Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

“Si ti ka plot shqiptaria”, Fjolla Morina nuk përmbahet ndaj Bia Khalifës

By: D Marku
22 December 2025 at 19:52

Dita e sotme (e hënë) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 është karakterizuar nga tension i lartë, pas një përplasjeje të ashpër mes banoreve Fjolla Morinës dhe Bia Khalifës.

Ajo që nisi si një diskutim mbi sjelljen personale shpejt u shndërrua në akuza dhe replika të forta, duke vënë në pah mosmarrëveshjet e tyre të thella.

Fjolla i kërkoi Bias të tregojë më shumë autenticitet dhe të veprojë në lojë në një mënyrë që të mbahet mend, duke i thënë: “Bëju vetvetja, bëj diçka që të mbahesh mend, jo këso sjellje sepse kështu si ti ka plot shqiptaria”.
Por tensioni u rrit kur Fjolla e kritikoi drejtpërdrejt, duke i thënë se ka ‘tru peshku’, një koment që ndezi edhe më shumë debatet mes tyre.

Bia nuk qëndroi e heshtur dhe iu kundërpërgjigj duke trajtuar një temë personale, duke thënë: “Të paska kapur menopauza”.

Ky replika tregoi se mosmarrëveshjet e tyre kanë kaluar nga konflikti për lojën në sulme personale, duke prekur çështje të moshës dhe inteligjencës.

Situata e krijuar duket se ka tensionuar ndjeshëm atmosferën në shtëpi

The post “Si ti ka plot shqiptaria”, Fjolla Morina nuk përmbahet ndaj Bia Khalifës appeared first on Albeu.com.

“Kam qejf të jetoj me vjehërr, të zgjohem herët të laj oborrin”, Brikena hap zemrën për jetën në çift

By: D Marku
22 December 2025 at 18:02

Gjatë një bisede të qetë me disa nga banorët e Big Brother VIP Albania, Benita ka ndarë mendimet e saj për jetën në çift dhe për atë që ajo vlerëson më shumë te një mashkull.

Diskutimi u fokusua te marrëdhëniet, bashkëjetesa dhe vlerat familjare, tema që Benita i trajtoi me sinqeritet.

Ajo u shpreh se për të, një nga gjërat më të rëndësishme në një lidhje është lidhja e partnerit me familjen e tij. Sipas saj, ajo do të ndihej shumë mirë të jetonte së bashku me prindërit e bashkëshortit.
“Një gjë që më pëlqen te një mashkull është të jetojë me familje. Unë kam qejf të jetoj me nënën dhe babain e tij”, u shpreh Benita.

Më tej, ajo shtoi se e tërheq shumë jeta tradicionale familjare dhe rutina e mëngjesit, ashtu siç kanë jetuar brezat e mëparshëm.

“Kam qejf të zgjohem herët, si më parë që janë zgjuar nuset, kanë larë oborrin dhe kanë bërë bukën”, tha ajo.

Benita theksoi gjithashtu se e pëlqen shumë bashkëjetesën me vjehrrit dhe familjen e zgjeruar, duke treguar respekt dhe dashuri për të moshuarit.

“Kam qejf shumë të jetoj me vjehërr me familje. Pleqtë i adhuroj”, përfundoi ajo.

Deklarata e Benitës u prit me reagime të ndryshme nga banorët, duke hapur një debat interesant mbi traditën, bashkëjetesën dhe mënyrën se si shihen sot marrëdhëniet familjare.

The post “Kam qejf të jetoj me vjehërr, të zgjohem herët të laj oborrin”, Brikena hap zemrën për jetën në çift appeared first on Albeu.com.

“Mos ha” – Luiz Ejlli i ashpër ndaj Anaid Kalotit pas reagimit për Kiarën

By: D Marku
22 December 2025 at 17:58

Hapja e Big Brother Fan Club, me moderatore Kiara Titon, ka nisur me një hyrje jo të zakonshme nga Luiz Ejlli, e cila menjëherë ka ndezur debat në rrjet.

Fituesi i BBVA ka dhënë një deklaratë të fortë në monologun e tij, e interpretuar si një thumb ndaj produksionit apo kritikëve të karrierës së Kiarës.

“Janë munduar të më lënë në hije, por hija nuk e mbulon kurrë dritën. Ajo është dritë dielli”, – tha Luizi live, duke lënë të kuptohet se dikush ka tentuar të pengojë shkëlqimin e moderatores.
Deklarata e tij nxiti menjëherë reagimin e Anaid Kalotit, ish-fitues i Big Brother 6, i cili kritikoi qasjen e Luizit. Ai theksoi se “lufta me produksionin ka mbaruar”.


Sipas tij, Kiara është një nga figurat më të forta të ekranit shqiptar dhe kurrë nuk është lënë në hije, duke përmendur karrierën e saj në Portokalli, DWTS dhe tani BB Fan Club.
“Ne burrat gjithmonë prishim punë, kur gjasme zotohemi të mbrojmë gratë…” – shkruan Anaidi, duke e cilësuar dramatizimin si diçka që “nuk shet më”.

Megjithatë, Luizi nuk e ka lënë me kaq. Pak orë pas reagimit të Anaidit, ai publikoi një Story me tone kërcënuese, pa përmendur emra, por me një mesazh të qartë:
“Dikush t’i thotë dikujt mos ha, se përballë do thuash më fal prap”.

Kjo përplasje virtuale sapo ka nisur, dhe mbetet për t’u parë nëse do të ketë një ballafaqim të drejtpërdrejtë mes tyre.

The post “Mos ha” – Luiz Ejlli i ashpër ndaj Anaid Kalotit pas reagimit për Kiarën appeared first on Albeu.com.

Afrimiteti ekstrem mes Bias dhe Edit në lavanderi shkakton reagime të forta

By: D Marku
22 December 2025 at 16:56

Një moment që nuk kaloi pa u vënë re ka ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku disa banorë po qëndronin në lavanderi.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e shikuesve ishte afrimi i tejet i ngushtë mes Bias dhe Edit, i cili u konsiderua nga shumë të pranishëm dhe ndjekës si i jashtëzakonshëm për një format televiziv të tillë.

Në pamjet që u bënë publike, Bia shihet duke u ulur në prehër të Edit, ndërsa ai e mbante me duar, duke krijuar një situatë të cilësuar nga ndjekësit si tejet eksplicite për natyrën e programit.
Ky afrimitet ekstrem ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumica e komenteve në video janë negative, me shikues që shprehnin revoltim për atë që panë.

Situata ka ndezur debatin mbi kufijtë e intimitetit mes banorëve në reality show-t dhe etikën e publikimit të momenteve të tilla në rrjet, duke treguar njëherësh se audienca është shumë e vëmendshme ndaj çdo shfaqjeje të afërt në shtëpinë më të ndjekur të momentit.

The post Afrimiteti ekstrem mes Bias dhe Edit në lavanderi shkakton reagime të forta appeared first on Albeu.com.

Landi i West Side Family për mikun e tij: Ja çfarë i kam thënë para se të hynte në BBV

By: D Marku
22 December 2025 at 16:40

Roland Hysi, i njohur si Landi i grupit muzikor West Side Family, ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku zbuloi detaje nga jeta e Armir Shahinit, Miri, i cili është banor i Big Brother Vip 5. Landi ndau për publikun bisedat me Mirin, para se të futej në shtëpinë më të famshme në shtëpi, ndërsa shtoi se është duke e ndjekur vazhdimisht dhe madje ka bërë abonimin e Digitalb për të parë mikun e tij.

“Është momenti që Miri do të marrë atë që i takon, për veten, grupin, etj. Ai e di sa i fortë është dhe duhet të jetë. Familja është pika e dobët e Mirit, është shumë i lidhur me familjen. Sidomos me gocën. Ka një gjë shumë të mirë, nëse kjo gjë ecën, do ketë më shumë mundësia familja që të vijë dhe ta vizitojë më shpesh. Ata jetojnë në Gjermani, ndërsa ai rri këtu për familjen. Ajo që kemi diskutuar është ‘rri i qetë, ruaj qetësinë dhe shëndeti yt mendor ka më shumë rëndësi, të tjerat…’. Kam bërë abonimin në Digitalb më datë 19 dhjetor”, u shpreh ai.

Kujtojme se Big Brother VIP Albania nisi pak dite me pare, e lajmet per banoret kane pushtuar rrjetin. Duket se kete vit kasti i banoreve eshte me i zjarrte se kurre.

The post Landi i West Side Family për mikun e tij: Ja çfarë i kam thënë para se të hynte në BBV appeared first on Albeu.com.

Pas ndarjes së bujshme, a po rikthehet magjia? Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bashkë në Los Angeles

By: D Marku
22 December 2025 at 16:10

Më pak se dy vite pas ndarjes së tyre të bujshme, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë parë sërish së bashku gjatë një daljeje të qetë në Los Angeles, duke rindezur interesin e mediave dhe fansave për marrëdhënien e tyre. Dyshja u fotografua të dielën në qendrën tregtare “Brentwood Country Mart”, ku shoqëroheshin nga djali 13-vjeçar i aktorit, Samuel. Burimet thonë se qëllimi i takimit ishte blerja e dhuratave për festat e fundvitit.

Gjatë vizitës, ish-çifti kaloi kohë duke vizituar dyqane veshjesh luksoze dhe më pas ndaloi për të ngrënë një vakt të tre së bashku. Jennifer Lopez, 56 vjeçe, u shfaq me një fustan elegant me pika të bardha dhe çizme kauboj, ndërsa Ben Affleck, 53 vjeç, kishte zgjedhur një veshje në nuancat e kafes që përputhej me stilin e saj.
Ky takim vjen vetëm një javë pasi dyshja u panë në një shfaqje shkolle ku fëmijët e tyre, Emme dhe Fin, performuan së bashku. Megjithëse divorci i Lopez dhe Affleck u bë publik në gusht të vitit 2024, ata duket se kanë ruajtur një raport të mirë dhe bashkëpunues për hir të fëmijëve, me të cilët kanë krijuar lidhje të forta gjatë martesës dyvjeçare.

Përveç angazhimeve shkollore, Ben Affleck ka treguar mbështetje edhe për karrierën e Lopez, duke marrë pjesë në premierën e filmit të saj Kiss of the Spider Woman në tetor, ku ai vlerësoi publikisht performancën e saj. Dalja e fundit tregon se marrëdhënia e tyre mbetet e shëndetshme dhe e bashkëpunuese, duke treguar se divorci nuk ka thyer lidhjet e tyre si familje.

The post Pas ndarjes së bujshme, a po rikthehet magjia? Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bashkë në Los Angeles appeared first on Albeu.com.

Festa luksoze e ditëlindjes së Lauren: Kardashian dhe Jenner në qendër të vëmendjes

By: D Marku
22 December 2025 at 15:49

Kris Jenner dhe Khloé Kardashian i janë bashkuar Lauren Sánchez Bezos për festimin e ditëlindjes së saj të 56-të. Festa u mbajt gjatë fundjavës dhe u shoqërua me dekorime festive të Krishtlindjeve, ndërsa disa momente u ndanë në Instagram nga vetë yjet.

Për këtë rast, Kris Jenner, 70 vjeçe, veshi një pallto elegante Valentino prej leshi dhe kashemiri me çmim 8,500 dollarë, të shoqëruar me vathë të vjetër Cartier. Ndërkohë, Khloé Kardashian, 41 vjeçe, zgjodhi një fustan me prerje dhe pelerinë prej pellushi, duke e kompletuar me syze dhe çorape. Lauren Sánchez Bezos u shfaq në një kombinim të zi me xhaketë me print leopardi.
Në disa foto, Kardashian shihet duke pozuar me borë artificiale pranë një Mercedes të kuq, ndërsa Jenner i bashkohet jashtë automjetit. Ato gjithashtu pozuan së bashku brenda shtëpisë për disa momente festive. Khloé shkroi në Instagram: “Një natë perfekte e organizuar nga @laurensanchezbezos. Lauren, je thjesht ME E MIRA. Gëzuar Krishtlindjet dhe Festat 🎁🎄♥️”.

Jenner gjithashtu ndau foto nga festa, duke shkruar: “Më pëlqen të kaloj kohë Krishtlindjesh me këto dy 🌟 @laurensanchezbezos @khloekardashian”.

Kim Kardashian nuk ishte e pranishme në festë, por urimin e saj ia dedikoi përmes Instagram Stories, duke e quajtur Sánchez Bezos “shumë pozitive dhe me shpirt të gëzuar”.

Familja Kardashian ka miqësi të ngushtë me Lauren, duke marrë pjesë më parë në dasmën dhe feste të tjera private të saj.

The post Festa luksoze e ditëlindjes së Lauren: Kardashian dhe Jenner në qendër të vëmendjes appeared first on Albeu.com.

Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

By: D Marku
22 December 2025 at 15:30

Edhe pse shumëkush mendoi se do të largohej nga gara, Toney vazhdon të jetë pjesë e Big Brother VIP Kosova, por tashmë i izoluar në të ashtuquajturën shtëpi kapsulë.

Prej disa ditësh, ai qëndron larg banorëve të tjerë, në një ambient të veçantë dhe pa kontakt të drejtpërdrejtë me ta. Sipas pamjeve të publikuara nga faqja zyrtare e BBVK-së, Toney duket se e ka nisur ditën me humor dhe energji pozitive. Në videon e shpërndarë, ai shihet teksa rregullon shtratin dhe merret me rutinën e mëngjesit, duke dhënë përshtypjen se po e përballon situatën me qetësi dhe pa stres.

Ndërkohë, banorët e shtëpisë kryesore ende nuk janë vënë në dijeni për fatin e Toneyt dhe nuk e dinë se ai nuk është eliminuar. Kjo ka shtuar kureshtjen, si brenda shtëpisë, ashtu edhe te publiku, i cili pret me padurim të mësojë se cili do të jetë roli i tij në ditët e ardhshme dhe kur do të rikthehet në lojë.

Ekspertët e lojës dhe fansat e BBVK-së po vëzhgojnë me interes këtë lëvizje të produksionit, duke diskutuar për ndikimin që mund të ketë në dinamikat e shtëpisë dhe strategjitë e banorëve. Mbetet për t’u parë se si do të reagojnë banorët pas zbulimit të së vërtetës dhe si do të ndryshojë rrjedha e lojës në ditët në vijim.

The post Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët appeared first on Albeu.com.

Makthi i dhunës në familje: Gruaja vritet brutalisht nga partneri i saj, ai më pas kryen vetëvrasje

By: D Marku
22 December 2025 at 14:52

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Cava dei Tirreni në jug të Italisë, ku një grua 40-vjeçare u vra brutalisht nga partneri i saj, i cili më pas kreu vetëvrasje. Viktima, Ana Tagliaferri, e njohur për pastiçerinë e saj të suksesshme në qytet, u godit të paktën tetë herë me thikë në fytyrë dhe qafë nga Diego Di Domenico, partneri i saj.

Sipas mediave lokale, gjatë sulmit, nënën e Anës e plagosi lehtë kur përpiqej ta mbronte vajzën e saj. Ajo mbeti dëshmitare e vetme e ngjarjes dhe tani ndodhet në spital në gjendje shoku. Autoritetet kanë konfirmuar se pas vrasjes, Di Domenico ngjiti në çatinë e shtëpisë ku jetonin dhe i dha fund jetës së tij duke u hedhur.

Ngjarja ka lënë komunitetin vendas në tronditje. Kryetari i bashkisë së Cava dei Tirreni ka bërë një nderim për Anën dhe familjen e saj, duke i dhënë çmimin për pesëdhjetë vjet aktivitet të suksesshëm tregtar, njohje që reflekton kontributin e saj të madh në jetën ekonomike dhe sociale të qytetit.

Për shkak të kësaj tragjedie, bashkia ka vendosur të anulojë të gjitha ngjarjet festive të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, si shenjë zie dhe respekti ndaj familjes së viktimës. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të ofruar mbështetje psikologjike për të mbijetuarit.

Komuniteti i Cava dei Tirreni ndodhet ende në dhimbje dhe shok, ndërsa rasti rikthen vëmendjen mbi problematikën e dhunës në familje dhe nevojën për mbrojtje më të madhe të viktimave.

The post Makthi i dhunës në familje: Gruaja vritet brutalisht nga partneri i saj, ai më pas kryen vetëvrasje appeared first on Albeu.com.

Nicki thotë ‘model’ për Trump: Reperja befason me mbështetjen e hapur politike

By: D Marku
22 December 2025 at 14:12

Reperja e famshme Nicki Minaj bëri një paraqitje surprizë të dielën në një tubim konservatorësh në Arizona, të organizuar nga Turning Point USA, i cili ishte gjithashtu një aktivitet përkujtimor për aktivistin e ndjerë Charlie Kirk. Gjatë fjalimit të saj, Minaj shprehu mbështetje të hapur për Presidentin Donald Trump dhe Zëvendëspresidentin JD Vance, duke i quajtur ata “modele” për të rinjtë.

Minaj u intervistua në skenë nga Erika Kirk, e veja e Charlie Kirk dhe udhëheqësja e re e Turning Point USA. Ajo foli për ndryshimin e qëndrimit të saj politik, duke pranuar se në të kaluarën kishte kritikuar Trumpin, por tani ndiente admirim për udhëheqjen e tij. Reperja tha se “është në rregull të ndryshosh mendje”, duke theksuar rëndësinë e të shprehurit të lirë të ideve.

Paraqitja e saj në AmericaFest ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi Minaj më parë kishte qenë kritike ndaj politikave të Trump, përfshirë politikën e emigracionit në vitin 2018, kur ajo e kishte quajtur veten një emigrante ilegale që kishte ardhur në SHBA në moshën 5-vjeçare.

Gjatë fjalimit, Minaj ironizoi Guvernatorin e Kalifornisë Gavin Newsom dhe shprehu mbështetje për qëndrimet e Trumpit mbi dhunën ndaj të krishterëve në Nigeri. Ajo theksoi se është lodhur duke u “shtyrë përreth” dhe se njerëzit nuk po mendojnë më në mënyrë kritike.

Megjithë reagimet negative nga industria e argëtimit, Minaj tha se nuk i kushton vëmendje kritikave. “Ne jemi fëmijët cool,” tha ajo, duke e mbyllur fjalimin me tone sfiduese dhe vetëbesim.

Nicki Minaj, e lindur në Trinidad dhe Tobago, është e njohur për hite si “Anaconda”, “Starships” dhe “Super Freaky Girl”, dhe ka marrë 12 nominime për çmimet Grammy.

The post Nicki thotë ‘model’ për Trump: Reperja befason me mbështetjen e hapur politike appeared first on Albeu.com.

Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë!

By: D Marku
22 December 2025 at 13:33

Familjarët dhe mbështetësit e këngëtares Fjolla Morina kanë reaguar me një deklaratë të fortë pas zhvillimeve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Ata shprehen shqetësimin e tyre për mënyrën se si është trajtuar këngëtarja gjatë disa momenteve të fundit, duke e konsideruar gjuhën dhe sulmet ndaj saj si të papranueshme dhe jashtë çdo norme respekti.

Në reagimin e tyre publik, ata kujtojnë se Fjolla nuk është thjesht një banore e reality show, por një artiste dhe nënë që ka kaluar sfida të mëdha në jetë. Sipas familjarëve, çdo sulm ndaj dinjitetit të saj prek edhe ata dhe komunitetin e saj të mbështetësve jashtë shtëpisë së BBVK-së.

Një pjesë e deklaratës u drejtohet direkt organizatorëve të programit, me kërkesën për një reagim të menjëhershëm dhe masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e gjuhës ofenduese dhe sulmeve personale ndaj banorëve. Ata theksojnë se një emision me audiencë të madhe ka përgjegjësinë të vendosë standarde të qarta për komunikimin dhe respektin brenda shtëpisë.

Familjarët dhe mbështetësit e Fjollës shprehin vendosmërinë për të mos heshtur dhe për të mbrojtur integritetin e këngëtares gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj në BBVK. Ata nënvizojnë se respekti nuk është opsional, por një detyrim për të gjithë, duke paralajmëruar se do të qëndrojnë të bashkuar dhe vigjilentë për çdo situatë që mund të cenojë figurën dhe dinjitetin e saj.

The post Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë! appeared first on Albeu.com.

Egla Ceno mbështet këtë banor të “BBVA”: Jo tifozëri për mua, por respekt reciprok

By: D Marku
22 December 2025 at 12:20

Pas debateve dhe tensioneve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, aktorja dhe fituesja e edicionit të kaluar, Egla Ceno, ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë një mesazh të drejtpërdrejtë në mbështetje të Ilir Vrenozit, banorit qe iu bashkua mbreme shtepise se Big Brother Vip Albania.

Në postimin e saj, Egla thekson se qëndrimi i saj nuk ka të bëjë me tifozëri personale, por me respektin reciprok që ajo thotë se ka ndërtuar me Ilir Vrenozi jashtë syrit të kamerave.

“Jo sepse ka bërë tifo për mua, por për respektin reciprok sa herë u ulëm për kafe në Korçë. Njeri prej vërteti, pa doreza, me shpirt të madh dhe një grua të mrekullueshme”, shkruan Egla, duke vënë theksin te ana njerëzore e Vrenozit, qe solli shume humor ne shtepi.

Ajo shton se shpreson që emocionet e “performancës” të lihen mënjanë dhe publiku të ketë mundësinë të shohë Vrenozin ashtu siç është në të vërtetë. Postimi mbyllet me mesazhin motivues: “Forca Vrenoz”.

Reagimi i Eglës ka nxitur diskutime të shumta në rrjet, ku ndjekësit e kanë interpretuar si një thirrje për më shumë autenticitet dhe më pak lojë brenda formatit të reality show-t.

The post Egla Ceno mbështet këtë banor të “BBVA”: Jo tifozëri për mua, por respekt reciprok appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik me autobus në Indonezi: 16 të vdekur dhe disa të plagosur

By: D Marku
22 December 2025 at 12:02

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Indonezinë, pasi një autobus pasagjerësh u përmbys në një autostradë në ishullin Java, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 16 personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale të emergjencës, të cilat ndërhynë menjëherë në vendngjarje.

Sipas deklaratës së Budionos, kreut të agjencisë lokale të kërkim-shpëtimit, autobusi ishte nisur nga kryeqyteti Xhakarta dhe kishte si destinacion qytetin Yogyakarta. Mjeti i transportit publik dyshohet se po lëvizte me një shpejtësi mjaft të lartë kur mori një kthesë të rrezikshme, humbi kontrollin, goditi barrierën mbrojtëse të rrugës dhe më pas u përmbys.

Ekipet e shpëtimit dhe ambulancat mbërritën shpejt në vendngjarje për të nxjerrë pasagjerët nga autobusi i dëmtuar dhe për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve, të cilët u transportuan në spitale të afërta. Disa prej tyre raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidentet rrugore mbeten një problem serioz në Indonezi. Ekspertët theksojnë se një pjesë e madhe e mjeteve të transportit publik janë të vjetra dhe të mirëmbajtura dobët, ndërsa rregullat e qarkullimit rrugor nuk respektohen gjithmonë. Këta faktorë rrisin ndjeshëm rrezikun e aksidenteve fatale.

Ky nuk është rasti i parë tragjik. Në vitin 2019, të paktën 35 persona humbën jetën kur një autobus ra në një përrua në ishullin Sumatra, duke rikujtuar nevojën urgjente për masa më të forta sigurie në rrugët e vendit.

The post Aksident tragjik me autobus në Indonezi: 16 të vdekur dhe disa të plagosur appeared first on Albeu.com.

Alis flet pas fitores në Fest 64: Ende nuk më besohet

By: D Marku
22 December 2025 at 11:26

Kënga “Nan” u shpall fituese e Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH, duke i dhuruar artistit Alis një moment të paharrueshëm. Kënga fituese u shpall përmes votimit të jurisë profesioniste, bashkuar me votat me SMS nga Shqipëria dhe Kosova.

Në Post Fest 64, ai ndau emocionet e fitores, duke e cilësuar si realizimin e një ëndrre të madhe.
“Jam njeriu më i lumtur në botë dhe nuk më besohet akoma. Më është bërë ëndrra realitet dhe qershia mbi tortë ishte përqafimi i publikut që nuk e prisja të ishte në këtë masë. E prisja të më shtynte për mirë, të ishte ai suporti i përhershëm që kam pas, por jo në këtë formë. Ishte një surprizë dhe kam mbetur pa fjalë,” tha Alis.

Në vendin e dytë u rendit Inis Neziri me këngën “Ta kam fal”, ndjekur nga Sheila me “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në vendin e katërt u pozicionua dueti i Fifit dhe Tiri Gjocit, “Rri”, dhe top 5-shja u plotësua me “Kur fjala mbaron” nga Vedat Ademi.

Eurovision Song Contest 2026 do të zhillohet në Vjenë, Austri, pas fitores së JJ me këngën “Wasted Love” vitin e kaluar. Konkursi do të mbahet më datat 12, 14 dhe 16 maj.

The post Alis flet pas fitores në Fest 64: Ende nuk më besohet appeared first on Albeu.com.

Selvija zbulon pyetjen që Shpati ia bëri për BBV

By: D Marku
22 December 2025 at 11:17

Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit Big Brother VIP Albania, por u shndërrua në një kujtesë të dhimbshme për një vend që mbeti bosh. Gjatë Prime-t të parë, publiku u përball me një homazh prekës për këngëtarin e njohur Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta tragjikisht më 26 nëntor, vetëm pak javë para se të bëhej banor i shtëpisë më të famshme në vend.

Ajo që duhej të ishte nisja e një aventure të re televizive për Shpatin, u kthye në një plagë të hapur për bashkëshorten e tij, Selvije Jao. Përmes një reagimi rrëqethës, Selvia ndau me publikun për herë të parë bisedën e fundit që kishin bërë rreth hyrjes së tij në Big Brother një bisedë që sot tingëllon si një paralajmërim i hidhur.

Ajo rrëfen se shqetësimi kryesor i Shpatit nuk ishte loja apo fama, por familja.

“Kur Shpati mendonte të hynte në Big Brother, më pyeti: ‘Do mundesh ta përballosh mungesën time dhe të kujdesesh e vetme për Roelin, derisa unë të jem në Big?’”, shkruan ajo.

Në atë moment, përgjigjja e saj ishte plot mbështetje dhe optimizëm:

“Patjetër… do të të kem 24/7 para syve.”

Por Selvia pranon se atëherë e kishte menduar mungesën si diçka të thjeshtë, fizike, brenda ekranit, pa e ditur se data 26 nëntor do ta kthente këtë bisedë në kujtimin më të dhimbshëm të jetës së saj.

Homazhi i zhvilluar në Top Channel rihapi plagën e faktit se “të gjitha ato plane, strategji dhe ëndrra” për lojën televizive përfunduan në një mungesë të përjetshme. Selvia rrëfen se, pavarësisht dhimbjes, kishte ende një fije shprese të pavetëdijshme:

“Unë prita deri në këto momente. Prita që të hysh në Big, sikur gjithçka të ishte vetëm një vonesë e gjatë.”

Dhimbja bëhet edhe më e madhe kur mendon për djalin e tyre të vogël, Roelin. Selvia shprehet se zemra i copëtohet çdo ditë, pasi e kërkon Shpatin kudo dhe nuk e gjen askund.

“Roeli rritet pa dorën tënde, dhe unë mësoj çdo ditë të jetoj me një dhimbje që nuk mësohet kurrë të shuhet”, shkruan ajo, duke e mbyllur mesazhin me fjalët:

“Më mungon më shumë sesa fjalët mund ta mbajnë.”

The post Selvija zbulon pyetjen që Shpati ia bëri për BBV appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja

By: D Marku
22 December 2025 at 00:05

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes ka qenë shëndeti i banorit Londrimit.

Transmetimi është ndërprerë për pak kohë, ndërsa në rrjetet sociale shpërthyen menjëherë raportimet se Londrimit i kishte rënë të fikët dhe ishte larguar me urgjencë për të marrë trajtim mjekësor jashtë shtëpisë.

Reagimi i fansave ka qenë i menjëhershëm, duke ngritur pikëpyetje edhe mbi kushtet brenda shtëpisë. “Londrimit i ka rënë të fikët në BBV nga ushqimi. Çfarë po ndodh me këtë Big? Drejtësi për Londrim Mekaj”, shkruhej në një nga komentet virale.

Këto aludime duket se u konfirmuan tërthorazi edhe nga vetë llogaria zyrtare e Londrimit në Instagram (e menaxhuar nga familja), e cila rishpërndau mesazhet e shqetësimit të fansave.

Fatmirësisht, gjendja e tij duket se është stabilizuar, pasi banori është parë sërish brenda shtëpisë në pamjet e mëvonshme.

Ky incident vjen vetëm pak ditë pasi një situatë e ngjashme shëndetësore preku edhe banoren tjetër, Alba Pollozhani.

The post FOTO/ Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja appeared first on Albeu.com.

Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri

By: D Marku
21 December 2025 at 23:07

Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në Nigeri, duke konfirmuar se të gjithë fëmijët e marrë peng tashmë janë të lirë.

Zëdhënësi i presidentit, Sunday Dare, shkroi në rrjetin social X se “130 nxënësit e rrëmbyer janë liruar, asnjë nuk ka mbetur në robëri”, duke e shoqëruar njoftimin me një foto të fëmijëve të buzëqeshur.
Rrëmbimi ndodhi në fund të nëntorit, kur persona të armatosur sulmuan shkollën e konviktit St Mary, në zonën rurale Papiri, në Nigerin qendror, duke marrë me vete qindra nxënës dhe anëtarë të stafit. Më herët, rreth 100 nxënës ishin liruar në fillim të dhjetorit, ndërsa disa të tjerë kishin arritur të shpëtonin menjëherë pas sulmit.

Numri i saktë i personave të rrëmbyer ka qenë i paqartë që nga fillimi. Shoqata e Krishterë e Nigerisë (CAN) deklaroi se gjithsej 315 nxënës dhe punonjës ishin marrë peng. Sipas qeverisë, pas lirimit të mëparshëm, rreth 115 persona mbeteshin ende në robëri, një shifër që ka shkaktuar konfuzion mbi bilancin real.
Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë publik se kush qëndron pas rrëmbimit, as mënyrën se si u sigurua lirimi i fëmijëve. Rrëmbimet për shpërblim janë një fenomen i shpeshtë në Nigeri dhe përdoren si burim fitimi nga banda kriminale dhe grupe të armatosura.
Ngjarja vjen në një kohë kur Nigeria po përballet me një valë të re rrëmbimesh masive, që kujton rrëmbimin famëkeq të vajzave nga Chibok nga Boko Haram në vitin 2014. Vetëm në nëntor janë raportuar rrëmbime të nxënëseve myslimane, besimtarëve në një kishë, si edhe të një nuseje me shoqërueset e saj.
Situata e sigurisë ka hyrë gjithashtu në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar se vrasjet masive të të krishterëve në Nigeri përbëjnë “gjenocid”, një pretendim që qeveria nigeriane dhe analistë të pavarur e hedhin poshtë.
Nigeria, një vend me rreth 230 milionë banorë dhe me përkatësi të ndryshme fetare, përballet me kërcënime të shumta sigurie – nga xhihadistët në verilindje, te bandat e armatosura në veriperëndim – ndërsa dhuna ka prekur si të krishterë, ashtu edhe myslimanë.

The post Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri appeared first on Albeu.com.

800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën

By: D Marku
21 December 2025 at 22:45

E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me 13 gomone, arritën t’u shmangen autoriteteve franceze dhe ato britanike bën vetëm taksinë nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve angleze, duke shënuar numrin më të lartë të kalimeve në muajt e fundit.

Ky është një rekord për muajin dhjetor në një ditë të vetme që nga viti 2018, kur filluan të regjistrohen për herë të parë kalimet me gomone.
Dhjetori tradicionalisht është një nga muajt më të qetë për kalimet në La Mansh kur përgjithësisht temperaturat janë më të ulta, si në atmosferë dhe në ujë, tejdukshmëria është më e kufizuar, dhe ka më pak orë me ndriçim dhe koha me mot të keq i bën më të vështira kalimet për shkak të erës dhe dallgëve.

Ky rekord vjen në kohën kur qeveria laburistë e Sir Keir Starmer ka forcuar në mënyrë drastike ligjet anti-emigracion në përpjekje për të dekurajuar kalimet që me sa duket, i injorojnë këto ligje.
Ose këta emigrant dhe grupet kriminale nuk kanë arritur të marrin këto sinjale përmes ndryshimeve në ligjet britanike të emigracionit ose autoritetet franceze të kufirit ende bëjnë sikur tentojnë të frenojnë gomonet, edhe pse financohen bujarisht nga autoritetet britanike me shpresën naive se francezët nuk do donin t’i shkarkonin nga territori i tyre si në këtë rast 800 emigrantë të paligjshëm.
Me shumë gjasa të dyja variantet qëndrojnë. Vetëm këtë javë Gjermania miratoj një ligj që do dënonte deri në 10 vjet trafikantë që tentonin të sillnin emigrantë drejt Britanisë, ndërkohë edhe Ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper ishte javën e kaluar në Greqi për një marrëveshje në luftën kundër bandave të trafikantëve të qenieve njerëzore.
Por Ministri hije i opozitës Chris Philp, thotë se “kjo qeveri e ka dëshiruare La Manshin në një sistem ku hyrja është e garantuar dhe kthimi mbrapsht i emigrantëve është një opsion”.
Në fakt pas Brexitit dhe gjatë kohës së qeverisjes së konservatorëve, sic është sot e kësaj dite ka qenë, dhe çeshtja shqetësuese është edhe përsa kohë do mbesë e tillë gjendje edhe pse ka ligje më të ashpra që për momentin dukshëm nuk i frenon dot trafikantët të ndezin motorët e gomoneve dhe emigrantët që me çdo çmim duan të vijnë drejt Anglisë.

The post 800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark

By: D Marku
21 December 2025 at 22:11

Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një taksisti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, konkretisht në sektorin “Hekurudha” të plazhit, ku gjatë një konflikti dyshohet se 45-vjeçari është goditur me thikë nga persona ende të paidentifikuar.

45-vjeçari i plagosur, Florant Sinanaj, banues në Tiranë, u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ka marrë dy plagë shpuese në gjoks dhe bark, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Rrethanat e konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të saj, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar.

The post EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 21 December 2025Main stream

Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Kamioni ngarkuar me agrume del nga rruga, lëndohet shoferi (PAMJE)

By: D Marku
21 December 2025 at 21:55

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me fruta portokalle, mandarina është përfshirë në një ngjarje aksidentale.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip ‘Volvo’, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi O. Rr., i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pasagjeri O. Sh. ndodhet në vendin e ngjarjes dhe, fatmirësisht, nuk ka pësuar probleme shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësja dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

The post Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Kamioni ngarkuar me agrume del nga rruga, lëndohet shoferi (PAMJE) appeared first on Albeu.com.

❌
❌