Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 6 January 2026Main stream

“Më ka dashur kur s’isha askushi”/ Benita flet për historinë e saj sentimentale jashtë shtëpisë

By: D Marku
6 January 2026 at 16:24

Një rrëfim i papritur ka ardhur nga Benita ku për herë të parë ajo ka pranuar se jashtë formatit ekziston një histori sentimentale që ende e ndjek emocionalisht. Gjatë një bisede me Klodin dhe Elijonën, këngëtarja tregoi se ndjenjat për këtë person nuk janë shuar, megjithëse ajo nuk është e sigurt nëse ai po e ndjek rrugëtimin e saj në reality show. Sipas Benitës, disa veprime të tij, të cilat ajo i konsideron të gabuara, e kanë bërë të dyshojë për qëndrimin e tij aktual.

Ajo zbuloi se bëhet fjalë për një artist dhe biznesmen, i cili ka qenë pranë saj që në fillimet e karrierës, në një periudhë kur ajo ende nuk ishte figurë publike.

“Është artist edhe biznesmen, më ka dashur para ndërhyrjeve, kur nuk kam qenë askushi”, u shpreh Benita.

Marrëdhënia mes tyre, sipas saj, ka zgjatur disa vite, por prej rreth një viti ata nuk kanë më kontakte. Shkak për ndarjen janë bërë konfliktet e shpeshta dhe xhelozia e tepruar, që me kalimin e kohës u kthyen në një problem serioz për raportin e tyre.

Në rrëfimin e saj, Benita shtoi gjithashtu se ish-partneri i kishte kërkuar të mos hynte në Big Brother, megjithatë kjo nuk ka qenë vendimtare për zgjedhjen e saj për t’u bërë pjesë e formatit.

The post “Më ka dashur kur s’isha askushi”/ Benita flet për historinë e saj sentimentale jashtë shtëpisë appeared first on Albeu.com.

“Më ka dashur kur s’isha askushi”/ Benita flet për raportin e saj jashtë shtëpisë

By: gaze tare
6 January 2026 at 14:54

Një rrëfim i papritur ka ardhur nga Benita ku për herë të parë ajo ka pranuar se jashtë formatit ekziston një histori sentimentale që ende e ndjek emocionalisht. Gjatë një bisede me Klodin dhe Elijonën, këngëtarja tregoi se ndjenjat për këtë person nuk janë shuar, megjithëse ajo nuk është e sigurt nëse ai po e ndjek rrugëtimin e saj në reality show. Sipas Benitës, disa veprime të tij, të cilat ajo i konsideron të gabuara, e kanë bërë të dyshojë për qëndrimin e tij aktual.

Ajo zbuloi se bëhet fjalë për një artist dhe biznesmen, i cili ka qenë pranë saj që në fillimet e karrierës, në një periudhë kur ajo ende nuk ishte figurë publike.

“Është artist edhe biznesmen, më ka dashur para ndërhyrjeve, kur nuk kam qenë askushi”, u shpreh Benita.

Marrëdhënia mes tyre, sipas saj, ka zgjatur disa vite, por prej rreth një viti ata nuk kanë më kontakte. Shkak për ndarjen janë bërë konfliktet e shpeshta dhe xhelozia e tepruar, që me kalimin e kohës u kthyen në një problem serioz për raportin e tyre.

Në rrëfimin e saj, Benita shtoi gjithashtu se ish-partneri i kishte kërkuar të mos hynte në Big Brother, megjithatë kjo nuk ka qenë vendimtare për zgjedhjen e saj për t’u bërë pjesë e formatit.

The post “Më ka dashur kur s’isha askushi”/ Benita flet për raportin e saj jashtë shtëpisë appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Problemet e shumta me Arbenitën, Fero: Tani kam kontakt me vajzën

By: D Marku
31 December 2025 at 13:38

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Ora Shtatë”, ku ka folur për suksesin, jetën personale dhe planet për vitin e ri. Ai ka zbuluar se 2026-ta e pret me më shumë projekte muzikore dhe me energji pozitive.

Gjatë intervistës, Fero ndau edhe momente më të vështira nga jeta e tij, duke treguar se si ka kaluar periudha të sfidave personale. Ndërkohë, reperi u shpreh se këtë Vit të Ri do ta presë në gjumë, një zgjedhje që është krejtësisht personale.

I pyetur nëse kjo zgjedhje lidhet me mungesën e pranisë së vajzës së tij, Fero e pranoi se kjo është një nga arsyet kryesore. Ai tha: “Po normal, por tani unë flas me vajzën”. Sipas tij, periudhat më të vështira tashmë kanë kaluar: “Nuk ka më diçka të dhimbshme këtu, kanë kaluar të gjitha periudhat të cilat kanë kaluar. Unë tani flas me vajzën edhe gjithçka është në rregull dhe mirë”.

Përveç kësaj, reperi ka dhënë edhe një lajm të mirë për fansat e tij, duke njoftuar se kënga e re do të publikohet në janar. Fero ka premtuar se projekti i ri do të sjellë energji pozitive dhe do të pasqyrojë stilin e tij unik muzikor, duke bërë që fansat të presin me padurim lansimin.

Intervista e tij tregoi një Fero më të hapur dhe më të qetë, që ka arritur të balancojë suksesin në karrierë me jetën personale dhe lidhjen me familjen. Për reperin, 2026-ta duket të jetë një vit i mbushur me risi, muzikë dhe momente pozitive.

The post Problemet e shumta me Arbenitën, Fero: Tani kam kontakt me vajzën appeared first on Albeu.com.

Nëna e Benitës nuk e pëlqen Toneyn për dhëndër – i kërkon të largohet edhe nga Big Brother

By: D Marku
23 December 2025 at 17:13

Një moment emocional ndodhi në Big Brother VIP Kosova 4, kur nëna e Benita Zenës, hyri në shtëpi për t’i dhënë një mesazh vajzës së saj.

Ajo nuk e ka pranuar raportin që Benita ka pasur me Toney, duke e shprehur mendimin e saj në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë.

“E di sa e vlefshme je ti, çfarë karakteri ke, lidhje me askënd, jashtë nuk ka lidhje brenda kurrsesi hiç”, tha ajo.
Nëna e Benitës shtoi se loja e vajzës nuk i ka pëlqyer aspak dhe e inkurajoi të dalë e vetme nga formati.

“Atë lojën që e ke bërë nuk na ka pëlqyer hiç. Vet ke hyrë, vet do të dalësh”.

Ajo gjithashtu i tha se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i kërkoi që të largohet nga ky format.

“Kam qenë shumë e sëmurë me hipertension, kam nevojë shumë për ty. Kjo do të vendos nëse rrugëtimi do t’i ndalet”.

Sidoqoftë, ia ka lënë në dorë Benitës të vendos nëse do të tërhiqet nga gara.

The post Nëna e Benitës nuk e pëlqen Toneyn për dhëndër – i kërkon të largohet edhe nga Big Brother appeared first on Albeu.com.

Benita për Elijonën: Po viktimizohet me tragjedinë e familjes

By: D Marku
17 December 2025 at 19:48

Benita Zena ka folur edhe një herë për Elijona Binakajn, me të cilën nuk ka raporte të mira që nga fillimi i këtij Big Brotheri.

Ajo ka thënë se banorja po viktimizohet duke përdorur tragjedinë e familjes.

Në një diskutim me Labinot Rexhën, këngëtarja shtoi se banorja doli keq në Prime.
“Është vetëm hije edhe mbet. Ata e kanë hije pak përmas aty se ec shpejt. Të gjitha false janë, e di unë”, tha ajo.

“Që nuk e do publiku e do se u viktimizua deri në pikën e fundit e ka historinë e fortë”, shtoi ndër tjerash.

Elijona ndërkohë ka rrëfyer se në vitin 2021 i ka vdekur nëna dhe motra në një aksident me autobus.

E veç kësaj, pati një rast me familjen në Gjermani edhe kur ishte e vogël.

The post Benita për Elijonën: Po viktimizohet me tragjedinë e familjes appeared first on Albeu.com.

Raporti me Benitën, Toney i ashpër me Klodin: Nuk është burrëri me prek në pikë të dobët

By: redi
11 December 2025 at 17:35

Toney dhe Klodian Mihaj duket se kanë rënë në hall sa i përket raportit të tyre me Benita Zenën. Ata zhvilluan një diskutim të gjatë rreth kësaj teme gjatë ditës së sotme (e enjte). Gjatë bisedës, Toney ia bëri me dije Klodit se ka pëlqim për të dhe për atë ka dëshirë që të flas rreth këtij trekëndëshi që u krijua. Madje këtë i tha qartazi me një ton më të ashpër. “Unë po dua të krijoj diçka.

Source

Përplasja e ashpër me Elijonën – Benita gjuan me makijazh

By: D Marku
10 December 2025 at 17:15

Benita Zena ka pasur një përplasje të ashpër së fundmi me Elijona Binakajn.

E kjo nisi për Toney, për të cilin ka një pëlqim, derisa Elijona u pa më e afërt me të.

“Me mua provokime jo po të thom. Momentin që e qet veten edhe Toney në një dhomë, është provokim total”, iu drejtua këngëtarja.
Tutje i tha: “Pse s’po ia shpreh Toneyt pëlqimin a ndoshta të sheh vetëm si motër të vogël. Në momentin që mundohesh me nda një çift ti je e lodhur”.

“Ku po të dhemb, derisa po i bën gjithë këto skena. Unë çifte nuk kam parë. Unë e kam shok”, ia ktheu në anën tjetër Elijona.
“Ka raste i them mirëmëngjes, as nuk ma kthen. Ajo me më qit jashtë vetes, një 18 vjeçe dreq. Ajo për mua nuk është engjëll”, tha Benita në një bisedë me banorët.

Ajo në atë çast u pa duke gjuajtur diçka nga makijazhi në tokë, si shenjë revolte ndaj banores.

The post Përplasja e ashpër me Elijonën – Benita gjuan me makijazh appeared first on Albeu.com.

Benita për Elijonën: E m*ys dhe dal nga shtëpia

By: redi
10 December 2025 at 15:52

Benita dhe Toney janë munduar të sqarohen pas përplasjeve që patën së fundmi. Është Benita ajo që thotë se Elijona po e provokon atë. Toney ia tregoi të vërtetën se si ishte rasti dhe se nuk kishte ndonjë qëllim tjetër. Benita në ndërkohë bëri një deklaratë të fortë, që duket si një lloj kërcënimi për konkurrenten e lartpërmendur. “Unë e mbys krejt e kapi edhe dal jashtë as nuk ma ndjen.

Source

“Mos bëj gjeste, se keqinterpretohesh”, moment i nxehtë mes Benitës dhe Toneyt në dhomën e gjumit

By: D Marku
9 December 2025 at 14:50

Pas afërsisë që u shfaq ditët e fundit, marrëdhënia mes Toneyt dhe Benitës në Big Brother VIP Kosova duket se ka kaluar në një nivel më fizik.

Në orët e para të mëngjesit janë regjistruar skena të nxehta në dhomën e gjumit, ku Toney shihet tejet i papërmbajtur ndaj banores.

Ai qëndron mbi të dhe e përqafon ngushtë, ndërsa të dy dukeshin të mbuluar pjesërisht.
Megjithatë, Benita ka treguar kujdes për imazhin e saj përpara kamerave.

Gjatë këtyre momenteve, ajo i ka tërhequr vëmendjen atij në lojë duke i thënë: “Mos bëj gjeste, se keqinterpretohesh”, duke lënë të hapur dyshimin se çfarë po ndodhte nën jorgan.

Kjo situatë vjen pas tentativës së tij për ta puthur pak ditë më parë, duke treguar se kimia mes tyre po forcohet.

The post “Mos bëj gjeste, se keqinterpretohesh”, moment i nxehtë mes Benitës dhe Toneyt në dhomën e gjumit appeared first on Albeu.com.

Puthje e papritur! Një çift i ri në “Big Brother VIP Kosova”? (Video)

By: armand
7 December 2025 at 19:49

Një episod i papritur ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku protagonistë kanë qenë Toney dhe Benita. Pas dinamikave të shumta dhe debateve lidhur me pëlqimet e tij të mëparshme, vëmendja e Toney-t duket se është zhvendosur papritur drejt Benitës. Në pamjet virale, Toney shihet teksa i afrohet Benitës dhe […]

The post Puthje e papritur! Një çift i ri në “Big Brother VIP Kosova”? (Video) appeared first on BoldNews.al.

💾

Benita e Toney do martohen? Diskutime se cilin këngëtar do t’ju këndojë në dasëm

By: M C
4 December 2025 at 19:48

Romanca mes Benitës dhe Toneyt në Big Brother VIP Kosova po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

Dy banorët po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë pranë njëri-tjetrit, shpesh të përqafuar dhe të pandarë gjatë ditës.

Sot, dyshja kanë shkuar edhe më larg, duke hapur biseda për planet e së ardhmes. Në një moment të ngrohtë, Toney e ka pyetur Benitën me humor se kur mendon të martohen.

Benita, duke qeshur, i është përgjigjur me një batutë që ka bërë të qeshin edhe banorët tjerë: “Në dasmën tonë do të këndojë Labi”.

Ky moment ka shtuar edhe më shumë aludimet për afrimin e tyre brenda shtëpisë, ndërsa publiku po e ndjek me shumë interes zhvillimin e këtij raporti që dita-ditës po bëhet më i afërt dhe më i ëmbël.

The post Benita e Toney do martohen? Diskutime se cilin këngëtar do t’ju këndojë në dasëm appeared first on Albeu.com.

Vijon drama, familja e Toney-t nuk e pranon as Benitën

By: redi
3 December 2025 at 15:36

Në festën e së martës në ”Big Brother Kosova Vip 4”, Labinot Rexha zhvilloi një bisedë të drejtpërdrejtë me Bia Khalifën, duke prekur temën që ka trazuar shtëpinë ditët e fundit: raportin e Toney me Benitën. Duke qenë se Labinoti e njeh familjen e Toney nga jashtë, komentimi i tij i dha një tjetër dimension situatës që tashmë po komentohet gjerësisht. Mes bisedës me Bia-n, ai u shpreh hapur: Nuk…

Source

Fotoja që po qarkullon kudo: A kanë qenë Edi dhe Benita në një lidhje?

By: gaze tare
23 November 2025 at 11:49

Në faqet online ku flitet per Big Brother VIP Kosova 4 po qarkullon një prej debatave më të nxehta të ditëve të fundit: marrëdhënia e mundshme mes Edit dhe Benites. Një fotografi e vjetër, e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ka trazuar ujërat brenda dhe jashtë shtëpisë, duke vënë në dyshim deklaratat e tyre për një mungesë totale njohjeje.

Ndërsa brenda shtëpisë, të dy nuk thone se janë njohur nga jashtë, situata ka marrë një tjetër kthesë pas një detaji që vetë Edi e solli në vëmendje. Ai tregoi se pak para hyrjes në BBVK kishte marrë një kërkesë për shoqëri në rrjetet sociale nga Benita, por sipas tij, kjo nuk kishte sjellë asnjë komunikim apo kontakt më të thellë.

Mirëpo një fotografi që daton në vitin 2019 po e rrëzon këtë version. Në këtë imazh, që tashmë po shpërndahet me shpejtësi në TikTok, Instagram dhe X, Edi dhe Benita shihen së bashku, duke buzëqeshur dhe duke qëndruar mjaft pranë njëri-tjetrit.

Komentet kanë shpërthyer nga fansat, duke shkruar se fotografia i hedh poshtë të gjitha pohimet e deritanishme. Disa ndjekës aludojnë se mes Edit dhe Benitës ka pasur një raport të hershëm; të tjerë mendojnë se dyshja po përpiqen ta fshehin të kaluarën për arsye strategjike brenda shtëpisë.

Ndërkohë, brenda BBVK, ky zbulim mund të sjellë tensione të reja.

The post Fotoja që po qarkullon kudo: A kanë qenë Edi dhe Benita në një lidhje? appeared first on iconstyle.al.

Veprimet bullizuese ndaj Elijonës, ja si reagon Benita

By: gaze tare
21 November 2025 at 22:39

Situata brenda Big Brother VIP Kosova është acaruar ndjeshëm pas publikimit të pamjeve ku Elijona, banorja më e re e shtëpisë, shihet nën presion nga Benita dhe Alba. Debatet e forta në “prime” dhe reagimet pasuese kanë krijuar një atmosferë të rënduar në shtëpi, ku tensioni është kthyer tashmë në kryefjalë.

Pas shfaqjes së videove në ekran, Benita ka shprehur publikisht pendesën e saj, duke pranuar se sjellja e saj nuk ka qenë e duhura.

“Unë sinqerisht i pashë pamjet edhe kërkoj falje, se as mu nuk më pëlqen, po kështu kanë rrjedh. Prapë se prapë të kërkoj falje. Po ti vetë e ke bërë punën deri këtu.”

Megjithëse kërkoi ndjesë, Benita insistoi se nuk ka qenë iniciatore e konfliktit dhe se, sipas saj, Elijona “ka kërkuar betejën” me to.

Situata u përshkallëzua edhe më tej pas debatit të ashpër në transmetim, ku Alba u vu në qendër të kritikave për sjellje të interpretuara si bullizuese. Ajo nuk e pranoi mënyrën se si u paraqit klipi dhe reagoi me emocione të forta. Pas shkëmbimit të fjalëve me moderatorin, Alba u largua menjëherë nga zona kryesore e shtëpisë dhe u izolua në dhomën e gjumit. Kamerat e treguan të ulur vetëm, duke qarë dhe duke refuzuar çdo komunikim me banorët e tjerë.

Banorët kanë shfaqur shqetësim për gjendjen e saj, ndërsa atmosfera në shtëpi është bërë edhe më e tensionuar.

Aktualisht nuk ka informacion të konfirmuar nëse Alba ndodhet në Dhomën e Rrëfimit apo nëse po mendon realisht të braktisë përfundimisht programin.

The post Veprimet bullizuese ndaj Elijonës, ja si reagon Benita appeared first on iconstyle.al.

“Askujt s’i intereson!”/ Ç’po përpiqet të thojë Arbenita? (FOTO)

By: D Marku
4 November 2025 at 12:15

Modelja Arbenita Ismajli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një postim të fuqishëm në InstaStory, i cili duket të jetë një thirrje për forcë dhe vetëbesim.

Ky postim vjen në një periudhë të tensionuar për Arbenitën, e cila po përballet ligjërisht me ish-partnerin e saj, reperin Fero. Në foton e ndarë, shihet një person duke mbajtur një telefon, me mbishkrimin: “Edhe unë kam një histori të trishtë. Askujt s’i intereson. Puno më fort.”

Megjithëse modelja nuk ka shtuar ndonjë koment tjetër, ky mesazh është interpretuar si një kujtesë për ndjekësit e saj për të punuar fort dhe për të mos u dorëzuar përballë vështirësive të jetës. Mesazhi ngre një qëndrim të fortë ndaj jetës dhe përpjekjeve personale, duke nxitur pjekurinë emocionale dhe vetëbesimin.

Arbenita, e cila vitet e fundit ka kaluar shumë ndryshime në jetën e saj, është zhvendosur në Dubai bashkë me vajzën e saj, Ninën. Ajo ka ndarë me ndjekësit se tashmë ka kaluar një vit që është duke jetuar në këtë qytet, duke krijuar një jetë të re dhe të përkushtuar për të dyja. Ky postim mund të shihet si një reflektim i forcës dhe pavarësisë që Arbenita po shfaq gjatë kësaj periudhe.

The post “Askujt s’i intereson!”/ Ç’po përpiqet të thojë Arbenita? (FOTO) appeared first on Albeu.com.

“Askujt s’i intereson!”/ Ç’po përpiqet të thojë Arbenita?

By: gaze tare
3 November 2025 at 21:50

Modelja Arbenita Ismajli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një postim të fuqishëm në InstaStory, i cili duket të jetë një thirrje për forcë dhe vetëbesim. Ky postim vjen në një periudhë të tensionuar për Arbenitën, e cila po përballet ligjërisht me ish-partnerin e saj, reperin Fero. Në foton e ndarë, shihet një person duke mbajtur një telefon, me mbishkrimin: “Edhe unë kam një histori të trishtë. Askujt s’i intereson. Puno më fort.”

Megjithëse modelja nuk ka shtuar ndonjë koment tjetër, ky mesazh është interpretuar si një kujtesë për ndjekësit e saj për të punuar fort dhe për të mos u dorëzuar përballë vështirësive të jetës. Mesazhi ngre një qëndrim të fortë ndaj jetës dhe përpjekjeve personale, duke nxitur pjekurinë emocionale dhe vetëbesimin.

Arbenita, e cila vitet e fundit ka kaluar shumë ndryshime në jetën e saj, është zhvendosur në Dubai bashkë me vajzën e saj, Ninën. Ajo ka ndarë me ndjekësit se tashmë ka kaluar një vit që është duke jetuar në këtë qytet, duke krijuar një jetë të re dhe të përkushtuar për të dyja. Ky postim mund të shihet si një reflektim i forcës dhe pavarësisë që Arbenita po shfaq gjatë kësaj periudhe.

The post “Askujt s’i intereson!”/ Ç’po përpiqet të thojë Arbenita? appeared first on iconstyle.al.

Arbenita Ismajli surprizohet me një buqetë gjigante trëndafilash, kush është personi që ia dërgoi?

By: D Marku
30 October 2025 at 16:46

Modelja Arbenita Ismajli ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë në InstaStory, që ka ngjallur shumë reagime e kureshtje në rrjete sociale. Në një postim të fundit, Arbenita shihet përballë një tufe madhështore trëndafilash të bardhë, një dhuratë e cila menjëherë tërhoqi vëmendjen e fansave për elegancën dhe mesazhin që mund të përcjellë.

Ngjyrat neutrale dhe atmosfera romantike e fotos kanë bërë që ndjekësit të nisin menjëherë të komentojnë e të hamendësojnë: “Kush mund të jetë ai që i ka dërguar dhuratën?”
Megjithatë, modelja nuk ka zbuluar identitetin e personit që qëndron pas kësaj surprize, duke lënë gjithçka të mbuluar nga misteri.

Kujtojmë që modelja i ka dhënë fund marrëdhënies me reperin Fero, me të cilin ka edhe një vajzë. Ndarja e tyre u shoqërua me shumë bujë mediatike dhe deklarata të ndërsjella në rrjete sociale. Prej asaj kohe, Arbenita ka zgjedhur të fokusohet në karrierën e saj si modele dhe në jetën personale, duke u shfaqur gjithmonë e pavarur dhe plot vetëbesim.

Arbenita ende s’ka bërë një reagim publik për deklaratat e Feros për të në podcastin e Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”, por mesa duket ka zgjedhur të heshtë dhe të vazhdojë jetën e saj e qetë në Dubai.

The post Arbenita Ismajli surprizohet me një buqetë gjigante trëndafilash, kush është personi që ia dërgoi? appeared first on Albeu.com.

E shpallur në kërkim ndërkombëtar, Fero shtang me deklatatën për Arbenita Ismajlin: U largua nga Kosova me ndihmën e motrës së presidentes

By: M C
23 October 2025 at 21:52

Reperi Fero Fera, ka komentuar marrëdhënien komplikuar me ish-bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli, me të cilën ka dhe një vajzë.

I ftuar në emisionin e Arbana Osmanit ‘Mirëmbrëma Yje’, Fero tregon se nuk e ka dhunuar asnjëherë Arbenitën, dhe se ajo prej 1 viti nuk e ka lejuar të takohet me vajzën.

Fero tregon se Arbenita është larguar nga Kosova me ndihmën e motrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Gjykata e Kosovës e ka shpallur Arbenitën në kërkim ndërkombëtar pasi me vendim gjykate, Fero duhet të takojë vajzën e tij çdo fundjavë, ndërsa ajo tashmë ndodhet pranë nënës së saj.

‘Nuk kam fol keq për të, ajo është nëna e vajzës time. Njerëzit e mi e dinë këtë. Por kur ke kaq shumë kohë që nuk e ke takuar vajzën, nga emocionet ka shpërthyer veç me pa vajzën ka ndodhur që kur jam ndjerë keq emocionalisht ka thënë ndonjë fjalë të pahijshme, për të cilat i kërkoj falje. Qëllimi im është vetëm të shoh vajzën, është bërë një vit. Dita e fundit ka qenë 5 tetor. Kam tentuar shumë herë ta takoj vajzën në mënyra të ndryshëm dhe nuk ka mundur. Më është dashur të ndërmarr hapa nga institucionet e Kosovës. Kam kërkuar përgjigje prej tyte. Vendimi është që ta takoj 4 ditë në muaj, në fundjavë. Nuk është zbatuar vendimit…

Është lëshuar urdhërarrest për të në Kosovës, tani kanë marr vendimet e veta për fletarresti ndërkombëtar. Vajza nuk ka ardhur në Prishtinë që prej vitin e kaluar. Ajo është larguar edhe më ndihmën e motrës së presidentes. Unë jam vetë i lidhur me nënën time dhe nuk do doja që ajo të mos e kishte. Nënshkrova një marrëveshje që ajo të kishte të drejta dhe unë të takoja vajzën, aty u mashtrova nga motra e Presidentes kur u takova më të. Premtimi që ajo më ka dhënë është që unë të takoj vajzën dhe unë në bazë të premtimin nënshkrova marrëveshjen që më ka kushtuar shumë sepse akoma nuk mund ta takoj vajzën’, tha Fero.

The post E shpallur në kërkim ndërkombëtar, Fero shtang me deklatatën për Arbenita Ismajlin: U largua nga Kosova me ndihmën e motrës së presidentes appeared first on Albeu.com.

Thirrja e Feros për Arbenitën: Të lutem, mundëso që të takoj vajzën

By: M C
20 October 2025 at 21:50

Fero do të jetë i ftuari i radhës në podcastin e Arbana Osmanit, dhe vetëm publikimi i trilerit ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë në diskutime. Në videon e shkurtër që është bërë publike sot, reperi shihet i prekur emocionalisht, ndërsa rrëfen për herë të parë pas një kohe të gjatë lidhur me akuzat që e kanë përfshirë dhe marrëdhënien me vajzën e tij.

Në fragmentin që ka qarkulluar gjerësisht, ai dëgjohet duke thënë:

“Nuk e kam dhunuar unë atë… nuk e do njeri vajzën tem më shumë sesa unë. Të lutem, mundësoma me pa çikën.”

Kjo deklaratë vjen pas periudhës së trazuar që pasoi ndarjen e bujshme të tij me modelen dhe influenceren Arbenita Ismajli. Çifti, i cili dikur shihej si një ndër më të komentuarit në showbiz-in shqiptar, u përfshi në debate publike dhe akuza të ndërsjella, të cilat kulmuan me publikimin e dokumenteve dhe deklaratave për dhunë në familje.

Fero dhe Arbenita kanë bashkë një vajzë, të cilën reperi nuk e ka parë për një kohë të gjatë, dhe në këtë intervistë duket se ai synon të tregojë versionin e tij të ngjarjeve. Fjalët e tij “Të lutem, mundësoma me pa çikën” kanë prekur shumë ndjekës, të cilët në komente janë ndarë mes mbështetjes dhe kritikave.

The post Thirrja e Feros për Arbenitën: Të lutem, mundëso që të takoj vajzën appeared first on Albeu.com.

U shpërngul në Dubai pas ndarjes dhe akuzave të rënda ndaj Feros, Arbenita Ismajli zbulon si ka ndryshuar jeta e vajzës së saj

By: M C
15 October 2025 at 22:48

Modelja Arbenita Ismajli, ka zbuluar për ndjekësit se si ka ndryshuar jeta e saj dhe e vajzës, Ninës, pas shpërnguljes së tyre në Dubai pas ndarjes me sherr dhe akuza të rënda për dhunë ndaj ish-partnerit të saj, Feros.

Ajo ka publikuar një fotot të së bijës gjatë një vizite në një kopsht zoologjik, ku Nina duket se po kalonte një ditë të bukur.

“Janë bërë një vit prej që jemi shpërngulur në Dubai, duke të shikuar ty qe po lulëzon po shërohem thell”, ka shkruar në Instagram Arbenita.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit.

“Po, është e vërtetë që kemi lëshuar urdhër-arrestin dhe letrën e rreshtimit ndërkombëtar. Në ditën që është bërë kërkesa nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, konform kompetencave ligjore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi”, Sabit Shkodra, udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjilan.

Prokuroria Themelore në Gjilan kishte filluar hetimet ndaj Ismajlit në qershor të këtij viti, pas dyshimeve se ajo nuk kishte zbatuar një vendim gjykate për takimet e vajzës së saj me babanë biologjik, Feronit Shabani.

The post U shpërngul në Dubai pas ndarjes dhe akuzave të rënda ndaj Feros, Arbenita Ismajli zbulon si ka ndryshuar jeta e vajzës së saj appeared first on Albeu.com.

❌
❌