Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 6 January 2026Main stream

Kosova pranon sisteme anti-tank nga Turqia

By: M C
6 January 2026 at 22:30

Kosova ka pranuar një dërgesë me sisteme raketore kundërtanke OMTAS nga Turqia, thanë autoritetet më 6 janar. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se kjo dërgesë ishte kontraktuar me prodhuesin shtetëror turk, Roktesan, në dhjetor të vitit 2023.

“OMTAS [Orta Menzilli Tanksavar Silah] është një sistem modern raketor antitank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake”, tha Maqedonci.

Sipas tij, rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve kundërtanke për Forcën e Sigurisë së Kosovës, synon “mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional”.

Maqedonci nuk tregoi se sa sisteme pranoi Kosova, as sa kushtuan ato. Sipas uebfaqes së Roktesanit, OMTAS është efektiv ndaj mjeteve të blinduara dhe mund të përdoret edhe ditën edhe natën, pavarësisht kushteve atmosferike.

Ai mund të lëshohet nga makinat ushtarake dhe nga platforma trekëmbësh. Ky sistem ka rreze veprimi nga 0.2 deri në 4 kilometra dhe peshon 35 kilogramë (raketa së bashku me tubin lëshues). Sistemi ka një diametër prej 160 milimetrash dhe një gjatësi prej 1.8 metrash.

Vitet e fundit Kosova e ka përshpejtuar armatosjen, duke blerë armë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara edhe nga Turqia, përfshirë raketa dhe dronë. Kosova është në proces të shndërrimit të FSK-së në ushtri. Përpjekja nisi më 2018 dhe pritet të zgjasë dhjetë vjet./REL

The post Kosova pranon sisteme anti-tank nga Turqia appeared first on Albeu.com.

Tirana “pa frena” në merkato, bardheblutë gjejnë akordin me talentin shqiptar që ka luajtur te akademia e Portos

By: M C
6 January 2026 at 21:46

Merkato janari dhe Tirana ka nisur me ndryshimet dhe lëvizjet e saja. Drejtori sportiv Omer Bunjaku, është i gatshëm që ekipit të trajnerit, Ardian Nuhiu të mos i mungojë asgjë, madje të ketë dhe hyrje të reja shumë premtuese.

Kryeqytetasit kanë bërë shumë largime që në fillim të këtij viti, por nuk kanë munguar as prezantimet e lojtarëve të rinj. Ndërsa emri i cili po lakohet më shumë është mbrojtësi Diar Halili. Ky i fundit luan për ekipin e Prishtinës.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar ka gjetur akordin me Tiranën dhe pritet të bëhet pjesë e tij në ditët në vijim. Halili ka eksperiencë në Superligën e Kosovës me Prishtinën, ndërsa më parë ka veshur edhe fanellën e Vjosës, Besës dhe 2 Korrikut në kampionatin kosovar, si dhe ka qenë për një vit pjesë e ekipit të Portos U19 në Portugali.

The post Tirana “pa frena” në merkato, bardheblutë gjejnë akordin me talentin shqiptar që ka luajtur te akademia e Portos appeared first on Albeu.com.

Deklarata e Vuçiç lidhur me “aleancën ushtarake kundër serbëve”, reagon Kroacia

By: M C
6 January 2026 at 21:25

Ministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozhinoviç, bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pas akuzave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar “një aleancë ushtarake kundër popullit serb”.

“Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe gjithçka që bën në marrëdhëniet ndërkombëtare e bën në mënyrë transparente”, theksoi Bozhinoviç.

Pas pjesëmarrjes në pritjen tradicionale festive të organizuar nga Këshilli Kombëtar Serb (SNV) për të festuar Krishtlindjet sipas kalendarit Julian, Bozhinoviç tha se mesazhet për paqe dhe bashkëpunim janë diçka që duhet të jetë e përbashkët në rajon dhe në vendet fqinje.

Dita më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë vizitës në Trebinje, në entitetin boshnjak të Republikës Sërspka kishte thënë se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk kishin krijuar një aleancë kundër Austrisë, sepse Austria është ushtarakisht neutrale, por kundër Serbisë dhe popullit serb.

“Në Beograd e kuptojmë mirë aleancën e re ushtarake të krijuar midis Zagrebit, Prishtinës dhe Tiranës”, deklaroi Vuçiç.

Ministrat e mbrojtjes së Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë nënshkruan në mars të vitit 2025 një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Atëbotë, Serbia reagoi ashpër, duke e parë si një nismë kundër saj.

Më herët, Qeveria e Kroacisë kishte thënë për REL-it se deklarata nuk synon krijimin e një aleance ushtarake, dhe një aleancë e tillë nuk është e nevojshme përveç NATO-s.

Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s, ndërsa Kosova, të cilën Serbia nuk e njeh si të pavarur, nuk është anëtare e aleancës ushtarake perëndimore.

Reagimi i ministrit kroat vjen një ditë pasi ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, reagoi ndaj paralajmërimit se Serbia do të dyfishojë ushtrinë, duke e akuzuar Beogradin se po shtyn përpara politikën e jashtme ruse.

Sipas Gërvallës, kërcënimi i vërtetë qëndron “te lidershipi i saj [v.j. i Serbisë], i cili, në vend se të ndërtojë një vend normal evropian të përqendruar në reformat e BE-së dhe demokracinë, ëndërron një perandori rajonale, një mentalitet rus në miniaturë”./ REL

The post Deklarata e Vuçiç lidhur me “aleancën ushtarake kundër serbëve”, reagon Kroacia appeared first on Albeu.com.

Bashkëshortja e Mirit thyen heshtjen, reagon për situatën e banorit me Selin

By: M C
6 January 2026 at 21:10

Që prej hyrjes në shtëpinë e Big Brother VIP, Miri ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për afrimitetin e tij me Selin. Ky raport është komentuar gjerësisht si nga banorët brenda shtëpisë, ashtu edhe nga publiku jashtë saj.

Por ditën e sotme, bashkëshortja e tij ka thyer heshtjen, ajo ka reaguar për herë të parë në rrjetin e saj social Facebook nëpërmjet një postimi. Në një foto të postuar së bashku me vajzën e tyre dhe Mirin ajo ka shkruar:

Në çdo hap që bën me ty do jem! Ti je më i forti i Big Brother-it! Të dua shumë bashkëshorti im i jetës. Plot besim për çdo vendim që merr atje brenda shtëpisë. Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë sepse është e panevojshme. Jam shumë e lumtur me ty!

The post Bashkëshortja e Mirit thyen heshtjen, reagon për situatën e banorit me Selin appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët një banesë në Klos, ja çfarë dihet deri më tani

By: M C
6 January 2026 at 20:43

Një banesë në fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe është përhapur në të gjithë banesën.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga zjarri, ndërsa banesa është shkrumbuar tërësisht.

Në vendngjarje janë nisur forcat e zjarrfikëses, të cilat po luftojnë me flakët.

Ndërsa po ashtu ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

The post Përfshihet nga flakët një banesë në Klos, ja çfarë dihet deri më tani appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura në Durrës, evakuohen 60 banorë! Përmbytet dhe Veliera

By: M C
6 January 2026 at 20:29

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të shumta në qytetin e Durrësit, duke vënë në vështirësi dhjetëra familje dhe infrastrukturën urbane. Sipas të dhënave paraprake, rreth 100 banesa janë përmbytur ose të rrethuara nga uji.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur se në terren janë angazhuar 23 forca, 8 mjete të Emergjencave Civile dhe 7 motopompa, të cilat po punojnë për largimin e ujit dhe menaxhimin e situatës.

Si pasojë e përmbytjeve, deri tani janë evakuuar 60 banorë, të cilët janë strehuar në shtëpinë e pushimit të Ushtrisë, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e zonave më problematike.

E përmbytur ka mbetur edhe zona e Velierës së Durrësit, një projekt i shumëdebatuar publik, që ka kushtuar mbi 800 milionë lekë. Pamjet nga terreni tregojnë se investimi është kthyer në një tjetër shembull të problematikave infrastrukturore, duke u përmbytur pas reshjeve intensive.

The post Reshjet e dendura në Durrës, evakuohen 60 banorë! Përmbytet dhe Veliera appeared first on Albeu.com.

Tryezë me PD-në? Adriatik Lapaj: Na duhen qytetarët në shesh! Jam i gatshëm të bëj një hap pas, nëse kjo çon në largimin e Ramës

By: M C
6 January 2026 at 19:38

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se protesta kundër qeverisë nuk do të ndalet, pavarësisht ndërhyrjeve të policisë, të cilat ai i cilësoi si të dhunshme dhe të rrezikshme për jetën e protestuesve.

Në një intervistë për News24, Lapaj tha se organizatorët kanë respektuar të gjitha procedurat ligjore për zhvillimin e protestës, duke njoftuar policinë katër ditë më parë për vendin, orën dhe pjesëmarrjen. Sipas tij, pavarësisht njoftimit zyrtar, forcat e rendit ndërhynë për të hequr çadrat.

“Erdhën për të hequr çadrat në mënyrë të dhunshme, pa asnjë njoftim. Madje kishte edhe persona civilë që fotografonin protestuesit. Kampi u hoq dy herë, edhe natën”, u shpreh Lapaj, duke shtuar se do të depozitojë ankesa pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi sipas tij, sjellja e policisë ka rrezikuar jetën e tij.

Lapaj theksoi se standardi i protestave me çadra në bulevard është vendosur që në vitin 2009 dhe se veprimet e fundit tregojnë përpjekje për të shuar protestën. “Barbaria nuk ka të ndalur”, tha ai.

I pyetur për ftesën e Sali Berishës për dialog, Lapaj u shpreh se prioriteti nuk janë tryezat politike, por dalja e qytetarëve në shesh, përtej logove të partive. Ai propozoi krijimin e një komiteti me përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave, që të ketë selinë në Bulevard dhe të marrë vendime për largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Jam i gatshëm të bëj një hap pas dhe të jem qytetar i thjeshtë, nëse kjo çon në largimin e Ramës”, deklaroi Lapaj.

Sipas tij, thelbi i protestës është ndërgjegjësimi i qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vendosja e dorëheqjes së kryeministrit në qendër të debatit publik. “Sheshet duhet të jenë plot, por njerëzit kanë humbur shpresën dhe po zgjedhin ikjen”, përfundoi ai.

Lapaj: Absolutisht po, kemi bërë njoftim në polici, 4 ditë para protestës, kemi njoftuar për vendin, orën, pjesëmarrjen, kohën e me radhë. Masivitetin e madh të punonjësve të policisë ju e patë. Erdhën për të hequr çadrat. Por standardin e çadrave në bulevard e vendosi Rama në 2009. Dhe këto i hoqën dhunshëm pa asnjë njoftim. Por erdhën me civilë që u bënin foto njerëzve, dhe po ashtu natën duke hequr kampin për herë të dytë. Do bëj ankesat pranë AMP, pasi sjellja e tyre ka rrezikuar jetën time. Sjellja e tyre ishte e shëmtuar, por edhe në tendenca të rrezikshme për jetën.”

Për çfarë na duhen tryezat? Ne na duhen qytetarët në shesh. Përfaqësues nga të gjitha organizatat, një komitet që selinë ta ketë në Bulevard duke marrë vendimin për largimin e Ramës. Unë jam i gatshëm të bëj një hap pas dhe të jem qytetar i thjeshtë. Unë jam i gatshëm të bëj hap pas nëse ky detyrohet të ikë.”

Thelbi i protestës është të ndërgjegjësojë qytetarët për zgjedhje të lira e të ndershme dhe të vendoset diskursi publik si dorëheqja e Ramës si një nga njerëzit e korruptuar. Sheshet do të duhet të jenë plot, por e kuptoj edhe humbjen e shpresës, pasi njerëzit kanë parë si rrugë ikjen.

The post Tryezë me PD-në? Adriatik Lapaj: Na duhen qytetarët në shesh! Jam i gatshëm të bëj një hap pas, nëse kjo çon në largimin e Ramës appeared first on Albeu.com.

Moti i keq/ Rritet niveli i lumit Vjosa, banorët rrezikojnë përmbytjen

By: M C
6 January 2026 at 19:19

Reshjet intensive të shiut dhe moti i keq, kanë bërë që niveli i lumit Vjosa të rritet në mënyrë të ndjeshme. Niveli i tij ka arritur rreth pesë metra tek Ura e Mifolit. Bëhet me dije se shirat e dendura kanë vijuar, për disa orë me radhë. Ato po regjistrohen jo vetëm në këtë rajon, por në të gjithë jugun e vendit.

Në rritjen e nivelit të saj, kanë ndikuar edhe shkarkimi i disa lumenj të vegjël dhe përrenjëve. Autoritetet lokale paralajmërojnë se shirat pritet të vazhdojnë me intensitet të lartë. Si pasojë e kësaj, rrezikohen përmbytje të mëtejshme, veçanërisht gjatë orëve të para të ditës së nesërme.

Banorëve iu bëhet thirrje të marrin masa paraprake për mbrojen e pasurisë së tyre materiale dhe familjes. Emergjencat civile dhe strukturat lokale po monitorojnë situatën për të ndërhyrë në rast nevoje.

The post Moti i keq/ Rritet niveli i lumit Vjosa, banorët rrezikojnë përmbytjen appeared first on Albeu.com.

U rrëzua dhe goditi kokën/ Ish-presidenti i burgosur i Brazilit dërgohet në spital

By: M C
6 January 2026 at 18:53

Ish-presidenti i burgosur i Brazilit, Jair Bolsonaro u dërgua sot në spital për teste, pas një rënieje në të cilën goditi kokën, siç njoftoi bashkëshortja e tij, Michel Bolsonaro, në një postim në rrjetet sociale.

“Ne do të shkojmë në spital. Dashuria ime do të testohet”, shkroi ai në Instagram, ndërsa u kërkoi mbështetësve të tij të luten për të.

Mediat e huaja shkruajnë se lideri 70-vjeçar i ekstremit të djathtë nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo pasi gjatë natës ka pësuar një krizë gjatë gjumit, ka rënë dhe ka goditur kokën në një mobilje.

The post U rrëzua dhe goditi kokën/ Ish-presidenti i burgosur i Brazilit dërgohet në spital appeared first on Albeu.com.

Ndodh në Has, i mituri merr makinën e të atit dhe largohet nga banesa! Policia e shpall në kërkim

By: M C
6 January 2026 at 18:35

Një i mitur 14-vjeçar është larguar nga banesa në qytetin e Hasit, teksa ka marrë edhe automjetin e të atit pa leje dhe është larguar.

Policia e Hasit bën me dije se është bërë shpallja në kërkim e 14-vjeçarit, ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij.

Ndërsa ende nuk dihet arsyet që e shtynë të miturin që të largohet nga banesa.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa.

U bë shpallja në kërkim e 14-vjeçarit, ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

The post Ndodh në Has, i mituri merr makinën e të atit dhe largohet nga banesa! Policia e shpall në kërkim appeared first on Albeu.com.

Moti i keq në Kurbin/ Përroi del nga shtrati dhe përmbyt banesa e biznese, paralizohet aksi Milot-Mamurras

By: M C
6 January 2026 at 18:15

Në qarkun e Lezhës, Bashkia e Kurbinit është ndër zonat më të prekura nga përmbytjet. Përroi i cili kalon përmes qytetit të Laçit, ka dalë nga shtrati dhe ka krijuar panik tek banorët. Kjo ka bërë që rrugët kryesore, banesat dhe bizneset të përmbyten. Në kudër të kësaj, qarkullimi rrugor është paralizuar në disa zona të qytetit të Laçit, si dhe në fshatrat Zhejë dhe Gjorm.

Edhe në aksin nacional Milot–Mamurras, janë shënuar probleme dhe lëvizja e mjeteve është bërë e vështirë. Autoritetet përkatëse ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën. Ndërsa qytetarëve iu bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

The post Moti i keq në Kurbin/ Përroi del nga shtrati dhe përmbyt banesa e biznese, paralizohet aksi Milot-Mamurras appeared first on Albeu.com.

Aksident në rrugën e Arbrit/ Plagosen dy persona, njëri transportohet drejt “Traumës”

By: M C
6 January 2026 at 17:47

Një aksident ka ndodhur në aksin Bulqizë – Maqellarë, në vendin e quajtur “Kthesa e Krajkë”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në këtë aks rrugor, kanë parë aksidentin dhe kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën.

Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Traumës, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet e aksidenit.

The post Aksident në rrugën e Arbrit/ Plagosen dy persona, njëri transportohet drejt “Traumës” appeared first on Albeu.com.

Cila është arsyeja? Gjashtë banorë dërgohen sërish në akuarium

By: M C
6 January 2026 at 17:27

Mbrëmjen e djeshme, gjashtë banorët që ndodheshin në akuarium dolën prej aty me një kusht që u kishte vendosur Vëllai i Madh. Greta, Mateo, Mali, Kristi, Brikena dhe Miri nuk do të flisnin me pjesën tjetër të shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, përveçse me njëri-tjetrin.

Në rast se njëri prej tyre nuk do të respektonte këtë sfidë, Vëllai i Madh do i dërgonte sërish në akuarium, e kësaj radhe për një afat të pacaktuar.

E kështu ndodhi, të gjashtë banorët përfunduan sërish në akuarium ditën e sotme. Banori që prishi lojën është Kristi, i cili ka biseduar me Juxhinin dhe Angelon.

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri hyri një zarf i bardhë, të cilin e lexoi Miri. Në të tregohej arsyeja se pse ata do të riktheheshin në akuarium.

“Banorë, Vëllai i Madh iu dha mundësinë të riktheheshit në shtëpi, me kusht që të mos flisnit me askënd, përveçse me njëri-tjetrin, në të kundërt do riktheheshit në akuarium për një kohë të pacaktuar. Kjo sfidë nuk u respektua nga Kristi, i cili ka komunikuar me disa nga banorët e shtëpisë. Vëllai i Madh iu dërgon menjëherë në akuarium”, shkruhej në zarfin e bardhë.

The post Cila është arsyeja? Gjashtë banorë dërgohen sërish në akuarium appeared first on Albeu.com.

Shirat bllokojnë rrugët e Kukësit, izolohen qindra banorë

By: M C
6 January 2026 at 17:07

Rreth 600 banorë të fshatit Oreshkë në Kukës kanë mbetur të bllokuar si pasojë e reshjeve masive që kanë pushtuar vendin këtë të martë.

Sipas raportimeve, reshjet kanë bërë që në rrugët e fshatit të ketë rënie gurësh dhe inertësh duke bllokuar thuajse totalisht lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve.

Rreth 600 banorë të fshatit Oreshkë në Kukës kanë mbetur të bllokuar si pasojë e reshjeve masive që kanë pushtuar vendin këtë të martë.

Sipas raportimeve, reshjet kanë bërë që në rrugët e fshatit të ketë rënie gurësh dhe inertësh duke bllokuar thuajse totalisht lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve.

The post Shirat bllokojnë rrugët e Kukësit, izolohen qindra banorë appeared first on Albeu.com.

Pritej në Turqi për bisedime, Rei Manaj shfaqet për pak minuta edhe në fushën e lojës

By: M C
6 January 2026 at 17:04

E ardhmja e Rei Manajt në Emiratet e Bashkuara Arabe është në dyshim. Mediat turke raportojnë prej ditësh se sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka kërkuar largimin nga Al Sharjah me dëshirën e tij për t’u bërë përsëri pjesë e Sivaspor.

Në media bëhej e ditur se Manaj kishte kontaktuar vetë drejtuesit e klubit, pjesë të cilit kishte qenë deri në verën e kaluar, ndërsa gjatë kësaj jave, parashikohej të udhëtonte drejt Turqisë për të negociuar me ta.

Por sot, Manaj është shfaqur rregullisht në fushën e lojës me skuadrën e Al Sharjah në ndeshjen e javës së 12 të kampionatit, në transfertën ndaj Al Nasr. Manaj e nisi takimin në stolin e rezervave, duke u aktivizuar vetëm në minutën e 86 të këtij dueli i cili u mbyll me shifrat 4-2 për ekipin e tij pa kontributin në shënimin e golave nga bomberi shqiptar.

The post Pritej në Turqi për bisedime, Rei Manaj shfaqet për pak minuta edhe në fushën e lojës appeared first on Albeu.com.

Ambasadori i BE në Tiranë takon për herë të parë kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho/ Gonzato: E përgëzova për arritjet! Bashkimi Evropian do vazhdojë mbështetjen

By: M C
6 January 2026 at 16:25

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar takimin e tij të parë zyrtar me kreun e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadori Gonzato bëri të ditur se gjatë takimit e ka përgëzuar kreun e ri të SPAK-ut për arritjet e deritanishme të institucionit, duke vënë theksin te rëndësia e vijimit të rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shkruan Gonzato.

Gonzato nënvizoi gjithashtu se Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.

“Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme. Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri”, shkruan ambasadori i Bashkimit Evropian në “X”.

The post Ambasadori i BE në Tiranë takon për herë të parë kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho/ Gonzato: E përgëzova për arritjet! Bashkimi Evropian do vazhdojë mbështetjen appeared first on Albeu.com.

Moti i keq/ Prefektura Shkodër: Lumenjtë nën kuotat e rrezikut, ja si paraqitet situata

By: M C
6 January 2026 at 16:19

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër ka reaguar lidhur me motin e keq, pasi reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë sjellë rritje të prurjeve në lumenj dhe përrenj në territorin Shkodërs. Sipas të dhënave nga DRUK Lezhë, nuk janë evidentuar problematika në kanalet kulluese, argjinaturat apo digën e Rezervuarit të Shtodrit.

Gjithashtu në njoftim thuhet se aktualisht, nivelet e ujit në lumin Buna, lumin Drin, lumin Kir dhe lumin Gjadër janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje. Ndërsa, në territorin e Bashkisë Vau i Dejës janë regjistruar reshje shiu me intensitet të lartë. Po ashtu në fshatin Hoten është raportuar një banesë me prezencë uji, ku banorëve u është dhënë ndihma e menjëhershme nga grupi i Emergjencave Civile.

Njoftimi i Prefekturës Shkodër:

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër informon mbi situatën aktuale në territorin e Qarkut Shkodër, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Nga informacioni i administruar nga DRUK Lezhë, rezulton se ka pasur rritje të prurjeve nga përrenjtë dhe lumenjtë. Megjithatë, deri në këto momente nuk janë konstatuar problematika në kanalet kulluese, argjinaturat dhe digën e Rezervuarit Shtodër. Aktualisht, nivelet e ujit në lumin Buna, lumin Drin, lumin Kir dhe lumin Gjadër janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje.

Hidrovoret e Velipojës, Vilunit dhe Cas janë në funksion me nga 5 pompa secili dhe janë në gatishmëri për funksionim me kapacitet të plotë, në rast nevoje. Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës në terren dhe janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment.

Në territorin e Bashkisë Vau i Dejës janë regjistruar reshje shiu me intensitet të lartë. Në fshatin Hoten është raportuar një banesë me prezencë uji, ku banorëve u është dhënë ndihma e menjëhershme nga grupi i Emergjencave Civile. Situata po monitorohet në vijimësi nga strukturat përkatëse.

Në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe kanë vijuar reshjet e shiut me intensitet mesatar gjatë gjithë natës dhe në orët në vijim. Fshati Flakë vijon të jetë i bllokuar si pasojë e prurjeve të përroit. Në zonat Rrazë dhe Veshtë është konstatuar prezencë uji por pa rrezik për banesat. Po punohet për furnizimin me energji elektrike në zonën e Kelmend. Gjithashtu po punohet për hapjen e kalueshmërisë së rrugës pranë lumit në zonën e Dragovojës.

Në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh në disa rrugë autorurale. Deri në këto momente nuk raportohen dëme në njerëz apo banesa.

Në territorin e bashkisë Shkodër, janë regjistruar reshje shiu me intensitet të lartë. Grupi i Emergjencave Civile po kryejnë inspektime në terren dhe janë në monitorim të afërt të çdo situate emergjente.

Situata hidrike paraqitet si me poshte:
Në Kaskadën e Drinit, prurjet aktuale natyrore arrijnë vlerën 3500 m³/s, duke reflektuar një situatë hidrike të qëndrueshme. Nivelet e liqeneve paraqiten si më poshtë:
Fierza: 281.2 m
Koman: 174.2 m
Vau i Dejës: 75 m
Shkarkimet aktuale nga hidrocentralet janë të kontrolluara dhe të qëndrueshme: HEC Vau i Dejës 700 m³/s dhe HEC Koman 700 m³/s. Deri më tani nuk raportohen problematika. Prefekti i Qarkut Shkodër, vijon ndjekjen nga afër të situatës në koordinimin me të gjitha strukturat vendore e qendrore për menaxhimin e emergjencave.

The post Moti i keq/ Prefektura Shkodër: Lumenjtë nën kuotat e rrezikut, ja si paraqitet situata appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 6 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
5 January 2026 at 23:48

Dashi

Dite shume normale dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mire do jete t’i merrni gjerat ashtu si t’iu vijnë pa kërkuar asgjë me ngulm. Beqaret nuk mund te qëndrojnë dot indiferente ndaj ftesave qe do ju bëhen. Financat do jene te mire për aq kohe sa ju te shpenzoni me kujdes dhe t’i menaxhoni mire ato para qe keni.

Demi

Do kaloni momente te bukura, por edhe momente te vështira gjete kësaj dite pranë atij qe dashuroni. tregohuni me te duruar. Beqaret do realizojnë plot takime, por nuk do arrijnë te fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Financat do jene shume me te mira nga me pare. Kjo do ju gëzojë pa mase dhe do ju japë me tepër liri për te kryer disa shpenzime.

Binjaket

Dite plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume nga dëshirat me te zjarrta do ju plotësohen me ne fund dhe do ndiheni me se miri. Beqaret do e kenë mendjen tek disa çështje te rëndësishme dhe nuk do kenë kohe te kërkojnë dashurinë. Financat nuk do jene ne gjendjen e pritur, megjithatë me pak kujdes edhe mund t’ia dilni mbanë.

Gaforrja

Sot duhet te flisni seriozisht me partnerin tuaj lidhur me disa çështje te rëndësishme. Është e kote qe t’i shtyni ato dite pas dite. Beqaret do e fillojnë një histori dashurie, por pa qene te sigurte sesa do vazhdoje ajo. Do i marrin gjerat si t’iu vijnë, duke ju besuar emocioneve te momentit. Financat do jene te dobëta sepse nuk do tregoni aspak kujdes kur te shpenzoni.

Luani

Venusi do jete planeti qe do e mbështesë gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift dhe do ju beje te shfrytëzoni çdo moment. Gjerat do ecin për mrekulli. Edhe beqaret do jene ne humorin e duhur për ta kërkuar kudo personin e duhur. Financat duhet t’i menaxhoni me sa me shume kujdes dhe maturi qe te mundeni te paktën këto dite qe do jene delikate.

Virgjeresha

Ju qe jeni ne një lidhje nuk do keni për çfarë te qaheni gjate kësaj dite. Te gjithë gjerat do shkojnë sipas planeve qe keni bere. Beqaret nuk do iu kushtojnë vëmendjen e duhur personave qe do i joshin dhe do mbeten serish vetëm. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë. Do arrini te rregulloni te gjitha problemet qe keni pasur.

Peshorja

Do kaloni çaste shume te bukura gjate kësaj dite me personin qe dashuroni dhe nuk do doni te shkëputeni aspak prej tij. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen me te qete. Beqaret do jene sensuale dhe do tërheqin mjaft vëmendjen e te tjerëve. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe sepse situata nuk është ne gjendjen me te mire te mundshme.

Akrepi

Dita e sotme pritet te jete mjaft harmonike për te dashuruarit. Do dialogoni mjaft me atë qe keni ne krah dhe nuk do mund te linde asnjë lloj keqkuptimi. Beqaret do marrin propozime, por nuk do ndihen ende gati për te ndryshuar status. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura kështu qe mund t’i kryeni pa frike shpenzimet me te nevojshme.

Shigjetari

Për shkak te ndikimit negativ te Marsit, jeta juaj ne çift ka rrezik te kaloje një dite te vështirë. Asgjë nuk do eci si ju e kishit ëndërruar. Beqaret do mundohen gjithë kohës te gjejnë personin e duhur, por me kot. Financat nuk do jene te këqija, gjithsesi mendoni pak për te nesërmen dhe ulini sa te mundni shpenzimet. Do e shihni qe edhe vete do jeni me te qete.

Bricjapi

Nëse doni qe jeta juaj ne çift te ece sa me mire nuk duhet absolutisht te tregoheni impulsive. Merrini gjerat sa me shtruar dhe forcojeni bashkëpunimin. Beqaret do jene me te sigurte ne vetvete dhe do e bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar do jete e vështirë te ruhet ekuilibri sepse do keni i keni te nevojshme t’i kryeni disa shpenzime te mëdha.

Ujori

Jeta sentimentale e te dashuruarve do ece me se miri gjate kësaj dite. Nuk do keni as me te voglin problem apo debat me atë qe keni ne krah. Beqaret do njihen me disa persona dhe do fillojnë menjëherë te bëjnë plane për te ardhmen. Ne planin financiar do luftoni fort qe te arrini ta stabilizoni gjendjen. Disa familjare do iu japin ndihmën e tyre.

Peshqit

Mos e ngrini ne piedestal personin qe keni ne krah sepse do zhgënjeheni me shume nga sa mund ta mendoni. Tregohuni realiste. Beqaret nuk duhet te nxitohen dhe te fillojnë menjëherë një lidhje pa i njohur mire personat. Gjendja e financave do jete goxha e mire. Do dini mire si t’i menaxhoni ato para qe keni dhe nuk do shpenzoni me frike.

The post Horoskopi 6 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Kaos në tragetin Vlorë-Brindisi/ Mbi 800 pasagjerë prej 6-orësh mes dallgëve: Nuk e dimë kur do nisemi

By: M C
5 January 2026 at 23:35

Kushtet atmosferike të paqëndrueshme dhe era e fortë ka shkaktuar kaos në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi. Mësohet se mbi 800 pasagjerë në tragetin e linjës së Vlorë – Brindisi janë duke përjetuar momente të vështira, pasi mbahen ende brenda gjirit të Vlorës për shkak të motit të keq.

Siç raportohet, pasagjerët po mbahen prej 6 orësh në mes të detit, mes dallgëve të larta. Pasagjerët thonë se veç orëve të gjata të pritjes, janë në kushte jo të mira, për shkak të dallgëve. Megjithatë ende nuk dihet se kur trageti do niset drejt Italisë

The post Kaos në tragetin Vlorë-Brindisi/ Mbi 800 pasagjerë prej 6-orësh mes dallgëve: Nuk e dimë kur do nisemi appeared first on Albeu.com.

Luajti me Kombëtaren në “Euro 2016”, Elbasani “tundon” mesfushorin shqiptar

By: M C
5 January 2026 at 23:22

Mund të tingëllojë e pabesueshme, por është e vërtetë, skuadra e Elbasanit kërkon transferimin e ish-lojtarit të Kombëtares Amir Abrashi.

Kjo “teori” është prekur seriozisht në emisionin “Mega Sport” në A2CNN, ndërsa më tej u tha se kanë nisur kontakte mes palëve. I ftuar ka qenë edhe gazetari elbasans Alban Shingjergji, i cili ka hedhur më shumë “dritë” dhe ka përforcuar këto zëra.

Aktualisht, Amir Abrashi është kapiteni i Grasshoppers në Superligën zviceriane, ndërsa mosha nuk “premton” shumë, 35 vjeç. Pas 18 javësh në Superiore, Elbasani i Ivan Gvozdenovic mban vendin e 2-të me 33 pikë, 4 më pak se Egnatia kryesuese.

The post Luajti me Kombëtaren në “Euro 2016”, Elbasani “tundon” mesfushorin shqiptar appeared first on Albeu.com.

❌
❌