë Evropa këtyre, Evropa ua ka marrë veglat.

Kishin veglat që torturonin njerëzit dhe mashtronin njerëzit. Mjetet e tyre nuk funksionojnë më dhe kjo u duhet bërë e qartë qoftë edhe militantëve.

Nuk kanë punë me Evropën dhe me qytetërimin perëndimor”, tha ai./abcnews.al

Protesta e opozitës/ Çupi: Janë konsumuar për shkak të kotësisë. Berisha, i vetmi që derdhi gjak në Bulevard

10 February 2026 at 18:32

TIRANË– Partia Demokratike ka thirrur këtë të martë simpatizantë në protestën e saj kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “ Tirana Live” tha se protestat e Sali Berishës nuk sjellin asgjë të re, madje ato janë konsumuar deri në pikën që vetë Çupi i cilësoi si “tubime kotësie”.

Ai theksoi se shqiptarët e dinë tashmë se kush është Sali Berisha dhe cilat janë bëmat e tij. Sipas Çupit, Berisha është i vetmi perSon, që derdhi gjak në atë bulevard për të mbajtur pushtetin.

“Sa herë shikojmë këto protesta, janë konsumuar edhe vetë vëzhgimet, janë konsumuar për shkak të kotësisë.

Gjithmonë më shkon mendja te hall i këtij bulevardit, është hall i vërtetë. Mos ta quajnë më “kilometri i fundit”, por një  ngjarje e shëmtuar në këtë bulevard.

Ai është i vetmi që derdhi gjak në atë bulevard, erdhi një djalë nga Tropoja dhe e bllokoi bulevardin. Ky është gjakatar.

Ky njeri nuk kthehet për demokraci, për liri, por kthehet për arsye të instinktit në vendin e krimit. Është i vetmi Sali Berisha, që ekzekutoi në mes të bulevardit dhe në sy të të gjithëve. “, tha ai.

Indonezia përgatit dislokimin e 8 000 trupave ushtarake në Gaza

10 February 2026 at 18:05

Indonezia ka njoftuar se po përgatit deri në 8 000 trupa ushtarake për t’u dislokuar në Rripin e Gazës, duke u bërë vendi i parë që ndërmerr një hap të tillë në kuadër të fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në fund të vitit të kaluar, sipas BBC.

Shefi i Shtabit, gjenerali Maruli Simanjuntak tha se stërvitja për trupat ka nisur tashmë dhe se misioni i tyre do të fokusohet kryesisht në role mjekësore dhe inxhinierike në Gaza.

Indonezia është bashkuar gjithashtu me Bordin e Paqes të presidentit amerikan Donald Trump, i shpallur muajin e kaluar.

Vendi ka marrë një mandat nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të ndihmuar në krijimin e një Force Ndërkombëtare Stabilizimi (ISF), e cila synon të sigurojë zonat kufitare të Gazës dhe të garantojë çmilitarizimin e territorit, përfshirë edhe çarmatimin e Hamasit.

Koha e dislokimit të trupave indoneziane dhe roli i saktë i tyre në terren ende nuk janë përcaktuar, por sinjalet tregojnë se presidenti Prabowo Subianto ka marrë vendimin që ata të dërgohen.

Vendimi për t’iu bashkuar Bordit të Paqes së presidentit Trump është kritikuar nga disa grupe islamike në Indonezi, ku ka pasur zemërim të gjerë publik për rolin e SHBA-së në bombardimet izraelite në Gaza.

Megjithatë, Prabowo ka argumentuar se, si vendi me popullsinë myslimane më të madhe në botë, Indonezia duhet të kontribuojë në stabilizimin e Gazës dhe ka theksuar se angazhimi i saj synon një zgjidhje përfundimtare me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez.

Transmetuesi publik izraelit “Kan” raportoi se një zonë në jug të Gazës, mes Rafahut dhe Khan Younisit, është caktuar tashmë për përdorim nga ushtria indoneziane, ku parashikohet ndërtimi i një reparti për disa mijëra trupa.

Ndërkohë, edhe vende të tjera myslimane si Turqia dhe Pakistani po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave, por kanë bërë të qartë se do të vepronin vetëm si paqeruajtës dhe nuk do të përfshiheshin në planin për çarmatimin e Hamasit.

Pamjet me dron/ Momenti kur Berisha i bashkohet protestës në Bulevard

10 February 2026 at 17:46

TIRANË- Militantë të Partisë Demokratike janë mbledhur sot pasdite në protestën e thirrur nga Sali Berisha para selisë së qeverisë.

Edhe pse protesta nisi rreth 45 minuta më vonë se ora e parashikuar, Sali Berisha u prit në shesh nga një grup jo i madh mbështetësish.

Tubimi nisi me fjalime të folesve në foltore, ku i pari e ka marrë fjalen Agron Gjekmarkaj dhe i fundit sipas protestave të meparshme të ngjashme pritet të jetë kreu i PD, Berisha

Rreth 1300 policë janë në gatishmëri para ndërtesës së kryeministrisë dhe në Bulevard për të garantuar sigurinë gjatë kësaj proteste, që herët e kaluara është mbyllur me zjarr dhe molotov drejt ndërtesës së qeverisë

Ora 17:30 ABC News sjell pamje me dron nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa vihet re se numri i pjesëmarrësve në protestën e thirrur nga Sali Berisha, rreth 30 minuta nga orar zyrtar i saj.

 

Çekia gati ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç

10 February 2026 at 16:32

Qeveria çeke po shqyrton ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga fëmijët nën moshën 15-vjeç, mes shqetësimit në rritje për ndikimin e platformave online tek të rinjtë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, kryeministri Andrej Babis tha se qeveria e tij po e shqyrton seriozisht një veprim të tillë, duke ndjekur shembullin e vendosur nga Franca.

Babis tha se nevojiten veprime urgjente për të mbrojtur fëmijët nga dëmi. “Unë jam në favor të një ndalimi, sepse ekspertët që njoh thonë se është jashtëzakonisht i dëmshëm. Duhet të bëjmë diçka për të mbrojtur fëmijët tanë”, tha ai.

Zëvendëskryeministri Karel Havlicek tha se qeveria ka filluar tashmë konsultimet me ekspertë dhe operatorë të telekomunikacionit se si mund të zbatohe një ndalim i mundshëm.

Ai shtoi se legjislacioni mund të propozohet më vonë këtë vit.

“Ne definitivisht nuk do ta zvarritim këtë dhe do të donim të propozonim një ndalim që këtë vit. Nuk ka kohë për të humbur. Rrjetet sociale po shkatërrojnë jetën e fëmijëve; po fillon të bëhet një murtajë”, tha Havlicek gjatë një debati në CNN Prima News.

Debati në Çeki vjen në një kohë kur disa vende të tjera kanë ndërmarrë hapa për të kufizuar aksesin e fëmijëve në platformat e mediave sociale.

Australia ndaloi aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 16-vjeç dhjetorin e kaluar, ndërsa Franca miratoi një ligj muajin e kaluar që ndalon përdorimin e mediave sociale për ata nën 15- vjeç.

Përmbytje të pazakonta në Kolumbi, 14 të vdekur dhe 120 mijë të zhvendosur

10 February 2026 at 16:23

Një krizë e rëndë klimatike e ka lënë Kolumbinë veriore të tronditur, pasi reshjet e pazakonta për shkurtin kanë shkaktuar një emergjencë humanitare.

Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe më shumë se 120.000 janë zhvendosur ose prekur, ndërsa përmbytjet dhe rrëshqitjet e mëdha të tokës shkatërrojnë departamentet e Kordobës, La Guajira, Sucre, Magdalena, Choco dhe Antioquia.

Shkalla e katastrofës është e paparë për këtë kohë të vitit. Carlos Carrillo, drejtor i Njësisë Kombëtare për Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (UNGRD), tha se reshjet në Kordoba janë rritur me një shifër marramendëse prej 1.600 për qind.

“Këto nivele uji nuk ishin regjistruar kurrë në shkurt, i cili është zakonisht muaji më i thatë i rajonit,” theksoi Carrillo, duke shtuar se më shumë se 40.000 hektarë janë aktualisht të zhytura.

“Ekziston qartë një krizë klimatike – një ngjarje e jashtëzakonshme,” tha ai.

Shkatërrimi është i përhapur, me infrastrukturën lokale dhe sistemet shëndetësore të shtyra në pikën e kulmit.

Guvernatori i Kordobës, Erasmo Zuleta, konfirmoi se 80 për qind e departamentit është nën ujë. Lagje të tëra janë përmbytur deri në çati dhe rrugët jetësore të aksesit janë ndërprerë.

Në La Guajira dhe Magdalena, reshjet e vazhdueshme që tejkalojnë 12 orë kanë shkaktuar derdhjen e përrenjve dhe paralizimin e lëvizshmërisë.

Viktimat në strehimore të mbipopulluara po raportojnë raste në rritje të problemeve, infeksioneve të frymëmarrjes dhe simptomave të ngjashme me gripin, të përkeqësuara nga mungesa e ujit të pastër dhe kanalizimeve.

Furnizimet thelbësore, duke përfshirë ushqimin, dyshekët dhe artikujt bazë të tualetit, janë në mungesë kritike, ndërsa strehimoret e përkohshme arrijnë kapacitetin e plotë.

Në përgjigje të katastrofës në rritje, presidenti Gustavo Petro dhe kabineti i tij ishin planifikuar të mblidheshin në Monteria të hënën. Administrata po shqyrton shpalljen e një gjendjeje të jashtëzakonshme ekonomike për të përshpejtuar shpërndarjen e fondeve dhe burimeve të ndihmës.

Berisha, kundër integrimit në BE/ Mahmutaj: Ka ndjekur një agjendë antishqiptare dhe po mbyll me turp kapitullin politik

9 February 2026 at 23:45

TIRANË- Sa herë që kryeministri Edi Rama udhëton i ftuar në Bruksel, Sali Berisha del kundër integrimit në BE. Ai ka ndjekur një politikë të nxirjes së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe ky refren është përsëritur shpeshherë prej tij.

Gazetari i njohur Fatos Mahmutaj, i ftuar në emisionin “Ora e fundit”, ka komentuar reagimet e ish-kryeministrit Sali Berisha sa herë që kryeministri Edi Rama zhvillon vizita zyrtare në Bruksel, duke theksuar se këto qëndrime janë kundër interesit të Shqipërisë dhe integrimit europian.

Ai u shpreh se Berisha ka tendencën të shohë çdo sukses të politikës shqiptare në Bruksel me sy negativ dhe të prodhojë lajme që nxijnë imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Ai shtoi se koha kur Berisha mobilizonte militantët ka marrë fund dhe tani ai është i fokusuar vetëm te problemet personale me drejtësinë.

Në përfundim, Mahmutaj theksoi se Sali Berisha po e mbyll kapitullin e tij politik, duke e cilësuar qëndrimin e tij si të dëmshëm për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj drejt integrimit evropian.

“Kryeministri Rama pritet nga kryetari i Këshillit të Evropës. Nuk ka lidhje as me zgjerimin, as me këto histori, sepse këto i ka Komisioni Evropian. Atij i pëlqen të çdo lloj suksesi të politikës shqiptare  në Bruksel, Berisha e sheh me syrin e negativ dhe lajmet që do t’i prodhojë dhe i prodhon në këtë lloj forme. Berisha s’ka bërë asgjë më 35 vite në Shqipëri. Këto historitë e tij janë një turp.

Nuk shkohet asgjëkundi me Berishën dhe shqiptarët po e braktisën në çdo foltore, që ai bën.  Iku koha kur Berisha mblidhte militantët tij, i gënjente, i mashtronte, vriteshin për Berishën. Berisha do të zgjidhë hallet që ka me drejtësinë, nuk ka asnjë agjendë tjetër. Sali Berisha gjithnjë ka pasur agjendë antishqiptare. Ai po e mbyll kapitullin e politikës me trup, Si hajdut, si vrasës dhe duke nxirë shqiptarët”, tha ai.

Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam i gatshëm të heq dorë nga mandati im

9 February 2026 at 23:18

Duke u rezistuar thirrjeve për dorëheqje, kryeministri britanik Keir Starmer tha të hënën se nuk është “i gatshëm të largohet” nga mandati i tij si kryeministër, teksa po përpiqet të forcojë mbështetjen brenda partisë së tij mes pasojave të skandalit me Peter Mandelson.

Duke folur gjatë një takimi me deputetët e Partisë Laburiste, Starmer iu referua të kaluarës së tij në role të mëparshme dhe brenda partisë, duke thënë: “Kam fituar çdo betejë në të cilën kam qenë ndonjëherë”.

Ai përmendi kohën e tij në Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës dhe përpjekjet për reformimin e Partisë Laburiste, duke shtuar: “Njerëzit më thoshin se nuk mund ta bëja. Pastaj gradualisht filluan të thoshin se mund ta kalonim vijën. Fituam me një shumicë dërrmuese. Çdo betejë ku kam qenë, e kam fituar”.

Starmer pranoi se kritikat vazhdojnë, duke thënë se është përballur me “kundërshtues në çdo hap të rrugës, dhe i kam edhe tani”.

“Kundërshtues që nuk duan fare një qeveri laburiste, dhe sigurisht jo një që të ketë sukses”, shtoi Starmer.

“Por po ju them këtë: pasi kam luftuar kaq fort për mundësinë për të ndryshuar vendin tonë, nuk jam i gatshëm të heq dorë nga mandati im dhe përgjegjësia ime ndaj vendit, apo të na zhys në kaos, siç kanë bërë të tjerë”, përfundoi ai.

Javën e kaluar, Starmer tha se i vjen “keq” që kishte besuar “gënjeshtrat” e Mandelsonit dhe e kishte emëruar atë ambasador në SHBA, ndërsa presioni u rrit pasi ai pranoi se kishte dijeni për lidhjet e Mandelsonit me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, i cili vdiq në vitin 2019.

Mandelson u shkarkua në shtator, por dosjet e publikuara së fundmi për Epstein sugjeruan se ai kishte ndarë informacione konfidenciale me Epstein kur ishte sekretar britanik i biznesit në vitin 2009.

Mandelson ka dhënë gjithashtu dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve dhe nga vetë Partia Laburiste.

Mandelson u shkarkua në shtator, por dosjet e publikuara së fundmi për Epsteinin sugjeruan se ai kishte ndarë informacione konfidenciale me Epsteinin kur ishte sekretar britanik i biznesit në vitin 2009.

Mandelson ka dhënë gjithashtu dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve dhe nga vetë Partia Laburiste.

Departamenti amerikan i Drejtësisë muajin e kaluar publikoi më shumë se 3 milionë faqe, 2.000 video dhe 180.000 imazhe sipas Aktit për Transparencën mbi Dosjet Epstein, i cili u nënshkrua në ligj në nëntor të vitit të kaluar.

Materialet përfshijnë fotografi, transkripte të jurive dhe dosje hetimore, megjithëse shumë faqe mbeten të redaktuara. Të mbijetuarit e Epsteinit dhe familjarët e viktimave thonë se publikimi nuk përmbush kërkesat e ligjit dhe lë jashtë shumë informacione jetike.

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet, partitë e vogla në “humnerë”

9 February 2026 at 22:59

Në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, qytetarët u pyetën se cilën prej partive politike do të votonin nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, përgjigja e tyre është se partia që  udhëheq është Partia Socialiste

Megjithëse në këtë fillim shkurti, PS bie me 0.5%, brenda marzhit të gabimit të sondazhit. Pavarësisht se vendimi i Gjykatës Kushtetuese goditi Ramën dhe qeverinë, PD nuk rritet, kurse partitë e reja vijojnë rënien elektorale.

Edhe shpresa për një parti të re ngjitet me ritmet e breshkës, në rast se vërtet do të lindë një parti të re.

Metodologjia e sondazhit

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.7%/abcnews.al

Sa ndikon reforma në drejtësi në votën tuaj? Sondazhi: Shqiptarët, të zhgënjyer nga drejtësia e re

9 February 2026 at 22:44

Reforma në Drejtësi, e konsideruar prej vitesh si shtylla kryesore e transformimit institucional në vend, duket se ka humbur ndjeshëm peshën e saj në gjykimin e qytetarëve.

Të dhënat e sondazhit të fundit tregojnë një nivel të lartë zhgënjimi dhe indiference ndaj rezultateve të saj konkrete.

78.5% e të anketuarve shprehen se Reforma në Drejtësi ndikon pak në gjykimin e tyre politik, pasi janë të zhgënjyer nga ecuria dhe rezultatet e saj.

Një tjetër grup, 19.4%, deklaron se Reforma nuk ka ndikuar aspak në gjykimin e tyre politik, duke theksuar se kanë qenë që në fillim kundër saj.

Ndërkohë vetëm 2.1% e të anketuarve shprehen se Reforma në Drejtësi ka ndikuar shumë, madje edhe në ndryshimin e votës.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.7%

Before yesterdayMain stream

Bashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet/ Apeli i GJKKO: Një vit burg për Edison Memollën

9 February 2026 at 22:13

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e Rrogozhinës në zbatim të vendimit që la në fuqi dënimin e shkallës së parë: 1 vit burg dhe 5 vite heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike.

Kryebashkiaku u Rrogozhinës u regjistrua teksa ndikonte tek punonjësit e OSHEE për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor në këmbim të votave për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

Apeli i GJKKO la në fuqi edhe vendimet për 3 të pandehur të tjerë Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku, të cilët u dënuan nga shkalla e parë përkatësisht me 1 vit dhe 8 muaj burg, ku për Toskun dënimi u pezullua duke u vendosur në shërbim prove.

Në fuqi u la edhe dënimi për Ndriçim Tafxhafa që u dënua me 1 vit burg/abcnews.al

❌
❌