Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 February 2026Main stream

Cilat janë efektet pozitive të të dëgjuarit muzikë?

3 February 2026 at 16:59

Në shumë vende dhe kultura, muzika konsiderohet një fuqi që ndihmon njerëzit të tejkalojnë dhimbjet emocionale dhe fizike.

Në aspektin psikologjik, përfitimet e saj janë ende duke u hulumtuar për t’u përdorur më efektivisht në shoqëritë moderne. Një artikull i “Vertavahealth” përshkruan disa nga efektet pozitive të dëgjimit të muzikës.

Një nga përfitimet më të dukshme është rritja e humorit. Terapia e muzikës, që realizohet përmes dëgjimit të këngëve, mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore të një personi. Edhe dëgjimi i këngëve “të trishtuara” mund të ketë efekte pozitive. Sipas një studimi të Mbretërisë së Bashkuar, një e treta e personave që dëgjojnë muzikë të këtij zhanri ndihen më mirë se më parë.

Muzika ndihmon gjithashtu në reduktimin e stresit. Tingujt muzikorë kanë treguar se ulin ndjeshëm efektet e stresit, duke bërë që njerëzit të ndihen më pak të tensionuar dhe që trupi i tyre t’i përgjigjet më lehtë situatave stresuese.

Përveç përfitimeve psikologjike, terapia muzikore ka ndikim edhe në menaxhimin e dhimbjes fizike. Ky trajtim holistik i shëndetit mendor mund të zvogëlojë dhimbjen, të ulë sasinë e ilaçeve qetësuese gjatë procedurave dhe të reduktojë ankthin që zakonisht shoqëron trajtimet mjekësore. Gjithashtu, terapia muzikore mund të përmirësojë kënaqësinë e pacientit dhe të promovojë mirëqenien e përgjithshme mendore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Cilat janë efektet pozitive të të dëgjuarit muzikë? appeared first on Sinjali.

“Dje ikën dritat 42 herë” – Meta alarmon për kushtet në burg: Po vdesin të burgosurit…

3 February 2026 at 16:48

Kreu i Partisë së Lirisë, pas interpelancës në Kuvend për arrestimin e tij, ka reaguar nga paraburgimi duke shprehur kushtet e vështira në burgun ku ndodhet.

Teksa ministrin e Drejtësisë e quan “Diella”, Meta pretendon se vetëm ditën e djeshme energjia elektrike është shkëputur 42 herë.

Ai gjithashtu pretendon se mungesa e trajtimit shëndetësor po shkakton humbje jete nëpër burgje.

“Dëgjova ‘Diellën’ e Drejtësisë që fliste për situatën në burgje dhe meqë nuk e di po e njoftoj që vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV ‘Jordan Misja’, jo vetëm për mua, por për rreth 500 të burgosur e të paraburgosur që ndodhen këtu.

A e di ‘Diella’ e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?

A e di ‘Diella’ e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?
A e di ‘Diella’ e Drejtësisë që gardianët nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim për punën jashtë orarit, as ushqimin, as trajtimin që meritojnë sipas ligjit?

E ç’mund të presësh nga ‘Diellat’?

Ato janë pjellë e AKSHI-t, simbolit të korrupsionit skizofrenik.

Ndërsa lidhur me respektimin e të drejtave të mia dua t’u kujtoj të gjithë qytetarëve që akoma nuk më kanë dorëzuar të zbardhur, as mua, as avokatit tim, vendimin e 2 korrikut 2025, të dënimit tim të dytë nga IEPV ‘Jordan Misja’ për lirinë e fjalës”, shkruan Meta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Dje ikën dritat 42 herë” – Meta alarmon për kushtet në burg: Po vdesin të burgosurit… appeared first on Sinjali.

Ish-lojtari i Kosovës transferohet tek Ballkani

3 February 2026 at 16:41

Ish-futbollisti i Kosovës, Toni Domgjoni, i është bashkuar Ballkanit.

Lajmin e ka bërë të ditur të martën klubi suharekas.

Mesfushori Domgjoni ka qenë pa klub që nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Së fundi, ai ishte pjesë e klubit nga Malajzia, Selangor. Si futbollist, Domgjoni është zhvilluar te Zurichu, ku ka qenë pjesë e skuadrës së parë nga viti 2018 deri në vitin 2021.

Ai ka kaluar edhe te Vitesse dhe Koperi.

27-vjeçari Domgjoni ka katër ndeshje të zhvilluara me “Dardanët” dhe një gol të realizuar. Gjithashtu, ka paraqitje edhe me Zvicrën U18, U19, U20 dhe U21.

Ballkani e mbylli stinorin vjeshtor në vendin e parë dhe synon ta kthejë titullin kampion në Suharekë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ish-lojtari i Kosovës transferohet tek Ballkani appeared first on Sinjali.

Gjykata në Pejë e dënon me mbi 3 vjet burgim dhe 800 euro gjobë të akuzuarin për vjedhje

3 February 2026 at 16:33

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me burgim prej 3 vjet e katër muaj të akuzuarin E.K., për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”.

Përveç dënimit me burg, i akuzuari është dënuar edhe me gjobë prej 800 eurosh.

Sipas njoftimit zyrtar, atij i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 2 korrik e vitit 2025.

“Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, me gjyqtaren e vetme gjykuese Blerta Kelmendi, ka shpallur aktgjykimin përmes video-lidhjes/video-incizimit, ndaj të pandehurit E.K., për veprat penale ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Vjedhja’. Gjykata e ka shpallur të pandehurin fajtor për pikat III dhe IV të aktakuzës dhe pas unifikimit të dënimeve e ka dënuar me dënim unik me gjobë 800 (tetëqind) euro dhe dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 4 (katër) muaj, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02.07.2025”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata në Pejë e dënon me mbi 3 vjet burgim dhe 800 euro gjobë të akuzuarin për vjedhje appeared first on Sinjali.

PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe, i refuzon gjashtë të tjera

3 February 2026 at 16:21

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mosshpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për këtë subjekt politik dhe kandidatët e tij.

Në vendimin e marrë, PZAP ka vlerësuar se ankesa e Listës Serbe është e bazuar.

“Paneli, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës si dhe arsyetimit të KQZ-së të përmbajtur në vendimin e ankimuar të datës 31.01.2026, me numër protokolli Nr.01/156/2026, vlerëson se një qëndrim i tillë nuk mund të pranohet si i drejtë dhe i ligjshëm, pasi është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme LZP, nenin 101 paragrafi 16, nenin 106 paragrafi 3, nenin 111 të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe nenit 9 paragrafi 2 të Rregullores Zgjedhore Nr.13/2024 Rezultatet Zgjedhore”, thuhet në vendim.

Tutje, PZAP ka theksuar se nuk pajtohet me vendimin e KQZ-së për mosshpalljen e rezultatit përfundimtar për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, për subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e saj.

Sipas Panelit, ky vendim është i pajustifikuar dhe në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore të sipërcekura, “kjo për faktin se duke pas parasysh se kanë përfunduar të gjitha procedurat e numërimit dhe rinumërimit për të 3 gjitha subjektet politike, rezultati përfundimtar duhet të shpallet menjëherë dhe të përfshijë të gjitha subjektet zgjedhore pa përjashtim”.

PZAP ka vlerësuar po ashtu se çdo shpallje e pjesshme e rezultatit përfundimtar, në rrethana të tilla, nuk ka bazë ligjore dhe bie ndesh me parimet e barazisë së subjekteve zgjedhore, sigurisë juridike dhe transparencës së procesit zgjedhor.

“Andaj ky vendim është ne kundërshtim me praktikat e mira zgjedhore dhe po ashtu ne kundërshtim me standardet e Komisionit te Venecias”, thuhet në vendim.

Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 48 orësh në Gjykatën Supreme.

Më 31 janar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Megjithatë, gjatë mbledhjes, anëtarët e KQZ-së miratuan listat e kandidatëve të të gjitha partive politike, përveç Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Në atë mbledhje, tre anëtarë të KQZ-së votuan për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa anëtarët e tjerë abstenuan.

Ndërkohë, PZAP ka bërë të ditur se gjashtë ankesa të tjera, përfshirë dy të kandidatit të PDK-së, Bekim Haxhiu, janë refuzuar si të pabazuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe, i refuzon gjashtë të tjera appeared first on Sinjali.

AC Milan dhe Tottenham interesohen për Leon Avdullahun

3 February 2026 at 16:18

Që nga transferimi i tij nga FC Basel, Leon Avdullahu është njëri nga mesfushorët më të qëndrueshëm dhe më bindës në Bundesligë.

Rritja e tij e shpejtë ka tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore evropiane, duke e bërë atë një objektiv kryesor në tregun e transferimeve.

Sipas raportimeve, drejtuesit e Hoffenheimit janë jashtëzakonisht të kënaqur me ndikimin e Avdullahut dhe aktualisht po refuzojnë të gjitha ofertat e ardhura.

Pas transferimit të tij për vetëm 8 milionë euro, vlera e tij në treg është rritur me shpejtësi. Hoffenheim thuhet se tani po kërkon një shumë mes 35 dhe 45 milionë eurove, nga një shitje e tij e mundshme.

Raportohet se AC Milan dhe Tottenham janë dy skuadrat e mëdha evropiane që kanë shfaqur interesim për të, me Avdullahun që pritet të jetë subjekt i merkatos së verës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post AC Milan dhe Tottenham interesohen për Leon Avdullahun appeared first on Sinjali.

Epstein synonte blerjen e “Vilës së Titos”, Lajçak i shpjegoi se vendet e ish-Jugosllavisë nuk do të bien kurrë dakord

3 February 2026 at 16:11

Dokumente të reja për Jeffrey Epsteinin, të publikuara nga Ministria e Drejtësisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tregojnë se financieri kishte shprehur interes për blerjen e ndërtesës së ish-ambasadës së Jugosllavisë në New York, e njohur si “Vila e Titos”.

Në mesin e dokumenteve të publikuara disa ditë më parë gjendet edhe një email, përmes të cilit Epstein kishte pranuar 26 fotografi të kësaj vile, si dhe një prerje nga gazeta New York Post me titullin: “për 50 milionë dollarë mund të bëheni pronar i vilës së fundit nga epoka e artë e Manhatanit”.

Më 25 tetor 2017, Epstein kishte kontaktuar për këtë çështje edhe ish-përfaqësuesin e lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Miroslav Lajçak. Në një mesazh SMS, Epstein i kishte shkruar atij: “shkova ta shoh ish-ambasadën jugosllave. Më thanë se është në shitje, por se të pesë qeveritë duhet të bien dakord, ajo serbe dhe të tjerat. Interesante”.

Lajçak i ishte përgjigjur se “kurrë nuk do të bien dakord. Që nga viti 2001 po përpiqen të merren vesh për ndarjen e pasurisë dhe fundi nuk duket. Për gjithçka që lidhet me ish-Jugosllavinë ose shtetet pasardhëse aktuale, duhet të konsultohesh me mua, i njoh deri në thelb”.

Më 10 dhjetor 2018, Epstein mori një email nga këshilltari financiar David Mitchell, i cili e informonte se në këtë ndërtesë kishte ndodhur një zjarr dhe se ndoshta ishte momenti i duhur për të dërguar një ofertë, raporton klix.ba.

Pas kësaj, Epstein dërgoi një lidhje të New York Post në dy adresa emaili, ku përmendej zjarri, ndërsa ata e informuan se ndërtesa tashmë duhej të ishte dukshëm më e lirë.

Megjithatë, Epstein në fund nuk e bleu vilën. Ajo u shit katër vjet më vonë për 50 milionë dollarë, ndërsa Serbisë i takuan 40 për qind e shumës, në bazë të Aneksit B të Marrëveshjes për suksesionin e pasurisë së ish-RSFJ-së jashtë vendit. Kosovës i takuan 7.5 milionë dollarë.

Në dokumente përmendet edhe një komunikim tjetër i Lajçakut me Epsteinin, ku ai i kishte shkruar: “vajzat janë të mrekullueshme si gjithmonë”.

Kujtojmë se Miroslav Lajçak përmendet shpesh në dosjet për Jeffrey Epsteinin dhe se disa ditë më parë, për këtë arsye, ai dha dorëheqje nga posti i këshilltarit të kryeministrit sllovak, Robert Fico.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Epstein synonte blerjen e “Vilës së Titos”, Lajçak i shpjegoi se vendet e ish-Jugosllavisë nuk do të bien kurrë dakord appeared first on Sinjali.

Aksident mes dy veturave në Rastavicë të Deçanit, lëndohet një person

3 February 2026 at 16:06

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:10 në fshatin Rastavicë të Deçanit, ku janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, si pasojë e aksidentit është lënduar një person, i cili ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Deçan.

Ai ka shtuar se njësiti i trafikut është duke u marrë me hetimin e shkaqeve të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident mes dy veturave në Rastavicë të Deçanit, lëndohet një person appeared first on Sinjali.

Macron: Po zhvillohen përgatitjet teknike për bisedimet me Putinin

3 February 2026 at 15:53

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se përgatitjet për bisedime me udhëheqësin rus Vladimir Putin janë duke u zhvilluar.

“Përgatitjet janë duke u zhvilluar aktualisht dhe diskutimet teknike mbi këtë çështje janë duke vazhduar”, u tha ai gazetarëve ndërsa udhëtonte për në departamentin e Saone-s së Epërme.

Macron vuri në dukje se konsultimet për këtë çështje po zhvillohen gjithashtu me partnerët evropianë dhe Vladimir Zelenskyn. Ai shtoi se po bëhen gjithashtu përgatitje për diskutime të ardhshme mbi përfundimin e konfliktit ukrainas nën kujdesin e të ashtuquajturit Koalicion i të Gatishmëve, si pjesë e përpjekjeve për të zhvilluar garanci sigurie për Kievin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Macron: Po zhvillohen përgatitjet teknike për bisedimet me Putinin appeared first on Sinjali.

Before yesterdayMain stream

Irani paralajmëron SHBA-në: Raketat tona balistike janë në pozicion, jemi më të përgatitur se kurrë

31 January 2026 at 15:27

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Irani është i gatshëm të arrijë një marrëveshje të re bërthamore, për sa kohë që ajo respekton karakterin paqësor të programit bërthamor iranian dhe shoqërohet me heqjen e sanksioneve ndërkombëtare.

Sipas Araghchit, një marrëveshje e tillë mund të hapë rrugën për bashkëpunim ekonomik në fusha si energjia dhe projekte të tjera me interes të ndërsjellë. Ai theksoi gjithashtu se Irani nuk i ka përjashtuar kurrë Shtetet e Bashkuara nga projektet e tij ekonomike.

Duke iu referuar tensioneve rajonale dhe përvojave të mëparshme ushtarake, kryediplomati iranian tha se vendi ka nxjerrë mësime të rëndësishme nga konfliktet e kaluara dhe ka forcuar aftësitë mbrojtëse:

“Raketat tona balistike janë në pozicion, forca jonë mbetet e paprekur dhe ne jemi më të përgatitur se kurrë.”

Araghchi dërgoi gjithashtu një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se çdo sulm ndaj Iranit do të përballej me një kundërsulm të shpejtë, tronditës dhe shumë të fuqishëm:

“Ne kemi aftësinë të mbrojmë veten dhe nuk kemi nevojë për askënd tjetër.”

Ndërkohë, SHBA-ja ka dërguar disa aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme, pas ultimatumit të presidentit amerikan drejtuar Iranit, duke rritur tensionet në rajon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani paralajmëron SHBA-në: Raketat tona balistike janë në pozicion, jemi më të përgatitur se kurrë appeared first on Sinjali.

​Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

31 January 2026 at 15:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.

Sipas të dhënave të KQZ-së:

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 51.10% të votave, që i siguron 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.19% të votave, duke siguruar 22 ulëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.24% të votave, që përkthehet në 15 ulëse.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.50% të votave, duke fituar 6 ulëse.

Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë ulëse i ka fituar Lista Serbe, ndërsa një ulëse ka shkuar te Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Deputetët e ardhshëm sipas partive:

Lëvizja Vetëvendosje (57 ulëse):

Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla – Scharz, Xhelal Sveçla, Hajrullah Çeko, Avni Dehari, Mimoza Kusari – Lila, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti – Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Alban Bajrami, Mefail Bajqinovci, Nezir Kraki, Armend Muja, Adriana Matoshi, Rufki Suma, Jeta Statovci, Ardian Gola, Haxhi Avdyli, Blerim Gashi, Adelina Grainca, Albena Reshitaj, Fatos Geci, Agim Bahtiri, Fitore Pacolli – Dalipi, Artane Rizvanolli – Berisha, Taulant Kelmendi, Dimal Basha, Labinotë Demi – Murtezi, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, Arbër Rexhaj, Arjeta Fejzaj, Hysen Durmishi, Artan Abrashi, Arbërie Nagavci, Enver Haliti, Liza Gashi, Adnan Rrustemi, Valon Ramadani, Jeton Raka, Drita Pajaziti, Fatmire Kollqaku, Rozeta Hajdari, Arsim Ademi, Salih Zyba, Fitim Haziri, Fjolla Ujkani, Ilir Kërçeli, Sylejmani Meholli, Vigan Qorolli, Naim Bardiqi, Valon Hoti.

Partia Demokratike e Kosovës (22 ulëse):

Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj, Rrahman Rama, Nait Hasani, Eman Rrahmani, Ganimete Musliu, Elmi Reçica, Artan Behrami, Kujtim Gashi, Xhavit Haliti, Besa Kabashi – Ramaj, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Arbnore Salihu, Blerta Deliu – Kodra, Ariana Musliu- Shoshi.

Lidhja Demokratike e Kosovës (15 ulëse):

Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica- Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku- Sadriu, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Adelina Thaçi – Meta, Fadil Hadërgjonaj, Ermal Sadiku.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (6 ulëse):

Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Albana Bytyçi, Time Kadrijaj.

Lista Serbe (9 ulëse për minoritetin serb):

Sllavko Simiq, Igor Simiq, Liljana Stefanoviq, Millan Kostiq, Nemanja Bishevac, Zllatan Ellek, Milljana Nikolliq, Serxhan Popoviq, Verica Çernaniq.

Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (1 ulëse për minoritetin serb):

Nenad Rashiq.

Deputetët nga komunitetet tjera joserbe (10 ulëse të rezervuara):

Ergyl Mazrek, Fatma Taçi, Rasim Demiri, Emilja Rexhepi, Elbert Krasniqi, Duda Balje, Veton Berisha, Artan Asllani, Adem Hoxha, Erxhan Galushi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ​Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës appeared first on Sinjali.

Ministri gjerman i Mbrojtjes: S’ka shenja se SHBA-ja do të largohet nga NATO

31 January 2026 at 15:12

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u bëri thirrje vendeve evropiane që të tregojnë më shumë vetëbesim në marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë për median RND, Pistorius tha se Evropa nuk duhet të presë pasive për zhvillimet nga Shtëpia e Bardhë.

“Do të ishte gabim të vazhdonim të shikonim ngultas në drejtim të Shtëpisë së Bardhë si një lepur gjarpri dhe të prisnim që të ndodhte diçka. Në këtë rast, do të humbisnim fokusin te ajo që është më e rëndësishme: të bëheshim më sovranë dhe të pavarur.”

Ai kritikoi politikat e pasigurisë dhe frikës që sipas tij përdor Presidenti amerikan Donald Trump për të arritur qëllimet e tij: “Por ata që kanë frikë marrin vendime të gabuara. Kjo është arsyeja pse ne nuk lejojmë veten të frikësohemi.”

Pistorius vuri në dukje se marrëdhëniet SHBA-Evropë janë të ndërsjella: “Evropa ka nevojë për ShBA-në, por edhe SHBA-ja ka nevojë për Evropën. Evropa është me interes të madh gjeostrategjik dhe gjeoekonomik për Uashingtonin.”

Ai paralajmëroi se nëse Evropa do të hynte në sferën e interesit të Rusisë, Shtetet e Bashkuara do të gjendeshin midis Kinës dhe Rusisë, gjë që nuk do të ishte në interes të Uashingtonit.

Në lidhje me tensionet e fundit mbi Groenlandën, Pistorius theksoi se themelet e përbashkëta mbi të cilat mbështetet NATO nuk janë vënë në pikëpyetje: “Nuk ka shenja se SHBA-të do të largohen nga NATO.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri gjerman i Mbrojtjes: S’ka shenja se SHBA-ja do të largohet nga NATO appeared first on Sinjali.

Presidenti i Iranit thotë se Trumpi, Netanyahu dhe evropianët nxitën trazirat në vend

31 January 2026 at 15:07

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, deklaroi të shtunën se udhëheqësit amerikanë, izraelitë dhe evropianë kishin shfrytëzuar problemet ekonomike të Iranit, kishin nxitur trazira dhe u kishin dhënë njerëzve mjetet për të “përçarë kombin” gjatë protestave të fundit.

Protestat kombëtare, të cilat filluan në fund të dhjetorit për shkak të krizës ekonomike të shënuar nga inflacioni i lartë dhe rritja e kostove të jetesës, u shtypën me dhunë nga autoritetet klerike. Sipas grupit të të drejtave me bazë në SHBA, HRANA, gjatë dy javëve të protestave u vranë të paktën 6,563 persona, përfshirë 6,170 protestues dhe 214 forca sigurie.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se 3,100 persona, përfshirë 2,000 oficerë sigurie, humbën jetën gjatë protestave.

Pezeshkian tha në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv shtetëror: “Udhëheqësit amerikanë, izraelitë dhe evropianë u përpoqën të provokonin, të krijonin përçarje dhe furnizuan me burime, duke tërhequr disa njerëz të pafajshëm në këtë lëvizje.”

Ai akuzoi më tej udhëheqësit ndërkombëtarë se kishin nxitur protestuesit.

“Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe evropianët u ngjitën mbi problemet tona, provokuan dhe kërkonin – dhe ende kërkojnë – të copëtojnë shoqërinë. Ata i nxorën në rrugë dhe donin, siç thanë, ta shkatërronin këtë vend, të mbillnin konflikt dhe urrejtje midis njerëzve dhe të krijonin përçarje. Të gjithë e dinë se çështja nuk ishte vetëm një protestë sociale.”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur vazhdimisht mbështetje për demonstruesit, duke deklaruar se SHBA-ja ishte e gatshme të ndërmarrë veprime nëse Irani do të vazhdonte të vriste protestuesit. Zyrtarët amerikanë thanë të premten se Trump po shqyrtonte opsionet e tij, por nuk kishte vendosur ende nëse do të sulmonte Iranin.

Sipas faqes izraelite Ynet, një luftanije e Marinës Amerikane u ankorua të premten në portin izraelit të Eilatit.

Aleatët rajonalë, përfshirë Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, janë angazhuar në përpjekje diplomatike për të parandaluar një përballje ushtarake midis Uashingtonit dhe Teheranit. SHBA-ja po kërkon që Irani të frenojë programin e tij të raketave bërthamore nëse rifillojnë bisedimet, por Irani e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Presidenti i Iranit thotë se Trumpi, Netanyahu dhe evropianët nxitën trazirat në vend appeared first on Sinjali.

Rybakina triumfon, fiton titullin e parë në “Australian Open”

31 January 2026 at 14:47

Elena Rybakina ka shkaktuar befasi në finalen e turneut Grand Slam “Australian Open”, duke e mposhtur tenisten numër një në ranglistë, Aryna Sabalenkan.

Finalja e së shtunës ishte dramatike, ku Rybakina fitoi 2:1 në sete, me rezultatet 6:4, 4:6 dhe 6:4.

Ky triumf shënon edhe revanshin e Rybakinas, e cila kishte humbur në finalen e vitit 2023 nga dy herë fituesja Sabalenka.

Për kampionen e turneut Grand Slam “US Open”, Sabalenka, kjo ishte humbja e tretë në katër finalet e fundit të turneve madhor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rybakina triumfon, fiton titullin e parë në “Australian Open” appeared first on Sinjali.

Kaligrafi irakian përfundon dorëshkrimin e Kuranit, pas gjashtë vitesh përkushtim

31 January 2026 at 14:26

Kaligrafi irakian Ali Zaman ka përfunduar një dorëshkrim monumental të Kuranit, një vepër që i ka kërkuar gjashtë vite pune të përkushtuar.

Vepra përbëhet nga 302 rrotulla të shkruara në të dyja anët, secila me gjatësi 4 metra dhe gjerësi 1.5 metra. Fletët, që ngjajnë me pergamenën e trashë, u prodhuan posaçërisht për Zamanin me një përzierje materialesh tradicionale, përfshirë vezë, niseshte misri dhe shap.

“Sa herë që mendoj për këtë Kuran… më jep një ndjenjë shumë të bukur që Zoti i Madh më dha jetën për të qenë në gjendje ta përfundoja këtë vepër. Ndihem shumë krenar,” ka thënë 54-vjeçari për Associated Press në një xhami në Stamboll, ku ruhet dorëshkrimi.

Kaligrafia islame konsiderohet një nga traditat më të çmuara artistike në botën myslimane, duke shërbyer për të ruajtur dhe zbukuruar librin e shenjtë të Islamit, dhe më vonë për të dekoruar xhami dhe pallate. Në Turqi, ajo lulëzoi gjatë periudhës osmane, kur shteti mbështeste artin dhe kaligrafët zhvilluan stile të veçanta. Sot, Stambolli njihet si një qendër e rëndësishme e këtij arti, i njohur në turqisht si “hat”.

Eksperti i artit Umit Coskunsu tha se, për shkak të kufizimeve në traditën islame për paraqitjen e figurave njerëzore, kaligrafia u bë një formë qendrore e shprehjes artistike. Ai e përshkruan “hat”-in si një formë adhurimi:

“Arti i hat-it nuk është thjesht kaligrafi; ai shihet si një mënyrë për të adhuruar Zotin dhe për t’iu afruar Atij,” u shpreh Coskunsu.

Zaman ka lindur në Ranya, në rajonin gjysmë-autonom kurd në veri të Irakut. Ai zhvendosi familjen në Stamboll në vitin 2017 për të ndjekur projektin e Kuranit dhe për të përmirësuar mjeshtërinë e tij, pasi arti i kaligrafisë vlerësohet më shumë në Turqi sesa në vendlindjen e tij.

Ai tregon se e zhvilloi interesin për kaligrafinë islame rreth moshës 12-vjeçare, kur u njoh për herë të parë me të në Irak:

“Arti i kaligrafisë ishte shumë tërheqës për mua… ndjeja se mund ta gjeja shpirtin tim në të,” shtoi ai.

Çdo fletë e dorëshkrimit u shkrua plotësisht me dorë, dhe Zaman punoi nga agimi deri në muzg për gjashtë vjet, në një dhomë të vogël të rezervuar për të në Xhaminë Mihrimah Sultan në Stamboll.

Dorëshkrimi po promovohet si më i madhi në botë, megjithëse ende nuk ka marrë një njohje zyrtare. Sipas Guinness World Records, Kurani më i madh i shtypur u realizua nga Muzeu i Kuranit të Shenjtë në Mekë, Arabinë Saudite, në mars të vitit 2025.

I biri i Zamanit, Rekar Zaman, kujton mungesat e gjata të babait gjatë punës në projekt:

“E shihnim vetëm kur i sillnim ushqim ose kur kthehej në shtëpi natën për të fjetur. Falë Zotit, tani e shohim më shpesh,” ka treguar ai.

Dorëshkrimi ruhet në rrotulla të vendosura njëra mbi tjetrën dhe është i mbuluar për t’u mbrojtur nga pluhuri dhe lagështia në xhaminë ku u krijua.

Dëshira përfundimtare e Zamanit është që vepra t’i kalojë një blerësi që mund ta ekspozojë publikisht:

“Dua që ky Kuran të jetë në një vend – në një muze ose në një hapësirë të veçantë për kaligrafinë – ku të mund të vlerësohet dhe të çmohet,” u shpreh Zaman.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kaligrafi irakian përfundon dorëshkrimin e Kuranit, pas gjashtë vitesh përkushtim appeared first on Sinjali.

Nga India drejt botës? Çfarë duhet të dini për virusin Nipah

31 January 2026 at 14:14

Një shpërthim i virusit Nipah në shtetin lindor indian të Bengalit Perëndimor ka rritur ndjeshëm shqetësimet në Kinë dhe në disa vende të Azisë Juglindore, duke i shtyrë autoritetet të forcojnë kontrollet shëndetësore në aeroporte.

Që prej dhjetorit 2025, janë konfirmuar dy raste të infektimit me virusin Nipah në Bengal Perëndimor, njoftoi të mërkurën Ministria e Shëndetësisë e Indisë. Institucioni nuk dha detaje mbi identitetin e të infektuarve, por theksoi se nga 196 persona të kontaktuar, të gjithë janë gjurmuar, nuk kanë shfaqur simptoma dhe kanë rezultuar negativë në testime për virusin.

A ka arsye për t’u shqetësuar?

Ekspertët thonë se situata duhet ndjekur me kujdes, por nuk ka arsye për panik të menjëhershëm.

Ja çfarë dihet deri tani:

Çfarë është virusi Nipah?

Virusi Nipah (NiV) është një virus zonotik, që do të thotë se transmetohet nga kafshët te njerëzit. Bartësit kryesorë janë lakuriqët e natës frutorë, por infektimi mund të ndodhë edhe përmes produkteve ushqimore të kontaminuara ose nga njeriu te njeriu përmes kontaktit të drejtpërdrejtë.

Virusi është potencialisht vdekjeprurës. Periudha e intubimit zakonisht zgjat nga 5 deri në 14 ditë, ndërsa simptomat shfaqen zakonisht brenda 3-4 ditëve. Infeksioni shkakton sëmundje të rënda respiratore dhe neurologjike, duke nisur me ethe dhe dhimbje koke, dhe në raste të rënda përparon në inflamacion të trurit.

“Shkalla e vdekshmërisë është e lartë, nga 40 deri në 75 për qind te personat e infektuar”, tha për Al Jazeera eksperti Abbas.

Megjithatë, sipas tij, numri bazë i riprodhimit të virusit, pra numri mesatar i personave që infektohen nga një i sëmurë, është zakonisht më pak se 1, çka tregon se përhapja nga njeriu te njeriu është e kufizuar dhe ka pak gjasa që virusi të kthehet në pandemi globale, siç ndodhi me COVID-19.

Ku është shfaqur më parë?

Shpërthimi i parë u regjistrua në 1998 në Malajzi dhe Singapor, ku fermerë derrash dhe kasapë u infektuan nga kafshë të sëmura. Rreth 250 persona u infektuan dhe mbi 100 humbën jetën.

Në vitin 2014, raste të virusit u shënuan në Filipine, të lidhura me therjen e kuajve dhe konsumimin e mishit të kontaminuar.

Që prej vitit 2001, shpërthime sporadike, por të përsëritura, janë regjistruar në Azinë Jugore, veçanërisht në Bangladesh dhe Indi. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në Bangladesh infektimet janë lidhur me konsumimin e lëngut të palmës së papërpunuar, kontaktin e ngushtë me sekrecione të personave të infektuar dhe kujdesin ndaj pacientëve të sëmurë.

Në Indi, rastet e para zyrtare u regjistruan në Bengal Perëndimor në vitin 2007, por një shpërthim i mëhershëm u identifikua në qytetin Siliguri në vitin 2001, ku 75% e rasteve ishin staf spitalor ose vizitorë.

Që prej vitit 2018, dhjetëra vdekje janë raportuar në shtetin Kerala, i cili konsiderohet aktualisht si zona me rrezikun më të lartë në botë për virusin Nipah.

Shkaqet e shpërthimeve në shtete të tjera indiane mbeten të paqarta. Disa ekspertë mendojnë se infektimi mund të lidhet me konsumimin e frutave të ndotura nga pështyma ose urina e lakuriqëve të natës, ndërsa Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore ka sugjeruar se, përveç kontaktit fizik, virusi mund të transmetohet edhe nëpërmjet ajrit, ndonëse kjo nuk është vërtetuar plotësisht.

Sipas Abbasit, fakti që dy rastet e fundit në Bengal Perëndimor janë punonjës shëndetësorë në të njëjtin spital tregon mundësinë e transmetimit nga një pacient i infektuar, por ende i padiagnostikuar.

A ekziston një vaksinë kundër virusit?

Aktualisht nuk ka vaksinë apo trajtim të miratuar për virusin Nipah, as për njerëzit dhe as për kafshët, sipas OBSH-së.

Universiteti i Oksfordit po zhvillon prova klinike për një vaksinë në Bangladesh, ndërsa faza e dytë e testimeve nisi në dhjetor 2025.

Në mungesë të vaksinës, mjekët kanë përdorur antivirale si Ribavirina, megjithëse efektiviteti i saj mbetet i paqartë. Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka deklaruar se edhe Remdesiviri mund të ndihmojë në parandalim, të paktën në eksperimente me primatë.

Në Kerala, Remdesiviri u përdor gjatë një shpërthimi në vitin 2023, duke ndikuar në uljen e shkallës së vdekshmërisë.

Cilat vende kanë forcuar kontrollet shëndetësore?

Tajlanda, Indonezia, Nepali dhe Malajzia kanë shpallur masa të shtuara kontrolli në aeroportet ndërkombëtare.

Tajlanda ka caktuar zona të veçanta për avionët që vijnë nga vende të prekura dhe ka kërkuar që pasagjerët të plotësojnë formularë shëndetësorë përpara kalimit në emigracion. Në aeroportin Suvarnabhumi të Bangkokut janë instaluar edhe skanerë termikë për zbulimin e etheve.

Masa të ngjashme janë zbatuar edhe në Malajzi, Indonezi dhe Nepal.

Si mund të parandalohet përhapja e virusit?

Në Kinë, shqetësimet janë rritur ndjeshëm, sidomos për shkak të udhëtimeve masive gjatë festave të pranverës. Media shtetërore CCTV raportoi se vendi nuk ka regjistruar asnjë rast, por paralajmëroi për rrezik importimi të virusit.

Sipas ekspertëve, virusi Nipah nuk përhapet si COVID-19 dhe nuk pritet të shkaktojë bllokime masive. Rastet e rënda mund të menaxhohen me kujdes intensiv.

OBSH rekomandon masa parandaluese si: higjiena e mirë personale, ajrosja e ambienteve, shmangia e turmave, qëndrimi në shtëpi në rast sëmundjeje dhe kërkimi i ndihmës mjekësore në kohë.

Në veçanti, organizata thekson nevojën për kufizimin e aksesit të lakuriqëve të natës te produktet ushqimore, sidomos te lëngu i palmës. Frutat duhet të lahen, qërohen dhe ato me shenja kafshimi nga lakuriqët duhet të hidhen poshtë.

Autoritetet shëndetësore ndërkombëtare theksojnë se vëmendja, transparenca dhe parandalimi janë çelësi për të mbajtur nën kontroll virusin Nipah dhe për të shmangur përhapjen e tij përtej kufijve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga India drejt botës? Çfarë duhet të dini për virusin Nipah appeared first on Sinjali.

Ftohje në LDK: Hoti, Bajrami dhe Gashi s’e duartrokasin Abdixhikin

31 January 2026 at 13:58

Adresimi i gjatë i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë Kuvendit të jashtëzakonshëm, nuk është pëlqyer nga të gjithë kandidatët.

Pas përfundimit të fjalimit të tij, Abdixhiku u duartrokit nga shumica e delegateve, por jo nga të gjithë. Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami dhe Areben Gashi nuk e kanë duartrokitur kryetarin pas përfundimit të adresimit të tij.

Madje, ata nuk janë ngritur as në këmbë për të shprehur respektin ndaj tij.

Ky qëndrim mund të ketë ndikuar që Abdixhiku, në pjesën e fundit të fjalimit të tij, të kritikojë ata që ia kanë kërkuar dorëheqjen e parevokueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ftohje në LDK: Hoti, Bajrami dhe Gashi s’e duartrokasin Abdixhikin appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Grabitja në këmbimore në Pejë – këta janë dy të arrestuarit

31 January 2026 at 13:51

Pas grabitjes së armatosur që ndodhi në një këmbimore në Pejë, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar për përfshirje në rast, mëson Sinjali nga burime të besueshme pranë hetimit.

Ngjarja kishte ndodhur në një këmbimore në Pejë, ku nën kërcënimin e mjetit të mprehtë ishte marrë një shumë rreth 1 mijë euro para të gatshme, ndërsa të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Burimet konfirmojnë se në pranga kanë përfunduar Trim Belegu dhe Dion Beka, të cilët dyshohet se janë të përfshirë drejtpërdrejt në realizimin e grabitjes.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar në prani të mbrojtësve, ndërsa me vendim të prokurorit pritet caktimi i masës së ndalimit dhe procedurat e mëtejme hetimore.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rolit të secilit të dyshuar dhe rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Grabitja në këmbimore në Pejë – këta janë dy të arrestuarit appeared first on Sinjali.

Iu përmend emri në dosjet e Epstein, reagon Musk

31 January 2026 at 13:42

Miliarderi Elon Musk përdori rrjetet sociale pas publikimit të dokumenteve të reja që lidheshin me shkelësin e dënuar seksual Jeffrey Epstein. Dokumentet përfshijnë email-e nga viti 2013, ku emri i Musk është i përmendur.

Sipas këtyre emaileve, Musk shkëmbeu mesazhe me Epstein në dhjetor 2013 lidhur me një vizitë të mundshme në ishullin e tij në Karaibe. Një korrespondencë e veçantë tregon se Epstein u përpoq të organizonte një drekë me Musk në shkurt të të njëjtit vit.

Musk deklaroi në rrjetin X se kishte një komunikim shumë të kufizuar me Epstein dhe refuzoi ftesa të shumta për të vizituar ishullin e tij ose për të udhëtuar me aeroplanin e tij.

Ai theksoi se është i vetëdijshëm se një pjesë e korrespondencës mund të keqinterpretohet, por shtoi se nuk shqetësohet për këtë.

“Jam i vetëdijshëm se disa nga korrespondancat e mia me Epstein mund të keqinterpretohen. Askush nuk ka mbështetur më fort se unë publikimin e dokumenteve të Epstein dhe jam i lumtur që kjo më në fund ka ndodhur,” tha Musk në X.

Musk gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e ndjekjes penale të atyre që kanë kryer krime të rënda, veçanërisht në rastet e shfrytëzimit seksual të të miturve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Iu përmend emri në dosjet e Epstein, reagon Musk appeared first on Sinjali.

Abdixhiku dorëzon dorëheqjen para Kuvendit të LDK-së

31 January 2026 at 13:35

Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen e tij para delegatëve të Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë. Ai theksoi se vendimi përfundimtar tani i takon vetë këtij forumi.

Gjatë fjalimit të tij, Abdixhiku njoftoi se me ndjenjë të plotë përgjegjësie ia paraqet Kuvendit dorëheqjen nga posti i kryetarit, me qëllim që çështja e votëbesimit të vendoset drejtpërdrejt para delegatëve, raporton Dukagjini.

“Të dashur delegatë, me përgjegjësi të plotë po ia paraqes Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time nga detyra e kryetarit, në mënyrë që ky Kuvend të vendosë për votëbesimin,” u shpreh Abdixhiku.

Ai theksoi se ky veprim nuk ka për qëllim krijimin e krizave apo përçarjeve brenda partisë, por qartësimin e drejtimit politik që duhet ndjekur në të ardhmen.

“Nuk e bëj këtë për të shkaktuar krizë, por për të sqaruar rrugën që duhet të ndjekim përpara. Nuk e bëj për ta ndarë LDK-në, por për ta forcuar dhe bashkuar atë,” tha ai, duke iu drejtuar delegatëve me pyetjen se si e shohin vazhdimin e tij si kryetar dhe të ardhmen e partisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku dorëzon dorëheqjen para Kuvendit të LDK-së appeared first on Sinjali.

❌
❌