Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 December 2025Main stream

Problemet e shumta me Arbenitën, Fero: Tani kam kontakt me vajzën

By: D Marku
31 December 2025 at 13:38

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Ora Shtatë”, ku ka folur për suksesin, jetën personale dhe planet për vitin e ri. Ai ka zbuluar se 2026-ta e pret me më shumë projekte muzikore dhe me energji pozitive.

Gjatë intervistës, Fero ndau edhe momente më të vështira nga jeta e tij, duke treguar se si ka kaluar periudha të sfidave personale. Ndërkohë, reperi u shpreh se këtë Vit të Ri do ta presë në gjumë, një zgjedhje që është krejtësisht personale.

I pyetur nëse kjo zgjedhje lidhet me mungesën e pranisë së vajzës së tij, Fero e pranoi se kjo është një nga arsyet kryesore. Ai tha: “Po normal, por tani unë flas me vajzën”. Sipas tij, periudhat më të vështira tashmë kanë kaluar: “Nuk ka më diçka të dhimbshme këtu, kanë kaluar të gjitha periudhat të cilat kanë kaluar. Unë tani flas me vajzën edhe gjithçka është në rregull dhe mirë”.

Përveç kësaj, reperi ka dhënë edhe një lajm të mirë për fansat e tij, duke njoftuar se kënga e re do të publikohet në janar. Fero ka premtuar se projekti i ri do të sjellë energji pozitive dhe do të pasqyrojë stilin e tij unik muzikor, duke bërë që fansat të presin me padurim lansimin.

Intervista e tij tregoi një Fero më të hapur dhe më të qetë, që ka arritur të balancojë suksesin në karrierë me jetën personale dhe lidhjen me familjen. Për reperin, 2026-ta duket të jetë një vit i mbushur me risi, muzikë dhe momente pozitive.

The post Problemet e shumta me Arbenitën, Fero: Tani kam kontakt me vajzën appeared first on Albeu.com.

Problemet e shumta me ish-partneren, Fero: Tani kam kontakt me vajzën, është gjithçka në rregull

31 December 2025 at 11:04


Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani - Fero, në një intervistë për “Ora Shtatë” ka folur për suksesin, jetën dhe familjen e tij.

Derisa tha se 2026-ta e pret me më shumë projekte, ai ndau pjesë të vështira nga jeta e tij.

Fero u shpreh se Vitin e Ri e pret në gjumë, ndonëse është zgjedhje e tij personale.

Foto: YouTube

Ndërkaq, i pyetur se mos kjo dëshirë vjen edhe nga mungesa e pranisë së vajzës së tij, artisti e pranoi që kjo është ndër arsyet kryesore.

“Po normal, por tani unë flas me vajzën”, u shpreh në vazhdim.

"Nuk ka më diçka të dhimbshme këtu, kanë kaluar të gjitha periudhat të cilat kanë kaluar. Unë tani flas me vajzën edhe gjithçka është në rregull dhe mirë".

Njoftoi për fansat po ashtu se këngën e re do të lansojë në janar. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Before yesterdayMain stream

Rina Balaj flet për raportin e Feros me Arbenita Ismajlin

By: gaze tare
6 November 2025 at 23:07

Rina Balaj ka folur hapur për marrëdhënien e saj me reperin Feron, me të cilin vite më parë ndau bashkëpunime që u kthyen në hite dhe ndikuan në rrugëtimin e të dyve në muzikë. E ftuar në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, artistja theksoi se mes tyre ka ekzistuar gjithmonë respekt dhe afërsi, pavarësisht ndryshimeve në karrierë dhe jetën personale. Rina u shpreh se ajo dhe Fero kanë nisur rrugën artistike në një moshë shumë të re, gjë që ka bërë që raporti i tyre të jetë më shumë se profesional.

“Unë me Feron mund të them lirisht se jemi rritur bashkë. Kemi qenë shumë të rinj kur kemi filluar të punojmë. Me mua ka qenë gjithmonë shumë i sjellshëm, dhe jo vetëm me mua, por edhe me shoqërinë time që janë krejt vajza,”- tha këngëtarja.

Ajo shtoi se mes tyre ka pasur mbështetje të ndërsjellë në momente të ndryshme.

“Shumë shpesh kemi marrë këshilla nga njëri-tjetri gjatë këtyre viteve. Edhe pse nuk kemi qenë në të njëjtin label, kemi vazhduar të ruajmë një raport shumë të mirë. Unë Feron e shoh si vëllan tim, si Rigonin,”- u shpreh ajo, duke përdorur emrin e vërtetë të reperit.

E pyetur për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Feros, i cili akuzohet nga ish-bashkëshortja Arbenita Ismajli për dhunë në familje, Rina zgjodhi të mos marrë anë, duke theksuar se nuk komenton diçka që nuk e ka parë vetë.

Nuk mund të gjykoj për diçka që nuk e kam parë vetë,”– tha ajo.

The post Rina Balaj flet për raportin e Feros me Arbenita Ismajlin appeared first on iconstyle.al.

Pas zërave për këngë me Feron, ekipi i Dafina Zeqirit del me një sqarim?

By: D Marku
6 November 2025 at 11:46

Ditëve të fundit ka qarkulluar një projekt që duket si demo e një bashkëpunimi mes Dafina Zeqirit dhe Feros, i cili po shpërndahet gjerësisht në TikTok.

Megjithatë, pa përmendur konkretisht projektin, ekipi i artistes, Moneyz, ka reaguar në rrjetet sociale.

Pa përmendur reperin Fero apo projektin në fjalë, ata theksuan se projekti do të publikohet vetëm në versionin e Dafinës dhe jo si bashkëpunim.

The post Pas zërave për këngë me Feron, ekipi i Dafina Zeqirit del me një sqarim? appeared first on Albeu.com.

Pas zërave për këngë me Feron, ekipi i Dafina Zeqirit del me një sqarim?

5 November 2025 at 22:05


Ditëve të fundit ka qarkulluar një projekt që duket si demo e një bashkëpunimi mes Dafina Zeqirit dhe Feros, i cili po shpërndahet gjerësisht në TikTok.

Megjithatë, pa përmendur konkretisht projektin, ekipi i artistes, Moneyz, ka reaguar në rrjetet sociale.

Pa përmendur reperin Fero apo projektin në fjalë, ata theksuan se projekti do të publikohet vetëm në versionin e Dafinës dhe jo si bashkëpunim.

Foto: Dafina Zeqiri / Instagram

“Projekti për të cilin po flitet këto ditë është versioni i bërë nga Dafina vetë, pa asnjë artist tjetër të ftuar. Versioni me ‘feat’ nuk bën pjesë në lansim dhe nuk do të publikohet. Pjesa që ka qarkulluar deri tani është vetëm një demo, një ide e papërfunduar, jo versioni final. Projekti zyrtar do të vijë, por vetëm në versionin e Dafinës”, shkroi ekipi i Moneyz.

Edhe pse nuk dhanë detaje të tjera, shumë fansa aludojnë se bëhet fjalë për bashkëpunimin me Feron.

Demoja e projektit është shpërndarë gjerësisht dhe është pritur shumë mirë nga audienca.

Dafina Zeqiri mohon bashkëpunimin me Feron: Projekti final është solo

By: gaze tare
5 November 2025 at 20:28

Ditën e djeshme, një fragment i shkurtër i një kënge të papublikuar që dukej se përfshinte dyshen e komentuar shpesh në media, Dafina Zeqirin dhe Fero, filloi të qarkullojë me shpejtësi në TikTok dhe rrjete të tjera sociale. Pamjet audio nisën menjëherë të ngjallnin reagime, debat dhe hamendësime se artistët mund të ishin duke përgatitur një bashkëpunim të ri.

Rrjeti u ndez duke rikthyer në vëmendje marrëdhënien e tensionuar, historinë e tyre të mëparshme dhe prapaskenat që kanë qenë shpesh subjekt thashethemesh në estradë. Mirëpo, sot gjatë ditës është bërë një sqarim zyrtar nga pala e Dafinës.

Menaxhmenti i artistes, përmes një deklarate të publikuar nga labeli “Moneyz Music” dhe të ndarë në InstaStory dhe nga vetë Dafina, ka mohuar se materiali që qarkullon është projekti final. Në komunikatë, thuhet se pjesa e shpërndarë është vetëm një demo, një ide e papërfunduar e cila nuk reflekton versionin zyrtar të këngës.

“Versioni me ‘feat’ nuk është pjesë e lançimit dhe nuk do të publikohet,” thuhet në njoftim.

Sipas tyre, materiali është shpërndarë pa autorizim, duke u konsideruar si “leak” nga pala tjetër, ndërsa kënga përfundimtare do të publikohet vetëm në versionin solo nga Dafina Zeqiri.

Ky reagim duket se ka mbyllur për momentin diskutimet mbi një rikthim artistik mes dyshes, duke nënvizuar edhe një herë faktin se raportet mes tyre nuk janë afër normalizimit.

The post Dafina Zeqiri mohon bashkëpunimin me Feron: Projekti final është solo appeared first on iconstyle.al.

Zbulohet projekti muzikor i papublikuar i Dafina Zeqirit dhe Feros!

By: gaze tare
4 November 2025 at 19:07

Prej disa muajsh tashmë, rrjetet sociale janë përfshirë nga spekulimet se dy artistët e njohur, Dafina Zeqiri dhe Fero, po punojnë për një duet. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar zyrtarisht bashkëpunimin, në TikTok kanë filluar të qarkullojnë disa fragmente të një kënge që dyshohet se i përket projektit të shumëpërfolur.

Në videot që kanë shpërndarë përdoruesit e TikTok-ut, dëgjohen disa sekuenca muzikore që fansat janë të bindur se janë pjesë e këngës që dyshja ka regjistruar prej kohësh. Pavarësisht se ende nuk ka asnjë informacion të konfirmuar për publikimin e këtij dueti, spekulimet janë rritur çdo ditë, duke shkaktuar shumë diskutime dhe pyetje në rrjetet sociale.

As Dafina dhe as Fero nuk kanë reaguar ende për këto thashetheme, por komentet dhe postimet e fansave po rriten. Disa janë të sigurt se bashkëpunimi është gati për t’u publikuar, ndërsa të tjerë mbeten të dyshimtë për arsye të panjohura pse projekti nuk ka parë ende dritën e publikimit.

Për momentin, gjithçka mbetet në dyshim dhe fansat presin me padurim për të mësuar nëse ky duet do të realizohet së shpejti, ose do të ngelet vetëm një ëndërr për të cilën është folur shumë.

 

@unpublishedks#fyppppppppppppppppppppppp #tiktok #viraltiktok #bigbrothervipalbania #bigbrother

♬ original sound – Music-Kosovo!!

 

The post Zbulohet projekti muzikor i papublikuar i Dafina Zeqirit dhe Feros! appeared first on iconstyle.al.

“Askujt s’i intereson!”/ Ç’po përpiqet të thojë Arbenita?

By: gaze tare
3 November 2025 at 21:50

Modelja Arbenita Ismajli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një postim të fuqishëm në InstaStory, i cili duket të jetë një thirrje për forcë dhe vetëbesim. Ky postim vjen në një periudhë të tensionuar për Arbenitën, e cila po përballet ligjërisht me ish-partnerin e saj, reperin Fero. Në foton e ndarë, shihet një person duke mbajtur një telefon, me mbishkrimin: “Edhe unë kam një histori të trishtë. Askujt s’i intereson. Puno më fort.”

Megjithëse modelja nuk ka shtuar ndonjë koment tjetër, ky mesazh është interpretuar si një kujtesë për ndjekësit e saj për të punuar fort dhe për të mos u dorëzuar përballë vështirësive të jetës. Mesazhi ngre një qëndrim të fortë ndaj jetës dhe përpjekjeve personale, duke nxitur pjekurinë emocionale dhe vetëbesimin.

Arbenita, e cila vitet e fundit ka kaluar shumë ndryshime në jetën e saj, është zhvendosur në Dubai bashkë me vajzën e saj, Ninën. Ajo ka ndarë me ndjekësit se tashmë ka kaluar një vit që është duke jetuar në këtë qytet, duke krijuar një jetë të re dhe të përkushtuar për të dyja. Ky postim mund të shihet si një reflektim i forcës dhe pavarësisë që Arbenita po shfaq gjatë kësaj periudhe.

The post “Askujt s’i intereson!”/ Ç’po përpiqet të thojë Arbenita? appeared first on iconstyle.al.

Fero kërkon vajzën, Arbenita Ismajli shijon romancën e re! Kush është i dashuri milioner që surprizoi modelen

By: M C
2 November 2025 at 19:04

Modelja e njohur shqiptare Arbenita Ismajli, e cila prej më shumë se një viti jeton në Dubai, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë surprize. Ajo është befasuar me një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë, duke shkaktuar menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Trëndafilat e bardhë, simbol i pastërtisë dhe dashurisë së sinqertë, i kanë dhënë postimit një ndjesi romantike dhe plot elegancë. Edhe pse modelja nuk ka zbuluar se kush qëndron pas këtij gjesti, fansat kanë filluar të bëjnë hamendësime, duke e lidhur surprizën me jetën e saj sentimentale. Arbenita, e cila prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në modeling, vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura shqiptare në rrjete sociale.

Jeta e saj luksoze në Dubai, projektet profesionale dhe stili i veçantë e mbajnë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Në postimin e fundit, ajo ka zgjedhur të mos shtojë asnjë mbishkrim, duke i lënë ndjekësit të lexojnë emocionin përmes imazheve. Reperi i njohur shqiptar, Fero ka folur për marrëdhënien e tij të tensionuar me ish-bashkëshorten Arbenita Ismajlin, pas divorcit. Ai tha se vajzën e tij nuk e ka takuar prej kohësh, dhe kjo po e lëndon vazhdimisht.

Sipas Feros, Arbenita ka udhëtuar jashtë shtetit pa lejen e tij, derisa zbuloi se ka dërguar email-e në Gjykata e Prokurori vetëm për ta parë vajzën e tij.

”Kur bëhet një kohë e gjatë kur nuk e ke parë vajzën tënde, dhe krijohet një ndjenjë e keqe, ndihesh keq emocionalisht veç ta shoh vajzën, ka mundur të ndodhë që kam thënë ndonjë fjalë të pahijshme, gjë që unë edhe i kërkoj falje nëse është ndier keq për fjalët e mia. Qëllimi është për ta parë vajzën time. Që 1 vit nuk e kam parë vajzën”.

“Kam tentuar shumë herë ta shoh vajzën në mënyra të ndryshme, dhe e kam parë që nuk po mundem me e pa në asnjë lloj forme dhe më është dashur patjetër të kërkoj nga institucionet të Kosovës, pasi ish-gruaja nuk e sjell vajzën kërkova ndihmë”.

The post Fero kërkon vajzën, Arbenita Ismajli shijon romancën e re! Kush është i dashuri milioner që surprizoi modelen appeared first on Albeu.com.

Arbenita Ismajli surprizohet me një buqetë gjigante trëndafilash, kush është personi që ia dërgoi?

By: gaze tare
30 October 2025 at 16:30

Modelja Arbenita Ismajli ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë në InstaStory, që ka ngjallur shumë reagime e kureshtje në rrjete sociale. Në një postim të fundit, Arbenita shihet përballë një tufe madhështore trëndafilash të bardhë, një dhuratë e cila menjëherë tërhoqi vëmendjen e fansave për elegancën dhe mesazhin që mund të përcjellë.

Ngjyrat neutrale dhe atmosfera romantike e fotos kanë bërë që ndjekësit të nisin menjëherë të komentojnë e të hamendësojnë: “Kush mund të jetë ai që i ka dërguar dhuratën?”

Megjithatë, modelja nuk ka zbuluar identitetin e personit që qëndron pas kësaj surprize, duke lënë gjithçka të mbuluar nga misteri.

Kujtojmë që modelja i ka dhënë fund marrëdhënies me reperin Fero, me të cilin ka edhe një vajzë. Ndarja e tyre u shoqërua me shumë bujë mediatike dhe deklarata të ndërsjella në rrjete sociale. Prej asaj kohe, Arbenita ka zgjedhur të fokusohet në karrierën e saj si modele dhe në jetën personale, duke u shfaqur gjithmonë e pavarur dhe plot vetëbesim.

Arbenita ende s’ka bërë një reagim publik për deklaratat e Feros për të në podcastin e Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”, por mesa duket ka zgjedhur të heshtë dhe të vazhdojë jetën e saj e qetë në Dubai.

The post Arbenita Ismajli surprizohet me një buqetë gjigante trëndafilash, kush është personi që ia dërgoi? appeared first on iconstyle.al.

“Kur e do dikë, nuk e rreh o magar!”/ Reagimi i Julianës pas fjalëve të Feros për Arbenitën

By: gaze tare
24 October 2025 at 13:17

Pas daljes së intervistës së shumëpërfolur të reperit Fero në podcastin e Arbanës Osmanit, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të shumta. Në intervistë, Fero foli për herë të parë pas një kohe të gjatë për jetën e tij personale, për ndarjen nga ish-bashkëshortja Arbenita Ismajli dhe për akuzat e dhunës ndaj saj.

Artisti mohoi kategorikisht se e ka dhunuar Arbenitën, duke theksuar se ajo ka qenë “gjithçka për të” në një periudhë të jetës së tij dhe se ndjen ende respekt për të, pasi është nëna e vajzës së tyre.

“Unë nuk e kam dhunuar kurrë. E kam dashur shumë, por nuk jemi për njëri-tjetrin,” u shpreh Fero.

Por, pas këtyre deklaratave, ka ardhur një reagim i fortë nga Juliana Nura, e cila përmes një postimi në Instastory, ka shpërthyer kundër çdo forme dhune ndaj grave.

Në postimin e saj, ajo ka ndarë një video nga intervista e Feros, duke shkruar me tone të ashpra:

Kur e don dikë nuk e rraf atë o magar, e krejt ju magarë tjerë që e abuzoni gruan/femrën tuaj.”

Ky reagim i Julianës është komentuar gjerësisht në rrjet, duke marrë mbështetje nga ndjekës që vlerësojnë qëndrimin e saj të drejtpërdrejtë ndaj dhunës dhe abuzimit.

Screenshot

The post “Kur e do dikë, nuk e rreh o magar!”/ Reagimi i Julianës pas fjalëve të Feros për Arbenitën appeared first on iconstyle.al.

Pas ndarjes nga Arbenita, Fero tregon ndryshimin e madh në jetën e tij: Për herë të parë jam falur në paraburgim

By: gaze tare
23 October 2025 at 23:25

Reperi i njohur Fero ka ndarë detaje të rralla nga jeta e tij personale dhe profesionale, në një intervistë për emisionin “Mirëmbrëma Yje”. Ai foli hapur për fillimet e karrierës, periudhat e vështira që ka kaluar, si dhe për marrëdhënien me ish-bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli një lidhje që për shumë kohë ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike.

Fero pranoi se ka bërë gabime në të kaluarën, por se ka reflektuar shumë dhe është përpjekur të ndryshojë. Ai theksoi se kthesa më e madhe në jetën e tij ka ardhur nga afrimi me fenë.

“Me të tregu drejt, unë si dola prej atyre vështirësive ishte prej ndihmës që e kam pasur nga religjioni. Kur kam nisë me u marrë me fe, ajo u bë një mburojë për mua, sepse më ndihmoi të fokusohem vetëm tek gjërat e mira,”- u shpreh Fero.

I pyetur nga Arbana Osmani se kur nisi ky ndryshim i brendshëm, reperi zbuloi se gjithçka kishte nisur gjatë kohës që ndodhej në paraburgim.

“Kur kam filluar të falem, kam qenë në paraburgim. Dhe kur e kam falë vaktin e parë, jam ndier shpirtërisht tepër mirë. Vetë më erdhi që të vazhdoj të falem,” – tregoi ai me sinqeritet.

 

The post Pas ndarjes nga Arbenita, Fero tregon ndryshimin e madh në jetën e tij: Për herë të parë jam falur në paraburgim appeared first on iconstyle.al.

Fero: Për herë të parë jam falur në paraburgim

23 October 2025 at 22:52


Reperi i njohur Fero, në një intervistë për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ka folur hapur për sfidat dhe vështirësitë që ka përjetuar në fillimet e karrierës, për bujën që shoqëroi marrëdhënien dhe ndarjen me ish-bashkëshorten e tij Arbenita Ismajli, si edhe për statusin e tij aktual dhe përkushtimin e plotë ndaj muzikës.

Fero e pranoi se në të kaluarën kishte bërë gabime, për të cilat është penduar, dhe për të dalë nga ato vështirësi kishte pasur një rol të madh, angazhimi i tij në fe.

“Me të tregu drejt, unë [si dola] është, [nga] ndihma që e kam pasur pak prej religjionit, fesë, kur kam nisë me u merr me religjion, edhe kjo ka qenë ndihma ime për me u largu prej gjërave të këqija se automatikisht nëse e dinë që një djalë apo një vajzë është duke u marrë me fe, automatikisht ai e ka një mburojë... sepse ai më pas është i fokusuar vetëm tek gjërat e mira. Dhe kjo ka qenë njëfarë mburoje për mu”, ka deklaruar Fero.

I pyetur nga Arbana se si i ndodhi ri-zgjimi dhe pikënisja e tij në fe, Fero ndau me publikun një detaj të padëgjuar më parë, ai zbuloi se për herë të parë ishte falur gjatë kohës sa ishte në paraburgim.


“Me të tregu drejt, kur kam filluar që të falem, kam qenë në paraburgim edhe kur e kam falë vaktin e parë jam ndier shpirtërisht tepër mirë dhe vetë më erdhi që të falem [në paraburgim]”, ka thënë reperi.

Ai gjithashtu pohoi se ishte falur edhe më herët ndonjëherë porse nuk dinte që të kryente edhe aq mirë ritualin e faljes para Zotit.

Përveç, thirrjes dhe vetëdijes së tij të brendshme për tu lidhur me Zotin, Fero gjatë kësaj interviste ka folur gjithashtu edhe për bujën e madhe rreth vajzës së tij dhe për dramën me Arbenitën.

Reperi ka deklaruar se kanë kaluar një vit që se ka takuar vajzën. Thirrjet ndaj ish-bashkëshortes për t’ia mundësuar takimin me të bijën kanë eskaluar shpesh në fjali thumbuese, gjëra për të cilat ai i kërkoi falje.

“Unë s'kam dashtë asnjëherë me fol keq asnjëherë për të, sepse ajo është nëna e vajzës time. Edhe në jetën reale, për njerëzit që e dinë që janë afër meje, e dinë qe unë kam vetëm fjalë të mira për të. Por kur bohet një kohë e gjate që nuk e ke pa vajzën, as përmes telefonit dhe në asnjë lloj forme, .... ndihesh keq emocionalisht edhe këqyrë me 'shpërthy' një lloj forme, vetëm për me arrit atë qëllimin që me e pa vajzën në atë gjendje kom ‘mujt’ me thonë ndonjë fjalë te pahijshme dhe i kërkoj falje edhe tani nëse është ndier ajo keq prej fjalëve te mia.... Por qëllimi im ka qenë vetëm për me e pa vajzën. U bë një vit qe nuk e kam parë vajzën. Herën e fundit kur e kam takuar ka qenë më 5 tetor, në Gjilan”, ka deklaruar Fero.

Por, reperi nuk foli vetëm për çështjen e kujdestarisë, ai në këtë rrëfim të rrallë, foli edhe për statusin e tij aktual.

Reperi i njohur Fero ka lënë të kuptohet se aktualisht nuk është në një lidhje dashurie, duke theksuar se për momentin, fokusi i tij kryesor është karriera muzikore.

“Me të tregu drejt, unë jam nuk t’u u marrë me lidhje jam i fokusuar në karrierën time edhe zakonisht lidhjet, prej përvojës time jetësore, lidhjet të qesin...sepse të duhet përkushtim. Aq është dinamike muzika e biznesi i muzikës, saqë nëse e ke një partner, të dekoncentron nga sukseset dhe aktivitetet e karrierës. Kështu që, unë jam kështu rehat, më mirë merrem me muzikë”, ka deklaruar Fero gjatë kësaj interviste.

”Arbenita ti lëri inatet”, Fero: Vajza ime u largua me ndihmën e motrës së Presidentes. Firmosa që 99%…

By: redi
23 October 2025 at 21:13

Siç edhe u priste, artisti Fero si i ftuar në ”Mirëmbrëma Yje” nga Arbana Osmani, ka folur për pjesën e jetës që u bënë edhe publike. Si nga varësia pas lëndëve narkotike, ndarja e bujshme dhe procesi që vijon me ish-bashkëshorten, Arbenita Ismajli. Ai ka theksuar se nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj Arbenitës dhe se në asnjë akt mjekoligjor nuk thuhet që Arbenita të ketë lëndim fizik.

Source

Fero mohon martesën që dikur vetë e kishte konfirmuar

23 October 2025 at 21:58


Reperi i njohur Fero ka lënë të kuptohet se aktualisht nuk është në një lidhje dashurie, duke theksuar se për momentin, fokusi i tij kryesor është karriera muzikore. Ai ka theksuar se ka zgjedhur t’i përkushtohet kësaj fushe.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një interviste me Arbana Osmanin në emisionin “Mirëmbrëma Yje”.

Kur Arbana e pyeti drejtpërdrejt nëse “ka dikë në jetën e tij”, reperi dha një përgjigje mohuese duke nënkuptuar se nuk është aktualisht në ndonjë romancë.

“Me të tregu drejt, unë jam nuk t’u u marrë me lidhje jam i fokusuar në karrierën time edhe zakonisht lidhjet, prej përvojës time jetësore, lidhjet të qesin...sepse të duhet përkushtim. Aq është dinamike muzika e biznesi i muzikës, saqë nëse e ke një partner, të dekoncentron nga sukseset dhe aktivitetet e karrierës. Kështu që, unë jam kështu rehat, më mirë merrem me muzikë”, ka deklaruar Fero gjatë kësaj interviste.


Deklarata e tij vjen edhe pas raportimeve të bujshme për martesën e tij të dytë, një gjë që e kishte konfirmuar vetë ai, muaj më parë, përmes rrjeteve sociale.

Reperi i është rikthyer muzikës pas një pauze dyvjeçare, periudhë të cilën ai e kishte shfrytëzuar për reflektim dhe kthjelltësi në uniformë me angazhimin e tij për t’iu përkushtuar fesë islame.

Përveç tjerash, reperi gjatë kësaj interviste ka folur gjerësisht edhe për bujën e madhe, dhe për dramën që ka përfshirë atë dhe ish-bashkëshorten e tij Arbenita Ismajlin dhe problematikat e vazhdueshme për çështjen e kujdestarisë së vajzës.

Fero: Nuk e kam parë vajzën që një vit

23 October 2025 at 21:05


Reperi i njohur Fero ka folur sërish për jetën e tij private, për dramën me ish-bashkëshorten e tij Arbenita Ismajlin dhe problematikat e vazhdueshme për çështjen e kujdestarisë së vajzës.

I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje”, ai ka deklaruar se kanë kaluar një vit që nuk e ka parë vajzën e tij Ninën.

Për një temë, e cila ka bërë bujë shumë në medie, përfshirë edhe thirrjen e tij për të kërkuar ndihmë nga institucionet, Fero riktheu sërish vëmendjen tek kjo tematikë dhe gjithashtu për t’i dhënë zë kërkesës së tij.

Ai deklaroi se gjendja e tij emocionale kishte bërë që ai të shpërthente në atë mënyrë ndaj ish-bashkëshortes së tij, por se i kërkoi falje.

“Unë s'kam dashtë asnjëherë me fol keq asnjëherë për të, sepse ajo është nëna e vajzës time. Edhe në jetën reale, për njerëzit që e dinë që janë afër meje, e dinë qe unë kam vetëm fjalë të mira për të. Por kur bohet një kohë e gjate që nuk e ke pa vajzën, as përmes telefonit dhe në asnjë lloj forme, .... ndihesh keq emocionalisht edhe këqyrë me 'shpërthy' një lloj forme, vetëm për me arrit atë qëllimin që me e pa vajzën në atë gjendje kom ‘mujt’ me thonë ndonjë fjalë te pahijshme dhe i kërkoj falje edhe tani nëse është ndier ajo keq prej fjalëve te mia.... Por qëllimi im ka qenë vetëm për me e pa vajzën. U bë një vit qe nuk e kam parë vajzën. Herën e fundit kur e kam takuar ka qenë më 5 tetor, në Gjilan”, ka deklaruar Fero.

Ai pohon se vendimi i gjykatës për procesin e takimit nuk ishte respektuar asnjëherë.

“Sipas vendimit të gjykatës, [unë kisha të drejtë ta takoja] në javën e parë dhe javën e tretë, katër ditë në muaj edhe ky vendim [paraprak] nuk është respektuar asnjëherë fatkeqësisht. Dhe gjithmonë kam kërkuar përgjigje. Çdo ditë i kam dërguar e-maila prokurorisë, ministrisë së drejtësisë, me një kërkesë për me e taku vajzën”, ka potencuar mes tjerash reperi.

Fero flet për përkushtimin e tij në fenë islame: Kam kuptuar se çdo gjë në jetë ka vlerë

By: M C
23 October 2025 at 22:57

Reperi i njohur nga Kosova, Fero, foli në emisionin e Arbana Osmanit, për përkushtimin e tij në fenë islame.

Fero iu përkushtua fesë islame pas divorcit nga ish-bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli.

Reperi tha ka mbi dy vite që praktikon besimin islam dhe se në fillim përshtatja ka qenë e vështirë për të, por me pas ai u mësua dhe çdo gjë shkoi mirë.

Fero tha se besimi në Zot i ka mësuar se çdo gjë në jetë ka vlerë dhe se e mirë nuk vjen kurrë prej të keqes.

Pyetje: Sa kohë ke që je pastruar dhe je rikthyer në besimin në Zot?

Fero: Kam dy vite e disa muaj…kam pas vështirësi 3 muajt e parë. Pas 3 muajt e parë kam marr veten shumë mirë dhe seni më i mirë gjatë asaj periudhe ka qenë, është se kam pa që jeta është shumë e mirë. Kam vlerësuar çdo gjë në jetë. Çdo njeri është mirë mos u afro me shoqëri të keqe. Asnjëhere nuk ka mirë prej të keqes. Kurrë nuk i lë vaktet e namazit.

The post Fero flet për përkushtimin e tij në fenë islame: Kam kuptuar se çdo gjë në jetë ka vlerë appeared first on Albeu.com.

E shpallur në kërkim ndërkombëtar, Fero shtang me deklatatën për Arbenita Ismajlin: U largua nga Kosova me ndihmën e motrës së presidentes

By: M C
23 October 2025 at 21:52

Reperi Fero Fera, ka komentuar marrëdhënien komplikuar me ish-bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli, me të cilën ka dhe një vajzë.

I ftuar në emisionin e Arbana Osmanit ‘Mirëmbrëma Yje’, Fero tregon se nuk e ka dhunuar asnjëherë Arbenitën, dhe se ajo prej 1 viti nuk e ka lejuar të takohet me vajzën.

Fero tregon se Arbenita është larguar nga Kosova me ndihmën e motrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Gjykata e Kosovës e ka shpallur Arbenitën në kërkim ndërkombëtar pasi me vendim gjykate, Fero duhet të takojë vajzën e tij çdo fundjavë, ndërsa ajo tashmë ndodhet pranë nënës së saj.

‘Nuk kam fol keq për të, ajo është nëna e vajzës time. Njerëzit e mi e dinë këtë. Por kur ke kaq shumë kohë që nuk e ke takuar vajzën, nga emocionet ka shpërthyer veç me pa vajzën ka ndodhur që kur jam ndjerë keq emocionalisht ka thënë ndonjë fjalë të pahijshme, për të cilat i kërkoj falje. Qëllimi im është vetëm të shoh vajzën, është bërë një vit. Dita e fundit ka qenë 5 tetor. Kam tentuar shumë herë ta takoj vajzën në mënyra të ndryshëm dhe nuk ka mundur. Më është dashur të ndërmarr hapa nga institucionet e Kosovës. Kam kërkuar përgjigje prej tyte. Vendimi është që ta takoj 4 ditë në muaj, në fundjavë. Nuk është zbatuar vendimit…

Është lëshuar urdhërarrest për të në Kosovës, tani kanë marr vendimet e veta për fletarresti ndërkombëtar. Vajza nuk ka ardhur në Prishtinë që prej vitin e kaluar. Ajo është larguar edhe më ndihmën e motrës së presidentes. Unë jam vetë i lidhur me nënën time dhe nuk do doja që ajo të mos e kishte. Nënshkrova një marrëveshje që ajo të kishte të drejta dhe unë të takoja vajzën, aty u mashtrova nga motra e Presidentes kur u takova më të. Premtimi që ajo më ka dhënë është që unë të takoj vajzën dhe unë në bazë të premtimin nënshkrova marrëveshjen që më ka kushtuar shumë sepse akoma nuk mund ta takoj vajzën’, tha Fero.

The post E shpallur në kërkim ndërkombëtar, Fero shtang me deklatatën për Arbenita Ismajlin: U largua nga Kosova me ndihmën e motrës së presidentes appeared first on Albeu.com.

“Është larguar me ndihmën e motrës së presidentes”/ Ndarja me Arbenitën, Fero: U mashtrova! E ftoj publikisht të lërë inatet

By: gaze tare
23 October 2025 at 20:55

Fero, ka folur sërish publikisht për raportin e tij të ndërlikuar me ish-bashkëshorten, modelen Arbenita Ismajli. Në një interviste për ‘Mirëmbrëma Yje’, ai është ndalur te ndarja e tyre, akuzat për dhunë dhe marrëdhënia me vajzën e tyre të vogël, duke theksuar se nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj Arbenitës.

‘Nuk kam fol keq për të, ajo është nëna e vajzës time. Njerëzit e mi e dinë këtë. Por kur ke kaq shumë kohë që nuk e ke takuar vajzën, nga emocionet ka shpërthyer veç me pa vajzën ka ndodhur që kur jam ndjerë keq emocionalisht ka thënë ndonjë fjalë të pahijshme, për të cilat i kërkoj falje. Qëllimi im është vetëm të shoh vajzën, është bërë një vit. Dita e fundit ka qenë 5 tetor. Kam tentuar shumë herë ta takoj vajzën në mënyra të ndryshëm dhe nuk ka mundur. Më është dashur të ndërmarr hapa nga institucionet e Kosovës. Kam kërkuar përgjigje prej tyte. Vendimi është që ta takoj 4 ditë në muaj, në fundjavë. Nuk është zbatuar vendimit… Është lëshuar urdhërarrest për të në Kosovës, tani kanë marr vendimet e veta për fletarresti ndërkombëtar. Vajza nuk ka ardhur në Prishtinë që prej vitin e kaluar. Ajo është larguar edhe më ndihmën e motrës së presidentes. Unë jam vetë i lidhur me nënën time dhe nuk do doja që ajo të mos e kishte. Nënshkrova një marrëveshje që ajo të kishte të drejta dhe unë të takoja vajzën, aty u mashtrova nga motra e Presidentes kur u takova më të. Premtimi që ajo më ka dhënë është që unë të takoj vajzën dhe unë në bazë të premtimin nënshkrova marrëveshjen që më ka kushtuar shumë sepse akoma nuk mund ta takoj vajzën’

Sipas tij, Arbenita po ia mban larg vajzën për hakmarrje.

“Mendoj se ajo nuk do që vajza të jetë me mua për hakmarrje. Unë nuk e kam dhunuar atë, nuk ka as raport të lëndimit mjekësor. Ne jemi munduar për shumë kohë që të funksionojmë, por nuk jemi për njëri-tjetrin,” – u shpreh reperi.

Fero pranoi se ndjenjat për ish-bashkëshorten tashmë kanë marrë fund, por se ruan respekt për të si nënë e vajzës së tij:

“Nuk kam më ndjenja, kam pasur shumë për të, por tani jo. Kam respekt sepse është nëna e vajzës time. Në një kohë të caktuar ka qenë gjithçka për mua.”

Në fund, reperi bëri edhe një thirrje publike për Arbenitën, duke i kërkuar të lërë mënjanë inatet dhe t’i japë mundësinë të jetë pranë vajzës së tij.

“E ftoj publikisht të lërë inatet, pasi fëmija ka nevojë për nënën dhe për babain. Ka nevojë për babanë në jetën e saj. Nuk e do njeri vajzën më shumë se babai i saj. Të lutem, mundësoma ta shoh çikën.”

The post “Është larguar me ndihmën e motrës së presidentes”/ Ndarja me Arbenitën, Fero: U mashtrova! E ftoj publikisht të lërë inatet appeared first on iconstyle.al.

❌
❌