Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Çfarë kishte që nuk shkonte në koncertin e Dafinës?

By: D Marku
27 December 2025 at 10:40

Pallati i Rinisë u mbush mbrëmë me energji dhe ritëm gjatë natës së parë të “Supernova”, ku Dafina Zeqiri dhuroi një performancë të paharrueshme. Skena ishte e mbushur me muzikë, drita dhe emocion, duke bërë që publiku të kërcente dhe të këndonte me të gjithë fuqinë e tij.

Por jo gjithçka shkoi pa pengesa. Temperaturat e ulëta brenda sallës sollën pak surpriza për fansat e pranishëm. Shumë ndjekës ndanë në rrjetet sociale shqetësimin e tyre për të ftohtin, duke e përshkruar si “të vështirë për t’u përballuar”. Pavarësisht atmosferës elektrizuese në skenë, disa ndjenja të ngrohtësisë duket se munguan në radhët e para.

Dafina, me stilin e saj të njohur dhe humorin karakteristik, nuk e la këtë situatë të kalonte pa u komentuar. Përmes një InstaStory të publikuar pas koncertit, ajo dha një paralajmërim miqësor për ndjekësit e natës së dytë: “Vishuni trash 😝❤️”. Një mesazh i thjeshtë, por i qartë: muzika do të ndezë atmosferën, por temperaturat e sallës mbeten të paparashikueshme.
Koncerti i dytë, i fundit i kësaj serie, mbahet sonte dhe fansat presin që eksperienca të jetë po aq e zjarrtë, pa pengesat e natës së parë. Të gjithë të pranishmit duhet të jenë të përgatitur: ritmi dhe performanca e Dafina Zeqirit premtojnë një mbrëmje të paharrueshme, por truket për t’u mbajtur ngrohtë janë të domosdoshme.

Një koncert ku muzika ndez shpirtin, por salla… nuk ka fjalë!

The post Çfarë kishte që nuk shkonte në koncertin e Dafinës? appeared first on Albeu.com.

Pas akuzave publike, pajtohen pas disa vitesh Dafina dhe Labi

By: D Marku
10 December 2025 at 13:13

Në botën e showbiz-it, ku hatërmbetjet shpesh dramatizohen më shumë seç duhet, surprizat nuk mungojnë asnjëherë. Ajo që në prill dukej si një krisje e pakthyeshme mes një moderatori të njohur dhe këngëtares Dafina Zeqiri, dhjetori e shndërroi në një kapitull të ri miqësie dhe respekti.

Ndodhi pikërisht në festën madhështore të 25-vjetorit të karrierës së Labinot Gashit, ku mes shumë personazheve VIP, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi pikërisht prania e Dafinës. Pak muaj më parë, ajo dhe moderatori kishin qenë në qendër të një debati publik, gjë që e bënte shfaqjen e saj në event edhe më të komentuara.

Por jo vetëm kaq. Dafina jo vetëm që mori pjesë në festë, por zgjodhi edhe ta uronte publikisht Labin përmes një story në Instagram. Krahas një fotoje me grimieren e saj, Dafina Neziri, këngëtarja shkroi:

“Gëzuar 25 vjet punë e përkushtim! Le të vazhdojnë vitet me frymëzim e arritje të reja.”

Me këtë urim publik, artistja tregoi qartë se çdo keqkuptim i së kaluarës është lënë pas dore, duke sjellë një atmosferë pozitive e festive në një mbrëmje kaq të rëndësishme për moderatorin.

Në fotot e publikuara nga festa, Dafina shfaqet e qeshur dhe e relaksuar, ndërsa burime pranë eventit thonë se ajo dhe Labi kanë shkëmbyer urime dhe biseda të ngrohta gjatë gjithë natës.

The post Pas akuzave publike, pajtohen pas disa vitesh Dafina dhe Labi appeared first on Albeu.com.

Dafina ndryshon vendndodhjen e koncertit “Supernova”

By: redi
9 December 2025 at 16:38

Dafina Zeqiri ka njoftuar fansat se koncerti i shumëpritur “Supernova” do të zhvillohet në një lokacion të ri. Për arsye institucionale, të cilat nuk varen nga organizatorët, salla “1 Tetori” do të përdoret nga autoritetet dhe KQZ për procesin zgjedhor në datat e parashikuara të koncertit. Për këtë arsye, në bashkëpunim me institucionet kompetente, eventi është zhvendosur në Sallën e Madhe të…

Source

I përmendën nënën e ndjerë/ Dafina Zeqiri pas skandalit në ‘BBVK’: Si lejohet kjo dh*në në TV?!

By: D Marku
21 November 2025 at 22:13

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka bërë një reagim të ashpër publik, pas situatave të tensionuara dhe akuzave për bullizëm brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4”.

Ditët e fundit, rrjeti ka zier nga videot ku banorja më e re, 18-vjeçarja Elijona Binakaj, shfaqet nën presionin e vazhdueshëm të banoreve Alba Pollozhani dhe Benita Zena.

Situata agravoi kur kjo e fundit i përmendi Elijonës nënën e ndjerë, duke i thënë: “Nuk e ka mamin këtu për ta mbrojtur”, deklaratë tronditëse që solli edhe reagimin e menjëhershëm të familjes së 18-vjeçares.
Nisur nga këto pamje që po qarkullojnë, Dafina Zeqiri nuk është përmbajtur dhe ka shprehur indinjatën e saj të thellë në një koment publik.

Ajo ka dënuar formatin për promovimin e dhunës psikike dhe fizike si formë argëtimi.

Në reagimin e saj, Zeqiri shkruan: “Është e tmerrshme që Big Brother lejohet ende me ekzistu! Kur bullizimin, dhunën fizike dhe psikike e shfaqin si argëtim. TV duhej me qenë i sigurt për fëmije, jo me normalizu dhunë. Ku po shkon ky vend që këtë lejon vit pas viti?”

Ky qëndrim i artistes i bashkohet zërave të shumtë kritikë të publikut, të cilët kërkojnë marrjen e masave urgjente për mbrojtjen e integritetit të shtëpisë.

The post I përmendën nënën e ndjerë/ Dafina Zeqiri pas skandalit në ‘BBVK’: Si lejohet kjo dh*në në TV?! appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Dafina “zhduk” një nga ndërhyrjet e saj estetike, ja si duket tani

By: D Marku
11 November 2025 at 15:18

Këngëtarja e dashur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka habitur ndjekësit me një vendim që pak vajza të famshme do ta bënin sot: ajo ka hequr filler-in e buzëve.

Në një postim në Instagram, Dafina ndau një foto të re dhe një mesazh të shkurtër, por shumë domethënës: “Removed my lipfiller”.

Në imazhin që ka shpërndarë, artistja shfaqet me një pamje krejt ndryshe — më e butë, më natyrale dhe, sipas shumë fansave, më e bukur se kurrë më parë

Ndërkohë që shumë vajza ende vrapojnë pas trendeve të “buzëve perfekte”, Dafina duket se ka zgjedhur të ndjekë një drejtim tjetër, duke përqafuar thjeshtësinë dhe autenticitetin.

The post FOTO/ Dafina “zhduk” një nga ndërhyrjet e saj estetike, ja si duket tani appeared first on Albeu.com.

Pas zërave për këngë me Feron, ekipi i Dafina Zeqirit del me një sqarim?

By: D Marku
6 November 2025 at 11:46

Ditëve të fundit ka qarkulluar një projekt që duket si demo e një bashkëpunimi mes Dafina Zeqirit dhe Feros, i cili po shpërndahet gjerësisht në TikTok.

Megjithatë, pa përmendur konkretisht projektin, ekipi i artistes, Moneyz, ka reaguar në rrjetet sociale.

Pa përmendur reperin Fero apo projektin në fjalë, ata theksuan se projekti do të publikohet vetëm në versionin e Dafinës dhe jo si bashkëpunim.

The post Pas zërave për këngë me Feron, ekipi i Dafina Zeqirit del me një sqarim? appeared first on Albeu.com.

Zbulohet projekti muzikor i papublikuar i Dafina Zeqirit dhe Feros!

By: gaze tare
4 November 2025 at 19:07

Prej disa muajsh tashmë, rrjetet sociale janë përfshirë nga spekulimet se dy artistët e njohur, Dafina Zeqiri dhe Fero, po punojnë për një duet. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar zyrtarisht bashkëpunimin, në TikTok kanë filluar të qarkullojnë disa fragmente të një kënge që dyshohet se i përket projektit të shumëpërfolur.

Në videot që kanë shpërndarë përdoruesit e TikTok-ut, dëgjohen disa sekuenca muzikore që fansat janë të bindur se janë pjesë e këngës që dyshja ka regjistruar prej kohësh. Pavarësisht se ende nuk ka asnjë informacion të konfirmuar për publikimin e këtij dueti, spekulimet janë rritur çdo ditë, duke shkaktuar shumë diskutime dhe pyetje në rrjetet sociale.

As Dafina dhe as Fero nuk kanë reaguar ende për këto thashetheme, por komentet dhe postimet e fansave po rriten. Disa janë të sigurt se bashkëpunimi është gati për t’u publikuar, ndërsa të tjerë mbeten të dyshimtë për arsye të panjohura pse projekti nuk ka parë ende dritën e publikimit.

Për momentin, gjithçka mbetet në dyshim dhe fansat presin me padurim për të mësuar nëse ky duet do të realizohet së shpejti, ose do të ngelet vetëm një ëndërr për të cilën është folur shumë.

 

@unpublishedks#fyppppppppppppppppppppppp #tiktok #viraltiktok #bigbrothervipalbania #bigbrother

♬ original sound – Music-Kosovo!!

 

The post Zbulohet projekti muzikor i papublikuar i Dafina Zeqirit dhe Feros! appeared first on iconstyle.al.

Dafina Zeqiri rikthehet fuqishëm, ja çfarë paralajmëron këngëtarja

By: M C
4 November 2025 at 17:16

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri po vjen me një koncert madhor.

Përmes rrjeteve sociale, artistja ka bërë të ditur se “Super Nova” do të mbahet në sallën “1 tetori” më 25 dhjetor

Pos tjerash, ajo ka shkruar se pas gjashtë muajsh mëmsie, ajo po rikthehet edhe më e fuqishme.

The post Dafina Zeqiri rikthehet fuqishëm, ja çfarë paralajmëron këngëtarja appeared first on Albeu.com.

Pak muaj pasi u bë nënë, Dafina Zeqiri po rikthehet me këngë të re

By: D Marku
27 October 2025 at 15:15

Pak muaj pasi u bë nënë, Dafina Zeqiri, po rikthehet fuqishëm në skenën muzikore.

Këngëtarja ka nisur përgatitjet për këngën e re dhe ka ndarë një pjesë të saj në rrjetet sociale, duke e shoqëruar postimin me përshkrimin intriguese: “Ku shkove natën?”.

Postimi menjëherë tërhoqi vëmendjen e fansave, të cilët komentuan për energjinë dhe stilin e Dafinës, duke vënë re se ajo duket se është rikthyer në top formë pas periudhës së shtatzënisë.
Pak muaj më parë, Dafina u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë djalin e saj, të cilin e ka pagëzuar me emrin Daskan.

Rikthimi i saj në muzikë pas kësaj faze të rëndësishme personale tregon profesionalizëm dhe pasion për karrierën e saj.

Fansat presin me padurim projektin e ri, i cili premton të pasqyrojë stilin unik dhe energjinë e zakonshme të artistes.

Ndërkohë, Dafina vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë momentet nga përgatitjet dhe detajet e këngës së re.
Ky rikthim vjen në një kohë kur Zeqiri është një nga figurat më të ndjekura dhe më të pëlqyera në skenën shqiptare, duke kombinuar famën me talentin dhe përkushtimin ndaj muzikës.

The post Pak muaj pasi u bë nënë, Dafina Zeqiri po rikthehet me këngë të re appeared first on Albeu.com.

”U kthye në cirk”, Dafina për mortin e vëllait të Gjestit: Një ditë, do t’ia mësoj djalit tim që…

By: redi
1 October 2025 at 20:57

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar me një postim të fuqishëm në rrjetet sociale, duke denoncuar mënyrën se si u shfrytëzua ceremonia mortore e vëllait të Gjestit nga individë dhe media. “Rrjetet sociale janë të fuqishme, por janë edhe të rrezikshme. Ato ndërtohen mbi vëmendjen, por nuk duhet kurrë të glorifikojnë llojin e gabuar të vëmendjes”,-shkroi ajo. Zeqiri u shpreh e tronditur nga pamjet…

Source

Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita!

By: M C
1 October 2025 at 19:40

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka kritikuar ashpër sjelljen e disa personave në funeralin e vëllait të Gjestit.

Ajo është shprehur e indinjuar nga fakti se njerëz filmonin me telefona, ndërsa të ashtuquajtur “VIP-a” jepnin intervista dhe mburreshin online për fjalët që u ishin thënë.

Po ashtu, Zeqiri kritikoi edhe gazetarët që, sipas saj, bënin pyetje të parëndësishme dhe e kthenin dhimbjen e familjes në spektakël.

“Është absurde, çnjerëzore dhe thellësisht mosrespektuese që një moment i tillë privat të kthehet në një cirk,” shkroi ajo.

Në mesazhin e saj, Dafina u shpreh se një ditë do t’ia mësojë djalit të saj të qëndrojë larg nga njerëz të tillë, të cilët sipas saj japin shembullin më të keq.

“Humaniteti kurrë nuk duhet të shkëmbehet për vëmendje. Vëmendja nuk duhet të vijë kurrë në kurriz të dhimbjes së dikujt tjetër,” përfundoi artistja.

Shkrimi i saj:

“Rrjetet sociale janë të fuqishme, por gjithashtu edhe të rrezikshme.
Janë ndërtuar mbi vëmendjen, por kurrë nuk duhet të lavdërojnë llojin e gabuar të saj!

U trondita kur pashë njerëz duke regjistruar me iPhone në një funeral. Dhe të ashtuquajtur “VIP-a” që jepnin intervista e mburreshin online me atë që u ishte thënë. Disa të ashtuquajtur gazetarë bënin pyetje të parëndësishme, duke e kthyer dhimbjen e një familjeje në dritën e tyre të vetme.

Kjo është absurde, çnjerëzore dhe thellësisht mosrespektuese.
Ajo që duhet të ishte një moment privat, u shndërrua në një cirk.

Një ditë, do t’ia mësoj djalit tim: këta janë njerëzit nga të cilët duhet të qëndrosh larg, ata që japin shembullin më të keq. Humaniteti kurrë nuk duhet të shkëmbehet për vëmendje.

Sepse vëmendja nuk duhet të vijë kurrë në kurriz të dhimbjes së dikujt tjetër.”

The post Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita! appeared first on Albeu.com.

Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

By: D Marku
1 October 2025 at 19:14

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka kritikuar ashpër sjelljen e disa personave në funeralin e vëllait të Gjestit. Ajo është shprehur e indinjuar nga fakti se njerëz filmonin me telefona, ndërsa të ashtuquajtur “VIP-a” jepnin intervista dhe mburreshin online për fjalët që u ishin thënë. Po ashtu, Zeqiri kritikoi edhe gazetarët që, sipas saj, bënin pyetje të parëndësishme dhe e kthenin dhimbjen e familjes në spektakël.

“Është absurde, çnjerëzore dhe thellësisht mosrespektuese që një moment i tillë privat të kthehet në një cirk,” shkroi ajo.
Në mesazhin e saj, Dafina u shpreh se një ditë do t’ia mësojë djalit të saj të qëndrojë larg nga njerëz të tillë, të cilët sipas saj japin shembullin më të keq.

“Humaniteti kurrë nuk duhet të shkëmbehet për vëmendje. Vëmendja nuk duhet të vijë kurrë në kurriz të dhimbjes së dikujt tjetër,” përfundoi artistja.
Shkrimi i saj:

“Rrjetet sociale janë të fuqishme, por gjithashtu edhe të rrezikshme. Janë ndërtuar mbi vëmendjen, por kurrë nuk duhet të lavdërojnë llojin e gabuar të saj!

U trondita kur pashë njerëz duke regjistruar me iPhone në një funeral. Dhe të ashtuquajtur “VIP-a” që jepnin intervista e mburreshin online me atë që u ishte thënë. Disa të ashtuquajtur gazetarë bënin pyetje të parëndësishme, duke e kthyer dhimbjen e një familjeje në dritën e tyre të vetme.

Kjo është absurde, çnjerëzore dhe thellësisht mosrespektuese. Ajo që duhet të ishte një moment privat, u shndërrua në një cirk. Një ditë, do t’ia mësoj djalit tim: këta janë njerëzit nga të cilët duhet të qëndrosh larg, ata që japin shembullin më të keq. Humaniteti kurrë nuk duhet të shkëmbehet për vëmendje. Sepse vëmendja nuk duhet të vijë kurrë në kurriz të dhimbjes së dikujt tjetër.”

The post Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Publikohet një intervistë e rrallë e Dafina Zeqirit në fillimet e saj, e realizuar para më shumë se 15 vitesh

By: D Marku
24 September 2025 at 19:49

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të mediave Koha, KTV ka publikuar së fundmi disa nga intervistat më të rralla të realizuara gjatë viteve.

Mes tyre, fansat mund të shohin edhe një intervistë të hershme të këngëtares Dafina Zeqiri në emisionin edukues “Një foo për moto”.
Intervista është mbi 15 vjet e vjetër dhe tregon Dafina-n në fillimet e karrierës së saj, dukshëm më ndryshe nga ajo që shohim sot. Ndjekësit e saj nuk kanë kaluar pa vënë re ndryshimin drastik që këngëtarja ka kaluar me kalimin e viteve, teksa suksesi i saj ka vazhduar të rritet.
Nga ato fillime të hershme deri sot, Dafina është bërë një nga yjet më të mëdhenj të estradës shqiptare, duke konsoliduar emrin e saj si një prej këngëtareve më të ndjekura dhe të pëlqyera në rajon.

Intervista e publikuar mund të ndiqet e plotë në kanalin YouTube të KTV, duke ofruar një udhëtim nostalgjik për fansat e saj më të hershëm dhe një mundësi për të rinjtë që të njohin rrënjët e karrierës së saj.

The post VIDEO/ Publikohet një intervistë e rrallë e Dafina Zeqirit në fillimet e saj, e realizuar para më shumë se 15 vitesh appeared first on Albeu.com.

Pavarësisht sfidave të shtatzënisë, Dafina Zeqiri thotë se dëshiron prapë fëmijë: Do e bëj edhe një ose dy

By: D Marku
3 September 2025 at 11:47

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, para disa muajsh përjetoi një nga momentet më të bukura në jetën e saj – u bë nënë për herë të parë. Në jetë erdhi djali i saj, të cilin ajo e pagëzoi me emrin e veçantë, Daskan.

Që prej asaj kohe, artistja është shfaqur e lumtur dhe e plotësuar, duke ndarë me fansat herë pas here momente nga përditshmëria e saj si nënë e re. Megjithatë, duket se Dafina nuk ndalet me kaq kur bëhet fjalë për zgjerimin e familjes.

Në një postim të fundit në rrjete sociale, këngëtarja ka treguar se pavarësisht sfidave të shtatzënisë, dëshira për t’u bërë nënë sërish është shumë e fortë.

“Prap se prap e boj edhe njo, a dy a…”, ka shkruar Dafina në Instagram, duke lënë të kuptohet se planet për fëmijë të tjerë janë reale.


Ky deklarim i saj u prit me shumë emocion nga ndjekësit, të cilët e kanë mbështetur vazhdimisht në çdo hap të rrugëtimit të saj artistik dhe personal.

Komentet plot urime dhe zemra nuk kanë munguar, teksa fansat e shohin Dafinën jo vetëm si një ikonë të muzikës, por edhe si një nënë të përkushtuar.

The post Pavarësisht sfidave të shtatzënisë, Dafina Zeqiri thotë se dëshiron prapë fëmijë: Do e bëj edhe një ose dy appeared first on Albeu.com.

Larg muzikës, Dafina Zeqiri nis një biznes të ri në gastronomi

By: D Marku
27 August 2025 at 12:14

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po zgjerohet jashtë skenës muzikore dhe po nis një kapitull të ri në botën e biznesit.

Ajo ka njoftuar së fundmi ndjekësit në rrjetet sociale se po hap një lokal të ri gastronomik, së bashku me partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin.

Sipas njoftimeve të para, lokali do të ndodhet në një nga lagjet e Prishtinës dhe synon të ofrojë një eksperiencë unike për vizitorët, duke kombinuar shijen me ambientin modern dhe mikpritjen e ngrohtë.

Dafina ka treguar entuziazmin e saj për këtë projekt të ri, duke theksuar se ky hap është një mundësi për të shprehur kreativitetin e saj edhe jashtë muzikës.

Fansat dhe ndjekësit kanë shprehur menjëherë mbështetje dhe kuriozitet për këtë iniciativë, duke e komplimentuar këngëtaren për guximin dhe ambicien për të hyrë në fushën e biznesit.

Zeqiri duket se po gjen mënyra të reja për të zgjeruar ndikimin e saj dhe për të lënë gjurmë jo vetëm në muzikë, por edhe në botën e gastronomisë shqiptare.

Ky hap i ri tregon një tjetër anë të këngëtares, duke dëshmuar se talenti dhe kreativiteti i saj nuk kufizohen vetëm tek performanca dhe këngët, por edhe në mënyrën se si ajo ndërton projekte të reja dhe inovative jashtë skenës.

The post Larg muzikës, Dafina Zeqiri nis një biznes të ri në gastronomi appeared first on Albeu.com.

Pas lindjes së djalit Dafina Zeqiri nuk pret më, i kthehet jetës së natës

By: M C
23 August 2025 at 19:33

Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj Kreshnik Gjergji, së fundmi, janë bërë prindër të një djali të quajtur Daskan, një ngjarje që ka sjellë shumë gëzim në jetën e tyre.

Pas një periudhe të shkurtër pushimi për t’u përkushtuar familjes, këngëtarja ka vendosur të rikthehet në skenën publike, duke e shijuar jetën e natës me pasion. Ky rikthim është pritur me shumë interes nga fansat e saj.

Një natë e veçantë e kaloi Dafina në një nga diskotekat më të njohura të vendit, ku atmosfera ishte elektrizuese. Ajo duket se po e shijonte çdo moment, duke u kthyer në qendër të vëmendjes.

Me Kreshnikun pranë, ata shfaqnin një harmoni të veçantë, duke u relaksuar dhe duke kaluar momente të paharrueshme së bashku. Ky moment i bukur tregon se ata janë të lumtur si prindër dhe si çift.

Rikthimi i Dafina Zeqirit në jetën e natës është një dëshmi e forcës së saj si artiste, e cila nuk ka frikë të shprehë veten edhe pas një periudhe të rëndësishme siç është lindja e fëmijës. Ajo vazhdon të frymëzojë shumë të rinj.

Rikthimi i saj në skenë pas lindjes është një mesazh i fortë për të gjitha nënat, duke treguar se pas çdo sfide, ka mundësi për të shkëlqyer. Dafina është një simbol i forcës dhe pasionit, dhe fansat e saj mezi presin të shohin se çfarë do të sjellë ajo në të ardhmen.

The post Pas lindjes së djalit Dafina Zeqiri nuk pret më, i kthehet jetës së natës appeared first on Albeu.com.

“Nëse mendoni se më keni parë”, Dafina Zeqiri paralajmëron rikthimin me surpriza pas pauzës së shkurtër

By: D Marku
17 August 2025 at 23:16

Dafina Zeqiri ka bërë një pauzë të shkurtër nga muzika për t’i kushtuar jetës personale pas lindjes së djalit të saj, duke u fokusuar në familje dhe në momentet intime të prindërimit.

Megjithatë, duket se këngëtarja nuk ka qëndruar pa aktivitet, pasi po punon në heshtje për projekte të reja muzikore.

Fansat u ndjenë të intriguar nga një postim i saj në InstaStory, ku Dafina shkroi: “Nëse mendon se më ke parë, ende nuk më ke parë”.

Ky mesazh ka ndezur spekulime dhe kureshtje, duke lënë të kuptohet se artistja po përgatit diçka të re dhe surprizuese.

Disa mendojnë se ky paralajmërim mund të lidhet me një këngë të re, por akoma pa dhënë detaje.

Në çdo rast, mbetet e qartë se ajo ka mbajtur një profil të ulët gjatë pauzës së saj dhe tani po rikthehet me energji dhe ide të freskëta.

Sidoqoftë, pritet të shihet se çfarë ka përgatitur për fansat e publikun.

The post “Nëse mendoni se më keni parë”, Dafina Zeqiri paralajmëron rikthimin me surpriza pas pauzës së shkurtër appeared first on Albeu.com.

Dafina Zeqiri dhe Kreshniku dalin për herë të parë publikisht pas lindjes së djalit

By: D Marku
4 August 2025 at 15:14

Pas lajmit të gëzueshëm për ardhjen në jetë të djalit të tyre, Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshniku janë shfaqur për herë të parë së bashku në publik.

Dyshja u fotografua gjatë një dasme ku ishin të ftuar, ndërsa imazhi u ndanë nga vetë këngëtarja në rrjetin social Instagram.

Të veshur me elegancë dhe me buzëqeshje të ndritshme në fytyrë, Dafina dhe Kreshniku rrezatuan lumturi, ndërsa postimi u shoqërua me përshkrimin: “Mami & Babi”.

Kjo dalje e parë publike pas lindjes ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ku fansat kanë përgëzuar çiftin për këtë kapitull të ri në jetën e tyre.

Duket se ata po e përjetojnë prindërimin me shumë dashuri dhe qetësi, duke u rikthyer gradualisht edhe në jetën shoqërore.

The post Dafina Zeqiri dhe Kreshniku dalin për herë të parë publikisht pas lindjes së djalit appeared first on Albeu.com.

“Një kapitull i ri nisi me Daskan”/ Dafina Zeqiri rrëfen për herë të parë ndjesitë pas ardhjes në jetë të djalit

By: M C
20 July 2025 at 21:51

Pas disa ditësh heshtje, këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri ka reaguar për herë të parë pas lindjes së djalit të saj, Daskan.

Në një postim të ndjerë në rrjete sociale, Dafina shprehet mirënjohëse për dashurinë e marrë nga fansat, miqtë dhe familjarët.

Artistja dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë bërë prindër për herë të parë pak ditë më parë, ndërsa emri i djalit, Daskan, ka tërhequr vëmendjen për origjinalitetin dhe ndjeshmërinë që mbart.

Postimi i plotë i Zeqirit:

“Faleminderit prej zemrës

Ju falenderoj krejt juve per dashnine e madhe e mireseardhjen qe ia keni bo djalit tone Daskan Gjergji n’kete bote.

Me u bo nane osht si me bo update n’krejt jeten shpirt, trup, zemer, karriere… gjithçka ndjehet ma ndryshe, ma thelle. Jam super e emocionume per gjithqka qe po vjen.

Nder e respekt per krejt nanat qe sakrifikojne gjithqka. Ju jeni superheroina e keaj bote.

Edhe per baballaret qe qendrojne para grave te tyne, si mbeshtetja ma e madhe ju perulem.

Burrit tem, faleminderit qe je shkrmbi jem. E di qe ki me qene shembulli ma i mire per djalin tone.

Ju du krejtve shume

Le ta nisim kete kapitull te ri bashke”.

The post “Një kapitull i ri nisi me Daskan”/ Dafina Zeqiri rrëfen për herë të parë ndjesitë pas ardhjes në jetë të djalit appeared first on Albeu.com.

“Daskan, gjak ilir”, burri i Dafinës tregon kuptimin që ka emri i djalit

By: redi
19 July 2025 at 18:16

Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji kanë ndarë me publikun një detaj domethënës dhe emocional: kuptimin e emrit të të birit, Daskan një emër i veçantë që menjëherë ka ngjallur kuriozitet dhe komente në rrjetet sociale. Kreshniku ka shpjeguar domethënien e këtij emri të rrallë: “Daskan, emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes. Një emër që tingëllon…

Source

❌
❌